❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Malisheva përballet me mungesë të energjisë, Kastrati kërkon veprime urgjente



Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur shqetësimin e thellë për ndërprerjet e shpeshta dhe të zgjatura të energjisë elektrike në territorin e komunës.

Sipas tij, këto ndërprerje po shkaktojnë vështirësi serioze për qytetarët dhe bizneset lokale.

Në një reagim zyrtar, Kastrati thekson se situata është veçanërisht e vështirë në këtë periudhë, kur temperaturat janë të ulëta, është afër festave të fundvitit dhe prezente është edhe diaspora.

Ai paralajmëron se ndërprerjet po ndikojnë negativisht në jetën e përditshme, funksionimin e shkollave, qendrave shëndetësore dhe shërbimeve komunale, si dhe po krijojnë pasoja ekonomike për bizneset.

Kryetari i Komunës ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme nga Qeveria e Kosovës për trajtimin e situatës energjetike dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetarët e Malishevës. Ai ka kërkuar gjithashtu nga KEDS dhe KESCO sqarime për arsyet e ndërprerjeve dhe ndërhyrje urgjente teknike për evitimin e mungesës së energjisë.

“QytetarĂ«t e MalishevĂ«s meritojnĂ« trajtim tĂ« barabartĂ«, ashtu si çdo komunĂ« tjetĂ«r e vendit. Furnizimi me energji elektrike Ă«shtĂ« njĂ« shĂ«rbim bazik dhe e drejtĂ« themelore qĂ« duhet tĂ« garantohet pa pĂ«rjashtime,” ka deklaruar Kastrati.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të menjëhershme dhe afatgjata për këtë problem. /Telegrafi/

Kastrati: Malisheva hedh gurthemelin e nënstacionit të ri energjetik, presim përfundim brenda 13 muajsh



Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri energjetik 220/35/10(20) kV në Malishevë, projekt ky që synon rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për qytetarët dhe bizneset lokale.

Sipas Kastratit, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt stabilizimit energjetik në komunë, e cila për vite me radhë është përballur me ndërprerje të shpeshta të rrymës.

“Sot shĂ«nojmĂ« njĂ« moment tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r komunĂ«n tonĂ«, vĂ«nien e gurthemelit pĂ«r ndĂ«rtimin e NĂ«nstacionit tĂ« ri 220/35/10(20) kV nĂ« MalishevĂ«, njĂ« projekt i shumĂ«pritur qĂ« ka rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe pĂ«r sigurinĂ« dhe cilĂ«sinĂ« e furnizimit me energji elektrike nĂ« komunĂ«n tonĂ« dhe mĂ« gjerĂ«â€, ka shkruar Kastrati nĂ« Facebook.

Ai theksoi se përfitues të drejtpërdrejtë të këtij investimi do të jenë familjet, mërgata dhe sektori privat, të cilët janë prekur rëndë nga problemet energjetike në vitet e fundit.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« lajm i mirĂ« pĂ«r çdo familje tĂ« MalishevĂ«s, pĂ«r mĂ«rgatĂ«n tonĂ« qĂ« na viziton gjatĂ« festave, si dhe pĂ«r bizneset tona lokale, tĂ« cilat pĂ«r vite me radhĂ« janĂ« pĂ«rballur me ndĂ«rprerje tĂ« shpeshta tĂ« energjisĂ« elektrike”, bĂ«ri tĂ« ditur ai.

Megjithatë, kryetari i Malishevës ngriti edhe kritika ndaj institucioneve qendrore për, siç tha ai, trajtim të pabarabartë të komunës ndër vite, përcjell Telegrafi.

“PĂ«r shumĂ« vite me radhĂ«, Malisheva Ă«shtĂ« diskriminuar nga institucionet e nivelit qendror. KatĂ«r dimra radhazi, qytetarĂ«t tanĂ« kanĂ« mbetur pa energji elektrike, me ndĂ«rprerje tĂ« vazhdueshme qĂ« ua kanĂ« prishur festat familjare, kanĂ« dĂ«mtuar bizneset dhe kanĂ« krijuar pasiguri tĂ« vazhdueshme nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme”, shtoi Kastrati.

Ai theksoi se komuna nuk ka kërkuar privilegje, por vetëm trajtim të barabartë dhe respekt institucional.

“Malisheva nuk ka kĂ«rkuar asgjĂ« mĂ« shumĂ« se trajtim tĂ« barabartĂ« dhe respekt institucional. Kjo situatĂ« nuk ka qenĂ« e drejtĂ« dhe nuk duhet tĂ« pĂ«rsĂ«ritet mĂ«â€, thuhet nĂ« postimin e tij.

Në fund, Kastrati kërkoi që projekti të përfundojë brenda afatit të paralajmëruar prej 13 muajsh, duke paralajmëruar se do të kërkojë llogaridhënie për realizimin e tij të plotë.

“Pres dhe uroj qĂ« ky projekt tĂ« pĂ«rfundojĂ« brenda afatit prej 13 muajsh dhe tĂ« mos mbetet njĂ« tjetĂ«r projekt i nisur e i lĂ«nĂ« pĂ«rgjysmĂ«. Si kryetar i komunĂ«s, do tĂ« jem zĂ« i fuqishĂ«m i qytetarĂ«ve dhe do tĂ« kĂ«rkoj llogaridhĂ«nie qĂ« ky projekt tĂ« realizohet plotĂ«sisht dhe nĂ« kohĂ«â€, pĂ«rfundoi Kastrati.

Në vënien e gurthemelit ishte edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ku në fjalën e saj theksoi se, sot po fillojnë punimet në nënstacionin e ri në Malishevë në vlerë prej 6.8 milionë euro, investim ky që lidhë për herë të parë Malishevën në rrjetin 220 kV, që është ndryshim i kategorisë, jo vetëm për kapacitet më të larta, por edhe për punime të qëndrueshme dhe më të besueshme krahas rrjetit i cili gjithashtu është 35 kV.

"Unë e di që Malisheva ka pasur nevojë për këtë investim qysh moti. Problemet i keni që nga viti 2007, pra, kjo që po bëjmë sot, që po nisim sot, është përmirësim i një padrejtësie të gjatë për Malishevën.

"Qysh në vitin 2021, kur e kemi marrë mandatin, e kemi ditur që Malisheva e ka këtë problem jashtëzakonisht të madh, dhe e kemi ngritur këtë çështje menjëherë, ku në vitin 2022 KOSTT-i e ka vendosur në plan pesëvjeçar të investimeve. Më pas në vitin 2023, KOSTT-i e ka tenderuar dhe kontraktuar dizajnin e projektit. Pastaj në 2024-tën, e gjatë këtij viti është marrë leja ndërtimore e procedurat e tjera të nevojshme, dhe jam e lumtur që më në fund, kontrata është nënshkruar, para disa javësh, e sot po fillojnë punimet", ka thënë Rizvanolli. /Telegrafi/


Kastrati dhe stafi i komunës sjellin gëzim për fëmijët në prag të Vitit të Ri



Me rastin e festave të fundvitit 2025, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me mësimdhënësit dhe prindërit, organizuan një aktivitet të veçantë për fëmijët e komunës, duke sjellë buzëqeshje dhe atmosferë festive në prag të Vitit të Ri.

Gjatë aktivitetit, fëmijët u pritën me dhurata simbolike, argëtim dhe programe artistike të përgatitura posaçërisht për ta. Kryetari Kastrati uroi të gjithë fëmijët dhe familjet e tyre për shëndet dhe suksese në vitin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e kujdesit dhe investimit në mirëqenien e brezit të ri.

“FĂ«mijĂ«t janĂ« e ardhmja e komunitetit tonĂ«, dhe institucioni do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mbĂ«shtesĂ« iniciativa qĂ« synojnĂ« edukimin, argĂ«timin dhe zhvillimin e tyre”, tha Kastrati.

Prindërit dhe të pranishmit vlerësuan nismën si një gjest domethënës që forcon frymën e solidaritetit dhe festës në komunitet. Aktiviteti u mbyll me duartrokitje dhe urime për festa të mbara. /Telegrafi/


Kastrati falënderon Britaninë e Madhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës



Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, Kastrati e ka cilësuar takimin si të ngrohtë dhe miqësor, duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Malishevës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Sot pata kĂ«naqĂ«sinĂ« tĂ« mirĂ«pres nĂ« MalishevĂ« Ambasadorin e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar nĂ« KosovĂ«, mikun tim, Jonathan Hargreaves. Ishte njĂ« takim i ngrohtĂ« e miqĂ«sor, ku biseduam pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« dobi tĂ« qytetarĂ«ve tanĂ«â€, ka shkruar Kastrati.

Ai ka vlerësuar lart rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën, veçanërisht gjatë periudhave më të vështira për vendin.

“Malisheva, me shpirtin e saj mikpritĂ«s, vlerĂ«son lart BritaninĂ« e Madhe pĂ«r rolin dhe mbĂ«shtetjen e saj nĂ« periudhat mĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r vendin tonĂ«â€, ka theksuar kryetari i MalishevĂ«s.

Kastrati e ka falënderuar ambasadorin Hargreaves për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj komunës dhe Kosovës. /Telegrafi/


KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sabri Kastrati

Kolegji i Posaçëm tĂ« Apelimit, KPA vendosi tĂ« mĂ«rkurĂ«n mĂ« 17 dhjetor lĂ«nien nĂ« fuqi tĂ« shkarkimit nga detyra tĂ« prokurorit tĂ« LezhĂ«s, Sabri Kastrati. Vendimi u mor nĂ« mĂ«nyrĂ« unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomo dhe anĂ«tare Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas [
]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sabri Kastrati appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sabri Kastrati

KPA

Kolegji i Posaçëm tĂ« Apelimit, KPA vendosi tĂ« mĂ«rkurĂ«n mĂ« 17 dhjetor lĂ«nien nĂ« fuqi tĂ« shkarkimit nga detyra tĂ« prokurorit tĂ« LezhĂ«s, Sabri Kastrati. Vendimi u mor nĂ« mĂ«nyrĂ« unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomo dhe anĂ«tare Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas [
]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sabri Kastrati appeared first on Reporter.al.

Halil Kastrati ndryshon jetën e një të moshuari brenda 24 orësh



Humanisti dhe hoxha Halil Kastrati ka ndërmarrë një veprim humanitar të veçantë duke strehuar një të moshuar të vetmuar dhe të braktisur në komunën e Malishevës.

Sipas njoftimit të bërë nga Kastrati në Facebook, i moshuari kishte qenë i rrënuar fizikisht dhe emocionalisht, i ftohtë, i uritur dhe i izoluar, duke shfaqur shenja të qarta lodhjeje dhe dëshpërimi.

Brenda vetëm 24 orëve që pas ndërhyrjes, i moshuari është dërguar në shtëpinë e të moshuarve, ku ka marrë trajtim të plotë: është larë, është veshur, ushqyer dhe ngrohur, ndërkohë që ka marrë mbështetje dhe respekt të plotë.

“Dhe mbi tĂ« gjitha, iu kthye shpresa. SytĂ« qĂ« dje ishin tĂ« fikur, sot qeshin, trupi qĂ« dje mezi qĂ«ndronte, sot ecĂ«n me dinjitet,” shkruan Kastrati nĂ« postim.

Ky rast tregon fuqinë e veprave humanitare të shpejta dhe të përkushtuara, duke ndryshuar jo vetëm pamjen, por edhe jetën e një personi të braktisur.

Kastrati falënderon të gjithë bamirësit që e mbështesin këtë punë dhe i bën thirrje shoqërisë për solidaritet ndaj më të pambrojturve. /Telegrafi/


Halil Kastrati strehon një të moshuar të braktisur në Malishevë



Hoxha dhe humanisti Halil Kastrati ka ndërmarrë një veprim humanitar në Komunën e Malishevës, pas njoftimit për një të moshuar që jetonte i vetëm dhe në kushte të rënda jetese.

Sipas njoftimit, i moshuari ishte i braktisur nga familja dhe i harruar nga shoqëria, duke jetuar në kushte të papërshtatshme dhe të padenja për jetën njerëzore.

I rĂ«nduar nga varfĂ«ria dhe vitet, ai kishte shprehur vetĂ«m disa fjalĂ« qĂ« pasqyronin gjendjen e tij tĂ« vĂ«shtirĂ«, duke thĂ«nĂ«: “MirĂ« qĂ« toka po na mban”, pĂ«rcjell Telegrafi.

Pas takimit me të moshuarin, Halil Kastrati së bashku me bashkëpunëtorët e tij ndërhynë menjëherë, duke e strehuar atë në një shtëpi për të moshuarit. Aty, ai do të ketë kushte më të mira jetese, ushqim, ngrohtësi, kujdes shëndetësor dhe mbështetje të vazhdueshme, me synimin që të jetojë me dinjitet.

Kastrati ka theksuar se askush nuk duhet të kalojë vitet e fundit të jetës në vetmi dhe se asnjë njeri nuk duhet të ndihet barrë për shoqërinë.

Ai ka shprehur mirënjohje ndaj Zotit dhe bamirësve që mbështesin veprimet humanitare, duke bërë thirrje për më shumë solidaritet dhe kujdes ndaj personave më të pambrojtur në shoqëri. /Telegrafi/


Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, Haradinaj e prezanton si kandidat për deputet



Ish-deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kaluar në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e prezantoi Kastratin përmes një video-adresimi në Facebook.

Sipas Haradinajt, Ardian Kastrati do të jetë kandidat për deputet në listën e AAK-së.

“Ardian Kastrati, nga sot krah nesh! Profesor i shkencave politike dhe njĂ« figurĂ« e formuar nĂ« akademi, institucione dhe diplomaci. Nga LĂ«vizja Studentore ’97–’98 e deri te pĂ«rfaqĂ«simi nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s u dallua si njĂ« ndĂ«r figurat mĂ« tĂ« zĂ«shme, mĂ« aktive dhe i palĂ«kundur nĂ« qĂ«ndrimet e tij”, shkroi Haradinaj.

Ai shtoi se ardhja e Kastratit në AAK është pjesë e një vizioni më të gjerë:
“MirĂ«sevjen Ardian, po bashkohemi sepse jemi tĂ« vendosur dhe tĂ« qartĂ« se çka duam pĂ«r KosovĂ«n tonĂ«: zhvillim, siguri dhe integrim.”

Me këtë lëvizje politike, AAK-ja forcon listën e saj zgjedhore me një tjetër figurë të njohur nga fusha e politikës dhe akademisë.


Qendra e re për të moshuarit në Gjilan drejt përfundimit



Kryetari i komunës, Alban Hyseni së bashku me hoxhën dhe humanistin Halil Kastrati, ka vizituar sot Qendrën e re për të Moshuarit, një projekt i konsideruar si ndër më të rëndësishmit për ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes për gjeneratat e moshuara.

Sipas njoftimit, punimet në qendër janë drejt finalizimit, ndërsa objekti pritet të ofrojë një hapësirë të sigurt dhe të dinjitetshme për të moshuarit që kanë nevojë për kujdes dhe përkrahje institucionale.

Kryetari ka falënderuar Halil Kastratin për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e këtij projekti, duke vlerësuar kontributin e tij në fuqizimin e shërbimeve sociale në komunë. /Telegrafi/


Sa do të ketë ndikim diaspora me votë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?



Ndonëse nuk dihen shifrat e sakta për numrin e bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë gjatë fundvitit, organizatat që i monitorojnë fushatat dhe proceset zgjedhore vlerësojnë se ndikimi i tyre në rezultat ka qenë i rëndësishëm por jo përcaktues për ndonjë parti. Në anën tjetër ata që jetojnë në Kosovë shprehen të pakënaqur që po brenda tetë muajve po shkojmë dy herë në zgjedhje nacionale.

Të paktën në muajin e fundit jozyrtarisht u përmend që ka tendencë të paktën nga një parti që zgjedhjet të mbahen sa më afër fundit të vitit, dhe kjo u konfirmua dje kur Vetëvendosje e propozoi 28 dhjetorin datë të zgjedhjeve të parakohshme.

E gjithë kjo në përpjekje që shfrytëzohet prezenca fizike e diasporës për votë.

Në zgjedhjet nacionale numri i votave që vijnë nga diaspora shpesh herë i afrohet 70-80 mijëshit.

Televizioni kërkoi nga Policia e Kosovës kemi kërkuar të dhënat për numrin e qytetarëve që hyjnë në territorin e Kosovës gjatë javës së fundit të dhjetorit por ky institucion nuk është përgjigjur.

Nga organizatat që i monitorojnë fushatat por edhe proceset zgjedhore vlerësojnë se çështja e votimit të diasporës as nuk duhet të ekzistojë si temë për llogari politike, dhe se ndikimi i votës së diasporës ka qenë minor, por asnjëherë i parëndësishëm.

“MeqenĂ«se kemi monitoruar nga afĂ«r gjithĂ« procesin zgjedhor edhe atĂ« nacional edhe atĂ« nĂ« zgjedhjet lokale, Ă«shtĂ« qĂ« çështja e diasporĂ«s Ă«shtĂ« kriju prej partive politike dhe Ă«shtĂ« pĂ«rdorur jashtĂ«zakonisht shumĂ« pĂ«r populizĂ«m. Pra partitĂ« janĂ« nĂ« njĂ« lloj gare se cila datĂ« tĂ« vendoset pĂ«r zgjedhjet e parakohshme tĂ« dhjetorit edhe duke kalkulu se sa mund tĂ« vijnĂ« dhe sa do tĂ« jenĂ« prezente matja e diasporĂ«s nĂ« ato ditĂ« nĂ« KosovĂ«â€, tha Burbuqe Kastrati, nga LĂ«vizja FOL.

Zgjedhjet e parakohshme nacionale u shpallën dje pasi për 7 muaj partitë politike nuk u morën vesh për koalicion dhe për pushtet.

Qytetarët vlerësojnë se këto zgjedhje shumë lehtë mund të shmangeshin, por sipas tyre inatet politike po i vuan populli.

“Absotlutisht shumĂ« lehtĂ« kanĂ« mundur me i evitu kĂ«to gjĂ«ra, po inati, inati i shqiptarĂ«ve shumĂ« i keq, edhe po vuan, kush po vuan, po vuan populli”, tha qytetari, Azem Azemi.

“A pĂ«r qytetarĂ«t Inshallah Zoti jav jep tĂ« marĂ«n e tĂ« mirĂ«n e shĂ«ndetin, tjetĂ«r nuk di çka tĂ« them
 ja prej politike po tĂ« kallxoj sikur 1 e 1 qĂ« bĂ«jnĂ« 2 aty nuk hup kurgjo, a prej politike njĂ« herĂ« pĂ«r njĂ« herĂ« s’ka kurgjo dashamirĂ«â€, tha Nezir Haxholli.

Qytetarët e intervistuar nuk janë entuziast të faktit se për mbi një vit, vendi po shkon tri herë në zgjedhje, një herë për kryetar komunash e dy herë në nivel nacional.

“Po shihet qĂ« nuk ka kulturĂ« politike, dhe po dominon egoja, egoja e sĂ«murĂ« fatkeqĂ«sisht, edhe tash e bijnĂ« vete veten dhe popullin nĂ« katrahurĂ« qĂ« nuk mendohet me mend mos me mendu pĂ«r çështje kombĂ«tare por vetĂ«m pĂ«r interesa personale.. se di ku po kanĂ« moral me dalĂ« para popullit me lypĂ« votĂ« apet
”, u shpreh Rexhep Delolli.

Buxheti i planifikuar për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të datës 9 shkurt ishte 8.7 milionë euro, prej të cilave u harxhuan gati 8 milionë euro. Edhe këtë herë shifra mund të jetë përafërsisht e njëjtë./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

Kastrati: Lajmi i mirë është që PDK nuk udhëhiqet më nga Memli Krasniqi



Ish-deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, në Debat Plus në RTV Dukagjini ka komentuar Konventën e 12-të të PDK-së, ku Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i partisë.

Ai tha se nga perspektiva e tij ky Ă«shtĂ« “gjysmĂ« lajm i mirĂ« dhe gjysmĂ« lajm i keq”.

“Po nis me tĂ« mirĂ«n, dhe lajmi i mirĂ« Ă«shtĂ« qĂ« Memli Krasniqi nuk Ă«shtĂ« mĂ« nĂ« krye tĂ« partisë  Ai ka qenĂ« njĂ« bashkĂ«punĂ«tor mjaft i denjĂ« i Albin Kurtit gjatĂ« kĂ«tyre 5-6 viteve tĂ« fundit,” deklaroi Kastrati.

Ai shtoi se PDK tani ka “njĂ« njeri kredibil, me integritet”, por mbetet tĂ« shihet “sa do tĂ« mund ta zbatojĂ« kĂ«tĂ« integritet nĂ« terren”.

Sipas Kastratit, PDK gjendet në një nga momentet më të vështira të strukturimit që nga themelimi i saj.

Kryetari i Malishevës ngushëllon familjen Morina pas vrasjes tragjike në Golluboc



Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur ngushëllime për familjen Morina nga fshati Golluboc, pas ngjarjes tragjike ku dy djemtë e kësaj familjeje humbën jetën në një vrasje të dyfishtë.

Në telegramin e ngushëllimit, kryetari Kastrati ka theksuar se kjo ngjarje e rëndë ka tronditur gjithë komunën dhe se institucionet lokale që ai drejton qëndrojnë pranë familjes në këtë moment të vështirë.

“Jemi pranĂ« jush me dhimbje dhe solidaritet nĂ« kĂ«tĂ« moment tĂ« vĂ«shtirĂ«. UrojmĂ« qĂ« ta gjeni forcĂ«n pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar kĂ«tĂ« humbje tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshme”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« telegramin e kryetarit Kastrati, raporton Telegrafi.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për zbardhjen e plotë të rastit, duke kërkuar që organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë me efikasitet dhe që autorët të përballen me ligjin.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të enjten në fshatin Golluboc të Malishevës, ku dy vëllezër kanë mbetur të vrarë. Policia ka arrestuar tashmë të dyshuarin për këtë vrasje. /Telegrafi/


Migjen Kastrati emërohet gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Pejë, dega Istog



Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në vijim të takimit të tij të 355-të, ka miratuar emërimin e Migjen Kastratit si gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Pejë, dega Istog.

Ky vendim u mor pas shqyrtimit të aplikacioneve, intervistimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Paneli i KGJK-së, dhe bazuar në rekomandimin e Komisionit Vlerësues.

Procesi i votimit përfundoi me votë unanime për Kastratin.

Emërimi i tij kontribuon në forcimin e funksionimit të sistemit gjyqësor në nivel lokal, duke garantuar administrim të drejtë dhe efektiv të çështjeve në këtë degë të gjykatës.

Për shumë më DETAJE. /Telegrafi/


Kryetari Kastrati pĂ«rkrah fushatĂ«n “Mos hesht” pĂ«r parandalimin e trafikimit me qenie njerĂ«zore nĂ« MalishevĂ«



Komuna e MalishevĂ«s i Ă«shtĂ« bashkuar fushatĂ«s nacionale “Mos hesht”, e cila synon parandalimin e trafikimit me qenie njerĂ«zore dhe ngritjen e vetĂ«dijes qytetare pĂ«r kĂ«tĂ« fenomen.

Fushata, e cila do të zhvillohet në bashkëpunim me institucionet lokale dhe shkollat e komunës, ka për qëllim informimin e të rinjve për format e trafikimit, mënyrat e mbrojtjes dhe rrugët ligjore për të kërkuar ndihmë.

Brenda aktiviteteve parashihen orĂ« mĂ«simore me temĂ«n “Mbrojtja dhe Parandalimi nga Trafikimi me Qenie NjerĂ«zore”, qĂ« do tĂ« mbahen nĂ«pĂ«r shkollat e komunĂ«s.



Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka përkrahur fuqishëm nismën, duke ofruar mbështetje të plotë institucionale për realizimin e fushatës. Gjatë takimit me koordinatoren për të drejta të njeriut dhe barazi gjinore, Vera Bytyçi, bartëse e fushatës, Halit Mazrekun, koordinator i KKSB-së, dhe Sabit Berishën, ushtrues detyre i drejtorit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin e këtij fenomeni.

“Parandalimi i trafikimit me qenie njerĂ«zore Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e pĂ«rbashkĂ«t. Si komunĂ«, jemi tĂ« pĂ«rkushtuar tĂ« mbĂ«shtesim çdo iniciativĂ« qĂ« synon mbrojtjen e qytetarĂ«ve tanĂ«, veçanĂ«risht tĂ« rinisĂ«. VetĂ«dijesimi dhe edukimi janĂ« armĂ«t mĂ« tĂ« forta kundĂ«r kĂ«tij fenomeni”, u shpreh kryetari Kastrati.

Fushata “Mos hesht” do tĂ« vazhdojĂ« gjatĂ« ditĂ«ve nĂ« vijim nĂ« disa institucione arsimore dhe publike tĂ« komunĂ«s, pĂ«rmes ligjĂ«ratave, diskutimeve dhe aktiviteteve ndĂ«rgjegjĂ«suese qĂ« synojnĂ« inkurajimin e raportimit tĂ« rasteve tĂ« dyshimta dhe mbrojtjen e dinjitetit njerĂ«zor. /Telegrafi/

Hetimet për Portin e Limionit/ SPAK kontrolle vartësve të Ballukut dhe ish-drejtoreshës së Xhaçkës

JanĂ« zbardhur detaje tĂ« reja nĂ« lidhje me hetimet qĂ« po kryhen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) pĂ«r koncesionin e Portit tĂ« Limionit nĂ« SarandĂ«, e cila Ă«shtĂ« pronĂ« e ushtrisĂ«. MĂ« konkretisht janĂ« zbardhur emrat e 6 personave, ndaj tĂ« cilĂ«ve njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, oficerĂ«t e BKH-sĂ« ushtruan kontrolle pĂ«r çështjen nĂ« fjalĂ«, [
]

The post Hetimet për Portin e Limionit/ SPAK kontrolle vartësve të Ballukut dhe ish-drejtoreshës së Xhaçkës appeared first on BoldNews.al.

Homazhe për 15 maturantët e Malishevës, 21 vite pas aksidentit tragjik në Fushë Arrëz



Sot u mbushën 21 vjet nga tragjedia e Fushë Arrëzit, ku humbën jetën 15 maturantë nga Malisheva, teksa ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri.

Në nderim të tyre, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me përfaqësues të familjarëve, personelit arsimor, disa nga bashkëmoshatarët e asaj gjenerate dhe kryetarin e Bashkisë së Fushë Arrëzit, Hil Curri, zhvilluan homazhe në vendin e ngjarjes, përcjell Telegrafi.



Kastrati tha se çdo vit kjo ditë sjell të njëjtën ndjesi dhimbjeje e malli, duke kujtuar se më 14 tetor 2004 Malisheva humbi 15 të rinj plot ëndrra e shpresa.

“Kujtimi pĂ«r 15 maturantĂ«t tanĂ« mbetet i gjallĂ«, i dhimbshĂ«m dhe i shenjtĂ« nĂ« zemrat tona. Qofshin tĂ« paharruar”, tha Kastrati.

Tragjedia e vitit 2004 mbetet një nga ngjarjet më të rënda që ka goditur komunën e Malishevës, ndërsa kujtimi për të rinjtë e humbur vazhdon të nderohet çdo vit në Fushë Arrëz. /Telegrafi/

Kryetarët e komunave që fituan me përqindjen më të lartë të votave, prin Sami Lushtaku



Në zgjedhjet lokale, disa kryetarë komunash kanë arritur të sigurojnë mbështetje të madhe qytetare, duke fituar me përqindje të larta të votave në komunat e tyre.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), aktualisht kryetari me përqindjen më të lartë të votave është Sami Lushtaku, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i cili fitoi në Komunën e Skenderajt me 83.45% të votave, duke lënë prapa të gjithë kandidatët e tjerë në nivel vendi.

Pas tij renditet Ilir Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i cili fitoi 58.78% të votave në Komunën e Istogut.

Në vendin e tretë është Agim Aliu nga PDK, që fitoi 56.47% të votave në Ferizaj.

I katërti në këtë listë është Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 53.42% në Podujevë, ndërsa menjëherë pas tij renditet Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate, i cili mori 53.41% të votave në Malishevë.

Lista vazhdon me Ramiz Lladrovcin, kandidat i pavarur në Komunën e Drenasit, i cili fitoi me 52.32% të votave, dhe më pas me Bashkim Ramosajn nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që fitoi 51.57% në Deçan.

Ndërsa në fund të listës së kryetarëve që fituan me përqindje të larta janë:

Imri Ahmeti (LDK) – Lipjan me 51.15% tĂ« votave.

Mehmet Ballazhi (PDK) – Hani i Elezit me 50.94% tĂ« votave.

Kadri Rahimaj (LVV) – KamenicĂ« me 50.56%.

Qemajl Aliu (LVV) – Shtime me 50.47% tĂ« votave. /Telegrafi/

Numërohen 25,68% e votave, ky është rezultati në Malishevë



Kandidati i Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, është duke udhëhequr bindshëm në garën për kryetar të Komunës së Malishevës, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Me 25,68% të vendvotimeve të numëruara (19 nga gjithsej 74), Kastrati ka siguruar 56,89% të votave, që përkthehet në 3,033 vota, duke lënë shumë pas rivalët e tij politikë.

Kandidatët e tjerë kanë marrë këto përqindje të votave:

Gezim Krasniqi (PDK) – 16,39% (874 vota)

Valon Hoti (LVV) – 16,09% (858 vota)

Fatmir Ademaj (LDK) – 6,92% (369 vota)

Enver Hoti (AAK) – 2,61% (139 vota)

Valon Krasniqi (Guxo) – 0,69% (37 vota)

Nga gjithsej 56,675 votues të regjistruar në Malishevë, deri më tani kanë votuar 5,331 persona, që përbën 9,41% të pjesëmarrjes.

Kastrati ndërtoi pa leje te ish-Sheratoni, institucionet heshtën

Grupi Kastrati nisi dhe vazhdoi zgjerimin e ish-hotelit Sheraton pa leje. Citizens.al dëshmon se autoritetet mbyllën sytë përballë punimeve që nisën në vitin 2019, ndërkohë që lejet e ndërtimit u miratuan në periudhën 2021-2022.

Një histori aspak transparente

Zyrtarisht, më datë 8 nëntor 2019, grupi Kastrati siguroi nga qeveria leje zhvillimi për të zgjeruar godinën e hotelit MAK Albania (ish-Sheratoni).

Por leja e zhvillimit nuk të jep të drejtë të ndërtosh. Ajo vetëm përcakton në parim se sa dhe si mund të ndërtohet në një truall: intensiteti, volumetria maksimale, numri i kateve dhe distancat nga kufijtë.

E drejta pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar mundĂ«sohet vetĂ«m nga leja e ndĂ«rtimit, e cila nĂ« kĂ«tĂ« rast – sipas procedurave tĂ« deleguara nga qeveria – do tĂ« jepej nga Bashkia TiranĂ«.

Leja e ndërtimit miraton projektin teknik, arkitekturën dhe zbatimin konkret brenda kushteve të lejes së zhvillimit. Ajo i jepet ndërtuesve vetëm pas pagesës së taksës së ndikimit mbi infrastrukturë.

Por, pamjet satelitore dhe evidentimet në terren tregojnë se vinçi ishte ngritur në anë të ish-hotelit Sheraton (2019), ndërsa kantieri për tre nga katër zonat e zhvillimit (Zona B, C dhe D) ishte hapur shumë më përpara se bashkia të jepte lejet.

Citizens.al ka mësuar se zyrtarisht grupi Kastrati aplikoi për leje më 6 maj 2021 dhe Bashkia Tiranë ia miratoi atë më 6 korrik 2021 (për Zonat A, B, pati rishikim leje më 10 nëntor 2022) dhe 20 qershor 2022 (për Zonat C, D).

Kjo mospërputhje kohore mes punimeve faktike dhe lejeve të dhëna mund të jetë një nga arsyet se përse grupi Kastrati nuk vendosi në asnjë moment tabelë njoftuese për punimet në kantier.

Ndërtimi i nisur me një leje zhvillimi të dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit në nëntor 2019, parashikonte kompleks të integruar për hoteleri, rezidenca dhe zyra.

Por nĂ« qershor 2021 ndryshimet e projektit rritĂ«n ndjeshĂ«m sipĂ«rfaqen e ndĂ«rtimit mbi tokĂ« – nga 69,665 mÂČ nĂ« 108,827 mÂČ â€“ dhe numrin e kateve nga maksimalisht 13 nĂ« 15.

Rritja e intensitetit të ndërtimit u shoqërua me një mungesë të theksuar transparence.

Kështu në lejen e rishikuar parashikohej edhe thellimi me nga një kat nën tokë, deri në 5 kate. Por, në periudhën e rishikimeve, grupi Kastrati kishte përparuar ndjeshëm me ndërtimin.

Pamjet me dron të periudhës shkurt-dhjetor 2021 tregojnë se në zonat B, C dhe D puna kishte ecur deri në plotësimin e strukturës karabina duke dalë deri në 14 kate mbi tokë.

Në të njëjtën periudhë kur ndërtimi po niste, apo po vijonte pa leje, grupi Kastrati shpallte publikisht marrëveshje me emra të mëdhenj ndërkombëtar të fushës së hotelerisë si Hyatt (dhjetor 2018) dhe Hilton (shkurt 2021), duke e reklamuar projektin si një zhvillim me rëndësi strategjike për imazhin urban dhe turistik të Tiranës.

Ky kontekst zhvillimi nisi të lavdërohej publikisht edhe nga kryebashkiaku Veliaj.

Sipas raportimeve zyrtare, brenda vitit 2019, Hyatt thuhej se do të hapte filial të sajin në një nga gjashtë kullat që grupi Kastrati po projektonte anash MAK Albanias. Ngjashëm, parashikonte Hilton brenda vitit 2023.

Ndërhyrjet në terren sipas zonave të zhvillimit, imazh GIF/Citizens.al

Por, asnjë nga këto hotele nuk është hapur ende, edhe pse afatet e premtuara kanë kaluar me disa vite. Hyatt, së fundmi figuron me vit të përditësuar (2026 në uebfaqen e grupit Kastrati), ndërsa për Hilton nuk ka data zyrtare.

Citizens.al iu drejtua për koment zyrave qendrore të markave në fjalë, por nuk mori përgjigje.

KĂ«to vonesa me shtrirje tĂ« gjata nĂ« kohĂ« ngrenĂ« pikĂ«pyetje mbi seriozitetin e marrĂ«veshjeve dhe i japin peshĂ« dyshimit se ato mund tĂ« jenĂ« pĂ«rdorur mĂ« shumĂ« pĂ«r imazh, influencĂ« apo dhe mbulesĂ« legjitimuese pĂ«r “tolerancĂ«n” nga autoritetet publike nĂ« ndĂ«rtimin pa leje.

Citizens.al iu drejtua edhe studiove të arkitekturës Archea dhe X-Plan për të mësuar nëse ato vijojnë të jenë të përfshira në projekt, por nuk mori përgjigje.

Taksat e infrastrukturës dhe mungesa e kontrollit

Një tjetër aspekt i errët në këtë çështje është pagesa e taksave për infrastrukturën.

Grupit Kastrati rezulton t’i jenĂ« caktuar dy taksa me vlerĂ« totale rreth 183 milionĂ« lekĂ« (rreth 1.6 milionĂ« euro) – njĂ« prej 138 milionĂ« lekĂ«sh nĂ« lejen e vitit 2021 dhe njĂ« tjetĂ«r prej 45 milionĂ« lekĂ«sh nĂ« lejen e vitit 2022.

Bashkia Tiranë refuzoi të sqaronte kur është bërë pagesa e kësaj takse dhe sa ishte taksa për lejen e zonave C dhe D.

Ndërkohë, edhe pse bashkia miratoi lejet vetëm pas aplikimeve formale në 2021-22, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) nuk ka ndërmarrë asnjë kontroll apo procedim për ndërtim pa leje në dy vite të punimeve. 

NĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r Citizens.al, IMT u justifikua se pĂ«r projektin e MAK Albanias “nuk ka pasur asnjĂ« ankesĂ« apo kallĂ«zim penal”, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se pa presion publik apo denoncime formale, ndĂ«rtimet mund tĂ« rrĂ«shqasin jashtĂ« kontrollit ligjor, sidomos kur pas tyre janĂ« grupe tĂ« mĂ«dha ekonomike.

Pas ish-Hotel Sheratonit, që dikur i përkiste grupit të investitorëve kuvajtianë, MAK Albania, në lojë u përfshinë një sërë kompanish të lidhura me Kastratin: Kastrati Residences, Kastrati Hotels & Tower dhe Kastrati Construction.

Kastrati Residences, dhjetor 2021/Pamje me dron Gogla.al

Në projektin fillestar u përfshi edhe Mak Elite Offices, një kompani nën grupin Balfin, që u pezullua dhe çregjistrua pak përpara se të sigurohej leja e dytë e zhvillimit.

Por, kullat e Kastratit te ish-Hotel Sheraton nuk janĂ« vetĂ«m njĂ« histori betoni dhe xhami. Ato janĂ« shembull i qartĂ« i investimeve qĂ« bĂ«hen nĂ« mungesĂ« llogaridhĂ«nie dhe kontrolli: ndĂ«rtohet pa leje dhe me ndryshime projekti ku shumĂ«fishohet sipĂ«rfaqja, e gjitha “nĂ«n hundĂ«n” e institucioneve qĂ« nuk bĂ«jnĂ« detyrĂ«n.

PĂ«rkundĂ«r kĂ«tij rasti, qytetarĂ« tĂ« thjeshtĂ« apo dhe sipĂ«rmarrĂ«s tĂ« vegjĂ«l, kanĂ« ndjerĂ« vazhdimisht “dorĂ«n e hekurt” tĂ« autoriteteve nĂ« luftĂ«n e deklaruar ndaj “ndĂ«rtimeve informale”. Ky rast tregon se politika ka qenĂ« dhe mbetet me dy standarde.

Citizens.al iu drejtua zyrtarisht grupit për koment mbi nisjen e ndërtimit përpara marrjes së lejeve përkatëse, mungesës së tabelës njoftuese si dhe çështjet e tjera të diskutueshme rreth projektit.

Pyetjet iu përcollën si në adresat zyrtare, ashtu edhe direkt te drejtuesja e PR dhe Marketingut. Por, deri në momentin e publikimit, nuk kemi pasur përgjigje.

Lexoni gjithashtu:

The post Kastrati ndërtoi pa leje te ish-Sheratoni, institucionet heshtën appeared first on Citizens.al.

❌