Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Popullsia e Shqipërisë po bie me ritmet më të larta në rajon

By: Ela
18 December 2025 at 09:04

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme shumë më të larta gati dy deri tre herë më shumë se në vendet e tjera të Rajonit sipas të dhënave të azhurnuara nga Eurostat për popullsinë e vendeve kandidate. Në vitin 2025 popullsia zyrtare Shqipërisë ishte 2,363,314 banorë me një tkurrje prej rreth 27,628 personash brenda një […]

The post Popullsia e Shqipërisë po bie me ritmet më të larta në rajon appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë/ BERZH: Emigracioni masiv do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

By: V K
26 November 2025 at 07:42

Shqipëria dhe Kosova, janë dy vendet që kanë përjetuar emigracionin më të lartë të popullsisë në hapësirën post-komuniste që nga viti 1990, sipas raportit të Tranzicionit 2025–26 të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): “Një botë e vjetër, por më e guximshme”.

Grafiku i raportit tregon qartë se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990 për periudhën 1990-2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë dhe në të gjithë grupin e ekonomive tëBERZH.

Nga ana tjetër, shtesa natyrore ka qenë pozitive për pjesën më të madhe të periudhës dhe ka kompensuar rreth 27 për qind të popullsisë së vitit 1990, ç`ka e zbut pjesërisht goditjen, por jo aq sa të neutralizojë flukset e largimit.

Edhe Kosova ka humbur 50% të popullsisë së vitit 1990 për të njëjtën periudhë, niveli më i lartë në Europë, ndonëse ka pasur një shtesë më të kartë natyrore se Shqipëria me gati 40%.

Raporti thotë se ky boshllëk i madh demografik, po përkthehet në një frenim të ndjeshëm ekonomik për Shqipërinë.

Në grafikun e dytë të raportit, BERZH mat për herë të parë ndikimin vjetor të demografisë në rritjen e PBB-së për frymë.

Për Shqipërinë, kontributi i popullsisë ka qenë negativ gjatë viteve 2000–2023, me rreth –0.2 pikë përqindje rritje të humbur çdo vit.

Për periudhën 2024–2050, ndikimi pritet të thellohet në –0.3 deri –0.4 pikë përqindje në vit, duke e bërë Shqipërinë një nga ekonomitë më të ekspozuara në gjithë rajonin e BERZH.

Edhe në horizontin 2050–2100, sinjali mbetet negativ, ç`ka tregon se plakja e popullsisë dhe pakësimi i forcës së punës do të vijojnë të shoqërojnë ekonominë edhe në dekadat e ardhshme.

Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e numrit të të moshuarve dhe dobësimi i bazës së kontribuesve në skemat sociale po e vendosin ekonominë nën presion të vazhdueshëm.

BERZH paralajmëron se pa rritje të produktivitetit, investime teknologjike dhe politika që frenojnë humbjen e kapitalit njerëzor, vendet që përjetojnë emigrim masiv, ku Shqipëria dhe Kosova renditen të parat, do të shohin një rënie në potencialin e tyre afatgjatë të rritjes.

Raporti shton se ky model tashmë ka pasoja të dukshme edhe në tregun e punës, investimet, produktivitetin dhe stabilitetin fiskal.

Sipas BERZH, Shqipëria dhe Kosova janë ndër ekonomitë më të ekspozuara në të gjithë rajonin. Edhe nëse rritja ekonomike mbetet pozitive, ritmi i saj potencial do të jetë dukshëm më i ulët sesa në vendet me popullsi në rritje, si Turqia, Egjipti apo vendet e Azisë Qendrore.

Raporti sugjeron se në mungesë të rritjes së produktivitetit, investimeve teknologjike, rritjes së kapitalit njerëzor dhe përmirësimit të klimës së biznesit, emigracioni masiv do të vazhdojë të frenojë rritjen ekonomike për të paktën edhe tre dekada./ Monitor

The post Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë/ BERZH: Emigracioni masiv do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit appeared first on Albeu.com.

Shqipërisë i ikin edhe fëmijët/ Rritet numri i të miturve që emigrojnë drejt Europës

By: Brisi
24 November 2025 at 17:52

Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE) për numrin e të miturve që marrin leje të para qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024, 18,697 fëmijë shqiptarë nën moshën 18 vjeç morën leje të para qëndrimi në një nga vendet e BE-së, duke e pozicionuar Shqipërinë në […]

The post Shqipërisë i ikin edhe fëmijët/ Rritet numri i të miturve që emigrojnë drejt Europës appeared first on BoldNews.al.

Banka Botërore: Rënia dhe plakja e popullsisë në Shqipëri, sfidë për qëndrueshmërinë fiskale

By: Ela
21 November 2025 at 12:46

Në valën e një paqeje fiskale që qeveria po diskuton gjerësisht në këtë paketë fiskale duket se institucionet ndërkombëtare financiare vënë theksin në anën tjetër të peshores atë të mbledhjes së taksave dhe forcimit të masave për pajtueshmërinë fiskale. Banka Botërore prezantoi rishikimin e financave publike në Shqipëri, një raport që vë theksin tek forcimi […]

The post Banka Botërore: Rënia dhe plakja e popullsisë në Shqipëri, sfidë për qëndrueshmërinë fiskale appeared first on BoldNews.al.

A duhet të jetë kjo alarmante? Kosova me tkurrjen më të madhe të popullsisë në botë - sipas Bankës Botërore

13 October 2025 at 15:51


Sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore për vitin 2024, Kosova renditet e para në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë, me një rënie prej -9.7 për qind, raporton Telegrafi.

Ky rezultat e vendos Kosovën në krye të listës së vendeve me rënien më të madhe demografike në nivel global — një shifër që ekspertët e cilësojnë si alarmante për të ardhmen e zhvillimit social dhe ekonomik të vendit.

Foto: Banka Botërore/Prsc

Ndërkohë që popullsia botërore ka shënuar një rritje mesatare prej 1 për qind, Kosova po përballet me trendin e kundërt, kryesisht për shkak të emigrimit masiv drejt vendeve evropiane, në kërkim të mundësive më të mira jetese dhe punësimi.

Pavarësisht përpjekjeve të institucioneve për të frenuar largimin e qytetarëve dhe për të nxitur rritjen e popullsisë përmes subvencioneve dhe politikave stimuluese, të dhënat tregojnë se vendi po përballet me një krizë demografike të thellë.

Foto: Banka Botërore/Prsc

Në raportin e Bankës Botërore theksohet gjithashtu se Shqipëria është mes vendeve me rënie të popullsisë, me një shkallë tkurrjeje prej -1.1 për qind, ndërsa vendet e tjera të rajonit regjistrojnë shifra më të ulëta, që variojnë deri në -5 për qind.

Kjo situatë ngre nevojën për masa urgjente politike dhe ekonomike, që synojnë jo vetëm ndalimin e emigrimit, por edhe krijimin e kushteve që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre brenda vendit. /Telegrafi/

Shkolla nisi, ku janë nxënësit?

8 September 2025 at 17:02

Rreth 345 mijë nxënës nisën sot vitin e ri shkollor, 26,500 prej tyre u ulën në banga për herë të parë. Por pas kësaj shifre fshihet një panoramë më komplekse: sistemi arsimor po tkurret dhe premtimet për infrastrukturë arsimore mbeten boshe.

Prej vitit 2015, sipas Institutit të Statistikave (INSTAT) numri i nxënësve ka rënë me 31%. Në total, janë 112 mijë nxënës më pak, gjysma prej tyre mungojnë vetëm në pesë vitet e fundit.

Në ciklin fillor rënia është 14%, në atë 9-vjeçar 11%, ndërsa në ciklin e mesëm 17%.

Kjo lidhet me emigrimin në rritje dhe plakjen e popullsisë. Mosha mediane ka kaluar nga 35 në 44.4 vjeç në një dekadë, duke iu afruar mesatares së BE-së (44.7 vjeç).

Në zonat rurale tkurrja e popullsisë ka çuar në mbylljen e shkollave dhe krijimin e klasave kolektive me nxënës të moshave të ndryshme.

Në qytete, klasat paralele po zbehen. Ndryshe nga prirja kombëtare, në Tiranë shkollat janë të mbingarkuara. Tridhjetë shkolla vijojnë ende me turne.

Zonat e reja urbane, si për shembull zona e Astirit me një popullsi mbi 70 mijë banorë nuk kanë shkolla, pavarësisht rritjes së popullsisë dhe premtimeve politike.

Premtime të përsëritura për shkollë në Astir

Prej vitit 2015 kryebashkiaku Erion Veliaj ka premtuar ndërtimin e shkollave në zonën e Astirit dhe Yzberishtit – fillimisht një, më pas dy, tre dhe katër shkolla. Premtimet janë përsëritur çdo fushatë zgjedhore, çdo vit buxhetor dhe çdo dalje publike.

“Angazhohemi të ndërtojmë një kopsht dhe shkollë 9-vjeçare në zonën e Unazës së Re, pranë KMY-së në Yzberisht, sepse aty është edhe nevoja më e mdhe për të pasur lehtësimin e shkollave të Kombinatit nga dy turne që kemi sot,” deklaronte Veliaj.

Vëmendja ndaj nevojës për shkolla në këtë zonë u kthyer në vitin 2020, në periudhë parazgjedhore.

“Lajmi i mirë është që shumë shpejt do të fillojmë edhe shkollën 9-vjeçare edhe shkollën e mesme”.

Në shkurt 2022, premtuan tre shkolla “dy në njërën anë të Lanës” dhe “një në anën tjetër”.

Në prill 2023, në një intervistë në Euronews, Veliaj tha se zënia e trojeve kishte penguar punimet, ai madje u justifikua edhe duke përmendur luftën në Ukrainë si ndikuese në vonesa.

“Shkollat që nuk janë ndërtuar janë në dy ish-komuna, që janë drejtuar nga PD ku janë dhënë leje ndërtimi pa asnjë kriter. U shty në kohë rikuperimi i terreneve për shkak të gjyqeve”, këmbëngulte kryebashkiaku.

shtator 2023, në ABC News, Veliaj u shpreh se nuk do ta linte bashkinë pa zgjidhur problemin e shkollave në Astir.

Janë katër shkolla përnjëherë. Kemi çliruar tre territore, po çlirojmë edhe të fundit, jemi në fund të atij procesi, por për sa kohë që janë çliruar tre, ajo që ndoshta do bëjë është që do ia japë dritën jeshile të bëhet loti me dy pjesë. Tre të parat dhe pastaj tjetra. Nuk do e lë këtë bashki pa zgjidhur Astirin…”

Ndërsa në dhjetor 2023, Veliaj deklaroi se shkollat në Astir ishin buxhetuar. Mirëpo, buxhetim jo detyrimisht do të thotë nisje punimesh. Gjë që bëri të ripërsëritej premtimi sërish në shkurt 2024.

Edhe te zona e Astirit që gjithsesi është mbrapa se akoma nuk ka shkollat e para dhe ky lot i shkollave dy një njërën anë dhe dy në anën tjetër ula pak edhe stresin që ka ‘Dhora Leka’ dhe shkollat e tjera të njësisë”.

prill 2024, kryebashkiaku Veliaj zbriti në terren në vendin ku pritet të ndërtohet godina e përbashkët për shkollën 9-vjeçare dhe gjimnazin në Astir me një kampus me rreth 10 mijë metra katrorë.

Ndërsa u shpreh se gara për të ndërtuar shkollat e reja në këtë zonë është rihapur sërish. Por pavarësisht premtimeve me shumicë, edhe në nisje vitit shkollor 2025-26, zona e Astirit ende nuk ka shkollë.

Premtimi për drekë falas mbetet ende premtim

“Vendimi që kemi marrë është që, duke filluar nga Shtatori i vitit tjetër, në të gjitha shkollat e Bashkisë së Tiranës do të ofrojmë ushqim falas për fëmijët dhe nxënësit”, u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj në tetor 2024.

Mirëpo, edhe pse dita e parë e shkollës, ky shërbim nuk do të ofrohet në shkollat e Tiranës, duke qene një premtim i pambajtur.

Sot, i ndodhur në hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre, kryebashkiaku Veliaj iu rikthye sërish këtij premtimi, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ku ia mveshi mos mbajtjen e premtimit burgosjes së tij.

“Ndihem i keqardhur që u penguam në projektin tonë të drekës falas në shkolla – një ide që e kam dashur prej kohësh dhe që më në fund ishim gati ta implementonim”, u shpreh ai, ndërsa sërish insistoi se përgjegjësia mbetet tek ai dhe se do ta rikuperojë sa më shpejt të mundet.

Lexoni gjithashtu:

The post Shkolla nisi, ku janë nxënësit? appeared first on Citizens.al.

VLEN: Ligjin për regjistrim e përgatiti BDI, shqiptarët sot në vend se të figurojnë 29,5 për qind, paraqiten si 24,3 për qind

21 August 2025 at 19:50

“Arber Ademi dhe BDI sot mbajnë konferenca për shtyp dhe flasin për padrejtësitë në regjistrim dhe për përjashtimin e shqiptarëve nga përfaqësimi i drejtë, të cilat pikërisht ata, nga BDI-ja, i planifikuan, i votuan dhe i zbatuan”, kështu reagojnë nga koalicioni VLEN.

Sipas koalicionit shqiptar në qeveri, e vërteta është se pikërisht ata nga BDI e përgatitën dhe e votuan këtë regjistrim dhe e shkaktuan dëmin që sot e ndjejnë të gjithë shqiptarët.

Reagimi i VLEN-it:

BDI e përgatiti Ligjin për regjistrim. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i Financave Fatmir Besimi dhe e gjithë struktura qeveritare e BDI-së ishin ata që e hartuan dhe e propozuan Ligjin.

Arber Ademi dhe deputetët e BDI-së e votuan Ligjin, ndërsa sot po i njëjti njeri që votoi për ligjin del dhe flet kundër pasojave të tij.

BDI futi anomalitë më të mëdha në regjistrim me rubrika që nuk ekzistojnë askund në botë. Në vend të një regjistrimi të qartë dhe të drejtë, ata mundësuan që bashkëqytetarët tanë të trajtohen si “të huaj” në shtetin e tyre.

BDI me vetëdije e sakatoi statistiken dhe pikërisht për shkak të kompromiseve të tyre, shqiptarët sot, në vend se të figurojnë 29,5%, paraqiten si 24,3%.

Përgjegjësia është e qartë, sepse askush tjetër, përveç BDI-së, nuk ka faj për këtë gjendje. Dhjetëra paralajmërime nga ekspertë dhe organizata qytetare u injoruan, vetëm që të plotësohen interesat personale dhe partiake të udhëheqjes së Ali Ahmetit.

BDI u mor me biznese dhe nuk u interesua për interesat e shqiptarëve.

Prandaj, VLEN pyet:
A e kupton Arber Ademi vetëm tani çfarë dëmi u shkaktuan shqiptarëve?
A do ta pranojnë më në fund Bujar Osmani, Ali Ahmeti dhe Arber Ademi se mashtruan diasporën dhe shqiptarët jorezidentë?
A do të marrë përgjegjësi Ali Ahmeti dhe BDI për këtë mashtrim historik?

VLEN do të vazhdojë ta mbrojë të vërtetën dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve. Ne nuk do të lejojmë që numri dhe dinjiteti i tyre të falsifikohen. Ajo që e shkatërroi BDI, VLEN do ta ndreqë.

 

The post VLEN: Ligjin për regjistrim e përgatiti BDI, shqiptarët sot në vend se të figurojnë 29,5 për qind, paraqiten si 24,3 për qind appeared first on Telegrafi.

Çeku që “nuk sjell” bebe

9 June 2025 at 16:46

Autore: Deada Hyka | Citizens.al | Tiranë

Shqipëria përballet me një krize të thellë demografike. Lindshmëria është në nivelet më të ulëta historike dhe emigracioni vijon të zbrazë fshatrat dhe qytetet. Një sprovë e dyfishtë për politikën: të nxiten lindjet dhe të mbahen të rinjtë në vend. Në këtë panoramë shqetësuese, programi “Bonusi i Bebes” është paraqitur si një përgjigje e shpejtë, por sa e qëndrueshme është ajo?

Programi nuk jep ndihmë reale për familjet

Në heshtjen e një pasditeje, Ina J. mendon për kredinë, ushqimet, rrobat dhe një vizitë mjekësore që nuk mund ta shtyjë më. Bonusi i bebeve – 40 mijë lekë që mori në muajin e parë pas lindjes së vajzës – u shpenzua menjëherë. Ajo nuk e pa kurrë si ndihmë që do t’i ndryshonte jetën, por si detaj të vogël në një realitet të vështirë ku barra e prindërimit është individuale dhe e vetmuar.

Rënia e lindjeve në vend është tashmë strukturore. Me një normë lindshmërie prej 1.2 fëmijë për çdo grua – shumë më poshtë se norma e zëvendësimit 2.1 – Shqipëria është në një udhëkryq që rrezikon zhvillimin e qëndrueshëm. Të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) për vitin 2024 tregojnë vetëm 22,425 lindje, 5% më pak se një vit më parë – niveli më i ulët që nga viti 1934.

Në përgjigje të kësaj krize, qeveria nisi në vitin 2019 “Bonusin e Bebes”, i cili ofron 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë për të tretin. Por kjo është një ndihmë e përkohshme, që nuk krijon kushte afatgjata për t’i ndihmuar prindërit të marrin vendime për të zgjeruar familjen.

Një ndër problemet që ka nxjerrë në pah ky program është përfitimi i gjerë i familjeve rezidente jashtë vendit. Deri në tetor 2023, rreth 46% e përfituesve ishin jashtë Shqipërisë, çka nënvizoi emigracionin masiv të të rinjve. Pas këtij fenomeni, Kuvendi miratoi një ndryshim ligjor që përjashton nga përfitimi prindërit që nuk janë rezidentë në vend.

Ekonomisti Selami Xhepa thotë se kapaciteti fiskal i Shqipërisë është i kufizuar për të pasur masa më efektive se “Bonusi i bebes”. Ai është i mendimit se duhen rishikuar politikat buxhetore dhe orientuar fondet drejt çerdheve, lejeve prindërore të paguara apo lehtësimeve tatimore.

“Do të ishte më efikase që të investohej në përmirësimin e infrastrukturës sociale dhe mbështetjen e punësimit të të rinjve,” thotë Xhepa. Sipas tij, vendi ka nevojë për një strategji afatgjatë që lidh zhvillimin ekonomik me kohezionin social.

Në këtë drejtim, Shqipëria ka për të mësuar nga modelet e vendeve të tjera.

Polonia, për shembull, ka zbatuar programin “Family 500+”, që jep 118 euro në muaj për çdo fëmijë pas të parit, ndërsa Franca dhe Suedia ofrojnë një sërë shërbimesh sociale, përfshirë leje prindërore të gjata e të paguara dhe shërbime për kujdesin e fëmijëve. Ato kanë krijuar një sistem gjithëpërfshirës që u mundëson çifteve të ndërtojnë jetën me më shumë siguri.

Efektiviteti i programit dhe sfidat

Sipas një analize të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, thuajse gjysma e përfituesve të bonusit janë familje shqiptare që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ashtu siç thekson një raport i INSTAT, “programet që synojnë të rrisin lindshmërinë duhet të ndihmojnë kryesisht popullatën brenda kufijve të vendit”

Politika ka arritur të stimulojë familjet që janë larg Shqipërisë, por ka dështuar të krijojë një ndjesi të fortë lidhjeje dhe mbështetje për ata që janë brenda kufijve. 

Një raport nga Banka Botërore, thekson se “incentivat financiare, ndonëse të nevojshme, shpesh nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar mendësitë dhe sjelljet e qytetarëve në lidhje me lindjet. Ato duhet të mbështeten nga politikat sociale të gjerë dhe përmirësimi i kushteve të jetesës”.

Një aspekt tjetër është që shpërndarja e bonusit është shpesh e përqendruar në qytetet më të mëdha dhe rajonet më të zhvilluara, duke lënë pas shumë familje që jetojnë në zona rurale, të cilat janë më të prirura të kenë nivele më të larta të varfërisë dhe do të mund të përfitonin më shumë nga një mbështetje e tillë.

Ministrja e Shëndetësisë nuk iu përgjigj kërkesës për një intervistë lidhur me këtë çështje, duke preferuar të mos japë koment mbi këtë temë. Zyra e ministres Albana Koçiu nuk komentoi për efektivitetin e bonusit të bebes dhe as masat për rritjen e lindshmërisë në vend.

Sipas të dhënave më të fundit, për programin e bonusit të bebes, në total prej vitit 2019 deri më 2023, nga ministria janë shpërndarë rreth 14,8 miliardë lekë apo rreth 148 milionë euro .

Familjet me sytë drejt emigrimit

Emigracioni ka luajtur rol kyç në ndikimin negativ mbi lindshmërinë në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT, diaspora e re, e cila përbëhet nga emigrantët që kanë emigruar pas viteve 1990, llogaritet të jetë rreth 1.68 milionë individë, ose rreth 37% e shtetasve shqiptarë gjithsej. 

Ky fenomen ka krijuar edhe disbalancnë në politikën e “Bonusit të Bebes”, pasi një pjesë e konsiderueshme e përfituesve të programit janë emigrantët që kanë ndihmën financiare të bonusit, por që nuk kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e lindshmërisë brenda shtetit shqiptar.

Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia (rezidente) e Shqipërisë është mbi 2.8 milionë banorë. Kjo tregon se emigracioni ka kontribuar në uljen e popullsisë së vendit, duke e bërë më të vështirë arritjen e objektivave të programit për rritjen e lindshmërisë.

Në këtë kontekst, sipas sociologes Marsida Simo emigracioni masiv përbën një sfidë të madhe

“Emigracioni masiv po bën që shumë të rinj dhe çifte të largohen nga vendi duke pasur synim të krijojnë familje jashtë”, vëren Simo. 

Ajo thekson se ky fenomen ka pasoja të drejtpërdrejta në zbrazjen e zonave rurale dhe qyteteve të vogla, duke frenuar rritjen natyrore të vendit. Përballë këtyre sfidave, Simo mbështetet te përvoja ndërkombëtare për të sugjeruar politikat që mund të funksionojnë edhe në Shqipëri.

Investime në shërbime që kujdesen për fëmijët, leje prindërore të zgjatura dhe të realizueshme për të dy sektorët, publik dhe privat”, janë disa nga propozimet e saj.

Lexoni gjithashtu:

The post Çeku që “nuk sjell” bebe appeared first on Citizens.al.

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

By: V K
14 July 2025 at 07:40

Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të një jete më të mirë. Globalizimi, hapja e tregjeve, lehtësimi i lëvizjes dhe kritereve të lejeve të punës nga shtetet e zhvilluara që po plaken, janë mundësi që, natyrshëm, shumëkush do të përpiqet t`i shfrytëzojë, sidomos të rinjtë që sot kanë pritshmëri më të larta nga jeta.

Por, askush nuk ikën me ritmin që po largohen shqiptarët. Të dhënat e fundit të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 18.2% në fund të vitit 2024, në krahasim me 2011, periudhë që përfshin dhe zhvillimin e dy censeve.

Gjatë kësaj periudhe, vendi është reduktuar me mbi 500 mijë banorë. Vendi ka zyrtarisht sot 2.36 milionë banorë, shifër e raportuar dhe tek Eurostat.

Kjo rënie në përqindje (e matur me madhësinë relativ të kombit) është më e larta në Europë, sipas Eurostat.

Shteti i dytë që ka humbur më shumë banorë, pas Shqipërisë, është Bullgaria, popullsia e së cilës është reduktuar me 12.3% brenda së njëjtës periudhë.

Maqedonia e Veriut renditet e treta, duke humbur 11.4%, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (-11.2%), Kroacia )-9.7), Letonia (-9.4) dhe Serbia (-9%).

Vendi i rajonit që ka arritur të ruajë nivelet pothuajse të pandryshuara të popullsisë është Mali i Zi, që ka parë një rritje me 0.6% nga 2011-a. (Shifrat për Kosovën mungojnë).

Shtetet e Europës Perëndimore, ndonëse janë më të plakura, kanë arritur që të shtojnë popullsisë, si rrjedhojë e politikave agresive të emigrimit, si një zgjidhje për të adresuar problemet demografike, që kanë ardhur nga plakja e popullsisë dhe rënia e lindjeve.

Eurozona e ka rritur popullsinë me 3.2% nga 2011-a. Në Itali, shteti më i plakur në Europë, së bashku me Spanjën, popullsia ka ndryshuar përkatësisht me -1.8% dhe +4.5%.

Gjermania, që vitet e fundit ka lehtësuar kriteret e lejeve të punës, ka rritur popullsinë me 4% në më shumë se një dekadë.

Në Shqipëri, tkurrja e fortë e popullsisë lidhet me dy faktorë. Së pari, ngadalësimi i shtesës natyrore, që gjatë pandemisë u kthye në negativ dhe tashmë është në nivele minimale, me vetëm 1.2 mijë persona plus në 2024-n, nga mbi 60 mijë persona që ishte në fillim të viteve 90.

Faktori i dytë dhe më i rëndësishëm është emigracioni, që njohu një valë të re pas vitit 2016, kryesisht nga popullsia e re në moshë. Në vitin 2024, sipas Eurostat, emigracioni neto ishte 28.8 mijë persona.

I dyti më i larti në Europë, pas Turqisë, që kishte një emigracion neto prej -156 mijë personash, por që është një shtet me një popullsi me 86 milionë banorë!

Që pas viteve 90, në çdo dekadë, kur janë dhe të dhënat e Censeve, nga vendi janë larguar mesatarisht 500 mijë persona.

Të dy këto faktorë kanë ndikuar në plakjen e popullsisë. Sipas të dhënave të të tjera të Eurostat, mosha mediane e Shqipërisë arriti në 44.3 vite në 2024-n, duke iu afruar mesatares së BE-së prej 44.7 vite vitin e kaluar.

Kjo do të thotë që në Shqipëri, gjysma e popullsisë është nën 44.3-vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë. Në 2010-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën 31.9-vjeç.

Rënia e popullsisë dhe plakja e saj ka shkaktuar ngërç në tregun e punës, duke detyruar bizneset të frenojnë zgjerimin, ka frenuar produktivitetin, teksa janë rritur pagat pa u shoqëruar me rendimentin, ka frenuar konsumin dhe në afat të gjatë pritet të ndikojë skemën e pensioneve dhe rritjen e qëndrueshme ne vend, teksa qeveria nuk duket ende ta pranojë si një problem madhor, ritmet e larta me të cilat po reduktohet popullsia e vendit./ Monitor

The post Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit appeared first on Albeu.com.

Shifrat përkeqësohen nga viti në vit! Shqipëria po plaket me ritme të shpejta

By: Ela
10 July 2025 at 08:57

Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rënie të fortë të popullsisë së re në moshe dhe rritje të numrit të pensionistëve. Të dhënat më të fundit nga INSTAT për vitin 2024 tregojnë një rritje të konsiderueshme të numrit të qytetarëve mbi moshën 60 vjeç, ndërkohë që numri i përgjithshëm i popullsisë është […]

The post Shifrat përkeqësohen nga viti në vit! Shqipëria po plaket me ritme të shpejta appeared first on BoldNews.al.

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe perspektivën ekonomike të vendit

By: V K
7 July 2025 at 08:53

Të dhënat mbi popullsinë në moshë pune (15–64-vjeç) në Shqipëri gjatë viteve 2010–2025, tregojnë një prirje të fortë rënëse, veçanërisht në vitet e fundit, duke i bërë më të forta shqetësimet për tregun e punës dhe perspektivën ekonomike të vendit.

Nga viti 2010 deri në vitin 2019, popullsia në moshë pune ka qenë relativisht e qëndrueshme, duke u luhatur midis 1.94 dhe 1.98 milionë banorë.

Ndonëse kishte lëvizje demografike dhe emigracion, ndikimi mbi numrin e përgjithshëm të popullsisë në moshë pune nuk ishte kaq dramatik.

Midis viteve 2023 dhe 2024, popullsia në moshë pune 1,864,062 persona ra në 1,542,389, një reduktim prej më shumë se 320 mijë personash brenda një viti, ose rreth 17%, si rezultat i Censit dhe përmirësimeve në regjistrat civilë.

Në vitin 2025, popullsia në moshë pune ra në 1,504,570 persona që përfaqëson një tkurrje totale prej 38 mijë personash në një vit dhe mbi 444 mijë në krahasim me vitin 2012, më i miri me numrin më të lartë të regjistruar 1,979,908 persona.

Të dhënat zyrtare për periudhën 2015–2025, tregojnë tkurrje të ndjeshme të popullsisë në të gjitha grupmoshat aktive, me rënie veçanërisht të theksuar te të rinjtë që sapo hyjnë në tregun e punës.

Grupmosha me tkurrjen më të fortë është ajo 20-24-vjeç me rreth 48% ndërmjet 2015-2025. Ata 15–29 vjeç janë më të prekurit nga emigracioni dhe rënia e lindshmërisë.

Rënia në këtë grup, është shumë alarmante dhe tregon për një mungesë të afërt të fuqisë së re punëtore në vend.

Edhe në mesin e grupmoshave 45–54-vjeç vihet re një rënie e dukshme, duke sinjalizuar mungesë të qëndrueshmërisë afatmesme të forcës së punës.

Ndërsa edhe grupmosha 55–59-vjeç pëson rënie, ajo 60–64-vjeç, ka rritje dhe kjo për shkak të një strukture më të plakur të popullsisë./ Monitor

The post Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe perspektivën ekonomike të vendit appeared first on Albeu.com.

Kujt do t’i mbetet vendi? Rënia e popullsisë në moshë pune nis me ritme shqetësuese

6 July 2025 at 21:22

Të dhënat mbi popullsinë në moshë pune (15–64 vjeç) në Shqipëri gjatë viteve 2010–2025 tregojnë një prirje të fortë rënëse, veçanërisht në vitet e fundit, duke i bërë më të forta shqetësimet për tregun e punës dhe perspektivën ekonomike të vendit.

Nga viti 2010 deri në vitin 2019, popullsia në moshë pune ka qenë relativisht e qëndrueshme, duke u luhatur midis 1.94 dhe 1.98 milionë banorë.

Ndonëse kishte lëvizje demografike dhe emigracion, ndikimi mbi numrin e përgjithshëm të popullsisë në moshë pune nuk ishte kaq dramatik.

Midis viteve 2023 dhe 2024, popullsia në moshë pune 1,864,062 persona ra në 1,542,389, një reduktim prej më shumë se 320 mijë personash brenda një viti, ose rreth 17%, si rezultat i Censit dhe përmirësimeve në regjistrat civilë.

Në vitin 2025, popullsia në moshë pune ra në 1,504,570 persona që përfaqëson një tkurrje totale prej 38 mijë personash në një vit dhe mbi 444 mijë në krahasim me vitin 2012, më i miri me numrin më të lartë të regjistruar 1,979,908 persona.

Të dhënat zyrtare për periudhën 2015–2025 tregojnë tkurrje të ndjeshme të popullsisë në të gjitha grupmoshat aktive, me rënie veçanërisht të theksuar te të rinjtë që sapo hyjnë në tregun e punës.

Grupmosha me tkurrjen më të fortë është ajo 20-24 vjeç me rreth 48% ndërmjet 2015-2025. Ata 15–29 vjeç janë më të prekurit nga emigracioni dhe rënia e lindshmërisë.

Rënia në këtë grup është shumë alarmante dhe tregon për një mungesë të afërt të fuqisë së re punëtore në vend.

Edhe në mesin e grupmoshave 45–54 vjeç vihet re një rënie e dukshme, duke sinjalizuar mungesë të qëndrueshmërisë afatmesme të forcës së punës.

Ndërsa edhe grupmosha 55–59 vjeç pëson rënie, ajo 60–64 vjeç ka rritje dhe kjo për shkak të një strukture më të plakur të popullsisë./ Monitor

The post Kujt do t’i mbetet vendi? Rënia e popullsisë në moshë pune nis me ritme shqetësuese appeared first on Sot News | Lajme.

BDI: Pushteti po tenton të delegjitimojë procesin e regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, ku shqiptarët dolën me 29,5 për qind

27 June 2025 at 21:25

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj siç thonë, përpjekjeve të fundit për të delegjitimuar procesin e regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, një proces që, për herë të parë pas vitit 2002, nxori shqiptarët në shtet: 29,5%, krahasuar me 25,17% në vitin 2002.

Sipas BDI-së, akuzat për paligjshmëri “janë një përpjekje e qëllimshme për të mbuluar vendimin e turpshëm, të padrejtë dhe antikushtetues të kësaj qeverie, e cila pa asnjë legjitimitet politik shqiptar, zvogëloi përqindjen e shqiptarëve në 24,3% përmes përjashtimit të mërgatës nga përllogaritjet zyrtare, pra duke i nxjerrë edhe më pak se në vitin 2002.”

Reagimi i BDI-së:

“Ky veprim, tashmë i rrëzuar si i kundërligjshëm, nuk është thjesht një gabim teknik apo administrativ, por një akt politik i rëndë që synon zvogëlimin e përfaqësimit të shqiptarëve në mënyrë sistematike, duke anashkaluar kontributin, praninë dhe të drejtat e diasporës.

BDI rikujton se ata që sot flasin për procesin e regjistrimit të vitit 2021, janë të njëjtët që në vitin 2024 votuan dhe legalizuan përjashtimin e mbi 300 mijë shqiptarëve jashtë vendit. Nga 29,5% që ishte përqindja e shqiptarëve, me vendime politike dhe diskriminuese, u soll në 24,3%, çka nënkupton më pak se edhe vetë rezultati i regjistrimit të vitit 2002.

Nëse dikush sot duhet të mbajë përgjegjësi për manipulime, atëherë janë funksionarët e kësaj qeverie dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë që votuan dhe zbatuan vendime që dëmtojnë shqiptarët në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe afatgjate.

BDI rithekson se nuk do të lejojë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të padukshëm në vendin e tyre dhe do të përdorë të gjitha mjetet demokratike, ligjore dhe politike për të mbrojtur realitetin demografik dhe të drejtën e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”.

The post BDI: Pushteti po tenton të delegjitimojë procesin e regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, ku shqiptarët dolën me 29,5 për qind appeared first on Telegrafi.

Plakja e popullsisë në Shqipëri/ Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill

By: V K
27 June 2025 at 13:15

Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiarë për vitin 2025, nga fondi prej 2,25 miliardë lekësh i vënë në dispozicion për bonusin e bebes, janë realizuar vetëm 8,8% e pagesave, duke mbuluar 6,940 lindje për periudhën janar-prill.

Pra, sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiarë, ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve nga viti në vit.

Ndërsa për vitin 2024, me një fond të ngjashëm prej 2,2 miliardë lekësh u realizuan 27% e pagesave për 8,672 lindje, ku 6,985 përfitues të bonusit ishin për lindjet brenda vendit dhe 1,687 bebe përfituese, apo 20% e tyre ishin jashtë vendit.

Rënia e numrit të bebeve të lindura brenda vendit përfituese të bonusit për janar-prill 2025 është rreth 1 % më pak se janar-prill 2024.

Të dhënat tregojnë një trend në rënie të bebeve përfituese që kanë lindur brenda vendit. Për janar-prill 2023, fondi i bonusit të bebes mbuloi pagesat për 11,707 lindje brenda vendit dhe 5,107 prej tyre ishin për lindjet jashtë vendit.

Në total, numri i përfituesve ra me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Megjithatë, rreth 43% e përfituesve në 2023 rezultuan të kishin lindur jashtë Shqipërisë.

Sipas të dhënave të INSTAT, për 3-mujorin e parë të vit në rang vendi numri i lindjeve ishte 4,662.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, numri i lindjeve ra rreth 23%.

Ndërsa përfitimi nga totali i fondit të bonusit në masën 20, 30 deri 50% për bebet që lindnin jashtë, ishte një fenomen i qëndrueshëm prej nisjes së programit në vitin 2019.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në katër vite 2019–2022 u shpërndanë 11,5 miliardë lekë për 161,943 bebe përfituese, nga të cilët rreth 33% kanë lindur jashtë Shqipërisë.

Bonusi i bebes, që ofron çekun me vlerë deri në 120,000 lekë për lindjen e fëmijës, deri në fund të vitit 2023 është përfituar edhe nga familjet shqiptare që jetonin jashtë, për sa kohë që fëmija regjistrohet në Shqipëri.

Për shkak të përqindjes së lartë të përfituesve jashtë vendit dhe kufizimeve buxhetore, në maj të vitit 2023 Ministria e Shëndetësisë propozoi ndryshime ligjor, për të përjashtuar nga përfitimi personat që nuk janë rezidentë në Shqipëri.

Ndryshimet në ligjin nr. 57/2019, “për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë” hynë në fuqi në nëntor 2023.

Ndërsa në muajin dhjetor 2023, me ndryshimet e miratuara në VKM “Për përcaktimin e masës dhe të procedurës së dhënies së ndihmës së menjëhershme financiare për foshnjat e porsalindura dhe mënyrën e bashkëpunimit, ndërmjet institucioneve të shërbimit spitalor dhe atyre të gjendjes civile” qeveria vendosi edhe një kusht të ri, ku njëri prej prindërve apo të dy prindërit duhet të kenë jetuar të paktën 180 ditë (gati 6 muaj) brenda Shqipërisë gjatë vitit para se të lindë fëmija me qëllim përfitimin e bonusit.

Të dhënat do të verifikoheshin nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron kur hyn dhe del nga Shqipëria nëpërmjet kufirit. Prinderit duhet të plotësojë një formular vetëdeklarim, ku shkruan që jetojne në Shqipëri.

Po ashtu, kryeministri Edi Rama, gjatë fushatës elektorale të muajit maj, tha se bonusi i bebes do të zëvendësohet me një skemë të re pagesave të menjëhershme sipas numrit të fëmijëve për periudha 2, 3 apo 5 vjeçare./ Monitor

The post Plakja e popullsisë në Shqipëri/ Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill appeared first on Albeu.com.

Falimentimi i bizneseve të vogla, në rënie në 8 qarqe

By: Ela
26 June 2025 at 08:30

Ekonomia e vendit është dukje ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla drejt qendrave të mëdha urbane si Tirana dhe Durrësi dhe tkurrje ne qarqet e tjera. Numri i bizneseve me 1 deri në 4 punonjës në Shqipëri është rritur lehtë në vitin 2024 me vetëm 1% në krahasim me […]

The post Falimentimi i bizneseve të vogla, në rënie në 8 qarqe appeared first on BoldNews.al.

Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë

By: V K
26 June 2025 at 07:54

Ekonomia e vendit është duke ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla, drejt qendrave të mëdha urbane si Tirana dhe Durrësi dhe tkurrje ne qarqet e tjera.

Numri i bizneseve me 1 deri në 4 punonjës në Shqipëri, është rritur lehtë në vitin 2024 me vetëm 1% në krahasim me një vit më parë, por shpërndarja sipas qarqeve ishte me rënie në shumicën e tyre në sinkron më lëvizjet e popullsisë.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, nga 12 qarqe të vendit në 8 prej tyre numri i bizneseve me 1–4 punonjës ka shënuar rënie.

Reduktimi në 2024, ishte më i theksuar në Korçë me 312 biznese më pak ose −5.21% në raport me 2023.

Pas saj vijnë Elbasani, me minus 302 biznese ose −4.07% dhe Gjirokastra me minus 48 biznese ose me rënie 2%.

Qarqet si Shkodra, Dibra, Berati, Fieri dhe Kukësi shënuan ulje të lehta që variojnë nga −0.55% deri në −1%.

Kryeqyteti vijon të jetë epiqendra e aktivitetit ekonomik. Tirana ka shtuar 1,489 biznese të vogla brenda një viti, duke shënuar një rritje vjetore prej 2.81%.

Ky është kontributi më i madh në rritjen kombëtare dhe tregon një përqendrim të vazhdueshëm të zhvillimit ekonomik dhe sipërmarrjes në zonën metropolitane.

Edhe Durrësi dhe Vlora shënojnë rritje. Durrësi ka regjistruar 286 biznese më shumë (+2.46%), ndërsa Vlora 152 më shumë (+1.55%).

Këto të dhëna përforcojnë tendencën e zhvillimit ekonomik nga turizmi në zonat bregdetare.

Lëvizjet e brendshme të popullsisë dhe emigrimi jashtë vendit, po pakësojnë bazën e konsumatorëve dhe fuqinë punëtore në qarqet më pak të zhvilluara.

Bizneset e vogla 1–4 punonjës janë një tregues i rëndësishëm i vitalitetit të ekonomik dhe social në komunitete, pasi ato janë kryesisht familjare dhe të lidhura ngushtë me kërkesën lokale.

Kur këto biznese rriten, zakonisht ka rritje të konsumit lokal, rritje popullsie dhe optimizëm ekonomik, e kundërta ndodh kur pakësohen pasi zakonisht ka tkurrje demografike, rënie te aktivitet ekonomik pasivitet ekonomik dhe varfërim social.

Sipas të dhënave të INSTAT, Tirana dhe Durrësi, janë të vetmet që kanë shënuar rritje të ndjeshme të popullsisë përmes migrimit të brendshëm, duke tërhequr pjesën aktive nga qarqet si Dibra, Kukësi, Gjirokastra apo Elbasani.

Kjo rritje e popullsisë urbane ndikon drejtpërdrejt në kërkesën për shërbime, dhe rritjen e nevojës për biznese të vogla në fushat si gastronomia, transporti, teknologjia dhe shërbimet për qytetarët./ Monitor

The post Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë appeared first on Albeu.com.

Rënia e popullsisë nuk ndihmon, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024

By: Ela
18 June 2025 at 13:19

Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë blerëse për mallra e shërbime, edhe në vitin 2024, pavarësisht se popullsia e vendit u reduktua me më shumë se 400 mijë persona, duke zbritur në 2.4 milionë banorë sipas censit të vitit 2023. Ndonëse […]

The post Rënia e popullsisë nuk ndihmon, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024 appeared first on BoldNews.al.

Në 2024 popullsia e re në moshë pësoi tkurrje, Shqipëria me 29 mijë të rinj më pak

By: V K
17 June 2025 at 07:58

Vetëm për një vit nga 2023 në 2024, popullsia e re në moshën 0-29-vjeç u tkurr me 29 mijë e 300 banorë ose 4 për qind, gati trefishi i popullsisë së përgjithshme.

Të dhënat tregojnë se numri i të rinjve, është tkurrur në një vit në masën e Bashkisë Kavajë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë një prirje të fortë tkurrjeje në çdo grup-moshë prej 0 deri 29-vjeç.

Numri i foshnjave (0-4-vjeç) nga 2023 në 2024 ra me 2,5 %, duke pasqyruar normat e ulëta të fertilitetit, prej vitesh nën 1,5 fëmijë për grua.

Në grupin 20-29-vjeç numri i popullsisë u tkurr me rreth 12 800 persona (gati gjysma e rënies totale).

Kjo është mosha më e prirur të emigrojë për studime, punë sezonale apo kontrata të përhershme në BE.

Sipas “Youth Study 2024”, 1 në 3 të rinj, shpreh dëshirë të largohet kryesisht për paga e standard jetese më të lartë; 1 në 5 synon të mos kthehet.

Tregu europian i punës, programet e mobilitetit (“Erasmus+”, vizat pune sezonale në BE, marrëveshjet MB-Shqipëri) veprojnë si faktorë që po nxisin më tej largimin e të rinjve.

Sakaq, kalimi nga një grup moshë në tjetrën në tjetrën e bën rënien dukshëm më të thellë te 25-29-vjeçarët.

Maturantët e 2018-ës sot ja të punësuar kudo në tregun europian, pasi shumë prej tyre zgjedhin të largohen duke krijuar një boshllëk të madhe në tregun vendas të punës.

Brezi i lindur më 1995-2000 (relativisht i madh) po dalin nga segmenti 20-24-vjeç, ndërsa hyrjet e reja 0-4-vjeç janë shumë më pak.

Tkurrja e fortë e të rinjve po vë në vështirësi shkollat, pasi për shkak të regjistrimeve më të pakta mbyllen shkollat në zonat rurale, teksa tregu i punës po përballet me mungesë punonjësish në të gjithë sektorët që nga IT, turizëm, shërbime.

Kjo mungesë po shkakton presion për rritjen e pagave dhe furnizimin me punonjës të huaj.

Financat publike pritet të përballen me shpenzime më të larta për skemat e pensioneve, në një kohë që numri i kontribuuesve do të vijë në rënie.

Tkurrja e grup-moshave 0-29-vjeç nuk është thjesht një statistikë, por paralajmëron transformime të thella në tregun e arsimit, në ekonomi dhe në strukturën shoqërore shqiptare.

Tregu i punës në Shqipëri ofron ende paga më të ulëta se vendet fqinje, ndërkohë që mungesa e stafeve të kualifikuara (mësues, infermierë, inxhinierë) krijon spirale “brain-drain”.

Demografët lajmërojnë se nëse institucionet nuk veprojnë sot, duke venë popullsinë dhe rritjen e saj si prioritet, fenomenet lindshmëri-emigracion do të imponojë ndryshime shumë më të kushtueshme.

Sakaq, Shqipëria rrezikon të përballet me një hendek të përhershëm, ku mungesa e kapitalit njerëzor do të kufizojë rritjen ekonomike dhe aftësinë për t’u integruar me sukses në tregun unik evropian./ Monitor

The post Në 2024 popullsia e re në moshë pësoi tkurrje, Shqipëria me 29 mijë të rinj më pak appeared first on Albeu.com.

Ish-drejtoresha e INSTAT: Shqipëria po përballet me plakje të përshpejtuar dhe largim masiv të të rinjve

By: Ela
10 June 2025 at 22:37

Ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja ka ngritur alarmin mbi përkeqësimin e strukturës së popullsisë në Shqipëri, duke theksuar se vendi po përballet me plakje të përshpejtuar dhe largim masiv të të rinjve. “Sot Shqipëria po plaket me ritme shumë të shpejta. Largimet më të mëdha janë nga grupmosha 20–39 vjeç, që përbën 54% të popullsisë […]

The post Ish-drejtoresha e INSTAT: Shqipëria po përballet me plakje të përshpejtuar dhe largim masiv të të rinjve appeared first on BoldNews.al.

Plakja e popullsisë/ Gjinekologia Prifti: Çiftet e reja po e shtyjnë krijimin e familjes

By: Oldi
10 June 2025 at 21:39

Gjinekologia Enkeleda Prifti, teksa ka komentuar në “Log” plakjen e popullsisë në Shqipëri është shprehur se çiftet e reja po e shtyjnë gjithnjë e më shumë krijimin e familjes dhe lindjen e fëmijës së parë, duke preferuar të përjetojnë fillimisht eksperienca personale dhe të arrijnë pavarësi ekonomike. “Çiftet nuk dëshirojnë si më përpara që të […]

The post Plakja e popullsisë/ Gjinekologia Prifti: Çiftet e reja po e shtyjnë krijimin e familjes appeared first on BoldNews.al.

❌
❌