Ditën e djeshme, opinioni publik u trondit pas publikimit të një rasti të rëndë abuzimi seksual me të mitur. Sipas raportimeve, një 12-vjeçare në Gjirokastër ka denoncuar partnerin e të ëmës për abuzim seksual, që sipas saj ka ndodhur në dy vitet e fundit.
Gazetarja Entjola Budo, raportoi në “Shqipëria Live” se vajza e ka denoncuar rastin me nënën, e cila është shprehur se nuk kishte patur dijeni deri më tani.
Rastin e rëndon më shumë fakti që autori i dyshuar i abuzimit, Klemend Krusa po ashtu dyshohet se ka vrarë babain e vajzës, Artur Lleshi, 8 vite më parë.
“Vajza u paraqit në komisariat së bashku me të ëmën dhe denoncoi partnerin e saj për abuzim seksual. Familja nuk është nga Gjirokastra por kanë ardhur nga Bulqiza. Vajza ka qenë normale si gjithë fëmijët e tjerë, fëmijë i qetë dhe shumë i dashur dhe asnjëherë nuk ka patur probleme me shokët apo me mësuesit në shkollë. Nuk ka patur mungesa në shkollë, përveç se dje.
Policia ka arrestuar Klemend Krusën, ai është lënë në ‘arrest shtëpie’, pasi vajza ka thënë se është ngacmuar dhe abuzuar seksualisht për dy vite resht. Gjithsesi akuzat mbeten për t’u vërtetuar nga ekspertiza. Fqinjët nuk dinë shumë gjëra pasi thonë se familja lëviz shpesh, ndërsa dinë vetëm që vajza shkonte çdo ditë në shkollë”,- tha gazetarja.
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Gjirokastër ku, një 12-vjeçare është abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë nga partneri i nënës së saj, Kelmend Krusa i cili së bashku me vëllain e tij Klodian Krusa u vunë në pranga rreth një javë më parë si autorë të dyshuar të vrasjes së Artur Lleshit, i cili ishte babai i vajzës së abuzuar seksualisht.
Vëllai i të ndjerit Artur Lleshi, Lulëzim Lleshi ka deklaruar më parë se dy vëllezërit binjakë Krusa u kishin marrë atij dhe vëllai të tij gratë. Por pas bërjes publike të lajmit të përdhunimit të mbesës së tij, ai ka tronditur sërish me një deklaratë, ku është shprehur se e njëjta gjë ka ndodhur më parë me vajzat e tij, verën e vitit të kaluar dhe pasi ishin ngacmuar ato janë larguar nga Gjirokastra dhe janë rikthyer te i ati.
“Mirë që vëllain ma vranë në një tunel në afërsi të fshatit Zogjaj por na morën dhe dy bashkëshortet, por po abuzojnë dhe me fëmijët e mitur që janë gjaku jonë. Edhe dy vajzat e mia, njëra 15 dhe tjetra 13 vjeç në fund të gushtit të 2025 janë larguar nga Gjirokastra dhe kanë ardhur tek unë. Më kanë thënë se nuk shkojnë më atje sepse i ngacmonte seksualisht partneri i nënës” është shprehur ai për News24.
Ai ka shtuar se dëshiron që vëllezërit të dënohen me burg të përjetshëmose përkundrazi ai do të bëjë vetgjyqësi.
“Drejtesia t’i dënojë me burg të përjetshëm ose do të bëj vetëgjyqësi. Mire që bashkëshortet na i morën por po na ngacmojnë dhe dy vajzat e mia dhe vajzën e vëllait” tha ai.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë nga partneri i nënës së saj. Kelmend Krusa, së bashku me të vëllanë e tij, Klodian Krusën, u vunë në pranga pak ditë më parë, si autorë të dyshuar të vrasjes së shtetasit, Artur […]
Nuk kanë fund ngjarjet tronditëse në vend! Pas ngjarjes në Durrës, ku babai plagosi me thikë vajzën (LEXO KËTU) në Gjirokastër, një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë nga partneri i nënës së saj.
Kelmend Krusa, së bashku me të vëllanë e tij, Klodian Krusën, u vunë në pranga pak ditë më parë, si autorë të dyshuar të vrasjes së shtetasit, Artur Lleshi, babait të vajzës së mitur që dyshohet se është abuzuar seksualisht. E ëma e vajzës së mitur, pas zhdukjes në rrethana të mistershme të bashkëshortit të saj në vitin 2018, i cili më pas u gjet i vrarë, u largua në drejtim të Gjirokastrës, duke bashkëjetuar pikërisht me Kelmend Krusën, ndërsa me vete mori dhe fëmijët e saj. Kelmend Krusa rezulton që të jetë dhe kushëri me viktimën.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 26.01.2026, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kelmend Kursa, i datëlindjes 13.02.1987, banues me qera në Gjirokastër, nga Dibra me arsim 12 klasë, pasi shtetasia e mitur A.A.LL,12-vjeç, vajza e bashkëjetueses në një periudhë 2 vjeçare është abuzuar seksualisht dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiont të Përgjithshëm Gjirokastër. Neni 100 i Kodit Penal”
Vendimi i kryetarit aktual të Komunës së Zveçanit, Dragisha Millovi, për ndërprerjen e kontratave të dy zyrtarëve komunalë po cilësohet i kundërligjshëm. Ish-kryetari i komunës, Ilir Peci, thotë se arsyet e përmendura në vendim nuk qëndrojnë dhe se procedura është zhvilluar në kundërshtim me ligjin.
Ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë për KosovaPress se kryetari aktual javën e kaluar ua ka ndërprerë kontratat dy zyrtarëve komunalë, ndonëse ata ishin të punësuar me afat të pacaktuar.
Ai theksoi se arsyet e përmendura në vendim, mungesa e vlerësimit, trajnimeve dhe buxhetit, nuk qëndrojnë dhe nuk përbëjnë bazë ligjore për largimin e tyre nga puna.
“Javën e kaluar, kryetari i tanishëm ka marrë vendim dhe ua ka ndërprerë kontratat, vendimet e përgjithshme që i kanë pasur zyrtarët komunalë. Gjatë kohës sime si kryetar, ata janë punësuar me afat të pacaktuar, mirëpo pas gjashtë muajsh është dashur t’u vazhdohet emërimi, ndërsa tani u është ndërprerë kontrata me tri pika të përmendura në vendim. Këto tri pika nuk kanë të bëjnë me largimin e dy zyrtarëve. Pika e parë ka qenë se nuk është bërë vlerësimi i duhur i tyre, ndërkohë që vlerësimi është bërë sa kam qenë unë kryetar i komunës. Për momentin nuk ka pasur kush ta bëjë vlerësimin, pasi nuk ka pasur shefa sektorësh e as drejtorë, pra nuk ka pasur persona përgjegjës për vlerësim. As kryetari i komunës nuk ka thirrur ndonjë takim për të parë se çfarë pune kanë kryer këta zyrtarë gjatë gjashtë muajve. Pika e dytë është se gjoja nuk kanë kryer seminare të mjaftueshme, por seminaret nuk mund t’i kërkojnë vetë zyrtarët. Ato caktohen nga zyra e kryetarit dhe stafi i tij. Pika e tretë është se komuna e Zveçanit nuk ka buxhet, çka nuk qëndron. Çdo komunë, kur hap një vend pune, e parasheh buxhetin për tërë periudhën, sidomos kur kontratat janë me afat të pacaktuar dhe jo për gjashtë muaj apo një vit. Pra, këto tri pika nuk qëndrojnë asnjëra”, thekson Peci.
Peci tha se është njoftuar nga dy zyrtarët e larguar dhe se qëndron në mbështetje të tyre, duke theksuar se drejtësia duhet të respektohet në rastin e tyre.
“Jam lajmëruar menjëherë nga disa zyrtarë të komunës, konkretisht nga këta dy zyrtarë që janë larguar nga puna. Unë, si asamblist dhe i vetmi shqiptar në Komunën e Zveçanit, jam në mbështetje të tyre dhe në mbështetje të së drejtës”- ka deklaruar Peci
Ai ka thënë se vendimi për ndërprerjen e kontratave është i kundërligjshëm dhe tash po ndiqet në rrugë ligjore nga Këshilli dhe Gjykata.
“Në një takim kam marrë pjesë me kryetarin e tanishëm të Zveçanit dhe dy zyrtarët. I kam sqaruar se, bazuar në këto pika, bëhet fjalë për shkelje ligjore dhe se vendimi nuk është i drejtë. Megjithatë, ai është kryetar dhe e ka marrë vendimin. Tani, Këshilli apo Gjykata janë instancat ku po ndiqen të gjitha rrugët ligjore”- ka thenw Ilir Peci
Vedat Musa, i larguar nga puna në Komunën e Zveçanit, ka thënë për KosovaPress se arsyet e përmendura nga kryetari aktual Dragisha Milloviq janë skandaloze.
Musa ka shtuar se, duke qenë me akt-emërim, paga e tij duhet të sigurohet deri në daljen në pension.
“Arsyet e përmendura në vendimin për shkarkimin tim nga pozita që kam pasur, nga kryetari i tanishëm Dragisha Milloviq, janë skandaloze. E para, se komuna nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të paguar asistentë administrativë. E dyta, se nuk ka raport vlerësimi nga drejtori apo kryetari i komunës për periudhën pesëmujore sa ka qenë kryetar Ilir Peci. Unë e di dhe e kam me vete vendimin për vlerësimin që më është bërë për periudhën pesëmujore. Po ashtu, kur shteti hap konkurs për një pozitë të caktuar, buxheti sigurohet për atë pozitë. Unë jam me akt-emërim dhe përderisa je me akt-emërim, paga të sigurohet deri në pension“- tha Musa
Ai ka thënë se po përgatitet një ankesë në Këshillin e Pavarur dhe është i bindur se vendimi do të kthehet në favorin e tyre, pasi nuk kanë kryer asnjë shkelje.
Musa shtoi se kryetari i tanishëm i ka ftuar në takim vetëm pasi kishte marrë vendimin për ndërprerjen e kontratës, pa ditur se kush ishte dhe çfarë pune kryente, çka sipas tij e bën vendimin për shkarkimin të papërshtatshëm.
“Në Këshillin e Pavarur jemi duke përgatitur ankesën për ta dorëzuar dhe jam i bindur se vendimi do të kthehet në favorin tonë, pasi nuk kemi bërë asnjë shkelje, qoftë edhe më të voglën. Nuk e di në çfarë baze është mbështetur kryetari, sepse thuhet se nuk ka vlerësim nga drejtori, ndërkohë që unë kam qenë pa drejtor, pa mbikëqyrës të drejtpërdrejtë dhe pa shef. Kryetari na ka ftuar në takim vetëm pasi kishte marrë vendimin për ndërprerjen e kontratës. Paramendojeni, ai e kishte marrë vendimin për shkëputjen e kontratës së punës dhe më pas më pyeste si e kam emrin dhe në cilën drejtori punoj. Kjo tregon se ai nuk e ka pasur idenë se kush jam dhe çfarë pune bëj, e jo më të marrë vendim për shkarkimin tim nga puna”- përfundoi ai.
Rasti i ndërprerjes së kontratave të dy zyrtarëve në Komunën e Zveçanit ka ngritur dyshime për shkelje ligjore dhe keqmenaxhim, sipas ish-kryetarit Ilir Peci dhe të larguarit Vedat Musa.
KosovaPress ka dërguar pyetje në Komunën e Zveçanit për sqarime lidhur me këtë vendim, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë asnjë përgjigje. /Telegrafi/
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Ukraina nuk po tregon vullnet për t’i dhënë fund luftës në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë përpjekjet për të arritur objektivat e saj “me forcë”, nëse një zgjidhje diplomatike nuk realizohet. Deklarata u bë një ditë përpara takimit të paralajmëruar mes presidentit ukrainas Volodymyr […]
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Për javën e tetëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ferizajt, Betim Haxhimusa, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij gjatë 90 minutave të ndeshjes, duke shënuar dy gola të vlefshëm për tri pikë në ndeshjen kundër KF Llapi, e cila përfundoi me rezultat 2:1.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Pasi mori këtë çmim, Haxhimusa u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.
“E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, duke u fokusuar në pikat e forta të KF Llapi. Ky ka qenë një rezultat shumë i nevojshëm për ne, pasi vinim nga një seri negative. Me trajnerin e ri dhe me filozofinë e tij jemi përshtatur dhe besoj që në stinorin e ri do të kemi vetëm rezultate pozitive".
"Është kënaqësi e madhe të shpallem më i miri i xhiros së 18-të, për këtë i falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, komisionin që më përzgjodhi dhe familjen time për përkrahjen.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/
Ferizaj ka fituar ndaj Llapit me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
“Ujqit” kanë arritur t’i rikthehen fitores në kampionat pas gjashtë ndeshjeve, duke marrë tri pikë të mëdha ndaj Llapit.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta, por vetëm vendasit arritën ta gjejnë golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 22-të të ndeshjes me anë të Betim Haxhimusës, i cili shënoi për epërsinë 1-0.
Në pjesën e dytë, mysafirët filluan mirë duke gjetur golin e barazimit, por në fund vendasit shënuan përsëri për t’i marrë tri pikë shumë të vlefshme.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 63-të me anë të Muhamet Hysenit, i cili shënoi për 1-1, ndërsa në minutat shtesë përsëri goli në skenë Haxhimusa, i cili vulosi fitoren e Ferizajt me rezultat 2-1.
Pas kësaj fitore, Ferizaj e mbyll edicionin vjeshtor në pozitën e nëntë me 19 pikë, teksa Llapi i shtati me 21 pikë. /Telegrafi/
Ambasada e Amerikës në Tiranë thotë se e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, ku është diskutuar mbi mënyrat e shumta të bashkëpunimit mes dy vendeve. Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, biseda është fokusuar në ndarjen e ekselencës dhe ekspertizës amerikane me Shqipërinë, përmes programeve dhe partneriteteve të ndryshme.
Protestat në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë të zhvillohen paralelisht me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë. Dy avokatë, Skënder Musa dhe Ardian Bajraktari, thonë se këto protesta po dëshmojnë pakënaqësi të gjerë qytetare me mënyrën se si po zhvillohet ky proces dhe se opinioni publik është gjithnjë e më i bindur se bëhet fjalë për një padrejtësi.
Pas Prishtinës, Hagës e Tiranës, protesta në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e katërta me radhë, është mbajtur në Strasburg të Francës, para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
Avokati Skënder Musa vlerëson se protestat janë një kundërpërgjigje ndaj deklarimeve të kryetares së Speciales, e cila kishte thënë se qytetarët e Kosovës e mbështesin këtë gjykatë, e po ashtu ato tregojnë qartë se qytetarët e Kosovës janë të bindur në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.
“Në fakt qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin nga Gjykata Speciale, duke i parë veprimet e prokurorëve dhe anëtarëve të trupit gjykues dhe kryetarit të trupit gjykues, që shpeshherë janë treguar si me qenë prokurorë dhe jo arbitër të pavarur objektiv. Në këtë drejtim besoj që edhe te trupi gjykues dhe vetë prokurorët krijojnë situata të tjera në realitet, sepse këto protesta dëshmojnë se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk janë kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, besojnë në pafajësinë e tyre, sepse janë të vetëdijshëm dhe të sigurtë që ata nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e asnjë krimi për çka akuzohen. Ndërkaq, sa i përket aspektit formal e juridik, protestat nuk kanë peshë për shkak se nuk janë provë në procedurën penale”, tha Skënder Musa, avokat.
Avokati Ardian Bajraktari vlerëson se gjykata e Specializuar ka devijuar nga ideja fillestare për të cilën ishte kërkuar themelimi i saj. Ai e quan procesin që po zhvillohet në Hagë si të stërzgjatur, me shkelje të shumta, dhe thekson se tashmë opinioni mbarëkombëtar është i bindur se ndaj ish-krerëve të UÇK-së po bëhet padrejtësi.
“Në këtë drejtim e shoh rolin dhe angazhimin e këtyre protestave, që në instancë të fundit po dëshmohet që populli është gjithnjë e më shumë në vlerësim të vlerave të luftës dhe ish-krerëve të saj, dhe është tashmë i bindur se ajo çfarë po ndodh atje është një padrejtësi e madhe, që po u bëhet jo vetëm ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe luftës sonë për liri në përgjithësi”, tha Ardian Bajraktari, avokat.
Kjo dhe protestat tjera, në Prishtinë, Hagë e Tiranë, janë organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë tash e pesë vite. /RTK
Avokati, Skender Musa ka paralajmëruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mund të shoqërohet me Polici për të dhënë dëshmi për rastin e Rezervave shtetërore.
Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Musa thotë se sipas aktakuzës, Kurti është i thirrur si dëshmitar në këtë rast, dhe në qoftë se refuzon të japë dëshminë e tij, rrjedhimisht ai mund të obligohet të paraqitet në Gjykatë.
Po ashtu, avokati shton se nëse Kurti sërish refuzon të paraqitet në Gjykatë, atij mund t’i caktohet paraburgimi deri në gjashtë muaj.
“Gjykata është e obliguar ta thërras [Kurtin], nëse nuk paraqitet në Gjykatë do të shoqërohet, nëse nuk ka rezultat me anë të shoqërimit dhe refuzon dëshminë mund të caktohet paraburgim deri në gjashtë muaj, dhe në këtë drejtim besoj fuqishëm, dhe dua të besoj që vendi ynë ka mundësi me e obligu edhe kryeministrin, dhe të japë shembull që edhe me shoqëru me policë, edhe nëse është kryeministër”, u shpreh Musa.
Një prej bashkëpunimeve më të bujshme të botës së bukurisë ka përfunduar në mes të një polemike të madhe. Brendi i famshëm “Huda Beauty” ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të lidhjeve me ish-konkurenten e “Love Island USA”, Huda Mustafa, pas një incidenti të rëndë në rrjetet sociale, ku ajo u akuzua për miratim të një termi racor.
Ngjarja nisi me një video që u bë virale në platformën “X” (Twitter), ku Mustafa shihet duke qeshur gjatë një bisede live në Instagram, ndërkohë që një zë tjetër përdor një fjalë raciste ndaj konkurrentes së saj, Olandria Carthen. Mungesa e reagimit nga Mustafa u pa si një miratim i ofendimit dhe shkaktoi zemërim tek ndjekësit.
Pas reagimeve të ashpra të publikut, kompania “Huda Beauty” shpalli se bashkëpunimi me Mustafën do të ndërpritej menjëherë, duke theksuar se sjellja e saj nuk përputhej me vlerat e markës. Të gjitha përmbajtjet që lidhen me Mustafën do të fshihen nga platformat dhe dyqanet e brendit.
Huda Mustafa publikoi një kërkesë falje, duke pranuar se reagimi i saj ishte “i papërshtatshëm” dhe se nuk mbështet racizmin. Ajo gjithashtu njoftoi një donacion për organizatën amerikane NAACP, që lufton diskriminimin racial.
Nga ana tjetër, Olandria Carthen reagoi ashpër, duke theksuar se heshtja është pjesë e problemit dhe se për të flasur është minimumi i nevojshëm.
Ky incident ka rikthyer vëmendjen ndaj përgjegjësisë sociale të influencuesve dhe kompanive në epokën e rrjeteve sociale, duke lënë një hije të madhe mbi imazhin e brendit “Huda”.
Në një intervistë në Top Albania Radio me moderatorin Ronaldo Sharka, “Miss Globe USA” Samantha Shkreli, ndau mendimet e saj për temën e përhershme të marrëdhënieve dhe vlerave që vajzat duhet të kenë në zgjedhjen e partnerit.
E pyetur nga moderatori për vajzat që mendojnë se më mirë të gjejnë një partner me shumë para, pavarësisht moshës apo pamjes, vetëm që t’u “sistemojë jetën”, Shkreli u shpreh se ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por global.
“Edhe në Amerikë ndodh kjo. Nuk është vetëm te vajzat shqiptare, është diçka që e sheh kudo në botë”, tha ajo.
Sipas saj, kriteret që duhet të vlejnë më shumë në një marrëdhënie janë dashuria, respekti dhe karakteri i njeriut.
“Më e rëndësishme është me gjet dikë që është mirë, që ka me të respektu, që të do dhe që do të jetë një baba i mirë. Të gjitha gjërat e tjera vijnë e shkojnë. Paratë mund t’i gjesh gjithmonë”, shtoi ajo.
Shkreli theksoi se vajzat duhet të jenë të vetëdijshme për atë që duan në jetë dhe të mos ndjekin modele sipërfaqësore.
“Duhet të dish për vete çka të pëlqen dhe çka është më e rëndësishme në jetë. Duhet të gjesh një njeri që do të dojë ty për atë që je”, tha ndër tjerash.
Me këtë mesazh, “Miss Globe USA” dha një shembull frymëzues për shumë të reja, duke i ftuar të vendosin vlerat dhe dashurinë e sinqertë përpara interesave materiale.
Intervista e Shkrelit ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë përgëzuar qëndrimin e saj realist dhe pozitiv për dashurinë dhe jetën.
Një gomone që vinte nga brigjet shqiptare ka lëshuar sinjalin “SOS” pranë brigjeve greke. Ngjarja ka ndodhur në zonën detare midis Igumenicës dhe Korfuzit, në vendin e quajtur Prasoudi. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur skafet e policisë së Korfuzit dhe Igumenicës. Kërkim ndihme ka ardhur edhe në policinë kufitare të Sarandës. Policia greke ka gjetur në vendngjarje një gomone gjysmë të…
Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për të mos pezulluar punimet e hidrocentralit “Doma” në Kurdari të Matit ka shtuar tensionet mes banorëve dhe kompanisë “Global Interprise Group”.
Pas vendimit, punonjësit e kompanisë janë kthyer në terren, duke nxitur reagime dhe përplasje me banorët, të cilët e kundërshtojnë prej kohësh ndërtimin e impiantit mbi lumin e Lusës.
Gjykata rrëzoi kërkesën e tyre për sigurimin e padisë, deri në përfundim të procesit gjyqësor për ligjshmërinë e projektit.
Inspektim dhe tensione në terren
Të mërkurën, në zonë u panë përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), të cilët inspektuan mjediset përreth. Ata u shoqëruan nga banorët, të cilët pretendojnë se ndërtimi u shkatërron burimet ujore dhe tokat bujqësore fshatit.
Avokatët e banorëve, Adriatik Lapaj dhe Dorina Prethi, paraqitën në gjykatë prova video dhe audio nga terreni.
Materialet tregonin se traseja ishte hapur dhe po përgatitej për shtrirjen e tubacioneve, megjithëse procesi është ende nën shqyrtim. Ata dorëzuan gjithashtu 500 firma të banorëve që kundërshtonin projektin, por kjo nuk mjaftoi për pezullimin e punimeve.
Sidoqoftë, banorët janë shprehur të bindur se do ta vijojnë rezistencën duke mos lejuar makineritë të shkojnë në kantier. Seanca e radhës gjyqësore pritet të zhvillohet më 30 tetor. Banorët shpresojnë për një vendim të drejtë “pro” tyre.
Në të njëjtin lum në zonën e Kurdarisë dhe fshatrave përreth, ishin parashikuar edhe dy hidrocentrale të tjera. Bashkë me HEC-in “Doma” edhe “Lusa 1” dhe “Lusa 2”, të kompanisë “Idrolusa”.
Sipas dokumenteve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), për asnjërin nga këto dy projekte të tjera nuk është zhvilluar dëgjesë publike.
Në një shkresë zyrtare të tetorit 2025, AKM pranon mungesën e dëgjesave dhe thekson se projektet nuk kanë marrë miratimin paraprak nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjithashtu, Bashkia Klos ka kundërshtuar vijimin e procedurave pa përmbushjen e detyrimeve të kompanive ndaj saj.
“AKM […] nuk ka nxjerrë vendim për projektin pa përmbushje të kushteve në lidhje me legjislacionin mjedisor në fuqi,” u tha në shkresën e AKM-së.
Mati kundër HEC-eve
Pesë fshatrat e njësisë administrative Suç: Suç, Kurdari, Kurqelaj, Skënderaj dhe e Kujtim, kanë qenë shënjestër të veprave energjetike prej vitit 2006. Në atë kohë projekti për ndërtimin e një HEC-i në lumin e Lusës nuk u konkretizua.
Në vitin 2017-2018 dy shoqëri të ndryshme si “Indrolusa” dhe “Global Interprise Group” aplikuan për të ndërtuar hidrocentrale në këtë zonë.
Në vitin 2017, qeveria i dha leje firmës “Idrolusa” për ndërtimin e HEC-eve “Lusa 1 dhe Lusa 2”.
Banorët, u përpoqën t’i bindnin institucionet se ishin kundër këtyre projekteve, prandaj në 2020 iu drejtuan zyrës së Kryeministrisë. Në përgjigjen zyrtare, thuhej se qeveria ishte në dijeni të problemit të ngritur nga banorët dhe se ajo “mbështet para së gjithash interesat e tyre”.
Por, pas përfundimit të afateve ligjore dhe mosrealizimit të këtyre veprave në fshat, kompania “Idrolusa” u kthye në fshatin Skënderaj në vitin 2022 për një konsultim të ri. Ata refuzuan ta zhvillojnë takimin duke treguar kundërshti.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit u shpreh atë kohë për Citizens.al se komuniteti nuk kishte shqetësime për ndërtimin e këtij hidrocentrali.
“Në takim është prezantuar projekti, janë dëgjuar sugjerimet e pjesëmarrësve, të cilat do të merren parasysh nga ana e investitorëve, gjatë kohës së shfrytëzimit”, tha AKM-ja për Citizens.al.
Paralelisht, në vitin 2018, shoqëria “Global Interprise Group” donte të ndërtonte në të njëjtin lum hidrocentralin “Doma”. Ndaj zhvilloi një dëgjesë publike, ku morën pjesë 19 banorë.
Në dokumentet nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, thuhet se ata shprehën dakordësinë për zhvillimin e hidrocentralit. Mirëpo, 12 prej tyre, janë shprehur me shkrim se firma e pjesëmarrjes së tyre u është manipuluar si deklaratë dakordësie.
“Deklarojmë se kemi marrë pjesë si dëgjues për projektin ‘Doma’, por nuk kemi shprehur dakordësi pasi bie ndesh me interesat jetikë”, thanë ata në deklaratë.
Më pas, një tjetër tentativë për të zhvilluar një dëgjesë me komunitetin për zhvillimin e projekteve hidrike u përsërit në vitin 2020, por u refuzua masivisht nga banorët dhe u mblodhën 631 firma kundër.
Pesë vite më pas, kompania ia ka dalë të marrë lejen përmes një procesi konsultimi publik të pazbardhur ende, për të cilët banorët shprehen se nuk janë pyetur. Banorët janë organizuar sërish në protesta, duke mos lejuar asnjë mjet të rëndë pune të shkojë në terren. Ndërsa së fundi kanë nisur edhe procesin gjyqësor.
Banorët iu drejtuan edhe institucioneve ndërkombëtare, sikurse Ambasadës Amerikane dhe Delegacionit Evropian në Shqipëri. Në shtator ata morën përgjigje vetëm nga Delegacioni Evropian, i cili shprehej se kanë ndjekur shqetesimet e banorëve dhe i shohin me prioritet të drejtat e qytetarëve, të drejtat e pronës dhe respektimin e mbrojtjes së mjedisit.
“Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk ka mandat ligjor për të ndërhyrë në çështje individuale, por do ta ndjekë këtë rast në kuadër të dialogut që zhvillohet me institucionet e qeverisë shqiptare gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit,” thuhej në komunikimin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Një emigrant nga Kosova u shtir si babai i 13 foshnjave shqiptare për t’u siguruar atyre pasaporta të paligjshme britanike në këmbim të shumave të mëdha monetare. Petrit Musa, 38 vjeç, krijoi aplikimet mashtruese për pasaporta në emër të një bande kriminale për të siguruar shtetësinë britanike për fëmijët në këmbim të shumave të konsiderueshme […]
BARI, 6 tetor /ATSH-ANSA/- Për një “qasje të dhembshur dhe klinike ndaj mjekësisë” që, së bashku me “famën e tij dhe aftësitë komunikative”, e kanë bërë “një dëshmitar të aftë dhe unik në promovimin e parandalimit”, rektori Roberto Bellotti i ka dhënë aktorit dhe regjisorit romam Carlo Verdone diplomën “Honoris Causa” në Mjekësi dhe Kirurgji nga Universiteti i Studimeve të Barit.
Gjatë ceremonisë, që u zhvillua në teatrin Petruzzelli të Barit, u theksua se Verdone “është ndoshta kultivuesi dhe përhapësi më i madh publik i aftësive mjekësore joteknike që lidhen me praktikën profesionale”.
Aktori, i njohur gjithashtu për “hipokondrinë” e tij, për të cilën shpesh ironizon në filmat e vet, ka fituar njohuri të rëndësishme mjekësore dhe farmakologjike që nga regjistrimi i tij në gusht të gjashtë viteve më parë në Shoqatën Kombëtare të Farmacistëve të Romës.
Në motivimin e dhënë, universiteti shpjegon se aktori përfaqëson “një model të mjekësisë klinike, të frymëzuar nga mësuesit e mëdhenj të viteve ’50 dhe ’60”, i ndërtuar mbi “dëgjimin dhe vëzhgimin”, që sot është në kontrast me qasjet e shpejta teknologjike.
Verdone gjithashtu viziton rregullisht pacientët e të gjitha moshave të shtruar në repartet spitalore me kujdes të lartë, duke u sjellë atyre “atë ngrohtësi njerëzore dhe afërsi që janë pjesë përbërëse dhe detyrim i pandashëm i veprimit mjekësor”.
Ai e bën këtë larg kamerave, “për ndjenjë personale të dhembshurisë ndaj vuajtjes”, përfundon Universiteti i Barit. /Ad.Ab./
Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Shkeljet brutale të sovranitetit ajror të Polonise dhe Estonisë nga dronët dhe avionët luftarak Rus “ndezën alarmin e kuq” në USA/NATO, UN, BE, në media dhe opinion publik: “pragu i një lufte botërore”, deri te nxjerrja tërësisht nga konteksti i shqetësimit strategjik të *Gjeneralit të mirënjohur britanik, Sir. Richard Shirreff, ish-Zv.Komandant […]
Komuniteti mjekësor shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar një moment historik me themelimin zyrtar të degës së Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë – AMFE-USA.
Ceremonia u mbajt pranë selisë qendrore të shoqatës kulturore-atdhetare “Vatra” në New York, e cila priti ngjarjen me nderim dhe mbështetje të plotë.
Struktura drejtuese përbëhet nga profesionistë të shquar të mjekësisë:
Dr. Zana Nikolla – Kryetare
Dr. Ermal Zatriqi – Nënkryetar
Dr. Shpresa Xhakli – Nënkryetare
Anëtarët e Bordit:
Renina Varfaj – Koordinatore e marrëdhënieve me publikun
Dr. Fatjona Lubonja – Koordinatore e kërkimeve shkencore
Dr. Leana Sapunxhiu – Koordinatore e projekteve vullnetare
Dr. Arjan Bregu – Koordinator i të dhënave epidemiologjike
Dr. Lydra Tapia, Dr. Skender Murtezani, Dr. Tana Bregu – Koordinatorë të eventeve mjekësore
Olsi Beçi – Koordinator mediatik
Presidentja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Dr. Aurora Dollenberg, përshëndeti themelimin e degës AMFE-USA dhe përgëzoi kryesinë e sapozgjedhur për nisjen e punës me vlera profesionale, shkencore dhe kombëtare.
Në kuadër të Konferencës së 25-të Ndërkombëtare mbi “Sepsis dhe Infeksionet Jetëkërcënuese”, organizuar në bashkëpunim me shoqatën simotër Albanian American Medical Society, Inc., AMFE-USA dha kontribut të rëndësishëm me referenca shkencore dhe aktivitete sensibilizuese për parandalimin e infeksioneve dhe ndërgjegjësimin kundër abuzimit me antibiotikët në komunitetin shqiptar.
Përfaqësuesit e Vatrës, z. Marjan Cubi dhe z. Sokol Paja, përgëzuan krijimin e degës së re dhe shprehën mbështetjen e tyre të palëkundur për misionin profesional dhe atdhetar të AMFE-USA.
Ngjarja u përkrah nga bordi ndërkombëtar i AMFE dhe përfaqësues nga degë të tjera të Federatës:
AMFE-Suedi: Nënkryetarja Dr. Dhurata Alla
AMFE-Angli: Dr. Blerta Sulaj
AMFE-Shqipëri: Dr. Vjola Fera, Marinale Sema
Me moton “We make Medicine”, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë synon të zgjerojë rrjetin dhe ndikimin e saj në diasporë, duke forcuar lidhjet profesionale, shkencore dhe kombëtare mes mjekëve shqiptarë anembanë globit.
20-vjeçari Roseljo Arifi është arrestuar nga policia në shtëpinë e tij në Shkodër i dyshuar si organizator i një grupi kriminal që trafikonin armë nga Shqipëria në drejtim të Anglisë.
Arifi së bashku me dy të tjerë, Jurgen Susa dhe Segest Meti, të arrestuar ditën e djeshme, u zbuluan një ditë më parë teksa drejt Anglisë kishin nisur një televizor, brenda të cilit kishin fshehur një armë zjarri të çmontuar së bashku me silenciator. Burime pranë grupit të hetimit sqaruan se 2 bashkëpunëtorët e Arifit kanë deklaruar se ishte e disata herë që trafikonin armë drejt Anglisë, e vërtetuar kjo edhe nga zbërthimi i telefonave celular.
Grupi ka transportuar armë edhe nëpërmjet linjave të transportit që mernin e sillnin pako nga shqiperia në angli familjarëve të të arrestuarve.