❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dita e parë e 2026-ës në Korçë

TIRANË, 1 janar/ATSH/ NĂ« ditĂ«n e parĂ« tĂ« vitit 2026, Korça Ă«shtĂ« mbushur nga gjallĂ«ria e turistĂ«ve, qytetarĂ«ve vendas dhe atyre tĂ« huaj qĂ« kanĂ« zgjedhur kĂ«tĂ« qytet pĂ«r tĂ« kaluar natĂ«n e ndĂ«rrimit tĂ« viteve.

Korça vazhdon të mbetet destinacioni i preferuar i qindra qytetarëve që zgjedhin këtë qytet për të kaluar festat e fundvitit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Korça, plot me turistë të huaj e qytetarë të shumtë.

Dekori shumëngjyrësh i shtrirë në lagjet kryesore të qytetit, shtëpizat e drurit, pista e patinazhit për fëmijët dhe të rinjtë, janë vetëm disa prej atraksioneve që ofron Korça për festa.

Qytetarët kanë zgjedhur Pazarin e Vjetër, Pedonalen e qytetit si dhe zonën përreth Katedrales, për të shijuar bukuritë magjepsëse të Korçës për festat e fundvitit.

/e.i/j.p/

The post Dita e parë e 2026-ës në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tradita mbizotëron tryezat/ Qytetarët zgjedhin produkte të freskëta për Natën e Vitit të Ri

Tryeza e natës së ndërrimit të viteve për familjet shqiptare vazhdon të mbushet plot e për plotë. Edhe përse në kohët e sotme alternativat për të festuar këtë mbrëmje janë të shumta, sërish një pjesë e mirë e qytetarëve preferojnë të jenë tradicionalë me tavolinat e shtruara në shtëpitë e tyre.

Në Sarandë blerjet nuk janë lënë për momentin e fundit, por megjithatë në tregun e fruta-perimeve, blerësit janë të shumtë për të plotësuar blerjet me produkte të freskëta.

“I keni bĂ«rĂ« pazaret?

Po, moj zemĂ«r, i kemi blerĂ«, ka plotĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«.”

“GjithĂ« shqiptarĂ«ve t’ua bĂ«jĂ« diell plotĂ« bereqet.”

“UrojĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t mbarĂ«si tĂ« kenĂ«, gjithĂ« populli anĂ« e mbanĂ«.”

Për tregtarët, festa e Vitit të Ri është thjeshtëzuar, por pavarësisht kësaj blerësit, sidomos ata të moshave të mëdha, janë të shumtë.

“Festa e Vitit tĂ« Ri Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« diçka e thjeshtĂ«zuar sepse vijnĂ« nga pushime shumĂ« tĂ« zgjatura, nga pushime herĂ« pas here dhe nga festa herĂ« pas here qĂ« nga nĂ«ntori vazhduar nga javĂ«t e para tĂ« dhjetorit.”

“ShqiptarĂ«t kanĂ« blerĂ« shumĂ«, i kanĂ« plotĂ«suar tĂ« gjitha nevojat se ka nga tĂ« gjitha gjĂ«rat. JanĂ« shumĂ« mirĂ«.”

“Pazaret i bĂ«jnĂ« nĂ« kohĂ« lineare se njerĂ«zit nuk mund tĂ« dalin vetĂ«m nĂ« njĂ« ditĂ«, ditĂ«n e fundit lĂ«nĂ« gjĂ«rat ekspres siç janĂ« sallata, erĂ«zat e njoma, gjĂ«rat e lehta, dhe amvisat i fillojnĂ« gatimet herĂ«t se janĂ« disa gatime pĂ«r t’u bĂ«rĂ«.”

NĂ« SarandĂ« ditĂ«t e festave shtyjnĂ« qytetarĂ«t dhe rezidentĂ«t e huaj, t’i drejtohen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« produkteve tĂ« freskĂ«ta pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« pazare, duke i kthyer kĂ«to ditĂ« nĂ« mjaftĂ« produktive edhe pĂ«r tregtarĂ«t, tĂ« cilĂ«t shtojnĂ« nuk i kanĂ« ndryshuar çmimet.

Ushqimet e përshtatshme për kafshët shtëpiake në darkën e Vitit të Ri

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/- NdĂ«rsa sezoni i festave afrohet, kafshĂ«t shtĂ«piake bĂ«hen gjithashtu aktorĂ« kryesorĂ« nĂ« mbledhjet familjare, sipas “Skytg24”.

Midis drekave, darkave dhe dollive të Vitit të Ri, ka një interes në rritje për produktet e dizenjuara posaçërisht për qentë, të frymëzuara nga klasiket e festave, por të përgatitura me përbërës të përshtatshëm për ta.

MegjithatĂ«, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme t’i kushtoni vĂ«mendje etiketave dhe pĂ«rbĂ«rjes sĂ« ushqimit, veçanĂ«risht nĂ«se kafshet tuaja janĂ« intolerante ose alergjike, dhe mos harroni se shumĂ« ushqime tĂ« destinuara pĂ«r njerĂ«zit (sidomos Ă«mbĂ«lsirat, dhe jo vetĂ«m) nuk janĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r kafshĂ«t shtĂ«piake.

Panettone dhe ëmbëlsira për kafshët shtëpiake

Ndër produktet më të njohura për miqtë tanë me katër putra është panettone e përgatitur posaçërisht për qentë.

“Canettone” Ă«shtĂ« njĂ« panettone artizanale prej 125 gramĂ«sh, e pĂ«rbĂ«rĂ« me pĂ«rbĂ«rĂ«s natyralĂ« dhe patate tĂ« skuqura, njĂ« alternativĂ« e sigurt ndaj çokollatĂ«s.

Gjithashtu nĂ« dispozicion janĂ« edhe “Canettone” me proshutĂ« tĂ« gatuar.

“Biscodog”

Gjithashtu, njĂ« pĂ«rzgjedhje tjetĂ«r pĂ«r kafshĂ«t tuaja shtĂ«piake pĂ«rfshin Panettone klasike “Dolcettone” dhe versionin me salmon.

PĂ«r qentĂ« mĂ« tĂ« vegjĂ«l, ekziston “Pawnettone”, njĂ« bukĂ« e Ă«mbĂ«l tradicionale italiane me njĂ« teksturĂ« tĂ« lehtĂ«, me shije gjalpi, qĂ« shijohet kryesisht gjatĂ« festave tĂ« Krishtlindjeve dhe tĂ« Vitit tĂ« Ri.

“Biscodog” janĂ« biskota dhe Ă«mbĂ«lsira Krishtlindjesh tĂ« projektuara pĂ«r ushqim pĂ«r kafshĂ«t shtĂ«piake.

Pije “festive” pĂ«r qen

Krahas ëmbëlsirave, ka edhe pije të krijuara për të shoqëruar dollitë e Vitit të Ri.

Produkte si “Champawn Dog”, “Pawsecco”,  shampanjĂ« “Sweet Impronte Special CuvĂ©e” pĂ«r qen dhe “The Dog Wine Bundle” janĂ« pa alkool dhe mund t’u shĂ«rbehen nĂ« sasi tĂ« vogla miqve me katĂ«r putra.

ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« mbani mend se pijet alkoolike, sheqernat, çokollata dhe rrushi i thatĂ« mund tĂ« jenĂ« tĂ« dĂ«mshme pĂ«r kafshĂ«t shtĂ«piake.

Kujdes nga ëmbëlsirat 

ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« mbani mend se pijet alkoolike, sheqernat, çokollata, rrushi, rrushi i thatĂ« (dhe ushqime tĂ« tjera) mund tĂ« jenĂ« tĂ« dĂ«mshme pĂ«r kafshĂ«t shtĂ«piake.

Edhe kur zgjidhni produkte tĂ« krijuara posaçërisht pĂ«r to, Ă«shtĂ« thelbĂ«sore t’i kushtoni vĂ«mendje sasive dhe pĂ«rbĂ«rĂ«sve.

Perfshirja e ushqimeve të ndryshme nga dieta e zakonshme, veçanërisht gjatë një periudhe si festat, mund të ketë pasoja në shëndetin e kafshëve tuaja.

Prandaj, është gjithmonë e këshillueshme që të moderoni porcionet dhe të vlerësoni çdo rast individualisht, veçanërisht nëse ka ndjeshmëri ose intoleranca, dhe të konsultoheni me veterinerin tuaj nëse është e nevojshme. //a.i/

The post Ushqimet e përshtatshme për kafshët shtëpiake në darkën e Vitit të Ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“HeronjtĂ«â€ e natĂ«s sĂ« festĂ«s/ MjekĂ«, policĂ« e zjarrfikĂ«s nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve gjatĂ« ndĂ«rrimit tĂ« viteve

“TĂ« gjithĂ« duam qĂ« festat e fundvitit tĂ« na gjejnĂ« pranĂ« njerĂ«zve qĂ« duam mĂ« shumĂ«. Por, jo tĂ« gjithĂ« e kanĂ« kĂ«tĂ« mundĂ«si. Arsyeja Ă«shtĂ« e thjeshtĂ«, se profesioni i tyre Ă«shtĂ« misioni pĂ«r tĂ« na garantuar neve festĂ«n.

Abc News ka biseduar me disa prej profesionistĂ«ve, tĂ« cilĂ«t natĂ«n e ndĂ«rrimit tĂ« viteve do tĂ« jenĂ« nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s, larg familjeve tĂ« tyre, duke ruajtur jetĂ«n, shĂ«ndetin dhe sigurinĂ« e qytetarĂ«ve, si dhurata mĂ« e çmuar qĂ« na bĂ«jnĂ« tĂ« gjithĂ«ve”

Nata e ndërrimit të viteve i gjen inspektorët e Policisë së Shtetit, Iris Alikon dhe Isuf Likën, për herë të parë larg tryezës familjare. Ata do të jenë në patrullim në rrugët e kryeqytetit, pranë qytetarëve, aty ku i thërret detyra.

“Kam katĂ«r muaj nĂ« PolicinĂ« e Shtetit. ËshtĂ« festa e parĂ« qĂ« nuk e festoj me familjen. ËshtĂ« njĂ« ndjesi shumĂ« e bukur tĂ« jesh pranĂ« popullit. FamiljarĂ«t nuk e kanĂ« pritur shumĂ« mirĂ«, por mĂ« kanĂ« mbĂ«shtetur.”

“KĂ«tĂ« vit festat na kanĂ« rĂ«nĂ« t’i kalojmĂ« nĂ« punĂ«. ShumicĂ«n e festave i kemi kaluar me kolegĂ«t, edhe ditĂ«lindjet. Edhe Vitin e Ri do ta presim nĂ« shĂ«rbim, deri nĂ« orĂ«n 6 tĂ« mĂ«ngjesit.”

Iris Aliko ka përfunduar studimet e larta për Kimi Industriale dhe Mjedisore,  ndërsa Isuf Lika për Ekonomi dhe aktualisht ndjek studimet master. Dëshira për të qenë pranë komunitetit i ka bërë pjesë të uniformës blu, pas përfundimit të Akademisë së Policisë.

As shërbimi shëndetësor nuk njeh festë. Për bluzat e bardha, festat vijnë me më shumë orë pune dhe lodhje.

“GjithmonĂ« ka njĂ« karrige bosh nĂ« tavolinĂ«n e familjes, por kjo punĂ« do pasion dhe pĂ«rkushtim.”

Albana Koçiaj është mjeke në Urgjencën e QSUT, spitalit më të madh publik në vend. Prej më shumë se 10 vitesh, festat e fundvitit e gjejnë në shërbim, pranë pacientëve.

“MĂ« shumĂ« festa i kam kaluar pranĂ« pacientĂ«ve. Kjo punĂ« kĂ«rkon pasion, pĂ«rkushtim dhe shpesh orĂ« tĂ« zgjatura. PavarĂ«sisht nĂ«se Ă«shtĂ« festĂ« apo pushim, telefoni bie dhe ne duhet tĂ« jemi gati.”

Edhe shërbimi zjarrfikës është në gatishmëri 24 orë. Edhe këtë 31 dhjetor, zjarrfikësi Ervin Lleshi e pret Vitin e Ri në shërbim, së bashku me kolegët e tij.

“ShumĂ« festa i kemi kaluar kĂ«tu me shokĂ«t, jo me familjen. Edhe kĂ«tĂ« vit jemi nĂ« punĂ«. Do tĂ« festojmĂ« njĂ« ditĂ« tjetĂ«r.”

Balanca mes jetës familjare dhe profesionit është e vështirë, por kur puna kthehet në pasion, sakrifica merr tjetër kuptim.

“Kur ke fĂ«mijĂ« tĂ« vegjĂ«l Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ«, por mundohemi ta kompensojmĂ« ditĂ«n tjetĂ«r.”

“Vajza ime gjithmonĂ« mĂ« pyeste: ‘Kur s’do bĂ«sh roje qĂ« tĂ« flej me ty?’ Ende nuk kam njĂ« pĂ«rgjigje. Mendoj se misioni im do t’i tejkalojĂ« kĂ«to mĂ«rzi.”, tha mjekja.

“Kemi lĂ«nĂ« ditĂ«lindje dhe festa. Si nĂ« protesta apo stadiume, ndĂ«rrohemi dhe dalim nĂ« punĂ«.”, the polici Isuf Lika.

Në ditë festash, urgjencat dhe emergjencat nuk ndalen. Numri i rasteve shtohet, ndërsa përjetimet emocionale janë të ndryshme për secilin profesionistë.

“Raste tĂ« rrezikshme ka pasur shumĂ«. Zjarri nĂ« fabrikĂ«n ‘Everest’ apo te ‘Casa Italia’. Humbja e jetĂ«s Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«, por shpĂ«timi i njĂ« jete Ă«shtĂ« kĂ«naqĂ«sia mĂ« e madhe.”

“Jemi pranĂ« tĂ« sĂ«murĂ«ve, por edhe pranĂ« familjarĂ«ve pĂ«r t’i ngushĂ«lluar. ËshtĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ«.”

“Kur dikush humb njĂ« tĂ« afĂ«rm, ne e pĂ«rjetojmĂ« shumĂ«, por duhet tĂ« qĂ«ndrojmĂ« tĂ« fortĂ«.”

“MĂ« ka prekur shumĂ« njĂ« rast kur njĂ« nĂ«nĂ« ktheu rrobat e fĂ«mijĂ«ve sepse i kishin vjedhur paratĂ«.”

Forca e tyre buron nga familja, kolegët dhe mbështetja e qytetarëve.

“Familja ime Ă«shtĂ« shumĂ« mirĂ«kuptuese. U jam shumĂ« mirĂ«njohĂ«se.”

“Ka vĂ«shtirĂ«si dhe keqkuptime, por shumica e qytetarĂ«ve na mirĂ«kuptojnĂ«.”

Çdo sakrificĂ« ka njĂ« emĂ«rues tĂ« pĂ«rbashkĂ«t: shpĂ«timin e jetĂ«s.

“NĂ«se shpĂ«ton qoftĂ« edhe njĂ« jetĂ« tĂ« vetme, nuk ka kĂ«naqĂ«si mĂ« tĂ« madhe.”

Porosia që merr kur del nga shtëpia?

“Ki kujdes pĂ«r veten. Ruaj veten.”

Teksa shumica prej nesh do të trokasë gotat për të uruar një vit të mbarë, një mjek do të shpëtojë një jetë, një polic do të jetë në patrullë për sigurinë dhe një zjarrfikës në gatishmëri për çdo emergjencë, ashtu si çdo ditë të vitit. Me mirënjohje, u themi faleminderit për fisnikërinë dhe shërbimin e tyre dhe u urojmë një 2026 sa më të gëzuar atyre dhe familjeve të tyre./abcnews.al

Panaire, ekspozita dhe aktivitete për të gjitha grup-moshat në Durrës

TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ NĂ« prag tĂ« mbylljes sĂ« vitit 2025, qyteti i DurrĂ«sit Ă«shtĂ« gjallĂ«ruar mes muzikĂ«s, koncerteve dhe aktiviteteve pĂ«r tĂ« gjitha grup-moshat. Sheshet dhe rrugĂ«t kryesore tĂ« qytetit janĂ« veshur me dekore festive, ndĂ«rsa organizimet argĂ«tuese kanĂ« shtuar ndjesinĂ« e festĂ«s nĂ« çdo cep tĂ« qytetit.

Migena Muhaj, drejtore pranĂ« DrejtorisĂ« sĂ« Arsimit, KulturĂ«s, RinisĂ«, Sporteve dhe Komuniteteve Fetare nĂ« bashkinĂ« DurrĂ«s, tha pĂ«r ATSH-nĂ« se “programi i festimeve ka pĂ«rfshirĂ« njĂ« gamĂ« tĂ« larmishme aktivitetesh, duke nisur nga panairet e Krishtlindjes dhe Panairi i Fundvitit, tĂ« cilĂ«t kanĂ« krijuar hapĂ«sira takimi pĂ«r familjet dhe vizitorĂ«t, si dhe kanĂ« shĂ«rbyer si platforma promovimi pĂ«r produktet artizanale dhe punimet tradicionale tĂ« bizneseve dhe artizanĂ«ve tĂ« DurrĂ«sit”.

“NjĂ« vend tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« kalendar kanĂ« zĂ«nĂ« edhe ekspozitat artistike, ku veçohet aktiviteti i ekspozitave “Magjia e Dhjetorit” dhe “Ekspresione Urbane”, tĂ« cilat kanĂ« pasqyruar krijimtarinĂ« bashkĂ«kohore dhe frymĂ«n festive pĂ«rmes formave tĂ« ndryshme tĂ« artit vizual. NjĂ« pjesĂ« kyçe e programit kanĂ« qenĂ« edhe koncertet festive, si Koncerti i RinisĂ« dhe “Tingujt e Adriatikut” pĂ«r fĂ«mijĂ«, tĂ« cilat kanĂ« sjellĂ« nĂ« skenĂ« artistĂ«t e rinj DurrsakĂ«, duke ofruar programe muzikore pĂ«r audienca dhe grupmosha tĂ« ndryshme”, tha Muhaj.

Muhaj tha se kalendari i festimeve të dhjetorit në Durrës pasqyron angazhimin e bashkisë Durrës për të ofruar aktivitete cilësore, gjithëpërfshirëse dhe me ndikim kulturor, social dhe ekonomik, duke e kthyer qytetin në një hapësirë aktive, dinamike dhe festive gjatë gjithë muajit dhjetor.

Sipas Muhajt, programi festiv shtrihet përgjatë gjithë muajit dhjetor, duke u ndërtuar si një kalendar i vazhdueshëm aktivitetesh që i jep qytetit një atmosferë festive nga fillimi deri në ditët e para të vitit të ri.

Muhaj shtoi se kalendari i festimeve sjell disa risi të rëndësishme krahasuar me vitet e mëparshme, të cilat synojnë pasurimin e përvojës kulturore, rritjen e përfshirjes së publikut dhe forcimin e lidhjes mes artit, komunitetit dhe institucioneve vendore.

“Brenda kĂ«tij programi tĂ« zgjeruar, pĂ«rqendrimi i veçantĂ« te tĂ« rinjtĂ« e qytetit pĂ«rbĂ«n risinĂ« mĂ« domethĂ«nĂ«se tĂ« kĂ«tij viti. Arti pamor, teatri dhe muzika kanĂ« zĂ«nĂ« njĂ« vend tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«rmes ekspozitave, shfaqjeve dhe koncerteve, duke nxitur pjesĂ«marrjen aktive tĂ« brezit tĂ« ri nĂ« jetĂ«n kulturore dhe duke i kthyer tĂ« rinjtĂ« jo vetĂ«m nĂ« spektatorĂ«, por edhe nĂ« kontribues tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«â€, vijoi ajo.

“NjĂ« vĂ«mendje e posaçme i Ă«shtĂ« kushtuar gjithashtu fĂ«mijĂ«ve, pĂ«rmes shfaqjeve artistike dhe aktiviteteve interaktive tĂ« dedikuara pĂ«r ta, si dhe pĂ«rmes bashkĂ«punimeve me kopshtet dhe shkollat e qytetit dhe tĂ« rrethit, duke e kthyer festĂ«n nĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« njĂ«kohĂ«sisht edukative dhe argĂ«tuese pĂ«r brezin mĂ« tĂ« vogĂ«l”, tha Muhaj, teksa theksoi se njĂ« vĂ«mendje e veçantĂ« i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« traditĂ«s dhe identitetit kulturor, duke ndĂ«rthurur elementĂ« bashkĂ«kohorĂ« me vlerat kombĂ«tare dhe lokale, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« festimet tĂ« pasqyrojnĂ« mĂ« qartĂ« identitetin kulturor tĂ« DurrĂ«sit.

Muhaj tha se njëherësh janë parashikuar edhe masa për menaxhimin e fluksit të qytetarëve dhe vizitorëve përgjatë ditëve festive.

“NĂ« bashkĂ«punim me forcat e rendit dhe policinĂ« bashkiake, janĂ« marrĂ« masa pĂ«r rregullimin e qarkullimit nĂ« hapĂ«sirat publike. PĂ«r aktivitetet qĂ« zhvillohen nĂ« ambiente tĂ« mbyllura, si Pallati i Sportit, galeritĂ« apo qendrat kulturore, Ă«shtĂ« marrĂ« parasysh kapaciteti maksimal i hapĂ«sirave, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« çdo pjesĂ«marrĂ«s tĂ« ketĂ« njĂ« eksperiencĂ« tĂ« sigurt dhe tĂ« rehatshme. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, sigurojmĂ« qĂ« festimet e dhjetorit tĂ« jenĂ« tĂ« gjalla, por tĂ« menaxhueshme dhe tĂ« sigurta, duke garantuar njĂ« pĂ«rvojĂ« pozitive pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t dhe vizitorĂ«t”, pĂ«rfundoi ajo.

Momente nga dhjetori festiv në Durrës
1 nga 16

/e.i/j.p/r.e/

The post Panaire, ekspozita dhe aktivitete për të gjitha grup-moshat në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Besëtytnitë e Vitit të Ri, zakone të vjetra për një vit të mbarë

Nata e Vitit tĂ« Ri festohet gjerĂ«sisht nĂ« botĂ« dhe Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« kur tĂ« gjithĂ« mundohen tĂ« harrojnĂ« tĂ« gjitha streset dhe tĂ« kalojnĂ« mirĂ« nĂ« shoqĂ«rinĂ« e njerĂ«zve tĂ« dashur. Mes shumĂ« traditave qĂ« e shoqĂ«rojnĂ« kĂ«tĂ« festĂ«, siç janĂ« bakllavaja, gjeli i detit dhe mbushja e tryezĂ«s plot me ushqime tĂ« mira, ekzistojnĂ« edhe shumĂ« besĂ«tytni, tĂ« cilat dashur – padashur i besojmĂ«.

Disa besëtytni i kemi të dëgjuara nga gjyshet, disa të tjera i kemi huazuar nga vendet e ndryshme të botës, por shumë njerëz i respektojnë. Cilat janë disa prej këtyre besëtytnive, që njerëzit besojnë për natën e ndërrimit të viteve?

Gatimi i thjerrëzave

Besëtytnia e gatimit të thjerrëzave vjen nga Italia dhe simbolizon monedhat, pasi në antikitetin romak dhurohej gjithmonë një çantë me thjerrëza duke shpresuar që ato të shndërroheshin në monedha.

Hapja e një kokërr shege

Një kokërr shegë e hapur dhe e vendosur mbi tryezën e shtëpisë mendohet të sjellë mbarësi. Grekët mendojnë se ky frut është fatsjellës për nisjen e vitit. Ata e përplasin shegën në derën kryesore të shtëpisë dhe sa më shumë kokrra të dalin prej saj, aq më i mbarë do të jetë viti.

Konsumimi i rrushit

Në Spanjë njerëzit konsumojnë 12 kokrra rrush natën e Vitit të R, nga një kokërr për çdo muaj. Sipas tyre ky frut simbolizon bollëkun.

Frutat e rrumbullakëta

Në disa vende të tjera, kryesisht në Filipine, tryeza mbushet me fruta të rrumbullakëta, pasi kjo është forma e monedhave dhe supozohet të sjellë të ardhura.

Puthja

Një tjetër gjë që mendohet të sjellë mbarësi është shkëmbimi i një puthjeje në mesnatë.

Hapja e një shisheje shampanjë

Edhe shampanja sjellë mbarësi, kështu që sigurohuni që të hapni një shishe shampanjë në mesnatë për të festuar mbërritjen e Vitit të Ri.

Por, cilat janë gjërat që nuk duhet të bëjmë natën e ndërrimit të viteve, pasi mendohet se sjellin fat të keq?

Viti i Ri nuk duhet t`ju gjejë me borxhe

Shumë njerëz mendojnë se nëse Viti i Ri ju gjen me borxhe, edhe vitin që vjen do ta kaloni duke marrë borxhe.

Mos e mbaroni të gjithë pjatën

Viti i Ri duhet t`ju gjejë me tavolinën plot, kështu që kujdesuni që të lini diçka në pjatë dhe të mos i konsumoni të gjitha para se ora të shënojë 00:00.

Mos i prisni bananet

Bananet mendohet se sjellin fat të keq. Nëse i keni në shtëpi, mos i prisni dhe as mos i konsumoni natën e Vitit të Ri, lërini për të nesërmen (gjithmonë nëse jeni supersticiozë).

Ushqime të tjera që duhet të evitohen janë gjërat me krahë, si pula, pasi mendohet se fati fluturon tutje nëse i konsumoni. Po ashtu, nuk duhet të konsumohet arragosta, duke qenë se ajo ecën mbrapsht dhe njësoj mund të ecë fati juaj vitin që vjen.

30 mijë lekë shpërblim për efektivët e Policisë së Shtetit, pagë e plotë për 1500 punonjës civilë

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ PunonjĂ«sit e PolicisĂ« sĂ« Shtetit kanĂ« pĂ«rfituar shpĂ«rblime financiare me rastin e festave tĂ« fundvitit, pas njĂ« vendimi tĂ« marrĂ« 10 ditĂ« mĂ« parĂ« nga drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m Ilir Proda.

Kështu fondet kanë kaluar në bankë për të gjithë punonjësit e policisë, të cilët kanë përfituar 30 000 lekë shpërblim.

Ndërkohë 1500 punonjës civilë të Policisë së Shtetit, të angazhuar në detyra dhe shërbime specifike, kanë përfituar për herë të parë një rrogë të plotë shpërblim.

/m.q/a.f/r.e/

The post 30 mijë lekë shpërblim për efektivët e Policisë së Shtetit, pagë e plotë për 1500 punonjës civilë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Librazhdi pret ndërrimin e viteve me aktivitete dhe atmosferë festive


TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Qyteti i Librazhdit po e pret ndĂ«rrimin e viteve me njĂ« atmosferĂ« festive. Aktivitetet e shumta tĂ« organizuara gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit kanĂ« krijuar entuziazĂ«m te qytetarĂ«t, tĂ« cilĂ«t janĂ« mbledhur nĂ« sheshin kryesor pĂ«r tĂ« festuar, duke shijuar muzikĂ«n nga kĂ«ngĂ«tarĂ«t e ftuar.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera festive në Librazhd, ku qytetarë të të gjitha moshave shihen teksa kërcejnë dhe argëtohen nën ritmet e muzikës, duke i dhënë qytetit një energji të veçantë në prag të Vitit të Ri.

Gjatë gjithë muajit dhjetor, në Librazhd janë zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe argëtuese për fëmijë dhe të rritur, përfshirë shfaqje artistike dhe koncerte me këngëtarë të njohur të skenës shqiptare.

Atmosfera festive është ndjerë në të gjithë vendin, ku qytetet e Shqipërisë janë zbukuruar me dekorime shumëngjyrëshe, pemë Krishtlindjesh dhe ndriçime vezulluese që kanë transformuar sheshet dhe rrugët kryesore.

Gjatë ditëve të dhjetorit, në sheshet kryesore të qyteteve janë organizuar aktivitete festive me muzikë live dhe performanca artistike, të cilat do të kulmojnë mbrëmjen e nesërme, më 31 dhjetor, në natën e ndërrimit të viteve.

/k.s/a.f/r.e/

The post Librazhdi pret ndërrimin e viteve me aktivitete dhe atmosferë festive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Terapia e artit nxit emocionet tek fëmijët

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale ka publikuar videokartolinĂ«n e urimit pĂ«r festat e fundvitit, tĂ« pĂ«rcjellĂ« nga profesionistĂ« dhe kujdestarĂ« qĂ« punojnĂ« çdo ditĂ« me pĂ«rkushtim pĂ«r fĂ«mijĂ«t me aftĂ«si ndryshe dhe ata pa kujdes prindĂ«ror, pjesĂ« e ShĂ«rbimit Social.

NĂ« videomesazh, Edlira Tagani, terapiste arti pranĂ« QendrĂ«s sĂ« Zhvillimit “PĂ«llumbat”, shprehet se prej 33 vitesh Ă«shtĂ« pjesĂ« e jetĂ«s sĂ« fĂ«mijĂ«ve me aftĂ«si ndryshe. Ajo thekson rolin e terapisĂ« sĂ« artit nĂ« shprehjen e emocioneve dhe ndjenjave tĂ« fĂ«mijĂ«ve pĂ«rmes ngjyrave dhe figurave nĂ« telajo.

“PĂ«rmes terapisĂ« sĂ« artit mundohem tĂ« nxis emocionet dhe ndjenjat e tyre. KĂ«tyre fĂ«mijĂ«ve duhet t’u dhurojmĂ« sa mĂ« shumĂ« dashuri dhe pĂ«rkrahje. GĂ«zuar dhe sa mĂ« shumĂ« dashuri pĂ«r njĂ«ri-tjetrin,” u shpreh Tagani.

NjĂ« tjetĂ«r mesazh vjen nga Zhuljeta Grabocka, e njohur si “gjyshja” e fĂ«mijĂ«ve tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« FĂ«mijĂ«s “Zyber Hallulli”. Ajo tha se Ă«shtĂ« gjyshja e 40 fĂ«mijĂ«ve dhe se çdo ditĂ« e kalon pranĂ« tyre, duke u mbushur me dashurinĂ«, paqen dhe mirĂ«sinĂ« e shpirtit tĂ« tyre.

“Nuk Ă«shtĂ« e lehtĂ«, por çdo sakrificĂ« ia vlen pĂ«r ta. Jeta Ă«shtĂ« e shtrenjtĂ« dhe e bukur. Rruga drejt lumturisĂ« arrihet vetĂ«m me pĂ«rpjekje,” tha Grabocka, duke uruar fĂ«mijĂ«t pĂ«r Vitin e Ri 2026. “PĂ«r ju Ă«shtĂ« e ardhmja, pĂ«r ju çdo sakrificĂ« dhe çdo pĂ«rpjekje.”

Videokartolina përcjell mesazhe solidariteti, dashurie dhe përkushtimi, duke vënë në qendër rëndësinë e kujdesit për fëmijët më në nevojë gjatë festave të fundvitit.

/e.i/j.p/

The post Terapia e artit nxit emocionet tek fëmijët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fundviti gjen Vlorën pa ujë, bashkia shmang përgjegjësinë

Prej së dielës banorët e Vlorës janë në protestë për mungesën e ujit të pijshëm. Qyteti hyri të hënën në ditën e katërt pa furnizim, për shkak të një problemi teknik.

TĂ« hĂ«nĂ«n dhjetĂ«ra qytetarĂ« u grumbulluan para bashkisĂ«, ku hodhĂ«n vezĂ« dhe letra higjienike, teksa njĂ« mbrĂ«mje mĂ« parĂ« ata mĂ«synĂ« teatrin “Petro Marko” duke prishur eventin e fundvitit qĂ« organizohej nga bashkia.

Revolta erdhi si përgjigje ndaj mungesës së përgjegjësisë dhe rrugëzgjidhjes. Nën zhurmën e bidonëve, ata kërkuan zgjidhje urgjente dhe paralajmëruan rrezik shëndetësor nga mungesa e higjienës.

Uji u ndërpre në qytetin e Vlorës pas një defekti në linjën kryesore të furnizimit. Defekti ndodhi në tubacionin e gjerë, 1 metër, që furnizon depot. Linja ishte investuar në vitet 2009-2010.

Ekipet e Ujësjellës-Kanalizimeve punuan në terren për rregullimin e avarisë, por si duket problemi ishte më serioz se sa u pandeh në fillim duke kërkuar më shumë kohë.

Gjatë punës për rregullimin e avarisë Burimi: Ujësjellës Kanalizime Vlorë

Edhe kryebashkiakja Brunilda Mersini ishte nĂ« vendin ku po kryheshin punimet. Ajo e quajti situatĂ«n “fatkeqĂ«si natyrore” dhe shmangu debatin pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sitĂ«, megjithĂ«se pĂ«rmendi faktin se ujĂ«sjellĂ«si prej dy vitesh administrohet nga qeveria dhe jo bashkia.

Sipas Mersinit, testet e fundit dhanë rezultat pozitiv. Zona e Lungomares pritet të furnizohet me presion minimal. Ndërkohë zgjidhja për furnizimin në qytet është dhënë me 15 autobote ujë, ku përparësi u është dhënë institucioneve.

Ndarja e përgjegjësive administrative për shërbimet kryesore të qytetit, mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore, kanë qenë problem i vazhdueshëm në Vlorë.

Në vitin 2024, kriza e mbetjeve, zjarri në fushën e depozitimit dhe përmbytjet rritën pakënaqësinë publike dhe paraprinë dorëheqjen e kryebashkiakut Ermal Dredha.

Ndërkohë, furnizimi me ujë mbetet premtim i përsëritur politik prej vitit 2013.

Kryeministri Edi Rama premtoi asokohe furnizim 24 orĂ« si “shenjĂ« qytetĂ«rimi”. NĂ« 2021, ai garantoi 100% furnizim nĂ« mandatin e tretĂ«.

Në vitin 2025, gjatë një diskutimi online, Rama relativizoi problemin duke kujtuar se as komunizmi nuk kishte pasur ujë 24 orë. Kështu, premtimet ndryshojnë, por realiteti mbetet i njëjtë për qytetarët.

Sipas raportit vjetor 2024 të Entit Rregullator të Ujit, furnizimi mbulon 77.2% të popullsisë. Rritja është vetëm 1.9% krahasuar me vitin 2023.

Raporti thekson ndikimin e kompanive më të mëdha të ujësjellësit, mes tyre Tirana, Durrësi dhe Vlora. Megjithatë, statistikat mbeten larg premtimit për furnizim të qëndrueshëm 24 orë.

Kriza në Vlorë ekspozoi kështu brishtësinë e menaxhimit të sistemit të ujësjellësave dhe mungesën e përgjegjësive të qarta. Ndërsa qytetarët kërkojnë jo vetëm zgjidhje emergjente, por transparencë dhe plan afatgjatë për një shërbim bazë.

The post Fundviti gjen Vlorën pa ujë, bashkia shmang përgjegjësinë appeared first on Citizens.al.

Surprizë festive për efektivët shqiptarë në Bullgari

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ EfektivĂ«t e Forcave tĂ« Armatosura tĂ« dislokuar me mision nĂ« Bullgari u surprizuan nĂ« prag tĂ« fundvitit, duke pasur mundĂ«sinĂ« tĂ« kalojnĂ« momente tĂ« veçanta me familjarĂ«t e tyre.

Gjatë vizitës në bazën e Grupbatalionit shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo (Bullgari), u bë i mundur takimi i ushtarakëve me familjarët e tyre brenda bazës, një moment i veçantë pas një periudhe të gjatë shërbimi larg shtëpisë.

Ky gjest simbolik vlerëson përkushtimin dhe sakrificën e efektivëve tanë në misione ndërkombëtare, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të familjeve të tyre.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në një postim në rrjetet sociale u shpreh se beson me zemër se Forcat e Armatosura nuk janë vetëm njerëzit e uniformës, por edhe familjarët e tyre, të cilët mbajnë me forcë të heshtur peshën e sakrificës.

“Çdo efektiv qĂ« shĂ«rben jashtĂ« vendit, pĂ«rveç profesionalizmit dhe pĂ«rkushtimit, merr me vete vlerat e familjes, tĂ« komunitetit dhe tĂ« Kombit. NĂ« kĂ«to ditĂ« festash, mĂ« e pakta qĂ« mund tĂ« bĂ«nim ishte t’i afronim, qoftĂ« edhe pĂ«r disa orĂ«, me familjarĂ«t qĂ« i presin me mall”, tha Vengu.

Ministri Vengu shprehu urimet e rastit për çdo njeri në uniformë që shërben në misione jashtë vendit.

“Sakrifica juaj dhe e familjeve tuaja njihet dhe vlerĂ«sohet”, pĂ«rfundoi Vengu.

/e.i/r.e/

The post Surprizë festive për efektivët shqiptarë në Bullgari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodra sot, të dielën e fundit të vitit

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Festat e fundvitit e kanĂ« kthyer ShkodrĂ«n nĂ« njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ« preferuara nĂ« vend pĂ«r kĂ«tĂ« dhjetor.

Mes koncerteve, muzikës, dekorit shumëngjyrësh, atmosfera festive ndihet në çdo shesh dhe rrugë të qytetit duke përfshirë të gjitha grup-moshat.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, foto nga Shkodra sot, ku qytetarë të shumtë, por edhe turistë të huaj kanë mbushur rrugët e qytetit.

FĂ«mijĂ«t shijojnĂ« eksperiencĂ«n nĂ« pistĂ«n e patinazhit tĂ« akullit tĂ« ndĂ«rtuar nĂ« sheshin qendror tĂ« ShkodrĂ«s, ndĂ«rsa shtĂ«pizat e drurit, ofrojnĂ« produkte artizanale dhe krijime tĂ« tjera, tĂ« cilat menaxhohet nga tĂ« rinjtĂ« e “Act4Shkodra”. KĂ«to hapĂ«sira nuk janĂ« vetĂ«m festive, por edhe solidarizuese, pasi tĂ« ardhurat e mbledhura shkojnĂ« pĂ«r bamirĂ«si pĂ«r shtresat nĂ« nevojĂ«.

/e.i/r.e/

The post Shkodra sot, të dielën e fundit të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ÇfarĂ« ndodh kur dĂ«gjojmĂ« urimin “GĂ«zuar Vitin e Ri”

Edhe pse mund tĂ« tingĂ«llojĂ« si njĂ« frazĂ« e zakonshme, “GĂ«zuar Vitin e Ri” ka njĂ« ndikim tĂ« thellĂ« dhe tĂ« padukshĂ«m nĂ« psikologjinĂ« tonĂ«. Kur dĂ«gjojmĂ« kĂ«tĂ« urim, diçka brenda nesh lĂ«viz, duke aktivizuar njĂ« ndjesi optimizmi dhe shprese pĂ«r tĂ« ardhmen. Truri i njeriut ka njĂ« dobĂ«si pĂ«r fillimet e reja, dhe njĂ« [
]

The post ÇfarĂ« ndodh kur dĂ«gjojmĂ« urimin “GĂ«zuar Vitin e Ri” appeared first on BoldNews.al.

Festat e fundvitit “ndezin” atmosferĂ«n nĂ« DurrĂ«s


TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Dritat shumĂ«ngjyrĂ«she, zbukurimet e fundvitit dhe pema e madhe e Vitit tĂ« Ri kanĂ« veshur DurrĂ«sin me atmosferĂ« festive, duke e kthyer qytetin bregdetar nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« ngrohtĂ« dhe plot gjallĂ«ri nĂ« ditĂ«t e fundit tĂ« dhjetorit.

Në sheshet dhe rrugët kryesore të qytetit, ndriçimet dekorative dhe elementët festivë krijojnë një pamje të veçantë, ndërsa qytetarë dhe vizitorë shijojnë mbrëmjet në një ambient që përcjell gëzim dhe frymën e festave.

Pamjet nga kjo atmosferë festive janë ndarë mbrëmjen e sotme edhe nga Kryeministri Edi Rama, duke sjellë në vëmendje gjallërinë që mbizotëron në Durrës gjatë këtij sezoni festash.

Ndërkohë Bashkia e Durrësit ka përpiluar një program të ngjeshur aktivitetesh, si koncerte në sheshin qendror apo zona të tjera të qytetit, aktivitete argëtuese për fëmijë e të rritur në sheshin qendror dhe tek shëtitorja..etj.

/a.f/

The post Festat e fundvitit “ndezin” atmosferĂ«n nĂ« DurrĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kthimi i emigrantĂ«ve dhe lĂ«vizjet pĂ«r festat e fundvitit/ Unaza e Elbasanit ‘paralizohet’ nga trafiku

RadhĂ« mjetesh disa kilometra jemi mĂ«suar t’i shohim çdo fundjavĂ« teksa qytetarĂ«t u drejtohen zonave turistike, kryesisht juglindjes pĂ«r tĂ« pushuar.
Ndërsa në prag të festave Elbasani është thuajse i pakalueshëm në te gjitha hyrjet e daljet e tij.

Kthimi i emigrantëve, lëvizjet për festa, por edhe shtimi i numri të mjeteve e bëjnë situatën kaotike.
Në mungesë të rrugëve të përshtatshme për të përballuar fluksin e mjeteve, mungesa e ByPassit në rastin e Elbasanit, mungesa e rrugëve dytësore për fshatrat bëjnë që gjithnjë e më shumë qytetet të jenë në vështirësi lëvizje.
Në rast se emigrantët do të ktheheshin të gjithë në një ditë Shqipëria, me rrugët ekzistuese, do të ishte e pakalueshme.
Në unazën jugore të Elbasanit duhet të koordinohen disa mjetet e dhjetëra fshatrave, mjetet qe kanë drejtim Cërrikun dhe Gramshin, si dhe i gjithë fluksi i mjeteve që mban aksi nacional Elbasan Qafë Qanë.
Vetëm ky i fundit është përllogaritur të ketë mbi 15 mijë mjete çdo ditë pasi është një aks që lidh juglindjen e vendit me kryeqytetin dhe portin e Durrësit dhe pikat doganore të Qafe Thanës dhe Kapshticës.
Teksa është vetëm në projekt nevoja për një zgjidhje për bypass e Elbasanit është urgjente.

The post Kthimi i emigrantĂ«ve dhe lĂ«vizjet pĂ«r festat e fundvitit/ Unaza e Elbasanit ‘paralizohet’ nga trafiku appeared first on Albeu.com.

Festat e fundvitit në Elbasan, fluks prenotimesh në Gjinar dhe Funar

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Atmosfera e festave tĂ« fundvitit ka gjallĂ«ruar rrugĂ«t dhe sheshet e qytetit tĂ« Elbasanit.

NĂ« zemĂ«r tĂ« qytetit, mes mureve shekullore tĂ« kalasĂ« dhe portĂ«s sĂ« saj simbolike, sheshi “Hans Ditrih Gensher” Ă«shtĂ« kthyer nĂ« epiqendrĂ«n e festimeve.

Në këtë shesh janë të shumta fotografitë e shkrepura mes dekoreve festive, ku banorë të moshave të ndryshme fiksojnë në fotografi momente nga vizita e tyre, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, tha për ATSH-në se atmosfera festive ka nisur që në fillim të dhjetorit, me një kalendar të pasur aktivitetesh për të gjitha moshat, duke e bërë qytetin gjithnjë e më të gjallë, veçanërisht në orët e mbrëmjes.

Artistë vendas dhe të huaj, grupe vallëzimi, DJ dhe këngëtarë të njohur ngjiten në skenën e improvizuar në shesh, duke krijuar një atmosferë që e kthen qytetin në një festë të hapur për të gjithë.

Këto festa janë kthyer në një mundësi mjaft të mirë për gjallërimin e Elbasanit dhe nxitjen e turizmit. Qytetarë të shumtë elbasanas kanë vendosur ta festojnë ndërrimin e viteve në pika turistike, por edhe në lokalet e njohura të qytetit.

Drejtori i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në bashkinë Elbasan, Artur Guni, pohon se Gjinarin këtë fundvit e karakterizon një fluks i shtuar prenotimesh, falë kushteve komode që ofron për pushuesit.

Sipas tij, bujtinat e hapura së fundmi, lokalet e shumta dhe investimet në shërbime kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e interesit për të kaluar ndërrimin e viteve në këtë zonë turistike piktoreske.

Kërkesa të larta janë regjistruar gjithashtu edhe për zonat e tjera turistike të bashkisë, si Funari, por edhe brenda qytetit të Elbasanit, ku turistë vendas dhe të huaj kanë kryer prenotime për të shijuar natyrën, qetësinë dhe ofertën festive të fundvitit.

Sipas të dhënave të mbledhura nga strukturat hoteliere, agjencitë turistike dhe operatorët e turizmit në bashkinë Elbasan, numri i turistëve nga gushti deri tani arrin rreth 11 mijë vizitorë.

NĂ« kĂ«to ditĂ« festash, Elbasani ndryshon ritĂ«m. Çdo ditĂ« qĂ« kalon, qyteti gjallĂ«rohet mĂ« shumĂ«, duke treguar se Elbasani di tĂ« festojĂ«, tĂ« ruajĂ« traditat dhe tĂ« krijojĂ« njĂ« atmosferĂ« tĂ« ngrohtĂ« mikpritĂ«se.

/k.s/j.p/r.e/

The post Festat e fundvitit në Elbasan, fluks prenotimesh në Gjinar dhe Funar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodra, qyteti që di të festojë

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH–Ermira Isufaj/

Dritat e fundvitit kanë ndezur Shkodrën dhe bashkë me to edhe ritmin e qytetit. Në sheshin para bashkisë, ku muzika dëgjohet deri në rrugicat përreth, turistë dhe qytetarë ndalen, fotografojnë dhe bëhen pjesë e festës që këtë fundvit e ka kthyer Shkodrën në një nga destinacionet më të kërkuara në vend.

Sheshi është epiqendra e festimeve, ku çdo mbrëmje ngjiten artistë të njohur, duke e shndërruar qytetin në një skenë të hapur. Kalendari festiv do të kulmojë në natën e ndërrimit të viteve me performanca nga Arilena Ara, Noizy, Elvana Gjata, Sidrit Bejleri dhe spektaklin e fishekzjarreve.

Drejtoresha e Kulturës në Bashkinë Shkodër, Sara Smaja, thotë për ATSH-në se ky fundvit ka ardhur ndryshe, jo vetëm për shkodranët, por edhe për turistët e shumtë që kanë zgjedhur qytetin për të festuar. Risia e këtij viti është shtrirja e atmosferës festive në disa pika kryesore të qytetit.

PĂ«r fĂ«mijĂ«t Ă«shtĂ« krijuar njĂ« hapĂ«sirĂ« e posaçme pranĂ« lulishtes sĂ« bashkisĂ«, ndĂ«rsa pĂ«rgjatĂ« pedonales “KolĂ« Idromeno” rinia ka ngritur shtĂ«pizat e saj festive. TĂ« menaxhuara nga tĂ« rinjtĂ« e “Act4Shkodra”, kĂ«to hapĂ«sira nuk janĂ« vetĂ«m festive, por edhe solidarizuese, pasi tĂ« ardhurat e mbledhura shkojnĂ« pĂ«r bamirĂ«si pĂ«r shtresat nĂ« nevojĂ«.

Smaja thekson se ky është viti i tretë që bashkia e ka çuar festën në një tjetër dimension, duke dyfishuar numrin e turistëve. Strukturat akomoduese janë pothuajse të mbushura dhe gjetja e vendeve të lira për ditët e fundvitit është gjithnjë e më e vështirë.

Atmosfera festive shtrihet edhe nĂ« institucionet kulturore tĂ« qytetit. Teatri “Migjeni” ka sjellĂ« premiera dhe varietetin e humorit dhe kĂ«ngĂ«s “KartolinĂ«n ta dĂ«rgova”, ndĂ«rsa Orkestra Simfonike ka mbajtur koncert me tĂ« ftuar sopranon e njohur ndĂ«rkombĂ«tare Marigona Qerkezi. Muzeu Historik dhe Galeria e Arteve ofrojnĂ« ekspozita dhe veprimtari qĂ« pasqyrojnĂ« trashĂ«giminĂ« dhe krijimtarinĂ« bashkĂ«kohore tĂ« ShkodrĂ«s.

Krahas festës, bashkia ka ndërmarrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë. Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit janë të pranishme në sheshe dhe në akset kryesore për menaxhimin e trafikut dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve.

Përtej muzikës dhe dritave, turistët po shfrytëzojnë edhe atraksionet historike dhe natyrore të qarkut Shkodër. Kalaja e Rozafës, liqeni i Shkodrës, Buna, Thethi, Valbona dhe malet përreth mbeten pjesë e itinerarit edhe në dimër.

NĂ« kĂ«to ditĂ« festash, Shkodra jo vetĂ«m feston, por edhe mirĂ«pret, duke i dhĂ«nĂ« kuptim ftesĂ«s sĂ« saj tradicionale pĂ«r vizitorĂ«t: “Ardhshi tĂ« bardhĂ«â€.

Festat në Shkodër; Foto: Florjan Abazaj
1 nga 27

/e.i/r.e/

The post Shkodra, qyteti që di të festojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga Shkalla e Tujanit në hyrje të Tiranës, trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit

Qarkullimi i automjeteve nĂ« RrugĂ«n e Arbrit paraqitet i rĂ«nduar, veçanĂ«risht nĂ« segmentin nga Shkalla e Tujanit deri nĂ« hyrje tĂ« TiranĂ«s. Trafiku Ă«shtĂ« shtuar ndjeshĂ«m si pasojĂ« e fluksit tĂ« lartĂ« tĂ« emigrantĂ«ve qĂ« po kthehen nĂ« vendlindje pĂ«r pushimet e fundvitit. NĂ« kĂ«tĂ« aks rrugor po qarkullojnĂ« jo vetĂ«m automjete nga qytete tĂ« [
]

The post Nga Shkalla e Tujanit në hyrje të Tiranës, trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit appeared first on BoldNews.al.

Në vitin 2026 nis funksionimi i Korpusit të Laboratorëve të ISHP-së

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Korpusi i ri i LaboratorĂ«ve tĂ« Institutit tĂ« ShĂ«ndetit Publik, pritet tĂ« trefishojĂ« kapacitetet laboratorike tĂ« kĂ«tij institucioni, me biosiguri sipas standardeve tĂ« BE-sĂ«.

Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale njoftoi sot se “nĂ« vitin qĂ« po troket do tĂ« nisĂ« funksionimi i Korpusit tĂ« LaboratorĂ«ve”.

Korpusi i laboratorëve të referencës kombëtare të Institutit të Shëndetit Publik është ndërtuar në një sipërfaqe prej 2900 metrash katrorë. Ky korpus do ketë nivelin më të lartë të biosigurisë sipas standardeve të BE-së, ku trajtimi i agjentëve biologjikë me rrezik të lartë, do të bëhet në nivele të larta mbrojtjeje për shëndetin e specialistëve.

Ky investim i buxhetit të shtetit përmirëson parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, rrit sigurinë shëndetësore kombëtare dhe forcon kërkimin shkencor në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

Laboratorët do të pajisen edhe me aparatura të teknologjisë së fundit dhe me kushte bashkëkohore pune për ekspertët dhe stafin e ISHP-së duke garantuar përgjigje sa më efektive, në kohë dhe të sigurta për shëndetin publik.

Njëherësh, duke qenë në atmosferën festive të dhjetorit, specialistët dhe drejtuesit e disa departamenteve të ISHP-së përcollën në një video mesazhe urimi për të gjithë qytetarët, për një jetesë të shëndetshme, me më shumë aktivitet fizik, kujdes të shtuar për shëndetin mendor, ndërsa u bënë thirrje grave dhe vajzave për kryerjen e mamografive falas dhe testine HPV.

Prof. asoc. Dorina Toçi, drejtoreshĂ« e pĂ«rgjithshme e ISHP-sĂ«, u shpreh se “kujdesi pĂ«r shĂ«ndetin Ă«shtĂ« dhurata mĂ« e çmuar, pĂ«r veten dhe familjen tonĂ«â€.

/e.i/r.e/a.f/

The post Në vitin 2026 nis funksionimi i Korpusit të Laboratorëve të ISHP-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AtmosferĂ« festive nga nxĂ«nĂ«sit e shkollĂ«s “Gustav Mayer” nĂ« kryeqytet

Festat e fundvitit kanĂ« sjellĂ« njĂ« atmosferĂ« festive edhe nĂ« shkollat e vendit, duke i “veshur” me ngjyra dhe gjallĂ«ri pĂ«rmes programeve artistike me kĂ«ngĂ« dhe kĂ«rcime.

Kryeministri Edi Rama ndau sot nĂ« rrjetet sociale performancĂ«n e realizuar nga nxĂ«nĂ«sit e shkollĂ«s “Gustav Mayer” nĂ« TiranĂ« me rastin e festave.

“AtmosferĂ« festive nga oborri i shkollĂ«s “Gustav Mayer”, me meloditĂ« e fundvitit pĂ«rmes programit Art dhe Zeje, si njĂ« kartolinĂ« urimi”, shkruan Rama.

Nxënësit të veshur me veshje festive dhe kapuçët e babagjyshit sollën nën ritmet e muzikës një performancë shumë të bukur, që u interpretua në oborrin e shkollës.

Aktivitetet e organizuara në shkollat e vendit kanë sjellë buzëqeshje dhe emocione, duke e kthyer shkollën në një hapësirë feste në prag të ndërrimit të viteve.

❌