Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Main stream

TEHERAN – Irani do t’i konsiderojë armiqësore vendet fqinje nëse territori i tyre përdoret për sulme

27 January 2026 at 22:44

TEHERAN, 27 janar /ATSH-AFP/ – Irani do t’i konsiderojë armiqësore vendet fqinje nëse “toka, hapësira ajrore ose ujërat e tyre përdoren” për sulme kundër vendit, paralajmëroi sot një zyrtar i lartë në forcat detare të Gardës Revolucionare, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars.

“Ky mesazh është përcjellë te vendet në rajon”, shtoi Mohammad Akbarzadeh, duke kërcënuar se, në rast të një sulmi, Irani do të bllokojë Ngushticën e Hormuzit, një kalim kyç për transportin e energjisë.

“Uashingtoni dhe aleatët e tij duhet ta dinë se ndërsa siguria e ushqimit, energjisë dhe tregtisë së tyre është siguruar nga ky kalim (…) ne mund ta transformojmë të njëjtën siguri në pasiguri”, shtoi ai./ /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post TEHERAN – Irani do t’i konsiderojë armiqësore vendet fqinje nëse territori i tyre përdoret për sulme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 27 January 2026Main stream

Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teherani mirëpret çdo proces që parandalon konfliktin

27 January 2026 at 18:28

Presidenti Iranian, Masoud Pezeshkian, në një telefonatë me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman tha se Teherani zyrtar gjithmonë mirëpret çdo proces, brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare, që parandalon luftën.

Deklarata e tij vjen teksa aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” ka arritur në Lindjen e Mesme, me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump.

Trump nga ana tjetër, shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë një “armadë” duke shkuar drejt Iranit, por ka shtuar se shpresonte se nuk do të duhej ta përdorte atë.

Anija po dërgohet atje ndërsa tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u përshkallëzuan pas shtypjes së protestave në të gjithë Iranin.

Trumpi ka kërcënuar vazhdimisht të ndërhynte nëse Irani do të vazhdonte të vriste protestues, por demonstratat në të gjithë vendin janë zbutur që atëherë.

Before yesterdayMain stream

UKRAINË – Sulmet ruse lënë mijëra pa ngrohje, ndërsa Kievi përballet me të ftohtin ekstrem

25 January 2026 at 17:57

KIEV, 25 janar /ATSH– DPA/ – Forcat ruse goditën Ukrainën gjatë natës me 102 dronë dhe dy raketa balistike Iskander, njoftoi sot Forca Ajrore e Ukrainës, pavarësisht bisedimeve të fundjavës të zhvilluara në Emiratet e Bashkuara Arabe mes dy palëve dhe Shteteve të Bashkuara.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se 1 676 blloqe banimi në kryeqytet vazhdojnë të jenë pa ngrohje si pasojë e sulmeve ruse, edhe pse pjesa më e madhe e rreth 6 000 blloqeve që u ndërprenë nga rrjeti i ngrohjes tashmë e kane siguruar furnizimin me energji.

Temperaturat gjatë natës në Kiev ranë nën minus 10 gradë Celsius.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes në Moskë njoftoi se infrastruktura energjetike ishte dëmtuar nga raketa ukrainase gjatë natës.
Rajoni i Belgorodit është përballur me probleme të furnizimit me energji elektrike prej disa javësh.

Ukraina po i reziston një pushtimi të plotë rus që nga shkurti i vitit 2022.

Ukraina dhe Rusia zhvilluan të shtunën një ditë të dytë bisedimesh në Abu Dabi, takimi i parë zyrtar mes palëve ndërluftuese pas disa muajsh.

/Ad.Ab./

The post UKRAINË – Sulmet ruse lënë mijëra pa ngrohje, ndërsa Kievi përballet me të ftohtin ekstrem appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama mes vetëlavdërimit dhe sulmeve ndaj drejtësisë, mediave dhe qytetarëve

By: Elva
20 January 2026 at 19:31

Kryeministri Edi Rama po i përdor gjithnjë e më hapur rrjetet sociale si një mur propagande, ku vetëlavdërohet për nderimet që, sipas tij, i bëhen nga shtete të huaja dhe sulmon këdo që e kritikon: gjyqtarë, prokurorë, media, gazetarë, opozitë dhe madje edhe qytetarë. Reagimi i fundit i Ramës ishte ndaj seancës së sotme të […]

The post Rama mes vetëlavdërimit dhe sulmeve ndaj drejtësisë, mediave dhe qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

KIEV – Mijëra ndërtesa pa energji elektrike dhe ngrohje pas sulmeve ruse

20 January 2026 at 10:01

KIEV, 20 janar /ATSH-DPA/ – Furnizimi me energji elektrike, ngrohje dhe ujë është ndërprerë në disa zona të Kievit pas sulmeve të reja ruse, njoftuan sot  autoritetet ukrainase.

“Shumë pallate shumëkatëshe kanë mbetur pa ngrohje pas goditjeve ndaj kryeqytetit ukrainas”, tha kryebashkiaku Vitali Kliçko.

“Shumica e ndërtesave të prekura kishin pësuar tashmë dëmtime gjatë një sulmi të madh rus më 9 janar”, shkroi ai në Telegram.

Forcat Ajrore të Ukrainës bënë të ditur se Rusia përdori një kombinim dronësh dhe raketash lundruese në sulmin gjatë natës.

Përveç dëmtimeve në infrastrukturën energjetike, u goditën edhe ndërtesa banimi dhe automjete private. Disa makina u përfshinë nga flakët pasi u goditën nga mbeturinat e dronëve të rrëzuar.

“Furnizimi me ujë u ndërpre gjithashtu në bregun e majtë të lumit Dnipro, që kalon përmes Kievit”, tha Kliçko.

Kievi po përballet me dimrin më të vështirë që nga fillimi i pushtimit të plotë rus, gati katër vjet më parë.

Rusia ka shënjestruar në mënyrë sistematike sistemin energjetik të Ukrainës, duke e dobësuar rëndë rrjetin dhe duke shkaktuar ndërprerje të përditshme të energjisë që zgjasin disa orë.

Një seri sulmesh të rënda ndaj kryeqytetit në fillim të këtij muaji, e kombinuar me temperatura të ulëta nën zero, ka përkeqësuar kushtet për banorët e Kievit. Autoritetet kanë ngritur strehë emergjente ku qytetarët mund të ngrohen, të marrin ujë dhe të karikojnë telefonat celularë./   /Ad.Ab./

The post KIEV – Mijëra ndërtesa pa energji elektrike dhe ngrohje pas sulmeve ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve/ BIRN: Gjuha bullizuese, propagandë që synon të shmangë llogaridhënien për korrupsionin qeveritar

By: Ela
15 January 2026 at 09:16

Kryeministri Edi Rama e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një teknikë propagande që synon të shmangë llogaridhënien publike ndaj aferave korruptive të qeverisë së tij. Kryeministri Edi Rama përdori të mërkurën një koment të gazetares Klodiana Lala në profilin e saj në Facebook për ta sulmuar atë […]

The post Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve/ BIRN: Gjuha bullizuese, propagandë që synon të shmangë llogaridhënien për korrupsionin qeveritar appeared first on BoldNews.al.

Do të ketë sulme? Perëndimi tërheq qytetarët dhe paralajmëron rrezik në Iran

By: Elva
14 January 2026 at 21:17

Pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, disa vende perëndimore kanë lëshuar paralajmërime urgjente për qytetarët e tyre në Iran, duke kërkuar largimin e menjëhershëm nga vendi. Polonia, Italia, SHBA dhe një sërë shtetesh të tjera kanë ngritur alarmin, duke folur për një situatë të “paqëndrueshme” dhe të paparashikueshme. Në njoftimet zyrtare, qeveritë nuk […]

The post Do të ketë sulme? Perëndimi tërheq qytetarët dhe paralajmëron rrezik në Iran appeared first on BoldNews.al.

SHBA nis sulmet ajrore kundër ISIS në Siri

10 January 2026 at 22:25

Ushtria amerikane ka nisur sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik (ISIS) në Siri. Operacioni shënon herën e dytë që ushtria amerikane ka goditur objektiva të Shtetit Islamik në Siri që nga 19 dhjetori, pas vrasjes së dy ushtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe përkthyesit të tyre amerikan nga një person i armatosur i vetëm i ISIS.

Sulmet vijnë ndërsa i dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Tom Barrack, tha se u takua në Damask me udhëheqjen e re të Sirisë për të diskutuar të ardhmen e vendit.

“Sot, në emër të presidentit Donald J. Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, u takova me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, Ministrin e Jashtëm Asaad al-Shaibani dhe anëtarët e ekipit të tyre në Damask”, shkroi Barrack.

Barrack tha se bisedimet u përqendruan në “zhvillimet e fundit në Alepo dhe rrugën më të gjerë përpara për tranzicionin historik të Sirisë”, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara “mirëpresin tranzicionin historik të Sirisë dhe i ofrojnë mbështetjen e tyre qeverisë siriane nën presidentin Ahmed al-Sharaa”.

Trump anulon “valën e dytë” të sulmeve ndaj Venezuelës: Bashkëpunimi me SHBA shmang përshkallëzimin

By: xhir jeta
9 January 2026 at 12:33

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka anuluar një “valë të dytë” sulmesh ndaj Venezuelës, për shkak të bashkëpunimit të treguar nga autoritetet e vendit me Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se vendimi erdhi pas lirimit të një numri të madh të të burgosurve politikë nga ana e Venezuelës, duke e cilësuar këtë veprim si një “gjest të rëndësishëm për paqe”.

Trump shtoi se Uashingtoni dhe Karakasi po bashkëpunojnë ngushtë për rindërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës së naftës dhe gazit. “Për shkak të këtij bashkëpunimi, vala e dytë e sulmeve nuk do të jetë e nevojshme”, shkroi ai, duke sqaruar se forcat detare amerikane do të mbeten në pozicion për arsye sigurie.

“Venezuela po liron një numër të madh të burgosurish politikë si shenjë e “Kërkimit të Paqes”. Ky është një gjest shumë i rëndësishëm dhe i zgjuar. SHBA-të dhe Venezuela po punojnë mirë së bashku, veçanërisht për sa i përket rindërtimit, në një formë shumë më të madhe, më të mirë dhe më moderne, të infrastrukturës së tyre të naftës dhe gazit. Për shkak të këtij bashkëpunimi, unë kam anuluar valën e dytë të sulmeve të pritura më parë, e cila duket se nuk do të jetë e nevojshme, megjithatë, të gjitha anijet do të qëndrojnë në vend për qëllime sigurie. Të paktën 100 miliardë dollarë do të investohen nga BIG OIL, me të cilët do të takohem sot në Shtëpinë e Bardhë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! “- shkruan Trump.

Deklarata vjen rreth një javë pasi SHBA-ja ndërmori një operacion ushtarak për rrëzimin e ish-presidentit Nicolás Maduro, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim në SHBA së bashku me bashkëshorten e tij, Cilia Flores.

Presidenti amerikan pritet të takohet të premten në Shtëpinë e Bardhë me drejtues të kompanive të mëdha të naftës, për t’i nxitur ato të rrisin prodhimin dhe investimet në Venezuelë. Ai ka pretenduar se investimet mund të arrijnë deri në 100 miliardë dollarë, megjithëse industria e naftës ka shprehur skepticizëm për realizimin e një angazhimi të tillë financiar.

Izraeli godet Gazën, dy palestinezë të vrarë

By: Elva
7 January 2026 at 22:13

Dy palestinezë humbën jetën ditën e sotme pas një sulmi ajror të ushtrisë izraelite në qytetin e Gazës, sipas autoriteteve lokale. Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) thanë se shënjestra e sulmit ishte një anëtar i Hamasit, të cilin ata e konsiderojnë përgjegjës për një sulm ndaj ushtarëve izraelitë më herët gjatë ditës. Burime mjekësore […]

The post Izraeli godet Gazën, dy palestinezë të vrarë appeared first on BoldNews.al.

Çmimet e arit dhe argjendit rriten pas sulmit të SHBA në Venezuelë

5 January 2026 at 13:51

Çmimet e arit dhe argjendit u rritën sot, duke përfituar nga pasiguria politike në rritje pas sulmit amerikan në Venezuelën e pasur me naftë.

Çmimi i gramit të arit u rrit me më shumë se 2%, duke e vënë atë në rrugën e fitimeve për ditën e dytë tregtare të vitit 2026.

Ari ishte një nga asetet më të kërkuar vitin e kaluar, me çmimin që u rrit 65%, duke shënuar rritjen më të fortë vjetore që nga viti 1979.

Në fund të vitit 2025, ai ra në 4,275  dollarë pas arritjes së një rekordi të lartë prej pak më pak se 4,550 dollarë më 26 dhjetor.

Argjendi shënoi një fitim vjetor edhe më të madh, thuajse 150%, por ka patur luhatje të forta javët e fundit.

Pas arritjes së një rekordi të lartë prej pak mbi 84 dollarë më 29 dhjetor, ai ra përkohësisht në 70 dollarë para se të rritej përsëri me gati 4% sot duke arritur 75,5 dollarë.

Metalet e çmuara, veçanërisht ari, konsiderohen nga shumë investitorë si asete strehë e sigurt, ku mund të zhvendosin paratë e tyre në kohë pasigurie politike.

Para dhe pas sulmit të SHBA në Venezuelë, imazhe të objekteve ushtarake të shkatërruara

5 January 2026 at 07:42

Imazhe dramatike kanë zbuluar shkatërrimin e sulmeve amerikane të kryera në Venezuelë, si pjesë e operacionit të natës për të kapur diktatorin Nicolas Maduro.

Fotografitë ajrore tregojnë se si disa ndërtesa u shkatërruan në një sulm të vetëm, duke lënë pas sipërfaqe toke të djegura dhe tym që ngrihej sipër.

Sulmet kishin në shënjestër Fuerte Tiuna, kompleksin më të madh ushtarak të Venezuelës në Karakas.

Kjo vjen pasi një zyrtar i lartë venezuelas, i paidentifikuar, pretendon se të paktën 40 persona besohet se janë vrarë në sulme, sipas New York Times.

Burimi tha se kjo përfshinte si personel ushtarak ashtu edhe civilë.

Trump tha se “sulmi në shkallë të gjerë” u krye me qëllim kapjen e Maduros dhe gruas së tij, Cilia Flores, të cilët tani po mbahen në paraburgim në New York me akuza për trafik droge.

Maduro dhe Flores po mbahen në qendrën e paraburgimit metropolitan të Bruklinit, e cila është e njohur për kushtet e saj të këqija dhe ka strehuar gjithashtu Luigi Mangione dhe Sean ‘Diddy’ Combs.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara do ta qeverisin Venezuelën për një kohë të pacaktuar ndërkohë, pasi hodhi poshtë mundësinë që udhëheqësja popullore e opozitës së vendit, Maria Corina Machado, të marrë frenat, duke pretenduar se ajo “nuk ka mbështetjen”

 

Sulmet e SHBA-së/ Venezuela dhe Kolumbia kërkojnë takim urgjent të Këshillit të OKB-së

By: Brisi
3 January 2026 at 20:25

Venezuela dhe Kolumbia , të mbështetura nga Rusia dhe Kina, kanë kërkuar zyrtarisht një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke denoncuar sulmin e parë të armatosur nga Shtetet e Bashkuara në territorin e Venezuelës dhe duke përmendur implikime serioze për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ata gjithashtu i bënë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së […]

The post Sulmet e SHBA-së/ Venezuela dhe Kolumbia kërkojnë takim urgjent të Këshillit të OKB-së appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Senatori Lee: Sulmet kundër Venezuelës mbaruan

3 January 2026 at 11:58

UASHINGTON, 3 janar /ATSH-AFP-DPA/ – Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë fund operacionit të tyre ushtarak në Venezuelë, pas kapjes së udhëheqësit të majtë Nicolas Maduro, tha sot një senator amerikan, duke cituar sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

”Rubio nuk parashikon ndonjë veprim të mëtejshëm në Venezuelë tani që Maduro është në paraburgim nga SHBA-të”, shkroi senatori Mike Lee, një republikan i cili fillimisht ishte kritik ndaj operacionit, në llogarinë e tij X, pas asaj që e përshkroi si një telefonatë me Rubion.

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se SHBA kishte kryer sulme ajrore në territorin venezuelian dhe tha se udhëheqësi venezuelian Nicolas Maduro ishte kapur.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi”, shkroi ai në llogarinë e tij Truth Social.

“Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e ligjit të SHBA-së dhe detajet do të pasojnë më vonë gjatë ditës”, shkroi ai.

Qeveria venezueliane më parë akuzoi Shtetet e Bashkuara për “agresion ushtarak jashtëzakonisht serioz” pasi u raportuan shpërthime në kryeqytetin Karakas.

Imazhet e publikuara nga stacioni televiziv venezuelian NTN24 treguan shpërthime dhe re tymi.

SHBA-të kanë rritur fushatën e tyre ushtarake në muajt e fundit kundër kontrabandës së dyshuar të drogës të lidhur me Venezuelën, duke përfshirë edhe synimin e një porti.

Maduro më parë kishte akuzuar administratën Trump se po përpiqej të detyronte ndryshimin e regjimit në Karakas./  a.jor.

The post SHBA – Senatori Lee: Sulmet kundër Venezuelës mbaruan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërthimet në Karakas, avionët amerikanë ndalohet të hyjnë në hapësirën ajrore të Venezuelës

By: Fax Web
3 January 2026 at 09:58

Administrata Federale e Aviacionit ka ndaluar avionët amerikanë të operojnë në të gjitha lartësitë brenda hapësirës ajrore të Venezuelës. Ky vendim vjen si pasojë e “rrezikut të sigurisë së fluturimit të lidhura me sulmet ushtarake”.

Gjithashtu, Agjencia lëshoi ​​katër Njoftime për Misionet Ajrore (NOTAM) në orët e para të mëngjesit, duke mbuluar katër rajone informacioni për fluturimet në dhe përreth Venezuelës: San Juan, Piarco, Maiquetia dhe Curaçao, raporton CNN.

Venezuelë raportoi se disa zona të qytetit ishin pa energji elektrike.

Qeveria e Venezuelës akuzoi SHBA- në për kryerjen e një sulmi ndaj Karakasit dhe shteteve Miranda, Aragua dhe La Guaira. Ndërkohë Presidenti Nicolás Maduro ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

ALARM! Rriten s*lmet kibernetike dhe mashtrimet online në Shqipëri

By: D Marku
27 December 2025 at 08:54

Sulmet digjitale në Shqipëri kanë ardhur duke u sofistikuar përgjatë 12 muajve të fundit. Shpeshherë ato ndodhin në forma të fshehta, por pasojat në integritetin e të dhënave apo sigurinë e qytetarëve janë të dukshme dhe problematike.

Një monitorim i BIRN për hapësirën digjitale në Shqipëri për periudhën kohore shtator 2024-gusht 2025 identifikoi 115 shkelje në total, ku kryesojnë përmbajtjet e dëmshme dhe sjelljet kërcënuese, të ndjekura nga shkeljet e të drejtave ekonomike dhe aseteve digjitale.

Më të prekurit nga këto shkelje janë qytetarët dhe grupet e aktivistëve, ndërkohë që autorët e këtyre sulmeve janë një pjesë të paidentifikuar.

Transferimi i pothuajse të gjitha shërbimeve publike në platformën digjitale qeveritare “e-Albania” përgjatë viteve të fundit është shoqëruar jo vetëm me avantazhe për qytetarët, por edhe me rrisqe përsa i përket mbrojtjes së të dhënave të tyre personale.

Sipas ekspertëve, shkeljet digjitale më të rrezikshme janë përqendruar në sulmet ndaj infrastrukturave kritike të vendit, dezinformimin dhe manipulimin zgjedhor, mashtrimet financiare digjitale, si edhe sulmet online ndaj aktivistëve dhe gazetarëve.

Orkidea Xhaferaj, hulumtuese dhe drejtuese e Departamentit të Politikave Digjitale dhe Inovacionit pranë SCiDEV, i tha BIRN se prej vitesh ka një trend rritës të sulmeve kibernetike në Shqipëri, gjë që reflekton trendin global apo tranformimin digjital që po ndodh në vend.

“Sulmet ndaj infrastrukturave kritike janë më të rrezikshmet, pasi impaktojnë shërbimet publike, dhe së dyti sigurojnë akses të keqbërësve në të dhënat personale dhe sensitive të qytetarëve në masë,” i tha BIRN Orkidea Xhaferaj, duke përmendur si shembull sulmin ndaj Bashkisë Tiranë në qershor 2025, që la pa shërbim mijëra qytetarë.

Daniel Prroni, hulumtues pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) shtoi më tej se një tjetër trend shkeljesh digjitale në 2025 konsiston pikërisht në përhapjen e dezinformimit gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

“Një tjetër rrezik gjatë këtij viti ka qenë përhapja e dezinformimit dhe manipulimit të informacionit, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore përmes përmbajtjeve të gjeneruara me AI, pa etiketime apo transparencë, dhe përdorimin të bot-eve për të amplifikuar mesazhe politike”, i tha BIRN Daniel Prroni.

Fushata zgjedhore e zgjedhjeve parlamentare të Majit 2025 u karakterizua nga një sërë shkeljesh etike në hapësirën online.

Edhe pse partitë kryesore të vendit nënshkruan Kodin e Etikës për Fushatën Digjitale, shumica e tyre përdorën dhe shpërndanë video të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale që patën si efekt bullizëm kibernetik dhe dezinformim ndaj kundërshtarëve politikë. Gjithashtu më shumë se 50 faqe të ndryshme anonime online u përdorën për propagandë politike.

Ekspertët pranojnë gjithashtu se gjatë vitit 2025 të dhënat personale dhe financiare të qytetarëve janë ndikuar ndjeshëm prej një serie sulmesh “phishing” që kanë shënjestruar financat e tyre, sulme të sofistikuara të cilat kamuflohen sikur vijnë prej institucione reale të vendit.

“Mashtrimet digjitale dhe sulmet ‘phishing’ janë bërë gjithnjë e më të vështira për t’u dalluar nga komunikimet legjitime të institucioneve apo operatorëve ekonomik legjitim përmes imitimit të domain-eve të institucioneve shtetërore dhe kompanive private”, i tha BIRN hulumtuesi i IDM, Daniel Prroni.

Të njëjtën gjë konfirmon edhe ekspertja Xhaferaj, sipas të cilës skemat e mashtrimit financiar kanë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

“Shitja apo rrjedhja e të dhënave personale nga sulmet phishing ndaj qytetarëve rrit vulnerabilitetet për sulme të tjera ndaj tyre”, i tha BIRN Orkidea Xhaferaj.

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar disa herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm ndaj këtyre tentativave të mashtrimit që targetojnë të dhënat dhe financat e tyre.

Një kategori tjetër që janë prekur nga shkeljet në sferën digjitale janë aktivistët e të drejtave të njeriut, gazetarët, apo anëtarët e komuniteteve vulnerabël, që vijojnë të jenë shënjestër e sulmeve të cilat jo pak herë konsistojnë edhe në kërcënime me jetë apo fushata linçimi që ndikojnë ndjeshëm në mirëqënien e këtyre personave.

Sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit, Shqipëria renditet e 80 nga 180 vende, duke u theksuar se gazetarët janë viktima të akteve të indimidimit nga politikanët dhe krimi i organizuar.

Prroni i tha BIRN se këto sulme ndaj aktivistëve apo gazetarëve vijojnë të mbeten një shqetësim për lirinë e shprehjes.

“Kërcënimet dhe bullizmi kibernetik gjithashtu kanë përbërë një volum të lartë të shkeljeve. Qytetarët e angazhuar në publik dhe grupet e margjinalizuara janë sulmuar vazhdimisht online, shpesh nga njerëz të paidentifikuar”, tha Prroni për BIRN.

“Në thelb, këto sulme kanë synuar të krijojnë një klimë frike dhe presioni që nxit vetëcensurën e gazetarëve dhe shkurajon pjesëmarrjen e qytetarëve në jetë publike”, shtoi ai.

Ekspertët janë të mendimit se ndërgjegjësimi i qytetarëve ndaj këtyre sulmeve është hapi kyç në adresimin e kësaj situate.

“Ndërgjegjësimi dhe rritja e kapaciteteve të qytetarëve për phishing dhe mashtrimet online mbetet kyç për adresimin e situatës”, i tha BIRN Xhaferaj.

Ajo shtoi se edhe forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike vendore duhet të jetë prioritet për mbrojtjen e infrastrukturave lokale dhe të dhënave të qytetarëve.

Edhe hulumtuesi Prroni nga IDM theksoi rëndësinë e përmirësimit të legjislacionit me mekanizma më efektive hetimi kundër mashtrimeve digjitale apo harmonizimin me rregulloret e BE-së përsa i përket përdorimin të platformave digjitale.

“Nevojiten përmirësime thelbësore të legjislacionit kundër mashtrimeve digjitale dhe mekanizma më efektivë hetimi”, i tha BIRN Prroni.

“Gjithashtu duhet punuar për harmonizimin e akteve të BE-së që rregullojnë mjedisin digjital, posaçërisht DSA-së në lidhje me sjelljen e platformave digjitale dhe Aktin e Inteligjencës Artificiale në lidhje me përdorimin dhe përhapjen e materialeve të gjeneruara nga AI”, përfundoi ai./ Reporter.al

The post ALARM! Rriten s*lmet kibernetike dhe mashtrimet online në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulmon Libanin

By: Elva
26 December 2025 at 22:05

Forcat izraelite kanë kryer sulme ajrore në lindje dhe jug të Libanit, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit të arritur me Hezbollahun në nëntor të vitit 2024. Sipas autoriteteve izraelite, sulmet u kryen pas një operacioni të zhvilluar të enjten pranë kufirit me Sirinë, ku u godit një automjet dhe u vra një anëtar i Forcës […]

The post Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulmon Libanin appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Trump: Sulme kundër objektivave të Shtetit Islamik në Nigeri

26 December 2025 at 07:56

UASHINGTON, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar një sulm ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Nigeri në përgjigje të “masakrës kundër të krishterëve”.

“Shtetet e Bashkuara nisën një sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës kundër sfumaturave terroriste të ISIS-it në Nigerinë Veriperëndimore, të cilët kanë synuar dhe vrarë mizorisht, kryesisht, të krishterë të pafajshëm”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

“GËZUAR KRISHTLINDJET të gjithëve, përfshirë terroristët e vdekur, nga të cilët do të ketë shumë më tepër nëse masakra e tyre ndaj të krishterëve vazhdon”, shtoi presidenti, pa ofruar detaje mbi numrin e viktimave, ndërkohë që vazhdon të shkruajë me germa kapitale pjesë të postimeve të tij.

Incidenti i fundit vjen në një kohë të pasigurisë në rritje në vendin më të populluar të Afrikës, i cili ka luftuar me dhunën islamike prej disa vitesh.

Në javët e fundit, rrëmbimet masive nga kishat dhe shkollat ​​kanë shkaktuar trazira dhe frikë midis popullsisë.

Trump paralajmëroi në fillim të nëntorit se Uashingtoni mund të përfshihej në sulmet ndaj të krishterëve, duke i bërë thirrje qeverisë nigeriane të parandalojë gjakderdhje të mëtejshme ose të përballet me shpërndarje të reduktuara të ndihmës.

”Megjithatë, dhuna ka vazhduar, me të paktën pesë persona të vrarë dhe 35 të plagosur në një sulm vetëvrasës me bombë në verilindje të vendit”, tha dje një zëdhënës i policisë.

Pas sulmeve amerikane në Ditën e Krishtlindjeve, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha se ishte “mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin me qeverinë nigeriane”./  a.jor.

The post SHBA – Trump: Sulme kundër objektivave të Shtetit Islamik në Nigeri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk ndalet lufta në Ukrainë/ Valë sulmesh para Krishtlindjeve

By: Brisi
24 December 2025 at 08:12

Të paktën tre vetë u vranë nga sulmet e përsëritura ajrore ruse në Ukrainë. Një fëmijë katërvjeçar u vra në rajonin Zhytomyr në perëndim të kryeqytetit, Kiev, kur një dron goditi një ndërtesë banimi, njoftoi Presidenti Zelenski përmes mediave sociale. Sipas autoriteteve në rajon u plagosën edhe gjashtë persona të tjerë, ndër ta dy fëmijë. […]

The post Nuk ndalet lufta në Ukrainë/ Valë sulmesh para Krishtlindjeve appeared first on BoldNews.al.

KIEV – Zelensky: Ukraina do të përballet me sulme të rënda ruse gjatë Krishtlindjeve

23 December 2025 at 10:27

KIEV, 23 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se priste që Rusia të niste sulme të rënda në vendin e tij gjatë Krishtlindjeve.

Duke folur në Kiev para diplomatëve, Zelensky tha se ishte në natyrën e Rusisë të kryente sulme masive gjatë Krishtlindjeve.

Ai tha se situata ishte e vështirë për shkak të mungesës së sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Ukraina zyrtarisht feston Krishtlindjet më 25 dhjetor në përputhje me praktikën perëndimore, por shumë të krishterë ukrainas vazhdojnë t’i përmbahen traditave ortodokse dhe të festojnë Krishtlindjet më 7 janar, si në Rusi.

Zelensky tha gjithashtu se priste që ekipi i tij negociator të kthehej në Ukrainë të martën pas bisedimeve me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, në Miami të Floridës.

Ai tha se donte të dëgjonte detajet e bisedimeve të zhvilluara në SHBA.

Witkoff kishte folur për negociata konstruktive pasi zhvilloi bisedime të ndara me palët ukrainase dhe ruse./ a.jor.

The post KIEV – Zelensky: Ukraina do të përballet me sulme të rënda ruse gjatë Krishtlindjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌