❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025Main stream

SHBA-të i ofrojnë Ukrainës garanci 15-vjeçare sigurie si pjesë e planit të paqes, thotë Zelensky

29 December 2025 at 13:45


Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë përcaktuar për një periudhë 15-vjeçare, me mundësi zgjatjeje.

Kështu u ka thënë Volodymyr Zelensky gazetarëve të hënën, duke dhënë më shumë detaje rreth asaj që u diskutua dhe u ra dakord në takimin e tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump të dielën në Florida.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp pas bisedimeve në Mar-a-Lago, presidenti ukrainas tha se garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën ishin "100% të dakorduara".

"Kemi arritje të mëdha, plani i paqes me 20 pika është 90% i dakorduar dhe garancitë e sigurisë SHBA-Ukrainë janë 100% të dakorduara", u tha Zelensky gazetarëve.

"Garancitë e sigurisë së SHBA-së, Evropës dhe Ukrainës janë pothuajse të dakorduara. Dimensioni ushtarak është 100% i dakorduar", ka shtuar ai.

Më vonë ai i shpjegoi një grupi gazetarësh se garancitë janë me të vërtetë "të forta, megjithëse "për momentin, ato nuk janë të përhershme".

"I thashë (Trump) se lufta ka vazhduar për gati 15 vjet dhe ne do të donim që garancitë të ishin më të gjata", theksoi Zelensky.

"I thashë atij se do të donim të merrnim në konsideratë garancitë për 30, 40 apo edhe 50 vjet dhe ky do të ishte një vendim historik nga Presidenti Trump. Presidenti tha se do të mendonte për këtë".

"Pa garanci sigurie, realisht, kjo luftë nuk do të mbarojë".

Ndryshe, të dy presidentët thanë se nuk ka afat për hapat e ardhshëm në plan, me Trump që tregoi se pret të shohë më shumë përparim brenda disa javëve të ardhshme.

Takimi i radhës në nivel këshilltarësh midis përfaqësuesve të SHBA-së, Ukrainës dhe Evropës do të zhvillohet "në ditët në vijim", tha Zelensky, duke shtuar se Kievi ka kontaktuar tashmë të gjithë këshilltarët e përfshirë në proces. /Telegrafi/

Rusia nuk njeh më vendimet e gjykatave të huaja, Putin firmos ligjin e ri

By: Elva
29 December 2025 at 10:08

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që ndalon zbatimin në territorin e Federatës Ruse të vendimeve të gjykatave të huaja dhe ndërkombëtare, të cilat nuk kanë bazë ligjore në marrëveshje ndërkombëtare ku Rusia është palë. Sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të akteve ligjore të Rusisë, vendimet e gjykatave të huaja penale [
]

The post Rusia nuk njeh më vendimet e gjykatave të huaja, Putin firmos ligjin e ri appeared first on BoldNews.al.

Trump tha se Rusia dëshiron që Ukraina të ketë sukses - shikoni reagimin e Zelenskyt

29 December 2025 at 09:24


Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky u takuan të dielën në apartamentin e Mar-a-Lago për të diskutuar përparimin e bisedimeve për paqen në Ukrainë.

Pas takimit, të dy presidentët mbajtën një konferencë për shtyp, ku ndër tjerash ra në sy një deklaratë e Trump.

Ai tha se Rusia dĂ«shiron qĂ« Ukraina tĂ« ketĂ« sukses dhe se Vladimir Putin kishte qenĂ« “shumĂ« bujar” me energjinĂ« dhe shĂ«rbime tĂ« tjera me çmime tĂ« ulĂ«ta, pĂ«rcjell Telegrafi.

Trump:

Russia wants to see Ukraine succeed. It sounds a little strange.

Putin was very generous in his feeling toward Ukraine succeeding. pic.twitter.com/tiBk5lB0nz
— Clash Report (@clashreport) December 28, 2025

Ky pretendim la Zelenskyn paksa të habitur dhe madje e bëri të qeshte, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Imazhet e shpërndara tregojnë momentin kur Zelensky duket i habitur, pastaj qesh.

Megjithatë, Zelensky kishte përshëndetur "arritjet e mëdha" pas një takimi dypalësh me homologun e tij amerikan, i cili këmbënguli se lufta e Rusisë kundër Ukrainës duhet të përfundojë së shpejti.

Zelensky u tha gazetarëve në Florida se garancitë e sigurisë së SHBA-së për vendin, një pikë kyçe përpara se të finalizohet një zgjidhje paqeje, janë "100% të dakorduara" dhe një plan ekonomik për të rigjallëruar ekonominë ukrainase është "pothuajse i finalizuar". /Telegrafi/

Lukashenko i Bjellorusisë rrëzohet gjatë ndeshjes së hokejit mbi akull, pamjet bëhen virale

29 December 2025 at 09:15


Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, u rrëzua gjatë një ndeshjeje hokeji më 28 dhjetor në Arenën Olimpike të Minskut, me pamjet që u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Sipas përshkrimit, në video shihet momenti kur Lukashenko përplaset me një lojtar tjetër, i cili menjëherë e ndihmon të ngrihet.

Ndeshja mes ekipit të Lukashenkos dhe skuadrës së rajonit Brest përfundoi në barazim 5:5.

Lukashenko spectacular fall on the ice — like a sack of potatoes đŸ€Ł

The ageing hockey player lost his balance, dropped his stick, fell on his back and managed to get up only with the help of another player — who had a unique chance to give Belarusians a perfect New Year’s gift. pic.twitter.com/d9oeuZdseA
— NEXTA (@nexta_tv) December 28, 2025

Pas ngjarjes, Lukashenko deklaroi se ndihej mirë dhe se po përgatitej për ndeshjen e radhës: "Gjithçka është në rregull. Kam vetëm një tendosje në shpinë. Po përgatitem për lojën tjetër".

Videoja e momentit të rrëzimit vazhdon të qarkullojë gjerësisht në rrjete sociale. /Telegrafi/

Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë 100% të dakorduara

29 December 2025 at 08:24


Volodymyr Zelensky tha se garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën ishin "100% të dakorduara" pas një takimi me Donald Trump në Mar-a-Lago të dielën.

Presidenti ukrainas përshëndeti "arritjet e mëdha" pas një takimi dypalësh me homologun e tij amerikan, i cili këmbënguli se lufta e Rusisë kundër Ukrainës duhet të përfundojë së shpejti, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Zelensky u tha gazetarëve në Florida se garancitë e sigurisë së SHBA-së për vendin, një pikë kyçe përpara se të finalizohet një zgjidhje paqeje, janë "100% të dakorduara" dhe një plan ekonomik për të rigjallëruar ekonominë ukrainase është "pothuajse i finalizuar".

"Kemi arritje të mëdha, plani i paqes me 20 pika është 90% i dakorduar dhe garancitë e sigurisë SHBA-Ukrainë janë 100% të dakorduara", u tha Zelensky gazetarëve.

"Garancitë e sigurisë të SHBA-së, Evropës dhe Ukrainës janë pothuajse të dakorduara. Dimensioni ushtarak është 100% i dakorduar", ka shtuar ai.

Trump bëri të ditur se bisedimet me Zelenskyn dhe delegacionin ukrainas do të vazhdojnë të hënën.

Ndërsa e cilësoi takimin produktiv, presidenti amerikan pranoi se çështja më e ndjeshme - ndarja e mundshme e territoreve - mbetet e pazgjidhur.

Kur u pyet konkretisht për Donbasin në lindje të Ukrainës - zona që përbëhet nga Donetsku dhe Luhansku, të cilën Ukraina e ka kundërshtuar ta heqë dorë, pasi kjo do të shpërblente Rusinë, e cila ka pushtuar pjesë të saj - Trump pranoi: "Kjo është një çështje shumë e vështirë".

Pa vendosur ose pa sinjalizuar një afat kohor, Trump tha "do ta shohim brenda disa javësh" nëse plani i paqes funksionon. /Telegrafi/

'Kemi bërë shumë përparim', thotë Trump, pas takimin me Zelenskyn e Ukrainës

28 December 2025 at 23:13


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e përshkroi takimin e tij të fundit me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, si "të shkëlqyer" pas gati tre orësh bisedimesh.

"Patëm një takim të mrekullueshëm. Diskutuam shumë gjëra", tha Trump në një paraqitje të përbashkët me Zelenskyn në Mar-a-Lago, Florida, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

"Mendoj se po i afrohemi shumë, ndoshta shumë afër", tha Trump, duke shtuar se "kemi bërë shumë përparim në përfundimin e asaj lufte".

Kjo deklaratë e tij ishte nga disa të bëra nga presidenti i SHBA-së, teksa bashkë me homologun ukrainas po flisnin me gazetarët pas takimit të tyre në Mar-a-Lago.

Trump, duke thĂ«nĂ« se beson qĂ« njĂ« marrĂ«veshje paqeje Ă«shtĂ« “afĂ«r” pĂ«r UkrainĂ«n, pĂ«rshkroi “njĂ« nga dy çështjet shumĂ« tĂ« vĂ«shtira” qĂ« mbeten.

Ai nuk pranoi të jepte një përqindje për kushtet që ishin rënë dakord, por tha se mund të jetë afër 95%.

Ai pranoi se fati i rajonit lindor të Donbasit, të cilin Rusia i ka kërkuar Ukrainës dorëzimin, mbeti një çështje e pazgjidhur.

Në anën tjetër, Zelensky ka filluar uke falënderuar Trumpin "për një takim të shkëlqyer në këtë vend të mrekullueshëm".

Ai tha se ekipet sot diskutuan "të gjitha aspektet e kornizës së paqes" dhe thotë se plani i paqes me 20 pika është "90% i dakordësuar".

"Ne ramë dakord që garancitë e sigurisë janë një moment kyç në arritjen e paqes së qëndrueshme dhe ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë në të gjitha aspektet", ka shtuar ai.

Një bisedë midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësve evropianë ishte zhvilluar para konferencës së përbashkët ndërmjet tyre.

Siç thuhej më tej, Zelensky dhe Trump folën me udhëheqësit në një telefonatë ndërsa dy presidentët u takuan në Florida për të diskutuar propozimin e fundit të paqes për Ukrainën.

Telefonata thuhet se zgjati mbi një orë dhe udhëheqësit diskutuan "hapat konkretë" për t'i dhënë fund luftës, shkroi Presidenti finlandez Alexander Stubb në një postim në X.

Pjesëmarrësit në komunikim përfshinin udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe Norvegjisë, si dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe presidentin e Komisionit Evropian, shkroi Stubb.

"Ne të gjithë po punojmë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme", tha Stubb. /Telegrafi/

Yesterday — 28 December 2025Main stream

Trump pret Zelenskyn në Florida: I kemi të gjitha kushtet për një marrëveshje për paqen

By: armand
28 December 2025 at 20:57

Duke folur pĂ«rkrah Volodymyr Zelenskyy jashtĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« tij nĂ« Mar-a Lago, Donald Trump tha se beson qĂ« Vladimir Putin Ă«shtĂ« “serioz pĂ«r paqen”. “ShumĂ« njerĂ«z kanĂ« vdekur dhe mendoj se tĂ« dy presidentĂ«t duan tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« marrĂ«veshje”, tha ai. “UnĂ« besoj se kemi tĂ« gjitha kushtet pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje qĂ« Ă«shtĂ« e mirĂ« [
]

The post Trump pret Zelenskyn në Florida: I kemi të gjitha kushtet për një marrëveshje për paqen appeared first on BoldNews.al.

Trump mendon që Putini e ka seriozisht paqen këtë herë, ndërsa Zelensky mbërrin në takimin mes tyre në Florida

28 December 2025 at 20:00


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur për takimin e tij me presidentin e SHBA-së Donald Trump në vendpushimin Mar-a-Lago në Florida.

Bisedimet vijnë menjëherë pas një sulmi masiv rus ndaj Kievit dhe pas muajsh përpjekjesh diplomatike të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës.

Dhe Trump thuhet se ka thënë se mendon që Putini është serioz për paqen këtë herë, ndërsa Zelensky mbërriti për takimin mes tyre.

Pas arritjes së tij, të dy udhëheqësit shtrënguan duart dhe u ndalën për foto ndërsa Trump ka pranuar disa pyetje nga gazetarët përpara takimit të tyre.

NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, i pyetur nĂ«se mendon qĂ« Putini Ă«shtĂ« serioz pĂ«r paqen kĂ«tĂ« herĂ«, Trump tha: “Po, po. Mendoj se Ă«shtĂ«, mendoj se tĂ« dy janĂ«â€.

Ai shtoi nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« njĂ« pyetjeje tjetĂ«r: “Duhet tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« marrĂ«veshje, duhet ta bĂ«jmĂ«... Mendoj se tĂ« dy presidentĂ«t duan tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« marrĂ«veshje”.

Trump tha se beson qĂ« janĂ« nĂ« fazat pĂ«rfundimtare tĂ« bisedimeve dhe se njĂ« fund "i shpejtĂ«" i luftĂ«s mund tĂ« jetĂ« i mundur, duke shtuar: “Ose do tĂ« mbarojĂ« ose do tĂ« vazhdojĂ« pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«, dhe miliona njerĂ«z tĂ« tjerĂ« do tĂ« vdesin. Dhe askush nuk e dĂ«shiron kĂ«tĂ«â€.

Trump përsëriti se ata do të flasin edhe me udhëheqësit evropianë pas takimit të tyre të sotëm, dhe të dy udhëheqësit më pas u kthyen dhe hynë brenda Mar-a-Lago për të filluar bisedimet e tyre. /Telegrafi/

Trump flet për një telefonatë 'shumë produktive' me Putinin përpara bisedimeve me Zelenskyn

28 December 2025 at 18:26


Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkruar në Truth Social për të thënë se ka folur me presidentin rus Vladimir Putin përpara takimit të tij me Zelenskyn.

"Sapo pata një telefonatë të mirë dhe shumë produktive me Presidentin Putin të Rusisë", ka shkruar Trump, përcjell Telegrafi.

Ai shton se takimi me Zelenskyn do të zhvillohet në sallën kryesore të ngrënies në Mar-a-Lago dhe se gazetarët janë të ftuar të marrin pjesë.

Kremlini gjithashtu ka konfirmuar se është zhvilluar një telefonatë midis dy udhëheqësve.

Veçmas, në një postim të mëparshëm, Trump vlerësoi rolin e administratës së tij si një paqebërës global, duke iu referuar një armëpushimi të sapo dakordësuar midis Kamboxhias dhe Tajlandës, dhe duke sugjeruar se Kombet e Bashkuara kanë qenë "pak të dobishme" në zgjidhjen e konflikteve, përfshirë Ukrainën.

"Ndoshta Shtetet e Bashkuara janĂ« bĂ«rĂ« Kombet e Bashkuara tĂ« VËRTETA", thotĂ« ai.

Telefonata e Trump me Putin vjen pak orë pasi ata të takohen ku Zelensky thuhet se do të kërkojë të sigurojë vulën e miratimit të presidentit amerikan për një propozim të ri për t'i dhënë fund konfliktit gati katërvjeçar me Rusinë.

Plani 20-pikësh, i cili doli nga javë të tëra negociatash intensive SHBA-Ukrainë, nuk ka miratimin e Moskës, dhe takimi ballë për ballë në Florida vjen pas një sulmi masiv rus me raketa dhe dronë ndaj Kievit, shkruajnë mediat e huaja.

Takimi, që do të organizohet nga Trump në rezidencën e tij Mar-a-Lago, sipas Shtëpisë së Bardhë, do të jetë takimi i tyre i parë ballë për ballë që nga tetori, kur presidenti amerikan refuzoi të miratonte kërkesën e Zelenskyt për raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi. /Telegrafi/

Zelensky synon ta përfundojë "planin për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë" në takimin me Trumpin

28 December 2025 at 17:05


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të ulet me Donald Trump të dielën dhe do të kërkojë të sigurojë vulën e miratimit të presidentit amerikan për një propozim të ri për t'i dhënë fund konfliktit gati katërvjeçar me Rusinë.

Plani 20-pikësh, i cili doli nga javë të tëra negociatash intensive SHBA-Ukrainë, nuk ka miratimin e Moskës, dhe takimi ballë për ballë në Florida vjen pas një sulmi masiv rus me raketa dhe dronë ndaj Kievit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Takimi, që do të organizohet nga Trump në rezidencën e tij Mar-a-Lago, sipas Shtëpisë së Bardhë, do të jetë takimi i tyre i parë ballë për ballë që nga tetori, kur presidenti amerikan refuzoi të miratonte kërkesën e Zelenskyt për raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi.

Zelenskyy tha të dielën se Kievi po bënte gjithçka për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, por se në fund të fundit sigurimi i paqes do të varet nga partnerët e tij.

“KĂ«to janĂ« disa nga ditĂ«t diplomatike mĂ« aktive tĂ« vitit dhe shumĂ« gjĂ«ra mund tĂ« zgjidhen para Vitit tĂ« Ri dhe ne po bĂ«jmĂ« gjithçka pĂ«r kĂ«tĂ«, por nĂ«se do tĂ« ketĂ« vendime varet nga partnerĂ«t”, shkroi ai nĂ« aplikacionin Telegram nĂ« komentet para bisedimeve nĂ« Florida me Presidentin e SHBA-sĂ« Donald Trump.

Ai shtoi se partnerĂ«t e UkrainĂ«s duhet tĂ« rrisin presionin mbi MoskĂ«n “nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« rusĂ«t tĂ« ndiejnĂ« pasojat e agresionit tĂ« tyre”.

Ai tha gjithashtu gjatĂ« njĂ« ndalese nĂ« Kanada tĂ« shtunĂ«n se shpresonte qĂ« bisedimet tĂ« ishin “shumĂ« konstruktive” dhe tha se udhĂ«heqĂ«si rus Vladimir Putin kishte treguar qĂ«llimet e tij me sulmin e fundit nĂ« kryeqytetin ukrainas.

“Ky sulm Ă«shtĂ« pĂ«rsĂ«ri pĂ«rgjigja e RusisĂ« ndaj pĂ«rpjekjeve tona pĂ«r paqe. Dhe kjo tregoi vĂ«rtet se Putini nuk dĂ«shiron paqe”, tha ai.

Zelenskyy zhvilloi një konferencë telefonike ndërsa ishte në Kanada me udhëheqësit evropianë të cilët, sipas kancelarit gjerman Friedrich Merz, premtuan mbështetjen e tyre të plotë për përpjekjet e tij për paqe.

Rusia ka akuzuar UkrainĂ«n dhe mbĂ«shtetĂ«sit e saj evropianĂ« se po pĂ«rpiqen tĂ« “shkatĂ«rrojnĂ«â€ njĂ« plan tĂ« mĂ«parshĂ«m tĂ« ndĂ«rmjetĂ«suar nga SHBA-ja pĂ«r tĂ« ndaluar luftimet. /Telegrafi/

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për sulme përpara bisedimeve për paqe

28 December 2025 at 14:52


Moska dhe Kievi akuzuan njĂ«ri-tjetrin pĂ«r sulme ajrore gjatĂ« natĂ«s, ndĂ«rsa presidenti amerikan Donald Trump do tĂ« presĂ« homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky nĂ« Florida pĂ«r tĂ« diskutuar planin e paqes me 20 pika pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s Rusi-UkrainĂ«.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi në një deklaratë se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 25 dronë ukrainas, 12 prej të cilëve u rrëzuan mbi rajonin Samara, pranë kufirit me Kazakistanin fqinj.

Sekretari i Shtypit i Agjencisë Federale Ruse të Transportit Ajror, Artem Korenyako, tha gjatë natës se ishin vendosur kufizime të përkohshme për mbërritjet dhe nisjet e aeroplanëve në aeroportin ndërkombëtar të Samarës.

Kufizimet më vonë u hoqën.

Autoritetet lokale në Samara dhe rajonet e tjera të përmendura në deklaratën ruse, përkatësisht Belgorod, Kursk, Saratov, Volgograd dhe Rostov, nuk raportuan viktima ose dëme në infrastrukturë.

Më shumë se 300 fluturime janë vonuar ose anuluar në aeroportet Vnukovo dhe Sheremetyevo të Moskës.

Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës pretenduan se mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi 30 nga 48 dronë të llojeve të ndryshme të lëshuar nga Rusia.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës raportoi një zjarr në një ndërtesë banimi dhe dëme në një ndërtesë liceu në qytetin jugor të Odesës si pasojë e një sulmi gjatë natës, por pa të vrarë ose të lënduar.

Guvernatori i Odesës, Oleh Kiper, specifikoi se zjarri u shkaktua nga një dron që goditi çatinë e një ndërtese banimi me dy kate.

“Informacioni mbi viktimat po sqarohet. ShĂ«rbimet pĂ«rkatĂ«se po punojnĂ« nĂ« vendngjarje”, shtoi Kiper.

Raportimet vijnë ndërsa Trump do të presë Zelenskyn në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, më vonë sot, për të diskutuar planin e paqes të propozuar nga SHBA-ja për konfliktin që po zgjat pothuajse katër vjet dhe garancitë e sigurisë.

Presidenti ukrainas mbërriti në SHBA të shtunën pas një vizite në Kanada, ku Otava njoftoi një paketë të re ndihme ekonomike për Kievin.

Ndërsa një plan me 28 pika, i bërë publik në nëntor, u propozua fillimisht nga pala amerikane për të dhënë fund konfliktit, diskutimet e mëtejshme kanë çuar në hartimin e një kuadri të rafinuar me 20 pika. /AA/

Zelensky: Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri

28 December 2025 at 14:08


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka theksuar se tani janë disa nga ditët diplomatike më aktive të vitit dhe "shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri".

Ai shtoi gjithashtu se brenda një jave, Rusia nisi më shumë se 2,100 dronë, rreth 800 bomba dhe 94 raketa, transmeton Telegrafi.

"Ekipet tona të riparimit, punonjësit e energjisë dhe ndihmësit e parë të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës po punojnë fjalë për fjalë 24/7 për të mbrojtur jetët dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike.

“Por Ă«shtĂ« po aq e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« sanksionet kundĂ«r RusisĂ« tĂ« funksionojnĂ«, qĂ« tĂ« gjitha format e presionit politik pĂ«r agresionin e saj tĂ« zbatohen, qĂ« Ukraina tĂ« marrĂ« raketa mbrojtĂ«se ajrore dhe qĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« finalizojmĂ« formatet e hapave qĂ« do t'i japin fund kĂ«saj lufte dhe do tĂ« garantojnĂ« sigurinĂ«", shtoi lideri ukrainas.

Ndryshe Zelensky pritet tĂ« takohet sot me presidentin amerikan Donald Trump, me tĂ« cilin shpreson tĂ« diskutojĂ« çështjen pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s sĂ« pĂ«rgjakshme. /Telegrafi/

Ky vend në Ukrainë i mban zogjtë të sigurt nga lufta

28 December 2025 at 13:23


Kur i afrohesh oborrit të bukur të shtëpisë së Viktor Shelvinskit, mezi mund ta besosh se ai shërben si strehë për qindra zogj të të gjitha llojeve.

Por shpejt, porta e hyrjes ia hap rrugën një kopshti të gjerë të mbushur me zogj me forma dhe madhësi të ndryshme, ku jetojnë lejlekë, bufa, fazanë e papagaj.

Shelvinsky, një veteriner 48-vjeçar, ka ndërtuar qendrën e rehabilitimit Free Wings (Vilni Kryla) rreth shtëpisë së tij në periferi të Lvivit.

Ai kujdeset pĂ«r afĂ«rsisht 470 zogj — disa tĂ« gjetur tĂ« plagosur nĂ« natyrĂ« dhe tĂ« tjerĂ« tĂ« besuar nĂ« kujdesin e Shelvinskyt nga pronarĂ«t e tyre pĂ«r shkak tĂ« rrethanave tĂ« luftĂ«s.

Streha e mirĂ«mbajtur, e mbushur me cicĂ«rima tĂ« gjalla dhe shkurre tĂ« gjelbra — madje edhe nĂ« motin e zymtĂ« tĂ« dhjetorit — qĂ«ndron si njĂ« dĂ«shmi e njerĂ«zimit nĂ« UkrainĂ«n e kohĂ«s sĂ« luftĂ«s.

Shelvinsky jeton me gruan e tij, Yuliia, dhe djalin e tyre të vogël, Zhenia.

Dyshja praktikisht drejton vetĂ« rezervatin e zogjve — tĂ« vendosur nĂ« Kozhychi, njĂ« fshat i vogĂ«l nĂ« UkrainĂ«n perĂ«ndimore, disa kilometra nĂ« perĂ«ndim tĂ« Lvivit — me pak ndihmĂ« nga prindĂ«rit e Viktorit.

Çifti u takua nĂ«pĂ«rmjet njĂ« zogu. NĂ« muajin e parĂ« tĂ« pushtimit nĂ« shkallĂ« tĂ« plotĂ«, Yuliia gjeti njĂ« qukapik nĂ« kopshtin e shtĂ«pisĂ« sĂ« saj nĂ« Oblastin e Kievit. Ai nuk mundi tĂ« fluturonte pasi u pĂ«rplas me kokĂ« nĂ« dritaren e saj.

Të gjente një veteriner që i njeh mirë zogjtë ishte e vështirë në javët e para kaotike të luftës së përgjithshme. Kërkimi i saj për këshilla në internet e çoi te Viktori.

BĂ«het e ditur se streha “Free Wings”, e themeluar nga Shelvinsky 29 vjet mĂ« parĂ«, Ă«shtĂ« shtĂ«pia e 63 specieve tĂ« ndryshme, nga kafshĂ«t shtĂ«piake ekzotike te zogjtĂ« qĂ« gjenden zakonisht nĂ« pyjet dhe malet e UkrainĂ«s.

Disa zogj vinin nga rajonet në vijën e frontit; pronarët ose kalimtarët i dërgojnë kur munden, në raste të tjera, Viktori dhe Julia organizojnë transportin e tyre.

Shumë kafshë kanë fraktura kockash dhe lëndime në kokë.

Shumica lirohen përsëri në natyrë pasi kujdesen për to deri në rikuperimin e shëndetit të tyre, ndërsa të tjerat qëndrojnë aty praktikisht përgjithmonë.

Disa lëndime janë pasojë e drejtpërdrejtë e luftës. Shelvinsky tregon një buf që ia solli një ushtar nga sektori verior i Sumyt i frontit.

UshtarĂ«t e gjetĂ«n zogun me njĂ« krah tĂ« lĂ«nduar pasi u ngatĂ«rrua nĂ« njĂ« rrjetĂ« anti-dron — njĂ« situatĂ« jo aq e rrallĂ« kĂ«to ditĂ«, vĂ«ren Shelvinsky.

Por jo të gjithë zogjtë u dërguan në strehë me plagë fizike.

“Nuk ka rĂ«ndĂ«si nĂ«se ka ndonjĂ« lĂ«ndim”, tha Shelvinsky.

Si shembull, Shelvinsky prezanton Conorin, një papagall mashkull i cili ndan një kafaz me shoqëruesen e tij femër, Varvarën.

Conori, siç shpjegon veterineri, i pĂ«rkiste njĂ« oficeri ushtarak 50-vjeçar, prandaj zogu ndonjĂ«herĂ« pĂ«rdor terminologji ushtarake si "plus-plus" — njĂ« version ukrainas i "roger that" qĂ« pĂ«rdoret gjatĂ« bisedave nĂ« radio.

Pasi pronari u vra në një sulm me dron rus në Dnipro, Conor ra në depresion të rëndë, sipas Shelvinskyt.

Gruaja e pronarit e gjeti veten të paaftë të kujdesej për zogun, i cili ende fliste me zërin e ushtarit të vrarë.

Conor ndërroi duar disa herë përpara se të përfundonte në strehën e Free Wings, ku gjendja e tij

Ndryshe, verën e kaluar Shelvinsky ndërtoi rrugën për ta bërë strehën më të arritshme për vizitorët e saj, shumë prej të cilëve janë veteranë, përfshirë ata në karrige me rrota ose që përdorin proteza pasi kanë humbur gjymtyrë në luftë.

Vizitorë të tjerë gjatë vitit përfshijnë studentë, veterinerë, artistë dhe familje me fëmijë.

Me shpërthimin e pushtimit në shkallë të plotë , vendi u bë një shtëpi e përkohshme për refugjatët që iknin nga armiqësitë, të cilët dërguan zogjtë, qentë dhe macet e tyre.

Strehimi dhe ushqyerja e kafshëve gjatë kohës së luftës është një betejë e vështirë.

Shelvinsky shpjegon se vetëm papagallët konsumojnë rreth 300 kilogramë ushqim në muaj.

Vullnetarë të huaj dhe ukrainas dhurojnë ushqim për qendrën e rehabilitimit, përfshirë UAnimals , një OJQ e themeluar në vitin 2016 që tani përqendrohet në shpëtimin e kafshëve nga rajonet e vijës së frontit.

Herë të tjera, vizitorët dërgojnë diçka për të ndihmuar. /Telegrafi/

Ukrainasit godasin bazat ruse në Krime, bombardojnë edhe depon ku ruheshin dronët detar

28 December 2025 at 10:33


Operatorët ukrainas të dronëve kanë goditur një numër objektesh ushtarake të forcave ruse në Krimenë e pushtuar.

Në këto sulme përfshihet edhe bombardimi i një magazine ku ruheshin dronët detar të ushtrisë së Vladimir Putinit, transmeton Telegrafi.

Sipas komandantit Robert “Madyar” Brovdi, sulmi ishte organizuar prej kohĂ«sh dhe se nĂ« tĂ« kanĂ« marrĂ« pjesĂ« njĂ«si tĂ« shumta.

Gjithqka u zhvillua në vendbanimin Chornomorske, ku u godit radari Valdai dhe një pikë kontrolli dhe një kompleks të radarëve tjerë zbulues.

Përveç kësaj, u godit një bazë për ruajtjen dhe lëshimin e anijeve detare pa pilot në Chornomorske.

Sulme me dronĂ« nga ukrainasit janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« zakonshme, dhe njĂ« prej armĂ«ve mĂ« tĂ« “efektshme” qĂ« po i shkaktojnĂ« humbje tĂ« mĂ«dha forcave ruse. /Telegrafi/

Zelensky thotë se Rusia 'nuk dëshiron paqe', përpara takimit në Florida me Trumpin

28 December 2025 at 08:52


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Florida sot, për raundin e fundit të bisedimeve që synojnë t'i japin fund gati katër viteve të luftës me Rusinë.

Dyshja do të diskutojë një version të përditësuar të një plani paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, të cilin Moska ende nuk e ka mbështetur, si dhe propozime të veçanta për garancitë e sigurisë nga SHBA-ja.

Takimi i tyre në shtëpinë e Trump në Mar-a-lago vjen pas bombardimeve intensive ruse të Kievit gjatë fundjavës, të cilat presidenti ukrainas tha se janë dëshmi se Moska "nuk dëshiron paqe".

Breshëria 10-orëshe me raketa dhe dronë që synonin kryeqytetin e Ukrainës vrau dy persona dhe la 32 të tjerë të plagosur, thanë autoritetet lokale, transmeton Telegrafi.

Zelensky pritet të ngrejë çështje të sigurisë dhe lëshimeve territoriale për Ukrainën në takimin e tij të së dielës me Trump, të cilat janë të dyja çështje për të cilat Rusia më parë nuk ka qenë e gatshme të bëjë kompromis.

Ata do të diskutojnë gjithashtu planin e ri të paqes me 20 pika, një version i rishikuar i planit të mëparshëm me 28 pika të hartuar nga i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili u pa gjerësisht si shumë i favorshëm për Rusinë.

Kontrolli i Donbasit lindor të Ukrainës ka qenë një pikë e rëndësishme pengese në bisedimet deri më tani, por Zelensky tani ka thënë se një "zonë e lirë ekonomike" mund të jetë një opsion.

Moska aktualisht kontrollon rreth 75% të rajonit të Donetskut dhe rreth 99% të Luhanskut fqinj. Rajonet njihen kolektivisht si Donbas.

Kremlini nuk ka komentuar ofertën e Zelensky-t për të tërhequr trupat nga rajoni lindor i Donbasit, nëse edhe Rusia tërhiqet.

Por të shtunën, Presidenti rus Vladimir Putin tha se Ukraina "nuk po nxitonte ta zgjidhte këtë konflikt në mënyrë paqësore", sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Putin shtoi se nëse Kievi nuk donte ta zgjidhte konfliktin në mënyrë paqësore, Rusia do t'i arrinte objektivat e saj ushtarakisht.

Presidenti ukrainas ka shprehur optimizëm në lidhje me draftin e ri të planit të paqes, duke e përshkruar atë si "një dokument themelor për përfundimin e luftës".

Të premten, ai u tha gazetarëve se plani me 20 pika ishte 90% i përfunduar: "Detyra jonë është të sigurohemi që gjithçka është 100% gati".

Por në një intervistë me Politico, Trump paralajmëroi se Zelensky "nuk ka asgjë derisa unë ta miratoj".

Trump shtoi se priste të shihte draftin e ri të dielën.

"Mendoj se do të shkojë mirë me të. Mendoj se do të shkojë mirë me [Vladimir] Putin", tha Trump në intervistë, duke shtuar se pret të flasë me presidentin e Rusisë "së shpejti".

Pas takimeve me kryeministrin kanadez Mark Carney, Zelensky tha se sulmi i fundit i Moskës ndaj Kievit ishte "përgjigjja e Rusisë [ndaj] përpjekjeve tona për paqe dhe kjo tregon vërtet se Putini nuk dëshiron paqe".

Zelensky gjithashtu mori një telefonatë me udhëheqësit evropianë për të diskutuar "prioritetet" diplomatike përpara takimit të tij me Trump, duke shtuar se "nevojiten pozicione të forta" për të ecur përpara me planin.

Kiev ka "mbështetjen e plotë" të udhëheqësve evropianë dhe të NATO-s, sipas kancelarit gjerman Friedrich Merz.

Zyrtarët ukrainas thanë se sulmi i fundit i Rusisë ndaj Kievit shkaktoi dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike, me 40% të ndërtesave të banimit në Kiev dhe lagjet përreth të mbetura pa ngrohje.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se armë precize me rreze të gjatë veprimi u përdorën për të synuar objektet e energjisë, të cilat ajo pretendonte se po përdoreshin "në interes të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe ndërmarrjeve të kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës".

Rusia drejtoi pothuajse 500 dronë dhe 40 raketa drejt Kievit, duke synuar infrastrukturën energjetike dhe civile, sipas zyrtarëve ukrainas.

Fotografitë treguan vrima të hapura në ndërtesa apartamentesh dhe shtëpi në flakë pas sulmeve.

Blloku i apartamenteve të gazetares së BBC-së, Anastasiya Gribanova, u godit, duke lënë disa shtëpi në nivelet më të larta të ndërtesës shumëkatëshe në flakë. Gribanova, e cila ishte në ashensorin e ndërtesës në atë kohë, mbeti e padëmtuar.

Sulmi pa Poloninë, e cila ndan një kufi 530 km të gjatë me Ukrainën perëndimore, të vinte në gatishmëri avionët e saj luftarakë, sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe zbulimin me radar.

Më vonë të shtunën në mëngjes, ajo arriti në përfundimin se nuk kishte pasur shkelje të hapësirës ajrore të vendit.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kishin kapur dhe shkatërruar pothuajse 200 dronë ukrainas mbi disa rajone ruse, përfshirë tetë mbi Moskë. /Telegrafi/

Von der Leyen pĂ«r takimin Trump–Zelenskyy: MirĂ«presim çdo pĂ«rpjekje pĂ«r njĂ« paqe

By: Elva
27 December 2025 at 22:30

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pĂ«rpara takimit tĂ« paralajmĂ«ruar mes presidentit tĂ« UkrainĂ«s, Volodymyr Zelenskyy, dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se Bashkimi Evropian mbĂ«shtet çdo iniciativĂ« qĂ« synon arritjen e njĂ« paqeje tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« UkrainĂ«. PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale, von der Leyen [
]

The post Von der Leyen pĂ«r takimin Trump–Zelenskyy: MirĂ«presim çdo pĂ«rpjekje pĂ«r njĂ« paqe appeared first on BoldNews.al.

“Rusia nuk dĂ«shiron paqe”/ Presidenti Zelensky: Sulmet nĂ« Kiev janĂ« pĂ«rgjigjia pĂ«r paqen

By: M C
27 December 2025 at 23:02

Një sulm intensiv rus ndaj Kievit gjatë natës tregon se Moska nuk dëshiron paqe, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa përgatitet për një raund të ri bisedimesh për paqe. Zelensky i bëri komentet gjatë rrugës për në Florida, ku do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të dielën për të diskutuar një plan të ri paqeje prej 20 pikash të dakordësuar nga të dërguarit amerikanë dhe ukrainas.

Autoritetet lokale thanë se breshëria 10-orëshe me raketa dhe dronë të drejtuara drejt kryeqytetit të Ukrainës vrau dy persona dhe la 32 të plagosur. Dëmtimi i infrastrukturës energjetike la 40% të ndërtesave të banimit në Kiev dhe lagjet përreth pa ngrohje, sipas ministrit të Zhvillimit të Ukrainës, Oleksiy Kuleba.

BBC shkruan se, Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se armë precize me rreze të gjatë veprimi u përdorën për të synuar objektet e energjisë, të cilat, sipas saj, po përdoreshin në interes të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe ndërmarrjeve të kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës.

Duke shkruar në Telegram, Zelensky tha se Rusia drejtoi pothuajse 500 dronë dhe 40 raketa drejt Kievit, duke synuar infrastrukturën energjetike dhe civile. Fotografitë tregonin vrima të hapura në ndërtesa apartamentesh dhe shtëpi në flakë pas sulmeve. Blloku i apartamenteve të gazetares së BBC-së, Anastasiya Gribanova, u godit, duke lënë disa shtëpi në katet e sipërme të ndërtesës shumëkatëshe në flakë. Gribanova, e cila ndodhej në ashensorin e ndërtesës në atë kohë, nuk u lëndua.

The post “Rusia nuk dĂ«shiron paqe”/ Presidenti Zelensky: Sulmet nĂ« Kiev janĂ« pĂ«rgjigjia pĂ«r paqen appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbrojtur kufijtë nga Rusia

27 December 2025 at 22:42


Polonia planifikon të investojë më shumë se dy miliardë euro në ndërtimin e fortifikimeve të përparuara kundër dronëve përgjatë kufijve të saj lindorë, me të gjithë sistemin që pritet të përfundojë brenda 2 vitesh.

Ky veprim vjen në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj ndërhyrjes masive të dronëve rusë në hapësirën ajrore polake në fillim të këtij viti, gjë që rriti ndjenjën e pasigurisë së vendit.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes ka konfirmuar një afat kohor ambicioz për projektin, i cili do të forcojë ndjeshëm mbrojtjen e krahut lindor të Evropës, raporton The Guardian.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Cezary Tomczyk zbuloi detajet e sistemit të ri mbrojtës në një intervistë në Varshavë.

"Ne presim të kemi aftësitë e para të sistemit në rreth gjashtë muaj, ndoshta edhe më herët. Dhe i gjithë sistemi do të përfundojë në 24 muaj", tha Tomczyk.

Ai shpjegoi se sistemet e reja do të integrohen me një linjë më të vjetër mbrojtëse të ndërtuar një dekadë më parë dhe do të përfshijnë shtresa të shumëfishta mbrojtjeje - nga mitralozë, topa dhe raketa deri te një sistem bllokimi të dronëve.

Tomczyk theksoi gjithashtu sfidat e përdorimit të armëve të tilla në kohë paqeje.

"Disa prej tyre janë të destinuara për përdorim vetëm në kushte ekstreme ose lufte. Për shembull, këto mitralozë me shumë tyta janë të vështira për t'u përdorur në kohë paqeje sepse çdo gjë që ngrihet lart duhet të bjerë poshtë", tha ai.

Shkaku për përshpejtimin e planeve ishte një incident në shtator, kur më shumë se një duzinë dronësh të dyshimtë rusë hynë në hapësirën ajrore polake.

Kjo çoi në mbylljen e aeroporteve, ngritjen e aeroplanëve luftarakë dhe, kur dronët u rrëzuan, ndërtesat në tokë u dëmtuan gjithashtu.

Ministri i JashtĂ«m RadosƂaw Sikorski tha nĂ« atĂ« kohĂ« se sulmet, tĂ« cilat pĂ«rfshinin dronĂ« pa municion, ishin pĂ«rpjekja e RusisĂ« "pĂ«r tĂ« testuar pa filluar njĂ« luftĂ«".

Projekti do të financohet kryesisht nga fondet evropiane përmes programit të kredisë për mbrojtjen SAFE (Veprimi i Sigurisë për Evropën), me kontribute nga buxheti shtetëror polak.

Gjatë luftës gati katërvjeçare në shkallë të plotë në Ukrainë, Polonia po përgatitet gjithnjë e më shumë për konflikt të mundshëm, e përballur me një rritje të sabotimeve dhe sulmeve zjarrvënëse që autoritetet polake i kanë lidhur me agjencitë ruse të inteligjencës.

Qeveria planifikon të trajnojë qindra mijëra qytetarë për aftësi mbijetese, ndërsa shumë prej tyre i nënshtrohen edhe trajnimit ushtarak vullnetar.

Përveç murit kundër dronëve, Polonia po forcon edhe kufijtë e saj tokësorë me Bjellorusinë dhe enklavën ruse të Kaliningradit, si pjesë e projektit "Mburoja Lindore".

Tomczyk njoftoi se në secilën komunë kufitare do të ndërtohen qendra të posaçme logjistike me pajisje për të bllokuar kufirin, të gatshme për përdorim brenda pak orësh.

"E vërteta është se për sa kohë që Ukraina mbron veten dhe lufton kundër Rusisë, Evropa nuk është në rrezik lufte në kuptimin konvencional dhe të ngushtë të fjalës. Në vend të kësaj, ne do të përballemi me provokime dhe sabotime", tha Tomczyk.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nëse Perëndimi lejon që Rusia të fitojë në Ukrainë, Kremlini së shpejti mund t'i drejtohet Evropës.

Polonia tashmë i ka rritur shpenzimet e saj për mbrojtjen në 4.7% të GDP-së, një nga normat më të larta në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

"Fundi i Putinit, katastrofa natyrore" - parashikimet e Baba Vangës për 2026

27 December 2025 at 22:15


Edhe një herë, në qendër të vëmendjes janë parashikimet e mistikes Baba Vanga për vitin 2026.

Parashikuesja ka parë fuqitë gjeopolitike në ndryshim, krizën klimatike dhe rritjen e Inteligjencës Artificiale të pengojnë paqen në vitin që vjen.

Ndërsa pretendimet e saj për vitin 2026 mbeten të paverifikuara - shumë njerëz frikësohen nga ajo që Baba Vanga ka thënë se na pret.

Baba Vanga ka deklaruar se kontakti i parë me një inteligjencë jashtëtokësore do të ndodhë në nëntor të vitit 2026.

Ajo mendon se një anije kozmike e madhe do të hyjë në atmosferën e Tokës.

Gruaja që supozohet se parashikoi përmbytjet e vitit 2022 në Mbretërinë e Bashkuar, parashikon gjithashtu fatkeqësi natyrore për vitin 2026.

Megjithëse nuk dihet se ku do të ndodhin këto tornado, cunami apo tërmete, ajo gjithashtu sheh një kombinim shkatërrues tërmetesh dhe shpërthimesh vullkanike me ndikime të rënda.

Gruaja që parashikoi 11 shtatorin parashikon kaos në vitin 2026. Një nga parashikimet e saj më shqetësuese është ai i Luftës së Tretë Botërore. Raportet pohojnë se Baba Vanga parashikoi një luftë në shkallë të gjerë që do të fillonte në vitin 2026, ku do të përfshiheshin fuqitë e mëdha botërore.

Ky konflikt do të përhapet në të gjithë kontinentet sipas saj, dhe do të shkaktojë një periudhë paqëndrueshmërie politike dhe tensionesh të larta globale.

Ka raportime se Baba Vanga tha se Kina do të pushtojë Tajvanin dhe një përballje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe SHBA-së.

Kjo mund të lidhet me një parashikim tjetër të një krize të tretë financiare globale, ose të paktën një rënie të madhe ekonomike në vitin 2026.

Kjo mund të nënkuptojë rënie të tregut, inflacion të lartë ose një kolaps.

Sipas disa interpretimeve të parashikimeve të Baba Vangës, ajo tha se Inteligjenca Artificiale do të fillonte të ndryshonte njerëzimin në vitin 2026.

Ajo mendon se viti i ardhshëm është viti kur Al do të ndryshojë industrinë dhe jetën e përditshme përgjithmonë.

Kjo i ka bërë disa të bëjnë pyetje se si mund ta ruajmë pavarësinë nga një makinë e ashtuquajtur mendimtare, pasi Al dominon të gjitha fushat e jetës sonë.

Baba Vanga parashikoi gjithashtu shfaqjen e një udhëheqësi të ri rus në vitin 2026.

Kjo çon në pyetje në lidhje me atë që do të bëhej me Ukrainën nëse diktatura e Vladimir Putinit do të dështonte. /Telegrafi/

Zelensky në Kanada për takime vendimtare për Ukrainën

27 December 2025 at 19:59


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Halifax, Nova Scotia, për bisedime me kryeministrin kanadez Mark Carney.

Dyshja do të diskutojë luftën në Ukrainë dhe më vonë do të zhvillojë një telefonatë me disa nga aleatët kryesorë të Ukrainës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe Italinë.

Pas telefonatës, Zelensky do të shkojë në Florida, ku do të takohet me Donald Trumpin nesër.

Carney falënderoi Zelenskyin për takimin me të në Kanada në "këtë moment vendimtar në procesin e paqes".

"Ne kemi kushtet, mundësinë, për paqen e drejtë dhe të qëndrueshme", tha ai.

Por ai shton se kjo kĂ«rkon njĂ« “Rusi tĂ« gatshme”, tĂ« cilĂ«n e dĂ«non pĂ«r njĂ« sulm “barbar” gjatĂ« natĂ«s nĂ« kryeqytetin e UkrainĂ«s.

Zelensky e pranoi se ishte njĂ« natĂ« “shumĂ« e vĂ«shtirĂ«â€ pĂ«r Kievin dhe tha se sulmet janĂ« “pĂ«rgjigjja e RusisĂ« ndaj pĂ«rpjekjeve pĂ«r paqe”.

"Kjo tregon se Putini nuk dëshiron paqe", shtoi ai.

"Ne duam paqe. Ai është njeri i luftës", sipas Zelenskyt.

Më pas, Carney njoftoi ndihmë të mëtejshme ekonomike për Ukrainën në formën e 2.5 miliardë dollarëve.

“Kjo do ta ndihmojĂ« UkrainĂ«n tĂ« zhbllokojĂ« financimin nga Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar”, tha Carney. /Telegrafi/

❌
❌