Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksioni te AKSHI/ Abuzuan me tenderat, SPAK firmosi 8 masa sigurie, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve

By: V K
16 December 2025 at 12:33

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme, ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e AKSHI.

Mësohet se është firmosur “Arrest me burg” për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin.

Ndërkohë “Arrest në shtëpi” është vendosur për drejtoreshën e AKSHI Mirlinda Karçanaj dhe zv. drejtoreshën Hava Delibashin.

Ndërkohë, “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim për të dalë jashtë vendit”, është lëshuar për Erion Ismailin.

Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta. janë personat ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “Ndalim për të dalë jashtë vendit”.

 

The post Aksioni te AKSHI/ Abuzuan me tenderat, SPAK firmosi 8 masa sigurie, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve appeared first on Albeu.com.

AMP ekzekuton masat e sigurisë për një efektiv policie dhe 3 punonjës të IMT

By: V K
4 November 2025 at 11:34

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për një punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Zyrtaret ndaj te cileve u ekzekutuan masat e sigurise jane Anton Demaj, me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës.

Po ashtu, mase e sigurise u ekzekutua edhe ndaj shtetasve D. LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, J.H., me detyrë Inspektore pranë IMT- së dhe M.L., me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së.

Njoftimi i AMP:

Shkodër – AMP ekzekuton masat e sigurisë për një punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenin 234 të Kodit të Pr. Penale, për një punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

A.D., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës.

D. LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.

J.H., me detyrë Inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës.

M.L., me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur nga veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas sigurimit të informacionit nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

The post AMP ekzekuton masat e sigurisë për një efektiv policie dhe 3 punonjës të IMT appeared first on Albeu.com.

Falsifikim dokumentesh e fshehje e të ardhurave/ Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për administratorin e CFO Pharma e punonjës të FSDKSH (EMRAT)

By: V K
4 November 2025 at 09:26

Prokuroria e Tiranës, ka lëshuar tetë masa sigurie ndaj administratorit të kompanisë “CFO Pharma” dhe disa punonjësve të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

A2 CNN, mëson se bëhet fjalë për; Alba Zylfo, Jona Berberi, Lorela Ballabani ,Spartak Zekja, Frigul Milla, Zade Mali, Romina Agalliu, Esjana Gjishti.

Hetimet zbuluan një skemë mashtrimi me inventarë dhe fatura fiktive për barnat “Foster” dhe “Trimbow”, përmes të cilës përfitoheshin fonde të rimbursimit nga FSDKSH në vlera të mëdha.

Në qendër të skemës ishte “CFO Pharma” në bashkëpunim me subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” dhe me zyrtarë të Fondit.

Janë ekzekutuar shtatë masa sigurie, ndërsa administratori i “CFO Pharma”, F.M., është shpallur në kërkim.

Ndaj Drejtorit të FSDKSH dhe disa punonjësve janë vendosur masa ndalimi, pezullimi dhe detyrimi për t’u paraqitur në polici.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Tiranës, lëshon 8 masa sigurie për administratorin e CFO Pharma e punonjës të FSDKSH për ‘Falsifikim të Dokumenteve’ dhe ‘Fshehje e të ardhurave’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, jep tetë masa sigurie për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 180/3 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.4472, të vitit 2025, të kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, rezultoi se personi nën hetim, shtetasi F.M., administrator i subjektit “CFO Pharma”, me veprimet e tij, ka përdorur dy subjektet “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania” dhe administratorët e tyre për qëllime përfitimi, duke paraqitur të dhëna të rreme sikur ka blerë nga këto subjekte medikamente të cilat “Nedix Albania” dhe “Pharma Plus”, i kanë krijuar në gjendjet e tyre të inventarit në sistemin “edepo” duke falsifikuar inventarin respektiv si dhe faturat e blerjes. Këto veprime kanë lejuar të dy këto subjekte të kenë aftësi për shitjen e medikamenteve “Foster” dhe “Trimboë” te subjekti “CFO Pharma.

Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetasit I.Sh. administrator i subjektit “Medicamenta” që është importues ekskluziv farmaceutik i licensuar dhe kontraktuar me Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, për rimbursimin e disa barnave. Ai kallëzoi se është në dijeni të faktit se subjekti “CFO Pharma” dhe subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” në bashkëpunim me nëpunës publikë të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore kryejnë veprimtari të kundërligjshme që konsiston në veprime fiktive të shitjes dhe blerjes së produkteve “Foster” dhe “Trimboë” dhe si rrjedhojë e këtyre veprimeve/inventarëve fiktivë përfitojnë nga FSDKSH fonde rimbursime në shuma të konsiderueshme monetare.

Nga të dhënat e publikuara nga Fondi për konsumin e barnave, të dhënat e kallëzuesit të import-it dhe shitjeve por veçanërisht nga të dhënat në drejtorinë e statistikës pranë Fondit, u konstatua një skemë të organizuar me qëllim përfitimi korruptiv të fondeve të rimbursimit në vlera shumë të mëdha. Në qendër të kësaj skeme të organizuar qëndron distributori farmaceutik “CFO Pharma” në bashkëpunim me zyrtar të FSDKSH.

Shpërndarësit “Pharma Plus” dhe “Medix Albania”, janë shpërndarës të themeluar “de fakto” nga pronari i “CFO Pharma”, të cilët kanë lidhur kontratë me FSDKSH ku kanë deklaruar shifra të fiktive të gjendjes fillestare të inventarit, me qëllimin shitjet më pas fiktive në “CFO Pharma” e më pas në farmaci.

Subjekti “Pharma Plus” ka deklaruar 2000 kuti “Foster” dhe 1107 kuti “Trimboë” në vlerë 10 milion lekë të reja, pa asnjë blerje. Subjekti “Medix Albania” ka deklaruar 4000 kuti “Foster” dhe 11 500 kuti “Trimboë”, në vlerë 60 milionë lekë, pa asnjë blerje.

Fakti, i miratimit të këtyre inventarëve fiktive si dhe lidhja e kontratave të këtyre subjekteve nga zyrtarë të FSDKSH tregon qartë përfshirjen e zyrtarëve të Fondit si pjesë e kësaj skeme. Shitjet fiktive të “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” janë bërë drejt “CFO Pharma” e cila ka lëshuar fatura fiktive drejt disa farmacive.

Gjithashtu bazuar në veprimet hetimore të kryera deri më tani në funksion të këtij procedimi penal, ka dyshime që shtetasi S.Z. Drejtor i FSDKSH, ka konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” i parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal. Konkretisht personi nën hetim në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit ka nënshkruar Kontratë “Për Qarkullimin e Barnave të Listës së Barnave që rimbursohen Nga Shpërndarësi Farmaceutik”, ndërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Shpërndarësit Farmaceutik “Pharma Plus”. Po kështu, edhe punonjëset e FSDKSH, shtetaset R. A., Z.M. dhe E. Gj., kanë konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” të parashikuar nga neni 186/3 i Kodi Penal. Këto shtetase duhet të kontrollonin fizikisht medikamentet që kishte përshkruar në listën e inventarit, administratorja e subjektit “Nedix Albania’ e hetuara L. B. Nga kontrolli i kryer dhe verifikimi i medikamenteve në magazinën e “Nedix Albania”, këto shtetase kanë evidentuar sipas tyre, se në magazinën e subjektit ndodhej sasia prej 4.000 kuti medikament i llojit “Foster”.

Mbi faktet dhe provat që i bashkëngjiten kësaj kërkese, mbështetet ekzistenca e dyshimit të arsyeshëm se këto shtetas dyshohet se janë autorë të veprave “Falsifikimi i dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 180/3 të Kodit Penal dhe kërkohet

1. Të caktohen ndaj shtetases A.Z. , e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; Ekzekutuar

2. Të caktohen ndaj shtetases J. B., e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim, masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; Ekzekutuar

3. Të caktohen ndaj shtetases L. B. e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”’; Ekzekutuar

4. Të caktohet ndaj shtetasit F. M., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”; Shpallur në kërkim

5. Të caktohet ndaj shtetasit S. Z., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”; Ekzekutuar

6. Të caktohen ndaj shtetases Z.M., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”; Ekzekutuar

7. Të caktohen ndaj shtetases E. Gj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”; Ekzekutuar

8. Të caktohen ndaj shtetases R.A., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Ekzekutuar

The post Falsifikim dokumentesh e fshehje e të ardhurave/ Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për administratorin e CFO Pharma e punonjës të FSDKSH (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për disa persona në fushën e farmaceutikës

By: V K
4 November 2025 at 09:11

Prokuroria e Tiranës, ka lëshuar 8 masa sigurie për administratorin e CFO Pharma dhe punonjës të FSDKSH për ‘Falsifikim të Dokumenteve’ dhe ‘Fshehje e të ardhurave’.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, jep tetë masa sigurie për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 180/3 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.4472, të vitit 2025, të kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, rezultoi se personi nën hetim, shtetasi F.M., administrator i subjektit “CFO Pharma”, me veprimet e tij, ka përdorur dy subjektet “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania” dhe administratorët e tyre për qëllime përfitimi, duke paraqitur të dhëna të rreme sikur ka blerë nga këto subjekte medikamente të cilat “Nedix Albania” dhe “Pharma Plus”, i kanë krijuar në gjendjet e tyre të inventarit në sistemin “edepo” duke falsifikuar inventarin respektiv si dhe faturat e blerjes. Këto veprime kanë lejuar të dy këto subjekte të kenë aftësi për shitjen e medikamenteve “Foster” dhe “Trimbow” te subjekti “CFO Pharma.

Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetasit I.Sh. administrator i subjektit “Medicamenta” që është importues ekskluziv farmaceutik i licensuar dhe kontraktuar me Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsor, për rimbursimin e disa barnave. Ai kallëzoi se është në dijeni të faktit se subjekti “CFO Pharma” dhe subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” në bashkëpunim me nëpunës publikë të Fondit të Sigurimeve Shëndetsore kryejnë veprimtari të kundërligjshme që konsiston në veprime fiktive të shitjes dhe blerjes së produkteve “Foster” dhe “Trimbow” dhe si rrjedhojë e këtyre veprimeve/inventarëve fiktivë përfitojnë nga FSDKSH fonde rimbursime në shuma të konsiderueshme monetare.

Nga të dhënat e publikuara nga Fondi për konsumin e barnave, të dhënat e kallëzuesit të import-it dhe shitjeve por veçanërisht nga të dhënat në drejtorinë e statistikës pranë Fondit, u konstatua një skemë të organizuar me qëllim përfitimi korruptiv të fondeve të rimbursimit në vlera shumë të mëdha. Në qëndër të kësaj skeme të organizuar qëndron distributori farmaceutik “CFO Pharma” në bashkëpunim me zyrtar të FSDKSH.

Shpërndarësit “Pharma Plus” dhe “Medix Albania”, janë shpërndarës të themeluar “de fakto” nga pronari i “CFO Pharma”, të cilët kanë lidhur kontratë me FSDKSH ku kanë deklaruar shifra të fiktive të gjëndjes fillestare të inventarit, me qëllimin shitjet më pas fiktive në “CFO Pharma” e më pas në farmaci.
Subjekti “Pharma Plus” ka deklaruar 2000 kuti “Foster” dhe 1107 kuti “Trimbow” në vlerë 10 milion lekë të reja, pa asnjë blerje. Subjekti “Medix Albania” ka deklaruar 4000 kuti “Foster” dhe 11 500 kuti “Trimbow”, në vlerë 60 milionë lekë, pa asnjë blerje.

Fakti, i miratimit të këtyre inventareve fiktive si dhe lidhja e kontratave të këtyre subjekteve nga zyrtarë të FSDKSH tregon qartë përfshirjen e zyrtarve të Fondit si pjesë e kësaj skeme. Shitjet fiktive të “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” janë bërë drejt “CFO Pharma” e cila ka lëshuar fatura fiktive drejt disa farmacive.

Gjithashtu, bazuar në veprimet hetimore të kryera deri më tani në funksion të këtij procedimi penal, ka dyshime që shtetasi S.Z. Drejtor i FSDKSH, ka konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal. Konkretisht personi nën hetim në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit ka nënshkruar Kontratë “Për Qarkullimin e Barnave të Listës së Barnave që rimbursohen Nga Shpërndarësi Farmaceutik”, ndërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Shpërndarësit Farmaceutik “Pharma Plus”. Po kështu, edhe punonjëset e FSDKSH, shtetaset R. A., Z.M. dhe E. Gj., kanë konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga neni 186/3 i Kodi Penal. Këto shtetase duhet të kontrollonin fizikisht medikamentet që kishte përshkruar në listën e inventarit, administratorja e subjektit “Nedix Albania’ e hetuara L. B. Nga kontrolli i kryer dhe verifikimi i medikamenteve në magazinën e “Nedix Albania”, këto shtetase kanë evidentuar sipas tyre, se në magazinën e subjektit ndodhej sasia prej 4.000 kuti medikament i llojit “Foster”.

Mbi faktet dhe provat që i bashkëngjiten kësaj kërkese, mbështetet ekzistenca e dyshimit të arsyeshëm se këto shtetas dyshohet se janë autorë të veprave “Falsifikimi i dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 180/3 të Kodit Penal dhe kërkohet

1. Të caktohen ndaj shtetases A.Z. , e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; Ekzekutuar

2. Të caktohen ndaj shtetases J. B., e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim, masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; Ekzekutuar

3. Të caktohen ndaj shtetases L. B. e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”’; Ekzekutuar

4. Të caktohet ndaj shtetasit F. M., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”; Shpallur në kërkim

5. Të caktohet ndaj shtetasit S. Z., i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”; Ekzekutuar

6. Të caktohen ndaj shtetases Z.M., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”; Ekzekutuar

7. Të caktohen ndaj shtetases E. Gj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”; Ekzekutuar

8. Të caktohen ndaj shtetases R.A., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

The post Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për disa persona në fushën e farmaceutikës appeared first on Albeu.com.

Shitje fiktive në favor të kompanisë “5D” dhe skemë mashtruese fiskale për përfitime, lëshohen masa sigurie ndaj 3 biznesmenëve (EMRAT)

By: V K
30 October 2025 at 12:06

Këtë të enjte, Prokuroria e Tiranës, ka lëshuar masa sigurie ndaj shtetasve Ilir Allmeta, Ermir Gjoklaj dhe Mirash Lula pasi akuzohen se kryen shitje fiktive në favor të ‘5D Konstruksion’ dhe krijuan skemë mashtruese fiskale për përfitime.

Masat e sigurisë:

Ilir Allmeta – ‘Arrest në burg’,

 Ermir Gjoklaj – ‘Detyrim paraqitje’

Mirash Lula ‘Detyrim paraqitje’,

Ata janë të dyshuar për përfshirjen në krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), ‘Fshehjen e të ardhurave’, si dhe ‘Falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve’.

Sipas organit të akuzës, bizneset “Allmeta 02”, “TT” dhe “Valbona Alb”, kanë kryer shitje të dyshuara fiktive në favor të subjektit “5D Konstruksion”, kompani nën hetim nga SPAK, me një vlerë totale prej 370.299.847 lekësh, duke gjeneruar një TVSH dhe Tatim Fitimi të përllogaritur në shumën prej 108.004.122 lekë.

Nga ana tjetër “5D” dyshohet se ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet për punët publike të tenderuara nga Bashkia Tiranë, duke administruar dhe deklaruar faturat fiktive të lëshuara nga personat nën hetim Ilir Allmeta, Ermir Gjoklaj dhe Mirash Lula  me vlerën rreth 370,299,847 lekë.

“Nga hetimi rezultoi se vlera e plotë prej 370,299,847 lekësh, e krijuar nëpërmjet shitjeve të dyshuara fiktive, është përfshirë nga subjekti “5D Konstruksion” sh.p.k. në situacionet e punimeve të deklaruara në tenderat publikë, me qëllim rritjen artificiale të volumit dhe kostove të punimeve të kryera”, informon Prokuroria e Tiranës.

Duke shtuar se: “Kjo vlerë është pasqyruar si shpenzim i justifikuar në dokumentacionin për zbatimin e kontratave publike, duke i mundësuar subjektit përfitues të arkëtojë nga fondet publike vlerën e plotë të këtij transaksioni fiktiv, në dëm të buxhetit të shtetit. Si rrjedhojë, veprimet e kryera jo vetëm që kanë krijuar avantazhe tatimore të padrejta, në TVSH dhe TF, por kanë rezultuar edhe në përvetësimin e pajustifikuar të fondeve publike, përmes paraqitjes së rreme të shpenzimeve në raportet financiare të tenderëve.”

Organi i akuzës thekson se skema mashtruese fiskale, përmes deklarimeve të pavërteta dhe përdorimit të faturave fiktive, synonte përfitimin e padrejtë të kreditimit të TVSH-së dhe uljen e bazës së tatueshme për Tatimin mbi Fitimin, duke dëmtuar interesat financiare të shtetit.

Njoftimi i Prokurorisë:

Kryen shitje fiktive në favor të ‘5D Konstruksion’ si dhe krijuan skemë mashtruese fiskale për përfitime, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për 3 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dha tre masa sigurie për tre shtetas, I.A., ‘Arrest në burg’, E.Gj, ‘Detyrim paraqitje’ dhe M.L., ‘Detyrim paraqitje’, të dyshuar për përfshirjen në krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), ‘Fshehjen e të ardhurave’, si dhe ‘Falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve’, parashikuar nga nenet 144/a, 180 dhe 190 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.2578 të vitit 2025, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin  e Krimit Ekonomik në Drejtorinvë e Policisë Tiranë, rezultoi se subjektet tregtare “Allmeta 02”, “TT” dhe “Valbona Alb”, kanë kryer shitje të dyshuara fiktive në favor të subjektit “5D Konstruksion”, me një vlerë totale prej 370,299,847 lekësh, duke gjeneruar një TVSH dhe Tatim Fitimi të përllogaritur në shumën prej 108,004,122 lekë.

Subjekti ‘5D Konstruksion’ është hetuar nga Prokuroria e Posaçme, duke dërguar në përfundim të hetimeve në gjykim shtetasit, G.C., E.M., T.M. dhe B.Ç. Ky subjekt dyshohet se ka ritur në mënyrë fiktive shpenzimet për punët publike të tenderuara nga Bashkia Tiranë, duke administruar dhe deklaruar faturat fiktive të lëshuara nga personat nën hetim, I.A. E.Gj. dhe M.L. me vlerën rreth 370,299,847 lekë.

Këto veprime janë realizuar përmes deklarimeve të pavërteta dhe përdorimit të faturave fiktive, me qëllim krijimin e një skemë mashtruese fiskale, që synonte përfitimin e padrejtë të kreditimit të TVSH-së dhe uljen e bazës së tatueshme për Tatimin mbi Fitimin, duke dëmtuar interesat financiare të shtetit.

Nga hetimi rezultoi se vlera e plotë prej 370,299,847 lekësh, e krijuar nëpërmjet shitjeve të dyshuara fiktive, është përfshirë nga subjekti “5D Konstruksion” sh.p.k. në situacionet e punimeve të deklaruara në tenderat publikë, me qëllim rritjen artificiale të volumit dhe kostove të punimeve të kryera. Kjo vlerë është pasqyruar si shpenzim i justifikuar në dokumentacionin për zbatimin e kontratave publike, duke i mundësuar subjektit përfitues të arkëtojë nga fondet publike vlerën e plotë të këtij transaksioni fiktiv, në dëm të buxhetit të shtetit. Si rrjedhojë, veprimet e kryera jo vetëm që kanë krijuar avantazhe tatimore të padrejta, në TVSH dhe TF, por kanë rezultuar edhe në përvetësimin e pajustifikuar të fondeve publike, përmes paraqitjes së rreme të shpenzimeve në raportet financiare të tenderëve.

Në këtë kuadër, veprimet e koordinuara të këtyre subjekteve përbëjnë elementët përbërës të veprës penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, në bashkëpunim, në kuptim të nenit 144/a dhe nenit 25 të Kodit Penal.

Hetimet vijojnë në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë të skemës mashtruese dhe pasojave financiare të saj.

The post Shitje fiktive në favor të kompanisë “5D” dhe skemë mashtruese fiskale për përfitime, lëshohen masa sigurie ndaj 3 biznesmenëve (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

AMP ekzekuton masa sigurie ndaj 4 efektivëve të policisë për shpërdorim detyre (EMRAT)

By: V K
22 October 2025 at 14:40

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë), në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal për 4 punonjës policie, të cilët dyshohen për shpërdorim detyre në lidhje me mosveprimet e tyre në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Masat e sigurisë të ekzekutuara janë të natyrës ndaluese dhe konsistojnë në “Pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, në kuadër të hetimeve për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”.

Të pezulluarit janë:

Komisar Afrim Meçe, në kohën e ngjarjes me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë dhe aktualisht në të njëjtën pozicion në Komisariatin e Divjakës;

Nënkomisar Edlir Kazazi, Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë;

Inspektor Rosario Çollaku, në kohën e ngjarjes Nën/Specialist i Policimit në Komunitet në Kavajë dhe aktualisht pjesë e Shërbimit të Trafikut Urban dhe Interurban;

Nënkomisar Saimir Kazazi, Specialist dhe Koordinator për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Sipas hetimeve të AMP-së, punonjësit e pezulluar nuk kanë kryer kontrollet e nevojshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonën e mbulimit të tyre, ç`ka çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e 550 bimëve narkotike, të mbjella në territorin që ata ishin të ngarkuar të monitoronin.

The post AMP ekzekuton masa sigurie ndaj 4 efektivëve të policisë për shpërdorim detyre (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Microsoft përfundon mbështetjen për Windows 10, miliona përdorues në rrezik sigurie

12 October 2025 at 16:00

Një ndryshim i madh po afrohet për përdoruesit e kompjuterëve me Windows. Microsoft ka njoftuar se nga data 14 tetor 2025 do të përfundojë zyrtarisht mbështetjen për sistemin operativ Windows 10. BBC raporton se kjo do të thotë se pas kësaj date pajisjet nuk do të marrin më përditësime sigurie, duke i bërë ato më të […]

The post Microsoft përfundon mbështetjen për Windows 10, miliona përdorues në rrezik sigurie appeared first on BoldNews.al.

Proda: Oficerët e sigurisë, ura lidhëse midis Policisë dhe shkollave

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Akademinë e Sigurisë, uroi sot oficerët e rinj të sigurisë dhe theksoi se kjo ceremoni shënon përmbylljen e një etape të rëndësishme në përpjekjet e përbashkëta për të rritur sigurinë në mjediset arsimore.

Ai nënvizoi se certifikimi i 112 oficerëve të rinj të sigurisë, pas një trajnimi të plotë në Akademinë e Sigurisë, i bën ata gati të marrin përsipër një detyrë me përgjegjësi të lartë, fisnike dhe delikate: mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve tanë.

“Oficerët e sigurisë nuk janë vetëm për të zbatuar mekanikisht ligjin, por edhe për të ndihmuar, këshilluar dhe edukuar. Ata janë ura lidhëse midis Policisë dhe shkollave, janë aty për të dëgjuar, për të parandaluar, për të ndërhyrë me profesionalizëm dhe për të ndërtuar besim te nxënësit, që çdo shqetësim të adresohet me mirëkuptim dhe kujdes. Detyra juaj kërkon përkushtim, maturi dhe, mbi të gjitha, dashuri për njerëzit”, nënvizoi Proda.

Proda theksoi më tej se “në këtë rrugëtim, Policia e Shtetit do të jetë gjithmonë në krahun tuaj”.

“Që nga viti 2019, në Akademinë e Sigurisë zhvillohet kursi “Trajnimi për oficerët e sigurisë në shkollat publike”, mbi bazën e kurrikulës së miratuar. Gjatë periudhës 2019–2025 janë zhvilluar gjithsej 7 kurse trajnimi për oficerë sigurie në shkolla”, theksoi Proda.

Proda falënderoi Akademinë e Sigurisë për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe trajnerëve e instruktorëve që kanë udhëhequr me profesionalizëm procesin e përgatitjes së kësaj trupe.

“Kudo që të shërbeni, mbani parasysh se detyrën tuaj duhet ta shihni si një mision të përbashkët, të Policisë, shkollës, komunitetit dhe shoqërisë. Edhe pse nuk mbani uniformë policie, konsiderojeni veten si të tillë, për sigurinë e fëmijëve tanë. Vetëm së bashku mund të garantojmë që shkolla të jetë vendi më i sigurt për fëmijët tanë”, u shpreh Proda.

1 nga 4

/a.f/

The post Proda: Oficerët e sigurisë, ura lidhëse midis Policisë dhe shkollave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Më shumë oficerë sigurie në shkolla, vëmendje maksimale ndaj çdo nxënësi

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro mori pjesë sot në ceremoninë e certifikimit të 112 oficerëve të rinj të dedikuar për sigurinë në shkollat e vendit, ku theksoi se “oficerët e certifikuar kanë një shpërndarje gjeografike në të gjithë Shqipërinë, gjë që do të garantojë shtimin e numrit të oficerëve të sigurisë në shumë shkolla”.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministrja e Brendshme Albana Koçiu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda dhe rektori i Akademisë së Sigurisë, Ilirjan Mandro.

Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro tha se “oficeri i sigurisë nuk është një figurë me të cilën tradicionalisht shkollat janë mësuar. Është një figurë që qeveria shqiptare e ka futur rishtazi vitet e fundit në sistemin arsimor parauniversitar, siç ka futur psikologun, siç ka futur punonjësin social”.

“Asnjëri nga ju, përfshirë dhe mësuesit, nuk mund të jenë të suksesshëm, në qoftë se nuk bëni një bilanc ditor dhe në qoftë se nuk shënoni dhe dokumentoni çdo episod, çdo shenjë, çdo sinjal që mund t’ju duket me vlerë. Është më mirë ndoshta të tregohemi më të kujdesshëm, edhe të ekzagjeruar në kujdesin tonë, sepse çdo sinjal do të ndihmonte në kohë Policinë e Shtetit për të parandaluar”, theksoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “janë 367 shkolla, të cilat duhet të pajisen me oficerë sigurie. Janë 7 breza që janë certifikuar tashmë, që ushtrojnë këtë profesion. Por ende kemi nevojë. Të gjithë duhet të jemi me vëmendje maksimale të atyre që i kemi dritën e syve, çdo nxënës që frekuenton shkollat”.

“Këtë do ta arrijmë vetëm duke qenë bashkë. Bashkë me kolegët tuaj që janë sot në punë, të jeni model i suksesit, që do të thotë model i sigurisë”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja Kumbaro tha se “e kemi ulur numrin e nxënësve në 350 nxënës për një oficer dhe në shkollat ku ka më shumë se 800-900 nxënës duhet patjetër të jenë dy oficerë sigurie”.

Më tej Kumbaro vuri në dukje se “kurset e certifikimit duhet të vazhdojnë sepse akoma keni nevojë. Ju këtu jeni 112 oficerë sigurie që keni kryer kursin dhe jeni gati për të filluar punë në ditët në vijim. Kemi edhe fondin e nevojshëm të pagave për të lidhur kontratat drejtpërsëdrejti”.

1 nga 3

/k.s/j.p/

The post Kumbaro: Më shumë oficerë sigurie në shkolla, vëmendje maksimale ndaj çdo nxënësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Certifikohen 112 oficerë të rinj, Koçiu: Rol kyç në sigurinë fizike dhe psikologjike të nxënësve

9 October 2025 at 13:46

TIRANË, 9 tetor/ATSH-Maela Marini/ Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu vlerësoi sot rolin e domosdoshëm të oficerëve të sigurisë në shkolla, si një person kyç për garantimin e sigurisë së fëmijëve.

Bashkë me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, Koçiu ishte sot e pranishme në ceremoninë e certifikimit të 112 oficerëve të rinj të sigurisë, një armatë profesionistësh që i shtohen shkollave në mbarë vendin, si një garanci më shumë për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Në fjalën e saj në këtë ceremoni, Koçiu foli për masat e shtuara të Policisë së Shtetit, në lidhje me ruajtjen e perimetrit të sigurisë rreth institucioneve arsimore parauniversitare dhe bashkëpunimin me oficerët e sigurisë.

Ndërsa i uroi suksese oficerëve të rinj të sigurisë, ministrja Koçiu uroi që ata të jenë një vlerë e shtuar pranë institucioneve ku do të punojnë, me përmbushjen e misionit të tyre.

“Është absolutisht një nga misionet më të rëndësishme. Nuk ka rëndësi nëse vesh apo jo një uniformë sigurie apo një uniformë policore për të garantuar sigurinë e fëmijëve në ambientin e shkollës. Të garantosh siguri është pikë së pari të garantosh kulturë edhe edukatë ndërgjegjësimi dhe përgjegjësi që pikë së pari fillon nga vetë familja, nga prindërit, nga komuniteti, nga mësuesit dhe nga të gjithë institucionet përgjegjëse për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë në shkolla”, u shpreh Koçiu.

Koçiu theksoi se oficerët e sigurisë kanë jo vetëm aftësinë e të siguruarit fizik të nxënësve, por edhe një aftësi tjetër, atë të të kuptuarit nëse fëmija është i sigurt jo vetëm fizikisht por edhe psikologjikisht.

Ndaj ajo garantoi se do të forcohet akoma më shumë profili i tyre duke u nisur nga një pozicion pune i sigurt që garanton një karrierë të sigurt por edhe stimuj financiar të sigurt, të qëndrueshëm dhe motivues.

“Prindërit kur çojnë fëmijët në shkolla i kanë sytë edhe nga oficeri i sigurisë, për faktin se nuk jeni aty vetëm për të siguruar që fëmija është i sigurt, por jeni aty edhe për të komunikuar çdo pasiguri të fëmijës, çdo nevojë dhe për ta përcjellë atë tek të gjitha hallkat që sot ndodhen në shkollë”, tha ajo.

Ministrja kërkoi që të ngrihet në një dimension tjetër roli i oficerit të sigurisë në shkolla, ndërsa u shpreh se edhe pse është një eksperiencë që ka nisur vitet e fundit, duhet të konsolidohet patjetër në struktura organike të të gjitha shkollave.

Ministrja Koçiu nënvizoi po ashtu se me Policinë e Shtetit është bërë një punë shumë e mirë për të siguruar patrullimet jashtë shkollave.

“Kjo për të garantuar perimetrin e jashtëm jo vetëm nga të gjitha ato ambiente që janë të papërshtatshme për sigurinë e nxënësve, por edhe për të pasur një patrullim të shtuar të forcave të policisë. Ajo që jemi duke bërë me Ministrinë e Arsimit, është që pikërisht në ato shkolla me numër të konsiderueshëm nxënësish, ne ta shtojmë prezencën e punonjësve të policisë, sidomos gjatë pushimit të madh apo kur mbaron mësimi”, tha ndër të tjera Koçiu.

Sipas saj, si pjesë e “Paketës së sigurisë në shkolla”, e lançuar para 3 vitesh nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit, garantohet edhe sinjalistika rrugore në hyrje të shkolla, për t’u garantuar fëmijëve që hyrja në mjediset shkollore të jetë e sigurt.

“Policia e Shtetit ka të në dispozicion mbi 2 mijë punonjës policie tashmë në perimetrin e shkollave. Komunikimi juaj me punonjësit e policisë duhet të jetë i qartë. Te punonjësit e Policisë së Shtetit keni një partner që ju bën më të suksesshëm në punën tuaj, por mbi të gjitha garanton sigurinë e fëmijëve”, theksoi Koçiu.

/j.p/

The post Certifikohen 112 oficerë të rinj, Koçiu: Rol kyç në sigurinë fizike dhe psikologjike të nxënësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vodhën motorin e importuar nga Zvicra, arrestohen dy punonjës sigurie në Portin e Durrësit

By: Elva
7 October 2025 at 15:35

Policia e Durrësit ka arrestuar dy punonjës të sigurisë në Portin e Durrësit, pasi akuzohen se kanë vjedhur një motomjet të importuar nga Zvicra, me vlerë rreth 2500 euro. Sipas njoftimit zyrtar, dy të arrestuarit, të cilët kishin për detyrë ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit, dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të […]

The post Vodhën motorin e importuar nga Zvicra, arrestohen dy punonjës sigurie në Portin e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Oficerë sigurie në shkollat publike, Rama: Masa të reja për mbrojtjen e nxënësve nga dhuna dhe rreziqet online

By: Rovena
1 October 2025 at 15:32

Në kuadër të rritjes së sigurisë në institucionet arsimore, Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie të trajnuar posaçërisht për të mbrojtur nxënësit nga dhuna dhe rreziqet që vijnë nga interneti.

Ky hap është pjesë e një bashkëpunimi mes Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Arsimit dhe strukturave të tjera të rendit, me qëllim sigurimin e një ambienti të qetë dhe të mbrojtur për fëmijët në shkolla.

Oficerët e sigurisë do të asistohen nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake, të cilat do të angazhohen në monitorimin dhe parandalimin e incidenteve brenda dhe përreth perimetrit të shkollave.

“Në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie të cilët do të garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ i lidhur me dhunën apo rreziqet online.

Falë edhe bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Arsimit, janë zhvilluar trajnime specifike për oficerët e sigurisë për të garantuar sigurinë e nxënësve në shkollat publike, ku suport do të jetë edhe Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake të cilët bëjnë monitorimin e tyre në hapësirat brenda perimetrit të shkollave, duke bërë jo vetëm monitorim por dhe parandalimin e incidenteve të ndryshme”, ka shkruar Rama.

/abcnews.al

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

By: dan iela
21 September 2025 at 20:52

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili është kapur në shkelje të masës së sigurisë, gjatë një kontrolli rutinë të kryer nga Policia Rrugore në qytetin e Elbasanit në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Luleve”.

Efektivët e qarkullimit rrugor kanë ndaluar për kontroll një automjet tip Audi, drejtuar nga shtetasja E. S., ndërkohë që në makinë ndodhej si pasagjer edhe Valter Bami. Ky i fundit mësohet se u ka thënë oficerëve të policisë që të mos e vononin me procedurat e kontrollit, pasi ishte në hasmëri.

Pas verifikimeve, policia ka konstatuar se Bami ndodhej në kundërshtim me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, e cila i ishte caktuar më herët nga autoritetet gjyqësore. Si pasojë e shkeljes së masës, Valter Bami është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, së bashku me shtetasen E. S dhe automjetin me të cilin po udhëtonin.

 

Valter Bami është një nga të dyshuarit për përfshirje në atentatin e ndodhur në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas – një tjetër emër i përfolur në botën e krimit.

 

Nën hetim për korrupsion, caktohet “arrest në shtëpi” për avokatin

10 September 2025 at 17:19

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar masën e sigurisë të caktuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj një avokati të akuzuar për korrupsion.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë miratoi më 9.9.2025, përmes vendimit nr. 91, caktimin e masës “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit B. L., me profesion avokat.

Kjo masë është kërkuar pasi ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të cilat mbështeten në prova, se personi nën hetim ka kryer veprën penale: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Masa është ekzekutuar sot me ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sa i përket procedimit penal, SPAK bën të ditur se në datën 27 nëntor 2024 ka regjistruar procedimin penal nr. 242, mbi kallëzimin e shtetasit me iniciale S.C, për veprat penale:

“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”;

“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet proaktive, të cilat u kryen nga hetues të Byrosë Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe Drejtoria e Përgjithshme Policisë së Shtetit, rezultoi se në datën 13.12.2024, i hetuari ka marrë shumën prej 8.000 euro (fakt i dokumentuar përmes metodave speciale të hetimit).

Kjo shumë është marrë me qëllim për të ndikuar te prokurori, gjyqtari dhe ekspertët që kishin në ngarkim çështjen penale në ngarkim të tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Çështja kishte të bënte me veprat penale, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim. “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim.

Hetimet kanë provuar se kjo shumë nuk ishte pagesë për shërbime avokatie, por një shumë e dhënë kundrejt premtimit se do t’u dorëzohej prokurorit, gjyqtarit dhe ekspertëve për lirimin nga burgu të klientit e tij, S. C. Ky premtim nuk është realizuar.

/gj.m//a.f//r.e/

The post Nën hetim për korrupsion, caktohet “arrest në shtëpi” për avokatin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandali/ Specat me pesticide të kapur në Slloveni u certifikuan me vulë sigure nga autoritetet shqiptare

7 September 2025 at 12:04

Në Slloveni, autoritetet e sigurisë ushqimore atje, tërhoqën nga tregu dhe i bënë thirrje qytetarëve të mos konsumojnë speca të furnizuara nga Shqipëria. Analizat e kryera më 26 gusht, pasi speci i eksportuar nga Shqipëria ishte nxjerrë në tregun slloven, zbuluan prani të 3 llojeve të rrezikshme të pesticideve. Në sistemin evropian të sigurisë ushqimore, […]

The post Skandali/ Specat me pesticide të kapur në Slloveni u certifikuan me vulë sigure nga autoritetet shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Plagosja e 27-vjeçarit, Gjykata e Korçës jep masat e sigurisë për të akuzuarit

By: Ardit
18 August 2025 at 14:51

Janë caktuar sot masat e sigurisë  Gjykata e Korçës për katër të arrestuarit, të cilët akuzohen për përfshirje në plagosjen e 27-vjeçarit, në fshatin Dvoran të Korçës. Gjykata vendosi masën “detyrim paraqitje” për tre prej të arrestuarve: Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi. Ndërsa për Thanas Paskalin është vendosur që të hetohet në gjendje […]

The post Plagosja e 27-vjeçarit, Gjykata e Korçës jep masat e sigurisë për të akuzuarit appeared first on BoldNews.al.

BERLIN – Zelensky pret garanci sigurie nga takimi Trump-Putin

13 August 2025 at 20:02

BERLIN, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe garanci të forta sigurie për vendin e tij nga samiti i ardhshëm midis presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Zelensky theksoi se ”Ukraina duhet të ketë një vend në tryezë në të gjitha negociatat në lidhje me të ardhmen e vendit të tij”.

Ai gjithashtu deklaroi se ”Rusisë nuk duhet t’i jepet e drejta e vetos për anëtarësimin e Ukrainës në NATO”.

Duke folur me Zelensky në një konferencë për shtyp, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se ”Ukraina ka nevojë për garanci sigurie në rrugën drejt një paqeje të mundshme me Rusinë”.

Merz tha se garanci të tilla u diskutuan shkurtimisht gjatë konsultimeve, në të cilat mori pjesë edhe Zelensky.

“Ne e dimë që Ukraina ka nevojë për garanci sigurie”, theksoi ai./  /os/

The post BERLIN – Zelensky pret garanci sigurie nga takimi Trump-Putin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrezikoi pushuesit nē Ksamil, gjobë 100 mijë lekë për pronarin e një mjeti lundrues

12 August 2025 at 18:36

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Pronari i një mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë nga Policia e Shtetit në Ksamil pasi shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke lundruar me Jet Ski në zonën e pushuesve.

Gjithashtu u bllokua nga shërbimet e Policisë Kufitare mjeti lundrues, tip Jet Ski.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Sarandë, krahas patrullimit të vijës bregdetare me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë ndërhyrë në zonën e Ksamilit, pas një ankese të ardhur në portalin e bashkëqeverisjes, ku denoncohej një mjet Jet Ski që lundronte brenda perimetrit të sigurisë për pushuesit, duke i rrezikuar ata, pamjet të këtij rasti janë publikuan më pas edhe në rrjetet sociale.

Pas verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare identifikuan mjetin lundrues Jet Ski, në pronësi të shtetasit S. D, ndaj të cilit u vendos masa administrative prej 100 000 lekësh, për shkelje të nenit 24/1/c, “Shkelja e perimetrit të sigurisë, duke lundruar në zonat e ndaluara”, të Ligjit nr. 43/2020, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të qëndrojnë vetëm në zonat e përcaktuara për lundrim.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

/gj.m/r.e/

The post Rrezikoi pushuesit nē Ksamil, gjobë 100 mijë lekë për pronarin e një mjeti lundrues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK aksion në Elbasan, Tiranë dhe Durrës/ Firmosen 11 masa sigurie për trafik ndërkombëtar, arrestohen 3 persona

By: V K
8 August 2025 at 12:45

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin “Sky Ecc”, ku dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar.

Mësohet se 11 masa sigurie për akuzat e grupit dhe trafikut ndërkombëtar, janë firmosur nga gjykata me kërkesë të SPAK, ndërsa nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara, rezulton se katër te dyshuarve u janë komunikuar masat në burg, ku gjenden për një dosje tjetër.

Aktualisht, janë arrestuar 3 persona nga policia ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

The post SPAK aksion në Elbasan, Tiranë dhe Durrës/ Firmosen 11 masa sigurie për trafik ndërkombëtar, arrestohen 3 persona appeared first on Albeu.com.

❌
❌