Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lapaj dhe aktivistët e “Shqipëria Bëhet” në protestë para Kryeministrisë, ka përplasje me policinë (live)

Vazhdon protesta para Kryeministrisë nga mbështetësit e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Protesta ka nisur me tensione, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me policinë duke i shtyrë dhe tentuar që të afrohen në godinën e Kryesisë së Kuvendit. Protestuesit kanë denoncuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, aferat korruptive të qeverisë…

Source

“Shqipëria Bëhet” dhe e drejta për të protestuar

Prej datës 8 dhjetor, lëvizja “Shqipëria Bëhet” proteston ditë-natë përpara Kryeministrisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas skandaleve korruptive të njëpasnjëshme.

E drejta për tubime është e garantuar nga Kushtetuta dhe ligji, megjithatë, Policia e Shtetit ka ndërhyrë disa herë duke hequr çadrat dhe një gjenerator që ishte dhuruar për t’u ardhur në ndihmë protestuesve.

Ekspertë ligjorë vlerësojnë se veprimet përbëjnë cenim të së drejtës për protestë.

“Arsyetimi i policisë nuk ishte arsyetim ligjor”

Protesta nisi simbolikisht “me vetëm një karrige”, sipas kryetarit të lëvizjes, Adriatik Lapaj.

Më 8 dhjetor, krahas organizimit të protestës, partia njoftoi policinë për vendosjen edhe të disa çadrave kampingu, të cilat do t’i ndihmonin protestuesit gjatë natës. Qëllimi ishte përballimi i kushteve të vështira atmosferike.

Por, Drejtoria e Policisë Tiranë e refuzoi kërkesën. Sipas përgjigjes që mban firmën e Drejtorit Elton Alushi, çadrat pengonin qarkullimin e emergjencave dhe transportin, një pretendim i cili është hedhur poshtë nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”.

Nënkryetarja Dorina Prethi ka replikuar se çadrat do të përdoreshin vetëm natën.

“Duke qenë se natyra e kësaj proteste është pa ndalim dhe kushtet atmosferike janë të ashpra, veçanërisht natën, ju informojmë që do të përdoren çadra kampingu vetëm natën,” ka qenë replika e Prethit.

Por, Policia e Shtetit duket se nuk e mori në konsideratë këtë replikë dhe njoftim të vazhdueshëm të Lëvizjes. Më 9 dhjetor, ajo ndërhyri duke marrë forcërisht çadrat e hapura nga protestuesit.

I njëjti veprim u përsërit më 12 dhjetor, ku policia ndërhyri sërish me forcë duke hequr çadrat pavarësisht se brenda tyre ndodheshin disa vajza protestuese.

Lexo: Përditë para Kryeministrisë, protesta ndryshe e “Shqipëria Bëhet”

Avokati Gentian Sejrani, i cili ka organizuar dhe ndërmjetësuar protesta të ndryshme nga shoqëria civile, e cilëson arsyetimin e policisë jo të argumentuar ligjërisht.

Sipas tij, policia kishte alternativa ligjore për menaxhimin e situatës. Devijimi i përkohshëm i qarkullimit ishte një prej tyre.

“Mund të vendosnin qoftë dhe një polic gjatë ditës, ose natës për të orientuar kalimin e automjeteve,” komentoi Sejrani.

Protestuesit e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” janë vendosur në trotuarin poshtë shkallëve kryesore të Kryeministrisë. Shkallët shërbejnë kryesisht si hyrje e Qendrës për Hapje dhe Dialog, teksa Kryeministria organizon dhe kryen aktivitetet e përditshme nga hyrja anësore dhe ajo e pasme e godinës.

Më 15 dhjetor, gjatë protestës së Partisë Demokratike, policia kërkoi zhvendosjen e protestuesve të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Sipas avokatit Sejrani, masa u justifikua për shmangien e përplasjeve mes dy tubimeve. Ai theksoi si problematike faktin se Bashkia Tiranë nuk u është përgjigjur kërkesave për t’u mundësuar protestuesve energji elektrike.

Një gjeneratori i sjellë nga një përkrahës i lëvizjes nga Londra u hoq nga policia. Lapaj tha për Citizens.al se ishte e pakuptueshme se pse organizime dhe protesta të tjera furnizohen me energji ndërsa ata jo.

Ai e cilësoi situatën si trajtim të pabarabartë për bindje politike.

“Çfarë ndryshimi ka nga aparteidi i Afrikës së Jugut kjo, ku qytetarët trajtoheshin në dy kategori, në qytetarë të bardhë dhe me ngjyrë, ndërkohë ne trajtohemi në dy kategori për shkak të bindjeve politike,” theksoi ai.

“Koha jote mbaroi!” ka qenë thirrja e vazhdueshme e protestave të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” e cila nënkupton dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe vendosje ne një qeverie teknike për dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Dhunë ndaj vajzave protestuese

Protestuesit e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” raportojnë katër përplasje me policinë në rreth dhjetë ditë protesta. Dy për çadrat, një për gjeneratorin dhe një gjatë protestës së PD-së.

Edona Haklaj thotë se çadra u tërhoq pa u kontrolluar nëse kishte persona brenda. Ajo tregon për përdorim force edhe pas ndërhyrjes së kamerave të mediave.

“Edhe kur e morën vesh se ishim brenda, na dhunuan,” thotë Haklaj.

“Kur të çlirohet politikisht Shqipëria, policinë do ta ndajmë nga pushteti dhe do ta kthejmë vërtetë siç ka emrin, të shtetit, komentoi Lapaj rreth dhunës policore.

Sipas Edonës, me qasjen që është parë nga policia, në trotuarin e protestave të “Shqipëria Bëhet”, lejohen vetëm karrige dhe mjete të improvizuara mbrojtjeje nga i ftohti si për shembull një rrethim prej kartoni që pengon erën. Përkundër kësaj gjendjeje, ajo thekson se çadrat përdoren gjerësisht si simbol proteste në botë.

“Kemi pafund raste në botë ku çadrat përdoren edhe si simbolika! Është mjet që nuk ‘procedohet penalisht’ në asnjë vend të botës,” theksoi ajo.

Sajmira Hoda, një tjetër protestuese e lëvizjes, ka zgjedhur të qëndrojë pavarësisht presioneve.

Ajo tregoi për Citizens.al se familja e saj jeton jashtë, por vetë ka zgjedhur të qëndroj për të dhënë një kontribut politik, për ndryshimin e situatës ku ndodhet vendi.

“Kishte policë që tentuan të na preknin, por për shkak të kamerave të shumta stepën, u thoja ‘Hiqni duart!” tregoi ajo.

Hoda thotë se familja e saj nuk është plotësisht dakord me qëndrimin gjatë natës jashtë, por ajo ka vendosur të qëndroj deri në fund.

“Frikë nuk kam, për shkak se po ushtroj të drejtën time. Kam marrë parasysh çdo gjë, që kur kam ardhur këtu,” theksoi ajo.

The post “Shqipëria Bëhet” dhe e drejta për të protestuar appeared first on Citizens.al.

Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në disa qytete kryesore të vendit, ku grupe adoleshentësh janë sulmuar midis njëri-tjetrit fare pranë ambienteve të shkollave në Sarandë, Shkodër dhe Durrës. Në një rast me pasojë tragjike humbjen e jetës. Dukshëm, vendimi i qeverisë […]

The post Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla appeared first on Reporter.al.

E drejta për informim mes “gotës” plot dhe realitetit bosh

Në Konferencën e shtatë kombëtare për të Drejtën e Informimit, transparenca e institucioneve shqiptare u prezantua si çështje perceptimi.

Kryeministri Edi Rama e përshkroi debatin si përplasje mes atyre që shohin “gotën plot” dhe atyre që shohin “gotën bosh”. Media dhe shoqëria civile u pozicionuan në këtë të fundit.

Deklaratat optimiste të Kryeministrit u zhvilluan paralelisht me veprime të forta të drejtësisë.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) lëshoi tetë masa sigurie pas dyshimeve për abuzime me tenderët në Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Po sot, Kuvendit iu kërkua heqja e imunitetit për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Pikërisht çështjet që përfshijnë korrupsion qeveritar kanë qenë ndër më të vështirat për të marrë informacion apo dhe koment nga mediat.

Ankesa të përsëritura për llogaridhënien

Gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile renditën probleme të njëjta. Institucionet vonojnë, japin informacion të pjesshëm ose nuk u përgjigjen kërkesave ndërkohë që ligji i detyron autoritetet publike të japin informacion brenda 10 ditësh zyrtare pune.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit (KDI), Besnik Dervishi, theksoi se ndryshimi i shpeshtë i koordinatorëve për informim krijon paqartësi përgjegjësish. Sipas tij, kjo dobëson mekanizmin e transparencës brenda institucioneve.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni replikoi duke thënë se qeveria po punon për një formë të re të transparencës.

Për këtë ajo prezantoi platformën “Transparent Albania”. Pirdeni u përshkrua si sistem që standardizon vendimet dhe lejon ndjekjen online të kërkesave. Por kjo u prit me skepticizëm nga përfaqësuesit e medias.

Kristina Voko nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN) kujtoi se premtime të ngjashme janë bërë thuajse çdo vit. Sipas saj, tryezat përsëriten, por situata mbetet e pandryshuar. Për këtë ajo kërkoi plane konkrete veprimi.

“Cilat janë planet konkrete të veprimit, që të bëjmë realitet premtimet që u dhanë para një viti?” shtroi pyetjen Voko.

Klodiana Kapo nga “Faktoje” tha se redaksia e saj dërgoi 183 kërkesa gjatë vitit 2025. Dyzet e dy përfunduan si ankesa te KDI. Ajo theksoi se vonesat e bëjnë lajmin të pavlefshëm.

“Lajmi është si buka, pas më shumë se pesë ditësh myket dhe nuk konsumohet më” theksoi Kapo, duke kujtuar dhe një herë penalizimin që vjen nga mungesa e marrjes së përgjigjes në kohë.

Eglantina Bardhi nga “Together for Life” konfirmoi të njëjtën përvojë. Ajo tha se mbi gjysma e shkresave të tyre kthehen në ankesa, edhe për informacione bazike dhe jo informacione sensitive.

“Përvoja tregon se mekanizmi nuk funksionon,” theksoi Bardhi.

Përfaqësues diplomatikë në tryezë sollën shembuj evropianë. Ambasadorja zvicerane Ruth Huber theksoi standardizimin, aksesueshmërinë dhe publikimin proaktiv të të dhënave.

Sipas saj, informacioni duhet të publikohet automatikisht duke e bërë të panevojshëm ankimin.

Blerjana Bino nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) vuri në dukje hendekun mes digjitalizimit dhe llogaridhënies si element thelbësor në një sistem demokratik.

Bino përmbyll se në këtë pikë, teknologjia në Shqipëri nuk ka sjellë rritje reale të transparencës.

“Arritjet” sipas qeverisë dhe raportet kritike

Kryeministri Edi Rama pranoi kritikat, por i kaloi ato në plan të dytë kur vijoi të theksonte përparimin në krahasim me të shkuarën.

Ai iu referua vlerësimeve të SIGMA-s – një iniciativë e mbështetur nga Bashkimi Evropian për qeverisjen publike dhe menaxhimin e administratës shtetërore – ku Shqipëria shënon pikëzim të lartë institucional.

“Shqipëria ka arkitekturë funksionale për transparencën, ku rezultati sipas ‘SIGMA-s’ është 8.6 nga 10 në kuadrin strategjik e institucional dhe 7 nga 9 për funksionalitetin e autoritetin e të drejtës për informim,” tha Rama.

Kryeministri përmendi edhe një indeks evropian të transparencës, sipas të cilit Shqipëria ka rritje prej 5% brenda këtij viti. Nisur nga këto, ai e cilësoi vendin mbi mesataren rajonale sa i përket informimit publik.

Megjithatë, raportet e tjera të BE-së tregojnë një situatë të përkeqësuar. Raporti i Progresit thekson presione mbi median, mungesë transparence në pronësi dhe financim, si dhe vetëcensurë.

Sipas BE-së, konsultimet publike dhe transparenca qeverisëse mbeten të dobëta. Kjo minon besimin publik dhe standardet demokratike të kërkuara për integrimin evropian.

Kështu, debati për transparencën në Shqipëri vijon të zhvillohet në dy plane paralele.

Në njërin qëndron qeveria, e mbështetur te indekse, raporte që dëshmojnë “përparim”. Në tjetrin janë gazetarët dhe shoqëria civile, që përballet në terren me realitetin tjetër: vonesa, përgjigje të pjesshme dhe mekanizma që funksionojnë vetëm pas ndërhyrjes së Komisionerit.

Hendeku mes këtyre dy realiteteve nuk është perceptim, por përvojë konkrete.

Një kornizë ligjore e vlerësuar ndërkombëtarisht nuk e zëvendëson detyrimin institucional për t’iu përgjigjur medias pa filtra dhe pa zvarritje. Kur indekset përdoren për të relativizuar kritikat, ato kthehen nga mjete vlerësimi në instrumente mbrojtëse të pushtetit.

Nëse digjitalizimi dhe platformat e reja mbeten premtime, problemi nuk është mungesa e teknologjisë, por kultura e institucioneve të mbyllura.

Derisa transparenca të zbatohet si praktikë e përditshme dhe jo si statistikë vjetore, liria e medias do të vazhdojë të mbetet nën presion.

Në këtë realitet, “gota” nuk është as plot dhe as bosh. Ajo është e kontrolluar. Dhe pikërisht ky kontroll përbën sfidën më serioze për demokracinë dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar.

The post E drejta për informim mes “gotës” plot dhe realitetit bosh appeared first on Citizens.al.

Berisha: Nisim betejën përfundimtare për fitoren e opozitës

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Partia Demokratike zhvilloi sot protestën e përjavshme para godinës së Kryeministrisë, ku është vendosur edhe foltorja nga ku përfaqësues të opozitës do t’i drejtohen qytetarëve.

Gjatë fjalës së tyre, deputetët po ngrenë shqetësime mbi problematikat e qarqeve nga të cilët janë zgjedhur, ndërsa po përsërisin kërkesën për largimin e qeverisë.

E para që mori fjalën ishte deputetja Albana Vokshi, e cila solli sërish në vëmendje rezolutat ndërkombëtare që mbështesin pretendimet e PD-së, lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

Ndërsa deputetja Ina Zhupa foli mbi situatën ekonomike në vend. Sipas saj “asnjë para nga buxheti i shtetit nuk shkon te qytetarët. Nga shtatori në Kuvend nuk kemi miratuar një ligj të vetëm që t’i shërbejë qytetarëve. Kalojnë vetëm ligje për oligarkët”.

Duke marrë fjalën në foltore, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se PD nis betejën e saj përfundimtare për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve.

Berisha solli në vëmendje edhe protestën e zhvilluar nga nisma “Shqipëria Bëhet”, përpara Kryeministrisë. “Shikoni se ç’bën çdo natë me Adriatik Lapajn, në protestën e tij më qytetare, më civile. Vë një karrige aty, disa mjete dhe proteston në emër të çdo qytetari. Çdo ditë, me orë të tëra policia, banditët ua heqin çadrat, u heqin tavolinat, u heqin ujin me akte banditeske”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së informoi mbi vendimin e forumeve të PD-së, se nuk ka rrugë tjetër përveç protestës dhe përballjes.

“I ftoj shqiptarët të arsyetojnë. Votën po ua shkelmon dhe duke u shkelmuar votën, i shkelmon lirinë e tyre. Për t’u blerë votën në zgjedhjet e fundit u fali 2 miliardë euro 83 mijë bizneseve, në një kohë kur 760 mijë pensionistë nuk blejnë dot ilaçet, nuk sigurojnë dot kafshatën e muajit. Votën e rrëmbeu me banditë të administratës, amoralë që shndërrojnë misionin e tyre, detyrën e tyre në shërbim të qytetarëve, në plaçkitës dhe grabitës së votës së tyre. Votën e grabiti me banda”, tha Berisha.

Sipas tij, është faktuar para shqiptarëve dhe botës se Edi Rama është armik i votës së lirë të shqiptarëve, armik i demokracisë së shqiptarëve.

“Nuk duhet t’i ndahemi asnjë minutë derisa ta largojmë nga skena”, tha ai.

E konceptuar si platformë parlamentaro-qytetare, ky tubim ka në fokus denoncimet e deputetëve të PD-së dhe aleatëve, por edhe qytetarëve ndaj qeverisë.

Të pranishëm në protestë ishin deputetë të PD-së dhe përfaqësues të partive aleate, ndërsa i është bashkuar edhe Adriatik Lapaj.

Protesta e PD përpara Kryeministrisë, Foto: Andrin Hoxha
1 nga 6

/a.f/r.e/

The post Berisha: Nisim betejën përfundimtare për fitoren e opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BKH me patllake të lagur para Ramës!

Nga Boldnews.al Në ditë pushimi, kryeministri Edi Rama jo pa qëllim hapi diskutimin e zgjatur të çështjes Balluku, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të rrëzojë vendimin e SPAK dhe GJKKO-së që pezullonte nga detyra zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Ramës i duhej të futej në rol, sikur e […]

The post BKH me patllake të lagur para Ramës! appeared first on BoldNews.al.

Tensionet te Kryeministria/ Lapaj: Ja “tanket” që do përdorim kundër këtij sh*ërdhate kryeministër

Protesta e Adriatik Lapajt, te Kryeministria, ka vijuar me tensione edhe pasditen e kësaj të hëne ku protestuesit janë përplasur me policinë. Lapaj ka nxjerrë nga disa qese, portokalle bidonë uji dhe batanije, ndërsa u drejtohet protestuesve me ironi se këto janë molotovët dhe tanket që do të përdoren në këtë protestë ku kërkohet dorëheqja […]

The post Tensionet te Kryeministria/ Lapaj: Ja “tanket” që do përdorim kundër këtij sh*ërdhate kryeministër appeared first on BoldNews.al.

Masakra me 15 viktima në Sydney, kryeministri australian propozon ligje më të ashpra për armët

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, propozoi të hënën shtrëngimin e ligjeve kombëtare për armët e zjarrit, pas një sulmi masiv gjatë një feste të Hanukkah-ut në plazhin Bondi të Sydneyt, ku humbën jetën të paktën 15 persona.

Albanese deklaroi se do të paraqesë masa të reja kufizuese, përfshirë limitimin e numrit të armëve që mund të zotërojë një person me leje.

Propozimi vjen pasi autoritetet konfirmuan se më i moshuari nga dy autorët e sulmit, babë e bir, kishte qenë i pajisur me leje armësh prej një dekade dhe kishte siguruar gjashtë armë në mënyrë të ligjshme.

“Qeveria është e gatshme të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm. Kjo përfshin edhe nevojën për ligje më të ashpra për armët,” tha Albanese për mediat.

Ai shtoi se rrethanat e njerëzve mund të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe se individët mund të radikalizohen, duke theksuar se lejet për armë nuk duhet të jenë të përhershme.

Të paktën 38 persona po trajtoheshin në spitale pas masakrës së së dielës, kur dy sulmuesit qëlluan pa dallim gjatë festimeve në zonën bregdetare. Mes viktimave ishin një vajzë 10-vjeçare, një rabin dhe një i mbijetuar i Holokaustit.

 

Mashtrimi me bursat në SHBA/ Zbardhet strategjia e Ermes Hoxhallit, në lojë jo vetëm Ministria e Arsimit

Projekti për informimin dhe dhënien e bursave falas në universitetet amerikane i zbatuar në 68 gjimnaze nga veriu në jug të Shqipërisë, i mbikëqyrur nga Ministria e Arsimit ku janë angazhuar qindra maturantë edhe dhjetëra mësues gjatë një viti shkollor, për një punë jashtë orarit të papaguar, në fund rezultoi një gënjeshtër. Fotot e Kleas […]

The post Mashtrimi me bursat në SHBA/ Zbardhet strategjia e Ermes Hoxhallit, në lojë jo vetëm Ministria e Arsimit appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Të vendosur që të rikthejmë idealet e Lëvizjes Studentore të ’90-ës

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Partia Demokratike ka vijuar sot sërish protestën para godinës së Kryeministrisë, të cilësuar si “Foltorja – Lëvizja e pandërprerë e Dhjetorit”.

I pranishëm në protestë ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe anëtari i kryesisë së PD, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili ka organizuar takime me strukturat e PD, një lëvizje që nisi nga Durrësi dhe synon rizgjimin e PD.

I pari e mori fjalën deputeti i PD i qarkut të Durrësit, Igli Cara, i cili u shpreh se, “në Ditën e Lirisë, më 8 Dhjetor, të gjithë pyesin veten nëse janë të lirë pas 35 vitesh kur korrupsioni ka arritur në nivele marramendëse”.

Cara tha se 8 Dhjetori “Dita e Rinisë”, është një ditë reflektimi për rininë, të cilët sipas Carës, të detyruar nga jetesa në Shqipëri, të largohen në emigrim.

Gjatë fjalës së saj në foltoren e opozitës, aktivistja Lorenca Hoxha ngriti shqetësimin për gjendjen e arsimit në disa zona rurale të vendit, duke akuzuar qeverinë se “po përdor korrupsionin dhe propagandën për të fshehur skandalet”, ndërsa problemet reale mbeten të pazgjidhura.

Ajo bëri thirrje që institucionet përgjegjëse të marrin masa urgjente për të përmirësuar infrastrukturën arsimore në zonat që prej vitesh përballen me mungesa të theksuara.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e organizuar këtë të hënë përpara Kryeministrisë, vlerësoi 8 Dhjetorin si ditën që ndryshoi rrjedhën e historisë shqiptare dhe theksoi se Partia Demokratike është e vendosur të rikthejë idealet e Lëvizjes Studentore të vitit 1990.

Berisha përshëndeti studentët e dhjetorit, duke i cilësuar si “brezi që përmbysi epokën e shtypjes dhe hapi dyert e lirisë dhe përparimit për shqiptarët”, ndërsa përmendi rolin e Azem Hajdarit si figurë kryesore të asaj lëvizjeje.

Në fjalën e tij, ai u ndal edhe te roli i brezit të ri, të njohur si Gjenerata Z, duke vlerësuar angazhimin e tyre në lëvizje demokratike në vende të ndryshme të botës.

Sipas Berishës, ky brez është “zëri më i guximshëm i aspiratave të kohës”.

Duke bërë një rikthim pas në dhjetorin e vitit 1990, Berisha kujtoi kushtet e asaj kohe dhe protestën e parë të studentëve të Universitetit të Tiranës. Ai tha se studentët u përballën natën e 8 dhjetorit me Presidentin e Republikës së kohës, takim pas të cilit, sipas tij, “u rezervua kërbaçi i Sigurimit të Shtetit”.

Berisha theksoi se sot, ndryshe nga atëherë, qytetarët kanë një forcë politike që i përfaqëson, duke nënvizuar se Partia Demokratike, e themeluar nga vetë studentët e dhjetorit, ka arritur të mbijetojë “të gjitha tallazeve dhe përpjekjeve për ta zhdukur”.

Ai deklaroi se, “PD mblidhet sot e betuar për të rikthyer idealet e larta të Lëvizjes së Dhjetorit, lirinë, votën e lirë, dinjitetin e qytetarëve dhe interesin kombëtar”.

Berisha gjithashtu bëri thirrje për nisjen e protestave masive, të cilat sipas tij synojnë rikthimin e të ardhmes dhe dinjitetit për qytetarët shqiptarë.

Berisha theksoi se opozita duhet të përgatitet për një valë protestash të fuqishme. Ai u shpreh se këto protesta do të kenë për qëllim, sipas tij, “t’u rikthejnë shqiptarëve të ardhmen, nderin dhe dinjitetin”.

Në përfundim të fjalës, kreu i PD-së nderoi figurën e Azem Hajdarit dhe studentët e Lëvizjes së Dhjetorit, duke i cilësuar si simbol të lirisë dhe ndryshimit demokratik.

Protesta e PD 8 dhjetor; Fotot; Florian Abazaj
1 nga 7

/gj.m/r.e/

The post Berisha: Të vendosur që të rikthejmë idealet e Lëvizjes Studentore të ’90-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pezullimi i Ballukut, Rama: Po bllokon marrëveshjen për fluturimet transoqeanike me Kanadanë dhe 36 akte të MIE

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sërish sot lidhur me çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), duke e cilësuar atë një precedent unik dhe absurd që dëmton funksionimin normal të institucioneve dhe interesin publik.

Rama bëri të ditur në një postim në platformën X se, për shkak të këtij pezullimi, ka mbetur i bllokuar procesi për finalizimin e marrëveshjes dypalëshe me Kanadanë që do t’i hapte rrugën nisjes së fluturimeve ajrore transoqeanike Shqipëri-Kanada.

Rama thekson se, pala kanadeze ka dhënë tashmë përgjigje pozitive pas diskutimeve teknike, por procedura nuk mund të ecë përpara pa firmën e ministrit, një kompetencë që nuk delegohet nga Kushtetuta.

Sipas tij, pezullimi rrezikon që fluturimet e planifikuara të nisin në qershor 2026 të shtyhen për shkak të pamundësisë për miratimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes.

“Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cenojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik: Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigjja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve”, shkruan Rama.

“Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nënshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi në fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit”, vijoi Kryeministri.

Kryeministri shtoi se, situata nuk kufizohet vetëm tek ky proces, pasi aktualisht janë të bllokuara edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, prej të cilave 18 lidhen me projekte të rindërtimit.

“Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara”, shtoi Rama.

Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht…

— Edi Rama (@ediramaal) December 3, 2025

/gj.m/j.p/r.e/

The post Pezullimi i Ballukut, Rama: Po bllokon marrëveshjen për fluturimet transoqeanike me Kanadanë dhe 36 akte të MIE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Ka nisur protesta e Partisë Demokratike, e konceptuar si foltore me në fokus denoncimet e deputetëve të selisë blu dhe aleatëve në drejtim të qeverisë.

Kjo është foltorja e tretë e opozitës përpara Kryeministrisë. Në këtë foltore, një hapësirë kohore do u jepet edhe partive aleate të PD-së dhe qytetarëve.

Policia ka marrë masa edhe për protestën sot, ku ka ndaluar parkimin e makinave pranë vendit ku do të mbahet protesta.

/a.f/

The post Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga Vlorë në Doha, javë e ngjeshur aktivitetesh për Kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama ndau fotoalbumin e javës, duke përfshirë momente të rëndësishme në plan kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Në Tiranë, liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor riafirmuan angazhimin e tyre për zbatimin e Planit të Rritjes, një kornizë kyçe për përshpejtimin e integrimit ekonomik dhe rregullator me Tregun Unik të Bashkimit Europian. Takimi i zhvilluar më 21 nëntor…

Source

Rama: Anëtarësimi në BE objektivi historik që s’ka kompromis

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se momenti i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jetë i vetmi rast kur ai do të ndihet plotësisht i kënaqur, një ngjarje të cilën e cilësoi si epokale, historike dhe të jashtëzakonshme. Gjatë podkastit “Flasim”, Rama u shpreh se natyra e tij është të mos jetë kurrë plotësisht i kënaqur me punën apo rezultatet që arrin. “Vuaj nga pakënaqësia.

Source

Kryeministri Rama: Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ngjarja e vetme ku do ndihesha i kënaqur pa kushte

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi  se ngjarja e vetme, e cila do ta bënte atë plotësisht të kënaqur do ishte momenti i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë podkastit “Flasim”, Rama theksoi se në jetën e tij politike dhe personale rrallëherë ka përjetuar kënaqësi të plotë për arritjet e bëra, duke theksuar se “vuan nga pakënaqësia” dhe dëshira për t’i bërë gjërat më mirë.

“Vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë. Ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë. Në distancë perceptimi është ndryshe, por unë vuaj nga pakënaqësia”, u shpreh Kryeministri.

Shefi i qeverisë theksoi se pakënaqësia lidhet me faktin që gjithmonë mendon se mund t’i kishte bërë gjërat më mirë.

“Jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. I shoh me një ndjenjë pakënaqësie ndaj vetes, sepse në çdo gjë mendoj se mund t’i kisha bërë gjërat më mirë”, tha Rama.

Duke folur për mënyrën se si përballet me debatet dhe bindjet e tij, Kryeministri tha se mbetet këmbëngulës, por njëkohësisht i hapur për të rishikuar qëndrimet.

“Jam shumë i vështirë në debat se mbroj me shumë forcë bindjet e mia. Por jam shumë i hapur për të kuptuar se çfarë mund të bëj më mirë edhe për të kuptuar se ku mbase tjetri e ka mirë dhe unë gabim. Por nuk e tregoj. E kam pasur gjithmonë këtë, kam qenë gjithmonë i pathyeshëm në kokëfortësinë për të nxjerrë timen”, shtoi ai.

Hapa drejt Europës: Rama dhe Marta Kos përparojnë integrimin e rajonit

Pas samitit “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, ku bëri bilancin e takimit dhe angazhimeve të rajonit drejt Bashkimit Europian. “Kemi mbyllur një takim të frytshëm, me hapa që e afrojnë më tej rajonin me BE. Plani i rritjes shërben si një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët…

Source

Balluku 3 orë takim me Ramën, në Kryeministri shkon edhe Ulsi Manja

Numri dy i qeverisë dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndodhet prej tre orësh në godinën e Kryeministrisë, pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”. Sakaq mësohet se takimit Balluku-Rama në Kryeministri i është bashkuar ish-ministri Ulsi Manja. Siç duket në foto, Manja ka hyrë më […]

The post Balluku 3 orë takim me Ramën, në Kryeministri shkon edhe Ulsi Manja appeared first on BoldNews.al.

Pas Ballukut edhe Ulsi Manja shkon në Kryeministri

✇Albeu
By: V K

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti socialist Ulsi Manja, ka hyrë në ambientet e Kryeministrisë, ku prej më shumë se dy orësh ndodhet edhe Belinda Balluku.

Zv/kryeministrja është njohur sot me masën e sigurisë së pezullimit nga detyra dhe heqjes së pasaportës nga GJKKO, teksa prej javësh ajo është marrë e pandehur nga SPAK.

Besohet se Balluku po zhvillon një takim me kryeministrin Rama, i cili është nisur pikërisht sot pas shpalljes së masave të sigurisë nga GJKKO.

The post Pas Ballukut edhe Ulsi Manja shkon në Kryeministri appeared first on Albeu.com.

Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot se strukturat e mbrojtjes civile, njësitë vendore dhe Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit për menaxhimin e prurjeve të larta si pasojë e reshjeve të shiut, pastrimin e akseve rrugore, mbrojtjen e banesave dhe evakuimin e qytetarëve në zonat e rrezikuara.

Në njoftim për shtyp Ministria e Mbrojtjes tha se në Sukth, Durrës po vijon pastrimi i kanaleve të ujërave me dy eskavatorë, ndërsa në Ishëm po punohet për hapjen e rrugës së bllokuar nga rrëshqitjet.

Në Bubq, Mazhë dhe Mallkuç po punohet për normalizimin e zonave të përmbytura dhe asistimin e banorëve. Në Thumanë ekipet po pastrojnë kanalet kryesore dhe po përforcojnë argjinaturat.

Në qarkun e Lezhës në Shënkoll po punohet intensivisht për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Vainit, ku FA kanë dislokuar mjete të rënda dhe varka për parandalimin e përmbytjeve të fushës së Bregut të Matës.

Në Shëngjin është punuar për largimin e ujin nga oborret e shtëpive, pallateve dhe hoteleve me 10 forca të FA, 3 automjete, 3 pompa si dhe 11 forca bashkiake
Ndërsa në Kurbin dhe Mirditë po punohet për pastrimin e rrugëve, riparimin e urave. Ekipet e emergjencave ndodhen në terren në ndihmë të banorëve, shtëpitë e të cilëve rrezikohen nga rrëshqitjet.

Në qarkun e Kukësit subjektet kontraktore po pastrojnë gurët dhe inertet në rrugët nacionale për të mbajtur akset të kalueshme, ndërsa në Ujmisht dhe Zapod po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet. Në Has po vlerësohen dëmet në urën e dëmtuar.

Në qarkun Shkodër në Shalë është hapur segmenti Theth–Ndërlysaj, ndërsa në pjesën Ndërlysaj–Breg-Lumi ekipet vijojnë punën për zhbllokimin e rrugës së mbuluar nga rrëshqitjet.

Në qarkun Gjirokastër në Libohovë po punohet për zhbllokimin e aksit Suhë–Poliçan pas shembjes së rrugës, ndërsa në Dropull ekipet po punojnë për disiplinimin e ujërave dhe rikthimin e energjisë. Në Memaliaj po ndërhyhet në aksin Allkomemaj–Tepelenë për riparimin e trupit të rrugës. Prania e ujit në disa akse të Gjirokastrës po monitorohet nga strukturat vendore.

Në qarkun Vlorë Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore po punojnë për evakuimin e familjeve të prekura nga dalja e lumit Kalasë dhe për zhbllokimin e rrugëve ndërmjet fshatrave. Në Finiq po ndërhyhet për largimin e ujërave dhe mbështetjen e familjeve të evakuuara, ndërsa në Selenicë po pastrohen rrëshqitjet në aksin Brataj–Kuç. Në Sarandë po largohet uji nga banesat e përmbytura dhe po asistohen familjet. Niveli i Vjosës vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Në qarkun Fier në Lushnjë po monitorohet situata nga dalja e lumit Seman në tokat bujqësore. Nuk ka rrezik për banesat. Ndërsa strukturat vendore po garantojnë funksionimin normal të akseve rrugore, energjisë dhe ujësjellësit.

Në qarkun Elbasan në akset Elbasan–Peqin dhe Elbasan–Librazhd po pastrohen inertet dhe po lirohen akset rrugore nga inertet. Ndërsa në Gramsh po ndërhyhet me mjete për të shmangur daljen e lumit Kerpicë nga shtrati.

Në qarkun Berat po vendosen prita mbrojtëse dhe po pastrohen rrugët për shkak të prurjeve të Osumit, i cili ka përmbytur qindra hektarë tokë. Në Poliçan dhe Dimal po ndërhyhet në zonat ku lumi ka dalë nga shtrati dhe po ndihmohen familjet e prekura. Aksi Berat–Poliçan po pastrohet nga gurët dhe inertet.

Në qarkun Korçë në Devoll dhe Miras po punohet për riparimin e urave të dëmtuara, ndërsa në Denas–Lekas po monitorohet aksi rrugor, në të cilin ka prezencë uji. Në Vithkuq e Bulgarec po ndërhyhet pranë banesave të rrezikuara nga prania e ujit. Në Maliq e Kolonjë ekipet po ndërhyjnë për të riparuar pasojat e rrëshqitjeve të dherave.
Po monitorohet rezervuari i Rotit, ku niveli i ujit është rritur.

Në Dibër dhe Klos po punohet për pastrimin e përrenjve që kanë dalë nga shtrati dhe për mbrojtjen e banesave të rrezikuara. Në Mat janë angazhuar mbi 40 forca me mjete të specializuara për hapjen e rrugëve të dëmtuara, evakuimin e familjeve dhe menaxhimin e përmbytjeve në shkolla e banesa. Në disa akse rurale në Dërjan, Rukaj, Macukull e Lis po punohet për rikthimin e qarkullimit.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në monitorim të pandërprerë dhe në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast të përkeqësimit të situatës.

/k.s/

The post Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO e pezulloi nga detyra dhe i bllokoi daljen jashtë vendit, Balluku shkon në Kryeministri

✇Albeu
By: V K

Pas pezullimit nga GJKKO, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka shkuar në Kryeministri.

Balluku, siç shihet nga pamjet ka hyrë në Kryeministri shumë qetësisht, ndërkohë nuk dihet nëse do të takojë apo jo kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se masa e sotme e GJKKO vjen një ditë pas fjalimit të saj në Kuvend, ku iu kundërvu opozitës për akuzat, ndërsa theksoi se nuk do të komentonte veprimet e drejtësisë.

 

The post GJKKO e pezulloi nga detyra dhe i bllokoi daljen jashtë vendit, Balluku shkon në Kryeministri appeared first on Albeu.com.

❌