Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Belinda, Mirlinda dhe Linda/ Tre gra, një kryeministër dhe një shtet i grabitur

By: Brisi
19 December 2025 at 10:29

Ka një moment kur një popull nuk duron më. Ka një pikë ku durimi kthehet në shpërthim, zemërimi në vendim, dhe heshtja në revoltë morale. Shqipëria sot është pikërisht aty. Belinda Balluku.
 Mirlinda Karçanaj.
 Linda Rama. Tre emra që nuk janë më thjesht pjesë e qeverisë — janë simboli i një shteti të përdhunuar, një […]

The post Belinda, Mirlinda dhe Linda/ Tre gra, një kryeministër dhe një shtet i grabitur appeared first on BoldNews.al.

REPUBLIKA ÇEKE – Babis betohet si kryeministër në qeverinë e re të koalicionit

15 December 2025 at 11:44

PRAGE, 15 dhjetor /ATSH/ – Qeveria e re e koalicionit çek – e udhëhequr nga miliarderi populist, Andrej Babis mori sot detyrën – me synimin për ta larguar vendin nga mbështetja për Ukrainën dhe për të hedhur poshtë disa politika kyçe të Bashkimit Evropian, sipas AP.

Presidenti Petr Pavel bëri sot betimin në Kabinetin në Kështjellën e Pragës, duke i dhënë fund koalicionit pro-perëndimor nën drejtimin e ish-kryeministrit Petr Fiala – që e bëri vendin një mbështetës të vendosur të Ukrainës dhe një strehë për qindra mijëra refugjatë ukrainas.

Babis, i zgjedhur kryeministër në dy qeveri nga viti 2017-2021, dhe lëvizja e tij ANO, fituan bindshëm në zgjedhjet e tetorit dhe ranë dakord të formojnë një qeveri koalicioni me dy grupe të vogla politike, partinë anti-migrante Liri dhe Demokraci e Drejtpërdrejtë dhe Partinë e Motoristëve të krahut të djathtë.

Partitë, të cilat mbështesin presidentin e SHBA-së, Donald Trump, krijuan një Kabinet me 16 anëtarë. ANO mban tetë poste dhe zyrën e kryeministrit. Partia e Motoristëve kanë katër vende dhe Partia e Lirisë, tre. //a.i/

The post REPUBLIKA ÇEKE – Babis betohet si kryeministër në qeverinë e re të koalicionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pensioni i Ramës nuk i del as për bukë, i moshuari përfundon mes koshave të mbeturinave

By: Brisi
14 December 2025 at 20:20

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama krenohet për pensionet, shumë prej pensionistëve me zor mbyllin muajin madje disa prej tyre kanë përfunduar në rrugë. I tillë është rasti i 73-vjeçarit Halim Shimo i cili ka përfunduar mes koshave të mbeturinave për të kërkuar kafshatën e bukës, të cilën nuk e blen dot me pensionin […]

The post Pensioni i Ramës nuk i del as për bukë, i moshuari përfundon mes koshave të mbeturinave appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Nga 22 dhjetori, protesta deri në krijimin e qeverisë teknike

14 December 2025 at 12:56

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi sot nisjen e protestave qytetare në datën 22 dhjetor, që sipas tij, do të ndërpritet vetëm me rrëzimin e këtij pushteti, krijimin e qeverisë teknike dhe votimin e lirë të shqiptarëve.

Duke informuar mbi vendimin e djeshëm të Kryesisë së PD-së, Berisha tha se në këto protesta do të bashkohen shqiptarë të të gjitha bindjeve, por që guxojnë të shprehin zërin e tyre kundër vjedhjes së parave dhe pasurive të taksapaguesve shqiptarë.

Berisha theksoi se u faktua me dokumente të pakundërshtueshme, por dhe me raporte ndërkombëtare nga më seriozet, se në Shqipëri u zhvillua një farsë elektorale.

“Edi Rama përdori të gjitha bandat të cilat futën në parlament, një për një 28 deputetë.
Manipuloi në mënyrë monstruoze votën e diasporës”, theksoi ai.

Berisha tha se do të përdoren të gjitha format e protestave. “Kurrë ndonjëherë më shumë, vendi nuk ka pasur nevojë për kreativitetin, për guximin dhe vendosmërinë e idealistëve shqiptarë”, shtoi ai.

Duke folur për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Berisha tha se ai u zgjodh pa firmat e opozitës, duke marrë edhe atë grimcë pushtet që kishte mbetur i ndarë.

“Firmosja e kandidaturës së Endrit Shabanit ishte një gabim, akt i nxituar, i cili ndodhi në një periudhë kur u krijua një lloj koalicioni për kandidaturën e Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, nuk është ajo firmë që bëri të mundur zgjedhjen e Endrit Shabanit, se ajo firmë u tërhoq po me firmë nga të gjithë ata që i kishin vendosur firmat. Pra, njëra anë është një nxitim dhe gabim për të cilin unë kam kërkuar dhe kërkoj prapë ndjesë, por ana tjetër është zgjedhja, nuk u bë nga firmat se firmat u tërhoqën”, shtoi ai.

Ndërsa lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hoqi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Berisha tha se ai vendim u shkrua në zyrën e Edi Ramës, pas presioneve të jashtëzakonshme.

“Ky vendim tejkalon të gjithë sistemin gjyqësor shqiptar, i cili ka tagrin në përputhje me Kushtetutën të shqyrtojë masat e sigurisë, Gjykatës së Apelit dhe asaj të Lartë. Duke anuluar pezullimin e Lubi Ballukut, duke i dhënë dhe 1 muaj e gjysmë kohë, asaj që të falsifikojë, manipulojë çdo dokument të vjedhjeve të saj kolosale, defakto Gjykata Kushtetuese i dha licencën Edi Ramës të vjedhë pa siklet sa të dojë”, tha Berisha.

Berisha përshëndeti po ashtu protestën e Adriatik Lapajt para Kryeministrisë, të cilën e cilësoi të drejtë.

/m.m/a.f/

The post Berisha: Nga 22 dhjetori, protesta deri në krijimin e qeverisë teknike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria hap rrugën për fluturime transoqeanike me Kanadanë, miratohet marrëveshja

12 December 2025 at 17:57

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Shqipëria i ka hapur rrugë nënshkrimit të një marrëveshjeje dypalëshe me Kanadanë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve, pas miratimit në parim të marrëveshjes nga Këshilli i Ministrave.

Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen në mbledhjen e sotme.

Marrëveshja për transportin ajror do të mundësojë krijimin e një kuadri të ri bashkëpunimi që lehtëson nisjen dhe zhvillimin e fluturimeve direkte ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë, duke forcuar lidhjet ekonomike, turistike dhe sociale mes dy vendeve.

Vendimi i Këshillit të Ministrave hyn në fuqi menjëherë. /j.p/

The post Shqipëria hap rrugën për fluturime transoqeanike me Kanadanë, miratohet marrëveshja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria miraton strukturën dhe nivelet e reja të pagave për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare

12 December 2025 at 16:58

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi strukturën dhe nivelet e reja të pagave për nëpunësit dhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, duke përcaktuar përbërësit e pagës mujore dhe shtesat për kategori të ndryshme pozicionesh.

Vendimi, i mbështetur në Kushtetutë dhe në ligjin për kompetencat e caktimit të pagave në administratën publike, parashikon që për të gjitha pozicionet nga specialisti deri te titullari i institucionit, klasat e pagave, shtesat e kualifikimit dhe ato për vjetërsi të jenë të njëjta me ato të miratuara për nëpunësit civilë në administratën shtetërore.

Një sërë shtesash specifike për kushte pune u përcaktuan për drejtuesit dhe specialistët në sektorë të ndryshëm, përfshirë 150 mijë lekë në muaj për titullarin e institucionit, 40 mijë lekë për disa drejtorë dhe deri në 35 mijë lekë për shefat e sektorëve përkatës.

Specialistët e fushave të udhëtimit, akomodimit, inxhinierisë, projektimit, logjistikës dhe trajtimit të personaliteteve do të përfitojnë 30 mijë lekë shtesë, ndërsa për disa pozicione të tjera shtesa varion nga 5 mijë deri në 25 mijë lekë.

Vendimi përcakton gjithashtu klasat e pagës dhe shtesat për vjetërsi për punonjësit mbështetës, duke ruajtur të njëjtat vlera të miratuara më parë nga qeveria për këtë kategori. /j.p/

The post Qeveria miraton strukturën dhe nivelet e reja të pagave për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE shpreh shqetësime serioze për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament 

11 December 2025 at 11:48

Esmeralda Topi

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë shpreh shqetësime serioze mbi efektet e “Paqes Fiskale”. Në prag të votimit në parlament të nismës që i hap rrugën faljes masive të borxheve dhe rishikimin e detyrimeve tatimore për bizneset, BE paralajmëron qeverinë mbi rreziqet e saj. 

“Komisioni theksoi shqetësime serioze që lidhen me dekurajimin e përmbushjes tatimore dhe përsëriti nevojën për vendosjen e masave të forta kundër pastrimit të parave brenda këtij propozimi, ndërkohë që vazhdon angazhimin për uljen e numrit të madh të përjashtimeve tatimore”, tha për Faktoje.al, zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian. 

Për BE-në, këto shqetësime duhet të adresohen përpara se nisma të konsiderohet e qëndrueshme në kontekstin e integrimit evropian. Delegacioni thekson se çdo amnisti apo program vullnetar për përmbushjen tatimore duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke mos cenuar luftën kundër krimit të organizuar.

“Shqipëria të sigurojë që ‘amnistitë e mundshme dhe programet vullnetare për përmbushjen tatimore të jenë në përputhje me planet e vendit, të avancojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe të jenë në përputhje me acquis-në përkatëse të BE-së dhe standardet ndërkombëtare, si ato të përcaktuara nga Moneyval dhe FATF”, përfundon reagimin zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë. 

Nisma pa dakordësinë e BE-së

Qendrimi i Brukselit pak orë para se Parlamenti të votojë “Paqen Fiskale” sfidon edhe qëndrimin e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, i cili më herët ka lënë të kuptohet se nisma është dakordësuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian. 

“Në frymën e transparencës ky projekt është konsultuar me FMN, e cila është dakord me këtë projekt, nuk e ka kundërshtuar fshirjen dhe legalizimin. Po ashtu, edhe me Bashkimin Europian jemi konsultuar”, deklaroi Malaj gjatë emisionit E Zone në Vizion Plus. 

Deklarata bie ndesh me informacionin zyrtar të Delegacionit, sipas të cilit, shqetësimet e BE-së mbeten të pazgjidhura. Nisma, sipas tyre, nuk ka përputhshmëri të plotë me standardet europiane për administrimin fiskal dhe luftën kundër pastrimit të parave.

Ndryshe nga sa deklaron ministri, qeveria nuk është konsultuar me Brukselin për “Paqen Fiskale”. Në qershor të këtij viti, në një reagim për Faktoje.al Komisioni Europian paralajmëronte qeverinë se nisma mund të ndikonte në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. 

“Ne nuk jemi konsultuar nga autoritetet shqiptare për këtë propozim”, tha asokohe një zëdhënës i Komisionit Europian për Faktoje.al.

Madje, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kundër nismës. Në vizitën e fundit zyrtare, në krah të ministrit, shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber tha se “kemi shqetësimin se disa prej elementeve të propozimit mund të minojnë progresin e fundit të Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa rreziqe për përmbushjen dhe drejtësinë fiskale”.

“Lavatriçe për pastrimin e parave”

Plani për “Paqen Fiskale” është kundërshtuar ashpër edhe nga opozita. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, i ka adresuar rreziqet e nismës pranë Komisionit dhe Parlamentit Europian.

“Kjo amnisti hap dyer për pastrim parash, dobëson sigurinë ekonomike dhe minon besimin që investitorët ndërkombëtarë duhet të kenë tek Shqipëria. Qëndrimi im është i qartë – asnjë lëshim për informalitetin”, argumenton Tabaku. 

Sipas saj, “Paqja Fiskale” është lavatriçe shtetërore për pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit, duke shpërblyer mashtruesit dhe evazorët, ndërsa rëndon barrën mbi bizneset e ndershme dhe qytetarët që paguajnë çdo ditë taksat.

Kundërshti ka shprehur edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë. Bizneset amerikane kanë kritikuar qeverinë për mungesën e konsultimeve publike si dhe mungesën e transparencës për dy projektligjet, që pritet t’u falin bizneseve miliarda euro detyrime, gjoba dhe kamatëvonesa.

Nga ana tjetër, ekspertët e ekonomisë dhe financave e kanë cilësuar nismën si një sinjal të gabuar dhe të rrezikshëm. 

Ish-drejtori i Tatimeve, Artur Papajani, e quan fshirjen masive të borxheve një ndëshkim për bizneset që kanë qenë korrektë ndër vite.

Ndërsa audituesi ligjor Julian Saraçi shkon më tej, duke e përshkruar si një kapitullim të shtetit përballë informalitetit të toleruar. Sipas tij, kjo nuk është një marrëveshje, por një shpëlarje faji për dështimet institucionale në mbledhjen e borxheve. 

Çfarë parashikon “Paqja Fiskale”?

Qeveria thotë se “Paqja Fiskale” është një paketë lehtësuese që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore. 

Tre shtyllat kryesore të Paqes Fiskale:

  • Tatim i Dakordësuar mbi Fitimin
  • Rishikim i Pasqyrave Financiare
  • Falje e Detyrimeve dhe Kamatë Vonesave

Nisma parashikon fshirjen e plotë të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite, nëse janë ende të pashlyera. Për detyrimet nga 5-10 vite parashikohet fshirje 50% e borxhit, nëse biznesi e paguan menjëherë. Ndërsa bizneset që nuk kanë mundësi për shlyerje të menjëhershme, do të ketë një marrëveshje 12 mujore dhe falja do të jetë në masën 25%. Nuk përfshihen këtu detyrimet për sigurimet shoqërore. 

Po ashtu, paketa propozon edhe rishikimin e deklaratave të mëparshme të tatim fitimit.
Bizneseve u jepet e drejta që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vitet e fundit pa gjoba e kamatvonesa (legjislacioni aktual e lejon për 3 vjet) por duke paguar tatim fitimi prej 5% për çdo diferencë fitimi që krijohet nga rishikimi.

Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 162.5 miliardë lekë, ose 1.6 miliardë euro, borxhe të papaguara në tatime dhe dogana. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimi mbi fitimin janë taksat kryesore që bizneset nuk kanë paguar ndër vite. Të dhënat zyrtare tregojnë se 84.7% e borxhit është me vjetërsi mbi 2 vite. Ndërsa detyrimet e pashlyera në kohë prej më shumë se 5 vitesh zënë 64.4% të totalit. 

Përfundim

Plani për “Paqen Fiskale” u prezantua në mënyrë të beftë në kulmin e fushatës elektorale nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi votat shqiptarëve me premtimin e “pasaportës europiane”. Por nisma bie ndesh me kërkesat e Brukselit. Pak orë para votimit në Parlament, Bashkimi Evropian ngre shqetësime të forta për nismën, të cilat rrëzojnë edhe deklaratat e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, i cili pretendoi se “Paqja Fiskale” kishte dakordësinë e BE-së.

Komisioni Evropian paralajmëron se nisma rrezikon të dekurajojë përmbushjen tatimore dhe mund të krijojë hapësira për pastrim parash, duke shmangur standardet ndërkombëtare të Moneyval dhe FATF. Delegacioni i BE-së i konfirmoi Faktoje.al se shqetësimet mbeten ende të hapura dhe se nisma duhet përputhur me acquis të BE-së para se të konsiderohet e pranueshme në kuadër të integrimit. 

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kundër nismës. Në vizitën e fundit zyrtare, në krah të ministrit Malaj, shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber tha se “ disa prej elementeve të propozimit mund të minojnë progresin e fundit të Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa rreziqe për përmbushjen dhe drejtësinë fiskale”.

Ndaj nisur nga këto informacione, deklaratën e ministrit të financave Petrit Malaj e kategorizojmë të pavërtetë.

The post BE shpreh shqetësime serioze për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament  appeared first on Faktoje.al.

Bota e së djeshmes

By: Ela
7 December 2025 at 08:22

Nga Ilir Kalemaj ‘Bota e së djeshmes’ është një libër fantastik i Stefan Cvajgut, novelistit të famshëm vjenez i cili i bëri një radiografi të shkëlqyer jo vetëm Austro-Hungarisë që po shembej, por një rendi të caktuar gjeopolitik dhe lindjes së një tjetri që kishte si karakteristikë kryesore nacionalizmin. Bota shpesh ka kaluar nëpër rende […]

The post Bota e së djeshmes appeared first on BoldNews.al.

Qeveria miraton fondin prej 25 milionë lekësh për fondacionin “Kinostudio”

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot kalimin e fondit prej 25 milionë lekë, në kuadër të mbështetjes së veprimtarisë së fondacionit “Kinostudio”.

Sipas vendimit të qeverisë, fondi transferohet në llogarinë bankare të fondacionit “Kinostudio” dhe përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2025 për Ministrinë e Arsimit, në programin buxhetor 01110 “Planifikim, menaxhim dhe administrim”, në llogarinë ekonomike 604. Financimi mbulon veprimtarinë për një periudhë 12-mujore.

Fondacioni “Kinostudio”, brenda muajit dhjetor 2025, pas transferimit të fondeve duhet të paraqesë në Ministrinë e Arsimit planin e detajuar të shpenzimeve, të përgatitur në përputhje me klasifikimin ekonomik buxhetor dhe të miratuar nga këshilli drejtues i fondacionit, duke identifikuar të gjitha aktivitetet/produktet, që do të realizohen në kuadër të veprimtarisë së fondacionit “Kinostudio”.

Në vendim thuhet se “fondacioni “Kinostudio” detyrohet të raportojë periodikisht mbi bazë katërmujore në Ministrinë e Arsimit për ecurinë e realizimit të aktiviteteve dhe të përdorimit të fondeve, sipas strukturës së miratuar të shpenzimeve”.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Arsimit dhe fondacioni “Kinostudio”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/a.f/

The post Qeveria miraton fondin prej 25 milionë lekësh për fondacionin “Kinostudio” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama bën ndryshime në Qeveri, lëvizje te ministria e Arsimit dhe Agjencia e Bregdetit

By: armand
3 December 2025 at 18:03

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Orjana Osmani është miratuar si zëvendësministre e re Arsimit. Ajo mbante postin e zv.ministres së Arsimit dhe Sportit, por me ndryshimin e portofolit dhe kalimin e Sportit në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës, Osmani do jetë zëvendëse e Mirela Kumbaros për Arsimin në vend. Vendimi është firmosur mbledhjen e […]

The post Rama bën ndryshime në Qeveri, lëvizje te ministria e Arsimit dhe Agjencia e Bregdetit appeared first on BoldNews.al.

Plakja e popullsisë rrit nevojat e shërbimeve shëndetësore! Kuvendi ‘godet’ Ramën: Duhen më shumë fonde

By: Ela
2 December 2025 at 10:12

Pas pandemisë “Covid-19”, nevojat për financimin e shërbimeve publike të shëndetësisë janë rritur më shumë sesa ndan buxheti i shtetit për këtë sektor, ndryshe nga fushat e tjera të shërbimeve publike. Një analizë e Kuvendit të Shqipërisë për deputetët tregoi se sektori shëndetësor ka më shumë nevoja për financime sesa parashikohen, duke dëshmuar për dobësitë […]

The post Plakja e popullsisë rrit nevojat e shërbimeve shëndetësore! Kuvendi ‘godet’ Ramën: Duhen më shumë fonde appeared first on BoldNews.al.

Shpallen 20 zona për investime industriale dhe turistike në Shijak

26 November 2025 at 19:27

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave ka vendosur sot shpalljen e disa zonave në bashkinë Shijak si “zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, një masë e rëndësishme që synon të nxjerrë në pah potencialin ekonomik dhe turistik të territoreve malore të kësaj bashkie.

Sipas vendimit, zonat zhvillimore përfshijnë njësitë administrative Maminas dhe Gjepalaj dhe shtrihen rreth rezervuarëve kryesorë të zonës, përkatësisht Rubjek 1 dhe 2, Karrec, Karpen, Metallë, Callikës, Çizmelisë, Shtrazës dhe Terzies. Sipërfaqet e këtyre zonave variojnë nga 1,4 hektarë deri në 169,56 hektarë, sipas hartave të sistemit KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto dhe të bashkëlidhura vendimit.

Konkretisht, zona më e madhe zhvillimore është Rubjek 2 në njësinë administrative Maminas, me 169,56 ha, ndërsa zona më e vogël është rezervuari i Metallës, me 1,4 ha.

Të gjitha këto zona janë të përcaktuara me kujdes për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, duke përfshirë investime në sektorin industrial dhe atë turistik.

Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes dhe daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, duke mundësuar monitorim dhe menaxhim efektiv të zhvillimeve në terren.

/r.e/

The post Shpallen 20 zona për investime industriale dhe turistike në Shijak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paketa e Maleve, përcaktohen zonat për investim në Mat

26 November 2025 at 19:09

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkinë e Matit.

Vendimi vjen në mbështetje të ligjit “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Sipas vendimit të qeverisë shpallen zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore zona e liqeneve të Gërmanit, fshati Selixë, ish-Vila e Zogut në fshatin Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi dhe zona e kurorës së fshatit Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi.

Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë: të zhvillimit ekonomik, industrial dhe turistik.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe bashkia Mat.

Paketa e Maleve synon të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin e turizmit, agropërpunimit, bujqësisë dhe blegtorisë në zonat me potencial të lartë natyror.

Aplikimet për “Paketën e Maleve” mbeten të hapura deri në fund të vitit 2025, ndërsa 500 aplikantët e parë do të përfitojnë lehtësira fiskale për një periudhë 10-vjeçare, një masë që synon të nxisë investimin e hershëm dhe të qëndrueshëm në këto zona.

/k.s/r.e/

The post Paketa e Maleve, përcaktohen zonat për investim në Mat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lezhë, dhjetra familje të pastreha 6 vite pas tërmetit

25 November 2025 at 10:00

Gjashtë vite pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, pallati 71 në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ në lagjen ‘Besëlidhja’ (ish BKT) në Lezhë nuk është rindërtuar. Shtatë familje vijojnë të pa streha pavarësisht se fondet për rindërtimin e objektit kanë thuajse një vit të buxhetuara.

Bashkia e Lezhës miratoi në buxhetin e këtij viti mbi 76 milionë lekë për pallatin. Por, siç pohon ky institucion, procesi i rindërtimit nuk ka nisur sepse nuk ka një vendim të Këshillit të Ministrave që përcakton njësinë zbatuese për projektin. Pa këtë vendim, Bashkia nuk mund të fillojë zbatimin e punimeve.

“Këshilli i Ministrave me vendimin nr. 133, datë 13.02.2020 ka caktuar vetëm Fondin Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese per procesin e rindertimit në zonë të re për zhvillim, ku në rastin konkret në këtë zonë përfshihet edhe pallati Nr. 71,”- argumenton Bashkia e Lezhës. 

Nga ana tjetër, Këshilli i Ministrave konfirmoi për Faktoje se deri më tani nuk ka marrë asnjë vendim për të përcaktuar njësinë zbatuese të pallatit 71. Bashkia Lezhë thekson se është e gatshme të nisë punimet menjëherë sapo të marrë këtë autorizim.

14 tetor, Lezhë

Pesë familje të pallatit vijojnë të marrin bonusin e qirasë, i cili do të vazhdojë deri në përfundimin e objektit. 

“Vlera e bonusit të qirasë ndryshon sipas numrit të pjesëtarëve të familjes,”- sqaron Bashkia.

50 familje të pastreha pas tërmetit

Deri tani, në Bashkinë Lezhë janë rindërtuar 5 pallate, ku janë strehuar 180 familje, ndërsa 14 banesa individuale janë rindërtuar nga donatorë dhe 175 banesa individuale janë rindërtuar nga vetë banorët përmes granteve të rindërtimit. 

Megjithatë, 50 familje ende nuk janë strehuar përfundimisht dhe vazhdojnë të trajtohen me bonus qiraje. 

Bashkia Lezhë thekson se është angazhuar të përfundojë sa më shpejt të gjithë procesin e rindërtimit, duke bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë përgjegjëse për rindërtimin, megjithëse ende nuk ka një afat të saktë për përmbylljen e punimeve për rastet e mbetura.

14 tetor, Lezhë

Përfundim

Fillimisht, rindërtimi i Pallatit 71 në Lezhë u mor përsipër nga Fondacioni Firdeus, përmes një marrëveshje të nënshkruar me Bashkinë e Lezhës. 

Palët nuk gjetën dakordësi, dhe Bashkia thotë se Fondacioni u tërhoq nga financimi pa dhënë arsyet. Pas kësaj, Bashkia miratoi fondet për vitin 2025, por punimet nuk kanë nisur ende, pasi pret vendimin e Këshillit të Ministrave që ta caktojë si njësinë zbatuese për rindërtimin. Ndërkohë, pesë familje vijojnë të marrin bonus qiraje, ndërsa gjashtë vite pas tërmetit, 50 familje në Lezhë ende nuk janë strehuar përfundimisht.

Bazuar në informacionet e mbledhura, premtimin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, për rindërtimin e pallatit 71 në lagjen Besëlidhja, do ta kategorizojmë pjesërisht të mbajtur. 

Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Lezhë, dhjetra familje të pastreha 6 vite pas tërmetit appeared first on Faktoje.al.

​Osmani flet nëse ka rrezik për një qeveri antiamerikane në Kosovë

24 November 2025 at 15:57


Në Kosovë s’ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë qeveri anti-amerikane, tha presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Sipas saj, në Kosovë ka pasur dhe do të ketë gjithnjë qeveri më proamerikane që mund të gjejë dikush.

Megjithatë, ajo tha se secila qeveri i ka metodat, strategjitë dhe mënyrën sesi punon me partnerët.

E para e vendit, tha se ajo ka një bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, pasi e sheh si partner ekzistencial në zhvillimin dhe mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Këtë koment ajo e dha pasi u pyet nga mediat të hënën për deklaratën e ish diplomatit amerikan, Philip Reeker, i cili ditë më parë tha se Kosova ka nevojë për një qeveri e cila mund të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani të hënën priti në takim edhe dy kongresistë amerikan, Mike Turner dhe Donald Norcross.

“Në Kosovë nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë asnjëherë qeveri anti-amerikane. Në Kosovë ka pasur dhe do të ketë gjithnjë edhe në të ardhmen qeveri më proamerikane që mund të gjejë dikush. Ne e kemi popullin më pro amerikan në botë dhe secila qeveri e Kosovës që vjen është nga ky popull. Ne nuk mund të kemi dallime mes popullit që krijon qeveri apo votuesit që krijon qeveri dhe qeverisë, përderisa secila qeveri i ka metodat, strategjitë dhe mënyrën sesi punon me partnerët. Për atë sesi kanë punuar dhe si do të punojnë në të ardhmen unë iu sugjeroj të adresoni pyetjet në qeveri. Sa i përket punës sime si presidente mund t’iu siguroj se kam pasur dhe vazhdoj të kem një bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në pasi i shoh si partner ekzistencial në zhvillimin e Kosovës dhe mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë sonë si dhe tejkalimin e sfidave të sigurisë që ballafaqohemi”, theksoi ajo. /KP/

Pas skandaleve të qeverisë/ Rama kthehet nga feja: Po përgatis një libër iftari!

By: Brisi
23 November 2025 at 11:46

Në një kohë kur qeveria është mbuluar nga skandalet e korrupsionit dhe vjedhjeve, Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se është kthyer nga feja. Në podkastin e tij këtë të diel artisti i cili deri më tani e ka përqëndruar artin e tij kryesisht në zhanera jo fetarë, paralajmëroi se është duke përgatitur një libër me […]

The post Pas skandaleve të qeverisë/ Rama kthehet nga feja: Po përgatis një libër iftari! appeared first on BoldNews.al.

Tendera e Koncesione/ “Qeveria e të pandehurve nuk mund të qëndrojë më në detyrë”

By: Brisi
23 November 2025 at 10:12

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të Belinda Ballukut, duke e cilësuar situatën si një sistem të korruptuar që favorizon koncesionet dhe asetet publike për një rreth të ngushtë biznesesh dhe zyrtarësh. Tabaku thotë se qeveria e ka përqendruar pasurinë tek duart e veta dhe ka trajtuar fondet publike si pronë private. […]

The post Tendera e Koncesione/ “Qeveria e të pandehurve nuk mund të qëndrojë më në detyrë” appeared first on BoldNews.al.

“Mbijeton” Mark Carney/ Kanada, shpëton qeveria. Parlamenti miraton buxhetin

By: xhir jeta
18 November 2025 at 13:51

Qeveria e Kryeministrit Kanadez Mark Carney arriti ti mbijetojë një votëbesimi në parlament të hënën, pasi buxheti I ri I prezantuar nga kjo qeveri arriti të miratohej me një diferencë minimale. Ky buxhet synon të rigjallërojë ekonominë e vendit e cila po përballet me presionin e tarifave doganore të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikë.

Miratimi i buxhetit u mundësua falë mbështetjes së disa deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan të shmangin shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Përfundimisht, projektbuxheti u miratua me 170 vota pro dhe 168 kundër, duke i lejuar Carney-t të mbetet në pushtet.

Buxheti i ri parashikon dhjetëra miliarda dollarë në investime shtesë për infrastrukturën tregtare, mbrojtjen dhe strehimin, ndërsa paralelisht synon tkurrjen e sektorit publik. Për shkak se liberalët e Carney-t nuk arritën të siguronin shumicën e 343 vendeve në zgjedhjet e prillit, qeveria është e detyruar të kërkojë mbështetje nga deputetë të opozitës për votimin e legjislacioneve te ndryshme. Votimet për buxhetin konsiderohen akte besimi dhe dështimi i tyre zakonisht çon në dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja.

Deri ditën e votimit, qeveria kërkonte ende dy vota shtesë nga opozita. Mbështetja vendimtare erdhi nga deputetja e vetme e Partisë së Gjelbër, Elizabeth May, e cila e drejtoi partinë për gati dy dekada. Ajo deklaroi se vendosi të votojë pro, pasi Carney e siguroi se qeveria do të mbetet e përkushtuar ndaj objektivave të Marrëveshjes së Parisit për reduktimin e emetimeve të karbonit.

Projektbuxheti i Carney-t parashikon gjithashtu rritjen e deficitit me 167.3 miliardë dollarë përgjatë pesë viteve të ardhshme, si rezultat i investimeve të mëdha në projekte kapitale dhe parashikimeve më të dobëta për të ardhurat nga taksat. Këto të fundit lidhen me uljet e mëhershme të tatimit mbi të ardhurat dhe me ngadalësimin e rritjes ekonomike, pasi ekonomia e bazuar në eksport e Kanadasë po ndikohet nga tarifat amerikane dhe kineze.

Rama: Materializuam 16 marrëveshje me Italinë, të lidhura me volum financimesh dhe projektesh

16 November 2025 at 10:16

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ “Mbledhja e parë mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, në ishte një ditë absolutisht e veçantë në të gjithë historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit tonë.”

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama në rubrikën “Shënimet e javës” të podkastit “Flasim”.

Rama tha se Shqipëria sot gjendet në një stad si kurrë më parë për sa i përket dinjitetit dhe respektit ndërkombëtar.

“Mbledhja e përbashkët, një format i mirënjohur për publikun shqiptar falë mbledhjeve të përbashkëta mes qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, apo të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, ishte një moment shumë i rëndësishëm i thellimit të bashkëpunimit strategjik me Italinë, ku u materializuan 16 marrëveshje të reja, të cilat janë të lidhura me një volum të konsiderueshëm financimesh, projektesh dhe punësh të përbashkëta”, theksoi Rama.

Marrëveshjet e nënshkruara në Romë, në kuadër të kësaj mbledhjeje të përbashkët, synojnë të formalizojnë bashkëpunimin strategjik dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Italisë. Ato synojnë krijimin e një kornize të strukturuar për zbatimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta në fusha të ndryshme.

Shqipëria dhe Italia kanë firmosur në vitin 2010 Deklaratën e Partneritetit Strategjik.

/k.s/r.e/

The post Rama: Materializuam 16 marrëveshje me Italinë, të lidhura me volum financimesh dhe projektesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Mbledhja e parë e qeverive Shqipëri-Itali, ditë historike e marrëdhënieve tona ndërkombëtare

14 November 2025 at 08:52

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/- Shqipëria dhe Italia zhvilluan dje në Romë mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, duke shënuar një hap të rëndësishëm në partneritetin strategjik midis dy vendeve.

Rama publikoi sot në rrjetet sociale fotoalbumin nga Roma duke e cilësuar një ditë historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare.

Kryeministri Rama u prit në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes nga Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, në Vila Doria Pamphilj, rezidencë historike e shekullit të 17 dhe një nga parqet më të mëdha publike në Romë, ku u mbajt edhe mbledhja e përbashkët mes dy qeverive.

Në vijim, Rama dhe Meloni shkëmbyen marrëveshje për bashkëpunim strategjik (G2G) në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjes përmes inovacionit.

Kryeministrja italiane, Meloni e cilësoi historike këtë moment për marrëdhëniet dypalëshe “jo vetëm për faktin që është hera e parë që qeveritë tona takohen në një format të këtij lloji, por edhe për sasinë dhe cilësinë e marrëveshjeve dypalëshe teknike dhe qeveritare”.

Edhe Kryeministri Rama e cilësoi historike faktin që “për herë të parë qeveria shqiptare ulet me qeverinë italiane për të folur për projekte dhe për një të ardhme të përbashkët”.

Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Shqipëria dhe Italia shkëmbyen 15 marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi nga ministrat respektivë të kabineteve qeveritare që mbulojnë një gamë të gjerë fushash strategjike.

Të dy vendet do të bashkëpunojnë mbi sigurinë kibernetike, krijimin e një sistemi të mbrojtjes civile shqiptare si dhe për përforcimin e aftësive të mbrojtjes civile në Shqipëri.

Gjithashtu, pikë e rëndësishme e marrëveshjeve të nënshkruara është edhe projektit në mbështetje të neonatologjisë, në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave.

Edhe në fushën e kulturës, u nënshkrua memorandumi i  mirëkuptimit mes fondacionit MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve i Shekullit XXI dhe Galeria Kombëtare e Arteve e Republikës së Shqipërisë.

Shqipëria dhe Italia do të bashkëpunojnë për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë eklektike në Shqipërinë veriore, pas tërmetit të vitit 2019 si dhe për prodhimin e anijeve ushtarake.

 

The post Rama: Mbledhja e parë e qeverive Shqipëri-Itali, ditë historike e marrëdhënieve tona ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌