Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aeroplani i ministres spanjolle të Mbrojtjes pëson ndërprerje në GPS pranë enklavës ruse

24 September 2025 at 12:51


Një aeroplan ushtarak spanjoll me një ministre të Mbrojtjes në bord pësoi, një "defekt" në GPS ndërsa ishte në rrugë për në Lituani, sipas zyrtarëve spanjollë.

Aeroplani ushtarak po fluturonte pranë enklavës së Kaliningradit të Rusisë të mërkurën në mëngjes, kur raportohet se ka ndodhur incidenti.

Margarita Robles ishte ministrja që thuhet se ishte në fluturim, sipas zyrtarëve spanjollë, transmeton Telegrafi.

Ajo duhej të zhvillonte një takim dypalësh me homologun e saj lituanez Dovile Sakaliene gjatë një vizite në bazën ajrore Siauliai të mërkurën, sipas agjendës së qeverisë spanjolle.

Aeroplani mbante gjithashtu të afërm të pilotëve spanjollë, që formojnë pjesë të misionit të ri të mbrojtjes ajrore të NATO-s në krahun lindor të Evropës.

Aeroplani u nis në fillim të këtij muaji, pasi Polonia rrëzoi dronë që kishin shkelur hapësirën e saj ajrore.

Kontingjenti spanjoll javën e kaluar interceptoi tetë aeroplanë rusë që operonin mbi Detin Baltik, shtoi ministria e Mbrojtjes e Spanjës në një deklaratë.

Një komandant në bordin e aeroplanit spanjoll tha se incidente të tilla janë të zakonshme kur fluturojnë pranë Kaliningradit, si për aeroplanë civilë ashtu edhe për ushtarakë.

Robles, 68 vjeçe, ka qenë ministre e Mbrojtjes e Spanjës që nga viti 2018.

Në qershor, ajo tha se Spanja ishte "absolutisht e përkushtuar" ndaj NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Më pas, në gusht, ministrja tha se Spanja do të punonte për të "gjallëruar" projektin e aeroplanëve luftarakë evropianë, të njohur si FCAS.

Kjo ndodhi pasi Spanja zbuloi se nuk po e shqyrtonte më mundësinë e blerjes së aeroplanëve luftarakë F-35 të prodhuar në SHBA, dhe do t'i ripërqendronte shpenzimet e saj të mbrojtjes në blerjen e pajisjeve të prodhuara në Evropë. /Telegrafi/

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-së?

By: xhir jeta
4 September 2025 at 10:21

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po fluturonte drejt Bullgarisë kur sistemi GPS i avionit të saj u ndërpre nga një operacion i dyshuar rus, duke detyruar pilotët të mbështeteshin në navigacionin rezervë dhe në hartat tradicionale për të ateruar në mënyrë të sigurt.

Ky ishte rasti më i fundit i një taktike në rritje dhe shqetësuese në zonat e konflikteve moderne të bllokimit të sinjaleve të Sistemit të Pozicionimit Global (GPS).

Derisa avioni i von der Leyen po afrohej pranë Aeroportit të Plovdivit, sinjalet e GPS-së që udhëzonin avionin, u zhdukën papritmas, duke i lënë pilotët “në errësirë” sa i përket navigacionit satelitor për gati një orë.

Pavarësisht pengesave, ata kaluan shpejt te sistemet rezervë dhe ateruan në mënyrë të sigurt pa ndonjë incident.

Moska e ka mohuar çdo rol pengimin e në fluturimin e von der Leyen.

Sipas zyrtarëve bullgarë, ndërprerjet dhe bllokimi i sinjaleve të GPS-së janë bërë kaq të shpeshta saqë rastet individuale, si ai i von der Leyen, nuk hetohen më ndaras.

Por, ish-ministri i Mbrojtjes, Todor Tagarev, nuk pajtohet.

“Nëse ka pasur ndërprerje, ajo nuk ka mundur të vijë nga jashtë vendit”, tha Tagarev për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë (REL).

Ai shtoi se, në rrethana të tilla, “shërbimet e sigurisë duhet të zbulojnë se çfarë ndodhi”.

Rastet e ndërprerjes dhe manipulimit të sinjaleve të GPS-së po rriten, sipas analistëve të aviacionit, veçanërisht në sektorët e aviacionit dhe detarisë, sidomos pranë zonave të konflikteve si Ukraina, Deti i Zi dhe Evropa Lindore.

Në mars, agjencitë e Kombeve të Bashkuara për telekomunikacionin, aviacionin dhe transportin detar kërkuan “mbrojtje të menjëhershme” për shërbimin satelitor të radionavigacionit (RNSS), i cili mbështet navigacionin global dhe matjen e saktë të kohës.

Si ndërpriten sinjalet e GPS-së?
Sinjalet e GPS-së mund të humbin për shkak të fenomeneve natyrore, si stuhia diellore, ose për shkak të dështimeve të pajisjeve. Por, këto raste zakonisht janë të shkurtra dhe të parashikuara në aviacionin komercial, prandaj rreziku për fluturimet komerciale është minimal.

Ndërprerja e sinjaleve të GPS-së përfshin transmetimin e sinjaleve radio në të njëjtat frekuenca me satelitët GPS për t’i mbingarkuar dhe bllokuar sinjalet e ligjshme të navigacionit.

Parimi funksionon kështu: satelitët GPS transmetojnë sinjale të dobëta radioje në frekuenca specifike. Një pranues kap sinjalet nga të paktën katër satelitë dhe përdor të dhënat e kohës për t’i llogaritur koordinatat.

Pra, si bëhet ndërprerja? Thënë thjesht, ndërprerja ndodh kur dikush transmeton një sinjal më të fortë në të njëjtat frekuenca ose në frekuenca të afërta, duke “i shuar” plotësisht sinjalet nga satelitët.

Si pasojë, pranuesi nuk mund të lidhet me satelitët dhe kështu humb sinjalin.

Në disa raste, nëse në vend të ndërprerjes sistemi manipulohet, atëherë pranuesi mund të tregojë koordinata të rrejshme.

Edhe pse pajisjet për ndërprerjen e sinjaleve mund të jenë të lira për t’u blerë dhe teknikisht të thjeshta, ato zakonisht funksionojnë vetëm në distanca të shkurtra; disa qindra metra për ndërprerës të vegjël ose disa kilometra për sisteme më të fuqishme ushtarake.

Ndërprerësit e përfshirë në incidentin e von der Leyen nuk ndodheshin mijëra kilometra larg në Rusi, por afër hapësirës ajrore evropiane.

Në fakt, ekspertët që folën për REL-in thanë se burimi i sinjalit ndërhyrës ndodhej afër aeroportit.

Mashtrimi me sinjale të GPS-së bëhet pak më ndryshe: kjo bëhet përmes një metode për vendosjen e një aeroplani atje ku nuk është. Kjo bëhet duke krijuar një kopje të sinjalit të avionit dhe duke e transmetuar atë për ta bërë të duket se një aeroplan ndodhet diku tjetër ose për ta ndryshuar kohën kur duket se po vepron.

Mashtrimi mund të bëhet vetëm qëllimisht përmes pajisjeve të veçanta që dekodojnë dhe riprodhojnë transmetuesin GPS të një avioni.

Nëse është kaq e lehtë, pse nuk është më e zakonshme?
Ndërprerja e sinjaleve është e paligjshme në shumicën e vendeve dhe e lehtë për t’u zbuluar dhe lokalizuar, prandaj kryerësit rrezikojnë të kapen.

Për më tepër, duke qenë se GPS-ja përdoret kaq shumë – nga makinat, anijet dhe telefonat e mençur – ndërprerja e sinjaleve shkakton pengesa të mëdha jashtë aviacionit, prandaj kjo metodë është zgjedhje e rrezikshme jashtë konteksteve ushtarake ose të konflikteve.

Megjithatë, ndërprerja dhe mashtrimi ushtarak me sinjale po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në zonat e konflikteve. Incidentet janë shtuar që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 dhe janë bërë edhe më të shpeshta prej atëherë.

Ndërprerja e sinjaleve mund të përdoret ndonjëherë për qëllime mbrojtëse, por ekspertët argumentojnë se Rusia po synon gjithnjë e më shumë vendet evropiane në këtë mënyrë për të shkaktuar hutim dhe frikë.

Pas incidentit me von der Leyen, Komisioni Evropian fajësoi drejtpërdrejt Rusinë dhe vendosi sanksione ndaj disa kompanive të lidhura me ndërprerjen e sinjaleve GPS. Ai gjithashtu tha se po zhvillon një plan specifik për aviacionin për të parandaluar ndërprerje të tilla të sinjaleve në të ardhmen./rel

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it?

4 September 2025 at 09:18

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po fluturonte drejt Bullgarisë kur sistemi GPS i avionit të saj u ndërpre nga një operacion i dyshuar rus, duke detyruar pilotët të mbështeteshin në navigacionin rezervë dhe në hartat tradicionale për të ateruar në mënyrë të sigurt. Ky ishte rasti më i fundit i një taktike […]

The post Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it? appeared first on BoldNews.al.

BULLGARI – Zhelyazkov: Asnjë arsye për të hetuar incidentin me avionin e Von der Leyenit

2 September 2025 at 17:37

BURGAS, 2 shtator /ATSH-BTA/ – Nuk ka arsye për të hetuar incidentin me avionin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pasi bllokimi i sinjalit GPS nuk konsiderohet kërcënim hibrid apo kibernetik, deklaroi sot kryeministri bullgar, Rosen Zhelyazkov në Burgas.

Deklarata pasoi njoftimin e Shërbimit të Informacionit të qeverisë së Bullgarisë dje, lidhur me incidentin e së dielës, kur sistemi GPS i avionit humbi sinjalin satelitor gjatë afrimit për në aeroportin e Plovdivit.

Për sigurinë e fluturimit, autoritetet bullgare të trafikut ajror ofruan menjëherë një metodë alternative uljeje me ndihmën e navigimit tokësor.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Arianna Podesta, tha dje  se autoritetet bullgare dyshojnë se ndërhyrja ishte e qëllimshme nga Rusia.

Zhelyazkov theksoi se që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022, lufta moderne përfshin gjithnjë e më shumë luftën elektronike, që përfshin ndërprerje të qëllimshme të spektrit të radiofrekuencave.

Sipas tij, raste të tilla janë vërejtur vitet e fundit në Helsinki, rajonin e Detit të Zi, Jerevan, Tbilisi, Qipro, Siri dhe Tripoli.

Ai shtoi se sinjalet e GPS transmetohen nga satelitë në lartësi rreth 20 kilometra mbi Tokë dhe shpesh preken nga këto ndërhyrje.

Kryeministri bullgar theksoi se incidenti nuk ishte i drejtuar posaçërisht ndaj ndonjë avioni dhe u identifikua nga ekuipazhi i fluturimit.

”Ngjarje të tilla ndodhin çdo ditë, dhe avionët kanë fluturuar e ulur shumë kohë para se të ekzistonte GPS”, tha ai.

Zhelyazkov shpjegoi se ekzistojnë protokolle ndërkombëtare për situata të tilla, të zbatuara në të gjitha vendet e mbikëqyrura nga Agjencia Evropiane e Sigurisë Ajrore, të cilat parashikojnë përdorimin e metodave tradicionale të navigimit në rast prishjeje të GPS-it.

”Kontrolli i trafikut ajror në Bullgari ndoqi të gjitha procedurat e kërkuara dhe se incidenti nuk ndryshon nga ngjarje të ngjashme të lidhura me konfliktin në Ukrainë dhe përdorimin e teknikave të luftës elektronike. Fatkeqësisht, ky është një nga efektet anësore, edhe pse jo i vogël, i konflikteve të tilla”, përfundoi Zhelyazkov./  /Ad.Ab./

The post BULLGARI – Zhelyazkov: Asnjë arsye për të hetuar incidentin me avionin e Von der Leyenit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SOFJE – Avioni i Ursula von der Leyen goditet nga ndërhyrje të dyshuara ruse në GPS

1 September 2025 at 12:45

SOFJE, 1 shtator /ATSH-  Një avion në të cilën udhëtonte presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u godit nga ndërhyrje në navigacion GPS ndërsa përpiqej të ulej në Bullgari , deklaroi tha një zëdhënës i Komisionit për CNN.

‘’Komisioni Evropian ka marrë informacion nga autoritetet bullgare se ky incident ka për autor ndërhyrjen e shërbimeve ruse”, theksoi zëdhënësi.

“Me gjithë peripecitë avioni u ul në mënyrë të sigurt, shtoi zëdhënësi duke shtuar se “pilotët përdorën harta letre për të ulur’’.

“Kjo do të forcojë më tej angazhimin tonë të palëkundur për të forcuar aftësitë tona mbrojtëse dhe mbështetjen për Ukrainën”, shtoi zëdhënësi.

Udhëtimi në Bullgari ishte pjesë e turneut të von der Leyen në disa shtete të Bashkimit Evropian që kufizohen me Rusinë, Bjellorusinë dhe Detin e Zi.

Udhëtimi kishte për qëllim të demonstronte forcën dhe unitetin, ndërsa Rusia vazhdon të sulmojë qytetet ukrainase dhe të sabotojë çdo përpjekje për të arritur një marrëveshje armëpushimi.

Presidentja vizitoi Letoninë dhe Finlandën të premten, Estoninë të shtunën dhe Poloninë dhe Bullgarinë të dielën.

Ajo ishte planifikuar të përfundonte udhëtimin e saj të hënën me vizita në Lituani dhe Rumani.

Duke folur në kryeqytetin bullgar menjëherë pas uljes së aeroplanit, por përpara se të bëhej publik, presidentja Von der Leyen tha se ‘’Evropa nuk duhet të ulë vëmendjen pasi presidenti rus Vladimir Putin nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë kurrë’’.

‘’Ai është një grabitqar. Ai mund të mbahet nën kontroll vetëm me frenim të fortë”, theksoi ajo.   /os/

The post SOFJE – Avioni i Ursula von der Leyen goditet nga ndërhyrje të dyshuara ruse në GPS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rusia ndërhyri në GPS, avioni me të cilin po udhëtonte Von der Leyen bën ulje emergjente

1 September 2025 at 12:46

Avioni me të cilin po udhëtonte presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u detyrua të bënte një ulje të detyruar në Plovdiv. “Financial Times” raporton se incidenti ndodhi të dielën kur von der Leyen po udhëtonte për në Bullgari, për shkak të një ndërhyrjeje të dyshuar ruse në sinjalin GPS. Sipas gazetës, ishte […]

The post Rusia ndërhyri në GPS, avioni me të cilin po udhëtonte Von der Leyen bën ulje emergjente appeared first on BoldNews.al.

❌
❌