❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

MEPJ: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, busull e përhershme për brezat

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Sot shĂ«nohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonĂ« KombĂ«tar, Gjergj Kastrioti SkĂ«nderbeu (1405-17 janar 1468).

Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet për kohën.

Ministria pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, pĂ«rkujtoi sot Heroin KombĂ«tar tĂ« shqiptarĂ«ve. NĂ« postimin nĂ« rrjetet sociale, thuhet se “nĂ« historinĂ« shqiptare, figura e tij mbetet njĂ« busull e pĂ«rhershme pĂ«r brezat”.

MEPJ cilëson se kryeheroi që ndriçoi ndërgjegjen kombëtare, frymëzoi rilindësit dhe u shndërrua në simbol të pavdekshëm të qëndresës, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

“TrashĂ«gimia e tij vijon tĂ« na udhĂ«heqĂ« drejt bashkimit, pĂ«rparimit dhe vizionit europian. Lavdi e pĂ«rjetshme”, thuhet nĂ« postim.

Gjergj Kastrioti ndaloi ekspansionin osman drejt Evropës, duke fituar mirënjohjen e shteteve evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë, dhe shumë më tepër pas vdekjes.

/e.i/j.p/

The post MEPJ: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, busull e përhershme për brezat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Partneriteti me ShBA-të hap mundësi të reja për përgatitjen e trupave shqiptare

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Forcat Ajrore shqiptare kanĂ« zhvilluar njĂ« stĂ«rvitje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t me Misionin federal tĂ« GardĂ«s KombĂ«tare Ajrore tĂ« ShBA-ve pĂ«r furnizim tĂ« shpejtĂ« dhe efikas me karburant.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu duke sjellĂ« momente nga kjo stĂ«rvitje vlerĂ«soi se “partneriteti i ngushtĂ« me Shtetet e Bashkuara hap mundĂ«si tĂ« reja pĂ«r pĂ«rgatitjen operacionale tĂ« trupave tona, reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m nĂ« kohĂ« krize dhe ndĂ«rveprim tĂ« koordinuar me aleatĂ«t nĂ« terren”.

Nënkolonel Richard Bloom, komandant i ekupizhait HC-130J Combat King tha se për forcat amerikane kjo ishte hera e parë që kryenin një operacion të furnizimit me karburant në një zonë të përparuar.

“Mund tĂ« them qĂ« kam parĂ« shumĂ« Forca tĂ« Armatosura pĂ«rfshirĂ« tonĂ«n dhe Forcat e Armatosura shqiptare qĂ« ishin absolutisht profesionalĂ« dhe ne ishim vĂ«rtet me fat qĂ« punuam me ta”, tha Bloom.

Nënkolonel Ervin Buzi, komandant i Forcës Ajrore Farkë u shpreh se nëse misioni nuk lejon shumë kohë për pritje, Forcat Ajrore ulen dhe furnizohen pa u ndaluar, për të shkuar përsëri në zonën e operacioneve.

“Kjo krijon vazhdimĂ«si pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur operacionet e trupave tona dhe Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« bashkĂ«punim me aleatĂ«t tanĂ«, sidomos aleatin amerikan. NĂ«se njĂ« ditĂ« gjendemi nĂ« tĂ« njĂ«jtin vend luftimi ne absolutisht mund ta kryejmĂ« kĂ«tĂ« mision”, pohoi Buzi.

NdĂ«rsa, Toger Fabio Bardho, komandant ekuipazhi i helikopterit UH-60 “Black HaĂ«k” nĂ«nvizoi se partnerĂ«t amerikanĂ« kanĂ« qenĂ« shumĂ« bashkĂ«punues me Forcat Ajrore shqiptare gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s.

“Kjo stĂ«rvitje ka shĂ«rbyer pĂ«r tĂ« rritur aftĂ«sitĂ« tona pilotuese dhe pĂ«r tĂ« qenë  gati sa mĂ« shpejt nĂ« operacione luftarake qĂ« mund tĂ« na ndodhin nĂ« fushĂ« betejĂ«â€, tha ai.

/e.i/j.p/

The post Vengu: Partneriteti me ShBA-të hap mundësi të reja për përgatitjen e trupave shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria nis për herë të parë vaksinimin kundër HPV-së edhe te djemtë

TIRANË, 17 janar /ATSH/ PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, djemtĂ« janĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« programin kombĂ«tar tĂ« vaksinimit kundĂ«r HPV-sĂ« (virusi i PapilomĂ«s humane), duke shĂ«nuar njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« politikat e parandalimit tĂ« sĂ«mundjeve infektive dhe onkologjike.

Nisja e fushatës së vaksinimit për djemtë që në ditët e para të janarit vjen në një kohë kur infeksioni HPV mbetet një nga viruset më të përhapura, që prek si vajzat, ashtu edhe djemtë, shpesh pa shenja të dukshme, por me pasoja serioze për shëndetin në afatgjatë.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r ATSH, Rovena Daja – drejtuese e programit tĂ« vaksinimit pranĂ« Institutit tĂ« ShĂ«ndetit Publik (IShP) – shpjegon arsyet pse vaksinimi i djemve konsiderohet i domosdoshĂ«m, pĂ«rfitimet qĂ« sjell kjo masĂ« jo vetĂ«m pĂ«r individin, por edhe pĂ«r komunitetin, si dhe rĂ«ndĂ«sinĂ« e ndĂ«rgjegjĂ«simit tĂ« prindĂ«rve pĂ«r tĂ« siguruar mbulim sa mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« vaksinimit nĂ« kĂ«tĂ« grupmoshĂ«, si te vajzat ashtu edhe te djemtĂ«.

Daja shprehet se infeksioni nga HPV-ja është infeksioni viral më i shpeshtë i traktit riprodhues dhe shkakton një sërë sëmundjesh dhe gjendjesh si te femrat, dhe te meshkujt, duke përfshirë këtu lezionet prekanceroze, të cilat mund të shndërrohen në kancer.

“MegjithĂ«se shumica e infeksioneve nga HPV-ja nuk shkaktojnĂ« shenja klinike dhe pastrohen nĂ« mĂ«nyrĂ« spontane, infeksioni i vazhdueshĂ«m ose kronik me HPV mund tĂ« çojĂ« nĂ« sĂ«mundje serioze te femrat, por edhe te meshkujt. Infeksionet e vazhdueshme me njĂ« ose mĂ« shumĂ« tipa tĂ« HPV-sĂ« me “risk tĂ« lartĂ«â€ (ose onkogjenikĂ«) mund tĂ« çojĂ« drejt lezioneve prekanceroze, tĂ« cilat nĂ« rast se nuk trajtohen mund tĂ« shpien drejt kancerit tĂ« qafĂ«s sĂ« mitrĂ«s apo tĂ« cerviksit apo kancere tĂ« tjerĂ« gjenitalĂ«â€, tha ajo.

Sipas Dajës, përfshirja e djemve në programet e vaksinimit ndaj HPV-së është një masë thelbësore e shëndetit publik, e mbështetur gjerësisht nga evidenca shkencore dhe praktikat ndërkombëtare.

Daja shprehet se “infeksioni me HPV te meshkujt mund tĂ« çojĂ« nĂ« lytha gjenitalĂ«, kancer tĂ« anusit, kancer tĂ« penisit dhe kancer tĂ« gojĂ«s dhe fytit (orofaringeal). KĂ«to kancere janĂ« nĂ« rritje, veçanĂ«risht te meshkujt, dhe pĂ«r shumicĂ«n e tyre nuk ekzistojnĂ« programe depistimi, gjĂ« qĂ« i bĂ«n masat parandaluese edhe mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme”.

“Vaksinimi i meshkujve ul ndjeshĂ«m transmetimin e virusit nĂ« popullatĂ«. Duke reduktuar qarkullimin e HPV-sĂ«, mbrohen edhe partneret seksuale dhe kontribuohet nĂ« krijimin e imunitetit tĂ« popullatĂ«s. VetĂ«m vaksinimi i vajzave nuk Ă«shtĂ« i mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« frenuar plotĂ«sisht pĂ«rhapjen e virusit, sidomos nĂ« popullata me lĂ«vizje tĂ« larta dhe sjellje tĂ« ndryshme seksuale”, nĂ«nvizon Daja.

Drejtuesja e programit të vaksinimit pranë IShP-së, thekson se vaksina HPV te djemtë dhe vajzat ka efekte të lehta anësore, si dhimbje të lehta deri në mesatare të zgjatura, skuqje dhe ënjtje në vendin e injektimit, dhimbje e kokës, ethe, nauze, etj.

Daja tha se “sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« regjistruara nĂ« Sistemin Informativ tĂ« Vaksinimit (SIV), deri mĂ« tani janĂ« aplikuar 16 doza tĂ« vaksinĂ«s kundĂ«r HPV-sĂ« te djemtĂ« 13-vjeçarĂ« nĂ« rang kombĂ«tar. Pritet qĂ« numri i vaksinimeve tĂ« rritet progresivisht nĂ« vijim, paralelisht me forcimin e informimit, sensibilizimit tĂ« prindĂ«rve dhe pĂ«rfshirjen aktive tĂ« profesionistĂ«ve tĂ« shĂ«ndetit nĂ« komunitet”.

“Vaksinimi i djemve ul ndjeshĂ«m qarkullimin e virusit HPV nĂ« popullatĂ«, pasi redukton numrin e personave qĂ« mund tĂ« infektohen dhe ta transmetojnĂ« virusin te partnerĂ«t e tyre. Duke pĂ«rfshirĂ« tĂ« dyja gjinitĂ« nĂ« vaksinim, krijohet imunitet i popullatĂ«s i cili mbron edhe individĂ«t e pavaksinuar. PĂ«rvoja ndĂ«rkombĂ«tare tregon se vaksinimi çon nĂ« ulje tĂ« ndjeshme tĂ« infeksioneve HPV dhe tĂ« lythave gjenitalĂ« brenda pak vitesh nga zbatimi dhe mĂ« tej nĂ« reduktimin dhe eliminimin e kancerit tĂ« qafĂ«s sĂ« mitrĂ«s”, vijon Daja.

Daja pohoi se janë zhvilluar dhe po vijojnë fushata informuese dhe sensibilizuese për vaksinimin kundër HPV-së, të cilat tashmë janë zgjeruar edhe për djemtë, në përputhje me përfshirjen e tyre në Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit. Këto fushata përfshijnë shpërndarje materialesh informuese, komunikim në media dhe rrjete sociale, si dhe angazhim të profesionistëve të shëndetit në komunitet.

Daja ndalet edhe të një mesazh i rëndësishëm për të gjithë prindërit, që hezitojnë të shtyjnë fëmijët e tyre drejt kryerjes së vaksinës HPV.

Ajo shprehet se “ky Ă«shtĂ« njĂ« investim pĂ«r shĂ«ndetin e fĂ«mijĂ«ve tĂ« tyre nĂ« tĂ« ardhmen”.

“Vaksina Ă«shtĂ« e sigurt, e studiuar gjerĂ«sisht dhe pĂ«rdoret prej vitesh nĂ« shumĂ« vende tĂ« botĂ«s. Ajo nuk lidhet me sjelljen seksuale, por me parandalimin e sĂ«mundjeve serioze, pĂ«rfshirĂ« kanceret. Duke vaksinuar djemtĂ« sot, prindĂ«rit i mbrojnĂ« ata ndaj kancereve dhe kontribuojnĂ« nĂ« mbrojtjen e shĂ«ndetit tĂ« gjithĂ« shoqĂ«risĂ« nesĂ«r”, pĂ«rfundon Daja.

Nga të dhënat zyrtare të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OShKSh), gjatë vitit 2025 janë kryer në të gjithë vendin rreth 9363 vaksina HPV, ndërsa nga muaji janar i këtij viti për herë të parë ka nisur vaksinimi edhe te djemtë.

/e.i/r.e/a.f/

The post Shqipëria nis për herë të parë vaksinimin kundër HPV-së edhe te djemtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Luarasi: Paketa e medias synon krijimin e kushteve për liri dhe përgjegjësi

TIRANË, 16 janar/ATSh/ Kryetarja e Komisionit pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Iris Luarasi tha sot se tĂ« drejtat nuk janĂ« njĂ« sektor, por njĂ« dimension qĂ« prek çdo fushĂ« tĂ« qeverisjes.

Gjatë fjalës së saj, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Luarasi tha se më parë kjo përgjegjësi shpërndahej në komisione të ndryshme, por ishte pa një fokus të qartë. Rezultati sipas saj ishte fragmentim, mbivendosje kompetencash dhe mungesë përgjegjësie e qartë.

“Media dhe informimi publik, tĂ« dyja si çështje po kalojnĂ« njĂ« transformim rrĂ«njĂ«sor. Modelet tradicionale tĂ« mediave po shkrihen, dezinformimi Ă«shtĂ« ai qĂ« po bĂ«het kĂ«rcĂ«nim real pĂ«r demokracinĂ«, platformat digjitale po ndryshojnĂ« mĂ«nyrĂ«n se si qytetarĂ«t e marrin sot informacionin dhe pĂ«r kĂ«to arsye komisioni nuk ishte luks, por njĂ« nevojĂ« institucionale”, tha ajo.

“NĂ« njĂ« parlament modern, tĂ« drejtat e njeriut dhe mediat nuk mund tĂ« jenĂ« njĂ« shĂ«nim anĂ«sor qĂ« shpĂ«rndahen nĂ« komisione tĂ« ndryshme, por janĂ« shtylla qĂ« mbajnĂ« gjithĂ« ndĂ«rtesĂ«n. Komisioni ynĂ« gjatĂ« kĂ«tyre tre muajve ka pasur njĂ« mandat tĂ« qartĂ«, tĂ« ndjek çështjen e tĂ« drejtave dhe lirive themelore, veprimtarinĂ« e mediave audiovizive dhe informimit si dhe garantimin e lirisĂ« sĂ« shprehjes”, tha Luarasi.

Luarasi theksoi se Shqipëria është në rrugën e integrimit evropian, por kjo nuk është një çështje që ka lidhje vetëm me tregun e përbashkët, apo me infrastrukturën, është mbi të gjitha një vlerë që ka lidhje me demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

“Avokati i Popullit, komisionet pĂ«r mbrojtjen nga diskriminimi, komisioni pĂ«r tĂ« drejtĂ«n e informimit nuk janĂ« dekorative, janĂ« institucione kryesore tĂ« mbrojtjes sĂ« tĂ« drejtave tĂ« qytetarĂ«ve. Paketa e medias pĂ«r tĂ« cilĂ«n po punon njĂ« grup i komisionit nuk synon qĂ« tĂ« kontrollojĂ« median, por synon qĂ« tĂ« krijojĂ« kushtet qĂ« media tĂ« jetĂ« e lirĂ«, profesionale dhe pĂ«rgjegjĂ«se”, pohoi Luarasi.

/e.i/j.p/

The post Luarasi: Paketa e medias synon krijimin e kushteve për liri dhe përgjegjësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj dekreton kundëradmiral Arsen Mullajn komandant të Forcës Detare

TIRANË, 16 janar/ATSh/ Presidenti Bajram Begaj firmosi sot disa dekrete qĂ« lidhen me ndryshime dhe emĂ«rime nĂ« strukturat drejtuese tĂ« Forcave tĂ« Armatosura.

Kreu i Shtetit dekretoi lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare. Po sot, Begaj dekretoi Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj në detyrën e Komandantit të Forcës Detare.

Presidenti Begaj firmosi edhe dhĂ«nien e gradave madhore pĂ«r disa drejtues tĂ« Forcave tĂ« Armatosura. KĂ«shtu, Presidenti gradoi me gradĂ«n “Gjeneral Brigade”, Kolonel Razije Kadri Mehmeti, e cila mban detyrĂ«n e drejtores nĂ« DrejtorinĂ« e BashkĂ«punimit Civilo-Ushtarak J-9 nĂ« Shtabin e PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« FA.

Koloneli Fatmir Sadri Neziraj, drejtor nĂ« DrejtorinĂ« e Operacioneve dhe StĂ«rvitjes J-3/7 nĂ« Shtabin e PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, Ă«shtĂ« graduar me gradĂ«n madhore “Gjeneral Brigade”.

Gjithashtu, Presidenti Begaj dekretoi me gradĂ«n “Gjeneral Brigade” Kolonel Edmond Abaz Vocin, Komandant i QendrĂ«s sĂ« Kontroll Raportimit nĂ« ForcĂ«n Ajrore.

/e.i/j.p/

The post Begaj dekreton kundëradmiral Arsen Mullajn komandant të Forcës Detare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikonstruksioni i stadiumit “Myslim Koçi” nĂ« Gramsh, Duka: Futbolli duhet tĂ« zhvillohet nĂ« çdo qytet

TIRANË, 16 janar/ATSh/ Federata e Futbollit, nĂ« bashkĂ«punim me BashkinĂ« Gramsh, ka nisur punimet pĂ«r rikonstruksionin e stadiumit “Myslim Koçi”, njĂ« tjetĂ«r investim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« funksion tĂ« pĂ«rmirĂ«simit tĂ« infrastrukturĂ«s sportive dhe zhvillimit tĂ« futbollit nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Ky projekt synon krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive, veçanërisht për ekipet vendase dhe moshat e reja.

Me nisjen zyrtare tĂ« punimeve, Presidenti i FSHF-sĂ«, Armand Duka, inspektoi nga afĂ«r procesin e rikonstruksionit gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« Gramsh, ku u prit nga Kryetari i BashkisĂ«, Besion Ajazi. GjatĂ« inspektimit, Presidenti Duka u njoh nĂ« detaje me projektin, i cili parashikon rikonstruksionin e dhomave tĂ« zhveshjes, ndĂ«rtimin e tribunĂ«s sĂ« re, modernizimin e ambienteve ndihmĂ«se, si edhe instalimin e tapetit me bar artificial nĂ« fushĂ«n e stadiumit “Myslim Koçi”, duke e pĂ«rshtatur atĂ« me standardet bashkĂ«kohore pĂ«r zhvillimin e ndeshjeve dhe stĂ«rvitjeve.

Presidenti Duka vlerësoi projektin për stadiumin e Gramshit, duke e cilësuar si një impiant modest, por modern, që plotëson standardet për zhvillimin e ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të nivelit të dytë.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar falënderoi Bashkinë Gramsh për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e futbollit, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të futbollit në çdo qytet të Shqipërisë.

“KĂ«naqĂ«si pĂ«r mua tĂ« jem sot nĂ« Gramsh bashkĂ« me Kryetarin e BashkisĂ« pĂ«r tĂ« inspektuar punimet e ndĂ«rtimit tĂ« kĂ«tij stadiumi, modest por modern, i bukur, i cili plotĂ«son tĂ« gjitha kushtet pĂ«r organizimin e ndeshjeve jo vetĂ«m tĂ« kampionatit kombĂ«tar shqiptar, por edhe internacionale deri nĂ« njĂ« lloj niveli, pra njĂ« stadium i kategorisĂ« sĂ« dytĂ«â€, tha ai.

“Dua ta falĂ«nderoj kryetarin e bashkisĂ« pĂ«r bashkĂ«punimin nĂ« ndĂ«rtimin e stadiumit, por jo vetĂ«m kaq, por pĂ«r tĂ« gjithĂ« bashkĂ«punimin nĂ« zhvillimin e futbollit edhe nĂ« kĂ«to anĂ«, sepse futbolli nuk luhet vetĂ«m nĂ« TiranĂ«, DurrĂ«s apo nĂ« qendrat e mĂ«dha urbane, por duhet tĂ« luhet nĂ« çdo cep tĂ« ShqipĂ«risĂ«, nĂ« çdo cep tĂ« globit”, cilĂ«soi Duka.

KĂ«naqĂ«si qĂ« ju keni 250 fĂ«mijĂ« qĂ« luajnĂ« futboll nĂ« zonĂ«n e Gramshit, keni njĂ« ekip vajzash qĂ« Ă«shtĂ« nga mĂ« kualitativĂ«t nĂ« kampionatin kombĂ«tar shqiptar dhe uroj qĂ« tĂ« kemi edhe me djemtĂ« tĂ« njĂ«jtin sukses qĂ« keni edhe me vajzat. Jam shumĂ« i sigurt qĂ« stadiumi i ri dhe fusha tjetĂ«r qĂ« do tĂ« bĂ«het pĂ«r stĂ«rvitje pas stadiumit, do t’i shĂ«rbejĂ« jo vetĂ«m ekipit tĂ« vajzave, por edhe ekipit tĂ« djemve pĂ«r tĂ« shkuar akoma mĂ« pĂ«rpara.

Kryetari i Bashkisë Gramsh, Besion Ajazi falënderoi Presidentin Duka dhe FSHF-në për mbështetjen e dhënë për zhvillimin e futbollit në Gramsh, duke e cilësuar stadiumin e ri si një investim shumë të rëndësishëm për qytetin, ekipet dhe moshat e reja.

Ai theksoi se impianti do të jetë modern dhe i kompletuar me të gjitha ambientet e nevojshme, duke u shndërruar në një vlerë të shtuar për komunitetin dhe brezat e rinj.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka gjatë inspektimit të punimeve të stadiumit në Gramsh
1 nga 4
default

/e.i/j.p/

The post Rikonstruksioni i stadiumit “Myslim Koçi” nĂ« Gramsh, Duka: Futbolli duhet tĂ« zhvillohet nĂ« çdo qytet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Deputetët, të mikpritur të kontribuojnë në fazën përmbyllëse të negociatave

TIRANË, 16 janar/ATSh/ Kryeministri Edi Rama, njĂ«herĂ«sh kryetari i PartisĂ« Socialiste, nĂ« mbledhjen e sotme tĂ« grupit parlamentar u ndal te rĂ«ndĂ«sia e fazĂ«s pĂ«rpara pĂ«rmbylljes sĂ« negociatave duke kĂ«rkuar kontributin e sa mĂ« shumĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve.

Rama tha se edhe më herët e ka theksuar gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare në nisje të mandatit, që faza informuese duhet të jetë shumë më tepër në vëmendjen e grupit parlamentar dhe të Qeverisë, dhe këtu Rama përfshiu edhe drejtuesit e grupit të PS dhe dy ministret që drejtojnë negociatat.

“Kjo Ă«shtĂ« pjesa qĂ« lidhet me fazĂ«n pĂ«rpara pĂ«rmbylljes sĂ« negociatave mbi cilindo tekst. Duhet shumĂ« mĂ« tepĂ«r punĂ« pĂ«r t’u shpjeguar me grupin dhe pĂ«r t’u dĂ«gjuar nga grupi. Duhet shumĂ« mĂ« tepĂ«r informacion i ndĂ«rsjellĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« deputetĂ«t, tĂ« cilĂ«t pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rkatĂ«sisĂ« nĂ« komisione apo pĂ«r shkak tĂ« ekspertizĂ«s sĂ« tyre mund tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« njĂ« proces draftimi, tĂ« jenĂ« tĂ« informuar dhe tĂ« mikpritur tĂ« kontribuojnĂ«â€, tha Rama.

“KĂ«shtu qĂ« kĂ«tĂ« format tĂ« sotĂ«m, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« format i domosdoshĂ«m pĂ«r mĂ« tutje, natyrisht jo me tĂ« gjithĂ« ngarkesĂ«n e sotme, por me pika specifike dhe me njĂ« pikĂ« gjithmonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r procesin e negociatave pĂ«r draftet qĂ« janĂ« nĂ« proces, pĂ«r draftet qĂ« vijnĂ« mĂ« pas, do ta zhvillojmĂ« çdo muaj”, pohoi Rama duke iu referuar mbledhjes sĂ« zgjeruar tĂ« grupit parlamentar tĂ« PS-sĂ«.

/e.i/j.p/

The post Rama: Deputetët, të mikpritur të kontribuojnë në fazën përmbyllëse të negociatave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bie niveli i ujërave në tokat e përmbytura në qarkun e Shkodrës

TIRANË, 16 janar/ATSh/ Situata nĂ« territorin e qarkut ShkodĂ«r, paraqitet e qĂ«ndrueshme dhe nĂ« pĂ«rmirĂ«sim gradual.

NĂ« pĂ«rditĂ«simin e situatĂ«s, Prefektura ShkodĂ«r njofton se nĂ« zonĂ«n e Dajçit vĂ«rehet rĂ«nie e nivelit tĂ« ujit, ndĂ«rsa te “Urrelat e Shirqit” nuk ka mĂ« prani uji. Aksi rrugor i Obotit vijon tĂ« ketĂ« prezencĂ« uji rreth 20–30 cm, por me tendencĂ« rĂ«nieje tĂ« vazhdueshme.

Prefektura e qarkut Shkodër informoi se transporti i banorëve në zonat e prekura vijon të realizohet nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, me një automjet me kalueshmëri të lartë dhe 5 efektivë të Forcave të Armatosura.

Në territorin e bashkisë Vau Dejës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll. Nuk raportohen problematika apo situata emergjente.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, nivelet e ujit në pikat monitoruese vijojnë të jenë nën kuotat kritike. Niveli i lumit Drin në Bahçallëk është në kuotën 7.2 m, ndërsa lumi Buna regjistrohet në kuotën 8.30 m në Pazar dhe 6.40 m në Dajç. Hidrovoret e Velipojës vijojnë të funksionojnë normalisht në kuotën -1.90 m dhe punojnë në kapacitet të plotë, duke garantuar menaxhimin e prurjeve.

Nga DRV Shkodër raportohet se nuk ka probleme me qarkullimin rrugor. Në akset malore rekomandohet qarkullimi me goma dimërore dhe/ose zinxhirë.

Sipas PrefekturĂ«s ShkodĂ«r, kontraktorĂ«t e mirĂ«mbajtjes rrugore shprehen se qarkullimi nĂ« akset QafĂ« Mali – FierzĂ« dhe K/Hadroj – Q/BĂ«nĂ« kryhet me goma dimĂ«rore/zinxhirĂ«.

Akset rrugore Dedaj–RazĂ«m, Bogë–QafĂ« Thore-Theth dhe Hani Hotit-Vermosh janĂ« tĂ« kalueshme, por kĂ«rkohet respektim rigoroz i rregullave tĂ« qarkullimit, sinjalistikĂ«s dhe pĂ«rdorimi i gomave dimĂ«rore ose zinxhirĂ«ve.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, vijon të jetë në terren, duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën.

/e.i/j.p/

The post Bie niveli i ujërave në tokat e përmbytura në qarkun e Shkodrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hoxha: Arsimi i lartë rrugëton bashkë me Shqipërinë drejt BE

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Rektori i Universitetit tĂ« TiranĂ«s, Artan Hoxha tha sot, arsimi i lartĂ« duhet tĂ« konsiderohet njĂ« investim dhe jo barrĂ« pĂ«r administratĂ«n shtetĂ«rore, pasi Ă«shtĂ« njĂ« faktor i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« rrugĂ«timin e ShqipĂ«risĂ« drejt familjes evropiane.

Hoxha e bëri këtë deklaratë gjatë Konferencës së Rektorëve, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe 40 rektorët e universiteteve publike dhe private.

Në aktivitetin e organizuar si një bisedë e hapur për cilësinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, Hoxha tha se kjo konferencë është kthyer në një organizëm aktiv që ndikon në përditshmërinë e punës së secilit.

“KĂ«saj konference i Ă«shtĂ« bashkangjitur me iniciativĂ«n e Kryeministrit edhe Komiteti i Politikave tĂ« arsimit tĂ« lartĂ«, si njĂ« strukturĂ« akademike dhe pĂ«rfaqĂ«sim i institucioneve publike dhe jopublike tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« pĂ«r njĂ« bashkĂ«bisedim mĂ« afĂ«r tĂ« QeverisĂ« me nevojat, sfidat dhe kĂ«rkesat reciproke midis arsimit tĂ« lartĂ« dhe kĂ«shillit tĂ« ministrave”, tha Hoxha.

Rektori Hoxha shtoi se procesi i transformimit të arsimit të lartë lidhet edhe me një pikë tjetër të rëndësishme që kalon nga vendi ynë dhe që është ajo e perspektivës dhe afërsisë së dukshme të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Arsimi i lartĂ« Ă«shtĂ« porta hyrĂ«se qĂ« duhet tĂ« konsiderohet si njĂ« investim dhe jo si njĂ« barrĂ« pĂ«r administratĂ«n shtetĂ«rore. Arsimi Ă«shtĂ« njĂ« faktor i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« rrugĂ«ton bashkĂ« me ShqipĂ«rinĂ« drejt BE dhe hapĂ«sirĂ«s evropiane tĂ« arsimit tĂ« lartĂ«â€, pĂ«rfundoi Hoxha.

/e.i/j.p/

The post Hoxha: Arsimi i lartë rrugëton bashkë me Shqipërinë drejt BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pastrim i vijës bregdetare në Velipojë nga mbetjet e ardhura nga vërshimi i lumenjve

TIRANË, 15 janar /ATSH/ PunonjĂ«s tĂ« shĂ«rbimeve publike janĂ« angazhuar pĂ«r largimin e mbetjeve nĂ« plazhin e VelipojĂ«s.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ndau foto nga ky aksion në bregdetin e Velipojës, ndërsa tha se fundjava do e gjejë këtë plazh gati për pushuesit edhe në dimër.

Për shkak të motit të keq të ditëve të fundit dhe si pasojë e vërshimit të lumenjve, në bregdetin e Velipojës kanë dalë mbetje të ndryshme. Ndaj, punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të bashkisë Shkodër, janë angazhuar për pastrimin e këtij bregdeti dhe rikthimin në gjendjen e duhur.

Aksionet për pastrimin dhe mbajtjen pastër të vijës bregdetare do të intensifikohen gjatë muajve në vijim, në prag të sezonit veror, për të garantuar një vijë bregdetare të pastër dhe mikpritëse për qytetarët vendas dhe turistët e huaj.


/e.i/

The post Pastrim i vijës bregdetare në Velipojë nga mbetjet e ardhura nga vërshimi i lumenjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

9% raste pozitive me COVID 19 nga 20 mijë testime të shpejta gjatë 2025-ës

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Virusi i Covid 19 vijon tĂ« qarkullojĂ« nĂ« vend, vite pas pĂ«rfundimit tĂ« pandemisĂ« qĂ« solli emergjencĂ« shĂ«ndetĂ«sore nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n dhe ndryshoi mĂ«nyrĂ«n e jetesĂ«s.

Kështu, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor informoi se gjatë vitit 2025 për periudhën janar-dhjetor, janë kryer 20,048 testime të shpejta (RT) për COVID-19, nga të cilat rreth 1,793 kanë rezultuar pozitive, që përbëjnë rreth 9% të totalit.

Testet e shpejta për Covid 19 vijojnë të mbeten një nga mjetet kryesore për identifikimin e hershëm të infeksionit me SARS-CoV-2.

Ndërsa në vend qarkullojnë virozat stinore, ka ende të prekur nga Covid 19.

Testimi i hershëm mbetet një nga mënyrat më të rëndësishme për të frenuar përhapjen e COVID-19 dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Testet e shpejta pĂ«r Covid 19 dallohen pĂ«r lehtĂ«sinĂ« e pĂ«rdorimit dhe pĂ«rgjigjen e shpejtĂ«, zakonisht brenda 15–20 minutash. Ato janĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r pĂ«rdorim nĂ« kushte shtĂ«pie, qendra shĂ«ndetĂ«sore apo institucione, duke ofruar njĂ« orientim tĂ« shpejtĂ« mbi gjendjen shĂ«ndetĂ«sore tĂ« personit tĂ« testuar.

/e.i/j.p/

The post 9% raste pozitive me COVID 19 nga 20 mijë testime të shpejta gjatë 2025-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

590 hektarë tokë bujqësore me prezencë uji në Shkodër

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Prefektura e qarkut ShkodĂ«r bĂ«ri sot njĂ« pĂ«rditĂ«sim tĂ« situatĂ«s pas reshjeve tĂ« dendura dhe motit tĂ« keq tĂ« ditĂ«ve tĂ« fillimjanarit.

Nga monitorimi i vazhdueshëm gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, Prefektura Shkodër cilëson se situata hidrologjike paraqitet e përmirësuar, me reduktim të ndjeshëm të sipërfaqes së tokës bujqësore me prezencë uji.

Sipas njoftimit, nga rreth 760 hektarë me prezencë uji ditën e djeshme, sot sipërfaqja ka arritur në 590 hektarë, si rezultat i tërheqjes së niveleve të ujit në zonat e prekura.

Sipas matjeve tĂ« realizuara sot nĂ« orĂ«n 06:30, nivelet e ujit janĂ« nĂ« rĂ«nie, Buna – Ura e Pazarit: 8.40 m, Drini – BahçallĂ«k: 7.80 m dhe Buna – Dajç: 6.38 m.

Në njoftim thuhet se në fshatin Obot dhe Njësinë Administrative Dajç është konstatuar ulje e nivelit të ujit rreth 20 cm, krahasuar me ditën e djeshme. Po ashtu, vihet re zbritje e nivelit edhe në liqen, duke ndikuar pozitivisht në normalizimin e situatës.

Në rrugën drejt fshatit Obot, qarkullimi sot realizohet me mjete të ushtrisë, duke garantuar lëvizjen dhe aksesin për banorët dhe shërbimet.

Prefektura Shkodër cilëson se sipërfaqja e tokës bujqësore me prezencë uji është në Bërdicë rreth 10 hektarë, në Velipojë rreth 90 hektarë, në Dajç rreth 70 hektarë dhe Ana e Malit rreth 420 hektarë, totali llogaritet në 590 hektarë.

Reduktimi i sipërfaqes së përmbytur konfirmon trendin pozitiv dhe stabilizimin gradual të situatës.

Mjetet dhe strukturat përgjegjëse vijojnë të jenë në terren dhe në gatishmëri, ndërsa monitorimi i situatës hidrologjike vazhdon pa ndërprerje.

/e.i/j.p/

The post 590 hektarë tokë bujqësore me prezencë uji në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas përmbytjeve, rruga e Gjatit në Gjirokastër e kalueshme

TIRANË, 14 janar/ATSh/ Reshjet intensive tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit janĂ« ndĂ«rprerĂ«, ndĂ«rsa puna pĂ«r sistemimin e dĂ«meve vijon pa ndĂ«rprerje edhe nĂ« GjirokastĂ«r, si nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Kryebashkiaku Flamur Golemi deklaron se strukturat bashkiake janë të angazhuara maksimalisht për rikthimin e normalitetit në zonat e prekura.

Sipas tij, ndĂ«rhyrjet po kryhen me durim dhe pĂ«rkushtim, duke pĂ«rdorur tĂ« gjitha kapacitetet njerĂ«zore dhe teknike, kudo ku ka nevojĂ«. “Reshjet intensive ikĂ«n, por ne s’e ndalim punĂ«n pĂ«r tĂ« sistemuar gjithçka tĂ« dĂ«mtuar. Me durim e pĂ«rkushtim e me tĂ« gjitha kapacitetet qĂ« kemi po ndĂ«rhyjmĂ« kudo ku ka nevojĂ«. Lajm i mirĂ« qĂ« sot bĂ«mĂ« tĂ« kalueshme edhe rrugĂ«n e Gjatit”, shprehet Golemi.

Bashkia Gjirokastër garanton se monitorimi i situatës do të jetë i vazhdueshëm dhe çdo problematikë do të trajtohet në kohë.

/e.i/a.f/r.e/

The post Pas përmbytjeve, rruga e Gjatit në Gjirokastër e kalueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mesfushori Qëndrim Ismajli firmos për KF Teuta

TIRANË, 14 janar/ATSh/ QĂ«ndrim Ismajli Ă«shtĂ« bashkuar me skuadrĂ«n e TeutĂ«s. Ky lajm Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i ditur nga klubi, nĂ«pĂ«rmjet njĂ« njoftimi pĂ«r mediet.

Klubi i Futbollit Teuta njofton se mesfushori Qëndrim Ismajli është zyrtarisht futbollisti më i ri i kësaj skuadre.

Sipas njoftimit, 26-vjeçari i bashkohet Teutës nga KF Tirana, ku me paraqitjet e tij ka spikatur si një nga lojtarët më të dalluar të kampionatit, duke treguar cilësi, eksperiencë dhe stabilitet në repartin e mesfushës.

Ismajli ka luajtur me ekipe si Gjilani, KF Dardana dhe Flamurtari. Eksperienca me TiranĂ«n ka qenĂ« aventura e parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, ndĂ«rsa tani Ă«shtĂ« bashkuar me fanellĂ«n e “TeutĂ«s”.

/e.i/a.f/r.e/

The post Mesfushori Qëndrim Ismajli firmos për KF Teuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARrSh: Rruga e Thethit e hapur për qarkullim, pas mbylljes për shkak të ortekëve

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Rruga e Thethit Ă«shtĂ« aktualisht e hapur pĂ«r qarkullimin e mjeteve, pas njĂ« mbylljeje tĂ« pĂ«rkohshme pĂ«r shkak tĂ« rrezikut nga ortekĂ«t.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARrSh) bën me dije se ky aks është tashmë i kalueshëm për automjetet.

ARrSh njoftoi sot se pas reshjeve të dendura të borës, në një segment me gjatësi rreth 550 metra, ishte prezent rreziku i ortekëve nga lartësitë e shpateve. Ky rrezik shtohet gjatë orëve të mesditës me diell, kur fillon procesi i shkrirjes së borës.

Për këtë arsye, gjatë ditëve me mot të kthjellët dhe për arsye sigurie, ARrSh thekson se do të ketë mbyllje provizore të qarkullimit deri në orët kur temperaturat ulen dhe bora ngrin sërish.

Sipas ARrSh-së, qarkullimi gjatë intervaleve me rrezik do të realizohet me asistencën e punonjësve të kompanisë së mirëmbajtjes, e cila është e pranishme në terren në çdo moment.

Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e vazhdueshëm të situatës dhe do të informojnë qytetarët për çdo zhvillim të mëtejshëm.

/e.i/r.e/a.f/

The post ARrSh: Rruga e Thethit e hapur për qarkullim, pas mbylljes për shkak të ortekëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga, Vllaznia mund Egnatian, barazim mes Elbasanit e Flamurtarit

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Dy ndeshjet e tjera tĂ« luajtura sot tĂ« vlefshme pĂ«r JavĂ«n e 19-tĂ« tĂ« Superiores, janĂ« mbyllur njĂ«ra nĂ« barazim dhe tjetra me triumfin e skuadrĂ«s sĂ« VllaznisĂ«.

Elbasani-Flamurtari u luajt nĂ« “Elbasan Arena” dhe u mbyll me rezultatin barazim 1-1.

Elbasani dominoi ndeshjen deri në minutën e 80-të. Goli i verdhebluve erdhi nga penalltia me Diallon në minutën e 73-të, ndërsa në minutën e 80-të Oshafi vendosi baraspeshën për vlonjatët.

Në përfundim të 19 javëve, Elbasani mban vendin e dytë me 3 pikë më pak se Egnatia kryesuese. Flamurtari ndërkohë renditet i parafundit, teksa numëron 4 pikë më pak se Vora që ndodhet jashtë zonës së ftohtë.

Ndërsa, ndeshja Vllaznia-Egnatia përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Vllaznisë.

Aksioni spektakolar i finalizuar nga Kallaku në minutën e 27-të, do të vuloste fitoren e Vllaznisë. Shkodranët u mbrojtën me kujdes duke mbajtur sa më larg portës së tyre rrogozhinasit, të cilët u ndalën para portës shkodrane në disa raste gjatë ndeshjes.

Sot u luajt dhe sfida mes Tiranës dhe Bylisit në Ballsh, ku bardheblutë triumfuan me rezultatin 1-0.

/e.i/r.e/a.f/

The post Superliga, Vllaznia mund Egnatian, barazim mes Elbasanit e Flamurtarit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED cakton relatorët

TIRANË, 14 janar /ATSH/ KĂ«shilli i EmĂ«rimeve nĂ« DrejtĂ«si (KED) me pĂ«rbĂ«rjen e re tĂ« zgjedhur me short nga Presidenti i RepublikĂ«s, zhvilloi mbledhjen e tij tĂ« parĂ« nĂ« ambientet e GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«.

KED vlerësoi se, me konstituimin e tij, duhet të angazhohet menjëherë për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat lidhen me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vakante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli realizoi procedurat e shortit elektronik për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante të cilat janë aktualisht në proces shqyrtimi pranë KED.

Në mbledhjen e KED, u caktua që vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, i shpallur nga organi i emërtesës Presidenti i Republikës, më datë 30.10.2025 të ketë relatore Afërdita Ndoin për kandidatët: Arta Vorpsi, Brunilda Bara, Genci Gjonçaj.

KED caktoi relator Alfred Progonati për kandidatët: Lulzim Hamitaj, Jordan Daci, Naureda Llagami, Roland Ilia.

Gjithashtu, në mbledhje u caktua relatore Ornela Naqellari për kandidatët: Alaudin Mala dhe Alban Toro.

Për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, i rishpallur nga organi i emërtesës Kuvendi i Shqipërisë, më datë 10.12.2025 relatore u caktua Afërdita Ndoi për kandidatët: Arta Vorpsi dhe Genci Gjonçaj.

KED caktoi relatore Klodiana Veizin për kandidatët: Fatmira Luli, Helena Papa, Lulzim Karini.

Njëherësh, KED caktoi relator Alfred Progonatin për kandidatët: Jordan Daci, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami, Roland Ilia.

KED theksoi nĂ« njoftim se krahas angazhimit maksimal tĂ« kĂ«tij kĂ«shilli, shpejtĂ«sia e procesit tĂ« verifikimit, besueshmĂ«ria dhe integriteti i tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet qĂ« duhet tĂ« dĂ«rgohen nga institucionet publike e subjektet private, tĂ« cilat, sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnĂ« pĂ«rgjigjet nĂ« kohĂ«n mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« mundshme, me informacione tĂ« plota dhe tĂ« sakta nĂ« shĂ«rbim tĂ« realizimit me sukses tĂ« misionit kushtetues e ligjor tĂ« KED.

Nga mbledhja e KED
1 nga 3

/e.i/a.f/r.e/

The post Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED cakton relatorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamallari: Masa urgjente për forcimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në burgje

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Pas arratisjes sĂ« tĂ« paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i DurrĂ«sit, ministri i DrejtĂ«sisĂ«, Besfort Lamallari thirri sot nĂ« njĂ« takim tĂ« posaçëm drejtuesit e tĂ« gjitha institucioneve tĂ« ekzekutimit tĂ« vendimeve penale nĂ« vend.

Lamallari tha se pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës pas ngjarjes së rëndë dhe pezullimit të menjëhershëm të të gjithë zinxhirit përgjegjës, ka kërkuar masa urgjente për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.

“KĂ«rkova nga Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Burgjeve tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« vlerĂ«sim tĂ« parametrave tĂ« sigurisĂ« dhe rishpĂ«rndarjes sĂ« IEVP DurrĂ«s, duke konsideruar transferimin e tĂ« dĂ«nuarve apo paraburgosurve me rrezikshmĂ«ri nĂ« burgje tĂ« sigurisĂ« sĂ« lartĂ«â€, tha Lamallari.

Ministri i Drejtësisë u shpreh e ka urdhëruar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve të shpeshtojë kontrollet në të gjitha IEVP-të e vendit, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme për cenim të sigurisë.

“Siguria nĂ« burgje Ă«shtĂ« njĂ« prioritet absolut dhe nuk do tĂ« tolerohet asnjĂ« formĂ« neglizhence apo shkeljeje e procedurave standarde”, vijoi Lamallari.

“Çdo tentativĂ« pĂ«r tĂ« sfiduar rendin, sigurinĂ« dhe autoritetin e ligjit nĂ«pĂ«r burgje cenon gjithashtu sigurinĂ« publike, besimin dhe bashkĂ«punimin me agjencitĂ« ligjzbatuese dhe institucionet e drejtĂ«sisĂ«. NĂ« çdo rast pĂ«rgjegjĂ«sit do tĂ« pĂ«rballen ligjĂ«risht pa kompromis dhe pa humbur kohĂ« me pasojat e veprimeve tĂ« tyre”, tha ministri Lamallari.

Në vijim të ngjarjes së një dite më parë, pas një analize nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues në IEVP Durrës.

Për këtë ngjarje, janë arrestuar edhe tetë punonjës të Policisë së Burgjeve në Durrës.


/e.i/r.e/a.f/

The post Lamallari: Masa urgjente për forcimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në burgje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arratisja e Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i Burgjeve të Durrësit

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Burgjeve bĂ«n me dije se zinxhiri komandues i Burgjeve tĂ« DurrĂ«sit Ă«shtĂ« pezulluar sot pas ngjarjes, ku u arratis i paraburgosuri Altin Ndoci.

Më herët, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se i paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore.

Në njoftim, cilësohet se të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

“PavarĂ«sisht ndĂ«rhyrjes sĂ« menjĂ«hershme nga forcat e PolicisĂ« sĂ« Burgjeve pĂ«r ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur tĂ« largohet nga spitali”, theksohet nĂ« njoftim.

Drejtoria e Burgjeve thekson se strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/e.i/j.p/

The post Arratisja e Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i Burgjeve të Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I paraburgosuri Altin Doci u arratis nga Spitali i Durrësit, ishte për vizita mjekësore

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Burgjeve njofton se i paraburgosuri Altin Ndoci Ă«shtĂ« larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal tĂ« DurrĂ«sit, ku ishte shoqĂ«ruar pĂ«r kryerjen e vizitave mjekĂ«sore.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

Në njoftim, cilësohet se pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali.

Drejtoria e Burgjeve thekson se strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/e.i/j.p/

The post I paraburgosuri Altin Doci u arratis nga Spitali i Durrësit, ishte për vizita mjekësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌