Zvarritja e çështjes Balluku rikthen protestat përpara Kuvendit
Zvarritja e vendimmarrjes për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku riktheu sot protestat qytetare përpara Kuvendit.
Këshilli i Mandateve shtyu sërish mbledhjen, edhe pse ishte paralajmëruar se do të merrte një vendim këtë javë.
Ndërkohë, edhe Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi pezullimin Ballukut, e cila mban njëherësh edhe postin e ministres së Infrastrukturës.
Aktivistë dhe qytetarë e cilësuan këtë situatë si një zvarritje të qëllimshme të procesit.
Të indinjuar nga mungesa e ndëshkimit për korrupsionin e pretenduar nga hetimet e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), dhjetëra protestues u mblodhën sot përpara hyrjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ata shpalosĂ«n njĂ« banderolĂ« me mesazhin: âPĂ«r drejtĂ«si deri nĂ« fund!â.
âKĂ«rkojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« menjĂ«hershme ndĂ«rprerjen e kĂ«tij procesi farsĂ«, mbledhjen urgjente tĂ« KĂ«shillit tĂ« Mandateve dhe trajtimin e çështjes me transparencĂ« tĂ« plotĂ«,â theksoi Sidorela Vatnikaj, nga organizata âDrejtĂ«si Socialeâ.
Sipas saj, çdo shtyrje tjetër përbën një akt të vetëdijshëm kundër demokracisë dhe vullnetit qytetar.
Gjatë protestës, aktivistët hodhën dhjetëra çelësa përpara hyrjes së Kryesisë si shenjë simbolike e një prej pretendimeve të ngritura, sipas së cilave dyshohet se numri dy i qeverisë ka kapitalizuar pasuri të majme nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin.
âA ka hall mĂ« tĂ« madh pĂ«r qytetarin, kur prokuroria thotĂ« se njĂ« ministĂ«r Ă«shtĂ« duke vjedhur?â drejtoi si pyetje retorike Migen Qiraxhi nga QĂ«ndresa Qytetare, teksa akuzoi disa deputetĂ« se po bllokojnĂ« qĂ«llimisht procesin.
Qiraxhi pĂ«rmendi me emra Niko Peleshin, Taulant BallĂ«n, Blendi Ăuçin, Ulsi ManjĂ«n dhe Blendi Ăomon, duke i cilĂ«suar si pengues tĂ« drejtĂ«sisĂ«.
âKudo nĂ« botĂ« shqiptarĂ«t mund tĂ« blejnĂ« njĂ« shtĂ«pi. I vetmi vend ku nuk munden, Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria,â tha ai nĂ« pĂ«rmbyllje.
Aktivisti Andi Tepelena solli në vëmendje edhe pasojat sociale të qeverisjes. Ai theksoi emigrimin masiv të të rinjve duke referuar si shifër se 79% e studentëve synojnë të largohen nga vendi.
Kjo ishte protesta e dytĂ« e kĂ«tij grupimi. NĂ« dhjetor 2025, ata protestuan bashkĂ« me PartinĂ« MundĂ«sia me moton âPeshku qelbet nga kokaâ.
ĂfarĂ« dimĂ« deri mĂ« tani?
Që prej vjeshtës së vitit 2025, zëvendëskryeministrja Balluku është në qendër të një procesi hetimor dhe politik, që përfshin akuzat penale të SPAK, vendimet e gjykatave, si dhe ndërhyrjen institucionale të nivelit të lartë.
Në nëntor 2025, SPAK i bëri ballafaqim Ballukut dhe ish-drejtorëve të ARRSH-së, nën varësi të saj, me akuzat për shkelje të procedurave të prokurimit në projekte të mëdha, përfshirë tenderët për Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, me vlerë qindra miliona euro.
Hetimi përfshinte pretendime se një grup zyrtarësh kishte favorizuar kompani të caktuara në shkelje të ligjit të prokurimeve. SPAK kërkoi më pas pezullimin nga detyra dhe një ndalim të daljes nga vendi për Ballukun, si masa sigurie.
Më 20 nëntor 2025, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i miratoi masat e kërkuara.
Kryeministri Edi Rama reagoi publikisht kundër vendimit të GJKKO-s, duke e cilësuar ndërhyrje të paprecedentë të sistemit të drejtësisë në funksionimin e ekzekutivit dhe e çoi çështjen para Gjykata Kushtetuese.
Kjo solli një konflikt kompetencash mes institucioneve, duke reflektuar tensione rreth ndarjes së pushteteve.
Më 12 dhjetor, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi ta rikthejë në detyrë Ballukun, duke pezulluar përkohësisht efektet e vendimit të GJKKO-s deri në shqyrtim të mëtejshëm.
Vendimi u arrit pas një ankimi të Kryeministrit dhe u argumentua se masa e pezullimit nga detyra kishte krijuar mosmarrëveshje kompetencash në interpretimin e ligjit kushtetues mbi imunitetin dhe funksionimin e përgjithshëm të ekzekutivit, pra qeverisë.
Pas kësaj lëvizjeje, SPAK kërkoi zyrtarisht heqjen e imunitetit të Ballukut me synimin për të vendosur ndaj saj një masë më të fortë sigurie, çka nënkupton arrestimin.
MĂ« 17 dhjetor, Kuvendi i mohoi anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit tĂ« Mandateve dosjen hetimore duke e argumentuar kĂ«tĂ« si informacion âsekret hetimorâ. EkspertĂ«t e quajtĂ«n vendimin absurd.
Gjykata Kushtetuese njoftoi tĂ« martĂ«n se i nevojitej mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r tâu shprehur pĂ«r çështjen e pezullimit nga GJKKO-ja, qĂ«ndrim qĂ« u pĂ«rdor nga shumica socialiste si argument pĂ«r tĂ« frenuar procesin e shqyrtimit tĂ« imunitetit tĂ« Ballukut.
Lexoni gjithashtu:
- Kushtetuesja dëgjon palët për çështjen Balluku, pritet vendimi
- Gjykata Kushtetuese rikthen Belinda Ballukun në detyrë
- âNumrat dyâ para drejtĂ«sisĂ«: LĂ«kundje apo konsolidim i pushtetit tĂ« RamĂ«s?
The post Zvarritja e çështjes Balluku rikthen protestat përpara Kuvendit appeared first on Citizens.al.








