Kushtetuesja: Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok ishte antikushtetues
Qeveria shkeli Kushtetutën kur vendosi të mbyllë platformën TikTok, kështu u shpreh sot Gjykata Kushtetuese, e cila doli në përfundimin se kufizimi i aksesit për të gjithë përdoruesit përbënte kufizim të lirisë së shprehjes.
Edhe pse qeveria e pati shfuqizuar aktin që ndalonte platformën, gjykata vendosi të shqyrtojë çështjen për shkak të interesit të madh publik dhe për të sqaruar kufijtë e ndërhyrjes së shtetit mbi hapësirën digjitale dhe të drejtat themelore.
Me vendimin e sotëm, gjykata theksoi se ligjet mbi bazën e të cilave është miratuar vendimi i qeverisë parashikojnë rregullim dhe mbrojtje në fushën e komunikimeve elektronike dhe të të drejtave të fëmijëve. Megjithatë, sipas saj, këto ligje nuk i japin qeverisë autorizim të qartë dhe të posaçëm për të ndërprerë plotësisht aksesin në një platformë online për të gjithë përdoruesit.
Isa Myzyraj, drejtues i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), tha për Citizens.al se vendimi përbën një moment të rëndësishëm për standardet demokratike në vend.
âGjykata Kushtetuese ka vendosur tĂ« mbrojĂ« demokracinĂ« dhe lirinĂ« e shprehjes, duke i dhĂ«nĂ« njĂ« goditje tĂ« fortĂ« kujtdo qĂ« guxon tĂ« ndĂ«rhyjĂ« nĂ« to,â tha Myzyraj.
Në një deklaratë publike, AGSH theksoi se qëllimi i nismës nuk ishte mbrojtja e një platforme të caktuar.
â[âŠ] por mbrojtja e parimit kushtetues tĂ« lirisĂ« sĂ« shprehjes dhe tĂ« drejtĂ«s pĂ«r informim, tĂ« cilat pĂ«rbĂ«jnĂ« shtyllĂ« themelore tĂ« demokracisĂ« dhe tĂ« punĂ«s sĂ« gazetarĂ«ve,â thuhet nĂ« reagimin e AGSH-sĂ«.
ĂfarĂ« çoi nĂ« mbylljen e TikTok?
NĂ« nĂ«ntor 2024, pranĂ« shkollĂ«s 9-vjeçare âFan Noliâ nĂ« TiranĂ«, sherri mes njĂ« grupi tĂ« miturish pĂ«rfundoi tragjikisht me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Pas ngjarjes, në kryeqytet u organizuan disa protesta nga qytetarë dhe prindër që kërkonin më shumë siguri në shkolla.
Në reagimin e tij të parë publik, kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria do të mbyllte platformën TikTok, duke e lidhur atë me klimën e dhunës mes të miturve dhe adoleshentëve.
Rama deklaroi se, edhe pse nuk kishte të dhëna konkrete që konflikti të kishte nisur në këtë platformë, rrjete të tilla sociale sfidojnë përpjekjet e familjeve për edukimin e fëmijëve.
Ai argumentoi se vendosja e filtrave në këto platforma nuk kishte funksionuar në vendet e Bashkimit Evropian dhe se, në këtë situatë, zgjidhja e vetme ishte mbyllja e plotë e tyre.
Vendimi shkaktoi reagime të forta në opinionin publik, ku shumë zëra e cilësuan masën si autoritare dhe populiste.
Më 6 mars 2025, ministrja e atëhershme e Arsimit, Ogerta Manastirliu, njoftoi se TikTok do të mbyllej për një periudhë njëvjeçare.
Ajo deklaroi se nga 25 nëntori deri më 22 dhjetor 2024 qeveria kishte zhvilluar mbi 1,300 konsultime me prindër dhe se rreth 90% e tyre mbështetën mbylljen e platformës.
Padia në Gjykatën Kushtetuese
Në mars 2025, një grup organizatash të shoqërisë civile dhe të medias kundërshtuan vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok-ut, duke e cilësuar atë si një kufizim ekstrem të lirisë së shprehjes dhe të aksesit në informacion.
Vendimi u pa me shqetësim edhe për shkak të kohës kur u mor, rreth dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
Në të njëjtin muaj, AGSH dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative (BIRN) dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shpalljen antikushtetuese të vendimit të qeverisë që ndalonte TikTok-un në Shqipëri.
Avokati Franc Terihati, nga Qendra për Fuqizim Ligjor, deklaroi para gjykatës se janë paraqitur argumente ligjore që tregojnë se vendimi i qeverisë cenon lirinë ekonomike, lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit dhe të drejtën për informim.
Më 4 qershor 2025, Gjykata vendosi ta marrë në shqyrtim vendimin e qeverisë për mbylljen e platformës TikTok dhe vendosi që çështja të trajtohej në një seancë plenare publike për shkak të rëndësisë së saj.
Më 3 shkurt 2026, qeveria shqiptare miratoi vendimin nr.62, me të cilin shfuqizoi aktin e një viti më parë që ndalonte aksesin në TikTok.
Në seancën pasuese, në Gjykatën Kushtetuese, më 5 shkurt, përfaqësuesit e qeverisë argumentuan se shqyrtimi i çështjes ishte i panevojshëm, pasi vendimi që ndalonte platformën ishte shfuqizuar.
âVendimi e humb efektin e tij nĂ« afatin 12-mujor,â tha pĂ«rfaqĂ«suesi i qeverisĂ«, Herold Jonuzaj, duke shtuar se âdo tĂ« shfuqizohej automatikisht brenda 6 marsit 2026â.
Sipas tij, shfuqizimi ishte pjesë e një procesi negociimi me platformën për vendosjen e filtrave të kërkuar, megjithëse kjo ende nuk ishte formalizuar përmes një marrëveshjeje me shkrim.
Nga ana tjetër, avokati i paditësve, Franc Terihati, këmbënguli që çështja të shqyrtohej pavarësisht shfuqizimit të vendimit nga qeveria.
Ai theksoi se akti që ndaloi TikTok kishte cenuar disa të drejta kushtetuese, përfshirë lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit, të drejtën për informim dhe lirinë ekonomike.
Sipas tij, bëhej fjalë për një çështje me interes të madh publik dhe gjykata duhej të shprehej nëse vendimi kishte qenë ose jo kushtetues gjatë kohës që ishte në fuqi.
Pas seancave dëgjimore, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar mbi këtë çështje, vendim që u dha sot në favor të palës paditëse.
Lexoni gjithashtu:
- Në arbitraritet, qeveria mbyll TikTok-un për një vit
- Ndalimi i TikTok-ut bie, por beteja kushtetuese vazhdon
- Censura digjitale, rasti i TikTok-ut dhe sfidat e privatësisë online
The post Kushtetuesja: Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok ishte antikushtetues appeared first on Citizens.al.









