Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kryeministri i Sllovakisë kërkon dorëheqjen e Kaja Kallas nga posti i BE-së

By: armand
11 January 2026 at 17:43

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka deklaruar se Kaja Kallas duhet të japë dorëheqjen nga posti i Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, duke vlerësuar se drejtimi i saj po dëmton aftësinë e BE-së për të përballuar sfidat aktuale. Në një intervistë, Fico u shpreh se “BE-ja ka nevojë për një […]

The post Kryeministri i Sllovakisë kërkon dorëheqjen e Kaja Kallas nga posti i BE-së appeared first on BoldNews.al.

BRUKSEL – Kallas: Masat e ashpra në Iran tregojnë një regjim që ka frikë nga populli i vet

9 January 2026 at 19:49

BRUKSEL, 9 janar /ATSH-DPA/- Masat e ashpra të udhëheqjes iraniane ndaj protestuesve ekspozon një regjim që ka frikë nga populli i vet, tha sot shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

“Populli iranian po lufton për të ardhmen e tij. Duke injoruar kërkesat e tyre të ligjshme, regjimi tregon fytyrën e tij të vërtetë”, shkroi Kallas në X.

“Çdo dhunë kundër demonstruesve paqësorë është e papranueshme. Mbyllja e internetit, ndërkohë që shtypen me dhunë protestat, ekspozon një regjim që ka frikë nga populli i vet”, tha ajo.

Kallas akuzoi forcat e sigurisë se kanë përdorur taktika joproporcionale dhe të rënda kundër demonstruesve.

Protestat për përkeqësimin e kushteve ekonomike shpërthyen më 28 dhjetor në Teheran dhe u përhapën shpejt në pjesë të tjera të vendit. //a.i/

The post BRUKSEL – Kallas: Masat e ashpra në Iran tregojnë një regjim që ka frikë nga populli i vet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kallas: BE mbështet të drejtën e Venezuelës për vetëvendosje

By: Fax Web
5 January 2026 at 10:30

Pas kapjes së dhunshme të pushtembajtësit autoritar në Venezuelë, Nicolás Maduro, BE-ja këmbëngul në të drejtën e popullit të Venezuelës për vetëvendosje.

“E drejta e popullit venezuelian për të vendosur për të ardhmen e vet duhet të respektohet”, shkroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas në një postim në X. Deklarata mbështetet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së përveç Hungarisë.

BE kërkon zgjidhje të negociuar, demokratike, gjithëpërfshirëse dhe paqësore

BE-ja është në kontakt të ngushtë me SHBA-në, si dhe me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, për të siguruar që nën udhëheqjen venezueliane mund të gjendet një zgjidhje e negociuar, demokratike, gjithëpërfshirëse dhe paqësore për krizën, thuhet më tej nga BE.

Në deklaratën e saj, kryediplomatja e BE-së përsëriti thirrjen për respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Kallas theksoi rëndësinë e luftimit të krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të drogës, por në të njëjtën kohë se këto sfida duhet të adresohen përmes bashkëpunimit të qëndrueshëm me respekt të plotë për integritetin dhe sovranitetin territorial.

Respektimi i të drejtave të njeriut është gjithashtu me rëndësi thelbësore gjatë kësaj kohe kritike, për Kallas.

“Të gjithë të burgosurit politikë që ndodhen aktualisht në Venezuelë duhet të lirohen pa kushte.” Shtetet anëtare të BE-së po punojnë ngushtë së bashku për të garantuar sigurinë e qytetarëve të BE-së, përfshirë ata që janë të ndaluar ilegalisht në Venezuelë

BE kërkon 'respekt' për sovranitetin e Venezuelës - por një vend nuk e nënshkroi

4 January 2026 at 21:45


Në një deklaratë mbi Venezuelën, të mbështetur nga 26 nga 27 shtetet anëtare të BE-së, përfaqësuesja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për "qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë aktorët".

Vendet e BE-së kërkuan gjithashtu që "parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së duhet të mbështeten", veçanërisht nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton Telegrafi.

Trafiku i drogës duhet të trajtohet "në respekt të plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit", shton deklarata.

Ajo gjithashtu bëri thirrje që të respektohet vullneti i popullit venezuelian.

Kjo duket të jetë një kritikë e fshehur paksa ndaj qasjes së SHBA-së, pasi forcat e saj pushtuan Venezuelën për të kapur Nicolas Maduron.

Vlen të përmendet se deklarata nuk u mbështet nga Hungaria, kryeministri i së cilës i ekstremit të djathtë, Viktor Orban, është një aleat i ngushtë i Trump. /Telegrafi/

Zv.presidentja e KE: BE po monitoron situatën në Venezuelë, thirrje për përmbajtje

By: Ela
3 January 2026 at 13:02

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas ka reaguar së fundmi lidhur me sulmet e regjistruara nga SHBA në Karakas të Venezuelës. Kallas ka bërë ne dije se ka komunikuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Ajo theksoi se BE po monitoron situatën në Venezuelë. Sipas reagimit të saj BE ka bërë thirrje për përmbajtje. […]

The post Zv.presidentja e KE: BE po monitoron situatën në Venezuelë, thirrje për përmbajtje appeared first on BoldNews.al.

Kaja Kallas hedh poshtë pretendimet ruse për sulmin ukrainas ndaj rezidencave qeveritare

By: Re Nato
31 December 2025 at 21:27

Diplomatja e lartë e BE-së i ka quajtur pretendimet e Moskës se Ukraina ka shënjestruar bazat e qeverisë ruse një “shpërqendrim të qëllimshëm” dhe një përpjekje për të prishur procesin e paqes.

Komentet e Kaja Kallas në mediat sociale duket se janë një referencë për pretendimin e Kremlinit se Ukraina u përpoq të kryente një sulm me dron në njërën nga rezidencat e Vladimir Putinit.

“Askush nuk duhet të pranojë pretendime të pabaza nga agresori i cili ka synuar pa dallim infrastrukturën dhe civilët e Ukrainës”, shkroi Kallas në rrjetet sociale.

Më herët këtë javë, Moska akuzoi Ukrainën për sulmin ndaj shtëpisë private të Putinit në liqenin Valdai në veriperëndim të Rusisë.

Si rezultat, Rusia do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e vazhdueshme të paqes, tha Kremlini.

Që kur Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov i ndau për herë të parë pretendimet, media shtetërore ruse dhe politikanët e kanë diskutuar sulmin e dyshuar me tone gjithnjë e më nxitëse.

“Sulmi është një goditje në zemër të Rusisë”, tha Andrei Kartapolov, kreu i komitetit të mbrojtjes së parlamentit rus. “Pas asaj që ka bërë [Ukraina], nuk mund të ketë falje.”

Edhe pse Kremlini fillimisht tha se nuk shihte asnjë kuptim në ndarjen e provave të sulmit të supozuar, të mërkurën ushtria ruse publikoi atë që e quajti prova të sulmit të tentuar./abcnews.al

BRUKSEL – Kallas: Moska hedh akuza të pabaza kundër Kievit për të penguar procesin e paqes

31 December 2025 at 13:33

BRUKSEL, 31 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Pretendimi i Rusisë se Ukraina kohët e fundit shënjestroi objekte kyçe qeveritare në Rusi është një shpërqendrim i qëllimshëm, shkroi në X përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas.

”Moska synon të pengojë përparimin e vërtetë drejt paqes nga Ukraina dhe partnerët e saj perëndimorë”, shtoi ajo.

“Askush nuk duhet të pranojë pretendime të pabaza nga agresori i cili ka shënjestruar pa dallim infrastrukturën dhe civilët ukrainas që nga fillimi i luftës”, përfundoi Kallas. /os/

The post BRUKSEL – Kallas: Moska hedh akuza të pabaza kundër Kievit për të penguar procesin e paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shefja e diplomacisë evropiane bën thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

29 December 2025 at 15:51


Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe është shprehur se mirëpret angazhimin me autoritetet zyrtare të Prishtinës.

Kallas ka konfirmuar se Bashkimi Evropian po ecën drejt heqjes së masave ndaj Kosovës. Në këtë kuadër, ajo ka përsëritur se 216 milionë euro ndihmë financiare janë lëshuar tashmë pas transferimit të rregullt të qeverisjes lokale pas zgjedhjeve të fundit lokale, ndërsa synohet lirimi i 205 milionë eurove shtesë në fillim të vitit të ardhshëm.

Në deklaratën e lëshuar pas ditës së zgjedhjeve në vend, Kallas ka porositur se Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet për reformat shumë të nevojshme që lidhen me Bashkimin Evropian. Ajo ka vlerësuar se procesi zgjedhor tregoi një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike.

Thirrje të veçantë, Kallas i ka bërë përbërjes së re të Kuvendit që, menjëherë pas formimit, të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes.

“Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një instrument me afat të kufizuar kohor, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mundësitë që ofron ky plan, në dobi të popullsisë së saj”, ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Ajo gjithashtu ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet e vetmja rrugë që të dyja palët të avancojnë në proceset e tyre evropiane.

“Presim që të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme të Dialogut, të zbatohen pa vonesa dhe pa parakushte të tjera”, ka nënvizuar Kallas, duke rikonfirmuar gatishmërinë për të organizuar një takim në nivelin më të lartë politik sapo kushtet ta lejojnë një gjë të tillë. /RTK/

Heqje e pjesshme e sanksioneve/ Bislimi: Lirohen fondet për katër projekte

17 December 2025 at 17:22

Siç premtoj Kaja Kallas nga Prishtina, masat sanksionuese ndaj Kosovës do të hiqen, por gradualisht, gjithnjë në pritje të një sjellje politike të qëndrueshme, dhe besueshme të udhëheqjes së vendit, në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë.

Ndaj, Brukseli ka filluar heqjen e disa masave ndëshkuese, të vendosura në vitin 2023, duke liruar fondet për disa projekte, por shumë të tilla qëndrojnë akoma të bllokuara.

Lajmi është konfirmuar nga Zëvendëskryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, pas një letre zyrtare që ka pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman.

Sipas letrës së publikuar nga Bislimi, janë liruar mjetet financiare për katër projekte si rrjedhojë e asaj që është vlerësuar si “transferim i duhur i pushtetit lokal në veri”, pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë eurosh.

Por Bashkimi Evropian, nuk do t’i heqë këtë vit të gjithë sanksionet ndaj Kosovës.

Të martën, ministrat e BE-së përmes konkluzave të presidencës daneze përshëndetën heqjen e një pjese të masave, por shpejtësia dhe modaliteti i heqjes së tyre tani varen nga Komisioni Evropian, por nuk ka më asgjë gjasë që ato të hiqen të plota brenda 2025, dhe aq më pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Osmani në Bruksel: Të hiqen plotësisht masat e BE-së ndaj Kosovës

17 December 2025 at 17:09


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Kosovës.

Osmani ka bërë të ditur se, pas njoftimit për heqjen e pjesshme të masave ndaj Kosovës, ka ritheksuar domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, duke theksuar se të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian tashmë janë përmbushur nga institucionet e Kosovës.

Ajo ka theksuar se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Përfaqësuesen e Lartë Kallas dhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, deri në heqjen e plotë të masave dhe avancimin e mëtejshëm të rrugës evropiane të vendit.

Osmani ka ritheksuar se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i Kosovës dhe se trajtimi i barabartë në raport me vendet e tjera të rajonit është i domosdoshëm për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Rama në Bruksel, takim me zv.presidenten e KE-së Kaja Kallas

17 December 2025 at 15:57

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE.

Në vijim të agjendës së tij në Bruksel, kryeministri Rama zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e jashtme, njëkohësisht zv/presidente e Komisionit Europian Kaja Kallas.

Samiti synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, të drejtuar nga presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa.


/m.m/j.p/

The post Rama në Bruksel, takim me zv.presidenten e KE-së Kaja Kallas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Armiqësia e SHBA-së ndaj Evropës kërcënon të tradhtojë Ukrainën dhe krahun e saj lindor

16 December 2025 at 10:54

Bisedimet diplomatike të paqes me pasojat më të mëdha të 80 viteve të fundit kanë ecur përpara me një ritëm jashtëzakonisht të ngadaltë. Por oferta e fundit e Ukrainës për të hequr dorë nga përpjekja e saj për t’iu bashkuar NATO-s në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë mund ta ndryshojë këtë. Presidenti ukrainas Volodymyr […]

The post Armiqësia e SHBA-së ndaj Evropës kërcënon të tradhtojë Ukrainën dhe krahun e saj lindor appeared first on Reporter.al.

BRUKSEL – Kallas: Ukraina duhet të vendosë vetë se çfarë lëshimesh do të bëjë

16 December 2025 at 09:25

BRUKSEL, 16 dhjetor /ATSH/-Në vitin 2025, Bashkimi Evropian shpenzoi një shumë rekord prej 27 miliardë eurosh për furnizime me armë në Kiev që nga fillimi i operacionit special ushtarak, tha dje në mbrëmje shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së, sipas “Politico”.

“Prioritetet tona janë në dy drejtime: rritja e presionit ndaj Moskës dhe forcimi i mbështetjes për Kievin”, theksoi Kallas.

“Këtë vit, Evropa po i ofron Ukrainës një mbështetje ushtarake rekord në shumën prej 27 miliardë eurosh”, tha ajo.

“Gjithashtu, BE-ja ka përmbushur premtimin e saj për t’i siguruar palës ukrainase 2 milionë predha artilerie”, tha Kallas.

“Ne duhet të bëjmë më shumë për të forcuar mbrojtjen dhe pozicionet negociuese të Ukrainës, pasi Rusia ende refuzon një zgjidhje paqësore”, tha ai.

Kallas tha se ministrat e Jashtëm të BE-së e kanë theksuar qartë rëndësinë e garancive të besueshme të sigurisë në një marrëveshje paqeje, pasi Kievit i është kërkuar të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO.

Sipas Kallas, BE-ja do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të garantuar sigurinë dhe aftësitë mbrojtëse të Ukrainës në të ardhmen, duke përfshirë trajnimin ushtarak dhe mbështetjen për industrinë e mbrojtjes.

“Por, Ukraina duhet të vendosë vetë se çfarë lëshimesh do të bëjë për paqen”, tha Kallas, duke komentuar deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në lidhje me mundësinë e heqjes dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO. //a.i/

 

The post BRUKSEL – Kallas: Ukraina duhet të vendosë vetë se çfarë lëshimesh do të bëjë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Kallas: Bisedimet për kredinë e dëmshpërblimeve gjithnjë e më të vështira

15 December 2025 at 09:18

BRUKSEL, 15 dhjetor /ATSH-DPA/- Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha sot se bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje për mbështetje financiare për Ukrainën për vitet e ardhshme po dëshmohen të vështira.

“Opsioni më i besueshëm është kredia e dëmshpërblimeve, dhe kjo është ajo mbi të cilën po punojmë”, tha ajo, duke mbërritur në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së, në Bruksel.

Takimi i ministrave vjen disa ditë përpara samitit të BE-së në Bruksel, ku udhëheqësit duhet të vendosin nëse janë të gatshëm të vënë në dispozicion asetet shtetërore ruse të ngrira në BE, për Ukrainën, si një kredi për të mbuluar nevojat financiare afatgjata të vendit.

Vendet e BE-së ranë dakord të premten, me shumicë të madhe për të ngrirë për një kohë të pacaktuar asetet shtetërore ruse në BE, me vlerë rreth 210 miliardë euro – duke kapërcyer pengesën e parë në vënien në dispozicion të parave për Ukrainën si një kredi dëmshpërblimi.

“Marrëveshja për opsione të tjera financimi, si marrja e borxhit të përbashkët për grante të reja për Ukrainën, ka rezultuar e pamundur në të kaluarën pasi ato kishin nevojë për miratim unanim midis të gjithë anëtarëve të BE-së”, tha Kallas.

“Kredia e dëmshpërblimeve kërkon vetëm një shumicë votash”, tha shefja e punëve të jashtme të BE-së.

“Por, vendet e BE-së nuk duhet ta mposhtin Belgjikën me vota, ku pjesa më e madhe e fondeve ruse mbahen në depozitën financiare “Euroclear”, shtoi Kallas.

Belgjika, deri më tani i ka rezistuar planit, duke pasur frikë se ai e ekspozon vendin ndaj rreziqeve të mëdha ligjore dhe financiare.

“Mendoj se është e rëndësishme që ata të jenë dakord me çfarëdo që bëjmë ne”, tha ajo.

Rënia dakord për kredinë e dëmshpërblimeve do të dërgonte një sinjal të qartë se – nëse i shkakton dëme një vendi tjetër, duhet të paguash për dëmshpërblimin”, tha Kallas. //a.i/

The post BRUKSEL – Kallas: Bisedimet për kredinë e dëmshpërblimeve gjithnjë e më të vështira appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Europianët u përgjigjen kritikave të Trump

By: Rovena
9 December 2025 at 19:34

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka reaguar ndaj kritikave amerikane që janë bërë kundër aleancës, duke i adresuar drejt Rusisë.

Kallas theksoi se Bashkimi Evropian është vetë thelbi i lirisë.

“Bashkimi Evropian është vetë thelbi i lirisë. Pra, çdo kritikë e tillë në lidhje me liritë këtu duhet të synohet në një drejtim tjetër. Rusia, ndoshta, ku mospajtimi është i ndaluar, ku media e lirë është e ndaluar, ku opozita politike është e ndaluar, ku X është gjithashtu i ndaluar. Bashkimi Evropian, 27 vende që kanë zgjedhur vullnetarisht të punojnë së bashku, dhe kemi disa të tjera që duan të bashkohen. Kjo tregon cilësinë tonë”, tha Kallas.

Nga ana tjetër, edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk ka nevojë për amerikanët për të shpëtuar demokracinë.

“Disa prej tyre janë të kuptueshme dhe disa janë të papranueshme për ne nga një perspektivë evropiane. Nuk shoh asnjë nevojë që amerikanët të duan tani të shpëtojnë demokracinë në Evropë. Nëse do të ishte e nevojshme ta shpëtonim atë, ne do ta menaxhonim vetë”, tha Merz.

Deklaratat e liderëve evropianë vijnë në një kohë të tensionuar me administratën e presidentit Donald Trump, pasi ky i fundit ka deklaruar se Evropa po shkon në rrugë të gabuar. Mospajtimet mes tyre kanë ardhur edhe për shkak të bashkëpunimit evropian me Ukrainën, për gjetjen e një armëpushimi të drejtë në lidhje me agresionin rus.

Plani i SHBA-së për Sigurinë Kombëtare ngjall frikë në BE

7 December 2025 at 15:11

Pas botimit të një dokument mbi sigurinë kombëtare nga administrata e SHBA-së kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha se SHBA është ende “aleati ynë më i madh” pavarësisht dallimeve që kemi për çështje të shumta.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së,Kaja Kallas, u përpoq të minimizonte tensionet me SHBA-në, pasi administrata Trump publikoi një dokument mbi sigurinë kombëtare në të cilin kritikonte ashpër aleatët evropianë.

Komentet e Kallas vijnë ndërsa shumë udhëheqës evropianë kanë frikë se qeveria amerikane po i kthen gjithnjë e më shumë shpinën Evropës, veçanërisht lidhur me mbështetjen për Ukrainën, e cila po mbrohet nga pushtimi i Rusisë.

“Ka shumë kritika [në atë dokument], por mendoj se disa prej tyre janë gjithashtu të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë”, tha Kallas në një panel në Forumin e Dohas në Katar.

“Duhet të kemi më shumë vetbesim”, tha ajo, duke shtuar se “SHBA-të janë ende aleati ynë më i madh”.

“Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë dakord për tema të ndryshme, por mendoj se parimi i përgjithshëm vazhdon të ekzistojë. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar”, tha Kallas.

Ç’thuhet në dokumentin mbi sigurinë kombëtare të SHBA-së?

Dokumenti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i cili u postua në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë të premten (05.12), pasqyron kritikat ndaj Evropës që ishin paraqitur tashmë në muajin shkurt edhe në një fjalim të ashpër të Zëvendëspresidentit JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih .

Strategjia gjithashtu duket se mbështet teorinë konspiracioniste të supremacisë së bardhë për “Zëvendësimin e Madh”, sipas së cilës popullatat e bardha evropiane po zëvendësohen qëllimisht nga popuj jo të bardhë.

 dokument thuhet se disa vende rrezikojnë të bëhen ” me shumicë jo-evropiane” dhe se Evropa po përballet me “perspektivën reale dhe të fortë të zhdukjes së qytetërimit”. Më tej thuhet se “nëse prirjet aktuale vazhdojnë, kontinenti për 20 vjet ose më pak nuk do të njihet më”.

Plani i strategjisë thotë se Evropa po përballet me çështje të tilla si “censura e lirisë së fjalës dhe shtypja e opozitës politike, rënia e lindjeve dhe humbja e identiteteve kombëtare dhe vetëbesimit”.

“Qëllimi ynë duhet të jetë të ndihmojmë Evropën të korrigjojë trajektoren e saj aktuale. Do të na duhet një Evropë e fortë për të na ndihmuar të konkurrojmë me sukses dhe për të bashkëpunuar me ne për të parandaluar çdo kundërshtar që të dominojë Evropën”, thuhet në Dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara

7 December 2025 at 09:26

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se SHBA-ja vazhdon të jetë aleati më i madh i Evropës, edhe pas publikimit të dokumentit nga administrata e Trumpit, që mbështet të djathtën ekstreme të Evropës.

Strategjia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, që u publikua nga administrata e presidenti amerikan, Donald Trump, u referohet edhe efekteve të migrimit dhe paralajmëron se disa vende rrezikojnë të bëhen shumicë joevropiane dhe se Evropa përballet me perspektivën reale dhe të zymtë të zhdukjes së civilizimit.

Në Forumin e Dohas, Kallas, duke komentuar dokumentin 33-faqësh, ritheksoi aleancën mes SHBA-së dhe Evropës dhe theksoi se dokumenti përmban shumë kritika, por që në mesin e tyre disa edhe janë të vërteta.

Ajo ka shtuar se pavarësisht dallimeve për çështje të ndryshme, SHBA-ja dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara.

DOHA – Kallas mbron aleancën me SHBA-në

6 December 2025 at 20:02

DOHA, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, mbrojti sot aleancën e gjatë të bllokut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi një strategji e re kombëtare e administratës Trump vuri në pikëpyetje besueshmërinë e ardhshme të Evropës.

“Ka shumë kritika, por mendoj se disa prej tyre janë edhe të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e vet ndaj Rusisë”, tha Kallas në një takim vjetor diplomatik në Doha.

“Duhet të kemi më  vetëbesim, kjo është e sigurt. SHBA-ja mbetet aleati ynë më i madh”, shtoi ajo në Forumin e Dohas.

Strategjia e re e sigurisë kombëtare e SHBA-së, e publikuar më herët këtë javë, pohon se Evropa përballet me një “zhdukje civilizimi” për shkak të migrantëve dhe paraqet një tablo të zymtë të lirisë së shprehjes në kontinent.

“Mendoj se jo gjithmonë kemi pasur të njëjtat qëndrime për tema të ndryshme, por parimi i përgjithshëm mbetet. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë bashkë”, tha Kallas.

Dokumenti, i publikuar nga Shtëpia e Bardhë të enjten nënvizon qasjen “America First” të presidentit Donald Trump, duke kritikuar ashpër Evropën.

“Çështjet kryesore me të cilat përballet Evropa përfshijnë veprimet e Bashkimit Evropian dhe të trupave të tjera ndërkombëtare që minojnë lirinë politike dhe sovranitetin, politikat e migracionit që po e transformojnë kontinentin dhe po krijojnë përplasje, censurën e fjalës së lirë dhe shtypjen e opozitës politike, rënien e shkallës së lindshmërisë dhe humbjen e identiteteve kombëtare dhe të vetëbesimit”, thuhet në tekst.

Trump e quajti dokumentin “një plan të qartë për të siguruar që Amerika të mbetet kombi më i madh dhe më i suksesshëm në historinë e njerëzimit”.

BE-ja është e shqetësuar se një përpjekje e re e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë mund të sjellë një marrëveshje që do të rëndojë mbi sigurinë e Evropës. /Ad.Ab./

The post DOHA – Kallas mbron aleancën me SHBA-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kallas komentoi Strategjinë amerikane të Sigurisë: Disa kritika janë me vend

By: Rovena
6 December 2025 at 16:07

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i madh i Evropës, pasi që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump në një dokument strategjik të rëndësishëm përmendi se Evropa përballet me “shuarje civilizimi” dhe se një ditë mund të humbasë statusin e një aleati të besueshëm.

Strategjia e re amerikane e sigurisë kombëtare, e publikuar pardje në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë, kritikoi Bashkimin Evropian si antidemokratik, dhe Evropën si një kontinent që i mungon vetëbesimi.

Qëllimi i SHBA-së, sipas dokumentit, duhet të jetë “të ndihmojë Evropën të korrigjojë rrugën e saj aktuale”, raporton politico.

“Ka shumë kritika aty, por mendoj se disa prej tyre janë të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo vërtet ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë”, tha ajo në një panel në Forumin e Dohas në Katar.

“Duhet të kemi më shumë vetëbesim”, pohoi diplomatja evropiane.

“SHBA-ja mbetet ende aleati ynë më i madh. Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë në një mendje për disa tema, por besoj se parimi i përgjithshëm mbetet. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë së bashku”, përfundoi Kallas.

Ndryshe, dokumenti prej 33 faqesh, i cili përmban hyrjen e nënshkruar nga Trumpi, thuhet se Evropa është në rënie ekonomike, por se “problemet e saj të vërteta janë edhe më të thella”. Ndër to theksohen “aktivitetet e BE-së që minojnë lirinë politike dhe sovranitetin, politikat migratore që po transformojnë kontinentin, censurimi i lirisë së fjalës dhe shtypja e opozitës politike… si dhe humbja e identiteteve kombëtare”.

Në tekst shtohet se “nëse trendet aktuale vazhdojnë, kontinenti do të jetë i panjohshëm për 20 vjet ose edhe më pak”. Për këtë arsye, politika amerikane duhet të përfshijë “nxitjen e rezistencës kundër trajektores aktuale evropiane brenda kombeve të Evropës”. Dokumenti thekson qartë rreshtimin e administratës së Trumpit me partitë evropiane nacionaliste të ekstremit të djathtë, “ndikimi në rritje i të cilave… është arsye për optimizëm të madh”. Si shembull i lidhjeve të ngushta përmendet vizita e një zyrtari të lartë të partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) në Shtëpinë e Bardhë në muajin shtator, për takime me zyrtarë të lartë amerikanë.

Kallas komentoi Strategjinë amerikane të Sigurisë: Disa kritika janë me vend

6 December 2025 at 15:55


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i madh i Evropës, pasi që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump në një dokument strategjik të rëndësishëm përmendi se Evropa përballet me “shuarje civilizimi” dhe se një ditë mund të humbasë statusin e një aleati të besueshëm.

Strategjia e re amerikane e sigurisë kombëtare, e publikuar pardje në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë, kritikoi Bashkimin Evropian si antidemokratik, dhe Evropën si një kontinent që i mungon vetëbesimi.

Qëllimi i SHBA-së, sipas dokumentit, duhet të jetë “të ndihmojë Evropën të korrigjojë rrugën e saj aktuale”, raporton politico.

“Ka shumë kritika aty, por mendoj se disa prej tyre janë të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo vërtet ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë”, tha ajo në një panel në Forumin e Dohas në Katar.

“Duhet të kemi më shumë vetëbesim”, pohoi diplomatja evropiane.

“SHBA-ja mbetet ende aleati ynë më i madh. Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë në një mendje për disa tema, por besoj se parimi i përgjithshëm mbetet. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë së bashku”, përfundoi Kallas.

Ndryshe, dokumenti prej 33 faqesh, i cili përmban hyrjen e nënshkruar nga Trumpi, thuhet se Evropa është në rënie ekonomike, por se “problemet e saj të vërteta janë edhe më të thella”. Ndër to theksohen “aktivitetet e BE-së që minojnë lirinë politike dhe sovranitetin, politikat migratore që po transformojnë kontinentin, censurimi i lirisë së fjalës dhe shtypja e opozitës politike… si dhe humbja e identiteteve kombëtare”.

Në tekst shtohet se “nëse trendet aktuale vazhdojnë, kontinenti do të jetë i panjohshëm për 20 vjet ose edhe më pak”.

Për këtë arsye, politika amerikane duhet të përfshijë “nxitjen e rezistencës kundër trajektores aktuale evropiane brenda kombeve të Evropës”.

Dokumenti thekson qartë rreshtimin e administratës së Trumpit me partitë evropiane nacionaliste të ekstremit të djathtë, “ndikimi në rritje i të cilave… është arsye për optimizëm të madh”. Si shembull i lidhjeve të ngushta përmendet vizita e një zyrtari të lartë të partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) në Shtëpinë e Bardhë në muajin shtator, për takime me zyrtarë të lartë amerikanë. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

❌
❌