Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Balluku mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm”, Artan Hoxha: Veliaj, zv.kryeministrja dhe AKSHI, 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Ramës

By: M C
19 December 2025 at 22:51

Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”.

Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut nga ekstratet e dosjes së publikuar në media, Hoxha tha se Balluku është mes zgjedhjes së një tmerri pa fund ose një fundi të tmerrshëm.

Më tej ai mori 3 rastet e forta të këtij viti, Veliaj, Balluku dhe AKSHI që sipas tij janë 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Edi Ramës.

Artan Hoxha: Balluku sot mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm. Tmerri pa fund është rruga ku përpiqesh të shpëtosh, por zhytësh edhe më shumë. Fundi i tmerrshëm është dorëzimi i menjëhershëm dhe arrestimi,

Rama jo është pranë, por ai po përpiqet të vonojë vajtjen e tij në SPAK. Ngjarjet e këtij viti, nisi me Erion Veliajn, vazhdoi me Ballukun, dhe përfundoi me AKSHI-n.

Tre rrënjët kryesore që mbanin trungun e pushtetit të Edi Ramës. Dhe janë qarku më i madh në vend që s’ka ndodhur të fitojë 12 mandate, dhe na solli Zengjinenë në parlament.

The post “Balluku mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm”, Artan Hoxha: Veliaj, zv.kryeministrja dhe AKSHI, 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Ramës appeared first on Albeu.com.

“180 mijë dosje stok”/ Hoxha: Drejtësia në kolaps! Pse s’ua thonë ndërkombëtarëve

By: Brisi
16 December 2025 at 20:52

Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme, se drejtësia në vendin tonë është në kolaps. Sipas tij reforma në drejtësi ka dështuar, ndërkohë që stoku i dosjeve ka shkuar në 180 mijë. Hoxha thotë se SPAK heton vetëm 0,3% të dosjeve, ndërsa shton se këto shifra qeveria nuk ja thotë ndërkombëtarëve. “Reforma në Drejtësi […]

The post “180 mijë dosje stok”/ Hoxha: Drejtësia në kolaps! Pse s’ua thonë ndërkombëtarëve appeared first on BoldNews.al.

“Hape rrugën o i pari se ne jemi nga Skrapari”, gazetari Artan Hoxha përshëndet zgjedhjet e Klodian Brahos në krye të SPAK

By: M C
11 December 2025 at 22:50

Gazetari Artan Hoxha përmes një statusi në rrjete sociale ka përshëndetur Klodian Brahon i cili mori sot detyrën si drejtues i SPAK.

Gazetari Hoxha teksa ndan një moment nga fëmijëria në rrjete sociale, ka zgjedhur të përshëndesë zgjedhjen e Klodian Brahos duke shkruar: “Hape rrugën o i pari se ne jemi nga Skrapari”.

Statusi i plotë i Artan Hoxhës

Kur ishim të vegjël dhe shkonim në kampin e pionerëve “Qemal Stafa” në Durrës, në kohën e diktaturës, sa herë i dilte përpara ndonjë makinë autobuzit tonë, të gjithë brohorisnim njëzëri:

“Hape rrugën o i pari,

se ne jemi nga Skrapari…”

Me këtë rast, përshëndesim kreun e ri të SPAK….

zotin Braho nga Skrapari…

***

Klodjan Braho, prokurori nga Skrapari është zgjedhur këtë të enjte si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke marrë zyrtarisht drejtimin e institucionit më të rëndësishëm në vend për luftën ndaj korrupsionit në nivelet më të larta dhe grupeve të strukturuara kriminale.

Zgjedhja e tij vjen pas një procesi kandidimi ku ai u paraqit i pari për postin dhe siguroi mbështetjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke marrë mandatin për të udhëhequr strukturën më të besuar të drejtësisë së re.

The post “Hape rrugën o i pari se ne jemi nga Skrapari”, gazetari Artan Hoxha përshëndet zgjedhjet e Klodian Brahos në krye të SPAK appeared first on Albeu.com.

Artan Hoxha zbulon shkaqet pse Greqia e shpalli ”non-grata”

By: redi
27 November 2025 at 21:03

Gazetari Artan Hoxha zbulon shkaqet pse u shpall nga Greqia person ”non-grata”. Ai thotë se nuk është hera e parë me Greqinë, por jo në këtë nivel. Nga ana tjetër ai thekson se ajo që i bëri përshtypje ishte se kur kalovi në vijën e dytë i kërkuan që të lë gjurmët e gishtave dhe të bëj foto dhe retinën e syrit, por që i tha se nuk është kriminel. ”Nuk e prisja, por nuk u habita me atë që bënë.

Source

“90 mijë euro qira në ditë!”/Gazetari: Balluku duhej ndëshkuar më herët për “Tigri 1” dhe “Tigri 3”

By: Elva
25 November 2025 at 16:26

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në News24, tha se pezullimi dhe marrja e pandehjes së Belinda Ballukut është një rast kyç për të kuptuar mënyrën e qeverisjes së vendit gjatë viteve të fundit. Sipas Hoxhës, Balluku ka qenë një nga personat më të rëndësishëm në qeveri gjatë 6 viteve të fundit, duke administruar buxhete të […]

The post “90 mijë euro qira në ditë!”/Gazetari: Balluku duhej ndëshkuar më herët për “Tigri 1” dhe “Tigri 3” appeared first on BoldNews.al.

“Zhduku nga këtu”/ U shpall non grata nga Greqia, Artan Hoxha tregon detajet: Çfarë më thanë policët

By: M C
24 November 2025 at 22:33

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar detaje në lidhje me shpalljen non grata nga Greqia, e cila i ndaloi përgjithmonë futjen në shtetin helen.

Ai ka shpjeguar se në momentin e ndalimit i pyeti policët se pse po ndodh kjo, dhe këta të fundit i kanë thënë se ishte për shkak të qëndrimeve të mëparshme kundër Greqisë.

Hoxha shtoi se pasi i morën shenjat e gishtave dhe plotësoi formularin e shpalljes non grata, policët grekë i thanë: “Qërohu dhe zhduku nga toka greke”.

“Isha duke udhëtuar drejt Janinës, kisha kohë që nuk kisha kaluar nga Kakavija dhe sapo u paraqita në sportelin e policisë greke e kuptova që ka diçka nga vonesa. Fillova të komunikoj në greqisht. Sapo e futi pasaportën për skanim me tha ke një problem, I thash që edhe ë parë më ka ndodhur por di që është rregulluar. ‘Jo’ më tha dhe më tha kalo në vjen e dyte. Shkoj në vijën e dytë dhe një tjetër polic me bëri pyetjen për prindërit sepse ka shumë me emër Artan Hoxha në regjistrin shqiptar.

Që në fillim më tha që ke pasur disa qëndrime kundra Greqisë. Lash gjurmët e gishtave. I thash që po më trajtoni si kriminel, më tha është thjeshtë procedurë. U ngrit papritmas, bëri gati formularin dhe më tha do ta plotësosh këtë dhe do të largohesh nga territori grek sepse je person non grata. I pyeta për çfarë dhe më tha për ato që ke bërë dhe më tha që e di shumë mirë se çfarë kam bërë. Më tha qërohu dhe zhduku nga toka greke”, u shpreh Artan Hoxha në Top Story.

The post “Zhduku nga këtu”/ U shpall non grata nga Greqia, Artan Hoxha tregon detajet: Çfarë më thanë policët appeared first on Albeu.com.

“Zhduku nga këtu”/ U shpall non grata nga Greqia, Artan Hoxha tregon detajet: Çfarë më thanë policët

By: Brisi
24 November 2025 at 21:33

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar detaje në lidhje me shpalljen non grata nga Greqia, e cila i ndaloi përgjithmonë futjen në shtetin helen. Ai ka shpjeguar se në momentin e ndalimit i pyeti policët se pse po ndodh kjo, dhe këta të fundit i kanë thënë se ishte për shkak të qëndrimeve të mëparshme kundër Greqisë. […]

The post “Zhduku nga këtu”/ U shpall non grata nga Greqia, Artan Hoxha tregon detajet: Çfarë më thanë policët appeared first on BoldNews.al.

Gazetari Artan Hoxha shpallet non-grata nga Greqia, reagime nga Shqipëria

24 November 2025 at 17:03


Gazetari Artan Hoxha është ndaluar orët e para të mëngjesit të sotëm të kaloj në tokën greke, pasi sipas informacioneve ai është shpallur person non-grata dhe i është dashur të kthehet pas.

Pas kësaj ngjarjeje, ka reaguar deputeti i PS Ardit Bido, i cili e cilëson këtë masë të papranueshme dhe si abuzimin më të madh me vlerat evropiane.

“Ndalimi i Artan Hoxhës në kufirin shqiptaro-grek përbën rastin e dytë në pak vite që gazetarët shqiptarë ndalohen në kufi për shkak të raportimit dhe të bindjeve të tyre.

Është e papranueshme që në shekullin e 21-të, autoritetet e një shteti evropian të vijojnë të ndikohen nga grahmat e fundit të nacionalizmit.

Kërkimi i të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë, përballja me nacionalizmin politik të fenomeneve Agimi i Artë, Beleri etj., si dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, nuk janë opsion, por detyrim i çdo gazetari dhe i çdo shqiptari. Ndaj, sulmi ndaj tyre, përmes shpalljes “non grata” përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane”, shprehet ai.

Ky nuk është rasti i parë që Greqia merr një masë të tillë për gazetarët, pasi shumë vite më parë shteti grek ka shpallur si person të padëshirueshëm gazetarin e Top Channel, Marin Mema.

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” në Greqi/ Zbardhet arsyeja pas vendimit të shtetit helen (DOKUMENTI)

By: V K
24 November 2025 at 11:29

Ditën e djeshme, autoritetet e Republikës së Greqisë, kanë shpallur  me statusin “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të mos shkelur në territorin grek.

Gazetarja enjohur Klodiana Lala, raporton se gazetari Artan Hoxha, ka qënë ditën e djeshme duke udhëtuar drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga policia greke e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha, i është komunikuar, se nuk mund të hyjë në Republikën e Greqisë, pasi përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të këtij shteti.

Pasi i është marrë pasaporta, ai është mbajtur për rreth një orë në policinë greke. Rreth orës 10:30 me orën lokale, i është komunikuar vendimi i autoriteteve greke, që e shpall “non grata” për një afat të pacaktuar.

 

 

Në vendimin që policia greke i ka dorëzuar gazetarit Hoxha, thuhet se:

1) është karakterizuar si person i padëshirueshëm.

2) konsiderohet person i rrezikshëm për rendin publik dhe sigurinë e brendëshme, për shëndetin publik ose marrdhëniet ndërkombëtare të një ose shumë shteteve të Bashkimit Europian.

Më pas, gazetarit Hoxha i është vendosur kryq me stilolaps në pasaportë mbi vulën e policisë greke dhe i është kërkuar të largohet menjëherë nga territori grek.

Ky është një rast i përsëritur nga autoritetet greke ndaj gazetarëve shqiptarë, të cilët kanë denoncuar apo ekspozuar aktivitete të paligjshme në dëm të interesave të Republikës së Shqipërisë apo në dëm të interesave kombëtare shqiptare.

Gazetarit Hoxha i është komunikuar, se ky vendim është marrë në fillimin e vitit 2024, në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian, kur në listën për eurodeputet të partisë në pushtet Nea Dimokratia (Demokracia e Re) e kryeministrit Qiriakos Mitsotaqis, kandidonte Fredi Beleri me shtetësi shqiptare dhe greke.

Gazetari Hoxha, përveç se ka denoncuar publikisht aktivitetin e Bejlerit në “Masakrën e Peshkepisë” në vitin 1994, ku mbetën të vrarë dy Dëshmorë të Atdheut, është përballur dhe në procese gjyqësore në Gjykatën Penale të Tiranës gjatë vitit 2023-2024.

Ndër të tjera, gazetari Hoxha e ka denoncuar aktivitetin e Bejlerit, në dëm të interesave shqiptare dhe në artikuj investigativ në median greke gjatë fushatës për zgjedhjet e parlamentit europian.

 

The post Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” në Greqi/ Zbardhet arsyeja pas vendimit të shtetit helen (DOKUMENTI) appeared first on Albeu.com.

Gazetari Artan Hoxha përjetësisht “non grata” në Greqi, zbardhet arsyeja pas vendimit

By: Ela
24 November 2025 at 11:00

Autoritetet e Republikës së Greqisë, kanë shpallur ditën e djeshme me statusin “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar  “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të mos shkelur në territorin grek. Gazetari Hoxha ka qenë ditën e djeshme duke udhëtuar drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga […]

The post Gazetari Artan Hoxha përjetësisht “non grata” në Greqi, zbardhet arsyeja pas vendimit appeared first on BoldNews.al.

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” në Greqi dhe i ndalohet hyrja përjetësisht

By: lindita
24 November 2025 at 11:05

Autoritetet e Republikës së Greqisë kanë shpallur ditën e djeshme me statusin “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të shkelur në territorin grek. Pra nuk lejohet të hyjë në Greqi. Ditën e djeshme, gazetari Hoxha ka qenë duke udhëtuar drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga…

Source

Artan Hoxha: Kanabizimi vazhdon “me leje shtetërore”, si në kohën e Saimir Tahirit

By: Elva
7 November 2025 at 16:05

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se kultivimi i kanabisit në Shqipëri po vijon “me leje shtetërore”, duke e krahasuar situatën me periudhën kur Ministrinë e Brendshme e drejtonte Saimir Tahiri. Në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Hoxha tha se kultivimi masiv i kanabisit është shndërruar në një “industri të mirëfilltë” që […]

The post Artan Hoxha: Kanabizimi vazhdon “me leje shtetërore”, si në kohën e Saimir Tahirit appeared first on BoldNews.al.

“Mesazhi i fundit për luanin”/ Gazetari: Vis Martinaj është eliminuar dhe kufoma e tij është zhdukur

23 October 2025 at 22:10

Prej më shumë se 3 vitesh, nuk dihet fati i Ervis Martinajt. Babai i tij, bëri një kërkesë dje, 22 tetor, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës, për ta shpallur të birin zyrtarisht të zhdukur. Gazetari Artan Hoxha deklaroi se Ervis Martinaj ishte një personazh që nuk i afroheshin dot, por sipas tij, […]

The post “Mesazhi i fundit për luanin”/ Gazetari: Vis Martinaj është eliminuar dhe kufoma e tij është zhdukur appeared first on BoldNews.al.

Gazetari Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vr*rë, u bë një aleancë dhe trupin…

By: redi
23 October 2025 at 21:34

Ervis Martinaj, fati i të cilit nuk dihet prej gushtit të vitit 2022, dhe për këtë shkak babai i tij, Mustafa Martinaj kërkon zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit. Gazetari Artan Hoxha thotë se Martinaj është vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur. Sipas tij, në botën e krimit është bërë një aleancë midis grupeve vetëm për të eliminuar Ervis Martinajn.

Source

“Kryeministri u përfshi vetë”, gazetari: Grupi që eliminoi Ervis Martinajn është i paprekshëm

By: Elva
20 October 2025 at 21:26

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në “Euronews Albania”, duke lidhur zhdukjen e Ervis Martinajt me përplasjen e tij me pushtetin. Sipas Hoxhës, fundi i “mbretit të lojërave të fatit” erdhi pasi ai u konfliktua drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama, pas angazhimit të tij në mbështetje të opozitës gjatë një fushate […]

The post “Kryeministri u përfshi vetë”, gazetari: Grupi që eliminoi Ervis Martinajn është i paprekshëm appeared first on BoldNews.al.

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

8 October 2025 at 22:57

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Durrësi është qyteti i dytë pas Tiranës përsa i përket grupeve kriminale. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha shpjegoi marrëdhëniet mes bandave të Durrësit, duke e konsideruar personin e njohur si Mond Çekiçi (i vrarë në vitin 2021) si trurin e bandës së Shijakut, duke shtuar se ai kishte […]

The post Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Hoxha: 165 programe studimi në Universitetin e Tiranës, 8 diploma të dyfishta me universitetet ndërkombëtare

6 October 2025 at 10:52

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ Në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik 2025-2026, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha u shpreh se ky fillim shënon jo vetëm një kapitull të ri për mijëra të rinj që i bashkohen komunitetit universitar, por edhe vijimin e një rrugëtimi të përbashkët për dijen, shkencën dhe shoqërinë.

Hoxha iu drejtua me një mesazh në rrjetet sociale, jo vetëm studentëve, por edhe profesorëve dhe anëtarëve të personelit të Universitetit të Tiranës.

“Universiteti i Tiranës nuk është vetëm një vend studimi, por edhe një hapësirë që promovon inovacionin, mendimin kritik, frymën e bashkëpunimit, vlerat humane dhe zhvillimin personal, duke ju bërë pjesë të një komuniteti të gjallë e dinamik”, tha Hoxha.

“Është një emocion i veçantë, por edhe përgjegjësi, të mirëpresim studentët që këtë vit për herë të parë ulen në auditorët tanë. Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj të rëndësishme për të studiuar në universitetin më të madh publik të vendit, me traditën më të gjatë akademike dhe me standarde të larta cilësie”, vijoi ai.

Sipas Hoxhës, “Universiteti i Tiranës nuk është vetëm një vend studimi, por edhe një hapësirë që promovon inovacionin, mendimin kritik, frymën e bashkëpunimit, vlerat humane dhe zhvillimin personal, duke ju bërë pjesë të një komuniteti të gjallë e dinamik”.

Rektori Hoxha nënvizoi në mesazhin e tij se Universiteti i Tiranës, këtë vit, është më i hapur dhe më ndërkombëtar se kurrë.

“Me 165 programe studimi, që janë zgjedhja e mbi 60% të maturantëve në shkallë vendi; me 175 marrëveshje bashkëpunimi, 135 partnerë Erasmus+, 8 diploma të dyfishta me universitete të shquara ndërkombëtare; me 19 programe në gjuhë të huaj, 160 projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe 13 rrjete akademike, dëshmon se është i përgatitur dhe kontribuon për sfidat që kalon shoqëria shqiptare, si edhe është i lidhur ngushtë me zhvillimet globale”, nënvizoi ai.

Hoxha iu drejtua studentëve duke u shprehur se “kjo është koha për t’u përgatitur për zhvillimin tuaj shoqëror dhe profesional”.

“Jini aktivë, kërkues dhe të angazhuar! Ne, pedagogët dhe personeli përkushtuar i Universitetit të Tiranës, do të jemi gjithmonë pranë jush për t’ju mbështetur në çdo hap të këtij rrugëtimi. Së bashku do të vijojmë ta çojmë përpara Universitetin e Tiranës, si një model ekselence dhe cilësie në arsimin e lartë”, pohoi ai.

Rektori Hoxha i inkurajoi maturantët që kanë aplikuar në programet e Universitetit të Tiranës, por që ende nuk janë regjistruar, që ta bëjnë këtë sa më shpejt dhe të mos rrezikojnë mundësinë për të studiuar në universitetin e Tiranës.

/e.i/j.p/

The post Hoxha: 165 programe studimi në Universitetin e Tiranës, 8 diploma të dyfishta me universitetet ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Po negociohet me autorin”/ Artan Hoxha: Zona ku ndodhi vrasja e italianit, e mbushur me parcela kanabisi

30 September 2025 at 22:30

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje në lidhje me vrasjen e biznesmenti italian, Edoardo Sarchi. Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Artan Hoxha u shpreh se në panik e sipër personat të cilët ishin me italianin nga paniku kanë zbritur nga automjeti për t’i shpëtuar plumbave. Hoxha theksoi se plumbat kanë kapur gomën dhe diskun […]

The post “Po negociohet me autorin”/ Artan Hoxha: Zona ku ndodhi vrasja e italianit, e mbushur me parcela kanabisi appeared first on BoldNews.al.

Deklarata e fortë e gazetarit: Erion Veliaj më ka kërcënuar familjarisht përmes bandave kriminale

By: M C
23 September 2025 at 23:34

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin “Log” në News 24 se Erion Veliaj e ka kërcënuar familjarisht përmes bandave kriminale.

Teksa komentoi votën e Këshillit Bashkiak që propozoi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra, Artan Hoxha u shpreh se e gjitha u bë në shkelje të ligjit.

Sipas gazetarit, Veliaj duhet të ishte prezent dhe opozita duhet të ishte ajo që duhet të këmbëngulte më shumë se të gjithë.

“E kam provuar në kurriz çfarë është Erion Veliaj. Sulm personal, familjes, në media, në grupe kriminale. Çfarë nuk ka bërë ai njeri.

Për fat të keq edhe këtë mundësi na e hoqën sot. Veliajt nuk duhet t’ia bënin këtë që bënë sot se është në shkelje. Prisja që opozita të kërkonte me çdo kush prezencën e Erion Veliajt aty.

Të sabotonit seancën, të bëni çfarë të donit. Erion Veliaj duhet të ishte aty. E vunë para një procesi pa qenë vetë aty. Këshilltarët e PS që janë aty, Veliaj i ka qëmtuar vetë. Sot korri atë që mbolli.”-tha Artan Hoxha.

The post Deklarata e fortë e gazetarit: Erion Veliaj më ka kërcënuar familjarisht përmes bandave kriminale appeared first on Albeu.com.

Hoxha: Organizatat kriminale shqiptare operojnë brenda SHBA-ve, janë kthyer në problem

By: armand
10 September 2025 at 22:21

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ka paralajmëruar për shtrirjen dhe fuqizimin e grupeve kriminale shqiptare, të cilat sipas tij nuk veprojnë më vetëm pranë kufijve, por kanë hyrë në qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ne kemi struktura të mirëfillta që trafikojnë kokainë të […]

The post Hoxha: Organizatat kriminale shqiptare operojnë brenda SHBA-ve, janë kthyer në problem appeared first on BoldNews.al.

❌
❌