❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zërat qytetarë kundër betonit frymëzuan komunitetet

Transformimi urban në Shqipëri vijoi të prodhojë konflikte përgjatë vitit 2025. Zakonisht, debati ndahet mes atyre që e shohin këtë zhvillim si modernizim estetik dhe atyre që e kritikojnë atë kryesisht nën dyshimin për interesa të errëta ekonomike.

Por pĂ«rtej kĂ«tij polarizimi, njĂ« fakt mbetet i padiskutueshĂ«m, ndikimi i thellĂ« qĂ« ky transformim urban ka dhĂ«nĂ« dhe po jep te komunitetet lokale. Citizens.al Ă«shtĂ« munduar t’u japĂ« gjithmonĂ« vĂ«mendje zĂ«rave qytetarĂ« dhe tĂ« pĂ«rcjellĂ« tĂ« parin shqetĂ«simet e tyre.

Projektet e ndërtimeve masive, rikualifikimeve urbane dhe infrastrukturore në Shqipëri zhvillohen shpesh pa konsultime me banorët që preken prej tyre. Objektet nuk vlerësohen si duhet për shpronësim, nuk respektohet trashëgimia, hapësirat, distancat me godinat ekzistuese, shpesh ndërtohet në tejkalim të lejeve etj.

Për rrjedhojë, ky zhvillim ka nxitur pasiguri mbi pronën dhe strehimin duke ngjallur rezistencë qytetare në zona të ndryshme të vendit në rastet kur projektet trokasin dyerve të shtëpive apo institucioneve.

TĂ« tilla ishin rastet e banorĂ«ve pranĂ« qendrĂ«s kulturore “Ten”, shkollĂ«s “Emin Duraku” dhe ata tĂ« njĂ« pallati te Astiri nĂ« TiranĂ«, banorĂ«t e lagjes historike dhe zonĂ«s sĂ« ish-kabinave tĂ« plazhit nĂ« DurrĂ«s, apo dhe banorĂ«t e zonĂ«s sĂ« Rrjollit nĂ« VelipojĂ«.

Mes dëbimit dhe pasigurisë së strehimit

Dy komunitete nĂ« DurrĂ«s u pĂ«rballĂ«n me largim nga shtĂ«pitĂ« e tyre, pĂ«r arsye tĂ« ndryshme. NĂ« “lagjen 13”, 32 familje u gjetĂ«n nĂ« rrugĂ« nĂ« prag tĂ« festave, pasi godinat ku banonin qĂ« nga vitet ’90 iu kalua pronarit me njĂ« proces tĂ« cilin ata e kontestojnĂ«.

BanorĂ«t, tĂ« cilĂ«t u vendosĂ«n te ish-kabinat e plazhit rreth 30 vite mĂ« parĂ« si pĂ«rfitues nga statusi pastrehĂ«, thonĂ« se morĂ«n vesh vonĂ« vendimin e bashkisĂ« pĂ«r t’ia kaluar objektin “me banorĂ« brenda”. VetĂ«m njĂ« person, me aftĂ«si tĂ« kufizuara, mori mbĂ«shtetje pĂ«r qira. TĂ« tjerĂ«t mbetĂ«n pa ndihmĂ«.

Ndryshe Ă«shtĂ« situata nĂ« lagjen e KalasĂ«. Mbi 70 familje mund tĂ« shpĂ«rngulen pĂ«r shkak tĂ« projektit tĂ« rikualifikimit urban tĂ« zonĂ«s, njohur ndryshe dhe si “TID DurrĂ«s”.

Parashikohet dëmshpërblim, por shumica e banorëve e konsiderojnë si të pamjaftueshëm për një zonë kaq strategjike, për më tepër vlera e përllogaritur i referohet çmimeve të 10-15 viteve më parë.

Projekti zbatohet nga Ministria e Kulturës, Bashkia Durrës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Banorët i kanë paditur në Gjykatën Administrative. Paralelisht, kanë bërë kallëzim edhe në SPAK.

NdĂ«rtimet “fasadĂ« mĂ« fasadĂ«â€

RindĂ«rtimi i qendrĂ«s kulturore “Ten” nĂ« rrugĂ«n Myslym Shyri nĂ« TiranĂ«, parashikoi rritjen e godinĂ«s nga dy nĂ« katĂ«r kate. BanorĂ«t pĂ«rreth u alarmuan. Ata u ankuan pĂ«r mungesĂ«n e konsultimit dhe rrezikun qĂ« ndĂ«rtesat e tyre tĂ« dĂ«mtoheshin nga ana strukturore ose tĂ« mbeteshin pa dritĂ« dhe ajrim.

Ata iu drejtuan Citizens.al. Bashkia Tiranë deklaroi se projekti përputhej me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe nuk dëmtonte ndërtesat afër. Megjithatë, punimet u ndërprenë në mars, për arsye të paqarta. Sot, banorët janë në proces gjyqësor me bashkinë dhe kompaninë zbatuese.

NjĂ« tjetĂ«r konflikt shpĂ«rtheu pranĂ« shkollĂ«s “Emin Duraku”, nĂ« ish-Bllok. KĂ«tĂ« herĂ« bĂ«hej fjalĂ« pĂ«r njĂ« kullĂ« 16-katĂ«she, me katĂ«r kate nĂ«n tokĂ« dhe rreth 10 mijĂ« metra katrorĂ« sipĂ«rfaqe ndĂ«rtimi.

Banorët protestuan, duke nxjerrë si shqetësim kryesor jo vetëm humbjen e hapësirave të përbashkëta, por edhe rrezikun e një ndërtimi të tillë pranë një shkolle që frekuentohet nga fëmijë të shumtë. Megjithatë, me kalimin e kohës, rezistenca u zbeh.

“Pjesa mĂ« e madhe e banorĂ«ve Ă«shtĂ« tĂ«rhequr, edhe pse çështja Ă«shtĂ« nĂ« GjykatĂ«n e TiranĂ«s”, tha avokati Redon Meksi pĂ«r Citizens.al.

Ky grup banorësh duket se e ka pasur të vështirë të gjejë një inxhinier të gatshëm të angazhohet si ekspert për të analizuar parregullsitë e projektit e që përmes saj më pas të kërkohej sigurimi i padisë.

MegjithatĂ« ky vit pati edhe raste ku komunitetet arritĂ«n fitore, qoftĂ« dhe tĂ« pjesshme. I tillĂ« ishte rasti i njĂ« grupi prej 24 familjesh, tĂ« cilĂ«t me mbĂ«shtetjen e organizatĂ«s “DrejtĂ«si Sociale”, siguroi legalizimin e banesave pas protestave para AgjencisĂ« ShtetĂ«rore tĂ« KadastrĂ«s.

Përmes avokatit Gentian Serjani, grupi i zonës së Astirit, ia ka dalë që të ndërhyjë dhe përshpejtojë procedurat duke i dhënë fund një anashkalimi prej rreth 20-vitesh.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« Rrjoll tĂ« VelipojĂ«s, banorĂ«t panĂ« pezullimin e projektit tĂ« resortit turistik “Blue Borgo”. Ata protestuan, madje dhe u pĂ«rplasĂ«n me policinĂ« duke iu drejtuar mĂ« pas dhe SPAK-ut pĂ«r çështjen e pronĂ«sisĂ«.

Prek Molla, banor i zonës, tregoi se prej marsit nuk ka pasur tentativa për rikthim të punimeve.

“Pati njĂ« tentativĂ« pĂ«r marrĂ«veshje, por pas skandalit [tĂ« korrupsionit] me [ministren Belinda] Ballukun, investitori u tĂ«rhoq”, tha ai.

Këto raste të hasura këtë vit, tregojnë edhe njëherë se konfliktet e përsëritura urbane fshehin pas modelin e projekteve të mëdha që aplikohen me përgjegjësi dhe kosto sociale të paqarta dhe pa konsultim publik.

Rezistenca qytetare mbetet një nga pak mekanizmat që duket se i vë frenë proceseve të tilla.

The post Zërat qytetarë kundër betonit frymëzuan komunitetet appeared first on Citizens.al.

Gjadri, simbol i dështimit në politikën me migracionin

Kur qeveritĂ« e ShqipĂ«risĂ« dhe ItalisĂ« nĂ«nshkruan nĂ« vitin 2023 marrĂ«veshjen pĂ«r kampin e Gjadrit, projekti u promovua si “zgjidhje inovative” pĂ«r menaxhimin e krizĂ«s sĂ« migracionit nĂ« Mesdhe.

Premtimi nga Kryeministrja e ItalisĂ«, Giorgia Meloni, ishte i qartĂ«: mijĂ«ra azilkĂ«rkues, tĂ« cilĂ«t do tĂ« kapeshin nĂ« det do tĂ« silleshin nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«r t’u trajtuar dhe riatdhesuar me procedura tĂ« shpejtuara.

Ndryshe, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, theksonte se vendi ynë nuk do të kishte asnjë kosto, përkundrazi do të përfitohej mbështetje politike.

Rreth dy vite më vonë, tabloja e kësaj marrëveshjeje shfaqet komplekse: numër i papërfillshëm transferimesh, kosto në rritje, kritika të forta ndërkombëtare dhe heshtje e zgjatur nga Brukseli.

NĂ« mes qĂ«ndron vetĂ« kampi, thuajse bosh, i kthyer tashmĂ« nĂ« “patate tĂ« nxehtĂ«â€ pĂ«r Melonin sa herĂ« shfaqen kriza tĂ« pushtetit tĂ« saj nĂ« Itali.

Nisja e tjetĂ«rsimit tĂ« “projektit GjadĂ«r”

Fillimi i vitit 2025 e gjeti Gjadrin thuajse bosh. Organizata italiane që menaxhonte disa pjesë të procesit pezulloi shërbimet duke pushuar një numër të konsiderueshëm punonjësish.

Ky ishte një sinjal se struktura nuk po funksiononte sipas planit fillestar.

Prej vjeshtës 2024 në Gjadër ishin sjellë rreth 80 refugjatë, shumica prej të cilëve të kthyer mbrapsht në Itali pasi gjykatat lokale kundërshtuan procedurat e shpejtuara të azilit dhe vendimin e qeverisë Meloni për të njohur si vende të sigurta disa shtete që nga Bashkimi Evropian (BE) nuk konsiderohen të tilla.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ish-kryeministri Matteo Renzi, i cili vizitoi kampin, kritikoi publikisht projektin, duke folur pĂ«r “rreth 1 miliard euro tĂ« humbura kot”.

Në fund të marsit, qeveria italiane ndryshoi qasje. Nga Italia u njoftua se Gjadri do të përdorej gjithnjë e më shumë si qendër deportimesh (CPR) për emigrantët pa dokumente në Itali, e jo më si pikë pritjeje dhe verifikimi të shpejtuar të kërkesave për azil nga refugjatët që kapeshin në detin Mesdhe.

Ndryshimi i strategjisĂ« nĂ«nkuptonte, praktikisht, pranimin indirekt se modeli i parĂ« i planifikuar nĂ« marrĂ«veshjen “Rama-Meloni” kishte dĂ«shtuar.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, raportimet nga qendrat migratore italiane evidentuan se emigrantĂ«ve u thuhej se “Do t’i çonin nĂ« ShqipĂ«ri” nĂ«se nuk bashkĂ«punonin, duke e pĂ«rdorur kĂ«shtu Gjadrin si mjet presioni. Kjo ngre pyetje serioze pĂ«r shkeljen e tĂ« drejtave tĂ« njeriut.

Kritikat në rritje kundër kampit

Në fund të muajit maj, aktivistë shqiptarë u mblodhën jashtë kampit të Gjadrit për të kujtuar Hamid Badoui, emigrantin maroken që u vetëvra në një qendër në Itali, pasi kishte shprehur frikë nga transferimi drejt Shqipërisë.

Në Gjadër asokohe qenë raportuar për mbi 40 incidente që përfshinin mungesë garancish ligjore, kushte degraduese dhe vetëlëndime.

Në qershor, në Gjadër u soll kontingjenti i katërt i emigrantëve që pas ndryshimit të funksionit të kampit. Në total u sollën 15 persona me numrin e përgjithshëm të tre prurjeve të shkuara: 125.

Projekti që premtonte 3 mijë persona në muaj po operonte në kufijtë më minimalë të mundshëm.

Organizata ndĂ«rkombĂ«tare si Human Rights Watch (HRW) kritikoi planet e BE-sĂ« pĂ«r ta pĂ«rdorur EvropĂ«n si “magazinĂ« pĂ«r emigrantĂ«t“.

MegjithatĂ«, teksa legjitimiteti i kampit mbetej i paqartĂ« dhe nĂ«n kritika, Kryeministri Edi Rama e mbrojti sĂ«rish duke e cilĂ«suar marrĂ«veshjen me Melonin unike dhe tĂ« veçantĂ«. Ndryshe, kĂ«rkesĂ«n britanike pĂ«r ta replikuar atĂ«, Rama e cilĂ«soi si “kĂ«rkesĂ« pĂ«r tĂ« hedhur emigrantĂ«t nĂ« njĂ« vend tjetĂ«r”.

Por nĂ« gusht, Gjykata Evropiane e DrejtĂ«sisĂ« (GJED) vuri edhe mĂ« shumĂ« nĂ« pikĂ«pyetje marrĂ«veshjen nĂ« fjalĂ«. Me njĂ« vendim qĂ« pritej prej vitit 2024, ajo sqaroi se shtetet nuk mund tĂ« pĂ«rdorin listat “formale” tĂ« cilĂ«simeve “vendeve tĂ« sigurta” pĂ«r tĂ« shmangur vlerĂ«simet individuale pĂ«r azil.

Mesazhi ishte i qartë: deportimi automatik është i paligjshëm. Vendimi e dobësoi politikisht projektin e Melonit, dhe me të, edhe funksionin e Gjadrit.

Por ndikimi real i vendimit të GJED-së do të shihet pas shtrirjes së funksionimit të rregullores së re të BE-së për emigracionin.

Rikthimi i protestave dhe cilësimit të Gjadrit si dështim

Nëntori riktheu protestat. Në dyvjetorin e marrëveshjes Rama-Meloni, aktivistë shqiptarë dhe italianë marshuan kundër planit, duke kërkuar shfuqizimin e kampit dhe politikave të saj lidhur me migracionin.

Banderolat kundĂ«rshtonin praktikĂ«n e qendrave migratore si “ilegjitime” dhe “kriminale”.

Pak ditë më vonë, në një analizë të Citizens.al shpjeguam se përkundër investimit rreth 100 milionë euro dhe kapacitetit për të pritur 3,000 refugjatë në muaj, kampi mbante vetëm rreth 20 persona në pritje të procedurave për deportim ose riatdhesim.

Analiza, e cila u shoqërua me një video-shpjegim, nënvizoi se modeli i Gjadrit u ndryshua dhe humbi qëllimin e tij fillestar.

Por në fund të vitit 2025, presioni u shtua. Komiteti i OKB-së kundër Torturës konstatoi mungesë transparence, hetimesh dhe mekanizmash mbikëqyrës për rastet e keqtrajtimeve dhe dhunës.

Në kritika ishte dhe Shqipëria, së cilës i theksohej se nuk ofronte të dhëna të besueshme. Qëndrimi i qeverisë shqitpare se kampi ishte nën juridiksionin italian, u cilësua i pajustifikueshëm në këtë drejtim.

Kërkesa ishte e prerë: të sigurohet akses i plotë, hetime të pavarura, ndjekje penale dhe dëmshpërblime për viktimat e mundshme.

Në të njëjtën kohë, ActionAid denoncoi parregullsi financiare duke argumentuar se fondet për projektin u rritën nga 39.2 milionë në 65 milionë euro. Ndërkohë që 61 milionë u disbursuan kryesisht me procedura të mbyllura, duke ngritur dyshime për tenderë të manipuluar dhe shpenzime të fryra.

Sipas organizatës, kampi ishte shfrytëzuar vetëm 39% deri në mars 2025, ndërsa kostoja për çdo person ishte gati trefishi i qendrave italiane.

Sot kampi i Gjadrit funksionon si pikë riatdhesimi, por me flukse minimale. Anijet nuk vijnë më rregullisht, ndërsa kritikat shtohen.

Opozita italiane e ka quajtur “obsesion ideologjik”, ndĂ«rsa kritikĂ«t nĂ« ShqipĂ«ri e shohin si precedent tĂ« rrezikshĂ«m: njĂ« territor i dhĂ«nĂ« hua pĂ«r politikat shtrĂ«nguese tĂ« njĂ« vendi tjetĂ«r.

Në një klimë ku emigracioni mbetet temë qendrore politike për shumë vende të BE-së, viti 2025 tregoi se bashkëpunimi ndërkombëtar pa mekanizma llogaridhënieje dhe mbikëqyrjeje serioze mund të prodhojë më shumë probleme sesa zgjidhje.

Në mungesë të transparencës së plotë dhe rezultatesh të matshme nga autoritetet e të dyja palëve, Gjadri mbetet në diskutim si një model që funksionon dhe ia vlen të zgjerohet, apo një model që duhet thënë zyrtarisht që dështoi dhe të mos përsëritet më.

The post Gjadri, simbol i dështimit në politikën me migracionin appeared first on Citizens.al.

“ZĂ«rin s’na e heqin dot!”, intensifikohen protestat kundĂ«r qeverisĂ«

QytetarĂ« dhe aktivistĂ« tĂ« lĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het” protestuan tĂ« shtunĂ«n pĂ«rpara KryeministrisĂ«. NĂ« njĂ« organizim mĂ« tĂ« shumtĂ« nĂ« numĂ«r se 11 ditĂ«t e shkuara tĂ« protestĂ«s sĂ« tyre, ata kĂ«rkuan edhe njĂ«herĂ« dorĂ«heqjen e Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se pĂ«r shkak tĂ« korrupsionit, “ai ka prekur fundin”.

Protesta u shoqërua me përplasje të përsëritura me policinë. Forcat e rendit u përpoqën të largojnë një gjenerator që shërbente për foninë, duke shkaktuar tension mes palëve.

Adriatik Lapaj, drejtues i lëvizjes, e cilësoi tubimin protestë kombëtare. Ai ftoi qytetarët të bashkoheshin, gati dy javë pas nisjes së protestave të vazhdueshme të një grupi të lëvizjes përpara Kryeministrisë.

Lapaj i bëri thirrje Kryeministrit Rama të dorëhiqet. Ai deklaroi se nuk trembet nga procedimet penale dhe akuzoi qeverinë për represion ndaj protestës.

“Pasi na hoqi çadrat, pasi na vodhi gjeneratorin, pasi na hoqi ku ca tĂ« tjerĂ« protestonin, sot [policia] kĂ«rkon tĂ« na heqĂ« zĂ«rin. ZĂ«rin nuk e heq dot!” theksoi Lapaj, mes thirrjeve kundĂ«r qeverisĂ«.

Avokatja dhe pĂ«rfaqĂ«suesja e “ShqipĂ«ria BĂ«het”, Dorina Prethi tentoi disa herĂ« t’i tregonte forcave tĂ« rendit, fletĂ«-njoftimin pĂ«r protestĂ«n, qĂ« sipas saj, ishte firmosur nga drejtuesit e policisĂ«.

Gjeneratori u sekuestrua gjithsesi në fund të protestës, kur aktivistët me anë të një rimorkioje po e largonin. Policia shoqëroi gjithashtu katër aktivistë.

Citizens ka analizuar edhe më parë ndërhyrjet policore gjatë 12 ditëve të protestës që po mban lëvizja, ndërhyje të cilat sipas ekspertëve ligjorë është konsideruar cenim i së drejtës qytetare të tubimit, që është e garantuar me kushtetutë.

Gjatë tubimit, protestuesit sollën në vëmendje probleme të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Flamur Balaj, një qytetar më aftësi të kufizuar, tregoi se si, sipas tij, qeveria nuk ka kryer asnjë rritje pensioni apo përkrahjeje për këtë kategori.

Të njëjtën eksperiencë ndau edhe Greta Ambeli, e cila tha se vëllai i saj, me aftësi të kufizuar merrte vetëm 8 mijë lekë dhe prindërit e saj ndër vite kërkonin ndërhyrjen e ndonjë ministri, duke qenë se spitalet nuk mundësonin zgjidhje.

“Ne jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata tĂ« rinj, tĂ« cilĂ«t nuk ia dalin tĂ« krijojnĂ« njĂ« familje nĂ« kĂ«tĂ« vend, sepse lekĂ«t e krimit kanĂ« rritur çmimet e apartamenteve,” nĂ«nvizoi gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij Elton Laska nga LĂ«vizja “ShqipĂ«ria BĂ«het”.

Ndërsa vetë kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, e mbajti theksin te dorëheqja e Kryeministrit, si një domosdoshmëri për të cilën nuk ka më kohë.

“Ju keni marrĂ« mjerimin e rrogave tĂ« parritura, varfĂ«rinĂ« e spitaleve dhe ilaçeve, rrugĂ«t e shkatĂ«rruara qĂ« marrin mbi 350 vjet. Kjo Ă«shtĂ« republika e ‘Ed Banditit’ qĂ« do tĂ« na mbyllĂ« gojĂ«n!” u shpreh Lapaj.

Protestuesit përgëzuan punën e drejtësisë, duke shprehur mbështetjen ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme.

NĂ« mbyllje tĂ« protestĂ«s, ata ironizuan me koret: “Edi Rama nuk e kap dot SPAK-un”.

QĂ«ndresa para KryeministrisĂ« nga lĂ«vizja “ShqipĂ«ria BĂ«hetĂ«â€ do tĂ« vijojĂ«. Ajo Ă«shtĂ« pjesĂ« e njĂ« sĂ«rĂ« organizimesh nga grupet opozitare, tĂ« cilat kanĂ« shtuar zĂ«rat kundĂ«r qeverisĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit.

Zhvillimet kanë ndodhur kryesisht pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me synimin për ta arrestuar nën dyshimin se po pengon dhe dëmton hetimet për korrupsion.

Lexoni gjithashtu:

The post “ZĂ«rin s’na e heqin dot!”, intensifikohen protestat kundĂ«r qeverisĂ« appeared first on Citizens.al.

“ShqipĂ«ria BĂ«het” dhe e drejta pĂ«r tĂ« protestuar

Prej datĂ«s 8 dhjetor, lĂ«vizja “ShqipĂ«ria BĂ«het” proteston ditĂ«-natĂ« pĂ«rpara KryeministrisĂ«. Ata kĂ«rkojnĂ« dorĂ«heqjen e kryeministrit Edi Rama, pas skandaleve korruptive tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme.

E drejta pĂ«r tubime Ă«shtĂ« e garantuar nga Kushtetuta dhe ligji, megjithatĂ«, Policia e Shtetit ka ndĂ«rhyrĂ« disa herĂ« duke hequr çadrat dhe njĂ« gjenerator qĂ« ishte dhuruar pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« protestuesve.

Ekspertë ligjorë vlerësojnë se veprimet përbëjnë cenim të së drejtës për protestë.

“Arsyetimi i policisĂ« nuk ishte arsyetim ligjor”

Protesta nisi simbolikisht “me vetĂ«m njĂ« karrige”, sipas kryetarit tĂ« lĂ«vizjes, Adriatik Lapaj.

MĂ« 8 dhjetor, krahas organizimit tĂ« protestĂ«s, partia njoftoi policinĂ« pĂ«r vendosjen edhe tĂ« disa çadrave kampingu, tĂ« cilat do t’i ndihmonin protestuesit gjatĂ« natĂ«s. QĂ«llimi ishte pĂ«rballimi i kushteve tĂ« vĂ«shtira atmosferike.

Por, Drejtoria e PolicisĂ« TiranĂ« e refuzoi kĂ«rkesĂ«n. Sipas pĂ«rgjigjes qĂ« mban firmĂ«n e Drejtorit Elton Alushi, çadrat pengonin qarkullimin e emergjencave dhe transportin, njĂ« pretendim i cili Ă«shtĂ« hedhur poshtĂ« nga LĂ«vizja “ShqipĂ«ria BĂ«het”.

Nënkryetarja Dorina Prethi ka replikuar se çadrat do të përdoreshin vetëm natën.

“Duke qenĂ« se natyra e kĂ«saj proteste Ă«shtĂ« pa ndalim dhe kushtet atmosferike janĂ« tĂ« ashpra, veçanĂ«risht natĂ«n, ju informojmĂ« qĂ« do tĂ« pĂ«rdoren çadra kampingu vetĂ«m natĂ«n,” ka qenĂ« replika e Prethit.

Por, Policia e Shtetit duket se nuk e mori në konsideratë këtë replikë dhe njoftim të vazhdueshëm të Lëvizjes. Më 9 dhjetor, ajo ndërhyri duke marrë forcërisht çadrat e hapura nga protestuesit.

I njëjti veprim u përsërit më 12 dhjetor, ku policia ndërhyri sërish me forcë duke hequr çadrat pavarësisht se brenda tyre ndodheshin disa vajza protestuese.

Lexo: PĂ«rditĂ« para KryeministrisĂ«, protesta ndryshe e “ShqipĂ«ria BĂ«het”

Avokati Gentian Sejrani, i cili ka organizuar dhe ndërmjetësuar protesta të ndryshme nga shoqëria civile, e cilëson arsyetimin e policisë jo të argumentuar ligjërisht.

Sipas tij, policia kishte alternativa ligjore për menaxhimin e situatës. Devijimi i përkohshëm i qarkullimit ishte një prej tyre.

“Mund tĂ« vendosnin qoftĂ« dhe njĂ« polic gjatĂ« ditĂ«s, ose natĂ«s pĂ«r tĂ« orientuar kalimin e automjeteve,” komentoi Sejrani.

Protestuesit e LĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het” janĂ« vendosur nĂ« trotuarin poshtĂ« shkallĂ«ve kryesore tĂ« KryeministrisĂ«. ShkallĂ«t shĂ«rbejnĂ« kryesisht si hyrje e QendrĂ«s pĂ«r Hapje dhe Dialog, teksa Kryeministria organizon dhe kryen aktivitetet e pĂ«rditshme nga hyrja anĂ«sore dhe ajo e pasme e godinĂ«s.

MĂ« 15 dhjetor, gjatĂ« protestĂ«s sĂ« PartisĂ« Demokratike, policia kĂ«rkoi zhvendosjen e protestuesve tĂ« LĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het”.

Sipas avokatit Sejrani, masa u justifikua pĂ«r shmangien e pĂ«rplasjeve mes dy tubimeve. Ai theksoi si problematike faktin se Bashkia TiranĂ« nuk u Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur kĂ«rkesave pĂ«r t’u mundĂ«suar protestuesve energji elektrike.

Një gjeneratori i sjellë nga një përkrahës i lëvizjes nga Londra u hoq nga policia. Lapaj tha për Citizens.al se ishte e pakuptueshme se pse organizime dhe protesta të tjera furnizohen me energji ndërsa ata jo.

Ai e cilësoi situatën si trajtim të pabarabartë për bindje politike.

“ÇfarĂ« ndryshimi ka nga aparteidi i AfrikĂ«s sĂ« Jugut kjo, ku qytetarĂ«t trajtoheshin nĂ« dy kategori, nĂ« qytetarĂ« tĂ« bardhĂ« dhe me ngjyrĂ«, ndĂ«rkohĂ« ne trajtohemi nĂ« dy kategori pĂ«r shkak tĂ« bindjeve politike,” theksoi ai.

“Koha jote mbaroi!” ka qenĂ« thirrja e vazhdueshme e protestave tĂ« LĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het” e cila nĂ«nkupton dorĂ«heqjen e Kryeministrit Rama dhe vendosje ne njĂ« qeverie teknike pĂ«r dĂ«rgimin e vendit nĂ« zgjedhje tĂ« parakohshme.

Dhunë ndaj vajzave protestuese

Protestuesit e LĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het” raportojnĂ« katĂ«r pĂ«rplasje me policinĂ« nĂ« rreth dhjetĂ« ditĂ« protesta. Dy pĂ«r çadrat, njĂ« pĂ«r gjeneratorin dhe njĂ« gjatĂ« protestĂ«s sĂ« PD-sĂ«.

Edona Haklaj thotë se çadra u tërhoq pa u kontrolluar nëse kishte persona brenda. Ajo tregon për përdorim force edhe pas ndërhyrjes së kamerave të mediave.

“Edhe kur e morĂ«n vesh se ishim brenda, na dhunuan,” thotĂ« Haklaj.

“Kur tĂ« çlirohet politikisht ShqipĂ«ria, policinĂ« do ta ndajmĂ« nga pushteti dhe do ta kthejmĂ« vĂ«rtetĂ« siç ka emrin, tĂ« shtetit,” komentoi Lapaj rreth dhunĂ«s policore.

Sipas EdonĂ«s, me qasjen qĂ« Ă«shtĂ« parĂ« nga policia, nĂ« trotuarin e protestave tĂ« “ShqipĂ«ria BĂ«het”, lejohen vetĂ«m karrige dhe mjete tĂ« improvizuara mbrojtjeje nga i ftohti si pĂ«r shembull njĂ« rrethim prej kartoni qĂ« pengon erĂ«n. PĂ«rkundĂ«r kĂ«saj gjendjeje, ajo thekson se çadrat pĂ«rdoren gjerĂ«sisht si simbol proteste nĂ« botĂ«.

“Kemi pafund raste nĂ« botĂ« ku çadrat pĂ«rdoren edhe si simbolika! ËshtĂ« mjet qĂ« nuk ‘procedohet penalisht’ nĂ« asnjĂ« vend tĂ« botĂ«s,” theksoi ajo.

Sajmira Hoda, një tjetër protestuese e lëvizjes, ka zgjedhur të qëndrojë pavarësisht presioneve.

Ajo tregoi për Citizens.al se familja e saj jeton jashtë, por vetë ka zgjedhur të qëndroj për të dhënë një kontribut politik, për ndryshimin e situatës ku ndodhet vendi.

“Kishte policĂ« qĂ« tentuan tĂ« na preknin, por pĂ«r shkak tĂ« kamerave tĂ« shumta stepĂ«n, u thoja ‘Hiqni duart!” tregoi ajo.

Hoda thotë se familja e saj nuk është plotësisht dakord me qëndrimin gjatë natës jashtë, por ajo ka vendosur të qëndroj deri në fund.

“FrikĂ« nuk kam, pĂ«r shkak se po ushtroj tĂ« drejtĂ«n time. Kam marrĂ« parasysh çdo gjĂ«, qĂ« kur kam ardhur kĂ«tu,” theksoi ajo.

The post “ShqipĂ«ria BĂ«het” dhe e drejta pĂ«r tĂ« protestuar appeared first on Citizens.al.

“Peshku qelbet nga koka”: ProtestĂ« para Kuvendit kundĂ«r Ballukut dhe RamĂ«s

Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile zhvilluan sot një protestë para Kryesisë së Kuvendit ku u kërkua heqja e imunitetit për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Protesta e thirrur nĂ« rrjetet sociale, u shoqĂ«rua me njĂ« organizim tĂ« dytĂ« mbĂ«shtetĂ«s nga partia “MundĂ«sia”.

Njëzëri ata kërkuan përgjegjësi nga nivelet më të larta të pushtetit duke kërkuar kështu që fatura e korrupsionit të paguhet edhe nga Kryeministri Edi Rama. Kjo, pasi sipas tyre, përgjegjësia nuk mund të ndalet te një emër i vetëm.

“Belinda Balluku Ă«shtĂ« vetĂ«m alibia pĂ«r tĂ« mbrojtur Edi RamĂ«n,” deklaroi deputeti i “MundĂ«sisĂ«â€, Erald Kapri sipas sĂ« cilit korrupsioni Ă«shtĂ« sistemik dhe i mbrojtur politikisht.

Aktivisti Andi Tepelena renditi arsyet e protestës, duke përmendur shpopullimin dhe zgjedhjet e kontestuara. Ai foli edhe për mungesën e reformave ekonomike, korrupsionin dhe grabitjen e pasurisë publike.

“Askush nuk Ă«shtĂ« mbi ligjin, pĂ«rfshirĂ« RamĂ«n, Ballukun, Veliajn, Agaçin, MetĂ«n dhe BerishĂ«n,” deklaroi Tepelena, i cili theksoi se barazia para ligjit Ă«shtĂ« test real pĂ«r drejtĂ«sinĂ«.

Në protestë morën pjesë edhe qytetarë të indinjuar nga kushtet sociale dhe ekonomike. Disa prej tyre jetojnë në emigrim dhe mbështesin familjet në Shqipëri.

“PrindĂ«rit e mi nuk jetojnĂ« dot me pensionet qĂ« kanĂ«. Sa herĂ« vijmĂ«, mbajmĂ« familjet me paratĂ« tona,” tha Brunilda Sota, e cila e konsideroi situatĂ«n si pasojĂ« tĂ« keqqeverisjes afatgjatĂ«.

Partia Demokratike kërkoi sot që mbledhja e Këshillit të Mandateve, e cila u thirr për të diskutuar kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit, të ishte e hapur. Por, kërkesa u refuzua nga shumica dhe nga vetë prokurorët e SPAK.

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres për shkak të dyshimeve të arsyeshme se ajo mund të ndërhyjë dhe pengojë apo prishë  hetimet.

Prokuroria pretendon se Balluku ka ndikuar në manipulimin e 12 procedurave tenderuese. Zv.kryeministrja nuk u paraqit në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i saj.

Më 31 tetor 2025, ajo deklaroi se beson në një proces transparent dhe të drejtë. Balluku dhe disa ish-drejtues të Autoritetit Rrugor akuzohen për manipulim tenderësh.

Disa nga çështjet kryesore lidhen me Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Jashtme të Tiranës, me vlerë 210 milionë euro. Për këtë arsye, GJKKO e pezulloi Ballukun nga detyra më 20 nëntor.

Rasti pritet të jetë një test i rëndësishëm për besueshmërinë e drejtësisë së re.

Lexoni gjithashtu:

The post “Peshku qelbet nga koka”: ProtestĂ« para Kuvendit kundĂ«r Ballukut dhe RamĂ«s appeared first on Citizens.al.

“Sekret hetimor” apo bllokim politik? Kuvendi mohon dosjen e SPAK pĂ«r Ballukun

TĂ« mĂ«rkurĂ«n, 17 Dhjetor Kuvendi i ka mohuar anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit tĂ« Mandateve dosjen e plotĂ« tĂ« prokurorisĂ« pĂ«r Zv. Kryeministren Belinda Balluku. EkspertĂ«t e cilĂ«sojnĂ« njĂ« vendim absurd, pasi “sekreti hetimor” nĂ«nkupton qĂ« dosja tĂ« mos bĂ«het publike, por jo t’i mohoet KĂ«shillit tĂ« Mandatave qĂ« do shqyrtojĂ« kĂ«rkesĂ«n pĂ«r heqjen e imunitetit.

SPAK-ut iu mohua “masa e zbutur” ndaj Ballukut, çfarĂ« ndodh mĂ« pas?

SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë një kërkesë zyrtare për heqjen e imunitetit të zv. Kryeministres Belinda Balluku me qëllim që të autorizohet masa e ndalimit.

Avokati dhe drejtuesi i qendrĂ«s ligjore “ResPublica”, Dorian Matlija shpjegon pĂ«r Citizens se arresti Ă«shtĂ« hapi fundit qĂ« duhet konsumuar, pasi fillimisht duhet tĂ« procedohet me masa mĂ« tĂ« zbutura, qĂ« tĂ« arrihet qĂ«llimi. Ai sjell nĂ« vĂ«mendje njĂ«jtĂ« edhe rastin e ish – kryeministrit Berisha ku e njĂ«jta nuk u procedua me arrest.

“Ka qenĂ« i kritikueshĂ«m arresti qĂ« nĂ« fillim, si me Veliajn ose me MetĂ«n. Ka njerĂ«z qĂ« po shkojnĂ« nĂ« gjyq nĂ« gjendje tĂ« lirĂ«, si Fatmir Mediu, nuk Ă«shtĂ« fare me masĂ« sigurie” – analizon Matlija.

Vendimi i SPAK vjen menjëherë pas atij të datës 12 Dhjetor, ku Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi të pranojë ankimin e Kryeministrit Rama duke rikthyer, të paktën përkohësisht, në detyrë zëvendës kryeministren Belinda Balluku.

Matlija pohon se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është në mosdakordësi me atë të SPAK. Sipas tij Prokuroria kërkoi një masë më të butë, siç ishte pezullimi fillimisht, pro ngaqë kjo masë u hodh poshtë nga Gjykata, atëherë ju desh të kërkonte një masë të dytë, heqjen e imunitetit.

“NĂ«se nuk do ndĂ«rhynte Gjykata Kushtetuese ata nuk do kĂ«rkonin masĂ« tjetĂ«r. Fakti qĂ« janĂ« pa masĂ« fare dhe pezullimin nga detyra nuk e marrin dot, mund tĂ« procedojnĂ« me arrestin e shtĂ«pisĂ« pĂ«rshembull” –  thotĂ« Matlija.

Edi Rama sulmoi drejtĂ«sinĂ« e re duke e cilĂ«suar vendimin e SPAK, i cili mban firmĂ«n e ish – drejtuesit tĂ« SPAK Altin Dumanit, si njĂ« “fakt i turpshĂ«m, pa asnjĂ« lidhje me standardet demokratike evropiane”.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« procedimit penal nr.136 Balluku, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zĂ«vendĂ«skryeministrit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, po hetohet pĂ«r “shkelje tĂ« barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publike” pĂ«r Tunelin e LlogarasĂ«. Gjithashtu ajo po hetohet pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n vepĂ«r penale pĂ«r manipulime njĂ« sĂ«rĂ« tenderash nĂ« disa lote tĂ« UnazĂ«s sĂ« Madhe.

Mohimi i informacionit

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin teorikisht duhet të shqyrtojë kërkesën e SPAK më 19 dhjetor 2025 përpara se çështja të shkojë për votim në seancë plenare të Kuvendit. Ky këshill nuk voton, por brenda dy javësh përgatit një raport këshillues ku rekomandon miratimin ose rrëzimin e kërkesës së SPAK për arrest në burg ose në shtëpi për Belinda Ballukun, dhe këtë raport ia dërgon Kuvendit, i cili vendos me votim të hapur në seancë plenare.

Por tĂ« mĂ«rkurĂ«n, 17 Dhjetor kreyparlamentari Niko Peleshi nuk u dha anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit tĂ« Mandateve materialet e SPAK pĂ«r Belinda Ballukun, pasi e ka cilĂ«suar informacion si “sekret hetimor”.

“BĂ«jnĂ« keqkuptime me qĂ«llim! Siç e merr kryetari i Kuvendit, nuk publikohet, por ja kalon Komisionit pĂ«rkatĂ«s, qĂ« pĂ«rgatit edhe raportin. Pa u informuar nga ky material si do e vlerĂ«soj Komisioni pĂ«rkatĂ«s?” – analizon Matlija

Ndërkohë, të enjten në Gjykatën e Posaçme të Apelit pritet të zhvillohet një seancë ku do të shqyrtohet kërkesa e Belinda Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi për të hequr në mënyrë të përhershme masat e sigurisë që u janë vendosur më parë nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë në kuadër të procedimit penal ndaj tyre.

Ndërsa vetë zv. kryeministria Balluku nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet e saj sociale që prej datës 19 Nëntor. Më 31 Tetor 2025, pas daljes nga zyrat e SPAK vetë Balluku komentoi se ishte shpresëplotë se procesi do të jetë i bazuar mbi transparencë dhe mbi parimet e drejtësisë tek e cila beson.

Balluku dhe disa ish-drejtues të ARRSH-së u akuzuan se kanë manipuluar dy tendera të mëdhenj (Tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Jashtme e Tiranës), me vlerë 210 milionë euro, për të favorizuar kompani të caktuara, dhe për këtë arsye GJKKO e pezulloi atë nga detyra më 20 nëntor.

Lexoni gjithashtu:

The post “Sekret hetimor” apo bllokim politik? Kuvendi mohon dosjen e SPAK pĂ«r Ballukun appeared first on Citizens.al.

E drejta pĂ«r informim mes “gotĂ«s” plot dhe realitetit bosh

Në Konferencën e shtatë kombëtare për të Drejtën e Informimit, transparenca e institucioneve shqiptare u prezantua si çështje perceptimi.

Kryeministri Edi Rama e pĂ«rshkroi debatin si pĂ«rplasje mes atyre qĂ« shohin “gotĂ«n plot” dhe atyre qĂ« shohin “gotĂ«n bosh”. Media dhe shoqĂ«ria civile u pozicionuan nĂ« kĂ«tĂ« tĂ« fundit.

Deklaratat optimiste të Kryeministrit u zhvilluan paralelisht me veprime të forta të drejtësisë.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) lëshoi tetë masa sigurie pas dyshimeve për abuzime me tenderët në Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Po sot, Kuvendit iu kërkua heqja e imunitetit për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Pikërisht çështjet që përfshijnë korrupsion qeveritar kanë qenë ndër më të vështirat për të marrë informacion apo dhe koment nga mediat.

Ankesa të përsëritura për llogaridhënien

Gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile renditën probleme të njëjta. Institucionet vonojnë, japin informacion të pjesshëm ose nuk u përgjigjen kërkesave ndërkohë që ligji i detyron autoritetet publike të japin informacion brenda 10 ditësh zyrtare pune.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit (KDI), Besnik Dervishi, theksoi se ndryshimi i shpeshtë i koordinatorëve për informim krijon paqartësi përgjegjësish. Sipas tij, kjo dobëson mekanizmin e transparencës brenda institucioneve.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni replikoi duke thënë se qeveria po punon për një formë të re të transparencës.

PĂ«r kĂ«tĂ« ajo prezantoi platformĂ«n “Transparent Albania”. Pirdeni u pĂ«rshkrua si sistem qĂ« standardizon vendimet dhe lejon ndjekjen online tĂ« kĂ«rkesave. Por kjo u prit me skepticizĂ«m nga pĂ«rfaqĂ«suesit e medias.

Kristina Voko nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN) kujtoi se premtime të ngjashme janë bërë thuajse çdo vit. Sipas saj, tryezat përsëriten, por situata mbetet e pandryshuar. Për këtë ajo kërkoi plane konkrete veprimi.

“Cilat janĂ« planet konkrete tĂ« veprimit, qĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« realitet premtimet qĂ« u dhanĂ« para njĂ« viti?” shtroi pyetjen Voko.

Klodiana Kapo nga “Faktoje” tha se redaksia e saj dĂ«rgoi 183 kĂ«rkesa gjatĂ« vitit 2025. Dyzet e dy pĂ«rfunduan si ankesa te KDI. Ajo theksoi se vonesat e bĂ«jnĂ« lajmin tĂ« pavlefshĂ«m.

“Lajmi Ă«shtĂ« si buka, pas mĂ« shumĂ« se pesĂ« ditĂ«sh myket dhe nuk konsumohet mĂ«â€ theksoi Kapo, duke kujtuar dhe njĂ« herĂ« penalizimin qĂ« vjen nga mungesa e marrjes sĂ« pĂ«rgjigjes nĂ« kohĂ«.

Eglantina Bardhi nga “Together for Life” konfirmoi tĂ« njĂ«jtĂ«n pĂ«rvojĂ«. Ajo tha se mbi gjysma e shkresave tĂ« tyre kthehen nĂ« ankesa, edhe pĂ«r informacione bazike dhe jo informacione sensitive.

“PĂ«rvoja tregon se mekanizmi nuk funksionon,” theksoi Bardhi.

Përfaqësues diplomatikë në tryezë sollën shembuj evropianë. Ambasadorja zvicerane Ruth Huber theksoi standardizimin, aksesueshmërinë dhe publikimin proaktiv të të dhënave.

Sipas saj, informacioni duhet të publikohet automatikisht duke e bërë të panevojshëm ankimin.

Blerjana Bino nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) vuri në dukje hendekun mes digjitalizimit dhe llogaridhënies si element thelbësor në një sistem demokratik.

Bino përmbyll se në këtë pikë, teknologjia në Shqipëri nuk ka sjellë rritje reale të transparencës.

“Arritjet” sipas qeverisĂ« dhe raportet kritike

Kryeministri Edi Rama pranoi kritikat, por i kaloi ato në plan të dytë kur vijoi të theksonte përparimin në krahasim me të shkuarën.

Ai iu referua vlerĂ«simeve tĂ« SIGMA-s – njĂ« iniciativĂ« e mbĂ«shtetur nga Bashkimi Evropian pĂ«r qeverisjen publike dhe menaxhimin e administratĂ«s shtetĂ«rore – ku ShqipĂ«ria shĂ«non pikĂ«zim tĂ« lartĂ« institucional.

“ShqipĂ«ria ka arkitekturĂ« funksionale pĂ«r transparencĂ«n, ku rezultati sipas ‘SIGMA-s’ Ă«shtĂ« 8.6 nga 10 nĂ« kuadrin strategjik e institucional dhe 7 nga 9 pĂ«r funksionalitetin e autoritetin e tĂ« drejtĂ«s pĂ«r informim,” tha Rama.

Kryeministri përmendi edhe një indeks evropian të transparencës, sipas të cilit Shqipëria ka rritje prej 5% brenda këtij viti. Nisur nga këto, ai e cilësoi vendin mbi mesataren rajonale sa i përket informimit publik.

Megjithatë, raportet e tjera të BE-së tregojnë një situatë të përkeqësuar. Raporti i Progresit thekson presione mbi median, mungesë transparence në pronësi dhe financim, si dhe vetëcensurë.

Sipas BE-së, konsultimet publike dhe transparenca qeverisëse mbeten të dobëta. Kjo minon besimin publik dhe standardet demokratike të kërkuara për integrimin evropian.

Kështu, debati për transparencën në Shqipëri vijon të zhvillohet në dy plane paralele.

NĂ« njĂ«rin qĂ«ndron qeveria, e mbĂ«shtetur te indekse, raporte qĂ« dĂ«shmojnĂ« “pĂ«rparim”. NĂ« tjetrin janĂ« gazetarĂ«t dhe shoqĂ«ria civile, qĂ« pĂ«rballet nĂ« terren me realitetin tjetĂ«r: vonesa, pĂ«rgjigje tĂ« pjesshme dhe mekanizma qĂ« funksionojnĂ« vetĂ«m pas ndĂ«rhyrjes sĂ« Komisionerit.

Hendeku mes këtyre dy realiteteve nuk është perceptim, por përvojë konkrete.

NjĂ« kornizĂ« ligjore e vlerĂ«suar ndĂ«rkombĂ«tarisht nuk e zĂ«vendĂ«son detyrimin institucional pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur medias pa filtra dhe pa zvarritje. Kur indekset pĂ«rdoren pĂ«r tĂ« relativizuar kritikat, ato kthehen nga mjete vlerĂ«simi nĂ« instrumente mbrojtĂ«se tĂ« pushtetit.

Nëse digjitalizimi dhe platformat e reja mbeten premtime, problemi nuk është mungesa e teknologjisë, por kultura e institucioneve të mbyllura.

Derisa transparenca të zbatohet si praktikë e përditshme dhe jo si statistikë vjetore, liria e medias do të vazhdojë të mbetet nën presion.

NĂ« kĂ«tĂ« realitet, “gota” nuk Ă«shtĂ« as plot dhe as bosh. Ajo Ă«shtĂ« e kontrolluar. Dhe pikĂ«risht ky kontroll pĂ«rbĂ«n sfidĂ«n mĂ« serioze pĂ«r demokracinĂ« dhe tĂ« drejtĂ«n e qytetarĂ«ve pĂ«r t’u informuar.

The post E drejta pĂ«r informim mes “gotĂ«s” plot dhe realitetit bosh appeared first on Citizens.al.

Emigracioni shqiptar: Fitime nga remitancat, humbje në fuqinë punëtore

Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me pagat më të ulëta në rajon dhe faktori ekonomik është arsyeja kryesore që nxit emigrimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas “AnketĂ«s sĂ« Migrimit nĂ« Familje” (2024), migrimi ka sjellĂ« pĂ«rfitime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ekonominĂ« shqiptare. Por njĂ«kohĂ«sisht ka prodhuar tkurrje demografike dhe mungesĂ« tĂ« theksuar tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore.

Për çdo një nga katër familje përfituese, remitancat janë burimi i vetëm i të ardhurave. Nga ana tjetër, në të njëjtën kohë, 45% e bizneseve raportojnë se nuk arrijnë të plotësojnë vendet e lira të punës.

Raporti – i pĂ«rpiluar nga Organizata NdĂ«rkombĂ«tare e Migrimit, dega ShqipĂ«ri (IOM Albania), Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe Banka BotĂ«rore – Ă«shtĂ« realizuar si njĂ« vĂ«zhgim mbi mĂ« shumĂ« se 3,800 familje me anĂ«tarĂ« emigrantĂ« dhe 1,198 familje pa emigrantĂ«, nĂ« tĂ« gjitha rajonet e vendit.

Mërgimi një realitet strukturor familjar

Të dhënat tregojnë se 37% e familjeve shqiptare kanë të paktën një anëtar në mërgim ose që u është kthyer. Prej tyre, 22% kanë një mërgimtar aktualisht jashtë vendit dhe 20% të kthyer.

Rreth 5% e familjeve kanë më shumë se një anëtar në mërgim. Këto shifra e bëjnë emigrimin pjesë të qëndrueshme të strukturës familjare në Shqipëri.

Rreth 70% e emigrantëve aktualë largohen për arsye ekonomike. Vetëm 6% deklarojnë arsye arsimin, ndërsa 16% mërgojnë për arsye familjare.

Burrat emigrojnë kryesisht për punë, ndërsa gratë më së shumti për bashkim familjar. Ky dallim reflekton role gjinore të pabarabarta në vendimmarrjen migratore.

Nga pikëpamja ligjore, një e katërta e emigrantëve shqiptarë nuk kanë pasur dokumentacion të plotë. Kjo përfshin 23% të të kthyerve dhe 29% të emigrantëve aktualë.

Para largimit, ata që emigrojnë janë më pak të punësuar se ata që qëndrojnë dhe për rrjedhojë me paga më të ulëta.

Si pasojĂ« e pĂ«rgatitjeve pĂ«r t’u larguar, shumica pĂ«rjetojnĂ« rĂ«nie tĂ« ndjeshme tĂ« normĂ«s sĂ« punĂ«simit, e cila bie nga 62% dy muaj para largimit nĂ« vetĂ«m 9% nĂ« muajin e fundit tĂ« jetesĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri.

Ky tranzicion shoqĂ«rohet me pasiguri ekonomike nĂ« pĂ«rgatitjet pĂ«r t’u larguar. Trajnimet profesionale janĂ« tĂ« kufizuara dhe mĂ« tĂ« pĂ«rhapura tek gratĂ« dhe tĂ« rinjtĂ«.

Rreth 24% e grave marrin ndonjë trajnim apo aftësim profesional para se të emigrojnë. Kjo gjë ndodh edhe më pak te burrat, 17%. Diferenca në këtë statistikë tregon akses të pabarabartë në përgatitjen për tregun e huaj të punës.

Rreth gjysma e emigrantëve i mbulojnë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit jashtë duke marrë para borxh. Emigrimi shfaqet kështu si investim me rrezik të lartë dhe barrë për familjet apo familjarët që qëndrojnë në Shqipëri.

Remitancat dhe sfidat e kthimit

Sipas raportit, remitancat u dërgohen familjarëve në Shqipëri kryesisht përmes kanaleve informale, miqve, familjarëve apo përmes vetë vizitave në vend. Vetëm rreth 30% përdorin banka ose operatorë zyrtarë transfertash.

Kjo do të thotë se shumica e remitancave mbeten jashtë sistemit zyrtar ekonomik. Kjo prirje kufizon transparencën dhe politikat ekonomike afatgjata.

Dërgimi i remitancave rritet me moshën dhe është më i lartë te grupmosha 45-64 vjeç. Këta emigrantë mbajnë barrën kryesore financiare për familjet që qëndrojnë në Shqipëri.

Ndërkohë, shumica e të kthyerve janë burra të moshës 35-54 vjeç. Kthimi lidhet kryesisht me arsye familjare, përfundim kontratash ose humbje pune.

Raporti vëren se rreth 45% e kthimeve kanë ndodhur mes viteve 2020-24. Treguesi sinjalizon një dinamikë të re emigrimi pas pandemisë.

Ndërkohë, ri-integrimi në tregun e punës mbetet sfidues për emigrantët shqiptarë që kthehen sërish në vend. Të rikthyerit më të fundit kanë shanse më të ulëta punësimi se ata të kthyer më herët.

Sipas anketës, emigrantët fitojnë mesatarisht 2.5 herë më shumë jashtë vendit krahasuar me të ardhurat që ata merrnin në Shqipëri para se të largoheshin. Edhe pas rikthimit, të ardhurat mbeten rreth 26% më të larta se para emigrimit.

Kjo tregon se emigrimi sjell pĂ«rfitime individuale afatgjata. Por pĂ«r vendin, kostoja demografike dhe ekonomike mbetet e lartĂ« kjo pasi luhatjet nĂ« fuqinĂ« punĂ«tore tkurr mundĂ«sinĂ« e sipĂ«rmarrjeve pĂ«r t’u zgjeruar.

Lexoni gjithashtu:

The post Emigracioni shqiptar: Fitime nga remitancat, humbje në fuqinë punëtore appeared first on Citizens.al.

Barazia gjinore në Ballkan: Progres i ngadalshëm mes dizinformimit dhe dogmës fetare

Ballkani duket se po përballet me sfida në miratimin dhe implementimin e ligjeve për barazi gjinore. Shqipëria ka bërë përparim teksa e miratoi rishikimin e ligjit gjatë muajit nëntor. Mali i Zi dhe Kosova e kanë miratuar prej kohësh, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Serbia po pengohen nga dezinformimi dhe dogma fetare.

Në të gjitha vendet e Ballkanit, propaganda konservatore ka përdorur narrativën e frikës për të ndaluar ligjet progresive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut sikurse janë ato për barazinë gjinore. Aktivistët theksojnë se pa edukim publik dhe fushata informuese, ligjet mbeten letra pa fuqi reale.

Në Shqipëri ligji për barazinë gjinore u miratua në Kuvend më 6 nëntor, pavarësisht fushatës dizinformuese dhe linçuese që u nxit nga grupe konservatore. Ky ligj njeh për herë të parë punën e papaguar të grave, synon përfaqësimin 50% të tyre në politikë dhe kërkon barazi gjinore në sektorin publik e privat.

MegjithatĂ«, fushata tĂ« ndryshme online nxitĂ«n keqinterpretime tĂ« ligjit, duke e lidhur me çështje si ndryshimi i gjinisĂ« apo martesat mes sĂ« njĂ«jtĂ«s gjini – gjĂ«ra qĂ« nuk pĂ«rfshihen nĂ« ligj dhe tĂ« sqaruara nga Citizens.al nĂ« raportime tĂ« mĂ«parshme.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia: Hapa pas në rrugën drejt barazisë

Në Maqedoninë e Veriut, projektligji për barazinë gjinore u refuzua në vitin 2023. Shkak u bë presioni nga komuniteti fetar dhe protestat e organizuara, që duket se buruan njësoj si në Shqipëri nga një fushatë dizinformimi.

Aktivistja Rita Behadini tregoi pĂ«r Citizens.al se projektligji ishte i guximshĂ«m dhe progresiv, por ai u lidh prej njĂ« fushate dizinformuese me ligjin “PĂ«r evidentimin nĂ« Librat AmzĂ«â€ – gjendjes civile. Kjo fushatĂ« i bĂ«ri njĂ«sh tĂ« dy projektligjet dhe “e shiti” sikur ligji pĂ«r barazinĂ« gjinore u mundĂ«sonte personave transgjinorĂ« tĂ« ndryshonin gjininĂ«, edhe pse realisht kjo nuk kishin lidhje.

“Me qeverinĂ« aktuale, e cila duket goxha anti-gjinore, nuk besoj se do tĂ« ketĂ« nismĂ« tĂ« re pĂ«r miratimin e ligjit pĂ«r barazinĂ« gjinore, sepse ata janĂ« goxha tradicionalĂ«, sidomos kur bĂ«het fjala pĂ«r koncepte progresive apo koncepte si ‘LGBT’,” theksoi Behadini.

Sipas Ritës qëndrimi i Kryepeshkopatës së Ohrit dhe protestat që u mbajtën në Shkup për këto nisma ligjore ndikuan në vendimin kundër ligjit për barazinë gjinore.

“NĂ« tĂ« gjithĂ« procesin ka pasur dizinformata, njĂ«soj si nĂ« ShqipĂ«ri, duke pretenduar qĂ« ligji kishte tĂ« bĂ«nte me transgjinorĂ«t ose martesat e sĂ« njĂ«jtĂ«s gjini, gjĂ« e cila nuk ka qenĂ« e vĂ«rtetĂ«,” shtoi Behadini.

Në Serbi, situata duket ndryshe. Ligji për barazinë gjinore qe miratuar në vitin 2021, por tre vite më pas u pezullua nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimi u mor nĂ« korrik 2024, pas kundĂ«rshtimeve pĂ«r pĂ«rkufizimin e gjinisĂ« dhe pĂ«rdorimin e gjuhĂ«s sĂ« ndjeshme gjinore edhe nĂ« mbrojtjen e viktimave nga dhuna apo diskriminimi. Protestat e grupeve konservatore dhe marshimet e organizuara nga partia nacionaliste e djathĂ« Dveri, “Family Walk,” e shtuan presionin.

“Nuk ka asnjĂ« shpjegim pse Gjykata Kushtetuese e mori vendimin tri vite mĂ« vonĂ«, kur kundĂ«rshtimet janĂ« regjistruar qĂ« nĂ« 2021. MĂ« e keqja Ă«shtĂ« se nuk ka asnjĂ« afat se pĂ«r sa kohĂ« ky ligj do tĂ« qĂ«ndroj i pezulluar” – analizon pĂ«r Citizens Andijana Covic, nga organizata pĂ«r tĂ« drejtat e grave “FemPlatz”.

Covic përmbyll se ky pezullim vë në pikëpyetje të gjitha konventat që Serbia aderon prej vitesh, si punë e vazhdueshme edhe drejt integrimit në familjen evropiane.

Mali i Zi dhe Kosova: Ligji ekziston, por sfida mbetet zbatimi

Mali i Zi miratoi ligjin pĂ«r barazinĂ« gjinore nĂ« vitin 2007, duke e ndryshuar disa herĂ« pĂ«r t’u pĂ«rafruar me direktivat e Bashkimit Evropian, sidomos pas vitit 2015.

Maia Raicevic nga Qendra për të Drejtat e Grave në Podgoricë, tha për Citizens.al se para ndryshimeve nuk kishte protesta të hapura, por më së shumti kundërshti të heshtur, tallje dhe minimizim të çështjeve të grave.

Por rishikimet e ligjit, sipas saj, më tepër se prej një vullneti të gjerë politik, u shtynë përpara falë aktivizmit këmbëngulës të grupeve feministe. Rishikimet futën konceptin e integrimit gjinor në institucione, inkuroajoi përfaqësimin e grave në vendimmarrje dhe krijoi bazën për politika kundër diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore.

“Ligji hapi dyer, por nĂ«se shoqĂ«ria kalon pĂ«rmes tyre, Ă«shtĂ« çështje tjetĂ«r,” theksoi Raicevic, duke nĂ«nkuptuar se normat patriarkale mbeten tĂ« rrĂ«njosura nĂ« shoqĂ«rinĂ« malazeze.

Pavarësisht miratimit, ajo analizon se normat patriarkale janë ende thellësisht të rrënjosura në familje, shkolla, politikë, madje edhe tek vetë gratë. Për Raicevic ky ligj është një hap i rëndësishëm, por jo fitore.

Ngjashëm, Kosova, në vitin 2015, miratoi paketën e ligjeve për të drejtat e njeriut, paketë e cila krahas ligjit për Avokatin e Popullit, ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pati të përfshirë edhe ligjin për Barazi gjinore. Por sfida është zbatimi i tyre në praktikë.

Aktivistja feministe Valmira Rashiti tregoi pĂ«r Citizens.al se kĂ«to ligje ndalojnĂ« diskriminimin “e drejtpĂ«rdrejtĂ« apo tĂ« tĂ«rthortĂ«â€ pĂ«r shkak tĂ« gjinisĂ« dhe identitetit gjinor nĂ« tĂ« gjitha fushat: punĂ«sim, shĂ«rbime, qasje institucionale, shĂ«rbime sociale etj.

Rashiti thotë se në bazë të këtyre ligjeve janë hartuar edhe padi ndaj ngacmimeve seksuale, gjuhës së urrejtjes, dhunës në familje, denigrimit për shkak të identitetit gjinor, apo orientimit seksual.

Sipas saj shtysë e madhe për miratimin e paketës ligjore në fjalë ka qenë procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE, i cili kërkon harmonizimin e legjislacionit.

“Tani qĂ« e djathta po duket tĂ« ketĂ« marrĂ« hov edhe nĂ« nivel tĂ« BE-sĂ«, mbetet tĂ« shihet nĂ«se mbrojtja e identitetit gjinor dhe orientimit seksual do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« jetĂ« prioritet i legjislacionit kosovar, karshi reformave institucionale,” pĂ«rmbylli Rashiti.

Lexoni gjithashtu:

The post Barazia gjinore në Ballkan: Progres i ngadalshëm mes dizinformimit dhe dogmës fetare appeared first on Citizens.al.

Shkëndija të trashëgimisë: Kovaçët e fundit të Shqipërisë

Në një kohë kur zanatet e vjetra po zhduken, një ekspozitë e fotografit Xhemali Moku rikthen vëmendjen te kovaçët e fundit të pakicës egjiptiane në Shqipëri.

“ShkĂ«ndija tĂ« trashĂ«gimisĂ«/Sparks of heritage” dokumenton mjeshtĂ«rinĂ« qĂ« i ka mbijetuar modernizimit dhe harresĂ«s.

Foto nga Xhemali Moku.

Ekspozita, ishte e hapur nĂ« qendrĂ«n “Tek Bunkeri” deri mĂ« 6 dhjetor. Ajo paraqiti portrete tĂ« zanatçinjve qĂ« formĂ«suan hekurin dhe identitetin e komunitetit egjiptian pĂ«r breza me radhĂ«.

Profesioni i kovaçit është kaluar brez pas brezi nëpër Shqipëri, veçanërisht në zonat juglindore.

Foto nga Xhemali Moku.

Mjeshtrit e përpunimit të metaleve prodhonin vegla dhe mjete pune, të domosdoshme për ekonomitë lokale të komuniteteve. Ata prodhonin këmborë, sqeparë, sëpata, patkonj, vegla bujqësore, vegla për shtëpi dhe zanate të tjera.

Dikur zhurma e çekanit mbi hekurin e skuqur ishte pjesë e përditshmërisë së shumë fshatrave. Sot, ai tingull është në prag zhdukjeje dhe për shumë të rinj i padëgjuar më parë.

Foto nga Xhemali Moku.

Fotografitë e Mokut ndërthurin stilin dokumentar me ekspozimin e gjatë, duke sjellë atmosferën e punishteve tradicionale.

Ai tregoi për Citizens.al se kishte udhëtuar në gjithë vendin për të takuar mjeshtrit e fundit të metaleve dhe se i kishte bërë përshtypje pasioni dhe dëshira me të cilën ata realizonin punimet e tyre, pavarësisht se raporti punë-fitim ishte i vogël.

Foto nga Xhemali Moku.

“Gjeta kovaçë qĂ« ishin dhe brez i tetĂ« me kĂ«tĂ« profesion, pĂ«r shembull PĂ«llumb Kovaçi, nga Korça, i cili kishte humbur 90% tĂ« dĂ«gjimit pĂ«r shkak tĂ« goditjeve tĂ« çekanit gjatĂ« viteve,” tregoi Moku.

Ai tregon se shumë prej zanatçinjve përballen me probleme shëndetësore të shkaktuara nga tymi, nxehtësia dhe mungesa e kushteve të sigurisë. Disa kanë mushkëri të dëmtuara nga puna shumëvjeçare pranë oxhakut.

Foto nga Xhemali Moku.

Ekspozita fton publikun, të rinjtë e kësaj pakice të njohin dhe reflektojnë mbi trashëgiminë kulturore dhe vlerën e këtij profesioni.

Moku thekson se rëndësia e fotografive dhe ekspozitës së hapur e kalon qëllimin personal, por tenton të tërheqë vëmendjen institucioneve për arsye se po rrezikohet të humbasë një mjeshtri e veçantë për shkak të mos mbështetjes dhe ky dokumentim i tiji rrezikon të jetë i fundit.

Foto nga Xhemali Moku.

“Ky Ă«shtĂ« dokumentimi i parĂ« fotografik pĂ«r komunitetin egjiptian si mjeshtĂ«r hekuri”, thotĂ« autori.

“Por ekspozita nuk Ă«shtĂ« mĂ« e imja, Ă«shtĂ« e brezave tĂ« ardhshĂ«m, tĂ« cilĂ«t do t’i kujtojnĂ« gjyshĂ«rit e tyre, si mjeshtĂ«r tĂ« hekurit,” vijon fotografi.

Xhemali Moku po vijon kërkimet për një publikim që do të mbledhë historitë dhe të dhënat e kësaj tradite por dhe profesioneve të tjera të komunitetit që sfidojnë kohën, teknologjinë dhe konsumerizmin.

Lexoni gjithashtu:

The post Shkëndija të trashëgimisë: Kovaçët e fundit të Shqipërisë appeared first on Citizens.al.

OKB dhe ActionAid zbulojnë probleme serioze në kampin e Gjadrit

Kampi i emigrantëve në Gjadër po përballet së fundmi me kritika të forta për shkelje të të drejtave të njeriut dhe keqpërdorim fondesh. Dy raporte ndërkombëtare nxjerrin në pah probleme në funksionimin e këtij projekti të diskutueshëm mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kampi u krijua nĂ« kuadĂ«r tĂ« marrĂ«veshjes “Rama-Meloni” pĂ«r menaxhimin e flukseve tĂ« refugjatĂ«ve nĂ« Mesdhe. Struktura operon nĂ« territor shqiptar, por me mekanizma juridiksioni italian. Kjo ka lĂ«nĂ« vend pĂ«r njĂ« boshllĂ«k kontrolli nga autoritetet shqiptare duke rritur shqetĂ«simet mbi standardet etike dhe ligjore.

OKB: Shqipëria pa hetime të pavarura për rastet e torturës në Gjadër

Komiteti i OKB-së kundër Torturës raportoi më 28 nëntor të 2025 se Shqipëria nuk ofron të dhëna të besueshme për hetimet e keqtrajtimeve dhe torturës në Gjadër.

Komiteti kërkoi akses të plotë për Mekanizmin Kombëtar Parandalues (NPM) dhe ndjekje penale për autorët e mundshëm. Por hasi në mungesë të dhënash hetimore të ndara sipas kategorive mbi hetimet për torturë, keqtrajtim dhe përdorim të paligjshëm të forcës dhe si pasojë mungesën e llogaridhënies për autorët.

Shqipëria aderon në Konventën kundër Torturës dhe për rrjedhojë, sipas Komitetit të OKB-së, shteti shqiptar e ka të detyrueshme që të hetojë dhe raportojë për raste keqtrajtimesh apo torturash pavarësisht paqartësive lidhur me juridiksionin e kampit në Lezhë.

Kështu, komiteti i kërkoi Shqipërisë që mekanizmi NPM i saj të ketë akses të plotë dhe të pakufizuar në kampin e Gjadrit, sipas Protokollit Opsional të Konventës.

Ai theksoi se detyrimet e shtetit palë vazhdojnë të aplikohen pavarësisht menaxhimit ose juridiksionit të qendrave, pasi këto struktura ndodhen në territor sovran shqiptar.

Ndaj ShqipĂ«risĂ« i kĂ«rkohet tĂ« sigurojĂ« hetime tĂ« shpejta, tĂ« plota dhe tĂ« pavarura pĂ«r çdo rast torturĂ« apo keqtrajtimi tĂ« raportuar, tĂ« pezullojĂ« pĂ«rkohĂ«sisht punonjĂ«sit e dyshuar gjatĂ« hetimit, tĂ« ndjekĂ« penalisht pĂ«rgjegjĂ«sit dhe t’u garantojĂ« viktimave dĂ«mshpĂ«rblim tĂ« drejtĂ«.

Po ashtu, Komiteti i OKB-së i kërkoi shtetit shqiptar të mbledhë dhe të publikojë të dhëna të sakta dhe të detajuara për këto raste.

ActionAid denoncon parregullsitë financiare në Gjadër

Action Aid, një organizatë ndërkombëtare jo qeveritare për të drejtat e njeriut, denoncoi shpërdorimin e fondeve publike për kampin në Gjadër, në Gjykatën e Llogarive të Italisë.

Sipas të dhënave të projektit Trattenuti të Universitetit të Barit, ka dyshime serioze për parregullsi në tenderin 133 milionë euro për menaxhimin e këtyre strukturave.

Sipas raportit nga Action Aid, qĂ« nga miratimi i protokollit Itali-ShqipĂ«ri, fondet pĂ«r projektin janĂ« rritur nga 39.2 milionĂ« euro nĂ« 65 milionĂ«; mĂ« pas Ministria e Mbrojtjes ka hapur tendera me vlerĂ« 82 milionĂ« euro, ka nĂ«nshkruar kontrata pĂ«r mbi 74 milionĂ« dhe ka disbursuar mbi 61 milionĂ« euro – kryesisht me procedura tĂ« dhĂ«nies direkte.

Deri në mars 2025 ishte aktivizuar vetëm 39% e kapacitetit zyrtar, ndërkohë që kostot janë shumë më të larta se ato të qendrave të ngjashme në Itali.

“NĂ« GjadĂ«r, mbajtja operative e njĂ« krevati pĂ«r dy muaj kushtoi rreth 1,500 euro, pothuajse sa shpenzimet vjetore pĂ«r njĂ« krevat nĂ« CPR-nĂ« e Modicas nĂ« Itali”’ citohet nĂ« raport.

Sipas denoncimeve të kësaj organizate, deri në fund të vitit 2024, kostoja ditore për çdo të ndaluar në Gjader ishte gati trefishi i asaj në CPR-të brenda Italisë, edhe pse 20% e vendeve në Itali mbeteshin të lira.

Shpenzimet shtesë përfshijnë mbi 2.6 milionë euro nga Ministria e Mbrojtjes për anijen Libra, udhëtimet dhe dietat e personelit ushtarak, 630,000 euro nga Ministria e Brendshme për transfertat dhe teknologjitë e kontrollit, si dhe kontrata prej gati 2 milionë eurosh të Ministrisë së Drejtësisë për burgun e Gjaderit, i cili mbetet 30% i papërfunduar dhe asnjëherë i përdorur.

ActionAid përmbyll se këto parregullsi dhe kostot e pajustifikuara kërkojnë hetim të plotë nga Gjykata e Llogarive dhe Autoriteti Kombëtar Kundër Korrupsionit (ANAC).

Citizens ka raportuar në vijimësi për kritikat dhe transformimin e funksionit të Kampit në Gjadër.

Lexoni më shumë:

The post OKB dhe ActionAid zbulojnë probleme serioze në kampin e Gjadrit appeared first on Citizens.al.

BanorĂ«t çojnĂ« nĂ« gjyq projektin “TID DurrĂ«s”

Konflikti mes banorĂ«ve tĂ« KalasĂ« sĂ« DurrĂ«sit dhe institucioneve shtetĂ«rore pĂ«r projektin “TID DurrĂ«s” hyri tĂ« martĂ«n nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re gjyqĂ«sore.

Katërmbëdhjetë familje dorëzuan padinë e parë kolektive kundër shpronësimeve, lejeve të zhvillimit dhe mënyrës se si është hartuar dhe po zbatohet projekti.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r shtyp, ata e konsideruan procesin “tĂ« paligjshĂ«m, pa konsultim publik dhe me pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r tĂ« drejtat e pronĂ«sisĂ«â€.

Arkitektja Entela Spahivogli kërkoi pezullimin e vendimit të qeverisë që lidhet me shpronësimin e banesave duke u nisur nga hetimi që po i bëhet zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Ajo theksoi se VKM-ja në fjalë mban firmën e Ballukut dhe se pezullimi i këtij akti deri në shqyrtimin ligjor nga gjykata mund të shmangë çdo pasojë të paparashikueshme te pronat e qytetarëve.

Në fazën e parë të projektit preken 74 familje, ndërsa mbi 100 të tjera rrezikojnë të preken në vijim.

“TID DurrĂ«s” Ă«shtĂ« pjesĂ« e planit 2021-2028 tĂ« prezantuar gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« rindĂ«rtimit pas tĂ«rmetit. Ai Ă«shtĂ« hartuar nĂ« bashkĂ«punim mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan pĂ«r Zhvillim (AADF), MinistrisĂ« sĂ« KulturĂ«s dhe BashkisĂ« DurrĂ«s.

Megjithëse projekti është paraqitur si ndërhyrje për rigjallërim kulturor dhe urban, procesi i shpronësimeve është zvarritur, ndërsa banorët thonë se dokumentet vendimtare i janë dorëzuar me vonesë dhe pa sqarime.

Në seancën përgatitore të 2 dhjetorit, në Gjykatën Administrative të Tiranës, banorët paraqitën katër kërkesa kryesore:

  1. Pezullimin e VKM-së Nr. 477, dt. 31.07.2025, që miraton shpronësimet.
  2. Pezullimi i Vendimit Nr. 07, dt. 02.04.2024 të KKTU, që jep lejen e zhvillimit për projektin TID.
  3. Marrja e masës së sigurimit të provës, për një ekspertizë të pavarur inxhinierike, arkitektonike dhe arkeologjike.
  4. Detyrimi i institucioneve publike tĂ« dorĂ«zojnĂ« pĂ«r gjykatĂ«n tĂ« gjitha aktet administrative, procesverbalet, dosjet teknike dhe “pasaportat e objekteve”.

Banorët thonë se leja e zhvillimit është dhënë pa konsultim publik dhe në kundërshtim me detyrimet procedurale.

Ata kërkojnë që gjykata ta shqyrtojë ligjshmërinë e saj dhe paralelisht të kërkojë verifikim të gjendjes reale të objekteve, arsyeve të prishjes së tyre, vlerave konstruktive dhe përputhshmërisë së projektit me interesin publik.

Sipas tyre në këtë çështje janë bërë një sërë shkeljesh ligjore duke përfshirë:

  • Ligjin pĂ«r shpronĂ«simet (8561/1999)
  • VKM nr. 169/2020 pĂ«r konsultimin publik tĂ« pasurive kulturore
  • Ligjin 107/2014 pĂ«r planifikimin e territorit
  • Rregulloren e Planifikimit tĂ« Territorit (VKM 686/2017)
  • Ligjin 10440/2011 pĂ«r VlerĂ«simin e Ndikimit nĂ« Mjedis
  • VKM 247/2014 pĂ«r informimin dhe pĂ«rfshirjen e publikut

Sipas banorëve, asnjëri nga këto detyrime ligjore nuk është respektuar.

Ata theksojnë se procesi i shpronësimit është kryer me vlerësime që mbështeten në VKM-të e viteve 2000 dhe 2015, të cilat nuk përkojnë me çmimet e tregut në zonën historike të Kalasë. Kjo ka ulur ndjeshëm dëmshpërblimin e propozuar.

Në raportime të mëparshme, Citizens.al ka sjellë rastet e disa banorëve, shtëpitë e të cilëve nga autoritetet publike vlerësoheshin 60-100 mijë euro ndërkohë që nga vlerësues privatë të pasurive vlera e tyre në treg ishte së paku dy herë më e lartë.

Kjo qasje, e kombinuar me mungesën e konsultimit, i jep projektit karakter të një procesi të mbyllur, të ndërtuar për të justifikuar vendime të marra më herët.

NĂ« njĂ« koment pĂ«r Citizens.al AADF ka shpjeguar se kontributi i saj pĂ«r projektin “pĂ«rfaqĂ«son njĂ« dhurim pĂ«r qytetin dhe komunitetin lokal”, si pjesĂ« e angazhimit pĂ«r ruajtjen dhe promovimin e trashĂ«gimisĂ« kulturore.

“AADF nuk ka asnjĂ« rol apo pĂ«rgjegjĂ«si nĂ« lidhje me procedurat e shpronĂ«simeve, pĂ«rcaktimin e vlerĂ«s sĂ« kompensimit pĂ«r pronat, apo çdo proces tjetĂ«r qĂ« lidhet me çështjen e pronave nĂ« zonĂ«n e projektit” ka theksuar ajo nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« mĂ«parshme pĂ«r Citizens.al.

Por, banorĂ«t theksojnĂ« se nuk janĂ« kundĂ«r zhvillimit, por kundĂ«r “prishjeve me vendime tĂ« marra pa transparencĂ«â€ tĂ« cilat cenojnĂ« tĂ« drejtat kushtetuese tĂ« pronĂ«sisĂ«.

Çështja “TID DurrĂ«s” pritet tĂ« bĂ«het njĂ« precedent i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si trajtohen komunitetet brenda zonave historike, sidomos kur projektet zbatohen pa procese transparente dhe me akte tĂ« kontestuara.

Lexoni gjithashtu:

The post BanorĂ«t çojnĂ« nĂ« gjyq projektin “TID DurrĂ«s” appeared first on Citizens.al.

Pse fletëpalosjet për barazinë gjinore nuk duhet të na frikësojnë

A mendoni se çdo burrĂ« dhe grua duhet tĂ« gĂ«zojnĂ« tĂ« drejta tĂ« barabarta? NĂ«se pĂ«rgjigjja Ă«shtĂ« “Po!”, atĂ«herĂ« ju jeni pĂ«r barazi gjinore.

Por pse ky koncept ka krijuar kaq shumë paragjykime dhe shqetësim së fundmi?

Në të vërtetë, diskutimi dhe miratimi i ligjit për barazinë gjinore u shoqërua me dizinformim dhe keqinterpretime të padrejta në Shqipëri.

U spekulua shumë se ky ligj ndryshonte gjininë, apo ligjëronte martesat e të njëjtit seks, nisur nga fakti se ishte një ligj që u përkrah nga komuniteti LGBT. Por Citizens ka shpjeguar disa herë se si qëndron e vërteta.

Së fundmi, disa fletpalosje të shpërndara në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë nga punonjësit e shërbimit psiko-social kanë kthyer sërish të njëjtat spekulime.

Por, le ta analizojmë së bashku se çfarë përmbanin në të vërtetë këto fletëpalosje, të cilat alarmuan prindërit dhe grupet që evokojnë mbrojtjen e familjes tradicionale.

NĂ« fletĂ«n e parĂ« lexohet qartĂ«: “Luftoni stereotipet, duke pĂ«rfshirĂ« edhe tuajin!”

Koncepti se gjinia është konstrukt social nuk është shpikur nga shërbimi psiko-social i shkollave 9-vjeçare në Tiranë. Ky shpjegim njihet nga kuadri rregullator i strukturave ndërkombëtare perëndimore, si Bashkimi Evropian, apo dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

MĂ« tej, fletĂ«palosja shpjegon gjithashtu se “turpi ndaj trupit Ă«shtĂ« sjellje e mĂ«suar”.

TĂ« gjithĂ« jemi tĂ« vetĂ«dijshĂ«m se komentet, bullizimi dhe presioni mbi mĂ«nyrĂ«n se si dukemi ndikojnĂ« nĂ« zhvillimin tonĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si e shohim veten dhe se si i qasemi shoqĂ«risĂ«. Ndaj kjo pikĂ« Ă«shtĂ« mĂ« se e nevojshme pĂ«r t’u diskutuar nĂ« mjediset shkollore.

“TĂ« dĂ«gjojmĂ« dhe mĂ«sojmĂ« nga fĂ«mijĂ«t tanĂ«,” ishte mesazhi nĂ« njĂ« fletĂ«palosje tjetĂ«r. A nuk ishte filmi “Adolescence” ai qĂ« u vlerĂ«sua gjerĂ«sisht nga kritika pasi tronditi botĂ«kuptimin prindĂ«ror nĂ« mbarĂ« botĂ«n, duke treguar se sa pak i kuptojnĂ« prindĂ«rit fĂ«mijĂ«t e tyre nĂ« ditĂ«t e sotme?!

“PĂ«rqafoni modele tĂ« ndryshme!” Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r mesazh i shpĂ«rndarĂ«.

ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ« kjo? Do tĂ« thotĂ« tĂ« pranojmĂ« tjetrin pavarĂ«sisht ngjyrĂ«s, gjinisĂ« apo etnisĂ«. NĂ« njĂ« botĂ« qĂ« po globalizohet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ«, ku jemi ne ata qĂ« emigrojmĂ«, por po ashtu presim punonjĂ«s dhe turistĂ« nga e gjithĂ« bota, a nuk duhet ta mirĂ«kuptojmĂ« dhe pĂ«rqafojmĂ« diversitetin?

Prandaj, njohja e fëmijëve me të ndryshmen nga vetja është hapi i parë drejt një bashkëjetese të suksesshme në komunitet.

Një tjetër mesazh i fletëpalosjes është ndarja e punëve të kujdesit. Gratë dhe vajzat, për shkak të marrjes përsipër të shumë detyrave në shtëpi si pastrimi, gatimi etj. humbasin ose përgjysmojnë mundësitë e tyre për edukim, karrierë dhe punësim, krahasuar me djemtë dhe burrat. Barazia gjinore synon pikërisht një ndarje të barabartë të detyrave dhe kontributeve familjare.

Dhe, sĂ« fundi, “TĂ« fuqizojmĂ« fĂ«mijĂ«t tĂ« flasin hapur”. Shpesh gratĂ« dhe vajzat kanĂ« mĂ« pak hapĂ«sirĂ« nĂ« sferĂ«n publike pĂ«r shkak tĂ« mbivendosjes sĂ« burrave nĂ« fusha tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« jetĂ«s si politika, media etj. Ky pasazh inkurajues u jep mundĂ«si prindĂ«rve qĂ« tĂ« rrisin fĂ«mijĂ« nĂ« kushte dhe hapĂ«sira mĂ« tĂ« barabarta, pavarĂ«sisht gjinisĂ«, pĂ«r njĂ« shoqĂ«ri me shanse tĂ« barabarta.

The post Pse fletëpalosjet për barazinë gjinore nuk duhet të na frikësojnë appeared first on Citizens.al.

“Numrat dy” para drejtĂ«sisĂ«: LĂ«kundje apo konsolidim i pushtetit tĂ« RamĂ«s?

Tre ndër figurat më kryesore të pushtetit të socialistëve në dekadën e fundit duhet të japin sot llogari para drejtësisë. Dy zëvendëskryeministrat, Arben Ahmetaj e Belinda Balluku, dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj presin radhën përpara GJKKO-së.

Kryeministri Edi Rama i ka shoqĂ«ruar çështjet e tyre me fjalitĂ« e zakonshme “drejtĂ«sia duhet tĂ« bĂ«jĂ« punĂ«n e saj”, apo “pĂ«rgjegjĂ«sia Ă«shtĂ« personale”. Fjali tĂ« dĂ«gjuara edhe mĂ« parĂ« pĂ«r ish-ministrin e BrendshĂ«m Saimir Tahiri, ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, etj.

Por, teksa drejtësia po punon, kushtet ku secili po pret verdiktin janë të ndryshme.

Dikur bashkĂ«punĂ«torĂ« tĂ« ngushtĂ« nĂ« parti, as Ahmetaj, as Balluku dhe as Veliaj nuk duket se kanĂ« qĂ«llime apo shanse t’ia dalin pĂ«r “tĂ« vrarĂ« babanĂ« politik”, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« pastrojnĂ« figurat e tyre nga akuzat e korrupsionit, sĂ« paku pĂ«r opinionin publik.

Nga ana tjetĂ«r, sado qĂ« pozitat e qeverisĂ« lĂ«kunden, Kryeministri Edi Rama po fuqizon mĂ« tej veten nĂ« parti, aty ku nuk duket tĂ« ketĂ« mĂ« “NumĂ«r dy!”.

Teksa Balluku dhe Veliaj deri mĂ« tani kanĂ« qenĂ« tĂ« bindur sipas kodit tĂ« “omertas” – kodi mafioz i moskallĂ«zimit tĂ« krimeve edhe kur je viktimĂ«, – Ahmetaj ka qenĂ« i vetmi qĂ« nuk e ka kursyer RamĂ«n.

“Grupet kriminale marrin tenderĂ« publikĂ« pĂ«rmes ‘presta nome’-ve, dhe riciklojnĂ« paratĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«rmes sektorit tĂ« ndĂ«rtimit. Koordinohen me Edi RamĂ«n”, ka thĂ«nĂ« ai pĂ«r Rai 3 teksa kĂ«rkohet nga SPAK, por mĂ« shpejt arrihet nga gazetarĂ«t se sa forca e ligjit.

Por sado që ka denoncuar lidhjet e dyshuara mafioze të kryeministrit, dëshmitë televizive të Ahmetajt nuk vlejnë nga Zvicra. Kontributi i tij do të kishte vlerë tjetër nëse do të bëhej përpara sistemit të drejtësisë.

Pak ditë më parë, ministria e Drejtësisë i dorëzoi zyrtarisht shtetit helvet kërkesën për ekstradimin e ish-zëvendëskryeminsitrit.

NdĂ«rsa Ahmetajt i kĂ«rkohet tĂ« rikthehet nĂ« ShqipĂ«ri, ministres Balluku i Ă«shtĂ« ndaluar dalja jashtĂ« vendit. PĂ«rveç bllokimit tĂ« pasaportĂ«s asaj i Ă«shtĂ« pezulluar dhe e drejta e ushtrimit tĂ« detyrĂ«s nĂ« qeveri – por jo detyra si deputete.

Sipas SPAK, Balluku shkeli barazinë në tenderët për tunelin e Llogarasë dhe në lotin e katërt të Unazës së Madhe në Tiranë, tenderë me vlerë mbi 200 milionë euro.

Bashkë me të, SPAK ka ngritur akuza edhe për pesë ish-zyrtarë dhe specialistë të Autoritetit Rrugor dhe komisioneve të vlerësimit të ofertave.

Ndryshe nga Veliaj, i cili sipas SPAK-ut tentoi të ndikonte te dëshmitarët dhe provat, Balluku është proceduar në gjendje të lirë.

Në çdo vend demokratik perëndimor do të mjaftonte vetëm nisja e hetimeve për korrupsion, që një zyrtar politik me integritet të dorëhiqej. Kjo nuk ndodh në Shqipëri as kur akuzat bëhen zyrtare.

“Prezumimi i pafajĂ«sisĂ«â€ bĂ«het argument pĂ«r tĂ« mbajtur fort karrigen e funksionarit publik.

NdĂ«rkohĂ«, reagimi i kryeministrit Edi Rama ka qenĂ« tipik: ai thotĂ« se i respekton vendimet gjyqĂ«sore, por paralelisht e apeloi nĂ« Kushtetuese pĂ«r “cenim tĂ« garancisĂ« sĂ« imunitetit, parimit tĂ« ndarjes sĂ« pushteteve dhe kompetencat e organeve kushtetuese”.

NĂ« deklarimet e tij, Rama pĂ«rshkruan pezullimin e ministres Balluku si shfaqje tĂ« “dobĂ«sive” tĂ« njĂ« pushteti “krejt tĂ« ri” qĂ« synon tĂ« ruajĂ« pavarĂ«sinĂ«. Por kjo qasje – “durim strategjik”, siç e quan Rama – nĂ«nkupton diçka shumĂ« mĂ« problematike: mungesĂ«n e llogaridhĂ«nies politike.

Ai kërkon drejtësi nga Gjykata Kushtetuese, e cila më 3 nëntor hodhi poshtë vendimin e tij që e shkarkonte nga detyra kryetarin e arrestuar të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke i konsideruar aktet të papajtueshme me Kushtetutën.

Gjykata vlerësoi se ndërhyrja e pushteteve të tjera në ndërprerjen e mandatit të një kryebashkiaku cenon ndarjen e pushteteve dhe parimin e legjitimitetit demokratik.

KujtojmĂ« se nĂ« rastin e Veliajt – pasi nxiti vetĂ« protesta pĂ«r arrestimin e tij – Rama jo vetĂ«m qĂ« ia pranoi “fatin politik”, por shpalli publikisht Ogerta Manastirliun nĂ« garĂ« pĂ«r ta zĂ«vendĂ«suar kur nuk kishte ende garĂ«, pra kur Veliaj nuk ishte shkarkuar ende.

Pasi Gjykata Kushtetuese e la nĂ« detyrĂ« Rama ndryshoi qĂ«ndrim duke thĂ«nĂ« qĂ« gjykata tashmĂ« “duhet ta kthejĂ« nĂ« zyrĂ«â€ nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« “tĂ« normalizohet qeverisja e TiranĂ«s”.

Kjo mungesë koherence i jep më zë argumentit se më shumë se për Veliajn dhe Ballukun, Rama po lufton për veten. Ai duket se po parapërgatitet për një rast të ngjashëm ndaj vetes, kur në një rast të mundshëm, SPAK të ngrejë akuzë ndaj tij.

AtĂ«herĂ« Rama do t’i ketĂ« gjĂ«rat e sprovuara se “me prezumimin e pafajĂ«sisĂ«â€ dhe garancitĂ« me rastet e sprovuara mĂ« parĂ«, ai mundet ta mbajĂ« postin e Kryeministrit deri nĂ« njĂ« vendim tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ«.

Kështu, seanca e 22 nëntorit për Ballukun është vetëm një çast kyç: ajo ka potencialin të jetë pikë kthese, por gjithashtu mund të mbetet simbol i një sistemi që toleron korrupsionin e nivelit të lartë me kosto minimale politike duke i dhënë garanci më shumë pushtetit të Kryeministrit Rama.

Por, qeveria do tĂ« duhet ta kuptojĂ« se mbrojtja e pushtetit nuk Ă«shtĂ« e njĂ«jtĂ« me mbrojtjen e demokracisĂ«. Rasti i Veliajt mund tĂ« pĂ«rsĂ«ritet me Ballukun, por vetĂ«m dorĂ«heqja e kĂ«saj tĂ« fundit (e mĂ« tej – njĂ« reflektim i pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« sĂ« kryeministrit) do tĂ« ishte njĂ« akt moral dhe shembull pĂ«r tĂ« forcuar sistemin demokratik nĂ« ShqipĂ«ri.

Lexoni gjithashtu:

The post “Numrat dy” para drejtĂ«sisĂ«: LĂ«kundje apo konsolidim i pushtetit tĂ« RamĂ«s? appeared first on Citizens.al.

Dezinformimi mbi instalacionin artistik te Muzeu Kombëtar

A është figura e instalacionit, që u vendos mbi mozaikun e Muzeut Kombëtar një transgjinor? Absolutisht, jo! Ky ishte një dizinformim dashakeq.

Nëse ende nuk e keni të qartë se përse kjo vepër artistike mbi portretin e gruas ishte pa flokë, Citizens ju shpjegon se bëhet fjalë për një akt sensibilizues në mbështetje të grave që luftojnë me kancerin.

Vepra quhet “Dielli i ditĂ«s tjetĂ«r” dhe Ă«shtĂ« realizuar nga artistja Blerta Kambo, e cila e vendosi zyrtarisht atĂ« mbi portretin e gruas qendrore tĂ« mozaikut mĂ« 12 nĂ«ntor.

Por, fatkeqësisht, vepra u keqinterpretua në opinionin publik duke u lidhur me një lloj përfaqësimi të komunitetit LGBT dhe për këtë Kambo u vu në qendër të komenteve denigruese. Por e vërteta është ndryshe.

“ËshtĂ« njĂ« instalacion artistik qĂ« ka njĂ« ndĂ«rhyrje tĂ« pĂ«rkohshme te mozaiku dhe konkretisht te figura e gruas si njĂ« forcĂ«, dhe doja qĂ« t’ia dedikoja grave qĂ« janĂ« prekur nga kanceri i gjirit, pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« qĂ« edhe nĂ« momentin e tyre mĂ« tĂ« errĂ«t, ato janĂ« shumĂ« tĂ« forta,” tha Kambo pĂ«r Citizens.

Sipas artistes Blerta Kambo dezinformimi që u përhap për veprën e saj ishte i qëllimshëm. Ajo thotë me keqardhje se kjo qasje ia dëmtoi kauzën. Por, sidoqoftë mesazhe solidariteti nga gra të ndryshme, duket se i dhanë mbështetjen e nevojshme për ta përballuar këtë situatë.

Titulli i projektit “Dielli i ditĂ«s tjetĂ«r” simbolizon shpresĂ«n pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme tĂ« afĂ«rt pĂ«r gratĂ« qĂ« kalojnĂ« sprovĂ«n e vĂ«shtirĂ« me sĂ«mundjen e rĂ«ndĂ« tĂ« kancerit. Artistja shpjegoi pĂ«r Citizens.al se keqkuptimi ka ndodhur pĂ«r shkak tĂ« rrethanave dhe dashakeqĂ«sisĂ« sĂ« disa individĂ«ve tĂ« angazhuar publikisht.

“[Ata] KanĂ« pasur nevojĂ« pĂ«r njĂ« argument pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« bujĂ« nĂ« rrjet dhe kanĂ« tjetĂ«rsuar [veprĂ«n], kanĂ« trilluar dhe kanĂ« shpifur njĂ« histori krejt tĂ« pavĂ«rtetĂ«, qĂ« nĂ« fakt pĂ«rdhos tĂ« gjithĂ« kĂ«tĂ« betejĂ«, tĂ« grave tĂ« prekura nga kanceri nĂ« gji,” thekson Blerta.

Instalacioni, i cili ishte parashikuar të realizohej në tetor, që përkon me muajin rozë, vonoi të miratohej nga autoritetet dhe për këtë u shty gjatë këtij muaji.

Theksojmë dhe një herë se ky instalacion nuk e prek kurrsesi veprën origjinale dhe do të zhvendoset nga Muzeu Historik Kombëtarë me datë 21 nëntor.

Çështja po ndiqet ligjĂ«rish nga artistja pasi denigrimet dhe shpifjet qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« kundrejt saj dhe veprĂ«s nuk dĂ«mtojnĂ« vetĂ«m njĂ« artist, por gjithĂ« ata qĂ« pĂ«rpiqen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur tĂ« ndĂ«rgjegjĂ«sojnĂ« shoqĂ«rinĂ« nĂ« pĂ«rballimin e sfidave tĂ« mĂ«dha.

Ky rast është gjithashtu një kambanë alarmi për sulmet ndaj çdo individi apo grupimi që është angazhuar së fundmi për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend.

The post Dezinformimi mbi instalacionin artistik te Muzeu Kombëtar appeared first on Citizens.al.

Dezinformimi mbi “ndryshimin e gjinisĂ«â€ nĂ« ShqipĂ«ri

A ka njĂ« organizatĂ« apo grup nĂ« ShqipĂ«ri qĂ« po “rrĂ«mben fĂ«mijĂ«t” pĂ«r ti ndryshuar gjininĂ« me anĂ« tĂ« hormoneve?

Këto kanë qenë disa tituj dhe akuza që kanë qarkulluar në media ditët e fundit. Por le ta çmontojmë dezinformimin dhe të informojmë me fakte, sipas kuadrit ligjor shqiptar!

Në Shqipëri nuk ekziston asnjë ligj, protokoll, program shtetëror ose privat që lejon ndryshimin e gjinisë përmes terapisë hormonale apo ndërhyrjeve mjekësore.

Terapia hormonale për ndryshimin e gjinisë nuk është e rregulluar në sistemin shëndetësor. Kjo do të thotë se zyrtarisht nuk ofrohet si shërbim, as për të rritur, e aq më pak për fëmijë.

Citizens ka trajtuar me anë të artikujve mungesën  e terapisë hormonale, si sfidë emocionale dhe financiare për shumë anëtarë të komunitetit LGBT. Këta të fundit për shkak të mungesës së protokollit mjekësor, janë detyruar të largohen jashtë vendit për të kryer terapinë pa rrezikuar shëndetin mendor dhe fizik.

Ky debat nuk Ă«shtĂ« i ri. Çështjet e orientimit seksual, identitetit gjinor dhe mosdiskriminimit janĂ« trajtuar nĂ« ligjin shqiptar qĂ« prej vitit 2010, me Ligjin Nr. 10221 “PĂ«r Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

Ky ligj ndalon diskriminimin për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor dhe u kërkon institucioneve që të mbrojnë barazinë.

Pra kĂ«to koncepte nuk janĂ« “risi tĂ« frikshme”,  por kanĂ« qenĂ« pjesĂ« e ligjit pĂ«r mĂ« shumĂ« se 14 vite.

ShumĂ« njerĂ«z janĂ« shqetĂ«suar, sepse me anĂ« tĂ« projektligjit tĂ« ri pĂ«r “BarazinĂ« Gjinore” çështjet LGBT do tĂ« mĂ«sohen nĂ« shkolla.

Por ky nuk është ligj për arsimin dhe nuk ndryshon kurrikulat mësimore. Në tekst nuk ka asnjë nen që kërkon futjen e temave LGBT në shkolla. I vetmi detyrim për institucionet publike është përdorimi i gjuhës gjithëpërfshirëse dhe respektimi i parimit të mosdiskriminimit, një standard që ekziston tashmë edhe në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Çdo ndryshim nĂ« kurrikulat e shkollave rregullohet vetĂ«m nga Ligji nr. 69/2012 “PĂ«r Arsimin Parauniversitar”, i cili ia delegon kĂ«tĂ« kompetencĂ« MinistrisĂ« sĂ« Arsimit dhe AgjencisĂ« sĂ« Sigurimit tĂ« CilĂ«sisĂ« nĂ« Arsimin Parauniversitar.
Ndaj, edhe nëse një ditë do të kishte nevojë për të trajtuar konceptet e barazisë gjinore në programe mësimore, kjo nuk mund të ndodhë me një ligj që udhëzon për barazinë gjinore, por vetëm me:

1. Udhezime të posaçme të Ministrisë së Arsimit,
2. Tekste dhe module të miratuara nga ASCAP,

Edukimi gjinor, në kuptimin që përdoret në projektligj, ka të bëjë me parandalimin e stereotipeve dhe garantimin e trajtimit të barabartë mes vajzave dhe djemve, jo me ndryshime gjinie, jo me trajtime hormonale dhe jo me ndërhyrje mjekësore.

Këto pretendime janë pjesë e një narrative të sajuar, që shpesh shfaqet sa herë diskutohet një ligj që prek të drejtat e njeriut.

The post Dezinformimi mbi “ndryshimin e gjinisĂ«â€ nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Citizens.al.

Durrës: Banorët përballë dëbimit, pa strehim dhe pa përgjigje

Vetëm gjashtë banesa kanë mbetur pa boshatisur, ndërsa 26 familje janë zhvendosur tashmë nga Vilat 36 dhe 38, në lagjen 13 të Durrësit. Pjesa tjetër e banesave priten të boshatisen më 13 Nëntor, afati i fundit i lëshuar nga zyra përmbarimore.

Pavarësisht protestave përpara Bashkisë përgjatë javëve, banorët nuk kanë ushtruar rezistencë për lënien e shtëpive, por ende nuk i kanë humbur shpresat se mund ti jepet një zgjidhje institucionale.

“Nuk mund ta besoj gjendjen aktuale, qĂ« po ndodh me ne. Po na nxjerrin nga shtĂ«pitĂ« pa asnjĂ« lloj dĂ«mshpĂ«rblimi, pas asnjĂ« lloj strehimi”- tha Aledio Hoxha pĂ«r Citizens.

Banorët, në terr informativ prej vitesh

32 familjet qĂ« jetojnĂ« prej viteve 90 nĂ« kabinat e plazhit nĂ« rrugĂ«n “Albanopoli”, janĂ« strehuar fillimisht aty me statusin e tĂ« pastrehĂ«ve.

KĂ«to familje u vendosĂ«n nĂ« kabinat e dikurshme tĂ« plazhit si njĂ« zgjidhje e pĂ«rkohshme pas pĂ«rmbysjeve tĂ« viteve ’90, kur shumĂ« banesa shtetĂ«rore u privatizuan dhe njĂ« pjesĂ« e qytetarĂ«ve mbetĂ«n pa strehĂ«.

Megjithatë, mungesa e investimeve dhe e statusit të qartë ligjor për banesat e tyre i ka lënë ata në pasiguri për mbi tri dekada.

Banorët pretendojnë se në vitin 2009 pati një mundësi për ta për privatizimin e banesave,  por ata nuk kanë qenë kurrë në dijeni.

Bashkia Durrës i tha Citizens se me shkresën nr. 5185, datë 19.11.2009, i ka kërkuar Këshillit Bashkiak të shpallë të pavlefshëm vendimin për privatizimin, sepse ai është në kundërshtim me ligjet që janë në fuqi.

Citizens i ka kërkuar Bashkisë Durrës vendimin ku revokohet vendimi i Këshillit Bashkiak, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Më pas trualli ku ndodhen këto kabina hyri në procesin e kthim kompensimit të pronave dhe që prej 2013 pronësia e tyre i kaloi pronarëve të truallit.

BanorĂ«t pretendojnĂ« se e kanĂ« marr vesh vite mĂ« vonĂ« se Bashkia ka kaluar godinĂ«n “me banorĂ« brenda”, pronarĂ«ve aktualĂ«.

“Nuk jemi lajmĂ«ruar kur bashkia i ka dorĂ«zuar objektet, sepse ka njĂ« akt-dorĂ«zimi sikur objekti Ă«shtĂ« bosh, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ne kemi qenĂ« aty. Bashkia duhet tĂ« ndjehet borxhlie me ne dhe nga 2013 duhet tĂ« ofronte njĂ« alternativĂ« strehimi,”- Ă«shtĂ« shprehur mĂ« herĂ«t pĂ«r Citizens avokatja Merita Dakovelli.

Zgjidhje nga institucionet

Banorët shprehen se nuk mund të gjykojnë dot vendimin e kalimin të pronësisë së godinave te pronarët aktualë, por kërkojnë një formë mbështetje nga institucionet.

Bashkia DurrĂ«s i tha Citizens, se familjet nĂ«pĂ«rmjet portalit e – albania, mund tĂ« aplikojnĂ« duke ngarkuar dokumentacionin e kĂ«rkuar pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga programet e strehimit social. Por pjesa mĂ« e madhe e banorĂ«ve, tĂ« cilĂ«t i pĂ«rkasin shtresave vulnerabĂ«l dhe janĂ« nĂ« moshĂ« tĂ« thyer shprehen se nuk dinĂ« ku tĂ« drejtohen.

NdĂ«rsa tĂ« tjerĂ« thonĂ« se vetĂ« krye bashkiakja Emiriana Sako i ka thĂ«nĂ« nĂ« njĂ« mbledhje me dyer tĂ« mbyllur se nĂ« qytet ka rreth tre mijĂ« tĂ« pastrehĂ« dhe duhet tĂ« regjistroheni kur t’ju vijĂ« radha pĂ«r shqyrtim tĂ« rastit.

Situata ka sjellë që shumë të rinj dhe familje të shprehen se lënia në mes të katër rrugëve, i ka çuar të mendojnë largimin nga vendi.

“MĂ« vjen keq shumĂ« pĂ«r vendin tim qĂ« mĂ« duhet tĂ« largohem kĂ«saj radhĂ« pĂ«rfundimisht. Ndoshta vi ndonjĂ«herĂ« pĂ«r ta vizituar dhe kaq
” – pĂ«rmbyll Aledio Hoxha.

Paralelisht nĂ« DurrĂ«s po vijojnĂ« edhe protestat e projektit “TID DurrĂ«s“, tĂ« cilĂ«t kundĂ«rshtojnĂ« projektin e AADF nĂ« bashkĂ«punim me BashkinĂ« DurrĂ«s pĂ«r shpronĂ«simin e rreth 170 pronarĂ«ve tĂ« vilave tĂ« vjetra nĂ« zonĂ«n arkeologjike tĂ« qytetit.

Lexoni gjithashtu:

The post Durrës: Banorët përballë dëbimit, pa strehim dhe pa përgjigje appeared first on Citizens.al.

Shumica socialiste miraton ligjin për barazinë gjinore

Shumica socialiste miratoi tĂ« enjten, mĂ« 6 nĂ«ntor, projektligjin “PĂ«r barazinĂ« gjinore”, teksa opozita, e cila votoi kundĂ«r, e cilĂ«soi atĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r familjen tradicionale.

Ligji kaloi me 77 vota “pro” tĂ« PS-sĂ«, teksa jashtĂ« Kuvendit, me mbĂ«shtetjen e opozitĂ«s u organizuan protesta.

Shumica e votoi në bllok draftin, përfshirë deputetin Taulant Balla, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të PS-së, i cili kishte propozuar ndryshime ndaj versionit të parë të hartuar në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe organizatat joqeveritare.

GjatĂ« votimit, Balla lexoi pĂ«rcaktimin e ri tĂ« termit “gjini”, i cili pĂ«rshtatet me KonventĂ«n e Stambollit.

“Gjini nĂ«nkupton rolet e ndĂ«rtuara nĂ« kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet qĂ« njĂ« shoqĂ«ri e caktuar i konsideron tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r gratĂ« dhe burrat.”

Ky përcaktim, i përfshirë në nenin 4 të ligjit, u miratua bashkë me ndryshimet e tjera, duke kaluar ligjin në parim.

Reagime pozitive dhe kritika pas votimit

Vendimi u përshëndet nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, i cili kërkoi reflektim mbi debatet publike që shoqëruan procesin.

“TĂ« gjitha shqetĂ«simet, paragjykimet dhe keqkuptimet qĂ« shoqĂ«ruan miratimin e ligjit duhet tĂ« jenĂ« pjesĂ« e njĂ« analize tĂ« thelluar me aktorĂ«t e interesuar pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut.”

NĂ« rrjetet sociale, avokatja e tĂ« drejtave tĂ« njeriut Dea Nini e cilĂ«soi miratimin “fitore historike pĂ«r barazinĂ«â€.

NdĂ«rsa Mirela Arqimandriti nga “Gender Alliance for Development Center” (GDAC) tha se ky ligj pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap drejt njĂ« shoqĂ«rie qĂ« e zbaton barazinĂ« si “detyrim kushtetues dhe standard evropian, jo si slogan”.

GDAC dhe organizata të tjera të shoqërisë civile njoftuan për një konferencë për shtyp më 7 nëntor, për të shpjeguar risitë që sjell ligji në fushën e punës, arsimit dhe përfaqësimit politik.

Sipas përfaqësuesve të organizatave, ligji garanton: mbrojtje të barabartë në vendin e punës për gratë dhe burrat; edukim dhe buxhetim me ndjeshmëri gjinore; njohje të punës së papaguar të kujdesit familjar; ndarje të drejtë të përgjegjësive familjare si dhe përfaqësim të barabartë në politikë dhe vendimmarrje.

Por, miratimi i ligjit nuk kaloi pa tensione. Pas seancĂ«s, disa dhjetĂ«ra protestues pritĂ«n deputetĂ«t socialistĂ« nĂ« dalje tĂ« Kuvendit, me thirrjet “Turp!”, “TradhtarĂ«!” dhe “ShitĂ«t ShqipĂ«rinĂ«!”.

Protestuesit, tĂ« lidhur me grupe konservatore dhe fetare, shprehĂ«n kundĂ«rshtinĂ« ndaj ligjit qĂ«, sipas tyre, “rrezikon familjen dhe moralin publik”.

Citizens.al ka shpjeguar më herët se ligji nuk shton gjini të reja, nuk përfshin dispozita për martesat e të njëjtës gjini, dhe nuk prek ligjin për gjendjen civile apo Kodin e Familjes, që njeh dy gjini zyrtare: burrë dhe grua.

Ky sqarim është bërë pas fushatave dezinformuese të shpërndara në rrjetet sociale dhe media gjatë procesit të miratimit.

Lexoni gjithashtu:

The post Shumica socialiste miraton ligjin për barazinë gjinore appeared first on Citizens.al.

A dështoi kampi Gjadrit?

Giorgia Meloni nĂ« njĂ« fjalĂ« tĂ« mbajtur nĂ« mbyllje tĂ« vitit 2024 theksoi se “qendrat nĂ« ShqipĂ«ri do tĂ« funksionojnĂ«â€.

Pavarësisht sigurisë së kryeministres italiane Meloni, kampi i refugjatëve në Gjadër, operativ tashmë prej dy vitesh, nuk duket se po funksionon.

Kampi, i cili mendohet se ka kushtuar rreth 100 milionë euro dhe parashikonte të priste rreth 3000 refugjatë në muaj, ka sot rreth 20 persona që presin të deportohen,

Por pse nuk i përmbushi Gjadri pritshmëritë e qeverisë italiane për të zgjidhur njëherë e mirë problemin e emigracionit të paligjshëm?

CitizensShpjegon se kundĂ«r kampit u angazhuan organizatat e shoqĂ«risĂ« civile, tĂ« cilat e cilĂ«suan “eksperiment njerĂ«zor”, si dhe sistemi gjyqĂ«sor nĂ« RomĂ«, i cili vendosi disa herĂ« kundĂ«r dĂ«rgimit tĂ« refugjatĂ«ve nga Italia nĂ« GjadĂ«r dhe mĂ« pas u mbĂ«shtet edhe nga Gjykata Evropiane e DrejtĂ«sisĂ«.

Kjo e fundit u shpreh publikisht më 1 gusht 2025 se jo të gjitha vendet që qeveria italiane i konsideronte të sigurta si për shembull Bangladeshi, apo Egjipti, janë realisht të tilla në aspekte jetësore dhe se kthimi pas i refugjatëve që vijnë nga andej është i padrejtë.

Kjo solli që kampi të ndryshonte funksion.

Në fillim ishte menduar të priste çdo refugjat që ndalohej në detin Mesdhe me drejtim Evropën, por sot po përdoret për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm të cilët ndodhen që qendrat migratore pritëse italiane.

Figura të ndryshme të opozitës italiane e kanë kontestuar marrëveshjen Rama-Meloni dhe e kanë vizituar nga afër kampin në Shqipëri. Ata e kanë quajtur Gjadrin një projekt të dështuar dhe propagandistik të kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Ngjashëm edhe shoqëria civile është bërë bashkë për të kërkuar mbylljen e këtij kampi.

Ndryshe, Kryeministri Rama nuk e ka komentuar kurrë çështjen e Gjadrit, madje është shprehur se kampi nuk e shqetëson, pasi ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave nuk i përket qeverisë shqiptare, pasi marrëveshja ia ka dhënë juridiksionin palës italiane.

Po për çfarë i shërbeu  Shqipërisë e gjitha kjo?

Gjadri na bĂ«ri tĂ« kuptojmĂ« se jo gjithmonĂ« mjafton “vĂ«llazĂ«ria” midis qeverive tĂ« dy shteteve pĂ«r tĂ« çuar pĂ«rpara “projekte tĂ« suksesshme” nĂ« nivel politikash dhe tĂ« drejtash.

30 vite më parë, ashtu si refugjatët nga Bangladeshi, Egjipti dhe vende të tjera të Afrikës, shqiptarët niseshin si refugjatë drejt Italisë në kërkim të një jete më të sigurt dhe të ardhme më të mirë.

Kampi qĂ« u hap nĂ« ShqipĂ«ri rĂ«ndon nĂ« ndĂ«rgjegjen e shoqĂ«risĂ« sonĂ«, pĂ«r atĂ« çka nuk do tĂ« donim t’u ndodhte njerĂ«zve tanĂ«, por ndĂ«rkohĂ« lejuam t’u ndodhte tĂ« tjerĂ«ve nĂ« brigjet tona.

Pavarësisht investimit të majmë dhe tre mijë refugjatëve që parashikonte të priste çdo muaj, aktualisht Kampi i Gjadrit ka rreth 20 persona që presin të depërtohen. Dy vite nga nisja operimit, Citizens shpjegon se kampit jo vetëm ju ndryshua qëllimi fillestar, por shënjoi edhe një nga paktet më të sulmuara për shkelje të të drejtave të njeriut dhe politikave migratore.

The post A dështoi kampi Gjadrit? appeared first on Citizens.al.

Dy vjetori i marrëveshjes Rama-Meloni kujtohet me protesta

AktivistĂ« shqiptarĂ« dhe italianĂ« protestuan nĂ« TiranĂ«, tĂ« shtunĂ«n, kundĂ«r marrĂ«veshjes “Rama-Meloni”, e cila shĂ«njoi dy vjetorin e saj.

Disa rrjete si “Mesdhe” dhe “Network Against Migration Detention” bashkĂ«punuan pĂ«r njĂ« plan treditor tĂ« quajtur “TĂ« shfuqizohen qendrat e paraburgimit pĂ«r migrantĂ«t”.

MĂ« 1 nĂ«ntor u mbaj njĂ« marshim nga qendra e TiranĂ«s, nĂ« drejtim tĂ« KryeministrisĂ« dhe AmbasadĂ«s Italiane, pĂ«r t’u pĂ«rmbyllur jashtĂ« qendrave tĂ« kampit nĂ« GjadĂ«r, nĂ« LezhĂ«.

Të dielën, 2 nëntor, në ambientet e Universitetit të Drejtësisë, u mbajt një konferencë ku pati panele të ndryshme diskutimi mbi ëndrrën evropiane, kolonializmin, të drejtën e lëvizjes, etj.

“MarrĂ«veshja ilegale, rezistenca globale!”

Me njĂ« banderolĂ« tĂ« madhe, e cila shkruante “Meloni, Rama, Von Der Leyen, Trump, burgjet tuaja tĂ« imigrimit janĂ« kriminale” aktivistĂ«t marshuan nĂ« rrugĂ«t e TiranĂ«s, pĂ«rpara nisjes nĂ« LezhĂ«. NdĂ«rkohe qĂ« gjatĂ« marshimit dĂ«gjoheshin thirrjet “MarrĂ«veshja ilegale-Rezistenca globale”.

Aktivisti Edison Lika, i cili ishte i pari qĂ« mbajti fjalĂ«n, tha se kryeminstri Edi Rama pĂ«r tĂ« mbajtur pushtetin, Ă«shtĂ« i gatshĂ«m, tĂ« bĂ«j pakt edhe me djallin dhe Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« burgos jo vetĂ«m emigrantĂ«t, por tĂ« bĂ«j çfarĂ«dolloj “pisllĂ«ku” tjetĂ«r tĂ« nevojshĂ«m.

“Edi Rama e mirĂ«mban pushtetin e tij pĂ«rmes kĂ«tyre figurave; duke bĂ«rĂ« marrĂ«veshje ilegale me Melonin, gjĂ« e cila u kalua nĂ« heshtje nga Bashkimi Evropian,” theksoj Lika.

Lika shtoj se për shumë vite Evropa ka qenë ëndrra e shqiptarëve dhe jo vetëm si vend që kishte liri ekonomike, që mund të lëvizje lirshëm, por më shumë si aspiratë demokratike.

“Evropa pa demokraci Ă«shtĂ« njĂ« EvropĂ« sĂ« cilĂ«s i ka ardh fundi,” pĂ«rmbylli Lika.

TĂ« njĂ«jtĂ«n retorikĂ« pĂ«r “shuarjen” e EvropĂ«s demokratike mbajtĂ«n edhe aktivistĂ« tĂ« tjerĂ«. KĂ«shtu,  Detjon Begaj, aktivist i diasporĂ«s shqiptare nĂ« Itali tha se ShqipĂ«ria dhe Italia ndajnĂ« tĂ« njĂ«jtin vizion oligarkie dhe demokracie dhe kjo nuk Ă«shtĂ« Evropa qĂ« ne Ă«ndĂ«rruam.

“Giorgia Meloni tha se ky pakt do  tĂ« funksiononte, por nĂ« fakt nuk funksionoi, e vetmja gjĂ« qĂ« funksionoi ishte dhunimi i tĂ« drejtave tĂ« njeriut” nĂ«nvizoi Begaj.

AktivistĂ«t u ndalĂ«n edhe tek shpjegimi i narracioni tĂ« sĂ« djathtĂ«s ekstreme dhe jo vetĂ«m, e cila pĂ«r migrantĂ«t jep zgjidhjen “ti ndihmojmĂ« nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre”.

“T’i ndihmojmĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e tyre. Dhe pastaj çfarĂ« bĂ«jnĂ«? Giorgia Meloni dhe qeveria italiane, Ă«shtĂ« e gjashta nĂ« botĂ« pĂ«r eksportimin e armĂ«ve” pĂ«rmbylli aktivisti Damiano Borin.

“Kampe qĂ« s’po funksionojnĂ«â€

Kjo ishte hera e dytë që këto grupime aktivistësh protestojnë në Tiranë kundër marrëveshjes Rama-Meloni. Hera e parë që marshuan në rrugët e Tiranës ishte më 2 dhjetor 2024.

Më 6 nëntor 2023, qeveritë e dy vendeve nënshkruan marrëveshje për të ndaluar valën e refugjatëve. Marrëveshja e pa-konsultuar më parë u bë e njohur për publikun vetëm nga mediat.

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët parashikonte që rreth 3,000 refugjatë të mbërrinin çdo muaj në kampet e Gjadrit.

Por shifra zyrtare e pakonfirmuar deri më tani e migrantëve që ndodhen aktualisht në Gjadër mendohet të jetë rreth 20 persona. Ajo që është e konfirmuar është se deri në 2 tetor zyrtarisht kanë qenë 17 persona.

I gjithë qëllimi madhor i  kampit, për të cilin ishte krijuar fillimisht, për të shërbyer si qendër depërtimesh për emigrantët e kapur në detin Mesdhe, ra poshtë për shkak të rezistencës dhe ndërhyrjes së Gjtykatës së Romës, e cila hodhi dyshimin mbi listën e vendeve të sigurta, të krijuar nga Italia.

Kjo bëri që Gjykata Evropiane e Drejtësisë të dilte me vendim zyrtar më 1 gusht 2025.

Sipas gjykatësve evropianë, çdo shtet anëtar ka të drejtë të hartojë një listë të vendeve të sigurta të origjinës, por kjo vendimmarrje nuk është absolute. Ajo duhet të mbështetet në të dhëna të qarta, të dokumentuara dhe të aksesueshme, dhe të jetë e kontrollueshme nga proceset gjyqësore.

Kështu kjo solli që disa vende që Italia i konsideronte të sigurta si Bangladeshi, Egjipti, etj. sipas ekspertëve të drejtësisë të kishin shumë aspekte politiko-sociale që mund ti shndërronte të pasigurta për shumë qytetarë, përmendim këtu pasiguria e anëtarëve të komuniteti LGBTQ+ etj.

Për këtë arsye Italia ndryshoi funksionin primar të kampit, duke e përdorur tashmë për riatdhesimin e migrantëve të paligjshëm që ndodhen aktualisht në CPR- të (qendër qëndrimi për riatdhesim) italiane.

Figura të ndryshme të opozitës italiane e kanë quajtur kampin një projekt të dështuar dhe propagandistik të kryeministres italiane Giorgia Meloni. Vetë ish-kryeministri i Italisë dhe senatori i Firences, Matteo Renzi, në një vizitë të tijën në Gjadër në Mars të 2025, tha se ishin rreth një miliard lekë të shkuara dëm.

The post Dy vjetori i marrëveshjes Rama-Meloni kujtohet me protesta appeared first on Citizens.al.

❌