Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Flick “tremb” Inter, Barça hidhet në sulm për “yllin” zikaltër

By: V K
16 December 2025 at 14:24

Barcelona tremb Inter, me ekipin blaugrana që ka vendosur në majën e listës së dëshirave një prej titullarëve të padiskutuar të ekipit zikaltër.

Sipas Diario Sport, drejtuesit e Barçës synojnë të sjellin në Spanjë qendërmbrojtësin “azzurr”, Alessando Bastoni.

Në sezonin e tij të dytë në Barcelonë, Hansi Flick, vijon të ketë probleme të theksuara në qendër të mbrojtjes, për këtë arsye kërkon me çdo kusht një lojtar ekspert, një mbrojtës që sjell garanci në prapavijë.

Bastoni vlerësohet si një nga mbrojtësit më të mirë në botë në rolin e tij, por për të arritur te Bastoni nuk është aspak e lehtë.

Inter vlerëson kartonin e “sallaksit” me 80 milionë euro, një shifër shumë e lartë në kushtet ku ndodhet klubi blaugrana, në vështirësi të madhe financiare.

I “zhytur” në borxhe, presidenti Laporta duhet të shpik ndonjë lëvizje për të realizuar këtë dëshirë të Hansi Flick.

Gjatë verës, Laporta është fillimisht i detyruar të shes, ose të ul shpenzimet në mënyrë që të jenë korrekt me rregullat e Fair Play Financiar.

Inter është në pozita komode në këto negociata pasi Bastoni ka një kontratë të vlefshme deri në qershor 2028.

The post Flick “tremb” Inter, Barça hidhet në sulm për “yllin” zikaltër appeared first on Albeu.com.

Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë/ BERZH: Emigracioni masiv do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

By: V K
26 November 2025 at 07:42

Shqipëria dhe Kosova, janë dy vendet që kanë përjetuar emigracionin më të lartë të popullsisë në hapësirën post-komuniste që nga viti 1990, sipas raportit të Tranzicionit 2025–26 të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): “Një botë e vjetër, por më e guximshme”.

Grafiku i raportit tregon qartë se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990 për periudhën 1990-2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë dhe në të gjithë grupin e ekonomive tëBERZH.

Nga ana tjetër, shtesa natyrore ka qenë pozitive për pjesën më të madhe të periudhës dhe ka kompensuar rreth 27 për qind të popullsisë së vitit 1990, ç`ka e zbut pjesërisht goditjen, por jo aq sa të neutralizojë flukset e largimit.

Edhe Kosova ka humbur 50% të popullsisë së vitit 1990 për të njëjtën periudhë, niveli më i lartë në Europë, ndonëse ka pasur një shtesë më të kartë natyrore se Shqipëria me gati 40%.

Raporti thotë se ky boshllëk i madh demografik, po përkthehet në një frenim të ndjeshëm ekonomik për Shqipërinë.

Në grafikun e dytë të raportit, BERZH mat për herë të parë ndikimin vjetor të demografisë në rritjen e PBB-së për frymë.

Për Shqipërinë, kontributi i popullsisë ka qenë negativ gjatë viteve 2000–2023, me rreth –0.2 pikë përqindje rritje të humbur çdo vit.

Për periudhën 2024–2050, ndikimi pritet të thellohet në –0.3 deri –0.4 pikë përqindje në vit, duke e bërë Shqipërinë një nga ekonomitë më të ekspozuara në gjithë rajonin e BERZH.

Edhe në horizontin 2050–2100, sinjali mbetet negativ, ç`ka tregon se plakja e popullsisë dhe pakësimi i forcës së punës do të vijojnë të shoqërojnë ekonominë edhe në dekadat e ardhshme.

Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e numrit të të moshuarve dhe dobësimi i bazës së kontribuesve në skemat sociale po e vendosin ekonominë nën presion të vazhdueshëm.

BERZH paralajmëron se pa rritje të produktivitetit, investime teknologjike dhe politika që frenojnë humbjen e kapitalit njerëzor, vendet që përjetojnë emigrim masiv, ku Shqipëria dhe Kosova renditen të parat, do të shohin një rënie në potencialin e tyre afatgjatë të rritjes.

Raporti shton se ky model tashmë ka pasoja të dukshme edhe në tregun e punës, investimet, produktivitetin dhe stabilitetin fiskal.

Sipas BERZH, Shqipëria dhe Kosova janë ndër ekonomitë më të ekspozuara në të gjithë rajonin. Edhe nëse rritja ekonomike mbetet pozitive, ritmi i saj potencial do të jetë dukshëm më i ulët sesa në vendet me popullsi në rritje, si Turqia, Egjipti apo vendet e Azisë Qendrore.

Raporti sugjeron se në mungesë të rritjes së produktivitetit, investimeve teknologjike, rritjes së kapitalit njerëzor dhe përmirësimit të klimës së biznesit, emigracioni masiv do të vazhdojë të frenojë rritjen ekonomike për të paktën edhe tre dekada./ Monitor

The post Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë/ BERZH: Emigracioni masiv do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit appeared first on Albeu.com.

Doli me bagëti në mal dhe s’u kthye më, humb 65-vjeçari në Tropojë

By: armand
3 November 2025 at 21:37

Një 65-vjeçar nga fshati Nikaj-Mërtur, Njësia Administrative Lekbibaj në Tropojë, është raportuar i zhdukur pasi ka humbur kontaktet me familjarët. Sipas informacionit të bërë publik nga përgjegjësi i emergjencave civile të Bashkisë Tropojë, shtetasi Pal Susaj, i cili mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, kishte dalë me bagëtitë në mal dhe nuk është […]

The post Doli me bagëti në mal dhe s’u kthye më, humb 65-vjeçari në Tropojë appeared first on BoldNews.al.

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

1 November 2025 at 10:25

Në qendrën historike të Durrësit, dhjetra banorë janë rritur dhe plakur në shtëpitë e tyre. Por tani, qeveria po i nxjerr në rrugë për të zhvilluar një projekt rijetëzimi, në këmbim të dëmshpërblimeve disafish më të ulëta se vlera e tregut. Në rrugën që përshkon qendrën historike të Durrësit, gjurmët e historisë rrethohen nga kaosi […]

The post “Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës appeared first on BoldNews.al.

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

By: Elva
8 October 2025 at 12:55

Nga Boldnews.al Atentati vrastar ndaj gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, është ngjarja e parë e këtij lloji në Shqipëri. Pas vrasjes, për herë të parë Këshilli i Lartë Gjyqësor guxoi të dalë kundër qeverisë, duke publikuar komunikimin zyrtar injorues me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për të rritur numrin e efektivëve në gjykata. […]

The post A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi? appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Librazhd/ 18-vjeçari humb ndjenjat brenda në klasë dhe dërgohet me urgjencë në spital

By: V K
7 October 2025 at 11:33

Këtë të martë, një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në një gjimnaz në qytetin e Librazhdit, ku një nxënës 18-vjeçar ka humbur ndjenjat papritur gjatë orës së mësimit.

Menjëherë pas incidentit, i riu është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Librazhdit, ku gjatë qëndrimit atje ka humbur sërish ndjenjat, duke alarmuar stafin mjekësor të cilët e kanë nisur për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Elbasanit.

Pritet që mjekët të japin më shumë detaje rreth kësaj situate, nëse i riu është helmuar nga diçka ose nëse vuan nga ndonjë sëmundje.

The post E rëndë në Librazhd/ 18-vjeçari humb ndjenjat brenda në klasë dhe dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

PSG-ja tronditet sërish para Barcelonës, Luis Enrike humbet një tjetër yll pas Dembelesë dhe Doue

By: V K
30 September 2025 at 12:35

Kviça Kvaratskhelia, nuk do të luajë nesër kundër Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë në Ligën e Kampioneve.

Asi gjeorgjian, i dëmtuar të shtunën kundër Auxerre, nuk është i disponueshëm dhe nuk është përfshirë në listën e skuadrës të shpallur nga trajneri Luis Enrike.

Çfarë ndodhi?

Kvaratskhelia u zëvendësua në pjesën e parë të ndeshjes kundër Auxerre, pasi u godit në pjesën e sipërme të kofshës nga Senaya (i cili mori një karton të verdhë).

Bradli Barkola, hyri në fushë në vend të tij dhe gjeorgjiani doli nga fusha duke çaluar. Kvara kishte pësuar tashmë një dëmtim kundër Lens në mesin e shtatorit, por u rikuperua kundër Marsejës.

PSG-së është pa Kvarën, por do të jetë në gjendje të mbështetet te Vitinja, i cili gjithashtu u lëndua në ndeshjen e fundit të Ligue 1, por është rikuperuar dhe është i disponueshëm për ndeshjen kundër katalanasve.

Zhoao Neves është rikthyer në skuadër, pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit të ligës. Ousmane Dembele dhe Desire Doue do të mungojnë siç pritej, të dy janë ende duke u përballur me lëndime.

 

The post PSG-ja tronditet sërish para Barcelonës, Luis Enrike humbet një tjetër yll pas Dembelesë dhe Doue appeared first on Albeu.com.

Koçiu në Laç: Pika e grumbullimit të makinave të sekuestruara i kthehet komunitetit

27 September 2025 at 13:30

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Pas Shkodrës, një tjetër hapësirë e kthyer në pikë bllokimi e grumbullimi mjetesh po lirohet dhe u kthehet qytetarëve në Laç. Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, së bashkë me kryetaren e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe kryeinspektoren e AAPSK-së, Risena Xhaja inspektuan nga afër aksionin për lirimin e hapësirës.

Bëhet fjalë për një nga pikat e grumbullimit, që Policia e Shtetit ka përdorur prej vitesh për të depozituar gjithë ato mjete motorike të sekuestruara apo të konfiskuara.

Ministrja Koçiu vuri në dukje se pika të tilla ka me dhjetëra të shpërndara në territor, në të gjithë vendin.

“Falë aksionit që kemi ndërmarrë me një sërë agjencish të MPB-së, por edhe të institucioneve të tjera, falë mbështetjes së Policisë së Shtetit dhe punës së lavdërueshme AAPSK-së, por edhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, pra një pune ndërinstitucionale, kemi filluar evidentimin, seleksionimin e gjithë këtyre mjeteve të depozituara këtu prej vitesh në një hapësirë publike”, theksoi ajo.

Ministrja vuri në dukje se hapësira është një ndotje e konsiderueshme edhe për bashkinë e Laçit, por edhe për bashkitë e tjera të vendit.

“Nga fillimi i këtij muaji, falë fushatës që kemi ndërmarrë bashkërisht të gjithë ne, do ta lirojmë këtë hapësirë duke ua kthyer bashkisë së Laçit, e cila jam e sigurt, që do të ketë projekte shumë të bukura për të zhvilluar në këto hapësira, projekte të cilat i kthejnë komunitetit jetësimin e tyre, energjizimin”, u shpreh ministrja Koçiu.

”Kjo është hapësira, pronë shtet, e Komisariatit të Kurbinit. Kemi të pozicionuara 1664 makina me tipologji të ndryshme statusi. Nga këto 1100 janë për skrap. Është përfunduar i gjithë inventari i pasurive dhe shpejt fillojmë procedurat e ankandit. Është 2.6 ha tokë shtet”, informoi Kryeinspektorja e AAPSK, Risena Xhaja.

Ministrja e Punëve të Brendshme tha se aksioni nuk do të ndalet për asnjë ditë në gjithë territorin.

Ajo vuri në dukje rastin e bashkisë së Shkodrës ku bashkërisht iu kthye bashkisë një territor të zënë në të njëjtën mënyrë. Ministrja informoi se bashkia ka një projekt shumë të bukur për ta kthyer në kënd lodrash.

“Do ta vijojmë këtë aksion, i cili vjen paralelisht me aksionin që IKMT dhe IMT-të janë duke kryer për lirimin e hapësirave publike të zaptuara padrejtësisht nga biznese lokale duke krijuar rrethime me gjithfarësoj mjetesh. Ajo që jemi duke bërë aktualisht është që në të gjithë territorin do të vijojmë pa u ndalur çdo ditë, për të liruar hapësirat publike për t’ua kthyer qytetarëve e vënë në dispozicion gjithë komuniteteve lokale, për të pasur një Shqipëri të pastër, atraktive për turistët por edhe të sigurt”, deklaroi Koçiu.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda konfirmoi se operacioni ka filluar në bashkëpunim me policitë bashkiake në gjithë vendin. Sipas tij, jo vetëm lirohen hapësira, por edhe rritet cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve.

“Veç faktit që janë kthyer në gangrenë mjedisore, kërkojnë dhe shërbime policore për t’u ruajtur, të cilat tani do t’u kthehen qytetarëve. Është një nga 24 pikat në Shqipëri. Është e dyta që e ka mbaruar këtë proces pas Shkodrës dhe është nga më të mëdhatë”, theksoi Proda.

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu vuri në dukje se hapësira përbën një sipërfaqe e madhe në buzë të një aksi rrugor, e rrethuar një nga kurorë e gjelbër.

“Shumë e lënë pas dore. Tani është momenti ne ta pastrojmë, ju ta merrni në dorëzim për t’ia kthyer komunitetit”, tha ministrja.

Kryetarja e bashkisë Kurbinit Majlinda Cara e vlerësoi këtë si një nga aksionet më të mira, në shërbim të qytetarëve.

“Kjo është një hapësirë shumë afër qytetit dhe do na vijë në ndihmë. Është pikë kyçe se lidhet me një nga fshatrat më turistik të Kurbinit. Ne do mendojmë si do ta kthejmë në shërbim të komunitetit. Pozicioni i saj gjeografik na favorizon. Do hartojmë projekte”, tha Cara.

/e.i/j.p/

The post Koçiu në Laç: Pika e grumbullimit të makinave të sekuestruara i kthehet komunitetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trepça: Rritje historike në prodhimin e koncentratit në Flotacionin “Tuneli i Parë”

25 September 2025 at 08:43


Ndërmarrja Trepça bën të ditur se gjatë shtatëmujorit të parë të vitit 2025, Flotacioni “Tuneli i Parë” ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme në prodhimin e koncentratit të plumbit (Pb) dhe zinkut (Zn), duke tejkaluar dukshëm arritjet e së njëjtës periudhë të vitit 2024.

Më poshtë mund t’i gjeni statistikat e dhëna nga Treça.

Prodhimi i koncentratit të plumbit (Pb):

Shtatëmujori i parë 2024: 1,074.00 t

Shtatëmujori i parë 2025: 2,544.49 t

  • Rritje prej 1,470.49 t, ose +136.92%

Prodhimi i koncentratit të zinkut (Zn):

Shtatëmujori i parë 2024: 1,451.00 t

Shtatëmujori i parë 2025: 3,151.47 t

  • Rritje prej 1,700.47 t, ose +117.19%

Gjithsej prodhimi i koncentratit (Pb + Zn):

Shtatëmujori i parë 2024: 2,525.00 t

Shtatëmujori i parë 2025: 5,695.96 t

  • Rritje prej 3,170.96 t, ose +125.54%

Trepça thekson tutje se këto rezultate dëshmojnë qartë trendin e fuqishëm të rritjes së kapaciteteve prodhuese të Trepçës.

Vetëm në muajin korrik 2025, prodhimi arriti në 1,070 t, krahasuar me vetëm 236 t në korrik 2024 – një rritje marramendëse prej +353.39%.

Flotacioni “Tuneli i Parë” po shndërrohet në një nga shtyllat kryesore të rikthimit industrial të Trepçës, duke dëshmuar potencialin e madh që ka ndërmarrja për të kontribuar fuqishëm në ekonominë kombëtare. /Telegrafi/


IKMT shemb dy objekte në Orikum/ Flet pronarja: Jemi në proces gjyqësor, nuk na njoftuan

By: V K
23 September 2025 at 15:49

Këtë të martë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka shembur dy objekte buzë bregdetit në Orikum, të cilat, sipas autoriteteve, nuk ishin të kualifikuara për legalizim.

Pronarët janë shprehur seveprimi është i papranueshëm dhe i paligjshëm. Pronarja e njërit prej objekteve, tha se procesi gjyqësor për pronën e saj vazhdon dhe gjykata nuk ka dhënë ende vendim.

Ajo shprehu se nuk ka marrë njoftim paraprak për shembjen.

Ajo thotë se vazhdon proceset gjyqësore për pronën në fjalë dhe ende gjykata nuk ka dhënë asnjë vendim. Procese gjyqësore këto që, sipas zonjës, janë me Kadastrën e Vlorës, dhe nuk kanë përfunduar.

Aksionet e IKMT-së për prishjen e bizneseve nuk janë të reja në vend. Vetëm dy muaj më parë, fshati turistik i Thethit u trondit nga ndërhyrja e IKMT-së, ku u shembën dhjetëra kabina dhe bujtina prej druri. Gjithashtu disa janë më parë IKMT dërgoi fadromat edhe në Valbonë.

The post IKMT shemb dy objekte në Orikum/ Flet pronarja: Jemi në proces gjyqësor, nuk na njoftuan appeared first on Albeu.com.

Kontroll policor pas një tentim vrasje në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake

18 September 2025 at 08:42


Në lidhje me një rast të vrasjes në tentativë të ndodhur më 12 maj 2025 në rrugën "Bardhyl Qaushi" në Prishtinë, autoritetet kanë kryer një kontroll në shtëpinë e një të dyshuari, më datë 17 shtator 2025.

Gjatë bastisjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë automatike të llojit AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në rastin e tentuar për vrasje. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy jelekë antiplumb, një helmetë mbrojtëse dhe një palë pranga.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë. /Telegrafi/

Produktet me plumb, ISHP: Dëme të parikthyeshme te fëmijët

By: redi
16 September 2025 at 15:31

Ekspertet e Shëndetit Publik ngrenë alarmin për kujdes të shtuar ndaj ndotjes dhe kryesisht metalit të plumbit. Fëmijët janë mëtë rrezikuar nga ky element, me dëme shëndetësore që mund të jenë të pakrikthyeshme. Sipas studimeve gati 1.5% e vdekjeve vjetore në nivel botëror kanë si shkaktar plumbin. Grimcat e plumbit janë kudo! Ky është alarmi që ngrenë ekspertët e shëndetit publik në Shqipëri.

Source

VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk

10 September 2025 at 23:00

Ka ndërruar jetë në spital Charles James Kirk, ku edhe pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, sërish nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagës së marrë. Charles James Kirk, i njohur si Charlie, 31 vjeç, aktivist politik i djathtë amerikan dhe mik i Donald Trump, u qëllua nga një snajper në qafë gjatë një eventi […]

The post VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk appeared first on BoldNews.al.

ISHP: Plumbi në lodra e mjedise të ndotura, rrezik serioz për shëndetin e fëmijëve

5 September 2025 at 17:27

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Ekspozimi ndaj metalit të plumbit mbetet një nga rreziqet më të fshehura për shëndetin, veçanërisht te fëmijët, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të këtij metali toksik.

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) paralajmëron se prania e plumbit në lodra, objekte shtëpiake apo në mjedise të ndotura industriale mund të shkaktojë pasoja serioze në zhvillimin fizik dhe mendor të të miturve.

“Një vonesë në rritje, inteligjencë pak më e ulët, vështirësi në të nxënit, dëmtim të dëgjimit të të folurës apo shenja të anemisë. Më të ekspozuar për tu dëmtuar më rëndë janë fëmijët e kequshqyer, sidomos ato që kanë mungesë hekuri dhe kalciumi, pasi mungesa e këtyre dy elementëve e lehtëson absorbimin e plumbit në organizëm, me kalimin e viteve plumbi depozitohet në organe të ndryshme veçanërisht në kocka dhe në dhëmbë dhe gjatë një shtatëzanie ai hidhet në gjak duke dëmtuar fetusin”, u shpreh në një prononcim në media, shefja e departamentit të Promocionit Shëndetësor pranë ISHP, Genta Qirjako.

Sipas saj, në shumë mjedise, objekte, lodra fëmijësh apo produkte shtëpiake, mund të gjendet përmbajtje plumbi.

“Mund të gjendet në tokën e ndotur pranë zonave industrial, që kanë pas përdorur plumbin, mund të ndodhet në lodrat e fëmijëve kur këto lodra janë të vjetra, në ujin e pijshëm nëse tubacionet janë të vjetra dhe kanë përmbajtje pumbi, në bojën e vjetër të mureve të shtëpisë”, shtoi ekspertja Qirjako.

Ekspertët thonë se ekspozimi ndaj plumbit është më i rrezikshëm nëse ndodh gjatë shtatzanisë apo në fëmijëri, ndaj rekomandohen disa masa të thjeshta.

“Të jenë të kujdesshëm në larjen e duarve të fëmijëve, shmangia e ekspozimit të fëmijëve ku ndërtohet, ushqyerje e shëndetëshme, me hekur, kalcium e vitamin C”, theksoi Genta Qirjako.

Për të matur njohuritë e të rinjve në lidhje me rrezikun e plumbit, ekspertët kanë zhvilluar një pyetësor me të rinjtë 15-19 vjeç dhe u pa se 48% e tyre nuk kanë informacion të mjaftueshëm për burimet e ekspozimit ndaj tij.

/r.e/

The post ISHP: Plumbi në lodra e mjedise të ndotura, rrezik serioz për shëndetin e fëmijëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alarm në SHBA! Zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor

By: Ela
25 August 2025 at 09:01

Shfaqja e një paraziti jashtëzakonisht të rrallë, i njohur si krimb vidhosës, po shkakton shqetësim në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti të Reuters. Rasti, i raportuar tek një person që udhëtoi nga Guatemala në Merilend dhe zhvilloi një infektim me parazitin krimb-vidë, është rasti i parë i konfirmuar në Shtetet e Bashkuara në 2025, […]

The post Alarm në SHBA! Zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor appeared first on BoldNews.al.

Veterinerët në terren pas zjarreve, mbi 300 krerë kafshë dhe 110 bletë të groposura në Elbasan

16 August 2025 at 13:11

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Veterinerët e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve vijojnë intensivisht punën në terren për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga vatrat e zjarreve, të cilat kanë prekur rëndë fermat në disa zona të vendit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në fshatrat më të prekur si Skënderbegas, Shemberdhenj, Zenelash, Bletëz, Harunash dhe Kullollas, janë groposur 13 krerë të imta, 50 koshere bletë dhe 15 shpendë.

Ndërkohë, në të gjithë qarkun e Elbasanit, bilanci i deritanishëm i dëmeve të shkaktuara në blegtori përfshin 9 krerë gjedh, 212 krerë të imta, 6 njëthundrakë, një derr, 60 koshere bletë dhe 90 shpendë të groposura.

Të gjitha zonat ku janë regjistruar ngordhje janë dezinfektuar menjëherë për të garantuar sigurinë shëndetësore të njerëzve dhe të kafshëve të tjera.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë bën të ditur se ekipet në terren do të vijojnë të monitorojnë situatën dhe të menaxhojnë çdo rast të ri në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe komunitetin e fermerëve.

Fermerët e prekur nga zjarret mund të raportojnë rastet në numrin e gjelbër 0800 33 66 për të marrë mbështetjen e nevojshme. /a.gj/ /a.g/

1 nga 3

The post Veterinerët në terren pas zjarreve, mbi 300 krerë kafshë dhe 110 bletë të groposura në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/ Doli të kërkonte qenin, humbet pa gjurmë 56-vjeçari në Elbasan (DYSHIMET)

14 August 2025 at 16:57

Një 56-vjeçar nga fshati Pashtresh, i njësisë Gjinar të Elbasanit ka humbur pa asnjë gjurmë, teksa dyshohet se ai ka rënë në kanion. Bëhet fjalë për shtetasin Pëllumb Toçi, i cili sipas familjarëve kishte dalë për të kërkuar qenin e tij, pasi i kishte humbur, por doli nga banesa dhe nuk u kthye më. Familjarët […]

The post EMRI/ Doli të kërkonte qenin, humbet pa gjurmë 56-vjeçari në Elbasan (DYSHIMET) appeared first on BoldNews.al.

Dëmet nga zjarret, AKVMB: Rreth 130 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve deklaron se ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe raportimin mbi gjendjen e shëndetit të kafshëve blegtorale në zonat e prekura nga zjarret në bashkitë Delvinë, Finiq dhe Gramsh.

Në njoftimin për mediet, AKVMB ka publikuar të dhënat e deritanishme pas situatës së zjarreve që përfshiu këto tre bashki.

Në fshatrat Tremul dhe Aliko të Njësisë Administrative Aliko në Bashkinë  Finiq janë shkaktuar dëme në kullota dhe parcela me ullinj, por nuk ka humbje në bagëti. Fermerët janë udhëzuar për hapat që duhet të ndjekin në rast rreziku.

Në Njësinë Administrative Dhivër, po në këtë bashki janë dëmtuar kullota dhe ullishte. Fermat që rrezikoheshin nga mungesa e ushqimit për bagëtitë u evakuuan në zona të sigurta me kullota, larg vatrave të zjarrit.

Në fshatin Sirakat, Njësia Administrative Mesopotam është konstatuar djegia e një stalle me 4 viça të ngordhur, si dhe djegia e dy parqeve me bletë, përkatësisht me 140 dhe 57 zgjoje.

AKVMB deklaron më tej se në Bashkinë Delvinë situata paraqitet e rënduar. Grupet e punës vijojnë monitorimin në terren. Paraprakisht dyshohet për djegien e një ferme me 25 krerë të imtash dhe 9 parqe bletësh, me gjithsej 500 zgjoje.

Në fshatrat Skëndërbegas, Arunas, Shëmbërdhenjë, Bletës dhe Kullollas janë konstatuar të djegur 9 krerë gjedh, 95 krerë të imtash dhe 50 zgjoje bletësh. Grupet e punës janë në terren për evidentimin e plotë të dëmeve dhe në ndihmë të fermerëve. Kafshët e ngordhura po groposen. Deri më tani, sipas protokolleve veterinare janë groposur 39 krerë të imta dhe gjedh.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve u bën thirrje fermerëve të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet shtetërore për mbrojtjen e jetës së tyre dhe shëndetit të kafshëve.

Për ndihmë ose raportim, qytetarëve u kërkohet të kontaktojnë në numrin e gjelbër 0800 33 66.

The post Dëmet nga zjarret, AKVMB: Rreth 130 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret, Denaj: Autoritetet në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori

13 August 2025 at 18:15

TIRANË, 13 gushtATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur  sot se Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) dhe Agjencitë Rajonale të Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AREB) janë të angazhuara në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga zjarret në të gjitha vatrat e përfshira.

Ministrja Denaj theksoi se këto ekipe po punojnë intensivisht për vlerësimin e humbjeve të shkaktuara tek fermerët, si në sektorin e bujqësisë, ashtu edhe në atë të blegtorisë.

“Në terren janë ekipet e AKVMB-së dhe AREB-ve, të angazhuara për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, ministrja u bëri apel fermerëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve në terren, për të shmangur çdo fatkeqësi të mundshme.

Ajo i ftoi ata të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri, në mënyrë që të ndërhyhet me shpejtësi dhe të minimizohen pasojat e shkaktuara.

/a.f//r.e/

The post Zjarret, Denaj: Autoritetet në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24 (VIDEO)

By: V K
11 August 2025 at 14:41

Teksa po zhvillohej protesta e gazetareve dhe shoqërisë civile para godinës së News24, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka shembur një prej pikave më të rëndësishme që lidhte dy godinat e News24 dhe Panorama TV.

IKMT pa pritur vendimin dhe ankimin e bërë në gjykatë ditën e sotme, ka shembur urën lidhëse dhe ka dëmtuar kabllot që lidhin transmetimin e News24 me regjinë, arkivën dhe severat e televizionit.

Ekspertët e News24, flasin për dëme të konsiderueshme që ka shkaktuar kjo ndërhyrje, pasi janë prekur lidhjet e transmetimit dhe serverat me të cilën operonte ky televizion, duke venë ne rrezik pasurinë me te madhe, arkivën e TV.

 

The post Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24 (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌