Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë më të votuarit deri tani nga subjektet kryesore politike

By: D Marku
30 December 2025 at 13:38

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve paraprake nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025.

Aktualisht në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

Deri më tani janë numëruar mbi 26 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas të dhënave të deritanishme, të përpunuara Lëvizja Vetëvendosje po prin në nivel vendi.

Në listën e kandidatëve më të votuar nga kjo parti, kryeson Albin Kurti me 89,529 vota i ndjekur nga Glauk Konjufca me 69,847 vota, Hekuran Murati me 36,214 vota, Albulena Haxhiu me 36,203 vota dhe Donika Gërvalla-Schëarz me 31,628 vota.

Partia Demokratike e Kosovës në nivel vendi është renditur si partia e dytë.

Në listën e kandidatëve pesë më të votuarit nga kjo parti janë: Bedri Hamza me 40,640 vota, Arian Tahiri me 19,561 vota, Përparim Gruda me 18,145 vota, Uran Isamili me 14,401 vota dhe Sala Jashari me 13,077 vota.

Si parti e tretë në nivel vendi është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës.

Top pesë kandidatët më të votuar deri më tani nga kjo parti janë: Lumir Abdixhiku me 19,357 vota, Hykmete Bajrami me 12,588 vota, Ukë Rugova me 10,841 vota, Avdullah Hoti me 9,693 vota dhe Doarsa Kica-Xhelili me 9,679 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është renditur si forca e katërt politike në nivel vendi.

Nga numërimi i deritanishëm i votave të kandidatëve për deputetë, pesë më të votuarit nga kjo parti janë: Ramush Haradinaj me 10,036 vota, Daut Haradinaj me 6,194 vota, Besnik Tahiri me 6,042 vota, Bekë Berisha me 4,402 vota dhe Time Kadrijaj me 4,171 vota.

Procesi i numërimit po vazhdon dhe KQZ ka theksuar se këto rezultate janë paraprake dhe mund të ndryshojnë me përditësimin e të dhënave nga vendvotimet e mbetura.

The post Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë më të votuarit deri tani nga subjektet kryesore politike appeared first on Albeu.com.

Rinis numërimi i votave në Mitrovicën e Jugut/ “Gabimi në fletët e votimit është teknik”

By: xhir jeta
11 November 2025 at 16:49

Pas urdhërit për të ndaluar numërimin e votave në Mitrovicën e Jugut, Prokurorisë Themelore mori vendimin e dytë për të rikthyer procesin në normalitet.

Sipas njoftimit zyrtar të autoritieteve, ka pasur pretendime për manipulim me fletëvotime dhe numërimi nisi pas marrjes së përgjigjes zyrtare nga operatori ekonomik slloven që i ka shtypur fletët  e votimet, për të sqaruar numrat e ndryshëm të serisë në disa fletëvotime.

Konstatimi ka ardhur teksa numëroheshin votat për këshilltarë komunalë.

Kjo ka sjellë përplasjen e palëve politike me njëra tjetrën.
Fituesit e Mitrovicës së Jugut, partia Vetevendosje e Kurtit, e ka justifikuar këtë gjetje me një gabim tenik, ndërsa partia demokratike e Kosovës mendon se ky është rasti kur në këtë komunë janë bërë manipulime të qëllimshme me fletët e votimit, për të nxjerrë fitues Faton Pecin.

Operatori ekonomik sqaroj se bëhët fjalë për një gabim teknik.

Në balotazhin e të dielës, në këtë komunë sipas rezultateve preliminare, ka fituar Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje përballë Arian Tahirit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kjo e fundit ka humbur kështu një nga bastionet e saj më të rëndësishme./abcnews.al

KQZ: Përfundon verifikimi i rezultateve në 15 komuna, rinumërim në 41 vendvotime në Drenas

11 November 2025 at 13:51


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 13:00 të së martës është përmbyllur procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në 15 Qendra Komunale të Numërimit (QKN).

Sipas njoftimit të KQZ-së, verifikimi i rezultateve është përfunduar në komunat Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë dhe Viti.

Procesi i verifikimit, siç bëhet e ditur, po vazhdon në dy komuna të tjera, ndërsa në Qendrën Komunale të Numërimit të Mitrovicës së Jugut puna është ndërprerë “për arsyet që janë bërë të njohura nga njoftimi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.”

KQZ ka theksuar se do të vazhdojë të mbajë publikun të informuar në mënyrë të rregullt dhe transparente për çdo zhvillim lidhur me këtë proces.

Po ashtu, KQZ ka njoftuar se të martën, në orën 14:00, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) do të nisë rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Vendvotimet që do të rinumërohen i takojnë zgjedhjeve për Kuvendin Komunal në Gllogoc,” thuhet në njoftim.

Lista e vendvotimeve që do të rinumërohen përfshin: 0324/01, 0325/01, 0322/01, 0320/01, 0318/02, 0317/04, 0317/03, 0316/02, 0312/02, 0310/03, 0310/02, 0304/01, 0321/01, 0324/03, 0327/01, 0315/02, 0316/01, 0308/01, 0320/02, 0306/01, 0301/05, 0301/04, 0328/02, 0326/03, 0311/03, 0340/03, 0311/05, 0310/01, 0323/03, 0322/0, 0323/02, 0311/01, 0330/01, 0324/02, 0317/01, 0317/02, 0324/02, 0309/01, 0309/02, 0310/05 dhe 0313/01. /Telegrafi/


Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit në pesë Bashkitë që do të qeverisen nga socialistët (EMRAT)

By: V K
10 November 2025 at 08:17

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të pesë bashkitë, ku ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale.

Në të pesë bashkitë, Tepelenë, Vlorë, Mat, Cërrik dhe Berat, fitues ishin kandidatët socialistë.

Rezultatet sipas bashkive:

VLORA

Pas numërimit tyë 231 kutivë në Bashkinë e Vlorës, fituese është shpallur kandidatja e PS, Brunilda Mersini me 78.4 të votave.

Brunilda Mersini ka marrë 15672 vota (78.4%). Dionis Sota i mbështetur nga opozita numëron 2333 vota (11.7%).

Ndërsa Gjergj Nika, një tjetër kandidat i pavarur, ka marrë 1975 vota (9.9%).

CËRRIKU

Pas numërimit të 57 kutive, rezultoi se kryebashkiaku I ri I Cërrikurt do të jetë kandidati nga Partia Socialiste Florenc Doka, i cili ka siguruar 66,22% për qind të votave, ose 6201 vota.

Ndërkohë kandidati Eligerti Hima nga Shqipëria Bëhet ka marrë 13.62% të votave, pra 1275 vota
Kandidati i pavarur Amarildo Hoxha, I cili mbështetej nga PD ka marrë 20,16% përqind të votave, pra 1888 vota.

BERAT

Pas numërimit të 116 kutive, fitues ka rezultuar kandidati socialist Ervin Ceca me 13.050 vota, 10.443 vota diferencë me kundërshtarin e tij në garën për kryebashkiakun e ri të qytetit
Ndërkohë kandidati Pavllo Shkarpa mori 2.607 vota.

TEPELENË

Bashkia Tepelenë do të drejtohet nga kandidati socialist Gramos Sako, I cili pas numërimit të kutive të votimit, reazultoi se ka siguruar 3.261 vota, pra 77.8% të tyre.

Ndërkohë kandidati Gabriel Guma siguroi 928 përiqnd të votave, pra 22.2% të tyre.

Kujtojmë se pjesëmarrja e qytetarëve në votime ishte shumë e ulët, ku sipas të dhënave të Komisionit Qendror të zgjedhjeve, pjesëmarrja e përgjithshme ishte 18.72 për qind, ndërsa sipas bashkive ndahet si më poshtë:

Berat – 19.98%,

Vlorë -12.54 %,

Cërrik – 25.00%,

Mat -39.36%

Tepelenë – 34.63%.

The post Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit në pesë Bashkitë që do të qeverisen nga socialistët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Përfundon numërimi në Berat, fiton kandidati socialist Ervin Ceca, mbi 10 mijë vota diferencë

By: V K
10 November 2025 at 07:25

Përfundon procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë Beratit. Përfundon numërimi i kutive të votimit në Berat. Përqindja në votime 19.88%.

Pas numërimit të 116 kutive, fitues ka rezultuar kandidati socialist Ervin Ceca, me 13.050 vota, 10.443 vota diferencë me kundërshtarin e tij në garën për kryebashkiakun e ri të qytetit

Ndërkohë, kandidati Pavllo Shkarpa mori 2.607 vota.

 

The post Përfundon numërimi në Berat, fiton kandidati socialist Ervin Ceca, mbi 10 mijë vota diferencë appeared first on Albeu.com.

Nis numërimi i kutive në Berat/ Dalin rezultatet e para, kryesojnë socialistët

9 November 2025 at 22:18

Ka nisur numërimi i kutive të para të votimit për qytetit e Beratit.

Rreth 12,300 qytetarë kanë shprehur vullnetin e tyre në kutitë e votimit në këtë qytet, ku në KZAZ 67 ka nisur procesi i numërimit. Kjo KZAZ ka 48 qendra votimi nga të cilat ka një rezultat paraprake në numër votash për kandidatët në garë.

Nga kutitë e para, rezulton në avantazh kandidati socialist Ervin Ceca me 492 vota, ndërkohë Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike Pavlo Shkarpa ka arritur të marrë deri më tani 70 vota.

Kutia 33/19

145 vota Ervin Ceca

8  vota Pavlo Shkarpa

6 te pavlefshme

Kutia 33/ 17

125 vota Ervin Ceca

17 Pavlo Shkarpa

Kutia 33/ 18

86 vota Ervin Ceca

20 vota Pavlo Shkarpa

3319/1

136 vota Ervin Ceca

25 Pavlo Shkarpa

 

Përfundon numërimi dhe verifikimi i votave të rregullta për zgjedhjet e 12 tetorit

PRISHTINË, 19 tetor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se kanë përfunduar aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë. Ndërkaq, për ditën e tretë me radhë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë.

Komunat e fundit në të cilat përfundoi procesi i numërimit dhe verifikimit të rezultateve në orët e vona të së shtunës ishin Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Malisheva.

KQZ njoftoi më 19 tetor se sa u përket votimit brenda vendit janë verifikuar rezultatet për 2.571 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për kuvende komunale nga 2.571 vendvotime.

“Nga po kaq vendvotime, 2.571, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për kuvendet komunale. Pra, në këtë proces, në QKN, janë procesuar 5.142 kuti votime që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve”, u tha në njoftim.

Aktualisht po vazhdon numërimi dhe verifikimi i votave nga jashtë dhe sipas të dhënave deri në orën 10:00 të së dielës janë numëruar 54 kuti me fletëvotime për kryetarët e komunave dhe 45 të tjera për kuvendet komunale.

Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës votuan përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor. Sipas KQZ-së, ishin 33.841 pako me fletëvotime të supozuara dhe pas verifikimit, 29.636 u aprovuan. Numërimi i këtyre votave ka nisur më 17 tetor.

Pas përfundimit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, do të numërohen edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta dhe më pas KQZ-ja do të shpallë rezultatin për raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Raundi i dytë pritet të mbahet më 9 nëntor. Sipas rezultateve fillestare, 21 komuna kanë zgjedhur në raundin e parë kryetarët e komunave, ndërkaq në 17 të tjera pritet të organizohet raundi i balotazhit.

Në ditën e zgjedhjeve votuan 39,58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit. /REL/

The post Përfundon numërimi dhe verifikimi i votave të rregullta për zgjedhjet e 12 tetorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis numërimi i votave në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot

By: D Marku
14 October 2025 at 18:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se pasditen e 14 tetorit ka nisur puna në tri Qendrat Komunale të Numërimit në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot, teksa ky proces po vazhdon edhe në komuna të ndryshme.

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nuk kishte nisur në këto tri komuna për shkak të problemeve me internet.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, tha se në qendrat e numërimit po zhvillohen tri aktivitete njëkohësisht: “verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për kuvende komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të kuvendeve komunale”.

Elezi po ashtu tha se procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Junik, Mamushë dhe Zveçan, ndërkaq në Han të Elezit ishte përmbyllur të hënën në mbrëmje.

Deri në orën 16:00 të së martës, KQZ tha se janë verifikuar rezultatet për 550 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për kuvende komunale nga 334 vendvotime.

“Nga po kaq vendvotime, 334, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për kuvendet komunale”, tha Elezi.

I pyetur nëse mund të arrihen afatet e përcaktuara kohore për organizimin e rundit të balotazhit, zëdhënësi i KQZ-së tha se procesi po zhvillohet me një ritëm të mirë dhe beson se do të arrihen afatet për organizimin e balotazhit.

Një ditë më parë, Elezi kishte njoftuar për pengesat në numërim në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot.

Ai kishte sqaruar se problemi qëndronte në atë se “transmetimi i pamjeve në televizorët/ekranet për vëzguesit”.

“Në këto ekrane shfaqen pamjet nga kamera e vendosur në tavolinën e numërimit ku prezantohen fletëvotimet, për tu parë nga të gjithë”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Votat me kusht. të personave me nevoja të veçanta dhe ato të diasporës nuk janë numëruar ende.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 21 komuna, gara zgjedhore përfundoi në rundin e parë, ndërsa në 17 të tjera do të zhvillohet balotazh.

Dalja në votime ishte nën 40 për qind – më e ulët se në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Pas zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, që u mbajtën më 9 shkurt, KQZ-ja kishte marrë kritika të shumta për procesin, pasi që uebfaqja ku publikoheshin rezultatet nuk funksiononte.

Vonesat në fillimin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe problemet e njëpasnjëshme me faqen e KQZ-së, softueri i së cilës për raportimin e rezultateve binte nga sistemi vazhdimisht, kishin ngritur dyshime për integritetin e procesit zgjedhor.

Por, KQZ-ja i kishte hedhur poshtë dyshimet e ngritura rreth procesit zgjedhor, duke thënë se “integriteti i votës nuk është i cenuar”.

Këtë herë uebfaqja e KQZ-së nuk është përballur me probleme, mirëpo në disa qendra komunale të numërimit ka pasur probleme me lidhjen e internetit./REL

The post Nis numërimi i votave në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot appeared first on Albeu.com.

Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh

By: Elva
7 July 2025 at 17:43

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar me tone të ashpra procesin e rinumërimit të votave dhe kulturën politike në vend, pas zbulimeve për manipulime në Qarkun e Fierit. I ftuar në studion e “News24”, Lubonja tha se figura si Ceno Klosi nuk fitojnë nga vlerat, por përmes ndikimit të institucioneve dhe klientelizmit, duke përmendur Tatimet si […]

The post Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh appeared first on BoldNews.al.

Përfundimi i rinumërimit, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqet

By: user 11
7 July 2025 at 09:14

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) pritet të vendosë sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqet: Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan pas rinumërimit të votave. KAS do të mblidhet paraditen e sotme në orën 11:00.

Partia Demokratike-ASHM ankimoi rezultatet e zgjedhjeve në qarqe duke kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve, por në 8 prej qarqeve, kërkesa u rrëzua. Javën e kaluar u mbyll rinumërimi i kutive të Durrësit, 85 prej të cilave ishin të diasporës, ku nuk u prodhua ndryshim në rezultat.

Nga procesi i rinumërimit në Tiranë u gjetën gabime të konsiderueshme, ndërsa në Fier ky proces i dha mandatin me 10 vota diferencë Maldrita Bardhos. Kjo e fundit e refuzoi, duke ia lënë Zegjine Çaushit, e cila kishte fituar në raundin e parë.

The post Përfundimi i rinumërimit, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqet appeared first on Lapsi.al.

Rinumërimi i votave në Fier, Bardhi: Vjedhje në çdo drejtim, hetoni Ceno Klosin

By: user 11
5 July 2025 at 16:27

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas procesit të rinumërimit të votave në 3 qarqet kryesore të vendit, duke theksuar se “SPAK nuk ka arsye pse të vonojë hetimet për Ceno Klosin”, i cili në qarkun e Fierit rezultoi me rreth 800 vota më shumë nga zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij, rinumërimi nxori në sipërfaqe se janë trafikuar edhe mandate në tavolinë, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik.

Postimi i Bardhit:

“Rinumërimi i rreth 2000 kutive në 3 qarqet kyesore të vendit, nxorri në sipërfaqe vetëm atë që të gjithë e dinim: sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku alias Zeqine Balluku.

Vota të trafikuara që arrinin deri aty sa kishin trafikuar edhe mandate në tavolinë, në mënyrë të panevojshme, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik, provon qartë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë larg kamerave dhe vëmendjes së opinionit publik.

Vjedhja e votave masivisht deri në trafikimin e mandateve është “gabim njerëzor” aq sa është “gabim njerëzor” vjedhja e:

❌ 80 milion eurove me dy TEC-et lundruese në Vlorë;

❌ 180 milion eurove në aferën e shitblerjes së energjisë elektrike;

❌ 50 milion eurove në aferën e Tunelit të Llogarasë.

Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm.

The post Rinumërimi i votave në Fier, Bardhi: Vjedhje në çdo drejtim, hetoni Ceno Klosin appeared first on Lapsi.al.

Përfundon rinumërimi për qarkun e Durrësit, asgjë nuk ndryshon

By: redi
4 July 2025 at 21:18

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Durrësit, si pjesë e verifikimeve paszgjedhore nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve. Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste ka humbur 5 vota. Ndryshimet janë të vogla dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve, por vijnë si pjesë e një procesi transparence dhe kontrolli për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Source

Përfundon rinumërimi për Durrësin, nuk sjell asnjë ndryshim në mandate

4 July 2025 at 20:02

Ka përfunduar pak minuta më parë rinumërimi i pjesshëm i kutive të Qarkut të Durrësit, ku përfshiheshin edhe 85 kuti të diasporës. Rinumërimi, pavarësisht lëvizjeve të vogla në rezultat, nuk ka sjellë ndryshime në mandate mes subjekeve politike, apo në emrat e kandidatëve që do të marrin mandatin e deputetit për legjislaturën e ardhshme që […]

The post Përfundon rinumërimi për Durrësin, nuk sjell asnjë ndryshim në mandate appeared first on BoldNews.al.

Përfundon rinumërimi në Durrës, nuk ndryshon ndarja e mandateve

By: user 5
4 July 2025 at 19:59

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Durrësit, si pjesë e verifikimeve paszgjedhore nga KAS.

Sipas rezultateve zyrtare, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste ka humbur 5 vota.

Ndryshimet janë të vogla dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve, por vijnë si pjesë e një procesi transparence dhe kontrolli për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

The post Përfundon rinumërimi në Durrës, nuk ndryshon ndarja e mandateve appeared first on Lapsi.al.

Rinumërimi në Durrës/ Hapen 130 kuti votimi, hiqen vota të PD, ngushtohet diferenca Ndoja-Kalaja

4 July 2025 at 15:30

TIRANË- Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë vijon procesi i rinumërimit të votave të 11 majit për qarkun e Durrësit, si për subjektet politike ashtu dhe për kandidatët.

Gazetari i ABC News, Andon Kello, raporton se deri tani partia që po humbet më shumë vota është Partia Demokratike.

Sipas projeksioneve të deritanishme nuk ka ende asnjë ndryshim rezultati sa i takon subjekteve politike, ndërsa shfaqet në horizont një “garë” të vogël mes kandidateve të PD, përkatësisht mes Arjan Ndojës dhe Aulon Kalasë, me këtë të fundit që ka shkurtuar diferencën me Ndojën.

Deri tani janë hapur 130 kuti votimi për qarkun e Durrësit, nga 290 që janë në total dhe sipas projeksioneve nuk pritet të ndryshojë asgjë në rezultat./abcnews.al

Nis rinumërimi i votave të Durrësit/ Hapen 11 kutitë e para, hiqen vota për PS

By: user 11
4 July 2025 at 10:43

Ka nisur zyrtarisht rinumërimi i pjesshëm për qarkun e Durrësit. Në total do të numërohen 290 kuti votimi ku nga 11 kutitë e para të hapura, PS-së i janë shtuar padrejtësisht 3 vota. Partisë Demokratike dhe Nismës SHB u është hequr nga 1 votë.

Në këtë qark, konkurojnë për PD kandidatët Aulon Kalaja dhe Arjan Ndojës. Ish-prokurori fitoi me një diferencë prej 1047 votash në numërimin fillestar. Nga këto 11 kuti të rinumëruara, rezulton se Ndoja ka humbur 3 vota ndërsa Kalasë i shtohet 1 votë.

Nga ky rinumërimi i pjesshëm për qarkun e Durrësit janë gjetur 4 fletë votimi më pak, 1 votë më shumë të pavlefshme dhe rënie të votave të vlefshme.

The post Nis rinumërimi i votave të Durrësit/ Hapen 11 kutitë e para, hiqen vota për PS appeared first on Lapsi.al.

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

3 July 2025 at 22:38

Zegjine Çaushi e humbi mandatin e deputetit me 10 vota nga rinumërimi në Qarkun e Fierit, por brenda pak orësh, kandidatja e cila i mori mandatin, Maldrita Bardhi njoftoi se do jepte dorëheqjen dhe do i linte vendin në Kuvend personazhit që u bë viral gjatë fushatës elekorale me videot ironizuese kundër Gazment Bardhit. Analisti […]

The post “Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama! appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës

3 July 2025 at 14:23

Rinumërimi i 586 kutive të votimit në qarkun e Fierit, i kërkuar nga dy anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), u fokusua në përplasjen mes dy kandidateve të Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi dhe Maldrita Bardho, të cilave përkohësisht u ndryshoi e ardhmja e tyre në Kuvend për vetëm 10 vota.

Përtej këtij debati të fokusuar në rrjetet sociale dhe në media (disa nxitur nga klikimet, disa të tjerë nga qëllime të pastra politike), rinumërimi nxori në pah një problematikë më të thellë: zhvendosje votash në favor të kandidatëve të caktuar, praktikë kjo që ngre dyshime për shkelje të standardeve zgjedhore

Gjatë rinumërimit për qarkun Fier, u konstatua se zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, kandidat i PS-së në Fier, kishte përfituar padrejtësisht 831 vota.

Screenshot e rezultatit per kandidatte pas rinumerimit te kutive ne Fier

Në mënyrë të ngjashme, kandidati tjetër, Klevis Jahaj, drejtor i Ujësjellësit (në varësi të së njëjtës ministri) rezultoi se i ishin hequr 497 vota nga numërimi i parë. Një kandidateje të PD-së, Silva Hasajt, i ishin shtuar në mënyrë fiktive 671 vota gjate numërimit të parë.

screenshot e rezultatit per kandidatet e PD pas rinumerimit te kutive ne Fier

Çfarë ka ndodhur?

Në disa kuti votimi, rezulati i rinumërimit sjell diskutim nëse kemi të bëjmë thjesht për gabime njerëzore apo zhvendosje votash në mënyrë të qëllimshme.

Psh, vetëm në katër kuti të rinumëruara, kandidatit të PS-së, Ceno Klosit i rezultojnë 85, 32, 29 dhe 22 vota të tepërta për secilën prej tyre. Ndryshe nga Tirana, ku anëtarë të KAS-it justifikuan lëvizjet e votave si pasojë e gabimeve njerëzore, në Fier situata paraqitet ndryshe.

KAS

Anëtari i KAS-it, Ledion Braho, një nga dy iniciatorët e kërkesës për rinumërim në Fier, deklaroi publikisht se pavarësisht vendimit që do të marrë KAS, ai do t’i përcjellë personalisht Prokurorisë së Fierit të gjithë tabelat dhe procesverbalet me rezultatet e ndryshuara. “Besoj se kjo është indicie e mjaftueshme që Prokuroria të nisë hetimin për trafikimin e votave”, theksoi ai.

Faktoje.al ndërkohë është në pritje të një kërkese për informacion drejtuar SPAK rreth pyetjes se, a është bërë ndonjë denoncim për qarkun Fier dhe nëse jo, a ka nisur ky institucion hetime kryesisht?

Ekspertët

Drejtori i ISP, Afrim Krasniqi, tha në një koment të shkurtër për Faktoje se qarku Fier konfirmoi paralajmërimin e hartës së riskut elektoral (përgatitur nga ISP) lidhur me shqetësimin për parregullsi dhe cenim të standardeve zgjedhore.

“Lëvizjet e mëdha të votave, shumëfish më të larta edhe sesa qarku Tiranë, duke favorizuar kandidatë me pozita të larta ekzekutive dhe lidhje të forta informale, janë tregues të cenimit të votës dhe bazë e mjaftueshme për hetime administrative nga KQZ dhe hetime penale nga organet ligjzbatuese”Afrim Krasniqi

“Lëvizjet e mëdha të votave, shumëfish më të larta edhe sesa qarku Tiranë, duke favorizuar kandidatë me pozita të larta ekzekutive dhe lidhje të forta informale, janë tregues të cenimit të votës dhe bazë e mjaftueshme për hetime administrative nga KQZ dhe hetime penale nga organet ligjzbatuese. Gjithashtu paralelisht do të duhej që vetë subjektet politike përgjegjëse të kryenin hetime dhe të deklaronin qëndrimin e tyre, pasi këto akte janë të kundërshtim edhe me betimin dhe deklaratën solemne të depozituar në KQZ nga kryetarët e partive politike respektive dhe me retorikën mbi integritetin e votës të përdorur nga liderit politikë në fushatë”, thotë Krasniqi.

Sipas tij, “tendenca për të justifikuar numëruesit dhe për të kthyer në normë trafikimin e votës gjatë numërimit është zhvillim shqetësues, praktikë e ndaluar shprehimisht nga legjislacioni zgjedhor, si dhe një akt minues për konceptin e zgjedhjeve, të demokracisë dhe legjitimitetit në përfaqësim”

The post Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës appeared first on Faktoje.al.

Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

By: Oldi
3 July 2025 at 08:46

Pas rinumërimit në qarkun e Tiranës dhe Fierit, sot në orën 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pritet të nisë procesi edhe për kutitë e Durrësit. Në total, janë 290 kuti që do të rihapen, ku do të përfshihet edhe vota e diasporës për këtë qark. Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë […]

The post Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës appeared first on BoldNews.al.

Sot nis procesi i rinumërimit për qarkun e Durrësit, hapen 290 kuti

By: user7
3 July 2025 at 08:58

Pas përfundimit të rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës dhe Fierit, sot do të filloi procesi për rinumërimin e votave për Durrësin. Procesi do të nisë në orën 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”.

Gjatë këtij procesi do të hapen 290 përfshihet edhe vota e diasporës për këtë qark. Aulon Kalaja protestoi dje para Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po rinumëroheshin kutitë e fundit të Fierit, duke kërkuar korrektësi nga KAS dhe rinumërim të plotë të Durrësit. Kërkoi gjithashtu paralelisht edhe këqyrjen e pamjeve filmike me pretendimin se i janë transferuar votat brenda partisë.

The post Sot nis procesi i rinumërimit për qarkun e Durrësit, hapen 290 kuti appeared first on Lapsi.al.

❌
❌