Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 January 2026Main stream

Turqi, burri realizon skulptura nga bora

11 January 2026 at 22:00


Një tregtar në lagjen Azdavay të Kastamonus, Turqi, i cili ka bërë skulptura dëbore për 11 vjet, krijoi këtë vit një skulpturë të "burrave duke buzëqeshur".

Tacettin Komur, një tregtar i njohur për skulpturat e tij të dëborës për 11 vjet, ka bërë skulptura të shumta deri më sot.

Këtë vit, Tacettin krijoi një skulpturë të "burrave që buzëqeshin".

Puna e tij tërhoqi vëmendjen e qytetarëve, disa prej të cilëve bënë foto para skulpturave të dëborës.

Ndryshe nga vitet e kaluara, ai bëri edhe një skulpturë ariu përpara dyqanit të tij.

Komur, pronar i një dyqani me pajisje në këtë zonë, tha se i pëlqen të bëjë skulptura dëbore. /AA/

VIDEO/ 25 kilometra trafik, qytetarët “vërshojnë” në Dajtin e zbardhur nga bora, bllokohen për orë të tëra në rrugë

By: D Marku
11 January 2026 at 20:48

Pas ditësh të tëra me mot të keq, reshje intensive dhe përmbytje në disa zona, kjo e diel me diell ka tërhequr mijëra qytetarë drejt Malit të Dajtit.

Bora që ka zbardhur malin është kthyer në magnet për familje, të rinj dhe turistë, duke e shndërruar zonën në destinacionin më të frekuentuar të fundjavës.

Megjithatë, fluksi i jashtëzakonshëm i vizitorëve ka sjellë edhe trafik të rënduar rrugor.

Aksesi drejt Dajtit është paralizuar pothuajse plotësisht, me radhë të gjata automjetesh që kanë krijuar trafik kilometrik.

Sipas pamjeve me dron, autokolonat shtriheshin deri në rreth 25 kilometra, duke e bërë udhëtimin drejt malit një sfidë të vërtetë për drejtuesit e mjeteve.

Jo vetëm ngjitja, por edhe kthimi nga Dajti është shoqëruar me vonesa të gjata dhe lodhje për vizitorët, të cilët janë përballur me orë të tëra pritjeje në trafik.

Pavarësisht kësaj, shumë prej tyre nuk kanë hequr dorë nga dëshira për të shijuar borën, ajrin e pastër dhe panoramën dimërore që ofron mali më i afërt me Tiranën.

The post VIDEO/ 25 kilometra trafik, qytetarët “vërshojnë” në Dajtin e zbardhur nga bora, bllokohen për orë të tëra në rrugë appeared first on Albeu.com.

Trafik i rënduar në rrugën e Dajtit

11 January 2026 at 19:00

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Reshjet e borës të orëve të fundit kanë qenë një arsye më shumë që qytetarët t’i drejtohen Parkut Kombëtar të Dajtit për një aventurë mes natyrës dhe borës.

Por, e gjithë situatë ka sjellë trafik të rënduar dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin që lidh Tiranën me Dajtin.

Fluksi i lartë i qytetarëve që kanë zgjedhur Dajtin për të shijuar dëborën, ka krijuar radhë të gjata automjetesh dhe lëvizje të ngadaltë në këtë zonë.

Më herët, drejtuesja e komanduar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani u shpreh se aksi rrugor Qafë Priskë – Shëngjergj, i cili ishte i mbuluar nga bora, është pastruar dhe është trajtuar me kripë për të mundësuar qarkullimin e automjeteve.

Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së ngricave, u është bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë gjatë lëvizjes dhe të sigurohen që automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë dëbore për gomat, me qëllim shmangien e aksidenteve.

/e.i/j.p/

The post Trafik i rënduar në rrugën e Dajtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Borë nga veriu në jug/ Reshjet nuk ndikojnë në qarkullimin e rrugëve

By: Rovena
11 January 2026 at 12:24

Në verilindje u kthyen reshjet e borës duke krijuar një shtresë nga 15 deri në 30 cm në lartësi mbi 1 mijë metra.

Megjithëkëtë në rrugët kombëtare nuk ka probleme për qarkullimin e automjeteve.    Rruga e Kombit është e hapur në të gjithë gjatësinë e saj.

As në  rrugët e tjera që lidhin Kukësin me Pukën, Peshkopinë, Hasin e Shishtavecin nuk ka pengesa për qarkullimin e automjeteve.

Reshjet e borës përfshinë edhe Pukën e Fushë Arrëzin ku trashësia e saj arrijnë deri në 25 cm.  Emergjencat civile po punojnë për mbajtjen hapur të rrugëve në këtë zonë.

Në disa pjesë të segmentit nga Boga në Theth   trashësia e borës ka arritur në 120 cm. Pranë tunelit panoramik sipas emergjencave civile rrugë është e bllokuar.

Reshjet e borës prej mëngjesit të së dielës kanë përfshirë dhe juglindjen e vendit, por pa krijuar probleme për qarkullimin e automjeteve.

Të gjitha rrugët nga Korça në drejtim të pikave kufitare janë  lehtësisht të kalueshme.

Nëse do të udhëtoni në këto zona emergjencat civile iu bëjnë thirrje të pajisni automjetet me goma dimërore dhe zinxhirë.

 

 

Disa akse dhe rrugë të bllokuara, situatë problematike në qarkun e Dibrës

By: Fax Web
11 January 2026 at 09:53

Moti gjatë natës në qarkun e Dibrës është shoqëruar me reshje dëbore, të cilat në Preshkopi kanë arritur nga 13-25-40 cm, ndërsa vijojnë aktualisht reshje të pakta dëbore.

Situata paraqitet e qetë dhe me problematika si më poshtë:

Bashkia Klos

Nga dëbora disa rrugë fshatrash në njësitë Xibër dhe Gurrë, janë me prani dëbore dhe lëvizet me zinxhir.

Bashkia Bulqizë

Në Trebisht, Ostren, trashësia e dëborës 25 cm ku ka rrugë të fshatrave me qendrat Administrative të bllokuara.

Rruga Ura e Cetenecit – Ostren, në segmentin  Klenje-Ostren e bllokuar.

Ka mungesë energjie elektrike në njësinë Trebisht.

Në Martanesh, rrugët e fshatrave me qendrat Administrative të bllokuara.

Bashkia Dibër

Nga reshjet e dëborës, janë të bllokuara qendrat Administrative me akset kryesore, njësitë Selisht dhe Lurë.

Të bllokuara janë edhe rrugët e fshatrave me qendrat administrative në njësitë Lurë, Selisht, Luzni.

Ka mungesë energjie elektrike në Njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Reç, Zall Dardhë e Lurë.

Bashkia Mat

Rruga rurale që lidh qendrën Administrative me aksin kryesor e dëmtuar dhe shumë e rrezikuar për të izoluar gjithë njësinë.

Akset e rrugëve nacionale janë të kalueshme normalisht, ndërsa në segmentet Peshkopi-Vasie, Ura e Çerenecit- Steblevë, si dhe Qafë Bualli-Krastë në disa vende me zinxhir.

Aksi rrugës së Arbrit duhet me goma dimërore. Nga Operatorët kontraktor po punohet me mjete e lëshim kripe duke i mbajtur të gjitha rrugët të kalueshme.

Furnizimi me energjinë elektrike është në normalitet. Furnizimi me ujin e pijshëm është në normalitet.

Bora ‘pushton’ zonat malore, Rama publikon pamjet: Borëpastrueset në terren

By: Fax Web
11 January 2026 at 09:18

Sot, në 11 janar 2026, vendi ynë është dominuar nga reshjet e dendura të dëborës, në zona malore.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje, nga borëpastruese, që kanë pastruar dëborën, gjatë natës.

“Mirëmëngjes. Me punën që vijon, si dhe me falënderimin për të gjitha ekipet e angazhuara këto ditë në mot të keq, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Temperaturat e ulëta gjatë natës, kanë bërë që në zonat malore të vendit, të bien reshje shiu e dëbore.

Before yesterdayMain stream

Bora e fiton dramën ndaj Bashkimit

10 January 2026 at 22:55


Në një dramë të vërtetë të zhvilluar në Prizren, Bora fitoi ndaj Bashkimit me shifrat 83:85 (20:18, 21:22, 23:25, 19:20), në javën e 14-t të ProCredit Superligës.

Përballja ka qenë mjaft interesante, duke u vendosur në sekondat e fundit. Çerekun e parë për një nuancë e fituan vendasit, 20:18, derisa lojë e baraspeshuar u zhvillua edhe në periudhën e dytë dhe të tretë.

Prishtinasit katër minuta nga fundi ishin duke fituar 76:81, kur Portokallezinjtë me një seri të suksesshme përmbysën shifrat në 83:81, por skuadra prishtinase nuk u dorëzua, derisa Alex Hunter shënoi trepikësh dhjetë sekonda nga fundi për 83:85.

Te vendasit Shannon Shorter ishte më i miri me 23 pikë, derisa te mysafirët Hunter e përfundoi ndeshjen me 19 pikë, aq sa edhe Shaquan Jules, kurse Tyler Cheese kishte 24 pikë.

Bashkimi ka nëntë fitore e pesë humbje, ndërsa Bora gjashtë fitore e tetë humbje./Telegrafi

I ftohti mbërthen Librazhdin/ Dëbora, ngrica dhe vështirësi të shumta në zonat malore

By: V K
10 January 2026 at 14:30

Prej më shumë se një jave, bashkia e Librazhdit, vijon të jetë e përfshirë nga dëbora dhe ngricat, duke e bërë situatën problematike në mjaft zona, veçanërisht në fshatrat malorë.

Qarku i Elbasanit, ka përjetuar kushte të vështira atmosferike gjatë kësaj jave, por Librazhdi rezulton zona më e prekur nga moti i përkeqësuar, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe stuhi dëbore.

Disa ditë më parë, dëbora mbuloi për disa orë edhe qytetin e Librazhdit, ndërsa aktualisht shumica e fshatrave të bashkisë vijojnë të jenë të mbuluara nga dëbora dhe ngricat.

Temperaturat kanë shënuar rënie të ndjeshme, ndërsa termometri në orët e para të mëngjesit ka zbritur deri në -7 gradë Celsius.

Fshatrat malorë, përfshirë Fushë Studën, Qarrishtën, Neshtën, Kostenjën, Orenjën, malin e Dardhës, Xhyrën, Spatharin, Babjen, Polisin dhe zona të tjera, janë të mbuluara nga dëbora.

Ndërkohë, aksi rrugor Librazhd–Peshkopi ka pësuar ndërprerje të qarkullimit disa herë gjatë kësaj jave, duke e bërë të domosdoshme përdorimin e zinxhirëve për mjetet që qarkullojnë në këtë segment.

Agjencia e Shërbimeve Publike, strukturat e Emergjencave Civile dhe grupet e OSHEE-së janë çdo ditë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

Kryetari i Bashkisë Librazhd, z. Mariglen Disha, ka qenë i pranishëm edhe gjatë fundjavës në terren, duke inspektuar fshatrat e Njësisë Administrative Polis dhe duke vlerësuar gjendjen e rrugëve si dhe nevojat e banorëve.

Në Njësinë Administrative Steblevë, trashësia e dëborës ka arritur mbi 40 centimetra, ndërsa punonjësit e mirëmbajtjes po punojnë intensivisht për të mbajtur rrugët të hapura dhe të aksesueshme.

Kryebashkiaku Disha, thekson se situata monitorohet në mënyrë të vazhdueshme në çdo njësi administrative dhe se grupet e punës janë në gadishmëri të plotë për të përballuar çdo problematikë.

Gjatë ditës së shtunë, pjesa më e madhe e grupeve të ndërhyrjes u përqendruan në fshatrat e Njësisë Administrative Polis, ku u shënuan bllokime të disa segmenteve rrugore për shkak të rrëshqitjes së masiveve të dherave dhe gurëve nga skarpatet e kodrave.

Autoritetet vendore u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave përkatëse, për të garantuar sigurinë gjatë këtyre kushteve të vështira atmosferike.

The post I ftohti mbërthen Librazhdin/ Dëbora, ngrica dhe vështirësi të shumta në zonat malore appeared first on Albeu.com.

Situatë kritike në Gramsh, dëbora izolon disa fshatra, banorët pa drita

By: Elva
9 January 2026 at 17:00

Reshjet e dendura të dëborës gjatë orëve të fundit kanë krijuar një situatë të rënduar në njësinë administrative Kukur, në bashkinë Gramsh, duke bllokuar rrugët dhe izoluar disa fshatra. Sipas raportimeve, pesë fshatra janë të pakalueshme, ndërsa më problematiku mbetet fshati Rovjë, ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 70 centimetra, duke pamundësuar qarkullimin […]

The post Situatë kritike në Gramsh, dëbora izolon disa fshatra, banorët pa drita appeared first on BoldNews.al.

Vijon puna për mbajtjen e hapur të rrugëve rurale në Korçë

9 January 2026 at 10:47

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Në Bashkinë Korçë, mjetet dhe punëtorët kanë qenë gjatë gjithë natës në terren dhe kanë vijuar punën që herët në mëngjes, për garantimin e qarkullimit normal dhe sigurisë së banorëve, duke qenë se reshjet e dëborës ishin të konsiderueshme.

Në orët e para të mëngjesit është bërë pastrimi i oborreve në kopshte dhe shkolla, si dhe heqja e akullit nga ambientet përreth, për të garantuar mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Bashkia Korçë raporton se, në qytet dhe në njësitë administrative nuk ka problematika. Ndërkohë, në fshatrat malore fadromat vijojnë punën për pastrimin dhe hapjen e rrugëve.

Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse.

/a.f/

The post Vijon puna për mbajtjen e hapur të rrugëve rurale në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bora vështirëson qarkullimin në Kosovë, akset kryesore po mirëmbahen

8 January 2026 at 16:06

PRISHTINË, 8 janar /ATSH/ Reshjet e borës që kanë përfshirë Kosovën, kanë vështirësuar qarkullimin rrugor, ndërsa autoritetet përgjegjëse sigurojnë se rrugët nacionale dhe rajonale po mirëmbahen dhe mbeten të kalueshme.

Megjithatë, ekspertët e komunikacionit vlerësojnë se kapacitetet institucionale ende nuk arrijnë të mbulojnë të gjitha rrugët, veçanërisht ato të kategorive më të ulëta.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, deklaron për KosovaPress, se pastrimi i rrugëve nacionale, rajonale dhe autostradave po bëhet vazhdimisht nga operatorët ekonomikë të angazhuar, ndërsa ka sqaruar se trotuaret nuk janë përgjegjësi e nivelit qendror.

Sipas tij, aktualisht janë të angazhuar 19 operatorë ekonomikë që po veprojnë në të gjithë territorin e Kosovës, duke pastruar borën dhe duke hedhur kripë për të siguruar qarkullim të sigurt.

“Trotuaret nuk janë punë e jona, punë e jona janë rrugët. Rrugët jemi duke i pastruar, i kemi 19 operatorë ekonomikë që janë në të gjitha rrugët rajonale, në të gjitha rrugët nacionale, autostradë, duke pastruar, duke hedhur kripë e gjëra tjera, vazhdimisht 24 orë pandërprerë janë në terren. Është e pamundur mos me i taku në rrugë, në cilëndo rrugë që shkon në Kosovë, përveç rrugëve lokale që është përgjegjësi e komunave”, thotë Durmishi.

Ndërsa, eksperti i komunikacionit, Visar Baxhuku thekson se reshjet e mëdha dhe ulja e temperaturave kanë rritur vështirësitë në qarkullim për automjete dhe këmbësorë.

Mirëpo, siç thotë ai, “kapacitetet institucionale nuk po arrijnë që të gjitha rrugët, dhe kategoritë e rrugëve edhe më të ulëta”.

“Me ndryshimet klimatike të paraqitura që para dy dite me reshje të mëdha, e sidomos me uljen e temperaturave në ditën e sotme janë rritur vështirësitë në qarkullim për automjete dhe këmbësore ne pjesën e lëvizjeve në trotuar. Gjithë drejtuesit që kanë mundësi të shmangin udhëtimet në këto situata është e rekomandueshme të minimizojnë këto udhëtime. Por, në raste kur nuk mund të minimizojnë kujdesi duhet të jetë në nivel shumë të lartë.

Këto janë vështirësi periodike që paraqiten që çdo periudhe të viteve, por sërish kapacitetet institucionale nuk po arrijnë që të gjitha rrugët, dhe kategoritë e rrugëve edhe më të ulëta, përveç autostradave dhe nacionale të jenë në nivel të kënaqshëm të mirëmbajtës me qëllim të zhvillimit të trafikut të sigurte”, thotë Buxhuku.

Sot në vendin tonë po mban mot i ftohtë dhe me mundësi për reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin nda -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes -1 dhe 1 gradë Celsius.

E rënia e temperaturave, veçanërisht pas reshjeve të mëdha të shiut ditët e fundit, ka bërë që institucionet të apelojnë qytetarët për kujdes.

Thirrje për kujdes të shtuar në trafik ka bërë Policia e Kosovës, për shkak të rrezikut të ngricave të mundshme në rrugë.

/KosovaPress/

The post Bora vështirëson qarkullimin në Kosovë, akset kryesore po mirëmbahen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mëngjesi i bardhë në Kolonjë/ Dëbora pushton malet dhe krijon pamjet magjike (VIDEO)

By: V K
8 January 2026 at 09:28

Këtë mëngjes, Kolonja është zgjuar e mbuluar nga shtresa e parë e borës për vitin 2026. Pamjet që vijnë nga fshatrat dhe zonat malore të qarkut tregojnë një peizazh të bardhë, të qetë dhe magjik, duke shndërruar rrugët dhe kodrat në një tablo dimërore të mahnitshme.

Reshjet e borës kanë filluar që nga mesnata, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke ngjallur gëzim tek banorët, sidomos tek fëmijët që dalin për të luajtur me dëborën e freskët.

Bora e parë e vitit në Kolonjë shënon fillimin e një dimri të bardhë, ndërsa banorët ndajnë në rrjetet sociale pamjet spektakolare nga natyra e mbuluar nga dëbora, që duket se e ka kthyer Kolonjën në një vend të magjishëm për këtë fillim vitit.

 

The post Mëngjesi i bardhë në Kolonjë/ Dëbora pushton malet dhe krijon pamjet magjike (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të shiut, borës dhe ngricave

7 January 2026 at 23:26


Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, si pasojë e ndryshimit të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut e borës në disa pjesë të vendit.

Në njoftimin e saj, Policia thekson se kushtet aktuale krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe rrisin rrezikun për aksidente, veçanërisht për shkak të rrugëve të lagura, të mbuluara me borë dhe mundësisë së paraqitjes së ngricave.

Autoritetet u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik, në veçanti drejtuesve të automjeteve, që të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë mes mjeteve dhe të ngadalësojnë lëvizjen në segmentet rrugore me shi, borë apo akull.

Po ashtu, Policia e Kosovës këshillon shoferët që të pajisen me goma dhe pajisje dimërore, duke theksuar se respektimi i këtyre masave është i domosdoshëm për sigurinë në trafik.

“Siguria juaj është prioritet. Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe në ruajtjen e jetës”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Bora dhe akulli shkaktojnë kaos në Evropë, 6 persona humbin jetën

7 January 2026 at 11:55

Gjashtë persona e kanë humbur jetën në Evropë nga moti i ligë.

Siç raporton The Guardian, pesë persona kanë vdekur dhe 15 janë lënduar në aksidente në Francë.

Kurse, një tjetër ka vdekur në Sarajevë pasi një degë peme e mbuluar me borë e zuri përfundi.

Po ashtu, për shkak të motit të ftoftë janë anuluar shumë fluturime nga dy aeroporte të Parisit dhe nga aeroporti i Amsterdamit.

Në Britani temperaturat gjatë natës kanë rënë në -12 gradë, ndërsa në jug dhe lindje të Gjermanisë të martën temperaturat kanë qenë deri në -10 gradë.

Kurse, temperaturat në zonat e ulëta të Italisë veriore kanë rënë nën zero.

Tutje, gazeta e njohur britanike raporton se reshje të dendura dëbore dhe shiu kanë përfshirë vendet e Ballkanit, duke fryrë lumenjtë dhe duke shkaktuar probleme në trafik dhe duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

“Në Serbi, disa autoritete lokale në perëndim të vendit prezantuan masa emergjente për shkak të motit të keq, ndërsa i paralajmëruan shoferët të kenë kujdes pasi shumë prej tyre do të nisen drejt qendrave të skijimit ose diku tjetër për Krishtlindjet Ortodokse të mërkurën dhe fundjavën e ardhshme.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bora dhe akulli shkaktojnë kaos në Evropë, 6 persona humbin jetën appeared first on Sinjali.

Bora shkakton probleme në Bosnjë e Hercegovinë, një person humb jetën në Sarajevë

By: Rovena
5 January 2026 at 16:08

Reshjet e dendura të borës që kanë përfshirë Bosnjë e Hercegovinën gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të mëdha në mbarë vendin ndërsa është shënuar edhe një aksident me pasojë vdekjeprurëse në Sarajevë.

Në lagjen Gërbavica të Sarajevës, një pishë më e lartë se dhjetë metra ka rënë mbi një grua, e cila për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë në Klinikën e Mjekësisë Urgjente (KUM).

Bora ka shkaktuar probleme serioze në qarkullim, ku është regjistruar një numër i madh aksidentesh rrugore, si dhe ndërprerje dhe reduktime të transportit publik.

Qytetarët janë ankuar për rrugë dhe trotuare të papastruara dhe të pakalueshme, për shkak të të cilave shumë prej tyre janë detyruar të lëvizin në rrugë, duke rrezikuar edhe më tej sigurinë e këmbësorëve.

Nga ndërmarrja komunale “Rad”, e cila vepron në territorin e katër komunave urbane të Sarajevës, u bë e ditur se në terren janë angazhuar 33 automjete të shërbimit dimëror dhe rreth 80 punëtorë për pastrimin manual të rrugëve dhe sipërfaqeve për këmbësorë.

Megjithatë, një numër i madh rrugësh dytësore dhe hyrjesh vazhdojnë të mbeten nën borë. Edhe pse bora gjatë natës ka pushuar së rëni në Sarajevë, orët e mëngjesit kanë sjellë vështirësi shtesë për shkak të akullit.

Arteria kryesore e qytetit është pastruar, por rrugët përreth dhe kalimet kanë mbetur të mbuluara me borë. Drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje për kujdes maksimal.

Instituti Federal Hidrometeorologjik ka paralajmëruar për sot mot me vranësira dhe shi në Hercegovinë, ndërsa në Bosnjë pritet shi dhe borë.

Në ditët në vijim parashikohen reshje të dendura, veçanërisht në Hercegovinë dhe Bosnjën jugperëndimore, me mundësi rritjeje të nivelit të lumenjve dhe rrezik për përmbytje lokale. Nga BIHAMK-u kujtohet se pajisjet dimërore janë të detyrueshme për të gjitha automjetet në Bosnjë e Hercegovinë.

Probleme janë shënuar edhe në disa akse rrugore, përfshirë Bradinën dhe rrugën Jabllanicë-Blidinjë ndërsa kolona dhe pritje të gjata janë evidentuar edhe në shumë pika kufitare. Shërbimet dhe institucionet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, ndjekje të parashikimeve të motit dhe respektim të rekomandimeve, duke pasur parasysh reshjet e reja të paralajmëruara dhe mundësinë e komplikimeve të mëtejshme.

Bora shkakton probleme në Bosnjë e Hercegovinë, një person humb jetën në Sarajevë

5 January 2026 at 15:53


Reshjet e dendura të borës që kanë përfshirë Bosnjë e Hercegovinën gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të mëdha në mbarë vendin ndërsa është shënuar edhe një aksident me pasojë vdekjeprurëse në Sarajevë.

Në lagjen Gërbavica të Sarajevës, një pishë më e lartë se dhjetë metra ka rënë mbi një grua, e cila për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë në Klinikën e Mjekësisë Urgjente (KUM).

Bora ka shkaktuar probleme serioze në qarkullim, ku është regjistruar një numër i madh aksidentesh rrugore, si dhe ndërprerje dhe reduktime të transportit publik.

Qytetarët janë ankuar për rrugë dhe trotuare të papastruara dhe të pakalueshme, për shkak të të cilave shumë prej tyre janë detyruar të lëvizin në rrugë, duke rrezikuar edhe më tej sigurinë e këmbësorëve.

Nga ndërmarrja komunale "Rad", e cila vepron në territorin e katër komunave urbane të Sarajevës, u bë e ditur se në terren janë angazhuar 33 automjete të shërbimit dimëror dhe rreth 80 punëtorë për pastrimin manual të rrugëve dhe sipërfaqeve për këmbësorë.

Megjithatë, një numër i madh rrugësh dytësore dhe hyrjesh vazhdojnë të mbeten nën borë.

Edhe pse bora gjatë natës ka pushuar së rëni në Sarajevë, orët e mëngjesit kanë sjellë vështirësi shtesë për shkak të akullit.

Arteria kryesore e qytetit është pastruar, por rrugët përreth dhe kalimet kanë mbetur të mbuluara me borë. Drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje për kujdes maksimal.

Instituti Federal Hidrometeorologjik ka paralajmëruar për sot mot me vranësira dhe shi në Hercegovinë, ndërsa në Bosnjë pritet shi dhe borë.

Në ditët në vijim parashikohen reshje të dendura, veçanërisht në Hercegovinë dhe Bosnjën jugperëndimore, me mundësi rritjeje të nivelit të lumenjve dhe rrezik për përmbytje lokale.

Nga BIHAMK-u kujtohet se pajisjet dimërore janë të detyrueshme për të gjitha automjetet në Bosnjë e Hercegovinë.

Probleme janë shënuar edhe në disa akse rrugore, përfshirë Bradinën dhe rrugën Jabllanicë-Blidinjë ndërsa kolona dhe pritje të gjata janë evidentuar edhe në shumë pika kufitare.

Shërbimet dhe institucionet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, ndjekje të parashikimeve të motit dhe respektim të rekomandimeve, duke pasur parasysh reshjet e reja të paralajmëruara dhe mundësinë e komplikimeve të mëtejshme. /AA/

Reshjet e borës “paralizojnë” pjesë të Britanisë së Madhe, raportohet për anulime fluturimesh dhe mbyllje shkollash

5 January 2026 at 14:31


Kushtet nga reshjet e borës dhe akullit kanë detyruar mbylljen e qindra shkollave në të gjithë Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, ndërsa ndërprerjet e udhëtimit kanë prekur pjesë të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar.

Paralajmërimet e motit për borë të madhe janë në fuqi në Skocinë veriore, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik Met Office.

Rrugët janë bërë të pakalueshme në disa zona, me shërbime treni dhe fluturime të anuluara.

Matthew Lehnert, një meteorolog kryesor i Met Office, tha se kushtet e rënda po përkojnë me javën e parë të plotë të punës së vitit.

"Ndërsa fillojmë javën e parë të plotë të punës së vitit, përballemi me një sërë rreziqesh të motit dimëror me reshje bore dhe akull", tha ai.

Ai shtoi se kushtet në vende të tjera të Mbretërisë së Bashkuar do të mbeten sfiduese.

Moti i ftohtë ka shkaktuar gjithashtu paralajmërime shëndetësore. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) ka lëshuar alarme të kuqe për të ftohtin për Anglinë deri më 6 janar.

Agostinho Sousa, kreu i Ngjarjeve Ekstreme dhe Mbrojtjes së Shëndetit në UKHSA, u bëri thirrje njerëzve të kenë kujdes për ata që janë në rrezik.

“Ndërsa moti i ftohtë fillon, është jetike të kontrolloni miqtë, familjen dhe fqinjët që janë më të prekshëm”, tha ai. /AA/

Reshjet e dëborës dhe ngricat në Qarkun Shkodrës, bllokohen mjete dhe familje

By: V K
3 January 2026 at 09:40

Reshjet e dëborës dhe ngricat kanë shkaktuar bllokime në disa segmente rrugore në Qarkun Shkodër, ku dhjetëra qytetarë, përfshirë fëmijë, kanë mbetur të izoluar.

Rreth 200 automjete në drejtim të Koplikut janë bllokuar në rrugë, ndërsa Policia Rrugore dhe mjetet borëpastruese kanë ndërhyrë në terren për menaxhimin e situatës.

Gjatë orëve të fundit në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë, të cilët raportojnë se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, kanë mbetur të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Sipas prefekti i Qarkut Shkodër, bllokimet janë evidentuar në disa akse, nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje drejt qytetit të Koplikut.

Në këtë segment rrugor vijojnë reshje breshëri të alternuara me dëborë, ndërsa temperaturat e ulëta kanë favorizuar formimin e ngricave, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.

Sipas raportimeve, mbi 200 automjete kanë tentuar të lëvizin në drejtim të Koplikut, duke krijuar trafik të rënduar dhe vonesa të konsiderueshme.

Situata është menaxhuar falë ndërhyrjes në terren të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe mjeteve borëpastruese.

Autoritetet bëjnë me dije se aksi rrugor Qafë Thore–Bogë, është zhbllokuar dhe qarkullimi po vijon normalisht, ndërsa aksi Selcë–Qafë Berdelëcit paraqet ende probleme për shkak të ngricave të shumta, duke detyruar disa automjete të kthehen në fshatin Tamarë.

Në këtë kuadër, Policia dhe Prefektura e Qarkut Shkodër, u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset problematike dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë.

Në raste emergjente, qytetarët ftohen të kontaktojnë menjëherë Policinë e Shtetit ose shërbimet e emergjencës.

The post Reshjet e dëborës dhe ngricat në Qarkun Shkodrës, bllokohen mjete dhe familje appeared first on Albeu.com.

Dëbora ‘zbardh’ vendin/ ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, grupet e punës në terren

By: Fax Web
3 January 2026 at 10:18

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se gjatë natës reshjet e dëborës kanë pushuar në të gjithë vendin, ndërsa territori është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar.

Sipas njoftimit zyrtar, temperaturat kanë pësuar rritje, duke përmirësuar kushtet e qarkullimit rrugor. Grupet e punës, së bashku me mjetet borëpastruese, kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve nga rënia e gurëve apo inerteve, si dhe për shpërndarjen e kripës në akset ku ka pasur nevojë, me qëllim shmangien e ngricave.

ARRSH thekson se qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset rrugore të vendit.

Megjithatë, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë udhëtimeve drejt zonave malore ku ka ende prezencë dëbore, duke u pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

Shi dhe dëborë në Shkodër, reshjet më intensive prekin aksin Bogë-Theth, por qarkullimi vijon normalisht

By: Fax Web
3 January 2026 at 10:06

Në aksin Koplik – Bogë, gjatë natës ka pasur reshje të dobëta shiu, të cilat vijojnë edhe në orët e mëngjesit.

Në aksin Dedaj – Razëm, gjatë natës janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa reshjet vazhdojnë edhe aktualisht.

Në aksin Bogë – Theth, gjatë natës ka pasur reshje bore, ndërsa në orët e mëngjesit reshjet janë të përziera shi dhe borë, me intensitet të ulët.

Në aksin Bogë – Theth, dy mjete borëpastruese janë në qarkullim dhe po punojnë për pastrimin e borës. Në gatishmëri ndodhen edhe dy mjete borëpastruese me thikë dhe dy mjete borëpastruese me shnek, për ndërhyrje të menjëhershme sipas nevojës.

Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset rrugore.

U bëhet apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

❌
❌