Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hëna e Plotë në Dem sjell kohë vendimesh: Për 4 shenja të horoskopit, jeta ndryshon më 5 nëntor

31 October 2025 at 22:05


Për këto katër shenja të horoskopit, jeta do të marrë kthesë nga 5 nëntori 2025, nën ndikimin e Hënës së Plotë në shenjën e Demit

Kjo Hënë e Plotë sjell energji të fuqishme përmbylljesh, stabiliteti dhe introspeksioni. Ajo ndodh në shenjën tokësore të Demit, simbol i sigurisë, mirëqenies materiale dhe kënaqësisë në gjërat e thjeshta. Ky cikël shënon fundin e një faze jetësore dhe sjell nevojën për të njohur vlerat e vërteta, ato që nuk zbehen, nuk ndryshojnë dhe nuk varen nga rrethanat e jashtme.

Në ndryshim nga shumë hëna të mëparshme që na kanë shtyrë drejt veprimit, Hëna e Plotë në Dem na fton të ndalemi, të marrim frymë thellë dhe të dëgjojmë zërin tonë të brendshëm. Ky është momenti kur gjithçka që është nisur muajt e fundit mund të marrë formë konkrete: në marrëdhënie, punë apo në ndryshime personale.

Energjia e Demit: Stabilitet, ndjeshmëri dhe mirënjohje

Demi është shenjë që vlerëson gjithçka që është e prekshme, e qëndrueshme dhe reale - natyrën, ushqimin, prekje, afërsinë. Prandaj kjo Hënë e Plotë është kujtesë për të ngadalësuar ritmin dhe për t’u kthyer tek thjeshtësia.

Njerëzit do të ndiejnë një nevojë të fortë për t’u larguar nga kaosi, për t’u shkëputur nga zhurma dhe presionet shoqërore, për të kaluar më shumë kohë në natyrë ose pranë atyre që u japin paqe.

Ky është moment i përsosur për t’u fokusuar në siguri dhe stabilitet, por edhe për të reflektuar se çfarë nuk na sjell më qetësi. Mund të jetë puna që na lodh, një marrëdhënie që ka humbur kuptimin ose një zakon që nuk i shërben më rritjes sonë.

Hëna e Plotë në Dem na fton t’i lëmë pas këto gjëra, me mirënjohje dhe pa dramë, transmeton Telegrafi.

Koha e vendimeve që ndryshojnë rrjedhën e jetës

Kjo Hënë e Plotë sjell qartësi. Çdo gjë që nuk është e qëndrueshme, qoftë marrëdhënie, bashkëpunim profesional apo rutinë jetësore, mund të arrijë në pikën e saj të kulmit.
Mund të ndodhin vendime të papritura për mbyllje apo ndarje, por edhe realizime të thella që tregojnë se ka ardhur koha për ta lënë diçka pas.

Demi nuk duron pasigurinë, prandaj shumë njerëz do të vendosin të vendosin kufij të qartë ose të mbyllin kapituj që i kanë rënduar për një kohë të gjatë. Nëse keni punuar me përkushtim në muajt e fundit, kjo periudhë mund të sjellë rezultate konkrete: sukses profesional, përmirësim financiar ose një ndjenjë të thellë qetësie të brendshme.

Këto katër shenja do të ndiejnë më fort ndikimin e Hënës së Plotë

Demi

Hëna e Plotë ndodh pikërisht në shenjën tuaj dhe do t’ju prekë më thellë se të tjerët. Emocionet do të jenë të forta, mund të ndiheni të lodhur ose të keni nevojë për t’u tërhequr.
Mos merrni vendime të mëdha në nxitim; kaloni më shumë kohë vetëm, në natyrë, dhe përqendrohuni në gjërat që ju japin ndjenjë stabiliteti. Ky është momenti për të kuptuar kush jeni bërë dhe çfarë ka vërtet rëndësi për ju.

Akrepi

Shenja juaj qëndron përballë Demit, prandaj energjitë pasqyrohen përmes marrëdhënieve dhe bashkëjetesës. Shumë Akrepë mund të ndihen të tensionuar me partnerin, të përballen me mospërputhje ose ndjesi distance. Në vend të përplasjes, zgjidhni bisedën e hapur dhe të sinqertë. Kjo nuk është periudhë për lidhje të reja, është kohë për të reflektuar mbi ato ekzistuese dhe për të lënë pas ato që nuk rriten më.

Luani

Hëna e Plotë në fushën tuaj të dhjetë (karriera dhe ambicia) sjell ndryshime profesionale. Mund të ndieni lodhje, mërzitje ose nevojë për të ndryshuar drejtim në punë. Megjithatë, mos merrni vendime të nxituara. Prisni që energjia e Hënës të bjerë dhe do të shihni më qartë cilat rrugë çojnë drejt përparimit të vërtetë. Disa Luanë do të marrin njohje për përpjekjet e tyre, ndërsa të tjerë do të përballen me fundin e një faze që i ka penguar në zhvillim.

Ujori

Për ju, Hëna e Plotë ndikon në fushën e familjes dhe shtëpisë. Mund të lindin keqkuptime me prindërit ose të afërmit, ndërsa tek disa Ujorë, plane për zhvendosje apo rinovim të shtëpisë. Është e rëndësishme të mos nxitoni me ndryshime të mëdha; lejoni që gjithçka të ndodhë natyrshëm. Nëse ndieni tension, gjeni paqe përmes rutinave të vogla: pastrimit të hapësirës, ndezjes së një qiriu, muzikës ose një darke të ngrohtë. Gjërat e thjeshta tani kanë efekt shërues.

🌙 Mesazhi i Hënës së Plotë në Dem: Thjeshtësi dhe mirënjohje

Kjo Hënë na kujton se vlera e vërtetë nuk qëndron në shpenzimin e tepërt të energjisë, por në aftësinë për të shijuar gjërat e vogla, paqen, ngrohtësinë e shtëpisë dhe marrëdhëniet që nuk na lodhin. Energjia e Demit na mëson se pasuria e vërtetë është ajo që tashmë e kemi, nëse dimë ta vlerësojmë.

Ndikimi i kësaj Hëne të Plotë do të zgjasë për rreth dy javë, me kulmin e fuqisë së saj rreth datës 5 nëntor. Në këtë periudhë, përpiquni të ngadalësoni ritmin, të lironi veten nga shqetësimet e panevojshme dhe të lidheni më shumë me gjërat që ju japin qetësi dhe stabilitet të brendshëm. /Telegrafi/

Cilësia e ujit në Prizren brenda standardeve, përjashtim fshati Muradem

29 October 2025 at 14:33


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. – Prizren ka njoftuar se, pas analizave të fundit laboratorike, cilësia e ujit të pijshëm në të gjitha njësitë punuese rezulton të jetë brenda standardeve të lejuara për konsum njerëzor.

Sipas kompanisë, konsumatorët në këto zona mund të përdorin ujin pa asnjë shqetësim për pije, pasi parametrat fizikokimikë dhe mikrobiologjikë janë në përputhje me normat e përcaktuara, njofton Telegrafi.



Megjithatë, në fshatin Muradem, testimet e fundit kanë treguar se uji nuk është ende i përshtatshëm për konsum të drejtpërdrejtë, por mund të përdoret për nevoja sanitare, si larje apo pastrim.

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se monitorimi i cilësisë së ujit do të vazhdojë në mënyrë të rregullt në të gjitha njësitë operative. /Telegrafi/

Presidenti akuzohet për përfitime nga një spital privat dhe konflikt interesi

15 October 2025 at 16:05

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u akuzua nga Partia Demokratike në opozitë të mërkurën se kishte përfituar pagesa nga një spital privat në Tiranë, në shkelje të Kushtetutës, si dhe kishte kontraktuar kompaninë ku është punësuar i biri, nën dyshimet për konflikt interesi. Akuzat janë pjesë e një kërkese të Partisë Demokratike për fillimin e […]

The post Presidenti akuzohet për përfitime nga një spital privat dhe konflikt interesi appeared first on Reporter.al.

E arrestuar që në vitin 2020, ndërron jetë e burgosura 33-vjeçare (EMRI)

By: V K
23 September 2025 at 08:47

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një e burgosur 33-vjeçare, ka ndërruar jetë  33-vjeçarja Afërdita Hajdarkola vuante dënimin për dhunë në familje, në burgun e grave në Ali Dem, por si pasojë e probleve shëndetësore ishte transferuar disa muaj më parë në Qendrën Spitalore të Burgjeve.

“Pacientja me mjekim të detyruar, Afërdita Leke Hajdarkola, e datëlindjes 03.07.1992, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ajo ishte akomoduar për herë të parë në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi”, më datë 20.04.2020, dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB), më 15.10.2020.

Ajo ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë.

Mbrëmjen e kaluar, ajo u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, me acidozë metabolike dhe hipotension.

Rreth orës 03:40 të mëngjesit, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiopulmonar.

Autoritetet përkatëse janë vënë menjëherë në dijeni dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore”, thuhet në njoftim.

The post E arrestuar që në vitin 2020, ndërron jetë e burgosura 33-vjeçare (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Javier Bardem shfaqet me një shall palestinez në Emmy 2025, ja mesazhi që dërgoi për Gazën

By: gaze tare
15 September 2025 at 11:15

Në ceremoninë e 77-të të çmimeve Emmy, disa nga yjet më të mëdhenj të industrisë televizive shfrytëzuan mundësinë për të shprehur kundërshtimin ndaj luftës në Gaza. Aktorë dhe aktore të njohur mbajtën distinktivin e kuq të iniciativës “Artists4Ceasefire”, një thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe ulje të tensioneve midis Izraelit dhe Gazës.

Hannah Einbinder, aktorja e serialit Hacks, e cila fitoi çmimin për Aktoren më të Mirë Mbështetëse, mbante distinktivin në fjalimin e saj të pranimit, duke theksuar se bojkotet janë një mjet efektiv për të ushtruar presion mbi ata që janë në pushtet. “Bojkoti i Punëtorëve të Filmit për Palestinën nuk synon individë, por vetëm institucionet që mbështesin gjenocidin”, tha Einbinder, duke shtuar se kishte miq në Gaza që punonin si mjekë në vijën e parë.

Një tjetër moment i fuqishëm ishte kur aktori spanjoll Javier Bardem u shfaq në tapetin e kuq me një shallë dhe tha: “Nuk mund të punoj me ata që mbështesin gjenocidin.” Ai gjithashtu paralajmëroi se nuk do të punonte më me kompani që nuk e dënojnë këtë veprim.

Nisma “Artists4Ceasefire”, që ka qenë e pranishme në ngjarje si çmimet Oscar dhe Emmy, ka për qëllim bashkimin e zërave të të famshmëve për të forcuar thirrjen globale për një armëpushim të menjëhershëm dhe ndihmë humanitare për civilët në Gaza.

The post Javier Bardem shfaqet me një shall palestinez në Emmy 2025, ja mesazhi që dërgoi për Gazën appeared first on iconstyle.al.

Shumë personazhe të famshëm nga bota e filmit refuzojnë të punojnë me izraelitët: Qeveritë tona mbështesin gjenocidin

11 September 2025 at 10:59


Më shumë se 4,000 artistë filmash, përfshirë yje të shumtë si Tilda Swinton, Javier Bardem dhe Emma Stone, refuzojnë të bashkëpunojnë me kompanitë izraelite të përfshira në kryerjen e gjenocidit kundër popullit palestinez.

Aktorë, regjisorë, skenaristë dhe producentë nënshkruan një deklaratë të lëshuar nga një kolektiv i quajtur Punëtorët e Filmit për Palestinën.

"Ne e njohim fuqinë e filmit për të formësuar perceptimet. Në këtë moment urgjent krize, ku shumë nga qeveritë tona mbështesin gjenocidin në Gaza, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të rritur ndërgjegjësimin për bashkëfajësinë tonë në këtë tmerr të pamëshirshëm", tha ajo, ndër të tjera.

Ata premtuan të mos shfaqin filma izraelitë, të mos shfaqen në to dhe të mos bashkëpunojnë në ndonjë mënyrë tjetër me institucionet e tyre të filmit.

Ata u bënë thirrje kolegëve t'i rezistojnë heshtjes, racizmit dhe dehumanizimit dhe të bëjnë gjithçka që është e mundur për t'i dhënë fund bashkëfajësisë në shtypjen e palestinezëve.

Përveç personaliteteve të përmendura, deklarata u nënshkrua edhe nga Andrew Garfield, Mark Ruffalo, Susan Sarandon, Olivia Colman dhe të tjerë. /Telegrafi/

Nga Javier Bardem te Mark Ruffalo, rreth 1500 artistë bojkotojnë institucionet izraelite të filmit

By: D Marku
9 September 2025 at 20:00

Rreth 1,500 aktorë, regjisorë dhe profesionistë ndërkombëtarë të filmit, përfshirë Olivia Colman, Javier Bardem dhe Mark Ruffalo, kanë paralajmëruar ndërprerje bashkëpunimi me institucionet izraelite të filmit “të përfshira në gjenocid” në Rripin e Gazës.

Kjo thuhet në një letër të botuar në gazetën britanike The Guardian.

“Në këtë moment krize, kur shumë nga qeveritë tona po e mundësojnë masakrën në Gaza, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’iu përgjigjur kësaj bashkëfajësie”, thuhet në apel, të nënshkruar edhe nga aktoret Ayo Edebiri, Cynthia Nixon dhe Tilda Swinton; aktorët Gael García Bernal, Josh O’Connor dhe Riz Ahmed dhe regjisorët Yorgos Lanthimos, Adam McKay dhe Aki Kaurismaki.

Iniciativa, e promovuar nga grupi Film Workers for Palestine (Punëtorët e Filmit për Palestinën), kujton një veprim tjetër të së kaluarës, atë të Filmmakers United Against Apartheid. Në atë rast, Jonathan Demme dhe Martin Scorsese, së bashku me regjisorë të tjerë të shquar, refuzuan të shfaqnin filmat e tyre në Afrikën e Jugut të apartheidit.

The post Nga Javier Bardem te Mark Ruffalo, rreth 1500 artistë bojkotojnë institucionet izraelite të filmit appeared first on Albeu.com.

Pronar i disa karburanteve në Shqipëri, Bashkim Sulkaj i “ABBA OIL” arrestohet në Greqi për kontrabandë

5 September 2025 at 11:56

Dy shtetas shqiptarë, Bashkim Sulkaj, 66 vjeç, nga Fieri dhe banues në Tiranë, dhe Astrit Delilaj, 67 vjeç, janë arrestuar nga autoritetet greke si pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal që merrej me kontrabandën dhe manipulimin e karburanteve në disa vende të Ballkanit. Hetimet, të cilat janë shtrirë në të gjithë territorin e Greqisë, […]

The post Pronar i disa karburanteve në Shqipëri, Bashkim Sulkaj i “ABBA OIL” arrestohet në Greqi për kontrabandë appeared first on BoldNews.al.

Kurti: Mbi 345 metra material fizik ruhen në arkivat e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës

27 August 2025 at 16:25

PRISHTINË, 27 gusht/ATSH/ Mbi 345 metra material fizik dhe 23.6 terrabajt materiale digjitale tashmë ruhen në arkivat e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës. Kështu tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë prezantimit të aneksit të metodologjisë së punës së Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës (IKKL) për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve ekonomike.

Ai të mërkurën tha se me dokumentimin e krimeve ekonomike gjatë luftës në Kosovë mund të krijohet një arkiv i besueshëm.

Kurti shtoi se janë mbi 345 metra material fizik të cilat ruhen në këtë institucion, për çka tha se janë mbi 500 burime që janë dorëzuar me vlerë të madhe dokumentuese.

Drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi tha se janë gjashtë zyra rajonale në të gjithë vendin.

Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës u themelua në nëntor të vitit 2023 për herë të parë me ligj të veçantë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga dëmet e luftës, gjithsej ekonomi familjarë të prekura janë 154 mijë e 272, ndërsa, dëmet vetëm në ekonomi familjare, jo në institucione, është vlerësuar mbi 5 miliardë euro.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë civil, janë dhunuar seksualisht mbi 20 mijë gra e burra e ende nuk dihet fati i mbi 1600 personave. 

/Kosovapress/

The post Kurti: Mbi 345 metra material fizik ruhen në arkivat e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjedi në Portugali, demi sulmon dhe v*et një 22-vjeçar gjatë ndeshjes/ VIDEO

By: Elva
26 August 2025 at 20:13

Një incident fatal ndodhi gjatë një ndeshjeje me dema në arenën Campo Pequeno të Lisbonës, Portugali ku një 22-vjeçar, Manuel Maria Trindade, humbi jetën pas një sulmi nga një dem i madh. Sipas raportimeve, i riu u përpoq të kontrollonte brirët e kafshës, por demi e hodhi në ajër dhe më pas për muri. Spektatorët […]

The post Tragjedi në Portugali, demi sulmon dhe v*et një 22-vjeçar gjatë ndeshjes/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Makina përplaset me motorin në Sarandë, mbetet i lënduar rëndë 27-vjeçari (EMRI)

By: Ardit
25 July 2025 at 18:52

Një aksident i rëndë është shënuar pasditën e sotme në qytetin e Sarandës. U raportua se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”, ku mjeti “Citroen”i drejtuar nga Danjel Veizi, i ka prerë rrugën, pas një manovre të gabuar, motrorit “Yamaha” që drejtohej nga Aurel Gumeni, 27 vjeç. Si pasojë ky i fundit ka mbetur […]

The post Makina përplaset me motorin në Sarandë, mbetet i lënduar rëndë 27-vjeçari (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

“E ngatërrova, nuk qëlloi Lendi Palaj”, dëshmia që liroi pas 48 orësh menaxherin e lokaleve të basteve

By: Ela
16 July 2025 at 11:57

Nga Boldnews.al Njuland (Lendi) Palaj, i njohur si menaxher i lokaleve të basteve “333” dhe “CR7”, është liruar nga gjykata në 1 korrik 2025, vetëm 48 orë pasi ai u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës. Lezhjani 26-vjeçar ishte shpallur në kërkim, nën dyshimet se ishte përfshirë në një konflikt, ku u përdorën edhe armët e […]

The post “E ngatërrova, nuk qëlloi Lendi Palaj”, dëshmia që liroi pas 48 orësh menaxherin e lokaleve të basteve appeared first on BoldNews.al.

Javier Bardem rrëfen betejën me depresionin gjatë xhirimeve të “No Country for Old Men”

By: gaze tare
18 June 2025 at 14:25

Aktori i njohur spanjoll Javier Bardem, i cili u bë figurë ndërkombëtare pas rolit të tij të paharrueshëm në filmin “No Country for Old Men”, ka treguar së fundmi një anë krejt tjetër të përvojës që e shoqëroi gjatë asaj kohe, atë të një beteje të vështirë me depresionin.

Në një intervistë për The New York Times, Bardem rrëfen se gjatë xhirimeve të filmit, që më vonë do t’i sillte një çmim Oscar, po kalonte një nga periudhat më të errëta të jetës së tij. “Kisha përfunduar një marrëdhënie të gjatë dhe ndihesha i zbrazët. Nuk isha në gjendje të përjetoja gëzim. Nuk është se mendoja për gjëra të errëta, por ndihesha i trishtuar, bosh”, tregon ai.

Ai thotë se shpëtimi i tij erdhi pjesërisht falë mbështetjes së mikut dhe kolegut të tij, aktorit Josh Brolin. “Josh vinte çdo ditë, hapte perdet, dritaret, dhe më nxirrte për shëtitje. Ai më ndihmoi të kujtoja se ekzistonte ende diçka e bukur, se isha me fat që isha gjallë”, shprehet Bardem me mirënjohje.

Edhe pse “No Country for Old Men” i solli famë botërore dhe sukses profesional, për Bardem, ajo periudhë mbetet e mbushur me sfida personale. Ai kujton se gjatë xhirimeve në qytete të ndryshme të Texas-it, përjetoi ndjesi të papërshtatshme për shkak të mënyrës se si e shihnin apo e trajtonin të tjerët. “Në Spanjë isha i njohur, dhe në qytete si New York apo Los Angeles ndihesha rehat. Por në disa vende në jug të SHBA-së, u ndjeva vërtet i vetëdijshëm për veten time, si kurrë më parë.”

The post Javier Bardem rrëfen betejën me depresionin gjatë xhirimeve të “No Country for Old Men” appeared first on iconstyle.al.

Të shtëna në “Ali Dem”/ Arrestohet 26-vjeçari, bashkëpunëtori në kërkim

12 June 2025 at 13:16

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar lidhur me ngjarjen e ndodhur më 10 qershor në rrugën “Ali Demi”, ku u qëllua me armë zjarri rreth orës 23:00.

Shtetasi G.K. akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklarata të rreme para oficerit të policisë gjyqësore”. Ndërkohë, një tjetër person, 28-vjeçari N.P., është shpallur në kërkim dhe dyshohet se ka qenë pjesë e konfliktit.

Policia vijon hetimet intensive dhe kontrollet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit e saj.

Ngjarja nisi si një përplasje mes disa të rinjve, e cila u përshkallëzua deri në përdorimin e sendeve të forta dhe armëve. Shkaku i konfliktit besohet të ketë qenë një mosmarrëveshje për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve procedurale me qëllim dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 10.06.2025, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, kanë arrestuar shtetasin G. K., 26 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, si dhe identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin Nj. P., 28 vjeç, pasi dyshohet se është përfshirë në konflikt. Vijojnë hetimet dhe kontrollet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale;

The post Të shtëna në “Ali Dem”/ Arrestohet 26-vjeçari, bashkëpunëtori në kërkim appeared first on Sot News | Lajme.

Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem”/ Arrestohet 26-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

By: Rovena
12 June 2025 at 13:07

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar si të përfshirë në rastin e 10 qershorit, ku u qëllua me armë zjarri në zonën e “Ali Demit” rreth orës 23:00.

Ai akuzohet nga policia për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “moskallëzimi i krimit” dhe “deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një 28-vjeçar të përfshirë po ashtu në këtë rast.

Ndërkohë që vijojnë hetimet dhe kontrollet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale.

“Në vijim të veprimeve procedurale me qëllim dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 10.06.2025, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, kanë arrestuar shtetasin G. K., 26 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, si dhe identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin Nj. P., 28 vjeç, pasi dyshohet se është përfshirë në konflikt. Vijojnë hetimet dhe kontrollet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale”, njoftoi policia.

Kujtojmë se sherri mes të rinjve me sende të forta ndodhi për motive të dobëta./abcnews.al

Të shtënat me armë në “Ali Dem”/ Lëndohet 26-vjeçari, shpallen në kërkim 4 persona

By: user 11
11 June 2025 at 11:02

Policia ka shpallur në kërkim 4 persona për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në rrugën “Ali Demi”, ku dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta. Nga sherri është dëmtuar një 26 vjeçar, i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin. Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26 vjeç (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

The post Të shtënat me armë në “Ali Dem”/ Lëndohet 26-vjeçari, shpallen në kërkim 4 persona appeared first on Lapsi.al.

Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem” në Tiranë/ Pas konfliktit fizik me sende të forta, shpallen në kërkim 4 të rinj

By: V K
11 June 2025 at 11:10

Mbrëmjen e  djeshme, u regjistruan të shtëna me armë zjarri në ajër, në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.     Lidhur me konfliktin mes të rinjve, detaje të reja dalin në dritë, ku sipas informacioneve policore, raportohet se katër të rinj me iniciale F. D., 36-vjeç, D. Zh., 25-vjeç, M. D., 27-vjeç dhe F. S., 27-vjeç, janë shpallur në kërkim pasi u konfliktuan fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin rreth orës 23:00.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër, informuan blutë.

Ndërkohë, si pasojë e sherrit ka mbetur i dëmtuar 26-vjeçari me iniciale G. K., (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia raporton se me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, për shkak se ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen.

Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit F. D., 36-vjeç, D. Zh., 25-vjeç, M. D., 27-vjeç dhe F. S., 27-vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26-vjeç (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

The post Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem” në Tiranë/ Pas konfliktit fizik me sende të forta, shpallen në kërkim 4 të rinj appeared first on Albeu.com.

Sa dëm mund t’i bëjë njeriu më i fuqishëm i botës, pasanikut më të madh të botës?

By: user 8
6 June 2025 at 15:22

Pas një përplasjeje të papritur mes dy figurave më të fuqishme të botës së biznesit dhe politikës, Elon Musk dhe Donald Trump, aksionet e Tesla-s ranë ndjeshëm, ndërsa marrëdhënia e tensionuar mes tyre po kthehet në një krizë që mund të ketë pasoja të mëdha financiare dhe politike. Artikulli i CNN më poshtë analizon se si interesat e shumta të Musk, nga Tesla te SpaceX, e deri te rrjeti social X, janë vënë në shënjestër të administratës Trump dhe çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e industrisë së teknologjisë, mbrojtjes dhe tregjeve globale.

CNN: 

Aksionet e Tesla-s u rritën ndjeshëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, pasi investitorët besonin se Donald Trump do t’i bënte favore të mëdha mbështetësit të tij më të fuqishëm financiar, pronarit të Tesla-s, Elon Musk. Por Trump gjithashtu mund të dëmtojë rëndë interesat e shumta të biznesit të Musk.

Rreziku për këtë dëm është një nga arsyet pse aksionet e Tesla-s ranë me 14% të enjten, pas një përplasjeje shumë të ashpër dhe publike midis Trump dhe Musk.

Lexo më tej: E çuditshme/ Gjithçka rreth sherrit online Trump-Musk 

Por nuk është vetëm Tesla që mund të jetë në rrezik. SpaceX varet nga kontratat qeveritare për një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të saj. Dhe Tesla, SpaceX dhe kompanitë e tjera të Musk, përfshirë platformën e rrjeteve sociale X, kompaninë e inteligjencës artificiale xAI dhe kompaninë e ndërlidhjes tru-kompjuter Neuralink, përballen me rregullore nga qeveria federale.

Për më tepër, Musk përballet me hetime të mundshme për aktivitetet e tij nga agjenci si Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë (SEC), i cili po heton nëse ai ka shkelur rregullat kur bleu pjesën e tij fillestare në X (dikur Twitter), përpara se të niste ofertën për marrjen e kompanisë.

Trump duket se kërcënoi se do të ndërmerrte veprime kundër Musk, kur të enjten postoi në platformën e tij sociale Truth Social:

“Mënyra më e lehtë për të kursyer para në buxhetin tonë, miliarda e miliarda dollarë, është të ndërpriten subvencionet dhe kontratat qeveritare të Elon-it. Gjithmonë jam habitur që Biden nuk e bëri këtë!”

Musk iu përgjigj në X:

“Po bëhet gjithnjë e më mirë,” shoqëruar me dy emoji duke qeshur dhe fjalinë: “Vazhdo, më bëj ditën!”

Tesla ka relativisht pak kontrata qeveritare, por ekzistojnë politika të shumta federale që ndikojnë drejtpërdrejt në financat e saj, përfshirë uljen tatimore prej 7,500 dollarësh për blerësit e automjeteve elektrike, që i lejon Tesla-s dhe prodhuesve të tjerë të rrisin çmimet. Vetëm ky element ka sjellë miliarda dollarë për Tesla-n vetëm vitin e kaluar.

Përveç kësaj, Tesla raportoi mbi 8 miliardë dollarë në shitje të kredive rregullatore gjatë gjashtë viteve të fundit për prodhues të tjerë makinash, për t’i ndihmuar të përmbushin standardet federale dhe shtetërore të ndotjes. Trump është në favor të heqjes së këtyre standardeve dhe të heqjes së kompetencave të shteteve për të vendosur rregulla të tyre, gjë që do të shkatërronte tregun për këto kredi.

Një analizë nga gjiganti bankar JPMorgan, dërguar klientëve të enjten, vlerëson se humbja e kreditit për makinat elektrike mund t’i kushtojë Tesla-s 1.2 miliardë dollarë në vit, dhe humbja e kredive rregullatore 2 miliardë të tjera.

Musk ka deklaruar se e ardhmja e rritjes së Tesla-s varet nga operimi i një shërbimi taksie plotësisht autonom, pa shofer. Aktualisht, opsioni “full self-driving” (FSD) i Tesla-s kërkon një shofer në vendin e drejtuesit. Ky shërbim pritet të nisë në Austin, Teksas, më vonë këtë muaj. Ai pranon se planet e tij ambicioze mund të kufizohen nga rregulloret.

Gjithashtu, Administrata Kombëtare për Sigurinë e Trafikut në Autostrada (NHTSA) federale ka njoftuar tashmë hetime për aksidente që përfshijnë makina Tesla me FSD aktiv. Shumë fansa të Tesla-s supozuan se këto hetime do të anuloheshin nën një administratë pro-Tesla si ajo e Trump.

SpaceX ka marrë 15.2 miliardë dollarë në kontrata nga NASA, si dhe 5.8 miliardë nga Departamenti i Mbrojtjes, përveç disa milionave të tjerë nga agjenci të ndryshme, sipas USASpending.gov.

Zëvendësimi i SpaceX në këto kontrata, megjithatë, nuk është realist. Kjo për faktin se nuk ka ndonjë kompani tjetër që mund ta zëvendësojë. Për shembull, Boeing, i vetmi rival për transportin e astronautëve drejt dhe nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), pati probleme në fluturimin e tij të vetëm të pilotuar vitin e kaluar. Kjo bëri që anija Starliner të kthehej në Tokë pa dy astronautët, të cilët mbetën në ISS për nëntë muaj, në vend të disa ditëve të planifikuara.

Por edhe SpaceX i nënshtrohet mbikëqyrjes së NASA-s dhe FAA-së. Shërbimi i internetit satelitor Starlink është gjithashtu në pritje të miratimit nga FCC për të zgjeruar mbulimin e tij.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

The post Sa dëm mund t’i bëjë njeriu më i fuqishëm i botës, pasanikut më të madh të botës? appeared first on Lapsi.al.

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

By: V K
6 June 2025 at 14:08

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosje me një armë stilolaps, e regjistruar pak ditë më parë në një piceri në Tiranë.

Nëna e 15-vjeçarit të plagosur ka folur në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, teksa ka theksuar se është tentuar të fshehet ngjarja.

Nëna e të miturit u shpreh se në sy të djalit është bërë gjithçka që të fshihet ngjarja. Autori dhe bashkëpunëtorët e tij madje kanë kthyer ambulancën e parë që kanë njoftuar, pasi nuk donin ta dërgonin në spital që ngjarja të dilte në dritë.

Gjithashtu, ajo shton se djali është dërguar në spital me ambulancën e dytë, pasi e kanë parë që po humb shumë gjak.

Sipas tij, ata i kanë thënë të miturit se ka plagosur një kapsoll dhe se nuk duhet të bëjë panik kot.

“Gjithçka që është bërë për të fshehur ngjarjen është bërë në sy të djalit. Djali ka dalë jashtë, por e morën e futën brenda që të mos e shiftë askush në përpjekje për të fshehur ngjarjen. Ambulancën e parë e kanë kthyer në përpjekje për të fshehur ngjarjen. Vetëm dy minuta larg ka qenë një spital privat, si të mos e marrë askush ta çojë. Vetëm kur djali ka humbur shumë gjak kanë njoftuar ambulancën e dytë që është vonuar 15 minuta. Djalit i kanë thënë plasi një kapsollë, mos bëj panik kot”, tha ajo.

The post Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit appeared first on Albeu.com.

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna

By: user7
6 June 2025 at 13:51

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosje me një armë stilolaps e regjistruar pak ditë më parë në një piceri në Tiranë. Nëna e 15-vjeçarit të plagosur ka folur në emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës24 teksa ka theksuar se është tentuar të fshehet ngjarja.

Nëna e të miturit u shpreh se në sy të djalit është bërë gjithçka që të fshihet ngjarja. Autori dhe bashkëpunëtorët e tij madje kanë kthyer ambulancën e parë që kanë njoftuar pasi nuk donin ta dërgonin në spital që ngjarja të dilte në dritë.

Ajo shton se djali është dërguar në spital me ambulancën e dytë pasi e kanë parë që po humb shumë gjak. Sipas tij ata i kanë thënë të miturit se ka plagosur një kapsoll dhe se nuk duhet të bëjë panik kot.

“Gjithçka që është bërë për të fshehur ngjarjen është bërë në sy të djalit. Djali ka dalë jashtë, por e morën e futën brenda që të mos e shiftë askush në përpjekje për të fshehur ngjarjen.

Ambulancën e parë e kanë kthyer në përpjekje për të fshehur ngjarjen. Vetëm dy minuta larg ka qenë një spital privat, si të mos e marrë askush ta çojë. Vetëm kur djali ka humbur shumë gjak kanë njoftuar ambulancën e dytë që është vonuar 15 minuta. Djalit i kanë thënë plasi një kapsollë, mos bëj panik kot”,tha ajo.

The post Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna appeared first on Lapsi.al.

❌
❌