As Veliera, as tenderĂ«t publikĂ«, sâe shpĂ«tuan DurrĂ«sin nga pĂ«rmbytjet
DurrĂ«si u pĂ«rball sĂ«rish me pĂ«rmbytje tĂ« mĂ«dha, pavarĂ«sisht investimeve tĂ« shumta nĂ« emĂ«r tĂ« âmodernizimit urbanâ. âKryevepraâ e kĂ«tij transformimi, projekti âVelieraâ, u zhyt pĂ«r tĂ« disatĂ«n herĂ« nĂ«n ujĂ« bashkĂ« me qendrĂ«n e qytetit.
Reshjet e dendura bllokuan qarkullimin dhe ekspozuan dobësitë strukturore të menaxhimit të ujërave dhe planifikimit urban. Pjesa e poshtme e monumentit, e promovuar si atraksion arkitektonik, u kthye në një pishinë.
Ndryshe nga përmbytjet e 10-11 shtatorit 2025, ajo e datave 5-6 janar 2026, nuk pa ndonjë fatkeq që mbeti me makinë i zhytur nën ujë, megjithatë skenat e njerëzve që lundronin me kanoe bënë xhiron e rrjetit.
Përmbytjet e Durrësit prekën ish-Kënetën, Shkozetin dhe Currilat, duke dëmtuar qindra shtëpi, biznese dhe tokë bujqësore. Qytetarët raportuan dëme të përsëritura, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e rrjetit kullues.
Bashkia deklaroi se po punonte për stabilizimin e situatës. Por urbanistë dhe ekspertë paralajmëruan se sistemi i menaxhimit të ujërave ka dështuar në mënyrë strukturore.
NjĂ« dekadĂ« beton, âVelieraâ mbeti njĂ« pishinĂ«
âVelieraâ nisi tĂ« ndĂ«rtohej nĂ« vitin 2016. Zyrtarisht nuk ka pasur kurrĂ« njĂ« ceremoni pĂ«rurimi pavarĂ«sisht se tashmĂ« bĂ«hen rreth 10 vite nga punimet.

Fillimisht projekti u financua me 4.7 milionë euro dhe u zbatua nga bashkëpunimi i kompanive Fusha-Everest. Por kostot u shtuan dhe vlera mendohet të jetë rritur pasi janë kryer vazhdimisht investime të tjera.
Në një raportim të mëparshëm, në janar 2024, Bashkia Durrës konfirmoi për Citizens.al se kostoja kishte arritur 8.5 milionë euro.
Qytetarë, aktivistë dhe ekspertët të trashëgimisë kulturore e kundërshtuan projektin me protesta dhe padi gjyqësore duke theksuar se punimet dëmtonin zonën historike dhe shtresat arkeologjike.
Por pas 13 seancash gjyqësore, Gjykata Administrative pezulloi çështjen dhe në shkurt 2019, Gjykata e Apelit e mbylli përfundimisht atë duke i hapur rrugën përfundimit të projektit.
Më 22 prill 2021, çështja u kthye për hetim në Prokurorinë e Durrësit, por edhe pse parashikohej përfundimi i hetimeve brenda tre muajsh, ende nuk ka vendim përfundimtar për dëmet.
âBllokimi i kanaleve shkarkueseâ
Urbanisti Artan Kacani argumentoi me disa denoncime në rrjet se përmbytjet në Durrës shkaktohen kryesisht nga keqmenaxhimi i kanaleve kulluese. Ai u përqendrua kryesisht në zonën veriore të qytetit duke pretenduar për bllokimin e kanalit shkarkues në Porto-Romano.
Kacani analizon se duhet tĂ« jetĂ« mĂ« vete kanali i kullimit tĂ« kodrĂ«s, mĂ« vete hidrovori dhe njĂ«jtĂ« kanali i ShĂ«n Vlashit, e tĂ« trija duhet tĂ« kishin dalje nĂ« grykĂ«n e Porto â Romanos. Por sipas tij , koncesionari i portit MBM, qĂ« zotĂ«rohet nĂ« aksione shumice nga grupi Kastrati, ka devijuar kanalin kullues tĂ« kodrĂ«s.
âNuk mund tĂ« futet kanali i kullimit tĂ« kodrĂ«s nĂ«pĂ«r tuba privatĂ«,â tha Kacani pĂ«r Citizens.al
BanorĂ«t, sipas tij, kanĂ« improvizuar rrugĂ« alternative pĂ«r ta çuar ujin aty ku shkonte gjithmonĂ«, pasi bashkia i ka mbyllur kalimet e vjetra tĂ« ujit. Nga ana tjetĂ«r Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar njĂ« kanal betoni, i cili sipas Kacanit quhet âhidrovor i dytĂ«â. Por ai thekson se ky nuk funksionon si i tillĂ«.
âKanali betonit Ă«shtĂ« zgjidhja qe ka dhĂ«ne bashkia pĂ«r devijimin e ujit dhe institucionet pĂ«rkatĂ«se, e cilĂ«sojnĂ« si hidrovor tĂ« dytĂ«, qĂ« Ă«shtĂ« e pavĂ«rtetĂ«, sepse ka vetĂ«m njĂ« hidrovor funksional,â pĂ«rmbylli urbanisti.
Qëndrimi i Kacanit u mbështet nga Lëvizja Bashkë, e cila më vonë shpërndau në rrjet edhe një paraqitje grafike të hartës së supozuar nga ku shkaktohet përmbytja.
Grupi Kastrati mohoi të ketë pasur ndikim në situatën e përmbytjeve. Znj. Ornela Bego, Drejtore e Marketingut dhe Komunimit theksoi se nuk ka asnjë bllokim kanalesh dhe se porti nuk ka ndikuar asnjëherë te funksioni i tyre apo i hidrovorit.

âHidrovori ekzistues, dhe ai i vjetĂ«r, funksionojnĂ« krejtĂ«sisht nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur nga porti MBM. Funksioni i tyre nuk Ă«shtĂ« cenuar nĂ« asnjĂ« moment nga aktiviteti portual,â u shpreh Bego duke theksuar se kjo Ă«shtĂ« âlehtĂ«sisht e vĂ«rtetueshme nĂ« terrenâ.
Tenderi 20 milionë euro nuk i zgjidhi problemet
NĂ« nĂ«ntor 2021, Bashkia hapi tenderin âRehabilitimi i infrastrukturĂ«s sĂ« rrjetit nĂ« zonĂ«n Porto Romano-KĂ«netĂ«â. Projekti, pjesĂ« e programit tĂ« rindĂ«rtimit, kishte vlerĂ« rreth 20 milionĂ« euro dhe pĂ«rfshinte edhe sistemimin e rrjetit tĂ« ujĂ«rave tĂ« shiut.
Fitues u shpall një konsorcium me tre kompani: 2T-Vëllezërit Hysa-Adriatik. Megjithatë, përmbytjet e fundit tregojnë se rrjeti i ujërave të shiut duket të ketë mbetur i paplotë.
Citizens.al kërkoi koment nga Bashkia Durrës në lidhje me situatën dhe nëse ka pasur efekt nga investimet e fundit. Institucioni tha se përgjegjëse për situatën ishte struktura e Shtabit të Emergjencave, e cila ishte e paarritshme nga Citizens.al deri në botimin e artikullit.
Prof. Dr. Zydi Teqja, profesor i âArkitekturĂ«s sĂ« Peizazhitâ nĂ« Universitetin BujqĂ«sor tĂ« TiranĂ«s, kujtoi pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale se strategjitĂ« moderne tĂ« BE-sĂ« synojnĂ« tĂ« mbajnĂ« ujin nĂ« terren, ta ngadalĂ«sojnĂ« dhe ta shpĂ«rndajnĂ«. NĂ« DurrĂ«s, tha ai, uji tentohet tĂ« shtyhet me forcĂ« jashtĂ« qytetit.
Sipas tij, pĂ«rmbytja Ă«shtĂ« rikthim i natyrshĂ«m i njĂ« realiteti hidrologjik qĂ« planifikimi urban ka zgjedhur ta injorojĂ«. NĂ« njĂ« postim tjetĂ«r ai theksoi se kishte vite qĂ« shkruante pĂ«r pĂ«rmbytjet nĂ« ShqipĂ«ri dhe se kishte bĂ«rĂ« propozime nĂ« nivele tĂ« ndryshme tĂ« qeverisĂ«, por qĂ« âsi duket askush nuk do tâia dijĂ«â.
Ndërsa intensiteti i reshjeve ra të mërkurën, shumë qytetarë kërkuan ndihmë dhe dëmshpërblim. Të njëjtat kërkesa u dëgjuan edhe në qytete të tjera, ku banorët akuzojnë mungesën e reagimit shtetëror.
Lexoni gjithashtu:
- Përmbytjet nxjerrin në pah krizën me emergjencat dhe zhvillimin urban
- Shqipëria përballë krizave klimatike pa sistem të besueshëm monitorimi
- Shqipëria e pambrojtur mes flakëve
The post As Veliera, as tenderĂ«t publikĂ«, sâe shpĂ«tuan DurrĂ«sin nga pĂ«rmbytjet appeared first on Citizens.al.





