Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Emrat e 13 deputetëve “të pastrehë” që marrin bonus qiraje, 10 të tjerë me pasaporta diplomatike

By: Ela
24 December 2025 at 11:47

Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, deputetët kanë filluar të shfrytëzojnë favoret që ju jep mandati për të marrë bonuse dhe financime shtetërore. Siç rezulton nga dokumentet, përfitimet janë përtej pagës apo pagesave për pjesëmarrje në komisione. Vec kuotës për karburant apo telefon, përfaqësuesit e popullit, kanë marrë nga paratë e qytetarëve edhe […]

The post Emrat e 13 deputetëve “të pastrehë” që marrin bonus qiraje, 10 të tjerë me pasaporta diplomatike appeared first on BoldNews.al.

Pasi e “ndriti” me shifrat, Zegjine Çaushi i rikthehet Bardhit: O ylli i Fierit

By: Elva
18 December 2025 at 13:00

Seanca e sotme plenare në Kuvend u shoqërua me tensione dhe debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, teksa përplasjet verbale vijuan edhe jashtë foltores. Në një moment, ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kishte zaptuar foltoren, deputetja socialiste e Fierit, Zegjine Çaushi, iu drejtua atij me tone ironike. […]

The post Pasi e “ndriti” me shifrat, Zegjine Çaushi i rikthehet Bardhit: O ylli i Fierit appeared first on BoldNews.al.

“Duhet të kalosh testin neuro-psikiatrik”, Zegjineja përplaset me Korreshin, Manja i tërheq vëmendjen

By: Ela
15 December 2025 at 14:08

Me debate është shoqëruar Komisioni i Ligjeve, gjatë diskutimeve për “për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, të ndryshuar”, ku këtë herë nisi pas fjalës që iu dha Saimir Korreshit. Pas marrjes së fjalës nga ky i fundit, Zegjine Çaushi ka ndërhyrë, por kryetari i komisionit Ulsi Manja i ka tërhequr disa herë vëmendjen. Saimir Korreshi: […]

The post “Duhet të kalosh testin neuro-psikiatrik”, Zegjineja përplaset me Korreshin, Manja i tërheq vëmendjen appeared first on BoldNews.al.

“Mbylle gojën, laraskë”/ Tensione në Kuvend, Bardhi përplaset me Zegjine Çaushin

By: armand
4 December 2025 at 14:12

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur sërish në Kuvend më deputeten e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi. Bardhi po debatonte me nënkryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu lidhur me marrjen e fjalës. Në një moment ndërhyri edhe deputetja socialiste, ndërsa Bardhi i kthehet ashpër dhe i drejtohet duke i thënë: “Mbylle gojën kur flas […]

The post “Mbylle gojën, laraskë”/ Tensione në Kuvend, Bardhi përplaset me Zegjine Çaushin appeared first on BoldNews.al.

Punësimi u bë viral në rrjet, Zegjine Çaushi publikon CV e saj: Kam qenë juriste

By: redi
27 November 2025 at 19:59

Deputetja e PS-së, Zegjine Çaushi ka publikuar CV e saj ndër vite, si dhe ka sqaruar pozicionin e saj të punës në kompaninë “Illyrian Guard”. Ajo shprehet se pranë kësaj kompanie ka pasur rolin e juristes, ndërsa sqaron se çdo pagesë që ka marrë ndër vite në vendet e punës që ka qenë është e deklaruar. Reagimi i plotë Të dashur qytetarë të Qarkut Fier, Për ju ndiej detyrim të reagoj.

Source

Nga rojtare objektesh tek luksi, rruga e shpejtë drejt suksesit e Zegjine Çaushit

By: armand
27 November 2025 at 10:36

Deputetja 27-vjeçare e Kuvendit të Shqipërisë, Zegjine Çaushi, është një nga figurat më virale të legjislaturës së fundit, jo për ndonjë nismë ligjore, por për gafat televizive, replikat me Gazment Bardhin dhe shprehjen e famshme: “O Gazooo, më rëntë pika!”. E dalë nga listat e Partisë Socialiste në Qarkun Fier, ajo nuk e fitoi mandatin […]

The post Nga rojtare objektesh tek luksi, rruga e shpejtë drejt suksesit e Zegjine Çaushit appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Fermeri ngatërron deputetin e zonës: Del Zegjineja me atlete të bardha

By: redi
24 November 2025 at 20:03

Në foltoren e PD përpara Kryeministrisë, një nga folësit ishte dhe një fermer nga Dimali, ku renditi arsyet pse proteston kundër qeverisë. Ai gjatë fjalës foli për situatën me përmbytjet në këtë zonë, ku akuzoi bashkinë për neglizhencë, por më tej ngatërroi edhe deputetin e zonës. Ai përmendi Zegjine Çaushin, që në fakt është deputete e Roskovecit, pjesë e qarkut të Fierit, jo e Dimalit që është…

Source

💾

VIDEO/ Manja i kthehet deputetes së PS-së: Zegjine ka një hierarki grupi

By: redi
21 November 2025 at 16:37

Komisioni i Ligjeve shtyu mbledhjen me 20 minuta, pasi siç tha kryetari i Komisionit, deputeti i PS-së Ulsi Manja që duhej pritur edhe ardhja e Oerd Bylykbashit nga rradhët e PD-së. Kjo duket se nuk i pëlqeu deputetes së PS-së Zegjine Çaushi, e cila kërkoi vijimin e mbledhjes, por u ndesh me reagimin e kreut të Komisionit. “Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki”, iu drejtua Manja deputetes së…

Source

Zegjine Çaushi banore e “Big Brother Vip 5”?! Ish-banori: Do kuptonim pse është e …

By: D Marku
17 November 2025 at 16:28

Ronaldo Sharka ishte i ftuar sot në “Shqipëria Live” ku foli në lidhje me emrat e përfolur për të qenë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother Vip” që nis nga dhjetori në Top Channel.

Sharkës iu tregua dhe fotoja e deputetes së Partisë Socialiste Zegjine Çaushi, e njohur për lapsuset dhe deklaratat e saj në Kuvend dhe jashtë tij.

Sipas Sharkës, “Big Brother” do i shërbente më shumë Çaushit, se sa po i shërben politika.

Mes emrave të tjerë që mund të jenë banorë të mundshëm, Sharka përmendi Arbenita Ismajli, Fullani, Shpat Kasapi, Finem, etj.

“Do kuptonim pse Zegjineja është kaq e pa shkolluar. Ndoshta ka trauma. Vërtet ka diplomë por edhe një kushëriri im ka diplomë po e ka marrë në universitet privat, me gjëra të tjera… Ndoshta kjo vajzë ka një arsimim qoftë social, qoftë kulturor. ‘Big Brother’ do e ndihmonte më shumë se sa politika. Por gjithsesi Zegjineja është shumë e rëndësishme për Partinë Socialiste. PS të lëshon për SPAK-un por jo për në Big”- tha Sharka

The post Zegjine Çaushi banore e “Big Brother Vip 5”?! Ish-banori: Do kuptonim pse është e … appeared first on Albeu.com.

Efekti ‘Zegjine’ edhe në Komisione, gafa e Olta Xhaçkës! Ish-ministrja bëhet “lëmsh” me shifrat për buxhetin

By: armand
12 November 2025 at 12:41

Jo vetëm deputetët e rinjtë të Partisë Socialiste, por edhe ata të me përvojë të gjatë në Parlament bëjnë gafa me shifra. Gjatë diskutimeve për buxhetin e ministrisë së Mbrojtjes, ish ministrja e këtij dikasteri, Olta Xhaçka është bërë lëmsh me shifrat. Kryetari i PD, Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook […]

The post Efekti ‘Zegjine’ edhe në Komisione, gafa e Olta Xhaçkës! Ish-ministrja bëhet “lëmsh” me shifrat për buxhetin appeared first on BoldNews.al.

Deputeti Balliu: S’ka doktor që të merr përsipër! Replikon Zegjine Çaushi: Dëgjo këtu ti bukurosh, yt at dhe tezja jote…

By: redi
6 November 2025 at 19:49

Deputetja e PS-së Zegjine Çaushi iu drejtua me ironi deputetit të PD, Klevis Balliut, duke i thënë se ai është i fundit që mund të flasë për administratën dhe të akuzojë mazhorancën. ”Si mund të dalë një bukurosh këtu dhe të na flasë për administratën. Ti je i fundit që mund të dalësh këtu dhe të flasësh. Më dëgjo bukurosh, më dëgjo se do të rifreskoj memorien ty dhe kolegëve. Ti përveç se vjen…

Source

Akuzat e Balliut për aferën e ‘Llogarasë’, Zegjineja flet me fjalët e Ballukut: O bukurosh…

By: Brisi
6 November 2025 at 18:44

Deputetja e cila me zor arriti të siguronte mandatin në zgjedhjet e 11 Majit, Zegjine Caushi ka replikuar me deputetin Klevis Balliu gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Teksa Balliu po e cilësonte administratën si të korruptuar dhe akuzonte Ballukun për tenderin abuziv të tunelit të Llogarasë, Caushi i doli menjëherë në mbrojte zv.ministres […]

The post Akuzat e Balliut për aferën e ‘Llogarasë’, Zegjineja flet me fjalët e Ballukut: O bukurosh… appeared first on BoldNews.al.

“Ti bukurosh vjen nga një familje hajdutësh”, Zegjine Çaushi i drejtohet Balliut: Je i fundit që mund të flasësh për administratën

By: M C
6 November 2025 at 17:48

Pasi deputeti i PD Klevis Balliu përfundoi fjalën e tij sot në foltoren e Kuvendit, fjalën pas tij e mori deputetja e PS Zegjine Çaushi.

Që në nisje, ajo iu drejtua me ironi parafolësit, duke i thënë se ai është i fundit që mund të flasë për administratën dhe të akuzojë mazhorancën.

“Si mund të dalë një bukurosh këtu dhe të na flasë për administratën. Ti je i fundit që mund të dalësh këtu dhe të flasësh… më dëgjo bukurosh më dëgjo se do të rifreskoj memorien ty dhe kolegëve. Ti përveç se vjen nga një fis i bukur, vjen dhe nga një familje hajdutësh, hajdutësh rrugësh madje, dhe vjen dhe bërtet se mendon se si ti bëjnë të gjithë.

Në 2007 sapo u sistemuat në këto karrige të mazhorancës, yt at bashkë me tezen tënde, se vjen dhe na flet këtu për familjarët, Blerina Agolli hapin një shoqëri, shoqëri që kishte një fat të ndritur, të merrte të gjitha fondet e qeverisë, sepse ishte sekretare e përgjithshme në ministrinë e Kulturës”, tha ajo.

“Ja të mbaroj unë zoti Këlliçi dhe pastaj orientoje se çfarë mund të flasë”, vijoi ajo me ironi nga foltorja.

“Tani i dashur bukurosh mund ta marrësh fjalën për replikë, dhe të thuash siç të mësoi Këlliçi”, tha Çaushi pasi mbylli fjalimin.

The post “Ti bukurosh vjen nga një familje hajdutësh”, Zegjine Çaushi i drejtohet Balliut: Je i fundit që mund të flasësh për administratën appeared first on Albeu.com.

Zegjine Çaushi i drejtohet Flamur Nokës: Ç’janë këto ofendime, çfarë është kjo paçavure, nuk je në rrugë këtu

By: V K
16 October 2025 at 11:59

Ditën e sotme, deputetja socialiste Zegjine Çaushi, iu drejtua në Kuvend demokratit Flamur Noka dhe deputetëve demokratë.

Ajo i kërkoi Nokës dhe demokratëve që të respektojë Kuvendin dhe të përdorin fjalor të përshtatshëm për institucionin dhe qytetarët që i kanë votuar.

“Ç’janë këto ofendime që përdor zoti Noka, je në institucioni këtu që të kanë votuar qytetarët, nuk je në atë fjalorin e rrugëve që je mësuar. Kujtohu ku je”, tha deputetja.

Zegjine Çaushi: Uaa sa të respektuar u çudita tani. I nderuar kryetar kjo sjellje që po ndodh këtu në këtë institucion kaq të lartë nuk duhet të tolerohet nga ana juaj.

Dhe të dy këta parafolësit qe folën duhet të kërkojnë falje, ç’është kjo paçavure , nga e dëgjuat këtë fjalë?

Ç’janë këto ofendime që përdor zoti Noka, je në institucioni këtu që të kanë votuar qytetarët, nuk je në atë fjalorin e rrugëve që je mësuar. Kujtohu ku je.

The post Zegjine Çaushi i drejtohet Flamur Nokës: Ç’janë këto ofendime, çfarë është kjo paçavure, nuk je në rrugë këtu appeared first on Albeu.com.

I fali mandatin Zegjinesë, Balluku emëron Maldrita Bardhon nënkryetare të Bashkisë së Lushnjës

7 October 2025 at 22:09

Kandidatja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në Qarkun e Fierit, Maldrita Bardho, është emëruar ditën e sotme në postin e nënkryetares në Bashkinë e Lushnjës. Lajmin e ka bërë me dije Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se e ka prezantuar Bardhon ditën e sotme përpara Këshillit […]

The post I fali mandatin Zegjinesë, Balluku emëron Maldrita Bardhon nënkryetare të Bashkisë së Lushnjës appeared first on BoldNews.al.

Deputetja e PS, Zegjine Çaushi: 60% e partive nuk auditohen prej vitesh për shkak të adresave të pasakta

By: redi
7 October 2025 at 16:43

Deputetja e PS-së, Zegjine Çaushi në një diskutim me kreun e KQZ-së, ndër pyetjet që i adresoi është edhe ajo që pse 60% e partive nuk auditohen prej vitesh për shkak të adresave të pasakta. ”Transparenca dhe përgjegjshmëria janë thelbësore për besimin publik dhe për barazinë në garë”,-shkruan deputetja në një postim në rrjete sociale. Postimi i plotë Sot në mbledhjen e përbashkët të…

Source

Zegjine Çaushi i drejtohet opozitës në Kuvend: Do të përfundoni të gjithë si Gazi nëse nuk respektoni rregulloren (VIDEO)

By: V K
29 September 2025 at 13:56

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka mbajtur fjalën e parë në Parlament, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës me tone kritike.

Ajo u shpreh se është e papranueshme që në seancë të dëgjohet i njëjti fjalor nga opozita, ndërsa shtoi se edhe në seancën e fundit asnjë prej tyre nuk ka folur për procesverbalin, por “janë marrë me ofendime”.

 

 

Çaushi u shpreh se opozita kishte mundësinë të dëgjonte programin në seancën e parë, e cila sipas saj “mezi po pritej nga deputetët e rinj”, por më pas u kthye në kaos.

Në fjalën e saj ajo përmendi edhe kreun e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, me të cilin gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit pati disa përplasje verbale që u shndërruan në virale në rrjetet sociale.

“Gazi nuk është këtu se atë sjellje ka, dhe ju të tjerët si Gazi do përfundoni”, u shpreh ajo, ndërsa opozita e duartrokiti fjalimin e saj në një shprehje ironie.

The post Zegjine Çaushi i drejtohet opozitës në Kuvend: Do të përfundoni të gjithë si Gazi nëse nuk respektoni rregulloren (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Gazi ia “mbath” nga Zegjineja/ Nuk regjistrohet tek Komisioni i Ligjeve, që mos përballet me socialisten rivale

By: Rovena
24 September 2025 at 15:15

Gazit nuk ia mban. Në listat e miratuara të komisioneve të reja parlamentare, emri i tij nuk figuron më si anëtar i Komisionit të Ligjeve. Arsyeja, Zegjineja. Kreu i grupit parlamentar demokrat, refuzoi përballjen me 27-vjeçaren nga Roskoveci.

Bardhi do të shkojë tek një tjetër Komision, aty të cilën e drejton Jorida Tabaku pasi Berisha e spostoi nga Europa dhe Punët e Jashtme, për ta zëvendësuar me Vokshin si nënkryetare. Të paktën, Bardhi aty do të mbrojë të drejtat e tij dhe të njeriut.

Po Diella?

I përjashtuar nga seanca parlamentare, në mungesë të tij, mendoi deputeti Saimir Korreshi. Ne vend te Gazit, ai solli një kompjuter të prishur me kravatë për t’ia prezantuar si burrë Diellës. Si pajë, dy bateri me një kastravec.

“I kam sjellë burrë Diellës. Është kompjuter spunon prej 15 vitesh. Edhe këto dy bateri ti ketë kur të ikin dritat. Dorën do ia kërkojmë Ramës.”

Kurse për Berishën duhet menduar me parë dasma në Bashkinë e Tiranës, kurse sazet do të bien në rrugë.

“ Kemi kandidatë të shkëlqyer përballë Korbës së Covidit. E vetmja rrugë janë protestat në rrugë. Skam një datë ende, do të njoftohen”

Por doktori është kujdesur mirë për komisionet parlamentare. Tek Ligjet në vend të Gazit ka çuar Strazimirin, Korreshin dhe ish-prokurorin Arian Ndoja, kurse Gjin Gjonin e la zëvendesues. Ish-gjyqtari është spostuar tek Komisioni i Xhafajt.

Në komisionin e drejtuar nga Ulsi Manja, si nënkryetar mendoi të ribashkojë edhe një herë Oerd Bylykbashin me Damian Gjiknurin.

Agron Gjekmarkajn dhe Jozefina Topallin, dy rivalët demokratë që dikur i ndante Luli, e më pas doktori, i bashkoi jo për politikë, por për kulturë e turizëm.

Tritan Shehu është spostuar nga Shëndetësia, dhe do të shkojë tek Çështjet e Jashtme. Luan Baçi anëtar për Arsimin dhe Shkencën, kurse Noka te Siguria me zv.kryetar djalin e Fahriut./abcnews.al

 

“Divorc” me nisjen e Kuvendit/ Zegjine Çaushi: Historia me Gaz Bardhin ka mbaruar!

12 September 2025 at 12:27

Zegjine Çaushi, një zyrtare në Bashkinë e Roskovecit, ishte një emër pothuajse i panjohur për publikun, deri në momentin kur Gazment Bardhi denoncoi se ajo, përmes të ëmës Vjollca Caushi, kishte përfituar grante për ndërtimin e një bujtine. Zegjine Çaushi iu përgjigj Bardhit me një video ironike, të cilat i kishte të shpeshta gjatë gjithë […]

The post “Divorc” me nisjen e Kuvendit/ Zegjine Çaushi: Historia me Gaz Bardhin ka mbaruar! appeared first on BoldNews.al.

Zegjineja që ditën e parë në Kuvend: Historia ime me Gazin tashmë ka përfunduar

By: V K
12 September 2025 at 10:38

Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në sallën e Kuvendit do të ulen 140 deputetë, prej të cilëve 72 do të jenë për herë të parë në këtë detyrë.

Njëra nga deputetet e reja është Zegjine Caushi, e cila do të përfaqësojë Partinë Socialiste në Qarkun e Fierit.

Ajo është bërë e njohur gjatë fushatës elektorale, për batutat e saj humoristike me Gazment Bardhin e PD-së.

Teka po hynte në ambientet e Kuvendit, ajo ka dhënë një deklaratë të shkurtër përpara gazetarëve: “Historia ime me Gazin tashmë ka përfunduar”.

The post Zegjineja që ditën e parë në Kuvend: Historia ime me Gazin tashmë ka përfunduar appeared first on Albeu.com.

❌
❌