Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Emigrimi dhe kostot e jetesës çojnë në ulje konsumin e veshjeve

By: Ela
4 February 2026 at 08:20

Importet e tekstileve dhe këpucëve u ulen ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, duke reflektuar një ndryshim të ndjeshëm në sjelljen konsumatorë nga rritja e kostove të jetesës dhe dinamikat demografike të vendit. Sipas të dhënave zyrtare te INSTAT importet e veshjeve dhe këpucëve shënuan 86,4 mijë tonë në 2025, me ulje 9% në raport me […]

The post Emigrimi dhe kostot e jetesës çojnë në ulje konsumin e veshjeve appeared first on BoldNews.al.

Pas Iranit dhe Venezuelës, Trump ultimatum Kubës: Bëni marrëveshje me SHBA-në!

By: Brisi
1 February 2026 at 11:34

Autoritetet kubane do të duhet të arrijnë një marrëveshje me Uashingtonin nëse duan të shmangin një krizë humanitare, paralajmëroi presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Më herët këtë javë, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të vendosur tarifa për mallrat nga çdo vend që shet naftë në Kubë, duke forcuar më tej një embargo kundër kombit […]

The post Pas Iranit dhe Venezuelës, Trump ultimatum Kubës: Bëni marrëveshje me SHBA-në! appeared first on BoldNews.al.

Trump njofton nisjen e negociatave për Groenlandën: Marrëveshje me peshë kombëtare!

By: Brisi
1 February 2026 at 08:40

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni ka nisur negociatat për Groenlandën, duke e cilësuar procesin si një hap të rëndësishëm për sigurinë kombëtare amerikane. Deklarata u bë gjatë një bisede me gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, ku Trump iu përgjigj pyetjeve lidhur me zhvillimet e fundit […]

The post Trump njofton nisjen e negociatave për Groenlandën: Marrëveshje me peshë kombëtare! appeared first on BoldNews.al.

Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, tre të arrestuar në Tiranë

By: Fax Web
31 January 2026 at 09:32

Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, operacioni i koduar “Brand 3”.

Identifikohen 7 shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kontrabandonin veshje nga Kina dhe nga Turqia, i magazinonin në Tiranë dhe i shitnin duke shmangur detyrimet tatiore.

Vihen në pranga 3 nga këta shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerët.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta dhe 2 automjete.

Si rezultat i hetimeve të shpejta të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të kontrabandës së mallrave dhe shitjes së tyre në informalitet, është organizuar dhe finalizuar operacioni i koduar “Brand 3”.

Si rezultat, u identifikuan 7 shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, i magazinonin në Tiranë dhe më pas i shitnin duke shmangur detyrimet tatimore.

Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë operacionit, duke transportuar me 2 automjete, 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve:

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

SHBA – Trump: Irani kërkon të përfundojë një marrëveshje me SHBA‑në

30 January 2026 at 21:23

UASHINGTON, 30 janar  /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se Iranit i intereson të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, edhe pse ai nuk zbuloi ndonjë afat të caktuar për arritjen e saj.

Presidenti Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se, sipas tij, iranianët duan të bëjnë një marrëveshje.

Ai tha gjithashtu se kishte dhënë një afat për Teheranin, të cilën vetëm iranianët e dinë me siguri.

”Shpresojmë që do të arrijmë një marrëveshje. Nëse ndodh, është mirë. Nëse jo, do të shohim çfarë do të ndodhë”, shtoi Trump.

Presidenti Trump theksoi gjithashtu se SHBA ka dërguar një forcë të madhe ushtarake drejt rajonit përballë Iranit, duke nënkuptuar një shtim të forcave në Gji.

Zyrtarët iranianë, përfshirë ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi, përsëritën se Irani është i gatshëm të rifillojë negociatat mbi programin bërthamor, por me kushte të barabarta dhe pa negociuar kapacitetet e tij të mbrojtjes.

Araghchi tha se forcat iraniane janë të gatshme të përgjigjen fuqishëm ndaj çdo sulmi amerikan, “por gjithashtu është i hapur ndaj një marrëveshjeje” që siguron të drejtën e Iranit për teknologji paqësore bërthamore dhe ndalon armët bërthamore./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post SHBA – Trump: Irani kërkon të përfundojë një marrëveshje me SHBA‑në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Partizani zyrtarizon një tjetër sulmues, Shabani firmos për 18 muaj

30 January 2026 at 15:55

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Partizani ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në repartin e avancuar. Bëhet fjalë për sulmuesin Laorent Shabani, i cili gjatë karrierës së tij ka përfaqësuar edhe Kombëtaren shqiptare U-21.

Klubi i kuq njofton se ka nënshkruar me lojtarin një kontratë 18-mujore, ndërsa afrimi i tij vjen me kosto zero për “demat e kuq”, pasi futbollisti, i formuar në Suedi, ka përfunduar kontratën që e lidhte me skuadrën e Norrköping.

“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Laorent Shabanin. Ish-sulmuesi i ekipit tonë përfaqësues U-21 është zyrtarisht pjesë e të kuqve. 26-vjeçari ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë.

Sulmuesi i krahut, i prezantuar sot nga drejtori sportiv Agim Ibraimi, është formuar si lojtar në Suedi, ku ka aktivizuar për shumë vite në futbollin nordik dhe ka spikatur me paraqitjet e tij. Shabani i bashkohet Partizanit si lojtar i lirë, pasi mbylli së fundmi bashkëpunimin me ekipin e Norrköping”, njofton klubi i Partizanit.

Partizani firmos me Laorent Shabanin
1 nga 4
Partizani firmos me Laorent Shabanin

/a.f/

The post Partizani zyrtarizon një tjetër sulmues, Shabani firmos për 18 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS- Merz: Ka ardhur koha për të finalizuar marrëveshjen doganore BE–SHBA

28 January 2026 at 20:20

BERLIN, 28 janar /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje sot për një vendim përfundimtar në mosmarrëveshjen lidhur me marrëveshjen doganore mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke folur në Berlin përkrah kryeministrit rumun Ilie Bolojan, Merz tha se “tashmë janë hedhur themelet që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi”.

Megjithatë, kancelari paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara “nuk duhet të hedhin më dyshime” mbi marrëveshjen e arritur në korrik të vitit të kaluar.

Merz iu referua kërcënimit të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, tashmë i tërhequr, për vendosjen e tarifave ndaj vendeve evropiane që kundërshtojnë përpjekjen e tij për të marrë nën kontroll Groenlandën.

“Shtetet e Bashkuara duhet të kenë interes që marrëveshjet të respektohen dhe të mos vihen në pikëpyetje nga ‘njoftime të përditshme’,” tha Merz.

“Ne nuk jemi të gatshëm të pranojmë një përkeqësim të kësaj marrëveshjeje”,  theksoi kancelari gjerman.

Megjithëse marrëveshja BE–SHBA u arrit vitin e kaluar, ajo ende ka nevojë për miratimin e Parlamentit Evropian për t’u bërë zyrtare.

Parlamenti e vendosi formalisht marrëveshjen në pritje javën e kaluar, ndërsa tensionet për Groenlandën u përshkallëzuan.

Plani parashikon që mallrat industriale amerikane të importohen në BE pa tarifa doganore. Në këmbim të këtyre angazhimeve nga BE-ja, Trump pranoi të mos vendosë tarifa të posaçme.

Merz vuri në dukje se negociatat me Uashingtonin vazhdojnë ende në dy sektorë të ndjeshëm: çelikun dhe aluminin./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post FOKUS- Merz: Ka ardhur koha për të finalizuar marrëveshjen doganore BE–SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj në Kuvend: Marrëveshja me Italinë sjell përfitime reale për qytetarët

27 January 2026 at 17:31

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi në seancë plenare projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe asaj italiane “Për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.

Në fjalën e saj ministrja Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje që është ndër të parat e këtij niveli që Shqipëria nënshkruan me një vend të Bashkimit Europian, që siç e cilësoi ministrja, vjen në një moment kur vendi është më pranë se kurrë anëtarësimit.

“Dhe pikërisht për këtë arsye, ajo ka rëndësi, jo vetëm politike, por edhe praktike: na ndihmon të përgatitemi konkretisht për tregun e përbashkët europian”, shtoi Ibrahimaj.

Marrëveshja e çon partneritetin Shqipëri-Itali në një nivel më të lartë, strategjik, duke përfshirë fusha kyçe si shëndetësia, arsimi, energjia, mjedisi, siguria, inovacioni, migracioni dhe transformimi ekonomik.

Kjo marrëveshje, sipas ministres, është plotësisht në përputhje me prioritetet e Bashkimit Europian, dhe do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në punësim dhe kapitalin njerëzor.

“Projektet që priten të zhvillohen do të krijojnë vende të reja pune, do të rrisin cilësinë e punësimit dhe do të investojnë në aftësi profesionale në sektorë me vlerë të shtuar si energjia, industria, infrastruktura, mbrojtja, shëndetësia dhe inovacioni”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

/a.f/

The post Ibrahimaj në Kuvend: Marrëveshja me Italinë sjell përfitime reale për qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Irani dëshiron marrëveshje!

27 January 2026 at 13:02

UASHINGTON, 27 janar /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja ka dislokuar mjete shtesë ushtarake amerikane në rajon, përfshirë një grup goditës me aeroplanmbajtëse.

Në një intervistë për faqen e lajmeve “Axios”, Trump tha se situata me Iranin është “në ndryshim”, duke përmendur mbërritjen e asaj që ai e përshkroi si një “armadë e madhe” pranë Iranit, duke iu referuar dislokimit të një grupi goditës me aeroplanmbajtëse në rajon.

“Ata duan të bëjnë një marrëveshje. E di këtë. Kanë telefonuar në shumë raste. Ata duan të flasin”, shtoi ai.

SHBA-ja dislokoi të hënën Grupin Goditës të Aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln në Lindjen e Mesme, ndërsa Washingtoni forcon qëndrimin e tij rajonal. Aeroplanmbajtësja e klasës Nimitz hyri në rajon “për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Irani është tronditur nga valë protestash që nga muaji i kaluar, duke filluar më 28 dhjetor në Çarshinë e Madhe të Teheranit, për shkak të zhvlerësimit të fortë të rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike. Demonstratat më pas u përhapën në disa qytete të tjera.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të “godasë fort” nëse protestuesit vriteshin, por më vonë zbuti retorikën, duke sugjeruar se Teherani ka anuluar qindra ekzekutime të planifikuara.

Zyrtarët iranianë kanë akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për mbështetjen e “trazirave të armatosura” dhe kanë paralajmëruar se çdo sulm amerikan do të shkaktonte një përgjigje “të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse”.

Qershorin e kaluar, Izraeli, me mbështetjen e SHBA-së, nisi një luftë 12-ditore kundër Iranit, duke nxitur sulme hakmarrëse me dronë dhe raketa nga Teherani, përpara se Uashingtoni të njoftonte një armëpushim.   /os/

The post SHBA – Trump: Irani dëshiron marrëveshje! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Sens paniku nga deklarata në Beograd”, Vengu: Bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë e Kosovën, s’i marrim leje askujt!

By: xhir jeta
26 January 2026 at 13:16

Në konferencën me gazetarët, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se ka nisur tashmë bashkëpunimi ushtarak me Shqipërisë-Kosovës dhe Kroacisë. Ndër të tjera Vengu komentoi edhe deklaratat e ardhura nga Beogradi lidhur me këtë bashkëpunim tre palësh, për të cilat tha se ka vënë re një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd, qoftë mediatike, qoftë politike.

“Patjetër kam vënë re një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd, qoftë mediatike, qoftë politike. Marrëveshje Shqipëri-Kroaci-Kosovë është një marrëveshje trepalëshe që nuk është ndërtuar kundër askujt. Ajo që mund të them është se Shqipëria, Kosova, Kroacia, kanë filluar në bazë të kësaj marrëveshjeje, qoftë në rrafshin ushtarak, stërvitor, apo akademik-arsimor, të bashkëpunojnë.

Është një partneritet i hapur. Por nuk jemi në situatat e garancive të mbrojtjes. Ne kemi arkitekturën tonë të sigurisë kolektive, por kemi vënë re që të treja vendet kanë nevoja të ngjashme, përsa i përket rritjes së kapaciteteve. Janë në një marrëveshje për të marrë secila më të mirën nga tjetra, përsa i përket industrisë ushtarake.

Kroacia është vend lider në Europë përsa i përket dronëve të vegjël ushtarakë. Sikundër edhe ne synojmë që në kuadër të mjeteve të blinduara të krijojmë një epërsi dhe pse jo edhe të nisim të eksportojmë”, tha Vengu, ndërsa shtoi se mirëpresim vende të tjera t’i bashkohen kësaj marrëveshjeje./abcnews.al

FOKUS – SHBA dhe Danimarka rinegociojnë marrëveshjen e mbrojtjes së 1951 për Groenlandën

22 January 2026 at 16:00

DAVOS, 22 janar /ATSH-AFP/ – Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka do të rinegociojnë marrëveshjen e tyre të mbrojtjes që daton nga viti 1951 për Groenlandën, bëri të ditur të sot një burim pranë diskutimeve që u zhvilluan një ditë më parë në Davos midis presidentit Donald Trump dhe kreut të NATO-s, Mark Rutte.

Sipas këtij burimi, siguria në Arktik do të forcohet dhe vendet evropiane të NATO-s do të kontribuojnë, duke shtuar se gjatë këtyre bisedimeve nuk ishte diskutuar ideja e vendosjes së bazave amerikane në Groenlandë nën sovranitetin e SHBA-së.

Që nga viti 1951, një marrëveshje mbrojtjeje, e përditësuar në 2004, i ka dhënë pothuajse dorë të lirë forcave të armatosura amerikane në territorin e Groenlandës, edhe pse ato duhet të njoftojnë autoritetet para veprimeve.

Disa vende të NATO-s po diskutojnë mënyrat për të forcuar praninë e tyre në Groenlandë dhe kanë dërguar atje një kontingjent të parë për të verifikuar kushtet për këtë forcim.

Gjermania, Franca, Norvegjia dhe Britania e Madhe kanë dërguar këta ushtarë për të përgatitur një mision të mundshëm të NATO-s, të ngjashëm me ato të zhvilluara në detin Baltik ose në frontin lindor të Aleancës, për të përballuar më mirë kërcënimin rus.

Pas javësh deklaratash agresive, Donald Trump njoftoi papritur dje  në Davos “kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme” për Groenlandën, e cila mbetet ende shumë e paqartë në detaje.

Presidenti amerikan refuzoi të sqarojë nëse kompromisi në diskutim do t’u jepte SHBA-ve posedimin e territorit autonom danez, siç kishte kërkuar disa herë më parë, me qëllim, sipas tij, të sigurojë mbrojtjen ndaj Rusisë dhe Kinës./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – SHBA dhe Danimarka rinegociojnë marrëveshjen e mbrojtjes së 1951 për Groenlandën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miraton ratifikimin e marrëveshjes së Bordit të Paqes

22 January 2026 at 11:47

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miratoi sot projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali prezantoi me pika përmbajtjen, ndërsa ftoi deputetët që të votojnë, duke theksuar se për projektligjin janë marrë opinionet e disa ministrive të ndryshme, si Ministria e Drejtësisë, e Financave, e Mbrojtjes, e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe nga Ministria e Brendshme, për zbatimin e kësaj marrëveshje.

“Ky partneritet mbetet shtylla kryesore e politikës së jashtme dhe garanci për orientimin euroatlantik të vendit. Nga pikëpamja ligjore dhe kushtetuese, ky projektligj është në përputhje me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare. Karta e Bordit të Paqes parashikon që asnjë shtet nuk është i detyruar të marrë pjesë në misione pa pëlqimin e tyre dhe se sovraniteti kombëtar mbetet i paprekur”, u shpreh Spiropali.

Teksa prezantoi disa nga krerët që përmban karta e Bordit të Paqes, Spiropali theksoi se “shtetet mund të përfaqësohen në Bord nga kreu i shtetit ose kreu i qeverisë. Çdo shtet anëtar ka një mandat trevjeçar, subjekt i rinovimit nga kryetari i Bordit të Paqes”.

Sa i përket projektligjit, ajo shtoi se “në këtë fazë, projektligji nuk sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Kontributet do të jenë vullnetare dhe do të planifikohen në mënyrë transparente në buxhetin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, sipas standardeve buxhetore afatmesme. Akti është hartuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bazë të informacioneve të sjella nga ambasada e Shqipërisë në Uashington”.

Më herët Kuvendi miratoi në seancën plenare, me 80 vota pro dhe 22 vota kundër, kërkesën për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u shpreh se me miratimin e kërkesës për shqyrtim me procedurë të përshpejtuar u vendos që projektligji të diskutohet dhe të miratohet brenda kësaj seance plenare.

Pas miratimit të pr.ligjit nga Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, në orën 12:00 pritet të rifillojë seanca plenare për diskutimin dhe miratimin e tij.

Projektligji synon ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes. Këshilli i Ministrave e ka miratuar në parim marrëveshjen më 21 janar.

Marrëveshja parashikon krijimin e Bordit të Paqes si një organizatë ndërkombëtare me personalitet ligjor ndërkombëtar, me qëllim promovimin e stabilitetit, rivendosjen e një qeverisjeje të besueshme dhe të ligjshme, si dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti.

Bordi i Paqes do të ushtrojë funksione të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me këtë Kartë, duke përfshirë zhvillimin dhe përhapjen e praktikave më të mira për t’u zbatuar nga të gjitha shtetet dhe komunitetet që kërkojnë paqe.

Seanca plenare u kërkua pasditen e djeshme nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, përmes një shkrese zyrtare, për ratifikimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për pranimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miraton ratifikimin e marrëveshjes së Bordit të Paqes...
1 nga 3

/gj.m/a.f/r.e/

The post Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miraton ratifikimin e marrëveshjes së Bordit të Paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Begaj i jep autorizim Ramës për nënshkrimin e marrëveshjes për Bordin e Paqes

By: lindita
22 January 2026 at 11:58

Autorizim për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrim marrëveshjeje: Në mbështetje të nenit 92, shkronja “ë” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5, pika 2, si dhe nenit 6, pika 1 dhe 3, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, autorizoj SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, për nënshkrimin e “Marrëveshjes së…

Source

Musabelliu: Marrëveshja me Italinë, mundësi për investime në arsim, shëndetësi e inovacion

21 January 2026 at 14:48

TIRANË, 21 janar /ATSh/ Në punimet e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, u shqyrtua sot projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu tha se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje krijon një kornizë të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë bashkëpunimi me Italinë, një nga partnerët strategjikë të Shqipërisë në BE.

“Objektivat kryesorë janë krijimi i një partneriteti afatgjatë të qëndrueshëm me Italinë. Gjithashtu, shfrytëzimi i përvojës italiane në hartimin e zbatimin e politikave në fushat përkatëse që mbulon kjo marrëveshje duke hapur mundësi konkrete për zhvillimin e projekteve specifike të përbashkëta që mund të lidhen me transferimin e dijeve, infrastrukturën e përbashkët kërkimore, rritje e mobilitetit të profesionistëve, studentëve, si edhe integrimin e diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social të dy vendeve”, tha ai.

Musabelliu tha se kjo marrëveshje kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, digjitalizimit dhe shkëmbimit të praktikave më të mira duke reflektuar qasjen gjithëpërfshirëse të Qeverisë ndaj zhvillimit kombëtar dhe rajonal.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovaconit theksoi se duke qenë një marrëveshje kuadër, nuk ka efekte në buxhetin e shtetit, por përbën një kornizë bashkëpunimi mes dy qeverive dhe çdo projekt specifik që do të implementohet në zbatim të kësaj marrëveshjeje do të financohet në përputhje me legjislacionin shqiptar.

“Kjo marrëveshje hap mundësi për investime të ndërsjella duke përfshirë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në zinxhirin e vlerës rajonale dhe evropiane. Ka ndikim në punësim dhe kapital njerëzor, pasi do të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës, si dhe në zhvillimin e aftësive profesionale në sektorë si energjia, shëndetësia, inovacioni etj.”, pohoi ai.

Musabelliu cilësoi se për zbatimin e marrëveshjes do të krijohet një komitet ndërqeveritar, i cili do të koordinojë punën për zbatimin e nismave konkrete dhe për implementimin e projekteve konkrete që do të kenë institucionet e përfshira në këtë marrëveshje.

Ndërsa, Alma Mile, drejtore e Drejtorisë së Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës në Ministrinë e Arsimit, tha se kjo marrëveshje është një gurthemeli në çështjen e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, si edhe në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, ku arsimi është një nga pikat kyçe në kapitujt 25 dhe 26.

Relatorja e projektligjit, Lindita Nikolla u shpreh se kjo marrëveshje synon krijimin e një kuadri bashkëpunimi afatgjatë në fusha strategjike si arsimi, shëndetësia dhe sektorë të tjerë.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje krijon bazën ligjore dhe ratifikimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbim përvojash dhe koordinim institucional në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe angazhimet që rrjedhin nga procesi i integrimit në BE”, pohoi Nikolla.

Brunilda Haxhiu, deputete e PL-së, kërkoi të dijë se si kjo marrëveshje do të ndikojë te emigrantët shqiptarë në Itali në çështjen e njohjes së diplomave, patentave dhe dokumenteve të tjera.

Zv.ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit u përgjigj se kjo është një marrëveshje kuadër, ku përcaktohen fushat e zbatimit, më pas institucionet përgjegjëse lidhin marrëveshje që do të implementohen në institucionet e shtetit italian.

Projektligji u votua në parim dhe në tërësi me shumicë votash pro. Deputetët e Partisë Demokratike nuk ishin të pranishëm në komision.

/e.i/r.e/a.f/

The post Musabelliu: Marrëveshja me Italinë, mundësi për investime në arsim, shëndetësi e inovacion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Modeli holandez i zhvillimit bujqësor pilotohet në Rajonin e Korçës

20 January 2026 at 16:01

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të projektit ‘Toka’, me bashkitë Devoll, Ersekë, Maliq, Pogradec dhe Korçë, si dhe me Universitetin e Korçës, duke hapur rrugën për zbatimin e një modeli të ri bashkëpunimi për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.

Projekti ‘Toka’ financohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në partneritet me Universitetin Holandez të Kërkimeve Wageningen, dhe do të pilotohet në Rajonin e Korçës mbi bazën e Modelit të Diamantit Holandez.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ministri Salla theksoi se ky projekt përfaqëson një qasje të re në zhvillimin bujqësor. “Projekti ‘Toka’ krijon një model bashkëpunimi që lidh institucionet, dijen shkencore, inovacionin dhe fermerët, për të ndërtuar një bujqësi moderne dhe konkurruese”, u shpreh ai.

Sipas Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, projekti synon hartimin e një rruge zhvillimi për eko-bujqësinë, ndërtimin e Sistemit të Njohurive dhe Informacionit në Bujqësi, forcimin e sigurisë ushqimore, si dhe rritjen e kapaciteteve në arsim dhe kërkim shkencor. “Ky bashkëpunim është një hap konkret drejt një sektori bujqësor të qëndrueshëm dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”, theksoi Salla.

Të pranishëm gjatë eventit ishin edhe Kryetari i Kuvendit dhe njëherazi drejtuesi politik i qarkut Korçë, Niko Peleshi, kryebashkiakët Sotiraq Filo, Eduard Duro, Gëzim Topçiu, Erion Isai, Ilir Xhakolli, rektori i Universitetit të Korçës, si dhe përfaqësues nga AADF.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Modeli holandez i zhvillimit bujqësor pilotohet në Rajonin e Korçës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Tre partitë kryesore të BE-së bëjnë thirrje për ndërprerjen e marrëveshjes së tarifave me SHBA-në

18 January 2026 at 09:57

BRUKSEL, 18 janar /ATSH-ANSA/ – Pas Manfred Weber, president i Grupit PPE në Parlamentin Europian, Iratxe García Pérez, udhëheqëse e S&D, dhe Valérie Hayer, presidente e partisë së qendrës Renew, po bëjnë gjithashtu thirrje për pezullimin e marrëveshjes tregtare BE-SHBA.

“Renew Europe’ nuk mund të votojë për marrëveshjen tregtare Turnberry, dhe aktivizimi i instrumentit anti-shtrëngim duhet të merret në konsideratë në mënyrë të qartë”, theksoi Hayer.

“Ne duhet të veprojmë tani: të pezullojmë negociatat për marrëveshjen tregtare BE-SHBA dhe të aktivizojmë instrumentin anti-shtrëngim”, i bën jehonë Pérez. /os/

The post FOKUS – Tre partitë kryesore të BE-së bëjnë thirrje për ndërprerjen e marrëveshjes së tarifave me SHBA-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Parku eolik në Tropojë, hap i rëndësishëm për sovranitetin energjetik

18 January 2026 at 09:55

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se projekti për ndërtimin e parkut të energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë do të thellojë diversifikimin e portofolit energjetik të vendit.

Në nisje të podkastit “Flasim”, kryeministri Rama u ndal te zhvillimet kryesore të javës, ku veçoi projektin madhor të parkut me energji të rinovueshme me erë në Tropojë.

“Kjo javë ka qenë e rëndësishme edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, pasi kemi hedhur edhe një hap tjetër të rëndësishëm në drejtim të sovranitetit energjetik, duke fuqizuar kështu themelet e ekonomisë dhe duke iu afruar atij momenti kur Shqipëria nuk do të ketë më nevojë të paguajë nga taksat e shqiptarëve për të importuar energji nga jashtë”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama vlerësoi hapin e hedhur për fazën e dytë të projektit madhor të parkut me energji të rinovueshme me erë në Tropojë, me një kapacitet prodhimi prej 600 megavat.

Sipas Kryeministrit ky është një hap dhe një fazë e re që shënon finalizimin e një përpjekjeje të përbashkët rreth dyvjeçare me kompaninë amerikane, lidere në energjinë e rinovueshme në Europë, CWP.

“Në këtë mënyrë, falë një procesi parapërgatitor që është faktikisht më i shkurtër se vetë procesi i ndërtimit, kam bindjen se në një kohë 12 muaj punë, pa llogaritur periudhat kur dimri është realisht në fazën që e bën të pamundur punën normale në terren, ne do të kemi parkun me energji të erës, që do të hyjë në rrjetin e prodhimit tonë kombëtar dhe do të bëjë që, në këtë mënyrë, Shqipëria të thellojë diversifikimin e portofolit të vet energjetik”, u shpreh Rama.

/m.m/r.e/

The post Rama: Parku eolik në Tropojë, hap i rëndësishëm për sovranitetin energjetik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump: Tarifa doganore kush nuk pranon marrëveshjen për Groenlandën

By: Brisi
17 January 2026 at 14:02

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërcënoi vendet që kundërshtojnë planet e tij për të marrë Groenlandën me tarifa doganore. “Mund të vendos tarifa doganore ndaj vendeve nëse ato nuk pajtohen me Groenlandën”, tha ai në Shtëpinë e Bardhë. Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin e tij se SHBA-të kanë nevojë për ishullin Arktik nga aspekti i sigurisë kombëtare që […]

The post Trump: Tarifa doganore kush nuk pranon marrëveshjen për Groenlandën appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – BE-ja dhe “Mercosur” nënshkruajnë sot marrëveshjen e tregtisë së lirë

17 January 2026 at 10:15

BRUKSEL, 17 janar /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian dhe blloku tregtar i Amerikës Latine Mercosur pritet të nënshkruajnë sot një marrëveshje të tregtisë së lirë, e cila u hartua 25 vjet më parë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojnë kryeqytetin e Paraguait, Asuncion, për ceremoninë e nënshkrimit me shpresën për të kthyer më në fund faqen e parë në sagën tregtare transatlantike.

“Marrëveshja do të sjellë përfitime reale për qytetarët dhe bizneset evropiane, do të rrisë sovranitetin dhe autonominë strategjike të BE-së dhe do të formësojë ekonominë globale në përputhje me vlerat tona të përbashkëta”, tha Costa përpara udhëtimit të tij.

“Më shumë se 700 milionë njerëz do të përfitojnë nga marrëveshja BE-Mercosur”, tha Costa.

BE-ja arriti marrëveshjen përtej kufijve pavarësisht kundërshtimit të disa vendeve në bllok, në një përpjekje për të diversifikuar lidhjet e saj tregtare, ndërsa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën po tensionohen.

“Evropa është e hapur për biznes dhe po ndërton ura drejt prosperitetit të përbashkët me partnerët tanë globalë”, tha Costa.

Marrëveshja tregtare midis 27 vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të “Mercosur”, Brazilit, Argjentinës, Uruguait dhe Paraguait, synon të rrisë tregtinë midis blloqeve ekonomike.

Negociatat, të cilat filluan në vitin 1999, ngecën vazhdimisht, përfshirë shqetësimet e fermerëve evropianë, të cilët paralajmëruan se do të duhej të përmbushnin standarde të ndryshme.

Ceremonia e nënshkrimit, e cila fillimisht ishte planifikuar në dhjetor, u vonua pasi mbështetja për marrëveshjen midis vendeve të BE-së, nuk arriti shumicën e kërkuar.

Lëshimet e minutës së fundit nga Komisioni Evropian në fillim të këtij muaji nxitën mbështetjen vendimtare nga Italia, për arritjen e marrëveshjes.

Parlamenti Evropian ende duhet ta miratojë marrëveshjen përpara se ajo të hyjë në fuqi.

Zona e re e tregtisë së lirë është menduar gjithashtu si një sinjal që kompenson politikën tregtare proteksioniste të presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Qëllimi është të hiqen sa më shumë që të jetë e mundur barrierat tregtare dhe tarifore midis BE-së dhe shteteve të “Mercosur”.

Industria gjermane ka bërë presion për vite me radhë që marrëveshja të përfundonte.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz e mirëpriti atë si një “moment historik” në politikën tregtare evropiane dhe një sinjal të rëndësishëm të sovranitetit dhe aftësisë strategjike për të vepruar.

Komisioni vlerëson se marrëveshja mund të rrisë eksportet vjetore të BE-së në Amerikën e Jugut deri në 39%, ose rreth 49 miliardë euro – duke mbështetur më shumë se 440,000 vende pune në të gjithë Evropën.

Në veçanti, industria e automobilave, inxhinieria mekanike dhe sektori farmaceutik do të përfitojnë. //a.i/

 

The post FOKUS – BE-ja dhe “Mercosur” nënshkruajnë sot marrëveshjen e tregtisë së lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Thirrje për të ndaluar udhëtimin 'traumatik' me metro pa pantallona, ndërsa londinezët zhvishen me të brendshme para familjeve dhe turistëve të tronditur

13 January 2026 at 18:30


Ka qenë një ngjarje vjetore në Londër për gati dy dekada, ku pasagjerët udhëtojnë me metro pa pantallona, duke i lënë turistët dhe familjet plotësisht të hutuar.

Por po shtohen thirrjet që 'udhëtimi me metro pa pantallona' të përfundojë, për shkak të frikës se po shkakton trauma të panevojshme për ata që kanë vuajtur nga sulme seksuale në rrjet, transmeton Telegrafi.

Eventi u mbajt dje pasdite, pasi mbërriti për herë të parë në kryeqytet si një udhëtim i importuar nga SHBA në vitin 2009, pas 'udhëtimit të parë me metro pa pantallona' në Nju Jork në vitin 2002.

Shkrimtarja e revistave joshëse, Emma Clarke, tha se udhëtimi ishte 'shumë i lënë pas dore si një argëtim i vogël pa kuptim', por ishte 'jashtëzakonisht shqetësues për mua' për shkak të përvojës së saj të tmerrshme.

Ajo shpjegoi se pësoi një sulm seksual gjatë pandemisë kur një burrë filloi të kryente një akt seksual mbi të në linjën District ndërsa lëpinte buzët.

Clarke bëri fotografi të burrit dhe raportoi incidentin te stafi i Transportit për Londrën (TfL) dhe policia britanike e transportit (BTP), por ai nuk u kap kurrë.

Duke shkruar në Glamour, ajo tha: “Kur aktivistët bëjnë thirrje për vagonët e metrosë vetëm për gratë dhe shifrat e zymta të dhunës ndaj grave në Mbretërinë e Bashkuar mbajnë një peshë të madhe, kjo traditë “budallaqe” e heqjes dorë nga veshjet jo vetëm që është e vjetëruar – është plotësisht e shurdhër dhe përbën një tjetër rrezik për sigurinë.

“Po, në këtë ngjarje marrin pjesë si burra ashtu edhe gra. Dhe jam e sigurt që në vitin 2009, kur u mendua për herë të parë, shihej si një risi. Por kur luftojmë për të mbrojtur të drejtat tona si gra dhe vajza, “dita pa pantallona” ofron një tjetër justifikim për grabitqarët e mundshëm dhe na ekspozon ndaj një kërcënimi edhe më të mundshëm.

Eventi filloi në vitin 2009 nga Stiff Upper Lip Society, një grup flash-mob që e organizonte atë çdo vit - përveç gjatë pandemisë - deri në vitin 2024.

Që atëherë, organizimi i eventit është marrë përsipër nga anëtari i grupit Dave Selkirk, një trajner personal nga Afrika e Jugut i cili e drejtoi atë dje me një londinez tjetër të quajtur Rammi Chiratheep, i cili është me origjinë nga Tajlanda. /Telegrafi/

❌
❌