Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zeka: Kosova të tregojë seriozitet për dialogun me SHBA-në, të përmirësojë klimën e biznesit

17 January 2026 at 15:12

PRISHTINË, 17 janar/ATSh/ Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, kërkon nga qeveria e Kosovës të tregojë seriozitet të plotë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të ndërmarrë masa konkrete për të përmirësuar klimën e biznesit, përndryshe siç thotë ai, vendi rrezikon të humbasë mundësi strategjike dhe ekonomike.

Në një intervistë për KosovaPress, Zeka vlerëson se vendimet e pakoordinuara dhe vonesat në politikë kanë sjellë tensione të brendshme dhe kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet me aleatët strategjikë. Ai thekson se vetëm një qeveri e përkushtuar dhe serioze mund të avancojë dialogun strategjik dhe të përfitojë nga mundësitë për tregti dhe investime.

Por ky seriozitet, sipas tij, ka munguar shumë përgjatë viteve të fundit.

Zeka gjithashtu u ndal tek marrëveshjet tregtare dhe tarifat doganore. Ai vlerëson heqjen e tarifave në gusht të vitit të kaluar, derisa thekson se kjo hap mundësi për rritje të shkëmbimeve tregtare dhe për promovimin e produkteve amerikane në Kosovë.

Zeka, megjithkëtë dyshon se vonesa e këtij vendimi, tash mund t’i kushtojë Kosovës.

Përfaqësuesi i bizneseve amerikane në Kosovë, foli edhe për pasojat e krizave politike dhe mungesës së qeverisë së re në vitin 2025, duke pohuar se kjo ka ndikuar keq në rritjen ekonomike dhe në pasigurinë juridike, nga të cilat janë afektuatr drejtpërdrejt bizneset dhe konsumatorët.

Shqetësimin më të madh, Zeka e ka për raportin negativ midis eksportit dhe importit. Ai përmendi idenë e Odës për mbështetje të ndërmarrjeve prodhuese dhe startup-eve për të zvogëluar deficitin tregtar dhe për të krijuar vende të reja pune, por që sipas tij, nuk u zbatua nga qeveria e kaluar.

Ndërkohë, problem për operimin e bizneseve është edhe shtrenjtimi i tarifave të energjisë elektrike, si edhe nxitimi për liberalizimin e tregut në këtë fushë. .

Zeka e nënvizon sektorin e energjisë, si njërin nga sektorët e anashkaluar nga qeveria, ani se ka potencial të madh për zhvillim.

eka thekson se Kosova duhet të dëshmoj sundim të plotë të ligjit dhe të ofrojë klimë stabile për investitorët. Kjo, duke zatuar ligjet dhe politikat që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe investimet strategjike.

/Kosovapress/

The post Zeka: Kosova të tregojë seriozitet për dialogun me SHBA-në, të përmirësojë klimën e biznesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti bën homazhe në 45-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

17 January 2026 at 13:32


Në 45-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, nga agjentët e UDB-së famëkeqe, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, bashkë me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta te varret e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, në fshatin Dubovik.

Kryeministri Kurti tha se sot bëjnë nderime, duke kujtuar se si, edhe para suprimimit të autonomisë, vendi ka pasur patriotë të jashtëzakonshëm, veprimtarë të paepur, të cilët u flijuan duke sakrifikuar gjithçka për shtetin dhe lirinë, të cilën e kemi dhe e gëzojmë sot.

“Edhe para luftës, shqiptarët nën Jugosllavi e Serbi nuk kishin paqe dhe për këtë janë dëshmi edhe demonstratat e shumta të organizuara, por gjithashtu edhe ish-të burgosurit e të persekutuarit politikë”, u shpreh kryeministri.

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, u vranë më pak se një vit, pas demonstratave të vitit 1981, në kohën kur organizata të shumta të fshehta të kohës po bëheshin bashkë dhe Jugosllavia e Serbia, i goditën pikërisht Jusufin, Bardhoshin dhe Kadriun, atëherë kur po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha organizimi për Republikën e Kosovës dhe për çlirimin e popullit tonë, u shpreh ndër të tjerash.

Jusuf Gërvalla, gjithashtu, tha Kryeministri, përveçse patriot, ishte edhe publicist, poet e shkrimtar, krijues, gazetar e intelektual, të cilit edhe kjo veprimtari artistike, e pasur, ju ndërpre përgjysmë.

“Prandaj, me vrasjen e Jusufit, nuk kemi humbur vetëm një veprimtar dhe nuk është shtyrë vetëm bashkimi i organizatave shqiptare të asaj kohe, por njëkohësisht kemi humbur edhe një veprimtari artistike e kulturore, e cila nuk u shtrua asnjëherë për shkak se jeta e tij u këput përgjysmë”, tha ai.

Kryeministri Kurti theksoi se progresi e siguria që ka shteti sot, faktorizimi i kombit shqiptar në përgjithësi, jo vetëm në Ballkan, është dëshmi që populli në përgjithësi ka ecur rrugës së tij dhe se ato flijime e sakrifica, padyshim që ia kanë vlejtur fort. /Telegrafi/

45 vjet nga vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, presidentja: Ishte sakrifica e tyre që e trasoi rrugën përpara të popullit tonë

17 January 2026 at 13:20


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë bënë homazhe në përvjetorin të 45-të të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se 17 janari është një prej ditëve më të kobshme për popullin e Kosovës, është dita kur u vranë mizorisht Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Ajo po ashtu tha se në këtë ditë është vrarë edhe Smajl Hajdaraj.

“Një ditë e humbjeve të shumëfishta, por njëkohësisht një ditë e një krenarie të madhe për kombin tonë... Ata u shndërruan në zërin e një populli të robëruar dhe në kohë shumë të rënda rrezikuan gjithçka dhe u shndërruan në flakadanë të lirisë. Ishte sakrifica e tyre që e trasoi rrugën përpara të popullit tonë në mënyrë që ne sot ta gëzojmë këtë shtet për të cilin ata dhanë gjithçka”, tha presidentja. /Telegrafi/

Në Kamenicë ndizen flakadanët e kujtesës për heronjtë Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Zeka

12 January 2026 at 15:33


Në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, Komuna e Kamenicës organizoi aktivitetin simbolik të ndezjes së flakadanëve, në nderim të heronjve të kombit.

Në ceremoni mori pjesë Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Behar Hyseni, i cili së bashku me zyrtarë të drejtorisë dhe qytetarë ndezën flakadanët që simbolizojnë sakrificën dhe qëndresën e heronjve të Kamenicës.

Drejtori Hyseni përkujtoi natën e 11–12 janarit të vitit 1984, kur heronjtë Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala ranë gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

“Nata mes 11–12 janarit na rikthen në kujtesë guximin dhe sakrificën e heronjve të Kamenicës, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, si dhe veprimtarin dhe patriotin e madh Kadri Zeka. Pikërisht në këtë natë, Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala ranë heroikisht. Me ndezjen simbolike të flakadanëve, ne i nderojmë Rexhep Malën, Nuhi Berishën dhe Kadri Zekën, jo vetëm si heronj të Kamenicës, por si shtylla të një kombi që jeton sepse dikush zgjodhi të mos jetojë i përulur. Ata janë krenari e mbarë kombit shqiptar, dëshmi se sakrifica nuk shuhet, por shndërrohet në kujtesë, e kujtesa në udhërrëfyes”, tha Hyseni.

Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë përkujtimore, duke përcjellë mesazhin e respektit dhe mirënjohjes së përhershme ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin kombëtar. /Telegrafi/


Zeka: Devolli Corporation njëri nga taksapaguesit më të mëdhenj të Kosovës, ia ka dalë gjithmonë

By: xhir jeta
12 January 2026 at 13:32

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka ka vizituar fabrikën lidere, Comodita Home, në ditën e rinisjes së prodhimit, vetëm tre ditë pas incidentit në Gjakovë.

Në një prononcim për Klan Kosova, Zeka tha se Devolli Corporation gjithmonë ia ka dalë të bëjë dallimin dhe të krijojë kushte pune, duke qenë edhe njëri prej taksapaguesve më të mëdhenj në vend, teksa u shpreh i lumtur dhe aspak i habitur për nisjen kaq të shpejt të punës, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk befasohem me rinisjen kaq të shpejtë të punës, duke e ditur krejt qëndrueshmërinë që e karakterizon edhe korporatën Devolli, edhe natyrisht pronarin e saj, Shkëlqim Devolli. Është diçka që e kemi parë përgjatë viteve, pavarësisht vështirësive një në vend i cili nuk ofron ndoshta kushtet më të mira për të bërë biznes, korporata Devolli gjithmonë ia ka dalë që ta bëjë dallimin dhe të krijojë mijëra vende pune, dhe natyrisht të jetë njëri prej tatimpaguesve më të mëdhenj të vendit”, u shpreh Zeka.

Pos tjerash, ai tha se fabrika të tilla si Comodita Home, dhe njësi tjera të korporatës Devolli, i duhen Kosovës.

“Ne kemi shprehur shqetësimin tonë për atë që ndodhi javën e kaluar. Ishte një pamje që nuk do të donim ta shihnim në Kosovë. Kosova ka nevojë për më shumë fabrika si Comodita, dhe si njësitë biznesore të korporatës Devolli, dhe jo për mbyllje të vendeve të punës”.

Kujtojmë se nga incidenti, fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë të lënduar, as në mesin e punëtorëve dhe as në mesin e personelit të angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit.

Ky këngëtar është i dashuri i Benites?

By: gaze tare
7 January 2026 at 21:25

Pas shumë aludimesh dhe pikëpyetjesh në rrjetet sociale, është hedhur më shumë dritë mbi personin që Benita ka përmendur gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Kosova.

Gjatë një bisede të sinqertë me Klodin dhe Elijonën, Benita ndau detaje nga një marrëdhënie që ka zgjatur rreth pesë vite. Ajo e përshkroi raportin si të rëndësishëm emocionalisht, por që aktualisht po kalon një fazë delikate dhe të pasigurt.

Banorja tregoi se partneri i saj ka qenë pranë saj që në fillimet, në kohën kur ajo nuk ishte figurë publike dhe pa asnjë ndërhyrje estetike. Megjithatë, ajo pranoi se vendimi për të hyrë në reality-show nuk është pritur mirë nga ai.

“Është artist edhe biznesmen,” u shpreh Benita, duke shtuar se ka frikë se sjellja dhe situatat brenda shtëpisë mund të kenë ndikuar negativisht në lidhjen e tyre. Ajo theksoi se nuk është e sigurt nëse ai po e pret ende jashtë.

Sipas burimeve të konfirmuara nga Prive By Liberta Spahiu, personi për të cilin bëhet fjalë është Endri, një emër i njohur për publikun shqiptar. Ai u bë shumë popullor rreth një dekade më parë, falë hiteve që shënuan sukses të madh sidomos tek adoleshentët e asaj kohe.

Pas largimit nga skena muzikore, Endri iu përkushtua biznesit, ndërsa së fundmi ka paralajmëruar edhe rikthimin e tij në muzikë. Pikërisht në këtë periudhë, historia me Benitën e ka rikthyer sërish në vëmendjen e publikut.

Burimet bëjnë me dije se marrëdhënia e çiftit ka pasur ulje-ngritje të shumta, veçanërisht gjatë vitit të fundit, kur kontaktet mes tyre janë rralluar.

The post Ky këngëtar është i dashuri i Benites? appeared first on iconstyle.al.

Universiteti "Haxhi Zeka": Nga rritja e numrave drejt ekselencës shkencore

26 December 2025 at 12:53


Universiteti “Haxhi Zeka” po dëshmon se zhvillimi i kërkimit shkencor nuk është më një synim abstrakt, por një proces i qëndrueshëm dhe i matshëm që po merr formë konkrete nga viti në vit.

Analiza e zhvillimit të punës kërkimore-shkencore për periudhën 2023–2025 tregon qartë se universiteti ka hyrë në një fazë të re pjekurie akademike, ku fokusi nuk është më vetëm në rritjen e numrit të publikimeve, por mbi të gjitha në cilësinë e tyre, ndikimin ndërkombëtar dhe rolin udhëheqës të stafit akademik.

Të dhënat e këtyre tri viteve dëshmojnë një trajektore zhvillimi që nuk ka qenë lineare, por e menduar dhe e strukturuar. Viti 2023 karakterizohet nga një volum i lartë publikimesh shkencore, duke shënuar një fazë të rëndësishme të akumulimit dhe aktivizimit kërkimor. Viti 2024, ndonëse shfaq një rënie të lehtë numerike, përfaqëson në fakt një fazë tranzicioni dhe seleksioni, ku vëmendja fillon të zhvendoset drejt cilësisë dhe depërtimit në revista më selektive. Pikërisht ky orientim i qëllimshëm krijon bazën për vitin 2025, i cili shënon konsolidimin e plotë të këtij procesi, me rikthim të volumit të publikimeve dhe rritje të ndjeshme të cilësisë shkencore.

Në vitin 2025, Universiteti “Haxhi Zeka” ka realizuar 129 punime shkencore unike, të indeksuara në platformat më të rëndësishme ndërkombëtare si SCOPUS dhe Web of Science. Ky rezultat flet qartë për një prani serioze dhe të qëndrueshme të universitetit në hapësirën globale të kërkimit shkencor. Ajo që e bën këtë arritje edhe më domethënëse është fakti se rritja më e madhe është shënuar pikërisht në publikimet e indeksuara në Web of Science, një tregues i drejtpërdrejtë i rritjes së cilësisë dhe konkurrueshmërisë ndërkombëtare të kërkimit shkencor në UHZ.

Një element tjetër i rëndësishëm që del nga analiza është roli udhëheqës i stafit akademik të universitetit. Një pjesë e konsiderueshme e publikimeve shkencore janë udhëhequr nga pedagogët e UHZ-së si autorë të parë, çka dëshmon pavarësi shkencore, kapacitet konceptual dhe aftësi për të inicuar dhe drejtuar kërkime me relevancë akademike dhe shoqërore. Universiteti “Haxhi Zeka” nuk po shfaqet më vetëm si bashkëpunëtor në projekte kërkimore, por si aktor aktiv dhe bartës i ideve shkencore.

Analiza e performancës për frymë, e aplikuar për herë të parë në mënyrë të plotë dhe sistematike, sjell një dimension të ri transparence dhe drejtësie në vlerësimin e punës shkencore. Ajo tregon qartë se përtej madhësisë së fakulteteve, disa njësi akademike kanë arritur nivele shumë të larta efikasiteti kërkimor për pedagog, duke dëshmuar se cilësia dhe përkushtimi janë faktorë vendimtarë për suksesin akademik. Kjo qasje nuk synon të krijojë ndarje, por të kuptojë realitetin dhe të ofrojë bazë të shëndoshë për zhvillim të mëtejshëm.

Për profesorët dhe hulumtuesit, kjo analizë është një dëshmi se puna e tyre po jep rezultate konkrete dhe po fiton peshë ndërkombëtare. Për studentët, ajo është një garanci se janë pjesë e një universiteti që po ndërton dije, reputacion dhe perspektivë akademike reale. Për publikun dhe partnerët institucionalë, ky është një sinjal i qartë se Universiteti “Haxhi Zeka” po konsolidohet si një institucion modern, dinamik dhe i orientuar drejt modelit të Universitetit 4.0, ku mësimdhënia, kërkimi shkencor dhe kontributi shoqëror ndërthuren në mënyrë organike.

Ky zhvillim i qëndrueshëm i punës kërkimore-shkencore ka reflektim të drejtpërdrejtë edhe në cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Universitetin “Haxhi Zeka”. Një universitet që prodhon dije shkencore, që hulumton, publikon dhe debaton në nivel ndërkombëtar, është një universitet që e sjell këtë dije të freskët dhe kritike edhe në auditorë. Përfshirja aktive e stafit akademik në kërkime shkencore rrit cilësinë e ligjëratave, pasuron programet studimore me përmbajtje bashkëkohore dhe e orienton mësimnxënien drejt mendimit kritik, analizës dhe zgjidhjes së problemeve reale. Në këtë mënyrë, studentët nuk janë vetëm përfitues pasivë të njohurive, por pjesë e një ekosistemi akademik ku kërkimi, mësimi dhe praktika ndërthuren natyrshëm. Ky proces rrit jo vetëm përgatitjen profesionale të të diplomuarve, por edhe ndikimin e universitetit në shoqëri, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor, në ndërtimin e politikave publike të bazuara në evidencë dhe në formimin e qytetarëve aktivë, të përgjegjshëm dhe të aftë për të ndikuar pozitivisht në komunitetin ku jetojnë dhe veprojnë.

Zhvillimi i punës kërkimore-shkencore në periudhën 2023–2025 nuk përfaqëson një pikë përfundimtare, por një bazë të fortë mbi të cilën ndërtohet e ardhmja. Universiteti “Haxhi Zeka” po dëshmon se me vizion të qartë, angazhim kolektiv dhe standarde të larta akademike, është e mundur të ndërtohet një profil shkencor i qëndrueshëm dhe konkurrues, në shërbim të komunitetit akademik dhe shoqërisë në tërësi.

Sondazh: ‘Lojtari i Vitit 2025’ nga lexuesit e Telegrafit

9 December 2025 at 13:26


Redaksia e sportit në mediumin më të madh online në Kosovë, Telegrafi.com do të vazhdojë traditën për të zgjedhur më të mirët e vitit në futbollin kosovar.

Si gjithmonë do të ndahen çmimet për secilën pozitë: portieri, mbrojtësi, mesfushori, sulmuesi e talenti i vitit duke mos harruar edhe trajnerin e vitit dhe futbollisti i vitit.

Gjithashtu në çmimet që ndahen nga Telegrafi janë edhe 'Futbollistja e vitit' dhe klubi më i mirë për vitin 2025.

Duke marrë parasysh që lexuesit janë të shenjtë për ne, Telegrafi tanimë për vitin e tretë do të ndajë edhe çmimin e lexuesve.

Telegrafi ka zgjedhur 20 emra të futbollistëve që kanë lënë gjurmë brenda vitit 2025 në futbollin kosovar dhe që janë ende pjesë e futbollit tonë, ku votat e lexuesve do ta zgjedhin më të mirin.

Sondazhi i Telegrafit do të zgjatë 10 ditë, ku është krejtësisht transparent dhe lexuesit do ta zgjedhin më të mirin e vitit.

Vlen të theksohet se vitin e kaluar këtë çmim e fitoi sulmuesi Drilon Hazrollaj, që aktualisht luan në Rumani te Rapid Bukureshti. /Telegrafi/



Pas kërcënimeve e akuzave, Milaim Zeka përballet me Olta Gixharin

7 December 2025 at 17:32


Milaim Zeka ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Uëtëfë”, ku ka folur për raportin me aktoren Olta Gixhari dhe për situatat e tensionuara që kanë pasur gjatë Big Brother VIP Kosova.

Ish-opinionisti i reality shou-t zbuloi një moment të veçantë nga koha kur po planifikohej edicioni tjetër i Big Brother.

"Kur kam dashur unë të largohem nga Big Brother, drejtori më ka thënë dhe më ka lutur: ‘Të lutem mos e lejo, sepse Olta Gixhari do ta shoh Big-un e ardhshëm vetëm nga ekrani.’ Nuk jam sepse e ka ditur që në rast se është Olta, unë nuk mund të jem", tregoi Zeka.

Foto: YouTube

Më pas, ai u përball me Oltën përmes një lidhjeje telefonike. Aktorja reagoi ashpër ndaj deklaratave të tij.

“Pse del me ato deklarata nëpër televizione? Unë s’kam dalë asnjëherë. Po nuk pushove more burrë i dheut. Kush të ka kërcënuar? Ti do të ndihesh i lumtur nëse unë të kam kërcënuar. Me mend në kokë".

“Mbase ka qenë një moment i nervozes së saj. Unë kam respekt, nuk kam asgjë të keqe. Jam njeriu më liberal, nuk kam asgjë të keqe me Oltën", tha Zeka në anën tjetër.

Ky shkëmbim i drejtpërdrejtë ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, duke rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien mes dy figurave të njohura të ekranit shqiptar. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

“Kush të ka kërcënuar ty?!”/ Olta Gixhari i kërkon shpjegim Milaim Zekës

By: gaze tare
7 December 2025 at 09:19

Milaim Zeka ishte i ftuar në një intervistë për “UëTëFë Show” në Andale Media, ku moderatorët Fatos Sulo dhe Artemis Senja e përfshinë në sfidën e rubrikës “Caliente”. Detyra? T’i telefononte Oltës Gixhari vetëm për ta përshëndetur.

Telefonata mori një kthesë të papritur sapo Olta u përgjigj. Pas një përshëndetjeje të shkurtër, ajo u fut menjëherë në temë dhe i kërkoi llogari për deklaratat e tij:

“Pse del me ato deklarata se nuk të kam thënë kurrë? Unë s’flas kurrë nëpër televizione, po ti si s’pushon? Kush të ka kërcënuar ty? Unë të kam kërcënuar?”

Milaimi, që para telefonatës dukej i qetë dhe i sigurt, nisi të qeshte i zënë ngushtë, pasi Olta po e “vërshëllente” direkt. Ai ndryshoi tonin dhe nuk dukej më aq i bindur për pretendimin se ishte kërcënuar prej saj:

“S’më ke kërcënuar, por… dëgjo, je në emision live. Të mora vetëm të të uroj shumë sukses ty dhe Leonorës.”

Olta e mbylli bisedën shkurt:

“Faleminderit, me mend në kokë.”

Në fund, mbetet e qartë se Milaimi mund t’i ketë ekzagjeruar deklaratat e mëparshme, ku kishte pohuar se Olta e kishte “kërcënuar” duke i kërkuar të mos përmendte më Morinën, madje duke aluduar se ajo ishte arsyeja e largimit të tij nga roli i opinionistit në “Big Brother VIP Kosova”.

The post “Kush të ka kërcënuar ty?!”/ Olta Gixhari i kërkon shpjegim Milaim Zekës appeared first on iconstyle.al.

Milaim Zeka deklarohet pas intervistimit në SPAK

5 December 2025 at 22:44


Gazetari Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri e njohur si SPAK.

Zeka është parë rreth orës 15:00 në ambientet e SPAK, ku është përshëndetur edhe me gazetarët.

Pas daljes nga SPAK, Milaim Zeka, tha për gazetarët se arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK, ishte për arsye pune.

“Thjesht isha për intervistë me zotin Dumani. Kam një vit që kërkoj intervistë”, tha Zeka për gazetarët.


Gazetari nga Milaim Zeka paraqitet në SPAK

By: V K
5 December 2025 at 15:29

Ditën e sotme, gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka, është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Zeka është parë rreth orës 15:00 në ambientet e SPAK, ku është përshëndetur edhe me gazetarët.

Deri tani, nuk dihet arsyeja se përse Zeka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

The post Gazetari nga Milaim Zeka paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Akuza për ryshfet/ Roven Zeka del nga SPAK, çfarë pritet të ndodhë sot në GJKKO me ish-shefin e Rrugores

By: armand
26 November 2025 at 12:26

Ish-drejtori i Policisë Rrugore, Roven Zeka, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe më pas në Gjykatën e Posaçme, ku zhvillohet seanca paraprake e procedimit penal ndaj tij. Zeka qëndroi rreth një orë në ambientet e SPAK për procedura të lidhura me çështjen, para se të shkonte […]

The post Akuza për ryshfet/ Roven Zeka del nga SPAK, çfarë pritet të ndodhë sot në GJKKO me ish-shefin e Rrugores appeared first on BoldNews.al.

Akuza për ryshfet/ Roven Zeka del nga SPAK, çfarë pritet të ndodhë sot në GJKKO me ish-shefin e Rrugores (VIDEO)

By: V K
26 November 2025 at 13:15

Këtë të mërkurë, ish-drejtori i Policisë Rrugore, Roven Zeka, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe më pas në Gjykatën e Posaçme, ku zhvillohet seanca paraprake e procedimit penal ndaj tij.

Zeka qëndroi rreth një orë në ambientet e SPAK për procedura të lidhura me çështjen, para se të shkonte në gjykatë.

Seanca paraprake ka për qëllim shqyrtimin e ligjshmërisë së aktakuzës, pranueshmërinë e provave dhe respektimin e standardeve procedurale gjatë hetimit.

Në bazë të rezultateve, gjykata mund të vendosë që dosja të kalojë për gjykim të plotë, të kthehet për hetime shtesë, ose të rrëzohet pjesërisht ose në tërësi.

Roven Zeka u arrestua më 19 prill me urdhër të SPAK. Gjithashtu Prokuroria e Posaçme lëshoi urdhërarrest edhe për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.

Ata akuzohen për korrupsion në një rast ku janë mbuluar pasojat e një aksidenti ku nga përplasja e dy automjeteve, ku 5 persona kanë përfunduar në spital.

Zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës dyshohet se morën ryshfet për të mbyllur çështjen në rrugë, ndërkohë që asnjë institucion nuk bën me dije se çfarë ka ndodhur me 5 qytetarët e plagosur në atë përplasje mes dy automjetesh me datë 16 prill.

Të tre efektivët akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni Ergest Vrioni, për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident më 16 prill.

 

The post Akuza për ryshfet/ Roven Zeka del nga SPAK, çfarë pritet të ndodhë sot në GJKKO me ish-shefin e Rrugores (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ish-shefi i Rrugores në gjyq për ryshfet, Roven Zeka shkon në SPAK

By: Fax Web
26 November 2025 at 11:30

Pas marrjes i pandehur nga SPAK, për korrupsion, ish-drejtori i Policisë Rrugore, Roven Zeka është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se Zeka ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme, si pjesë e procedurës normale.

Përveç Zekës, të pandehur janë marrë edhe ish-zyrtarët Sokol Novaku dhe Edison Tabaku. Nën akuzë janë gjithashtu Ergest Vrioni dhe Bledi Belba, ndaj të cilëve rëndojnë akuza për korrupsion.
Kujtojmë se Roven Zeka u vendos në arrest shtëpie më 14 korrik, pasi kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak të një dëmtimi në legen të pësuar gjatë qëndrimit në paraburgim. Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata e Posaçme pas përfundimit të ekspertizës mjekësore, e cila konfirmoi gjendjen shëndetësore të ish-zyrtarit të policisë dhe ai u lirua.

 

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka paraqitet në SPAK

By: V K
26 November 2025 at 10:35

Këtë të mërkurë, ish-drejtori i Policisë Rrugore, Roven Zeka, është paraqitur sot në SPAK. Pas marrjes i pandehur nga SPAK, për korrupsion, mësohet se Zeka ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme, si pjesë e procedurës normale.

Përveç Zekës, të pandehur janë marrë edhe ish-zyrtarët Sokol Novaku dhe Edison Tabaku. Nën akuzë janë gjithashtu, Ergest Vrioni dhe Bledi Belba, ndaj të cilëve rëndojnë akuza për korrupsion.

Kujtojmë se Roven Zeka, u vendos në arrest shtëpie më 14 korrik, pasi kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak të një dëmtimi në legen të pësuar gjatë qëndrimit në paraburgim.

Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata e Posaçme pas përfundimit të ekspertizës mjekësore, e cila konfirmoi gjendjen shëndetësore të ish-zyrtarit të policisë dhe ai u lirua.

The post Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Nuk kalon më në Morinë/ Milaim Zeka zbulon përplasjet me Olta Gixharin: Më kërcënoi, lëvizjen nuk ma ka ndaluar as Serbia…

By: V K
24 November 2025 at 11:25

Në një intervistë për “Prive”, gazetari dhe analisti Milaim Zeka, ka zbuluar përplasjet e tij me aktoren Olta Gixhari vitin e kaluar, ku të dy ishin opinionistë të “Big Brother Vip Kosova”, ku sipas tij, ajo e ka kërcënuar.

Zeka është shprehur se përplasja mes tyre nisi pas një postimi në rrjetet sociale që ai kishte bërë pa e kuptuar, në lidhje më një nga konkurrentet e atij edicioni, Lelën.

Sipas tij, Olta e ka kërcënuar duke i thënë “nuk e kalon më Morinën”, ndërsa shtoi se diçka të tillë nuk ja ka ndaluar as Serbia.

“Problemi im më i madh ishte me Olta Gixharin, se ishte femër. Ne jemi edukuar që njeriu ligësinë më të madhe në jetë e bën kur matet me fëmijë dhe me femra. Po të kishte qenë mashkull, do të ishte bërë skandali më i madh në historinë e Big Brother. Ajo më ka kërcënuar në prezencën e produksionit, më ka thënë që ma ndalon Morinën të cilën s’ma ka ndaluar as Serbi dhe jo më Olta. Pas saj, është dashur të largohem nga “BBVK”, me lutjet e tyre. Kam qëndruar në ‘BBVK’, por s’kam komunikuar me Oltën”, ka thënë ai.

Po ashtu, në një tjetër emision, ai është ndalur sërish te kjo deklaratë, ku u shpreh se Olta Gixhari e ka fyer rëndë dhe kjo sipas tij, ka qenë në bashkëpunim me produksionin e BBV Kosova, për të cilët ai tha që duhet të kishin ndërhyrë.

Gjithashtu, analisti zbuloi se sherri me Oltën u bë edhe arsyeja e largimit të tij si opinionist nga BBV Kosova.

“Kam pas dy momente kur kam dashur të iki në BBV Kosova, kur Olta Gixhari më ka fyer shumë rëndë. Është përgjegjësia e produksionit, unë nuk kam besuar se produksioni i lejon dy kolegë me u ofenduar në tavolinë, dy opinionista ne. Kaluam përplasje shumë të rënda, i thash si nuk të vjen turp të më fyesh për një gjë të tillë. Sepse mua më vjen rëndë të kacafytem më një femër dhe më fëmijë. Fotoja ka dalë nga produksioni dhe mua ma ka dërguar dikush që unë nuk merrem me rrjetet sociale dhe unë e kam bërë “collab”. Më pas e kam fshirë, e kanë ruajtur. Më ka shkruar edhe mamaja e Lelës. Nuk kam folur më me Oltën se pastaj doli në media. Kjo tha “Si nuk i vjen turp babait të katër vajzave me bë gjëra të tilla. I shkruajta i thash që nuk bëj unë gjëra të tilla.

 

 

“I shkruajta dhe produksionit që dua ta lë punën. Dhe mem dhënë 1 milonë euro për një emision, duke më fyer dinjitetin dhe personalitetin, më fal por nuk e dhi fytyrën time. Unë e kam treguar tre për qind të asaj çfarë ka ndodhur. Unë me pas qenë me mentalitet edhe me thënë që po më kërcënon sepse ka qenë kërcënim, Olta Gixhari më ka kërcënuar. Ka qenë çështje e produksionit jo e jona. Po të ishim konsultuar me produksionin, ia kam thënë Oltës edhe publikisht. Nuk më kalon mua asgjë në hava. Unë kur flas biseda serioze me njerëz, kam shumë dëshmi”, tha ai në Klan Kosova.

SI NISI PËRPLASJA

Kujtojmë se asokohe analisti reagoi dhe sqaroi situatën. Ai tha se edhe pse ajo fotografi që është publikuar në profilin e tij për njërën nga banoret, Lelën, me mbishkrimin “hapet televotimi’ në një foto të konkurrentes tek dukej duke qëndruar e ulur në divan në një pozicion të papërshtatshëm, nuk ka të bëje me të, pasi e kishte ripostuar pa vetëdije nga dikush që e kishte bërë “tag”.

“Të bëjë një korrigjim. Nuk ka qenë fare postimi im, dhe ai postim nuk ka të bëjë fare me mua. Është një fotografi që ka qarkulluar në rrjete sociale diku 3-4 javë e ka dërguar diku te Instagrami im dhe personi qe e menaxhon, e ka pranuar. Brenda disa minutave e kam hequr foton, pasi më ka njoftuar nëna e Lelës ”, u shpreh Zeka.

Po ashtu, ai i ka kërkuar falje banores së BBV nëse e ka lënduar me postimin e tij.

“Ju kërkoj falje, Lela në qoftë se te kam lënduar qoftë edhe një sekond, të kërkoj shumë falje sikurse fëmijut tim!”, tha ai.

Mes njerëzve që e kritikuan, ishte edhe opinionistja tjetër e BBVK, Olta Gixhari, e cila “shpërtheu” ndaj kolegut të saj duke u shprehur se ky veprim është i pafalshëm.

“A të ka hije Milaim, në këtë moshë me familje e fëmijë të përfshihesh në shaka të tilla si paraadoleshent”, i drejtohet aktorja.

“Sa gjest i vogël të përfitosh nga dobësia e një gruaje. Fshehurazi, pas krahëve ndërkohë që ajo nuk është as e vetëdijshme për situatën. Rendohet ky veprim e bëhet i pafalshëm kur vjen nga një burrë, i cili është dhe pjesë e produksionit. A të ka hije Milaim, në këtë moshë, me familje e fëmije, të perfshihesh në shaka seksuale si para-adoleshent? Kjo situatë na kujton edhe njëherë se sa lehtë figurat publike, sidomos gratë, mund të bëhen objekt kritikash të padrejta.

Është e rëndësishme të kemi mirëkuptim dhe mirësi, edhe në platforma publike si reality show. Askush nuk meriton të ndihet i turpëruar apo i poshtëruar për diçka kaq të pafajshme, sidomos nën presionin e madh të të qenit të filmuar 24/7. S’ka asgje qesharake apo të dënueshme në këtë pafajësi”, shkroi Olta.

The post Nuk kalon më në Morinë/ Milaim Zeka zbulon përplasjet me Olta Gixharin: Më kërcënoi, lëvizjen nuk ma ka ndaluar as Serbia… appeared first on Albeu.com.

Milaim Zeka: Olta Gixhari më kërcënoi, kam treguar vetëm tre për qind të asaj që ndodhi në prapaskenë

23 November 2025 at 22:13


Milaim Zeka në një intervistë për “Prive” ka befasuar me deklaratën e tij, duke thënë se Olta Gixhari e ka kërcënuar.

Në rubrikën “Koment për Koment”, ish-opinionisti i “BBVK”, i cili ishte krah Oltës në edicionin e kaluar, në panelin e opinionistëve, tha: “Problemi im më i madh ishte me Olta Gixharin, se ishte femër. Ne jemi edukuar që njeriu ligësinë më të madhe në jetë e bën kur matet me fëmijë dhe me femra. Po të kishte qenë mashkull, do të ishte bërë skandali më i madh në historinë e Big Brother".

“Ajo më ka kërcënuar në prezencën e produksionit, më ka thënë që ma ndalon Morinën të cilën s’ma ka ndaluar as serbi dhe jo më Olta. Pas saj, është dashur të largohem nga “BBVK”, me lutjet e tyre. Kam qëndruar në 'BBVK', por s’kam komunikuar me Oltën”.

Foto: YouTube

Në lidhje me këtë, ish-opinionisti ka folur edhe në emisionin "Shoqet" në Klan Kosova.

"Unë e kam treguar tre për qind të asaj çfarë ka ndodhur. Unë me pas qenë me mentalitet edhe me thënë që po më kërcënon sepse ka qenë kërcënim, Olta.

"Ka qenë çështje e produksionit, po të ishim konsultuar me produksionin, ia kam thënë Oltës. Nuk më kalon mua asgjë në hava. Unë kur flas biseda serioze me njerëz, kam shumë dëshmi", tha ndër tjerash. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Milaim Zeka “plas bombën”: Akuza të forta ndaj Olta Gixharit pas kamerave të BBVK

By: gaze tare
23 November 2025 at 08:57

Milaim Zeka ka rikthyer tensionet e vjetra me një rrëfim të papritur për Prive by Liberta Spahiu, ku përmendi për herë të parë prapaskenat e nxehta të sezonit të kaluar të BBVK. Ish-opinonisti, i cili këtë vit po e ndjek spektaklin nga shtëpia, zgjodhi të flasë hapur për raportin e tij problematik me Olta Gixharin.

Sipas Zekës, përplasjet mes tyre nuk ishin aspak ato që publiku shihte live por shumë më të ashpra kur kamerat fikeshin. Ai tregoi se aktorja, sipas tij, ka tentuar të shfrytëzojë influencën kundër tij në mënyrë drastike.

“Jam i shokuar, më kërcënoi. Donte të më ndalonte në Shqipëri,” deklaroi ai, duke nënkuptuar se situata kishte dalë jashtë çdo kufiri profesional.

Gazetari shkoi edhe më tej, duke nënvizuar se po të ishte fjala për një mashkull, skandali do kishte shpërthyer në përmasa krejt të tjera.

“Po të ishte mashkull, do të ishte skandali më i madh në historinë e Big-ut,” u shpreh ai duke ngritur një paralelizëm të fortë gjinor.

Olta Gixhari, tashmë e konfirmuar si opinioniste për BBVK 4, ende nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Zekës. Ndërkohë, Zeka kujtoi se tensionet mes tyre nuk kanë munguar asnjëherë, por ai pretendon se “lufta e ftohtë” ka qenë shumë më e egër në prapaskenë se sa në ekran.

The post Milaim Zeka “plas bombën”: Akuza të forta ndaj Olta Gixharit pas kamerave të BBVK appeared first on iconstyle.al.

”Rama po përgatit grusht shteti”, Zeka del kundër deklaratës nga Bardhi: A je normal?

By: redi
20 November 2025 at 21:55

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar deklaratën e kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi sipas të cilit kryeministri Edi Rama është duke përgatitur një grusht shteti. Për të deklarata të tilla nuk janë normale, duke shtuar se përsa kohë të ketë njerëz të tillë opozita, qytetarët shqiptarë do të votojnë të kundërtën. ”Askush nuk e fajësoi opozitën. Ajo është inekzistente. Berisha sapo tha që Rama e…

Source

❌
❌