Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Skandalet më të bujshme të vitit 2025 që tronditën showbizin ndërkombëtar

1 January 2026 at 23:20


Viti 2025 ka qenë një nga vitet më të trazuara në botën e showbizit ndërkombëtar.

Ndërsa disa yje shijuan suksese dhe projekte të mëdha, shumë të tjerë u përballën me skandale serioze që vunë në pikëpyetje reputacionin, karrierën dhe jetën e tyre personale.

Nga akuza për ngacmime seksuale e deri te procese gjyqësore të bujshme, ky vit tregoi edhe një herë se fama shpesh shoqërohet me presion, polemika dhe pasoja të rënda.

Gjykatat, rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare ishin skena kryesore ku u zhvilluan këto ngjarje, ndërsa publiku ndoqi çdo detaj me interes të madh. Shumë prej këtyre rasteve vazhdojnë të kenë ndikim edhe përtej vitit 2025, duke u shndërruar në çështje që pritet të marrin zgjidhje përfundimtare në vitet në vijim.

Më poshtë janë disa nga skandalet më të bujshme që shënuan vitin 2025 dhe që lanë gjurmë të forta në industrinë e argëtimit:

Blake Lively dhe Justin Baldoni

Blake Lively dhe Justin Baldoni

Një nga betejat ligjore më të përfolura të vitit ishte ajo mes Blake Lively dhe Justin Baldoni, ish-regjisor dhe bashkë-punëtor në filmin "It Ends With Us".

Blake e paditi Baldonin për ngacmim seksual duke kërkuar 161 milionë dollarë dëmshpërblim për dëme personale dhe financiare.

Në përgjigje, Baldoni paraqiti një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh për shpifje dhe shantazh, por kjo u hodh poshtë nga gjykata.

Procesi kryesor për sjellje të papërshtatshme pritet të nisë në maj 2026, duke mbajtur ende të ndezur vëmendjen e mediave.

Diddy

P.Diddy

Reperi dhe biznesmeni i njohur u dënua me katër vjet e dy muaj burg federal për lidhje me prostitucion, pas një hetimi që fillimisht përfshinte akuza për trafikim seksual dhe organizim kriminal.

Gjatë qëndrimit në burgun federal 'Fort Dix', Diddy është angazhuar në programe rehabilitimi dhe ka organizuar edhe klasa për të burgosurit e tjerë.

Sipas zëdhënësit të tij, ai është i përkushtuar ndaj ndryshimit personal dhe disiplinës.

Coldplay 'Kiss Cam'

Skandali në koncertin e "Coldplay"

Një moment i sikletshëm gjatë një koncerti të "Coldplay" në Boston u shndërrua në një nga incidentet virale të vitit.

Një çift u kap duke u përqafuar në 'Kiss Cam', duke tentuar më pas të fshehë fytyrat.

U zbulua se bëhej fjalë për Andy Byron, drejtues i një kompanie dhe Kristin Cabot, shefe e burimeve njerëzore në të njëjtën kompani.

Skandali përfundoi me largimin e tyre nga puna dhe një reagim kreativ nga kompania, e cila përfshiu Gwyneth Paltrow në një reklamë promovuese.

Russell Brand

Russell Brand

Komediani u përball me akuza të rënda për përdhunim dhe ngacmime seksuale që datojnë nga vitet 1999–2005.

Akuzat përfshijnë incidente të shumta në Londër dhe në ambiente pune.

Brand i ka mohuar të gjitha pretendimet, ndërsa gjyqi i tij është planifikuar të zhvillohet në qershor 2026, duke mbetur një nga rastet më serioze që pritet të tronditin opinionin publik.

ASAP Rocky

ASAP Rocky

Reperi u shpall i pafajshëm për dy akuza për sulm me armë ndaj një miku të tij të mëparshëm, në një rast që daton nga viti 2021.

Gjatë procesit gjyqësor u argumentua se arma e përdorur ishte një replikë dhe se Rocky kishte vepruar në vetëmbrojtje.

Vendimi u shoqërua me emocione të forta, ku Rihanna shpërtheu në lot dhe reperi e përqafoi atë në sallën e gjyqit.

Sydney Sweeney

Sydney Sweeney

Aktorja shkaktoi polemika të mëdha me fushatën reklamuese të American Eagle me sloganin “Sydney Sweeney Has Great Jeans”. Loja e fjalëve u interpretua nga disa si promovim i eugjenikës dhe supremacisë së bardhë.

Sweeney reagoi duke theksuar se reklama kishte të bënte vetëm me modën dhe stilin personal, duke shtuar se ajo qëndron kundër urrejtjes dhe ndarjes.

Jay-Z

Jay Z

Një padi civile që e akuzonte reperin për përdhunim të një 13-vjeçareje në vitin 2000 u hodh poshtë, duke i dhënë fund një prej akuzave më të rënda ndaj tij. Jay-Z e quajti padinë të pabazuar dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së viktimave, por edhe të individëve që akuzohen pa prova.

Lily Allen dhe David Harbour

Lily Allen dhe David Harbour

Ndarja e çiftit u shndërrua në një skandal publik, pasi Lily Allen zbuloi tradhti të supozuara dhe e ktheu përvojën personale në art.

Albumi i saj "West End Girl" përmban rrëfime të drejtpërdrejta për dhimbjen, zhgënjimin dhe përjetimet emocionale pas prishjes së martesës.

"MasterChef"

John Torode dhe Gregg Wallace

Emisioni i famshëm i gatimit u përball me një krizë të thellë pasi dy prezantuesit kryesorë, John Torode dhe Gregg Wallace, u shkarkuan pas akuzave për gjuhë raciste, komente seksuale dhe sjellje të papërshtatshme ndaj pjesëmarrësve, duke tronditur publikun.

"Strictly Come Dancing"

Programi "Strictly Come Dancing"

Programi u përfshi në disa skandale serioze, përfshirë akuza për ngacmime seksuale, bullizëm dhe përdorim të drogës.

Situata kulmoi me dorëheqjen e dy prezantuesve kryesorë pas më shumë se dy dekadash në ekran dhe arrestimin e disa pjesëmarrësve për akuza të rënda.

Viti 2025 dëshmoi edhe një herë se fama dhe pasuria nuk garantojnë qetësi dhe stabilitet.

Skandalet e vitit të kaluar do të mbeten një pikë referimi për botën e showbizit dhe një kujtesë se çdo veprim, në sytë e publikut, ka pasoja. /Telegrafi/

P. Diddy heq dorë nga shitja e vilës famëkeqe prej 53 milionë eurosh

31 December 2025 at 09:22


Reperi amerikan, Sean Diddy Combs, hoqi nga shitja vilën e tij të famshme, e cila njihej për festat e shpeshta dhe polemikat rreth tyre, pasi që për më shumë se një vit nuk arriti ta gjente një blerës edhe pse çmimi i kërkuar ishte rreth 53 milionë euro.

Vendimi ka ardhur rreth dy muaj pasi Diddy u dënua me katër vjet burg federal për transportim të personave për qëllime prostitucioni.

Nuk është dhënë arsye zyrtare pse pronë është hequr nga shitja.

P Diddy’s homes in LA and Miami are presently being raided by the Department of Homeland Security…
He has been accused of sex trafficking, RICO racketeering, grooming of minors and adults and solicitation of sex workers among other issues.
He’s been dubbed as the Epstein of the… pic.twitter.com/5dJiJV8E3H
— We Have It All (@WeAreWoke1776_3) March 25, 2024

Vila me 10 dhoma gjumi dhe 13 banjo, të cilën ai e bleu për 40 milionë euro në vitin 2014, u bë së tepërmi e njohur në mars 2024, kur agjentët federalë ekzekutuan një bastisje si pjesë e hetimit për trafikim njerëzish për shfrytëzim.

Një sërë personazhesh të famshëm thuhet se kanë marrë pjesë në festat e mbajtura atje.

Gjatë hetimeve u gjetën edhe gëzhoja armësh, lodra, 'baby oil' dhe droga brenda pronës, gjë që u prezantua si provë në gjyq.

Në muajt pas arrestimit të tij, interesimi për vilën ra ndjeshëm, veçanërisht pasi në media u publikuan detaje mbi provat e sekuestruara brenda saj.

Police Release Photos of Baby Oil, Sex Toys, Heels, and More Found During Raid At Diddy's Miami Mansion.

.#macdanielsblog Diddy Miami P Diddy pic.twitter.com/r8ZHVIE80p
— Mac Daniel's Blog (@MacDanielsBlog) May 22, 2025

Prokuroria pretendon se prona ishte përdorur si vend për organizimin e festave të ashtuquajtura “freak off”, ku Combs akuzohet se ka shfrytëzuar pozitën dhe ndikimin e tij për të abuzuar me gra. /Telegrafi/

P. Diddy dhe ekipi i tij po shqyrtojnë një padi për një dokumentar të Netflix-it për të

30 December 2025 at 14:30


Pas publikimit të dokumentarit "Sean Combs: The Reckoning", P.Diddy filloi një konflikt me Netflix dhe 50 Cent dhe në përputhje me rrethanat, një padi e re mund të ngrihet së shpejti.

Konkretisht, në film, 50 Cent përdori incizime që Diddy i kishte mbledhur prej vitesh për projektin e tij.

Në film, ai ngriti akuza dhe sugjeroi që Diddy ishte i përfshirë në vrasjen e Tupac Shakur në vitin 1996, gjë që Diddy e mohoi.

- YouTube www.youtube.com

“P Diddy dhe ekipi i tij po shqyrtojnë ende mundësitë ligjore në lidhje me dokumentarin e Netflix dhe pamjet e vjedhura”, tha zëdhënësi i tij për Deadline.

Pas publikimit të filmit, djali i Diddyt u përfshi në konfliktin midis Diddyt dhe 50 Cent.

Gjithashtu, ekipi ligjor i Diddyt e quajti më parë këtë dokumentar një sulm të turpshëm.

"Siç e dinë Netflix dhe CEO Ted Sarandos, Diddy ka mbledhur pamje që kur ishte 19 vjeç për të treguar historinë e tij në mënyrën e tij.

Është e padrejtë dhe e paligjshme që Netflix të përvetësojë atë punë", thanë ata. /Telegrafi/

Nëna e P.Diddy kundër Netflix, thotë se dokumentari për të është i dëmshëm dhe ka përmbajtje të rremë

8 December 2025 at 17:59


Janice Combs, nëna e reperit dhe biznesmenit Sean 'Diddy' Combs, ka reaguar ashpër ndaj një dokumenti të Netflix, "Sean Combs: The Reckoning", i publikuar më 2 dhjetor 2025.

Ajo pretendon se seriali përmban shumë shpifje rreth jetës familjare dhe rritjes së djalit të saj, që sipas saj kanë për qëllim të dëmtojnë reputacionin e familjes.

Në veçanti, Janice mohon pretendimet se Diddy e ka sulmuar fizikisht atë pas tragjedisë në City College më 28 dhjetor 1991, ku në një event të mbipopulluar në palestër humbën jetën nëntë persona dhe u plagosën afro 30 të tjerë.

P.Diddy

Ajo e quan këtë pjesë si të pasaktë dhe të qëllimshme për të nxitur shikueshmëri.

Sean Combs, i dënuar në tetor me katër vjet burg për dy akuza të transportimit për prostitucion, aktualisht ndodhet në Fort Dix FCI, New Jersey.

Ai ka një apel të shpejtuar të planifikuar me mundësi lirimi në qershor 2028.

Janice Combs kërkon që Netflix të tërheqë publikisht çdo përmbajtje të pasaktë dhe mashtruese, ndërsa ende nuk ka ndodhur asnjë veprim ligjor konkret.

Ngjarja vjen ndërsa Diddy po përballet me shumë sfida ligjore dhe civile, përfshirë një hetim të ri në LA County për pretendime të sulmit seksual. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Publikohet një video e P. Diddy - si duket reperi pas më shumë se një viti në burg

24 November 2025 at 18:00


Një video e reperit Sean Combs, i njohur edhe si Diddy, është publikuar nga burgu Fort Dix i New Jerseyt, ku ai shihet duke kaluar një ditë pune në bibliotekën e burgut duke ndihmuar të burgosurit.

Pamjet e publikuara nga TMZ, tregojnë reperin me uniformë burgu teksa flet me të burgosur të tjerë dhe kryen detyrat e tij të përditshme, dhe duke gjykuar nga pamjet, atmosfera dukej e këndshme.

Combs u arrestua në shtator 2024 dhe u akuzua për shantazh, trafikim qeniesh njerëzore me qëllim shfrytëzimi dhe krime që lidhen me prostitucionin.

EXCLUSIVE 🚨 New video shows Diddy wrapping up his work for the evening on Friday at Fort Dix's media library located in the chapel, where he helps gives movies and religious materials to inmates. pic.twitter.com/wPZ53f15Co
— TMZ (@TMZ) November 23, 2025

Gjyqi i tij filloi në maj 2025 dhe në korrik ai u shpall fajtor për transportimin e njerëzve me qëllim prostitucioni, ndërsa u lirua nga akuzat më të rënda.

Në tetor, u dënua me katër vjet e dy muaj burg, me një gjobë prej 500,000 dollarësh dhe detyrimin për të marrë pjesë në programe të shëndetit mendor dhe varësisë.

Sipas raportimeve të medias, dënimi i tij u zgjat më vonë me një muaj për shkelje të dyshuara të rregullave të burgut, duke përfshirë pirjen e alkoolit të bërë në shtëpi të bërë nga sheqeri i fermentuar, Fanta dhe mollët.

Ai dyshohet gjithashtu se ka zhvilluar një bisedë telefonike me tre persona katër ditë para transferimit të tij në një burg në New Jersey. /Telegrafi/

Publikohet fotografia e parë e P. Diddyt nga burgu

1 November 2025 at 21:30


Është publikuar fotografia e parë e Sean 'P. Diddy' Combs që nga arrestimi i tij në shtator të vitit 2024, ku ai shihet duke kryer punën e tij të parë në burg.

Fotografia, e realizuar të premten në burgun federal FCI Fort Dix në New Jersey dhe e siguruar nga Mirror US, e tregon reperin dhe producentin duke ecur në oborrin e burgut me kapelë dhe xhaketë, ndërsa mjekra e tij gri bie në sy.

Burime brenda institucionit kanë bërë të ditur se detyra e tij e parë është në lavanderinë e burgut, ku ai merret me larjen, tharjen dhe palosjen e rrobave të të burgosurve.

Foto: TMZ

Ky realitet paraqet një kontrast të madh me jetën e Combs para arrestimit, kur sipas prokurorëve federalë ai “nuk ngarkonte as vetë telefonin dhe nuk merrte as një shishe ujë”, pasi kishte një ekip të tërë ndihmësish për nevojat e përditshme.

Combs u transferua në FCI Fort Dix të enjten në mëngjes për të nisur procesin e regjistrimit.

Ky është një burg federal me siguri të ulët, ku kushtet janë më të lehta se në MDC Brooklyn, ku ai mbahej pa kaucion.

Ai po vuan një dënim prej 50 muajsh dhe sipas Zyrës Federale të Burgjeve, data e parashikuar e lirimit është 8 maj 2028, megjithatë ajo mund të ndryshojë.

Foto: TMZ

Në FCI Fort Dix, të gjithë të burgosurit janë të detyruar të punojnë gjatë dënimit, dhe puna në lavanderi është një nga detyrat fillestare më të zakonshme, me pagesë të vogël por që ndihmon në përshtatjen me jetën në burg. /Telegrafi/

Mësohet data e lirimit nga burgu të Sean Diddy Combs

27 October 2025 at 21:06


Sipas faqes së internetit të Byrosë së Burgjeve, reperi Sean Diddy Combs, i cili aktualisht është i burgosur në një qendër paraburgimi në Brooklyn, do të lirohet më 8 maj 2028.

Megjithatë, është e mundur që ai të transferohet në një vendndodhje tjetër në një moment gjatë vuajtjes së dënimit të tij prej 50 muajsh.

Më herët këtë muaj, Combs, 55 vjeç, mësoi se do të kalojë katër vjet e dy muaj pas hekurave.

Foto: Reuters

Ai u urdhërua gjithashtu të paguante një gjobë prej 500,000 dollarësh në gjykatë, si dhe të merrte pjesë në programe për problemet e tij të shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca.

Gjatë seancës dëgjimore, gjykatësi pranoi se Combs ishte një artist dhe biznesmen i pavarur i suksesshëm që ndihmonte komunitetet, por gjithashtu theksoi seriozitetin e veprimeve të tij, duke përfshirë vite abuzimi përmes partive famëkeqe.

Në korrik 2025, Combs u shpall fajtor për dy akuza për transportim personash përtej kufijve shtetërorë me qëllim prostitucioni, por u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim qeniesh njerëzore dhe shantazh që mund të kishin mbartur me burgim të përjetshëm.

Dënimi prej 50 muajsh përfshin kohën e kaluar pas hekurave që nga shtatori 2024, e cila llogaritet në kohën totale të kaluar në burg. /Telegrafi/

Ish-praktikanti padit P Diddyn: Më droguan, më sulmuan dhe më infektuan me HIV

4 October 2025 at 20:53


Një burrë që pretendon se ka qenë praktikant i reperit Sean “Diddy” Combs ka ngritur një padi ndaj tij, duke pretenduar se u infektua me HIV pasi u drogua dhe u sulmua seksualisht në një festë të organizuar nga Combs, raporton TMZ.

Në padinë e depozituar në Gjykatën e Lartë të Los Angeles-it, burri, i identifikuar me pseudonimin “John Doe”, thotë se në fund të vitit 2014 po ndërtonte karrierën në industrinë e muzikës dhe pranoi me entuziazëm mundësinë për të bërë praktikë pranë Diddy-t. Ai pretendon se një mbrëmje u çua në një shtëpi pranë Los Angeles-it, ku Diddy po incizonte muzikë, dhe pas incizimeve u organizua edhe një after-party.

Burrit, sipas padisë, i ishte ofruar një sasi e madhe kokainë, marihuanë dhe alkool, por ai konsumoi vetëm alkool. Pas dy ose tre pijeve, ai filloi të ndjehej “çuditshëm”, duke e lidhur këtë me faktin se nuk kishte ngrënë shumë gjatë ditës. Shpejt pas kësaj, ai humbi ndjenjat.

Foto: Axelle/Bauer-Griffin/Getty Images

Sipas tij, u çua në një dhomë dhe e vetmja gjë që kujton është se një person i panjohur e sulmoi seksualisht duke i bërë seks anal para se të humbiste ndjenjat. Padia nuk pretendon se Diddy ishte kryesi i sulmit.

Kur u zgjua, ai pretendon se vuri re rrjedhje gjaku dhe shkoi për të bërë teste për sëmundje seksualisht të transmetueshme. Fillimisht rezultatet dolën negative, por pas disa muajsh, testet e përsëritura treguan se ai ishte infektuar me HIV. Për shkak të kësaj ngjarjeje, ai pretendon se ka pësuar dhimbje emocionale dhe psikologjike të rënda dhe kërkon një shumë të paqartë kompensimi për sulmin dhe keqtrajtimin seksual.

Avokatët e Diddy-t kanë reaguar ndaj akuzave të reja: "Siç kemi thënë më parë, zoti Combs nuk mund t’i përgjigjet çdo publiciteti të ri, madje as pretendimeve që janë qesharake ose lehtësisht të rreme. Zoti Combs dhe ekipi i tij ligjor kanë besim të plotë në faktet dhe integritetin e procesit gjyqësor. Në gjyq do të dalë e vërteta: zoti Combs nuk ka sulmuar seksualisht askënd, nuk ka trafikuar njerëz – as burra, as gra, as të rritur, as të mitur", deklaruan avokatët.

Përkujtojmë se Combs është dënuar më parë me 50 muaj burg, ose pak më shumë se katër vjet, për dy pika të akuzës për organizimin e transportit për prostitucion. /Telegrafi/

Avokatët e Cassie Ventura pas vendimit për P Diddyn: Asgjë nuk mund ta zhbëjë traumën

4 October 2025 at 16:20


Avokatët e Casandra Cassie Ventura, ish-të dashurës së Sean Combs Diddy, kanë folur pasi manjati i muzikës dhe reperi u dënua me katër vjet e dy muaj burg.

Konkretisht, të premten, më 3 tetor, manjati i muzikës kontroverse u dënua me më shumë se katër vjet burg, pas një gjyqi pothuajse dy-mujor që përfundoi në korrik me një dënim për dy akuza për transport me qëllim përfshirjen në prostitucion, dhe ai u lirua nga akuzat për trafikim qeniesh njerëzore për qëllime shfrytëzimi seksual dhe shantazhi.

P Diddy-t iu llogarit koha e kaluar në paraburgim dhe do të vuajë 36 muaj, ose tre vjet, në burg. Gjykatësi Arun Subramanian gjithashtu e dënoi Combs me pesë vjet liri të mbikëqyrur dhe e gjobiti me 500,000 dollarë (425,000 euro).

Në lidhje me këtë vendim, folën avokatët e Cassie Ventura, ish-të dashurës së Diddy-t, e cila luajti një nga rolet kryesore në gjyq.

"Ndërsa asgjë nuk mund ta zhbëjë traumën e shkaktuar nga Combs, dënimi i dhënë sot njeh ndikimin e krimeve të rënda që ai kreu. Jemi të bindur se, me mbështetjen e familjes dhe miqve, znj. Ventura do të vazhdojë rikuperimin e saj duke ditur se guximi dhe forca e saj ishin një frymëzim për shumë njerëz", thanë në një deklaratë avokatët Douglas Wigdor dhe Meredith Firetog.

Nga rruga, në nëntor 2023, Cassie ngriti një padi në New York kundër Diddy-t, me të cilin ishte në një lidhje nga viti 2007 deri në vitin 2018, duke e akuzuar atë për sulm seksual dhe abuzim fizik.

Edhe pse të dy u pajtuan një ditë pasi ajo ngriti padinë, u shfaq një video e vitit 2016 që tregonte Combs duke sulmuar fizikisht Cassie-n në një hotel.

Përveç kësaj, reperi u përball me akuza të shumta të tjera për krime seksuale, të cilat çuan në bastisjet e shtëpive të tij në Los Angeles dhe Miami vitin e kaluar, dhe menjëherë pas kësaj, reperi u arrestua.

Ventura, e cila ishte tetë muajshe shtatzënë, dëshmoi gjatë gjyqit të Diddy-t për trafikim njerëzor për shfrytëzim seksual dhe dha një pasqyrë të papërpunuar të marrëdhënies së tyre të mëparshme dhe festave të supozuara "Freak Off". /Telegrafi/

P.Diddy do të dënohet të premten, ish-prokurori nuk beson se do të marrë më shumë se pesë vjet burg

2 October 2025 at 23:50


Pak më shumë se tre muaj pasi u shpall fajtor për dy akuza që lidhen me prostitucionin, Sean Combs Diddy, është planifikuar të dënohet të premten, më 3 tetor.

Prokurorët federalë kërkuan që muzikanti të dënohet me të paktën 11 vjet e tre muaj burg për dy akuzat e transportit për prostitucion, për të cilat ai u shpall fajtor në korrik.

Avokatët e tij i kërkuan gjykatësit Arun Subramanian ta dënonte manjatin e muzikës 55-vjeçar me një maksimum prej 14 muajsh burg, që është vetëm disa muaj më shumë se koha që ai ka vuajtur që nga arrestimi i tij në shtator 2024.

P. Diddy

Ish-prokurori federal Neama Rahmani beson se P Diddy, i cili u lirua nga akuzat gjatë një gjyqi dy-mujor për akuza më serioze të trafikimit të qenieve njerëzore, ka shumë të ngjarë të marrë nga katër deri në pesë vjet burg.

"Nuk mendoj se ajo do të marrë 11 vitet që rekomandon qeveria. Kjo është më shumë se maksimumi ligjor për prostitucionin", tha Rahmani për revistën People.

Rahmani deklaron se krimet që lidhen me prostitucionin mbartin një dënim maksimal prej 10 vitesh burg, duke shtuar se Departamenti i Lirimit me Kusht rekomandoi pesë deri në shtatë vjet burg.

"Nëse gjykatësi do të ishte i gatshëm, do ta kishte liruar me kusht pas vendimit. Fakti që e mbajti në paraburgim, edhe pse u lirua nga akuzat më serioze për shantazh dhe trafikim të qenieve njerëzore për qëllime shfrytëzimi seksual, më bën të mendoj se ai do të vendosë një dënim. Ndoshta jo shumën e plotë që kërkon qeveria, por diçka si një 'dënim i ndarë'. Kështu që mendoj se pesë vjet është ajo që mund të marrë", tha ai.

Gjithashtu thuhet se gjyqtari mund të marrë në konsideratë "sjellje të tjera relevante" kur merr një vendim.

"Po flasim për drogë dhe dhunë, edhe pse ai u lirua nga akuzat për drejtimin e një sipërmarrjeje kriminale dhe detyrimin e këtyre grave të kryenin marrëdhënie seksuale. Ka shumë prova të këqija që kanë dalë tani në lidhje me dhunën dhe përdorimin e drogës. Kështu që mendoj se gjyqtari do ta trajtojë këtë si më shumë sesa thjesht një rast aktakuze", shtoi tutje.

Të martën, më 30 shtator, Diddyt iu mohua lirimi nga akuzat dhe një gjyq i ri. /Telegrafi/

P Diddy të premten do të flasë për viktimat dhe përpjekjet e tij për rehabilitim në gjykatë

2 October 2025 at 18:40


Sean ‘P Diddy’ Combs pritet të dalë për herë të parë para gjykatës gjatë seancës së tij të ri-dënimit më 3 tetor, për të folur drejtpërdrejt përpara gjykatës Arun Subramanian.

Ndryshe nga gjyqi i parë, ku ai nuk kishte folur, Diddy do të adresojë gjykatësin në mënyrë të denjë dhe respektuese, duke përmendur përpjekjet e tij për rehabilitim gjatë qëndrimit në Metropolitan Detention Center.

Avokati i tij, Teny Geragos, theksoi rëndësinë e kësaj seance për klientin e tij, duke kërkuar që ai të mund të flasë për herë të parë për akuzat ndaj tij dhe për viktimat.

P. Diddy

Në korrik, Diddy u gjet fajtor për dy akuza për transport për të marrë pjesë në prostitucion sipas ligjit federal Mann Act, por u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda.

Ka mohuar fuqimisht të gjitha akuzat dhe avokatët e tij kishin kërkuar një gjykim të ri ose lirimin, duke argumentuar se akuzat ishin të padrejta për aktivitet konsensual seksual midis të rriturve, por kjo kërkesë u refuzua.

Para vendimit për dënimin, ish-partnerja e tij Cassie Ventura dhe prindërit e saj kanë dërguar letra duke kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie në vendimin e gjykatës.

Diddy përballet me një maksimum prej 20 vjetësh burg, ndërsa prokurorët federalë kërkojnë të paktën 11 vjet dhe një gjobë prej 500,000 dollarësh.

Seanca e tij do të jetë momenti i parë që ai do të ketë mundësinë të flasë publikisht për akuzat, për viktimat dhe për përpjekjet e tij për rehabilitim. /Telegrafi/

Prokurorët amerikanë po kërkojnë që P Diddy të dënohet me më shumë se 11 vjet burg, vendimi përfundimtar do të jepet të premten.

30 September 2025 at 21:12


Prokurorët federalë amerikanë po kërkojnë një dënim me burg prej më shumë se 11 vitesh për Sean Diddy Combs, duke argumentuar se ai meriton një dënim të lartë për abuzim fizik dhe psikologjik ndaj të dashurave dhe punonjësve të tij për vite me radhë.

Në një dosje prej 161 faqesh, prokurorët i kërkuan gjyqtarit Arun Subramanian të refuzonte kërkesën e Combs për një dënim me 14 muaj burgim, në thelb kohë të kaluar në paraburgim, sepse ata thonë se ai nuk ka treguar pendim dhe në vend të kësaj është përpjekur të fajësojë viktimat në këtë rast.

"Ai ka treguar vazhdimisht se shqetësohet vetëm për pushtetin dhe kontrollin e tij. Vetëm një dënim i konsiderueshëm me burg i shqiptuar gjatë një numri të konsiderueshëm vitesh mund ta dekurajojë atë në mënyrë efektive dhe t'u tregojë viktimave të ardhshme se abuzuesit e tyre do të mbahen përgjegjës, pavarësisht nga pasuria apo fama e tyre", shkruan prokurorët në një letër drejtuar gjyqtarit të paraqitur të hënën vonë.

Ata gjithashtu kërkojnë gjobën maksimale të lejueshme prej 500,000 dollarësh.

Departamenti Amerikan i Lirimit me Kusht rekomandoi një dënim që varionte nga pesë deri në shtatë vjet burg.

Prokurorët paraqitën letra nga Cassie Ventura, prindërit e saj dhe ish-punonjësit e saj, duke i kërkuar gjykatësit të merrte në konsideratë viktimat, disa prej të cilëve kanë frikë nga hakmarrja. Ish-e dashura e Combs, e cila dëshmoi me pseudonimin Jane, nuk ia dha letrën gjykatësit.

Combs u akuzua në korrik për dy akuza për transportim me qëllim prostitucioni, të cilat mbartin një dënim maksimal prej 10 vitesh burg për secilën akuzë. Një juri e liroi atë nga akuzat për shantazh, komplot dhe trafikim qeniesh njerëzore për shfrytëzim seksual.

Dënimi është planifikuar të jepet të premten, më 3 tetor, para gjyqtarit Arun Subramanian, pasi Combs u lirua në korrik nga akuzat më të rënda, duke përfshirë shantazhin dhe trafikimin e qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual. Çdo akuzë sipas Aktit Mann mbart një dënim maksimal prej 10 vitesh; megjithatë, fillimisht besohej se prokurorët nuk do të kërkonin më shumë se 63 muaj. /Telegrafi/

P. Diddy e mëson dënimin të premten - rrezikon 20 vjet burg

29 September 2025 at 20:02


Gati tre muaj pasi përfundoi gjyqi i tij, Sean "Diddy" Combs, 55 vjeç, do të mësojë dënimin e tij këtë javë.

Reperi, i cili u arrestua shtatorin e kaluar në hollin e hotelit Park Hyatt në Manhattan, u përball me gjyqin në maj për një sërë akuzash që shtrihen në më shumë se tre dekada, raporton Unilad.

Akuzat përfshinin trafikim qeniesh njerëzore për qëllime shfrytëzimi seksual, shantazh dhe transportim për qëllime prostitucioni.

P. Diddy

Combs dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohet se kanë kërcënuar dhe shantazhuar viktimat me kaseta video ose dhunë fizike.

Për çfarë u shpall fajtor Diddy?

Pas një gjyqi shtatë-javor, juria arriti në një vendim në korrik. Combs u shpall fajtor për dy akuza për transportim me qëllim prostitucioni. Ky është një krim federal në ShBA sipas të ashtuquajturit Akti Mann, i cili ndalon transportimin me vetëdije të një personi përtej kufijve shtetërorë për aktivitet seksual të paligjshëm, edhe nëse personi jep pëlqimin për këtë. Në të njëjtën kohë, ai u lirua nga akuzat e rënda për trafikim të qenieve njerëzore dhe shantazh.

Çfarë dënimi e pret?

Sipas Aktit Mann, secila prej dy akuzave për të cilat ai u dënua mbart një dënim maksimal prej 10 vitesh burg. Kjo do të thotë që Combs teknikisht mund të dënohet me një total prej 20 vitesh burg. Megjithatë, prokurorët kanë kërkuar një dënim prej të paktën katër deri në pesë vitesh, raporton Sky News.

Çfarë pretendon mbrojtja?

Ekipi ligjor i Diddy-t ka apeluar vendimin dhe po kërkon një dënim jo më shumë se 14 muaj. Duke pasur parasysh se ai ka kaluar tashmë më shumë se një vit në paraburgim federal, kjo do të thoshte lirim pothuajse të menjëhershëm. Avokatët pretendojnë se ai është "ndëshkuar mjaftueshëm" sepse karriera, reputacioni dhe trashëgimia e tij janë shkatërruar nga ky rast.

Vendimi përfundimtar këtë të premte

Reperi do të rikthehet në gjykatë këtë të premte, më 3 tetor, kur do t'i jepet dënimi përfundimtar. Edhe pse përballet me deri në 20 vjet burg, dënimi aktual pritet të jetë dukshëm më i shkurtër, duke marrë parasysh më shumë se një vit që ai ka kaluar tashmë në paraburgim. /Telegrafi/

“Ka kaluar muaj të vështirë në një nga burgjet më të këqija” - kërkohet lirimi i P. Diddyt

25 September 2025 at 13:00


Avokatët që përfaqësojnë reperin P Diddy i thanë gjyqtarit që po mbikëqyr dënimin se ai nuk duhet të dënohet për më shumë se 14 muaj.

Ata argumentuan se Diddy ka kaluar muaj të vështirë që nga arrestimi dhe gjykimi i tij, duke qëndruar në një nga “burgjet më të këqija” në vend.

Avokatët kërkojnë lirimin e tij pothuajse të menjëhershëm, duke theksuar se reperi ka treguar përkushtim dhe ka përjetuar forma të ndryshme dhune gjatë qëndrimit në burg.

Foto: EPA-EFE

P Diddy u shpall fajtor më parë këtë vit për dy akuza që lidhen me përfshirje në kurth të personave për qëllime prostitucioni, ndërsa u lirua nga akuzat për trafikim të qenieve njerëzore dhe shantazh.

Edhe pse gjykata mund t’i japë deri në 10 vjet burg për secilën nga këto akuza, avokatët e tij argumentojnë se një dënim i drejtë nuk duhet të tejkalojë 14 muaj.

Në rast se gjyqtari vendos për këtë masë, Diddy do të lirohet nga burgu në nëntor të këtij viti.

Avokatët e Diddyt theksojnë se reperi u përball me “forcën e plotë dhe fuqinë e pabesueshme” të qeverisë në gjyqin e tij të mëparshëm, por në fund u shpall fajtor vetëm për akuza të caktuara.

Ata nënvizojnë se kërkesa e qeverisë për një dënim shumë më të gjatë, pesë herë më i madh se mesatarja për raste të ngjashme, është e papërshtatshme.

Ekipi ligjor, i udhëhequr nga Marc Agnifil dhe Teny Geragos, përmend gjithashtu kontributin vullnetar të Diddyt gjatë qëndrimit në burg dhe përfshin letra mbështetëse nga familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë, përfshirë nëna e tij, Janice Combs dhe ish-e dashura Yung Miami.

Nëna e tij kërkon që reperi të lirohet për të kaluar vitet e fundit të jetës së saj së bashku me të. /Telegrafi/

P Diddy përballet me një padi tjetër, ish-stilisti e akuzon për sulm dhe ngacmim seksual për 10 vite rresht sa punuan bashkë

24 September 2025 at 20:18


Para shpalljes së vendimit, Sean “Diddy” Combs po përballet me një padi të re. Stilisti i tij i gjatë, Deonte Nash, e akuzon atë për ngacmim seksual, trafikim të njerëzve dhe një sërë krimesh të rënda.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ, avokatët e Nash-it deklarojnë se Diddy e ka kthyer ëndrrën e tij për karrierën si stilist i personazheve të famshëm në një “makth” që ai “ishte i detyruar të përballej pothuajse çdo ditë” gjatë dhjetë viteve të punës për mogulin e muzikës. “Të tmerrshmet që z. Nash përjetoi e ndjekin ende, edhe pas përfundimit të marrëdhënies së punës”, thuhet në dokumente.

Ekipi ligjor i stilistit thotë se Diddy e ka ekspozuar atë ndaj “dhjetë vjetëve të sulmeve seksuale dhe fizike, ngacmimeve seksuale dhe verbale, trafikimit të njerëzve, degradimit dhe poshtërimit, kërcënimeve për jetën dhe mirëqenien e tij, ndjekjes, kontrollit dhe manipulimit psikologjik”.

Foto: Getty Images

Padia përshkruan disa incidente të rënda, duke përfshirë një festë të mbajtur në vitin 2013 ose 2014, ku Diddy supozohet se u ekspozua në mënyrë të papërshtatshme ndaj Nash-it para të tjerëve. Po ashtu, pretendimet thonë se Combs e ka prekur seksualisht trupin e Nash-it pa pëlqimin e tij në disa raste.

Thuhet gjithashtu se Diddy ka bërë komente “të padëshiruara, të papërshtatshme dhe me përmbajtje seksuale” ndaj Nash-it, ndërsa avokatët theksuan se ai ishte i fiksuar pas seksualitetit të tij dhe shpesh e përmendte këtë para të tjerëve. Këto komente poshtëruese, sipas tyre, e bënin Nash-in të ndihej i objektivizuar dhe i parehatshëm.

Foto: Getty Images

Përveç kësaj, avokatët e Nash-it përmendin raste të dhunës fizike, duke pretenduar se Diddy i kishte bërë të qartë se stilisti “jetonte vetëm sepse ai ia lejonte”. Supozohet se Diddy përdorte fuqinë dhe kërcënimet për ta detyruar Nash-in në bindje dhe për ta mbajtur nën kontroll të plotë.

Padia gjithashtu tregon se Nash vazhdoi të merrte kërcënime edhe pasi përfundoi punën për Diddy-n dhe ende nuk ndihej i sigurt. Përkujtojmë se Nash dëshmoi gjatë gjyqit penal të Diddy-t. Kur avokati i Diddy-t e pyeti nëse po mendonte të ngrinte një padi civile, ai u përgjigj: “Jo, jam i fokusuar të dal nga këtu”. Kur u pyet nëse kishte angazhuar avokatë, ai tha se kishte avokatë “që ta mbrojnë”.

Me këtë padi, Nash kërkon kompensim dhe dëmshpërblim penal, si dhe kërkon që çështja të gjykohet para një jurie. /Telegrafi/

P Diddy fiton një tjetër betejë ligjore, gjykata hedh poshtë një nga paditë civile ndaj tij për sulm seksual

27 August 2025 at 19:20

Ndërsa është ende në pritje të shpalljes së vendimit në një proces penal federal, reperi i njohur Sean “Diddy” Combs ka shënuar një fitore ligjore.

Një gjykatë në New York ka hedhur poshtë një padi civile të ngritur ndaj tij nga një burrë, i cili pretendonte se muzikanti e kishte droguar dhe më pas sulmuar seksualisht në një klub nate, raporton TMZ.

Padia ishte paraqitur në muajin shkurt të këtij viti, ndërsa paditësi – i identifikuar si “John Doe” – pretendonte se ngjarja kishte ndodhur në vitin 2015. Sipas tij, atë kohë, si artist 23-vjeçar në fillimet e karrierës, kishte performuar në një klub nate në Los Angeles, ku ishte i pranishëm edhe Diddy.

Foto: Getty Images

Në dokumentin e paraqitur nga avokati Tony Buzbee, thuhej se paditësit i ishte hedhur diçka në pije, pas së cilës ai humbi ndjenjat. Ai pretendonte se ishte zgjuar në momentin kur Diddy po e sulmonte seksualisht. Gjithashtu, në padi theksohej se Combs e kishte kërcënuar se do t’ia shkatërronte karrierën nëse do të kundërshtonte.

Megjithatë, gjykatësja vendosi ta rrëzojë çështjen për shkak të afatit të parashkrimit. Sipas vendimit të gjykatës, në vitin 2015 – kur supozohet se ka ndodhur ngjarja – afati ligjor për paraqitjen e një padie të tillë ishte pesë vjet. Ndërkohë, ligji i ri i vitit 2019, i cili e zgjat këtë periudhë në 20 vjet, nuk mund të zbatohet retroaktivisht për rastin në fjalë.

Përveç padisë ndaj vetë Diddy-t, u hodhën poshtë edhe akuzat ndaj kompanive të tij, Bad Boy Entertainment dhe Combs Enterprises. Kjo përbën një nga disa fitoret e fundit ligjore për muzikantin në proceset civile, megjithëse dhjetëra padi të tjera ende mbeten aktive.

Ndërkohë, shpallja e vendimit në procesin penal federal ndaj tij është caktuar për 3 tetor. /Telegrafi/

The post P Diddy fiton një tjetër betejë ligjore, gjykata hedh poshtë një nga paditë civile ndaj tij për sulm seksual appeared first on Telegrafi.

Donald Trump zbulon nëse planifikon ta falë reperin P Diddy

3 August 2025 at 17:15

Donald Trump ka deklaruar se do ta kishte “të vështirë” të falte reperin Sean “Diddy” Combs, i cili së fundmi u shpall fajtor për dy akuza për organizim prostitucioni. Edhe pse ende nuk është bërë e ditur se sa do të jetë dënimi i tij, Diddy ka kërkuar lirimin e përkohshëm nga paraburgimi deri në shpalljen e vendimit më 3 tetor, por duket se deri atëherë do të qëndrojë pas hekurave.

Trump, i cili në të kaluarën ka falur figura të njohura publike, si reperin NBA Youngboy (i akuzuar për armëmbajtje pa leje) dhe çiftin televiziv Todd dhe Julie Chrisley (të dënuar për mashtrime tatimore), u pyet së fundmi nëse do të bënte të njëjtën gjë edhe për Diddyn.

Edhe pse pranoi se dikur kishin marrëdhënie të mira, ai shtoi se gjërat ndryshuan kur ai hyri në politikë dhe u bë president i Shteteve të Bashkuara: “Kishim marrëdhënie miqësore, më dukej si djalë i mirë. Por sapo vendosa të kandidoja, u bë shumë armiqësor”, tha Trump në një intervistë për Newsmax.

Q: Sean Diddy Combs. Would you consider pardoning him?

Trump: Well, he was essentially, I guess, sort of half innocent. Probably, you know I was friendly with him, I got along with him very well…

Defend this, MAGA. I’ll wait.pic.twitter.com/J907BkYiFZ

— Republicans against Trump (@RpsAgainstTrump) August 2, 2025

Ish-presidenti kujtoi se Diddy e kishte quajtur me fjalë fyese në të kaluarën. Në vitin 2017, Diddy kishte deklaruar publikisht se “nuk i bëhej vonë për Trumpin”, ndërsa në 2020 kishte thënë:
“Të bardhët si Trump duhet të hiqen. Prioriteti numër një është ta largojmë Trumpin nga detyra”.

Trump tani e pranon se deklaratat e tilla ndikojnë në vendimet e tij: “Jemi njerëz. Nuk duhet t’i lejojmë ndjenjat të na ndikojnë në gjykim, por nuk është e lehtë. Është më e vështirë të falësh dikë që të ka sulmuar,” u shpreh ai, duke shtuar se përgjigjja më e mundshme për një falje të Diddyt do të ishte: “Më së shumti, jo”.

Nga ana tjetër, ekipi ligjor i Diddyt thotë se nuk kanë dijeni për ndonjë përpjekje për falje. Avokati kryesor, Mark Agnifilo, tha për Variety: “Nuk jam përfshirë fare në këtë çështje. Sinqerisht nuk kam asnjë ide. Ndonjëherë mendoj se s’ka asgjë, ndonjëherë më duket se ndoshta po ndodh diçka. Por nuk e di çfarë ndodh në kokën e Trumpit. Sinqerisht, nuk kam asnjë informacion”.

Foto: EPA/Profimedia

Kujtojmë që më 2 korrik, Diddy u shpall i pafajshëm për dy akuza të rënda: trafikim seksual përmes dhunës, mashtrimit apo detyrimit, si dhe për pjesëmarrje në një organizatë kriminale (sipas ligjit RICO).

Megjithatë, ai nuk u lirua plotësisht nga përgjegjësia. Gjykata e shpalli fajtor për dy akuza të tjera që lidhen me prostitucionin – secila nga të cilat mund të sjellë deri në 10 vjet burgim. Dënimi i tij pritet të jepet më 3 tetor.

Edhe pse nuk përballet me burgim të përjetshëm, Combs vazhdon të përballet me presion të madh publik dhe ligjor, pasi ndaj tij janë ngritur edhe dhjetëra padi të tjera që e akuzojnë për ngacmim seksual dhe sjellje të tjera të paligjshme. /Telegrafi/

The post Donald Trump zbulon nëse planifikon ta falë reperin P Diddy appeared first on Telegrafi.

Sean ‘Diddy’ Combs përballet me vendimin final në tetor të këtij viti

9 July 2025 at 12:19

Pas shpalljes fajtor javën e kaluar, çështja po kalon në fazën e dënimit që do të ndodhë pas disa muajsh.

Një kërkesë për të përshpejtuar seancën u tërhoq pas një konference të mbyllur mes palëve.

Combs, 55 vjeç, u shpall fajtor për dy akuza për transportim me qëllim për prostitucion, pas një gjyqi që zgjati gati shtatë javë në Manhattan. Ai u shfajësua nga akuzat më të rënda, si trafikim njerëzor dhe komplot për zhvatje, të cilat mund t’i kishin sjellë dënim të përjetshëm.

P. Diddy

Ligjërisht, secila nga akuzat për të cilat u dënua mund të sjellë deri në 10 vjet burg, për një total prej 20 vitesh. Megjithatë, prokuroria kërkon një dënim prej 4–5 vitesh (51–63 muaj), ndërsa mbrojtja rekomandon 21–27 muaj. Vendimin përfundimtar do ta japë gjyqtari Subramanian.

Aktualisht, Diddy ndodhet në paraburgim në Brooklyn’s Metropolitan Detention Center, pasi iu refuzua lirimi me kusht për shkak të rrezikut për arratisje dhe ndikimit te dëshmitarët, përfshirë ish-të dashurën e tij, Cassie Ventura.

Artisti ka kaluar gati 10 muaj në paraburgim, që do të llogariten në dënimin përfundimtar.

Përpara se të jepet vendimi, të dyja palët do të dorëzojnë memorandume për dënimin, mbrojtja deri më 19 shtator dhe prokuroria pak ditë më pas.

 

Gjithashtu, do të përgatitet një raport hetimor paraprak, që do ndihmojë gjyqtarin në vendimin përfundimtar, dhe Combs do të zhvillojë një intervistë me shërbimin e provës. /Telegrafi/

The post Sean ‘Diddy’ Combs përballet me vendimin final në tetor të këtij viti appeared first on Telegrafi.

P. Diddy kalon 4 korrikun në burg, zbulohet menyja e ditës

3 July 2025 at 23:19

Këtë 4 korrik, reperi Sean “Diddy” Combs do ta kalojë shumë ndryshe nga sa kishte parashikuar.

Edhe pse u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikimit seksual dhe pjesëmarrjes në rrjet kriminal, ai u shpall fajtor për dy akuza më të lehta: transportimin e personave për qëllime prostitucioni.

Ndërsa shmangu burgimin e përjetshëm, Combs rrezikon tani deri në 20 vite burg dhe do të qëndrojë i paraburgosur në Metropolitan Detention Center në Brooklyn deri në seancën e dënimit që është caktuar për 3 tetor.

Foto: Reuters

Gjatë kësaj kohe, ai do të përballet me kushte shumë të thjeshta: mëngjes me drithëra dhe qumësht ose kek, hamburger ose ‘hot-dog’ me makarona e djathë për drekë dhe fasule ose peshk për darkë.

Sipas raportimeve të CNN, Combs mbeti i shokuar kur gjyqtari refuzoi kërkesën e tij për lirimin me kusht, pavarësisht se avokati kishte ofruar një garanci prej 1 milion dollarësh.

Fëmijët e tij madje kishin planifikuar një festë të Ditës së Pavarësisë në rezidencën e tij në Star Island, Florida, duke besuar se ai do të lirohej.

Por gjyqtari argumentoi se Combs përbën rrezik për komunitetin dhe viktimat, për shkak të një “prirjeje për dhunë”.

Foto: Getty Images

Ndërkohë, Cassie Ventura, ish-e dashura e tij që dëshmoi gjatë procesit për abuzimin që kishte përjetuar, paralajmëroi përmes avokatit se lirimi i Combs do të kërcënonte sigurinë e saj dhe të viktimave të tjera.

Pavarësisht shmangies së disa akuzave të rënda, Combs përballet me pasoja serioze ligjore. /Telegrafi/

The post P. Diddy kalon 4 korrikun në burg, zbulohet menyja e ditës appeared first on Telegrafi.

“Të dua, mami” – si reagoi P Diddy pasi dëgjoi vendimin e jurisë në gjykatë pasi u shpall i pafajshëm

2 July 2025 at 22:45

Reperi amerikan Sean Combs Diddy, i njohur më mirë si P Diddy, u shpall fajtor për organizimin e transportit me qëllim prostitucioni dhe CNN zbuloi se si reagoi ai pasi dëgjoi vendimin.

Përpara se të nxirrej nga salla e gjyqit në Nju Jork, ai u gjunjëzua dhe uli kokën sikur të ishte në lutje. Kur u ngrit në këmbë, iu drejtua audiencës që ishte ulur në galeri dhe filloi të duartrokiste.

Pas kësaj, ai i shikoi anëtarët e familjes së tij dhe tha: “Faleminderit. Të dua, mami”. Ata filluan të duartrokisnin dhe disa madje qanë.

Foto: Reuters

Kur Diddy doli nga salla e gjyqit, familja e tij u tha avokatëve se ata ishin një “ekip ëndrrash”. Avokati i tij Teny Geragos i përqafoi. Avokati mbrojtës Marc Agnifilo tha se reperi po përgatitej të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg.

“Kjo juri i ka dhënë Combs dhuratën e jetës. Ju siguroj se ai e vlerëson mundësinë që i është dhënë dhe nuk do të shkelë asgjë që kjo gjykatë i imponon”, shtoi ai.

Foto: Reuters

Ju kujtojmë se Diddy përballet me deri në 10 vjet burg. Ai u lirua nga akuzat për trafikim qeniesh njerëzore për qëllime prostitucioni dhe shantazhi. /Telegrafi/

Foto: Reuters
Foto: Reuters
Foto: Reuters
Foto: Reuters

The post “Të dua, mami” – si reagoi P Diddy pasi dëgjoi vendimin e jurisë në gjykatë pasi u shpall i pafajshëm appeared first on Telegrafi.

❌
❌