Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vijon fluksi në pikën kufitare Shqipëri- Greqi/ Vetëm sot 7919 lëvizje! Policia kufitare: Protesta vijon, për këtë periudhë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut

By: M C
23 December 2025 at 16:20

Fluks i lartë lëvizjeje është regjistruar në doganën kufitare, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi kanë lëvizur gjithsej 7 919 shtetas, nga të cilët 5 253 në hyrje dhe 2 666 në dalje. Gjithashtu, janë regjistruar 2 675 mjete në hyrje-dalje, konkretisht 1 626 në hyrje dhe 1 049 në dalje.

Sipas mediave greke, rruga Kakavije–Janinë, në segmentin Kallpaq, do të mbetet e hapur për qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve. Fermerët, blegtorët dhe bletarët që kanë organizuar bllokimin e zonës kanë vendosur të heqin përkohësisht bllokadat deri të premten, më 26 dhjetor. Megjithëse protesta e fermerëve vijon, për këtë periudhë të veçantë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut, me qëllim shmangien e problemeve dhe lehtësimin e lëvizjes.

The post Vijon fluksi në pikën kufitare Shqipëri- Greqi/ Vetëm sot 7919 lëvizje! Policia kufitare: Protesta vijon, për këtë periudhë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut appeared first on Albeu.com.

Po përpiqeshin të kalonin në Iran, tre afganë humbin jetën nga i ftohti

By: Elva
21 December 2025 at 09:51

Tre migrantë afganë kanë humbur jetën nga i ftohti teksa po përpiqeshin të kalonin kufirin nga Afganistani drejt Iranit. Ngjarja ka ndodhur këtë javë në një zonë malore të distriktit Kosar, në provincën perëndimore Herat. Sipas një oficeri të ushtrisë afgane, migrantët ishin pjesë e një grupi që tentoi kalimin e kufirit të mërkurën. Kur […]

The post Po përpiqeshin të kalonin në Iran, tre afganë humbin jetën nga i ftohti appeared first on BoldNews.al.

Protestat e fermerëve grekë nuk ndalin, vijon bllokada e aksit Kakavijë-Janinë për tre orë

By: M C
9 December 2025 at 17:01

Protestat e fermerëve grekë vijojnë ende duke u bërë shkak i bllokimit të aksit rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzim Kallpaq.
Policia Kufitare ndërkaq ka njoftuar se kjo bllokadë do të zgjasë rreth tre orë, nga ora 19:00 deri në 22:00 në orën greke.

Njoftimi i policisë:

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

The post Protestat e fermerëve grekë nuk ndalin, vijon bllokada e aksit Kakavijë-Janinë për tre orë appeared first on Albeu.com.

Prezantohet për herë të parë Manuali Doganor për Pasagjerët

2 December 2025 at 16:50


TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli prezantuan sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” Manualin Doganor për Pasagjerët, një botim i ri dhe thelbësor i Administratës Doganore Shqiptare.

Ky manual, i publikuar për herë të parë, përmbledh në një dokument të vetëm rregullat kryesore për hyrjen dhe daljen e pasagjerëve nga territori shqiptar, duke ofruar udhëzime të qarta mbi mallrat e lejuara dhe të ndaluara, deklarimin e valutës, barnat, kafshët shtëpiake, mbrojtjen e pasurive kulturore dhe procedurat për mjetet e transportit.

Gjatë inspektimit, ministri i Financave nënvizoi rëndësinë e këtij botimi për lehtësimin e udhëtimit dhe shmangien e penaliteteve.

“Shumë qytetarë hasin vështirësi për të kuptuar procedurat doganore. Ky manual u ofron atyre një udhërrëfyes të qartë, që thjeshton udhëtimin dhe garanton një proces më të qetë e më transparent”, deklaroi Malaj.

Drejtori i Doganave u ndal në rolin e këtij publikimi sa i takon lehtësimit për qytetarët.

“Manuali përmbledh gjithë informacionin që pasagjerët duhet të dinë dhe është i aksesueshëm me një klikim, si në faqen e Doganës ashtu edhe përmes QR code në pikat kufitare. Kjo rrit transparencën dhe unifikon komunikimin me publikun”, u shpreh Gazheli.

Manuali Doganor për Pasagjerët është tashmë i publikuar online dhe i disponueshëm për të gjithë udhëtarët në: https://dogana.gov.al/manuali_pasagjeret.pdf

Ky botim i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve doganore dhe garantimit të një përvoje më efikase për qytetarët, në përputhje me standardet evropiane.

1 nga 2

/a.f/

The post Prezantohet për herë të parë Manuali Doganor për Pasagjerët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmi me armë pranë Shtëpisë së Bardhë/ Refugjatët afganë të frikësuar nga hakmarrja

By: Brisi
29 November 2025 at 20:45

Shtetet e Bashkuara njoftuan për ndalimin e të gjitha kërkesave për imigrim që lidhen me Afganistanin pasi një shtetas afgan qëlloi dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare, pranë Shtëpisë së Bardhë të mërkurën. Një anëtare e Gardës më pas vdiq nga plagët e marra. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 27 nëntor se Sarah Beckstrom, 20 […]

The post Sulmi me armë pranë Shtëpisë së Bardhë/ Refugjatët afganë të frikësuar nga hakmarrja appeared first on BoldNews.al.

DASH pezullon vizat e shtetasve afganë, ndalon të gjitha vendimet për azil

By: dan iela
29 November 2025 at 20:25

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar pezullimin e vizave për të gjithë ata që udhëtojnë me pasaporta afgane, pasi Rahmanullah Lakanwal, një shtetas afgan, u identifikua si autori i dyshuar i një sulmi që vrau një anëtar të Gardës Kombëtare dhe plagosi një tjetër pranë Shtëpisë së Bardhë të mërkurën.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se SHBA-të “nuk kanë përparësi më të lartë sesa mbrojtja e kombit dhe popullit, ndërsa shkroi në X se Departamenti po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe publike të SHBA-së.

Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së (USCIS) thanë se kanë ndaluar të gjitha vendimet për azil.

“USCIS ka ndaluar të gjitha vendimet për azil derisa të sigurohemi që çdo i huaj të verifikohet dhe të shqyrtohet në shkallën maksimale të mundshme. Siguria e popullit amerikan është gjithmonë e para”, shkroi drejtori i agjencisë, Joseph Edlow, në X.

Doganat e Maqedonisë: Sekuestrohen rreth tre mijë mallra të kontrabanduara në kufi

By: D Marku
29 October 2025 at 12:43

Në pikat kufitare Bllacë, Tabanoc, Bogorodicë dhe Novosellë, punonjësit doganorë dhe ekipet mobile sekuestruan pothuajse tre mijë copa mallra, përfshirë pije alkoolike, cigare elektronike, rroba me markat e mbrojtura tregtare dhe autopjesë të gjetura në automjete, autobusë dhe kamionë. Kundër autorëve po ndiqen procedura të veçanta.

Në pikën kufitare Bllacë, u sekuestruan më shumë se 700 copë mallra të ndryshme, duke përfshirë lodra, parfume, kozmetikë dhe mobilje.

“Gjithsej 600 copë mallra të ndryshme, kryesisht lodra, u gjetën në hapësirat e fabrikuara të një furgoni të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë. Në një rast tjetër, gjithsej 143 copë parfume dhe kozmetikë u gjetën nën dyshemetë e sediljeve të pasme, si dhe në bagazhin e një makine të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë. “Në një automjet mallrash, i cili ishte deklaruar i zbrazët për hyrje në vend, oficerët doganorë zbuluan tre pjesë të mobiljeve”, thuhet në kumtesë.

Oficerët doganorë në pikën kufitare Tabanovc gjatë ditëve të fundit, në tre raste të veçanta, sekuestruan 26 shishe pije alkoolike, mbi 200 copë cigare elektronike dhe një pajisje për vetë-diagnostifikim.

Përveç kësaj, një ekip mobil i Drejtorisë zbuloi një përpjekje për të kontrabanduar tetë komplete pompa ajri dhe uji me panele diellore, të destinuara për shatërvanë dhe akuariume. Në rastin e parë, në një makinë me targa gjermane, të drejtuar nga një shtetas maqedonas, u gjetën 26 shishe pije alkoolike me një vlerë të parashikuar prej afërsisht 30 mijë denarësh. Personi nuk e deklaroi mallin me qëllim që të shmangte pagesën e detyrimeve doganore në vlerë prej afërsisht shtatë mijë denarësh.

Në rastin e dytë, inspektorët doganorë gjetën 209 copë cigare elektronike në dy çanta të një pasagjeri që udhëtonte me autobus në linjën Bruksel – Shkup. Rasti i tretë ka të bëjë me një pajisje për vetë-diagnostifikim, të zbuluar në një makinë me targa të përkohshme gjermane, të drejtuar nga një shtetas maqedonas. Në një rast të veçantë, Shërbimi i Skanerëve Mobilë, gjatë kontrollit të një automjeti transportues, zbuloi tetë komplete pompa uji dhe ajri me panele diellore.

The post Doganat e Maqedonisë: Sekuestrohen rreth tre mijë mallra të kontrabanduara në kufi appeared first on Albeu.com.

Po vinte drejt Shqipërisë i armatosur rëndë, kapet pranë doganës së Qafë-Botës i huaji

By: Ela
14 October 2025 at 14:56

Policia kufitare greke arrestoi një shtetas të huaj për posedim arme në pikën kufitare të Mavromatio-s në Thesproti, pranë doganës së Qafë-Botës në Sarandë. Konkretisht, gjatë një kontrolli nga oficerët e doganës së Mavromatios, gjatë daljes së të huajit nga Greqia dhe hyrjes në territorin shqiptar. Atij iu gjetën një hark me 21 shigjeta, si […]

The post Po vinte drejt Shqipërisë i armatosur rëndë, kapet pranë doganës së Qafë-Botës i huaji appeared first on BoldNews.al.

Begaj në Nju-Jork, takim me presidentin e Ganës

23 September 2025 at 20:30

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që zhvillohet në Nju-Jork në datat 22-27 shtator 2025.

Në selinë e OKB-së, Begaj zhvilloi edhe një takim me presidentin e Ganës, John Dramani Mahama me të cilin diskutoi për njohjen nga Gana të Kosovës.

“Sot në OKB, u takova me Presidentin e Ganës, John Dramani Mahama për të diskutuar avancimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe për të konfirmuar njohjen e Ganës për Kosovën”, shkroi Begaj, në një postim në rrjetet sociale.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës”, theksoi Begaj.

Gjatë kësaj jave, Kreu i Shtetit do të mbajë fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.

Agjenda e Presidentit Begaj përfshin edhe pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe.

Kreu i Shtetit do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së.

Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj do të jenë edhe takimet me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vizita në shkollat ku fëmijët e Diasporës mësojnë gjuhën amtare.

Today at the UN 🇺🇳, I met with Ghana’s President @JDMahama to discuss advancing our bilateral and multilateral cooperation, and confirming Ghana’s recognition for Kosova.

Albania remains commited to Kosova’s strengthening of its international position.

🇦🇱🇽🇰🇬🇭 pic.twitter.com/W11H6BIVdS

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 23, 2025

/gj.m/r.e/

The post Begaj në Nju-Jork, takim me presidentin e Ganës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gazheli: Prioritet forcimi i kapaciteteve të administratës doganore

20 September 2025 at 15:02

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi sot një vizitë pune në Doganën e Kapshticës, një nga portat hyrëse kryesore të vendit në kufirin me Greqinë.

Gjatë takimit me stafin, u analizuan rezultatet e performancës së 8-mujorit. Gazheli theksoi se arritjet e deritanishme janë pjesë e rrugëtimit drejt objektivit madhor “Shqipëria Europiane” dhe vizionit strategjik “Dogana 2030”.

Ai vuri në dukje se modernizimi dhe forcimi i kapaciteteve të administratës doganore mbeten prioritet, për të garantuar shërbime më efikase dhe në përputhje me standardet europiane.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore, ku përfshihen të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare, gjatë periudhës janar-gusht, u realizuan në vlerën 158 miliardë lekë, 5.4 miliardë lekë ose 3,5% më shumë se janar-gushti i vitit 2024, dhe me realizim 99% e planit të periudhës për të ardhurat doganore, për vitin 2025.

/a.f/

The post Gazheli: Prioritet forcimi i kapaciteteve të administratës doganore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Internet nën kontroll: talebanët shtrëngojnë aksesin për qytetarët afganë

By: gaze tare
17 September 2025 at 21:14

Qeveria talebane të martën kufizoi aksesin në internet në disa provinca të Afganistanit për të dytën ditë me radhë, me zyrtarët që e justifikuan mbylljen si pjesë të një lufte kundër “imoralitetit” dhe “korrupsionit moral”.

Në provincën veriore të Balkh, interneti me fibra optike u ndalua plotësisht “dhe rrjeti u shkëput” me urdhër të udhëheqësit të lartë taleban, Emir Haibatullah Akhundzada, tha Attaullah Zaid, zëdhënësi i qeverisë.

“Kjo masë u mor për të parandaluar mëkatin dhe në vend do të zbatohen opsione alternative për të përmbushur nevojat e lidhjes”, shtoi ai dje në një postim në X.

Në këtë rajon, qasja në internet është e mundur vetëm përmes rrjetit telefonik, i cili po përjeton probleme, konfirmoi një korrespondent i AFP-së, duke specifikuar se të gjithë ofruesit janë prekur.

E njëjta situatë është regjistruar në provincat Badakhshan dhe Takhar, në veri, Kandahar, Helmand, Uruzgan dhe Nangarhar në jug, raportuan sot korrespondentët e tjerë të AFP-së.

Të pyetur nga AFP, as zyrtarët qeveritarë dhe as ministria e telekomunikacionit nuk kanë komentuar ende mbi masat. Fibra është teknologjia më e përdorur gjerësisht në Afganistan, tha për AFP një punonjës i një ofruesi privat në Kabul, duke shtuar, në kushte anonimiteti, se nuk i dinte arsyet ose detajet e masës së talebanëve.

“Nëse këto probleme të lidhjes nuk zgjidhen, do të pësojmë humbje të mëdha”, tha Atta Mohammed, një biznesmen mermeri në Kandahar. “Nëse nuk u përgjigjemi emaileve nga klientët tanë në Dubai dhe Indi në kohën e duhur, nuk do të jemi në gjendje të vazhdojmë aktivitetet tona të biznesit. Unë nuk fle natën.”

Qoraishi Badlune, një zëdhënës i Ministrisë së Informacionit dhe Kulturës së Nangarhar, tha se priste që vendimi të zbatohej në të gjithë vendin “në ditët në vijim”.

“Hulumtimet e fundit të kryera në Afganistan tregojnë se aplikacionet online ndikojnë negativisht në institucionet ekonomike, sociale, kulturore dhe fetare të shoqërisë dhe kanë çuar në korrupsion moral”, tha ai në një njoftim për shtyp të publikuar dje.

The post Internet nën kontroll: talebanët shtrëngojnë aksesin për qytetarët afganë appeared first on iconstyle.al.

Zakonet e heshtura që dëmtojnë organet tona

By: gaze tare
24 August 2025 at 15:54

Shëndeti ynë ndikohet jo vetëm nga sëmundjet apo traumat, por edhe nga zakonet e vogla të përditshme, të cilat shpesh kalojnë pa u vënë re. Ekspertët paralajmërojnë se këto zakone, megjithëse duken të padëmshme, mund të kenë pasoja serioze në afatgjatë për organet jetësore të trupit.

Për shembull, frymëmarrja me gojë thanë rrugët e frymëmarrjes dhe dëmton mushkëritë, ndërsa qëndrimi i zgjatur ulur ngadalëson qarkullimin e gjakut, duke e lodhur zemrën. Fërkimi i syve mund të dëmtojë shikimin, dhe pirja e ujit shumë të ftohtë gjatë vakteve ngadalëson tretjen në stomak.

Gjithashtu, të ngrënit vonë natën mbingarkon mëlçinë, ndërsa mos pirja e mjaftueshme e ujit prek funksionin e veshkave. Edhe truri ndikohet: multitaskingu i shpeshtë ul përqendrimin dhe dobëson kujtesën. Po aq i rrezikshëm është dëgjimi i muzikës me volum të lartë, i cili dëmton dëgjimin, si edhe shtyrja e nevojës për jashtëqitje, që prish funksionin normal të zorrëve.

Mjekët këshillojnë shmangien e këtyre zakoneve dhe zëvendësimin e tyre me alternativa të shëndetshme, pasi parandalimi shpesh është çelësi i mirëqenies afatgjatë.

Gjithsecili prej nesh duhet të ketë parasysh dhe gjithmonë duhet ta kujtojë se: kujdesi ndaj detajeve të vogla është mbrojtja më e mirë për organet tona. Shëndeti nuk humbet me një gabim të madh, por me zakone të vogla të përsëritura.

The post Zakonet e heshtura që dëmtojnë organet tona appeared first on iconstyle.al.

GJERMANI – Dobrindt mbron politikën e rreptë për pranimin e afganëve

23 August 2025 at 17:08

BERLIN, 23 gusht / ATSH- DPA/ –  Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, hodhi sot poshtë thirrjet për të përshpejtuar aplikimet për azil nga afganët, pavarësisht kritikave nga komisioneri i qeverisë për të drejtat e njeriut.

“Nuk jam i gatshëm të heq dorë nga procedurat standarde të pranimit apo kontrollet e sigurisë”, tha Dobrindt.

Ai shtoi se qeveria, e cila mori detyrën në fillim të majit, nuk mund të pritej të zgjidhte probleme që ishin grumbulluar për vite, duke akuzuar qeverinë e mëparshme se ia kishte lënë atij këtë “barrë”.

Dobrindt u zotua të shqyrtonte aplikimet në mënyrë që të sigurohej saktësia maksimale mbi atë se kush po hynte në vend, nga vjen, për çfarë arsye dhe nëse kishte të drejtë për azil.

“Dhe nëse pranimi nuk është i justifikuar, nuk do ta mbështes këtë. Po e bëj me kujdes dhe kjo do të marrë kohë”, shtoi ai duke sinjalizuar se procesi do të zgjasë me muaj.

Ndërkohë, komisioneri për të drejtat e njeriut, Lars Castellucci, u bëri thirrje ministrive të Brendshme dhe asaj të Jashtme të përshpejtojnë aplikimet e afganëve në Pakistan, të cilët shihen si veçanërisht të rrezikuar nga persekutimi i talebanëve.

Castellucci theksoi se koalicioni i kancelarit Friedrich Merz kishte rënë dakord për një politikë migrimi të rregullt dhe humanitare, por kontrollet lidhur me Afganistanin nuk po e plotësonin asnjërin nga këto kritere.  /Ad.Ab./

The post GJERMANI – Dobrindt mbron politikën e rreptë për pranimin e afganëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Londra pranon rrjedhjen e të dhënave për bashkëpunëtorët afganë

21 August 2025 at 13:27

LONDËR, 21 gusht /ATSH-ANSA/ – Skandali i një rrjedhjeje të dhënash të ndjeshme po përhapet në Britaninë e Madhe, duke vënë mijëra ish-kontingjente perëndimore në Afganistan në rrezik serioz dhe duke i ekspozuar ata ndaj mundësisë së hakmarrjes nga talebanët.

Ministria britanike e Mbrojtjes (MOD) ka pranuar se 49 shkelje të të dhënave kanë ndodhur gjatë katër viteve të fundit në njësinë që trajton kërkesat për transferimin e afganëve në BM.

”Vetëm katër ishin më parë publike”, siç thekson BBC, duke zbuluar shkallën e rrjedhjes përmes një hetimi të Aktit të Lirisë së Informacionit.

Këto shkelje përfshinin një dokument që përmbante detajet e gati 19 000 njerëzve që iknin nga talebanët.

Së bashku me shkeljen e të dhënave, “plani sekret” që Londra u detyrua të zbatonte për të siguruar sigurinë e ish-bashkëpunëtorëve u zbulua së fundmi.

Rrjedhja, e informacionit përfshinte gjithashtu të dhëna të Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me personelin në shërbim dhe në pension në Forcat Speciale dhe Shërbimin e Inteligjencës të Madhërisë së Saj.

Skandali doli në dritë vetëm falë ndërhyrjes së Gjykatës së Lartë.

”Në fillim të gushtit, u njoftua se një drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, David Williams, do të jepte dorëheqjen këtë vjeshtë pas kësaj afere, shkalla e plotë e së cilës ishte ende e panjohur”, shkruan BBC./  /os/

The post BM – Londra pranon rrjedhjen e të dhënave për bashkëpunëtorët afganë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandal kibernetik në Britani, ekspozohen të dhënat e refugjatëve afganë

16 August 2025 at 10:19

Të dhënat personale të mijëra afganëve që u evakuuan në Mbretërinë e Bashkuar janë ekspozuar pas një sulmi kibernetik ndaj një kontraktori të Ministrisë së Mbrojtjes. Emrat, informacioni i pasaportave dhe detajet e Afghan Relocations and Assistance Policy për mbi 3,700 afganë mund të jenë komprometuar, pasi kompania Inflite The Jet Centre, që ofron shërbime […]

The post Skandal kibernetik në Britani, ekspozohen të dhënat e refugjatëve afganë appeared first on BoldNews.al.

Fluks i shtuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, rriten kapacitetet për përpunimin e udhëtarëve

10 August 2025 at 17:25

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Gjatë orëve të fundit është vërejtur një fluks i shtuar hyrjesh në territorin shqiptar përmes Pikës së Kalimit Kufitar (PKK) në Kakavijë.

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, ky fluks ka sjellë ngarkesë të përkohshme në përpunimin e udhëtarëve, por situata po menaxhohet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet greke, të cilat kanë shtuar numrin e sporteleve për përpunimin e dokumentacionit në drejtim të Shqipërisë.

Aktualisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë po operohet me 5 sportele dhe në dalje me 2 sportele, ndërkohë që pala greke ka vendosur në funksion 3 sportele për hyrje dhe 2 për dalje.

Nga ora 08:00 deri në orën 16:00 të ditës së sotme, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe dalë gjithsej 5482 shtetas dhe 2090 automjete.

“Pika e Kalimit Kufitar e Kakavijës mbetet në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet homologe greke për të garantuar një menaxhim efikas të lëvizjes dhe për të shmangur krijimin e radhëve të gjata”, bën të ditur Policia e Shtetit.

/r.e/

The post Fluks i shtuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, rriten kapacitetet për përpunimin e udhëtarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në doganën e Kapshticës

10 August 2025 at 09:44

Fluksi i emigrantëve në mesin e muajit gusht, sjell edhe radhët kilometrike në doganën e Kapshticës. E njëjta situatë po përsëritet edhe këtë vit. Siç e shihni në pamjet e mëposhtme, paraditen e kësaj të diele, radha e mjeteve që presin për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë i kalon 2 kilometra. Mësohet […]

The post VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në doganën e Kapshticës appeared first on BoldNews.al.

Fluks në doganën e Morinës, afro 40 mijë persona nga Kosova drejt Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit

By: D Marku
9 August 2025 at 17:08

Edhe në fundjavën e dytë të gushtit në pikën e kalimit kufitar në Morin kishte fluks automjetesh e qytetarësh. Kanë zgjedhur destinacione të ndryshme për pushime, që nga Velipoja, Shëngjini e deri në Sarandë.

Do shkojmë në Sarandë, jemi nga Prishtina. Edhe vitin e kaluar isha po në Sarandë. Do qëndrojmë 10 ditë”, tha një qytetar.

Do shkoj në Velipojë, vijmë nga Gjilani”, u shpreh një tjetër.

Të tjerë po shkojnë në aeroport të marrin të afërmit e tyre.

Kujtojmë që nga protokolli I nënshkruar mes dy qeverive nuk ka kontrolle për qytetarët e dy vendeve për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator. Në 24 orët e fundit, në pikën e kalimit kufitar në doganën e Morinit kanë hyrë rreth 18000 shtetas dhe kanë dalë rreth 21400 shtetas

The post Fluks në doganën e Morinës, afro 40 mijë persona nga Kosova drejt Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Albeu.com.

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra të Ganës

6 August 2025 at 20:44

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat që ndodheshin në bord. Helikopteri ushtarak Z-9 u rrëzua në rrethana të paqarta menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti Accra, gjatë rrugës për në qytetin Obuasi. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar […]

The post Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra të Ganës appeared first on BoldNews.al.

Radhë të gjata pritjeje në doganë/ Fluks udhëtarësh në kufirin me Greqinë e Maqedoninë e Veriut

By: Rovena
20 July 2025 at 16:01

Personave që nga Greqia kanë hyrë në Shqipëri, por dhe ata që  kanë dalë nga vendi ynë drejt shtetit fqinj  nga  pika kufitare e Qafë Botës,  të dielën   iu është dashur  të presin disa orë  në radhë.

Kjo për shkak se autoritetet greke po punojnë vetëm me një sportel ku procedohet në të njëjtën kohë me hyrjet dhe me daljet.  Ndërkohë që  autoritetet shqiptare aktualisht  punojnë me tre sportele ato greke  pritet të marrin masa në fillim të javës së ardhshme.

Paraditen e të dielës nga pika kufitare e Qafë Botës  kaluan rreth 1400 shqiptar dhe të huaj me 460 mjete.

Me radhë janë përballur dhe ata  persona që kanë hyrë  në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut. Në pikën kufitare të Qafë Thanës në anën e Maqedonisë së Veriut iu është dashur të presin deri në tre orë në doganë.

Sipas policisë kufitare shkak është bërë fluksi i lartë  i  udhëtarëve.  Procedurat për të hyrë në Shqipëri   kryhen vetëm në  pjesën e policisë së  Maqedonisë së Veriut. Kapaciteti i saj i përpunimit të të dhënave në sportele është shumë më i ulët se në doganën shqiptare./abcnews.al

❌
❌