Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Main stream

Vora me stadium, Rama: Mund të presë edhe ndeshje kualifikuese të UEFA-s për klube

By: xhir jeta
15 January 2026 at 10:34

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes në rrjetet sociale pamje nga stadiumi i përfunduar e Vorës.

“Stadiumi i Vorës, një infrastrukturë e re që i shtohet futbollit shqiptar 🇦🇱 Ekipi i Vorës do të luajë për herë të parë ndeshjet në shtëpi në Superiore, një moment historik për klubin dhe qytetin.
Kjo arenë moderne jo vetëm që përmbush standardet e kampionatit kombëtar, por krijon edhe mundësinë që në të ardhmen të presë ndeshje kualifikuese të UEFA-s për klube.” shkruan Rama.

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve/ BIRN: Gjuha bullizuese, propagandë që synon të shmangë llogaridhënien për korrupsionin qeveritar

By: Ela
15 January 2026 at 09:16

Kryeministri Edi Rama e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një teknikë propagande që synon të shmangë llogaridhënien publike ndaj aferave korruptive të qeverisë së tij. Kryeministri Edi Rama përdori të mërkurën një koment të gazetares Klodiana Lala në profilin e saj në Facebook për ta sulmuar atë […]

The post Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve/ BIRN: Gjuha bullizuese, propagandë që synon të shmangë llogaridhënien për korrupsionin qeveritar appeared first on BoldNews.al.

Edi Rama fotoalbum nga Emiratet e Bashkuara: Vendosen piketa të reja bashkëpunimi mes dy vendeve

By: Rovena
15 January 2026 at 08:19

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga vizita e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e cilësuar atë si një mikpritje të paharrueshme. Përmes një fotoalbumi, Rama thekson se gjatë kësaj vizite u vendosën piketa të reja të bashkëpunimit kuptimplotë mes dy vendeve, një partneritet që sipas tij po forcohet dita-ditës.

“Dhe me FotoALBUMIN e një mikpritjeje të paharrueshme në Emiratet e Bashkuara, ku vendosëm piketa të reja të bashkëpunimit kuptimplotë që po forcohet dita-ditës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Rama mbledh grupin e PS, pasi u vendos data për çështjen e imunitetit të Ballukut

By: Elva
14 January 2026 at 21:59

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave. Mbledhja do të hapet me fjalën e kryeministrit dhe do të vijojë me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa më pas do të flasë kreu i grupit parlamentar Taulant Balla. Takimi vjen ndërkohë që […]

The post Rama mbledh grupin e PS, pasi u vendos data për çështjen e imunitetit të Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 14 January 2026Main stream

Si digjet, përmbytet dhe vidhet Shqipëria “pas krahëve” të Ramës

By: Elva
14 January 2026 at 20:43

Java që lamë pas ishte një tjetër provë e trishtë se sa i brishtë është ky vend dhe sa pak e mban shtetin në këmbë qeverisja e Ramës. Përmbytjet përfshirën shtëpi, biznese dhe rrugë, duke e kthyer Durrësin në një mini-Venecia të padëshiruar, ku mbi 80% e pjesës urbane u zhyt nën ujë. Fatkeqësisht, përveç […]

The post Si digjet, përmbytet dhe vidhet Shqipëria “pas krahëve” të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Skandali i AKSHI-t/ BE pezullon fondet për projektet dixhitale të qeverisë

By: Elva
14 January 2026 at 19:34

Vjedhjet e pandalshme të fondeve publike në Shqipëri i kanë hapur punë edhe Brukselit. Pas ndërprerjes të fondeve për fermerët, Bashkimi Europian ka vendosur të ngrijë financimet edhe për një tjetër komponent të rëndësishëm të ndihmës për Shqipërinë. Këtë herë bëhet fjalë për sektorin dixhital, por arsyeja është e njëjtë; korrupsioni. Tre burime të pavaruara […]

The post Skandali i AKSHI-t/ BE pezullon fondet për projektet dixhitale të qeverisë appeared first on BoldNews.al.

Bar dhe pellgje uji/ Panorama reale e parkut teknologjik imagjinar ”Durana”

By: Brisi
14 January 2026 at 18:07

Nëse pyet, gjen Stambollin, por nëse kërkon për Parkun “Durana” në Xhafzotaj të Durrësit, askush nuk të orienton saktë. Të gjithë ngrenë supet: “vallahi se dimë, çfarë është ky parku”?!. Në fund, vetëm një banor na drejton drejt vendit ku ndodhet teorikisht, pasi një nga miqtë e tij kishte pasur tokën aty, të cilët thotë […]

The post Bar dhe pellgje uji/ Panorama reale e parkut teknologjik imagjinar ”Durana” appeared first on BoldNews.al.

Rama sulmon gazetarët kritikë pas përmbytjeve

14 January 2026 at 17:32

Fill pas përmbytjeve dhe narrativës publike të krijuar së fundmi për menaxhimin e krizave, Kryeministri Edi Rama ka nisur një fushatë linçuese ndaj gazetarëve që kanë mbajtur qëndrime apo kanë ngritur pyetje ndaj qeverisë.

Një javë më parë, Kryeministri në një komunikim në rrjetet sociale, përmes disa fotove me mbetje plastike nga Shkozeti, u shpreh se hedhja e plehrave dhe shisheve plastike nga qytetarët në anë të rrugëve sollën situatën e përmbytjeve pasi ato bllokuan kanalet e kullimit.

Ky postim u shpërnda nga gazetarja Klodiana Lala, e cila ironizoi duke e adresuar problemin real te mos-menaxhimi i mbetjeve pavarësisht investimeve madhore te impiantet si inceneratori i Tiranës.

Kryeministri bëri një reagim pasues me gjuhë përçmuese dhe nuk adresonte asnjë shqetësim të Lalës.

“Një zëdhënës i opinionit publik, me një injorancë të theksuar, u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës është fajtor për shishet dhe qeset plastike që hidhen rrugëve dhe që përfundojnë duke bllokuar kanalet […]” replikoi Rama në X.

Ky komunikim i Kryeministrit ndaj gazetarëve ka nisur prej situatës së përmbytjeve në javën e parë të janarit, ku debati publik mbi qeverisjen dhe menaxhimin e krizave ishte rritur.

Në emisionin Opinion në TVKlan, drejtuesi dhe gazetari Blendi Fevziu deklaroi se kishte informacione për ministra që ishin në udhëtime private jashtë vendit, ndërsa në media paraqiteshin sikur ishin në punë.

Kjo bëri që Kryeministri të niste një fushatë linçuese ndaj Fevziut, duke u marrë edhe me jetën e tij personale dhe duke gjeneruar materiale vizuale me inteligjencë artificiale.

Gazetari Fevziu replikoi duke u shprehur kritik për komunikimin publik të ministrave në kohë krizash, duke shmangur konferencat për shtyp.

“Ministrat dhe drejtorët sfilonin në zonat e përmbytura, duke folur me vete përpara kamerave,” shkroi Fevziu duke theksuar se pamje të tilla ishin “shëmti morale” dhe “papërgjegjshmëri”.

Sipas Fevziut kjo qasje e ministrave vjen “nga impotenca e ideve, mungesa e karizmës dhe personaliteti i gjymtuar”. Por Kryeministri vijoi replikat me gazetarin duke përshkallëzuar më tej gjuhën.

Për këtë, kanë reaguar organizatat e medias, të cilat kanë dënuar situatën duke e konsideruar si shembull se si pushteti ushtrohet mbi median, përmes ekspozimit dhe intimidimit dhe jo përmes transparencës.

“[…] kritika ndaj pushtetit trajtohet si defekt moral i gazetarit dhe jo si pjesë e një debati legjitim publik”, u shpreh Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt në Shqipëri për rastin e gazetares Klodiana Lala.

Ndërsa për fushatën ndaj gazetarit Fevziu Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt deklaroi se “kur transparenca zëvendësohet me spektakël dhe kundërpërgjigjja me tallje, pushteti nuk ushtrohet për të informuar publikun, por për të disiplinuar ata që bëjnë pyetje”.

Sipas Rrjetit duke “disiplinuar” publikisht një gazetar që është përcaktues i rëndësishëm i axhendës publike në një treg mediatik të vogël, Kryeministri tregon se qasja dhe pozicioni institucional nuk ofron mbrojte nga presioni i pushtetit.

“Sinjali zbret poshtë: nëse një figurë qendrore e sistemit mediatik mund të ekspozohet ndaj talljes dhe delegjitimimit të vazhdueshëm, implikimet për gazetarët investigativë, mediat lokale, freelancerët dhe zërat më pak të mbrojtur janë të qarta”, u shpreh në deklaratë Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt.

Sipas Rrjetit të Gazetarëve të sigurt ky lloj presioni mbështetet në ekspozim dhe poshtërim duke lejuar që angazhimet formale për lirinë e shprehjes të mbeten në letër, ndërsa kufizimet informale të forcohen.

Në të njëjtën kohë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH). Sipas Asociacionit debati ngre një problem serioz mbi gjuhën dhe standardin e komunikimit institucional.

“Gazetarët kanë të drejtën dhe detyrimin të ngrenë pikëpyetje mbi politikat publike, përfshirë menaxhimin e mbetjeve, investimet publike dhe funksionimin real të projekteve të kushtueshme si inceneratorët. Në këtë kontekst, përgjigjja e Kryeministrit, e shoqëruar me gjuhë përçmuese, etiketime dhe ironizim personal, është e papranueshme për një funksionar të nivelit më të lartë shtetëror”, u shpreh Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Ata i bënë thirrje zyrtarëve publikë të jenë transparentë me mediat në situata të vështira për vendin.

“…duke organizuar konferenca për shtyp në mënyrë që gazetarët të kenë mundësinë të bëjnë pyetje shteruese ndaj këtyre problematikave”, përfundoi Asociacioni deklaratën e tij.

Lexoni gjithashtu:

The post Rama sulmon gazetarët kritikë pas përmbytjeve appeared first on Citizens.al.

Berisha, SPAK: Larg duart nga familja! Hetoni Kuvendin, por jo pasuritë e fëmijëve të mi

By: xhir jeta
14 January 2026 at 15:14

Hetimi i Rithemelimit nga Spak nuk e shqetëson aspak Sali Berishën.

“Është një hetim i mirëfilltë politik për Kuvendin e Rithemelimit, për të cilin unë nuk kam asnjë vërejtje. “- tha Berisha

Amnistimi qetësoi dhe lehtësoi Bardhin i cili erdhi në mbledhjen e doktorit me drejtuesit politik. Por për doktorin faji i mbetet kujt e spiunoi tek amerikanët. Si duket edhe për këtë ka zgjedhur të besojë Gazment Bardhin.

“Por di që në atë kohë, Lulzim Basha i dha Gabriel Eskobarit dhe Yuri Kim-it, një listë të bizneseve që po sponsorizonin Sali Berishën. Dhe ata filluan të therrasin një e nga një biznesmenë të cilët nuk kishin dhënë kurrë dhe nuk u kisha kërkuar kurrë një qindarkë. “- u shpreh ai.

Por nëse për PD. Doktori është i qetë, vija e tij e kuqe mbetet jo partia por familja. Aty SPAK e ka të ndaluar të afrohet.

“Ky hetim politik që bëhet nuk ka asnjë lidhje me asnjë hetim pasuror të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij. Por fakti që aty nuk kanë çfarë të hëtojnë dhe duan ta lidhin me diçka që të gënjejnë, kjo është e dënueshme. Dëshmon se ata bëjnë një hetim politik. Hetimi pasuror i Sali Berishës dhe fëmijëve të tij, është bërë me lupë, është finalizuar dhe është dërguar me kohë në gjykatë. “- shtoi Berisha.

Por nëse ka ndryshuar dicka tek doktori muajin e fundit është qasja ndaj SPAK. Me drejtues të ri, nuk ka ndryshuar vetëm emri por edhe besimi.

“Do të cojme cdo padi ccdo provë, pa diskutim. Altin Troplini i ka konservuar për ca kohë, por ato mbetën aty. Mos kujtojë Rama e Troplini do shpëtojnë qoftë nga inceneratori, qoftë nga Durana.”-tha ai./abcnews.al

Rama: Do t’i shesim energji Evropës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

14 January 2026 at 12:04


Kryeministri Edi Rama tha se përmes hidrocentraleve, synon të shesë energji të rinovueshme në shtetet e Bashkimit Evropian, përmes projektit të përbashkët me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ne kemi 100% energji të ripërtëritshme. Nuk kemi energji nga karburantet fosile. Ne varemi nga humori i Allahut. Kur Allahu qesh shumë dhe nuk qan, atëherë nuk kemi shi dhe duhet t’i drejtohemi importit. Vitet e fundit kemi investuar shumë në energji diellore dhe atë të erës”, tha Rama në fjalën e tij në panelin Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dabi.

“Plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të vitit 2028 do të jemi plotësisht sovran. Nuk do të blejmë më energji nga jashtë. Ndërkohë kemi edhe një bashkëpunim strategjik. Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë, të kemi një bashkëpunim trepalësh, të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri. Dr Sulltani, zoti e bekoftë, po synon që të mbërrijmë në 3 Giga dhe përmes kabullit ndërlidhës me Italinë, t’i shërbejmë Evropës me energji të gjelbër dhe sigurisht së bashku me miqtë tanë arabë të bëjmë para, për t’ia shitur pra Europës”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

Edi Rama përplaset me Klodiana Lalën: Hidhini plehrat ku të mundeni se fajin e ka inceneratori i Tiranës! Gazetarja: Janë vjedhur miliona, ti bën propagandë me ne…

By: V K
14 January 2026 at 13:15

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një polemikë në rrjetet sociale me gazetaren Klodiana Lala, për situatën e përmbytjeve në vend.

Pak ditë më parë, gazetarja Klodiana Lala, ka publikuar një reagim lidhur me statusin e Edi Ramës në X, ky i fundit shprehej se problem për përmbytjet ishte fakti se qytetarët hedhin mbeturinat në rrugë, c’ka sipas tij sjellin ‘taposjen” e grykave të kanaleve.

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…”, shkruante Rama në X, duke nxjerr disa foto nga Shkozeti.

 


Reagimi i Klodiana Lales per statusin e kryeministrit Rama

Por në reagimin e saj të 7 janarit, Klodiana Lala e ka quajtur Ramën si: “Mbreti lakuriq” dhe sipas saj, “Po te funksiononte inceneratori i Tiranes kete malin me plehra do e kishte djegur…”.

Në komentin e saj, Lala shtoi dhe: “(Milionat jane vjedhur e ti ben propagande me ne)”.

Por ditën e sotme, kreu i qeverisë, ka ripublikuar statusin e Klodiana Lalës, teksa shprehet se gazetarja “Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj i bie të rritet shumë kërkesa) u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë, e që me erën e pastaj me ujrat e lumenjve bëhen kapica të jashtëzakonshme e zbresin e bllokojnë rregullisht grykërrjedhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet…

PRA SIPAS TIJ/SAJ HIDHINI PLEHRAT KU TË MUNDENI SE FAJIN E KA INCENERATORI I TR”

Sipas kryeministrit:Normalisht një gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dizinformon, po lexon, informohet dhe informon, por fatkeqësisht lloji i parë shtohet e shtohet (tamam si prurjet e plastikës) në kanalet e informimit, ndërsa lloji i dytë pakësohet dhe publiku përmbytet përditë nga prurjet e urrejtjes, shpifjes e dizinformimit!

Kollaj, të urresh, shpifësh, dizinformosh është kollaj, sepse nuk ka nevojë të lexosh, të mësosh, të kuptosh të vërtetën e të jesh i drejtë dhe i mirëartikuluar, ndërsa e kundërta, uh, e kundërta ka punë e mund të madh!”, shprehet Rama.

 


Polemika e Kryeministrit me gazetaren Klodiana Lala

Reagimi i plotë i kryeministrit:

Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj i bie të rritet shumë kërkesa) u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë, e që me erën e pastaj me ujrat e lumenjve bëhen kapica të jashtëzakonshme e zbresin e bllokojnë rregullisht grykërrjedhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet…

PRA SIPAS TIJ/SAJ HIDHINI PLEHRAT KU TË MUNDENI SE FAJIN E KA INCENERATORI I TR!

Normalisht një gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dizinformon, po lexon, informohet dhe informon, por fatkeqësisht lloji i parë shtohet e shtohet (tamam si prurjet e plastikës) në kanalet e informimit, ndërsa lloji i dytë pakësohet dhe publiku përmbytet përditë nga prurjet e urrejtjes, shpifjes e dizinformimit!

Kollaj, të urresh, shpifësh, dizinformosh është kollaj, sepse nuk ka nevojë të lexosh, të mësosh, të kuptosh të vërtetën e të jesh i drejtë dhe i mirëartikuluar, ndërsa e kundërta, uh, e kundërta ka punë e mund të madh!

REAGIMI I KLODIANA LALËS:

O mbret (qe je lakuriq) po te funksiononte inceneratori i Tiranes kete malin me plehra do e kishte djegur… (Milionat jane vjedhur e ti ben propagande me ne)

REAGIMI I PARË

E I KRYEMINISTRIT RAMA NË X:

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…”.

The post Edi Rama përplaset me Klodiana Lalën: Hidhini plehrat ku të mundeni se fajin e ka inceneratori i Tiranës! Gazetarja: Janë vjedhur miliona, ti bën propagandë me ne… appeared first on Albeu.com.

Rama: Do i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do bëjmë para

By: Ela
14 January 2026 at 12:13

Pas “ëndrrave’ për pasaportën e BE, tashmë Edi Rama deklaron se, përmes hidrocentraleve, synon të shesë energji të rinovueshme në shtetet e Bashkimit Europian, përmes projektit të përbashkët me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai shprehet se së bashku me miqtë e tij arabë do të bëjnë para. “Ne kemi 100% energji të ripërtëritshme. […]

The post Rama: Do i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do bëjmë para appeared first on BoldNews.al.

“Paqja fiskale”: Amnistia shqiptare për bizneset konsiderohet e pabarabartë dhe e paqartë

14 January 2026 at 11:39

Ndoci, një pronar restoranti 60-vjeçar në veri të Shqipërisë, krenohet që bën gjithçka sipas ligjit, paguan faturat në kohë dhe mban punonjësit e tatimeve të kënaqur. Prandaj, kur Partia Socialiste në pushtet njoftoi vitin e kaluar se do të falë borxhet tatimore të bizneseve më të vjetra se një dekadë, Ndoci e pa këtë si […]

The post “Paqja fiskale”: Amnistia shqiptare për bizneset konsiderohet e pabarabartë dhe e paqartë appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

13 January 2026 at 20:38


TIRANË, 13 janar /ATSh/ Kryeministri Edi Rama mori pjesë në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili organizohet nën kujdesin e veçantë të presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Kreu i qeverisë ndau pamjet në rrjetet sociale nga pjesëmarrja në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Zayed”, të cilat nderojnë iniciativat humanitare të atyre që kontribuojnë në vendet në zhvillim.

Çmimet u akorduan për projekte dhe organizata që kanë punuar lidhur me përmirësimin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit të pijshëm, mbështetjen e ushqimit për komunitetet në nevojë si dhe për nisma që adresojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ndërkaq, kryeministrit Edi Rama iu akordua medalja “Zayed” nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan. Rama theksoi se ky është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar.

Kreu i Ekzekutivit ishte i pranishëm në këtë event me ftesë të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ky forum ndërkombëtar bën bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.

/m.q/r.e/a.f/

The post Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Stop korrupsioni”/ Lëvizja Bashkë njofton protestë para Kuvendit

By: Brisi
13 January 2026 at 20:58

Lëvizja Bashkë, ka njoftuar ditën e sotme mbajtjen e një proteste para Kuvendit, kundër qeverisë së Edi Ramës. Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i kësaj lëvizje, Arlind Qori, bën me dije se protesta do të mbahet ditën e hënë në orën 17:30 te Kuvendi ndërsa u ka bërë thirrje qytetarë për pjesmarrje masive. “Lëvizja […]

The post “Stop korrupsioni”/ Lëvizja Bashkë njofton protestë para Kuvendit appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama qëndron në pushtet se opozita nuk i ka dhënë drurin e duhur!

By: Brisi
13 January 2026 at 18:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi nga Lezha, në takimin e radhës në kuadër të turit të tij të Foltores, se opozita nuk i ka dhënë “drurin” e duhur qeverisë së Edi Ramës për ta larguar. Ai u shpreh se Rama ka treguar se është armik i vullnetit të lirë të shqiptarëve dhe qëndron […]

The post Berisha: Rama qëndron në pushtet se opozita nuk i ka dhënë drurin e duhur! appeared first on BoldNews.al.

Imuniteti i Ballukut/ Avokati: Standardi i dyfishtë me autorësi të Edi Ramës!

By: Brisi
13 January 2026 at 16:16

Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar në lidhje me zvarritjen që Kuvendi po i bën kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të mandatit të deputetes, Belinda Balluku, dhe arrestimin e saj. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjokutaj shkruan se me rastin e Belinda Ballukut po luhet një standard i dyfishtë, sipas tij, me urdhër […]

The post Imuniteti i Ballukut/ Avokati: Standardi i dyfishtë me autorësi të Edi Ramës! appeared first on BoldNews.al.

Qeveria merr mbrapsht koncesionin famëkeq të sterilizimit

13 January 2026 at 16:42

Qeveria është duke finalizuar shtetëzimin e koncesionit famëkeq të sterilizimit, dhjetë vjet pas nënshkrimit të kontratës që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 114 milionë euro dhe një proces gjyqësor kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe zyrtarëve të tjerë të lartë për veprat penale të vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës në kuadër të grupit […]

The post Qeveria merr mbrapsht koncesionin famëkeq të sterilizimit appeared first on Reporter.al.

Edi Rama mbetet pa fjalë në Abu Dhabi, Presidenti Al Nayan e nderon me medaljen më të lartë të Emirateve

By: M C
13 January 2026 at 16:35

Kryeministri Edi Rama është nderuar me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, Sheikut Zayed.

I surprizuar dhe i prekur nga nderimi që i është bërë, nga miku i tij, Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan, kryeministri thotë se medalja është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar.

Edi Rama e ka pranuar atë përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed Bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që i ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut.

Shënimi i kryeministrit Edi Rama:

“Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan.

Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, Sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed Bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët.”

The post Edi Rama mbetet pa fjalë në Abu Dhabi, Presidenti Al Nayan e nderon me medaljen më të lartë të Emirateve appeared first on Albeu.com.

Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe: Mirënjohje për mikun e madh të shqiptarëve

13 January 2026 at 15:58

Kryeministri Edi Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan.

Rama ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ndërsa shpreh falënderimet për nderimet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama;

Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i emirateve të bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan

Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të emirateve të bashkuara, sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed Bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët.

❌
❌