Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Plagoset nga policia italiane një 20-vjeçar shqiptar

By: Elva
21 December 2025 at 11:39

Një i ri 20-vjeçar shqiptar është plagosur nga të shtënat me armë zjarri të Karabinierët, pasi tentoi të largohej me makinë gjatë një kontrolli policor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në provincën e Piza, sipas mediave italiane. Ndërhyrja e policisë u bë pas një telefonate nga një grua, e cila kërkoi ndihmë duke […]

The post Plagoset nga policia italiane një 20-vjeçar shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e klaneve mafioze/ Kush është “Shabani” që drejtonte trafikun e drogës në Itali! Zbardhet roli kyç

By: Brisi
16 December 2025 at 22:44

“Figurat e mëdha të Foggias po më kërkojnë, ju po lexoni lajmet, të gjithë po më luten, dhëndri i Pasquales, njerëz nga klani Trisciuoglio … ajo që po ndodh në Cerignola është vërtet e neveritshme”. Këto janë disa nga bisedat e përgjuara dhe të publikuara në mediat italiane për ‘bosin’ shqiptar që drejtonte kartelin shqipfolës […]

The post Pjesë e klaneve mafioze/ Kush është “Shabani” që drejtonte trafikun e drogës në Itali! Zbardhet roli kyç appeared first on BoldNews.al.

Me 5 kallashnikovë të fshehur në valixhe drejt Italisë, arrestohen dy shoferë shqiptarë

By: Elva
16 December 2025 at 18:35

Dy shoferë shqiptarë të një furgoni që udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi u kapën duke transportuar armë automatike dhe municione të fshehura në bagazhet e mjetit. Operacioni u krye në Monfalcone të Triestes, pranë pikës kufitare të Sant’Andrea, nga Guardia di Finanza dhe Policia Ekonomike dhe Financiare (GICO). Furgoni, […]

The post Me 5 kallashnikovë të fshehur në valixhe drejt Italisë, arrestohen dy shoferë shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Meloni i bën thirrje Evropës të forcojë mbrojtjen "ndërsa SHBA-të sinjalizojnë tërheqje"

15 December 2025 at 09:38


Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbylli tubimin vjetor Atreju të partisë së saj të dielën duke mbrojtur arritjet e qeverisë së saj dhe duke i bërë thirrje Evropës të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse në përgjigje të strategjisë së sigurisë në ndryshim të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Duke folur në Castel Sant'Angelo në Romë, Meloni tha se Trump e kishte bërë të qartë se SHBA-të kanë ndërmend të shkëputen nga Evropa dhe se evropianët duhet të organizojnë mbrojtjen e tyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

"Trump ka thënë me shumë vendosmëri se SHBA-të kanë ndërmend të shkëputen dhe evropianët duhet të organizohen për të mbrojtur veten: përshëndetje Evropë", tha Meloni.

"Për tetëdhjetë vjet ne ia kemi dhënë sigurinë tonë SHBA-së duke u shtirur se ishte falas, por kishte një çmim për t'u paguar dhe ky çmim quhet kushtëzimi. Liria ka një çmim".

Komentet e Melonit vijnë mes tensioneve midis BE-së dhe administratës Trump.

Ajo bëri thirrje për një strukturë mbrojtëse evropiane më të fortë, të aftë të angazhohet me fuqitë globale në kushte të barabarta.

Para fjalimit të Melonit, aleatët e qeverisë dhe zëvendëskryeministrat Antonio Tajani dhe Matteo Salvini, së bashku me Maurizio Lupi, dolën në skenë për të pohuar forcën e koalicionit të tyre përpara zgjedhjeve të vitit 2027.

Tajani tha se PPE dhe Konservatorët duhet të punojnë së bashku për të mbrojtur identitetin industrial dhe bujqësor të Evropës. Ai shprehu shpresën se qendra e djathtë mund të përmbysë ndalimin e BE-së për makinat joelektrike. /Telegrafi/

UNESCO shpall kuzhinën italiane “trashëgimi kulturore botërore”

By: Elva
10 December 2025 at 18:56

Kuzhina italiane është shpallur zyrtarisht trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit nga UNESCO, duke u bërë kështu e para kuzhinë kombëtare që njihet për tërësinë e saj, dhe jo për një recetë apo traditë të vetme. Njoftimi u bë të mërkurën gjatë Asamblesë së UNESCO-s në Nju Delhi, ku u vendos që gatimi italian – nga […]

The post UNESCO shpall kuzhinën italiane “trashëgimi kulturore botërore” appeared first on BoldNews.al.

Kuzhina italiane pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s!

By: gaze tare
10 December 2025 at 13:29

Kultura gastronomike italiane ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme në historinë e saj. UNESCO ka përfshirë Kuzhinën Italiane në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, duke e njohur atë si një praktikë unike që mishëron qëndrueshmërinë, diversitetin biokulturor dhe tradita shekullore që bashkojnë komunitete të tëra.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s në Nju Delhi, ku delegacioni italian, i kryesuar nga Ministri i Jashtëm Antonio Tajani, u prit me duartrokitje sapo nominimi u miratua zyrtarisht. Kjo njohje vjen pas vlerësimit paraprak pozitiv të dhënë në nëntor të vitit të kaluar.

Nominimi u propozua në vitin 2023 nga Collegio Culinario, në bashkëpunim me Casa Artusi, Akademinë e Kuzhinës Italiane dhe revistën prestigjioze La Cucina Italiana. Qëllimi ishte i qartë: të promovohen parimet që e bëjnë kuzhinën italiane një thesar unik botëror nga lufta kundër shpërdorimit të ushqimit deri te reduktimi i konsumit të burimeve natyrore, duke mbrojtur biodiversitetin dhe kulturën e territorit.

Kjo është hera e parë që UNESCO njeh një traditë të tërë kulinare, dhe jo vetëm një teknikë ose praktikë të veçantë siç ka bërë më parë, duke e kthyer këtë vendim në një moment historik për gastronominë ndërkombëtare.

Me këtë shtesë të re, Italia arrin në 20 elementë të certifikuar në Listën e Trashëgimisë Jomateriale të Njerëzimit, e cila numëron rreth 800 elementë nga 150 vende.

Disa nga njohjet e mëparshme përfshijnë:

  • Dietën Mesdhetare (2013)
  • Kultivimin tradicional të hardhisë së Pantelleria-s (2014)
  • Artin e përgatitjes së picës napolitane (2017)
  • Gjuetinë dhe kërkimin e tartufit (2021)

Kuzhina italiane tashmë konsiderohet një model global i qëndrueshmërisë, traditës dhe bashkimit mes brezave.

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani, i emocionuar nga vendimi, tha:

“Është një sukses i madh që vendi ynë e meriton. Falënderoj të gjithë ata që punuan pa u lodhur për këtë arritje. Kuzhina italiane është identitet, është vlerë, është një lidhje që bashkon familjet dhe komunitetet. Çdo recetë është histori, pasion dhe inovacion.”

Ai shtoi se ky vlerësim vjen në një moment kur eksportet agro-ushqimore italiane kanë kapur nivelin rekord prej 68 miliardë euro, duke theksuar se gastronomia është jo vetëm kulturë, por edhe motor ekonomik për vendin.

Edhe Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi me një videomesazh ku e quajti lajmin “një album që na bën krenarë”.

“Kuzhina italiane nuk është thjesht ushqim. Është kulturë, traditë, punë dhe pasuri. Dhe tani, më shumë se kurrë, është një simbol i identitetit tonë që nderohet në rang global.”

The post Kuzhina italiane pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s! appeared first on iconstyle.al.

Paditet qeveria italiane, shpenzimet për Gjadrin u dyfishuan brenda 3 muajve

By: Elva
2 December 2025 at 18:00

Organizata ndërkombëtare ActionAid ka depozituar një kallëzim pranë Gjykatës së Auditit, duke denoncuar qeverinë italiane dhe kryeministren Giorgia Meloni për dyshime për shpërdorim të fondeve publike në kuadër të “Operacioni Shqipëria”, i cili përfshinte ndërtimin e hotspotit në Shëngjin dhe kampit të refugjatëve në Gjadër. Sipas dokumenteve të paraqitura, Prokuroria Rajonale e Lazios duhet të […]

The post Paditet qeveria italiane, shpenzimet për Gjadrin u dyfishuan brenda 3 muajve appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Operacioni me Italinë, mes të arrestuarve edhe oficeri i Antiterrorit

27 November 2025 at 12:55

Një aksion mes SPAK dhe autoriteteve italiane u zhvilluar kundër një rrjeti kriminale që shtrihej edhe në Shqipëri. ABC News mëson se nga ky aksion është arrestuar edhe oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj.

Haxhiaj, akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK me palën Italiane. Dyshohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Më herët ka qenë te Operacionalja, periudhë kur dyshohet se është kryer vepra penale.

Sipas të dhënave paraprake baza e grupit është në Shqipëri, konkretisht Durrës e Tiranë.

 

Një oficer i Antiterrorit i arrestuar në aksionin mes Prokurorisë italiane dhe SPAK

By: V K
27 November 2025 at 13:08

Një oficer i Antiterrorit, është mes të arrestuarve në aksionin mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, sipas burimeve për gazetaren Xhensila Kodra.

Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, është arrestuar pasi akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK në bashkëpunim me palën italiane.

Igli Haxhiaj, dyshohet për disa vepra penale si nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Mësohet se në aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK është goditur mafia shqiptare, e cila sipas mediave italiane, është përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt shtetit fqinj.

Bazat raportohet se ishin në Rovato dhe Palazzolo, sipas hetimeve të Policisë së Breshias.

Transportimi i drogës dhe operacionet e mëvonshme të trafikimit ishin në duart e klaneve shqiptare.

Prokuroria italiane ka lëshuar 22 masa sigurie, ku 8 persona janë arrestuar në Breshia. Ndërkohë në total 49 persona janë marrë nën hetim, 46 prej të cilëve shqiptarë.

Giornale di Brescia, raporton se u sekuestruan afërsisht 3 milionë euro, të ardhurat të përfituara nga aktivitete të paligjshme të klaneve shqiptare.

Sipas hetuesve, droga gjeneroi fitime prej afërsisht 12 milionë eurosh. Kokaina mbërriti në Itali nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria.

Nga hetimi u zbulua se shoferët e autobusëve që nuk ishin në dijeni se po transportonin drogë.

The post Një oficer i Antiterrorit i arrestuar në aksionin mes Prokurorisë italiane dhe SPAK appeared first on Albeu.com.

Shpëtimi i 25 mijë ushtarëve italianë nga shqiptarët në ’43, Rama: Historia e harruar risillet në dritë

23 November 2025 at 15:00

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Shpëtimi i rreth 25 mijë ushtarëve italianë nga familjet shqiptare në vitin 1943, pas kapitullimit të Italisë dhe mbërritjes së forcave naziste në Shqipëri, një fakt historik i mbetur në heshtje për mbi 80 vite po risillet tashmë në vëmendje falë një dokumentari të realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga.

Në një intervistë për gazetaren Xhunga, kryeministri Edi Rama pohoi se edhe ai vetë u njoh me dimensionin e plotë të këtij fakti historik falë punës së gazetares.

“Kjo histori vjen në vëmendjen tonë, edhe timen, falë teje, sepse nuk është një histori që është përfolur shumë”, tha Rama.

Madje sipas tij, ushtarët italianë ishin pjesë e një ushtrie pushtuese fashiste dhe kujtesa kolektive e kishte portretizuar italianin më shumë si një figurë “gjysmë qesharake” si në filmin “Njeriu me top”, sesa si një masë prej 25,000 njerëzish në nevojë që u shpëtuan nga shqiptaret.

Rama kujtoi bisedën me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni mbi këtë fakt historik, ndërsa u shpreh se “ajo u prek realisht nga kjo gjë pasi edhe italianët nuk e dinë këtë histori”.

“Ishte e prekur nga fakti se edhe italianët nuk e dinë këtë histori, pasi me siguri është shkruar tek-tuk në dokumenta, por nuk është diçka që është folur dhe shtjelluar për publikun e gjerë”, tha Rama.

Rama tha se edhe për shqiptarët, historia nuk e ka paraqitur këtë gjë si diçka për të cilën duhet të jemi krenarë.

“Nuk është se është treguar në vazhdimësi me detaje. Ajo është një histori që ka marrë formë më shumë pas shembjes së komunizmit. Duhet të pyeten ata që kanë shkruar librat në kohën e komunizmit se përse e kanë anashkaluar këtë pjesë”, tha Rama.

Ndërsa gazetarja Xhunga hoqi një paralele mes këtij fakti historik dhe shpëtimit të jetës së hebrenjve nga shqiptarët.

“Ndonjëherë bëhen shtysë edhe individë që në rrethana të caktuara bëjnë një film, një libër, një shfaqje teatrale që tërheq vëmendjen dhe pastaj kjo krijon një zinxhir dhe krijon një kujtesë”, tha Rama.

Kryeministri Rama e theksoi këtë akt humanizmi si një nga dy momentet më krenare të historisë shqiptare, krahas shpëtimit të hebrenjve.

Rama përgëzoi gazetaren Rudina Xhunga që po nxjerr në dritë këtë histori të harruar ndërsa i bëri një kërkesë publike ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, për të ndihmuar në shfaqjen e këtij filmi në Parlamentin Italian, në mënyrë që kjo dëshmi e fuqishme e miqësisë dhe humanizmit të bëhet e njohur për të gjithë, shqiptarë dhe italianë, që kanë një të kaluar ku i janë gjendur njëri-tjetrit jo vetëm pas 1990.

/m.m/a.f/

The post Shpëtimi i 25 mijë ushtarëve italianë nga shqiptarët në ’43, Rama: Historia e harruar risillet në dritë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Prani më e madhe e kompanive italiane në të ardhmen e afërt

13 November 2025 at 20:38

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë në medie, nga Roma, se Shqipëria ka potencial të madh për tërheqjen e investimeve të reja, me mbështetjen e qeverisë italiane dhe besimin e kompanive të mëdha.

I pyetur për mundësinë e tërheqjes së më shumë kompanive të mëdha italiane në vend, Rama tha se industria italiane ka një profil të veçantë në shtrirjen jashtë vendit, e cila nuk karakterizohet nga agresiviteti në kuptimin e zgjerimit.

“Por nga ana tjetër është e vërtetë që ne mund të kishim dhe duhet të kemi më shumë dhe për këtë duhet ndihma dhe mbështetja e qeverisë italiane dhe duhet vëmendja dhe besimi i kompanive të mëdha”, tha Rama.

Ai vuri në dukje se Shqipëria ka prej disa vitesh në vend kompaninë Eni, që operon në disa fusha të kërkimit të naftës dhe gazit, ndërsa po përmbyllet një marrëveshje strategjike me grupin italian San Donato, për të sjellë në QSUT ekselencën e San Raffaele di Milano.

Sipas kryeministrit, projekti parashikon ndërtimin e një spitali privat me një gamë të gjerë shërbimesh dhe cilësi të lartë, si dhe krijimin e universitetit Vita-Salute, një nga universitetet më të njohura të mjekësisë në Europë.

“Kështu që gjërat janë duke shkuar në drejtimin e duhur dhe potenciali është i madh, dhe tanimë rrugët janë shumë më të qarta dhe shumë më të drejta për të parë në të ardhmen e afërt prezencë më të madhe të kompanive italiane”, tha Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se një nga investimet më të mëdha italiane në Shqipëri lidhet me interkonjeksionin energjetik me Italinë, në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara, që do të krijojë kapacitete të reja për prodhimin e energjisë së gjelbër.

“Fillojmë këtë proces në një kohë jo shumë të largët, sepse po mbaron faza e parë e projektit, dhe po ashtu jemi në diskutime për të ngritur edhe një Data Center të fjalës së fundit”, u shpreh Kryeministri. /j.p/

The post Rama: Prani më e madhe e kompanive italiane në të ardhmen e afërt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot mbledhja e parë e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe italiane

By: V K
13 November 2025 at 08:00

Këtë të enjte, për herë të parë një mbledhje e përbashkët do të zhvillohet mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në Romë, mbledhje e cila shënon dhe nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve.

Shqipëria dhe Italia gëzojnë një numër të madh marrëveshjesh të nënshkruara apo projektesh të zhvilluara bashkërisht, në fusha si mbrojtja, shëndetësia, teknologjia, infrastrukturë, ekonomi e deri tek mbështetja për Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në vitin 2010, dy shtetet firmosën Deklaratën e Partneritetit Strategjik.

Në agjendën e ditës së sotme, është parashikuar edhe shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit.

Në fund të muajit tetor, qeveria miratoi në parim një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për të paktën 10 sektorë.

Pikërisht kjo marrëveshje do të jetë ajo që pritet të nënshkruhet mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni.

Mësohet se 10 ministra të Qeverisë, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, do të udhëtojnë drejt Romës.

Në orën 11:40 është parashikuar takimi mes Edi Ramës, dhe Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.

Në orën 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dy vendeve, ndërsa rreth orës 14:00 pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve dhe memorandumeve në fusha si: mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura.

The post Sot mbledhja e parë e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe italiane appeared first on Albeu.com.

Goditet një nga rrjetet e fuqishme shqiptare të drogës në Itali, disa të arrestuar dhe mijëra euro të sekuestruara

10 November 2025 at 18:25


Tre shqiptarë janë arrestuar në Bolonja të Italisë, pasi dyshohen të jenë pjesë e një grupi të mirëorganizuar trafiku droge.

Policia italiane konfirmoi sot një operacion të suksesshëm kundër një organizate të trafikut të drogës në Funo di Argelato, në provincën e Bolonjës. Aksioni u realizua pas një hetimi të gjatë që çoi në zbulimin e bazës së grupit dhe në sekuestrimin e 20 kilogramëve hashash dhe 44,500 eurove në para të gatshme.

Sipas mediave italiane, hetimet u përqendruan në një apartament që besohej se shërbente si qendër për shpërndarjen e narkotikëve. Pasditen e 5 nëntorit 2025, policia ngriti një shërbim mbikëqyrjeje pranë banesës së dyshuar.

Gjatë vëzhgimit, efektivët vunë re një 20-vjeçar shqiptar që doli nga godina dhe u drejtua drejt Via San Giobbe. Ai iu afrua pran një makine brenda së cilës ndodhej një tjetër shqiptar 34-vjeçar. Të dy u panë duke shkëmbyer para, pas së cilës i riu mori një çantë të bardhë nga bagazhi dhe e vendosi në makinën e tij.

Policia ndërhyri menjëherë dhe gjatë kontrollit gjeti rreth 200 pako kanabisi, me një peshë totale prej 20 kilogramësh. Në makinën e 34-vjeçarit u sekuestruan gjithashtu 42,500 euro, ndërsa 1,000 euro të tjera u gjetën në çantën e tij të shpinës.

Kontrolli u shtri më pas edhe në apartamentin e Funo di Argelato, ku u arrestua një 44-vjeçar shqiptar, i treti i grupit. Në banesë policia gjeti 1 kilogram marijuanë, 179.66 gramë hashash, materiale paketimi për drogë dhe 1,000 euro shtesë në para të gatshme.

Sipas policisë, 44-vjeçari kishte precedentë penalë për trafik droge në Itali. Të tre të dyshuarit u dërguan në burgun “Rocco D’Amato” në Bolonjë. Gjykata vendosi arrest me burg për 34- dhe 44-vjeçarin, ndërsa për 20-vjeçarin u urdhërua arrest shtëpiak.

Operacioni u vlerësua nga autoritetet italiane si një goditje e rëndësishme ndaj rrjeteve shqiptare të trafikut të drogës në rajonin e Bolonjës.

Dy vjetori i marrëveshjes Rama-Meloni kujtohet me protesta

3 November 2025 at 16:07

Aktivistë shqiptarë dhe italianë protestuan në Tiranë, të shtunën, kundër marrëveshjes “Rama-Meloni”, e cila shënjoi dy vjetorin e saj.

Disa rrjete si “Mesdhe” dhe “Network Against Migration Detention” bashkëpunuan për një plan treditor të quajtur “Të shfuqizohen qendrat e paraburgimit për migrantët”.

Më 1 nëntor u mbaj një marshim nga qendra e Tiranës, në drejtim të Kryeministrisë dhe Ambasadës Italiane, për t’u përmbyllur jashtë qendrave të kampit në Gjadër, në Lezhë.

Të dielën, 2 nëntor, në ambientet e Universitetit të Drejtësisë, u mbajt një konferencë ku pati panele të ndryshme diskutimi mbi ëndrrën evropiane, kolonializmin, të drejtën e lëvizjes, etj.

“Marrëveshja ilegale, rezistenca globale!”

Me një banderolë të madhe, e cila shkruante “Meloni, Rama, Von Der Leyen, Trump, burgjet tuaja të imigrimit janë kriminale” aktivistët marshuan në rrugët e Tiranës, përpara nisjes në Lezhë. Ndërkohe që gjatë marshimit dëgjoheshin thirrjet “Marrëveshja ilegale-Rezistenca globale”.

Aktivisti Edison Lika, i cili ishte i pari që mbajti fjalën, tha se kryeminstri Edi Rama për të mbajtur pushtetin, është i gatshëm, të bëj pakt edhe me djallin dhe është i gatshëm të burgos jo vetëm emigrantët, por të bëj çfarëdolloj “pisllëku” tjetër të nevojshëm.

“Edi Rama e mirëmban pushtetin e tij përmes këtyre figurave; duke bërë marrëveshje ilegale me Melonin, gjë e cila u kalua në heshtje nga Bashkimi Evropian,” theksoj Lika.

Lika shtoj se për shumë vite Evropa ka qenë ëndrra e shqiptarëve dhe jo vetëm si vend që kishte liri ekonomike, që mund të lëvizje lirshëm, por më shumë si aspiratë demokratike.

“Evropa pa demokraci është një Evropë së cilës i ka ardh fundi,” përmbylli Lika.

Të njëjtën retorikë për “shuarjen” e Evropës demokratike mbajtën edhe aktivistë të tjerë. Kështu,  Detjon Begaj, aktivist i diasporës shqiptare në Itali tha se Shqipëria dhe Italia ndajnë të njëjtin vizion oligarkie dhe demokracie dhe kjo nuk është Evropa që ne ëndërruam.

“Giorgia Meloni tha se ky pakt do  të funksiononte, por në fakt nuk funksionoi, e vetmja gjë që funksionoi ishte dhunimi i të drejtave të njeriut” nënvizoi Begaj.

Aktivistët u ndalën edhe tek shpjegimi i narracioni të së djathtës ekstreme dhe jo vetëm, e cila për migrantët jep zgjidhjen “ti ndihmojmë në shtëpitë e tyre”.

“T’i ndihmojmë në shtëpinë e tyre. Dhe pastaj çfarë bëjnë? Giorgia Meloni dhe qeveria italiane, është e gjashta në botë për eksportimin e armëve” përmbylli aktivisti Damiano Borin.

“Kampe që s’po funksionojnë”

Kjo ishte hera e dytë që këto grupime aktivistësh protestojnë në Tiranë kundër marrëveshjes Rama-Meloni. Hera e parë që marshuan në rrugët e Tiranës ishte më 2 dhjetor 2024.

6 nëntor 2023, qeveritë e dy vendeve nënshkruan marrëveshje për të ndaluar valën e refugjatëve. Marrëveshja e pa-konsultuar më parë u bë e njohur për publikun vetëm nga mediat.

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët parashikonte që rreth 3,000 refugjatë të mbërrinin çdo muaj në kampet e Gjadrit.

Por shifra zyrtare e pakonfirmuar deri më tani e migrantëve që ndodhen aktualisht në Gjadër mendohet të jetë rreth 20 persona. Ajo që është e konfirmuar është se deri në 2 tetor zyrtarisht kanë qenë 17 persona.

I gjithë qëllimi madhor i  kampit, për të cilin ishte krijuar fillimisht, për të shërbyer si qendër depërtimesh për emigrantët e kapur në detin Mesdhe, ra poshtë për shkak të rezistencës dhe ndërhyrjes së Gjtykatës së Romës, e cila hodhi dyshimin mbi listën e vendeve të sigurta, të krijuar nga Italia.

Kjo bëri që Gjykata Evropiane e Drejtësisë të dilte me vendim zyrtar më 1 gusht 2025.

Sipas gjykatësve evropianë, çdo shtet anëtar ka të drejtë të hartojë një listë të vendeve të sigurta të origjinës, por kjo vendimmarrje nuk është absolute. Ajo duhet të mbështetet në të dhëna të qarta, të dokumentuara dhe të aksesueshme, dhe të jetë e kontrollueshme nga proceset gjyqësore.

Kështu kjo solli që disa vende që Italia i konsideronte të sigurta si Bangladeshi, Egjipti, etj. sipas ekspertëve të drejtësisë të kishin shumë aspekte politiko-sociale që mund ti shndërronte të pasigurta për shumë qytetarë, përmendim këtu pasiguria e anëtarëve të komuniteti LGBTQ+ etj.

Për këtë arsye Italia ndryshoi funksionin primar të kampit, duke e përdorur tashmë për riatdhesimin e migrantëve të paligjshëm që ndodhen aktualisht në CPR- të (qendër qëndrimi për riatdhesim) italiane.

Figura të ndryshme të opozitës italiane e kanë quajtur kampin një projekt të dështuar dhe propagandistik të kryeministres italiane Giorgia Meloni. Vetë ish-kryeministri i Italisë dhe senatori i Firences, Matteo Renzi, në një vizitë të tijën në Gjadër në Mars të 2025, tha se ishin rreth një miliard lekë të shkuara dëm.

The post Dy vjetori i marrëveshjes Rama-Meloni kujtohet me protesta appeared first on Citizens.al.

Pesë alpinistë gjermanë vdesin nga orteku në Alpet italiane

By: gaze tare
2 November 2025 at 22:50

Një ngjitje malore në Alpet italiane ka përfunduar në tragjedi, pasi pesë alpinistë gjermanë humbën jetën nga një ortek në rajonin e Tirolit Jugor, pranë kufirit me Zvicrën. Ngjarja ndodhi të shtunën pasdite, në majën Cima Vertana, në masivin Ortler, në një lartësi mbi 3,500 metra.

Pasi orteku goditi grupin e alpinistëve, tre persona, dy burra dhe një grua, u gjetën të vdekur fillimisht. Pas kërkimeve të intensifikuara, të dielën në mëngjes u lokalizuan trupat e dy viktimave të tjera, një baba dhe vajza e tij 17-vjeçare, të cilët kishin rënë rreth 200 metra poshtë shtresave të akullit dhe dëborës.

Dy alpinistë të tjerë që ndodheshin më përpara, mundën të mbijetonin dhe dhanë alarmin. Ata u transportuan në spital në Bolzano në gjendje shoku, por pa dëmtime të rënda. Shërbimet alpine italiane, duke përdorur helikopterë, dronë dhe pajisje termike, vazhduan kërkimet deri kur u gjetën edhe dy trupat e fundit.

Ndërkohë, autoritetet italiane ende nuk kanë mundur të sqarojnë shkakun e shkëputjes së ortekut, ndërsa mbetet e paqartë pse alpinistët qëndruan në zonë në një orar të vonë, kur kushtet atmosferike ishin të pafavorshme.

Ky incident ka ngritur shqetësime të reja për sigurinë e ngjitjeve malore, duke theksuar rëndësinë e vlerësimit të kushteve atmosferike dhe të qëndrimit në zona të rrezikshme.

The post Pesë alpinistë gjermanë vdesin nga orteku në Alpet italiane appeared first on iconstyle.al.

“Hakmarrje pas një sherri banal” – identifikohet autori i vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali​

19 October 2025 at 17:28


Një 23-vjeçar shqiptar, Hekuran Cumani, është vrarë me thikë në parkingun e departamentit të Matematikës dhe Informatikës të Universitetit të Perugias në Itali.

Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit në parkingun në Via Luigi Vanvitelli, ku ishte raportuar një sherr mes disa personave.

Kur patrulla e policisë mbërriti në vendin e ngjarjes, 23-vjeçari ishte goditur me thikë në gjoks dhe kishte ndërruar jetë para se të mbërrinte ambulanca.

Prokuroria e Perugias ka nisur hetimet për vrasjen. Burime hetimore bëjnë të ditur se “shqiptari është qëlluar pas një sherri për motive banale, nga një i ri aktualisht i paidentifikuar”.

Ndërkohë, sipas policisë italiane, hetuesit nga Skuadra Fluturuese e Perugias “kanë identifikuar tashmë autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për të rindërtuar plotësisht dinamikën e vrasjes”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se motivi i krimit mund të jetë hakmarrja. Hetuesit po verifikojnë versionin se Hekurani mund të jetë përfshirë në një konflikt më herët gjatë mbrëmjes me autorin në një lokal pranë universitetit.

“Pas sherrit me një grup të rinjsh, ai dyshohet se e ka ofenduar autorin dhe më pas ky i fundit është hakmarrë duke e vrarë me thikë,” thanë burime nga hetuesia.

Hekurani ishte me origjinë italo-shqiptare dhe jetonte në Fabriano, në rajonin e Markes. Ai u godit me thikë në gjoks dhe në fyt, plagë që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Deri më tani, disa persona janë marrë në pyetje, ndërsa policia italiane po heton për përfshirjen e më shumë se një personi në këtë ngjarje tragjike.

“Doja të ndihmoja familjen time të varfër”: 22-vjeçari shqiptar në Itali kapet me kokainë me vlerë 16 milionë euro

14 October 2025 at 18:29


Karabinierët italianë kanë sekuestruar një sasi rekord prej 200 kilogramësh kokainë në një apartament në zonën e Tor Vergatës, në Romë, gjatë një operacioni antidrogë që çoi në arrestimin e Kristianit, një 22-vjeçar me origjinë shqiptare.

Lënda narkotike kishte një vlerë prej rreth 16 milionë eurosh dhe ishte e ndarë në 191 pako, të fshehura në vende të ndryshme të banesës.

Gjatë bastisjes, karabinierët gjetën gjithashtu 30,000 euro para të gatshme, si dhe një armë zjarri , e cila rezultoi e vjedhur. Sipas autoriteteve, banesa e të riut shërbente si një qendër shpërndarjeje droge, e pajisur me elementë logjistikë të sofistikuar për ruajtjen dhe shpërndarjen e narkotikëve.

Kristiani u arrestua jashtë apartamentit të tij, pasi sjellja e tij ngjalli dyshime te patrulla e karabinierëve. Gjatë kontrollit, ai kishte një shumë të konsiderueshme parash me vete, ndonëse ishte i regjistruar si i papunë. Kjo çoi më pas në kontrollet e mëtejshme në banesën e tij.

Hetuesit zbuluan gjithashtu se i riu kishte modifikuar makinën e tij, duke e pajisur me një vend të fshehtë, që hapej përmes një tastiere me kod dhe aktivizimit përmes çelësit të ndezjes një mekanizëm i përdorur për të shmangur kontrollet gjatë transportimit të drogës.

Në seancën e parë, Kristiani pranoi fajësinë pjesërisht, duke pretenduar se ishte përfshirë në këtë aktivitet për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të familjes së tij.

“U përfshiva në një situatë të gabuar sepse familja ime është shumë e varfër, jeton në kushte të dëshpëruara dhe të vështira”, tha ai para gjykatës, sipas raportimit të La Repubblica.

Gjithashtu ai shtoi se po kthehej në Shqipëri në momentin e ndalimit dhe se është hera e parë që përfshihet në një aktivitet të tillë kriminal. Lidhur me armën, ai deklaroi:

“Nuk është e imja. Nuk e kam blerë dhe as përdorur ndonjëherë.”

Kristiani nuk pranoi të zbulojë asnjë informacion për rrjetin kriminal apo personat që qëndrojnë pas kësaj sasie të madhe narkotikësh. Gjyqtari vendosi masën e arrestit me burg, ndërsa avokatja e tij, Dalila Milano, ka paralajmëruar një ankim në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar një masë më të butë sigurie.

Mediat italiane pasqyrojnë lajmin e vrasjes së biznesmenit italian: Çfarë fshihet pas natës së gjuetisë

By: V K
28 September 2025 at 15:23

Vrasja e biznesmenit Edoardo Sarchi në Salari të Tepelenës është pasqyruar edhe nga mediat italiane.

 

 

Teksa trajton ngjarjen, Tgcom24 bën të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali është në kontakt të vazhdueshëm me Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë, me Ambasadën Italiane në Tiranë, si dhe me familjen e 44-vjeçarit Edoardo Sarchi, duke ndjekur rastin me vëmendje të madhe, për të përcaktuar detajet e ngjarjes dhe për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme konsullore.

Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirorganizuar, Corriere della Sera shkruan se vdekja e biznesmenit italian mbetet e mbuluar nga një hije misteri.

Duke renditur kontributet e familjes Sarchi në politikë dhe biznes, si dhe bashkëpunimet e hershme me sipërmarrësit shqiptarë, kjo media ndan edhe dëshmi të të afërmve të 44-vjeçarit. Për Corriere della Sera kushëriri i biznesmenit 44-vjeçar, Riccardo Barbieri është shprehur se ka mbetur i shokuar nga ngjarja, ndërsa për herë të fundit thotë se është takuar me Sarchin në ceremoninë mortore të babait të tij.

Në shkrimin e publikuar për këtë ngjarje, Rai News bën të ditur se 44-vjeçari Sarchi jetonte dhe punonte në Shqipëri prej afro 20 vitesh, së bashku me familjen, ndërsa shton se në Tepelenë biznesmeni italian kishte shkuar me ortakun e tij, i cili pas ngjarjes njoftoi policinë.

Ngjarja është trajtuar edhe nga e përditshmja La Republica, e cila shkruan se 44-vjeçari kishte shkuar në Salari të Tepelenës për gjueti së bashku me ortakun Eqerem Braçi, i cili u shoqërua nga policia bashkë me 2 djemtë e ti, pasi pak orë përpara ngjarjes kishte darkuar në banesën e tyre.

The post Mediat italiane pasqyrojnë lajmin e vrasjes së biznesmenit italian: Çfarë fshihet pas natës së gjuetisë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, vihen në lëvizje autoritetet italiane

27 September 2025 at 14:22


Autoritetet italiane janë vënë në lëvizje pas vrasjes së biznesmenit 44-vjeçar nga Italia në fshatin Salari të Tepelenës.

Burime për A2CNN bëjnë me dije se Ministria e Jashtme italiane dhe Konsullata e Përgjithshme në Vlorë po e ndjekin nga afër rastin dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me familjen e italianit Edoardo Sarchi.

Ambasada italiane në Tiranë dhe Konsullata në Vlorë i kanë ofruar mbështetje konsullore familjes, duke monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me rastin.

Shtetasi italian Edoardo Sarchi zotëronte një fabrikë tullash në kryeqytet, në pronësinë e të cilës ishte ortak edhe shtetasi Eqerem Braçi.

Kujtojmë se lidhur me ngjarjen e rëndë janë ndaluar dhe po merren në pyetje ortaku i fabrikës së tullave, Eqerem Braçi, si dhe djali i tij, Gazment Braçi. /A2 Televizion/

Media italiane: Plazhet më të bukura në Shqipëri nga veriu në jug

22 September 2025 at 16:20

Ekzistojnë shumë pak vende sekrete dhe pothuajse të pacenuara në Evropë që ende ofrojnë peizazhe marramendëse me çmime të përballueshme, shkruan Rosanna Carrizzo në një artikull të botuar në të përditshmen italiane “Wom Travel”. Jeni duke kërkuar një destinacion autentik pushimesh? Ne ju sugjerojmë një vend magjepsës: Shqipërinë.  Por cilat plazhe në Shqipëri duhet të vizitoni?

Plazhet dhe deti në Shqipëri

Bregdeti shqiptar, i quajtur shpesh “Karaibet e Evropës”, është destinacioni i ardhshëm i shkëlqyer veror. Ju mund të shijoni plazhet spektakolare, të pastra dhe detin bruz, në një atmosferë autentike dhe me çmime të përballueshme.

Mikpritja është e ngrohtë, kuzhina e shijshme dhe ndërthurja e historisë së lashtë dhe bukurisë natyrore e bën këtë vend një destinacion magjepsës. Shqipëria është një perlë mesdhetare, me një vijë bregdetare prej 363 kilometrash – e lagur nga detet Adriatik dhe Jon – me peizazhe marramendëse të Rivierës.

Deti Adriatik kundrejt detit Jon: Cilin duhet të zgjidhni?

Zgjedhja e bregdetit varet nga lloji i pushimeve që po kërkoni. Deti Adriatik, i cili shtrihet nga kufiri me Malin e Zi deri në Vlorë, karakterizohet nga plazhe të gjata me rërë të artë dhe ujëra të cekëta, ideale për familjet me fëmijë.

Vende si Durrësi, Golemi dhe Velipoja janë të njohura për lagunat dhe rezervatet natyrore. Sapo të keni kaluar Qafën e Llogorasë, do të shfaqet peizazhi spektakolar i Rivierës Shqiptare në detin Jon. Kjo zonë, e cila shtrihet nga Vlora deri në kufirin me Greqinë, ofron një sërë gjiresh të izoluara, shkëmbinj të pjerrët, plazhe me guralecë të bardhë dhe ujëra verbuese bruz.

Këtu do të gjeni detin më të bukur, perfekt për zhytje me maskë dhe për ata që kërkojnë peizazhe perfekte si në kartolina.

Destinacionet që duhet të vizitohen përfshijnë, Dhërmiun, Himarën, Borshin, Sarandën dhe Ksamilin.

Plazhet më të bukura të Shqipërisë nga veriu në jug

Ja një përzgjedhje plazhesh që nuk duhen humbur gjatë një udhëtimi në Shqipëri, nga plazhet më të famshme deri te ato më sekretet:

Ksamili: Perla e Rivierës, e famshme për gjiret e saj me rërë të bardhë dhe tre ishujt e arritshëm me not ose me varkë. Një parajsë e vërtetë Karaibesh, shumë e njohur në verë.

Plazhi Pasqyrave: Pranë Ksamilit, merr emrin nga qartësia e jashtëzakonshme e ujërave të saj, të cilat shkëlqejnë si një pasqyrë. Një gji piktoresk i rrethuar nga shkëmbinj.

Gjipeja: Ndoshta plazhi më i egër dhe më spektakolar. I fshehur në fund të një kanioni, ai mund të arrihet me një ecje 30-minutëshe ose me varkë.

Dhërmiu: Një nga vendpushimet më të gjalla, me një plazh të gjatë me guralecë të bardhë, ujëra kristalore dhe bare e restorante të shumta në plazh.

Borshi: Me një gjatësi prej 7 kilometrash, është plazhi më i gjatë në bregdetin Jon. Më pak i mbushur me njerëz se plazhet e tjera, ideal për shëtitje të gjata dhe për ata që kërkojnë qetësi, me një peizazh të mrekullueshëm ullishtesh.

Livadhi: I vendosur pranë Himarës, është një plazh i madh dhe i bukur me guralecë të bardhë.

Porto Palermo: Një gji i vogël dhe piktoresk i dominuar nga Kalaja e Ali Pashës. Ujërat e tij janë të qeta dhe transparente, perfekte për zhytje me maskë.

Durrësi: Plazhi më i madh dhe më i populluar në vend, në bregdetin e Adriatikut. Me rërë dhe me ujëra të cekëta, është perfekt për familjet dhe ofron çdo lloj shërbimi.

Velipoja: Plazhi më verior në Shqipëri, pranë kufirit me Malin e Zi. Një hapësirë ​​e gjerë me rërë të errët me veti terapeutike, ideale për ata që kërkojnë relaks.

Kakome dhe Krorëza: Dy gjire binjake të arritshme pothuajse nga deti me ture me varkë nga Saranda. Ato ofrojnë një përvojë ekskluzive në një mjedis natyror të virgjër.

Saranda, kryeqyteti i Rivierës Shqiptare

Saranda, e njohur edhe si “Qyteti i Bardhë”, është destinacioni më i rëndësishëm turistik në jug të Shqipërisë.

E vendosur në një gji të bukur përballë ishullit grek të Korfuzit, është një qytet i gjallë dhe modern që ofron një ndërthurje perfekte plazhesh, jete nate, histori dhe kulturë.

Emri i saj rrjedh nga manastiri bizantin i “Dyzet Shenjtorëve” (Agioi Saranda), rrënojat e të cilit ende dominojnë qytetin nga lart.

Bregdeti i Sarandës është i mbushur me bare, restorante dhe bare ku mund të shijoni ushqime të freskëta deti ose të pini një pije në perëndim të diellit.

Përveç plazhit, Saranda është një bazë strategjike për të eksploruar mrekullitë përreth: nga plazhet magjepsëse të Ksamilit dhe Plazhit të Pasqyrave, te vendi arkeologjik i Butrintit (një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s), te mrekullia natyrore e Syrit të Kaltër.

Mos e humbisni një vizitë në Kalanë e Lëkurësit, e cila ofron pamje panoramike marramendëse të të gjithë gjirit./abcnews.al

❌
❌