Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Bardhi kërkon mbledhjen Këshillit të Mandateve për Ballukun: Po pengohet drejtësia me urdhër politik

23 December 2025 at 12:05

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Partia Demokratike kërkoi sot mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi bëri të ditur se anëtarët e Partisë Socialiste nuk janë paraqitur në mbledhje, edhe pse Rregullorja e Kuvendit e ka të parashikuar thirrjen e mbledhjes nga opozita.

Sipas Bardhit, po pengohet drejtësia me urdhër politik, ndërsa shtoi se sipas Prokurorisë së Posaçme, ekziston mundësia që të prishen provat dhe të intimidohen dëshmitarët.

“Pengimi i drejtësisë me urdhër politik është akti më i rëndë që ka kryer ky Kuvend gjatë këtyre viteve demokraci. Nuk mundet që një kryeministër të urdhërojë Kuvendin, që mos të mbledhë Këshillin e Mandatave, të mos mbledhë seancën plenare dhe të pengojë prokurorinë që të ushtrojë detyrën e vet kushtetuese”, tha Bardhi.

Bardhi theksoi se sipas prokurorisë “gjendja e lirë e të pandehurës, parashikon rrezik real për mbledhjen e provave për shkak të detyrës që ajo ushtron. Ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë në prishjen ose asgjësimin e provave. Është evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët. Rreziku që ajo të largohet është evident.

“Ekziston rreziku i largimit, nisur nga sanksionet dhe marzhi i lartë i dënimit që parashikon ligji, në lidhje me veprat penale që dyshohet se ka kryer e pandehura. E pandehura menaxhon në vazhdimësi fonde të konsiderueshme publike, për investime publike të tjera, të parashikuara në institucionet qendrore që ajo drejton”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, çështja e datës 22 janar në Gjykatën Kushtetuese, nuk ka lidhje me kërkesën e sjellë nga Prokuroria e Posaçme në Kuvend.

“Pushteti ekzekutiv nuk mund t’i thotë pushtetit legjislativ se t‘i do të presësh se unë kam një gjyq dhe kur të mbarojë gjyqi t’i vepron. Ç’lidhje ka pushteti ekzekutiv, që Kuvendi të ushtrojë detyrat e veta. Kuvendi ka shtyrë pa afat shqyrtimin e kësaj kërkesë të ngutshme të Prokurorisë. Kuvendi dhe Edi Rama po pengon drejtësinë që të kenë mundësi të prishin provat dhe të intimidojnë dëshmitarët. Ky është një puç i rëndë kushtetuese, ndaj edhe fshihen sot”, tha Bardhi.

Bardhi bëri të ditur se opozita do të rithërrasë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ditën e premte ora 11:00.

/m.q/

The post Bardhi kërkon mbledhjen Këshillit të Mandateve për Ballukun: Po pengohet drejtësia me urdhër politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PS heq dorë nga ndëshkimi për 19 deputetë, masa vetëm për 10 ligjvënës

By: V K
23 December 2025 at 10:54

Partia Socialiste, është tërhequr nga masat për 19 deputetë të PD-së, për cilët është kërkuar përjashtim me 10 ditë, nga 29 të tillë në total.

Në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku u diskutua kërkesa e mazhorancës për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga mbledhjet e Kuvendit, me pretendimin se ushtruan dhunë në sallë, PS ka kërkuar masë ndëshkimore vetëm për 10 ligjvënës të PD-së.

Sakaq, Ulsi Manja, propozoi që mos të ketë përjashtime me 10 ditë nga Kuvendi për deputetët e opozitës.

Sakaq, për 10 deputetët, socialistët kanë kërkuar 60 deri në 30 ditë përjashtim.

The post PS heq dorë nga ndëshkimi për 19 deputetë, masa vetëm për 10 ligjvënës appeared first on Albeu.com.

“Etika” shqyrton kërkesën e PS-së për përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së

23 December 2025 at 10:37

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore për 29 deputetë të opozitës, pas incidenteve të ndodhura gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit.

Në mbledhjen e sotme, deputetët e Partisë Demokratike janë shfaqur duke protestuar me pankarta në duar.

PS kërkon marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 60 ditë ndaj deputetëve Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata, të cilët kanë futur dhe përdorur lëndë apo mjete piroteknike, tymuese brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit.

Gjithashtu, PD kërkon përjashtimin për 60 ditë ndaj deputetëve Klevis Balliu, dhe Flamur Noka, të cilët nuk kanë pranuar të dalin nga salla, kanë kryer veprime të qëllimshme duke dëmtuar pajisjet dhe hequr funksionalitetin e tyre në sallën e seancave.

Ps kërkon përjashtimin me 30 ditë për deputetët Sali Berisha, Elda Hoti dhe Gazment Bardhi dhe me 10 ditë për deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi, Saimir Korreshi, Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti.

(Vijon…)

/a.f/

The post “Etika” shqyrton kërkesën e PS-së për përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kaosi në Kuvend, PS “zbutet” dhe tërhiqet nga kërkesa për përjashtimin e 19 deputetëve opozitarë

By: Fax Web
23 December 2025 at 10:52

Partia Socialiste është tërhequr dhe ka kërkuar masë ndëshkimore vetëm për 10 deputetë nga 29 që kërkonte në fillim për kaosin dhe tensionet gjatë seancës së kaluar parlamentare.

Ulsi Manja ka propozuar që për 19 deputetët, për të cilin u kërkua 10 ditë përjashtim nga seanca plenare dhe komisionet parlamentare, të mos merret masë ndëshkimore.

Analiza po bëhet vetëm për 10 ligjvënës, për të cilët është kërkuar 30 apo 60 ditë përjashtim.

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Dhuna në Kuvend, “Etika” ndëshkon sherrxhinjtë e PD/ Përjashtohen me 30 ditë Noka, Këlliçi, Vokshi dhe Hoti

23 December 2025 at 10:08

TIRANË– Sekretariati i Etikës vendosi të përjashtojë me 30 ditë pesë deputetë të PD pas kaosit që krijuan të enjten e javës së kaluar në seancën plenare.

Përjashtim për 30 ditë për deputetët:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Flamur Noka

5-Elda Hoti

Kurse, për 24 të tjerë Etika vendosi tërheqje vëmendjeje.

Në vijim….

 

 

 

 

Yesterday — 22 December 2025Main stream

Balla reagon ndaj Berishës: Ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 December 2025 at 20:56

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, reagoi në lidhje me protestën e zhvilluar sot nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Ndërsa publikoi foto të Berishës ku në sfond duken zjarret e shkaktuara nga hedhja e molotovëve përpara Kryeministrisë, Balla iu drejtua kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës: Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!.

Në mbyllje të protestës, pas përfundimit të fjalës së Berishës, protestuesit hodhën dhjetëra koktejle molotov në drejtim të Kryeministrisë, të cilat shpërthyen në flakë.

Kjo është protesta e parë kombëtare e PD-së pas disa foltoreve të organizuara para Kryeministrisë. /m.q/j.p/

The post Balla reagon ndaj Berishës: Ti nuk e djeg dot më Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Pr.ligji për kontrollin e investimeve të huaja, Tabaku: Djalli fshihet në detaje

By: Ela
20 December 2025 at 09:48

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, përmes një video në rrjetet sociale, ka folur për projektligjin e qeverisë për kontrollin e investimeve të huaja, duke e cilësuar atë si të vonuar, të mangët dhe pa garanci reale për sigurinë kombëtare dhe standardet europiane. Ajo u shpreh se ka depozituar në Kuvend një ligj të plotë për screening-un […]

The post Pr.ligji për kontrollin e investimeve të huaja, Tabaku: Djalli fshihet në detaje appeared first on BoldNews.al.

“Turp”, gati 5 orë mbledhje në Këshillin e Mandateve/ Zbardhet debati, Bardhi-Peleshit: Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen

By: M C
19 December 2025 at 17:16

Mbledhja e Këshillit të Mandateve e mbajtur për të diskutuar heqjen e imunitetit të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, u zhvillua me tensione dhe debate të ashpra. Sipas gazetarit Osman Stafa, gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi që mbledhja për miratimin e autorizimit për arrestimin e Ballukut të mbahej të hënën, ndërsa mazhoranca kërkoi shtyrje për një muaj.

Kryetari i Kuvendit mbylli mbledhjen pa caktuar një datë të re. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, iu drejtua kryetarit të Komisionit dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi duke kërkuar të caktojë datën e mbledhjes së radhës.

Bardhi-Peleshit: Cakto datën e mbledhjes. Do ta thërrasim me1/2 për të hënën. Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen. Turp.

The post “Turp”, gati 5 orë mbledhje në Këshillin e Mandateve/ Zbardhet debati, Bardhi-Peleshit: Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen appeared first on Albeu.com.

Përjashtimi i 29 deputetëve të PD për kaos në seancë, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës

19 December 2025 at 10:49

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën shtyu për të martën mbledhjen për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Mbledhja u shty pas kërkesës së kryetarit të grupit të PD-së, Gazment Bardhit, i cili kërkoi kohë që deputetëve t’u lihet kohë që të njohën me provat që mazhoranca ka paraqitur për përjashtimin e tyre.

“Secili deputet që ka firmosur për pezullimin e mandatit për 60 ditë, 30 ditë apo 10 ditë duhet të tregohet i përgjegjshëm. Të tregohen të përgjegjshëm dhe të paraqesin fakte. Të mos vijnë këtu dhe të akuzojnë me terma të Sigurimit të Shtetit”, u shpreh Bardhi.

Sipas tij, në kërkesën për përjashtim janë përfshirë deputetë që nuk kanë bërë asgjë në Kuvend.

“Keni dashur të fshini opozitën nga Kuvendi, sepse doni një Kuvend njëpartiak. Thojeni këtu: qëllim keni pasur pengesën tonë në Këshillin e Imuniteteve, prandaj edhe ua caktuat mbledhjen në orën 9. Kështu që propozoj të shtyhet mbledhja për javën tjetër dhe secili deputet të njihet me provat”, tha Bardhi.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste depozitoi dje në Kuvend kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, pas incidenteve të rënda të ndodhura gjatë seancës plenare në Kuvend.

/m.q/j.p/

The post Përjashtimi i 29 deputetëve të PD për kaos në seancë, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së/ Shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës, arsyeja

By: Brisi
19 December 2025 at 09:43

Është shtyrë mbledhja e Sekretariatit të Etikës, për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Socialiste për masat disiplinore ndaj 29 deputetëve të Partisë Demokratike. Mësohet se shkak për shtyrjen e mbledhjes është bërë numri i lartë i deputetëve që duan të njihen me provat, pasi ata pretendojnë se po përjashtohen pa të drejtë. Mbledhja është caktuar […]

The post PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së/ Shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës, arsyeja appeared first on BoldNews.al.

Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së/ Nis me tensione mbledhja e Sekretariatit të Etikës

By: Brisi
19 December 2025 at 09:30

Ka nisur me tensione mbledhja e Sekretariatit të Etikës mëngjesin e kësaj të premte, ku pritet të shqyrtohet kërkesa e Partisë Socialiste për masat disiplinore ndaj 29 deputetëve të Partisë Demokratike. Opozita ka kërkuar që mbledhja të mbahet me dyer të mbyllura por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh dhe mbledhja po zhvilliohet me dyer […]

The post Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së/ Nis me tensione mbledhja e Sekretariatit të Etikës appeared first on BoldNews.al.

Kaosi në Parlament/ PS kërkon masa disiplinore për 29 deputetët e PD, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës

By: Rovena
19 December 2025 at 09:14

Pas kaosit në Parlament ditën e djeshme, ku deputetët e PD bllokuan vendet e ministrave dhe ndezën flakadanë, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga salla e Kuvendit të 29 deputetëve të opozitës, përfshirë edhe kryedemokratin Sali Berisha.

Sekretariati i Etikës, do ta shqyrtonte kërkesën këtë të premte, më 19 dhjetor, është shtyrë për ditën e martë, 23 dhjetor, në orë 10:00.

Kujtojmë se PS kërkoi dje të merreshin masa dispilinorë për 29 nga deputetët e PD. Konkretisht për Belind Këlliçin, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet 60 ditë përjashtim nga aktivitetet parlamentare; për 30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha; për 10 ditë ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupа, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti.

Gjatë kohës kur ishte planifikuar të bëhej betimi i Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, deputetët e PD bllokuan vendet e ministrave dhe ndezën flakadanë./abcnews.al

Sherri në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore për deputetët e PD

By: Rovena
18 December 2025 at 14:38

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar kërkesë për marrjen e masave disiplinore për 29 deputetët e opozitës, të cilët shkaktuan kaos në seancën e fundit të sesionit parlamentar.

Për Belind Këlliçin, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet 60 ditë përjashtim nga aktivitetet parlamentare; për 30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha; për 10 ditë ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupа, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti.

Gjatë kohës kur ishte planifikuar të bëhej betimi i Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, deputetët e PD bllokuan vendet e ministrave dhe ndezën flakadanë./abcnews.al

 

Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtimin deri në 60 ditë për 29 deputetë të PD-së

18 December 2025 at 16:26

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Grupi parlamentar i Partisë Socialiste depozitoi sot në Kuvend kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, pas incidenteve të rënda të ndodhura gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.

Kërkesa i është drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, ku kërkohet përjashtimi nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare i disa deputetëve të opozitës.

Në një deklaratë për medie zëdhënësja e grupit parlamentar të PS-së, Erjona Ismaili u shpreh se gjatë seancës së sotme plenare u regjistruan shumë akte dhune dhe incidente të rënda deri në hedhje të lëndëve piroteknike në sallë dhe të sendeve të tjera të forta kundër Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

“Ky skenar dhe këto akte dhune kanë qenë të mirëorganizuara dhe të parapërgatitura më parë nga drejtuesit e grupit parlamentar të PD-së: deputetët Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Elda Hoti, Ledina Alolli dhe nga drejtues të subjektit politik Partia Demokratike deputetët Sali Berisha dhe Flamur Noka”, u shpreh Ismaili.

Ismaili theksoi se disa prej deputetëve kanë goditur punonjësit e shërbimit të Gardës së Republikës, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, hapësirën rreth saj dhe vendet e përcaktuara për anëtarët e Këshillit të Ministrave.

Ismaili solli në vëmendje se deputetët Klevis Balliu, Flamur Noka, Elda Hoti, Fidel Kreka kanë hedhur sende të forta dhe mjete të tjera drejt Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, kanë penguar anëtarët e Këshillit të Ministrave të marrin fjalën, kanë përdorur gjuhë joparlamentare, kanë cenuar seriozisht rendin në seancë dhe kanë shkaktuar kaos.

Po ashtu, Ismaili theksoi se deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi kanë penguar anëtarët e Këshillit të Ministrave të ulen në vendet e tyre, të marrin fjalën, kanë përdorur gjuhë joparlamentare, kanë cenuar seriozisht rendin në seancë dhe kanë shkaktuar kaos.

“Siç konstatohet qartazi nga pamjet filmike deputetët Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kanë futur dhe përdorur në seancë lëndë apo mjete piroteknike. Gjithashtu deputetët Gazment Bardhi dhe Sali Berisha kanë përdorur gjuhë diskriminuese, joparlamentare, kanë cenuar seriozisht rendin në seancë, kanë shkaktuar kaos, kanë zaptuar foltoren duke penguar deputetët të marrin fjalën dhe kanë cenuar personalitetin e drejtuesit të seancës, anëtarëve të Këshillit të Ministrave”, shtoi Ismaili.

Në këtë kuadër PS kërkon marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 60 ditë ndaj deputetëve Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata, të cilët kanë futur dhe përdorur lëndë apo mjete piroteknike, tymuese brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit.

Gjithashtu, PD kërkon përjashtimin për 60 ditë ndaj deputetëve Klevis Balliu, dhe Flamur Noka, të cilët nuk kanë pranuar të dalin nga salla, kanë kryer veprime të qëllimshme duke dëmtuar pajisjet dhe hequr funksionalitetin e tyre në sallën e seancave.

Ps kërkon përjashtimin me 30 ditë për deputetët Sali Berisha, Elda Hoti dhe Gazment Bardhi dhe me 10 ditë për deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi, Saimir Korreshi, Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti.

/m.m/j.p/r.e/

The post Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtimin deri në 60 ditë për 29 deputetë të PD-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A do ti heqë Parlamenti imunitetin Ballukut? Balla ‘kyç’ gojën për vendimin e grupit

By: armand
18 December 2025 at 15:39

Partia Socialiste ende nuk e ka një vendim për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun, e cila është e pandehur për aferën e tunelit të Llogarasë. Këtë fakt e konfirmoi vetë kreu i grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, që i pyetur nga gazetarët u ndal vetëm tek pjesa e […]

The post A do ti heqë Parlamenti imunitetin Ballukut? Balla ‘kyç’ gojën për vendimin e grupit appeared first on BoldNews.al.

Tensionet në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore për 29 deputetë të opozitës

By: Elva
18 December 2025 at 14:55

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar një kërkesë për marrjen e masave disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës, pas tensioneve dhe incidenteve të ndodhura gjatë seancës plenare të sotme në Kuvend. Sipas PS-së, veprimet e deputetëve të Partisë Demokratike gjatë seancës kanë qenë të mirëorganizuara dhe kanë përfshirë akte dhune dhe incidente të rënda. […]

The post Tensionet në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore për 29 deputetë të opozitës appeared first on BoldNews.al.

Votat më të çuditshme për trofeun ‘The Best FIFA 2025’

17 December 2025 at 13:29


Ousmane Dembele ka fituar trofeun ‘FIFA The Best 2025’, duke lënë pas Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.

Ky sukses vjen si vazhdim i fitores së tij me ‘Topin e Artë’ në shtator, duke shpërblyer një sezon të jashtëzakonshëm për sulmuesin e PSG-së, si në nivel individual, ashtu edhe kolektiv.

Ndryshe nga trofeu i organizuar nga France Football, sistemi i votimit i FIFA-s synon të jetë më gjithëpërfshirës, duke u lejuar tifozëve nga e gjithë bota të votojnë në të njëjtin nivel me përzgjedhësit e kombëtareve, kapitenët dhe gazetarët specialistë.

Sipas analizës së Maxime Barbaud nga FootMercato, votimi është ndarë në katër kategori me peshë të barabartë (25% secila), ku pikët janë: 5 për vendin e parë, 3 për të dytin dhe 1 për të tretin.

FIFA ka publikuar votat e dhëna nga 11 finalistët për secilën kategori, duke përfshirë zgjedhjet e përzgjedhësve, kapitenëve dhe mediave.

Zgjedhjet e kapitenëve dhe përzgjedhësve të kombëtareve të njohura:

Didier Deschamps, përzgjedhësi i Francës, ka votuar për dy të preferuarit e tij: Dembele në vendin e parë, Mbappe në vendin e dytë dhe Hakimi në të tretin.

Achraf Hakimi, kapiteni i Marokut, ka zgjedhur Mbappen si numrin një, Dembele në vendin e dytë dhe Raphinha në të tretin.

Marquinhos, kapiteni i Brazilit, ka vendosur Dembele në krye, Raphinha të dytin dhe Hakimi të tretin.

Carlo Ancelotti ka përsëritur të njëjtin podium, por me Mbappen në vendin e tretë.

Në Spanjë, ka pasur mendime të ndryshme rreth Lamine Yamal: kapiteni Unai Simon e ka zgjedhur si të parë, përpara Pedri dhe Nuno Mendes, ndërsa përzgjedhësi Luis de la Fuente ka votuar Pedrin, më pas Lamine Yamal dhe Mbappen.

Në Portugali, kapiteni Bernardo Silva ka votuar për Vitinha, Nuno Mendes dhe Dembele, ndërsa përzgjedhësi Roberto Martinez ka zgjedhur të njëjtët lojtarë, por me Lamine Yamal në vend të tretë.

Votat e yjeve ndërkombëtarë

Lionel Messi ka votuar për Dembelen, Mbappen dhe Lamine Yamal.

Përzgjedhësi i Argjentinës, Scaloni, ka zgjedhur Mbappe, Pedri dhe Lamine Yamal.

Luka Modric ka vlerësuar lojtarë të fushës së tij: Vitinha në vendin e parë, Dembele të dytin dhe Lamine Yamal të tretin, duke lënë jashtë Mbappen.

Kapiteni italian Donnarumma ka votuar për Dembele, Hakimi dhe Lamine Yamal.

Riyad Mahrez ka zgjedhur Dembele, Hakimi dhe Mbappe.

Mohamed Salah, finalist, ka vendosur Hakimi, Dembele dhe Mbappe.

Këto rezultate jo vetëm që reflektojnë performancat individuale, por gjithashtu tregojnë edhe lidhjet dhe preferencat personale midis lojtarëve dhe përzgjedhësve, duke ofruar një panoramë interesante mbi votimin për çmimin 'FIFA The Best 2025'. /Telegrafi/

Google Maps në Gemini sapo është bërë shumë më i zgjuar në gjetjen e vendit tuaj të preferuar të radhës

15 December 2025 at 21:20


Aplikacioni Gemini i Google sapo mori një përditësim të madh për çdo gjë që lidhet me vendndodhjen, dhe po e bën më të lehtë gjetjen e vendeve që kanë rëndësi për ju.

Tani, në vend të një liste me tekst të thjeshtë me një hartë të vogël në fund, rezultatet e kërkimit tuaj lokal fillojnë me pamje dhe kontekst brenda Gemini, transmeton Telegrafi.

Nëse ndonjëherë e keni pyetur Gemini-n, "Ku është një vend i mirë për kafe afër?" dhe ju është dashur të shfletoni shumë tekst para se të hapni Google Maps, ky përditësim synon ta rregullojë këtë.

Tani, gjëja e parë që shihni është një hartë, e ndjekur nga kartat për secilin vend me foto, vlerësime me yje dhe pika kryesore nga vlerësimet, konfirmoi ekipi i Gemini në X.

Android Authority e vuri re për herë të parë këtë veçori në fillim të këtij muaji, së bashku me një ridizajnim të frymëzuar nga ChatGPT në menunë e mjeteve të Gemini.

Përpara këtij përditësimi, të pyesje Gemini-n për vendet lokale kryesisht të jepte tekst me një hartë në fund.

Tani, harta vjen e para, dhe në vend të pikave të kuqe të thjeshta, shihni gjilpëra në stilin e emoji-t që tregojnë nëse po shikoni parqe, restorante ose kafene.

Çdo vendndodhje tani shfaqet si një kartë e detajuar me një foto, vlerësim me yje dhe një përmbledhje të asaj që recensentët përmendin më shpesh, të gjitha brenda bisedës Gemini.

Me këto përmirësime vizuale, Google vë bast se përdoruesit duan të shohin se ku ndodhen gjërat përpara se të lexojnë detajet. Kjo ndihmon nëse po planifikoni një udhëtim jashtë vendit ose po kërkoni shpejt një vend.

Përditësimi tani është i disponueshëm në anglisht si në versionet mobile ashtu edhe në ato desktop të Gemini.

Ndërsa integrimi i Hartave të Gemini nuk është krejtësisht i ri, ky përditësim duket si momenti kur ndalon së ndjeri gjysmë të pjekur dhe fillon të veprojë si një mjet i vërtetë zbulimi. /Telegrafi/

“Të përgatitemi për protestën e 22 dhjetorit”, Berisha: Rama po përpiqet të gjejë strehim politik, do japë llogari edhe nëse shkon prapa diellit

By: M C
15 December 2025 at 20:01

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se data 22 dhjetor është data e protestës së përgjithshme kombëtare. Gjatë fjalës së tij në foltoren e PD-së, Berisha u shpreh se Rama po përpiqet të gjejë strehim politik.

Kryedemokrati tha se Rama do japë llogari edhe nëse shkon prapa diellit. Berisha tha se 22 dhjetori është dita e guximtarëve, e burrave dhe grave që guxojnë dhe që vendosin të sakrifikojnë. Në fund, lideri demokrat tha se fitorja e PD-së është e pashmangshme.

‘Kështu që, i them frikacakut, që merr zvarrë Adriatik Lapajn, protestues paqësor, civil, nuk ke parë gjë akoma. Absolutisht nuk ke parë gjë akoma. Sepse në qoftë se ti i ke marrë shqiptarët për frikacakë, ke gabuar rëndë. Boll vodhe, mor ç’të të thuash ty. Miqtë e mi, këto kohë keni dëgjuar vetëm për Lubinë, po a e dini ç’është kopshti privat i tij, ajo Mirlinda e famshme? Mirlinda e famshme është një lubi në vetvete, me një dallim nga Lubia, se Lubia jo të gjitha i ka vjedhur me Ramën, kurse ajo të gjithë agjencinë e saj e ka kopshtin privat të Edi Ramës. Aty janë dosjet.

Baxhanaku i tij ka vjedhur qindra milionë me tendera. Aty janë dosjet që Linda, jo Mirlinda, por ajo tjetra, Linda e tij, diktonte tenderat. Linda Rama diktonte tenderat se kush fiton. Aty janë dosjet në të cilat biznesmenët janë grabitur në mes të Tiranës dhe kanë marrë dherat. Aty janë dosjet, ku ish-zëvendësdrejtori i saj u rrëmbye dhe u mbajt në bodrumet e Suel Çelës dhe mezi doli gjallë. Të gjitha për të fshehur krimet e familjes Rama, krimet dhe vjedhjet e Edi Ramës. Nuk shpëton dot. Kam vënë re se këto kohët e fundit ke bërë udhëtime në Gjirin Persik, në botën arabe.

Disa thonë se ke lobuar për pozicionin tënd të tmerrshëm që ke kohët e fundit në vendet e tjera. Të tjerë thonë se je përpjekur për të gjetur ndonjë strehim politik. Po të them se edhe mbrapa diellit po shkove, llogari do japësh për këto që ke bërë. Ndaj miqtë e mi, këto ditë, nga e hëna gjer të hënën tjetër, të bëjmë çdo gjë. Të mbledhim dhe takojmë çdo guximtar. Edhe njëherë, koha është e guximtarëve, e burrave dhe grave që guxojnë, që vendosin të sakrifikojnë. Dhe u garantoj ju se fitorja jonë është e pashmangshme. Fitore, fitore, fitore. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.” tha Berisha.

The post “Të përgatitemi për protestën e 22 dhjetorit”, Berisha: Rama po përpiqet të gjejë strehim politik, do japë llogari edhe nëse shkon prapa diellit appeared first on Albeu.com.

❌
❌