Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Eurodeputetët të shqetësuar për mbeturinat e Shqipërisë

15 December 2025 at 18:25


Eurodeputetët janë shqetësuar nga situata me mosmenaxhimin si duhet të mbetjeve. Rasti i transferimit në rrugë detare drejt Kroacisë të mbeturinave shqiptare ka ngritur shqetësim në Bruksel.

“Shqipëria duhet që të bëjë shumë më tepër në shpëtimin e natyrës, në menaxhimin e mbeturinave, riciklimin, ndoshta duke krijuar një sistem depozitimi për shishet e pijeve. Gjithsesi, jam shumë optimist për ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë. Ky vend ka një perspektivë të qartë, ndaj po bën përpjekje për të ecur më shpejt“, u shpreh Sebastian Everding, eurodeputet.

Eurodeputeti gjerman është optimist për anëtarësimin e Shqipërisë para vitit 2030 në BE.

“Po, kjo është e mundur, por duhet të përshpejtoni pak më shumë reformat e kërkuara, sidomos në çështjet mjedisore. Po kryhen reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian, por Shqipëria duhet që të luftojë fort kundër korrupsionit, ndaj duhet vlerësuar në këtë drejtim puna e SPAK-ut“, shtoi eurodeputeti.

Viti 2025 shënoi përparimin më të madh të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së, duke ecur në procesin e negociatave të anëtarësimit me një ritëm të paparë, duke hapur të gjashtë grupet e negociatave në pak më shumë se një vit./Tv Klan

Tre vjet pas aplikimit për në BE, Kosova ende pa status kandidati

13 December 2025 at 18:08


Tre vjet pasi Kosova dorëzoi aplikimin për statusin vend-kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, procesi ka mbetur pothuajse në të njëjtën pikë. Ndërsa institucionet vendore flasin për progres dhe orientim të qartë strategjik, nga Brukseli mesazhi është i ftohtë dhe i njëjtë se vendimi është ende te shtetet anëtare të unionit.

Në qeverinë në detyrë thonë se që procesi të mbetet i bazuar në meritokraci dhe BE-ja të ruajë kredibilitetin, aplikimi së paku duhet të marrë vëmendjen dhe vlerësimin serioz nga ana e unionit evropian dhe anëtarëve të saj. Megjithatë, njohësit e integrimeve evropiane avancimin e rrugës euro-integruese e ndërlidhin me progres në dialogun Kosovë–Serbi.

Nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë thonë për KosovaPress, se Komisioni Evropian është i përgatitur të procedojë me hartimin e mendimit mbi aplikimin e Kosovës, por vetëm pasi shtetet anëtare të kërkojnë këtë hap.


“Ju lutemi vini re se Komisioni Evropian është gati të përgatisë një mendim mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim, nëse kërkohet nga Këshilli. Gjithashtu, siç është theksuar më parë, vendimi për shtetet e reja që bashkohen me BE-në, i takon në fund të fundit shteteve anëtare për ta vendosur”, thuhet në përgjigje.

Në anën tjetër, në qeverinë në detyrë thonë për KosovaPress, se vendi e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, thotë për KosovaPress, se përparimi ekonomik, politik dhe i zbatueshmërisë së përgjithshme të reformave, dëshmon gatishmërinë e Kosovës për ta marrë statusin vend-kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Angazhimi përmes takimeve intensive e bisedat në çdo nivel me homologë dhe kolegë nga BE dhe shtetet anëtare nuk kanë munguar. Aty kemi argumentuar si kemi arritur deri te aplikimi dhe pse meritojmë statusin e vendit kandidat. Që procesi të mbetet i bazuar në meritokraci dhe të ruajë kredibilitetin, sidomos tani me rigjallërimin e procesit të zgjerimit për shkak të situatës gjeopolitike në Evropë, aplikimi së paku duhet ta marrë vëmendjen dhe vlerësimin serioz nga ana e BE dhe anëtarëve të saj”, thuhet në përgjigjen e tij.

Në anën tjetër, politologu Artan Muhaxheri thotë se rruga e avancimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian është e varur 100 për qind nga progresi në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, pa ringjallje të dialogut dhe pjesëmarrje konstruktive në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve të arritura, s’ka gjasa teorike që Kosova të bëjë hapa të rëndësishëm në agjendën evropiane.

Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor 2022. Dokumenti i aplikimit u dorëzua gjatë kryesimit të Çekisë në Këshillin e BE-së, duke shënuar një hap historik në përpjekjet e vendit drejt integrimit evropian. Në fillim, aplikimi u nënshkrua një ditë më parë, më 14 dhjetor 2022, nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri tashmë në detyrë Albin Kurti dhe ish-kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, për t’u dorëzuar zyrtarisht në Bruksel.

FOKUS – Brukseli ndalon përkohësisht trafikun ajror për shkak të një droni

5 December 2025 at 13:37

BRUKSEL, 5 dhjetor /ATSH-AA/ – Trafiku ajror në aeroportin e Brukselit u ndërpre sot për një kohë të shkurtër rreth orës 10:00 të mëngjesit për shkak të një droni pranë aeroportit, raportoi e përditshmja belge “La Libre”.

Ndalimi, i cili zgjati rreth 15 minuta, u zbatua si masë paraprake, sipas menaxherit të hapësirës ajrore “Skeyes”. Autoritetet thanë se kohëzgjatja e shkurtër e ndërprerjes shkaktoi pak ose aspak shqetësime për udhëtarët.

Muajt ​​e fundit janë parë një seri ndërhyrjesh me dronë në disa vende evropiane, ndonjëherë pranë aeroporteve ose objekteve ushtarake, përfshirë edhe mbi një bazë ushtarake belge.

Disa zyrtarë evropianë kanë fajësuar Rusinë për incidentet, duke i lidhur ato me një luftë hibride dhe konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë. Moska, megjithatë, ka mohuar me vendosmëri çdo përfshirje.

Në përgjigje, Ministria belge e Mbrojtjes njoftoi plane për të përforcuar aftësitë e saj të përgjimit të dronëve dhe politikat përkatëse.  /os/

The post FOKUS – Brukseli ndalon përkohësisht trafikun ajror për shkak të një droni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

"Nuk ka rrezik që ajo të arratiset": Federica Mogherini, e akuzuar për mashtrim, është liruar brenda natës

3 December 2025 at 09:23


Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, dhe zyrtari i lartë i Komisionit Evropian, Stefano Sannino, u liruan të martën vonë në mbrëmje.

Një gjë e tillë erdhi pasi ata u ndaluan si të dyshuar në një hetim për mashtrim që tronditi Brukselin, njoftoi Zyra e Prokurorit Publik Evropian, raporton sot portali Euractiv.

Të dy u ndaluan të martën pas një serie bastisjesh të kryera nga policia belge në selinë e shërbimit diplomatik të BE-së në Bruksel, në Kolegjin e Evropës në Bruges, si dhe në banesa private.

Prokuroria dyshon se të dy vepruan në bashkëpunim në vitet 2021 dhe 2022 për të drejtuar një tender publik për një akademi të re diplomatike të BE-së drejt Kolegjit të Evropës, ku Mogherini është rektore dhe drejton projektin.

Akademia financohet nga shërbimi diplomatik i BE-së, EEAS, të cilin Mogherini e drejtoi midis viteve 2014 dhe 2019, dhe në të cilin Sanino mbajti një pozicion të lartë kur u mor vendimi se ku do të vendosej akademia.

Një tjetër zyrtar i lartë i Kolegjit të Evropës u arrestua gjithashtu.

"Pas marrjes në pyetje nga Policia Federale Gjyqësore Belge… tre individët janë informuar zyrtarisht për akuzat kundër tyre", ka thënë Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) në një deklaratë.

Akuzat përfshijnë "mashtrim dhe korrupsion në prokurimin publik, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional".

Sipas ligjit belg, etiketimi i dikujt si i dyshuar do të thotë se një hetim është duke vazhduar dhe se ata mund të merren në pyetje përsëri, por kjo nuk nënkupton fajësi.

EPPO tha se të dyshuarit u liruan sepse "nuk konsideroheshin si në rrezik arratisjeje". Ata mbeten të pafajshëm ndërsa hetimi vazhdon. /Telegrafi/

Brukseli i ashpër me Ukraninën: Luftoni korrupsionin nëse doni të futeni në BE

By: redi
28 November 2025 at 20:07

”Kievi duhet të ndjekë penalisht figurat e korruptuara në politikë dhe biznes nëse dëshiron të bashkohet me BE-në”, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i Brukselit, ndërsa presioni mbi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy rritet për shkak të akuzave për korrupsion në rritje. Në një intervistë me POLITICO, Komisioneri Evropian i Drejtësisë Michael McGrath tha se qeveritë evropiane nuk do ta…

Source

Mesazhet e Brukselit për Kosovën dhe Serbinë/ “Kusht për heqjen e sanksioneve, themelimi i asociacionit të komunave”

By: Rovena
28 November 2025 at 17:40

Nga Kosova do të kërkohet përsëri që pa vonesa të nisë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe të nisë të japë rezultate në obligimet nga marrëveshja e vitit 2023 për të hequr përfundimisht masat sanksionuese, ndërsa nga Serbia kërkohet që të nisë procedurat për njohjen e dokumenteve dhe simboleve dhe të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare.

Ky është qëndrimi i BE-së që pritet të rikonfirmohet në takimin që do të mbahet në dhjetor në nivel ministror sipas mediave të Kosovës.

Një kapitull i veçantë i këtyre konkluzave i kushtohet procesit zgjedhor në vend.

Këshilli i Ministrave përmes konkluzave vëren me shqetësim ngërçin e zgjatur politik pas zgjedhjeve parlamentare dhe pret një proces zgjedhor të administruar mirë dhe gjithëpërfshirës në prag të zgjedhjeve të parakohshme të caktuara për 28 dhjetor.

Në draftin e dokumentit konfirmohet edhe gatishmëria e shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, për të organizuar një raund të ri të dialogut në nivelin më të lartë politik sapo të krijohen kushtet e favorshme, ndërsa palët ftohen të shfrytëzojnë mundësinë për të arritur rezultate konkrete.

Kosova dhe Serbia pritet të përmbahen nga veprimet provokuese, të shmangin retorikën përçarëse dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme dhe të koordinuara që garantojnë siguri, mbrojtje dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët./abcnews.al

 

 

Dumani nga Brukseli: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar nga politika dhe krimi organizuar, jemi të përgatitur për të përballuar presionet

By: V K
24 November 2025 at 15:55

Delegacioni Evropian në Shqipëri, ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar javën e kaluar në Bruksel, ku i pranishëm ishte kreu i SPAK, Altin Dumani, si edhe zëvendësdrejtori i njësisë për strategjinë dhe koordinimin e zgjerimit në DG ENEST, Giulio Vennerin.

Mësohet se Dumani gjatë takimit përmendi vështirësitë kryesore me të cilat përballet SPAK, ku ai veçoi mes të tjerash menaxhimin e presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm nga politika, por sidomos nga krimi i organizuar

“Vështirësitë kanë qenë të shtumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet. Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një vështirësi tjetër ishte presioni i madh që gjendjeshim, i publikut qe kërkonte rezultate, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ndërsa pritshmëritë ishin të mëdha, mundësitë tona reale ishin të kufizuara.

Tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar.

Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione, pavarësisht nga vijnë ato. Secili ka një përvojë të admirueshme dhe janë profesionalisht të maturuar”, tha Dumani.

Nga ana e tij, Vennerin theksoi se SPAK, është një kontribues i madh në besueshmërinë e Shqipërisë në procesin e pranimit në BE.

“Kur vendet zbatojnë vërtet reformat, BE-ja jep rezultate në këmbim”, tha Venneri.

 

 

Postimi i plotë i Delegacionit të BE-së:

Një diskutim i frytshëm javën e kaluar në një nga institutet kryesore të politikave në Bruksel, Qendra Evropiane e Politikave (European Policy Centre), me Altin Dumanin, Kryeprokuror i Posaçëm i Shqipërisë, dhe Giulio Vennerin, Zëvendësshef i Njësisë për Strategjinë e Zgjerimit dhe Koordinimin në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG ENEST), vuri në dukje rolin kyç të SPAK-ut në reformën në drejtësi dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Dumani theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion model i reformës në drejtësi në Shqipëri, i ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut.

“Transformimi sistemik është i mundur kur një shoqëri zgjedh ndershmërinë mbi cinizmin dhe kur institucionet ndërtohen jo për komoditet politik, por për shërbim publik”, u shpreh ai.

Venneri nënvizoi se rezultatet në rritje të SPAK-ut, të ndërtuara mbi arritje konkrete, forcimin e kapaciteteve teknike dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për rritjen e besueshmërisë së Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kur vendet i zbatojnë me seriozitet reformat, edhe BE-ja jep përgjigjen e saj”, tha Venneri.

 

The post Dumani nga Brukseli: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar nga politika dhe krimi organizuar, jemi të përgatitur për të përballuar presionet appeared first on Albeu.com.

Ministri belg i Mbrojtjes thotë se nëse Brukseli sulmohet, Moska do të rrafshohet me tokë

29 October 2025 at 09:56


Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, i ka dhënë një mbrojtje të fuqishme aleancës atlantike, duke pretenduar se NATO do ta “rrafshonte Moskën” nëse Rusia do të sulmonte Brukselin, shkruan The Brussels Time.

Në një intervistë të gjerë në De Morgen, Francken preku një numër çështjesh strategjike të nxehta, duke përfshirë luftën në Ukrainë, mbrojtjen evropiane, luftën hibride dhe parandalimin bërthamor, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse ka frikë se presidenti rus Vladimir Putin mund të niste një sulm me raketa konvencionale në Bruksel, përgjigjja e tij ishte e qartë: “Jo, sepse atëherë ai do të godasë zemrën e NATO-s, dhe pastaj ne do ta rrafshojmë Moskën”.

Ai vazhdoi të shprehte mbështetje të fortë për udhëheqjen e SHBA-së në NATO dhe përsëriti besimin e tij në Nenin 5, klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë që mbështet aleancën.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nëse presidenti i SHBA-së, Donald Trump do ta respektonte Nenin 5, Francken tha: “Sigurisht që do ta bënte. Ekziston një paragjykim i madh në Evropë kundër qeverisë amerikane. Pse të mos e respektojë Nenin 5”.

Francken tha se ishte më i shqetësuar për përdorimin e luftës hibride nga Rusia sesa për kërcënimin e sulmeve konvencionale.

“Një raketë në Bruksel? [Përdorimi i Nenit 5] është] një ide e qartë, pavarësisht se çfarë përkufizimi përdorni. Putini nuk do ta bëjë as këtë. Unë jam më i prirur të marr në konsideratë skenarë të zonës gri: burra të vegjël të gjelbër që nxisin pakicën rusishtfolëse në Estoni kundër 'regjimit nazist'. Para se ta kuptoni, ata kanë aneksuar një copë të Estonisë”, shtoi ai.

Kushdo që shpreson që ministri i Mbrojtjes të tregojë mbështetjen e tij për mbrojtjen evropiane do të zhgënjehet nga deklaratat e Francken për këtë çështje.

Në intervistën e tij me De Morgen, ai kritikoi vendet më të mëdha evropiane për “maksimizimin e tregjeve të tyre” dhe vuri në dyshim se si kombet që aktualisht nuk janë në gjendje të bashkëpunojnë në prokurimin e mbrojtjes mund të integrojnë ushtritë e tyre kombëtare.

“Kushdo që beson në një ushtri evropiane po shet kështjella në ajër. Për fat të mirë, ne kemi NATO-n, e cila ka demonstruar edhe një herë efektivitetin e saj me mbrojtjen ajrore në Poloni dhe Estoni”, tha ai.

Francken ndau gjithashtu mendimet e tij për Brukselin, duke thënë se e do qytetin, ndërsa pranoi se mund të jetë një "marrëdhënie dashurie-urrejtjeje".

Ai shprehu mbështetjen e tij për një thirrje të George-Louis Bouchez, udhëheqës i Liberalëve Frankofonë (MR), që ushtarët të vendosen në rrugët e kryeqytetit belg për të monitoruar pikat e nxehta të trafikimit të drogës.

"Nëse nuk e adresojmë luftën kundër drogës dhe pasigurinë, kanceri i Brukselit do të përhapet në Brabantin Flamand", tha ai. /Telegrafi/

Dialogu me Serbinë/ Marta Kos: Brukseli pret formimin e qeverisë së re për t’u angazhuar më shumë me Kosovën

23 September 2025 at 21:28

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha se Brukseli po pret formimin e një qeverie të re në Prishtinë në mënyrë që të angazhohet më shumë me Kosovën sa i përket dialogut për normalizim të raporteve me Serbinë.

Kos përsëriti qëndrimin e bllokut evropian se normalizimi i raporteve është kusht për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Dhe ne po punojmë për këtë, në veçanti edhe me përfaqësuesen tonë të lartë, Kaja Kallas. Ne jemi vazhdimisht të angazhuar me Serbinë për këtë çështje, ndërsa me Kosovën më pak muajt e fundit, sepse jemi ende në pritje të formimit të një qeverie të re. Por, kjo mbetet një nga prioritetet në gjithë procesin e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor”, tha Kos.

Këto deklarata Kos i ka dhënë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e Brukselit që nga viti 2011. Procesi fillimisht nisi në nivel teknik dhe më pas palët u angazhuan edhe në dialog në nivelin politik.

Gjatë procesit palët kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.

Rama ndan pamjet nga Brukseli: Krenar për skuadrën kombëtare të negociatave

By: V K
17 September 2025 at 08:39

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Konferenca e 6-të Ndërqeveritare e zhvilluar dje në Bruksel.

Në video shihet se kreu i qeverisë është i përzemërt me zyrtarët europianë, dhe veçanërisht me Komisioneren për Zgejrimin Marta Kos.

“Mirmëngjes dhe me kënaqësinë e një tjetër dite të shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, si edhe me krenarinë për skuadrën tonë kombëtare të negociatave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ditën e djeshme Shqipëria hapi grupkapitullin e radhës në procesin integrues drejt BE, çka bën që të mbeten vetëm 5 kapituj që priten të hapen deri në fund të vitit.

 

The post Rama ndan pamjet nga Brukseli: Krenar për skuadrën kombëtare të negociatave appeared first on Albeu.com.

Anulohet një takim i Brnabiq në Bruksel – shkak "rrethanat e paparashikuara"

10 September 2025 at 17:11


Ana Brnabiq duhej të fliste në panelin "Serbia: Një vend kandidat strategjik në një udhëkryq kritik" në Bruksel të premten, por ky aktivitet u anulua për arsye, ende të panjohura.

Kështu së paku raportojnë mediat serbe, sipas të cilave, organizatori i aktivitetit, Qendra e Politikave Evropiane (EPC), i informoi gazetarët e regjistruar sot se aktiviteti po anulohet për shkak të "rrethanave të paparashikuara", përcjell Telegrafi.

Siç theksohet më tej, organizatorët shprehën keqardhje për shqetësimin, por nuk ofruan shpjegime të mëtejshme.

Brnabiq duhej të ishte folësja e vetme në “konferencën informuese” dhe, siç deklaruan organizatorët, temat që do të diskutoheshin ishin situata politike në Serbi, zbatimi i reformave, përafrimi me politikën e jashtme të BE-së dhe stabiliteti rajonal.

Tanjug njoftoi sot se Brnabiq do të jetë në Bruksel të premten, ku do të takohet me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit dhe Fqinjësisë Lindore të Komisionit Evropian, Gert Jan Kopman.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë do të takohet gjithashtu me ish-ambasadorin e BE-së në Serbi, Emanuel Giofre, i cili tani mban pozicionin e Zëvendësdrejtorit për Evropën dhe Azinë Qendrore në Shërbimin Evropian të Politikës së Jashtme.

Brnabiq, para takimeve ka thënë: "Fola për një kohë të gjatë me presidentin (Aleksandar) Vuçiq, e dimë se cili është plani ynë, e dimë se çfarë duam të marrim nga ajo vizitë. Duam ta mbrojmë Serbinë, kështu që sigurisht do të jenë takime të vështira. Por do të vazhdojmë edhe në ofensivën tonë, e cila do të bazohet në mbrojtjen e interesave tona kombëtare dhe në promovimin e gjithçkaje që bën realisht shumica e Serbisë, jo në urrejtje dhe jo në dhunë. Do ta mbrojmë Serbinë dhe interesat tona kombëtare", citohet të ketë thënë ajo për TV Pink. /Telegrafi/

Një person “është therur me thikë” në qendër të Brukselit pas demonstratës pro-Palestinë

24 August 2025 at 23:16

Një person është therur me thikë të dielën mbrëma në qendër të Brukselit, pas një demonstrimi pro-palestinez, raportojnë mediat lokale.

Policia e zonës Brussels Capital Ixelles ka konfirmuar incidentin, por pa dhënë detaje mbi gjendjen e viktimës.

Pasditen e së dielës, dhjetëra persona u mblodhën në sheshin Zaterdagplein, pranë Saint Catherine, për të shprehur mbështetjen për Gazën.

Ende nuk dihet nëse viktima ishte kalimtar i rastësishëm apo pjesëmarrës në protestë.

Po ashtu, autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi autorin apo motivet e mundshme të ngjarjes.

Hetimet pritet të vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota. /Telegrafi/

The post Një person “është therur me thikë” në qendër të Brukselit pas demonstratës pro-Palestinë appeared first on Telegrafi.

“Garancitë e sigurisë duhet të jenë të forta”/ BE njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

19 August 2025 at 19:16

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha se Brukseli do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Rusisë, duke synuar financimin dhe strukturat që mbështesin luftën në Ukrainë.

Kallas deklaroi se BE po përgatit një tjetër paketë të re të sanksioneve kundër Rusisë. Deklarata e Kallas erdhi pas një videokonference të Këshillit Evropian mbi luftën në Ukrainë. Takimi u zhvillua vetëm një ditë pas takimit të jashtëzakonshëm të presidentit ukrainas dhe udhëheqësve evropianë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Uashington.

Sipas saj, “uniteti midis udhëheqësve evropianë në video-konferencë ishte i dukshëm”, ndërsa theksoi se i ka vendosur çështjet që lidhen me sigurinë e Ukrainës dhe sanksionet kundër Rusisë si përparësi kryesore përpara javës së ardhshme, kur do të takohen ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së.

Gjithashtu shtoi se garancitë e sigurisë duhet të jenë të forta dhe të besueshme, në mënyrë që të parandalohet rigrupimi dhe sulmi i Rusisë përsëri.

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

15 August 2025 at 09:42

Ndërkohë që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përgatiten të takohen në Alaskë për një takim shumë të rëndësishëm për të biseduar për përfundimin e luftës gati katërvjeçare në Ukrainë, një ndjenjë pasigurie i ka kapluar kryeqytetet evropiane, veçanërisht Kievin. Takimi i sotëm mes dy liderëve, i pari […]

The post Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria, “më para se BE”/ Presidenti i EESC vlerëson vendin tonë për reformat e kryera

20 July 2025 at 19:09

Shqipëria ka marrë një vlerësim maksimal nga Brukseli. Në forumin e dytë për zgjerimin e BE, Presidenti i EESC, Këshilli Ekonomik Social Evropian, Oliver Ropke pohoi se reformat e Shqipërisë si vend kandidat, janë më të mira se sa të vetë shteteve anëtare të unionit.

 “Ne shohim përparim të dukshëm me reformat e integrimit në disa shtete kandidate, megjithëse mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Në të vërtetë, në disa raste, standardet janë edhe më të larta se në vendet anëtare të BE-së. Nëse marrim reformën e gjyqësorit, shtete si Shqipëria po bëjnë hapa gjigantë përpara, megjithëse problemet vazhdojnë në fusha si transparenca dhe antikorrupsioni. Nëse ndalemi në lirinë e shtypit, për shembull, do të shohim se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë rezultate më të mira se Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Greqia, Hungaria, Italia, Malta dhe Rumania”.

Ropke shtoi se rritja e buxhetit financiar për 6-vjeccarin nga viti 2028 deri në 2034, do të përfshijë përpjekjet e Shqipërisë dhe vendeve të tjera kandidate me përparimin në reformat apo asistencë teknike në procesin e integrimit.

Vetëm pak muaj më parë gjatë një vizite në Tiranë, Ropke konfirmoi se objektivi i qeverisë së kryeministrit Rama për të përmbyllur negociatat brenda vitit 2027 është mëse e realizueshëm, si dhe e vlerësoi si një nga vendet më të mira në këtë proces.

/abcnews.al/

“Na braktisën”/ Palestinezi që punoi për BE në Gaza akuzon Brukselin pasi mbeti pa punë dhe pa strehë

9 July 2025 at 10:57

Një palestinez që ka punuar për Bashkimin Evropian për gati 20 vite në Gaza ka akuzuar Brukselin për “braktisje” dhe trajtim “të ftohtë çnjerëzor”, pasi mbeti pa punë dhe pa dokumente pas evakuimit nga lufta, raporton The Guardian. Mohammed Baraka, ish-punonjës në Misionin e Ndihmës Kufitare të BE-së në Rafah, u evakuua drejt Kajros në nëntor […]

The post “Na braktisën”/ Palestinezi që punoi për BE në Gaza akuzon Brukselin pasi mbeti pa punë dhe pa strehë appeared first on BoldNews.al.

Tarifat tregtare/ “Negociatat me BE-në vazhdojnë”, SHBA: Jemi afër arritjes së disa marrëveshjeve

6 July 2025 at 17:10

Administrata Trump vazhdon negociatat me BE-në për tarifat. “Pas një fillimi të trazuar ka pasur përparim”, kështu deklaroi Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent.

Uashingtoni dhe Brukseli po diskutojnë marrëveshje të ndryshme dhe pritet që në dy ditët e ardhshme, të ketë edhe deklarata lidhur me bisedimet e zhvilluara.

Në mungesë të marrëveshjeve, Bessent njoftoi se tarifat do të aplikohen nga 1 gushti në nivelet e 2 prillit.

“Ne jemi të përqendruar në 18 vende që përfaqësojnë 95% të deficitit tregtar të SHBA-së dhe strategjia e aplikuar nga SHBA-të në negociata është ajo e “presionit maksimal”, shtoi Sekretari i Thesarit. Megjithatë, Sekretari i Thesarit i SHBA-së thotë se njoftimet përkatëse do të bëhen para afatit të 9 korrikut, kur pritet të hyjnë në fuqi tarifa më të larta për importet.

Ndërsa të hënën, Donald Trump do të mirëpresë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.

/abcnews.al/

Analiza: Brukseli luan me objektivin e klimës ndërsa Evropa digjet

By: user7
2 July 2025 at 10:13

Në rrugët dhe kodrat e Evropës, çdo kambanë alarmi për nxehtësinë ekstreme po bie. Por brenda Berlaymont me ajër të kondicionuar, politikëbërësit suprem të BE-së po djersiten nëse tani është koha e duhur për të shtyrë përpara objektiva të reja klimatike.

Të mërkurën në Bruksel, ku parashikohet të arrijë 34 gradë Celsius, Komisioni Evropian është gati për një përballje mbi një plan të propozuar për të ulur emetimet e gazrave serrë me 90 për qind deri në vitin 2040.

Çështja në tryezë: Disa komisionerë kanë frikë se është momenti i gabuar për të marrë një qëndrim të guximshëm ndaj klimës së ngrohjes.

Të hënën u zhvillua një takim i shefave të shtabeve të 27 komisionerëve të BE-së u zhvillua me kalimin e kohës, të shumtë ishin ata që shprehën hezitim në lidhje me kohën dhe vetë propozimin, sipas dy personave të njohur me takimin.

Një zyrtar i Komisionit, të cilit iu ofrua anonimiteti për të diskutuar seancën me dyer të mbyllura, tha se rreth gjysma e stafit të komisionerëve ngritën shqetësime në lidhje me objektivin e vitit 2040 gjatë diskutimit të së hënës.

Komisioni ka bërë tashmë disa lëshime në propozimin e tij, duke iu përkulur frikës së një reagimi politik ndaj objektivave të reja dhe ambicioze për klimën. Më e rëndësishmja, ekzekutivi i BE-së dëshiron t’u lejojë vendeve të nxjerrin në shitje një sasi të kufizuar të reduktimeve të tyre të ndotjes përmes investimeve në vendet më të varfra.

Grindjet në Komision vijnë pas një diskutimi në darkë gjatë samitit të liderëve të BE-së javën e kaluar, ku presidenti francez Emmanuel Macron ngriti mundësinë e shtyrjes së propozimit.

Të mërkurën, vetë komisionerët do të takohen për të diskutuar objektivin përpara se një propozim përfundimtar të publikohet më vonë gjatë ditës.

“Me sa duket, presim një diskutim të nxehtë mbi zgjedhjen e kohës për këtë ligj”, tha zyrtari.

Biseda për vonesë dukej se ishte në kundërshtim me kushtet që po përkeqësoheshin me shpejtësi jashtë.

Ekspertët paralajmërojnë se mijëra njerëz ka të ngjarë të vdesin ose gjatë valës së të nxehtit që përvëlon pjesë të mëdha të Evropës, ose nga ndërlikimet shumë kohë pasi ajo të kalojë.

“Një kupolë nxehtësie, një model moti që bllokon motin e nxehtë, është vendosur mbi pjesën më të madhe të kontinentit, duke i ekspozuar miliona evropianë ndaj stresit të lartë të nxehtësisë“, tha Samantha Burgess, një specialiste e klimës në Qendrën Evropiane për Parashikime të Motit Afatmesëm.

Dy persona kanë vdekur tashmë në Itali, njëri nga përmbytjet e menjëhershme, tjetri një punëtor ndërtimi i prekur nga nxehtësia.  Në Sevilje të Spanjës, ku zyrtarët evropianë po merrnin pjesë në një samit, temperaturat arritën deri në 40 gradë Celsius. Valët vdekjeprurëse të të nxehtit janë bërë një element kryesor i çdo vere evropiane. Çdo burim ekspert bie dakord se ndryshimi i klimës i bën ato shumë më të shpeshta. /POLITICO

The post Analiza: Brukseli luan me objektivin e klimës ndërsa Evropa digjet appeared first on Lapsi.al.

Paqe fiskale me biznesin/ Brukseli i shqetësuar për premtimin e Ramës në fushatë

By: user 4
21 June 2025 at 11:12

Nga Esmeralda Topi

Në kulmin e fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama i propozoi befas bizneseve planin për “Paqe Fiskale”, të cilin e cilësoi si “të frymëzuar nga parimet e Romës së Lashtë”.

“Kemi menduar një plan (…) të përdorur herë pas here në forma të ndryshme, një plan paqeje fiskale”, deklaroi Rama.

Por ndërsa nisma u paraqit si një hap drejt qetësimit të marrëdhënieve mes shtetit dhe sipërmarrjes, në Bruksel ajo nuk u prit me të njëjtin entuziazëm. Në një reagim zyrtar për Faktoje.al, Komisioni Europian konfirmon se nuk është pyetur për këtë propozim.

“Komisioni është në dijeni për propozimin ‘Paqja Fiskale’, të bërë në kontekstin e fushatës elektorale. Ne nuk jemi konsultuar nga autoritetet shqiptare për këtë propozim”, tha një zëdhënës i Komisionit Europian për Faktoje.al, teksa shton se si nisma mund të prekë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

“Në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, kjo nismë do të diskutohet si pjesë e negociatave për kapitujt përkatës të acquis të BE-së”, përfundon ai.

Ndërsa në Shqipëri flitet për falje borxhesh, rishikime tatimore dhe “qartësi për bizneset”, në Bruksel ngrihen pikëpyetje për mënyrën si kjo nismë është shpallur: pa transparencë, pa konsultim dhe në një moment delikat politik.

Çfarë parashikon ‘Paqja fiskale’?

Sipas qeverisë “Paqja Fiskale” është një paketë lehtësuese që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore. Paketa nuk është pjesë e programit politik “Shqipëria 2030”, por qeveria argumenton se ajo do të sjellë më pak stres për bizneset, më pak kontrolle dhe më shumë qartësi.

Tre shtyllat kryesore të Paqes Fiskale:

Tatim i Dakordësuar mbi Fitimin

Rishikim i Pasqyrave Financiare

Falje e Detyrimeve dhe Kamatë Vonesave

Nisma parashikon fshirjen e plotë të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite, nëse janë ende të pashlyera. Për detyrimet nga 5-10 vite parashikohet fshirje 50% e borxhit, nëse biznesi e paguan menjëherë. Ndërsa bizneset që nuk kanë mundësi për shlyerje të menjëhershme, do të ketë një marrëveshje 12 mujore dhe falja do të jetë në masën 25%. Nuk përfshihen këtu detyrimet për sigurimet shoqërore.

Po ashtu, paketa propozon edhe rishikimin e deklaratave të mëparshme të tatim fitimit. Bizneseve u jepet e drejta që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vitet e fundit pa gjoba e kamatvonesa (legjislacioni aktual e lejon për 3 vjet) por duke paguar tatim fitimi prej 5% për çdo diferencë fitimi që krijohet nga rishikimi.

Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 162.5 miliardë lekë, ose 1.6 miliardë euro, borxhe të papaguara në tatime dhe dogana. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimi mbi fitimin janë taksat kryesore që bizneset nuk kanë paguar ndër vite. Të dhënat zyrtare tregojnë se 84.7% e borxhit është me vjetërsi mbi 2 vite. Ndërsa detyrimet e pashlyera në kohë prej më shumë se 5 vitesh zënë 64.4% të totalit.

84.7% e këtij borxhi është më i vjetër se 2 vite.

64.4% i përket periudhës mbi 5 vite.

Ekspertët e ekonomisë dhe financave e kanë kritikuar ashpër nismën, duke e cilësuar si një sinjal të gabuar dhe të rrezikshëm. Ish-drejtori i Tatimeve, Artur Papajani, e quan fshirjen masive të borxheve një ndëshkim për bizneset që kanë qenë korrektë ndër vite, ndërsa audituesi ligjor Julian Saraçi shkon më tej, duke e përshkruar si një kapitullim të shtetit përballë informalitetit të toleruar. Sipas tij, kjo nuk është një marrëveshje, por një shpëlarje faji për dështimet institucionale në mbledhjen e borxheve./Faktoje.al

The post Paqe fiskale me biznesin/ Brukseli i shqetësuar për premtimin e Ramës në fushatë appeared first on Lapsi.al.

“Paqja Fiskale” pa konsultim me BE-në, Brukseli i shqetësuar

19 June 2025 at 17:18

Në kulmin e fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama i propozoi befas bizneseve planin për “Paqe Fiskale”, të cilin e cilësoi si “të frymëzuar nga parimet e Romës së Lashtë”. “Kemi menduar një plan (…) të përdorur herë pas here në forma të ndryshme, një plan paqeje fiskale”, deklaroi Rama. Por ndërsa nisma u paraqit si një hap […]

The post “Paqja Fiskale” pa konsultim me BE-në, Brukseli i shqetësuar appeared first on BoldNews.al.

❌
❌