Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pronari i kompanisë “First Bar Limited” dhe i një hoteli luksoz në Londër, pasuritë e fshehura të Ceno Klosit

By: Elva
27 November 2025 at 20:51

EMISIONI VETTING Më 7 Qershor 2024, Klosi do të emërohej zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë duke qenë në konflikt interesi me detyrën pasi edhe sot e kësaj dite që Klosi është deputet vazhdon të jetë në konflikt interesi. Kjo pasi ai rezulton aksioner aktiv te kompania “First Bar Limited” dhe pronar i një hoteli luksoz […]

The post Pronari i kompanisë “First Bar Limited” dhe i një hoteli luksoz në Londër, pasuritë e fshehura të Ceno Klosit appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ “Banda 2B e Belinda Ballukut” me në krye Evis Berberin dhe Ceno Klosin, kush janë zyrtarët në foton e publikuar nga Gazment Bardhi

By: M C
25 November 2025 at 19:34

Gazment Bardhi ka publikuar një foto të një grupi zyrtarësh të cilët ai i ka quajtur “Banda 2B e Belinda Ballukut”. Në foto vërehen bashkëpunëtorët më të ngushtë të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila pas komunikimit të akuzës dhe marrjes si e pandehur nga SPAK, u pezullua nga funksionet e saj në qeveri nga GJKKO.

Në krye të fotos, ai që bën selfien është Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH, që sot ndodhet në burg për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Në të djathtë të fotos: Viola Haxhiademi (sekretare e përgjithshme e ministrisë), kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave në tenderin për tunelin e Llogarasë, njeriu kyç i çdo shkrese e paraje.

E dyta Vikrita Çuto (drejtoresha e burimeve njerzore e ministrisë), e treta me flokë të zeza Sindi Dushku (drejtoreshë e kabinetit të ministrisë, kushërirë e deputetes Olta Xhaçka).

Në krye të tavolinës, Ceno Klosi, pas tij Arber Avrami (ish-drejtor i Albgaz).

Më pas vjen ministrja, Florian Serjani (këshilltari për mediat) vajza brune në krah të Serjanit, Evis Mamaj (drejtoreshë e buxhetit në MIE, njeriu kyç në çdo tender, së cilës i është sekrestruar telefoni).

Sipas Bardhit, këta zyrtarë mblidheshin rregullisht në një banesë të njohur si Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis, ku ndaheshin tenderat e ministrisë për qëllime klienteliste.

“Banda “2B” funksiononte tamam si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive”, shkruan ai, ndërsa shton se këto para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi.

The post EMRAT/ “Banda 2B e Belinda Ballukut” me në krye Evis Berberin dhe Ceno Klosin, kush janë zyrtarët në foton e publikuar nga Gazment Bardhi appeared first on Albeu.com.

Hetimet për pasurinë e Ballukut dhe Ceno Klosit, Kalaja: Dokumentet për kallëzimet m’i kanë sjellë socialistët

By: Elva
24 November 2025 at 21:46

Adriana Kalaja, në një lidhje direkte me emisionin “Studio24” në News24, dha detaje mbi procedimin penal që SPAK ka regjistruar ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit, pas kallëzimeve të depozituara prej saj. Sipas Kalajës, akuzat bazohen në dokumente zyrtare, shumicën e të cilave, sipas saj, “m’i kanë sjellë vetë socialistët e ndershëm”. Këto dokumente kanë […]

The post Hetimet për pasurinë e Ballukut dhe Ceno Klosit, Kalaja: Dokumentet për kallëzimet m’i kanë sjellë socialistët appeared first on BoldNews.al.

SPAK nis një tjetër hetim ndaj Ballukut dhe Ceno Klosit

24 November 2025 at 15:05

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, regjistroi një tjetër procedim penal ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe zëvendësit të saj në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste. Regjistrimi i procedimit penal u bë me dije përmes një shkrese të rrjedhur në media, e nënshkruar nga prokurori […]

The post SPAK nis një tjetër hetim ndaj Ballukut dhe Ceno Klosit appeared first on Reporter.al.

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

By: Elva
14 November 2025 at 22:40

Deputeti Klevis Balliu sqaroi në emisionin Kjo Javë dhe përplasjen që pati me socialistin Ceno Klosin këtë javë në komisionin parlamentar, teksa e akuzoi se ka lejuar si drejtor i tatimeve trafikimin e kokainës. Balliu u shpreh: “Një njeri që ka 4 dosje në hetim, edhe kolegët vënë bast se do e marrin sot apo […]

The post Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër appeared first on BoldNews.al.

Përplasje në komision, Balliu-Ceno Klosit: Je hajdut dhe kriminel! Ke kaluar tonelata me drogë në dogana

By: armand
12 November 2025 at 13:42

Një debat i ashpër ka shpërthyer sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën, ku deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, akuzoi rëndë deputetin socialist Ceno Klosi për përfshirje në veprimtari kriminale. Gjatë diskutimeve në komision, Balliu e akuzoi Klosin për “lidhje me krimin dhe trafik droge”, duke e quajtur “hajdut dhe kriminel”. […]

The post Përplasje në komision, Balliu-Ceno Klosit: Je hajdut dhe kriminel! Ke kaluar tonelata me drogë në dogana appeared first on BoldNews.al.

Si u bë milioner ushtari i Ballukut, Ceno Klosi me vetëm 6 vite punë në shtet

By: Ela
3 November 2025 at 11:04

Nga Almer Toska Deklarata e pasurisë së Ceno Klosit, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, zbulon një rritje marramendëse të pasurisë që ngre dyshime të forta për korrupsion dhe pasuri të pajustifikuar. Kush është Ceno Klosi? Nga viti 2002 deri në 2015, për 13 vite me radhë, ka punuar në banka të nivelit të dytë, si […]

The post Si u bë milioner ushtari i Ballukut, Ceno Klosi me vetëm 6 vite punë në shtet appeared first on BoldNews.al.

Kulisat/ Si mbetën jashtë qeverisë “çunat e Belës”, Ceno dhe Klevisi

12 September 2025 at 12:15

Nga Boldnews.al Belinda Balluku u duk se shënoi një arritje të fuqishme brenda Partisë Socialiste, kur u konfirmua nga Edi Rama për të vijuar të mbajë pozicionin e zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, gjatë Asamblesë Socialiste të zhvilluar të enjten e 11 shtatorit 2025. E kritikuar fuqishëm nga opozita, nën akuza publike për përfshirje në […]

The post Kulisat/ Si mbetën jashtë qeverisë “çunat e Belës”, Ceno dhe Klevisi appeared first on BoldNews.al.

Ndryshime në kabinetin qeveritar, shkarkohen tre zëvendësministra

By: Elva
2 September 2025 at 19:07

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Tre zëvendësministra janë liruar nga detyra në ministritë përkatëse: Ilva Gjuzi, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë Romina Kuko, zëvendësministre në Ministrinë e Brendshme Të tre do të tre u zgjodhën deputetë në zgjedhjet […]

The post Ndryshime në kabinetin qeveritar, shkarkohen tre zëvendësministra appeared first on BoldNews.al.

KAS i kërkon Celibashit të kallëzojë në Prokurori numëruesit e partive

31 July 2025 at 10:50

Në një dokument të firmosur nga të pestë anëtarët e KAS-it, pasi përshkruhet procesi nga numërimi fillestar, ankimimet e partive dhe më pas rinumërimi, konstatohet se numëruesit kanë kryer shkelje. “Rinumërimi dhe rivlerësimi i votave në këto zona zgjedhore provoi në disa raste mospërputhje të theksuara midis tabelave të rezultatit të grupeve të numërimit nga […]

The post KAS i kërkon Celibashit të kallëzojë në Prokurori numëruesit e partive appeared first on Reporter.al.

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

By: Elva
18 July 2025 at 12:10

Nga Boldnews.al Ceno Klosi, një prej deputetëve të rinj të Partisë Socialiste dhe bashkëpunëtor i ngushtë i zv.kryeministres Belinda Balluku, mund të ketë probleme serioze me ligjin penal. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar tolerime të shumta dhe abuzive që ai i ka bërë kompanisë “Gjikuria”, gjatë kohës që drejtonte Agjencinë Kombëtare të […]

The post Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh

By: Elva
7 July 2025 at 17:43

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar me tone të ashpra procesin e rinumërimit të votave dhe kulturën politike në vend, pas zbulimeve për manipulime në Qarkun e Fierit. I ftuar në studion e “News24”, Lubonja tha se figura si Ceno Klosi nuk fitojnë nga vlerat, por përmes ndikimit të institucioneve dhe klientelizmit, duke përmendur Tatimet si […]

The post Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin

By: armand
5 July 2025 at 14:49

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të mos vonojë hetimet ndaj Ceno Klosit, i cili rezultoi nga rinumërimi se kishte përfituar padrejtësisht 831 vota në Qarkun e Fierit. Ai shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se krahas tjetërsimit të votave, ka patur edhe trafikime të mandateve, […]

The post Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi i votave në Fier/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin

By: V K
5 July 2025 at 15:24

Këtë të shtunë, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme, që të mos vonojë hetimet ndaj Ceno Klosit, i cili rezultoi nga rinumërimi se kishte përfituar padrejtësisht 831 vota në Qarkun e Fierit.

Ai shprehet se; krahas tjetërsimit të votave, ka patur edhe trafikime të mandateve, gjë e cila sipas tij, u verifikua edhe nga pamjet filmike.

Bardhi apelon SPAK, të nisë hetimet për krime zgjedhore ndaj Ceno Klosit.

“Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm”, shkruan Bardhi.

Postimi:

Rinumërimi i rreth 2000 kutive në 3 qarqet kyesore të vendit, nxorri në sipërfaqe vetëm atë që të gjithë e dinim: sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku alias Zeqine Balluku.

Vota të trafikuara që arrinin deri aty sa kishin trafikuar edhe mandate në tavolinë, në mënyrë të panevojshme, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik, provon qartë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë larg kamerave dhe vëmendjes së opinionit publik.

Vjedhja e votave masivisht deri në trafikimin e mandateve është “gabim njerëzor” aq sa është “gabim njerëzor” vjedhja e:

-80 milion eurove me dy TEC-et lundruese në Vlorë;

-180 milion eurove në aferën e shitblerjes së energjisë elektrike;

-50 milion eurove në aferën e Tunelit të Llogarasë.

Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin.

Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm.

 

The post Rinumërimi i votave në Fier/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin appeared first on Albeu.com.

Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier

2 July 2025 at 19:15

Rinumërimi i votave në qarkun e Fierit zbuloi qindra vota të tjetërsuara dhe prodhoi ndryshim rezultati brenda listës së hapur të Partisë Socialiste, ku Zegjine Çaushi humbi vendin e deputes ndaj kandidates tjetër socialiste, Maldrita Bardho. Por numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, njëherazi drejtuese politike e qarkut të Fierit e konsideron këtë si “produkt […]

The post Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier appeared first on Reporter.al.

Trafikimi i votave preferenciale brenda PS-së, Zegjine Çaushi humbet mandatin

2 July 2025 at 17:06

Me një diferencë vetëm prej 64 votash në numërimin e parë në favor të Çaushit, gjatë procesit të rinumërimit Bardho ka dalë përpara me 10 vota plus duke rikuperuar votat që nuk i ishin njohur gjatë numërimit. Çaushi i janë hequr 48 vota të marra padrejtësisht ndërsa Bardhos iu shtuan 26 vota pas rinumërimit. Procesi […]

The post Trafikimi i votave preferenciale brenda PS-së, Zegjine Çaushi humbet mandatin appeared first on Reporter.al.

Përfundon rinumërimi në Fier: Zegjine Çaushi humbet mandatin, shpresa tek SPAK-u

2 July 2025 at 16:54

Ka përfunduar procesi i rinumërimit për të gjitha kutitë e Qarkut të Fierit, si për votat e subjekteve politike ashtu edhe për ato preferenciale. Ndryshimi i vetëm është humbja e mandatit të Zegjine Çaushit, ku pas rinumërimi i kalon kandidates tjetër socialiste Maldrita Bardho. Pas rinumërimit të 586 kutive në total, rezulton se Partisë Demokratike […]

The post Përfundon rinumërimi në Fier: Zegjine Çaushi humbet mandatin, shpresa tek SPAK-u appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi në Fier zbulon trafikim votash brenda listave të hapura të PS dhe PD

2 July 2025 at 14:53

Rihapja e kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun Fier ka zbuluar tjetërsim të votave brenda listave të hapura të subjekteve zgjedhore, duke kaluar me qindra vota në favor të kandidatëve të caktuar të Partisë Socialiste dhe koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike. Përfituesi kryesor i kësaj skeme rezulton të jetë […]

The post Rinumërimi në Fier zbulon trafikim votash brenda listave të hapura të PS dhe PD appeared first on Reporter.al.

Rinumërohen 77% e kutive të Fierit/ Zbulohet kërdia e votave mes kandidatëve

By: user 6
1 July 2025 at 23:32

Nëse në qarkun e Tiranës lëvizjet e votave nga rinumërimi ishin “të pranueshme” ajo që ka ndodhur mes kandidatëve të listës së hapur të forcave politike në qarkun e Fierit është e pabesueshme. Nga hapja e 456 kutive nga 587 që janë gjithsej ose 77% shihet se nuk ka ndonjë lëvizje të fortë votash mes partive.

PS ka shtuar edhe 15 vota të tjera ndërsa PD ka humbur 103. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” që pretendonte një mandat, deri tani është larg pasi edhe vetë ka humbur 7 vota. Por le të shohim se çfarë ka ndodhur mes kandidatëve të listës së hapur. Partia Socialiste futi plot 7 deputetë nga lista e hapur.

Më i votuari ishte Ceno Klosi, ish-kreu i tatimeve me 19 290 vota preferenciale, por rinumërimi i ka hequr plot 914 vota. Socialisti që “e ka pësuar më shumë është Klevis Jahaj të cilit në 11 maj i janë hequr padrejtësisht 462 vota deri tani. 78 vota i janë hequr deputetes aktuale Antoneta Dhima, 60 vota i janë hequr edhe “yllit të fushatës” Zegjine Çaushi.

Jo më pak vota janë transferuar edhe brenda demokratëve që nuk mundën dot të plotësonin as listën e mbyllur. Bie në sy Silva Hasaj që ka 690 vota më shumë nga sa meritonte apo dhe Gentian Çala me 209 më shumë dhe Ajet Gurguri me 152. Haku i është ngrënë Ledion Çalës që i kanë marrë 125 vota. ©LAPSI.al

The post Rinumërohen 77% e kutive të Fierit/ Zbulohet kërdia e votave mes kandidatëve appeared first on Lapsi.al.

Ceno Klosi “namin” me vjedhje votash në Fier, Braho: Jo gabime njerëzore, por favorizim kandidatësh

1 July 2025 at 22:02

Ndryshe nga Tirana, procesi i rinumërimit për qarkun Fier nxjerr në dukje një tjetër specifike, ku kandidantë të caktuar si Ceno Klosi nga PS dhe Silva Hasaj nga PD, rezultojnë me qindra vota fiktive. Sipas anëtarit të KAS, Ledio Braho të dhënat gjatë këtyre dy ditëve tregojnë se nuk jemi në kushtet e gabimeve njerëzore, […]

The post Ceno Klosi “namin” me vjedhje votash në Fier, Braho: Jo gabime njerëzore, por favorizim kandidatësh appeared first on BoldNews.al.

❌
❌