Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rryshfet dhe shpërdorim detyre, arrestohen tre zyrtarë në Prishtinë

By: Brisi
27 January 2026 at 14:48

Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar gjatë një aksioni më 27 janar, nën dyshimet për veprat penale të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare” dhe “marrjes së ryshfetit”. Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se aksioni u krye me masa të veçanta hetimore dhe një nga zyrtarët u zu në flagrancë duke marrë ryshfet. “Gjatë zbatimit […]

The post Rryshfet dhe shpërdorim detyre, arrestohen tre zyrtarë në Prishtinë appeared first on BoldNews.al.

Morën ryshfet, arrestohet shefi dhe dy policët në Orikum

By: Brisi
24 January 2026 at 09:16

Tre efektivë janë arrestuar nga policia në Orikum, pasi akuzohen se kanë i marrë ryshfet një personi me qëllim shmangien e arrestimit. Më konkretisht, bëhet fjalë për shtetasit: D.L., me detyrë Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum; A.J., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Orikum; A.F., me detyrë Specialist i Policimit në Zonë […]

The post Morën ryshfet, arrestohet shefi dhe dy policët në Orikum appeared first on BoldNews.al.

Ia dha zyrtarit policor 5 euro ryshfet, arrestohet i dyshuari

17 January 2026 at 08:59


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ryshfetit.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Vërmicë, të premten në ora 16:15.

“SPK Vërmicë 16.01.2026 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari për shkak se zyrtarit policor në pikë kufitar i kishte ofruar 5 euro ryshfet”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

“Antikorrupsioni si dekor”, asnjë ankesë për shëndetësinë

16 January 2026 at 16:03

“Nga monitorimi i institucioneve shëndetësore rezulton se nuk ka asnjë ankesë kundër korrupsionit në sektorin e shëndetësisë”. Kjo gjetje vjen nga një raport monitorimi i kryer nga organizata “Together for Life” për mekanizmat që përdoren për ankesat kundër korrupsionit në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri.

Raporti tregon se strukturat formale të antikorrupsionit që ekzistojnë në letër, janë thjesht dekorative, pasi qytetarët shpesh nuk paraqesin ankesa formale edhe kur perceptimi publik për korrupsionin në shëndetësi është shumë i lartë.

Kjo shihet si tregues i heshtjes nga frika, mosbesimi ose mungesa e informacionit, thekson raporti.

“Nuk rezulton të ketë një regjistër të posaçëm për korrupsionin që administrohet nga ky institucion”, thuhet në raport për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa përgjatë periudhës janar-dhjetor 2024 nuk ka pasur asnjë ankesë për ryshfet apo korrupsion në shëndetësi.

Sipas raportit në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” nuk ka pasur asnjë rast sinjalizimi as një rrugë shkresore dhe as në rrugë elektronike.

“Kjo situatë nxjerr në pah disa mundësi si mungesa reale e korrupsionit në sektor, mungesa e informacionit për mekanizmat e raportimit dhe njësitë përkatëse, mungesa e besimit te paanësia dhe pavarësia e këtyre njësive, si edhe frika nga hakmarrja pas raportimit ose marrjes së statusit të sinjalizuesit”, thekson raporti

Njëjtë ka raportuar edhe Instituti i Shëndetit Publik, duke u shprehur se “ nuk ka patur asnjë ankesë lidhur me korrupsionin në sektorin e shëndetësisë”. Duke e deleguar më pas të drejtën për t’u informuar në një tjetër institucion sikurse drejtoria përgjegjëse në Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Edhe në Spitalin Universitar të Traumës nuk ka të dhëna për numrin e ankesave të paraqitura, ashtu sikurse është e vështirë sipas raportit të identifikohet edhe përmes regjistrave të publikuar në faqen zyrtare të institucionit.

Asnjë ankesë apo denoncim për korrupsion edhe në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit, edhe pse ky institucion sipas raportit ka ngritur një komision të brendshëm për menaxhimin e ankesave.

Situata është e njëjtë edhe për Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OShKSh).

“Nuk ka pasur asnjë kërkesë-ankesë të regjistruar lidhur me pretendime ryshfet/korrupsion pranë këtij institucioni”, thuhet në raport.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSh) nga ana tjetër ka pohuar mungesën e një strukture të dedikuar për ankesat kundër korrupsionit. Ndërsa ka deklaruar se ankesat pranohen me postë apo e-mail dhe delegohen në drejtoritë përkatëse.

Asnjë ankesë apo denoncim për korrupsion dhe ryshfet nuk ka pasur edhe në spitalin universitar Obstretik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në spitalin rajonal të Shkodrës dhe Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Raporti thekson se në disa prej institucioneve të monitoruara ka mbivendosje funksionesh mes njësive për sinjalizimin e korrupsionit dhe koordinatorit kundër Korrupsionit.

“Kjo situatë ka krijuar pasiguri mbi hierarkinë e raportimit, mënyrat procedurale të administrimit të ankesave dhe mbi autoritetin vendimmarrës për adresimin e tyre”, saktëson raporti.

Në institucione të tjera njësitë e ngritura për marrjen dhe trajtimin e ankesave kundër korrupsionit janë në nivel formal, pa pasur një staf të emëruar.

Ndërsa në shumë të tjera mungojnë regjistrat publikë të ankesave, duke e bërë të paaksesueshëm dhe jo transparent për qytetarët, thekson raporti.


Perceptimi i publikut për korrupsionin në shëndetësi

Një studim i kryer nga “Together for Life” për matjen e perceptimit të qytetarëve për korrupsionin në shëndetësi, më shumë se 8 në 10 persona janë të bindur se sistemi shëndetësor në Shqipëri është i korruptuar.

“Perceptimi është i ngjashëm si tek burrat, edhe tek gratë, çka tregon se përvoja e korrupsionit nuk përcaktohet nga gjinia, por prek në mënyrë të barabartë të gjithë popullatën”, përcakton raporti i studimit.

“Kam paguar për një konsultë, pasi data e dalë nga doktori i lagjes donte 1 muaj dhe unë isha për operim. Më duhej përgjigjja e konsultës dhe doktori s’më mori përsipër, por sapo e pagova, më vizitoi menjëherë”, u shpreh një nga qytetarët që morën pjesë në anketim.

Raporti thekson se të anketuarit janë shprehur se ju është dashur të paguajnë paraprakisht për një shërbim mjekësor më të shpejtë dhe më cilësor, i cili në parim duhet t’ju ofrohet falas qytetarëve pa kosto shtesë.

Lexoni gjithashtu:

The post “Antikorrupsioni si dekor”, asnjë ankesë për shëndetësinë appeared first on Citizens.al.

Policia e Kosovës arreston një të dyshuar për deklarim të rremë nën betim

22 December 2025 at 18:08


Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar një person mashkull kosovar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Deklarimi i rremë nën betim”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka nisur në qershor të vitit 2025, kur i dyshuari, në cilësinë e ankuesit, kishte informuar Policinë e Kosovës se disa persona zyrtarë po i kërkonin ryshfet me qëllim të bartjes së aksioneve në pronësinë e tij, të cilat ai pretendonte se i kishte blerë nga bashkëaksionarët.

Pas pranimit të informatës, Policia e Kosovës, në koordinim dhe me autorizim të prokurorit kompetent, ka ndërmarrë veprime hetimore. Gjatë këtyre veprimeve janë siguruar dëshmi, nga të cilat rezulton se i dyshuari dyshohet se ka deklaruar rrejshëm lidhur me rastin.

Me këto veprime, sipas Policisë, i dyshuari ka konsumuar veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”. Ai është intervistuar më 22.12.2025 në prezencë të avokatit mbrojtës dhe, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.


Prokuroria jep detaje për aksionin: Zyrtarët u kapen në flagrancë duke shkëmbyer para

18 December 2025 at 23:06


Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot është zhvilluar një operacion i gjerë policor në rajonin e Prishtinës, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aksioni ndërlidhet me dyshimet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë korrupsionin, keqpërdorimin e detyrës zyrtare, dhënien dhe marrjen e ryshfetit, ushtrimin e ndikimit, mashtrimin si dhe armëmbajtjen pa leje.

Gjatë këtij operacioni Prokuroria njofton se janë arrestuar shtatë persona me inicialet F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L.

Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, nën udhëheqjen e Prokurorit Special, pas një periudhe të gjatë monitorimi dhe hetimi, ku janë aplikuar edhe masa të veçanta hetimore.

"Të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave", ka njoftuar Prokuroria.

Me vendim të Prokurorisë Speciale, të shtatë personave u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë bastisjeve dhe kontrolleve policore janë sekuestruar rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme si dhe pajisje elektronike./Telegrafi/



Barometri 2025: 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë

By: Ela
15 December 2025 at 09:05

Ryshfeti që bizneset paguajnë ndaj administratës publike është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025 sipas të dhënave të fundit nga Barometri i Ballkanit, të cilat tregojnë përkeqësim të perceptimit të bizneseve në Shqipëri lidhur me pagesat e parregullta, pavarësisht se pjesa më e madhe e shërbimeve po kalon online. Në vitin 2024, rreth 41% e bizneseve […]

The post Barometri 2025: 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria: Ish-avokati i shtetit, Fehmi Stafa u arrestua pasi pranoi ryshfet prej 50 mijë eurosh për të ndikuar tek një gjykatës

14 December 2025 at 17:35


Prokuroria Publike ka dalë me njoftim për arrestimin e ish-avokatit të shtetit, Fehmi Stafa.

Siç thonë nga Prokuroria i dyshuari Fehmi Stafa ka pranuar ryshfet prej 50 mijë euro për të ndikuar tek një gjykatës.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria.

"Nëpunësit policor me urdhër të Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e arrestuan F.S. për kryerjen e veprës penale – Pranimi i shpërblimit për ndikim të paligjshëm. Në periudhën nga tetori deri më 13.12.2025, i dyshuari ka pranuar një shumë totale prej 50.000 eurosh për të ndërmjetësuar dhe për të përdorur ndikimin e tij real për të ndërhyrë tek një gjykatës në Gjykatën e Apelit të Shkupit dhe përmes ryshfetit tek gjykatësi të ndikojë që të kryhet një veprim zyrtar që nuk duhej të kryhej.

Fillimisht, i dyshuari kishte kërkuar 100.000 euro për të ndikuar në heqjen e masës së paraburgimit të vendosur ndaj një personi të pakapëshëm nga organet e ndjekjes dhe kundër të cilit Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillon një procedurë tjetër për vepra penale kundër financave publike, pagesave dhe ekonomisë.

Më 06.10.2025, ai pranoi pjesë të shumës së kërkuar, konkretisht 30.000 euro, të cilat ia dorëzoi motra e personit në arrati. Më 13.12.2025, ai kërkoi dhe pranoi direkt edhe 20.000 euro të tjera si pjesë të ryshfetit që kishte kërkuar për t’ia dhënë gjykatësit.

Menjëherë pas pranimit të parave, i dyshuari u arrestua dhe tek ai u gjetën paratë”, thonë nga Prokuroria Publike.

Akuza për ryshfet/ Roven Zeka del nga SPAK, çfarë pritet të ndodhë sot në GJKKO me ish-shefin e Rrugores

By: armand
26 November 2025 at 12:26

Ish-drejtori i Policisë Rrugore, Roven Zeka, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe më pas në Gjykatën e Posaçme, ku zhvillohet seanca paraprake e procedimit penal ndaj tij. Zeka qëndroi rreth një orë në ambientet e SPAK për procedura të lidhura me çështjen, para se të shkonte […]

The post Akuza për ryshfet/ Roven Zeka del nga SPAK, çfarë pritet të ndodhë sot në GJKKO me ish-shefin e Rrugores appeared first on BoldNews.al.

Për çka dyshohet prokurori i Prizrenit, Beqë Shala, si u zbulua dhe pamje të arrestimit të publikuara nga Prokuroria Speciale

28 October 2025 at 07:47



Mëngjesin e së hënës është arrestuar prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Beqë Shala, në një aksion të të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndërsa dyshohet për kryerjen e veprës penale "Marrje ryshfeti".

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Prokuroria Speciale përmes një njoftimi të lëshuar për media.

"Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’", thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës.

"Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi", thuhet në njoftim.

Për çka dyshohet se mori ryshfet prokurori i arrestuar, Beqë Shala?

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar në vendin e tij të punës, mëngjesin e së hënës në një aksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Arrestimi i tij është bërë bazuar në një video-incizim të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”. Në të njëjtën kohë, ky video-incizim është pranuar edhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, dhe më pas janë zhvilluar hetimet nga PSRK-ja.

Kjo provë ngrit dyshimet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti” nga prokurori Shala.

Bazuar në video-incizimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, prokurori Shala është takuar me një avokate, që dyshohet të jetë Drenushë Berisha.

Takimi i tyre është zhvilluar më 25 gusht 2022 në veturën e Shalës. Avokatja Berisha në këtë takim dyshohet se i jep ryshfet Shalës 350 euro, për të mos paraqitur kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, pas ndalimit të klientit të saj për 48 orë.

Prokuroria Speciale publikon pamje nga arrestimi i prokurorit: Ndalohet për 48 orë

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për “Marrje ryshfeti”.

Prokuroria Speciale, ndërsa njoftoi për masën e ndalimit ndaj prokurorit, publikoi pamje të arrestimit të tij.

“I dyshuari B.Sh., për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”, me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë. Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kanë kryer bastisje në zyrën e punës dhe në vendbanimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Gjatë bastisjes, Prokuroria tha se “janë sekuestruar prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore penale”.

“Prokuroria Speciale, brenda afatit ligjor të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, rithekson përkushtimin në luftën kundër korrupsionit dhe në sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale korruptive”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lejoi ndërtimin pa leje, SPAK kërkon gjykimin për korrupsion të policit bashkiak

16 October 2025 at 14:32

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi të enjten, më 16 tetor, përfundimin e hetimeve ndaj një polici të Policisë Bashkiake në Bashkinë Tiranë, i akuzuar se toleroi një ndërtim pa leje kundrejt marrjes së ryshfetit. SPAK ka dërguar për gjykim çështjen ndaj policit bashkiak Besmir Cani për korrupsion pasiv, pasi […]

The post Lejoi ndërtimin pa leje, SPAK kërkon gjykimin për korrupsion të policit bashkiak appeared first on Reporter.al.

Korrupsioni në Rinas/ Pezullohen nga detyra dy policët që u filmuan duke marrë ryshfet

14 October 2025 at 22:25

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të emisionit “Fiks Fare”, e cila denoncoi korrupsionin në komisariatin e Rinasit, ku një efektiv u filmua me zë dhe me figurë se si merrte ryshfet për të kaluar persona me probleme. Pas denoncimit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit raportohet se janë pezulluar […]

The post Korrupsioni në Rinas/ Pezullohen nga detyra dy policët që u filmuan duke marrë ryshfet appeared first on BoldNews.al.

Korrupsion në komisariatin e Rinasit, polici filmohet duke marrë ryshfet

By: Elva
14 October 2025 at 21:13

Fiks Fare vijoi të denoncojë mënyrën sesi shqiptarët po zhvaten në Aeroportin e Rinasit. Më datë 23 shtator u transmetua investigimi sesi një punonjës i policisë, i quajtur Briken Tereziu, u rikthye në detyrë megjithëse ishte arrestuar, hetuar dhe po gjykohej për dhjetëra raste abuzimi me detyrën. Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës u faktua […]

The post Korrupsion në komisariatin e Rinasit, polici filmohet duke marrë ryshfet appeared first on BoldNews.al.

I morën ryshfet biznesmenit për të mos i vendosur gjobë, SPAK arreston dy inspektorët e ISHTI-së

By: D Marku
28 September 2025 at 21:13

Dy inspektorë të “Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial” janë ndaluar nga Policia pas hetimeve të kryera nga SPAK-u, të cilat zbuluan se ata ishin të përfshirë në një skemë korrupsioni.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, është vërtetuar se inspektorët me inicialet O.J dhe L.S kanë marrë para në formë ryshfeti nga një biznes në Korçë, për të mos i vënë gjobë subjektit privat në pronësi të shtetasit me inicialet J.S.
Nga hetimet deklarohet se inspektorët kanë marrë 900 mijë lekë dhe 10 mijë dollarë, që në vitin 2021, pasi dy inspektorët kishin zbuluar se subjekti ishte pa licencë dhe dokumentacion tekniko-ligjor.

Për inspektorin O.J është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për inspektorin tjetër L.S është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

The post I morën ryshfet biznesmenit për të mos i vendosur gjobë, SPAK arreston dy inspektorët e ISHTI-së appeared first on Albeu.com.

Pezullohen nga detyra drejtori dhe nëndrejtori në burgun e Lushnjës

17 September 2025 at 09:41

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar sot nga detyra drejtorin dhe nëndrejtorin e burgut të Lushnjës.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë, Irakli Leka, u filmua duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë menjëherë masa administrative dhe disiplinore.

Me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i institucionit, si dhe është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion pasiv.

Në një njoftim për mediet dje, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri të ditur se në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe nën koordinimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë të mundur arrestimin e punonjësit të dyshuar brenda 30 minutash nga transmetimi i materialit filmik.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon median për angazhimin e saj në zbardhjen e rasteve të abuzimit me detyrën dhe thekson angazhimin e palëkundur për të garantuar integritetin, transparencën dhe zbatimin me përpikëri të ligjit në çdo hallkë të sistemit penitenciar.

/e.i//a.f/

The post Pezullohen nga detyra drejtori dhe nëndrejtori në burgun e Lushnjës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akuzohet për ryshfet/ Gruaja e ish-senatorit amerikan dënohet me mbi katër vite burg

By: armand
11 September 2025 at 19:55

Nadine Menendez u dënua për ryshfet gjatë gjyqit të saj, ku u zbuluan dhurata të pranuara prej saj, që përfshinin para dhe shufra ari, makina luksoze dhe pagesa hipotekare. Prokurorët kërkuan një dënim prej të paktën shtatë vjetësh, ndërsa mbrojtja kërkoi një dënim prej një viti, duke përmendur trajtimet e vazhdueshme për kancerin dhe shqetësimet lidhur me […]

The post Akuzohet për ryshfet/ Gruaja e ish-senatorit amerikan dënohet me mbi katër vite burg appeared first on BoldNews.al.

“Për 1 mijë euro nuk ta prishim tendën”, Gjykata e Posaçme cakton masën e sigurisë, lihet në burg inspektori i IMT

1 September 2025 at 11:11

TIRANË- Gjykata e Posaçme caktoi masën e “arrestit me burg” për inspektorin e IMT, Klajdi Zhilla për akuzën e korrupsionit.

Zhilla u vetëdorezua disa ditë pas operacionit te policisë dhe SPAK ndërsa të shtunën në burg u la dhe inspektori tjetër Gerald Fuçia.

Dyshohet se inspektori i IMT, kërkoi 1 mijë euro për të mos prishur tendën në një lokal në Kombinat, në Tiranë.

Ai personalisht është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të ryshfetit të kërkuar duke ia hedhur fajin kolegut të tij.

Ka qenë pronari i lokalit në Kombinat, i cili i ka kallëzuar në Polici dhe më pas në koordinim me SPAK inspektorët u kapën në flagrancë duke marrë “plaçkën” e kërkuar/abcnews.al

 

Denoncimi/ Inspektorët e ISHSH “peshkojnë” në plazhet e jugut për ryshfet

By: Ardit
17 August 2025 at 12:33

Nga Avokat Arben Llangozi Administrata e korruptuar e Edi Ramës nuk njeh limite/Inspektorë të ISHSH-së “peshkojnë” në plazhet e jugut për ryshfet Në kulmin e sezonit turistik, kur bizneset në bregdetin e jugut po përpiqen të përballojnë fluksin e pushuesve dhe barrën e taksave të larta, një tjetër problem i rëndë ka dalë në dritë, […]

The post Denoncimi/ Inspektorët e ISHSH “peshkojnë” në plazhet e jugut për ryshfet appeared first on BoldNews.al.

Mori ryshfet për të ndikuar tek gjyqtari/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim avokatin Bardhi Koçi

By: Ela
6 August 2025 at 10:17

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale në ngarkim të avokatit Bardhi Koçi dhe shtetases Pranvera Meshi, të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Sipas SPAK, Bardhi Koçi, me profesion avokat dhe në kohën e kryerjes së veprave penale i punësuar si auditues në Kontrollin e Lartë […]

The post Mori ryshfet për të ndikuar tek gjyqtari/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim avokatin Bardhi Koçi appeared first on BoldNews.al.

❌
❌