Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 January 2026Main stream

Zvarritja e vendimit për Ballukun është ‘standard europian’, sipas qeverisë

20 January 2026 at 17:18

Prej dy muajsh, Kuvendi i Shqipërisë po zvarrit procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit për zv.kryeministren Belinda Balluku, ndërsa kjo e fundit është marrë e pandehur dhe po hetohet për veprën penale të ‘shkeljes së barazisë në tendera’ në disa procedura me vlerë qindra-milionë euro. Por për ministrin […]

The post Zvarritja e vendimit për Ballukun është ‘standard europian’, sipas qeverisë appeared first on Reporter.al.

Komici: Emërimi i kryetarëve të gjykatave deri në vitin 2028, që KLGJ të mos zvarrisë procedurat

20 January 2026 at 11:48

TIRANË, 20 janar /ATSh/ Deputeti Olsi Komici në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale iu përgjigj sot shqetësimit të ngritur nga Shoqata e Gjyqtarëve në lidhje me emërimin e kryetarëve të gjykatave.

Teksa shqyrtohej projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”, Komici tha se është lënë një afat që kryetarët e gjykatave të rrinë në detyrë deri në fund të vitit 2028, por kjo pikë është e diskutueshme.

Komici theksoi se viti 2028 është vendosur për të caktuar një afat për KLGJ-në, në mënyrë që mos të krijohet një vakuum institucional.

“Në rast se bëhet fjalë për ‘deadline’ në lidhje me kryetarët e gjykatave, që është dhe shqetësimi kryesor i Shoqatës së Gjyqtarëve, është lënë një afat që kryetarët e gjykatave apo zëvendëskryetarët të rrinë në detyrë deri në fund të vitit 2028. Që kur bëra prezantimin e nismave ligjore, e lashë si pikë për ta diskutuar, hapa kartat e diskutimit në këtë komision. Logjika dhe ideja ime ka të bëjë me faktin se vërtetë nga ana e KLGJ është miratuar në rregulloren përkatëse për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave, por unë mbaj parasysh që procesi i vlerësimit të pasurisë, integriteti dhe aftësive profesionale të të gjithë kandidatëve për kryetarë gjykatash, është një proces që do të dojë një kohë të konsiderueshme.

“Pra ne mund të dimë datën se kur do të fillojë ky proces, por nuk mund të dimë datën se kur përfundon ky proces, i cili mund të vazhdojë për muaj, por mund të vazhdojë dhe për një 1 vit apo 2 vite. Është një proces realisht mjaft kompleks, ku përveç marrjes së analizës së informacionit që bëjnë Këshillat përkatëse, ka të bëjë me faktin me ndërthurjen e këtij informacioni dhe pika më e vështirë është në vlerësimin përfundimtar që u bëhet kandidaturave.

“Pikërisht, për të shmangur këtë vakuum që mund të krijohet, në kohë dhe institucional, kam propozuar që të vendoset një afat, pra që është viti 2028, në mënyrë që mos të lëmë bosh institucionin e kryetarit të gjykatës, pra të këtë një vazhdimësi ky institucion, ky rol, qoftë ligjor dhe kushtetues, por nga ana tjetër përcaktojmë dhe një afat për KLGJ-në. Pra në bazë të Rregullores, ke të drejtën ta fillosh procesin, por jo ta zgjasësh pafund. Kam vendosur vitin 2028, por që është i diskutueshëm, është relativ”, tha Komici.

Komici shtoi se “ligji përcakton afatin 3-vjeçar të atyre që janë në detyrë, por deadline (afati i fundit) është që mos të zvarrisin pafund procedurat”.

“Një propozim mund të jetë që KLGJ të nisë procedurën për zgjedhjen e kryetarit dhe mos të kalojë afati 3-vjeçar i atyre që janë në detyrë”, tha ai.

Deputetët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë në mbledhjen e komisionit.

/m.q/r.e/a.f/

The post Komici: Emërimi i kryetarëve të gjykatave deri në vitin 2028, që KLGJ të mos zvarrisë procedurat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton draftet e PS për reformën në drejtësi

13 January 2026 at 12:11

Në një reagim publik të martën, Shoqata deklaron se nismat të cilat janë dërguar për konsultim nga Kuvendi rrezikojnë që të mos e përmirësojnë kuadrin ligjor, por të zhbëjnë arritjet e deritanishme të reformës në drejtësi. Konkretisht, shoqata kundërshton një “dispozitë kalimtare” të draftit që parashikon emërimin në detyrë të kryetarëve të komanduar të gjykatave […]

The post Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton draftet e PS për reformën në drejtësi appeared first on Reporter.al.

Gonzato i BE “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: “Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi”

By: Ela
12 January 2026 at 10:30

Një dekadë pas reformës së dështuar në drejtësi e cila u mbështet nga BE dhe përpjekjeve për të “pushuar” zërat kritik ndaj Edi Ramës, amabasadori Silvio Gonzato ka pranuar se stoku i dosjeve ka ndikur që në Shqipëri të merren vendime pa cilësi. Ambasadori i BE tha në konferencën mbi sigurinë juridike, qartësinë dhe zbatimin […]

The post Gonzato i BE “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: “Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi” appeared first on BoldNews.al.

2026-ta nis me reforma në Këshillin Prokurorial, kush mbetet e kush shkon

4 January 2026 at 10:42


Në janar të këtij viti nis zbatimi i Ligjit për plotësim ndryshimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) përmes të cilit parashihet që KPK të ketë 7 anëtarë, nga 13 anëtarë që kishte me ligjin e vjetër.

KPK deri në fund të 2025, nga 13 anëtarë që e përcaktonte ligji, kishte dhjetë anëtarë të emëruar. Ky këshill udhëhiqej nga kryesuesi, Ardian Hajdaraj, zëvendeskryesuesja, Jehona Grantolli, Jetish Maloku, Ariana Shajkovci, Dardan Vuniqi, Veton Shabani, Visar Krasniqi, Arian Gashi, Milot Krasniqi dhe ushtruesi detyrës, Agron Qalaj, raporton “Betimi për Drejtësi”

Dhe anëtari që kishte ofruar dorëheqjen Jovo Radovic.

Çka përcakton ligji për plotësim ndryshim të ligjit për KPK-në? Në nenin 9 të këtij ligji përcaktohet se KPK ka 7 anëtar dhe atë si në vijim:

  1. Kryeprokurori shtetit;
  2. Tre anëtarë prokurorë të zgjedhur brenda për brenda sistemit prokurorial ku këta një prokuror që vjen prej Prokurorisë Speciale, Apelit apo Zyrës së Kryeprokurorit dhe dy nga radhët e prokurorive themelore;
  3. Tre anëtarë joprokurorë të zgjedhur nga Kuvendi

Po ashtu, në ligj, neni 37/A, paragrafi 2 siç është thënë më lartë anëtarëve të zgjedhur paraprakisht u është dhënë mundësia që të ushtrojnë mandatin e tyre deri në fund.

“Anëtarët e zgjedhur të Këshillit, përfshirë ata që ushtrojnë pozitën e Kryesuesit dhe zëvendës kryesuesit të Këshillit, të cilët ushtrojnë këto funksione në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, mund të qëndrojnë në këtë detyrë deri në përfundim të mandatit të tyre aktual”, përcaktohet në këtë nen.

Këtë mundësi ligjore deri në fund të 2025 e shfrytëzuan, kryesuesi, Ardian Hajdaraj, zëvendes kryesuesja, Jehona Grantolli, Jetish Maloku, Ariana Shajkovci dhe Veton Shabani.

Përbërja e KPK nga viti 2026

Bazuar në përcaktimet ligjore të cituara del se anëtarë të KPK mbeten, Visar Krasniqi, Dardan Vuniqi, Milot Krasniqi, Arian Gashi dhe ushtruesi detyrës së kryeprokurorit, Agron Qalaj.

Ndërsa Bajrami-Kastrati përmes rrugëve ligjore pranë gjykatës pret që të konfirmohet si anëtare e KPK, ne bazë të mandatit të fituar me 1 nëntor 2025 në Konferencën e Përgjithshme të Prokurorëve të shtetit kishte marr 74 vota kundrejt kandidates, Merita Gaka që kishte marr 58.

Në rast se Bajrami-Kastrati konfirmon mandatin edhe me vendim gjykate KPK në përbërje do të ketë 6 anëtarë, duke mbetur që 1 pozitë të plotësohet prej Kuvendi.

Së fundmi gjykata caktoi masë të sigurisë ndaj vendimit të KPK-së përmes të cilit ishte refuzuar certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe në vendim të gjykatë ndër të tjera thuhej se masa sigurisë caktohet për të mos vijuar me shkaktimin e dëmeve ndaj Bajrami-Kastrati.

Ligji përcakton se kuorumi me përbërjen e re të KPK formohet me prezencën e 4 anëtarëve.

“Përjashtimisht nga dispozitat tjera të Ligjit, kuorumi i Këshillit në këto raste dhe rastet tjera në vijim të mos pjesëmarrjes së vazhdueshme të disa anëtarëve të Këshillit, formohet me së paku katër (4) anëtarë të Këshillit, dhe vendimet merren me votat e të gjithë këtyre katër (4) anëtarëve të Këshillit”. /BetimipërDrejtësi/

Rama: Paraburgimi ka nevojë për ndërhyrje, nuk prekim thelbin e reformës në drejtësi

30 December 2025 at 21:49

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se reforma në drejtësi është një realitet i pakthyeshëm, por pranoi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri vijon të ketë probleme serioze, të cilat kërkojnë reflektim dhe ndërhyrje.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e fundvitit të mbajtur në Kryeministri, Rama u shpreh se ligjet e reformës janë miratuar dhe funksionojnë, por kjo nuk do të thotë se drejtësia është pa probleme.

“Ligjet e reformës në drejtësi janë aty, reforma në drejtësi është aty. Por që drejtësia në Shqipëri ka probleme të mëdha, kjo nuk diskutohet”, u shpreh Kryeministri.

Ai theksoi se reforma ka vetëm dhjetë vite që është në zbatim dhe se kjo periudhë është shumë e shkurtër në raport me historinë e institucioneve shtetërore.

“Reforma 10 vjet ka, ndryshimet 10 vjet kanë. 10 vjet janë një hiç asgjë në historinë e një shteti dhe në historinë e një pushteti. E kam thënë dhe herë tjetër, pushteti ekzekutiv ka më shumë se 100 vjet, por pushteti ekzekutiv në Shqipëri nuk është i pakritikueshëm. Si mund të jenë të pakritikueshëm protagonistët e një pushteti që ka vetëm 10 vjet. Janë të kritikueshëm që çke me atë punë. Dhe kritikat janë të gjitha konstruktive”, tha Rama.

Ndërkohë, shtoi Rama, “çfarë i takon atyre, i takon atyre, nuk na takon ne, çfarë na takon ne nuk i takon atyre”.

Rama theksoi se, për paraburgimin sigurisht që ka nevojë për ndërhyrje.

“Shiheni çfarë thotë Këshilli i Evropës që është për definicion institucioni më i madh ndërkombëtar për liritë dhe të drejtat e njeriut. E pranoni ju këtë, ju duket bukur ju kjo, që Shqipëria të jetë e fundit fare në listë dhe të ketë vetëm Rusinë mbrapa për brutalitet dhe vrazhdësi?!”, iu drejtua Rama gazetarëve.

Duke përmendur rastin e një vrasjeje në burgun e Peqinit, kur një prokuror futi në burg të gjithë rojat e burgut, Rama u shpreh se, “mentalitetet e vjetra, sëmundjet e vjetra pak gjë duan dhe zgjohen kur vjen puna tek mënyra si veprojnë shtetet që nuk janë akoma të konsoliduara”.

Por, shtoi Rama, “një gjë është e sigurt, ne nuk prekim thelbin në asnjë rast dhe për asnjë arsye. Thelbi është që ne jemi këtu për ta garantuar këtë proces, procesin e luftës së pavarur nga pushteti ekzekutiv kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Shpresoj që lufta kundër korrupsionit të sofisitikohet dhe të luftohet korrupsioni, jo prerja e pemëve, duke e kapur veshin mbrapsht, të futet në statistikë. Pra duhet balancim, kjo është pak, por është e sigurt”, tha Rama.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Rama: Paraburgimi ka nevojë për ndërhyrje, nuk prekim thelbin e reformës në drejtësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: 700 tenxheret politiko-mediatike nuk e përulin dot Shqipërinë e Reformës në Drejtësi

28 December 2025 at 10:01

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama siguroi sot se kjo mazhorancë do të vazhdojë të mbështesë organet e drejtësisë me gjithçka ka në dorë për të bërë detyrën e tyre dhe do të mbetet garante e palëkundur e Reformës në Drejtësi dhe e pavarësisë së drejtësisë nga politika.

Në episodin e fundit për këtë vit të podkastit “Flasim”, kryeministri Rama u ndal te çështje të aktualitetit, ndërsa solli në vëmendje disa nga arritjet kryesore të vendit drejt Bashkimit Europian.

“Shqipëria e 700 tenxhereve politiko-mediatike, ku zien me histeri i gjithë llumi i gjysmë të vërtetave që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, ku linçohen njerëz e familje pa asnjë gajle, për lloj-lloj arsyesh të mosarsyes, nga gjobat e portalexhinjve tek ligësitë e poterexhinjve dhe mllefet e pallavraxhinjve, nuk e mund dhe as nuk e zmbraps dot kurrësesi Shqipërinë e të gjithë kapitujve të hapur të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje Shqipërinë turistike me aeroportin kryesor të rajonit, që për të disatin vit edhe këtë vit, ka lënë mbrapa aeroportin historikisht kryesor në Ballkan, atë të Beogradit.

Po ashtu, Rama u ndal te Shqipëria e transformimit digjital dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike, ku paga mesatare ka arritur tanimë në 830 euro.

“Kemi Shqipërinë e transformimit epokal të infrastrukturës, ku kantiere të reja hapen çdo vit, qoftë për arteriet e mëdha të vendit e qoftë për ato të voglat; Shqipërinë e sovranitetit energjetik, e cila brenda këtij mandati të katërt do të jetë ekportuese neto e energjisë dhe s’do të paguajë më asnjë qindarkë për të blerë energji jashtë vendit; Shqipërinë e rilindjes së industrisë ushtarake, e cila do të mikpresë Samitin e NATO-s në 2027-ën dhe do ta mbrojë atë ditë qiellin me dronët e prodhuar në vendin tonë”, u shpreh Kryeministri.

Rama tha se “Shqipëria e 700 tenxhereve politiko-mediatike dhe histerike, nuk e mund dhe nuk e përul dot as në moralin e luftës kundër korrupsionit”.

“Nuk e mund dhe nuk e përul dot Shqipërinë e Reformës në Drejtësi, Shqipërinë e Pavarësimit të Drejtësisë nga Pushteti Politik, Shqipërinë e qeverisur nga forca e pasionit dhe vullnetit shtetndërtues, ku për herë të parë në histori, një parti në pushtet i hap rrugën drejtësisë për të pastruar me fshesën e ligjit edhe oborrin deri dje të ndaluar të pushtetit politik, përfshirë edhe pjesën e saj në atë oborr”, tha Kryeministri.

Kjo Shqipëri, sipas tij, nuk përulet dot nga Shqipëria e 700 tenxhereve politiko-mediatike, që nuk duan drejtësi për Shqipërinë, po duan destabilizim.

“Shqipëria ime, Shqipëria juaj, Shqipëria e atyre që sot janë fëmijë dhe që meritojnë një vend të sundimit të ligjit dhe jo të sundimit të llumit, nuk do të mundet e as do të përulet dot nga Shqipëria e 700 tenxhereve politiko-mediatike, që nuk duan drejtësi për Shqipërinë, po duan destabilizim, duan rrëmujë, duan shkatërrim në dëm të Shqipërisë, nuk duan drejtësi me ligj po hakmarrje me llum, nuk duan drejtësi po vetëgjyqësi, linçime, poshtërime”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se “ne do të vazhdojmë të luftojmë për drejtësinë që i ka munguar këtij shteti qysh në lindjen e tij, 100 e kusur vjet më parë”.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim organet e drejtësisë me gjithçka kemi në dorë për të bërë detyrën e tyre dhe do të mbetemi garantët e palëkundur të Reformës në Drejtësi, e të pavarësisë së drejtësisë nga politika, duke vazhduar të mbetemi zëri dhe forca më e madhe e shqiptarëve për Shqipërinë që askush tjetër nuk e mbron dot si ne, nuk e ndryshon dot si ne, nuk e bën dot siç do ta bëjmë ne, Shqipërinë në Bashkimin Europian”, tha Rama.

/m.m/r.e/

The post Rama: 700 tenxheret politiko-mediatike nuk e përulin dot Shqipërinë e Reformës në Drejtësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“180 mijë dosje stok”/ Hoxha: Drejtësia në kolaps! Pse s’ua thonë ndërkombëtarëve

By: Brisi
16 December 2025 at 20:52

Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme, se drejtësia në vendin tonë është në kolaps. Sipas tij reforma në drejtësi ka dështuar, ndërkohë që stoku i dosjeve ka shkuar në 180 mijë. Hoxha thotë se SPAK heton vetëm 0,3% të dosjeve, ndërsa shton se këto shifra qeveria nuk ja thotë ndërkombëtarëve. “Reforma në Drejtësi […]

The post “180 mijë dosje stok”/ Hoxha: Drejtësia në kolaps! Pse s’ua thonë ndërkombëtarëve appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kujtim Bashaj

11 December 2025 at 18:51

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të mërkurën më 10 dhjetor lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Kujtim Bashaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kujtim Bashaj appeared first on Reporter.al.

Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos 

11 December 2025 at 18:44

Prokurori Adnan Xholi u duk i lehtësuar në fund të prezantimit të tij përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të enjten, edhe pse gara për kreun e SPAK nuk e nxorri atë fitues. “Shyqyr që erdhi dita të mbyllej kjo procedurë, se u bë si legjendë urbane,” tha Xholi. Prej mëngjesit të së […]

The post Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos  appeared first on Reporter.al.

Reforma premtonte cilësi dhe shpejtësi gjykimi, si rezulton pas një dekade?

By: Elva
10 December 2025 at 22:54

Pavarësisht kundërshtive dhe mendimeve që mund të jenë edhe subjektive, nëse analizojmë në objektivitet, reforma në gjyqësor kishte dy shtylla kryesore që pretendonte se do të përmirësonte. Cilësinë në gjykime dhe uljen e stokut të dosjeve. Nëse e para mbetet evazive, pasi mendimet janë të ndryshme dhe në nivel profesionistësh, te pjesa e dosjeve të […]

The post Reforma premtonte cilësi dhe shpejtësi gjykimi, si rezulton pas një dekade? appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Dritan Gripshi

9 December 2025 at 19:47

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) la në fuqi vendimin Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të prokurorit Dritan Gripshi.

Vendimi u shpall sot nga trupi gjykues i KPA-së i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, të cilët lanë në fuqi vendimin e datës 27 mars 2024 të KPK-së, për shkarkimin nga detyra të prokurorit Dritan Gripshit.

Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi u shkarkua pasi KPK e gjeti atë me probleme në kriterin e pasurisë.

Dritan Gripshi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si prokuror në Elbasan dhe Durrës, përpara se të emërohej në Prokurorinë e Beratit në vitin 2008. Gripshi u shkarkua nga detyra në vitin 2010 me dekret të Presidentit të kohës me motivacionin e “sjelljeve që diskreditojnë figurën e prokurorit”, por ai fitoi më pas një proces gjyqësor kundër vendimit të shkarkimit dhe u rikthye në detyrë në vitin 2015.

/m.q/j.p/

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Dritan Gripshi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PS rikthen propozimet për ndryshime në reformën në drejtësi

26 November 2025 at 14:02

Amendamentet e Komicit propozojnë ndryshime në dy ligje; “Për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve” dhe “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Ndryshimet vijnë si rezultat i kërkesave të depozituara nga vetë organet e drejtësisë në Kuvend prej disa vitesh dhe prekin kryesisht ‘vetingun’ e përzgjedhjes së kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe […]

The post PS rikthen propozimet për ndryshime në reformën në drejtësi appeared first on Reporter.al.

Rama: PS, garante e pavarësisë së pushtetit të drejtësisë

19 November 2025 at 11:55

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Shqipëria nuk ndalet sepse kemi hyrë në një fazë vendimtare, që dje mori një shtysë të re në Bruksel ku jo vetëm hapëm të gjithë kapitujt e negociatave, por jemi çmuar me nota më pozitive”.

“Jemi çmuar me notat pozitive pikërisht sepse i kemi qëndruar jo vetëm strikt të gjitha detyrave dhe praktikisht sot jemi në vendin e parë për plotësimin e të gjitha atyre kërkesave të parashikuara nga plani i rritjes, por nga ana tjetër jemi të çmuar posaçërisht pikërisht për atë që mallkohemi non stop nga ata që sot po më fusin në një borxh shumë të madh me këtë pamje spektakolare që po ofrojnë”, theksoi Rama në fjalën e tij në seancën plenare të Kuvendit ku po shqyrtohet projektbuxheti i 2026-ës dhe Paketa Fiskale.

Kreu i qeverisë tha se “pikërisht për drejtësinë dhe reformën në drejtësi, për pavarësinë e drejtësisë, respektin ndaj asaj pavarësie dhe pikërisht për faktin nëse sot Shqipëria për herë të parë në histori lufton me korrupsionin, nëse sot për herë të parë në histori heton pa dallim, nëse sot Shqipëria për herë të parë në histori ka vendosur në të njëjtin nivel me pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv edhe flamurin e pavarësisë së pushtetit të drejtësisë, kjo jo vetëm është merita ekskluzive e PS-së, por nga ana tjetër botërisht dihet se PS është edhe garantia e ekskluzive e asaj pavarësie”.

“Parafytyrojeni vetëm për një moment se si do ta përplasnin për muri drejtësinë e pavarur ata për momentin dhe për një kohë të gjatë do të vazhdojnë të përplasin vetëm veten”, tha Rama.

/k.s/ /a.g/

The post Rama: PS, garante e pavarësisë së pushtetit të drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Arritja historike” e Italisë, miratohet Reforma në Drejtësi e Melonit

By: M C
30 October 2025 at 22:44

Senati i Italisë miratoi një reformë të thellë të sistemit gjyqësor, duke avancuar një nga ndryshimet kushtetuese më të rëndësishme të propozuara nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Vendimi erdhi pavarësisht kundërshtimeve të forta nga trupa gjyqësore dhe opozita e qendrës së majtë. Megjithatë, sfida kryesore pritet në muajt e ardhshëm.

Reforma duhet të kalojë në një referendum kombëtar që do të mbahet në pranverën e ardhshme për t’u bërë ligj. Sondazhet e fundit tregojnë se opinioni publik në Itali është i ndarë mbi këtë nismë, e cila ka ndezur debat politik për dekada.

Votimi në Senat u zhvillua në një klimë tensioni mes koalicionit të Melonit dhe gjyqësorit, pas vendimit të Gjykatës së Auditorëve të Shtetit që refuzoi të miratojë planin e qeverisë për ndërtimin e urës që lidh Siçilinë me kontinentin. Meloni akuzoi gjykatën për “lojëra politike”, ndërsa gjyqtarët e hodhën poshtë këtë pretendim.

“Po hedhim një hap të rëndësishëm drejt një sistemi më efikas, më të balancuar dhe më afër qytetarëve”, deklaroi Meloni pas votimit, duke e cilësuar reformën si “një arritje historike”.

Nëse miratohet në referendum, reforma do të ndryshojë rrënjësisht strukturën e sistemit gjyqësor italian, duke ndarë përfundimisht karrierat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Qeveria argumenton se ky hap do të shmangë konfliktet e interesit dhe ndikimin politik në vendimet gjyqësore.
Aktualisht, magjistratët hyjnë në sistem përmes një provimi të vetëm dhe mund të kalojnë nga një rol në tjetrin gjatë karrierës. Me sistemin e ri, kandidatët do të duhet të zgjedhin që në fillim nëse duan të bëhen gjyqtarë apo prokurorë, pa mundësi ndërrimi më pas.

Këshilli që merret me emërimet dhe çështjet disiplinore do të ndahet në dy organe të veçanta vetëqeverisëse, anëtarët e të cilëve do të përzgjidhen me short në vend të zgjedhjeve, për të kufizuar ndikimin e grupeve të interesit.

Nga ana tjetër, gjyqtarët dhe opozita e majtë e akuzojnë qeverinë se po përpiqet të marrë kontroll mbi prokurorët dhe hetimet.

Popullariteti i Giorgia Melonit mbetet më i lartë se në fillim të mandatit, çka mund t’i japë avantazh në referendum. Por analistët paralajmërojnë se referendumet në Itali shpesh shndërrohen në votë proteste ndaj qeverisë.

Sistemi i drejtësisë italian mbetet ndër më të ngadalshmit në Evropë. Të dhënat e BE-së tregojnë se zgjidhja e çështjeve civile dhe tregtare kërkon mesatarisht 1,000 ditë, rreth 200 ditë më shumë se mesatarja e vendeve të tjera anëtare.

Megjithatë, normat e përfundimit mbi 100% tregojnë një përmirësim të ndjeshëm në uljen e prapambetjeve.

Reforma të ngjashme janë tentuar edhe më pare, qeveritë e qendrës së majtë janë përqendruar te efikasiteti i gjykatave, ndërsa e djathta, nën ndikimin e ish-kryeministrit të ndjerë Silvio Berlusconi, ka synuar kufizimin e pushtetit të prokurorisë.

The post “Arritja historike” e Italisë, miratohet Reforma në Drejtësi e Melonit appeared first on Albeu.com.

Balla: Reforma në Drejtësi theu mitet se nuk ka politikan mbi ligjin e të paprekshëm

30 October 2025 at 15:54

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, në lidhje me raportet e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u ndal tek Reforma në Drejtësi.

Sipas Ballës “Reforma në Drejtësi ka thyer mite në Shqipëri dhe njëri ndër mitet e thyera është se nuk ka politikan mbi ligjin dhe nuk ka të paprekshëm”.

Duke iu drejtuar opozitës, Balla tha se po të mos ishte për mazhorancën socialiste, as nuk mendohej se do të kishte funksionarë publikë para drejtësisë.

“Kur ishit ju në qeverisen e vendit, ku mendohej, që të kishte ministra, deputetë, ish-kryeministra, ish-presidentë që sot të jenë para drejtësisë?! Kjo as nuk imagjinohej, as të shkonin para prokurorit, kur prokurori i thërriste. Sa kanë kaluar nga koha, kur në 2011 kryeministri urdhëronte policinë që mos të zbatonte urdhrat e prokurorisë. I bëj thirrje policisë të mos zbatojë urdhrat për ndalimin e drejtuesve të Gardës, të cilët me urdhër të Sali Berishës kishin qëlluar mbi popullin opozitar dhe kishin lënë të vdekur katër bij nënash, heronj sot”, tha Balla.

Balla theksoi se “140 deputetë në këtë sallë kanë votuar këtë Kushtetutë që kemi sot mbi bazën e së cilës është ngritur gjithë struktura e re e drejtësisë”.

““Shejtanët” në sistemin e drejtësisë duheshin larguar, më shumë se gjysma e tyre janë larguar, por nuk ka një shkop magjik që të prodhojë menjëherë brenda një viti 400 magjistratë”, tha Balla.

Balla tha se në 2016 është rënë dakord që politika nuk do të emërojë më gjyqtarë, nuk do të emërojë më prokurorë.

Kreu i grupit të socialistëve u shpreh se nga ana e PS-së nuk do të ketë “sulme ndaj drejtësisë”.

“Drejtësia është e mirë kur godet në fushën e kundërshtarit dhe është e keqe kur godet në fushën tënde, në partinë tënde. Nuk keni për të dëgjuar as nuk do të dëgjoni se nga ky krah i sallës (PS) të hyjmë në çështje të meritës dhe asnjëherë nuk do të dëgjoni që të çohet njëri këtu dhe të bëjë avokatin, për të mos prekur aspak elementët e pavarësisë së prokurorisë apo gjykatave. Është një çështje që ka zënë vend në sjelljen tonë politike”, tha Balla.

Balla theksoi ndër të tjera se “KLP dhe KLGJ duhet të fokusohen tek rekomandimet e Kuvendit. Duhet të thoni edhe pse nuk janë adresuar çështjet që lë Kuvendi”.

/m.q/r.e/a.f/

The post Balla: Reforma në Drejtësi theu mitet se nuk ka politikan mbi ligjin e të paprekshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

By: armand
30 October 2025 at 14:53

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën se si është konceptuar dhe zbatuar reforma në drejtësi në Shqipëri. Sipas tij, çdo reformë duhet të jetë e mirëmenduar dhe të ketë si qëllim përmirësimin e sistemit ekzistues. Duke folur në Kuvend, Ndoja u shpreh se reforma aktuale ka pasur […]

The post Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin appeared first on BoldNews.al.

“Reforma në Drejtësi, dështim”, Beleri: Në 11 maj paratë e shtetit u përdorën për të blerë vota

By: M C
28 October 2025 at 19:31

Eurodeputeti Fredi Beleri, duke folur për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe zgjedhjet e 11 majit, theksoi se realiteti është ajo që ka thënë ODIHR dhe parlamenti Europian për zgjedhjet në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, Beleri tha se nga raporti u tregua se paratë e shtetit u përdorën për blerjen e votave. Po ashtu Beleri ka deklaruar se Reforma në Drejtësi është dështim dhe ka njollosur të gjitha aspektet e drejtësisë.

“Nuk kam shumë për të thënë, desha vetëm të thoja që jam i kënaqur që jam këtu dhe se dua të kontribuoj me gjithçka që mundem. Ëndrra që Shqipëria të bëhet anëtare e BE, kam jetuar gjysmën e jetës në Shqipëri dhe gjysmën në Greqi. E kuptoj dallimin mes tyre, e di se është e nevojshme që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian por shumë nga gjërat që janë thënë, nuk pasqyrojnë realitetin e vendit.

Realiteti është ajo që ka thënë ODIHR dhe parlamenti Europian për zgjedhjet në Shqipëri. U tregua se paratë e shtetit u përdorën për blerjen e votave. Një vend nuk mund të jetë i gatshëm të hyjë në BE, reforma duket se është në dështim. Qytetarët e Shqipërisë e ndjejnë që drejtësia nuk jepet në gjykata. Të gjitha këto duhen rregulluar”, u shpreh Fredi Beleri.

The post “Reforma në Drejtësi, dështim”, Beleri: Në 11 maj paratë e shtetit u përdorën për të blerë vota appeared first on Albeu.com.

PS nismëtare e reformës në drejtësi/ Sondazhi i ABC News tregon se si e vlerësojnë shqiptarët

By: Rovena
27 October 2025 at 22:44

Në emisionin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, u publikuan këtë të hënë, 27 tetor, përgjigjet e sondazhit me temë drejtësinë, pyetja që iu drejtua shqiptarëve se çfarë mendojnë për reformën në drejtësi, ku PS ishte nismëtare e kësaj reforme.

Nga 1313 qytetarë të anketuar në 12 qarqe të vendit, 33.7% e qytetarëve mendojnë se është zgjedhja e duhur, 43.1% mendojnë se është ndërhyrja e duhur, por duhen ndryshime. Kurse 23.2% janë të mendimit se reforma duhej, por ishte reforma e gabuar./abcnews.al

Kaso: Nuk i votojmë projektrezolutat, duhet një reformë e vërtetë në drejtësi

27 October 2025 at 15:34

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Partia Demokratike nuk do të votojë projektrezolutat për institucionet e drejtësie.

Kështu bëri të ditur deputeti i PD-së, Ivi Kaso, gjatë fjalës së tij në Kuvend, nga ku foli për reformën në drejtësi, sipas të cilit “është vënë nën kontroll politik, çdo hallkë të drejtësisë”.

“Reforma në drejtësi, sot është shndërruar në simbolin më të qartë të dështimit institucional dhe kapjes së shtetit”, tha Kaso.

Kaso u ndal edhe te krijimi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kaso tha se sot njerëzit nuk besojnë më as tek gjyqtari, as tek prokurori, as tek ligji. Ndër të tjera deputeti i PD-së theksoi se “veprimet e SPAK kanë krijuar perceptimin se ndjekja penale zhvillohet me intensitet të ndryshëm në varësi të personit nën hetim”.

Sipas Kasos “hetimet ndaj përfaqësuesve të opozitës janë zhvilluar me shpejtësia e ashpërsi të pazakontë, ndërkohë që dosjet që prekin nivelet e larta të qeverisjes mbeten të ngrira ose zvarriten”.

“Kjo është thellësisht dëmtuese për besimin tek reforma. Shembulli është taskforca zgjedhore, ku rezultatet ishin minimale”, tha Kaso.

Kaso shtoi se “sot, SPAK shihet si një strukturë që funksionon me dy standarde që heziton përballë pushtetit por trimërohet dhe shërben si armë ndaj opozitës”.

Kaso tha se sot përballë nesh ka rezoluta që kërkojnë të miratohen pa debat.

Sipas Kasos “nëse duam të ndërtojmë një shtet normal duhet ta themi qartë drejtësia shqiptare nuk ka nevojë për rezoluta që e dekorojnë, por për reforma që e çlirojnë atë nga kapja politike”.

“Ne nuk mund të pranojmë që Kuvendi të behet noteri i dështimit të një reforme që ka shkatërruar besimin publik, që ka vonuar gjykime, që ka mbajtur peng qytetarët dhe që ka zhdukur çdo ndjesi përgjegjësi tek gjyqtarët dhe prokurorë. Drejtësia nuk është pronë e qeverisë, as e ambasadave, as e ndonjë fondacioni, ajo është e gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha Kaso.

Prandaj, shtoi Kaso, “PD nuk do t’i votojë ato projektrezoluta, sepse ato tentojnë që t’i japin një fasadë legjitimiteti një dështimi historik”.

Ndërkohë, theksoi më tej deputeti i PD-së, “ne vazhdojmë që të jemi të përkushtuar për një reformë të vërtetë në drejtësi, të bazuar tek përgjegjësia, meritokracia, balancimi i pushteteve dhe llogaridhënia reale, dhe jo tek kapja dhe përdorimi politik”.

“Në besojmë fort se një shtet që nuk jep drejtësi nuk është më shtet, ai është dhe ngelet vetëm një strukturë mafioze”, tha Kaso.

/m.q/r.e/a.f/

The post Kaso: Nuk i votojmë projektrezolutat, duhet një reformë e vërtetë në drejtësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌