Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“21 janari”, Meta rrëfehet në SPAK/ Fatos Klosi: Për mua është mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën

18 December 2025 at 18:36

TIRANË- Ilir Meta dëshmoi sot vullnetarisht në SPAK për ngjarjet para dhe pas 21 janarit 2011. Ish-presidenti u mor në pyetje për disa orë nga prokurori Alfred Shehu.  Meta mësohet se ka thënë se shërbimet e huaja ishin në dijeni të dhunës së planifikuar nga organizatorët.

Meta, në atë kohë zëvendëskryeministër, ishte edhe arsyeja e protestës popullore, pas përgjimit të publikuar nga Dritan Prifti dhe ryshfeteve të kërkuara nga shefi i tij politik.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se Meta është paraqitur në SPAK për të ndihmuar Sali Berishën.

Deklarimet e Ilir Metës sipas Klosit janë një mashtrim i pastër, ndërsa shtoi se shërbimet partnere nuk njoftojnë asnjëherë kryeministrin apo ministrin, por partnerin e tyre në Shqipëri, siç është SHISH.

“Nuk ma merrte mendja, me hallet që ka ai përpiqet të ndihmojë edhe Berishën si aleatë qe e ka dhe e kishte dhe atëherë më 21 janarin. Për mua është mashtrim i pastër. Shërbimet partnere nuk flasin me kryeministrin apo me ministrin, por ata kanë një partner që është shërbimi informative dhe mund ta përdoret inflamacionet. Nuk justifikohet. Është e ndalura me ligj që të qëllohet drejt Turmës. Krimi shtetëror duhet t’i shkohet deri në fund”, tha ai.

Ai pohoi se Meta ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për të justifikuar veprimet e Berishës, por pavarësisht përpjekjeve, ai theksoi se Berishën nuk e mbron dot përballë “krimit shtetëror” ku katër qytetarë të pafajshëm u qëlluan për vdekje para godinës së kryeministrisë më 21 janar 2011.

“Ata ushtarët dhe oficerët të gardës nuk e bënin dot pa urdhër. Ata që kanë dhënë urdhër, ata që sajuan atë ngjarje, që përfundoi me katër të vrarë dhe nuk e di për sa të plagosur, është një ngjarje më e rënda që ka ndodhur.

Ai ka shkuar aty për të ndihmuar Sali Berishën, jo prokurorinë. Ai ka shkuar atje për ta justifikuar në njëfarë mënyrë, sepse nuk e mbron dot. Ata janë të akuzuarit. Unë shpresoj që të dalë e vërtetë, është e vështirë sigurisht. Procesi i hetimit u sabotua që në fillim.

Tani është vonë, por nuk është e pamundur. Me vërtet është fshirë serveri i kryeministrisë, por unë jam i sigurt që Basha ministër i Brendshëm i asaj kohe nuk kishte këllqe për të dhënë urdhër për të vrarë, por nga kryeministri i kohës.

Ka plot njerëz që  janë dëshmitarë, punonjës të Gardës, që mund të thonë të vërtetën. Kam përshtypjen se nuk ka ditur gjë i shkreti. Berisha u tall me Topin dhe me kryeprokuroren e përgjithshme. Ai i mundi ata, sepse ishte i plotfuqishëm, sepse presidentin ata e zgjodhën.

Bamir Topi mbajti një qëndrim të drejtë, në përputhje me ligjin, ndërkohë Berisha, që është fajtori kryesor bëri ç’është e mundur për të gënjyer. Deri sa Gardën e mbajtën tre ditë në kryeministri, dhe në këto ditë…Këto janë indice që tregojnë se duhet luftuar më shumë për prova. Shpresa ime është tek njerëzit. U gjuajt kur njerëzit ishin shpërndarë. “, tha ai.

Klosi: Kandidatët për Avokatin e Popullit të mbështetur 100% nga opozita

11 December 2025 at 10:46

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha sot se “procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit tregon dy filozofi dhe dy standarde të ndryshme si funksionojmë që na bënë të vijmë në këtë diskutim nga një më absurdet që ka bërë ky parlament”.

Në seancën plenare ku Partia Demokratike kërkoi heqjen nga rendi ditës të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Klosi tha se “Avokati i Popullit është i ndërtuar mbi një ligj që PS ka votuar në 1999 sipas filozofisë të shprehur qartë nga lideri themelues Fatos Nano: ‘Ne dorëzojmë pushtet për të bërë shtet'”.

“Avokatin e Popullit e ndërtuam të tillë që të vinte si një avokat konsensual për të pasur mundësinë që një pjesë e asaj çfarë quhet pushtet të jepet për të ndërtuar shtet”, nënvizoi Klosi.

Kjo, vijoi Klosi, është filozofia jonë mbi të cilën ne funksionojmë dhe kjo është edhe ajo që bëjmë ne sot me drejtësinë e re.

“Një pjesë të atij pushteti që mazhoranca e ka ia delegon institucioneve të tjera që njerëzit të kenë shtet. Çfarë përfaqëson për ju? Dy standarde. Si e kemi ndërtuar ne Avokatin e Popullit? Kur ne ishim në opozitë krijuam një institucion me intelektualë dhe propozimi vinte nga ne. Ndërtuam një institucion në parti, morëm nga pedagogët e Universitetit, pyetëm njerëz, zgjodhëm, konsultuam dhe sollëm një kandidat që mbase nuk ishte asfare përfaqësues i lartë apo përfaqësues i mazhorancës, por ishte i denjë për Avokatin e Popullit”, tha Klosi.

Duke iu drejtuar opozitës, Klosi tha se “kush është standardi juaj? Gjashtë kandidatë, dhe vini sot thoni çfarë standardi është ky, çfarë ligji. Ligji thotë: firmat janë deri në momentin e mbështetjes, nga momenti i mbështetjes kjo histori ka marrë fund”.

“Të gjashtë kandidatët falë filozofisë falë standardit nuk janë mbështetur nga PS. Janë 100% të mbështetur nga opozita. Pra, çfarë kërkoni? Ka nisur procesi, është zhvilluar, pra është standard mënyra si funksionon dhe si ne funksionojmë është pjesë e këtij diskutimi. Ne morëm një vendim politik: asnjë nga deputetët – 83 deputetë – nuk firmosëm, sepse nuk kishim ne të drejtën ta propozonim. Kandidatët erdhën të gjithë si propozim i juaji, por është amullia, mungesa e lidershipit, mungesa e ndjesisë së fitores, të të bërit shtet, arroganca që doni të krijoni është edhe kjo që thoni sot: ne mendojmë ndryshe”, theksoi Klosi.

Klosi tha se “eksperiencat tona janë këto dhe vetëm këto”.

/k.s/a.f/r.e/

The post Klosi: Kandidatët për Avokatin e Popullit të mbështetur 100% nga opozita appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pronari i kompanisë “First Bar Limited” dhe i një hoteli luksoz në Londër, pasuritë e fshehura të Ceno Klosit

By: Elva
27 November 2025 at 20:51

EMISIONI VETTING Më 7 Qershor 2024, Klosi do të emërohej zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë duke qenë në konflikt interesi me detyrën pasi edhe sot e kësaj dite që Klosi është deputet vazhdon të jetë në konflikt interesi. Kjo pasi ai rezulton aksioner aktiv te kompania “First Bar Limited” dhe pronar i një hoteli luksoz […]

The post Pronari i kompanisë “First Bar Limited” dhe i një hoteli luksoz në Londër, pasuritë e fshehura të Ceno Klosit appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ “Banda 2B e Belinda Ballukut” me në krye Evis Berberin dhe Ceno Klosin, kush janë zyrtarët në foton e publikuar nga Gazment Bardhi

By: M C
25 November 2025 at 19:34

Gazment Bardhi ka publikuar një foto të një grupi zyrtarësh të cilët ai i ka quajtur “Banda 2B e Belinda Ballukut”. Në foto vërehen bashkëpunëtorët më të ngushtë të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila pas komunikimit të akuzës dhe marrjes si e pandehur nga SPAK, u pezullua nga funksionet e saj në qeveri nga GJKKO.

Në krye të fotos, ai që bën selfien është Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH, që sot ndodhet në burg për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Në të djathtë të fotos: Viola Haxhiademi (sekretare e përgjithshme e ministrisë), kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave në tenderin për tunelin e Llogarasë, njeriu kyç i çdo shkrese e paraje.

E dyta Vikrita Çuto (drejtoresha e burimeve njerzore e ministrisë), e treta me flokë të zeza Sindi Dushku (drejtoreshë e kabinetit të ministrisë, kushërirë e deputetes Olta Xhaçka).

Në krye të tavolinës, Ceno Klosi, pas tij Arber Avrami (ish-drejtor i Albgaz).

Më pas vjen ministrja, Florian Serjani (këshilltari për mediat) vajza brune në krah të Serjanit, Evis Mamaj (drejtoreshë e buxhetit në MIE, njeriu kyç në çdo tender, së cilës i është sekrestruar telefoni).

Sipas Bardhit, këta zyrtarë mblidheshin rregullisht në një banesë të njohur si Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis, ku ndaheshin tenderat e ministrisë për qëllime klienteliste.

“Banda “2B” funksiononte tamam si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive”, shkruan ai, ndërsa shton se këto para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi.

The post EMRAT/ “Banda 2B e Belinda Ballukut” me në krye Evis Berberin dhe Ceno Klosin, kush janë zyrtarët në foton e publikuar nga Gazment Bardhi appeared first on Albeu.com.

Hetimet për pasurinë e Ballukut dhe Ceno Klosit, Kalaja: Dokumentet për kallëzimet m’i kanë sjellë socialistët

By: Elva
24 November 2025 at 21:46

Adriana Kalaja, në një lidhje direkte me emisionin “Studio24” në News24, dha detaje mbi procedimin penal që SPAK ka regjistruar ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit, pas kallëzimeve të depozituara prej saj. Sipas Kalajës, akuzat bazohen në dokumente zyrtare, shumicën e të cilave, sipas saj, “m’i kanë sjellë vetë socialistët e ndershëm”. Këto dokumente kanë […]

The post Hetimet për pasurinë e Ballukut dhe Ceno Klosit, Kalaja: Dokumentet për kallëzimet m’i kanë sjellë socialistët appeared first on BoldNews.al.

SPAK nis një tjetër hetim ndaj Ballukut dhe Ceno Klosit

24 November 2025 at 15:05

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, regjistroi një tjetër procedim penal ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe zëvendësit të saj në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste. Regjistrimi i procedimit penal u bë me dije përmes një shkrese të rrjedhur në media, e nënshkruar nga prokurori […]

The post SPAK nis një tjetër hetim ndaj Ballukut dhe Ceno Klosit appeared first on Reporter.al.

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

By: Elva
14 November 2025 at 22:40

Deputeti Klevis Balliu sqaroi në emisionin Kjo Javë dhe përplasjen që pati me socialistin Ceno Klosin këtë javë në komisionin parlamentar, teksa e akuzoi se ka lejuar si drejtor i tatimeve trafikimin e kokainës. Balliu u shpreh: “Një njeri që ka 4 dosje në hetim, edhe kolegët vënë bast se do e marrin sot apo […]

The post Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër appeared first on BoldNews.al.

Përplasje në komision, Balliu-Ceno Klosit: Je hajdut dhe kriminel! Ke kaluar tonelata me drogë në dogana

By: armand
12 November 2025 at 13:42

Një debat i ashpër ka shpërthyer sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën, ku deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, akuzoi rëndë deputetin socialist Ceno Klosi për përfshirje në veprimtari kriminale. Gjatë diskutimeve në komision, Balliu e akuzoi Klosin për “lidhje me krimin dhe trafik droge”, duke e quajtur “hajdut dhe kriminel”. […]

The post Përplasje në komision, Balliu-Ceno Klosit: Je hajdut dhe kriminel! Ke kaluar tonelata me drogë në dogana appeared first on BoldNews.al.

Si u bë milioner ushtari i Ballukut, Ceno Klosi me vetëm 6 vite punë në shtet

By: Ela
3 November 2025 at 11:04

Nga Almer Toska Deklarata e pasurisë së Ceno Klosit, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, zbulon një rritje marramendëse të pasurisë që ngre dyshime të forta për korrupsion dhe pasuri të pajustifikuar. Kush është Ceno Klosi? Nga viti 2002 deri në 2015, për 13 vite me radhë, ka punuar në banka të nivelit të dytë, si […]

The post Si u bë milioner ushtari i Ballukut, Ceno Klosi me vetëm 6 vite punë në shtet appeared first on BoldNews.al.

“Pse u arratis Pirro Vengu?”, Berisha: Malajn do e marrë me vete Belinda! Klosit ia vodhi bixhozi rininë

By: Ela
27 October 2025 at 11:36

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi nag foltorja e Kuvendit ministrat dhe deputetët e PS si njerëz me dosje në SPAK. Teksa iu referua zv.kryeministres Belinda Ballukut që është nën hetim, Berisha tha se “Belinda po ikën”, duke iu drejtuar ministrit të Financave, Petrit Malaj “se ajo do ta marrë me vete”. Ndërkohë më parë foli deputeti […]

The post “Pse u arratis Pirro Vengu?”, Berisha: Malajn do e marrë me vete Belinda! Klosit ia vodhi bixhozi rininë appeared first on BoldNews.al.

Drejtësia raporton sot në Kuvend, Tabaku: Lejoni pyetjet, Kuvendi s’është kuti postare

By: armand
27 October 2025 at 11:36

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvende cakuzoi mazhorancën për kufizim sistematik të hapësirës opozitare dhe përpjekje për të heshtur zërin e saj në parlament. Tabaku denoncoi se i është mohuar e drejta për debat dhe për të drejtuar pyetje drejtpërdrejt drejtuesve të institucioneve të pavarura, si Prokurori i Përgjithshëm […]

The post Drejtësia raporton sot në Kuvend, Tabaku: Lejoni pyetjet, Kuvendi s’është kuti postare appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet në Tiranë, Klosi: Presim vendimin e Kushtetueses

13 October 2025 at 22:52

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, u shpreh se për zgjedhjet për bashkinë e Tiranës do të presin vendimin e Kushtetueses dhe pastaj datën e re të përcaktuar nga Presidenti.

“Ne po përgatitemi sikur zgjedhjet të jenë nesër. Nuk është se ne frigohemi nga data, sa më shpejt ajo datë të jetë, aq më mirë do ishte për qytetarët. Kurse për ne si forcë politike do të presim vendimin e Kushtetueses dhe pastaj datën e re të Presidentit, por ashtu siç llogaritë duken i bie që mesi i dhjetorit të jetë data e mundshme për garën e Tiranës”, tha  Klosi gjatë një interviste televizive.

Klosi bëri të ditur se, PS po vijon fushatën në terren për të kuptuar nevojat e qytetarëve.

Ai nënvizoi se viti i ri duhet ta gjejë Tiranën me një kryetar të ri bashkie, pasi qyteti ka nevojë për një drejtues që të shtyjë përpara projektet transformuese.

“Po tani data 9 edhe sipas KQZ ka rënë për Tiranën. Ne kemi garë në 5 bashki të tjera. Por për PS, në parim nuk është problem se kur është data. Ne po vazhdojmë përgatitjet dhe unë jam pjesë e skuadrës së Tiranës për të mbështetur më së miri përgatitjet në gjithë territorin e saj”, u shpreh Klosi.

Sipas tij, puna është intensive dhe po punohet fort.

“Por ne nuk dimë datën, e gjitha varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Por besoj që ky vit do ta gjejë dhe duhet ta gjejë Tiranën me kryetar të ri bashkie, pasi realisht qyteti ka nevojë për një drejtim më të plotë për punët e bashkisë, për atë çfarë qytetarët presin. Dhe prandaj dëshira jonë është të ndodhin sa më shpejt ato zgjedhje”, tha Klosi. /j.p/

The post Zgjedhjet në Tiranë, Klosi: Presim vendimin e Kushtetueses appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Klosi zbulon kur do të zhvillohen zgjedhjet në Tiranë

By: redi
13 October 2025 at 18:46

Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Tiranës, por deputeti i PS-së, Blendi Klosi zbulon se zgjedhjet mund të zhvillohen në prag Krishtlindjesh. “Ne po përgatitemi sikur zgjedhjet të jenë nesër. Nuk është se ne frigohemi nga data, sa më shpejt ajo datë të jetë, aq më mirë do ishte për qytetarët. Kurse për ne si forcë politike do të presim vendimin e Kushtetueses dhe…

Source

Klosi: Miratojmë ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i shërben integrimit në BE

16 September 2025 at 13:35

TIRANË, 16 shtator/ATSH-Maela Marini/ Kërkesa për të votuar me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit u shoqërua sot me debate në seancën plenare mes mazhorancës dhe opozita.

Duke marrë fjalën në Kuvend, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, deputeti Blendi Klosi u shpreh se “kjo mazhorancë ka ardhur me votën legjitime të qytetarëve shqiptarë të 11 majit dhe do të bëjë reformat e saj për t’i shërbyer më mirë Shqipërisë”.

Klosi hodhi poshtë pretendimet e opozitës se vendimi për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit u mor në mbledhjen e Asamblesë së PS-së.

“Kritikojnë që vendimi është marrë në Asamblenë e PS-së. Nuk është e vërtetë! Është bërë një diskutim për mënyrën se si do të funksionojë jeta jonë parlamentare për të përmbushur atë që është objektivi ynë madhor: brenda vitit 2027 do të mbyllim negociatat dhe brenda vitit 2030 do ta ngjisim Shqipërinë në familjen e Bashkimit Europian. Ky është objektivi dhe premtimi ynë i madh para shqiptarëve”, tha Klosi.

Klosi theksoi se në shërbim të atij vendimi do të ecet më shpejt.

“Ne jemi deputetë me eksperiencë dhe e dimë se shumë gjëra nuk kanë ndryshuar, por një gjë ka ndryshuar. Janë reduktuar shumë edhe në këtë sallë (opozita). Kemi qenë të barabartë në këtë sallë gjatë gjithë viteve, por po i humbin këto vende këtu”, shtoi ai.

Klosi theksoi se opozita nuk bën atë që i ka premtuar qytetarëve në fushatë elektorale, por kërkojnë ta shtyjnë me 10 ditë diskutimin.

“Ne nuk kemi kohë për të humbur. Nuk i kemi as 7 ditë për të humbur”, tha ai.

Seanca plenare e Kuvendit po zhvillohet me debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me kërkesën për të kaluar me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në Rregullore. Opozita nuk është dakord për këto ndryshime, pasi sipas saj, janë të njëanshme dhe po i ngushtojnë hapësirën opozitës.

/r.e//a.f/

The post Klosi: Miratojmë ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i shërben integrimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet 63-vjeçari nga Klosi, dyshohet se tentoi të përdhunonte një grua

14 September 2025 at 15:38

Policia e Matit ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një grua. Në pranga është vënë shtetasi I.C., 63 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Marrdhënia seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë. Sipas autoriteteve policore, 63-vjeçari dyshohet se ka tentuar të kryejë mardhënie seksuale me […]

The post Arrestohet 63-vjeçari nga Klosi, dyshohet se tentoi të përdhunonte një grua appeared first on BoldNews.al.

Kulisat/ Si mbetën jashtë qeverisë “çunat e Belës”, Ceno dhe Klevisi

12 September 2025 at 12:15

Nga Boldnews.al Belinda Balluku u duk se shënoi një arritje të fuqishme brenda Partisë Socialiste, kur u konfirmua nga Edi Rama për të vijuar të mbajë pozicionin e zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, gjatë Asamblesë Socialiste të zhvilluar të enjten e 11 shtatorit 2025. E kritikuar fuqishëm nga opozita, nën akuza publike për përfshirje në […]

The post Kulisat/ Si mbetën jashtë qeverisë “çunat e Belës”, Ceno dhe Klevisi appeared first on BoldNews.al.

Ndryshime në kabinetin qeveritar, shkarkohen tre zëvendësministra

By: Elva
2 September 2025 at 19:07

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Tre zëvendësministra janë liruar nga detyra në ministritë përkatëse: Ilva Gjuzi, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë Romina Kuko, zëvendësministre në Ministrinë e Brendshme Të tre do të tre u zgjodhën deputetë në zgjedhjet […]

The post Ndryshime në kabinetin qeveritar, shkarkohen tre zëvendësministra appeared first on BoldNews.al.

Kasëm Trebeshina banon në katin e katërt të njërit nga pallatet e shumtë pa ngjyrë!

13 August 2025 at 12:45

Nga: Ardian Klosi (1957–2012)

Kasëm Trebeshina banon në katin e katërt të njërit nga pallatet e shumtë pa ngjyrë, pa suva dhe pa gëzim të Tiranës. Hyrja është tepër e ngushtë. Kasëmi punon në dhomën ku priten miqtë. Të vjen çudi se si mund të strehohen në atë dhomë të vogël gjithë ato dorëshkrime që ka shkruar ai në jetën e tij. Nga jashtë nuk duket pothuaj asgjë, veç zbukurimeve në bufenë dymbëdhjetëmijëshe, sheh disa libra në rusisht dhe anglisht. Meqë kjo dhomë pritjeje është e vogël, aty s’ka vend për tryezë pune. Shkrimtari e vë makinën e shkrimit mbi divan dhe punon i përkulur mbi të. Qëkurse ka dalë nga burgu, jeton me një pension prej 370 lekësh.

Në fëmini kishim frikë nga Kasëm Trebeshina, i cili është martuar me një kushërirën time. Të rriturit na thoshin se, për fat të keq, në rrethin tonë prej familjesh të mira, komuniste, kemi edhe një njeri jo të mirë që Partia dhe shteti detyrohen ta mbyllin në burg, prej ligësisë së tij. Pastaj, Kaso është pak i sëmurë, vërenin. Për hir të së vërtetës duhet thënë edhe që në fund të këtij rundi bisede për Kasëmin, im atë shtonte: “megjithatë në Luftë ka qënë shumë trim, është plagosur pesë herë”. Prandaj, sa herë shkonim për vizitë te kushërira, unë kisha frikë në zemër se mos na dilte si fantazëm nga dhoma e tij ai njeri i frikshëm, me kobure në dorë, dhe bënte ndonjë veprim të sëmurë. “Po punon”, thoshte e shoqja. Në të vërtetë, Kasëmi nuk dilte të na takonte.

 

The post Kasëm Trebeshina banon në katin e katërt të njërit nga pallatet e shumtë pa ngjyrë! appeared first on Telegrafi.

Emrat për qeverinë ”Rama 4”? Klosi: Fokusin do ta kemi për Integrimin, kodi elektoral me konsensus

By: redi
4 August 2025 at 14:59

Sezoni i ri parlamentar nis në shtator, dhe për numrin dy të selisë rozë, Blendi Klosi mandati i katërt qeverisës do të jetë në shërbim të Integrimit Europian dhe jo një mekanizëm për të treguar arrogancë me pushtetin. Pavarësisht se është i vetëdijshëm që 83 mandate në sallën e Kuvendit do ta lehtësojnë projektin qeverisës të Edi Ramës. ”Objektivi ynë që brenda vitit 2027 të mbyllim negociatat me…

Source

❌
❌