Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

GREQI – Fermerët bllokojnë pikat doganore në veri të vendit

17 December 2025 at 18:41

SELANIK, 17 dhjetor /ATSH-ANA/ – Fermerët vazhduan sot me bllokadat që kanë ngritur në pikat doganore Evzoni dhe Niki, në kufirin e Greqisë me Maqedoninë e Veriut, si edhe në Promachonas dhe Exochi, në kufirin me Bullgarinë.

Fermerët në pikën doganore të Promachonasit vazhduan për shumë orë bllokimin e zonës, ku mobilizimi preku vetëm kamionët e transportit ndërkombëtar. Automjetet private dhe autobusët u lejuan të kalonin lirshëm.

Shoferët e kamionëve ndodheshin në vendngjarje, ndërsa bllokada po përforcohej edhe nga përfaqësues të sindikatave të tjera, të cilët kishin paralajmëruar praninë e tyre.

Në të njëjtën kohë, në koordinim të plotë me kolegët e tyre në Promachonas, fermerë dhe blegtorë nga Nevrokopi  po zhvillojnë gjithashtu një bllokadë tetëorëshe.

Gjatë kësaj periudhe ndalohet hyrja dhe dalja e kamionëve të të gjitha llojeve, ndërsa automjetet e pasagjerëve dhe autobusët turistikë devijohen në rrugë alternative.

Në një veprim të papritur sot, fermerët protestues në prefekturën e Serresit vendosën të përshkallëzojnë veprimet e tyre duke bllokuar pa afat pikën doganore të Promachonasit, në kufirin me Bullgarinë, për të gjithë kamionët e transportit ndërkombëtar.

Fermerët protestojnë për mosshlyerjen e 30% të mbetur të subvencioneve kryesore që u detyrohen, duke u ankuar se Agjencia e Sigurimeve Bujqësore (ELGA), në vend që të kryejë pagesat, ka zgjedhur fillimisht të mbajë kontributet.

Ata thanë se do të mbajnë asamble në intervale të rregullta për të vendosur nëse do të lehtësojnë përkohësisht trafikun e rënduar në pikën doganore të Promachonasit./    /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post GREQI – Fermerët bllokojnë pikat doganore në veri të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Hungaria bllokon deklaratën e BE-së për anëtarësimin e Ukrainës

16 December 2025 at 19:33

BRUKSEL, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Hungaria po bllokon dokumentin vjetor të Bashkimit Evropian mbi procesin e zgjerimit për shkak të refuzimit të saj për negociatat e anëtarësimit të Ukrainës në BE, tha sot ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre.

Sipas Bjerre, qeveria e kryeministrit Viktor Orban ka deklaruar se nuk do të mbështesë një vlerësim pozitiv të zhvillimeve në Ukrainë, por ky element i vlerësimit nuk mund të hiqej pasi ishte i mbështetur nga të gjitha shtetet e tjera të BE-së.

Danimarka mban presidencën e radhës të BE-së.

“Ne kemi 26 shtete anëtare që tregojnë mbështetje të fortë për Ukrainën, dhe Ukraina po jep rezultate”, shpjegoi Bjerre gjatë konsultimeve në Bruksel”.

“Formulimi për Ukrainën është i drejtë dhe i balancuar”, theksoi ajo.

Përfaqësuesi gjerman, Gunther Krichbaum, kritikoi sjelljen e Hungarisë dhe akuzoi Budapestin se po ngadalëson proceset e BE-së.

Për Ukrainën, vetoja e Hungarisë nënkupton se nuk mund të shpresojë më për fillimin e raundeve formale të negociatave për anëtarësim në BE.

Qeveria aktuale hungareze justifikon refuzimin e anëtarësimit të Ukrainës me nevojat e mëdha financiare të këtij vendi dhe pretendimin se pakica hungareze në Ukrainë po diskriminohet.

Me Hungarinë në mes të një fushate zgjedhore, nuk pritet që Orban të ndryshojë qëndrim dhe të heqë bllokadën deri pas zgjedhjeve të prillit./  /Ad.Ab./

The post BRUKSEL – Hungaria bllokon deklaratën e BE-së për anëtarësimin e Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot për disa orë aksi Kakavijë-Janinë

13 December 2025 at 09:33

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish sot për disa orë për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare në Kakavijë bëri të ditur se është njoftuar nga Policia Kufitare Greke “se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”.

Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

/m.q/j.p/

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot për disa orë aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fermerët grekë vijojnë protestën, Kakavija bllokohet bllokohet sot për tre orë

6 December 2025 at 12:27

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/  Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër bëri me dije se aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar prej orës 19:00 të ditës së sotme deri në orën 22:00 (me orën greke).

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Sipas Policisë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Fermerët në Greqi kanë nisur protestat prej disa ditësh, për shkak të reduktimit dhe vonesave në pagesat e subvencioneve, si edhe rritjes së kostove të prodhimit, duke shkaktuar bllokime të mëdha rrugore dhe përplasje me policinë.

/e.i/ /a.g/

The post Fermerët grekë vijojnë protestën, Kakavija bllokohet bllokohet sot për tre orë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia: Aksi Kakavijë-Janinë i bllokuar nga ora 19:00 nga greva e fermerëve grekë

3 December 2025 at 12:13

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër bëri me dije se aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar prej orës 19:00 të ditës së sotme deri në njoftim të dytë ndërsa përshkallëzohet greva e fermerëve grekë.

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Sipas Policisë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Fermerët në Greqi kanë nisur protestat prej dy ditësh, për shkak të reduktimit dhe vonesave në pagesat e subvencioneve, si edhe rritjes së kostove të prodhimit, duke shkaktuar bllokime të mëdha rrugore dhe përplasje me policinë.

/e.i /j.p/

The post Policia: Aksi Kakavijë-Janinë i bllokuar nga ora 19:00 nga greva e fermerëve grekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bllokohet sërish Kakavijë – Janinë. Rruga e pakalueshme nga ora 12:00 deri në 18:00

By: lindita
1 December 2025 at 10:40

Bllokohet edhe këtë të hënë aksi Kakavijë-Janinë. Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), aksi rrugor do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që…

Source

Fermerët grekë nesër në protestë, bllokohet për katër orë aksi Kakavijë-Janinë

29 November 2025 at 20:23

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Policia Kufitare Kakavijë njoftoi sot se autoritetet greke kanë paralajmëruar bllokimin e përkohshëm të aksit rrugor Kakavijë-Janinë nesër, datë 30 nëntor, nga ora 18:00 deri në 22:00 (me orën greke, 17:00-21:00 me orën tonë).

Ky bllokim vjen si pasojë e një proteste të fermerëve në zonë.

Gjatë këtij intervali kohor qarkullimi do të jetë i ndaluar për të gjitha automjetet, përveç atyre që paraqesin emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe t’i planifikojnë udhëtimet në orare të tjera, për të shmangur pritjet dhe vështirësitë në kalimin e kufirit.

Autoritetet do të vijojnë të informojnë publikun në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm.

/gj.m/r.e/

The post Fermerët grekë nesër në protestë, bllokohet për katër orë aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qukës-Qafë Plloçë, investimi i një dekade që nuk i rezistoi as dy muajve

24 November 2025 at 16:43

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit sollën çarje të skarpatës dhe rënie të gurëve në kilometrin e 35-të të rrugës Qukës-Qafë Plloçë.

Në rrjete sociale dhe kanale të tjera të informimit u tha se për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve, kjo rrugë ishte e pakalueshme dhe madje ishte rrezikuar jeta e kalimtarëve. Por ky në fakt ishte një dezinformim për publikun.

Citizens shpjegon se bllokimi i rrugës nuk ka sjellë pasoja në lëvizje, dhe aq më shumë në sigurinë e kalimtarëve, pasi kompania e kontraktuar për punimet kishte hapur një rrugë dytësore paralele “bypass” për t’iu mundësuar kalimtarëve vijimin e rrugës.

Devijimi ishte kryer që rreth një javë më parë, duke i paraprirë situatës së ndodhur ditëve të fundit.

“I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm”, u shpreh Autoriteti Rrugor Shqiptar në një komunikim online.

Shembje të një natyre më të vogël janë venë re edhe më herët në këtë rrugë, ndërsa ajo ka rreth dy muaj që është hapur për qarkullim. Segmenti prej 43.4 km u përurua me ceremoni dhe prezencë të përfaqësuesve shtetërorë. Ndërtimi zgjati rreth 16 vite me një kosto totale mbi 235 milionë dollarë.

Terreni në të cilin kalon rruga është i paqëndrueshëm. Kushtet e rënduara atmosferike e bëjnë situatën edhe më të vështirë.

Pavarësisht rastit dizinformues që u shoqërua këto ditë, cilësia e punimeve mbetet në diskutim. Autoritetet duket se nuk kishin finalizuar ende kontratat e mirëmbajtjes, teksa rrëshqitjet e dherave duhet të ishin marrë parasysh që në fazën e projektimit dhe të mbikëqyreshin me kujdes në fazën e punimeve.

Në shtator 2025, ARRSH hapi tender për mirëmbajtjen me fond limit mbi 330 mijë euro me afat për paraqitjen e ofertave fundin e muajit tetor, mirëpo deri më tani ende nuk ka pasur një fitues të shpallur.

Rruga i përket kategorisë C1, me dy karrexhata me 3,75 metra nga secili krah dhe një metër korsi ndihmëse. Ndërsa si vepra arti janë dy tunele, njëri 710 metra dhe tjetri 300 metra dhe 4 ura, dy prej të cilave metalike.

16 vite për 43.4 km rrugë

Odiseja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë nis në vitin 2009, kur ish-kryeministri Sali Berisha premtoi ndërtimin e saj.

“Vota së bashku me ne është votë […] për autostradën e re Qukës-Plloçë-Pogradec,” shprehej Berisha asokohe në takime elektorale.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, Berisha preu shiritin e nisjes së punimeve. Projekti u cilësua më vonë “pa studim dhe me gabime teknike” nga ekspertët e ARRSH-së.

Ai ishte hartuar me buxhetin e shtetit, por pas ndërprerjes së punimeve dhe pamundësisë financiare, në vitin 2013 për të u mor kredi, e cila do të ishte e para e një serie lëvrimesh të tilla.

Huaja, e cila synonte të përfundonte veprën u mor nga Banka Islamike për Zhvillim (BIZH) dhe Fondit Saudit për Zhvillim (FSZH), ndërsa kishte një vlerë totale prej 125 milionë dollarësh.

Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama, projekti u rishikua, duke shtuar kësisoj kosto të tjera financiare.

“Ky ndryshim, ka qenë i domosdoshëm, sepse po të kishim vazhduar me projektin që trashëguam do të ishim në një situatë edhe më katastrofike se me rrugën Tiranë-Elbasan”, shprehej Rama gjatë një inspektimi të punimeve në vitin 2017.

Puna rinisi zyrtarisht në vitin 2015. Në 2018-ën, ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë një tjetër inspektimi premtoi se rruga do të ishte funksionale në vitin 2019. Mirëpo, edhe pas përfundimit të këtij afati rruga nuk u hap.

Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, në shtator të vitit 2020, ministrja e pezulluar e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se për të përmbyllur punimet nevojiteshin edhe 105.8 milionë dollarë: 56.8 milionë për dy lotet e para dhe 49 për lotin e tretë.

Kjo nevojë u materializua dy vite më vonë, në 2022-in kur qeveria mori tjetër hua nga FSZH me vlerën 49 milionë dollarë për të përfunduar lotin e tretë të rrugës. Lot ky, i cili nuk ishte parashikuar në projektin fillestar.

Sipas ARRSH-së, kostoja fillestare për lotin e parë dhe të dytë ka qenë 38 dhe 63.1 milionë dollarë. Ndërsa sot, loti i parë ka shkuar 74 milionë dhe loti i dytë 95 milionë.

Sa i takon financuesve, sipas ARRSH-së, nga buxheti i shtetit u financuan vetëm 2.9 kilometra. Ndërsa për pjesën tjetër BIZH (30 km) dhe FSZH (10 km).

Qeverisë socialiste iu desh të niste mandatin e katërt për të përfunduar këtë rrugë me kosto të dyfishuar prej fillimit, duke shkuar në mbi 235 milionë dollarë.

Lexo gjithashtu:

The post Qukës-Qafë Plloçë, investimi i një dekade që nuk i rezistoi as dy muajve appeared first on Citizens.al.

Australia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç, vendimi hyn në fuqi më 10 dhjetor

20 November 2025 at 12:12

SIDNEJ, 20 nëntor /ATSH/- “Meta” do të bllokojë përdoruesit australianë nën moshën 16 vjeç nga aksesi në “Instagram”, “Facebook” dhe “Threads” deri më 10 dhjetor, në përputhje me ndalimin gjithëpërfshirës të mediave sociale për adoleshentët në vend, njoftoi sot kompania, sipas “Reuters”.

Kompania tha se kishte filluar të njoftonte përdoruesit që besonte se ishin midis 13 dhe 15 vjeç – se llogaritë e tyre do të mbylleshin përmes mesazheve, email-eve dhe mesazheve brenda aplikacionit.

Nga 4 dhjetori, “Meta” do të fillojë çaktivizimin e llogarive dhe bllokimin e regjistrimeve të reja nga përdoruesit nën moshën 16 vjeç.

“Meta” tha se procesi pritej të përfundonte deri më 10 dhjetor, dhe se do të përdorte disa metoda të sigurimit të moshës për t’ju përmbajtur ndalimit.

Kompania njoftoi se do të miratonte një “qasje minimizimi të të dhënave”, duke kërkuar informacione shtesë vetëm kur kishte arsye për të dyshuar në moshën e deklaruar të një përdoruesi.

Sipas rregullatorit të internetit të Australisë, ka rreth 150 000 përdorues në “Facebook” të moshës midis 13 dhe 15 vjeç dhe 350 000 përdorues në “Instagram”. Të dhënat për “Threads” nuk janë publikuar ende.

“Meta” tha se adoleshentët e prekur mund të përditësojnë të dhënat e tyre të kontaktit për t’u njoftuar pasi të mbushin 16 vjeç, të shkarkojnë të dhënat e tyre ose të zgjedhin të fshijnë llogaritë e tyre.

Ndalimi i mediave sociale në Australi është një nga përpjekjet më gjithëpërfshirëse të qeverisë për të kontrolluar aksesin e të miturve në rrjete sociale.

Platformat që shkelin ligjin mund të gjobiten deri në 32,09 milionë dollarë. //a.i/

The post Australia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç, vendimi hyn në fuqi më 10 dhjetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bllokohen sërish rrugët! ARRSH njofton planin e ri për menaxhimit e trafikut për autostradën Tiranë–Durrës

By: gaze tare
14 October 2025 at 20:56

Autoriteti Rrugor Shqiptar në koordinim me Policinë e Shtetit ka vendosur të ndryshojë planin e menaxhimit të trafikut në autostradën Tiranë – Durrës, për të mundësuar ndërhyrjen rehabilituese në pjesën nga Vora deri te ura e Dajlanit.

Në një njoftim të publikuar në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thuhet se “nisur nga situata e trafikut të rënduar në autostradën Tiranë–Durrës, si pasojë e ndërhyrjeve për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, ka hartuar një Plan të ri të Menaxhimit të Trafikut me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë rrugore gjatë fazës së punimeve”.

Sipas këtij plani, duke filluar nga sonte, datë 14 tetor, në orën 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, do të zbatohet bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në këto segmente:

– Vorë – Maminas

– Maminas – Sukth

– Sukth – Fllakë

– Fllakë – Mbikalimi i Shkozetit

– Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit

Kohëzgjatja e punimeve parashikohet të jetë 1 deri në 2 ditë për çdo segment, në varësi të kushteve atmosferike dhe progresit të punës.

Gjatë orareve të mbylljes së qarkullimit, përdoruesit e rrugës do të duhet të ndjekin rrugën alternative:

Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës.

Pas përfundimit të punimeve në drejtimin Vorë–Durrës, do të vijojë ndërhyrja edhe në kahun tjetër të autostradës, Ura e Dajlanit – Vorë, duke ndjekur të njëjtin plan pune dhe afat kohor për çdo segment.

ARRSH në njoftimin e saj thekson se ndërhyrja në këtë aks rrugor është e domosdoshme për rehabilitimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për përdoruesit.

Institucioni kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke i ftuar të përdorin rrugët alternative në oraret e planifikuara të punimeve, për të kontribuar në mbarëvajtjen e procesit.

The post Bllokohen sërish rrugët! ARRSH njofton planin e ri për menaxhimit e trafikut për autostradën Tiranë–Durrës appeared first on iconstyle.al.

Mbi 4 mijë m2 ndërtim pa leje, IMT bllokon pallatin e ri në Astir

By: lindita
11 October 2025 at 12:37

Një godinë shumëkatëshe në zonën e Astirit, me një sipërfaqe prej 4 mijë metrash katrorë ndërtim pa leje, është bllokuar këtë të shtunë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës. Aksioni, i mbështetur nga forcat e Policisë Bashkiake, është zhvilluar në njësinë administrative nr. 14, në kuadër të operacioneve për frenimin e ndërtimeve të paligjshme në kryeqytet.

Source

Stuhia e borës bllokon mbi 1000 persona në Everest

By: lindita
6 October 2025 at 10:02

Mbllokohen mbi një mijë persona në majën e lartë të Everestit. Operacionet e shpëtimit janë në zhvillim në shpatet e largëta të Tibetit në malin Everest, ku një stuhi dëbore ka bllokuar afro 1,000 persona në kampe në anën lindore të malit, sipas mediave shtetërore kineze. Qindra banorë vendas dhe ekipe shpëtimi janë mobilizuar për të pastruar dëborën që ka bllokuar qasjen në zonë…

Source

Alarm në Everest/ Stuhia e borës bllokon mbi 1,000 persona, operacionet e shpëtimit në terren

By: gaze tare
5 October 2025 at 23:36

Operacionet e shpëtimit janë në zhvillim në shpatet e largëta të Tibetit në malin Everest, ku një stuhi dëbore ka bllokuar afro 1,000 persona në kampe në anën lindore të malit, sipas mediave shtetërore kineze. Qindra banorë vendas dhe ekipe shpëtimi janë mobilizuar për të pastruar dëborën që ka bllokuar qasjen në zonë, e cila ndodhet në një lartësi prej mbi 4,900 metrash.

Sipas mediave lokale, rreth 350 persona janë shpëtuar dhe janë drejtuar drejt sigurisë në qytetin e vogël Qudang, raportoi agjencia e lajmeve Reuters. Reshjet e dendura të dëborës nisën të premten në mbrëmje dhe janë përkeqësuar në shpatet lindore të Everestit në Tibet – një zonë e njohur për alpinistë dhe turistë malorë.

“Ishte aq lagësht dhe ftohtë – hipotermia ishte një rrezik i vërtetë”, tha Chen Geshuang, pjesë e një grupi ecjeje, që arriti në Qudang, për Reuters.

“Moti këtë vit nuk është normal. Udhërrëfyesi tha se nuk kishte hasur kurrë një mot të tillë në tetor. Dhe ndodhi gjithçka shumë papritur”.

Ekipi i shpëtimit “Qielli Blu” i Tibetit mori një thirrje për ndihmë, ku thuhej se çadrat ishin shembur për shkak të dëborës së rëndë, dhe se disa alpinistë tashmë kishin filluar të shfaqnin shenja të hipotermisë, raportuan mediat shtetërore kineze.

Kompania turistike e qarkut Tingri pezulloi shitjen e biletave dhe hyrjen në Zonën Turistike të Everestit nga dita e shtunë, sipas Reuters.

Rajoni po përballet me kushte ekstreme të motit, ndërkohë që në Nepalin fqinj kanë rënë reshje të dendura shiu, që kanë shkaktuar rrëshqitje dhe përmbytje të vrullshme, duke shkatërruar ura dhe duke shkaktuar të paktën 47 viktima në dy ditët e fundit.

Në Kinë, Tajfuni Matmo ka prekur tokën, duke detyruar rreth 150,000 persona të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

The post Alarm në Everest/ Stuhia e borës bllokon mbi 1,000 persona, operacionet e shpëtimit në terren appeared first on iconstyle.al.

Bllokimi i 8 ton domateve nga Shqipëria në Kroaci, fermerët në Dimal drejt falimentimit: Tregu nuk na i merr

By: Elva
15 September 2025 at 19:33

Fermerët e fshatit Samaticë në bashkinë e Dimalit po përballen me një situatë kritike për shkak të mungesës së tregut për shitjen e produkteve bujqësore. Tonelata me domate, kastravecë dhe perime të tjera mbeten të palëvizshme në pikat e grumbullimit, ndërsa prodhimet po kalben. Shkak i kësaj krize është bllokimi i 8 tonëve domate me […]

The post Bllokimi i 8 ton domateve nga Shqipëria në Kroaci, fermerët në Dimal drejt falimentimit: Tregu nuk na i merr appeared first on BoldNews.al.

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Durrës, makina bllokohet në nënkalim e rrethuar nga uji (VIDEO)

By: V K
11 September 2025 at 10:47

Këtë të enjte, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, situata në Durrës ashtu siç duket edhe nga pamjet, paraqitet problematike.

Në Durrës ujërat kanë vërshuar kudo, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Situata më problematike paraqitet në nënkalimin e “Velierës”, ku në pamjet e siguruara nga BalkanWeb, shihet se si një automjet ka mbetur i bllokuar për shkak të nivelit të lartë të ujit.

 

The post Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Durrës, makina bllokohet në nënkalim e rrethuar nga uji (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kroacia bllokoi 8 ton domate nga Shqipëria me pesticide tej normave, identifikohen dy inspektorët e arrestuar të AKU-së që lejuan eksportimin (FOTO+EMRAT)

By: V K
10 September 2025 at 12:00

Ronaldo Lika, 27-vjeç, dhe Griselda Doksani, 25-vjeçe, janë dy inspektorët e AKU Berat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste ditën e sotme pas kthimit nga Kroacia të sasive të mëdha me domate, të cilat dyshohet se nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore.

 

 

Dyshohet se Lika dhe Doksani, kanë kryer kontrolle në subjektin në pronësi të Mariglen Qorrit, i cili eksportoi 8 ton domate duke plotësuar në mënyrë fiktive praktikat e mbajtura.

Po ashtu, besohet se ata nuk kanë bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga shtetasi Mariglen Qorri, duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati.

 

 

The post Kroacia bllokoi 8 ton domate nga Shqipëria me pesticide tej normave, identifikohen dy inspektorët e arrestuar të AKU-së që lejuan eksportimin (FOTO+EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokuan pjeshkët me pesticide, reagon Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

By: lindita
4 September 2025 at 09:44

Pasi Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokuan pjeshkët nga Shqipëria që rezultuan me pesticide, ka reaguar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Sipas AKU-së, pas njoftimit nga shteti kroat për prani të nikelit mbi normën e lejuar në pjeshkët, u krye inspektim në subjekt, ku rezultoi se nuk kishte më produkt në gjendje. Reagimi i plotë nga AKU Më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi…

Source

Punime në hekurudhën Durrës–Tiranë, sot dhe nesër bllokohet kalimi Fusha Sportive, Sukth

TIRANË, 28 gusht/ATSH/  Policia Bashkiake e Durrësit informoi sot se në kalimin hekurudhor Fusha Sportive, Sukth do të  jetë totalisht i bllokuar nga të dyja anët për shkak të ndërhyrjeve në infrastrukturën hekurudhore.

Në një postim në rrjetet sociale, Policia Bashkiake Durrës njofton të gjithë drejtuesit e automjeteve të njësisë administrative Sukth, Manëz, Ishëm , të cilët përdorin segmentin rrugor Sukth- Kullë dhe anasjelltas Kullë- Sukth, në kilometrazhin 10+418 se sot dhe nesër nga ora 00:00 deri në 04:00, në kuadër të rikonstruksionit të linjës hekurudhore Durrës–Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) si dhe ndërtimit të linjës së re hekurudhore drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit (ANR), do të kryhen punime që do të ndikojnë në qarkullimin rrugor në kalimin hekurudhor Fusha Sportive, Sukth.

Gjatë këtij orari, ky kalim do të jetë totalisht i bllokuar nga të dyja anët për shkak të ndërhyrjeve në infrastrukturën hekurudhore nga punimet e kryera nga kompania.

Policia Bashkiake Durrës I bën apel qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë segment rrugor gjatë orareve të sipërpërmendura dhe të ndjekin rrugë alternative.

Shërbimet e Policisë Bashkiake do të jenë në terren për të mbikëqyrur dhe kontrolluar trafikun.

/k.s/j.p//

The post Punime në hekurudhën Durrës–Tiranë, sot dhe nesër bllokohet kalimi Fusha Sportive, Sukth appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

WhatsApp dhe Telegram reagojnë ndaj kufizimeve të Rusisë

By: gaze tare
21 August 2025 at 10:30

Autoritetet ruse kanë vendosur kufizime ndaj aplikacioneve WhatsApp dhe Telegram, duke i akuzuar se nuk bashkëpunojnë me organet ligjzbatuese në rastet e mashtrimeve dhe terrorizmit.

WhatsApp reagoi duke thënë se enkriptimi i plotë dhe mbrojtja e privatësisë janë arsyeja e vërtetë pas bllokimit:

“WhatsApp është privat, i enkriptuar nga fillimi në fund dhe sfidon përpjekjet e qeverisë për të shkelur të drejtën e njerëzve për komunikim të sigurt, prandaj Rusia po përpiqet ta bllokojë atë për mbi 100 milionë rusë”, tha WhatsApp në një deklaratë. “Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë komunikimin e koduar nga fillimi në fund të disponueshëm për njerëzit kudo, përfshirë edhe në Rusi.”

Telegram deklaroi se lufton aktivisht keqpërdorimin e platformës, përfshirë nxitjen për dhunë apo mashtrime.

Kjo është një tjetër përplasje mes kontrollit shtetëror dhe lirisë digjitale në Rusi.

The post WhatsApp dhe Telegram reagojnë ndaj kufizimeve të Rusisë appeared first on iconstyle.al.

WhatsApp: Rusia po përpiqet të na bllokojë

By: Ardit
14 August 2025 at 11:47

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp, ka thënë të enjten se Rusia po përpiqet t’i bllokojë shërbimet e tij për shkak se aplikacioni ua ka ofruar njerëzve të drejtën për komunikim të sigurt. WhatsApp, i cili është në pronësi të Meta-s, u zotua se do t’i vazhdojë përpjekjet për t’i kthyer shërbimet e aplikacionit të vet edhe […]

The post WhatsApp: Rusia po përpiqet të na bllokojë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌