Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sulme ruse ndaj Kievit, Polonia ngre avionë për mbrojtjen e hapësirës ajrore

By: melisa
23 December 2025 at 10:11

Rusia ka kryer herët në mëngjes një sulm të ri ndaj infrastrukturës energjetike të Kievit dhe rajoneve të tjera të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje emergjente të energjisë elektrike. Sulmet kanë shtyrë Poloninë, anëtare e NATO-s dhe vend fqinj me Ukrainën, të ngrejë avionë luftarakë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, vetëm dy ditë pas përfundimit të bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara…

Source

Kredi Kievit nga asetet ruse/ Diskutime në Bashkimin Europian, për paratë “e ngrira” të Moskës

By: Rovena
15 December 2025 at 15:22

Bashkimi Europian po përpiqet të sigurojë financimin e nevojshëm për Ukrainën nëpërmjet aseteve ruse, por bisedimet duket se po bëhen gjithnjë e më të vështira.

Shefja e diplomacisë së bllokut, Kaja Kallas tha se po vazhdojnë diskutimet për një kredi dëmshpërblimesh, por ky skenar duket se nuk ka për të shkuar deri në fund.

Ministri i Jashtëm francez Jean Noel Barrot yha se udhëheqësit e bllokut do të marrin një vendim deri në fund të javës, por pengesat janë ende të shumta.

Belgjika, e cila mban më shumë se 193 miliardë euro para ruse, është pala më e shqetësuar dhe nuk pranon të japë dritën jeshile për planin nëse nuk ka garanci të forta se nuk do të ketë pasoja për të.

Të premten, vendet anëtare të unionit ranë dakord me shumicë të madhe për të ngrirë për një kohë të pacaktuar gati 210 miliardë euro asete ruse që mbahen në bankat europiane, kryesisht në Euroclear në Belgjikë.

Po ashtu siç kishte paralajmëruar Banka Qendrore e Rusisë e paditi Euroclear në një gjykatë në Moskë duke kërkuar 230 miliardë dollarë dëmshpërblim nga.

Zhvillimet e fundit nga Bashkimi Europian vijnë teksa këtë të hënë në Berlin mbahet raundi i radhës i bisedimeve mes Ukrainës dhe të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Kancelari Merz, shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe shefi i NATO-s Mark Rutte janë krah Volodymyr Zelensky, i cili të dielën tha se vendi i tij është gati të bëjë kompromis dhe të heqë dorë nga NATO në këmbim të garancive të forta të sigurisë për t’i dhënë fund luftës.

Në një reagim pas kësaj deklarate, kremlini tha se kjo çështje është një nga gurët e themelit dhe subjekt i diskutimit të veçantë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar vazhdimisht që Ukraina të heqë dorë zyrtarisht nga përpjekja e saj për në NATO dhe të tërheqë trupat nga afërsisht 10 përqind e zonës lindore të Donbasit, të cilën Kievi ende e kontrollon.

Rusia ka thënë gjithashtu se Ukraina duhet të jetë një vend neutral dhe asnjë trupë e NATO nuk mund të vendoset në të.

Kievi pa energji elektrike pas sulmeve ruse - 50 për qind e kryeqytetit ukrainas në terr

9 December 2025 at 21:02


Mediat e huaja kanë raportuar gjatë ditës së sotme se në shumicën e rajoneve të Ukrainës kishte ndërprerje emergjente të energjisë elektrike pas sulmeve të fundit ruse ndaj sektorit energjisë.

Tani, ministria e energjisë e Ukrainës ka thënë se rreth gjysma e banorëve të kryeqytetit po përjetojnë ndërprerje të energjisë elektrike, raporton skynews.

“Situata në Kiev mbetet një nga më të vështirat – aktualisht, deri në 50 për qind të konsumatorëve të kryeqytetit janë pa energji elektrike në të njëjtën kohë. Janë në fuqi oraret e ndërprerjeve të përkohshme”, njoftoi ministria në Telegram.

Ajo shtoi se ndërprerjet emergjente janë një “masë e detyruar, por e kontrolluar parandaluese” që ndihmon të shmanget një ndërprerje e përgjithshme në qytet.

Punonjësit e energjisë po bëjnë “çdo gjë të mundshme” për të rikthyer elektricitetin sa më shpejt, shtoi ministria.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Rusia i ka dorëzuar Kievit mbi 1 mijë trupa të ushtarëve ukrainas të vrarë në betejë

By: M C
20 November 2025 at 18:04

Rusia i ka dorëzuar sot Ukrainës 1,000 trupa të ushtarëve ukrainas të vrarë në betejë. Këtë e ka njoftuar shërbimi ukrainas përgjegjës për të burgosurit e luftës. Hetuesit dhe specialistët nga Ministria e Brendshme së shpejti do të fillojnë punën për identifikimin e trupave. Kthimi i mëparshëm i trupave, gjithashtu 1,000, u bë në fund të tetorit.

Mediat e huaja shkruajnë se në total, më shumë se 15,000 trupa janë dorëzuar nga Rusia në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Nga ana e tij, Kievi ka kthyer disa qindra trupa në Moskë në të njëjtën periudhë. Shkëmbimet e trupave të ushtarëve të vdekur dhe të robërve të luftës janë rezultati i vetëm i negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, më shumë se tre vjet e gjysmë pas fillimit të luftës.

Në shkurt, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha një rrjeti televiziv amerikan se vendi i tij kishte humbur gati 46,000 ushtarë që nga viti 2022, një numër që analistët besojnë se është më i ulët se shifra reale, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë konsiderohen të zhdukur ose mbahen si robër lufte nga Rusia.

The post Rusia i ka dorëzuar Kievit mbi 1 mijë trupa të ushtarëve ukrainas të vrarë në betejë appeared first on Albeu.com.

Reduktime të mëdha të energjisë në Ukrainë, si pasojë e sulmeve ruse

By: Rovena
10 November 2025 at 17:03

Kievi dhe disa rajone ukrainase po përballen me mungesë të madhe të energjisë, teksa ekipet po bëjnë përpjekje për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar nga sulmet ajrore ruse.

Reduktime të energjisë do të ketë në shumicën e rajoneve, prej tetë deri në 16 orë, ka bërë të ditur kompania ukrainase për energji Ukrenergo, duke thënë se situatë e njëjtë do të jetë për disa ditë.

“Reduktimet janë pasojë e sulmeve masive ruse me dronë dhe raketa në infrastrukturën e energjisë”, ka thënë kompania.

“Është e vështirë të kujtojmë se kur ka pasur kaq shumë sulme direkte në sektorin e energjisë prej nisjes së pushtimit”, ka thënë zëdhënësja e kompanisë ukrainase të energjisë, Svitlana Hrynchuk.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë para popullit se “ekipet për riparim janë duke punuar pa pushim në të gjitha rajonet”.

Edhe para nisjes së ndërrimit të stinës në Ukrainë, Rusia e pati intensifikuar fushatën për ta dëmtuar rrjetin e energjisë, objektet për magazinim të gazit natyror, si dhe gazsjellësit, në përpjekje për t’i demoralizuar ukrainasit.

Ndërkohë, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve ushtarake në centrale bërthamore.

“Vazhdoj të bëj thirrje për përmbajtje maksimale ushtarake, në mënyrë që të garantojmë sigurinë bërthamore dhe t’i shmangim aksidentet me pasoja të mëdha radiologjike”, ka thënë ai përmes një deklarate.

Grossi ka bërë të ditur se centrali më i madh bërthamor ukrainas, që gjendet në Zaporizhja, ka nisur sërish të ketë qasje në rrjetin e rezervave të energjisë, për herë të parë në gjashtë muaj.

Centrali, i cili është nën kontrollin rus, është përballur me probleme të mëdha të energjisë, çka ka rrezikuar ftohjen e ujit të domosdoshëm dhe punën e gjithë pompave.

Ministria ruse e Mbrojtjes, në anën tjetër, ka thënë se ka nisur “sulm masiv me precizitet të lartë” me qëllim të shënjestrimit të qendrave për prodhim të armëve dhe objektet e energjisë në Ukrainë.

Kjo situatë ka rezultuar me ndaljen e punës së disa metrove nëpër Ukrainë. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Nëntë të plagosur në një sulm rus me dronë në Kiev

By: Rovena
23 October 2025 at 14:01

Një sulm me dronë rusë gjatë natës në Kiev ka plagosur nëntë njerëz dhe ka shkaktuar dëme në ndërtesa në gjithë qytetin, tha të enjten një zyrtar i lartë në kryeqytetin ukrainas.

Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, theksoi se dhjetë zona të qytetit kanë pësuar dëme, dhe se dy ndërtesa banimi u goditën drejtpërdrejt.

Kryeqyteti ukrainas u përball me sulme ajrore nga Rusia për natën e dytë radhazi.

Sulmet e mëparshme kishin si objektiv infrastrukturën energjetike, në atë që zyrtarët ukrainas e përshkruajnë si fushatë të Moskës për ta shkatërruar sistemin energjetik në prag të dimrit. Nuk është e qartë se cilat ishin shënjestrat e sulmit më të fundit.

Të paktën shtatë njerëz – gjashtë prej tyre në Kiev u vranë në sulmet në gjithë Ukrainën të mërkurën, të cilat gjithashtu shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike, thanë zyrtarët.

Ushtria ukrainase njoftoi se Rusia i lëshoi 130 dronë në sulmet e fundit dhe se 92 prej tyre u rrëzuan.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte goditur infrastrukturën energjetike ukrainase në përgjigje të sulmeve ukrainase ndaj objektivave civile në Rusi. Moska thotë se objektet energjetike ukrainase janë objektiva të ligjshme ushtarake. Të dyja palët mohojnë se synojnë civilët.

Ukraina gjithashtu ka kryer sulme me dronë ndaj Rusisë.

Në sulmet më të fundit të tilla, zyrtarët rusë thanë se një objekt energjetik në rajonin Nizhni Novgorod pësoi dëme të lehta dhe se një ndërmarrje e paidentifikuar ishte përfshirë nga zjarri në rajonin Riazan.

Kievi është goditur nga një sulm 'masiv' rus - thotë kryebashkiaku Vitali Klitschko

28 September 2025 at 08:21


Kryeqyteti ukrainas është përballur me një "sulm masiv" nga Rusia gjatë natës, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

Një ndërtesë pesëkatëshe u shkatërrua pjesërisht, theksoi ai. Të paktën tre persona ishin dërguar në spital.

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha bëri të ditur se qindra dronë dhe raketa ishin përdorur në valën e fundit të sulmeve në të gjithë vendin.

Rusia nuk ka komentuar lidhur me këto pretendime.

Të shtunën, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Rusia nuk do të ndalet me vendin e tij - prandaj po teston mbrojtjen ajrore evropiane me inkursionet e fundit në disa vende që i përkasin aleancës ushtarake të NATO-s.

Scenes from Kyiv this morning as Russians continue an hours long missile and drone attack on the city.

Rescue efforts ongoing in several districts. pic.twitter.com/JOOk4kc1aF
— Kyiv Insider (@KyivInsider) September 28, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022 dhe ka kundërshtuar përpjekjet ndërkombëtare - të udhëhequra nga homologu i tij amerikan Donald Trump - për t'i dhënë fund luftës.

"Putin nuk do të presë të përfundojë luftën e tij në Ukrainë. Ai do të hapë një drejtim tjetër. Askush nuk e di se ku. Ai e dëshiron këtë", tha Zelensky.

Ai foli disa orë para se breshëria e fundit ruse të fillonte të godiste qytetet ukrainase. Detajet ende nuk dihen.

Russia hits another Military complex😡
A residential housing estate on the outskirts of Kyiv. pic.twitter.com/jMjHxXLgA1
— Shaun Pinner (@olddog100ua) September 28, 2025

Në Poloninë fqinje, avionët u ngritën herët të dielën ndërsa Rusia goditi Ukrainën perëndimore, thanë forcat e armatosura polake.

Ushtria polake i përshkroi më tej veprimet - të cilat janë bërë rutinë që kur avionët polakë dhe të NATO-s rrëzuan tre dronë rusë në hapësirën ajrore të Polonisë më 10 shtator - si parandaluese.

Moska mohoi përgjegjësinë pasi Danimarka tha se dronë fluturuan mbi aeroportet e saj. Vetë Danimarka ka thënë se incidentet dukeshin të ishin vepër e një "aktori profesionist", pa specifikuar se kush mund të ishte ky.

Estonia ka akuzuar Rusinë gjithashtu për shkelje të hapësirës së saj ajrore me avionë luftarakë.

Sofiivska Borschahivka, a quiet Kyiv suburb. Now one street nearly gone. Russia isn’t fighting NATO “expansion.” It’s fighting Ukraine’s existence. pic.twitter.com/nMhBphEAEu
— Maria Avdeeva (@maria_avdv) September 28, 2025

Dhe pas inkursioneve, NATO nisi një mision për të forcuar krahun e saj lindor.

Trump ka shkuar aq larg sa ka thënë se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë fluturaket ruse në hapësirën e tyre ajrore.

Ai gjithashtu ndryshoi qëndrimin e tij për luftën Rusi-Ukrainë, duke thënë për herë të parë javën e kaluar se “Ukraina mund të fitonte të gjithë tokën e saj nga Moska”.

Në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të shtunën, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se vendi i tij nuk kishte ndërmend të sulmonte vendet anëtare të BE-së ose NATO-s, por paralajmëroi për një "përgjigje vendimtare" ndaj çdo "agresioni" të drejtuar ndaj Moskës. /Telegrafi/

Rusia sulmon infrastrukturën kritike të Ukrainës

27 September 2025 at 17:28

Forcat ruse kanë kryer sulme ajrore duke shënjestruar disa rajone në mbarë Ukrainën, teksa Moska po tenton që të bëjë përparim në front, thanë zyrtarët ukrainas. Ndërkaq, një guvernator rus fajësoi Ukrainën për një sulm me dronë që shkaktuan ndërprerje të operacioneve në një stacion pompimi të një naftësjellësi të madh më 27 shtator. Sulmet […]

The post Rusia sulmon infrastrukturën kritike të Ukrainës appeared first on BoldNews.al.

Kievi u godit me 800 dronë, reagon Zelensky: Zbatoni marrëveshjet e Parisit

By: V K
7 September 2025 at 10:31

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore të natës nga Rusia, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje aleatëve të vendit që të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e arritura në Paris, gjatë takimit të fundit të “koalicionit të vullnetit të mirë”.

Në një mesazh të publikuar në Telegram, Zelensky njofton se Ukraina është goditur nga më shumë se 800 dronë, si dhe 13 raketa, katër prej të cilave raketa balistike.

Duke përmendur raportimet tragjike nga Kievi, ku një grua 32-vjeçare dhe foshnja e saj dy muajshe u vranë gjatë sulmeve, ai shkruan: “Vrasje të tilla, tani që diplomacia reale mund të kishte nisur prej kohësh, janë krime të qëllimshme dhe zgjatje e luftës”.

Zelensky i referohet takimit të zhvilluar këtë javë në Paris, ku përfaqësues të disa vendeve diskutuan për garanci të reja sigurie për Ukrainën, përfshirë idenë e vendosjes së një “forcë sigurie” pas një marrëveshjeje armëpushimi me Rusinë.

Presidenti ukrainas thekson se vetëm presioni ndërkombëtar mund t’i japë fund agresionit rus.

“Bota mund t’i detyrojë kriminelët e Kremlinit të ndalojnë vrasjet. Gjithçka që duhet është vullneti politik”.

Nga ana tjetër, Vladimir Putin, ka refuzuar kategorikisht çdo sugjerim që vendet aleate të Ukrainës të dërgojnë trupa në territorin ukrainas, edhe pas një armëpushimi të mundshëm.

The post Kievi u godit me 800 dronë, reagon Zelensky: Zbatoni marrëveshjet e Parisit appeared first on Albeu.com.

Kievi nën sulm masiv rus/ Humbin jetën 4 persona, mes tyre dy fëmijë, plagosen dhjetëra të tjerë

By: V K
28 August 2025 at 09:22

Gjatë natës, Kievi është përballur me bombardime të rënda ruse. Autoritetet ukrainase, raportojnë se katër persona kanë humbur jetën, mes tyre 4 fëmijë.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko, tha se sulmi me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës ishte “masiv”, me zyrtarë ushtarakë që konfirmuan në Telegram se të paktën 24 persona ishin plagosur.

Një ndërtesë pesëkatëshe u shemb në distriktin Darnytski dhe një zjarr u raportua gjithashtu në një ndërtesë banimi shumëkatëshe në distriktin fqinj Dnipro.

Vala e raketave vjen pasi më shumë se 100,000 shtëpi ukrainase mbetën pa energji elektrike nga sulmet e fundit me dronë rusë ndaj infrastrukturës energjetike, tha të mërkurën Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një postim në Telegram, Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se një nga fëmijët që u vra ishte një vajzë 14-vjeçare. Të paktën pesë fëmijë ishin plagosur në sulmet e fundit me dronë.

Ai vuri në dukje se më shumë se 20 lagje ishin shënjestruar, me shumë ndërtesa, përfshirë një çerdhe që u përfshi nga flakët.

Tre vjet e gjysmë pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, luftimet në terren nuk tregojnë shenja qetësimi.

The post Kievi nën sulm masiv rus/ Humbin jetën 4 persona, mes tyre dy fëmijë, plagosen dhjetëra të tjerë appeared first on Albeu.com.

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

15 August 2025 at 09:42

Ndërkohë që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përgatiten të takohen në Alaskë për një takim shumë të rëndësishëm për të biseduar për përfundimin e luftës gati katërvjeçare në Ukrainë, një ndjenjë pasigurie i ka kapluar kryeqytetet evropiane, veçanërisht Kievin. Takimi i sotëm mes dy liderëve, i pari […]

The post Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin appeared first on BoldNews.al.

Në Ukrainë po bëhet keq e më keq/ Si po e ndryshon Rusia luftën me dronët e saj

By: user 6
10 July 2025 at 23:29

Të gjithë janë dakord: po bëhet gjithnjë e më keq. Banorët e Kievit, ashtu si qytetarët e qyteteve të tjera ukrainase, kanë kaluar shumë gjëra. Pas 3 vitesh e gjysmë me fate të luhatshme, ata janë ende të fortë dhe jashtëzakonisht elastikë.

Por muajt e fundit, ata kanë përjetuar diçka të re: valë të gjera dhe të koordinuara sulmesh nga ajri, që përfshijnë qindra dronë dhe raketa, shpesh të përqendruara në një qytet të vetëm. Mbrëmë, ishte Kievi. Dhe javën e kaluar gjithashtu. Ndërkohë, ishte edhe Lutsk në perëndimin e largët.

Tre vjet më parë, dronët Shahed të furnizuar nga Irani ishin një risi relative. Mbaj mend që dëgjova të parin të bënte një hark të ngadaltë në qiellin e natës mbi qytetin jugor të Zaporizhzhisë në tetor 2022.

Por tani të gjithë janë të njohur me tingullin dhe versionin e tij më të frikshëm të kohëve të fundit: një ulërimë bombardimi në zhytje që disa e kanë krahasuar me aeroplanin gjerman Stuka të Luftës së Dytë Botërore.

Zhurma e tufave të dronëve që po afroheshin i ka kthyer civilët në strehimoret kundër bombardimeve, në metro dhe në parkingje nëntokësore për herë të parë që nga ditët e para të luftës.

“Shtëpia u drodh sikur të ishte bërë prej letre” më tha Katya, një banore e Kievit, pas bombardimeve të rënda të natës së kaluar. “E kaluam gjithë natën ulur në banjo.” “Shkova në parking për herë të parë,” më tha një banore tjetër, Svitlana. “Ndërtesa u drodh dhe mund të shihja zjarre përtej lumit.”

Sulmet nuk marrin gjithmonë jetë, por ato po përhapin frikë dhe po gërryejnë moralin. Pas një sulmi në një bllok banimi në Kiev javën e kaluar, një gjyshe e tronditur, Mariia, më tha se nipi i saj 11-vjeçar ishte drejtuar nga ajo, në strehimore, dhe tha se e kuptonte kuptimin e vdekjes për herë të parë.

Ai ka çdo arsye për të qenë e frikësuar. Misioni i OKB-së për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Ukrainë (HRMMU) thotë se qershori shënoi numrin më të lartë të viktimave civile mujore në tre vjet, me 232 të vrarë dhe mbi 1300 të plagosur. Shumë do të jenë vrarë ose plagosur në komunitete afër vijave të frontit, por të tjerë janë vrarë në qytete larg luftimeve.

Reuters firefighters at scene of drone strike in Kyiv, 10 July

“Rritja e sulmeve me raketa dhe dronë me rreze të gjatë veprimi në të gjithë vendin ka sjellë edhe më shumë vdekje dhe shkatërrime për civilët larg vijës së frontit”, – thotë Danielle Bell, drejtuese e HRMMU-së. Modifikimet në dizajnin e dronëve Shahed i kanë lejuar atij të fluturojë shumë më lart se më parë dhe të zbresë mbi objektivin e tij nga një lartësi më e madhe. Rrezja e tij e veprimit është rritur gjithashtu, në rreth 2,500 km dhe është i aftë të mbajë një ngarkesë më vdekjeprurëse (nga rreth 50 kg eksploziv në 90 kg).

Hartat e gjurmimit të prodhuara nga ekspertët vendas tregojnë masa të dronëve Shahed që ndonjëherë marrin rrugë rrethore nëpër Ukrainë përpara se të synojnë objektivat e tyre. Shumë prej tyre – shpesh deri në gjysmën e tyre – janë karrem, të projektuar për të ngatërruar dhe mbingarkuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Vijat e tjera të drejta tregojnë rrugët e raketave balistike ose të lundrimit: shumë më pak në numër, por armët në të cilat mbështetet Rusia për të shkaktuar dëmin më të madh.
Analiza nga Instituti për Studimin e Luftës me seli në Uashington tregon një rritje të sulmeve me dronë dhe raketa të Rusisë në dy muajt pas inaugurimit të Donald Trump në janar. Marsi pa një rënie të lehtë, me rritje të herëpashershme, deri në maj, kur numrat papritmas u rritën në mënyrë dramatike.

Rekorde të reja janë vendosur me rregullsi alarmuese. Qershori pa një rekord të ri mujor prej 5,429 dronësh, korriku ka parë më shumë se 2,000 vetëm në 9 ditët e para. Me rritjen e prodhimit në Rusi, disa raporte sugjerojnë se Moska së shpejti mund të jetë në gjendje të qëllojë mbi 1,000 raketa dhe dronë në një natë të vetme. Ekspertët në Kiev paralajmërojnë se vendi është në rrezik të mbingarkohet.

Graph showing the intensity of Russian strikes on Ukraine from January to July.

“Nëse Ukraina nuk gjen një zgjidhje se si të merret me këto dronë, do të përballemi me probleme të mëdha gjatë vitit 2025”, thotë ish-oficeri i inteligjencës Ivan Stupak. “Disa nga këta dronë po përpiqen të arrijnë objekte ushtarake, por pjesa tjetër, po shkatërrojnë apartamente, po bien në ndërtesa zyrash dhe po shkaktojnë shumë dëme te qytetarët.”

Me gjithë aftësitë e tyre në rritje, dronët nuk janë një armë e sofistikuar. Por ato përfaqësojnë një shembull tjetër të hendekut të madh në burime midis Rusisë dhe Ukrainës. Kjo gjithashtu ilustron bukur maksimën, që i atribuohet udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, Joseph Stalin, se “sasia ka një cilësi të vetën”.

“Kjo është një luftë burimesh”, thotë Serhii Kuzan, i Qendrës Ukrainase për Siguri dhe Bashkëpunim me seli në Kiev. “Kur prodhimi i raketave të veçanta u bë shumë i ndërlikuar – shumë i shtrenjtë, shumë komponentë, shumë rrugë furnizimi të ndërlikuara – ata u përqendruan në këtë lloj të veçantë droni dhe zhvilluan modifikime dhe përmirësime të ndryshme.”

Sa më shumë dronë në një sulm të vetëm, thotë Kuzan, aq më shumë njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, të cilat janë në vështirësi, kanë vështirësi t’i rrëzojnë ato. Kjo e detyron Kievin të mbështetet në furnizimin e saj të çmuar me avionë luftarakë dhe raketa ajër-ajër për t’i rrëzuar ata.

“Pra, nëse dronët shkojnë si një tufë, ata shkatërrojnë të gjitha raketat e mbrojtjes ajrore”, thotë ai. Prandaj Presidenti Zelensky bën thirrje të vazhdueshme drejtuar aleatëve të Ukrainës që të bëjnë më shumë për të mbrojtur qiellin e saj. Jo vetëm me raketat Patriot – jetësore për t’iu kundërvënë kërcënimit më të rrezikshëm balistik rus – por edhe me një gamë të gjerë sistemesh të tjera.

Të enjten, qeveria britanike tha se do të nënshkruante një marrëveshje mbrojtjeje me Ukrainën për të siguruar më shumë se 5,000 raketa të mbrojtjes ajrore. Kievi do të kërkojë shumë më tepër marrëveshje të tilla në muajt e ardhshëm. ©BBC, LAPSI.al

The post Në Ukrainë po bëhet keq e më keq/ Si po e ndryshon Rusia luftën me dronët e saj appeared first on Lapsi.al.

Oferta e Trump për armëpushim refuzohet, Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë

4 July 2025 at 18:48

Një person është vrarë dhe 26 të tjerë janë plagosur pas një nate sulmesh intensive ruse në pothuajse çdo lagje të Kievit, thonë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, një re tymi i athët varej mbi kryeqytetin ukrainas të premten në mëngjes, pas orëve të muzgut, të ndërprera nga zhurma e armëve të mbrojtjes ajrore, zhurma e dronëve dhe shpërthime të mëdha. Ukraina tha se Rusia qëlloi një rekord prej 539 dronësh dhe 11 raketash.

Sulmet erdhën disa orë pas një telefonate midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe atij të Rusisë Vladimir Putin, pas së cilës Trump tha se ishte “i zhgënjyer” që Putini nuk ishte gati t’i jepte fund luftës kundër Ukrainës.

Moska thotë se lufta do të vazhdojë për aq kohë sa është e nevojshme për të arritur objektivat e saj.

Sulmet ajrore të Rusisë gjatë natës thyen një tjetër rekord, thanë forcat ajrore të Ukrainës, me 72 nga 539 dronë që depërtuan në mbrojtjet ajrore, nga një rekord i mëparshëm prej 537 të lëshuar të shtunën e kaluar në mbrëmje.

Alarmet për sulme ajrore tingëlluan për më shumë se tetë orë, ndërsa disa valë sulmesh goditën Kievin, “objektivin kryesor të sulmeve”, thanë forcat ajrore në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale nga shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës treguan zjarrfikësit duke luftuar për të shuar zjarret në Kiev pas sulmit të Rusisë gjatë natës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dënoi sulmet si një nga sulmet më “demonstrativisht domethënëse dhe cinike” të luftës, duke i përshkruar si një “natë të ashpër dhe pa gjumë”.

Duke vënë në dukje se kjo ndodhi menjëherë pas telefonatës së Putinit me Trumpin, Zelensky shtoi në një postim në Telegram: “Rusia edhe një herë tregon se nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës”.

Ai u bëri thirrje aleatëve ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-së, të rrisin presionin mbi Moskën dhe të vendosin sanksione më të mëdha.

Më vonë të premten, Zelensky dhe Trump zhvilluan një telefonatë në lidhje me furnizimin me armë amerikane, të cilën udhëheqësi ukrainas e quajti një “bisedë shumë të rëndësishme dhe të frytshme”. Kjo ndodhi pasi Uashingtoni vendosi të ndalojë disa dërgesa të armëve kritike në Ukrainë, përfshirë ato të përdorura për mbrojtjen ajrore.

“Ne folëm për mundësitë në mbrojtjen ajrore dhe ramë dakord se do të punojmë së bashku për të forcuar mbrojtjen e qiejve tanë”, tha Zelensky në një postim në ‘X’

 

The post Oferta e Trump për armëpushim refuzohet, Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë appeared first on Sot News | Lajme.

Kievi: Rusia ka grumbulluar 110,000 trupa pranë qytetit strategjik ukrainas

28 June 2025 at 11:13

Rusia ka grumbulluar 110,000 trupa në afërsi të Pokrovskut, si pjesë e përpjekjeve të saj për të marrë kontrollin e qytetit strategjik në lindje të Ukrainës, tha të premten shefi i ushtrisë ukrainase.

Oleksandr Syrskyi tha të premten se zona përreth Pokrovskut ishte “vendi më i nxehtë” përgjatë vijës së frontit prej 1,200 kilometrash (745 milje) që shtrihet në të gjithë lindjen.

Forcat ruse janë përpjekur të pushtojnë Pokrovskun për gati një vit , duke organizuar një ofensivë të ashpër pas tjetrës. Por, pavarësisht se ka një avantazh të qartë për sa i përket numrit të trupave dhe armëve në dispozicion, Moska nuk ka arritur ta marrë qytetin.

Pokrovsk është një objektiv strategjik për Moskën. Presidenti rus Vladimir Putin e ka bërë të qartë se qëllimi i tij është të pushtojë të gjitha rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, të cilat forcat e tij i kanë pushtuar pjesërisht.

Kievi dhe aleatët e tij akuzojnë presidentin rus, Vladimir Putin, për zvarritje të përpjekjeve për paqe, në mënyrë që forcat e tij të mund të pushtojnë më shumë territor ukrainas.

Edhe pse nuk është një qytet i madh, Pokrovsk ndodhet në një rrugë kyçe furnizimi dhe hekurudhë që e lidh atë me qendra të tjera ushtarake në zonë. Së bashku me Kostiantynivka, Kramatorsk dhe Sloviansk, ai formon shtyllën kurrizore të mbrojtjes ukrainase në pjesën e rajonit të Donetskut që është ende nën kontrollin e Kievit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kievi: Rusia ka grumbulluar 110,000 trupa pranë qytetit strategjik ukrainas appeared first on Euronews Albania.

Shkon në 28 numri i viktimave nga sulmi në Kiev, mbi 130 të plagosur

By: Rovena
18 June 2025 at 17:33

Numri i viktimave nga sulmi i fundit me raketa të forcave ruse në Kiev është rritur në 28, ndërkohë që më shumë se 130 persona kanë mbetur të plagosur, sipas raportimeve të fundit nga autoritetet ukrainase. Ky sulm, i cili përfshiu përdorimin e raketave dhe dronëve, është cilësuar si një nga më të rrezikshmit që nga fillimi i vitit.

Në lagjen Solomyansky të kryeqytetit ukrainas, një pallat nëntëkatësh është shkatërruar plotësisht nga shpërthimi i një rakete, duke lënë të bllokuar shumë banorë nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit kanë punuar pa ndalim për të nxjerrë trupat e pajetë dhe për të shpëtuar të mbijetuarit. Nga 28 viktimat, 23 janë nxjerrë nga ky pallat, ndërsa 5 të tjerë janë gjetur në pjesë të tjera të qytetit. Shpërthimi ka shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme në ndërtesat përreth dhe ka vështirësuar operacionet e shpëtimit për shkak të vazhdimit të sulmeve ajrore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dënuar ashpër këtë sulm, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm të agresionit ndaj civilëve. Ai ka bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare dhe për dënimin e veprimeve të tilla nga Rusia. Po ashtu, ai ka theksuar rëndësinë e forcimit të mbrojtjes ajrore të vendit për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen.

Ky incident ka shkaktuar tronditje të thellë në mesin e popullsisë dhe ka nxitur reagime të shumta nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe nga shtetet perëndimore, të cilat kanë kërkuar masa të menjëhershme për të ndaluar agresionin rus dhe për të mbrojtur jetën e civilëve ukrainas./abcnews.al

Kievi shpall 18 qershorin ditë zie për të vrarët në sulmin rus

18 June 2025 at 11:29

Ngjarjet argëtuese do të ndalohen në qytet dhe flamujt kombëtarë do të ulen, ka theksuar kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas Vitaliy Klitschko , Këshillit Kombëtar të Ukrainës për Televizion dhe Transmetim Radiofonik Këshilli Kombëtar.

“18 qershori është shpallur Ditë Zie në Kiev. Në kujtim të viktimave të sulmit masiv të armikut në kryeqytet. Çdo aktivitet argëtues është i ndaluar në qytet më 18 qershor”, tha kryetari i bashkisë së Kievit në një postim.

Vitaliy Klitschko tha se në këtë ditë do të ulen flamujt në të gjitha ndërtesat komunale të qytetit. Gjithashtu rekomandohet të ulen flamujt kombëtarë në ndërtesat shtetërore dhe private.

Këshilli Kombëtar për Transmetimet Televizive dhe Radiofonike rekomandoi që kanalet televizive dhe stacionet radiofonike të ndryshojnë oraret e tyre të transmetimit, duke hequr përmbajtjen argëtuese.

“Në ditën e zisë, në shenjë zie për të vdekurit, flamujt kombëtarë do të ulen në të gjitha ndërtesat komunale të kryeqytetit. Gjithashtu rekomandohet të ulen flamujt kombëtarë në ndërtesat shtetërore dhe private”,  theksoi Këshilli Kombëtar.

Këshilli Kombëtar i Televizionit dhe Radios shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta familjeve të viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kievi shpall 18 qershorin ditë zie për të vrarët në sulmin rus appeared first on Euronews Albania.

Kievi: Humbjet e trupave ruse në Ukrainë tejkalojnë shifrën 1 milion

12 June 2025 at 13:35

Rusia ka humbur më shumë se 1 milion trupa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022, raportoi të enjten Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Shifra, e cila thuhet se arrin në 1,000,340, përfshin trupat ruse të vrarë, të plagosur ose të paaftë. 

Sipas raportit, Rusia ka humbur gjithashtu 10,933 tanke, 22,786 automjete të blinduara luftarake, 51,579 automjete dhe rezervuarë karburanti, 29,063 sisteme artilerie, 1,413 sisteme raketash me shumë lëshues, 1,184 sisteme mbrojtjeje ajrore, 416 aeroplanë, 337 helikopterë, 40,435 dronë, 3,337 raketa lundrimi, 28 anije dhe varka, dhe një nëndetëse.

“Humbjet e përgjithshme të forcave pushtuese ruse në fuqi njerëzore që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë kanë arritur në 1 milion”, deklaroi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës. “Më shumë se 628,000 ndodhën vetëm në një vit e gjysmë të kaluar.”

Duke publikuar raportin të enjten, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se shifra prej një milioni nuk është vetëm një statistikë, por një simbol i rezistencës dhe qëndrueshmërisë.

“Një milion. Kaq është zvogëluar potenciali ofensiv i armikut”, shkroi Shtabi i Përgjithshëm. “1 milion që mund të na kishin shkatërruar, por që ne i shkatërruam në vend të kësaj”.

Deklarata vazhdoi duke nxjerrë në pah kuptimin simbolik pas kësaj figure, duke iu referuar vendeve të disfatave dhe humbjeve të Moskës në Ukrainë, “në Pyllin e Kuq pranë Çernobilit, në ujërat e Dnieper pranë Urës Antonivsky, në rajonin e Donbas dhe Kharkiv. Dhe në fund të Detit të Zi, ku u fundos kryqëzori Moskva”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kievi: Humbjet e trupave ruse në Ukrainë tejkalojnë shifrën 1 milion appeared first on Euronews Albania.

Moska dhe Kievi do fillojnë shkëmbimet e të burgosurve të plagosur më 12 qershor

11 June 2025 at 15:16

Rusia dhe Ukraina do të fillojnë shkëmbimet urgjente mjekësore të të burgosurve të luftës të plagosur rëndë të enjten, tha Vladimir Medinsky, ndihmës presidencial dhe kreu i delegacionit rus në negociatat me Ukrainën.

“Nesër do të fillojmë gjithashtu shkëmbime urgjente sanitare të të burgosurve të plagosur rëndë nga vija e frontit”, shkroi ai në Telegram.

Rusia dhe Ukraina arritën një marrëveshje humanitare më 2 qershor, e cila përfshin një shkëmbim të të burgosurve të luftës nga radhët e të plagosurve, të sëmurëve rëndë dhe personave nën 25 vjeç, si dhe një transferim të më shumë se 6,000 të vdekurve në Ukrainë. Më 7 qershor, Ukraina vonoi papritur “si pranimin e trupave ashtu edhe shkëmbimin e të burgosurve të luftës”, tha Medinsky.

Grupi i parë i ushtarëve rusë nën moshën 25 vjeç u kthye të hënën, më 9 qershor. Aeroplani që mbante grupin e dytë të ushtarakëve mbërriti në Rusi më 10 qershor. Të gjithë luftëtarët e kthyer do t’i nënshtrohen trajtimit dhe rikuperimit në institucionet mjekësore të Ministrisë së Mbrojtjes. Në këmbim, një numër i ngjashëm i të burgosurve të luftës ukrainas u transferuan në Kiev të dyja herët, tha Ministria e Mbrojtjes Ruse.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Moska dhe Kievi do fillojnë shkëmbimet e të burgosurve të plagosur më 12 qershor appeared first on Euronews Albania.

Kievi shtyn pranimin e trupave dhe shkëmbimin e të burgosurve

7 June 2025 at 15:45

Ukraina ka ndërmarrë një hap të papritur duke shtyrë për një kohë të pacaktuar pranimin e trupave të ushtarëve të vrarë dhe shkëmbimin e të burgosurve të luftës, ka deklaruar ndihmësi presidencial rus, Vladimir Medinsky, i cili po udhëheq delegacionin e Moskës në bisedimet me Ukrainën.

Në një postim në Telegram, Medinsky theksoi se Rusia kishte nisur më 6 qershor një “mision humanitar të njëanshëm”, duke dorëzuar më shumë se 6,000 trupa të ushtarëve ukrainas, si dhe duke filluar procesin e shkëmbimit të të burgosurve të plagosur dhe të sëmurë rëndë, përfshirë ata që janë nën moshën 25 vjeç.

Ai shtoi se “grupi i parë prej 1,212 trupash të ngrirë ka mbërritur në pikën e caktuar të shkëmbimit në vagona frigoriferikë”, dhe se pjesa tjetër është gati të arrijë gjithashtu.

Përveç trupave, Medinsky tha se një grup i parë prej 640 të burgosurve, përfshirë ata të plagosur, të sëmurë rëndë dhe të rinj, është dorëzuar gjithashtu në kufirin ukrainas për të filluar shkëmbimin. Grupi i kontaktit i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse është vendosur në kufirin me Ukrainën për të mbikëqyrur procesin.

Megjithatë, Medinsky kritikoi reagimin e Ukrainës, duke thënë se ky i fundit ka “ndërmarrë hapa të papritur” dhe ka shtyrë për një periudhë të pacaktuar pranimin e trupave dhe të burgosurve të luftës, duke e vonuar kështu procesin e shkëmbimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kievi shtyn pranimin e trupave dhe shkëmbimin e të burgosurve appeared first on Euronews Albania.

Moska godet Kievin, raketat bien mbi Ukrainë, katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

By: Mirgen
6 June 2025 at 09:25

A ka filluar hakmarrja e Putin? Pak pas orës 1:00 të mëngjesit, filloi një sulm i rëndë rus në të gjitha qytetet ukrainase. Në fillim u lëshuan dronë të shumtë, pastaj raketa balistike, raporton La Repubblica. Bombarduesit Tu160 u raportuan duke fluturuar mbi Detin Kaspik, nga i cili zakonisht lëshojnë raketa kruiz. Dy zjarre u […]

The post Moska godet Kievin, raketat bien mbi Ukrainë, katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur appeared first on BoldNews.al.

❌
❌