Pas publikimit të denoncimeve të familjarëve të 15-vjeçarit Erjon Boba për kushtet e papranueshme në Spitalin e Durrësit, në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur edhe dëshmi të tjera që përforcojnë shqetësimet për gjendjen alarmante të këtij institucioni shëndetësor. Një qytetare ka ndarë përvojën e saj të dhimbshme, duke treguar se vëllai i saj ka […]
Në muajt e parë të vitit 2026, do të vizitojë Tiranën zyrtare kryeministri i Katarit, Sheikun Muhamed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në podcastin “Flasim” këtë të dielë, tha se në vizitën që pati në Doha, u bisedua mes tij dhe homologut nga Katari, një agjendë bashkëpunimesh në disa fusha, një prej të cilave në shëndetësi.
“Mund të them qysh sot se do të sjellim në vendin tonë një ndër ekselencat më prestigjioze të shërbimit spitalor, qoftë si praktikë private e qoftë si praktikë partneriteti publik–privat, çka do të ndikojë shumë pozitivisht në rritjen e standardeve të shërbimit tonë publik spitalor”, tha Rama.
Edi Rama: Para pak ditësh vizitova Dohën dhe kalova disa orë intensive diskutimesh me mikun tim të shtrenjtë, Kryeministrin e Katarit, Sheikun Muhamed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, një ndër udhëheqësit më të talentuar e më të respektuar të botës së sotme, i cili do të vijë me shumë dëshirë në Shqipëri në muajt e parë të vitit të ri.
Prekëm shumë tema me Kryeministrin dhe do të përgatisim një agjendë ambicioze bashkëpunimi, që do ta bëjmë publike gjatë vizitës së tij në Shqipëri, por mund të them qysh sot se do të sjellim në vendin tonë një ndër ekselencat më prestigjioze të shërbimit spitalor, qoftë si praktikë private e qoftë si praktikë partneriteti publik–privat, çka do të ndikojë shumë pozitivisht në rritjen e standardeve të shërbimit tonë publik spitalor.
Opozita ka lëshuar akuza ndaj qeverisë në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026, duke e cilësuar atë si një dokument që “i kthen shpinën qytetarëve shqiptarë” dhe e zhyt vendin edhe më thellë në krizë, veçanërisht në sektorin jetik të shëndetësisë. Sipas deputetit të PD, Bardh Spahia, buxheti i ri është “thellësisht i padrejtë” dhe […]
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe këshilltar ekonomik i Partisë Demokratike, Dorian Teliti ka kritikuar ashpër projektbuxhetin për vitin 2026, duke theksuar se Shëndetësia dhe Arsimi, dy shtyllat kryesore të një shoqërie të suksesshme, mbeten në fund të prioritetve. Teliti shprehet se, ndonëse qeveria Rama kishte premtuar një financim prej 5% të PBB-së, projekti i […]
TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Viti 2026 do jetë viti i përfshirjes së Inteligjencës Artificiale edhe në shërbimin shëndetësor në vend, në rang kombëtar.
Në një videomesazh në rrjetet sociale, Kryeministri, njëherësh kryetari i PS-së, Edi Rama theksoi se në buxhetin e shëndetësisë 2026, Inteligjenca Artificiale dhe investimet në infrastrukturën shëndetësore do të kenë një fokus të veçantë.
Kreu i Ekzekutivit u ndal edhe tek investimet në infrastrukturën shëndetësore në të gjithë vendin, duke përmendur spitalin e ri të Korçës, urgjencën e Durrësit, spitalet bashkiake të Matit, Tropojës etj.
“Do të vazhdojnë intensivisht investimet në modernizimin e infrastrukturës spitalore me objektivin e qartë dhe të shpallur së në Shqipërinë 2030 asnjë strukturë e shërbimit shëndetësor të mos jetë jashtë standardeve të BE-së”, pohoi Rama.
Kryeministri nënvizon se “2026 është edhe viti i hyrjes së inteligjencës artificiale në shërbimin tonë shëndetësor. Përmes një kompanie të përbashkët që shteti shqiptar po krijon me një prej ekselencave të inteligjencës artificiale në shëndetësinë evropiane, me financimet e siguruara nga fondet evropiane ne do të krijojmë ekosistemin digjital të gatshëm për inteligjencën artificiale duke hapur shtigjet e reja të diagnostikimit me imazhe, të analizave parashikuese dhe të ndërveprueshmërisë në rang kombëtar të sistemit shëndetësor digjital në përputhje me agjendën digjitale të Bashkimit Evropian”.
Rama bëri me dije se “viti 2026 do të hapë edhe siparin e partneritetit strategjik të QSUT-së me spitalin prestigjioz “San Raffaele” të Milanos, një ndër më të mirët në botë, duke nisur procesin e transformimit që do ta bëjë QSUT-në 2030 një qendër rajonale të shëndetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.
Kryeministri Rama u shpreh në fund, se Shqipëria 2030 është në rrugën e duhur edhe në sektorin e shëndetësisë, si edhe në rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor.
Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, vendit i duhen dekada, madje në drejtimet kryesore, arsim, shëndetësi dhe qeverisje po bëhen hapa pas, duke thelluar më tej hendekun, në vend që ta ngushtonim. Ndryshe nga shtetet e pjesës lindore të Europës, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë përparuar njësoj në ekonomi, […]
Mjeku dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka akuzuar qeverinë për mosveprim ndaj mungesës së medikamenteve në vend, veçanërisht atyre onkologjike, duke e cilësuar situatën si alarmante. Në një intervistë për SYRI TV, ai deklaroi se qytetarët e kanë shumë të qartë mungesën e barnave jetike, ndërsa ekzekutivi jo vetëm që nuk po reagon, por […]
Bëhet fjalë për projektligjin që thotë se, ndër të tjera, nuk meriton të diskriminohesh prej identitetit tënd gjinor. Po të më pyesësh mua, askush nuk meriton të diskriminohet mbi asnjë bazë. Por këtu po flasim për një historik të mungesës së vullnetit për të ndryshuar shoqërinë shqiptare që të jetë e jetueshme nga të gjithë. […]
Digjitalizimi i plotë në shëndetësi, receta elektronike dhe gjurmimi digjital i barnave (track and trace) janë e vetmja rrugë për një shëndetësi bashkëkohore. Këto janë disa nga pikat që synon të realizojë mnistrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala. Ajo ishte e pranishme në samitin dyditor “Inteligjenca artificiale në shëndetësi”, organizuar në Londër nga “The economist”.
Qendrat shëndetësore verore të vendosura në bregdet dhe zonat turistike të Shqipërisë qëndruan në gatishmëri të plotë nga 1 qershori deri më 30 shtator 2025, duke ofruar mbështetje të menjëhershme dhe cilësore për mijëra pushues vendas dhe të huaj. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi sot të dhëna zyrtare sipas të cilave mbi 83,800 vizitorë që zgjodhën plazhet dhe…
Qeveria ka shkarkuar nga detyra zëvendësministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli (Kapisyzi). Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, teksa në vend të Mira Rakacollit, në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë është emëruar Eugena Tomini. Mira Rakacaolli (Kapisyzi) u bë e njohur për publikun gjatë kohës së pandemisë Covid-19, me daljet e […]
Mungesa kronike e protezave ortopedike në spitalet publike shqiptare detyron qindra pacientë që të paguajnë nën dorë ose t’i blejnë nga xhepi përmes një sistemi që favorizon korrupsionin. Rreth 8 muaj më parë, Lumja, 65 vjeçe, iu drejtua Spitalit Universitar të Traumës për shkak të dhimbjeve në këmbë. Përgjigja që mori pas ekzaminimeve ishte tronditëse: […]
Nën hijen e pemëve të parkut “Mbretëresha Geraldinë” në Burrel, takojmë 78-vjeçaren Fatmira Sulaj. Me ikjen në masë të banorëve nga fshati i saj, Batër e Vogël, pas vdekjes së bashkëshortit, ajo është zhvendosur në qendër të qytetit për t’u afruar me fëmijët dhe shërbimet kryesore.
Batër e Vogël, i formuar nga familje që për arsye bujqësore u shkëputën nga Batra e Madhe, tani është gati i braktisur. Tre fëmijët e Fatmirës jetojnë në emigracion, vajza në Itali, një djalë në Angli dhe tjetri në Turqi ku po trajtohet pas një operacioni të ndërlikuar.
“Jam me qira këtu! I kam në kurbet fëmijët”, thotë ajo për Citizens.
Shtysë për t’u larguar nga vendlindja ishte gjithashtu distanca nga spitali – në fshatin Batër taksia nuk vinte deri pranë shtëpisë dhe nevojitej barela.
Fatmira tregon se fëmijët i kanë kërkuar që ajo t’u bashkohet jashtë shtetit, por thotë se nuk e përballon dot jetën në një vend të huaj.
“Për Zotin në Angli nuk rrihet, se nuk njeh njeri; fëmijët janë në punë, vijnë në mbrëmje të lodhur.. ndenja një herë një muaj e gjysmë, herën tjetër dy muaj e gjysmë, por nuk rri dot më gjatë,” thotë ajo.
Burreli, pjesë e Bashkisë Mat, është një nga zonat më të prekura nga migrimi drejt Tiranës dhe emigrimi jashtë shtetit, një prirje që ka prekur gjithë qarkun e Dibrës. Sipas censit të popullsisë, në rreth një dekadë, Burreli humbi rreth 27% të banorëve të saj – nga 10,862 (2011) në 7,928 (2023).
Megjithatë mosha e tretë “duket rezistente” ndaj ikjes. Kjo më shumë për faktin se hasin vështirësi në integrimin në një zonë të re, që nuk është ajo ku kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës.
Nuk largohemi nga Mati. Nga Burreli shkojmë në Gurrë të Vogël, 19 km më larg qytetit, për t’u takuar me 82-vjeçarin Imer Kurti. Ai dhe bashkëshortja refuzojnë të largohen nga kulla mbi 400-vjeçare, në pronësi të familjes. Me humor Imeri thotë se Gurra e Vogël është Evropë për të, që kur kushtet minimale si rruga, apo furnizimi me drita, janë siguruar.
“Ajri! Kur shkoj në Tiranë, se ju jeni mësuar, por unë nuk mbushem me frymë”, rrëfen Imeri, i cili ka tre fëmijë, – një djalë i jeton në Burrel, ndërsa djali tjetër dhe vajza në Tiranë. Tek ata mban shpresa për të ruajtur trashëgiminë.
“Fëmijët, ose vijnë-ose s’vijnë, punë tjetër, por më kanë thënë se ‘nuk e lëmë shtëpinë’. Bën vaki edhe e gënjejnë babanë, por më kanë thënë nuk e lëmë!” thekson Imeri.
Kurti me ironi shprehet se në Tiranë nuk ja di shtëpinë fëmijëve, duke nënkuptuar për një lidhje të fortë me fshatin dhe pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për tu zhvendosur atje, ai shpreson se një ditë ata do të kthehen.
“Çfarë të bëj në Tiranë? Nuk mund ta lë vendin tim këtu!” thotë Imeri. “Kalamajtë nëse duan le të vijnë!”
Sistemi shëndetësor, plagë e hapur
Infrastruktura në fshatra nuk është kudo e lehtë, rruga na solli deri tek kulla e Imer Kurtit, por për të takuar kryeinfermierin e qendrës shëndetësore të Gurrës, Ibrahim Ahmatin, u detyruam të përshkruanim një pjesë në këmbë, pasi rruga nuk ishte shtruar ende deri në banesën e tij.
Ahmati e ushtron profesionin e infermierit që prej vitit ’98, ndërsa në këtë fshat e ka nisur aktivitetin në shërbim të komunës Rripë që prej vitit ’97.
“Është një lagje këtej, përtej malit, lagja Lezaj, janë 120 frymë, e ka vështirë edhe helikopteri për dimër. Madje një infermier një rast, i kishte thënë në telefon të sëmurit që merr Ibrahimin, se unë isha në Rripë, se deri kur të vi unë atje, o ke vdek, o je shëndosh, s’ke nevojë më,” tregon Ibrahimi.
Në tetë vitet e fundit, nga të dhënat e Urdhrit të Infermierit janë mbi 5,400 infermierë që kanë plotësuar dokumentacionin për Gjermani dhe Itali. Mungesa e personelit mjekësor ka sjellë që edhe shumë qendra shëndetësore të shkrihen me njëra – tjetrën.
“Suç-Gurra tashmë janë shkrirë në një qendër dhe mbulojnë 11 fshatra. Kanë bashkuar edhe Xibrin me Klosin (qendrat shëndetësore), edhe Bazin me Ulzën, që kanë qenë dy” shpjegon ai.
Mungesa e ilaçeve përveç auditimeve nga Kontrrolli i Lartë i Shtetit, artikulohet edhe vetë nga specialistët e fushës.
“Ka pas raste që kam pasur nevojë për oksigjen, që nuk e kam pasur. Kam pasur nevojë për kateter, për t’u kataterizuar, që nuk e kam pasur, ka munguar dhe jam detyruar ta çoj në spital (rajonal, pacientin),”vijon Ibrahimi.
Edhe infermier Ibrahimi ka fëmijë emigrantë, njëri në Angli, tjetri iu kthye së fundmi. “Ka tetë muaj që ka ardhur, pa asnjë punë […] e vret sedra vetë”, rrëfen ai për vështirësitë e të rinjve që rikthehen nga emigracioni.
“Gjithë ky eksod nuk është pa shkak! Nuk falet!” vijon Ibrahimi.“Më dhimbset t’ja kthej shpinën fshatit! Sa të kem këmbën dhe dorën, jam duke ndenjur këtu, kur të ngel pastaj, me shku ke fëmijët…” përfundon ai.
Fatmira, Imeri dhe Ibrahimi bluajnë të njëjtën bindje për të mos i braktisur vendbanimet. Për ata, gjithçka fillon me ajrin, historinë, rrënjët dhe shpresën se dikur fëmijët do të rikthehen dhe do t’i japin jetë shtëpive të vjetra.
Qëndrimi i tyre është simbol i rezistencës në sfondin e infrastrukturës së dobët, mungesës së investimeve dhe “ikjes” së resurseve njerëzore, që përshpejton degradimin e fshatrave.
Dëshira e brezit të tretë është për mos ti lënë sofrat, por sesa do ti rezistoj kjo dëshirë vetmisë dhe pamundësive fizike që sjell mosha, kjo mbetet për tu parë. Të vetmit që humbim nga kjo boshatisje e fshatrave drejt qytetit, qytetit drejt perëndimit, jemi ne.
Shpenzimet publike për shëndetësinë në Shqipëri zbritën në nivelin më të ulët që nga viti 2017, duke zënë vetëm 9.6% të totalit të shpenzimeve publike në vitin 2024, sipas një raporti të organizatës “Together for Life”.
Sipas analizës, megjithëse buxheti i ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njohur rritje të ndjeshme gjatë viteve të pandemisë (2017–2021), vitet 2022 dhe 2023 kanë shënuar tkurrje progresive të financimeve.
“Në vitin 2024, pavarësisht rritjes në vlerë nominale, shpenzimet totale të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijojnë të jenë në rënie, duke rezultuar në 3.2% të PBB dhe 10.8% të shpenzimeve të përgjithshme publike. Shpenzimet publike për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale në vitin 2024 shënojnë nivelin më të ulët të matur gjatë 7 viteve të fundit”, thuhet në raport.
Raporti thekson se në këto vite shëndetësia në Shqipëri është nën financuar, sidomos në aspektin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.
“Kjo përforcohet më shumë nga niveli i lartë i pagesave nga xhepi me mbi 50% të totalit të shpenzimeve të bëra për shëndetësinë, të cilat përballohen nga vetë qytetarët”, thekson raporti.
Në nivel rajonal, vendi ynë renditet i fundit sa i takon shpenzimeve në sektorin shëndetësor.
“Përpos faktit që këto shpenzime rezultojnë më të ulëtat, nga analiza vërehet edhe një mospërputhje e shifrave të raportuara nga qeveria shqiptare në dokumentet e saj zyrtare me ato të publikuara nga institucionet ndërkombëtare”.
Grafikë nga raporti
Qytetarët shqiptarë vijojnë të paguajnë nga xhepi i tyre për shërbime në shëndetësi, më shumë se vendet e tjera ta rajonit, me një nivel prej 51.3% në vitin 2022.
Grafikë nga raporti
Sa i takon procedurave të ndjekura për tenderat publikë në shëndetësi sipas raportit kontratat përqendrohen në pak operatorë.
“Një numër i vogël kompanish fitojnë shumicën e tenderëve në sektorin farmaceutik dhe pajisje mjekësore, duke kufizuar konkurrencën dhe përjashtuar operatorët e rinj apo të vegjël”, thekson raporti.
Në krye të listës së operatorëve që kanë përfituar më shumë kontrata gjatë viteve të fundit janë:
INCOMED – 37 kontrata,
MEGAPHARMA – 28 kontrata,
MEDICAMENTA – 20 kontrata,
REJSI FARMA – 20 kontrata,
ALDOSCH-FARMA – 19 kontrata,
EVITA – 18 kontrata.
Ndërsa në 80% të procedurave të anuluara kanë ndodhur për shkak të gabimeve nga stafi përgjegjës.
“Nga 122 procedura të anuluara, 98 u anuluan për shkak të gabimeve në dokumentacionin e tenderit, duke reflektuar mangësi serioze në përgatitjen dhe menaxhimin e tyre”.
Po ashtu, në proceset e tenderimit vihet re nivel i ulët i konkurrencës, me një mesatare prej 1.37 operatorësh ekonomikë për procedurë.
Diferencat midis fondit limit dhe ofertave fituese për secilin lot janë minimale sipas raportit, duke ngritur shqetësime mbi mungesën e konkurrencës efektive dhe kriteret që kanë ndikuar në këtë rezultat.
Në përfundim raporti sugjeron disa rekomandime që fokusohen në rritjen e shpenzimeve publike për shëndetësinë, përmirësimin e transparencës dhe publikimit të të dhënave, rritjen e konkurrencës në tendera, forcimin e mekanizmave të monitorimit dhe auditimit dhe rishikim të kuadrit ligjor.
Në vitin 2023, u premtua se Spitali Rajonal “Rrahim Xhika” në Dibër do të rikonstruktohej brenda dy vitesh. Sot, dy vite më vonë, asnjë punim nuk ka nisur. Tenderi është anuluar, ndërsa godina e spitalit vijon të jetë në gjendje të mjerueshme – me mure të çara, myk dhe mungesë mjekësh specialistë.
Për të përballuar situatën, janë angazhuar mjekë të dalë në pension. Ndërkohë, pacientët detyrohen të përdorin shërbimet private për analiza dhe ekzaminime, për shkak të mungesës së kapaciteteve.
Sipas ekspertit të shëndetësisë Erion Dasho, kjo është një dëshmi e qartë e angazhimit sipërfaqësor të qeverisë në sektorin e shëndetësisë pasi aktualisht teknologjia dhe shërbimet janë përkeqësuar, duke thelluar hendekun mes spitaleve rajonale dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT).
Ishte maji i vitit 2023, kur ministret Ogerta Manastirliu – asokohe ministre e Shëndetësisë – dhe Belinda Balluku prezantuan para stafit mjekësor të spitalit të Peshkopisë pamjet se si do të dukeshin pavijonet pas rikonstruksionit të plotë nga projekti me vlerë 3.2 milionë euro.
Ministret Balluku dhe Manastirliu duke prezantuar projektin e spitalit të Dibrës/Facebook.
“Do të ketë parametra evropian të infrastrukturës, duke bërë të mundur që ne të kemi një spital, i cili do të integrojë në një strukturë unike shërbimin e pediatrisë, gjinekologjisë, imazherisë, tek laboratori, shërbimi patologjisë, kirurgjisë, blloku operator dhe reanimacionin,” deklaronte Manastirliu.
Rreth 8 muaj më vonë, në janar 2024, ministrja e re e Shëndetësisë,Albana Koçiu deklaroi se brenda pak javëve do të niste puna për rikonstruksionin e spitalit, mirëpo ka kaluar më shumë se një vit dhe puna nuk ka nisur, përkundrazi.
Anulimi i tenderit të spitalit
Në vitin 2023 u zhvillua një procedurë tenderuese për rikonstruksionin e spitalit “Rrahim Xhika” ku fitues u shpall “Rafin Company” në ortakëri me “Udha shpk”, me një ofertë prej 2.9 milionë eurosh dhe me afat punimesh 24 muaj.
Në mars të vitit 2024, tenderi u anulua, por megjithatë në dhjetor Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi gjithsesi lidhjen e kontratës me dy operatorët.
Projekti i Spitalit të Dibrës/Prokurimet Publike.
Pyetur për këtë situatë, Spitali Rajonal Dibër tha se “procedura është pezulluar me vendim të Gjykatës së Lartë pas kërkesës nga Komisioni i Prokurimit Publik”. Sipas përgjigjes nga spitali ndaj një prej kompanive ka pasur një çështje gjyqësore ndërkohë që nuk ka një datë se kur pritet të nisin punimet.
“Rikonstruksioni i Spitalit Rajonal Dibër është pezulluar me vendim të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë […] Ky pezullim është bërë me kërkesë të Komisionit të Prokurimit Publik, përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit, në çështjen kundër shoqerisë ‘Rafin Company’ dhe me palë të paditur Komisionin e Prokurimit Publik dhe Drejtorinë e Spitalit Rajonal Dibër”, nënvizon drejtoria e spitalit.
Pacientët: Kushtet në spital të mjeruara
Ata që po i vuajnë pasojat e kësaj situatë janë banorët e Dibrës. Ata tregojnë për kushte të papranueshme në spital: mure të krisura, lagështi, mungesë higjiene dhe mungesë ajrosjeje në dhomat e shtrimit. Shumë prej tyre duhet të shpenzojnë para në privat për analizat më bazike.
“Asnjë punim nuk është bërë deri më sot. Muret e spitalit janë të krisura dhe shumë të mykura. Gjendja me higjenën, pastërinë është skandaloze. Tualetet e spitalit janë katastrofë, sidomos të urgjenca e spitalit, shumë keq”, ngre shqetësimin Izeti, banor i Peshkopisë.
Pamje nga Spitali Rajonal i Dibrës/ Foto: Ilda Hoxha
Të njëjtin shqetësim ka edhe Drita, e cila shprehet se gjendja e spitalit është e mjerueshme.
“Kushtet nuk janë aspak të mira. Spitali ka shumë lagështirë, dhoma e shtrimit nuk janë të ajrosura”, thotë 54-vjeçarja.
Përpos kushteve, pacientët ankohen edhe për mungesën e marrjes së shërbimeve në këtë spital.
“40 mijë lekë (400 euro) kam bërë analizat në privat, se aty në spital në Peshkopi nuk m’i bënë. Si Tirana si Peshkopia kudo që të shkosh në spitale për ‘ibret’ janë”, shton Drita.
Për ekspertin e shëndetësisë, Erion Dasho, spitalet rajonale në Shqipëri kanë një problematikë të madhe të përbashkët, pasi janë ndërtuar para viteve ’90.
“Janë ndërtuar sipas një koncepti sovjetik të asaj kohe. Ky koncept nuk përputhet më me konceptin bashkëkohor në ofrimin e kujdesit shëndetësor, i cili bazohet në spitale vertikale dhe komunikim eficent midis departamenteve të shërbimeve të ndryshme.”
“Problemi i dytë madhor i spitaleve rajonale është se këto spitale nuk kanë atë status real që duhet të kishin. Një sërë shërbimesh janë të centralizuara në QSUT”, thekson Dasho.
Më tej ai shton se kontributi i qeverisë ka qenë kryesisht sipërfaqësor në sistemin shëndetësor, ndërsa teknologjia dhe kushtet reale janë përkeqësuar, duke thelluar hendekun mes spitaleve rajonale dhe QSUT-së.
“I vetmi kontribut i qeverisëështë se ka lyer muret dhe ka shtruar pllakat.” thekson Dasho.
Sipas tij, në pamje të parë, kushtet duken të përmirësuara. Por teknologjia nuk është përmirësuar, madje ka ngelur prapa.
“Nëse do të shohim sa medikamente të reja futen, sa teknologji të reja janë futur, sa teknika te reja ndërhyrje operatore janë futur, unë do të thosha që kushtet vetëm kanë ardhur në përkeqësim dhe disniveli midis spitaleve rajonale dhe QSUT vetëm është rritur”, argumenton Dasho.
Projekti i Spitalit të Dibrës/Prokurimet Publike.
Mungesa e mjekëve në spitalin rajonal Dibër
Sikur të mos mjaftonin kushte e vështira në këtë spital, pacientët duhet të përballen edhe me mungesën e mjekëve specialistë, Ky problem pranohet edhe nga vetë spitali në përgjigjen zyrtare.
Sipas informacioneve, spitali rajonal “Rrahim Xhika” ka munngesë të mjekëve specialistë: 1 dermatolog; 1 kirurg, 1 Pediatër, 1 shef të klinikës së pediatrisë infektive, 1 mjek për njësinë e trajtimit me metadon etj.
Sipas pacientëve, për shkak të mungesës së mjekëve, në këtë spital ofrojnë shërbim mjekë të dalë në pension.
“Janë disa mjekë që kanë dalë në pension, por janë në detyrë në spital se nuk ka mjekë të tjerë për t’i zëvendësuar. Nuk ka mjekë të rinj të spital, janë mbi 70 e kusur vjeç”, tregon Dilaveri, banor i Peshkopisë.
Referuar të dhënave zyrtare nga Spitali Rajonal Dibër, mjekët e dalë në pension janë në kë shërbimin e përgjithshëm (2 mjekë); në klinikën e neurologjisë (1 mjek) dhe në shërbimin e reanimacionit (1 anestezist-reanimator).
Sipas Erion Dashos spitalet rajonale janë prekur rëndë nga largimi i mjekëve, duke mbetur pa specialitete të rëndësishme ose duke u mbështetur te mjekët pensionistë, të cilët përfshihen edhe në statistikat zyrtare.
“Pjesa më e madhe e spitaleve rajonalë ose kanë të pambuluar specialitetet shumë të rëndësishme ose detyrohen që të zgjasin kontratat e mjekëve pensionistë dhe sot kur themi që ka një numër të caktuar mjekësh për 1 mijë banorë, këtu llogariten edhe mjekët pensionistë”, shprehet Dasho.
Komisioni Evropian shënjoi veçmas sektorët e shëndetësisë, arsimit, të policisë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrave si fusha ku rreziku për korrupsion mbetet i lartë, pavarësisht përjekjeve të lavdërueshme të SPAK dhe GJKKO për të luftuar problemin numër një të Shqipërisë. Në raportin e vet vjetor mbi Sundimin e Ligjit, [Link] në të cilin Komision vlerëson […]
Kur e bija u sëmur nga bajamet në mesin e qershorit, Luljeta e çoi recetën e mjekut tek të afërmit e saj në Itali, por nuk i mori dot medikamentet që i nevojiteshin. Gruaja [emri u ndryshua me kërkesë të saj] i tha BIRN se farmacistja italiane kishte mbetur e befasuar, pasi në recetë ishte […]
Në një kohë kur kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, vazhdojnë të trumbetojnë me krenari se shëndetësia shqiptare po ecën drejt standardeve europiane, realiteti në terren tregon spitale në kushte të mjerueshme, mungesë higjiene dhe pajisje të vjetruara. Një qytetare ka denoncuar publikisht gjendjen e Spitalit të Beratit, duke e përshkruar si një vend […]
I gjithë sistemi shëndetësor nga Thethi në Ksamil do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit veror për të garantuar ofrimin e shërbimeve në kohë dhe sa më pranë turistëve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Kryetarin e Bashkisë Berat, Ervin Demo prezantuan në Berat programin e Qendrave Shëndetësore…
Kur u përball me probleme kardiovaskulare këtë pranverë, Hasan Çaushit nga fshati Nikoliq i Hasit i shkoi ndërmend që të zgjidhte vdekjen përballë shtrimit në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza në Tiranë. Por burri 75-vjeçar e gjeti një rrugëdalje në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovën fqinje, ku BIRN e takoi ndërsa po kurohej në […]