Normal view

Kurti dhe Abdixhiku priten të takohen sërish sot

5 August 2026 at 11:56


Në vazhdën e përpjekjeve për marrëveshje politike, sot pritet të takohen sërish kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Telegrafi mëson se takimi i radhës Kurti-Abdixhiku pritet të zhvillohet sot.

Kurti dhe Abdixhiku janë takuar edhe të martën, në një takim tre orësh, por që nuk rezultoi me marrëveshje.

Pas takimit të së martës, liderët partiakë theksuan se ndonëse nuk është arritur marrëveshje, takimi është zhvilluar në frymë konstruktive.

Ndryshe, të enjten, më 6 gusht në ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

14 vatra zjarri në 12 orët e fundit në Shqipëri, pesë mbeten ende aktive

5 August 2026 at 11:55

Shqipëria është përballur me 14 vatra zjarri gjatë 12 orëve të fundit, ndërsa pesë prej tyre vijojnë të mbeten aktive, duke angazhuar dhjetëra forca në terren dhe mjete ajrore për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Sipas autoriteteve, në operacionet e deritanishme janë angazhuar 182 efektivë, 19 automjete zjarrfikëse, tre helikopterë dhe një avion i Forcës Ajrore.

Ndërhyrjet janë përqendruar në zonën e Dajtit, në fshatin Riban të Mallakastrës, në fshatin Shqiponjë të Prrenjasit, në Vërzhezhë të Skraparit, në Krekëz të Himarës, si dhe në zonën malore mes Stegopullit dhe Selckës në bashkitë Libohovë dhe Dropull.

Në fshatin Riban, falë ndërhyrjes nga toka dhe ajri është eliminuar rreziku për zonat e banuara, ndërsa 15 familje janë evakuuar përkohësisht si masë parandaluese.

Autoritetet bëjnë të ditur se nga vatrat e shuar deri më tani janë përfshirë rreth 1.5 hektarë me barishte, shkurre dhe bimësi pyjore, ndërsa sipërfaqja e dëmtuar nga zjarret që mbeten aktive është ende duke u vlerësuar.

Strukturat e mbrojtjes civile po vazhdojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e operacioneve për vënien nën kontroll të zjarreve në të gjithë territorin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 14 vatra zjarri në 12 orët e fundit në Shqipëri, pesë mbeten ende aktive appeared first on Sinjali.

Haradinaj: Posti i kryeministrit ose presidentit duhet t’i takojë opozitës

5 August 2026 at 11:51

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve parlamentare nuk i ka dhënë asnjë partie të drejtën për të qeverisur e vetme, duke theksuar se krijimi i institucioneve duhet të bazohet në bashkëvendimmarrje mes pozitës dhe opozitës.

Duke komentuar mosarritjen e një marrëveshjeje në takimet e fundit, Haradinaj tha se verdikti i qytetarëve kërkon ndarje të përgjegjësive në procesin e vendimmarrjes.

“Qytetari ka votuar, populli ka votuar, sot jemi deputetë të zgjedhur. Ky rezultat kërkon bashkëvendimmarrje ose vendimmarrje të përbashkët. Nuk i ka dhënë një shumicë të duhur partisë fituese dhe, kuptohet, për të arritur në krijimin e institucioneve kërkohet vendimmarrje e përbashkët”, tha ai.

Sipas Haradinajt, deri më tani nuk është ofruar një model i bashkëvendimmarrjes, por vetëm një ftesë që opozita të bëhet pjesë e qeverisë.

“Ajo që kemi parë deri tani është një pozicion i tillë që nuk ofron bashkëvendimmarrje ose vendimmarrje të përbashkët, por i është ofruar opozitës për përfitimin e pushtetit, pra me i dhënë përfitime ose pjesëmarrje në pushtet. Kjo nuk e reflekton rezultatin. Dallimi mes numrit të deputetëve, të shqiptarëve po flas, të pozitës dhe opozitës nuk është aq i madh sa që vetëm fituesi i zgjedhjeve të mbajë vendimmarrjet”, tha ai.

Ai shtoi se rezultati zgjedhor duhet të lexohet si nevojë për ndarje të përgjegjësive institucionale.

“Për me e thjeshtuar edhe më shumë, nga dy postet e para, në këtë rast kryeministri që është posti kryesor sepse udhëheq qeverinë, ekzekutivin, dhe presidenti, njëri nga të dy postet në bazë të rezultatit zgjedhor i takon opozitës. Ai që ka fituar zgjedhjet, nëse ka logjikë demokratike, e lexon kështu rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai.

Haradinaj akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po synon të mbajë të gjithë pushtetin vendimmarrës.

“Nëse ka logjikë regjimi, e që në fakt kjo logjikë po ndodh me Kurtin, ai nuk dëshiron vendimmarrje të përbashkët ose ndarje të vendimmarrjes. Kurti po i kërkon të gjitha situatat ose pozitat ose institucionet vendimmarrëse për vete dhe në njëfarë mënyre po synon me e poshtruar opozitën duke i ofruar vetëm përfitime të pushtetit, pra vetëm pjesëmarrje në qeverisje. Kjo nuk është ashtu siç ka vendosur qytetari. Është logjikë e regjimit. E këtë udhëheqësit e regjimeve totalitare të frikësohen nga bashkëvendimmarrja ose nga ndarja e vendimmarrjes”, tha ai.

Ai theksoi se opozita mund të kontribuojë në krijimin e institucioneve vetëm nëse është pjesë e vendimmarrjes.

“Unë mendoj që opozita mundet me ndihmuar në krijimin e institucioneve, por kuptohet duhet të ketë bashkëvendimmarrje, jo vetëm marrje pjesë në ekzekutiv që nënkupton pra vetëm përfitime për pushtet”, tha ai.

I pyetur për referencat ndaj kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, Haradinaj e vlerësoi punën e tij në krye të partisë dhe të Komunës së Gjakovës.

“Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ushtruar shumë funksione. Është kryetar shumë i suksesshëm i Komunës së Gjakovës edhe shihen zhvillimet në Gjakovë, po u tregua edhe kryetar i suksesshëm i partisë që udhëheq. Ka dëshmuar me rezultate, pra menjëherë kemi ngritje që është një situatë e re”, tha ai.

Sipas Haradinajt, thelbi i çështjes mbetet mënyra se si interpretohet rezultati zgjedhor.

“Bëhet fjalë: a pranon, a e lexon rezultatin udhëheqësi i regjimit si bashkëvendimmarrje apo jo? Nëse nuk e pranon se rezultati është bashkëvendimmarrje, nuk ia ka dhënë qytetari i Kosovës votën për vendimmarrje si i vetëm, për të udhëhequr me të gjitha institucionet e vendit, për të pasur një kontroll absolut. Ia ka zbritur votën, është e vërtetë që përqindje ka, po ia ka zbritur qindra mijëra vota. Nëse ai nuk e lexon kështu, i bie që është e kotë edhe mbajtja e takimeve”, tha ai.

Haradinaj përsëriti se Aleanca nuk synon të hyjë në qeveri vetëm për poste.

“Nuk mendoj që opozita e ndihmon Kosovën duke u bërë pjesë e qeverisjes Kurti vetëm për përfitime të pushtetit. Opozita kishte mundur me e ndihmuar Kosovën duke u bërë pjesë e vendimmarrjes. Aleanca nuk synon pra në asnjë variant vetëm përfitimet e pushtetit, por nëse kemi realisht me e ndihmuar Kosovën në krijimin e institucioneve në ndarjen e vendimeve ose në bashkëvendimmarrje, atëherë po”, tha ai.

I pyetur nëse njëri nga postet kryesore duhet t’i takojë opozitës, Haradinaj sqaroi se nuk e kishte fjalën domosdoshmërisht për postin e presidentit.

“Jo, nuk është presidenti. Njëra. Njëra. Pra në marrëveshje me partinë fituese, mundet partia fituese me të drejtë me kërkuar kryeministrin, por mundet edhe në çfarëdo rruge dikush nga opozita me u bërë kryetar qeverie, sepse ndërtimi i institucioneve nënkupton edhe zgjedhjen e presidentit, dhe është bashkëvendimmarrja”, tha ai.

Ndërsa lidhur me mundësinë e votimit të presidentit të ardhshëm, Haradinaj tha se kjo varet nga një marrëveshje politike për ndarjen e vendimmarrjes.

“E shihni që tani votat për presidentin janë marrëveshje politike e dy të tretave. Duhet të sqarohet pra a është një situatë e ndarjes së vendimeve, pra nëse bëhet fjalë vetëm për pjesëmarrjen në pushtet kuptohet që nuk kemi pse me u kyçur në diskutime”, shtoi Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj: Posti i kryeministrit ose presidentit duhet t’i takojë opozitës appeared first on Sinjali.

Avioni i parë zjarrfikës ka nisur punën për shuarjen e zjarreve, Rama: Gusht sfidues, na gjen më të fortë dhe të përgatitur

5 August 2026 at 11:46


Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shuarja e zjarreve në Shqipëri, teksa tashmë është vënë në ndihmë edhe avioni i parë zjarrfikës.

Teksa e konsideron gushtin sfidues sa i përket vatrave aktive në vend, Rama shprehet se kjo periudhë i gjen më të përgatitur.

“Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Evropës aktualisht”, shkruan Rama. /Telegrafi/


Politika nuk është «hajt të gjej një vend pune…»

5 August 2026 at 11:39


Në vende serioze partitë politike flasin për programin e qeverisjes, në Kosovë debati fillon e mbaron për poste: kush çka po merr. Kështu po ngjet edhe kësaj radhe. Dhe sërish kjo është fyerje ndaj elektoratit. Ky popull duket se ka më shumë durim se ç’kanë politikanët kohë të tallen me të. Ah, e kush po bëhet president?

Le ta marrim si shembull Gjermaninë: pas zgjedhjeve parlamentare partia që del e para zakonisht i bën ofertë për koalicion njërës prej partive të përfaqësuara në Bundestag. Takohen delegacionet e të dy partive. Ato përbëhen nga liderë partiakë dhe nga ekspertë të fushave të ndryshme. Takim pas takimi diskutohet mbi afrimin e pikave programore të partive që duan të krijojnë qeverinë. Ku përputhen programet dhe ku jo? Ku mund të bëhen kompromise dhe ku jo? Flitet për tema jetike: si të sigurohet furnizimi me energji? Si të garantohen pensionet edhe për gjeneratat e ardhshme? Si të reformohet administrata? Përballja zhvillohet edhe rreth tatimeve: partia konservatore kërkon mundësisht uljen e tatimeve dhe ia mban anën ekonomisë, ndërmarrjeve të mëdha e punëdhënësve, partia e majtë lufton për të drejtat e punëtorëve, për rroga më të mira, për më shumë ditë të lira. Në fund, kur të arrihet marrëveshja, çdo gjë hidhet në letër. Letra quhet «Koalitionsvertrag», pra kontrata e koalicionit. Fillon qeverisja dhe nis zbatimi i programit të qeverisë. Kur ka mospajtime, mblidhet komiteti i koalicionit dhe diskuton për zgjidhjen e problemit.

Le ta marrim si shembull Kosovën: gjithë viti i kaluar kaloi me komedinë rreth zgjedhjes së kryetares apo kryetarit të Kuvendit. Fetishistët e numrimit me siguri e dinë saktë sa herë është mbledhur Kuvendi vitin e kaluar dhe sa seanca kanë dështuar (mbi 50 apo 60 herë?). Ky post nga partitë konsiderohej me gjasë aq i rëndësishëm, saqë u bllokua parlamenti në betejën se kush do të ulet në atë karrigen e famshme për drejtimin e punëve të Kuvendit.

Pas dy palë zgjedhjeve të panevojshme, miliona eurove të harxhuara dhe qindra punëve të papërfunduara, tani shfaqet kryetari i partisë së tretë dhe pas një takimi me kryetarin e partisë që doli e para thotë se posti i kryetarit të Kuvendit qenka «ceremonial», domethënë i parëndësishëm. Mund të jetë ashtu, por pse vitin që shkoi mbahej një qëndrim tjetër, pse i jepej rëndësi aq e madhe një posti të tillë?

Në përgjithësi, politika në viset shqiptare shihet si hapësirë për të gjetur një vend pune. Pothuaj të gjitha debatet zhvillohen me ambicien se kush çka po merr, çfarë posti po grabit. Fitohet përshtypja se në politikë kanë hyrë si raste sociale dhe kërkojnë një mundësi për të gjetur një vend pune dhe marrë një rrogë, sepse, siç e kanë thënë të mençurit, në politikën shqiptare rroga është e vogël, por fitimi i madh. Andaj postit i kushtohet rëndësi, jo programit. Nuk dihet a u takuan VV dhe LDK për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje apo LDK synon të marrë vetëm postin e presidentit dhe të qëndrojë në opozitë? Si zakonisht opinioni nuk njoftohet dhe kësisoj mbetet shumë hapësirë në bursën e spekulimeve, supozimeve dhe teorive të konspiracionit.

Kur dalin në zgjedhje, qytetarët ua falin besimin deputetëve me idenë që, si bartës të vullnetit të popullit, të zgjedhin në parlament një qeveri, e cila, siç e thotë llafi, do të qeverisë, gjithsesi duke qenë e mbikëqyrur nga parlamenti. Qeverisje domethënë zbatim i programit. Në të kaluarën kemi parë kur partitë janë marrë vesh për koalicion (lexo: për ndarje postesh) dhe me atë rast opinionit i është prezantuar një letër A4 me disa fraza që lexoheshin si koncert dëshirash. Kjo ishte marrëveshja e koalicionit.

Kontrata e koalicionit e qeverisë gjermane i ka gati 150 faqe tekst dhe detajisht përshkruan se çfarë e ka ndërmend qeveria të bëjë në ekonomi, industri, turizëm, bujqësi, komunikacion, infrastrukturë, klimë, energji, ambient, zhvillim digjital, arsim, shkencë, shëndetësi, sport, në çështjet e familjes dhe rinisë. Kontrata e koalicionit ka madje edhe një preambulë, e cila fillon me këto fjali: «Gjermania ndodhet përballë sfidave historike. Politika e viteve që vijnë do të vendosë në mënyrë vendimtare nëse edhe në të ardhmen do të jetojmë në një Gjermani të lirë, të sigurt, të drejtë dhe të begatë. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë përgjegjësi dhe e përshtatim veprimin dhe politikën tonë sipas saj. Këtë e bëjmë duke pasur parasysh forcën e vendit tonë dhe të demokracisë sonë: Gjermania mund ta përballojë me sukses çdo detyrë me forcat e veta dhe në bashkëveprim me partnerët dhe miqtë tanë në botë».

Cinikët do të thonë: nuk jemi ne Gjermani. E saktë. Por kjo është një qasje kapitulluese në politikë. Një vend pa politikanë ambiciozë për të realizuar programe qeverisëse në të mirë të vendit është i dënuar të numërojë në vend. Kosova është një shembull i tillë.

Ah, e kush po bëhet president?

Posti i presidentit nuk i takon Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk i takon as ndonjë funksionari të LDK-së, për shkak se, ngjashëm si ndonjë eksponent i VV-së, edhe kandidati i LDK-së nuk do ta përfaqësonte «unitetin e popullit», siç kërkon Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Por presidenti nuk mund të jetë figurë jopolitike, siç po sugjeron kryetari i VV-së. Kushtetuta e thotë qartë: «Presidenti i Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës». Si mund të jetë dikush garantues i funksionimit demokratik të institucioneve nëse nuk ka kurrfarë përvoje politike? Unitetin e popullit mund ta përfaqësojë dikush që pak a shumë qëndron mbi palët, që ka përvojë në politikën e brendshme dhe të jashtme dhe që nuk e sheh postin e presidentit vetëm si mundësi për të udhëtuar poshtë e lart nëpër dynja pa asnjë arsye bindëse, përveç kënaqjes së dëshirave të shfrenuara (hotelet, jahtet, fluturimet transatlantike) - dëshira që s’ka pasur rast t’i realizojë kur nuk ka qenë në politikë. Kosova nuk është agjenci turistike! Por si të tillë e trajtojnë gati të gjithë politikanët, e sidomos ata që grabitin një post të lartë.

Salah vesh fanellën e Trabzonsporit, pritet nga një numër i madh tifozësh në Stamboll

5 August 2026 at 11:36


Mohamed Salah ka mbërritur në Stamboll, ku është pritur nga një numër i madh tifozësh të Trabzonsporit.

Ylli egjiptian është shfaqur për herë të parë me fanellën e klubit turk, duke paralajmëruar fillimin e një aventure të re në karrierën e tij.

Sipas raportimeve, 34-vjeçari do t’u nënshtrohetekzaminimeve mjekësore në Stamboll, përpara se të udhëtojë drejt Trabzonit për prezantimin dhe nënshkrimin e kontratës.

Salah pritet të firmosë një marrëveshje dyvjeçare me Trabzonsporin, pasi u largua nga Liverpooli si futbollist i lirë. Klubi turk kishte konfirmuar më herët se negociatat për transferimin e sulmuesit egjiptian ishin në zhvillim.

Transferimi i Salahut konsiderohet një nga lëvizjet më të mëdha në historinë e futbollit turk. Ai largohet nga Liverpooli pas nëntë vjetësh të mbushur me trofe, gola dhe rekorde të shumta. /Telegrafi/

Ka një arsye pse normat e vaksinimit të fëmijëve po bien – s’është media sociale

5 August 2026 at 11:34

Normat e vaksinimit të fëmijëve në Britani kanë rënë ndjeshëm gjatë 15 vjetëve të fundit, por sipas ekspertëve shkaku kryesor nuk janë teoritë kundër vaksinave në rrjetet sociale, ka shkruar BBC.

Sipas tyre, arsyeja kryesore është se prindërit kanë gjithnjë e më pak kontakte të drejtpërdrejta me mjekët dhe infermierët, ndërsa qasja në shërbimet shëndetësore është bërë më e vështirë.

Një shembull është Lily, një nënë e re që nuk arriti ta vaksinonte në kohë djalin e saj 20-javësh, Grayson. Pas një lindjeje të vështirë dhe depresionit pas lindjes, ajo e kishte të pamundur të udhëtonte deri te ambulanca.

“Kisha kaluar net pa gjumë dhe mezi dilja nga shtëpia. Nuk doja të udhëtoja deri në një qytet tjetër”, ka thënë ajo.

Më vonë, Lily zbuloi një pikë vaksinimi të hapur në një qendër tregtare në Keighley, ku shërbimi ishte shumë më i lehtë për t’u arritur.

“Duhet t’i çojmë shërbimet aty ku janë njerëzit. Sa më e lehtë të jetë qasja, aq më shumë prindër i vaksinojnë fëmijët”, ka thënë koordinatorja e projektit Flora Jennings.

Në këtë pikë edhe mund të bëhet peshimi i foshnjave, ka kënd lojërash dhe ambiente miqësore, duke bërë që shumë prindër të vendosin t’i vaksinojnë fëmijët gjatë vizitës.

Sipas ekspertëve, shumica e prindërve nuk janë kundër vaksinave, por shpesh i shtyjnë ato për shkak të mungesës së kohës, vështirësive praktike ose mungesës së kujtesës.

Në Angli, numri i vizitave në shtëpi nga infermierët dhe mamitë është ulur me rreth 45 për qind gjatë dekadës së fundit, ndërsa shumë familje nuk takojnë më vazhdimisht të njëjtin mjek familjar.

“Nëse i shohim vetëm shifrat, rënia nuk duket dramatike. Por krahasuar me vendet e tjera evropiane, Britania është ndër më të dobëtat për vaksinimin e fëmijëve në vitet e para të jetës”, ka thënë profesori Dan Hungerford nga Universiteti i Liverpoolit.

Dezinformimi ekziston, por nuk është arsyeja kryesore

Edhe pse postimet kundër vaksinave në rrjetet sociale ndikojnë te disa prindër, ekspertët besojnë se ato nuk janë faktori vendimtar.

Mjekja Zoyah Hussain ka thënë se ende has pyetje të tilla si nëse vaksina MMR shkakton autizëm, një pretendim i hedhur poshtë shkencërisht prej dekadash.

Pika e vaksinimit jashtë institucionit shëndetësor

Që nga pikës në qendrën tregtare në vitin 2023, përqindja e fëmijëve që marrin dozën e parë të vaksinës MMR deri në moshën 18 muajshe është rritur nga 78 për qind në 88 për qind.

“Ne po ecim kundër trendit kombëtar”, ka thënë administratori Bill Graham.

Rënia e vaksinimit ka hapur debat në Britani nëse vaksinimi i fëmijëve duhet të bëhet i detyrueshëm.

Megjithatë, shumë ekspertë paralajmërojnë se detyrimi mund të dëmtojë besimin e qytetarëve ndaj sistemit shëndetësor.

“Shëndetësia në Britani bazohet te besimi. Nuk mund ta rikthejmë atë duke i detyruar njerëzit”, ka thënë Graham.

Ekspertët pajtohen se zgjidhja më efektive është t’i bëjnë shërbimet e vaksinimit më të afërta, më të lehta dhe më të qasshme për prindërit, në vend që të mbështeten vetëm te fushatat kundër dezinformimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ka një arsye pse normat e vaksinimit të fëmijëve po bien – s’është media sociale appeared first on Sinjali.

Trump thotë se SHBA-të dhe Irani kanë zhvilluar diskutime shumë të mira

5 August 2026 at 11:32

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se administrata e tij pati “diskutime shumë të mira” me Iranin gjatë negociatave gjithëditore të martën, duke nxitur pritjet për një fund të afërt të konfliktit pesëmujor .

Çmimet e naftës ranë dhe aksionet u rritën në tregtinë aziatike të mërkurën, pasi Wall Street arriti nivele rekord me shpresën se së shpejti mund të arrihet një marrëveshje për të rivendosur trafikun përmes Ngushticës së Hormuzit të bllokuar, shkruan Reuters.

“Ata patën një negociatë që zgjati gjithë ditën“, tha Trump për emisionin “Night” të Fox News. Ngushtica e Hormuzit “do të hapet shumë shpejt”, shtoi Trump. “Nëse ata tërhiqen përsëri, do të goditen shumë rëndë”.

Trump shpesh ka kërcënuar me sulme masive nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje dhe më pas ka përmendur përparimin në bisedimet që deri më tani nuk kanë arritur t’i japin fund armiqësive, transmeton Sinjali.

Axios, duke cituar dy burime rajonale dhe një zyrtar amerikan, raportoi se SHBA-të dhe Irani po afrohen drejt një marrëveshjeje të përkohshme për të rihapur ngushticën me marrëveshjen e Omanit, i cili kontrollon një pjesë të rrugës ujore. Raporti tha se Uashingtoni synonte një njoftim të mërkurën.

Megjithatë, media shtetërore iraniane, duke cituar një burim të informuar, tha se një marrëveshje me Omanin mbi ngushticën, e cila normalisht transporton rreth një të pestën e dërgesave globale të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm, do të vonohet “për sa kohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kërcënojnë Iranin”.

Trump ende nuk i ka arritur objektivat që vendosi në fillim të luftës: çmontimin e programit bërthamor të Iranit, kufizimin e aftësisë së tij për të sulmuar rivalët rajonalë dhe krijimin e kushteve që iranianët të rrëzojnë sundimtarët e tyre klerikë.

Irani ka ndaluar pjesën më të madhe të trafikut përmes Hormuzit, ndërsa Uashingtoni mban një bllokadë të anijeve dhe porteve që lidhen me Iranin.Katari kishte thënë më parë se ndërmjetësit po bënin përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit, edhe pasi Teherani mohoi se bisedimet ishin duke u zhvilluar.

Trump dhe Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, diskutuan përpjekjet për të ngushtuar dallimet midis Uashingtonit dhe Teheranit dhe për të përmirësuar perspektivat për një zgjidhje të qëndrueshme gjatë një telefonate të martën, tha zyra e Emirit të Katarit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, tha se bisedimet me Omanin mbi tranzitin përmes ngushticës ishin pozitive dhe po vazhdonin, dhe ishin të përqendruara në krijimin e korsive të sigurta të transportit detar, raportuan mediat shtetërore. Ai shtoi se rruga që po negociohej kishte për qëllim sigurimin e të drejtave sovrane dhe sigurisë kombëtare si të Iranit ashtu edhe të Omanit.

Irani ka kërkuar prej kohësh kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, të cilën thotë se duhet ta ndajë me Omanin në bregun tjetër. Por Teherani hodhi poshtë një propozim të Omanit javën e kaluar që do të kishte lejuar mbikëqyrjen e përbashkët dhe mbledhjen e tarifave vullnetare nga anijet.

Huthitët e Jemenit, të lidhur me Iranin, kanë vendosur gjithashtu një bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite në Detin e Kuq, duke kufizuar më tej rrugët e eksportit të naftës. Një predhë goditi një anije me flamur indian pranë Jemenit, duke shkaktuar përmbysjen dhe fundosjen e saj, por të 14 marinarët në bord u shpëtuan, thanë zyrtarët indianë, në një sulm për të cilin Jemeni fajësoi Huthitët.

Organizata Ndërkombëtare Detare e Kombeve të Bashkuara ka raportuar të paktën 17 vdekje të detarëve nga 64 incidente në Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftës më 28 shkurt.

Këto janë përveç numrit të të vdekurve të qeverisë iraniane prej 50 personash të vrarë dhe 500 të plagosur nga sulmet amerikane që nga rifillimi i armiqësive në fund të qershorit, një shifër e raportuar përpara se Irani të thoshte se një sulm amerikan në Qeshm në fund të korrikut vrau një burrë e një grua dhe djalin e tyre 2-vjeçar.

Në total, Irani ka raportuar më shumë se 3,400 vdekje që kur SHBA-të dhe Izraeli nisën luftën më 28 shkurt, ndërsa SHBA-të kanë raportuar 18 ushtarakë të vdekur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump thotë se SHBA-të dhe Irani kanë zhvilluar diskutime shumë të mira appeared first on Sinjali.

Turisti holandez dhe dy fëmijët e tij shpëtohen pas katër orësh në Kanionet e Gjipesë

5 August 2026 at 11:28


Një turist holandez dhe dy fëmijët e tij të mitur janë shpëtuar pas një operacioni rreth katërorësh kërkim-shpëtimi, pasi mbetën të bllokuar në një zonë të thepisur të Kanioneve të Gjipesë.

Sipas Policisë së Shtetit, operacioni u zhvillua mbrëmjen e së martës nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Repartin Special "Delta Forcë".

Pas marrjes së njoftimit nga turisti se ai dhe dy fëmijët e tij kishin mbetur të izoluar, u organizua menjëherë ndërhyrja.

Për rreth katër orë, efektivët zhvilluan kërkime intensive në kushte errësire dhe në një terren tepër të vështirë, duke arritur t'i lokalizojnë dhe t'i evakuojnë pa lëndime.

Pas nxjerrjes nga zona e rrezikshme, turisti dhe dy fëmijët morën ndihmën e parë mjekësore dhe rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore.

Turisti holandez falënderoi efektivët e Policisë për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë operacionit.

"Dua t'u them të gjithëve se sonte jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Policisë lokale, e cila na shpëtoi nga vendi ku kishim mbetur të bllokuar. Ishte një zonë shumë e rrezikshme, sidomos gjatë natës. Këta tre efektivë janë heronj", u shpreh ai.

Policia e Shtetit theksoi se mbetet e angazhuar për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe turistëve në çdo rast emergjence, duke garantuar reagim të shpejtë dhe profesional. /Telegrafi/


Phil Foden zbulon ndryshimin e madh mes Marescas dhe Guardiolas

5 August 2026 at 11:28


Phil Foden ka zbuluar se është impresionuar nga ndryshimet që Enzo Maresca ka sjellë te Manchester City gjatë fazës përgatitore, duke vlerësuar idetë e reja të trajnerit italian pas largimit të Pep Guardiolës.

Maresca mori drejtimin e kampionëve të Anglisë pas përfundimit të epokës dhjetëvjeçare të Guardiolës në "Etihad", periudhë gjatë së cilës spanjolli fitoi 20 trofe me klubin.

Foden ka kaluar gjithë karrierën e tij te Manchester City nën drejtimin e Guardiolës, i cili i dha debutimin me ekipin e parë në vitin 2017. Vetëm Bernardo Silva (460), Kevin De Bruyne (381) dhe Ederson (372) kanë zhvilluar më shumë ndeshje nën drejtimin e Guardiolës sesa Foden, i cili numëron 369 paraqitje – madje më shumë se 150 ndeshje më tepër se Lionel Messi me trajnerin spanjoll te Barcelona.

Mesfushori anglez regjistroi 13 gola dhe tetë asistime në sezonin 2025/26, duke kontribuar në 21 gola në të gjitha garat. Edhe pse kjo ishte një përmirësim krahasuar me sezonin paraprak, shifrat mbetën nën nivelin që kishte arritur në katër sezonet paraardhëse.

Tashmë, 26-vjeçari beson se idetë e reja të Marescas mund ta ndihmojnë Manchester Cityn të rikthehet edhe më i fortë.

“Ta them të drejtën, më ka pëlqyer shumë. Gjithçka që kam njohur deri tani ka qenë Pep Guardiola, kështu që ky është një fillim i ri”.

“Po e shijoj stafin e ri, mënyrën se si po luajmë dhe atë që po bëjmë në stërvitje. Jam shumë i emocionuar për sezonin dhe shpresoj të kemi një vit të mirë”.

Foden nuk deshi të zbulonte shumë nga planet taktike të Marescas, por pranoi se janë bërë disa ndryshime të rëndësishme.

“Nuk dua të tregoj shumë për mënyrën se si do të luajmë, por ndoshta mënyra se si mbrohemi është paksa ndryshe”.

“Kemi ide të tjera për ndërtimin e lojës nga prapa dhe më shumë alternativa me topin. Mendoj se djemtë janë shumë komodë me këtë, sepse gjithmonë kemi dashur të luajmë futboll nga mbrojtja dhe të krijojmë raste. Besoj se kjo i përshtatet të gjithëve”.

I pyetur nëse kishte zhvilluar bisedime me Marescan për rolin e tij në skuadër, Foden tha se ende nuk kanë diskutuar për këtë çështje.

“Nuk kemi pasur ende biseda të tilla”.

“Megjithatë, ajo që ai kërkon nga unë është të jem shembull për lojtarët e rinj gjatë këtij turneu, të stërvitem mirë, të qëndroj me këmbë në tokë dhe të punoj fort”./Telegrafi/

Qytetet pritëse të Kupës së Botës kërkojnë fondet e premtuara nga FIFA

5 August 2026 at 11:23

Qytetet pritëse të Kupës së Botës FIFA 2026 në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar sqarime nga FIFA lidhur me pagesat prej 1 milion dollarësh për secilin qytet, të premtuara përpara turneut.

Financimi ishte njoftuar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, për 11 qytetet pritëse amerikane dhe kishte si qëllim ndërtimin e fushave të vogla të futbollit dhe mbështetjen e projekteve sociale në komunitete.

Megjithatë, deri tani fondet nuk janë transferuar, duke bërë që autoritetet lokale të kërkojnë një përditësim mbi statusin e financimit të premtuar nga institucioni qeverisës i futbollit botëror.

FIFA nuk ka publikuar ende një deklaratë zyrtare për vonesën e pagesave, ndërsa raportimet bëjnë të ditur se qytetet pritëse janë siguruar vazhdimisht se kontributi prej 1 milion dollarësh do të shpërndahet.

Qytetet amerikane që pritën ndeshjet e Botërorit 2026 ishin Seattle, zona e Gjirit të San Franciskos, Los Angeles, Dallas, Hjuston, Kansas City, Atlanta, Filadelfia, New York/New Jersey, Miami dhe Boston, shkruan Euronews.al.

Ndërsa FIFA përfiton pjesën kryesore të të ardhurave nga biletat, të drejtat televizive, sponsorët dhe aktivitetet tregtare, qytetet pritëse mbulojnë një pjesë të madhe të kostove organizative, përfshirë sigurinë, transportin, operacionet në stadiume dhe zonat e tifozëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qytetet pritëse të Kupës së Botës kërkojnë fondet e premtuara nga FIFA appeared first on Sinjali.

Rekord historik në Doganat e Maqedonisë, mbi 14 miliardë denarë të arkëtuara vetëm në muajin korrik

5 August 2026 at 11:20


Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se gjatë muajit korrik kanë realizuar të ardhurat më të larta mujore në histori, në vlerë prej 14,14 miliardë denarësh, ose 1,5 miliardë denarë (11,8%) më shumë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski, deklaroi se këto rezultate dëshmojnë se sistemi i ndërtuar gjatë dy viteve të fundit po rrit aftësinë e shtetit për të gjeneruar më shumë të ardhura.

Sipas tij, fakti që për të katërtën herë në dy vitet e fundit po thyhen rekordet historike të arkëtimit nuk është i rëndësishëm vetëm për shkak të shifrave, por edhe për trendin që tregon efikasitetin e sistemit.

Nga Drejtoria Doganore njoftojnë se rritja e të hyrave në korrik është ndikuar kryesisht nga: rritja e furnizimeve me pajisje nga Ministria e Mbrojtjes,-importi më i lartë i naftës dhe derivateve të saj,-si dhe rritja e importit të duhanit dhe produkteve të duhanit.Në periudhën janar–korrik 2026, Drejtoria Doganore ka realizuar gjithsej 80,5 miliardë denarë (rreth 1,3 miliardë euro) të ardhura, që janë 87,6 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjeti portofolin me afro 3 mijë euro në parking, qytetari nga Malisheva e dorëzon në polici

5 August 2026 at 11:18

Një qytetar në Malishevë ka dorëzuar në polici një portofol të gjetur në një vendparkim, brenda të cilit kishte 2 mijë e 940 euro dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 4 gusht 2026, në Stacionin Policor në Malishevë është paraqitur qytetari B. Krasniqi, i cili ka dorëzuar portofolin që e kishte gjetur.

Policia ka bërë të ditur se portofoli është hapur në prani të zyrtarëve policorë, ku janë gjetur paratë dhe dokumentet personale.

“Pas verifikimit të dokumenteve, zyrtarët policorë kanë arritur ta identifikojnë personin të cilit i kishte humbur portofoli. I njëjti është kontaktuar dhe ftuar në stacionin policor për ta pranuar portofolin e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjeti portofolin me afro 3 mijë euro në parking, qytetari nga Malisheva e dorëzon në polici appeared first on Sinjali.

AKB kundërshton zbatimin e pagës minimale prej 500 eurosh pa analiza, kërkon dialog me Qeverinë

5 August 2026 at 11:13


Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shprehur mbështetje parimore për rritjen e pagës minimale në 500 euro, por ka kërkuar nga Qeveria transparencë lidhur me analizat ekonomike dhe sociale që kanë paraprirë këtë vendim.

AKB, përmes një reagimi, ka thënë se rritja e pagave dhe përmirësimi i mirëqenies së punëtorëve janë në interes të ekonomisë, por ka ngritur shqetësime për mënyrën se si është vendosur dhe zbatuar paga minimale prej 500 eurosh.

“AKB e mbështet parimisht rritjen e pagave dhe përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve në Kosovë. Megjithatë, AKB shpreh shqetësim serioz për mënyrën se si është vendosur dhe zbatuar paga minimale prej 500 euro, pa një dialog të plotë institucional me partnerët socialë dhe pa transparencë të mjaftueshme lidhur me analizat ekonomike, sociale dhe ligjore”, thuhet në reagim.

Sipas AKB-së, Qeveria duhet të publikojë analizat mbi të cilat është përcaktuar niveli i pagës minimale, përfshirë ndikimin në punësim, bizneset e vogla, konkurrueshmërinë dhe informalitetin.

“Ku është analiza e kostos së jetesës mbi bazën e së cilës është përcaktuar niveli prej 500 euro? Ku është analiza e ndikimit në punësim dhe papunësi? Ku është analiza e ndikimit te mikro, bizneset e vogla dhe ndërmarrjet e mesme?”, pyet AKB-ja.

Organizata e bizneseve ka paralajmëruar se rritja e kostos së punës, nëse nuk shoqërohet me masa të tjera ekonomike, mund të ndikojë në punësimin formal dhe qëndrueshmërinë e bizneseve.

Sipas saj, ndër pasojat e mundshme janë “zvogëlimi i vendeve të punës, mosdeklarimi i plotë i pagave, rritja e punësimit informal, zgjerimi i ekonomisë gri, mbyllja e mikro-bizneseve, rritja e çmimeve” dhe dobësimi i konkurrueshmërisë.

Në këtë kuadër, AKB i ka propozuar Qeverisë krijimin e një “Pakete 500+ për Punësim Formal”, e cila do të përfshinte lehtësime tatimore, ulje të kostos së punës për bizneset e vogla, subvencione për punësimin e të rinjve dhe kategorive të rrezikuara, si dhe mbështetje për bizneset që formalizojnë punëtorët.

AKB ka kërkuar gjithashtu masa për luftimin e ekonomisë informale, mbështetje për digjitalizimin dhe rritjen e produktivitetit, si dhe krijimin e një mekanizmi të përhershëm të dialogut social ndërmjet Qeverisë, punëdhënësve dhe punëtorëve.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se Kosova ka nevojë për paga më të larta, por edhe për biznese më të qëndrueshme.

“Paga 500 euro është e mirë për punëtorin. Por paga 500 euro pa biznes të qëndrueshëm, pa produktivitet më të lartë, pa lehtësime fiskale dhe pa dialog social mund të shndërrohet në problem për vetë punëtorin”, ka deklaruar Shahini.

Ai ka theksuar se AKB-ja nuk e kundërshton rritjen e pagave, por mënyrën e vendimmarrjes.

“Ne nuk e kundërshtojmë rritjen e pagave. Ne kundërshtojmë mënyrën kur një vendim kaq i rëndësishëm për ekonominë merret pa transparencë të plotë mbi analizat, pa dialog të mjaftueshëm me partnerët socialë dhe pa një paketë ekonomike që e mbron punësimin”, ka thënë Shahini.

Sipas tij, Qeveria duhet të publikojë analizat dhe procedurat, si dhe të ulet në dialog me përfaqësuesit e bizneseve dhe punëtorëve për të gjetur masa që do ta bëjnë të qëndrueshme pagën minimale prej 500 eurosh. /Telegrafi/


Pak ditë para vizitës së presidentit amerikan, prangoset një person pranë golfit të Trumpit – i gjenden armë e municione

5 August 2026 at 11:10

Një 38-vjeçar është arrestuar pranë fushës së golfit të presidentit amerikan Donald Trump në “Rancho Palos Verdes”, Kaliforni, vetëm pak ditë para vizitës së planifikuar të presidentit në këtë kompleks.

Sipas autoriteteve, Jeanine John Taele, banues në Downey, u vu në pranga pasi u pa duke bërë fotografi dhe video në ambientet e klubit të golfit, ndërsa dyshohet se po monitoronte masat e sigurisë. Ai mbante gjithashtu një kufje në vesh, gjë që ngriti dyshimet e agjentëve federalë.

Prokuroria amerikane njoftoi se Taele u rikthye në klub të dielën, ku iu afrua agjentëve federalë dhe pretendoi se punonte për Departamentin e Shtetit dhe ndodhej aty si pjesë e një ekipi sigurie. Më pas ai pranoi se kishte një armë të mbushur në automjetin e tij.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti një karikator me 16 fishekë në xhep, ndërsa në automjet u sekuestruan një pistoletë 9 mm e mbushur, karikatorë shtesë me fishekë, dylbi dhe një distinktiv ku shkruhej “Security Protection Agent”.

Një kontroll i mëvonshëm në banesën e tij në Downey zbuloi një arsenal armësh dhe pajisjesh, përfshirë një pushkë AR të modifikuar ilegalisht; një pistoletë; jelek antiplumb; karikatorë me kapacitet të lartë; sasi të mëdha municionesh; dy pajisje radio-komunikimi; disa fletore me shënime që autoritetet i cilësuan shqetësuese.

Sipas autoriteteve, Taele ishte gjithashtu nën hetim për një grabitje të ndodhur gjatë vitit 2025.

Ai përballet me akuza shtetërore dhe federale për posedim të një pushke të paregjistruar me tytë të shkurtër. Nëse shpallet fajtor për akuzën federale, ai rrezikon deri në 10 vjet burg.

Rasti po hetohet nga FBI-ja dhe Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara, ndërsa i dyshuari mbetet në paraburgim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pak ditë para vizitës së presidentit amerikan, prangoset një person pranë golfit të Trumpit – i gjenden armë e municione appeared first on Sinjali.

I kishte keqpërdorur investimet e një shtetasi të huaj, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

5 August 2026 at 11:07


Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi.

Lidhur me rastin, policia njofton se është arrestuar i dyshuari.

“Prishtinë / 2024-2026 –NN. Më datën 04.08.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte keqpërdorur investimet e ankuesit mashkull shtetas i huaj, pasi që ishin dakorduar për të hapur një biznes të përbashkët në Kosovë”, thuhet në raport.

Policia njofton se i dyshuari ka keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe e ka dëmtuar ankuesin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Kapen dy shtetas të Kosovës në Shkup, sekuestrohen rreth 230 mijë euro të dyshuara si të falsifikuara

5 August 2026 at 11:03

Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar në Shkup nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “falsifikim i parave”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Më 3 gusht 2026, zyrtarët policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup privuan nga liria F.R. (30) dhe T.T. (44), të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit të tipit “Golf”, në të cilin ndodheshin të dyshuarit, policia gjeti para në valuta dhe prerje të ndryshme, përfshirë euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe paund britanikë. Vlera e përgjithshme e parave të sekuestruara llogaritet në rreth 230 mijë euro.

Paratë janë konfiskuar për ekspertizë të mëtejshme, ndërsa të dy personat janë shoqëruar në Stacionin Policor Qendër.

Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik, ndaj tyre pritet të parashtrohet kallëzim përkatës penal.

“Më 03.08.2026, në Shkup, zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë arrestuar F.R. (30) dhe T.T. (44), të dy shtetas të Republikës së Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “falsifikim parash” sipas nenit 268 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Golf”, në të cilin ndodheshin dy personat, janë gjetur para në valuta dhe prerje të ndryshme – euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe funta britanike – me vlerë totale prej rreth 230 mijë eurosh. Paratë e gjetura janë konfiskuar, ndërsa personat janë dërguar në Stacionin Policor Qendër për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të rastit, në koordinim me prokurorin publik, do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kapen dy shtetas të Kosovës në Shkup, sekuestrohen rreth 230 mijë euro të dyshuara si të falsifikuara appeared first on Sinjali.

Çfarë është Cyclospora? Dy vdekje në SHBA, shpërthimi i sëmundjes e vë Evropën në gatishmëri

5 August 2026 at 11:01


Dy persona kanë vdekur në Michigan nga ndërlikimet e lidhura me ciklosporiazën, një infeksion të zorrëve të shkaktuar nga paraziti Cyclospora cayetanensis.

Këto janë vdekjet e para të lidhura me shpërthimin e madh që aktualisht po prek Shtetet e Bashkuara, ku janë raportuar më shumë se 18,000 raste që nga fillimi i sezonit, një shifër jashtëzakonisht e lartë krahasuar me vitet e kaluara.

Autoritetet shëndetësore të Michiganit kanë thënë se të dy viktimat kishin probleme serioze shëndetësore dhe se dehidratimi i shkaktuar nga diarreja mund ta ketë përkeqësuar gjendjen e tyre.

Në shtet, janë raportuar më shumë se 11,200 raste, me pothuajse 200 shtrime në spital.

Çfarë është ciklospora dhe si transmetohet?

Ciklosporiaza shkaktohet nga një parazit mikroskopik që mund të kontaminojë produktet e freskëta dhe ujin.

Ndryshe nga shumë infeksione të zorrëve, ajo nuk përhapet drejtpërdrejt nga personi në person: infeksioni pothuajse gjithmonë ndodh përmes konsumimit të frutave, perimeve ose ujit të kontaminuar.

Simptomat përfshijnë:

diarre e rëndë dhe e zgjatur;

dhimbje barku;

të përziera;

humbje e oreksit;

lodhje;

ethe në disa raste.

Pa trajtim, sëmundja mund të zgjasë për disa javë. Rreziku kryesor është dehidratimi, i cili është veçanërisht i rrezikshëm për të moshuarit, ata me sistem imunitar të dobësuar dhe pacientët me sëmundje kronike.

Pse rastet rriten gjatë verës?

Rritja e infeksioneve në muajt e verës nuk është rastësi. Në Shtetet e Bashkuara, sezoni i ciklosporiazës zakonisht zgjat nga maji deri në gusht, një periudhë kur konsumi i produkteve të freskëta si sallatat, bimët medicinale, manaferrat dhe perimet e tjera të gjalla rritet.

Temperaturat e larta dhe qarkullimi më i madh i frutave dhe perimeve gjithashtu ndihmojnë përhapjen e parazitit përgjatë zinxhirit të furnizimit me ushqim.

Po në Evropë?

Për momentin, Bashkimi Evropian nuk po përjeton një epidemi ciklosporiaze të krahasueshme me atë që godet Shtetet e Bashkuara.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), rastet e regjistruara në kontinent janë përgjithësisht sporadike dhe prekin kryesisht njerëzit që kthehen nga udhëtimet në vendet ku paraziti është endemik, si Meksika, Peruja, Guatemala dhe zona të tjera tropikale dhe subtropikale.

Në vitet e fundit, vetëm disa shpërthime janë dokumentuar në Evropë, pothuajse gjithmonë të lidhura me ushqim të importuar ose infeksione të fituara jashtë vendit.

Një shenjë paralajmëruese vjen nga Mbretëria e Bashkuar, ku midis prillit dhe mesit të korrikut 2026, u raportuan 67 raste të ciklosporiazës, pothuajse të gjitha të lidhura me udhëtimet në Meksikë.

Për këtë arsye, autoritetet shëndetësore evropiane po mbajnë mbikëqyrje të shtuar gjatë verës, kur rritja e udhëtimeve ndërkombëtare dhe konsumi më i lartë i frutave dhe perimeve të freskëta mund të lehtësojnë importimin e rasteve të reja.

Data e lirimit të Diddyt ndryshon pas përleshjes në burg

5 August 2026 at 11:00


Sean “Diddy” Combs pritet të lirohet nga burgu më 20 shkurt 2028, pasi data e daljes së tij është ndryshuar sërish nga autoritetet amerikane.

Më herët ishte raportuar se ai do të lirohej më 24 janar 2028, ndërsa fillimisht data e parashikuar ishte edhe më e vonshme.

Sipas të dhënave të Byrosë Federale të Burgjeve në ShBA, ndryshimi i fundit nuk është shpjeguar zyrtarisht.

P Diddy

Ndryshimi i datës së lirimit erdhi pas një incidenti në burgun federal Fort Dix në New Jersey, ku Combs u përfshi në një debat me një të burgosur tjetër që më pas u shndërrua në përleshje fizike.

Oficerët e burgut ndërhynë për t’i ndarë dhe më pas Combs u vendos përkohësisht në izolim.

Sipas burimeve, ai u soll mirë gjatë dhe pas incidentit.Producenti dhe reperi amerikan po vuan një dënim prej rreth katër vitesh burg, pasi në vitin 2025 u shpall fajtor për akuza që lidhen me organizimin e transportit për prostitucion.

Përveç burgimit, gjykata i vendosi edhe një gjobë rreth 430 mijë euro, si dhe e detyroi të marrë pjesë në programe për shëndetin mendor dhe trajtimin e problemeve të lidhura me abuzimin me substanca.

Combs u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda për trafikim seksual dhe krim të organizuar, për të cilat mund të përballej edhe me dënim të përjetshëm. /Telegrafi/

Këto fjali tingëllojnë të padëmshme, por ato mund të dëmtojnë vetëbesimin e një fëmije

5 August 2026 at 11:00


Vetëbesimi nuk zhvillohet brenda natës dhe shumë fëmijë herë pas here dyshojnë në aftësitë e tyre. Një anketë e vitit 2025 në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se një e treta e të rinjve kanë vetëbesim të ulët ose aspak. Ndërsa ndikohet nga bashkëmoshatarët, mësuesit dhe mjedisi, prindërit luajnë një rol vendimtar.

Psikologia e licencuar Dr. Caroline Danda e përshkruan një fëmijë të sigurt si dikë që beson në vetvete dhe në aftësitë e tij, nuk ka frikë të provojë gjëra të reja dhe di si të kërkojë ndihmë kur ka nevojë. Ajo thekson se besimi nuk do të thotë që një fëmijë nuk është kurrë në ankth, por që pavarësisht frikës ose nervozizmit, ai vazhdon të përpiqet.

"Mbështetja, udhëzimi dhe një marrëdhënie e ngrohtë janë çelësi për të zhvilluar vetëbesimin dhe për të rritur një fëmijë që beson në vetvete", tha ajo për Parade.

Si ta dallosh një fëmijë të sigurt?

Sipas Dr. Danda-s, fëmijëve të sigurt në vetvete u pëlqen të provojnë gjëra të reja dhe nuk dorëzohen nëse diçka nuk funksionon që në përpjekjen e parë. Ata janë të vetëdijshëm se njohuritë dhe aftësitë fitohen përmes të mësuarit dhe praktikës, dhe i shohin gabimet si mundësi për përmirësim, jo si provë se nuk janë mjaftueshëm të mirë.

Fëmijë të tillë nuk mendojnë vetëm për rezultatin, por e shijojnë procesin e të mësuarit. Ata janë optimistë, besojnë se mund të përmirësohen dhe nuk lejojnë që një dështim t’i përcaktojë. Në vend që të thonë: “Jam i keq në këtë”, ata do të mendojnë: “Duhet të praktikoj pak më shumë”.

Çfarë mund të bëjnë prindërit?

Dr. Danda beson se fëmijët e zhvillojnë më mirë vetëbesimin me prindër që vendosin kufij të qartë dhe u ofrojnë një ndjenjë sigurie.

"Fëmijëve duhet t'u jepet mundësia të marrin vendime të vogla vetë dhe të mësojnë nga përvojat e tyre. Prindërit janë aty për t'i udhëzuar, për t'u shpjeguar pasojat dhe për t'i ndihmuar të mësojnë diçka, jo për t'i fajësuar ose turpëruar që kanë bërë një gabim", shpjegon ajo.

Ajo shton se edhe sjellja e vetë prindërve është e rëndësishme, pasi fëmijët shpesh mësojnë duke i parë ata. "Prindërit që arrijnë të kontrollojnë ankthin e tyre kanë më shumë gjasa të rrisin fëmijë më të sigurt në vetvete. Kur një fëmijë ndien se prindi i tij beson në aftësitë e tij, është më e lehtë për të që të besojë në vetvete", thotë psikologia.

Është po aq e rëndësishme që fëmija të ndihet i parë dhe i dëgjuar. "Prindërit duhet të vënë re se çfarë po bën mirë fëmija, si dhe çfarë duhet të përmirësohet. Nuk mund të shkulësh barërat e këqija pa u kujdesur për barin. Përndryshe, barërat e këqija gjithmonë do të kthehen", shpjegon ajo me gjallëri.

Tetë fjali që është më mirë t'i shmangni

1. "Perfekt"

Fjala "perfekt" mund të japë përshtypjen se perfeksioni është e vetmja gjë e pranueshme. Në vend të kësaj, është më mirë të thuash: "Shkëlqyeshëm, kjo do të funksionojë", "Faleminderit" ose "Vërtet u përpiqesh".

2. "Pse e bëre këtë?"

Ky lloj pyetjeje mund të shkaktojë lehtësisht ndjenja turpi dhe mbrojtjeje. Është më mirë të pyesësh: "A mund të më tregosh çfarë ndodhi?" ose "Çfarë mund të bësh ndryshe herën tjetër?"

3. "Je shumë i turpshëm" ose "Je shumë harraq"

Etiketimi mund të ndikojë në mënyrën se si një fëmijë e sheh veten, por edhe në mënyrën se si e perceptojnë të tjerët. Në vend të etiketimeve, është më mirë të flasim për sjellje konkrete.

4. "Gjithmonë duhet të ta kujtoj"

Fjalë si "gjithmonë", "kurrë" dhe "vazhdimisht" japin përshtypjen se fëmija nuk mund të ndryshojë. Është më e dobishme të përshkruhet me qetësi situata dhe të punohet së bashku për të gjetur një zgjidhje.

5. "Si e bëre këtë?"

Kjo pyetje shpesh tingëllon si një vlerësim i suksesit ose dështimit. Është shumë më mirë të pyesësh fëmijën tënd: "Si shkoi?" dhe ta dëgjosh atë përpara se të japësh mendimin tënd.

6. "Më lër ta bëj"

Kur një prind merr përsipër një detyrë menjëherë, një fëmijë mund të ndiejë sikur nuk është mjaftueshëm i aftë. Në vend të kësaj, pyeteni nëse ka nevojë për ndihmë dhe ndihmojeni të ndërmarrë hapin tjetër, në vend që të bëni gjithçka për të.

7. "Po reagon tepër" ose "Je shumë i ndjeshëm"

Deklarata të tilla i minimizojnë ndjenjat e fëmijës. Në vend të kësaj, mund të thoni: "E shoh që kjo është e vështirë për ty" ose "Duket sikur ke nevojë për pak kohë për t'u qetësuar".

8. "Duhet të përpiqesh më shumë"

Edhe pse tingëllon inkurajuese, një fëmijë shpesh nuk e di se çfarë do të thotë në të vërtetë "të përpiqesh më shumë". Është më e dobishme të pyesësh: "Cila ishte gjëja më e vështirë për ty?" ose "Si mund ta zgjidhim këtë problem së bashku?"

❌