Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Helmimi i studentëve/ AKU gjobit kompaninë që shpërndante ushqimin, merr mostra nga ushqimet

By: xhir jeta
7 May 2026 at 10:12

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në funksion të informimit publik dhe transparencës bën me dije se, nëpërmjet një komunikimi ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk ka marrë informacion për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë kësaj akademie.

Menjëherë nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë këtij institucioni, ushqim që vjen i gatshëm prodhuar në ambientet e garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura Tiranë.

Sipas kontrollit të ushtruar të ambientet e kuzhinës së vendosur brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme.

Nga verifikimi në moment kontrolli rezulton që në këtë  ambient nuk kryhet proces gatimi, produktet vinin të gatshme catering nga subjekti SORI-AL, prodhuar në ambientet e kuzhinës së “Garnizoni Skënderbej”, Tiranë.

Më konkretisht në moment kontrolli u konstatua pilaf, makarona, fasule, sallam dhe kos i hapur gati për shërbim, nga të cilat u bllokuan 85.9. kg produkt dhe u mor mostër për analizim mikrobiologjik, që u dërguan pranë laboratorit të ISUV.

Për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi ndaj subjektit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Në vijim të ndjekjes së gjurmueshmërisë u krye kontroll edhe në ambientet e subjektit SORI-Al me adresë “Garnizoni Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, ku u konstatua se OBU nuk u gjet në proces pune pasi prodhimi kryhet në orare të caktuara.

Në subjekt nuk u konstatua produkt i gatshëm për konsum, pasi produktet e prodhuara shpërndahen menjëherë tek pikat kontraktuese.

Për qëllim të inspektimit në subjekt janë marrë mostra për produktet e konstatuara dhe më konkretisht djathë i bardhë lope, kos lope, vezë, sallam për analizim të ngarkesave mikrobiologjike të cilat u dërguan pranë laboratorit të ISUV.

U bllokua sasia gjendje prej 67.3 kg produkte,1350 kokrra vezë, dhe ndaj subjektit u vendos masa administrative me gjobë për mungesë të sistemit të plotë të gjurmueshmërisë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me ndjekjen hap pas hapi të gjithë procesit dhe marrjen e masave në vijim me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Rama: Nga biznes familjar në histori suksesi, 80 punonjës dhe katër mijë klientë çdo ditë


TIRANË, 5 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Gjirokastër në sipërmarrjen “Alegria”, duke e cilësuar atë si një shembull domethënës të suksesit të biznesit familjar shqiptar dhe potencialit të produkteve “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare.

Kompania “Alegria” ka arritur të dhjetëfishojë eksportet e saj brenda pak vitesh, duke depërtuar në tregje si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Belgjika dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe duke zgjeruar praninë në tregjet e Lindjes, ku kërkesa për produkte tradicionale shqiptare është në rritje.

E nisur si një fabrikë e vogël familjare, sot sipërmarrja është transformuar përmes investimeve në teknologji të reja dhe inovacion, duke sjellë produkte të standardeve bashkëkohore dhe forma të reja paketimi.

Ndër risitë më të fundit janë formatet unike të paketimit, të njohura si “kampet”, të cilat sipas drejtuesve të kompanisë nuk ekzistojnë ende në tregun rajonal.

Baza e prodhimit mbetet e lidhur fort me traditën, ku përfshihen produkte si jufka, petë dhe trahana, ndërsa së fundmi kompania ka investuar edhe në linja automatike për prodhimin e produkteve të reja, si kokoshkat e karamelizuara.

Një pjesë e rëndësishme e lëndës së parë sigurohet nga fermerët e zonës, duke krijuar një zinxhir të qëndrueshëm ekonomik dhe duke mbështetur ekonominë lokale në qarkun e Gjirokastrës.

Aktualisht, kompania numëron mbi 80 punonjës dhe shërben për më shumë se katër mijë klientë çdo ditë, duke u kthyer në një nga punëdhënësit më të rëndësishëm në zonë.

Gjatë vizitës, Kryeministri Rama vlerësoi rolin e sipërmarrjeve të tilla në promovimin e produkteve shqiptare dhe në zhvillimin e ekonomisë vendase, si dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së inovacionit dhe eksportit në vitet në vijim.

1 nga 4

/r.e/a.f/

The post Rama: Nga biznes familjar në histori suksesi, 80 punonjës dhe katër mijë klientë çdo ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – ”Spirit Airlines” drejt falimentimit për shkak të rritjes së çmimit të kerosenit

UASHINGTON, 2 maj /ATSH-AFP/ – Kompania ajrore amerikane me kosto të ulët ”Spirit Airlines”, e cila ka vuajtur prej muajsh dhe është prekur rëndë nga rritja e çmimeve të karburantit për avionë, njoftoi sot se të gjitha fluturimet e saj u anuluan dhe se po fillonte një “mbyllje graduale” të operacioneve të saj.

Në fund të prillit, presidenti i SHBA-së Donald Trump kishte përmendur një blerje të mundshme nga qeveria federale për të shpëtuar mijëra vende pune në ”Spirit”, kompania ajrore e nëntë më e madhe amerikane për nga numri i pasagjerëve, e cila tashmë ka paraqitur kërkesë për falimentim dy herë në vitin 2025.

Por, ky skenar dështoi.

E prezantuar në vitin 1992, ”Spirit Airlines”, e njohur për aeroplanët e saj të verdhë të ndritshëm, është një nga transportuesit e parë me kosto të ulët në tregun amerikan.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Transportit i SHBA-së, Spirit transportoi 28 milionë pasagjerë midis shkurtit 2025 dhe janarit 2026.

Ajo punësoi pak më shumë se 11 000 persona në vitin 2024.

Kompania mëmë e ”Spirit Airlines”, ”Spirit Aviation Holdings”, njoftoi në një deklaratë të lëshuar se kishte “filluar një mbyllje graduale dhe të rregullt të operacioneve, me efekt të menjëhershëm”.

“Të gjitha fluturimet e Spirit janë anuluar dhe klientët e Spirit nuk duhet të shkojnë në aeroport”, tha kompania.

Faqja kryesore e faqes së internetit të kompanisë shfaqi një mesazh ku thuhej se “shërbimi ndaj klientit nuk është më i disponueshëm”.

Megjithatë, kompania sqaroi se do të përpunonte rimbursimet për biletat e blera tashmë.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Spirit, Dave Davis, kompania kishte arritur “një marrëveshje me kreditorët e saj në mars mbi një plan ristrukturimi që do t’i kishte lejuar asaj të bëhej përsëri një biznes i qëndrueshëm”.

Por, çmimi në rritje i karburantit të avionëve që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme “nuk i la zgjidhje tjetër veçse të ndërmerrte një mbyllje graduale dhe të rregullt të kompanisë”, shpjegoi ai në deklaratë./ a.jor.

The post SHBA – ”Spirit Airlines” drejt falimentimit për shkak të rritjes së çmimit të kerosenit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Telegrafi Jobs pjesë e Panairit të 5-të të Karrierës dhe Punësimit në Kolegjin AAB

23 April 2026 at 16:42


Më 24 dhe 25 prill, në ambientet e Kolegji-t AAB në Prishtinë, organizohet edicioni i 5-të i Panairit të Karrierës dhe Punësimit – një nga ngjarjet që çdo vit mbledh kompani, studentë dhe profesionistë në kërkim të mundësive të reja.

Pjesë e këtij edicioni do të jetë edhe Telegrafi Jobs, duke sjellë nga afër një nga platformat më të përdorura për shpallje pune dhe lidhjen mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve në vend. Përmes pjesëmarrjes në panair, Telegrafi Jobs synon të jetë më pranë kandidatëve, duke ofruar informacione konkrete mbi mënyrën e aplikimit, filtrimin e shpalljeve dhe shfrytëzimin maksimal të platformës për ndërtimin e karrierës.

Vizitorët do të kenë mundësi të takojnë ekipin e Telegrafi Jobs, të diskutojnë për mundësitë aktuale të punësimit dhe të marrin këshilla praktike për hapat e ardhshëm profesionalë.

Në të njëjtën kohë, panairi do të ofrojë edhe mundësi për takime direkte me kompani, aplikime në vend dhe krijim kontaktesh që mund të shndërrohen në angazhime konkrete.

Ky event mbetet një hapësirë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të jenë më afër tregut të punës – ndërsa prania e Telegrafi Jobs e bën këtë përvojë edhe më të lidhur me realitetin aktual të punësimit në Kosovë.

Vizitoni panairin në ambientet e Kolegji-t AAB dhe ndaluni te Telegrafi Jobs – sepse mundësia e radhës mund të jetë vetëm një takim larg.

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

By: ela
22 April 2026 at 09:56

Një seri dokumentesh të reja të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të martën zbulojnë një arkitekturë komplekse korporative pas projektit të shumëpërfolur për transformimin e ishullit të Sazanit në një resort luksoz – projekt ky i prezantuar nga dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Jared Kushner. Ndërkohë që Kushner është fytyra publike e […]

The post Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit appeared first on BoldNews.al.

Ekspertë nga BMW, Viber, LinkedIn, TEDx dhe MAGNA International po vijnë në PowerToHR

By: powertohr
17 April 2026 at 15:11


Samiti global PowerToHR është drejt organizimit të edicionit më të fuqishëm dhe inovativ më 6 dhe 7 maj në AMC Hall në Prishtinë. Ky edicion mbledhë disa nga ekspertët më të njohur të Burimeve Njerëzore dhe lidershipit nga kompani që formësojnë tregun global.

Nga BMW, LinkedIn, Magna International dhe Rakuten Viber, deri te profesionistë me që kanë dhënë fjalime inspiruese në TEDx Talks, ata po vijnë Prishtinë për të treguar përvoja reale nga organizata që ndikojnë mënyrën se si ndërtohen ekipet, zhvillohet talenti dhe ndikohemi çdo ditë me trendet në punën tonë.

Më poshtë po ju njoftojmë me folësit që do të jenë pjesë e edicionit të katër të PowerToHR.

Ekspertë nga kompani që formësojnë tregun global

Zsombor Szabó – BMW Manufacturing Hungary

Si HR Marketing Specialist në BMË Manufacturing Hungary, Zsombor punon në ndërtimin e strategjive të targetuara për tërheqjen e talenteve. Ai përkthen nevojat e fuqisë punëtore në mesazhe të qarta, kanale të duhura dhe eksperienca të rëndësishme për kandidatët.

Në PowerToHR 4, ai do të ndajë një perspektivë praktike mbi mënyrat se si organizatat mund të lidhen më mirë me talentin e duhur në një treg gjithnjë e më konkurrues.

Vesna Mardonovic – përvojë lidershipi në GSK dhe Omnicom Media Group

Me mbi 30 vite përvojë në lidership dhe strategji, Vesna ka ndikuar në zhvillimin e organizatave dhe brendeve përmes roleve të larta në kompani ndërkombëtare si GSK dhe Omnicom Media Group.

Në PowerToHR 4, ajo do të sjellë një perspektivë të fuqishme mbi lidershipin modern, kulturën organizative dhe elementet që i bëjnë kompanitë të dallohen në treg.

Iskra Koneska – Magna International

Si HR Manager në Magna International, Iskra është një lidere e HR që fokusohet në transformimin e organizatave përmes teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Ajo ka përvojë në kompani multinacionale dhe organizata të orientuara drejt inovacionit, me fokus në planifikimin e fuqisë punëtore, performancën dhe zhvillimin organizativ.

Në PowerToHR 4, ajo do të ndajë një perspektivë të orientuar drejt së ardhmes për mënyrën se si HR mund të evoluojë në një funksion më strategjik dhe të fuqizuar nga teknologjia.

Larisa Halilovic – eksperte globale e lidershipit dhe folëse në TEDx

Larisa është një eksperte e zhvillimit të lidershipit me mbi 20 vite përvojë në coaching, mentoring dhe zhvillimin e ekipeve në industri të ndryshme, përfshirë teknologjinë, median dhe arsimin.

Në PowerToHR 4, ajo do të ndajë perspektiva mbi lidershipin e qëndrueshëm dhe mënyrat se si liderët mund të ndërtojnë ekipe më të forta dhe më të angazhuara.

Erica Farmer – LinkedIn Learning

Me mbi 25 vite përvojë në learning & development, Erica është instruktore në LinkedIn Learning, folëse në TEDx dhe një nga zërat më të njohur për inteligjencën artificiale dhe aftësitë e së ardhmes. Ajo është gjithashtu autore e librit AI for People Professionals.

Në PowerToHR 4, Erica do të flas për atë se ku duhet të fokusohen liderët e HR për të udhëhequr me besim në epokën e AI.

Stefani Zdravkova – Rakuten Viber

Si International HR Specialist në Rakuten Viber, Stefani punon në zhvillimin e strategjive të njerëzve dhe përmirësimin e proceseve të HR në tregje të ndryshme. Ajo është e përfshirë në iniciativa që fokusohen në përvojën e punonjësve, mirëqenien, përfshirjen dhe angazhimin e tyre.

Në PowerToHR 4, ajo do të ndajë ide dhe praktika mbi krijimin e një përvoje të fortë për punonjësit që nga dita e parë, si bazë për ekipe të angazhuara dhe me performancë të lartë.

Mbi 100 sesione interaktive dhe diskutime që formësojnë të ardhmen e punës

Programi i PowerToHR përfshin mbi 100 sesione interaktive, duke përfshirë:

  • Keynotes
  • Fireside chats
  • Panele diskutimi
  • Masterclass
  • Sesione mentorimi

Këto sesione trajtojnë temat më aktuale të industrisë, nga transformimi i HR dhe ndikimi i AI në punë, deri te zhvillimi i lidershipit, employer branding dhe strategjitë për të ardhmen e tregut të punës.

Një hapësirë për networking dhe mundësi të reja

Me rreth 1,300 pjesëmarrës nga mbi 600 kompani, PowerToHR krijon një platformë të fuqishme për rrjetëzim profesional dhe ndërtimin e partneriteteve të reja në rajon.

Ky samit është një mundësi për të mësuar nga ekspertët, për të ndërtuar lidhje të reja dhe për të qenë pjesë e diskutimeve që po formësojnë të ardhmen e punës.

Future is now.
Bëhuni pjesë e samitit që po sjell përvoja globale dhe ide të reja në Prishtinë: https://www.powertohr.com/ticket?lang=alb

Ka nisur Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Kosova 2026” në Prishtina Mall

By: Telegrafi
17 April 2026 at 13:20


Ka nisur sot Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Kosova 2026”, i organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës, i cili po mbahet në Prishtina Mall dhe do të vazhdojë të jetë i hapur për vizitorë edhe nesër, më 18 prill.

I hapur për vizitorë nga ora 11:00 deri në 18:00, panairi po sjell në një hapësirë të përbashkët kompani vendore dhe ndërkombëtare, duke krijuar një pikë takimi për prezantimin e ofertave turistike, zhvillimin e bashkëpunimeve të reja dhe zgjerimin e rrjetit profesional në këtë sektor.

Në hapjen e panairit, kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje për zhvillimin e industrisë së turizmit në vend:

“Hapim së bashku edicionin e parë të panairit të Unionit të Turizmit Kosova 2026. Ky jubile i vogël, por shumë domethënës, dëshmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vendosur turizmin në mesin e sektorëve prioritarë në zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë. Me një iniciativë modeste, ky panair është shndërruar në një platformë të rëndësishme bashkëpunimi, promovimi dhe rrjetëzimi të industrisë së turizmit në Kosovë.

Sot kemi një arsye shtesë dhe një optimizëm shtesë. Themelimi i Ministrisë së Turizmit shënon një hap të rëndësishëm për industrinë e turizmit në Kosovë. Unioni i Turizmit të Kosovës shpreh gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me këtë ministri, duke besuar se përmes këtij bashkëpunimi do të krijohen politika më të qëndrueshme dhe më të avancuara për zhvillimin e sektorit të turizmit.

Unioni i Turizmit të Kosovës është i gatshëm të marrë përgjegjësi dhe të jetë krah për krah me Ministrinë e Turizmit, me një qëllim të përbashkët: zhvillimin, promovimin, standardizimin dhe avancimin e përgjithshëm të industrisë së turizmit në Kosovë. Në këtë drejtim presim që kjo ministri të marrë përgjegjësi të reja.”

Unioni i Turizmit të Kosovës e konsideron këtë panair si një ngjarje të rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e turizmit në vend, duke ftuar qytetarët dhe bizneset të marrin pjesë në këtë aktivitet.

Rama: Rritja e pagës minimale do të vijojë me faza tranzitore mbështetëse për biznesin

11 April 2026 at 18:00

TIRANË, 11 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u ndal sot në kompleksin industrial ku operon kompania koreano-jugore Yura Corporation Albania në Fier, ku vlerësoi standardet e larta të prodhimit dhe kushtet e punës, duke theksuar rëndësinë e investimeve të tilla për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit.

Kjo kompani sot numëron rreth 2000 punonjës nga 300 që kishte në krijimin e saj dhe synon zgjerimin e mëtejshëm të kapaciteteve deri në 3000 të punësuar.

Në bisedën me punonjësit, Rama u ndal veçanërisht tek politika e qeverisë për rritjen e pagës minimale, duke theksuar se kjo do të vijojë si një prioritet i rëndësishëm për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Ne do të vazhdojmë ta rrisim pagën minimale. E kemi marrë këtë angazhim, por kemi marrë po ashtu angazhimin që, duke e rritur pagën minimale, të mbështesim këtë proces rritjeje me faza tranzitore lehtësuese për punëdhënësit, që t’i adoptohen rritjes së re, siç aktualisht po bëjmë”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se ku nëntëmujori i parë pas rritjes së pagës ka sigurime shoqërore dhe shëndetësore të mbuluara nga fondi i shtetit, fondi i sigurimeve, dhe jo nga punëdhënësi.

“Askush nuk flet për realitetin e kompanive në Shqipëri. Duket sikur Shqipëria nuk ka kompani, sikur Shqipëria nuk ka prodhim. Po të hapësh pasqyrat e informacionit nëpër ekranet e celularëve apo në ekranet e televizorëve, dëgjon thashetheme, dëgjon sajesa, dëgjon akuza, dëgjon gjithëfarë lloji gjërash që shqetësojnë elitën e bulevardit të Tiranës, por zor se merr vesh dhe dëgjon që ekziston në Fier një kompani me 2000 punonjës, që është pjesë e rrjetit të prodhimit të automjeteve Kia dhe Hyundai dhe që bën këtu jo atë fasonerinë e dikurshme, por bën manifakturë të standardeve më të larta ndërkombëtare”, shtoi Rama.

Sipas tij, “Shqipëria sot është në një pozitë tjetër ekonomike”.

“Sot ekonomia na jep mundësinë që ne t’u themi mësuesve, mjekëve, punonjësve të policisë, ushtarakëve, punonjësve të administratës, që kur kalojnë një numër të caktuar vitesh, vjetërsia në punë lexohet tek paga, jo thjesht si nderim dhe respekt për njeriun.
Po kështu, indeksimi i pagës është një gjë tjetër që ne kemi futur si risi në financimin e pagave të punonjësve, gjë që s’e kemi pasur deri dje, sepse s’kishim mundësi ta kishim. Dhe po kështu, rritja e pensioneve e me radhë, e me radhë të tjerat”, shtoi ai.

/a.f/

The post Rama: Rritja e pagës minimale do të vijojë me faza tranzitore mbështetëse për biznesin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbeten “mollë e ndaluar”, kompanitë e huaja fituan vetëm 1.2% të tenderave në vitin 2025

By: ela
3 April 2026 at 09:44

Tenderat në Shqipëri vijojnë të mbeten masivisht “pronë private” e kompanive shqiptare. Të dhënat e fundit të Agjencisë së Prokurimit Publik tregojnë se edhe për vitin 2025, kompanitë e huaja kanë fituar një numër shumë të kufizuar procedurash kundrejt atyre shqiptare. Po ashtu edhe vlera e këtyre procedurave të fituara nga kompanitë e huaja mbetet […]

The post Mbeten “mollë e ndaluar”, kompanitë e huaja fituan vetëm 1.2% të tenderave në vitin 2025 appeared first on BoldNews.al.

“Ryanair” hap zyrtarisht bazën e re në aeroportin e Rinasit

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Kompania ajrore “Ryanair” hapi zyrtarisht bazën e saj të re në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, duke shënuar një moment të rëndësishëm për sektorin e aviacionit në Shqipëri.

Me tre avionë të bazuar në Tiranë dhe 21 destinacione të reja të shtuara në rrjet, kjo  bazë e re zgjeron ndjeshëm lidhjet direkte të vendit me Evropën.

Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) në një postim në rrjetet sociale tha se “rritja e lidhshmërisë direkte është një faktor kyç për zhvillimin ekonomik, me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e PBB-së për frymë”.

Sipas AAC-së, ky zhvillim mbështet shtyllat strategjike të qeverisë: infrastrukturën, konkurrencën dhe lidhshmërinë.

AAC thekson se “angazhimi ynë mbetet i pandryshuar: siguria mbi të gjitha, e mbështetur nga një staf profesionist dhe i përkushtuar, për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare”. /j.p/

 

1 nga 4

The post “Ryanair” hap zyrtarisht bazën e re në aeroportin e Rinasit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eco Tirana ndryshon përsëri: ortakët italianë, ndërrojnë emër në Magis – Në Tiranë nuk dihet asgjë!

By: Ela
16 March 2026 at 17:27

Nga Alba Kepi Eco Tirana, kompania që ofron shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në kryeqytet, ka përjetuar një tjetër riorganizim të rëndësishëm, që ka bërë bujë në Itali, por ka kaluar thuajse pa asnjë informacion për publikun shqiptar. Kompania italiane që zotëron 49% të aksioneve, e njohur më parë si AGSM AIM, ka ndryshuar emrin […]

The post Eco Tirana ndryshon përsëri: ortakët italianë, ndërrojnë emër në Magis – Në Tiranë nuk dihet asgjë! appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet evazion fiskal prej 6.7 milionë eurosh në një kompani ndërtimi në Vlorë


TIRANË, 10 mars/ATSH/ Administrata Tatimore ka zbuluar një rast të rëndë evazioni fiskal në sektorin e ndërtimit në zonën bregdetare të Vlorës, ku nga verifikimet e kryera janë konstatuar rreth 6.7 milionë euro të ardhura të fshehura.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet u realizuan në kuadër të Planit Operacional të ndërmarrë nga Administrata Tatimore për formalizimin e aktivitetit në sektorët me risk të lartë informaliteti.

Nga analiza e dokumentacionit financiar dhe verifikimet në terren rezultoi se kompania e ndërtimit kishte fshehur të ardhura në vlerë rreth 6.7 milionë euro. Po ashtu u evidentuan edhe shkelje të tjera që lidhen me punonjës të padeklaruar dhe deklarim të pagave jo reale.

Administrata Tatimore bëri të ditur se rasti do të referohet për ndjekje penale pranë organeve kompetente, në përputhje me legjislacionin në fuqi për evazionin fiskal.

Sipas DPT-së, kontrollet në sektorin e ndërtimit do të vijojnë edhe në vijim, si pjesë e aksionit për formalizimin e tregut të punës dhe rritjen e transparencës financiare.

Administrata Tatimore thekson se deklarimi i pagave reale dhe i kontributeve shoqërore është një element kyç për garantimin e të drejtave të punonjësve dhe për forcimin e skemës së pensioneve për qytetarët. /j.p/

The post Zbulohet evazion fiskal prej 6.7 milionë eurosh në një kompani ndërtimi në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Afera Durana/ Emrat e 46 kompanive që nuk paguajnë taksa në parkun fiktiv

By: Ela
10 January 2026 at 16:22

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, gjatë rrëfimit të tij të katërt për atë që ai i quan aferat më të mëdha ekonomike të qeverisë Rama, denoncoi një aferë të re korruptive; afera Durana, me protagonistë qeveria Rama (Elira Kokona) dhe rreth 50 kompani private përfituese. Afera Durana është një mekanizëm korruptiv i qeverisë për shmangien e taksave […]

The post Afera Durana/ Emrat e 46 kompanive që nuk paguajnë taksa në parkun fiktiv appeared first on BoldNews.al.

Gjykata pushon padinë SLAPP ndaj banorëve të Kaçinarit

23 December 2025 at 15:52

Gjykata e Lezhës pushoi padinë e kompanisë “Shpërdhaza-Energji” ndaj dy banorëve të zonës së Kaçinarit në Mirditë, të cilët qenë akuzuar për shpifje dhe prishje imazhi. Vendimi mbyll një proces të konsideruar gjerësisht nga grupet kundër hidrocentraleve si përpjekje për të heshtur rezistencën e komuniteteve.

Padia ishte ngritur ndaj Gjergj Dedës, kryeplak i fshatit Simon, dhe Gjon Ndojt, pas deklaratave kundër ngritjes së katër hidrocentraleve nga “Shpërdhaza-Energji” në fshatrat e Mirditës.

Padia qe depozituar më 17 mars dhe lidhej me qëndrimet e shprehura nga dy banorët në një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Mirditës, që ishte mbajtur tre javë më përpara, më 24 shkurt.

“Kam thënë s’kanë dokumente, s’kanë leje mjedisore, ujore,” tha Deda për Citizens.al, sipas së cilit kompania ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

Sipas avokatit të banorëve, Marash Logu, kompania i cilësoi deklaratat si të pavërteta dhe cenuese për reputacionin e saj.

Mirëpo, pas rreth nëntë muajsh, gjykata ka vendosur ta pushojë çështjen. Shkak është bërë mosparaqitja e vazhdueshme e përfaqësuesve ligjorë të kompanisë. Si rrjedhojë procesi nuk avancoi kurrë në shqyrtim themelor.

Paditë SLAPP si mënyra për të heshtur banorët

Paditë e tilla, të cilat synojnë kryesisht frikësimin dhe stepjen e zërave kundërshtues, njihen shkurtimisht si “SLAPP”.

Rasti i Kaçinarit nuk është i izoluar. Në tetor 2025, banorët e Zall Gjoçajt që prej vitesh protestojnë kundër hidrocentraleve në atë zonë u gjendën të paditur për shpifje dhe fyerje nga kompania “Seka Hydropower”.

Kompania pretendon se tre banorët e paditur gjatë organizimit të një proteste në Lufaj të Mirditës në korrik 2025, i kanë dëmtuar figurën, përmes komunikimit që kanë pasur për mediat. Çështja vijon të trajtohet nga gjykata e Lezhës.

Organizata dhe juristë vërejnë se paditë SLAPP po përdoren shpesh nga kompani private për të intimiduar komunitetet që kundërshtojnë projekte me ndikim mjedisor.

Këto padi nuk synojnë domosdoshmërisht suksese ligjore, por lodhjen psikologjike dhe financiare të aktivistëve, përmes proceseve të gjata gjyqësore.

Diana Malaj, juriste dhe përfaqësuese e grupit ATA, i cili ka mbështetur vazhdimisht komunitetet në kundërshtimin e projekteve të HEC-eve, theksoi për Citizens.al se pasojat janë të thella dhe afatgjata.

“Mund të shoqërohet më demotivim të aktivistëve, stres e depresion, […] me një presion të jashtëm e periferik, që mund t’u vijë nga persona të tjerë të rrethit të tyre familjar apo miqësor,” analizon Malaj.

“Mundet t’i rëndojë shpirtërisht fakti që bëhen pjesë e një procesi penal, pra ndihen të kriminalizuar”, vijoi ajo.

Në Shqipëri nuk ekziston ende një kuadër i posaçëm ligjor kundër padive SLAPP. Megjithatë, sipas Malajt, janë planifikuar ndryshime deri në verën e vitit 2027, përfshirë transpozimin e Direktivës Anti-SLAPP të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, Kushtetuta garanton lirinë e shprehjes dhe të drejtën e protestës, të cilat shpesh sprovohen përmes këtyre padive.

Por, sipas Malajt, efektet e padive SLAPP mund të jenë edhe të kundërta.

“Ato mund të riaktivizojnë solidaritetin dhe të forcojnë këmbënguljen për të protestuar e folur publikisht,” tha ajo teksa nënvizoi se këto efekte shpesh anashkalohen nga paditësit.

Banorët e Kaçinarit kundërshtojnë projektin e katër hidrocentraleve të “Shpërdhaza-Energji” që prej vitit 2019. Ata pretendojnë mungesë konsultimi publik, shkelje ligjore dhe falsifikim të firmave të banorëve.

Protestat janë zhvilluar në bjeshkë, para Ministrisë së Infrastrukturës, por edhe para Gjykatës së Lezhës.

Shqetësimi kryesor mbetet devijimi i burimeve ujore dhe dëmet mjedisore, që sipas banorëve mund të jenë të pakthyeshme nëse punimet vijojnë.

Lexo gjithashtu:

The post Gjykata pushon padinë SLAPP ndaj banorëve të Kaçinarit appeared first on Citizens.al.

Gjobiten 6 kompani fruta-perimesh, bashkërenduan dhe diktuan çmimet deri në 115% më të larta

By: Ela
17 December 2025 at 11:41

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur gjashtë ndërmarrje grumbulluese për bashkërendim të çmimeve në dëm të fermerëve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë. Pas një hetimi që zgjati gati dy vite dhe përfshiu disa qarqe të vendit, Komisioni i Konkurrencës konstatoi praktika të ndaluara që kishin shtrembëruar konkurrencën, kishin diktuar çmimet e blerjes si […]

The post Gjobiten 6 kompani fruta-perimesh, bashkërenduan dhe diktuan çmimet deri në 115% më të larta appeared first on BoldNews.al.

Analiza/ Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri

By: Brisi
29 November 2025 at 22:12

Tregu i pakicës është një segment që po tërheq sipërmarrje të mëdha nga Kosova. Këto të fundit kanë më shumë përvojë dhe kanë ecur më shpejt se Shqipëria në tregtinë me pakicë të organizuar dhe po nxitojnë të shfrytëzojnë hapësirat e lira në tregun që flet të njëjtën gjuhë. Kthimi i Shqipërisë në destinacion turistik, […]

The post Analiza/ Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Rama: Kompani e përbashkët shqiptaro-italiane për ndërtimin dhe riparimin e anijeve

13 November 2025 at 20:36

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama informoi sot se kompania e përbashkët shqiptaro-italiane mes kompanisë italiane, Fincantieri dhe kompanisë shqiptare  KAYO, për të ngritur kantierin e ndërtimit dhe të riparimit të anijeve në Pashaliman parashikohet që në vitin 2031 të krijojë një vlerë prej 400 milion eurosh në një vit.

Në një intervistë televizive pas mbledhjes së parë të përbashkët të qeverive Shqipëri-BE, Rama foli mbi marrëveshjet e arritura në fushën e mbrojtjes.

Ai përmendi marrëveshjen për krijimin e një kompanie të përbashkët mes kompanisë italiane, Fincantieri dhe kompanisë shqiptare  KAYO, për të ngritur kantierin e ndërtimit dhe të riparimit të anijeve në Pashaliman.

“Përmenda marrëveshjen për krijimin e një kompanie të përbashkët mes njërës prej ekselencave më të njohura të Europës në industrinë navale siç është Fincantieri dhe kompanisë sonë të re KAYO.shpk për të ngritur kantierin e ndërtimit dhe të riparimit të anijeve në Pashaliman”, tha Rama.

Rama u shpreh se, në vitin 2031 parashikohet që kjo kompani e përbashkët të krijojë një vlerë prej 400 milionë eurosh në një vit.

“Pashë pak të gjithë studimin për këtë projekt dhe në vitin 2031 parashikohet që kjo kompani e përbashkët të krijojë një vlerë prej 400 milion eurosh në një vit”, tha Rama.

Rama foli edhe sa i takon marrëveshjes bilaterale ushtarake me Italinë, ku tha se Shqipëria deri tani nuk ka probleme në ujërat e saj sa i takon emigracionit të paligjshëm, ndërkohë që mbetet e angazhuar në luftën kundër trafiqeve.

I pyetur lidhur me marrëveshjen bilaterale ushtarake me Italinë, operacionet për të ndalur fluksin emigrator në ujërat italianë dhe europiane, Rama tha se, “nuk kemi ne një problematikë të tillë në ujërat tona territoriale me thënë të drejtën dhe kemi kohe që nuk e kemi për fat të mirë”.

“Ne kemi më shumë nevojë të vazhdojmë luftën kundër trafiqeve që ka njohur përparime të mëdha, por që është një luftë që faktikisht asnjëherë nuk mbaron, por gjithmonë duhet zhvilluar sepse në çdo moment që ti e konsideron të mbaruar ajo rifillon prapë”, theksoi kryeministri.

Nga ana tjetër, shtoi Rama, “ne nuk kemi paguar faktikisht asnjë kosto madje nëse do ta shikonim në mënyrë ngushtësisht politike, marrëveshja që kemi bërë na ka ndihmuar shumë në Europë ku shumica e qeverive janë qeveri të djathta dhe i shkojnë në të njëjtin hulli politikës së emigracionit të paligjshëm”.

“Madje jo vetëm të djathtët, por dhe kryeministrja e Danimarkës që është një kryeministre e majtë, është një kampione kundër emigracionit të paligjshëm”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se, “duhet që të mos harrojmë asnjëherë që kjo nuk është një zgjedhje e jona në kuptimin se çfarë qasje duhet të ketë Europa ndaj emigracionit të paligjshëm dhe nga ana tjetër nuk është një problem drejtpërdrejtë i yni sepse ne nuk kemi një të tillë”.

Por, shtoi Rama, “zgjuarsia jonë është që të jemi në kohën e duhur në vendin e duhur dhe të marrim dhe kreditet e duhura, të cilat janë kredite që vlejnë në procesin e përngjitëm të rritjes së solit dhe rritjes së reputacionit të Shqipërisë ndërkombëtarisht”.

/gj.m/j.p/

 

The post Rama: Kompani e përbashkët shqiptaro-italiane për ndërtimin dhe riparimin e anijeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Panairi i Karrierës në UPT, mundësi punësimi për studentët në sektorin publik e privat

13 November 2025 at 12:56

TIRANË, 13 nëntor/ATSH-Ermira Isufaj/ Universiteti Politeknik i Tiranës organizoi sot për të katërtin vit radhazi Panairin e Karrierës, një aktivitet që po kthehet në traditë të përvitshme.

Në Panairin e Karrierës së këtij viti, marrin pjesë 41 kompani, të cilat bashkëpunojnë në kuadër të intershipeve të ndryshme që studentët zhvillojnë në këto kompani, por edhe për ndërmjetësim me fokus punësimin e studentëve.

Nga 41 kompani, 10 janë të profilit Teknologji Informacioni, 20 kompani të profilit Mekanik dhe Elektrik, 6 kompani nga ndërtimi, arkitektura dhe gjeologji miniera si dhe katër institucione shtetërore (Bashkia, AKEP, DPSHTRR, Enti Kombëtar i Banesave).

Elfrida Shehu zv/rektore e UPT-së, u shpreh për ATSH se Panairi i Karrierës është kthyer në një traditë të përvitshme.

“Sivjet menduam ta bëjmë në fillim të vitit shkollor dhe jo në fund si vitet e kaluara, me qëllim që t’u japim mundësi sa më shumë studentëve dhe kompanive për bashkëpunim. Ne sot kemi 41 kompani që marrin pjesë në këtë panair, në bazë të të interesit që vetë kompanitë kanë treguar. Kemi pasur kërkesa të kompanive edhe më herët të fushave që mbulojnë të gjitha profilet e studimit në UPT”, u shpreh Shehu.

Zv.rektorja theksoi se “interesi është i lartë sepse çdo vit në bazë të marrëveshjeve edhe panairit, janë mundësuar jo vetëm intershipe, por edhe punësime. Ne nuk mbetemi vetëm këtu. Sa herë që kompanitë kanë nevoja dhe interesa ne bëjmë njoftime dhe takime me studentët. Tre vitet e tjera kanë qenë shumë të suksesshme. Kjo ka shërbyer për të kuptuar çfarë nevojash ka tregu, që edhe ne t’i përshtatim kurrikulat sipas tregut”.

Romina Zaimi përfaqësuese e Bashkisë Tiranë tha për ATSH-në se “kemi dy projekte në bashkinë e Tiranës, Web Challenge dhe “Fillo me një ide”. E para është për fushat e Teknologjisë së Informacionit, ku të rinjtë, studentët duhet të krijojnë një faqe webi. Ndërsa, “Fillo me një ide” është që të rinjtë të sjellin një ide dhe projekti fitues vihet më pas në zbatim nga bashkia Tiranë”.

Gjithashtu, Zaimi bëri me dije se “Bashkia ka edhe shumë vende të lira pune të cilat janë paraqitur në kohë reale në faqen zyrtare të institucionit. Janë të gjitha vendet, kriteret dhe fushat ku aplikohet”.

Panairi i Karrierës shërben edhe për të forcuar lidhjen e universitetit me tregun e punës dhe jep përfitime të dyfishta si për studentët ashtu dhe për kompanitë.

Studentët kanë mundësi të njihen me ofertat e kompanive te punës pranë të cilave mund të kryejnë praktika profesionale, internshipe dhe të aplikojnë për punë. Ndërsa kompanitë duke njohur nga afër studentët, kanë mundësi të vlerësojnë potencialet e atyre që mund të rekrutohen nesër si punonjës pranë tyre.

Juliana Kepi, përfaqësuese e një banke të nivelit të dytë tha për ATSH-në se për të dytin vit radhazi janë bërë pjesë e Panairit të Karrierës ku nga studentët kanë interes të madh edhe pse banka është pak më e profilizuar në aspektin e punësimeve. “Studentët e interesuar, sjellin CV-të e tyre, intervistohen nga drejtoria jonë dhe në varësi të interesave si të kandidatëve dhe institucionit krijohen hapësirat e punës”, pohoi Kepi.

Qëllimi kryesor i këtij panairi mbetet krijimi i një ure lidhëse ndërmjet studentëve, të diplomuarve dhe industrisë dhe më gjerë.

Robert Kodra, drejtori i Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit pranë UPT-së, tha për ATSH-në se universiteti është në bashkëpunim me 120 kompani dhe biznese.

“Interesi i kompanive është shumë i lartë. Ne kemi interes që të çojmë studentët gjatë programit mësimor për praktika profesionale brenda kurrikulës së programit mësimor. Gjithashtu, në përputhje me kurrikulën e studimit t’i pozicionojmë studentët për praktikat profesionale, dhe finalizimi më pas me kontrata punësimi”, pohoi ai.

“Vitin e kaluar sipas analizave që kemi bërë të Alumnit, rreth 90% të studentëve janë punësuar. Ka edhe me vetëpunësim, me punësim në institucione shtetërore dhe në kompani private”, pohoi Kodra.

Gjatë Panairit të Karrierës, kompanitë prezantuan aktivitetin e tyre si dhe mundësitë që ato ofrojnë për praktika profesionale dhe punësim për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, si dhe zhvilluan diskutime me studentët e interesuar lidhur me mundësitë që ato ofrojnë për praktika profesionale dhe punësim.

Panairi i punës në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës - Foto: Andrin Hoxha
1 nga 16
Panairi i punës në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës - Foto: Andrin Hoxha

/a.f/

The post Panairi i Karrierës në UPT, mundësi punësimi për studentët në sektorin publik e privat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kompania e parë e riciklimit të qelqit në Bubq, Jaupaj: Qasje inovatore për trajtimin e mbetjeve

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ “Albania Glass Recycling” në Bubq të Krujës është kompania e parë e riciklimit të qelqit në Shqipëri, e cila përfaqëson një hap të ri drejt ekonomisë qarkulluese.

Kjo kompani kthen mbetjet e qelqit në produkte me vlerë të shtuar, si pllaka terrazzo dhe materiale filtruese për pishina.

Në prezantimin e kësaj nisme të parë të këtij lloji në Shqipëri ishte i pranishëm edhe ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj i cili e cilësoi këtë kompani një shembull të qartë të bashkëpunimit midis qeverisë, sektorit privat dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Kjo kompani do të sjellë rezultate konkrete për një ekonomi më të gjelbër dhe duke ulur volumin e mbetjeve. Gjatë këtij muaji kemi pasur një sërë përurimesh edhe në qytete të tjera sa i takon stacioneve të grumbullimit dhe riciklimit të mbetjeve, ku një pjesë e mirë e mbetjeve riciklohet dhe rikthehet në treg duke ulur edhe numrin e sasisë së mbetjeve në territorin e vendit, por edhe të mbetjeve që përfundojnë në landfille”, theksoi Jaupaj.

Ministri Jaupaj u shpreh se bashkë me GIZ ka pasur disa angazhime në bashki rurale që bujqësinë e kanë një funksion kryesor të ekonomisë së tyre.

“Në fund të gushtit kryeministri Rama prezantoi reformën e re të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri. Por kemi një qasje komplet inovatore sa i takon grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve duke sjellë në këtë fazë edhe zgjerimin e ekonomisë qarkulluese”, tha Jaupaj.

Ai theksoi se ky investim i shtohet përpjekjeve të Shqipërisë për të prezantuar këtë lloj politike.

“Para dy javësh ne miratuam në Parlament ligjin “Për menaxhimin e mbetjeve” cka sjell një qasje të re inovatore, por edhe konform legjislacionit të BE-së, ku grumbullimi dhe riciklimi janë në qendër të tij”, tha Jaupaj.

Ministri Jaupaj theksoi se akoma sot normat e riciklimit janë në 18%.

Sipas tij, kjo tregon që tregu shqiptar me 870 mijë tonë mbetje që prodhon në vit është një treg i rëndësishëm edhe për ricikluesit. “Me incentivën që do të jepet nëpërmjet ligjit për përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit, kjo do të sjellë edhe një rritje ekonomike të këtyre kompanive”, tha ministri i Mjedisit.

Me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit, projekti zbatohet nga GIZ Albania dhe Partners Albania, me bashkëfinancim nga Bashkimi Europian dhe qeveria gjermane.

/k.s/j.p/

The post Kompania e parë e riciklimit të qelqit në Bubq, Jaupaj: Qasje inovatore për trajtimin e mbetjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Minatorët e Spaçit në protestë për kushte dhe të drejta në punë

13 October 2025 at 17:01

Prej një jave, rreth 70 punonjës së minierës së bakrit në Spaç të Mirditës kanë bojkotuar punën dhe janë në protestë për kushtet e punës.

Minatorët thonë se janë në grevë të përgjithshme sipas të gjitha rregullave, duke venë në dijeni kompaninë dhe institucionet, ndërsa paralajmërojnë se do të kalojnë në greve urie nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Ata i kanë paraqitur kompanisë koncensionare turke “Tete Albania Tunnel & Mining”, që menaxhon minierën në Spaç, një listë kërkesash që përfshin rritje pagash me 15-20% dhe njohjen e sindikatës së re të krijuar prej tyre në gusht 2025.

Sipas minatorëve, prej vitesh pagat kanë mbetur të pandryshuara, ndërsa çmimi i bakrit në tregjet ndërkombëtare është trefishuar, duke rritur fitimet e kompanisë. Por pikënisja e protestës duket të ketë qenë fakti se kompania nuk u ka njohur sindikatën dhe nuk ka miratuar kontratë të re kolektive.

Albert Bushpreni është minator i larguar rishtazi nga puna, pas thuajse tre vitesh që punonte në këtë minierë. Largimi i tij, sipas punëtorëve, vjen për shkak të organizimit në sindikatë.

“Vinim re që punëtorët thoshin shpesh që mos na kërkoni të bëjmë më shumë, se kaq na japin, s’kemi sindikatë të na mbrojë. Aty nga lëvizja e punëtorëve, lindi ideja për t’u organizuar në sindikatë që njihet me ligj”, u shpreh Bushpreni për Citizens.al.

Më 16 gusht 2025, Sindikata e Minatorëve të Minierës Spaç (SMMS) mori formë, nën ombrellën e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.

Sipas Albert Bushprenit, kompania turke u njoftua zyrtarisht dhe iu kërkua një takim me qëllim që të njihej me përfaqësinë e sindiatës dhe të lidhej një kontratë kolektive. Por ai thotë se njoftimet “ranë në vesh të shurdhët”.

“Nuk kthyen përgjigje, tejkaluan të gjitha afatet, duke menduar se mund t’i intimidojnë punëtorët tek e tek dhe përfundimisht pastaj, përmes përgjegjësit të minierës që është koleg i yni, na çojnë fjalë si kryesi e sindikatës që të shkonim në një takim”, tregoi Bushpreni.

Në takimin e organizuar, sipas minatorit Bushpreni, përfaqësues të kompanisë u shprehën se kjo nismë për të krijuar sindikatën ishte konsideruar si “prerje në besë”, edhe pse e drejta për t’u organizuar në sindikatë është e drejtë ligjore.

Më 7 tetor, përmes një zarfi minatori Bushpreni njoftohet se është larguar nga puna. Preteksti i largimit nga puna sipas tij ishte një incident, duke shkaktuar gërvishtjen e një punëtori, për të cilin si përgjegjës i turnit kishte ndjekur procedurat, duke e dërguar në spital. Mirëpo, sipas tij nuk kishte plotësuar formularin sipas rregullores.

“Këtu ka formularë të posaçëm që janë për raste aksidentesh qoftë për mjetet, qoftë për njerëzit. E kam njoftuar përgjegjësin dhe i them që nuk kam formular për ta plotësuar. E rregullojmë nesër tha. Të nesërmen na mori në mbledhje, kastile nuk ma ofruan brenda 24 orëshit formularin për ta plotësuar”, shpjegoi Bushpreni.

Sipas tij, largimi i tij nga puna ishte thjesht një indicie për organizimin në protesta, pasi problematikat janë ato që realisht kanë shtyrë për të organizuar protestën me minatorët.

“Ne kemi punuar edhe në kushte jo-normale. Nëse një ventilator fiket për efekt energjie, aty krijohet tym, gazra. Ka pasur raste që tjetri është dëmtuar, dhe jo në krye të detyrës së vet, në kontratë është përcaktuar se punonjësi nuk duhet të punojë jashtë asaj që është kontraktuar”, shprehet Alberti.

Mes të tjerash, pagat mbeten një tjetër shqetësim për minatorët.

“Unë si përgjegjës turni marr 4,850 lekë të vjetra në ditë. Imagjino të tjerët që janë poshtë meje. Me gjithë respektin për fshesaxhiun, por edhe një fshesaxhi i bashkisë i merr kaq lekë. Punon punëtori i nëntokës me 30 mijë lek të vjetra në ditë. Nuk të vjen një punëtor për të bërë një kovë llaç, jo më në minierë”, theksoi Bushpreni për Citizens.al.

Ai deklaroi se kompania është në dijeni të situatës, por nuk është marrë asnjë masë përpos ankesave.

“Unë e di që si kam të gjitha kushtet thonë, por do ti plotësojmë. Po sot, po nesër, jeta e njeriut njëherë jepet”.

Sipas Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, janë marrë të gjitha masat ligjore për të garantuar zhvillimin normal të protestës në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ndërsa është venë në dijeni Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Inspektorati Shtetëror i Punës, Komisariati i Policisë, pushteti vendor dhe AKSEM.

Sipas minatorëve të premten pati një takim ndërmjetësues nga Zyra Rajonale e Ndërmjetësimit dhe Pajtimit, por nuk është arritur asgjë konkrete që t’i japë zgjidhje situatës.

Protesta e minatorëve përshkallëzoi të hënën në përplasje me policinë, ku dy prej tyre u shoqëruan më pas në stacionin e policisë.

“Tete Albania Tunnel & Mining Sh.a” është një kompani turke me fushë veprimi në industrinë minerare, e regjistruar në 2019, me administrator shtetasin turk Eyup Batal.

The post Minatorët e Spaçit në protestë për kushte dhe të drejta në punë appeared first on Citizens.al.

❌
❌