Banorët e ish-Kënetës: Përmbytje të përsëritura, dëme të pambuluara
âDĂ«met kalojnĂ« mbi 15 milionĂ« lekĂ«. Hajde shikoji vetĂ« dhe le tâi vlerĂ«sojĂ« kush tĂ« dojĂ«.â KĂ«shtu e pĂ«rshkruan situatĂ«n Aurel Mrroku, banor i ish-KĂ«netĂ«s nĂ« DurrĂ«s, i zhvendosur aty prej mĂ« shumĂ« se 30 vitesh.
Edhe pse ka kaluar një javë nga reshjet e dendura që përmbytën disa zona të vendit, situata në terren mbetet problematike në Durrës.
Në ish-Kënetë, uji vijon të bllokojë hyrjet e shtëpive dhe jetën e përditshme të banorëve, disa prej të cilëve janë kthyer në banesa për të bërë llogaritë e dëmeve.
Citizens ishte pranë tyre dhe pa nga afër gjendjen e vështirë të shkaktuar nga përmbytja. Elektroshtëpiake, mobilje, krevate dhe veshje jashtë përdorimit, për të mos thënë pastaj për kushtet e banesave, shumica prej të cilave u ishin dëmtuar dyert.
Të dëshpëruar, banorët thanë se përmbytjet ishin kthyer në një rutinë vjetore pa zgjidhje afatgjatë. Por njëzëri ata konfirmuan se kjo ishte ndër përmbytjet më të mëdha që kishin pësuar.
Ădo vit tĂ« pĂ«rmbytur, dĂ«mshpĂ«rblimet mungojnĂ«
Mrroku tregoi se shtëpia e tij ishte përmbytur për të tretin vit radhazi. Ai tha se nuk kishte marrë asnjëherë kompensim për dëmet, gjë e cila e kishte bërë shumë pesimist për përmbytjen e radhës.
Sipas tij, situata zor se do tĂ« ndryshojĂ«. âJanĂ« mĂ«suar njerĂ«zit. PĂ«rmbytu njĂ« herĂ«, dy herĂ«, tre herĂ«. Sâvjen njeri ta blejĂ« shtĂ«pinĂ«, as ta falĂ«,â thotĂ« ai.
Gjendja e jashtëzakonshme nuk u shpall, edhe pasi kishte kaluar një javë nga përmbytja dhe qindra banorë ishin detyruar të shpërnguleshin. Shpallja do ta detyronte qeverinë të merrte më shumë përgjegjësi për ndihma dhe dëmshpërblim të të prekurve.
Në një postim në rrjetet sociale, kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako tha se ishin verifikuar 1,314 banesa. Nga këto, për 527 raste ishin mbajtur aktet e konstatimit të dëmeve.
Megjithatë, banorët thonë se procesi mbetet i paqartë dhe pa transparencë. Askush nuk u ka shpjeguar se kur dhe si do të dëmshpërblehen.

Llesh Lleshaj, një tjetër banor i zonës, është shpërngulur nga banesa e tij. Aktualisht ai po qëndron në ambientet e Kavalishencës, rezidencë qeveritare për pritje zyrtare.
Lleshin e takova jashtë shtëpisë së tij, teksa kishte ardhur për të parë dëmet dhe punën e zjarrfikëseve që po përpiqeshin të hiqnin ujin me pompa.
Ai tregoi se natën e parë pas përmbytjes fjeti në makinë. Më pas u zhvendos, ndërsa uji kishte hyrë deri në 60 centimetra lartësi brenda shtëpisë.
âTĂ« gjitha tubacionet janĂ« tĂ« bllokuara,â tha Lleshaj. Sipas tij, punonjĂ«s tĂ« bashkisĂ« erdhĂ«n vetĂ«m simbolikisht dhe pa ndĂ«rhyrje reale, pavarĂ«sisht ankesave tĂ« banorĂ«ve tĂ« zonĂ«s.
âErdhĂ«n njĂ« ditĂ« ato tĂ« bashkisĂ«, u ulĂ«n hĂ«ngrĂ«m e pinë⊠A e mbaruat? Po, po e mbaruam! I thashĂ« pĂ«r njerĂ«zillĂ«k bĂ«ni, sikur punoni,â tregoi Lleshaj.
Familje tĂ« tjera ndodhen gjithashtu nĂ« kushte kritike dhe nĂ« limit tĂ« mbijetesĂ«s. Familja Sina tha se deri tani ishte ndihmuar vetĂ«m nga shoqata âFundjavĂ« Ndrysheâ.
Orenditë e shtëpisë i kishin nxjerrë në ballkon pasi ishin lagur dhe konsiderohen të pashfrytëzueshme.
âPĂ«r Vitin e Ri i blemĂ«. KĂ«tĂ« vit i vendosĂ«m. Na gjeti viti me copa,â tregoi Entela Sina teksa bashkĂ«shorti i saj shtoi se pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« bashkisĂ« u kishin thĂ«nĂ« tĂ« pĂ«rpilonin disa dokumente. Por ai nuk kishte asnjĂ« informacion pĂ«r procedurĂ«n e dĂ«mshpĂ«rblimit.
Situata e përmbytjeve solli zemërim dhe protesta përpara bashkisë së qytetit. Qytetarët u mbështetën edhe nga forcat opozitare dhe partitë e reja si Lëvizja Bashkë, kërkuan shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Ndërkohë, banorë të ish-Kënetës tentuan dy herë të takonin kryetaren e bashkisë. Emriana Sako reagoi vetëm përmes rrjeteve sociale. Ajo nuk mbajti asnjë deklaratë publike dhe nuk u përball me protestuesit.
âFondet janĂ«, buxheti Ă«shtĂ«, por administrata Ă«shtĂ« shkatĂ«rruar,â u shpreh Flamur Balaj gjatĂ« protestĂ«s.
Ai tha se protestat nuk do të ndalen pa largimin e përgjegjësve politikë.
Në protestë u bashkuan edhe grupe që kundërshtojnë projekte të tjera urbanistike në Durrës. Aktivistja Rita Kazazi kritikoi qeverinë për mungesë reagimi institucional.
âPse nuk e shpall kryeministri emergjencĂ«n? Ka frikĂ« se do tâi paguajĂ« lekĂ« kesh? Veshin çizmet pĂ«r foto dhe ikin nĂ« shtĂ«pi,â tha ajo. Sipas saj, emergjenca nuk shpallet pĂ«r tĂ« shmangur pagesat e dĂ«mshpĂ«rblimeve.
Dorina Prethi, nĂ«nkryetare e LĂ«vizjes âShqipĂ«ria BĂ«hetâ, tha se qytetarĂ«t ndihen tĂ« shantazhuar.
Sipas saj, banorĂ«t kanĂ« frikĂ« se protesta do tâi penalizojĂ« pĂ«r dĂ«mshpĂ«rblimin.
âE drejta e dĂ«mshpĂ«rblimit ju takon tĂ« gjithĂ«ve,â tha Prethi teksa shtoi se fondet ekzistojnĂ«, por mungon vullneti politik.
Ndërsa uji tërhiqet ngadalë, pasiguria mbetet. Banorët e ish-Kënetës thonë se përmbytjet janë bërë pjesë e jetës, ndërsa zgjidhja vazhdon të mungojë.
Lexoni gjithashtu:
- Përmbytjet nxjerrin në pah krizën me emergjencat dhe zhvillimin urban
- As Veliera, as tenderĂ«t publikĂ«, sâe shpĂ«tuan DurrĂ«sin nga pĂ«rmbytjet
- Shqipëria përballë krizave klimatike pa sistem të besueshëm monitorimi
The post Banorët e ish-Kënetës: Përmbytje të përsëritura, dëme të pambuluara appeared first on Citizens.al.







