❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Propozimi i qeverisĂ«: “GazetarĂ« me regjistĂ«r dhe dekriminalizim i pjesshĂ«m i shpifjes”

Sot, përpara nisjes së seancës plenare, për miratimin e një pakete ndryshimesh ligjore në Kodin Penal, organizata të medias dhe të shoqërisë civile kundërshtuan propozimin që ofron një lloj dekriminalizimi të pjesshëm të shpifjes.

Shumica socialiste Ă«shtĂ« shprehur vazhdimisht se po punon pĂ«r pĂ«rshtatjen e njĂ« sĂ«rĂ« projektligjesh me direktivat evropiane, kjo nĂ«n qĂ«ndrimin “konform integrimit” tĂ« vendit nĂ« Bashkimin Evropian.

Një prej këtyre ndryshimeve është thënë të jetë dhe dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët. Konteksti penal i shpifjes dhe fyerjes është trajtuar prej vitesh si instrument presioni ndaj lirisë së shprehjes, gjë për të cilën shteti shqiptar është kritikuar vazhdimisht nga organizatat ndërkombëtare, të gazetarëve dhe shoqërisë civile.

KĂ«rkesa ka qenĂ« e njĂ«jtĂ«: dekriminalizim i plotĂ« i shpifjes. Por, me ndryshimet e propozuara nĂ« tetor 2025 – tĂ« dĂ«rguara nĂ« Kuvend pĂ«r miratim sot – qeveria ofron dekriminalizim tĂ« pjesshĂ«m dhe sinjalizon qartĂ« pĂ«r kufizim “me regjistĂ«r” tĂ« profesionit tĂ« gazetarit.

Paketa e dĂ«rguar nĂ« parlament parashikon pĂ«rjashtim penal vetĂ«m pĂ«r shpifjen. Ai vlen pĂ«r gazetarĂ« “tĂ« regjistruar dhe tĂ« njohur” teksa fyerja mbetet vepĂ«r penale si njĂ« rrugĂ« alternative pĂ«rndjekjeje dhe qĂ« ruan ende efektin frenues mbi shprehjen publike.

Sipas propozimit, (qĂ« ndryshon Nenin 120 pĂ«r Shpifjen): “NjĂ« gazetar i punĂ«suar ose i vetĂ«punĂ«suar, i regjistruar dhe i njohur si i tillĂ« nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi, [
] nuk mban pĂ«rgjegjĂ«si penale pĂ«r veprĂ«n e shpifjes [
] kur:

  • qĂ«llimi Ă«shtĂ« informimi i publikut mbi çështje me interes;
  • nĂ« momentin e publikimit, nuk ka [
] dijeni se informacionet faktike janĂ« tĂ« rreme dhe ka bĂ«rĂ« pĂ«rpjekje tĂ« arsyeshme pĂ«r tĂ« verifikuar saktĂ«sinĂ« e tyre;
  • pasi tĂ« jetĂ« informuar [
] se informacionet janĂ« haptazi tĂ« rreme [
], ai vepron pa vonesĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« pĂ«rgĂ«njeshtrim ose sqarim;

PavarĂ«sisht “dĂ«shirĂ«s sĂ« mirĂ«â€ siç e kanĂ« cilĂ«suar vetĂ« organizatat e medias dhe shoqĂ«risĂ« civile pĂ«rpjekjen pĂ«r mbrojtjen e gazetarĂ«ve nga shpifja, propozimi ka ngritur shqetĂ«sime serioze. Organizatat e kundĂ«rshtojnĂ« dekriminalizimin e pjesshĂ«m dhe tĂ« kushtĂ«zuar tĂ« shpifjes.

ÇfarĂ« kĂ«rkojnĂ« organizatat?

Dispozita qĂ« synon mbrojtjen e gazetarĂ«ve nga shpifja, u miratua fillimisht nga Komisioni parlamentar pĂ«r Çështjet Ligjore dhe AdministratĂ«n Publike mĂ« 21 janar.

“Ne i njohim dhe i vlerĂ«sojmĂ« hapat pozitivĂ« tĂ« ndĂ«rmarrĂ« deri tani, megjithatĂ« teksti qĂ« pritet tĂ« votohet nuk e realizon dekriminalizimin e plotĂ«â€ tha gjatĂ« njĂ« deklarate pĂ«rpara Kuvendit, drejtuesja e QendrĂ«s pĂ«r ShkencĂ« dhe Inovacion pĂ«r Zhvillim (SciDev), Blerjana Bino.

Sipas saj, liria e shprehjes duhet të mbrohet për shkak të funksionit që i shërben interesit publik dhe jo për shkak të statusit profesional të folësit.

Dispozita e propozuara, pretendon se mbrojtja do t’i sigurohet vetĂ«m gazetarĂ«ve tĂ« regjistruar apo tĂ« akredituar nga njĂ« strukturĂ«, e cila ende nuk dihet se nga kush do tĂ« pĂ«rfaqĂ«sohet. Gjithashtu fyerja mbetet vepĂ«r penale, e cila shpesh pĂ«rdoret edhe si instrument pĂ«r tĂ« intimiduar, sulmuar dhe heshtur gazetarĂ«t.

Në kritikën e saj, Bino vijoi më tej se Shqipëria nuk ka dhe nuk duhet të ketë një sistem regjistrimi të gazetarëve. Sipas saj kjo praktikë krijon pasiguri juridike dhe rrezikon të hapë rrugën për mekanizma kontrolli mbi gazetarinë, në kundërshtim me parimet themelore të lirisë dhe pavarësisë së medias.

E së treti, sipas deklaratës së mbajtur nga drejtuesja e SciDev, kjo nisëm përjashton aktorë të tjerë të rëndësishëm të interesit publik: organizata të shoqërisë civile, aktivistë, studiues, sinjalizues dhe qytetarë, të cilët luajnë një rol thelbësor në debatin dhe sistemin demokratik ku shpesh përballen me presione ligjore që kanë efekt frenues mbi shprehjen e lirë.

VetĂ« organizatat e medias dhe shoqĂ«risĂ« civile kanĂ« qenĂ« pjesĂ« e vazhdueshme e tryezave dhe konsultimeve pĂ«rpara publikimit zyrtarĂ« tĂ« kĂ«saj iniciative nga Komsioni ParlamentarĂ«, por dhe njĂ« herĂ« ata u ndjenĂ« “tĂ« prerĂ« nĂ« besĂ«â€.

“PavarĂ«sisht konsultimit qĂ« ne i bĂ«jmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme, mazhoranca Ă«shtĂ« e aftĂ« qĂ« brenda ditĂ«s, tĂ« ndryshojĂ« mendim,” tha me zhgĂ«njim Isa Myzyraj, drejtues i Asociacioni tĂ« GazetarĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Mbi këtë nisëm kanë reaguar edhe ekspertë e gazetarë të tjerë në hapësirën online.

“Nuk njoh asnjĂ« koleg profesionist qe Ă«shtĂ« ndjere i frikĂ«suar nga shpifja ne versionin aktual nĂ« Kodin Penal, ndĂ«rsa mbi amendimin e ri, ai e kriminalizon rĂ«ndĂ« shpifjen nĂ« emĂ«r tĂ« dekriminalizimit,” Ă«shtĂ« shprehur eksperti i komunikimit, Elvin Luku.

Për çështjen u shpreh edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila është kryetare e Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Sipas saj, Kodi Penal do të përdoret nga qeveria si kërcënim ndaj gazetarëve dhe fjalës së lirë.

“Qeveria vendosi qĂ« Nenin 119, pra fyerjen, tĂ« mos e prekĂ«. NdĂ«rkohĂ« qĂ« Neni 120 ta prekĂ« pjesĂ«risht dhe tĂ« pĂ«rcaktojĂ« grupin e individĂ«ve qĂ« do tĂ« jenĂ« jashtĂ« veprave tĂ« Kodit, pra jashtĂ« kĂ«rcĂ«nimit me burg”, tha Tabaku.

Rishikimin e  kuadrit penal që lidhet me shpifjen, e kanë kërkuar edhe me anë të një letre të hapur 18 organizata të shoqërisë civile.

The post Propozimi i qeverisĂ«: “GazetarĂ« me regjistĂ«r dhe dekriminalizim i pjesshĂ«m i shpifjes” appeared first on Citizens.al.

18 organizata kërkojnë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes

18 organizata të shoqërisë civile kërkojnë rishikim të kuadrit penal që lidhet me shpifjen, duke kërkuar dekriminalizim të plotë dhe mbrojtje të barabartë të lirisë së shprehjes për të gjithë individët.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t organizatat vlerĂ«suan nismĂ«n parlamentare qĂ« synon shfuqizimin e plotĂ« tĂ« neneve 119 dhe 120 tĂ« Kodit Penal, njĂ« proces i shoqĂ«ruar edhe me konsultim publik, ku shoqĂ«ria civile u angazhua nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive. Por shprehĂ«n tĂ« keqardhur se teksti i miratuar mĂ« 21 janar nĂ« Komisionin pĂ«r Çështjet Ligjore dhe AdministratĂ«n Publike nuk arrin tĂ« realizojĂ« dekriminalizimin e plotĂ« tĂ« shpifjes dhe fyerjes.

“Kjo qasje devijon nga objektivi fillestar i procesit konsultativ dhe nuk Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me rekomandimet e kahershme tĂ« shoqĂ«risĂ« civile dhe komunitetit tĂ« gazetarĂ«ve” – citohet nĂ« deklaratĂ«.

Organizatat theksojnë se mbrojtja duhet të lidhet me natyrën e shprehjes dhe interesin publik që ajo i shërben, dhe jo me statusin profesional të folësit.

“Versioni i miratuar nĂ« Komision dhe qĂ« pritet tĂ« miratohet nĂ« SeancĂ« Plenare sĂ« shpejti, pĂ«rfshin megjithatĂ« disa elemente qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« hapa pĂ«rpara” – vijon deklarata.

Ndryshimet pranojnë se raportimi që bëhet për interesin publik dhe me mirëbesim nuk duhet të dënohet penalisht. Ato parashikojnë gjithashtu disa masa mbrojtëse, si përpjekja për të verifikuar informacionin, mundësia për ta sqaruar ose përgënjeshtruar atë dhe dallimi i qartë mes fakteve dhe opinioneve.

Sipas shoqërisë civile, dekriminalizimi i pjesshëm i shpifjes rrezikon të mbetet i pazbatueshëm në praktikë. Së pari, ndryshimi lidhet vetëm me shpifjen, ndërkohë që fyerja (Neni 119 i Kodit Penal) mbetet vepër penale, duke krijuar rrezikun që rastet e shpifjes të paraqiten dhe të trajtohen përmes nenit të fyerjes.

SĂ« dyti, pĂ«rjashtimi nga pĂ«rgjegjĂ«sia penale kufizohet vetĂ«m pĂ«r gazetarĂ«t “e regjistruar dhe tĂ« njohur”, nĂ« njĂ« kontekst ku ShqipĂ«ria nuk ka dhe nuk duhet tĂ« ketĂ« njĂ« sistem regjistrimi tĂ« gazetarĂ«ve, pasi kjo do tĂ« binte ndesh me standardet evropiane tĂ« lirisĂ« sĂ« shprehjes.

Për më tepër, organizatat joqeveritare, aktivistët, studiuesit, sinjalizuesit dhe qytetarët e zakonshëm nuk përfitojnë nga këto ndryshime, ndonëse ata shpesh përballen me padi dhe presione ligjore që kanë efekt kufizues mbi lirinë e shprehjes.

Për këto arsye, kërkesa e shoqërisë civile mbetet e qartë dhe e përsëritur: Kuvendi i Shqipërisë duhet të ndërmarrë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes për të gjithë individët, duke e lidhur mbrojtjen ligjore me shprehjen në interes publik dhe mirëbesimin, dhe jo me statusin profesional.

“NjĂ« reformĂ« e tillĂ« Ă«shtĂ« e domosdoshme pĂ«r pĂ«rputhjen me standardet e Bashkimit Evropian dhe tĂ« KĂ«shillit tĂ« EuropĂ«s dhe pĂ«r garantimin real tĂ« lirisĂ« sĂ« shprehjes si e drejtĂ« themelore nĂ« njĂ« shoqĂ«ri demokratike” –pĂ«rmbyll deklarata.

The post 18 organizata kërkojnë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes appeared first on Citizens.al.

Kushtetuesja dëgjon palët për çështjen Balluku, pritet vendimi

Gjatë seancës që zgjati rreth pesë orë, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimin e kryeministrit Edi Rama për pezullimin nga detyra të zv. Kryeministres Belinda Balluku.

Pas paraqitjes së pretendimit të palëve: Këshilli i Ministrave dhe SPAK, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të shpallur vendimin.

Gjykata pritet të vendosë brenda 30 ditëve lidhur me ligjshmërinë e pezullimit të Belinda Ballukut nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Balluku dhe disa ish-drejtues të ARRSH-së u akuzuan se kanë shkelur ligjin për tenderat si Tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Jashtme e Tiranës, me vlerë 210 milionë euro, për të favorizuar kompani të caktuara. GJKKO e pezulloi zv. Kreyministren nga detyra më 20 nëntor, por Kushtetuesja e riktheu në detyrë pak ditë më pas.

Përplasja midis palëve

Qeveria pretendon se ka një konflikt kompetencash, duke vënë në pikëpyetje faktin nëse a ka apo jo kompetencë Gjykata e Posaçme të pezullojë nga detyra një anëtar qeverie. Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Eriola Shia tha se vendimi i GJKKO-së ishte një ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv. Ajo analizoi se GJKKO duke pezulluar ministrin nga detyra, ka pezulluar vendimmarrjen jo vetëm brenda ministrisë përkatëse, por edhe vendimmarrjen e Këshillit të Ministrave në atë fushë.

“Prokuroria e Posaçme pretendon se aktet qĂ« nuk propozon dot mĂ« ministri, tashmĂ« mund ti propozojĂ« Kryeministri. Ky argument nuk qĂ«ndron sepse Kryeministri propozon vetĂ«m akte qĂ« nuk i pĂ«rkasin fushĂ«s sĂ« asnjĂ« ministrie tjetĂ«r dhe qĂ« i janĂ« dhĂ«nĂ« atij shprehimisht si detyra me ligj tĂ« posaçëm” – u shpreh Shia gjatĂ« seancĂ«s.

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi e ka mohuar mbivendosjen e kompetencave, duke shtruar argumentin se se çdo organ ka kompetencat e veta.

“ËshtĂ« fakt qĂ« masa ndaluese prek vetĂ«m individin dhe nuk ndalon funksionimin e institucionit ashtu siç lejon Kushtetuta pĂ«r rastet e mungesĂ«s sĂ« pĂ«rkohshme tĂ« ministrit. Masat e pezullimit kanĂ« natyrĂ« tĂ« pĂ«rkohshme dhe janĂ« tĂ« nevojshme pĂ«r tĂ« siguruar vijimin e hetimit penal dhe nuk shkaktojnĂ« pasoja tĂ« pariparueshme” – tha gjatĂ« seancĂ«s Prençi.

NdĂ«rsa Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko deklaroi se nĂ«se e hetuara, zv.kryeministria Balluku do tĂ« vijonte nĂ« detyrĂ«, do tĂ« kishte njĂ« potencial tĂ« lartĂ« “pĂ«r tĂ« helmuar provat”.

SPAK theksoi se masa është marrë ndaj individit dhe jo ndaj funksionit, duke ndikuar kështu si në rolin e zv. Kryeministres, ashtu edhe në atë të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës.

SPAK replikoi ndaj pretendimeve të qeverisë për pikën 3 të nenit 103 të Kushtetutës, duke thënë se vendimi i GJKKO-së në asnjë rast nuk cenon imunitetin e saj si deputete.

“Ky pretendim Ă«shtĂ« i pabazĂ«, kĂ«rkuesi tenton tĂ« barazojĂ« funksionin legjislativ tĂ« deputetit me funksionin ekzekutiv tĂ« ministrit. Kushtetuta nuk e parashikon, mandati i deputetit dhe ministrit nuk krijojnĂ« njĂ« status tĂ« vetĂ«m juridik”- tha prokurori i SPAK.

Protesta e PartisĂ« “MundĂ«sia”

GjatĂ« nisjes sĂ« seancĂ«s sĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, Partia “MundĂ«sia” protestoi nĂ« “mbĂ«shtetje tĂ« drejtĂ«sisĂ« dhe kundĂ«r korrupsionit”. Kryetari partisĂ«, Agron Shehaj hyri brenda institucionit pĂ«r tĂ« dorĂ«zuar njĂ« peticion tĂ« firmosur nga 20 mijĂ« qytetarĂ«. Sipas tij kĂ«to firma janĂ« nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« drejtĂ«sisĂ«.

“Do shkojmĂ« nĂ« 100 mijĂ« firma dhe kĂ«to do tĂ« shkojnĂ« nĂ« Kongresin Amerikan” – tha Shehaj.

I pyetur nga Citizens.al se pse po i drejtohet institucioneve amerikane, ai sqaroi se reforma në drejtësi ka ndodhur vetëm falë mbështetjes së ndërkombëtarëve dhe ata janë garantuesit e vetëm të drejtësisë.

Deputeti Erald Kapri listoi korrupsionin si faktor kryesor të emigrimit të mijëra shqiptarëve në dekadën e fundit. Ai theksoi se nëse ne nuk e luftojmë këtë fenomen, duke vendosur një standard, e ardhmja e secilit është e rrezikuar.

“Çdo njeri me pushtet, nĂ« momentin qĂ« kapet duke vjedhur, minimalisht duhet tĂ« largohet. Kjo Ă«shtĂ« Evropa ku ne duam tĂ« shkojmĂ«!” – nĂ«nvizoi Kapri.

PĂ«rfaqĂ«suesja e partisĂ« “MundĂ«sia” Barbara Doda tha se çdo njeri i korruptuar, nuk mund tĂ« na drejtojĂ« dhe nuk mund tĂ« mbajnĂ« mĂ« peng vendin tonĂ«.

Kjo nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« partia “MundĂ«sia” proteston ndaj procesit hetimor tĂ« numrit dy tĂ« qeverisĂ«. NgjashĂ«m ndaj zv.kryeministres ka protestuar edhe “LĂ«vizja BashkĂ«â€ me thirrje “DorĂ«zoni BelindĂ«n”, “Rama dhe Balluku na vodhĂ«n festat” etj.

The post Kushtetuesja dëgjon palët për çështjen Balluku, pritet vendimi appeared first on Citizens.al.

Punë e pasigurt dhe paga të ulëta: Realiteti i punonjësve të shoqërisë civile në Shqipëri

23% e punonjësve të organizatave të shoqërisë civile nuk e shohin veten në sektor pas pesë vitesh dhe pavarësisht paragjykimeve, pagesat e tyre variojnë nga 40 deri në 80 mijë lekë.

KĂ«to janĂ« disa nga tĂ« dhĂ«nat e publikimit “Kushtet e PunĂ«s nĂ« Sektorin e ShoqĂ«risĂ« Civile nĂ« ShqipĂ«ri”, qĂ« u prezantua gjatĂ« njĂ« tryeze diskutimi tĂ« organizuar nga Rrjeti i ProfesionistĂ«ve tĂ« Rinj.

Të dhënat e një pyetësori me mbi 50 intervista me punonjës të këtij sektori u analizuan nga dy ekspertët, Inva Koçiaj, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë dhe Edison Hoxha nga Qendra për të Drejtat e Punës.

“TĂ« mbingarkuar dhe me kontrata me afat tĂ« caktuar”

80% e fuqisë punëtore të Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC-ve) janë vajza dhe gra, ku ndër pozicionet kyçe dallohen koordinatore projektesh, role menaxheriale etj.

Vetëm 33% e të intervistuarve pohuan se kanë një kontratë me afat të pacaktuar, ndërsa 58% e tyre janë me kontrata me afat të caktuar.

“Shpesh herĂ«, pĂ«r mungesĂ« tĂ« burimeve njerĂ«zore, njĂ« punonjĂ«s Ă«shtĂ« i detyruar tĂ« kryejĂ« disa funksione nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«; duke tejkaluar kohĂ«n e rregullt dhe pĂ«rshkrimin e punĂ«s”, tha Inva Koçiaj,  dukeshtuar se pasiguria pĂ«r vendin e punĂ«s sjell ngarkesĂ« emocionale.  

Sipas anketimit 77% e të intervistuarve tregojnë se janë të mbingarkuar në punë, ndërsa 12% e tyre punojnë më shumë se tetë orë në ditë.

Përmirësimi i kuadrit ligjor, lehtësirat fiskale dhe forcimi i zbatimit të Kodit të Punës për shoqërinë civile, janë ndër sugjerimet kryesore të këtij publikimi.

Edison Hoxha solli shembullin e praktikave të mira evropiane, ku OSHC-të mbështeten me pagesën e sigurimeve shoqërore nga ana e shtetit, apo dhe të pagës minimale.

“Pse jo ambientet qĂ« sekuestrohen nga krimi i organizuar, qĂ« janĂ« ambiente publike, t’ju ofrohen shoqĂ«risĂ« civile, aty ku Ă«shtĂ« e mundur?”, ngriti pyetjen Hoxha.

“Kemi filluar tĂ« flasim pĂ«r veten tonĂ«â€

Rigers Xhemollari tha se shpesh ka qenë në takime ku shoqëria civile ka bërë analiza për të drejtat në punë për sektorë të ndryshëm, por jo për veten e saj.

“ËshtĂ« njĂ« arritje qĂ« kemi filluar tĂ« flasim pĂ«r veten tonĂ«! PavarĂ«sisht se sektori po kalon njĂ« traumĂ« pĂ«r shkak tĂ« reduktimit tĂ« fondeve, nuk e shoh njĂ« mjedis negativ ku individi tĂ« zhvillohet nĂ« shoqĂ«ri”, shtoi Xhemollari.

Ira Topalli nga Këshilli Kombëtar i Shoqërisë Civile solli shembullin si OSHC-të u trajtuan gjatë  periudhës së pandemisë Covid-19.

“Shteti na tha ju keni fonde, keni donatorĂ«, nuk ka asnjĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r ju”, theksoi Topalli.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda tha se ka trajtuar ankesa që kanë ardhur nga ky sektor, kryesisht për ndërprerje të marrëdhënies së punës, para se kontrata me afat të mbaronte.

“MĂ« vjen mirĂ« qĂ« ka shumĂ« tĂ« rinj tĂ« angazhuar, por ka kaq shumĂ« kontrata tĂ« pĂ«rkohshme. Nuk ka ndoshta njĂ« kĂ«mbĂ«ngulje tĂ« madhe pĂ«r vazhdimĂ«sinĂ« e produktit tĂ« projektit, jo projektit nĂ« vetvete”, tha Gajda.

Ai theksoi se sektori nuk duhe ta shohë shtetin si donator të organizatave, pasi shteti ka administratën e tij.

“PĂ«r garantimin e tĂ« drejtave, organizatat duhet tĂ« jenĂ« model, nuk mund tĂ« çedojnĂ«, sepse i kthehet nĂ« degjitimlitet tĂ« vetes sĂ« tyre; nĂ«se ti lufton pĂ«r tĂ« drejtat, nuk mund tĂ« jesh ti i pari qĂ« i shkel ato”, pĂ«rmbylli Komisioneri.

The post Punë e pasigurt dhe paga të ulëta: Realiteti i punonjësve të shoqërisë civile në Shqipëri appeared first on Citizens.al.

“KundĂ«r hajdutĂ«risĂ«â€, protesta e tretĂ« e “ShqipĂ«ria BĂ«het”

AktivistĂ« tĂ« partisĂ« “ShqipĂ«ria BĂ«het” mbajtĂ«n tĂ« shtunĂ«n protestĂ«n e tretĂ« pĂ«rpara kryeministrisĂ«. Ata i bĂ«nĂ« thirrje qytetarĂ«ve tĂ« bashkohen “kundĂ«r hajdutĂ«risĂ«â€. Protesta nisi me dĂ«gjimin dhe kĂ«ndimin e himnit kombĂ«tar.

“Edi Rama o hajdut, o hajdut”, ishin brohorimat kryesore tĂ« turmĂ«s drejtuar zyrĂ«s sĂ« kryeministrit.

“Ky Ă«shtĂ« vlerĂ«simi i qytetarĂ«ve pĂ«r drejtuesin kontemporan, evropian, euro – atlantik tĂ« ShqipĂ«risĂ«, qĂ« pretendon tĂ« kthehet nĂ« lider global”, tha Lapaj.

QĂ« nga dita e parĂ« kur e nisi protestĂ«n, vetĂ«m “me njĂ« karrige”, kryetari i kĂ«saj partie, ka artikuluar njĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« pandryshueshme, dorĂ«heqjen e Kryeministrit. GjatĂ« protestĂ«s, Lapaj kritikoi tentativat e njĂ«pasnjĂ«shme tĂ« forcave policore pĂ«r tĂ« intimiduar protestuesit qĂ« tĂ« ndalin rezistencĂ«n.

“Dhunoi, arrestoi, shoqĂ«roi dhunshĂ«m  13 qytetarĂ« tĂ« lirĂ«, ndĂ«r tĂ« cilĂ«t Ergys Lanaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Edi Haklaj” – theksoi Adriatik Lapaj.

NĂ« podiumin ku shkruhej “Bashkohu nĂ« ProtestĂ«â€ u ngjitĂ«n dhe aktivistĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« cilĂ«t folĂ«n pĂ«r probleme tĂ« shoqĂ«risĂ« nĂ« ikje, mjedisit, korrupsionit etj.

“PrindĂ«rit shqiptarĂ« nuk jetuan pĂ«r veten e tyre, por pĂ«r ne. Sigurisht u prenĂ« nĂ« besĂ« nga ata qĂ« e kanĂ« marrĂ« peng kĂ«tĂ« vend . MirĂ«po ju a nuk mendoni se ka ardhur koha qĂ« tĂ« faktojmĂ« nĂ« shesh se sakrificat e tyre nuk shkuan dĂ«m” – tha gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« saj Najada Kambo.

Erjon Selmani ngriti zërin për shkrirjen e shërbimit pyjor shqiptar. Ai u shpreh se kjo solli papunësi te shumë specialistë që kanë shërbyer për vite me radhë për natyrën shqiptare.

“PĂ«rmbytjet nuk janĂ« thjesht vepĂ«r e natyrĂ«s, por janĂ« vendime tĂ« gabuara qĂ« ka marrĂ« ky sistem” – pohoi Selmani.

Protesta u mbështet dhe nga grupime qytstarësh si komuniteti durrsak që po proteston kundër projektit TID Durrës.

“NjĂ« burracak qĂ« lufton kundĂ«r njĂ« plasmasi” – ju referua Lapaj pĂ«rpjekjeve tĂ« kryeministrit pĂ«r tĂ« heshtur zĂ«rat e mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« tij. Ai tha se as temperaturat e ulĂ«ta dhe as dhuna policore nuk do sjellin fundin e kĂ«saj nisme tĂ« ndĂ«rmarrĂ« qĂ« prej 8 Dhjetorit.

Citizens ka analizuar më parë se përpjekja për ta shuar me forcë protestën është joligjore.

Avokati Genti Sejrani tha se motivet e forcave të rendit për të hequr çadrën janë të pavlefshme.

Sipas tij, policia kishte alternativa ligjore për menaxhimin e situatës. Devijimi i përkohshëm i qarkullimit ishte një prej tyre.

“Mund tĂ« vendosnin qoftĂ« dhe njĂ« polic gjatĂ« ditĂ«s, ose natĂ«s pĂ«r tĂ« orientuar kalimin e automjeteve,” – ka komentuar avokati mĂ« herĂ«t.

The post “KundĂ«r hajdutĂ«risĂ«â€, protesta e tretĂ« e “ShqipĂ«ria BĂ«het” appeared first on Citizens.al.

RTSH larg transparencës dhe përdorimit etik të Inteligjencës Artificiale

Radio Televizioni Shqiptarë (RTSH) është vlerësuar mbi mesataren, por me boshllëqe domethënëse për përdorimin etik të inteligjencës artificiale dhe transparencën institucionale. 60 nga 100 pikë ka qenë vlerësimi që i është dhënë Televizionit Publik Shqiptar, nga një raport i cili ka monitoruar shtatë transmetues publik në Ballkanin Perëndimor.

PikĂ«zimi qĂ« ka pĂ«rdorur “NarativAI” nxjerr nĂ« pah sa shpejt po pĂ«rshtaten mediat publike nĂ« rajon me transformimet e menjĂ«hershme qĂ« ka sjellĂ« Inteligjenca Artificiale nĂ« raportim, ndryshimin e algoritmeve dhe manipulimin digjital.

Më të vlerësuarit në rajon janë BHRT i Bosnje-Hercegovinës dhe RTK i Kosovës, me nga 65 pikë, ndërsa në fund të renditjes qëndrojnë MRTV e Maqedonisë së Veriut dhe HRT e Kroacisë, me nga 50 pikë.

RTSH e Shqipërisë dhe RTCG e Malit të Zi renditen në nivel të mesëm me 60 pikë, duke reflektuar mangësi në transparencë dhe në politikat për inteligjencën artificiale.

Transparencë e kufizuar në RTSH

Në aspektin e transparencës, RTSH ka marrë vetëm 25 nga 50 pikë. Ndërsa në fushën e inteligjencës artificiale, RTSH vlerësohet disi më mirë, me 35 nga 50 pikë.

Raporti shpjegon se monitoruesit kanĂ« tentuar mĂ« shumĂ« se 20 herĂ« pĂ«r tĂ« aksesuar Kodin e EtikĂ«s, nĂ« seksionin e “TransparencĂ«s” nĂ« uebin online tĂ« televizionit, por ka qenĂ« e pamundur.

“Kodi u sigurua pĂ«rfundimisht pĂ«rmes faqeve tĂ« palĂ«ve tĂ« treta qĂ« monitorojnĂ« median dhe gazetarinĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, dhe jo pĂ«rmes vetĂ« faqes sĂ« internetit tĂ« RTSH-sĂ«â€, citohet nĂ« pĂ«rmbledhjen e publikuar.

Kodi i Etikës i RTSH-së u miratua më 23 nëntor 2016 dhe është një nga dokumentet etike më të gjata në rajon, me gjithsej 55 faqe. Pavarësisht nivelit të detajimit, Kodi nuk është përditësuar për të përfshirë referenca ndaj inteligjencës artificiale, algoritmeve apo medias sintetike, kështu që nuk ka rregulla për përdorimin etik të AI-së në prodhim, verifikim apo vendimmarrje editoriale.

Kodi përfshin rregulla digjitale, duke kërkuar verifikimin e informacionit nga burime jozyrtare para publikimit dhe kontrollimin e fakteve përpara shpërndarjes online. Gjithashtu punonjësve të televizionit nuk u lejohet që të postojnë opinione që dëmtojnë RTSH-në dhe duhet të tregojnë kur postimet janë personale.

“Edhe pse kĂ«to elemente digjitale janĂ« tĂ« vlefshme, ato nuk janĂ« tĂ« mjaftueshme dhe nuk zĂ«vendĂ«sojnĂ« nevojĂ«n pĂ«r standarde moderne mbi inteligjencĂ«n artificiale, algoritmet ose verifikimin e medias sintetike”, thekson raporti.

Por pikëzimi relativisht i lartë i RTSH-së për gatishmërinë digjitale/AI vjen kryesisht nga rregullat strikte kundër manipulimit teknologjik dhe verifikimit online, jo nga përdorimi i vërtetë i inteligjencës artificiale.

Raporti e paraqet RTSH-në si një institucion që nuk është ndër më problematikët në rajon, por që mbetet larg standardeve më të avancuara të transparencës dhe inovacionit etik. Për të forcuar rolin e tij si transmetues publik, raporti sugjeron nevojën për më shumë hapje ndaj publikut, publikim të qartë të dokumenteve kyçe dhe hartim të politikave të posaçme për përdorimin e inteligjencës artificiale.

Sipas rekomandimeve tĂ« “NarativAI” RTSH duhet tĂ« bĂ«jĂ« tĂ« aksesueshĂ«m Kodine e EtikĂ«s nĂ« seksionin e TransparencĂ«s. Ky kod duhet tĂ« pĂ«rditĂ«sohet pĂ«r tĂ« pĂ«rfshirĂ« standarde moderne pĂ«r inteligjencĂ«n artificiale, algoritmet dhe median sintetike, si dhe tĂ« forcojĂ« rregullat pĂ«r verifikimin e informacionit online. Gjithashtu duhet tĂ« krijojĂ« njĂ« politikĂ« pĂ«r pĂ«rdorimin e inteligjencĂ«s artificiale qĂ« tregon qartĂ« se çfarĂ« pĂ«rdorimesh janĂ« tĂ« lejueshme, tĂ« kufizuara dhe tĂ« ndaluara nĂ« prodhim dhe punĂ« editoriale.

Citizens ka raportuar në vazhdimësi për procesin e zgjedhjes të drejtuesve të televizionit publik, por edhe krizën financiare në këtë institucion, ngërç i cili ka sjellë që dhjetëra gazetarë e bashkëpunëtorë të mbesin pa paga.

The post RTSH larg transparencës dhe përdorimit etik të Inteligjencës Artificiale appeared first on Citizens.al.

Banorët e ish-Kënetës: Përmbytje të përsëritura, dëme të pambuluara

“DĂ«met kalojnĂ« mbi 15 milionĂ« lekĂ«. Hajde shikoji vetĂ« dhe le t’i vlerĂ«sojĂ« kush tĂ« dojĂ«.” KĂ«shtu e pĂ«rshkruan situatĂ«n Aurel Mrroku, banor i ish-KĂ«netĂ«s nĂ« DurrĂ«s, i zhvendosur aty prej mĂ« shumĂ« se 30 vitesh.

Edhe pse ka kaluar një javë nga reshjet e dendura që përmbytën disa zona të vendit, situata në terren mbetet problematike në Durrës.

Në ish-Kënetë, uji vijon të bllokojë hyrjet e shtëpive dhe jetën e përditshme të banorëve, disa prej të cilëve janë kthyer në banesa për të bërë llogaritë e dëmeve.

Citizens ishte pranë tyre dhe pa nga afër gjendjen e vështirë të shkaktuar nga përmbytja. Elektroshtëpiake, mobilje, krevate dhe veshje jashtë përdorimit, për të mos thënë pastaj për kushtet e banesave, shumica prej të cilave u ishin dëmtuar dyert.

Të dëshpëruar, banorët thanë se përmbytjet ishin kthyer në një rutinë vjetore pa zgjidhje afatgjatë. Por njëzëri ata konfirmuan se kjo ishte ndër përmbytjet më të mëdha që kishin pësuar.

Çdo vit tĂ« pĂ«rmbytur, dĂ«mshpĂ«rblimet mungojnĂ«

Mrroku tregoi se shtëpia e tij ishte përmbytur për të tretin vit radhazi. Ai tha se nuk kishte marrë asnjëherë kompensim për dëmet, gjë e cila e kishte bërë shumë pesimist për përmbytjen e radhës.

Sipas tij, situata zor se do tĂ« ndryshojĂ«. “JanĂ« mĂ«suar njerĂ«zit. PĂ«rmbytu njĂ« herĂ«, dy herĂ«, tre herĂ«. S’vjen njeri ta blejĂ« shtĂ«pinĂ«, as ta falĂ«,” thotĂ« ai.

Gjendja e jashtëzakonshme nuk u shpall, edhe pasi kishte kaluar një javë nga përmbytja dhe qindra banorë ishin detyruar të shpërnguleshin. Shpallja do ta detyronte qeverinë të merrte më shumë përgjegjësi për ndihma dhe dëmshpërblim të të prekurve.

Në një postim në rrjetet sociale, kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako tha se ishin verifikuar 1,314 banesa. Nga këto, për 527 raste ishin mbajtur aktet e konstatimit të dëmeve.

Megjithatë, banorët thonë se procesi mbetet i paqartë dhe pa transparencë. Askush nuk u ka shpjeguar se kur dhe si do të dëmshpërblehen.

Shtëpia e përmbytur e Llesh Lleshaj/Citizens.al

Llesh Lleshaj, një tjetër banor i zonës, është shpërngulur nga banesa e tij. Aktualisht ai po qëndron në ambientet e Kavalishencës, rezidencë qeveritare për pritje zyrtare.

Lleshin e takova jashtë shtëpisë së tij, teksa kishte ardhur për të parë dëmet dhe punën e zjarrfikëseve që po përpiqeshin të hiqnin ujin me pompa.

Ai tregoi se natën e parë pas përmbytjes fjeti në makinë. Më pas u zhvendos, ndërsa uji kishte hyrë deri në 60 centimetra lartësi brenda shtëpisë.

“TĂ« gjitha tubacionet janĂ« tĂ« bllokuara,” tha Lleshaj. Sipas tij, punonjĂ«s tĂ« bashkisĂ« erdhĂ«n vetĂ«m simbolikisht dhe pa ndĂ«rhyrje reale, pavarĂ«sisht ankesave tĂ« banorĂ«ve tĂ« zonĂ«s.

“ErdhĂ«n njĂ« ditĂ« ato tĂ« bashkisĂ«,  u ulĂ«n hĂ«ngrĂ«m e pinë  A e mbaruat? Po, po e mbaruam! I thashĂ« pĂ«r njerĂ«zillĂ«k bĂ«ni, sikur punoni,” tregoi Lleshaj.

Familje tĂ« tjera ndodhen gjithashtu nĂ« kushte kritike dhe nĂ« limit tĂ« mbijetesĂ«s. Familja Sina tha se deri tani ishte ndihmuar vetĂ«m nga shoqata “FundjavĂ« Ndryshe”.

Orenditë e shtëpisë i kishin nxjerrë në ballkon pasi ishin lagur dhe konsiderohen të pashfrytëzueshme.

“PĂ«r Vitin e Ri i blemĂ«. KĂ«tĂ« vit i vendosĂ«m. Na gjeti viti me copa,” tregoi Entela Sina teksa bashkĂ«shorti i saj shtoi se pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« bashkisĂ« u kishin thĂ«nĂ« tĂ« pĂ«rpilonin disa dokumente. Por ai nuk kishte asnjĂ« informacion pĂ«r procedurĂ«n e dĂ«mshpĂ«rblimit.

Situata e përmbytjeve solli zemërim dhe protesta përpara bashkisë së qytetit. Qytetarët u mbështetën edhe nga forcat opozitare dhe partitë e reja si Lëvizja Bashkë, kërkuan shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ndërkohë, banorë të ish-Kënetës tentuan dy herë të takonin kryetaren e bashkisë. Emriana Sako reagoi vetëm përmes rrjeteve sociale. Ajo nuk mbajti asnjë deklaratë publike dhe nuk u përball me protestuesit.

“Fondet janĂ«, buxheti Ă«shtĂ«, por administrata Ă«shtĂ« shkatĂ«rruar,” u shpreh Flamur Balaj gjatĂ« protestĂ«s.
Ai tha se protestat nuk do të ndalen pa largimin e përgjegjësve politikë.

Në protestë u bashkuan edhe grupe që kundërshtojnë projekte të tjera urbanistike në Durrës. Aktivistja Rita Kazazi kritikoi qeverinë për mungesë reagimi institucional.

“Pse nuk e shpall kryeministri emergjencĂ«n? Ka frikĂ« se do t’i paguajĂ« lekĂ« kesh? Veshin çizmet pĂ«r foto dhe ikin nĂ« shtĂ«pi,” tha ajo. Sipas saj, emergjenca nuk shpallet pĂ«r tĂ« shmangur pagesat e dĂ«mshpĂ«rblimeve.

Dorina Prethi, nĂ«nkryetare e LĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het”, tha se qytetarĂ«t ndihen tĂ« shantazhuar.
Sipas saj, banorĂ«t kanĂ« frikĂ« se protesta do t’i penalizojĂ« pĂ«r dĂ«mshpĂ«rblimin.

“E drejta e dĂ«mshpĂ«rblimit ju takon tĂ« gjithĂ«ve,” tha Prethi teksa shtoi se fondet ekzistojnĂ«, por mungon vullneti politik.

Ndërsa uji tërhiqet ngadalë, pasiguria mbetet. Banorët e ish-Kënetës thonë se përmbytjet janë bërë pjesë e jetës, ndërsa zgjidhja vazhdon të mungojë.

Lexoni gjithashtu:

The post Banorët e ish-Kënetës: Përmbytje të përsëritura, dëme të pambuluara appeared first on Citizens.al.

Përmbytjet në Durrës nxisin protesta, kërkohet shpallja e emergjencës

Qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes Bashkë protestuan të premten para Bashkisë së Durrësit, duke kërkuar përgjegjësi për përmbytjet masive që goditën qytetin këtë javë.

Me pankarta dhe thirrje si “OligarkĂ« mbi ujĂ«, qytetarĂ« nĂ«n ujĂ«!” protestuesit akuzuan institucionet pĂ«r neglizhencĂ«, dĂ«shtim dhe afera korruptive.

Përmbytjet e fundit e gjetën Durrësin të papërgatitur. Lagje të tëra u mbuluan nga uji, ndërsa qindra familje u detyruan të largohen nga banesat duke u vendosur përkohësisht në hotele private, një zgjidhje e ndërmarrë nga qeveria edhe në periudhën e tërmetit të 26 nëntorit 2019 apo dhe gjatë pandemisë.

Banorët e zonave të prekura thonë se kjo është hera e dytë brenda një sezoni dimëror që përmbyten. Sipas tyre, reshjet nuk ishin të pazakonta për qytetin, por përmbytjet ndodhën kryesisht prej abuzimeve me tenderët e pastrimeve dhe rregullimit të kanaleve kulluese.

“Kemi parĂ« shira shumĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha se kaq,” tha Vladimir Agalliu, banor i lagjes 15 nĂ« SpitallĂ«. “Por nuk kemi pasur kurrĂ« kĂ«to pĂ«rmbytje,” shtoi ai.

Aktivistët theksuan se problemi nuk lidhet me motin, por me infrastrukturën dhe keq-qeverisjen. Sipas tyre, sistemi i kullimit është i amortizuar, i mbingarkuar dhe devijuar qëllimisht për të përkrahur koncesionin e portit në Porto Romano.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, LĂ«vizja BashkĂ« akuzoi sĂ«rish BashkinĂ« e DurrĂ«sit dhe kompaninĂ« koncesionare tĂ« portit tĂ« ri – e zotĂ«ruar nga grupi Kastrati – pĂ«r mbylljen e kanaleve tĂ« kullimit.

Sipas tyre, kanalet e kodrĂ«s sĂ« DurrĂ«sit janĂ« bllokuar pĂ«r t’i lehtĂ«suar punĂ«n koncesionit. 

Ky proces, sipas protestuesve, ka rritur presionin mbi hidrovorin dhe ka përkeqësuar përmbytjet. Ata kërkuan për këtë hetim të plotë për projektin e portit, kanaleve të devijuara dhe ndikimin e tyre në qytet.

Autoritetet nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre akuzave, teksa grupi Kastrati ka mohuar për Citizens.al të ketë lidhje me përmbytjen.

As Bashkia dhe as institucionet qendrore nuk kanë dhënë shpjegime zyrtare.

Banorët e lagjeve të përmbytura përshkruan një situatë kaotike. Disa prej tyre mundën të marrin ndihma vetëm pas mesnatës të së hënës.

Sadete Ymeri, banore e lagjes Iliria në zonën e plazhit, tregoi se u shpërngul nga banesa rreth orës 02:30. Ajo u dërgua në një hotel vetëm me rrobat e trupit pasi gjatë ditës nuk kishte mundur të merrte asnjë ndihmë.

“Ne nuk dimĂ« çfarĂ« do tĂ« bĂ«het,” tha ajo teksa tregoi me telefon pĂ«rmbytjen e shtĂ«pisĂ« sĂ« saj dhe tramuĂ«n e zgjimit me ujin nĂ«n kĂ«mbĂ« dhe frikĂ«n se mos i ndodhte ndonjĂ« gjĂ« fĂ«mijĂ«ve.

Aktivistët e Lëvizjes Bashkë theksuan se përmbytjet nuk mund të justifikohen si fatkeqësi natyrore. Sipas tyre, dëmi është institucional dhe i parandalueshëm.

Për këtë ata bënë thirrje për shpalljen e emergjencës kombëtare. Sipas tyre, situata kërkon vendime formale dhe jo deklarata politike. 

“Emergjenca nuk shpallet me fjalĂ«,” theksoi urbanisti Artan Kacani nga LĂ«vizja BashkĂ«. “Ajo shpallet me firmĂ«, me vulĂ« dhe me pĂ«rgjegjĂ«si penale,” shtoi ai.

Protestuesit kërkuan gjithashtu dëmshpërblim real për familjet e prekura. Ata thanë se qytetarët nuk mund të përballojnë të vetëm pasojat e krizës.

Një viktimë nga përmbytjet

Protesta u shoqërua edhe me kërkesa për hetim të vdekjes së një punonjësi të ndërmarrjes komunale. Sipas aktivistëve, ai humbi jetën gjatë ditëve të përmbytjeve. Rasti është nën hetim nga Prokuroria e Durrësit.

Hetimi përfshin shkaqet e vdekjes dhe përgjegjësitë institucionale për situatën e krijuar.

Prokuroria njoftoi të enjten se ka nisur gjithashtu verifikimet për shkaqet dhe pasojat e përmbytjeve.

Fokusi është te infrastruktura, mirëmbajtja dhe veprimet e institucioneve vendore. Deri tani, Bashkia e Durrësit nuk ka dhënë një përgjigje të detajuar për akuzat e ngritura nga qytetarët, aktivistët e shoqërisë civile por edhe partitë e opozitës.

Banorët dhe aktivistët thonë se mungesa e transparencës po rrit mosbesimin. Për ta, përmbytjet janë simptomë e një modeli zhvillimi që favorizon ndërtimin mbi sigurinë.

Një model që, sipas tyre, po e kthen krizën në normalitet. Ndërsa hetimet vijojnë, banorët kërkojnë përgjigje dhe garanci.

Pyetja mbetet nëse përmbytjet e Durrësit, një qytet që nuk ka harruar ende plagët e lëna pas nga tërmeti i 2019, do të trajtohen si alarm serioz apo si një tjetër episod i harrueshëm sezonal.

Kjo ishte protesta e tretë pas të paktën dy të tjerave që u zhvilluan pasditen e së enjtes para bashkisë. Ndërkohë dy protesta të tjera janë thirrur gjithashtu edhe të premten.

Lexoni gjithashtu:

The post Përmbytjet në Durrës nxisin protesta, kërkohet shpallja e emergjencës appeared first on Citizens.al.

As Veliera, as tenderĂ«t publikĂ«, s’e shpĂ«tuan DurrĂ«sin nga pĂ«rmbytjet

DurrĂ«si u pĂ«rball sĂ«rish me pĂ«rmbytje tĂ« mĂ«dha, pavarĂ«sisht investimeve tĂ« shumta nĂ« emĂ«r tĂ« “modernizimit urban”. “Kryevepra” e kĂ«tij transformimi, projekti “Veliera”, u zhyt pĂ«r tĂ« disatĂ«n herĂ« nĂ«n ujĂ« bashkĂ« me qendrĂ«n e qytetit.

Reshjet e dendura bllokuan qarkullimin dhe ekspozuan dobësitë strukturore të menaxhimit të ujërave dhe planifikimit urban. Pjesa e poshtme e monumentit, e promovuar si atraksion arkitektonik, u kthye në një pishinë.

Ndryshe nga përmbytjet e 10-11 shtatorit 2025, ajo e datave 5-6 janar 2026, nuk pa ndonjë fatkeq që mbeti me makinë i zhytur nën ujë, megjithatë skenat e njerëzve që lundronin me kanoe bënë xhiron e rrjetit.

Përmbytjet e Durrësit prekën ish-Kënetën, Shkozetin dhe Currilat, duke dëmtuar qindra shtëpi, biznese dhe tokë bujqësore. Qytetarët raportuan dëme të përsëritura, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e rrjetit kullues.

Bashkia deklaroi se po punonte për stabilizimin e situatës. Por urbanistë dhe ekspertë paralajmëruan se sistemi i menaxhimit të ujërave ka dështuar në mënyrë strukturore.

NjĂ« dekadĂ« beton, “Veliera” mbeti njĂ« pishinĂ«

“Veliera” nisi tĂ« ndĂ«rtohej nĂ« vitin 2016. Zyrtarisht nuk ka pasur kurrĂ« njĂ« ceremoni pĂ«rurimi pavarĂ«sisht se tashmĂ« bĂ«hen rreth 10 vite nga punimet.

Situata e përmbytjes së Velierës në janar 2026/Citizens.al

Fillimisht projekti u financua me 4.7 milionë euro dhe u zbatua nga bashkëpunimi i kompanive Fusha-Everest. Por kostot u shtuan dhe vlera mendohet të jetë rritur pasi janë kryer vazhdimisht investime të tjera.

Në një raportim të mëparshëm, në janar 2024, Bashkia Durrës konfirmoi për Citizens.al se kostoja kishte arritur 8.5 milionë euro.

Qytetarë, aktivistë dhe ekspertët të trashëgimisë  kulturore e kundërshtuan projektin me protesta dhe padi gjyqësore duke theksuar se punimet dëmtonin zonën historike dhe shtresat arkeologjike.

Por pas 13 seancash gjyqësore, Gjykata Administrative pezulloi çështjen dhe në shkurt 2019, Gjykata e Apelit e mbylli përfundimisht atë duke i hapur rrugën përfundimit të projektit.

Më 22 prill 2021, çështja u kthye për hetim në Prokurorinë e Durrësit, por edhe pse parashikohej përfundimi i hetimeve brenda tre muajsh, ende nuk ka vendim përfundimtar për dëmet.

“Bllokimi i kanaleve shkarkuese”

Urbanisti Artan Kacani argumentoi me disa denoncime në rrjet se përmbytjet në Durrës shkaktohen kryesisht nga keqmenaxhimi i kanaleve kulluese. Ai u përqendrua kryesisht në zonën veriore të qytetit duke pretenduar për bllokimin e kanalit shkarkues në Porto-Romano.

Kacani analizon se duhet tĂ« jetĂ« mĂ« vete kanali i kullimit tĂ« kodrĂ«s,  mĂ« vete hidrovori dhe njĂ«jtĂ« kanali i ShĂ«n Vlashit, e tĂ« trija duhet tĂ« kishin dalje nĂ« grykĂ«n e Porto – Romanos. Por sipas tij , koncesionari i portit MBM, qĂ« zotĂ«rohet nĂ« aksione shumice nga grupi Kastrati, ka devijuar kanalin kullues tĂ« kodrĂ«s.

“Nuk mund tĂ« futet kanali i kullimit tĂ« kodrĂ«s nĂ«pĂ«r tuba privatĂ«,” tha Kacani pĂ«r Citizens.al

BanorĂ«t, sipas tij, kanĂ« improvizuar rrugĂ« alternative pĂ«r ta çuar ujin aty ku shkonte gjithmonĂ«, pasi bashkia i ka mbyllur kalimet e vjetra tĂ« ujit. Nga ana tjetĂ«r Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar njĂ« kanal betoni, i cili sipas Kacanit quhet “hidrovor i dytĂ«â€. Por ai thekson se ky nuk funksionon si i tillĂ«.

“Kanali betonit Ă«shtĂ« zgjidhja qe ka dhĂ«ne bashkia pĂ«r devijimin e ujit dhe institucionet pĂ«rkatĂ«se, e cilĂ«sojnĂ« si hidrovor tĂ« dytĂ«, qĂ« Ă«shtĂ« e pavĂ«rtetĂ«, sepse ka vetĂ«m njĂ« hidrovor funksional,” pĂ«rmbylli urbanisti.

Qëndrimi i Kacanit u mbështet nga Lëvizja Bashkë, e cila më vonë shpërndau në rrjet edhe një paraqitje grafike të hartës së supozuar nga ku shkaktohet përmbytja.

Grupi Kastrati mohoi të ketë pasur ndikim në situatën e përmbytjeve. Znj. Ornela Bego, Drejtore e Marketingut dhe Komunimit theksoi se nuk ka asnjë bllokim kanalesh dhe se porti nuk ka ndikuar asnjëherë te funksioni i tyre apo i hidrovorit.

Harta e bllokimeve të kanaleve të kullimit, sipas Kacanit dhe Lëvizjes Bashkë.

“Hidrovori ekzistues, dhe ai i vjetĂ«r, funksionojnĂ« krejtĂ«sisht nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur nga porti MBM. Funksioni i tyre nuk Ă«shtĂ« cenuar nĂ« asnjĂ« moment nga aktiviteti portual,” u shpreh Bego duke theksuar se kjo Ă«shtĂ« “lehtĂ«sisht e vĂ«rtetueshme nĂ« terren”.

Tenderi 20 milionë euro nuk i zgjidhi problemet

NĂ« nĂ«ntor 2021, Bashkia hapi tenderin “Rehabilitimi i infrastrukturĂ«s sĂ« rrjetit nĂ« zonĂ«n Porto Romano-KĂ«netĂ«â€. Projekti, pjesĂ« e programit tĂ« rindĂ«rtimit, kishte vlerĂ« rreth 20 milionĂ« euro dhe pĂ«rfshinte edhe sistemimin e rrjetit tĂ« ujĂ«rave tĂ« shiut.

Fitues u shpall një konsorcium me tre kompani: 2T-Vëllezërit Hysa-Adriatik. Megjithatë, përmbytjet e fundit tregojnë se rrjeti i ujërave të shiut duket të ketë mbetur i paplotë.

Citizens.al kërkoi koment nga Bashkia Durrës në lidhje me situatën dhe nëse ka pasur efekt nga investimet e fundit. Institucioni tha se përgjegjëse për situatën ishte struktura e Shtabit të Emergjencave, e cila ishte e paarritshme nga Citizens.al deri në botimin e artikullit.

Prof. Dr. Zydi Teqja, profesor i “ArkitekturĂ«s sĂ« Peizazhit” nĂ« Universitetin BujqĂ«sor tĂ« TiranĂ«s, kujtoi pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale se strategjitĂ« moderne tĂ« BE-sĂ« synojnĂ« tĂ« mbajnĂ« ujin nĂ« terren, ta ngadalĂ«sojnĂ« dhe ta shpĂ«rndajnĂ«. NĂ« DurrĂ«s, tha ai, uji tentohet tĂ« shtyhet me forcĂ« jashtĂ« qytetit.

Sipas tij, pĂ«rmbytja Ă«shtĂ« rikthim i natyrshĂ«m i njĂ« realiteti hidrologjik qĂ« planifikimi urban ka zgjedhur ta injorojĂ«. NĂ« njĂ« postim tjetĂ«r ai theksoi se kishte vite qĂ« shkruante pĂ«r pĂ«rmbytjet nĂ« ShqipĂ«ri dhe se kishte bĂ«rĂ« propozime nĂ« nivele tĂ« ndryshme tĂ« qeverisĂ«, por qĂ« “si duket askush nuk do t’ia dijĂ«â€.

Ndërsa intensiteti i reshjeve ra të mërkurën, shumë qytetarë kërkuan ndihmë dhe dëmshpërblim. Të njëjtat kërkesa u dëgjuan edhe në qytete të tjera, ku banorët akuzojnë mungesën e reagimit shtetëror.

Lexoni gjithashtu:

The post As Veliera, as tenderĂ«t publikĂ«, s’e shpĂ«tuan DurrĂ«sin nga pĂ«rmbytjet appeared first on Citizens.al.

Zërat qytetarë kundër betonit frymëzuan komunitetet

Transformimi urban në Shqipëri vijoi të prodhojë konflikte përgjatë vitit 2025. Zakonisht, debati ndahet mes atyre që e shohin këtë zhvillim si modernizim estetik dhe atyre që e kritikojnë atë kryesisht nën dyshimin për interesa të errëta ekonomike.

Por pĂ«rtej kĂ«tij polarizimi, njĂ« fakt mbetet i padiskutueshĂ«m, ndikimi i thellĂ« qĂ« ky transformim urban ka dhĂ«nĂ« dhe po jep te komunitetet lokale. Citizens.al Ă«shtĂ« munduar t’u japĂ« gjithmonĂ« vĂ«mendje zĂ«rave qytetarĂ« dhe tĂ« pĂ«rcjellĂ« tĂ« parin shqetĂ«simet e tyre.

Projektet e ndërtimeve masive, rikualifikimeve urbane dhe infrastrukturore në Shqipëri zhvillohen shpesh pa konsultime me banorët që preken prej tyre. Objektet nuk vlerësohen si duhet për shpronësim, nuk respektohet trashëgimia, hapësirat, distancat me godinat ekzistuese, shpesh ndërtohet në tejkalim të lejeve etj.

Për rrjedhojë, ky zhvillim ka nxitur pasiguri mbi pronën dhe strehimin duke ngjallur rezistencë qytetare në zona të ndryshme të vendit në rastet kur projektet trokasin dyerve të shtëpive apo institucioneve.

TĂ« tilla ishin rastet e banorĂ«ve pranĂ« qendrĂ«s kulturore “Ten”, shkollĂ«s “Emin Duraku” dhe ata tĂ« njĂ« pallati te Astiri nĂ« TiranĂ«, banorĂ«t e lagjes historike dhe zonĂ«s sĂ« ish-kabinave tĂ« plazhit nĂ« DurrĂ«s, apo dhe banorĂ«t e zonĂ«s sĂ« Rrjollit nĂ« VelipojĂ«.

Mes dëbimit dhe pasigurisë së strehimit

Dy komunitete nĂ« DurrĂ«s u pĂ«rballĂ«n me largim nga shtĂ«pitĂ« e tyre, pĂ«r arsye tĂ« ndryshme. NĂ« “lagjen 13”, 32 familje u gjetĂ«n nĂ« rrugĂ« nĂ« prag tĂ« festave, pasi godinat ku banonin qĂ« nga vitet ’90 iu kalua pronarit me njĂ« proces tĂ« cilin ata e kontestojnĂ«.

BanorĂ«t, tĂ« cilĂ«t u vendosĂ«n te ish-kabinat e plazhit rreth 30 vite mĂ« parĂ« si pĂ«rfitues nga statusi pastrehĂ«, thonĂ« se morĂ«n vesh vonĂ« vendimin e bashkisĂ« pĂ«r t’ia kaluar objektin “me banorĂ« brenda”. VetĂ«m njĂ« person, me aftĂ«si tĂ« kufizuara, mori mbĂ«shtetje pĂ«r qira. TĂ« tjerĂ«t mbetĂ«n pa ndihmĂ«.

Ndryshe Ă«shtĂ« situata nĂ« lagjen e KalasĂ«. Mbi 70 familje mund tĂ« shpĂ«rngulen pĂ«r shkak tĂ« projektit tĂ« rikualifikimit urban tĂ« zonĂ«s, njohur ndryshe dhe si “TID DurrĂ«s”.

Parashikohet dëmshpërblim, por shumica e banorëve e konsiderojnë si të pamjaftueshëm për një zonë kaq strategjike, për më tepër vlera e përllogaritur i referohet çmimeve të 10-15 viteve më parë.

Projekti zbatohet nga Ministria e Kulturës, Bashkia Durrës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Banorët i kanë paditur në Gjykatën Administrative. Paralelisht, kanë bërë kallëzim edhe në SPAK.

NdĂ«rtimet “fasadĂ« mĂ« fasadĂ«â€

RindĂ«rtimi i qendrĂ«s kulturore “Ten” nĂ« rrugĂ«n Myslym Shyri nĂ« TiranĂ«, parashikoi rritjen e godinĂ«s nga dy nĂ« katĂ«r kate. BanorĂ«t pĂ«rreth u alarmuan. Ata u ankuan pĂ«r mungesĂ«n e konsultimit dhe rrezikun qĂ« ndĂ«rtesat e tyre tĂ« dĂ«mtoheshin nga ana strukturore ose tĂ« mbeteshin pa dritĂ« dhe ajrim.

Ata iu drejtuan Citizens.al. Bashkia Tiranë deklaroi se projekti përputhej me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe nuk dëmtonte ndërtesat afër. Megjithatë, punimet u ndërprenë në mars, për arsye të paqarta. Sot, banorët janë në proces gjyqësor me bashkinë dhe kompaninë zbatuese.

NjĂ« tjetĂ«r konflikt shpĂ«rtheu pranĂ« shkollĂ«s “Emin Duraku”, nĂ« ish-Bllok. KĂ«tĂ« herĂ« bĂ«hej fjalĂ« pĂ«r njĂ« kullĂ« 16-katĂ«she, me katĂ«r kate nĂ«n tokĂ« dhe rreth 10 mijĂ« metra katrorĂ« sipĂ«rfaqe ndĂ«rtimi.

Banorët protestuan, duke nxjerrë si shqetësim kryesor jo vetëm humbjen e hapësirave të përbashkëta, por edhe rrezikun e një ndërtimi të tillë pranë një shkolle që frekuentohet nga fëmijë të shumtë. Megjithatë, me kalimin e kohës, rezistenca u zbeh.

“Pjesa mĂ« e madhe e banorĂ«ve Ă«shtĂ« tĂ«rhequr, edhe pse çështja Ă«shtĂ« nĂ« GjykatĂ«n e TiranĂ«s”, tha avokati Redon Meksi pĂ«r Citizens.al.

Ky grup banorësh duket se e ka pasur të vështirë të gjejë një inxhinier të gatshëm të angazhohet si ekspert për të analizuar parregullsitë e projektit e që përmes saj më pas të kërkohej sigurimi i padisë.

MegjithatĂ« ky vit pati edhe raste ku komunitetet arritĂ«n fitore, qoftĂ« dhe tĂ« pjesshme. I tillĂ« ishte rasti i njĂ« grupi prej 24 familjesh, tĂ« cilĂ«t me mbĂ«shtetjen e organizatĂ«s “DrejtĂ«si Sociale”, siguroi legalizimin e banesave pas protestave para AgjencisĂ« ShtetĂ«rore tĂ« KadastrĂ«s.

Përmes avokatit Gentian Serjani, grupi i zonës së Astirit, ia ka dalë që të ndërhyjë dhe përshpejtojë procedurat duke i dhënë fund një anashkalimi prej rreth 20-vitesh.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« Rrjoll tĂ« VelipojĂ«s, banorĂ«t panĂ« pezullimin e projektit tĂ« resortit turistik “Blue Borgo”. Ata protestuan, madje dhe u pĂ«rplasĂ«n me policinĂ« duke iu drejtuar mĂ« pas dhe SPAK-ut pĂ«r çështjen e pronĂ«sisĂ«.

Prek Molla, banor i zonës, tregoi se prej marsit nuk ka pasur tentativa për rikthim të punimeve.

“Pati njĂ« tentativĂ« pĂ«r marrĂ«veshje, por pas skandalit [tĂ« korrupsionit] me [ministren Belinda] Ballukun, investitori u tĂ«rhoq”, tha ai.

Këto raste të hasura këtë vit, tregojnë edhe njëherë se konfliktet e përsëritura urbane fshehin pas modelin e projekteve të mëdha që aplikohen me përgjegjësi dhe kosto sociale të paqarta dhe pa konsultim publik.

Rezistenca qytetare mbetet një nga pak mekanizmat që duket se i vë frenë proceseve të tilla.

The post Zërat qytetarë kundër betonit frymëzuan komunitetet appeared first on Citizens.al.

Gjadri, simbol i dështimit në politikën me migracionin

Kur qeveritĂ« e ShqipĂ«risĂ« dhe ItalisĂ« nĂ«nshkruan nĂ« vitin 2023 marrĂ«veshjen pĂ«r kampin e Gjadrit, projekti u promovua si “zgjidhje inovative” pĂ«r menaxhimin e krizĂ«s sĂ« migracionit nĂ« Mesdhe.

Premtimi nga Kryeministrja e ItalisĂ«, Giorgia Meloni, ishte i qartĂ«: mijĂ«ra azilkĂ«rkues, tĂ« cilĂ«t do tĂ« kapeshin nĂ« det do tĂ« silleshin nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«r t’u trajtuar dhe riatdhesuar me procedura tĂ« shpejtuara.

Ndryshe, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, theksonte se vendi ynë nuk do të kishte asnjë kosto, përkundrazi do të përfitohej mbështetje politike.

Rreth dy vite më vonë, tabloja e kësaj marrëveshjeje shfaqet komplekse: numër i papërfillshëm transferimesh, kosto në rritje, kritika të forta ndërkombëtare dhe heshtje e zgjatur nga Brukseli.

NĂ« mes qĂ«ndron vetĂ« kampi, thuajse bosh, i kthyer tashmĂ« nĂ« “patate tĂ« nxehtĂ«â€ pĂ«r Melonin sa herĂ« shfaqen kriza tĂ« pushtetit tĂ« saj nĂ« Itali.

Nisja e tjetĂ«rsimit tĂ« “projektit GjadĂ«r”

Fillimi i vitit 2025 e gjeti Gjadrin thuajse bosh. Organizata italiane që menaxhonte disa pjesë të procesit pezulloi shërbimet duke pushuar një numër të konsiderueshëm punonjësish.

Ky ishte një sinjal se struktura nuk po funksiononte sipas planit fillestar.

Prej vjeshtës 2024 në Gjadër ishin sjellë rreth 80 refugjatë, shumica prej të cilëve të kthyer mbrapsht në Itali pasi gjykatat lokale kundërshtuan procedurat e shpejtuara të azilit dhe vendimin e qeverisë Meloni për të njohur si vende të sigurta disa shtete që nga Bashkimi Evropian (BE) nuk konsiderohen të tilla.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ish-kryeministri Matteo Renzi, i cili vizitoi kampin, kritikoi publikisht projektin, duke folur pĂ«r “rreth 1 miliard euro tĂ« humbura kot”.

Në fund të marsit, qeveria italiane ndryshoi qasje. Nga Italia u njoftua se Gjadri do të përdorej gjithnjë e më shumë si qendër deportimesh (CPR) për emigrantët pa dokumente në Itali, e jo më si pikë pritjeje dhe verifikimi të shpejtuar të kërkesave për azil nga refugjatët që kapeshin në detin Mesdhe.

Ndryshimi i strategjisĂ« nĂ«nkuptonte, praktikisht, pranimin indirekt se modeli i parĂ« i planifikuar nĂ« marrĂ«veshjen “Rama-Meloni” kishte dĂ«shtuar.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, raportimet nga qendrat migratore italiane evidentuan se emigrantĂ«ve u thuhej se “Do t’i çonin nĂ« ShqipĂ«ri” nĂ«se nuk bashkĂ«punonin, duke e pĂ«rdorur kĂ«shtu Gjadrin si mjet presioni. Kjo ngre pyetje serioze pĂ«r shkeljen e tĂ« drejtave tĂ« njeriut.

Kritikat në rritje kundër kampit

Në fund të muajit maj, aktivistë shqiptarë u mblodhën jashtë kampit të Gjadrit për të kujtuar Hamid Badoui, emigrantin maroken që u vetëvra në një qendër në Itali, pasi kishte shprehur frikë nga transferimi drejt Shqipërisë.

Në Gjadër asokohe qenë raportuar për mbi 40 incidente që përfshinin mungesë garancish ligjore, kushte degraduese dhe vetëlëndime.

Në qershor, në Gjadër u soll kontingjenti i katërt i emigrantëve që pas ndryshimit të funksionit të kampit. Në total u sollën 15 persona me numrin e përgjithshëm të tre prurjeve të shkuara: 125.

Projekti që premtonte 3 mijë persona në muaj po operonte në kufijtë më minimalë të mundshëm.

Organizata ndĂ«rkombĂ«tare si Human Rights Watch (HRW) kritikoi planet e BE-sĂ« pĂ«r ta pĂ«rdorur EvropĂ«n si “magazinĂ« pĂ«r emigrantĂ«t“.

MegjithatĂ«, teksa legjitimiteti i kampit mbetej i paqartĂ« dhe nĂ«n kritika, Kryeministri Edi Rama e mbrojti sĂ«rish duke e cilĂ«suar marrĂ«veshjen me Melonin unike dhe tĂ« veçantĂ«. Ndryshe, kĂ«rkesĂ«n britanike pĂ«r ta replikuar atĂ«, Rama e cilĂ«soi si “kĂ«rkesĂ« pĂ«r tĂ« hedhur emigrantĂ«t nĂ« njĂ« vend tjetĂ«r”.

Por nĂ« gusht, Gjykata Evropiane e DrejtĂ«sisĂ« (GJED) vuri edhe mĂ« shumĂ« nĂ« pikĂ«pyetje marrĂ«veshjen nĂ« fjalĂ«. Me njĂ« vendim qĂ« pritej prej vitit 2024, ajo sqaroi se shtetet nuk mund tĂ« pĂ«rdorin listat “formale” tĂ« cilĂ«simeve “vendeve tĂ« sigurta” pĂ«r tĂ« shmangur vlerĂ«simet individuale pĂ«r azil.

Mesazhi ishte i qartë: deportimi automatik është i paligjshëm. Vendimi e dobësoi politikisht projektin e Melonit, dhe me të, edhe funksionin e Gjadrit.

Por ndikimi real i vendimit të GJED-së do të shihet pas shtrirjes së funksionimit të rregullores së re të BE-së për emigracionin.

Rikthimi i protestave dhe cilësimit të Gjadrit si dështim

Nëntori riktheu protestat. Në dyvjetorin e marrëveshjes Rama-Meloni, aktivistë shqiptarë dhe italianë marshuan kundër planit, duke kërkuar shfuqizimin e kampit dhe politikave të saj lidhur me migracionin.

Banderolat kundĂ«rshtonin praktikĂ«n e qendrave migratore si “ilegjitime” dhe “kriminale”.

Pak ditë më vonë, në një analizë të Citizens.al shpjeguam se përkundër investimit rreth 100 milionë euro dhe kapacitetit për të pritur 3,000 refugjatë në muaj, kampi mbante vetëm rreth 20 persona në pritje të procedurave për deportim ose riatdhesim.

Analiza, e cila u shoqërua me një video-shpjegim, nënvizoi se modeli i Gjadrit u ndryshua dhe humbi qëllimin e tij fillestar.

Por në fund të vitit 2025, presioni u shtua. Komiteti i OKB-së kundër Torturës konstatoi mungesë transparence, hetimesh dhe mekanizmash mbikëqyrës për rastet e keqtrajtimeve dhe dhunës.

Në kritika ishte dhe Shqipëria, së cilës i theksohej se nuk ofronte të dhëna të besueshme. Qëndrimi i qeverisë shqitpare se kampi ishte nën juridiksionin italian, u cilësua i pajustifikueshëm në këtë drejtim.

Kërkesa ishte e prerë: të sigurohet akses i plotë, hetime të pavarura, ndjekje penale dhe dëmshpërblime për viktimat e mundshme.

Në të njëjtën kohë, ActionAid denoncoi parregullsi financiare duke argumentuar se fondet për projektin u rritën nga 39.2 milionë në 65 milionë euro. Ndërkohë që 61 milionë u disbursuan kryesisht me procedura të mbyllura, duke ngritur dyshime për tenderë të manipuluar dhe shpenzime të fryra.

Sipas organizatës, kampi ishte shfrytëzuar vetëm 39% deri në mars 2025, ndërsa kostoja për çdo person ishte gati trefishi i qendrave italiane.

Sot kampi i Gjadrit funksionon si pikë riatdhesimi, por me flukse minimale. Anijet nuk vijnë më rregullisht, ndërsa kritikat shtohen.

Opozita italiane e ka quajtur “obsesion ideologjik”, ndĂ«rsa kritikĂ«t nĂ« ShqipĂ«ri e shohin si precedent tĂ« rrezikshĂ«m: njĂ« territor i dhĂ«nĂ« hua pĂ«r politikat shtrĂ«nguese tĂ« njĂ« vendi tjetĂ«r.

Në një klimë ku emigracioni mbetet temë qendrore politike për shumë vende të BE-së, viti 2025 tregoi se bashkëpunimi ndërkombëtar pa mekanizma llogaridhënieje dhe mbikëqyrjeje serioze mund të prodhojë më shumë probleme sesa zgjidhje.

Në mungesë të transparencës së plotë dhe rezultatesh të matshme nga autoritetet e të dyja palëve, Gjadri mbetet në diskutim si një model që funksionon dhe ia vlen të zgjerohet, apo një model që duhet thënë zyrtarisht që dështoi dhe të mos përsëritet më.

The post Gjadri, simbol i dështimit në politikën me migracionin appeared first on Citizens.al.

“ZĂ«rin s’na e heqin dot!”, intensifikohen protestat kundĂ«r qeverisĂ«

QytetarĂ« dhe aktivistĂ« tĂ« lĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het” protestuan tĂ« shtunĂ«n pĂ«rpara KryeministrisĂ«. NĂ« njĂ« organizim mĂ« tĂ« shumtĂ« nĂ« numĂ«r se 11 ditĂ«t e shkuara tĂ« protestĂ«s sĂ« tyre, ata kĂ«rkuan edhe njĂ«herĂ« dorĂ«heqjen e Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se pĂ«r shkak tĂ« korrupsionit, “ai ka prekur fundin”.

Protesta u shoqërua me përplasje të përsëritura me policinë. Forcat e rendit u përpoqën të largojnë një gjenerator që shërbente për foninë, duke shkaktuar tension mes palëve.

Adriatik Lapaj, drejtues i lëvizjes, e cilësoi tubimin protestë kombëtare. Ai ftoi qytetarët të bashkoheshin, gati dy javë pas nisjes së protestave të vazhdueshme të një grupi të lëvizjes përpara Kryeministrisë.

Lapaj i bëri thirrje Kryeministrit Rama të dorëhiqet. Ai deklaroi se nuk trembet nga procedimet penale dhe akuzoi qeverinë për represion ndaj protestës.

“Pasi na hoqi çadrat, pasi na vodhi gjeneratorin, pasi na hoqi ku ca tĂ« tjerĂ« protestonin, sot [policia] kĂ«rkon tĂ« na heqĂ« zĂ«rin. ZĂ«rin nuk e heq dot!” theksoi Lapaj, mes thirrjeve kundĂ«r qeverisĂ«.

Avokatja dhe pĂ«rfaqĂ«suesja e “ShqipĂ«ria BĂ«het”, Dorina Prethi tentoi disa herĂ« t’i tregonte forcave tĂ« rendit, fletĂ«-njoftimin pĂ«r protestĂ«n, qĂ« sipas saj, ishte firmosur nga drejtuesit e policisĂ«.

Gjeneratori u sekuestrua gjithsesi në fund të protestës, kur aktivistët me anë të një rimorkioje po e largonin. Policia shoqëroi gjithashtu katër aktivistë.

Citizens ka analizuar edhe më parë ndërhyrjet policore gjatë 12 ditëve të protestës që po mban lëvizja, ndërhyje të cilat sipas ekspertëve ligjorë është konsideruar cenim i së drejtës qytetare të tubimit, që është e garantuar me kushtetutë.

Gjatë tubimit, protestuesit sollën në vëmendje probleme të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Flamur Balaj, një qytetar më aftësi të kufizuar, tregoi se si, sipas tij, qeveria nuk ka kryer asnjë rritje pensioni apo përkrahjeje për këtë kategori.

Të njëjtën eksperiencë ndau edhe Greta Ambeli, e cila tha se vëllai i saj, me aftësi të kufizuar merrte vetëm 8 mijë lekë dhe prindërit e saj ndër vite kërkonin ndërhyrjen e ndonjë ministri, duke qenë se spitalet nuk mundësonin zgjidhje.

“Ne jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata tĂ« rinj, tĂ« cilĂ«t nuk ia dalin tĂ« krijojnĂ« njĂ« familje nĂ« kĂ«tĂ« vend, sepse lekĂ«t e krimit kanĂ« rritur çmimet e apartamenteve,” nĂ«nvizoi gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij Elton Laska nga LĂ«vizja “ShqipĂ«ria BĂ«het”.

Ndërsa vetë kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, e mbajti theksin te dorëheqja e Kryeministrit, si një domosdoshmëri për të cilën nuk ka më kohë.

“Ju keni marrĂ« mjerimin e rrogave tĂ« parritura, varfĂ«rinĂ« e spitaleve dhe ilaçeve, rrugĂ«t e shkatĂ«rruara qĂ« marrin mbi 350 vjet. Kjo Ă«shtĂ« republika e ‘Ed Banditit’ qĂ« do tĂ« na mbyllĂ« gojĂ«n!” u shpreh Lapaj.

Protestuesit përgëzuan punën e drejtësisë, duke shprehur mbështetjen ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme.

NĂ« mbyllje tĂ« protestĂ«s, ata ironizuan me koret: “Edi Rama nuk e kap dot SPAK-un”.

QĂ«ndresa para KryeministrisĂ« nga lĂ«vizja “ShqipĂ«ria BĂ«hetĂ«â€ do tĂ« vijojĂ«. Ajo Ă«shtĂ« pjesĂ« e njĂ« sĂ«rĂ« organizimesh nga grupet opozitare, tĂ« cilat kanĂ« shtuar zĂ«rat kundĂ«r qeverisĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit.

Zhvillimet kanë ndodhur kryesisht pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me synimin për ta arrestuar nën dyshimin se po pengon dhe dëmton hetimet për korrupsion.

Lexoni gjithashtu:

The post “ZĂ«rin s’na e heqin dot!”, intensifikohen protestat kundĂ«r qeverisĂ« appeared first on Citizens.al.

“ShqipĂ«ria BĂ«het” dhe e drejta pĂ«r tĂ« protestuar

Prej datĂ«s 8 dhjetor, lĂ«vizja “ShqipĂ«ria BĂ«het” proteston ditĂ«-natĂ« pĂ«rpara KryeministrisĂ«. Ata kĂ«rkojnĂ« dorĂ«heqjen e kryeministrit Edi Rama, pas skandaleve korruptive tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme.

E drejta pĂ«r tubime Ă«shtĂ« e garantuar nga Kushtetuta dhe ligji, megjithatĂ«, Policia e Shtetit ka ndĂ«rhyrĂ« disa herĂ« duke hequr çadrat dhe njĂ« gjenerator qĂ« ishte dhuruar pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« protestuesve.

Ekspertë ligjorë vlerësojnë se veprimet përbëjnë cenim të së drejtës për protestë.

“Arsyetimi i policisĂ« nuk ishte arsyetim ligjor”

Protesta nisi simbolikisht “me vetĂ«m njĂ« karrige”, sipas kryetarit tĂ« lĂ«vizjes, Adriatik Lapaj.

MĂ« 8 dhjetor, krahas organizimit tĂ« protestĂ«s, partia njoftoi policinĂ« pĂ«r vendosjen edhe tĂ« disa çadrave kampingu, tĂ« cilat do t’i ndihmonin protestuesit gjatĂ« natĂ«s. QĂ«llimi ishte pĂ«rballimi i kushteve tĂ« vĂ«shtira atmosferike.

Por, Drejtoria e PolicisĂ« TiranĂ« e refuzoi kĂ«rkesĂ«n. Sipas pĂ«rgjigjes qĂ« mban firmĂ«n e Drejtorit Elton Alushi, çadrat pengonin qarkullimin e emergjencave dhe transportin, njĂ« pretendim i cili Ă«shtĂ« hedhur poshtĂ« nga LĂ«vizja “ShqipĂ«ria BĂ«het”.

Nënkryetarja Dorina Prethi ka replikuar se çadrat do të përdoreshin vetëm natën.

“Duke qenĂ« se natyra e kĂ«saj proteste Ă«shtĂ« pa ndalim dhe kushtet atmosferike janĂ« tĂ« ashpra, veçanĂ«risht natĂ«n, ju informojmĂ« qĂ« do tĂ« pĂ«rdoren çadra kampingu vetĂ«m natĂ«n,” ka qenĂ« replika e Prethit.

Por, Policia e Shtetit duket se nuk e mori në konsideratë këtë replikë dhe njoftim të vazhdueshëm të Lëvizjes. Më 9 dhjetor, ajo ndërhyri duke marrë forcërisht çadrat e hapura nga protestuesit.

I njëjti veprim u përsërit më 12 dhjetor, ku policia ndërhyri sërish me forcë duke hequr çadrat pavarësisht se brenda tyre ndodheshin disa vajza protestuese.

Lexo: PĂ«rditĂ« para KryeministrisĂ«, protesta ndryshe e “ShqipĂ«ria BĂ«het”

Avokati Gentian Sejrani, i cili ka organizuar dhe ndërmjetësuar protesta të ndryshme nga shoqëria civile, e cilëson arsyetimin e policisë jo të argumentuar ligjërisht.

Sipas tij, policia kishte alternativa ligjore për menaxhimin e situatës. Devijimi i përkohshëm i qarkullimit ishte një prej tyre.

“Mund tĂ« vendosnin qoftĂ« dhe njĂ« polic gjatĂ« ditĂ«s, ose natĂ«s pĂ«r tĂ« orientuar kalimin e automjeteve,” komentoi Sejrani.

Protestuesit e LĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het” janĂ« vendosur nĂ« trotuarin poshtĂ« shkallĂ«ve kryesore tĂ« KryeministrisĂ«. ShkallĂ«t shĂ«rbejnĂ« kryesisht si hyrje e QendrĂ«s pĂ«r Hapje dhe Dialog, teksa Kryeministria organizon dhe kryen aktivitetet e pĂ«rditshme nga hyrja anĂ«sore dhe ajo e pasme e godinĂ«s.

MĂ« 15 dhjetor, gjatĂ« protestĂ«s sĂ« PartisĂ« Demokratike, policia kĂ«rkoi zhvendosjen e protestuesve tĂ« LĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het”.

Sipas avokatit Sejrani, masa u justifikua pĂ«r shmangien e pĂ«rplasjeve mes dy tubimeve. Ai theksoi si problematike faktin se Bashkia TiranĂ« nuk u Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur kĂ«rkesave pĂ«r t’u mundĂ«suar protestuesve energji elektrike.

Një gjeneratori i sjellë nga një përkrahës i lëvizjes nga Londra u hoq nga policia. Lapaj tha për Citizens.al se ishte e pakuptueshme se pse organizime dhe protesta të tjera furnizohen me energji ndërsa ata jo.

Ai e cilësoi situatën si trajtim të pabarabartë për bindje politike.

“ÇfarĂ« ndryshimi ka nga aparteidi i AfrikĂ«s sĂ« Jugut kjo, ku qytetarĂ«t trajtoheshin nĂ« dy kategori, nĂ« qytetarĂ« tĂ« bardhĂ« dhe me ngjyrĂ«, ndĂ«rkohĂ« ne trajtohemi nĂ« dy kategori pĂ«r shkak tĂ« bindjeve politike,” theksoi ai.

“Koha jote mbaroi!” ka qenĂ« thirrja e vazhdueshme e protestave tĂ« LĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het” e cila nĂ«nkupton dorĂ«heqjen e Kryeministrit Rama dhe vendosje ne njĂ« qeverie teknike pĂ«r dĂ«rgimin e vendit nĂ« zgjedhje tĂ« parakohshme.

Dhunë ndaj vajzave protestuese

Protestuesit e LĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het” raportojnĂ« katĂ«r pĂ«rplasje me policinĂ« nĂ« rreth dhjetĂ« ditĂ« protesta. Dy pĂ«r çadrat, njĂ« pĂ«r gjeneratorin dhe njĂ« gjatĂ« protestĂ«s sĂ« PD-sĂ«.

Edona Haklaj thotë se çadra u tërhoq pa u kontrolluar nëse kishte persona brenda. Ajo tregon për përdorim force edhe pas ndërhyrjes së kamerave të mediave.

“Edhe kur e morĂ«n vesh se ishim brenda, na dhunuan,” thotĂ« Haklaj.

“Kur tĂ« çlirohet politikisht ShqipĂ«ria, policinĂ« do ta ndajmĂ« nga pushteti dhe do ta kthejmĂ« vĂ«rtetĂ« siç ka emrin, tĂ« shtetit,” komentoi Lapaj rreth dhunĂ«s policore.

Sipas EdonĂ«s, me qasjen qĂ« Ă«shtĂ« parĂ« nga policia, nĂ« trotuarin e protestave tĂ« “ShqipĂ«ria BĂ«het”, lejohen vetĂ«m karrige dhe mjete tĂ« improvizuara mbrojtjeje nga i ftohti si pĂ«r shembull njĂ« rrethim prej kartoni qĂ« pengon erĂ«n. PĂ«rkundĂ«r kĂ«saj gjendjeje, ajo thekson se çadrat pĂ«rdoren gjerĂ«sisht si simbol proteste nĂ« botĂ«.

“Kemi pafund raste nĂ« botĂ« ku çadrat pĂ«rdoren edhe si simbolika! ËshtĂ« mjet qĂ« nuk ‘procedohet penalisht’ nĂ« asnjĂ« vend tĂ« botĂ«s,” theksoi ajo.

Sajmira Hoda, një tjetër protestuese e lëvizjes, ka zgjedhur të qëndrojë pavarësisht presioneve.

Ajo tregoi për Citizens.al se familja e saj jeton jashtë, por vetë ka zgjedhur të qëndroj për të dhënë një kontribut politik, për ndryshimin e situatës ku ndodhet vendi.

“Kishte policĂ« qĂ« tentuan tĂ« na preknin, por pĂ«r shkak tĂ« kamerave tĂ« shumta stepĂ«n, u thoja ‘Hiqni duart!” tregoi ajo.

Hoda thotë se familja e saj nuk është plotësisht dakord me qëndrimin gjatë natës jashtë, por ajo ka vendosur të qëndroj deri në fund.

“FrikĂ« nuk kam, pĂ«r shkak se po ushtroj tĂ« drejtĂ«n time. Kam marrĂ« parasysh çdo gjĂ«, qĂ« kur kam ardhur kĂ«tu,” theksoi ajo.

The post “ShqipĂ«ria BĂ«het” dhe e drejta pĂ«r tĂ« protestuar appeared first on Citizens.al.

“Peshku qelbet nga koka”: ProtestĂ« para Kuvendit kundĂ«r Ballukut dhe RamĂ«s

Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile zhvilluan sot një protestë para Kryesisë së Kuvendit ku u kërkua heqja e imunitetit për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Protesta e thirrur nĂ« rrjetet sociale, u shoqĂ«rua me njĂ« organizim tĂ« dytĂ« mbĂ«shtetĂ«s nga partia “MundĂ«sia”.

Njëzëri ata kërkuan përgjegjësi nga nivelet më të larta të pushtetit duke kërkuar kështu që fatura e korrupsionit të paguhet edhe nga Kryeministri Edi Rama. Kjo, pasi sipas tyre, përgjegjësia nuk mund të ndalet te një emër i vetëm.

“Belinda Balluku Ă«shtĂ« vetĂ«m alibia pĂ«r tĂ« mbrojtur Edi RamĂ«n,” deklaroi deputeti i “MundĂ«sisĂ«â€, Erald Kapri sipas sĂ« cilit korrupsioni Ă«shtĂ« sistemik dhe i mbrojtur politikisht.

Aktivisti Andi Tepelena renditi arsyet e protestës, duke përmendur shpopullimin dhe zgjedhjet e kontestuara. Ai foli edhe për mungesën e reformave ekonomike, korrupsionin dhe grabitjen e pasurisë publike.

“Askush nuk Ă«shtĂ« mbi ligjin, pĂ«rfshirĂ« RamĂ«n, Ballukun, Veliajn, Agaçin, MetĂ«n dhe BerishĂ«n,” deklaroi Tepelena, i cili theksoi se barazia para ligjit Ă«shtĂ« test real pĂ«r drejtĂ«sinĂ«.

Në protestë morën pjesë edhe qytetarë të indinjuar nga kushtet sociale dhe ekonomike. Disa prej tyre jetojnë në emigrim dhe mbështesin familjet në Shqipëri.

“PrindĂ«rit e mi nuk jetojnĂ« dot me pensionet qĂ« kanĂ«. Sa herĂ« vijmĂ«, mbajmĂ« familjet me paratĂ« tona,” tha Brunilda Sota, e cila e konsideroi situatĂ«n si pasojĂ« tĂ« keqqeverisjes afatgjatĂ«.

Partia Demokratike kërkoi sot që mbledhja e Këshillit të Mandateve, e cila u thirr për të diskutuar kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit, të ishte e hapur. Por, kërkesa u refuzua nga shumica dhe nga vetë prokurorët e SPAK.

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres për shkak të dyshimeve të arsyeshme se ajo mund të ndërhyjë dhe pengojë apo prishë  hetimet.

Prokuroria pretendon se Balluku ka ndikuar në manipulimin e 12 procedurave tenderuese. Zv.kryeministrja nuk u paraqit në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i saj.

Më 31 tetor 2025, ajo deklaroi se beson në një proces transparent dhe të drejtë. Balluku dhe disa ish-drejtues të Autoritetit Rrugor akuzohen për manipulim tenderësh.

Disa nga çështjet kryesore lidhen me Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Jashtme të Tiranës, me vlerë 210 milionë euro. Për këtë arsye, GJKKO e pezulloi Ballukun nga detyra më 20 nëntor.

Rasti pritet të jetë një test i rëndësishëm për besueshmërinë e drejtësisë së re.

Lexoni gjithashtu:

The post “Peshku qelbet nga koka”: ProtestĂ« para Kuvendit kundĂ«r Ballukut dhe RamĂ«s appeared first on Citizens.al.

Sekret hetimor apo bllokim politik? Kuvendi shtyn heqjen e imunitetit të Ballukut

TĂ« mĂ«rkurĂ«n, 17 dhjetor Kuvendi i ka mohuar anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit tĂ« Mandateve dosjen e plotĂ« tĂ« prokurorisĂ« pĂ«r Zv. Kryeministren Belinda Balluku. EkspertĂ«t e cilĂ«sojnĂ« njĂ« vendim absurd, pasi “sekreti hetimor” nĂ«nkupton qĂ« dosja tĂ« mos bĂ«het publike, por jo t’i mohoet KĂ«shillit tĂ« Mandatave qĂ« do shqyrtojĂ« kĂ«rkesĂ«n pĂ«r heqjen e imunitetit.

SPAK-ut iu mohua “masa e zbutur” ndaj Ballukut, çfarĂ« ndodh mĂ« pas?

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë një kërkesë zyrtare për heqjen e imunitetit të zv. Kryeministres Belinda Balluku me qëllim që të autorizohet masa e ndalimit.

Avokati dhe drejtuesi i qendrĂ«s ligjore “ResPublica”, Dorian Matlija shpjegon pĂ«r Citizens se arresti Ă«shtĂ« hapi fundit qĂ« duhet konsumuar, pasi fillimisht duhet tĂ« procedohet me masa mĂ« tĂ« zbutura, qĂ« tĂ« arrihet qĂ«llimi. Ai sjell nĂ« vĂ«mendje njĂ«jtĂ« edhe rastin e ish-kryeministrit Berisha ku e njĂ«jta nuk u procedua me arrest.

“Ka qenĂ« i kritikueshĂ«m arresti qĂ« nĂ« fillim, si me Veliajn ose me MetĂ«n. Ka njerĂ«z qĂ« po shkojnĂ« nĂ« gjyq nĂ« gjendje tĂ« lirĂ«, si Fatmir Mediu, nuk Ă«shtĂ« fare me masĂ« sigurie,” analizon Matlija.

Vendimi i SPAK vjen menjëherë pas atij të datës 12 Dhjetor, ku Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi të pranojë ankimin e Kryeministrit Rama duke rikthyer, të paktën përkohësisht, në detyrë zëvendës kryeministren Belinda Balluku.

Matlija pohon se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është në mosdakordësi me atë të SPAK. Sipas tij Prokuroria kërkoi një masë më të butë, siç ishte pezullimi fillimisht, pro ngaqë kjo masë u hodh poshtë nga Gjykata, atëherë ju desh të kërkonte një masë të dytë, heqjen e imunitetit.

“NĂ«se nuk do ndĂ«rhynte Gjykata Kushtetuese ata nuk do kĂ«rkonin masĂ« tjetĂ«r. Fakti qĂ« janĂ« pa masĂ« fare dhe pezullimin nga detyra nuk e marrin dot, mund tĂ« procedojnĂ« me arrestin e shtĂ«pisĂ« pĂ«rshembull,” thotĂ« Matlija.

Edi Rama sulmoi drejtĂ«sinĂ« e re duke e cilĂ«suar vendimin e SPAK, i cili mban firmĂ«n e ish-drejtuesit tĂ« SPAK Altin Dumanit, si njĂ« “fakt i turpshĂ«m, pa asnjĂ« lidhje me standardet demokratike evropiane”.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« procedimit penal nr.136 Balluku, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zĂ«vendĂ«skryeministrit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, po hetohet pĂ«r “shkelje tĂ« barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publike” pĂ«r Tunelin e LlogarasĂ«. Gjithashtu ajo po hetohet pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n vepĂ«r penale pĂ«r manipulime njĂ« sĂ«rĂ« tenderash nĂ« disa lote tĂ« UnazĂ«s sĂ« Madhe.

Mohimi i informacionit

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin teorikisht duhet të shqyrtojë kërkesën e SPAK më 19 dhjetor 2025 përpara se çështja të shkojë për votim në seancë plenare të Kuvendit.

Ky këshill nuk voton, por brenda dy javësh përgatit një raport këshillues ku rekomandon miratimin ose rrëzimin e kërkesës së SPAK për arrest në burg ose në shtëpi për Belinda Ballukun, dhe këtë raport ia dërgon Kuvendit, i cili vendos me votim të hapur në seancë plenare.

Por tĂ« mĂ«rkurĂ«n, 17 Dhjetor kreyparlamentari Niko Peleshi nuk u dha anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit tĂ« Mandateve materialet e SPAK pĂ«r Belinda Ballukun, pasi e ka cilĂ«suar informacion si “sekret hetimor”.

“BĂ«jnĂ« keqkuptime me qĂ«llim! Siç e merr kryetari i Kuvendit, nuk publikohet, por ja kalon Komisionit pĂ«rkatĂ«s, qĂ« pĂ«rgatit edhe raportin. Pa u informuar nga ky material si do e vlerĂ«soj Komisioni pĂ«rkatĂ«s?” analizon Matlija

Ndërkohë, të enjten në Gjykatën e Posaçme të Apelit pritet të zhvillohet një seancë ku do të shqyrtohet kërkesa e Belinda Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi për të hequr në mënyrë të përhershme masat e sigurisë që u janë vendosur më parë nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë në kuadër të procedimit penal ndaj tyre.

Ndërsa vetë zv. kryeministria Balluku nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet e saj sociale që prej datës 19 Nëntor. Më 31 Tetor 2025, pas daljes nga zyrat e SPAK vetë Balluku komentoi se ishte shpresëplotë se procesi do të jetë i bazuar mbi transparencë dhe mbi parimet e drejtësisë tek e cila beson.

Balluku dhe disa ish-drejtues të ARRSH-së u akuzuan se kanë manipuluar dy tendera të mëdhenj (Tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Jashtme e Tiranës), me vlerë 210 milionë euro, për të favorizuar kompani të caktuara, dhe për këtë arsye GJKKO e pezulloi atë nga detyra më 20 nëntor.

Lexoni gjithashtu:

The post Sekret hetimor apo bllokim politik? Kuvendi shtyn heqjen e imunitetit të Ballukut appeared first on Citizens.al.

E drejta pĂ«r informim mes “gotĂ«s” plot dhe realitetit bosh

Në Konferencën e shtatë kombëtare për të Drejtën e Informimit, transparenca e institucioneve shqiptare u prezantua si çështje perceptimi.

Kryeministri Edi Rama e pĂ«rshkroi debatin si pĂ«rplasje mes atyre qĂ« shohin “gotĂ«n plot” dhe atyre qĂ« shohin “gotĂ«n bosh”. Media dhe shoqĂ«ria civile u pozicionuan nĂ« kĂ«tĂ« tĂ« fundit.

Deklaratat optimiste të Kryeministrit u zhvilluan paralelisht me veprime të forta të drejtësisë.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) lëshoi tetë masa sigurie pas dyshimeve për abuzime me tenderët në Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Po sot, Kuvendit iu kërkua heqja e imunitetit për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Pikërisht çështjet që përfshijnë korrupsion qeveritar kanë qenë ndër më të vështirat për të marrë informacion apo dhe koment nga mediat.

Ankesa të përsëritura për llogaridhënien

Gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile renditën probleme të njëjta. Institucionet vonojnë, japin informacion të pjesshëm ose nuk u përgjigjen kërkesave ndërkohë që ligji i detyron autoritetet publike të japin informacion brenda 10 ditësh zyrtare pune.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit (KDI), Besnik Dervishi, theksoi se ndryshimi i shpeshtë i koordinatorëve për informim krijon paqartësi përgjegjësish. Sipas tij, kjo dobëson mekanizmin e transparencës brenda institucioneve.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni replikoi duke thënë se qeveria po punon për një formë të re të transparencës.

PĂ«r kĂ«tĂ« ajo prezantoi platformĂ«n “Transparent Albania”. Pirdeni u pĂ«rshkrua si sistem qĂ« standardizon vendimet dhe lejon ndjekjen online tĂ« kĂ«rkesave. Por kjo u prit me skepticizĂ«m nga pĂ«rfaqĂ«suesit e medias.

Kristina Voko nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN) kujtoi se premtime të ngjashme janë bërë thuajse çdo vit. Sipas saj, tryezat përsëriten, por situata mbetet e pandryshuar. Për këtë ajo kërkoi plane konkrete veprimi.

“Cilat janĂ« planet konkrete tĂ« veprimit, qĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« realitet premtimet qĂ« u dhanĂ« para njĂ« viti?” shtroi pyetjen Voko.

Klodiana Kapo nga “Faktoje” tha se redaksia e saj dĂ«rgoi 183 kĂ«rkesa gjatĂ« vitit 2025. Dyzet e dy pĂ«rfunduan si ankesa te KDI. Ajo theksoi se vonesat e bĂ«jnĂ« lajmin tĂ« pavlefshĂ«m.

“Lajmi Ă«shtĂ« si buka, pas mĂ« shumĂ« se pesĂ« ditĂ«sh myket dhe nuk konsumohet mĂ«â€ theksoi Kapo, duke kujtuar dhe njĂ« herĂ« penalizimin qĂ« vjen nga mungesa e marrjes sĂ« pĂ«rgjigjes nĂ« kohĂ«.

Eglantina Bardhi nga “Together for Life” konfirmoi tĂ« njĂ«jtĂ«n pĂ«rvojĂ«. Ajo tha se mbi gjysma e shkresave tĂ« tyre kthehen nĂ« ankesa, edhe pĂ«r informacione bazike dhe jo informacione sensitive.

“PĂ«rvoja tregon se mekanizmi nuk funksionon,” theksoi Bardhi.

Përfaqësues diplomatikë në tryezë sollën shembuj evropianë. Ambasadorja zvicerane Ruth Huber theksoi standardizimin, aksesueshmërinë dhe publikimin proaktiv të të dhënave.

Sipas saj, informacioni duhet të publikohet automatikisht duke e bërë të panevojshëm ankimin.

Blerjana Bino nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) vuri në dukje hendekun mes digjitalizimit dhe llogaridhënies si element thelbësor në një sistem demokratik.

Bino përmbyll se në këtë pikë, teknologjia në Shqipëri nuk ka sjellë rritje reale të transparencës.

“Arritjet” sipas qeverisĂ« dhe raportet kritike

Kryeministri Edi Rama pranoi kritikat, por i kaloi ato në plan të dytë kur vijoi të theksonte përparimin në krahasim me të shkuarën.

Ai iu referua vlerĂ«simeve tĂ« SIGMA-s – njĂ« iniciativĂ« e mbĂ«shtetur nga Bashkimi Evropian pĂ«r qeverisjen publike dhe menaxhimin e administratĂ«s shtetĂ«rore – ku ShqipĂ«ria shĂ«non pikĂ«zim tĂ« lartĂ« institucional.

“ShqipĂ«ria ka arkitekturĂ« funksionale pĂ«r transparencĂ«n, ku rezultati sipas ‘SIGMA-s’ Ă«shtĂ« 8.6 nga 10 nĂ« kuadrin strategjik e institucional dhe 7 nga 9 pĂ«r funksionalitetin e autoritetin e tĂ« drejtĂ«s pĂ«r informim,” tha Rama.

Kryeministri përmendi edhe një indeks evropian të transparencës, sipas të cilit Shqipëria ka rritje prej 5% brenda këtij viti. Nisur nga këto, ai e cilësoi vendin mbi mesataren rajonale sa i përket informimit publik.

Megjithatë, raportet e tjera të BE-së tregojnë një situatë të përkeqësuar. Raporti i Progresit thekson presione mbi median, mungesë transparence në pronësi dhe financim, si dhe vetëcensurë.

Sipas BE-së, konsultimet publike dhe transparenca qeverisëse mbeten të dobëta. Kjo minon besimin publik dhe standardet demokratike të kërkuara për integrimin evropian.

Kështu, debati për transparencën në Shqipëri vijon të zhvillohet në dy plane paralele.

NĂ« njĂ«rin qĂ«ndron qeveria, e mbĂ«shtetur te indekse, raporte qĂ« dĂ«shmojnĂ« “pĂ«rparim”. NĂ« tjetrin janĂ« gazetarĂ«t dhe shoqĂ«ria civile, qĂ« pĂ«rballet nĂ« terren me realitetin tjetĂ«r: vonesa, pĂ«rgjigje tĂ« pjesshme dhe mekanizma qĂ« funksionojnĂ« vetĂ«m pas ndĂ«rhyrjes sĂ« Komisionerit.

Hendeku mes këtyre dy realiteteve nuk është perceptim, por përvojë konkrete.

NjĂ« kornizĂ« ligjore e vlerĂ«suar ndĂ«rkombĂ«tarisht nuk e zĂ«vendĂ«son detyrimin institucional pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur medias pa filtra dhe pa zvarritje. Kur indekset pĂ«rdoren pĂ«r tĂ« relativizuar kritikat, ato kthehen nga mjete vlerĂ«simi nĂ« instrumente mbrojtĂ«se tĂ« pushtetit.

Nëse digjitalizimi dhe platformat e reja mbeten premtime, problemi nuk është mungesa e teknologjisë, por kultura e institucioneve të mbyllura.

Derisa transparenca të zbatohet si praktikë e përditshme dhe jo si statistikë vjetore, liria e medias do të vazhdojë të mbetet nën presion.

NĂ« kĂ«tĂ« realitet, “gota” nuk Ă«shtĂ« as plot dhe as bosh. Ajo Ă«shtĂ« e kontrolluar. Dhe pikĂ«risht ky kontroll pĂ«rbĂ«n sfidĂ«n mĂ« serioze pĂ«r demokracinĂ« dhe tĂ« drejtĂ«n e qytetarĂ«ve pĂ«r t’u informuar.

The post E drejta pĂ«r informim mes “gotĂ«s” plot dhe realitetit bosh appeared first on Citizens.al.

Emigracioni shqiptar: Fitime nga remitancat, humbje në fuqinë punëtore

Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me pagat më të ulëta në rajon dhe faktori ekonomik është arsyeja kryesore që nxit emigrimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas “AnketĂ«s sĂ« Migrimit nĂ« Familje” (2024), migrimi ka sjellĂ« pĂ«rfitime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ekonominĂ« shqiptare. Por njĂ«kohĂ«sisht ka prodhuar tkurrje demografike dhe mungesĂ« tĂ« theksuar tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore.

Për çdo një nga katër familje përfituese, remitancat janë burimi i vetëm i të ardhurave. Nga ana tjetër, në të njëjtën kohë, 45% e bizneseve raportojnë se nuk arrijnë të plotësojnë vendet e lira të punës.

Raporti – i pĂ«rpiluar nga Organizata NdĂ«rkombĂ«tare e Migrimit, dega ShqipĂ«ri (IOM Albania), Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe Banka BotĂ«rore – Ă«shtĂ« realizuar si njĂ« vĂ«zhgim mbi mĂ« shumĂ« se 3,800 familje me anĂ«tarĂ« emigrantĂ« dhe 1,198 familje pa emigrantĂ«, nĂ« tĂ« gjitha rajonet e vendit.

Mërgimi një realitet strukturor familjar

Të dhënat tregojnë se 37% e familjeve shqiptare kanë të paktën një anëtar në mërgim ose që u është kthyer. Prej tyre, 22% kanë një mërgimtar aktualisht jashtë vendit dhe 20% të kthyer.

Rreth 5% e familjeve kanë më shumë se një anëtar në mërgim. Këto shifra e bëjnë emigrimin pjesë të qëndrueshme të strukturës familjare në Shqipëri.

Rreth 70% e emigrantëve aktualë largohen për arsye ekonomike. Vetëm 6% deklarojnë arsye arsimin, ndërsa 16% mërgojnë për arsye familjare.

Burrat emigrojnë kryesisht për punë, ndërsa gratë më së shumti për bashkim familjar. Ky dallim reflekton role gjinore të pabarabarta në vendimmarrjen migratore.

Nga pikëpamja ligjore, një e katërta e emigrantëve shqiptarë nuk kanë pasur dokumentacion të plotë. Kjo përfshin 23% të të kthyerve dhe 29% të emigrantëve aktualë.

Para largimit, ata që emigrojnë janë më pak të punësuar se ata që qëndrojnë dhe për rrjedhojë me paga më të ulëta.

Si pasojĂ« e pĂ«rgatitjeve pĂ«r t’u larguar, shumica pĂ«rjetojnĂ« rĂ«nie tĂ« ndjeshme tĂ« normĂ«s sĂ« punĂ«simit, e cila bie nga 62% dy muaj para largimit nĂ« vetĂ«m 9% nĂ« muajin e fundit tĂ« jetesĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri.

Ky tranzicion shoqĂ«rohet me pasiguri ekonomike nĂ« pĂ«rgatitjet pĂ«r t’u larguar. Trajnimet profesionale janĂ« tĂ« kufizuara dhe mĂ« tĂ« pĂ«rhapura tek gratĂ« dhe tĂ« rinjtĂ«.

Rreth 24% e grave marrin ndonjë trajnim apo aftësim profesional para se të emigrojnë. Kjo gjë ndodh edhe më pak te burrat, 17%. Diferenca në këtë statistikë tregon akses të pabarabartë në përgatitjen për tregun e huaj të punës.

Rreth gjysma e emigrantëve i mbulojnë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit jashtë duke marrë para borxh. Emigrimi shfaqet kështu si investim me rrezik të lartë dhe barrë për familjet apo familjarët që qëndrojnë në Shqipëri.

Remitancat dhe sfidat e kthimit

Sipas raportit, remitancat u dërgohen familjarëve në Shqipëri kryesisht përmes kanaleve informale, miqve, familjarëve apo përmes vetë vizitave në vend. Vetëm rreth 30% përdorin banka ose operatorë zyrtarë transfertash.

Kjo do të thotë se shumica e remitancave mbeten jashtë sistemit zyrtar ekonomik. Kjo prirje kufizon transparencën dhe politikat ekonomike afatgjata.

Dërgimi i remitancave rritet me moshën dhe është më i lartë te grupmosha 45-64 vjeç. Këta emigrantë mbajnë barrën kryesore financiare për familjet që qëndrojnë në Shqipëri.

Ndërkohë, shumica e të kthyerve janë burra të moshës 35-54 vjeç. Kthimi lidhet kryesisht me arsye familjare, përfundim kontratash ose humbje pune.

Raporti vëren se rreth 45% e kthimeve kanë ndodhur mes viteve 2020-24. Treguesi sinjalizon një dinamikë të re emigrimi pas pandemisë.

Ndërkohë, ri-integrimi në tregun e punës mbetet sfidues për emigrantët shqiptarë që kthehen sërish në vend. Të rikthyerit më të fundit kanë shanse më të ulëta punësimi se ata të kthyer më herët.

Sipas anketës, emigrantët fitojnë mesatarisht 2.5 herë më shumë jashtë vendit krahasuar me të ardhurat që ata merrnin në Shqipëri para se të largoheshin. Edhe pas rikthimit, të ardhurat mbeten rreth 26% më të larta se para emigrimit.

Kjo tregon se emigrimi sjell pĂ«rfitime individuale afatgjata. Por pĂ«r vendin, kostoja demografike dhe ekonomike mbetet e lartĂ« kjo pasi luhatjet nĂ« fuqinĂ« punĂ«tore tkurr mundĂ«sinĂ« e sipĂ«rmarrjeve pĂ«r t’u zgjeruar.

Lexoni gjithashtu:

The post Emigracioni shqiptar: Fitime nga remitancat, humbje në fuqinë punëtore appeared first on Citizens.al.

Barazia gjinore në Ballkan: Progres i ngadalshëm mes dizinformimit dhe dogmës fetare

Ballkani duket se po përballet me sfida në miratimin dhe implementimin e ligjeve për barazi gjinore. Shqipëria ka bërë përparim teksa e miratoi rishikimin e ligjit gjatë muajit nëntor. Mali i Zi dhe Kosova e kanë miratuar prej kohësh, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Serbia po pengohen nga dezinformimi dhe dogma fetare.

Në të gjitha vendet e Ballkanit, propaganda konservatore ka përdorur narrativën e frikës për të ndaluar ligjet progresive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut sikurse janë ato për barazinë gjinore. Aktivistët theksojnë se pa edukim publik dhe fushata informuese, ligjet mbeten letra pa fuqi reale.

Në Shqipëri ligji për barazinë gjinore u miratua në Kuvend më 6 nëntor, pavarësisht fushatës dizinformuese dhe linçuese që u nxit nga grupe konservatore. Ky ligj njeh për herë të parë punën e papaguar të grave, synon përfaqësimin 50% të tyre në politikë dhe kërkon barazi gjinore në sektorin publik e privat.

MegjithatĂ«, fushata tĂ« ndryshme online nxitĂ«n keqinterpretime tĂ« ligjit, duke e lidhur me çështje si ndryshimi i gjinisĂ« apo martesat mes sĂ« njĂ«jtĂ«s gjini – gjĂ«ra qĂ« nuk pĂ«rfshihen nĂ« ligj dhe tĂ« sqaruara nga Citizens.al nĂ« raportime tĂ« mĂ«parshme.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia: Hapa pas në rrugën drejt barazisë

Në Maqedoninë e Veriut, projektligji për barazinë gjinore u refuzua në vitin 2023. Shkak u bë presioni nga komuniteti fetar dhe protestat e organizuara, që duket se buruan njësoj si në Shqipëri nga një fushatë dizinformimi.

Aktivistja Rita Behadini tregoi pĂ«r Citizens.al se projektligji ishte i guximshĂ«m dhe progresiv, por ai u lidh prej njĂ« fushate dizinformuese me ligjin “PĂ«r evidentimin nĂ« Librat AmzĂ«â€ – gjendjes civile. Kjo fushatĂ« i bĂ«ri njĂ«sh tĂ« dy projektligjet dhe “e shiti” sikur ligji pĂ«r barazinĂ« gjinore u mundĂ«sonte personave transgjinorĂ« tĂ« ndryshonin gjininĂ«, edhe pse realisht kjo nuk kishin lidhje.

“Me qeverinĂ« aktuale, e cila duket goxha anti-gjinore, nuk besoj se do tĂ« ketĂ« nismĂ« tĂ« re pĂ«r miratimin e ligjit pĂ«r barazinĂ« gjinore, sepse ata janĂ« goxha tradicionalĂ«, sidomos kur bĂ«het fjala pĂ«r koncepte progresive apo koncepte si ‘LGBT’,” theksoi Behadini.

Sipas Ritës qëndrimi i Kryepeshkopatës së Ohrit dhe protestat që u mbajtën në Shkup për këto nisma ligjore ndikuan në vendimin kundër ligjit për barazinë gjinore.

“NĂ« tĂ« gjithĂ« procesin ka pasur dizinformata, njĂ«soj si nĂ« ShqipĂ«ri, duke pretenduar qĂ« ligji kishte tĂ« bĂ«nte me transgjinorĂ«t ose martesat e sĂ« njĂ«jtĂ«s gjini, gjĂ« e cila nuk ka qenĂ« e vĂ«rtetĂ«,” shtoi Behadini.

Në Serbi, situata duket ndryshe. Ligji për barazinë gjinore qe miratuar në vitin 2021, por tre vite më pas u pezullua nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimi u mor nĂ« korrik 2024, pas kundĂ«rshtimeve pĂ«r pĂ«rkufizimin e gjinisĂ« dhe pĂ«rdorimin e gjuhĂ«s sĂ« ndjeshme gjinore edhe nĂ« mbrojtjen e viktimave nga dhuna apo diskriminimi. Protestat e grupeve konservatore dhe marshimet e organizuara nga partia nacionaliste e djathĂ« Dveri, “Family Walk,” e shtuan presionin.

“Nuk ka asnjĂ« shpjegim pse Gjykata Kushtetuese e mori vendimin tri vite mĂ« vonĂ«, kur kundĂ«rshtimet janĂ« regjistruar qĂ« nĂ« 2021. MĂ« e keqja Ă«shtĂ« se nuk ka asnjĂ« afat se pĂ«r sa kohĂ« ky ligj do tĂ« qĂ«ndroj i pezulluar” – analizon pĂ«r Citizens Andijana Covic, nga organizata pĂ«r tĂ« drejtat e grave “FemPlatz”.

Covic përmbyll se ky pezullim vë në pikëpyetje të gjitha konventat që Serbia aderon prej vitesh, si punë e vazhdueshme edhe drejt integrimit në familjen evropiane.

Mali i Zi dhe Kosova: Ligji ekziston, por sfida mbetet zbatimi

Mali i Zi miratoi ligjin pĂ«r barazinĂ« gjinore nĂ« vitin 2007, duke e ndryshuar disa herĂ« pĂ«r t’u pĂ«rafruar me direktivat e Bashkimit Evropian, sidomos pas vitit 2015.

Maia Raicevic nga Qendra për të Drejtat e Grave në Podgoricë, tha për Citizens.al se para ndryshimeve nuk kishte protesta të hapura, por më së shumti kundërshti të heshtur, tallje dhe minimizim të çështjeve të grave.

Por rishikimet e ligjit, sipas saj, më tepër se prej një vullneti të gjerë politik, u shtynë përpara falë aktivizmit këmbëngulës të grupeve feministe. Rishikimet futën konceptin e integrimit gjinor në institucione, inkuroajoi përfaqësimin e grave në vendimmarrje dhe krijoi bazën për politika kundër diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore.

“Ligji hapi dyer, por nĂ«se shoqĂ«ria kalon pĂ«rmes tyre, Ă«shtĂ« çështje tjetĂ«r,” theksoi Raicevic, duke nĂ«nkuptuar se normat patriarkale mbeten tĂ« rrĂ«njosura nĂ« shoqĂ«rinĂ« malazeze.

Pavarësisht miratimit, ajo analizon se normat patriarkale janë ende thellësisht të rrënjosura në familje, shkolla, politikë, madje edhe tek vetë gratë. Për Raicevic ky ligj është një hap i rëndësishëm, por jo fitore.

Ngjashëm, Kosova, në vitin 2015, miratoi paketën e ligjeve për të drejtat e njeriut, paketë e cila krahas ligjit për Avokatin e Popullit, ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pati të përfshirë edhe ligjin për Barazi gjinore. Por sfida është zbatimi i tyre në praktikë.

Aktivistja feministe Valmira Rashiti tregoi pĂ«r Citizens.al se kĂ«to ligje ndalojnĂ« diskriminimin “e drejtpĂ«rdrejtĂ« apo tĂ« tĂ«rthortĂ«â€ pĂ«r shkak tĂ« gjinisĂ« dhe identitetit gjinor nĂ« tĂ« gjitha fushat: punĂ«sim, shĂ«rbime, qasje institucionale, shĂ«rbime sociale etj.

Rashiti thotë se në bazë të këtyre ligjeve janë hartuar edhe padi ndaj ngacmimeve seksuale, gjuhës së urrejtjes, dhunës në familje, denigrimit për shkak të identitetit gjinor, apo orientimit seksual.

Sipas saj shtysë e madhe për miratimin e paketës ligjore në fjalë ka qenë procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE, i cili kërkon harmonizimin e legjislacionit.

“Tani qĂ« e djathta po duket tĂ« ketĂ« marrĂ« hov edhe nĂ« nivel tĂ« BE-sĂ«, mbetet tĂ« shihet nĂ«se mbrojtja e identitetit gjinor dhe orientimit seksual do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« jetĂ« prioritet i legjislacionit kosovar, karshi reformave institucionale,” pĂ«rmbylli Rashiti.

Lexoni gjithashtu:

The post Barazia gjinore në Ballkan: Progres i ngadalshëm mes dizinformimit dhe dogmës fetare appeared first on Citizens.al.

Shkëndija të trashëgimisë: Kovaçët e fundit të Shqipërisë

Në një kohë kur zanatet e vjetra po zhduken, një ekspozitë e fotografit Xhemali Moku rikthen vëmendjen te kovaçët e fundit të pakicës egjiptiane në Shqipëri.

“ShkĂ«ndija tĂ« trashĂ«gimisĂ«/Sparks of heritage” dokumenton mjeshtĂ«rinĂ« qĂ« i ka mbijetuar modernizimit dhe harresĂ«s.

Foto nga Xhemali Moku.

Ekspozita, ishte e hapur nĂ« qendrĂ«n “Tek Bunkeri” deri mĂ« 6 dhjetor. Ajo paraqiti portrete tĂ« zanatçinjve qĂ« formĂ«suan hekurin dhe identitetin e komunitetit egjiptian pĂ«r breza me radhĂ«.

Profesioni i kovaçit është kaluar brez pas brezi nëpër Shqipëri, veçanërisht në zonat juglindore.

Foto nga Xhemali Moku.

Mjeshtrit e përpunimit të metaleve prodhonin vegla dhe mjete pune, të domosdoshme për ekonomitë lokale të komuniteteve. Ata prodhonin këmborë, sqeparë, sëpata, patkonj, vegla bujqësore, vegla për shtëpi dhe zanate të tjera.

Dikur zhurma e çekanit mbi hekurin e skuqur ishte pjesë e përditshmërisë së shumë fshatrave. Sot, ai tingull është në prag zhdukjeje dhe për shumë të rinj i padëgjuar më parë.

Foto nga Xhemali Moku.

Fotografitë e Mokut ndërthurin stilin dokumentar me ekspozimin e gjatë, duke sjellë atmosferën e punishteve tradicionale.

Ai tregoi për Citizens.al se kishte udhëtuar në gjithë vendin për të takuar mjeshtrit e fundit të metaleve dhe se i kishte bërë përshtypje pasioni dhe dëshira me të cilën ata realizonin punimet e tyre, pavarësisht se raporti punë-fitim ishte i vogël.

Foto nga Xhemali Moku.

“Gjeta kovaçë qĂ« ishin dhe brez i tetĂ« me kĂ«tĂ« profesion, pĂ«r shembull PĂ«llumb Kovaçi, nga Korça, i cili kishte humbur 90% tĂ« dĂ«gjimit pĂ«r shkak tĂ« goditjeve tĂ« çekanit gjatĂ« viteve,” tregoi Moku.

Ai tregon se shumë prej zanatçinjve përballen me probleme shëndetësore të shkaktuara nga tymi, nxehtësia dhe mungesa e kushteve të sigurisë. Disa kanë mushkëri të dëmtuara nga puna shumëvjeçare pranë oxhakut.

Foto nga Xhemali Moku.

Ekspozita fton publikun, të rinjtë e kësaj pakice të njohin dhe reflektojnë mbi trashëgiminë kulturore dhe vlerën e këtij profesioni.

Moku thekson se rëndësia e fotografive dhe ekspozitës së hapur e kalon qëllimin personal, por tenton të tërheqë vëmendjen institucioneve për arsye se po rrezikohet të humbasë një mjeshtri e veçantë për shkak të mos mbështetjes dhe ky dokumentim i tiji rrezikon të jetë i fundit.

Foto nga Xhemali Moku.

“Ky Ă«shtĂ« dokumentimi i parĂ« fotografik pĂ«r komunitetin egjiptian si mjeshtĂ«r hekuri”, thotĂ« autori.

“Por ekspozita nuk Ă«shtĂ« mĂ« e imja, Ă«shtĂ« e brezave tĂ« ardhshĂ«m, tĂ« cilĂ«t do t’i kujtojnĂ« gjyshĂ«rit e tyre, si mjeshtĂ«r tĂ« hekurit,” vijon fotografi.

Xhemali Moku po vijon kërkimet për një publikim që do të mbledhë historitë dhe të dhënat e kësaj tradite por dhe profesioneve të tjera të komunitetit që sfidojnë kohën, teknologjinë dhe konsumerizmin.

Lexoni gjithashtu:

The post Shkëndija të trashëgimisë: Kovaçët e fundit të Shqipërisë appeared first on Citizens.al.

OKB dhe ActionAid zbulojnë probleme serioze në kampin e Gjadrit

Kampi i emigrantëve në Gjadër po përballet së fundmi me kritika të forta për shkelje të të drejtave të njeriut dhe keqpërdorim fondesh. Dy raporte ndërkombëtare nxjerrin në pah probleme në funksionimin e këtij projekti të diskutueshëm mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kampi u krijua nĂ« kuadĂ«r tĂ« marrĂ«veshjes “Rama-Meloni” pĂ«r menaxhimin e flukseve tĂ« refugjatĂ«ve nĂ« Mesdhe. Struktura operon nĂ« territor shqiptar, por me mekanizma juridiksioni italian. Kjo ka lĂ«nĂ« vend pĂ«r njĂ« boshllĂ«k kontrolli nga autoritetet shqiptare duke rritur shqetĂ«simet mbi standardet etike dhe ligjore.

OKB: Shqipëria pa hetime të pavarura për rastet e torturës në Gjadër

Komiteti i OKB-së kundër Torturës raportoi më 28 nëntor të 2025 se Shqipëria nuk ofron të dhëna të besueshme për hetimet e keqtrajtimeve dhe torturës në Gjadër.

Komiteti kërkoi akses të plotë për Mekanizmin Kombëtar Parandalues (NPM) dhe ndjekje penale për autorët e mundshëm. Por hasi në mungesë të dhënash hetimore të ndara sipas kategorive mbi hetimet për torturë, keqtrajtim dhe përdorim të paligjshëm të forcës dhe si pasojë mungesën e llogaridhënies për autorët.

Shqipëria aderon në Konventën kundër Torturës dhe për rrjedhojë, sipas Komitetit të OKB-së, shteti shqiptar e ka të detyrueshme që të hetojë dhe raportojë për raste keqtrajtimesh apo torturash pavarësisht paqartësive lidhur me juridiksionin e kampit në Lezhë.

Kështu, komiteti i kërkoi Shqipërisë që mekanizmi NPM i saj të ketë akses të plotë dhe të pakufizuar në kampin e Gjadrit, sipas Protokollit Opsional të Konventës.

Ai theksoi se detyrimet e shtetit palë vazhdojnë të aplikohen pavarësisht menaxhimit ose juridiksionit të qendrave, pasi këto struktura ndodhen në territor sovran shqiptar.

Ndaj ShqipĂ«risĂ« i kĂ«rkohet tĂ« sigurojĂ« hetime tĂ« shpejta, tĂ« plota dhe tĂ« pavarura pĂ«r çdo rast torturĂ« apo keqtrajtimi tĂ« raportuar, tĂ« pezullojĂ« pĂ«rkohĂ«sisht punonjĂ«sit e dyshuar gjatĂ« hetimit, tĂ« ndjekĂ« penalisht pĂ«rgjegjĂ«sit dhe t’u garantojĂ« viktimave dĂ«mshpĂ«rblim tĂ« drejtĂ«.

Po ashtu, Komiteti i OKB-së i kërkoi shtetit shqiptar të mbledhë dhe të publikojë të dhëna të sakta dhe të detajuara për këto raste.

ActionAid denoncon parregullsitë financiare në Gjadër

Action Aid, një organizatë ndërkombëtare jo qeveritare për të drejtat e njeriut, denoncoi shpërdorimin e fondeve publike për kampin në Gjadër, në Gjykatën e Llogarive të Italisë.

Sipas të dhënave të projektit Trattenuti të Universitetit të Barit, ka dyshime serioze për parregullsi në tenderin 133 milionë euro për menaxhimin e këtyre strukturave.

Sipas raportit nga Action Aid, qĂ« nga miratimi i protokollit Itali-ShqipĂ«ri, fondet pĂ«r projektin janĂ« rritur nga 39.2 milionĂ« euro nĂ« 65 milionĂ«; mĂ« pas Ministria e Mbrojtjes ka hapur tendera me vlerĂ« 82 milionĂ« euro, ka nĂ«nshkruar kontrata pĂ«r mbi 74 milionĂ« dhe ka disbursuar mbi 61 milionĂ« euro – kryesisht me procedura tĂ« dhĂ«nies direkte.

Deri në mars 2025 ishte aktivizuar vetëm 39% e kapacitetit zyrtar, ndërkohë që kostot janë shumë më të larta se ato të qendrave të ngjashme në Itali.

“NĂ« GjadĂ«r, mbajtja operative e njĂ« krevati pĂ«r dy muaj kushtoi rreth 1,500 euro, pothuajse sa shpenzimet vjetore pĂ«r njĂ« krevat nĂ« CPR-nĂ« e Modicas nĂ« Itali”’ citohet nĂ« raport.

Sipas denoncimeve të kësaj organizate, deri në fund të vitit 2024, kostoja ditore për çdo të ndaluar në Gjader ishte gati trefishi i asaj në CPR-të brenda Italisë, edhe pse 20% e vendeve në Itali mbeteshin të lira.

Shpenzimet shtesë përfshijnë mbi 2.6 milionë euro nga Ministria e Mbrojtjes për anijen Libra, udhëtimet dhe dietat e personelit ushtarak, 630,000 euro nga Ministria e Brendshme për transfertat dhe teknologjitë e kontrollit, si dhe kontrata prej gati 2 milionë eurosh të Ministrisë së Drejtësisë për burgun e Gjaderit, i cili mbetet 30% i papërfunduar dhe asnjëherë i përdorur.

ActionAid përmbyll se këto parregullsi dhe kostot e pajustifikuara kërkojnë hetim të plotë nga Gjykata e Llogarive dhe Autoriteti Kombëtar Kundër Korrupsionit (ANAC).

Citizens ka raportuar në vijimësi për kritikat dhe transformimin e funksionit të Kampit në Gjadër.

Lexoni më shumë:

The post OKB dhe ActionAid zbulojnë probleme serioze në kampin e Gjadrit appeared first on Citizens.al.

❌