Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Robert Prifti, shkrimtari disident përkujtohet në 100-vjetorin e lindjes

16 December 2025 at 11:16

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbajti, në mjediset e Qendrës “Sotir Kolea”, aktivitetin me temë “Portreti i një intelektuali të vërtetë”, kushtuar shkrimtarit disident Robert Prifti.

“Portreti i një intelektuali të vërtetë” u zhvillua në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së Robert Priftit, një figurë e rëndësishme e letrave shqipe, i njohur jo sa duhet, duke qenë se edhe ka shkruar në gjuhën italiane.

Robert Prifti ishte poliglot, njohës i 8 gjuhëve të huaja dhe kimist me profesion. Përgjatë viteve të diktaturës ai u njoh si mësues i disa lëndëve shkencore, si dhe i gjuhëve të huaja. Por në më shumë se 4 dekada të diktaturës, gjatë të cilave ai jetoi, shkroi një varg veprash në prozë dhe poezi, të gjitha në gjuhën italiane, vepra për të cilat nuk kishte njohuri as familja e tij.
Kjo krijimtari, u zbulua rastësisht pas vdekjes, në tetor të vitit 1993, fillimisht nga i biri Edgari e më pas edhe nga lexues të një rrethi më të gjerë, duke shpërfaqur në publik profilin e një shkrimtari me kurajë të rrallë intelektuale dhe njëkohësisht një histori të rrallë krijimi dhe qëndrese.

Në aktivitetin e mbajtur në Qendrën “Sotir Kolea”, morën pjesë prof. Viola Isufi dhe Spartak Topollaj, të cilët folën mbi jetën dhe krijimtarinë prozaike dhe poetike të autorit Robert Prifti. Pjesë e këtij aktiviteti u bënë edhe prof. Artan Fuga, Visar Zhiti, Nevruz Maluka dhe studiuesi italian Mauro Geraci nëpërmjet videomesazheve. /j.p/

1 nga 3

The post Robert Prifti, shkrimtari disident përkujtohet në 100-vjetorin e lindjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mediat online i bëjnë jehonë interpretimeve konspirative për vaksinat

10 December 2025 at 16:29

Në dy postime të veçanta brenda katër ditësh, kardiokirurgu Edvin Prifti i bëri jehonë “një studimi izraelit”, që sipas tij ka provuar se vaksinat mRNA të Pfizer-it janë terapi gjenetike që depërtojnë në placentë, në spermë dhe kalojnë tek gratë shtatzëna të pavaksinuara përmes marrëdhënieve seksuale. Sipas Priftit, komponentët gjenetikë të vaksinës janë gjetur në […]

The post Mediat online i bëjnë jehonë interpretimeve konspirative për vaksinat appeared first on Reporter.al.

“Kisha tre vite pa e parë djalin tim”, këngëtari i njohur hap zemrën: Erdhi vetë dhe më takoi, e kishte marrë malli

By: M C
2 December 2025 at 22:30

Këngëtari i njohur, Endri Prifti ka folur më shumë djalit të tij të vogël, duke treguar se kishte tre vite pa e takuar dhe ushte ribashkuar vetëm katër muaj më parë.

I ftuar sot në ‘Goca dhe Gra’, këngëtari ka treguar me emocion momentin e ribashkimit rreth katër muaj më parë, duke kujtuar ardhjen e djalit dhe fjalinë e tij se atë e kishte marrë malli.

“Kam 2 djem. Tani e takova edhe djalin e vogël, para katër muajsh pas tre vitesh. Më erdhi vetëm më tha më ka marrë malli. Më iku truri fare mua. Nuk ka gjë më të bukur se të jesh afër fëmijëve. Kur nuk e shikoja djalin e vogël, më dukej vetja bosh. Nga mungesa edhe abuzonim një çikë. Nga një gotë tani do e pimë ne. Një gotë raki ngordh mikrobet”, tha ai.

Endri ka treguar gjithashtu se për shumë kohë nuk e ka takuar të atij e tij, për shkak dhe të largësisë, por gjithsesi këngëtari u shpreh se e ka falur për mungesën e tij prej një kohë shumë të gjatë, që edhe pse shkëmbehej në rrugë, ai nuk i fliste.

“Unë fal çdo njeri në jetë. Jeta kështu ishte atëherë, komunizëm. Unë babin se kam parë asnjëherë, vetëm në rrugë. Kështu ishte jeta. Kur kaluan shumë vite e takuam në një dasmë. Do donim ta takonim por kaluan shumë vite dhe ai s’kishte më forcë të na takonte. Kështu ndodhi. Ishim larg. Të falur janë të gjithë”, tha Endri.

The post “Kisha tre vite pa e parë djalin tim”, këngëtari i njohur hap zemrën: Erdhi vetë dhe më takoi, e kishte marrë malli appeared first on Albeu.com.

“Kisha vite pa e parë djalin tim”/ Endri Prifti: Erdhi dhe më takoi, e kishte marrë malli

By: gaze tare
2 December 2025 at 22:35

Endri Prifti ka folur mbremjen e sotme per djalin e tij të vogël, duke treguar se kishte tre vite pa e takuar dhe ushte ribashkuar vetëm katër muaj më parë. I ftuar sot në ‘Goca dhe Gra’, këngëtari ka treguar me emocion momentin e ribashkimit rreth katër muaj më parë, duke kujtuar ardhjen e djalit dhe fjalinë e tij se atë e kishte marrë malli.

“Kam 2 djem. Tani e takova edhe djalin e vogël, para katër muajsh pas tre vitesh. Më erdhi vetëm më tha më ka marrë malli. Më iku truri fare mua. Nuk ka gjë më të bukur se të jesh afër fëmijëve. Kur nuk e shikoja djalin e vogël, më dukej vetja bosh. Nga mungesa edhe abuzonim një çikë. Nga një gotë tani do e pimë ne. Një gotë raki ngordh mikrobet”, tha ai.

Endri ka treguar gjithashtu se për shumë kohë nuk e ka takuar të atij e tij, për shkak dhe të largësisë, por gjithsesi këngëtari u shpreh se e ka falur për mungesën e tij prej një kohë shumë të gjatë, që edhe pse shkëmbehej në rrugë, ai nuk i fliste.

“Unë fal çdo njeri në jetë. Jeta kështu ishte atëherë, komunizëm. Unë babin se kam parë asnjëherë, vetëm në rrugë. Kështu ishte jeta. Kur kaluan shumë vite e takuam në një dasmë. Do donim ta takonim por kaluan shumë vite dhe ai s’kishte më forcë të na takonte. Kështu ndodhi. Ishim larg. Të falur janë të gjithë”, tha Endri.

The post “Kisha vite pa e parë djalin tim”/ Endri Prifti: Erdhi dhe më takoi, e kishte marrë malli appeared first on iconstyle.al.

Histori kuqezi, një hap afër Botërorit/ Rraklli: Shqipëria ka arritur diçka të jashtëzakonshme. Prifti: Për herë të parë në fazën e Play Off

By: Rovena
13 November 2025 at 23:20

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka shkruar një faqe të re në historinë e saj. Për herë të parë, kuqezinjtë kanë siguruar kualifikimin në “Play Off”-in e Kupës së Botës, pas fitores minimale 1-0 ndaj Andorrës. Një arritje historike që ka ndezur entuziazmin e tifozëve.
Ish-futbollisti Altin Rraklli, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, e cilësoi këtë fitore si një sukses të madh, pavarësisht vështirësive në fazën sulmuese, ndërsa gazetari Neritan Prifti tha se Shqipëria tashmë shkruan historinë, duke u bërë pjesë e fazës “Play Off” për herë të parë në rrugëtimin e saj drejt një Botërori.

Altin Rraklli: Na mungoi kreativiteti në fazën finale, në krimin e rasteve. Andorra, skuadër që luan në mënyrë agresive dhe shumë mbrapa. Uzuni dhe Bajrami janë lojtarë aktivë. Bëmë një volum shumë të mirë dhe nuk i lamë shumë hapësira kundërshtarit. Në këtë aspekt arritëm një fitore të jashtëzakonshme, madhështore që na çoi Play Off. Me këtë Shqipëria ka arritur diçka të jashtëzakonshme, kualifikohet apo jo në Botëror. Arritja deri këtu është e jashtëzakonshme deri këtu.

Neritan Prifti: Festa është shtyrë për të dielën, ku në fushë do të zbresë Anglia. Do të jetë një sfidë prestigji. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë, e cila do të shtyjë më pas edhe festën e kombëtares për Play Off. Për herë të parë Shqipëria shkon në fazën e Play Off./abcnews.al

Kishte dijeni për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga një efektiv, pezullohet shefi i Komisariatit të Përmetit

By: Elva
1 October 2025 at 09:21

Shefi i Komisariatit të Përmetit, Dhurim Çenko, është pezulluar nga detyra pas dyshimeve se kishte dijeni për rastin e rëndë të abuzimit seksual të një 16-vjeçareje nga njerku i saj dhe një efektiv policie. Nga hetimet ka rezultuar se në këtë histori janë përfshirë katër persona. Tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa një tjetër është […]

The post Kishte dijeni për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga një efektiv, pezullohet shefi i Komisariatit të Përmetit appeared first on BoldNews.al.

Kleriku i vetëshpallur Nikolla Xhufka nxit polemika në Kosovë: Ai është mashtrues!

6 August 2025 at 18:43

Një burrë shqiptar pretendon se drejton “Kishën Ortodokse të Kosovës” nga një çerdhe e dikurshme në qendër të Prishtinës, por autoritetet ortodokse serbe dhe shqiptare thonë se ai nuk është gjë tjetër veçse një mashtrues. Në një rrugë të ngushtë në qendër të Prishtinës, në atë që dikur ishte një çerdhe private, Nikolla Xhufka pretendon […]

The post Kleriku i vetëshpallur Nikolla Xhufka nxit polemika në Kosovë: Ai është mashtrues! appeared first on BoldNews.al.

Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse “Shën Maria” në Elbasan

By: armand
20 July 2025 at 09:49

Mbrëmjen e së shtunës, më 19 korrik 2025, në orën 22:00, u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan. Një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjithë qytetin e […]

The post Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse “Shën Maria” në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Laboratori i Restaurimit në Korçë shpëton ikonën e veçantë të Joan Pagëzorit

14 July 2025 at 13:27

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Një tjetër thesar ikonografik ka shpëtuar falë ndërhyrjes së Laboratorit të Restaurimit dhe Konsolidimit pranë Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar.

Pas një pune disamujore, përfundoi ndërhyrja restauruese në ikonën “Joan Pagëzori” vepër e realizuar në vitin 1860. E veçanta e kësaj ikone është paraqitja në miniaturë e skenës së lindjes të Joan Pagëzorit.

Drejtoresha e MKAM, Fjoralba Prifti tha për ATSH-në se, procesi i restaurimit zgjati 10 muaj. Ishte një proces i gjatë por në fund i suksesshëm.

“Ikona i përket vitit 1860, viti i cili u identifikua pas procesit së restaurimit, pasi ikona kishte dëmtime të shumta në të gjithë komponentët. Suporti i drunjtë ishte tepër i dëmtuar, kishte rënë një pjesë e konsiderueshme e gruntit dhe pikturës. Kishte gufime të shtresave përgatitore dhe të pikturës. Verniku ishte i oksiduar dhe me depozitime mbi të”, sqaroi drejtoresha e MKAM.

Përveç figurës së Joanit, brenda kompozimit është pikturuar dhe skena e lindjes së tij, dhe kjo e bën ikonën të veçantë, ndryshe nga paraqitjet e zakonshme të Joan Pagëzorit në ikonografi. Poshtë kësaj skene është identifikuar viti i krijimit të ikonës dhe emrat e dhuruesve Kostandini dhe Anastasi.

Laboratorit të Restaurimit dhe Konsolidimit pranë Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar është një pjesë përbërëse, shumë e rëndësishme e MKAM, që në hapje të tij, prej 1980-ës. /j.p/

1 nga 3

The post Laboratori i Restaurimit në Korçë shpëton ikonën e veçantë të Joan Pagëzorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Partizani “shënon” në merkato/ Të kuqtë e kryeqytetit “blindohen” në prag të Conference League, Pano: Nga ana teknike janë shumë lart

By: Rovena
22 June 2025 at 22:48

Në studion e emisionit “Botërori i Vogël” në ABC News, vëmendja këtë herë iu kushtua përgatitjeve të skuadrës së Egnatias për sfidat në Conference League, si dhe ndryshimeve që po ndodhin në kampin e Partizanit.

Të ftuarit, Neritan Prifti, Ledio Pano dhe Gent Muça komentuan lëvizjet në merkato, gjendjen teknike të skuadrave dhe pritshmëritë për përfaqësimin europian.

Sipas tyre, Partizani është në një proces të natyrshëm rinovimi, me synime të qarta për të ndërtuar një grup më të qëndrueshëm dhe konkurrues.

Neritan Prifti: Asnjë surprizë Partizani pritej që kishte ndryshime edhe në muaj më parë. Të shikojmë se do të përshtaten me kampionatin shqiptar. Është një merakto cilësore në letër.

Ledio Pano: Partizani i vjetshëm, sigurisht që janë larguar shumë lojtarë që nuk dhanë asnjë tek Partizani. Ndryshimet besoj se kanë filluar, flitet edhe për dy-tre lojtarë të tjerë. Fjalët janë të mira për të katërt lojtarët që janë dhe prurjet e reja. Deri diku janë pak larg me përgatitjet, por nga ana teknike janë lart, sidomos me orët. Priten edhe forcime të tjera, puna po bëhet e mirë. Ne që presim të shohim ekipin, duam që ndaj estonezëve, të bëjnë një ndeshje të mirë dhe të kualifikohemi.

Gent Muça: Partizani dy vitet e fundit, të kujton Tiranën e para shumë viteve. Shpresoja që lojtarët e rinj të japin shkëndija dhe të luajnë mirë. Edhe dy blerjen e fundit pse jo ta pasurojnë më shumë këtë skuadre dhe më vonë të pretendojnë edhe kampionatin./abcnews.al

Kush është 18-vjeçarja që rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2025”?

By: Oldi
19 June 2025 at 09:21

Në një mbrëmje të paharrueshme të mbajtur në Amfiteatrin e Tiranës, spektakli përcolli bukurinë e 25 vajzave nga të gjitha trevat shqiptare. Spektakli përfundoi me emocione të forta, lot gëzimi, duartrokitje dhe në kurorëzimin e më të bukurës shqiptare Valentina Gegprifti. “Miss Shqipëria 2025” dhuroi emocione të veçanta këtë vit, ku ndër më të spikaturat […]

The post Kush është 18-vjeçarja që rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2025”? appeared first on BoldNews.al.

Valentina Gegprifti kurorëzohet “Miss Shqipëria 2025”

By: Kult Plus
18 June 2025 at 23:15

Spektakli madhështor i “Miss Shqipëria 2025” dhuroi emocione të veçanta këtë vit, ku ndër më të spikaturat e mbrëmjes ishte padyshim kurorëzimi i më të bukurës shqiptare Valentina Gegprifti, me numër 18.

Në një mbrëmje të paharrueshme të mbajtur në Amfiteatrin e Tiranës spektakli përcolli bukurinë e 25 vajzave nga të gjitha trevat shqiptare.

Spektakli përfundoi me emocione të forta, lot gëzimi, duartrokitje dhe në kurorëzimin e më të bukurës shqiptare Valentina Gegprifti.

Ajo u shqua për prezencën skenike, bukurinë dhe buzëqeshjen magnetike, duke fituar duartrokitje të gjata dhe vlerësim maksimal nga juria dhe publiku.

Juria e këtij edicioni, e përbërë nga emra të njohur të artit dhe medias si Meriadian Ramcaj, Zajmina Vasjari, Ledian Çelo, Kiara Tito, Eraldo Rexho, Helidon Haliti, Anila Basha, Greta Lila dhe Klea Llagonia, dhanë edhe çmimet:

Shoqëruesja e parë – Klea Thaçi, me numrin 17

Shoqëruesja e dytë – Laura Peka, me numrin 11

“Miss Earth” – Kleja Sulejmani, me numrin 3

“Miss Supernational” – Natalia Lalaj, me numër 1

“Miss International –Albania 2025” – Gledia Preja, me numrin 25

“Trupi më i bukur” – Juna Latifi, me numrin 4.

“Miss Buzëqeshja” – Elsina Canaku, me numrin 5.

“Miss Elite” – Dea Hila, me numrin 20, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare të bukurisë.

“Miss Miqësia” – Xholin Xhabeu, me numrin 12, e votuar nga vetë 25 finalistet për shpirtin e saj bashkëpunues dhe pozitiv.

“Miss Elegance” – Bleona Beqiraj, me numrin 8.

“Miss Fotozhenia” – Eloisa Llupo, me numrin 2.

“Miss Social-Media” – Dajana Elmasllari, me numrin 23.

“Çmimi i publikut” – Kleja Sulejmani, me numrin 3, e cila u zgjodh përmes votimit online nga publiku duke marrë 22.6 % të votave./ KultPlus.com

Spektakël dhe elegancë në finalen e “Miss Shqipëria 2025”, shpallet fituesja

By: gaze tare
18 June 2025 at 23:13

“Miss Shqipëria 2025” dhuroi emocione të veçanta këtë vit, ku ndër më të spikaturat e mbrëmjes ishte padyshim kurorëzimi i më të bukurës shqiptare Valentina Gegprifti, me numër 18.

Ajo u shqua për prezencën skenike, bukurinë dhe buzëqeshjen magnetike, duke fituar duartrokitje të gjata dhe vlerësim maksimal nga juria dhe publiku.

Juria e këtij edicioni, e përbërë nga emra të njohur të artit dhe medias si Meriadian Ramcaj, Zjamina Vasjari, Ledian Çelo, Kiara Tito, Eraldo Rexho, Helidon Haliti, Anila Basha, Greta Lila dhe Klea Llagonia.

The post Spektakël dhe elegancë në finalen e “Miss Shqipëria 2025”, shpallet fituesja appeared first on iconstyle.al.

Valentina Gegprifti kurorëzohet “Miss Shqipëria 2025”

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Spektakli madhështor i “Miss Shqipëria 2025” dhuroi emocione të veçanta këtë vit, ku ndër më të spikaturat e mbrëmjes ishte pa dyshim kurorëzimi i më të bukurës shqiptare Valentina Gegprifti, me numër 18.

Në një mbrëmje të paharrueshme të mbajtur në Amfiteatrin e Tiranës spektakli përcolli bukurinë e 25 vajzave nga të gjitha trevat shqiptare.

Spektakli përfundoi me emocione të forta, lot gëzimi, duartrokitje dhe në kurorëzimin e më të bukurës shqiptare, Valentina Gegprifti.

Ajo u shqua për prezencën skenike, bukurinë dhe buzëqeshjen magnetike, duke fituar duartrokitje të gjata dhe vlerësim maksimal nga juria dhe publiku.

Juria e këtij edicioni, e përbërë nga emra të njohur të artit dhe medias si, Meriadian Ramcaj, Zajmina Vasjari, Ledian Çelo, Kiara Tito, Eraldo Rexho, Helidon Haliti, Anila Basha, Greta Lila dhe Klea Llagonia, dhanë edhe çmimet:

Shoqëruesja e parë – Klea Thaçi, me numrin 17

Shoqëruesja e dytë – Laura Peka, me numrin 11

“Miss Earth” – Kleja Sulejmani, me numrin 3

“Miss Supernational” – Natalia Lalaj, me numër 1

“Miss International –Albania 2025” – Gledia Preja, me numrin 25

“Trupi më i bukur” – Juna Latifi, me numrin 4.

“Miss Buzëqeshja” – Elsina Canaku, me numrin 5.

“Miss Elite” – Dea Hila, me numrin 20, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare të bukurisë.

“Miss Miqësia” – Xholin Xhabeu, me numrin 12, e votuar nga vetë 25 finalistet për shpirtin e saj bashkëpunues dhe pozitiv.

“Miss Elegance” – Bleona Beqiraj, me numrin 8.

“Miss Fotozhenia” – Eloisa Llupo, me numrin 2.

“Miss Social-Media” – Dajana Elmasllari, me numrin 23.

“Çmimi i publikut” – Kleja Sulejmani, me numrin 3, e cila u zgjodh përmes votimit online nga publiku duke marrë 22.6 % të votave.

/m.m/a.f/r.e/

The post Valentina Gegprifti kurorëzohet “Miss Shqipëria 2025” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy vite nga vdekja e shkrimtarit të njohur, Naum Prifti

By: Kult Plus
17 June 2025 at 12:15

Dy vite më parë ka vdekur në moshën 91-vjeçare shkrimtari Naum Prifti.

Naum Prifti është një nga emrat më të shquar të letërsisë shqiptare dhe krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini: tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj. Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie.

Shkrimtari Prifti lindi më 7 Mars të vitit 1932, në Rehovë të Kolonjës.

Disa nga veprat e tij më të njohura janë “Njerëz të kësaj toke”, Erë mali, erë fushe”, Grirja e shpirtit” etj./KultPlus.com

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta mjeku anestezist-reanimator i QSUT, Fatmir Prifti

By: Ela
11 June 2025 at 17:15

Mjeku anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Dr. Fatmir Priftit, është ndarë nga jeta. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila vlerësoi figurën e tij si një profesionist të përkushtuar, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në shërbim të pacientëve dhe sistemit shëndetësor shqiptar. […]

The post Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta mjeku anestezist-reanimator i QSUT, Fatmir Prifti appeared first on BoldNews.al.

Shuhet Fatmir Prifti, punoi 37-vite si mjek në QSUT

By: redi
11 June 2025 at 17:11

Mjeku anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Dr. Fatmir Priftit, është ndarë nga jeta. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu vlerëson figurën e tij si një profesionist të përkushtuar, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në shërbim të pacientëve dhe sistemit shëndetësor shqiptar. ”Një profesionist i përkushtuar dhe i respektuar…

Source

Plakja e popullsisë/ Gjinekologia Prifti: Çiftet e reja po e shtyjnë krijimin e familjes

By: Oldi
10 June 2025 at 21:39

Gjinekologia Enkeleda Prifti, teksa ka komentuar në “Log” plakjen e popullsisë në Shqipëri është shprehur se çiftet e reja po e shtyjnë gjithnjë e më shumë krijimin e familjes dhe lindjen e fëmijës së parë, duke preferuar të përjetojnë fillimisht eksperienca personale dhe të arrijnë pavarësi ekonomike. “Çiftet nuk dëshirojnë si më përpara që të […]

The post Plakja e popullsisë/ Gjinekologia Prifti: Çiftet e reja po e shtyjnë krijimin e familjes appeared first on BoldNews.al.

“Më gjykuan se u ndava nga burri”/ Ola Bruko zbulon të vërtetën: Endrin e njoha kur…

7 June 2025 at 13:54

Spikerja e njohur e lajmeve, Ola Bruko dhe këngëtari nga qyteti i serenatave, Endri Prifti kanë folur në një intervistë për dashurinë e tyre, artin, projektet dhe të ardhmen. Ajo ka zbuluar momentin kur lindi dashuria për këngëtarin korçar.

Bruko ka rrëfyer se është paragjykuar për këtë lidhje me Endrin teksa askush nuk e ka ditur se si është e vërteta.

“Ne njiheshim nga larg dhe kur nisëm të bashkëpunonim nisëm të njiheshim dhe më shumë. Ne u lidhëm nga fundi. Ai program do të rikthehet sepse publiku e do shumë. E njoha Endrin si askush nuk e njeh. Endri ishte një njeri solar, me halle, por i qeshur. Asnjëherë nuk ka folur për to. E kanë paragjykuar për stilin e jetesës dhe askush nuk e ka njohur shpirtin e tij. Si zemra e tij nuk ka në dynja. Endri është i vërtetë. Edhe kur bën një gabim, ai e thotë pa iu dridhur qerpiku. Nuk ka një të dytë artist si Endri. Jemi gjykuar në fillimet tona. Shqiptarët flasin për ty pa e ditur kush je. Mua më gjykuan që po le burrin dhe kalajmat për Endrin. Unë kisha një histori që mbaroi. Kur jam lidhur me Endrin nuk kam qenë në asnjë raport tjetër. E vlerësoj besnikërinë dhe dashurinë në një raport.”-tha Ola.

The post “Më gjykuan se u ndava nga burri”/ Ola Bruko zbulon të vërtetën: Endrin e njoha kur… appeared first on Sot News | Lajme.

Ceremoni lamtumire/ Nderimet e fundit për Priftin Kristaq Viso, në Kishën e fshatit Çiflig në Korçë

3 June 2025 at 12:48

Në këtë ceremoni mori pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joan Pelushi, i cili udhëhoqi shërbesën e rastit, duke sjellë me vete një ndjenjë të thellë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e priftit Kristaq.

Këtë të martë u zhvillua ceremonia mortore për priftin e ndjerë Kristaq Viso, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Ceremonia u zhvillua në praninë e besimtarëve, miqve, kolegëve klerikë dhe përfaqësuesve të autoriteteve lokale.

Ai ishte një figurë e dashur dhe e nderuar për komunitetin ortodoks të zonës, ku për vite të tëra kishte shërbyer me përkushtim, përulësi dhe dashuri ndaj njerëzve.

Pas përfundimit të shërbesës, trupi i priftit Kristaq Viso u përcoll me nderime në vendin e fundit të prehjes, në oborrin anësor të kishës në fshatin Çiflig të Korçës.
Kristaq Viso u rrëzua aksidentalisht nga çatia e Kishës Shën Triadha rreth 2 javë më parë.

The post Ceremoni lamtumire/ Nderimet e fundit për Priftin Kristaq Viso, në Kishën e fshatit Çiflig në Korçë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌