Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 January 2026Main stream

Tirana ndez “luftën” për mbijetesë, bardheblutë mposhtin Flamurtarin

By: armand
25 January 2026 at 15:48

Kanë përfunduar një prej dy ndeshjeve të para para të ditës së sotme, të vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Tirana ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Flamurtarit me rezultatin 1-0, falë golit të sulmuesit sllovak Myslovic. Kështu, bardheblutë shkojnë në kuotën e 17 pikë në vendin e fundit, me 1 pikë […]

The post Tirana ndez “luftën” për mbijetesë, bardheblutë mposhtin Flamurtarin appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Tragjedi te klubi i Tiranës, vdes tragjikisht vajza e vogël e mesfushorit të tyre

24 January 2026 at 12:41


Klubi shqiptar i futbollit, Tirana, është zgjuar sot (e shtunë) me një lajm tragjik, pasi lojtari i tyre, Freddy Alvarez, ka humbur vajzën gjatë orëve të para të mëngjesit.

Mesfushori 30-vjeçar nga Costa Rica ka humbur tragjikisht vajzën e tij gjatë ditës së sotme dhe njoftimi pa ardhur nga faqja zyrtare e klubit Tirana.

“Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë”.

“I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë”.

“Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe”, thuhet në njoftimin e parë të klubit tiranas.


Më vonë, faqja zyrtare e klubit kryeqytetas ka njoftuar se ndeshje e sotme (e shtunë) ndaj Flamurtarit është shtyrë.

“Në shenjë respekti dhe solidariteti për humbjen e madhe të familjes Alvarez, është vendosur që ndeshja e planifikuar ndaj ekipit të Flamurtarit të shtyhet për ditën e nesërme, në orën 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi””, thuhet në njoftim.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, vdekja e vajzës ka ardhur në spital pasi është dërguar në gjendje kritika pas rrëzimit të saj nga krevati dykatësh (marinar). /Telegrafi/

Zyrtare/ Ka luajtur me Atalantën, Tirana firmos me 29-vjeçarin kroat

By: armand
23 January 2026 at 18:44

Tirana është pa rival në merkaton e janarit të Superiores. Klubi ka prezantuar Anton Kresiç, i cili iu bashkua menjëherë pjesës tjetër për përgatitjet anti-Flamurtari. 29-vjeçari është produkt i Atalantës ndërsa ka qenë pjesë e klubit në vitin 2022. Kulmin e pati në vitin 2024 ku kartoni i tij vlerësohej 1.3 milionë euro në tregun […]

The post Zyrtare/ Ka luajtur me Atalantën, Tirana firmos me 29-vjeçarin kroat appeared first on BoldNews.al.

Mesfushori Qëndrim Ismajli firmos për KF Teuta

14 January 2026 at 22:25

TIRANË, 14 janar/ATSh/ Qëndrim Ismajli është bashkuar me skuadrën e Teutës. Ky lajm është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një njoftimi për mediet.

Klubi i Futbollit Teuta njofton se mesfushori Qëndrim Ismajli është zyrtarisht futbollisti më i ri i kësaj skuadre.

Sipas njoftimit, 26-vjeçari i bashkohet Teutës nga KF Tirana, ku me paraqitjet e tij ka spikatur si një nga lojtarët më të dalluar të kampionatit, duke treguar cilësi, eksperiencë dhe stabilitet në repartin e mesfushës.

Ismajli ka luajtur me ekipe si Gjilani, KF Dardana dhe Flamurtari. Eksperienca me Tiranën ka qenë aventura e parë në Shqipëri, ndërsa tani është bashkuar me fanellën e “Teutës”.

/e.i/a.f/r.e/

The post Mesfushori Qëndrim Ismajli firmos për KF Teuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana kërkon të shpëtojë sezonin, klubi bardheblu njofton afrimin e radhës

By: armand
9 January 2026 at 19:10

Tirana vazhdon me afrimet në merkato teksa bardheblutë kanë zyrtarizuar një tjetër përforcim. Bëhet fjalë për mbrojtësin Diar Halili. Ai vjen nga Prishtina, ndërsa do të jetë pjesë e Tiranës në huazim deri në fund të sezonit. Lojtari ka bërë prezantimin e tij dhe menjëherë ka nisur nga puna, nën urdhrat e trajnerit Ardian Nuhiu. […]

The post Tirana kërkon të shpëtojë sezonin, klubi bardheblu njofton afrimin e radhës appeared first on BoldNews.al.

Vijojnë largimet te Tirana, Qëndrim Ismaili konfirmon ndarjen me bardheblutë

By: armand
4 January 2026 at 20:34

Qendrim Ismajli është larguar nga Tirana. Lojtari, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka falenderuar të gjithë për mbështetjen. “Faleminderit KF Tirana për gjithçka që më dhatë gjatë këtij një viti e gjysmë të paharrueshëm. Për çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo sfidë dhe emocion të përjetuar me fanellën bardheblu. Ishte një përvojë e çmuar që […]

The post Vijojnë largimet te Tirana, Qëndrim Ismaili konfirmon ndarjen me bardheblutë appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Eksod te Tirana, klubi njofton largimin e 9 futbollistëve

By: armand
30 December 2025 at 14:32

Tirana ka zyrtarizuar largimin e nëntë futbollistëve nga organika e saj. Klubi njoftoi se Dembele, Junior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez nuk janë më pjesë e skuadrës. Largimet janë kryer me marrëveshje të përbashkët mes palëve. Ky vendim vjen në kuadër të një riorganizimi të thellë, të nisur prej javësh. “Tirana njofton […]

The post Zyrtare/ Eksod te Tirana, klubi njofton largimin e 9 futbollistëve appeared first on BoldNews.al.

Tensione në sfidën Elbasani-Tirana, skuadra bardheblu lë fushën e lojës

By: armand
24 December 2025 at 18:27

Një penallti e dhënë në favor të Elbasanit ka bërë që Tirana të largohet nga fusha në mesin e pjesës së dytë. Në “Elbasan Arena”, bardheblutë vendosën që të lënë fushën si shenjë proteste. Ky vendim erdhi pas arbitri Laver Alla nuk e shqyrtoi në VAR 11-metërshin, çka zemëroi kryeqytetasit. Gjithsesi, Tirana u rikthye të […]

The post Tensione në sfidën Elbasani-Tirana, skuadra bardheblu lë fushën e lojës appeared first on BoldNews.al.

Tirana e pashpresë, Partizani fiton derbin dhe thellon krizën e bardhebluve

By: armand
7 December 2025 at 20:04

Partizani mposhti Tiranën me rezultatin e pastër 2-0 në derbin e kryeqytetit. Bardheblutë në kaos total nuk arritën të reagonin pas humbjes 6-2 ndaj Dinamos, ndërsa Partizani konfirmoi kthesën në lojë dhe rezultat. Sfida u zhbllokua që në minutën e 7-të, kur Human, pas një goditjeje këndi, përfitoi nga hutimi i mbrojtjes së Tiranës dhe […]

The post Tirana e pashpresë, Partizani fiton derbin dhe thellon krizën e bardhebluve appeared first on BoldNews.al.

Gol në minutën e 7-të, zhbllokohet derbi Tirana-Partizani (Video)

By: armand
7 December 2025 at 18:11

Partizani ka kaluar në avantazh përballë Tiranës në sfidën që po luhet prej orës 18:00 në “Air Albania”. Derbi u zhbllokua në minutën e 7-të ndërsa për të kuqtë realizoi Rowan Human. Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi shkon te Human i cili i vetëm para Tafas dërgon topin në rrjetë.

The post Gol në minutën e 7-të, zhbllokohet derbi Tirana-Partizani (Video) appeared first on BoldNews.al.

💾

Nga lavdia në fund të tabelës. Shifrat tregojnë se Tirana po kalon sezonin më të errët në histori

By: nik
30 November 2025 at 19:01

Në stadiumin legjendar “Selman Stërmasi”, ku dikur festoheshin 26 tituj kampionë, sot mbizotëron një heshtje e rëndë. Klubi i Futbollit Tirana, trashëgimtari i “17 Nëntorit” të famshëm, po përjeton një nga periudhat më të vështira në historinë e tij të gjatë. Situata aktuale është alarmante. Pas 13 javësh në Kategorinë Superiore për sezonin 2024/2025, skuadra bardheblu gjendet në fundin e…

Source

Superliga/ Egnatia “fundos” Tiranën, Bylisi dhe Dinamo ndajnë pikët

By: armand
29 November 2025 at 16:49

Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Tiranës, në takimin e javës së 13-të të Superiores. Përballja e luajtur në “Selman Stërmasi” u mbyll me shifrat 0-1. Goli vendimtar u shënua në minutën e 27-të nga Bakayoko, i cili tund rrjetën nga pika e bardhë, duke i dhënë epërsinë kampionëve në fuqi. […]

The post Superliga/ Egnatia “fundos” Tiranën, Bylisi dhe Dinamo ndajnë pikët appeared first on BoldNews.al.

Tirana prezanton mbrojtësin e majtë

By: armand
29 November 2025 at 14:41

Tirana njoftoi një afrim të ri sot në skuadër. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Basilio Ndong, i cili prej muajsh ishte pa kontratë dhe lojtar i lirë. 26-vjeçari nga Guinea Ekuatoriale do të provojë aventurën e parë në Shqipëri, ndërsa më herët ka luajtur edhe me Shkupin në Maqedoninë e Veriut. “Tirana njofton afrimin […]

The post Tirana prezanton mbrojtësin e majtë appeared first on BoldNews.al.

Superliga/ Tirana shmang humbjen në Vlorë, “paqe” mes Partizanit dhe Vllaznisë

By: armand
23 November 2025 at 18:30

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Këto sfida nisën prej orës 16:30. Në “Arenën e Demave”, Partizani ia doli që të merrte pikë përballë Vllaznisë kryesuese. Sfida përfundoi me shifrat 1-1. Golin për të kuqtë e shënoi Rrok Toma, ndërsa për skuadrën shkodrane shënoi […]

The post Superliga/ Tirana shmang humbjen në Vlorë, “paqe” mes Partizanit dhe Vllaznisë appeared first on BoldNews.al.

Tirana në krizë, tifozët braktisin stadiumin dhe bardheblutë

By: armand
21 November 2025 at 19:22

Tirana po përballet me një situatë shqetësuese këtë sezon, ku jo vetëm rezultatet e dobëta, por edhe pjesëmarrja e ulët e tifozëve në stadium po tregojnë një krizë të thellë të lidhjes me publikun. Në 6 ndeshjet e fundit, mesatarja e tifozëve që kanë ardhur për të mbështetur ekipin ka qenë vetëm 1,517, një shifër […]

The post Tirana në krizë, tifozët braktisin stadiumin dhe bardheblutë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Serbi, ndahet nga jeta gjatë ndeshjes ish-futbollisti i Tiranës

By: armand
3 November 2025 at 21:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ndeshjen mes Mladost dhe Radniçkit në kampionatin serb të futbolli. Mladen Zizovic, trajneri i Radniçkit, ka pësuar kolaps në fushën e lojës dhe është ndarë nga jeta. Ngjarja ka ndodhur në minutën e 20-të të sfidës, kur 44-vjeçari Zizovic u rrëzua para pankinës së tij. Atij iu […]

The post VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Serbi, ndahet nga jeta gjatë ndeshjes ish-futbollisti i Tiranës appeared first on BoldNews.al.

U rrëzua pran bankinës, gjatë ndeshjes - dikur futbollist i Tiranës, pastaj trajner i Shkupit, Zizovic ndërroi jetë rrugës për spital

3 November 2025 at 21:30


Mladen Zizovic, ish-lojtari i njohur i KF Tirana dhe më pas trajner i KF Shkupit, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare pas një incidenti tragjik gjatë një ndeshjeje të Superligës së Serbisë.

Trajneri boshnjak u rrëzua pranë stolit gjatë pjesës së parë të ndeshjes midis Mladost Luçani dhe RadniCki Kragujevac dhe, pavarësisht përpjekjeve emergjente për ta shpëtuar, humbi jetën në rrugë për në spital.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 22-të, ndërsa lojtarët dhe stafi mbetën të shokuar nga skenat dramatike. Mladen Zizovic ishte një figurë e njohur në futbollin ballkanik dhe përtej kufijve të tij, duke lënë gjurmë si lojtar ashtu edhe si trajner.

Tragedija u Lučanima, preminuo Mladen Žižović, utakmica Mladost - Radnički odmah prekinuta. pic.twitter.com/oOGnZiTOfW
— Aleksandar Ilić (@aleks89ilic) November 3, 2025


Si futbollist, Zizovic ishte mesfushor ofensiv dhe bëri emër të madh gjatë karrierës së tij, duke luajtur për Zrinjski Mostar ku shënoi 34 gola në 122 ndeshje, si dhe për ekipet e tij të lindjes: Mladost Rogatica, Radnik Bijeljina, Rudar Ugljevik dhe Borac Banja Luka.

Ai përfaqësoi edhe Kombëtaren e Bosnjës dhe Hercegovinës me dy paraqitje. Me Zrinjski fitoi titullin kampion të Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa me Radnik arriti të triumfonte në Kupën e vendit.

Pas karrierës si lojtar, Zizovic bë trajner dhe udhëhoqi ekipe të shumta, përfshirë Radnik, Zrinjski, Sloboda Tuzla, Al-Kholood, Shkupi dhe Borac Banja Luka.

Ai njihet veçanërisht për suksesin historik me Boracin, duke e çuar klubin deri në 16-tat e Ligës së Konferencës, një arritje e paprecedent për klubin pas luftës.

Ky sezon për Zizovic ishte i trazuar; në korrik u largua nga Boraci pas një incidenti të papritur në raundin e parë të Ligës së Konferencës dhe që nga ajo kohë nuk kishte një skuadër deri në 23 tetor, kur mori drejtimin e Radničkit. Tragjedia e mbrëmshme në Luçani ndodhi vetëm pas dy ndeshjeve të tij me këtë ekip. /Telegrafi/

Tirana vazhdon “dishezën”, regjistron humbjen e tretë rradhazi

By: armand
3 November 2025 at 18:19

Edhe pse skuadra e Tiranës vinte e “krikuar” pas prezantimit të trajenrit të ri Ardian Nuhiu, ata nuk ishin në gjendje të tregonin thuajse asgjë përballë Bylisit të Mirel Josës. Ndeshja përfundoi me shifrat 0 – 2 për ballshiotët. Pjesa e parë u mbyll me golin e Përgjonit, pas gabimit amatoresk në prapavijën e kryeqytetasve. […]

The post Tirana vazhdon “dishezën”, regjistron humbjen e tretë rradhazi appeared first on BoldNews.al.

Tirana beson te shkupjani Ardian Nuhiu për t’u rikthyer në majë

31 October 2025 at 17:55


Pas largimit nga Gjilani, trajneri shkupjan Ardian Nuhiu, shumë shpejt ka gjetur ekip të ri, duke u emëruar në krye të Tiranës, skuadra me më shumë tituj kampioni në futbollin shqiptar, njofton Telegrafi.

Tirana ka zyrtarizuar sot emërimin e strategut nga Shkupi, Ardian Nuhiu, si trajner të ri të skuadrës së parë. Ky vendim shënon një kapitull të ri në historinë e klubit bardheblu, që synon të rikthehet fuqishëm në garë pas një fillimi të vështirë të sezonit.

Nuhiu, i njohur për përvojën e tij në futbollin e rajonit, vjen në kryeqytetin shqiptar pas periudhës së kaluar në Gjilan, ku udhëhoqi skuadrën e Gjilanit në Superligën e Kosovës. Largimi i tij nga ekipi kosovar u bë vetëm pak ditë më parë, ndërsa oferta nga Tirana erdhi menjëherë, me palët që arritën marrëveshjen në kohë rekord.

Sipas burimeve pranë klubit, negociatat kanë qenë të shpejta dhe konstruktive, duke treguar dëshirën e ndërsjellë për bashkëpunim. Drejtuesit e Tiranës kanë vlerësuar energjinë, disiplinën dhe vizionin e Nuhiut, duke besuar se ai mund të sjellë stabilitet dhe rezultate pozitive në një periudhë ku skuadra ka nevojë për ringjallje.

Nuhiu ka ndërtuar reputacionin e tij si një trajner serioz dhe punëtor. Përveç Gjilanit, ai më parë ka qenë në stolin e Dritës, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ka drejtuar edhe Shkupin dhe Shkëndijën e Tetovës. Eksperienca e tij me klube që luftojnë për tituj pritet të jetë një aset i rëndësishëm për Tiranën, që kërkon t’i rikthehet lavdisë së dikurshme.

Ky bashkim i Ardianit me Tiranën vjen edhe si bashkëpunim me drejtorin sportiv të skuadrës, Omer Bunjakun.

Klubi ka paralajmëruar se prezantimi zyrtar i Nuhiut do të bëhet në ditët në vijim, ndërsa pritet që ai të drejtojë ekipin në ndeshjen e ardhshme të kampionatit, kur të dielën Tirana është nikoqire e Bylysit. /Telegrafi/

“Të gjithë janë kundër nesh”, trajneri i Tiranës: Shkojmë për fitore në Shkodër!

By: armand
23 October 2025 at 15:56

Tiranën e pret nesër një transfertë e vështirë në “Loro Boriçi” ku do të përballet me Vllazninë kryesuese. Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhebluve, Roberto Bordin ka dalë në konferencën e zakonshëm për mediat. “Jemi përgatitur shumë mirë, sigurisht kemi një ndeshje me ekipin e parë në klasifikim dhe do të jetë një […]

The post “Të gjithë janë kundër nesh”, trajneri i Tiranës: Shkojmë për fitore në Shkodër! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌