Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shqipëria në 2026: Përplasjet me prokurorët e SPAK-ut rrezikojnë të ngadalësojnë përparimin drejt BE-së

8 January 2026 at 10:37

Ky do të jetë një vit vendimtar për përcaktimin e qasjes së qeverisë shqiptare ndaj sistemit të drejtësisë, ndërsa vendi synon të ruajë progresin e arritur drejt anëtarësimit në BE në vitin 2025. Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, pasi kjo e fundit kërkoi arrestimin […]

The post Shqipëria në 2026: Përplasjet me prokurorët e SPAK-ut rrezikojnë të ngadalësojnë përparimin drejt BE-së appeared first on Reporter.al.

Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala

1 January 2026 at 10:09

Viti 2026 po e gjen Shqipërinë në një udhëkryq të ri sa i përket raporteve të politikës me drejtësinë, ndërkohë që vendi pret të avancojë në rrugën e përmbushjes së kushteve për anëtarësim në Bashkimin Europian me sundimin e ligjit si gurthemeli në këtë proces. Ndryshe nga ç’kishte premtuar, kryeministri Edi Rama e mbylli vitin […]

The post Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala appeared first on Reporter.al.

Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

18 December 2025 at 07:24

Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në disa qytete kryesore të vendit, ku grupe adoleshentësh janë sulmuar midis njëri-tjetrit fare pranë ambienteve të shkollave në Sarandë, Shkodër dhe Durrës. Në një rast me pasojë tragjike humbjen e jetës. Dukshëm, vendimi i qeverisë […]

The post Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla appeared first on Reporter.al.

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë

17 December 2025 at 07:52

Drejtuesi në detyrë i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i kërkoi të martën Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është nën akuza të përsëritura për paracaktimin e një sërë tenderash me vlerë qindra milionë euro. Në kërkesë thuhet se SPAK synon të forcojë masat ndaj […]

The post Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë appeared first on Reporter.al.

Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë

11 November 2025 at 11:12

Dy partitë më të mëdha të Shqipërisë, Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës dhe Partia Demokratike në opozitë e Sali Berishës, janë rivale të ashpra që nuk humbasin asnjë rast për të denigruar motivet dhe ndershmërinë e njëra-tjetrës. Prandaj, ishte një surprizë javën e kaluar kur ato hodhën një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit […]

The post Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë appeared first on Reporter.al.

Prej 10 ditësh në grevë, naftëtarët e Marinzës kërkojnë që shteti të mos heshtë

24 October 2025 at 12:26

Naftëtarët e Marinzës, punonjës të kompanisë Bankers Petroleum, ndodhen tashmë në ditën e tyre të 10-të të grevës së urisë, nëpërmjet të cilës ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe rritjen e tyre. Të premten*, përfaqësues të Sindikatës së Punonjësve të Hidrokarbureve, të mbështetur nga aktivistë të shoqërisë civile protestuan përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë […]

The post Prej 10 ditësh në grevë, naftëtarët e Marinzës kërkojnë që shteti të mos heshtë appeared first on Reporter.al.

Tjetërsimi i qindra votave në qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime

17 October 2025 at 14:08

Manipulimi i votave preferenciale në qarkun e Fierit, i cili doli zbuluar pas një procesi rinumërimi në fillim të korrikut, rrezikon të mbetet i pandëshkuar. Gjetjet çuan në ndryshimin e një mandati deputeti brenda listës së Partisë Socialiste, por nuk u pasuan me hetime nga Prokuroria. E pyetur nga BIRN nëse kishte hetime mbi çështjen, […]

The post Tjetërsimi i qindra votave në qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime appeared first on Reporter.al.

Sa kushtojnë udhëtimet e kryeministrit? Publiku nuk ka më të drejtë t’i dijë

9 October 2025 at 16:07

Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën që të fshehë pas marrëveshjeve të konfidencialitetit udhëtimet e kryeministrit Edi Rama, një çështje për të cilën ai shpesh është kritikuar për mungesë transparence. Ndryshimet në një vendim të mëparshëm që rregullon funksionet e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, DSHQ, parashikojnë që kjo drejtori të negociojë kontrata me kompani ajrore, […]

The post Sa kushtojnë udhëtimet e kryeministrit? Publiku nuk ka më të drejtë t’i dijë appeared first on Reporter.al.

Zvarritja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, PS me standarde të dyfishta

25 September 2025 at 17:46

Qeveria e re “Rama 4” e nisi punën të enjten me vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut socialist Erjon Veliaj, pasi ai po pret gjykimin në paraburgim për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Këshilltarët socialistë të Bashkisë Tiranë, me udhëzim të kryeministrit Edi Rama, vendosën t’i propozojnë Këshillit të Ministrave shkarkimin e tij për […]

The post Zvarritja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, PS me standarde të dyfishta appeared first on Reporter.al.

Shkarkimi nga Bashkia duket se i jep fund karrierës politike të Erion Veliajt

24 September 2025 at 12:51

Më shumë se shtatë muaj pas arrestimit të tij, Erion Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës të martën nga Këshilli Bashkiak i qytetit, në një lëvizje që do të sjellë zgjedhje të reja për kryetar bashkie dhe që përbën një tjetër goditje për karrierën e një politikani, që dikur shihej […]

The post Shkarkimi nga Bashkia duket se i jep fund karrierës politike të Erion Veliajt appeared first on Reporter.al.

“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

18 September 2025 at 11:26

Më herët këtë javë, kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi në Facebook një fotografi bardhë e zi të një burri dhe e akuzoi atë se po tallej me ligjin. Burri në foto, Marko Boshku, nuk është i akuzuar për ndonjë krim, e as nuk është rival politik i Ramës. Ai është gjyqtar, por së fundmi ka […]

The post “Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE appeared first on Reporter.al.

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

10 September 2025 at 08:27

Kryeministri Edi Rama lajmëroi më 21 korrik se bashkitë e vendit do të ndiqnin shembullin e Bashkisë së Tiranës me një strukturë të re organizative, e hartuar mbi një konsulencë britanike që ai ia faturoi institutit të themeluar nga ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Sipas Ramës, modeli do të adaptohej edhe nga bashkitë e tjera të […]

The post Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore” appeared first on Reporter.al.

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve, por kontestimet vazhdojnë

28 August 2025 at 16:14

Pothuajse 4 muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit u certifikua rezultati final për parlamentin e ri që nis punën në shtator. Organet vendimmarrëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor u bënë pjesë e një procesi të gjatë ankimimesh për rezultatin përfundimtar, që solli disa vendime për hapje kutish në qarqe të mëdha, […]

The post Certifikohet rezultati i zgjedhjeve, por kontestimet vazhdojnë appeared first on Reporter.al.

Alarm në Shqipëri për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal; Qeveria mohon përfshirjen

12 August 2025 at 12:00

Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë sapo ka zbuluar një draft të Kodit të ri Penal të vendit, por qeveria tashmë po përpiqet të distancohet nga teksti mes kritikave nga sistemi i drejtësisë dhe organizatat mbikëqyrëse të medias. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e prezantoi draftin në korrik, rreth gjashtë vjet pasi qeveria nisi një nismë […]

The post Alarm në Shqipëri për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal; Qeveria mohon përfshirjen appeared first on Reporter.al.

Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale

30 July 2025 at 06:50

Një grup ekspertësh të huaj mbërritën në shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë në muajin maj dhe pasi vëzhguan sistemin aktual të kamerave të sigurisë, bënë disa matje dhe u larguan nga ambientet e shkollës. Vizita e pazakontë lidhej me projektin e kushtueshëm qeveritar “Smart City”, i cili premton që të instalojë mijëra kamera […]

The post Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale appeared first on Reporter.al.

❌
❌