Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Kaosi në Kuvend, PS “zbutet” dhe tërhiqet nga kërkesa për përjashtimin e 19 deputetëve opozitarë

By: Fax Web
23 December 2025 at 10:52

Partia Socialiste është tërhequr dhe ka kërkuar masë ndëshkimore vetëm për 10 deputetë nga 29 që kërkonte në fillim për kaosin dhe tensionet gjatë seancës së kaluar parlamentare.

Ulsi Manja ka propozuar që për 19 deputetët, për të cilin u kërkua 10 ditë përjashtim nga seanca plenare dhe komisionet parlamentare, të mos merret masë ndëshkimore.

Analiza po bëhet vetëm për 10 ligjvënës, për të cilët është kërkuar 30 apo 60 ditë përjashtim.

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

“Shkoni te zyra e Gysit, aty bëni mbledhje”- Debate në Sekretariatin e Etikës

By: Fax Web
23 December 2025 at 10:29

Sekretariati i Etikës në Kuvend është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë opozitarë kanë kërkuar të shohin provat, për të cilat mazhoranca kërkon përjashtimin e 29 deputetëve.

“Ku janë provat dhe çfarë kanë bërë deputetët, të vish në sallën e Kuvendit ku ka rezultuar që në një institucion vepronte një grup i strukturuar kriminal, ju pretendoni që opozita të mos vijë për ta ngritur

Është tjetër kush grup i strukturuar kriminal. Pse nuk përjashtoni anëtarët e qeverisë që sillen si banditë”, tha Bardhi.

Ndërkohë Ulsi Manja ndërpreu seancën dhe tha se do të tërhiqen për të marrë vendimin. Deputeti Flamur Noka ironizoi duke thënë : “Shkoni te zyra e Gysit, aty bëni mbledhjet”.

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Besart Xhaferri

2-Xhelal Mziu

3-Bledjon Nallbati

4-Luçiano Boçi

5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)

6-Edi Paloka

7-Ina Zhupa

8-Klodiana Çapja

9-Oerd Bylykbashi

10-Enno Bozdo

11-Tomorr Alizoti

12-Ivi Kaso

13-Gent Strazimiri

14-Luan Baçi

15-Bledi Himçi

16-Greta Bardeli

17-Manjola Luku

18-Flamur Hoxha

19-Kliti Hoti

Dhuna në Kuvend, “Etika” ndëshkon sherrxhinjtë e PD/ Përjashtohen me 30 ditë Noka, Këlliçi, Vokshi dhe Hoti

23 December 2025 at 10:08

TIRANË– Sekretariati i Etikës vendosi të përjashtojë me 30 ditë pesë deputetë të PD pas kaosit që krijuan të enjten e javës së kaluar në seancën plenare.

Përjashtim për 30 ditë për deputetët:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Flamur Noka

5-Elda Hoti

Kurse, për 24 të tjerë Etika vendosi tërheqje vëmendjeje.

Në vijim….

 

 

 

 

Before yesterdayMain stream

Përjashtimi i 29 deputetëve të PD për kaos në seancë, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës

19 December 2025 at 10:49

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën shtyu për të martën mbledhjen për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Mbledhja u shty pas kërkesës së kryetarit të grupit të PD-së, Gazment Bardhit, i cili kërkoi kohë që deputetëve t’u lihet kohë që të njohën me provat që mazhoranca ka paraqitur për përjashtimin e tyre.

“Secili deputet që ka firmosur për pezullimin e mandatit për 60 ditë, 30 ditë apo 10 ditë duhet të tregohet i përgjegjshëm. Të tregohen të përgjegjshëm dhe të paraqesin fakte. Të mos vijnë këtu dhe të akuzojnë me terma të Sigurimit të Shtetit”, u shpreh Bardhi.

Sipas tij, në kërkesën për përjashtim janë përfshirë deputetë që nuk kanë bërë asgjë në Kuvend.

“Keni dashur të fshini opozitën nga Kuvendi, sepse doni një Kuvend njëpartiak. Thojeni këtu: qëllim keni pasur pengesën tonë në Këshillin e Imuniteteve, prandaj edhe ua caktuat mbledhjen në orën 9. Kështu që propozoj të shtyhet mbledhja për javën tjetër dhe secili deputet të njihet me provat”, tha Bardhi.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste depozitoi dje në Kuvend kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, pas incidenteve të rënda të ndodhura gjatë seancës plenare në Kuvend.

/m.q/j.p/

The post Përjashtimi i 29 deputetëve të PD për kaos në seancë, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Etika rrëzon kërkesën e PD, kërkuan përjashtimin e Balles me 30 ditë nga Kuvendi

By: Fax Web
15 December 2025 at 10:27

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën rrëzoi kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për marrje mase disiplinore ndaj kreut të grupit parlamentar të mazhorancës, Taulant Balla.

Partia Demokratike dorëzoi tre ditë më parë kërkesën për përjashtimin me 30 ditë të Taulant Ballës, me pretendimin se ka përdorur gjuhë joparlamentare ndaj opozitës.

Kërkesa për përjashtim u firmos nga deputetët Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Enno Bozndo, Elda Hoti, Tomor Alizoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.

Kërkesa e PD i referohet seancës së fundit plenare ku palët u përfshin në debat ku përmendi fjalën “zagar”

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu drejtua  opozitës duke iu thënë që nëse flisni për lepuj duhet të përmendin edhe zagarë.

“Njëri i bie patkoit, e tjetri gozhdës. Asnjeri nuk ka sqaruar se përse kjo çështje duhet të ikë nga rendi i ditës. Dëgjova batuta, tallje, njëri fliste për lepuj, por po hytë te lepujt duhet të flisni edhe për zagarët. Se lepurin në pritë e nxjerr zagari. Po i hytë këtij diskutimi bujrum se do t’ju lexoj unë listën.”, tha ai.

Sensacioni i ri i atletikës: Adoleshenti tajlandez fillon të shkruaj rekorde

13 December 2025 at 09:13


Një nga talentët më të mëdhenj të atletikes në vitet e fundit, tajlandezi i ri Boonson Puripol, vrapoi sprintin e pestë më të shpejtë midis adoleshentëve në histori.

Puripol (19 vjeç), i cili ka marrë pjesë tashmë në Lojërat Olimpike dhe ka njoftuar një karrierë të shkëlqyer, arriti fitoren në Lojërat e Azisë Juglindore në fushën e tij të lindjes, në Bangkok.

Vrapuesi tajlandez fitoi medaljen e artë në Stadiumin Kombëtar Suphachalasai në Bangkok, duke vrapuar për një kohë prej 9.94.

Kështu, ai u bë adoleshenti i pestë më i shpejtë në historinë e atletikës në garën 100 metra. Ai u bë gjithashtu njeriu i parë nga Azia Juglindore që vrapoi nën 10 sekonda.

Sub 10 in December 😤

🇹🇭’s Puripol Boonson flies to a big PB and Asian U20 record or 9.94 in the 100m heats of the Southeast Asian Games 👏

That makes him the 5th fastest U20 athlete in history 🔥 pic.twitter.com/JsJb5fNMxh
— World Athletics (@WorldAthletics) December 11, 2025

"Jam shumë i kënaqur me veten që vrapova nën 10 sekonda. Në fillim nuk isha i sigurt nëse mund ta bëja, por tregova se mundem”.

“Qëllimi im është të vazhdoj të përmirësoj rekordin tim. Dua ta thyej përsëri rekordin tim personal", ka thwnw tajlandezi i ri. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Memorandumi energjetik Kosovë –  Maqedoni e Veriut skadon pa asnjë rezultat

7 December 2025 at 22:50


Memorandum i çuar dëm mund të vlerësohet ai për energjinë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që ishte nënshkruar në Nëntor 2024. Kjo pasi vlefshmëria e tij ishte një vit kalendarik, ndërsa qeveritë e të dyja shteteve, përkundër pritjes për disa javë, nuk ishin në gjendje të listojnë asnjë rezultat nga memorandumi. Aty përfshihej edhe mundësia e shkëmbimit të energjisë me thëngjillin, gjë që do të mund të ndikonte në uljen e importit.

Përkundër disa javësh pritjeje, Qeveria në detyrë e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut nuk qenë në gjendje të tregojnë një të arritur në kuadër të memorandumit në sektorin e energjisë, të nënshkruar më 18 Nëntor 2024.

Duke zgjedhur të përmbushë vetëm kërkesën për qasje në dokumente, Ministria e Ekonomisë e Kosovës ia ofroi televizionit dokumentin e nënshkruar, por nuk u përgjigj në pyetjet për veprimet dhe rezultatet eventuale.

Në anën tjetër, përkundër që më 18 Nëntor konfirmoi pranimin e pyetjeve dhe tha se do të përgjigjet “së shpejti”, Ministria e Energjisë e Maqedonisë së Veriut nuk iu përmbajt zotimit.

Ujdia rezulton e çuar dëm pasi nuk u përmend asnjë rezultat dhe vlefshmëria e saj ishte një vit kalendarik – pra, tashmë është e skaduar.

Për më tepër, memorandumi i nënshkruar nga përfaqësuesit e qeverive të dy shteteve, kishte shfuqizuar atë të vitit 2021 – për bashkëpunim në sektorin e energjisë.

“Rritja e sigurisë, përballueshmërisë e qëndrueshmërisë energjetike” ishin theksuar si qëllime të nënshkrimit të dokumenti, sipas njoftimit zyrtar.

Me synimin për të zhvilluar një partneritet strategjik, memorandumi liston pesë masa në të cilat palët ishin pajtuar punojnë.

Në masën e parë ishin përmendur përcaktimi i nismave për bashkëpunim lidhur me burimet e ripërtërishme të energjisë, efiçiencën, thëngjillin, furnizimin si dhe përgatitjen e projekteve e infrastrukturës së energjisë.

Krahas ekspertizës dhe informacioneve, pjesë e dokumentit ishte edhe hulumtimi i potencialit për shkëmbimin e energjisë elektrike ndërmjet dy shteteve ose të energjisë elektrike me thëngjill.

Shkëmbimet direkte të rrymës sikur ato me Shqipërinë, apo pranimi i energjisë në këmbim të thëngjillit, do të mund të ishin faktorë me ndikim në uljen e importit veçmas gjatë dimrit.

Memorandumi tashmë i skaduar, ishte nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të qeverive të dy shteteve, që ishte mbajtur në Prishtinë./TV Dukagjini

- YouTube youtu.be

Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD-së, Balla: Debati parlamentar nuk duhet të jetë arenë fyerjesh

10 November 2025 at 17:42

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, duke theksuar rëndësinë e sjelljes dhe gjuhës në jetën parlamentare.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën shqyrtoi sot dhe rrëzoi kërkesën e shtatë deputetëve të opozitës për përjashtimin e Ballës për thyerje të etikës në seancën plenare të së enjtes së kaluar.

Duke iu referuar vendimit, Balla reagoi duke sjellë një thënie të urtë, e cila, sipas tij, e ka  mësuar të kalisë durimin dhe sjelljen: “Kush di të ruajë gjuhën, di të ruajë nderin”.

“Etika parlamentare është themeli i besimit publik ndaj institucioneve demokratike. Ajo kërkon që çdo deputet të veprojë me ndershmëri, përgjegjësi dhe respekt ndaj Kushtetutës, rregullores dhe kolegëve”, shkroi Balla në rrjetet sociale.

Ai nënvizoi se asnjë deputet nuk duhet të vendoset mbi rregullat dhe normat e respektit parlamentar. “Debati parlamentar nuk duhet të jetë arenë fyerjesh, por hapësirë e dialogut dhe e argumentit”, vuri në dukje kreu i grupit parlamentar të PS-së.

“Respekti për fjalën, për të vërtetën dhe për qytetarët që përfaqësojmë është thelbi i një Kuvendi dinjitoz dhe europian. Përpjekja për të patur seanca dhe komisione parlamentare ku asnjë deputet nuk është mbi rregullat dhe normat e respektit reciprok, do t’i ndryshojë faqen Kuvendit dhe do të rrisë besimin e qytetarëve”, vijoi ai.

Sekretariati i Etikës e rrëzoi sot kërkesën e e shtatë deputetëve të Partisë Demokratike për ta përjashtuar atë nga punimet e Kuvendit me pretendimin se kishte përdorur “gjuhë fyese dhe kërcënuese” ndaj deputetëve të opozitës.

Por Sekretariati vendosi se nuk kishte bazë për përjashtim, pasi neni 65/1 i Rregullores së Kuvendit parashikon që një masë e tillë mund të merret vetëm pasi janë zbatuar më parë masa të tjera disiplinore nga kryetari i Kuvendit.

The post Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD-së, Balla: Debati parlamentar nuk duhet të jetë arenë fyerjesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Jo vetëm rrugë të sigurta, por edhe estetike

25 October 2025 at 22:12

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Mirëmbajtja estetike e akseve rrugore është projekti më i ri i ARRSH që ka nisur të zbatohet në terren.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot nga afër zonën e rrethrrotullimit të Rinasit, ku grupet e punës së ARRSH-së ishin në terren, të angazhuar për pjesën estetike, por edhe kujdesin për bimësinë.

“Duke pasur parasysh që ne kemi prej kohësh kontratat e mirëmbajtjes me performancë që bëhen të ndara sipas rajoneve për të mirëmbajtur të gjithë akset rrugore që mbarojnë kohën e garancisë, kemi vënë re që duke qenë se kilometrat e akseve shtohen, ka ardhur momenti për të pasur një element shumë të rëndësishëm për qytetarët e vizitorët. Pasi Shqipëria është kthyer në një pikë të madhe turistike ku vijnë vizitorë nga e gjithë bota, nuk është e rëndësishme që të kemi vetëm rrugë të sigurta, por edhe rrugë që plotësojnë kushtet estetike”, tha Balluku.

Balluku tha se në vitin 2023, ARRSH ka shtuar në fushën e saj të përgjegjësisë edhe mirëmbajtjen estetike të akseve kombëtare.

“Ne sot jemi në rrethrrotullimin e Rinasit ku po bëhet një punë e mirë për gjelbërimin, pasi një nga përgjegjësitë që ka pjesa e skuadrës që kujdeset për mirëmbajtjen estetike, përveç pastrimit, lyerjes me bojën fosforeshente, është edhe gjelbërimi”, vijoi ajo.

Një prej drejtuesve të skuadrës që kujdeset për pjesën estetike të akseve rrugore, tha se flota e re e mjeteve është në dispozicion të katër rajoneve në vend, ku janë shtuar kamioninçinat dhe autobotët me kapacitete prej 10 mijë litrash ujë.

Kreu i ARRSH-sës, Gentian Gjyli tha se puna po ecën edhe në rajone të tjera ku janë shpërndarë automjete në zonat që mund të gjelbërohen siç janë rrethrrollutimet apo hyrje- daljet në rrugët kryesore.

“Kjo është një fazë e parë që ARRSH ka ndërmarrë. Janë 25 punonjës për çdo rajon, por që do ketë reformime të tjera që të kapim numrin 100 punonjës për çdo rajon”, tha ai.

Ministrja Balluku u ndal edhe te një tjetër fenomen i evidentuar gjatë verës, siç është edhe problematika e pastrimit të akseve rrugore.

“Kompanitë e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë, po fokusi ka qenë që të ruhen shtresat asfaltike, siguria rrugore, kur ka shkëputje të barrierave ndarëse, apo sinjalistikës. Por, nuk mund të kërkojmë të mbledhin edhe mbeturinat, pasi ky është një fenomen që ndodh sidomos me turistët. Drejtuesit shqiptarë të automjeteve sillen më mirë nga kushdo drejtues tjetër, pasi kemi edhe makina të marra me qira. Turizmi është bërë katër stinësh në Shqipëri dhe pjesa e pastrimit është pjesë e mirëmbajtjes estetike”, vijoi ajo.

“Ka ardhur momenti që të kemi një plan pune për sa i përket gjelbërimit, përzgjedhjes, ndarjes së rrugëve kombëtare, pemëve që duhet të qëndrojnë në dy anët e autostradave, pishat janë ato që rezistojnë më shumë, apo palmat në disa vende bregdetare, që i shkojnë edhe pjesës estetike”, pohoi Balluku, duke theksuar se aspekti estetik është po aq i rëndësishëm, sa siguria rrugore.

/e.i/r.e/

The post Balluku: Jo vetëm rrugë të sigurta, por edhe estetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arti duhet të veprojë

14 October 2025 at 13:35


Gjatë dekadave të tëra si autor, Harold Rosenberg u bëri thirrje artistëve të kundërshtonin klishetë dhe konformizmin dhe që në vend të tyre të ndërmerrnin veprime.

Nga: Blake Smith, historian dhe përkthyes / aeon.co
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com

Me të drejtë publiku e ka humbur besimin te politikanët, ekspertët dhe mediat. Përparimi duket i pamundur, qoftë në politikë apo në kulturë. Burokracitë masive dhe të shkëputura, mashtrimet e tregut kapitalist dhe ideologjitë e shpërndara nga partitë, intelektualët dhe institucionet, na mbushin me klishe çorientuese dhe identitete të rreme. Nuk jemi më në gjendje të dallojmë të vërtetën, ta komunikojmë atë siç duhet me njëri-tjetrin, apo të gjejmë një rol autentik përmes të cilit të lidhemi me të tjerët dhe shpëtojmë nga forcat që devijojnë potencialin tonë për veprim të vërtetë, në një konformizëm të pamenduar ose vetëmburrjeje të rrejshme.

Kështu argumentonin - nga kriza e Luftës së Dytë Botërore e deri në vdekjen e tyre në vitet ’70 të shekullit XX - dy nga intelektualët më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në mesin e shekullit të kaluar: Harold Rosenberg dhe Hannah Arendt. Miq të ngushtë për gati tri dekada, marrëdhënia e tyre frymëzoi teoritë e ndërthurura për veprimin dhe gjykimin, si dhe kthesën e përbashkët drejt rolit të kritikut kulturor për një publik të madh. Megjithatë, ndërsa Arendt tani shihet si figurë qendrore në kanonin filozofik modern, Rosenbergu është pothuajse i harruar, ashtu siç është edhe dialogu kritik mes tyre.

Rosenbergu ishte një nga mendimtarët kryesorë amerikanë të artit, në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, kur ShBA-ja zëvendësoi Evropën si qendra e botës së artit. Falë pjesërisht eseve të tij kritike, artistët si Barnett Newman, Willem de Kooning dhe Jackson Pollock hynë në historinë e artit dhe bënë që arti modern të duket sinonim i kulturës amerikane. Ai gjithashtu ndikoi dhe u ndikua nga Arendt, me të cilën u bë mik në fund të viteve ’40 të shekullit XX. Të dy zhvilluan një grup idesh për mënyrën se si ajo që ata e quanin "veprim" lidhte estetikën dhe politikën. Gjatë dy dekadave në vijim, ata vazhduan të rishqyrtonin kuptimin e veprimit ndërsa të dy jepnin mësim në programin Komiteti për Mendimin Shoqëror në Universitetin e Çikagos.

Gjatë katër dekadave pas vdekjes së tij, Rosenbergu u fishk në një karikaturë që pak mbahet mend. Idetë e tij të veçanta për veprimin - josistematike, gjithmonë në zhvillim dhe të trajtuara në ese të përmbledhura në një botim që ka qenë jashtë shtypit që nga vitet ‘80 të shekullit XX - janë hedhur poshtë nga historianët e artit si Michael Fried, Rosalind Krauss dhe Hal Foster si "gjysmë romantike, gjysmë mikroborgjeze" dhe si "gjëmë psikologjike", siç e thotë Christa Noel Robbins në Artisti si autor [Artist as Author, 2021]. Ndërsa këta studiues gabojnë kur e përjashtojnë Rosenbergun, ata kanë të drejtë të shohin tek ai kundërshtarin e llojit të kritikës që ata ushtrojnë. Esetë e tij janë të mbushura me kritika provokuese për mënyrën se si akademikët, profesionistët e muzeve, galeristët dhe kritikët e artit i reduktojnë veprat artistike në instrumente të pedagogjisë ose të përfitimit, duke e larguar vëmendjen nga thelbi i vërtetë i krijimit artistik.

Artistët për të cilët ka shkruar Rosenbergu ishin njerëz që ai i kuptonte se po luftonin për të krijuar një jetë njerëzore për vetveten, mes shtypjeve dhe iluzioneve të kapitalizmit. Duke vepruar kështu, ka thënë ai, ata shkëputeshin nga konventat e historisë së artit. Prodhimi i objekteve të bukura, anëtarësia në një avangardë të vetëdijshme, përfaqësimi i temave politikisht të dobishme dhe madje ndjekja e origjinalitetit binin poshtë ndërsa nuk përpiqeshin më të krijonin art, por të vepronin - qoftë në kanavacë, në skulpturë, apo përmes reagimeve që provokonin veprimet e tyre. Kritika e artit, këmbëngulte Rosenbergu në esenë e tij më të rëndësishme dhe goxha të keqinterpretuar, Piktorët amerikanë të veprimit [The American Action Painters, 1952], ishte përgjigja më e papërshtatshme nga të gjitha ato të mundshmet ndaj një veprimi të tillë. "Piktura e re”, deklaroi ai, "ka rrëzuar çdo dallim mes artit dhe jetës", dhe nuk kishte nevojë për kritikë në kuptimin e kërkimit vlerësues të një specialisti për cilësi, por më tepër një ushtrim ekzistencial gjykimi. Në vend që të përshkruajë vendin e një vepre në shpalosjen e tendencave historike, ose të zbulojë interesin e saj si një lente mbi problemet shoqërore, kritiku duhet të gjykojë veprimin e artistit sipas mënyrës se si ai e zbulon jetën.

Jeta e vetë Rosenbergut, e cila njihet më mirë falë biografisë së vitit 2021 nga Debra Bricker Balken, filloi në një familje hebreje të shtresës së ulët të mesme në Nju-Jork, në vitin 1906. Ambicioz, por pa drejtim të qartë, Rosenbergu brodhi pas shkollës së drejtësisë (nuk ushtroi kurrë punën e juristit), mes bohemëve të Greniq-Villiqit. Përmes miqësive të tij me artistë dhe intelektualë të rinj aspirues, ai fitoi njohuri për rrymat kryesore të kohës: marksizmin, psikanalizën dhe surrealizmin. Veprimtaria krijuese e Rosenbergut ishte po aq e larmishme sa edhe mjedisi i tij intelektual. Për pjesën më të madhe të viteve ’30 të shekullit XX, i drejtoi energjitë e tij në mënyrë të paqëndrueshme ndërmjet pikturës, poezisë, letërsisë dhe publicistikës. Të gjitha këto përpjekje ishin të ndikuara nga politika e tij majtiste. Për shembull, poema e tij Fronti [The Front, 1935] paraqet Rosenbergun teksa përpiqet të zotërojë një stil modernist, me shumë perspektiva, në të cilën ai lavdëron dhunën e kryer nga marinarët, anëtarët e sindikatave dhe fermerët kundër forcave të reaksionit të simbolizuara nga “një bastard prej biznesmeni”.

Teksa Kriza e Madhe Ekonomike, që filloi më 1929, u bë një katastrofë që përcakton epokën, Rosenbergu, si shumë mendimtarë të rinj, te Bashkimi Sovjetik gjeti frymëzimin për një model të ri shoqëror. Gjatë mesit të viteve ’30 të shekullit XX, qeveria sovjetike inkurajoi grupet komuniste, anembanë botës, që të bashkëpunonin me të majtën demokratike jokomuniste si pjesë e të ashtuquajturit Front i Popullit. Rosenbergu u bashkua me disa prej këtyre grupeve, duke punuar si redaktor në Art Front, një periodik i frymëzuar nga Fronti i Popullit i krijuar nga dy sindikata artistësh të lidhura me Partinë Komuniste. Ai gjithashtu mori pjesë në një sërë projektesh të epokës së Marrëveshje së Re për Punësim [New Deal] që synonin të gjenin punë për shkrimtarë dhe artistë. Ai shkroi katalogë dhe tekste të tjera për murale të financuara nga Administrimi i Përparimit të Punimeve [Works Progress Administration - WPA], dhe përgatiti një antologji të shkrimit të ri amerikan, Gjëra amerikane [American Stuff], organizuar nga Projekti Federal i Shkrimtarëve [Federal Writers’ Project]. Dukej se në ato vite ishte e mundur të imagjinoheshin partneritetet që lidhnin artistët, shkrimtarët, të majtën amerikane, administratën e Rooseveltit dhe komunizmin ndërkombëtar.

Deri në fund të viteve ’30 të shekullit XX, Rosenbergu kishte braktisur këtë sintezë. Si shumë të tjerë në të majtën, ai ishte thellësisht i zhgënjyer nga spektaklet gjyqësore dhe spastrimet e Bashkimit Sovjetik, nga pakti i tij me Gjermaninë naziste dhe nga pushtimi i Finlandës. Ai u zhgënjye gjithashtu nga qëndrimet e ngushta dhe doktrinare të aktivistëve të frymëzuar nga stalinizmi - në skenën artistike amerikane - si edhe nga arti i zbehtë dhe i prapambetur i subvencionuar nga WPA-ja. Muralet me bujq e punëtorë heroikë nuk ngjanin me asgjë tjetër përveçse me artin e promovuar nga Stalini dhe Hitleri në regjimet e tyre përkatëse. Fronti i Popullit, si në politikë ashtu edhe në estetikë, dukej se kishte arritur në një rrugë pa krye.

Artistët në rrethin e Rosenbergut kishin ndjesinë e tij të zhgënjimit. Një nga miqtë e tij më të ngushtë në vitet ‘30 të shekullit XX ishte Barnett Newman (1905-1970), një mësues zëvendësues në shkolla publike, i cili pikturonte në kohën e lirë. Si Rosenbergu, Newmani ishte marksist me prirje gjithnjë e më të lirë në mendim. Ai kandidoi si i pavarur për kryetar bashkie i Nju-Jorkut, në vitin 1933, duke premtuar se “njerëzit e kulturës”, si ai vetë, do të sillnin “veprim”, një term që më vonë do të bëhej shenjë identifikuese për Rosenbergun. Ata që ishin të aftë për “përvojë estetike”, argumentonte Newmani, duhej të bashkoheshin në mbrojtje të njeriut të zakonshëm kundër interesave për para. Platforma e tij ofronte shkolla arti, falas, “një studio qytetare jokomerciale të filmit” dhe programe të ngjashme. Deri në fund të dekadës, Newmani e humbi besimin në të majtën dhe në artin politikisht të angazhuar. Në një kthesë që do ta frymëzonte Rosenbergun, Newmani shkatërroi pikturat e tij dhe filloi të kërkonte një stil të ri që do ta çonte drejt veprës së tij të çmuar e të thjeshtë abstrakte - Onement I, në vitin 1948.

Megjithatë, siç do të kujtonte më vonë Newmani, Rosenbergu e shtynte vazhdimisht gjatë kësaj krize të “shpjegonte” se çfarë mund të nënkuptonte për botën stili i tij i ri, i zbrazur nga çdo figurë apo simbol. Pavarësisht dukjes, piktura abstrakte - si përgjigje ndaj ngërçit politik dhe kolapsit të dukshëm të shpresës për një të majtë progresiste - ishte ende politike dhe, në fakt, Newmani i tha Rosenbergut se, nëse interpretohet siç duhet, vepra e tij do të nënkuptonte fundin e “gjithë kapitalizmit shtetëror dhe totalitarizmit”. Sado që mesazhi i saj kërkonte dekodim me ndihmën e një intelektuali dashamirës si Rosenbergu, piktura e Newmanit ende mund të ishte një akt politik. Ndërsa të dy miqtë përballonin humbjen e ndërsjellë të sigurisë ideologjike, Rosenbergu po e ndihmonte Newmanin të gjente një metodë të re artistike - ndërsa shpikte për veten një personazh të ri si kritik arti.

Gjatë viteve ’40 të shekullit XX, teksa e inkurajonte Newmanin në vetëtransformimin e tij në një artist abstrakt, Rosenbergu dyshonte nëse veprimi i frytshëm politik ishte ende i mundur. Ai shqetësohej, në fakt, se përparimi politik pengohej pikërisht nga joshja e personazheve në dukje të rinj. Duke shkruar kryesisht për revistën trockiste me qarkullim të vogël, por shumë me ndikim, Partisan Review, ai pohoi se intelektualët “ish-komunistë”, si vetë ai, teksa largoheshin nga e majta ishin aq të “hutuar përballë situatës aktuale botërore”, saqë mund të kapeshin pas çdo “mjeti fetar apo mitologjik” për iluzionin e kuptimit se çfarë roli duhet të luanin dhe kush duhej të ishin. Njerëz të hutuar, që ndienin se diçka ishte tmerrësisht e gabuar në shoqërinë moderne, por nuk ishin në gjendje të shpjegonin situatën e tyre, e aq më pak të gjenin rrugëdalje, merrnin identitete fantastike - si arianë, si Njeriu i Ri Sovjetik, si mbrojtës të qytetërimit perëndimor - në drama të vendosura në të kaluarën e largët apo në të ardhmen utopike. Edhe pse të rreme, këto identitete dhe drama të reja ishin të paktën të kuptueshme. Ato ofronin një skenar që u tregonte individëve të hutuar kush ishin dhe çfarë duhej të bënin, duke u dhënë atyre ndjesinë se ishin në gjendje të vepronin.

Kjo analizë - të cilën Rosenbergu do ta shprehte në një seri esesh që rishqyrtonin Brumarin e tetëmbëdhjetë të Lui Bonapartit [Der 18te Brumaire des Louis Napoleon, 1852] të Karl Marxit - pasqyronte idetë që Arendt po i zhvillonte në Origjinat e totalitarizmit [The Origins of Totalitarianism, 1951]. Të dy mendimtarët argumentonin se ideologjitë ekstremiste të së djathtës dhe të së majtës iu përgjigjeshin problemeve reale të shoqërisë moderne duke ofruar identitete dhe narrativa të përhanta kolektive, që zëvendësonin veprimin e vërtetë dhe veten autentike. Liberalët që i kundërshtonin këto ideologji, paralajmëronin ata, nuk ishin më pak të prekshëm nga këto iluzione. Në fakt, Rosenbergu filloi të dyshonte se “revistat e vogla”, si Partisan Review dhe skena intelektuale e Nju-Jorkut pas stalinizmit, ishin në të vërtetë shpërndarëse të këtij lloji të gabuar mendimi dhe se intelektualët, që e shihnin veten si mendimtarë të lirë, ishin po aq të mashtruar sa masat e hipnotizuara nga propaganda e Stalinit dhe Hitlerit.

Në esenë e tij Tufa e mendjeve të pavarura [The Herd of Independent Minds, 1948], Rosenbergu sulmoi Partisan Review-in, ndër të tjera, për pretendimin e tyre se përbënin një botë kulturore dhe intelektuale të ndarë nga kultura e degraduar masive e kapitalizmit amerikan. Autorë të Partisan Review, si Clement Greenberg dhe Dwight Macdonald, u ankuan për ngritjen e një industrie konsumeriste dhe hedoniste të zbavitjes, të mbushur me banalitet, si për uljen e standardeve intelektuale ashtu edhe për fuqinë e saj për të larguar klasën punëtore nga politika kuptimplotë. Edhe pse ai i kishte të njëjtat shqetësime si ata, Rosenbergu ngulte këmbë se botimet e tilla ushqenin ndjesinë e rreme të të qenit të jashtëm dhe superiorë ndaj prodhimit të standardizuar të opinionit publik nëpërmjet mediave. Në të vërtetë, ato ishin vetëm një segment i veçantë demografik brenda atij procesi të gjerë manipulimi - ndoshta edhe më të prekshëm ndaj mashtrimit, pasi e imagjinonin veten si të pavarur në aspektin intelektual. Duke promovuar një konformizëm të vetëkënaqur e të maskuar si mendim i lirë, revistat e vogla, paralajmëronte ai, po zhvendoseshin drejt një liberalizmi të paqartë që zëvendësonte mundësitë e vërteta për veprim intelektual dhe politik me një identitet të rehatshëm brenda grupit.

Një zhgënjim i tillë ishte temë dominuese e esesë që nisi karrierën e Rosenbergut si kritik arti, Piktorët amerikanë të veprimit. Botuar në vitin 1952 në ArtNews, një botim që po bëhej vendi kryesor për të shkruar mbi grupin në zhvillim të piktorëve abstraktë me bazë në Nju-Jork, si Newman, de Kooning dhe Pollock, eseja pohonte se këta artistë ishin përfaqësues të vështirësive me të cilat përballeshin të gjithë ata që jetonin pas asaj që Rosenbergu e quante “kriza e madhe” e viteve 1930-’40. Ishte bërë i paqëndrueshëm besimi në përparim të çdo lloji, qoftë përmes revolucionit politik të udhëhequr nga e majta e organizuar, apo nga një avangardë artistësh modernistë që ndërtonin mbi inovacionet e gjysmëshekullit të kaluar. Nuk ishte më e qartë se për çfarë shërbente arti. Mbështetësit e “pikturës së re” iu përgjigjën kësaj situate duke braktisur si politikën ashtu edhe estetikën - qëllimin për të ndryshuar shoqërinë apo për të krijuar objekte të bukura, interesante apo ndryshe të rëndësishme. Në vend të kësaj, ata kërkuan, me një “njohje të dëshpëruar për lodhjen morale dhe intelektuale”, të “vepronin” përmes krijimit të veprave artistike “në formën e revoltave personale”.

Në fushën e arteve pamore, ata ishin të ngjashëm me ekzistencialistët e letërsisë dhe filozofisë franceze, me të cilët Rosenbergu ishte në mënyrë të ngushtë i njohur si bashkëpunëtor i rregullt i revistës Les Temps modernes të Jean-Paul Sartreit dhe Simone de Beauvoirit (për të cilën kishte shkruar një version të mëparshëm të Piktorët amerikanë të veprimit). Ajo që ishte thelbësore, Rosenbergu dallohej nga bashkëbiseduesit e tij ekzistencialistë francezë përmes theksimit se përpjekjet e tilla nuk duhen gjykuar në termat e autenticitetit; ato nuk kanë të bëjnë me “të qenit i vërtetë me veten” apo me qëndrimin “e përkushtuar” ndaj zgjedhjeve arbitrare. Duke i quajtur veprim, ai theksonte se këto eksperimente do të duhej të gjykoheshin për efektivitetin e tyre në ndryshimin e situatës dhe karakterit të atyre që i kryejnë ato.

Rosenbergu nuk po i lavdëronte artistët amerikanë të cilët i ka përshkruar. Në mënyrë të dukshme, ai nuk përmendte asnjërin prej tyre me emër dhe as nuk përshkroi ndonjë vepër të veçantë arti. Bashkëkohësit, megjithatë, e kuptonin se ai po i referohej piktorëve kryesorë abstraktë të Nju-Jorkut - Rosenbergu, në fund të fundit, dihej se ishte mik me Newmanin dhe de Kooningun. Ai gjithashtu nuk ishte i vetmi që i konsideronte ata si artistë me rëndësi, apo që i kushtonte vëmendje intelektuale ngritjes së abstraksionit amerikan pas realizmit shoqëror të epokës së Marrëveshje së Re për Punësim. Këta piktorë po lavdëroheshin nga kolegët dhe rivalët e Rosenbergut në revistat e vogla, më së shumti nga Greenbergu, i cili i shihte ata si përfaqësues të një hapi të mëtejshëm në historinë e artit, duke avancuar në evolucionin e gjatë larg kanavacave të përqendruara në imazhe, drejt çlirimit të formës dhe ngjyrës së pastër. Së shpejti, piktorët abstraktë, veçanërisht Pollocku, do të bëheshin figura të njohura, të ngritur në piedestal si rebelë interesantë, qëndrimet mashkullore të të cilëve përputheshin me goditjet agresive të furçës dhe teknikat e spërkatjes. Armiqësia e ashpër e kritikëve konservatorë në The New York Times vetëm sa e shtoi aurën e tyre si rebelë.

Rosenbergu mbajti një qëndrim ndaj abstraksionit amerikan, ndryshe nga vlerësimi formalist i Greenbergut, mitologjia e medias apo moskuptimi i konservatorëve. Kundër Greenbergut - dhe duke tingëlluar thuajse si një nostalgjik reaksionar për ditët e arta të akademisë së Arteve të Bukura [Beaux Arts] - ai argumentonte se vepra e artistëve abstraktë nuk mund të kuptohej si art në kuptimin tradicional. Ajo nuk ishte faza më e fundit e historisë së artit; vetë ekzistenca e saj tregonte se historia e artit ishte po aq e vdekur sa edhe ideologjitë e marksizmit, nacionalizmit dhe liberalizmit. Disa njerëz mund të ishin ende të magjepsur nga besimet dhe identitetet që i përkisnin shekullit XIX, por ato nuk zbulonin më rrugë përpara për veprim individual apo kolektiv. “Arti Modern”, ka thënë ai, ishte thjesht “një komedi e një revolucioni”. Ai e lidhte kështu me pseudo-revolucionet përmes të cilave klasat punëtore të Evropës ishin mashtruar nga e majta dhe e djathta ekstreme, ose me farsën e Napoleonit III që përpiqej të përsëriste karrierën e xhaxhait të tij.

Nëse ai nuk mund të besonte më në premtimin e Frontit të Popullit se arti dhe e majta mund të bashkoheshin kundër shtypjes, Rosenbergu nuk do të kthehej prapa në iluzionin para-marksist se arti kishte një histori të ndarë nga ajo e politikës. Ai gjithashtu vinte në pikëpyetje mistikën e artistit si individ i guximshëm, i veçantë, ende i aftë për shprehur veten në një botë gjithnjë e më shtypëse dhe të errët. Ky vizion përmbante ende shpresën se, në mes të kolapsit të perspektivave politike për një të ardhme më të drejtë, mund të ekzistonte një mënyrë për të mbajtur gjallë teknikat e krijimit përmes të cilave individët mund të shpëtonin nga rutina, klisheja dhe iluzioni, dhe me të cilat një ditë mund të ringjallnin jetën politike. Duke krijuar një “identitet” të ri përmes “veprimit”, artistët shembullorë mund të tërhiqnin vëmendjen ndaj kapaciteteve tona të përbashkëta për “revolta personale” dhe të mblidhnin rreth vetes një “audiencë të vërtetë” të vëmendshme ndaj “parimit të ri krijues”. Kishte një rrezik të tmerrshëm, paralajmëronte Rosenbergu, që ky theksim i bazuar në akte të vogla të kundërshtimit simbolik, të degjeneronte në një “lëvizje fetare”, në një kult në të cilin personalitetet dhe objektet e famshme do të nderoheshin nga një “kastë” e priftërinjve ekspertë - duke formuar një grup të ri të brendshëm po aq të mashtruar sa lexuesit dhe autorët e revistave të vogla ish-socialiste. Shqetësimi më urgjent i tij ishte, në fakt, të paralajmëronte për rrezikun që një treg arti në rritje dhe “burokracitë e shijes” institucionale do ta përfshinin artin abstrakt. Ai ishte skeptik nëse “miti i personalitetit” të “artistit të vetmuar” ishte burim i vërtetë për rezistencë apo një grackë përmes së cilës artistët do të lejonin veten të përfshiheshin.

Gjatë dekadave në vijim, deri në vdekjen e tij më 1978, Rosenbergu u përpoq të mbronte atë që ai e shihte si potencial të brishtë të abstraksionit amerikan për rezistencë autentike personale dhe politike - nga kundërshtarët e tij, nga entuziastët e gabuar, si edhe nga mediat dhe një botë arti gjithnjë e më e institucionalizuar. Disa nga shkrimet e tij më të qëlluara trajtojnë trashëgiminë e mikut të vjetër, Barnett Newman. Ndërsa vala e parë e artistëve abstraktë amerikanë të pasluftës - që arritën sukses kritik dhe komercial, si Pollock dhe de Kooning - u dalluan për goditje dramatike furçe që dukeshin se shprehnin personalitete të forta, të çuditshme, pikturat e Newmanit ishin pothuajse të papërcaktuara në përmbajtje. E vetmja referencë ndaj pikturës së bashkëkohësve të tij ishte një vijë e vetme vertikale në qendër, të cilën ai me humor e quajti “zip” [patent]. Newman vdiq në vitin 1970, pak para se puna e tij të bëhej e njohur mes një brezi të ri të artistëve dhe kritikëve të lidhur me minimalizmin dhe pikturën e fushës së ngjyrës - si Kenneth Noland. Vetë të lodhur nga qëndrimet heroike dhe pikturat “shprehëse” të Pollockut dhe de Kooningut, ata e nderuan atë si pararendës të stilit të tyre.

Në ese dhe në një monografi të botuar pas vdekjes së tij, Rosenbergu luftoi për të vendosur pavarësinë e Newmanit, si nga bashkëkohësit e tij më të famshëm, ashtu edhe nga ata që e quanin pararendës. Mbështetësit e grupit të parë, ankohej ai, kishin injoruar “origjinalitetin” e Newmanit, ndërsa ata të grupit të dytë injoronin “filozofinë” e tij e cila synonte të krijonte përvoja “sublime” për një epokë në të cilën feja tradicionale ishte zhdukur. Shumë nga titujt që Newmani ua kishte vënë veprave të tij, si Stacionet e kryqit (1958-66), i referoheshin fesë, ndërsa vetë veprat ishin të zbrazëta nga çdo përmbajtje e dukshme fetare.

Qasja e Newmanit, argumentonte Rosenbergu, ishte një “naivitet” i qëllimshëm. Newmani ka qenë i përkushtuar ndaj “kuptimit të vet për gjërat, pavarësisht nga mendimi mbizotërues”, duke vënë në lojë kuptimin e veprës së tij - dhe gjatë gjithë jetës së tij - mbi mundësinë në dukje absurde që “imazhi i përsëritur i një drejtkëndëshi me vija” mund të zgjonte te shikuesit “temat e larta” që kishin frymëzuar artin e shenjtë të së kaluarës. E vetmja mënyrë për t’u rilidhur me përvojën e fundit, sipas Newmanit, ishte përdorimi i teknikave të abstraksionit si një lloj pastrimi asketik që anashkalonte historinë e artit, duke e zhvendosur spektatorin “përtej estetikës në një akt besimi” në sublimen pa teologji, ideologji, ritual apo dogmë. Rosenbergu ka pranuar se kjo ishte një çështje e ndërlikuar. Ajo i bënte kritikët e artit të ndiheshin të parehatshëm, sepse nënkuptonte se kritika e artit - madje vetë kategoria e “artit” - ishte e parëndësishme për synimet e Newmanit të cilat ngjanin më shumë me ato të profetëve biblikë sesa me Picasson, Pollockun apo Nolandin. Por, ky ishte pikërisht përkufizimi i veprimit - të ndahesh nga konvencionet, ta kthesh artin kundër vetvetes, të refuzosh të mbështetësh qoftë traditat e vjetra, qoftë etiketat e modës, dhe të marrësh rrezikun që veprimet e tua, madje e gjithë jeta jote, të kenë qenë të kota.

Në shkrimet e Rosenbergut, Newmani shfaqet si i shenjt laik, ndërsa Andy Warhol shfaqet si një Judë apo djall. Në vitet ’60 të shekullit, ndërsa skena artistike e Nju-Jorkut u kthye drejt Pop-Artit, Rosenbergu sulmoi atë që ai e konsideronte bashkëpunim grotesk dhe në rritje të artistëve me elitat, kulturën e famës dhe kapitalizmin. Warholi, sipas tij, kishte përmbushur parashikimet ogurzeza të Piktorëve amerikanë të veprimit, duke treguar “se vlerësimi nga bota e artit, për objektet që i paraqiteshin, mund të programohej duke tërhequr vëmendjen rreth artistit”. Në vend që ndërtimi i një personaliteti të ishte punë e vështirë dhe heroike përmes së cilës artisti arrinte të ruante një shkallë lirie nga një shoqëri shtypëse dhe ekonomi çnjerëzore, ai ishte kthyer vetëm në një tjetër teknikë të mjeshtërisë mediatike dhe në “grumbullim kapitali”. Armiqësia e Rosenbergut ndaj Warholit nuk i solli favore nga brezat pasues të kritikëve dhe historianëve të artit, për të cilët portretet e Warholit të Jacqueline Kennedyt apo shenjat e dollarit shiheshin si zhytje interesante në kulturën kapitaliste apo madje edhe si nënvlerësime të saj. Por, ashtu si Rosenbergu, nuk ishte adhurues i pakushtëzuar i ekspresionizmit abstrakt dhe nuk ishte as armik i përkushtuar i artit që parashikonte postmodernizmin apo që luante me kulturën popullore.

Për shembull, në mesin e viteve ’70 të shekullit XX, ai lavdëroi Saul Steinbergun, një artist që shpesh kontribuonte me vizatime në The New Yorker (si Pamja e botës nga Avenyja e 9-të). Suksesi i Steinbergut në një botim kryesor dhe në mediumin e “karikaturës”, argumentonte Rosenbergu, i kishte verbuar bashkëkohësit e tij ndaj faktit se ai kërkonte, me kushtet e veta, rrugë të reja për atë që Rosenbergu e quante veprim. “Lënda përfundimtare” e tij, pretendonte Rosenbergu, nuk ishin shakatë, por vetë “stili” dhe mënyrat se si stile të ndryshme mund të përthitheshin në një “autobiografi pamore” që njëkohësisht zbulon dhe fsheh veten e artistit. Duke punuar brenda institucioneve kryesore kulturore, duke u zhytur në referenca historike dhe tendenca kulturore, Steinbergu përpiqej t’i rinovonte ato nga brenda për të hapur rrugë për eksperimentim. Kjo ishte pothuajse e kundërta e strategjisë së ndjekur nga “artisti i vetmuar” që Rosenbergu analizoi në Piktorët amerikanë të veprimit, dhe në shumë mënyra e ngjashme me atë që ndiqte Warholi. Nëse poza e krijuesit të izoluar e margjinal që sfidon konventat shoqërore, dhe ajo e intelektualit mendimtar të lirë që hedh poshtë shoqërinë masive ishin bërë maska mashtruese të një rendi liberal në rënie, atëherë ndoshta zgjidhja, në fund të fundit, ishte të krijoheshin rrugë për veprim nga brenda, jo jashtë strukturave që dukeshin se e pengonin atë.

Lufta e Vietnamit dhe skandali i Uotergejt [Watergate] i dhanë shtytje të re kërkimit afatgjatë të Rosenbergut për një personazh që mund të lejonte rezistencën ndaj asaj që ai e shihte si mashtrim sistematik të politikës dhe kulturës amerikane. Administratat Johnson dhe Nixon kishin gënjyer publikun për vite me radhë rreth natyrës dhe përmasave të asaj që ai e konsideronte si një luftë monstruoze dhe të dënuar në Azinë Juglindore. Ata e kishin bërë këtë me bashkëpunimin e mediave dhe të ekspertëve akademikë që mbushnin Departamentin e Mbrojtjes dhe institucionet studimore. Rosenbergu nuk ngushëllohej aspak nga fakti që gazetarët profesionistë kishin zbuluar incidentin e fabrikuar të Gjirit të Tonkinit apo mbulimet e Nixonit. Ai argumentonte se gënjeshtrat ishin aq të përhapura, dhe shpesh të përziera me informacione të vërteta ose të besueshme, saqë po bëhej e pamundur për anëtarët e publikut amerikan të formonin “ndonjë përfytyrim objektiv të asaj që po ndodh”.

Publiku, sugjeronte ai, kishte të drejtë ta humbiste besimin jo vetëm te politikanët, gazetarët dhe akademikët e caktuar, por te të gjithë ata që mbanin këto role. Por, ishte gabim të tërhiqej drejt asaj që po bëhej “përgjigjja e tij tipike”: “plogështia” dhe “mospërfillja”. Përderisa një brez më parë Rosenbergu shqetësohej se si publiku, ashtu edhe intelektualët, ishin pre e lehtë e mashtrimeve të stalinizmit, fashizmit, nacionalizmit, konservatorizmit të krishterë apo liberalizmit, tani ai frikësohej se amerikanët, që me të drejtë ishin bërë cinikë, mund të pushonin së besuari në çdo lloj identiteti apo veprimi politik. Në një atmosferë të tillë, këmbëngulte ai, bëhej edhe më e rëndësishme që shkrimtarët, si artistët, të tregonin se “në veprim gjithmonë ekziston mundësia që diçka e paparashikuar të shfaqet”. Një nga të paktat forma veprimi, sipas tij, ishte që intelektualët, duke lënë mënjanë çdo pretendim për dijeni ekspertësh, të shpreheshin me një “stil” bindës dhe personal për reagimet e tyre ndaj asaj që po shihnin - me neveri dhe indinjatë të sinqertë, jo me analizë të ftohtë dhe të paanshme. Në vend që të vinin maskën e “ekspertit” që paraqitet si zotërues i fakteve të paanshme (një rol për të cilin publiku kishte vetëm përçmim të merituar), intelektuali që dëshiron të arrijë te publiku duhet të bëhet “pjesëmarrës në bisedat familjare në tryezë”, duke folur në mënyrë të drejtpërdrejtë (edhe pse në mënyrë “jashtëzakonisht brilante”) për gjërat që të gjithë i shohim dhe i ndiejmë. Në një epokë që nuk beson më në të vërtetën, paralajmëronte Rosenbergu gjysmë shekulli më parë, intelektuali duhet të bëhet një lloj populisti, ashtu siç artisti mund të bëhet komedian.

Nëse Rosenbergu kishte “të drejtë” për Steinbergun, Warholin apo Newmanin dhe artistët abstraktë të viteve të pasluftës - pra, nëse ajo që tha për ta na ndihmon të vlerësojmë më mirë tiparet reale të veprës së tyre dhe rëndësinë e saj - kjo është diçka që duhet ta gjykojë lexuesi në raport me dëshminë vizuale. Ajo që është më e rëndësishme në kritikën e Rosenbergut është se, ndërsa zhvendoste vëmendjen nga një artist te tjetri, ai kërkonte në mënyrë të qëndrueshme të vlerësonte se çfarë tregonte vepra e një artisti të caktuar rreth mënyrës se si një individ në shoqërinë tonë mund të përdorte burimet kulturore dhe institucionale, që ka në dispozicion, për t’u shkëputur nga personalitetet e vjetra dhe për të formuar një identitet të ri, më të shtrirë dhe fuqizues. Gjatë dekadave të tëra duke shkruar për artin, ai gjithmonë besonte se artistët duhet të gjykoheshin për suksesin apo dështimin e tyre në veprim - pra, në gjetjen e mënyrave për të rezistuar ndaj rutinës, klisheve dhe konformizmit nga njëra anë, dhe ndaj iluzioneve vetëmashtruese dhe fantazive nga ana tjetër. Këto dy të këqija binjake, nuk reshti së debatuari, lindin nga vetë natyra e shoqërisë sonë kapitaliste.

Pak kritikë arti apo studiues të historisë së artit e vlerësuan theksin e Rosenbergut mbi veprimin, apo e kuptuan lidhjen e tij me një kritikë të thellë të botës bashkëkohore. Por, mikja e tij, Hannah Arendt, përvetësoi shumë nga idetë e tij në veprën e saj madhore Gjendja njerëzore [The Human Condition, 1958], e cila argumenton se jeta politike, si estetika, karakterizohet nga një nevojë e lindur njerëzore - megjithëse tani gjerësisht e shpërfillur - për vetëshfaqje përmes performancave që nuk janë punë, rutinë apo ritual, por janë ajo që, duke mbështetur Rosenbergun, ajo e quajti “veprim”. Si miku i saj, Arendt shqetësohej se mundësitë për veprim në shoqërinë tonë po gërryheshin nga mekanizimi dhe burokratizimi nga njëra anë, dhe nga format iluzore të pseudo-veprimit nga ana tjetër - duke filluar nga kënaqësitë mpirëse të industrisë së argëtimit, deri te kimerat e politikës masive. Në një ese që shënoi pikë kthese në mendimin e saj, Kriza në kulturë [The Crisis in Culture, 1960], ajo përmendi Rosenbergun ndërsa fillonte të argumentonte se detyra e intelektualëve sot nuk është të kritikojnë kulturën masive, të izoluar prej saj, por të ushtrojnë atë që ajo e quante “shije” dhe “gjykim” brenda saj. Me fjalë të tjera, të bëhen intelektualë publikë duke ndjekur shembullin e Rosenbergut.

Në vitin 1979, një vit pas vdekjes së Rosenbergut, përfaqësuesi letrar i tij, Michael Denneny, dha një intervistë për gazetën studentore të Universitetit të Çikagos - duke reflektuar mbi kohën e kaluar me Rosenbergun dhe Arendtin në fund të viteve ‘60 dhe në fillim të viteve ’70 të shekullit. Në atë intervistë, dhe në një ese të botuar po atë vit, ai ka pohuar se Arendti dhe Rosenbergu ishin “mendimtarët më të rëndësishëm bashkëkohorë për natyrën e veprimit”. Ata kishin arritur, gjatë miqësisë së tyre, në një “bashkim unik” idesh. Ndoshta është në natyrën e veprimit dhe gjykimit që ato nuk mund të shpjegohen teorikisht, por vetëm të praktikohen në raste konkrete. Në atë rast, kontributet më të mëdha të Rosenbergut dhe Arendtit janë shembujt që dhanë, në shkrimet e tyre publike dhe në marrëdhëniet me studentë e miq, në luftën e tyre të qëndrueshme për të gjykuar me mendje dhe sinqeritet - edhe kur kriteret për gjykim, të gjitha standardet e vjetra të traditës dhe siguritë e besimit politik, dukeshin të lëkundura. /Telegrafi/

Atletika me “yje dhe viza”/ Amerikanët dominojnë në pistat e vrapimit në Botërorin e Tokyo

By: xhir jeta
17 September 2025 at 12:37

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë domimimin në pistat e vrapimit në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Tokyo.

Cordell Tinch i shtoi një tjetë medalje ari delegacionit me yje dhe viza, pasi triumfoi në finalen e 110 metrave me pengesa.

Atleti amerikan ndali kohën në kronometër 12 sekonda e 99 të qindat, duke lënë pas dy rivalët e mëdhenj nga Xhamjaka, Orlando Bennett dhe Tyler Mason.

Të dy këta nuk arritën të zbrisnin poshtë 13 sekondave në garën e tyre.

Ajo e fituar nga Tinch ishte e arta e gjashtë për SHBA, që kryeson e shkëputur tabelën e medaljeve në këtë Botëror.

Nuk kishte supriza në garën e 1500 metrave për femra. Keniania, Faith Pipyegon vijoi mbretërimin e saj, duke shtuar një tjetër medalje të artë në karrierën spektakolare.

Kampionia olimpike vendosi kohën 3 minuta 52 sekonda e 15 të qindat, duke lënë pas me diferencë rivalet e saj.

Në vendin e dytë për medaljen e argjendit u rendit atletia tjetër nga Kenia, Dorcus Euoi, ndërsa ajo e bronzit u fitua nga australiania Jessica Hull.

Një tjetër medalje ari, të dytën në këtë Botëror të Atletikës fitoi Zelanda e Re, falë Hamish Kerr në kërcimin së larti.

Finalja e kësaj disipline ishte me të vërtetë emocionuese dhe e vendosur vetëm në provën e fundit.

Me lartësinë 2 metra e 36 centimetra, Kerr i mori të artën nga dora koreano jugorit Sengijok Vu, që u rendit u dyti me vetëm 2 centimetra më pak.

I treti për medaljen e bronzit u rendit ceku, Jan Stefela.

Atleti japonez u largua nga stadiumi me një karrocë pas lagështirës ekstreme në Kampionatin Botëror

13 September 2025 at 08:58


Pjesëmarrësit në ecjen e shpejtë prej 35 km në Kampionatin Botëror të Atletikës, që po mbahet këto ditë në Tokio, u përballën me probleme të mëdha me temperaturën.

Temperatura aktuale në kryeqytetin e Japonisë është 25 gradë Celsius, por problemi ishte lagështia e madhe prej madje 93 për qind, e cila ishte në fillim të garës.

Prandaj, shumë vrapues vuajtën pasojat e këtyre kushteve të vështira dhe katastrofike dhe u përpoqën të gjenin shpëtim duke u freskuar disa herë gjatë garës.

Braziliani Caio Bonfim, i cili përfundoi i dyti në fund, ishte dukshëm i rraskapitur kur hyri në vijën e ‘finishit’, prandaj u shtri në pistë dhe priti ndihmë.

Më së keqi e pësoi garuesi vendas Masatora Kawano, i cili e përfundoi garën në vendin e 18-të me rezultatin e tij më të mirë të sezonit.

Ai u ndihmua dhe, me të arritur në vijën e finishit, ishte më shumë se i rraskapitur, siç dëshmohet nga fotot nga stadiumi, të cilin iu desh ta linte me karrocë me rrota.

Ndryshe, medaljen e artë e fitoi Evan Dunfee nga Kanadaja, medaljen e argjendtë Caio Bonfim nga Brazili dhe medaljen e bronztë Hayato Katsuki nga Japonia. /Telegrafi/

Etika e paplotësisë

3 September 2025 at 13:23

Shumëkush shpreson se inteligjenca artificiale (IA) do të zbulojë të vërtetat etike. Por, siç tregon Gödel, përcaktimi i asaj që është e drejtë do të mbetet gjithmonë barra jonë.

Nga: Elad Uzan, filozof në Universitetin e Oksfordit / AEON.co
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Paramendojeni botën ku inteligjencës artificiale i besohet përgjegjësia më e lartë morale: dënimi i kriminelëve, shpërndarja e burimeve mjekësore, madje edhe ndërmjetësimi i konflikteve midis kombeve. Mund të duket si kulmi i përparimit njerëzor: një entitet i pandikuar nga emocionet, paragjykimet apo paqëndrueshmëria, merr vendime etike me një saktësi të përsosur. Ndryshe nga gjyqtarët apo politikanët njerëzorë, makina nuk ndikohet nga interesat personale apo gabimet në arsyetim. Ajo nuk gënjen. Nuk pranon ryshfete apo lutje. Nuk vajton për vendime të vështira.

Por, nën këtë vizion të një arbitri të idealizuar moral, qëndron një pyetje themelore: a mund të kuptojë makina moralin ashtu siç e kuptojnë njerëzit, apo është e kufizuar në silmulakrën e arsyetimit etik? Inteligjenca artificiale mund të përsërisë vendimet njerëzore pa i përmirësuar ato, duke bartur të njëjtat paragjykime, të meta dhe shtrembërime kulturore që gjenden në gjykimin moral njerëzor. Në përpjekjen për të na imituar, ajo mund të riprodhojë vetëm kufizimet tona, pa i kapërcyer ato. Por, ekziston një shqetësim edhe më i thellë. Gjykimi moral mbështetet në intuitë, ndërgjegjësim historik dhe kontekst – cilësi që i rezistojnë formalizmit. Etika mund të jetë aq e rrënjosur në përvojën e jetuar, saqë çdo përpjekje për ta koduar atë në struktura formale rrezikon të zhveshë tiparet e saj më thelbësore. Nëse është kështu, atëherë inteligjenca artificiale jo vetëm që do të pasqyronte mangësitë njerëzore; ajo do ta zhveshte moralin pikërisht nga thellësia që në radhë të parë e bën të mundur reflektimin etik.

Megjithatë, shumëkush ka tentuar të formalizojë etikën, duke trajtuar disa pohime morale – jo si përfundime, por si pikënisje. Një shembull klasik vjen nga utilitarizmi, i cili shpesh e merr si aksiomë themelore parimin se duhet vepruar për të maksimizuar mirëqenien e përgjithshme. Nga ky parim, mund të nxirren parime më të veçanta, për shembull se është e drejtë të përfitojë numri më i madh i njerëzve, ose se veprimet duhet të gjykohen në bazë të pasojave që kanë për lumturinë e përgjithshme. Me rritjen e kapaciteteve kompjuterike, inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e përshtatshme për detyrën për të filluar nga supozimi i fiksuar etik dhe te analizimi i pasojave të tyre në situata të ndërlikuara.

Por, çfarë do të thotë, saktësisht, të formalizosh diçka si etika? Kjo pyetje kuptohet më lehtë duke analizuar fushat ku sistemet formale prej kohësh kanë luajtur një rol qendror. Fizika, për shembull, është mbështetur për shekuj të tërë në formalizëm. Nuk ekziston një teori e vetme fizike që shpjegon gjithçka. Në vend të kësaj, kemi shumë teori fizike, secila e projektuar për të përshkruar aspekte të veçanta të universit: nga sjellja e kuarkeve dhe elektroneve e deri te lëvizja e galaktikave. Këto teori shpesh ndryshojnë nga njëra-tjetra. Fizika aristoteliane, për shembull, shpjegonte rënien e trupave në termat e lëvizjes natyrore drejt qendrës së Tokës; mekanika njutoniane e zëvendësoi këtë me forcën universale të gravitetit. Këto shpjegime nuk janë thjesht të ndryshme; ato janë të papajtueshme. Megjithatë, të dyja kanë një strukturë të përbashkët: ato fillojnë me postulatet bazike – supozime për lëvizjen, forcën ose masën – dhe prej tyre nxjerrin pasoja gjithnjë e më komplekse. Ligjet e lëvizjes të Isaac Newtonit dhe ekuacionet e James Clerk Maxwellit janë shembuj klasikë: formulime të përmbledhura dhe elegante, prej të cilave mund të deduktohen parashikimet e gjera mbi botën fizike.

Teoritë etike kanë një strukturë të ngjashme. Ashtu si teoritë fizike, ato përpiqen të përshkruajnë një fushë – në këtë rast, peizazhin moral. Ato synojnë të japin përgjigje ndaj pyetjeve se cilat veprime janë të drejta apo të gabuara dhe pse. Edhe këto teori ndryshojnë ndërmjet vete dhe, edhe kur rekomandojnë veprime të ngjashme – si për shembull dhuratat për bamirësi – ato i justifikojnë ato në mënyra të ndryshme. Teoritë etike gjithashtu shpeshherë nisin nga një grup i vogël parimesh apo pohimesh themelore nga të cilat ndërtojnë arsyetime për problemet më të ndërlikuara morale. Një konsekuencialist fillon nga ideja se veprimet duhet të maksimizojnë mirëqenien; një deontolog nis nga ideja se veprimet duhet të respektojnë detyrimet apo të drejtat. Këto angazhime themelore funksionojnë në mënyrë të ngjashme me postulatet në fizikë: ato përcaktojnë strukturën e arsyetimit moral brenda çdo teorie etike.

Ashtu siç përdoret IA-ja në fizikë për të funksionuar brenda teorive ekzistuese – për shembull, për të optimizuar dizajnin e eksperimenteve apo për të parashikuar sjelljen e sistemeve të ndërlikuara – ajo mund të përdoret edhe në etikë për të zgjeruar arsyetimin moral brenda një kornize të caktuar. Në fizikë, IA-ja zakonisht operon brenda modeleve të pranuara dhe jo duke propozuar ligje të reja fizike apo një kuadër të ri konceptual. Ajo mund të llogarisë se si bashkëveprojnë disa forca dhe t; parashikojë efektin e tyre të përbashkët mbi një sistem fizik. Po ashtu, në etikë, IA-ja nuk gjeneron parime të reja morale, por zbaton ato ekzistueset në situata të reja dhe shpeshherë të ndërlikuara. Mund t’i peshojë vlera konkurruese – drejtësia, minimizimi i dëmit, barazia – dhe të vlerësojë pasojat e tyre të kombinuara për të përcaktuar se cili veprim është moralisht më i drejtë. Rezultati nuk është një sistem i ri moral, por një zbatim më i thellë i një sistemi ekzistues i formësuar nga i njëjti lloj arsyetimi formal që qëndron në themel të modelimit shkencor. Por, a ka një kufi të brendshëm për atë që IA-ja mund të dijë mbi moralin? A mund të ketë propozime të vërteta etike të cilat asnjë makinë, sado e avancuar, nuk do të mund t’i vërtetojë ndonjëherë?

Këto pyetje pasqyrojnë një zbulim themelor në logjikën matematikore – ndoshta depërtimin më themelor të vërtetuar ndonjëherë: teoremat e paplotësisë së Kurt Gödelit. Ato tregojnë se çdo sistem logjik – që është mjaftueshëm i fuqishëm për të përshkruar aritmetikën – është ose i pasaktë ose i paplotë. Në këtë ese, unë argumentoj se ky kufizim, megjithëse me origjinë matematikore, ka pasoja të thella për etikën dhe për mënyrën se si ne i projektojmë sistemet IA-së që arsyetojnë në aspektin moral.

Supozoni se po projektojmë një sistem të IA-së për të modeluar marrjen e vendimeve morale. Ashtu si sistemet e tjera të IA-së – qofshin ato që parashikojnë çmimet e aksioneve, të orientojnë në rrugë apo përzgjedhin përmbajtje – do të programohej për të maksimizuar disa objektiva të përcaktuara më parë. Për ta bërë këtë, duhet të mbështetet në logjikë formale, kompjuterike: ose në arsyetim deduktiv, i cili i nxjerr përfundimet nga rregullat dhe aksiomat fikse, ose në arsyetim probabilistik që vlerëson gjasat bazuar në modelet e nxjerra nga të dhënat. Në të dy rastet, IA-ja duhet të adoptojë një strukturë matematikore për vlerësimin moral. Por, teoremat e paplotësisë të Gödelit zbulojnë një kufizim themelor. Gödeli tregoi se çdo sistem formal që është mjaftueshëm i fuqishëm për të shprehur aritmetikën – si numrat natyrorë dhe veprimet mbi ta – nuk mund të jetë njëkohësisht i plotë dhe i qëndrueshëm. Nëse një sistem i tillë është i qëndrueshëm, gjithmonë do të ketë pohime të vërteta të cilat ai nuk mund t’i vërtetojë. Në veçanti, kur kjo aplikohet në IA, sugjeron se çdo sistem që është në gjendje të kryejë një arsyetim të pasur moral, në mënyrë të pashmangshme do të ketë “të meta morale”: të vërteta etike të cilat nuk do të mund t’i nxjerrë logjikisht. Këtu, “e vërteta” i referohet së vërtetës në kuptimin standard të aritmetikës – për shembull, pohimit se “2 + 2 = 4” që është i vërtetë sipas rregullave të zakonshme matematikore. Nëse sistemi është i paqëndrueshëm, atëherë ai do të mund të vërtetojë gjithçka, përfshirë edhe kundërshtitë, çka do ta bënte të pavlefshëm si udhërrëfyes për vendime etike.

 

Teoremat e paplotësisë të Gödelit nuk zbatohen vetëm për IA-në, por për çdo lloj arsyetimi etik të strukturuar brenda një sistemi formal. Dallimi kyç qëndron në faktin se njerëzit, të paktën në parim, mund t’i rishikojnë supozimet e veta, të adoptojnë parime të reja dhe të rimendojnë vetë kuadrin teorik. IA-ja, për dallim, mbetet e kufizuar brenda strukturave formale që i janë dhënë, ose operon brenda atyre që mund t’i ndryshojë vetëm sipas kufizimeve të paracaktuara. Në këtë mënyrë, teoremat e Gödelit vendosin një kufi logjik për atë që IA-ja, nëse ndërtohet mbi sisteme formale, mund të vërtetojë ose të konfirmojë plotësisht për moralin brenda atyre sistemeve.

Shumica prej nesh është njohur për herë të parë me aksiomat në shkollë, zakonisht përmes gjeometrisë. Një shembull i famshëm është postulati i paraleleve, i cili thotë se nëse zgjedh një pikë jashtë një vije, mund të vizatosh saktësisht një vijë tjetër përmes asaj pike që është paralele me vijën origjinale. Për më shumë se 2000 vjet, kjo është konsideruar si një e vërtetë e vetëkuptueshme. Por, në shekullin XIX, matematikanët si Carl Friedrich Gauss, Nikolai Lobachevsky dhe János Bolyai treguan se është e mundur të ndërtosh gjeometri të brendshme të qëndrueshme në të cilat postulati i paraleleve nuk vlen. Në disa nga këto gjeometri, nuk ekzistojnë fare vijat paralele; në disa të tjera ekzistojnë pafundësisht shumë. Këto gjeometri joeuklidiane e tronditën besimin se aksiomat e Euklidit përshkruanin në mënyrë unike hapësirën.

Ky zbulim ngjalli një shqetësim më të thellë: Nëse mund të hidhej poshtë postulati i paraleleve që për një kohë të gjatë u konsiderua i nënkuptueshëm, çfarë ndodh me aksiomat e aritmetikës të cilat përcaktojnë numrat natyrorë dhe veprimet e mbledhjes dhe të shumëzimit? Me çfarë baze mund të besojmë se ato janë të lira nga kundërthëniet e fshehura? Megjithatë, bashkë me këtë sfidë erdhi edhe një premtim. Nëse do të mund të vërtetohej që aksiomat e aritmetikës janë të qëndrueshme, atëherë mund të zgjerohej sistemi për të zhvilluar një grup aksiomash më të pasura që përcaktojnë numrat e plotë, racionalë, realë, kompleksë dhe më tej. Siç e shprehu matematikani i shekullit XIX, Leopold Kronecker: “Zoti krijoi numrat natyrorë; gjithçka tjetër është vepër e njeriut”. Vërtetimi i qëndrueshmërisë së aritmetikës do të thoshte vërtetim i qëndrueshmërisë së shumë fushave të rëndësishme të matematikës.

Metodën për vërtetimin e qëndrueshmërisë së aritmetikës e propozoi matematikani David Hilbert. Qasja e tij përfshinte dy hapa. Së pari, Hilberti argumentoi se për të vërtetuar qëndrueshmërinë e një sistemi formal, duhet të jetë e mundur të formulohet, brenda gjuhës simbolike të vetë sistemit, një pohim ekuivalent me “Ky sistem është i qëndrueshëm” dhe pastaj të vërtetohet ky pohim duke përdorur vetëm rregullat e arsyetimit të vetë sistemit. Prova nuk duhet të mbështetet në asgjë jashtë sistemit – madje as në “nënkuptimin” e supozuar të aksiomave të tij. Së dyti, Hilberti mbështeti argumentimin e aritmetikës në diçka edhe më bazike. Këtë detyrë e ndërmorën Bertrand Russell dhe Alfred North Whitehead në veprën e tyre monumentale Principia Mathematica (1910-1913). Duke punuar në fushën e logjikës simbolike – një fushë që nuk merret me numra, por me propozime abstrakte si “nëse x, atëherë y” – ata treguan se aksiomat e aritmetikës mund të nxirreshin si teorema nga një grup më i vogël aksiomash logjike. Kjo la vetëm një sfidë përfundimtare: a mundet që grupi i aksiomave të logjikës simbolike, mbi të cilin ndërtohet aritmetika, të vërtetojë qëndrueshmërinë e vet? Nëse do të ishte e mundur, ëndrra e Hilbertit do të përmbushej. Ky ishte aspirimi kryesor i matematikës në fillim të shekullit XX.

Pikërisht në këtë klimë optimizmi, Kurt Gödel, një logjicien i ri austriak, solli një rezultat që do ta shkatërronte vizionin e Hilbertit. Në vitin 1931, Gödeli publikoi teoremat e tij të paplotësisë, duke treguar se është e pamundur vetë ideja e një sistemi matematikor plotësisht të vetëmjaftueshëm. Më saktësisht, Gödeli tregoi se nëse një sistem formal përmbush disa kushte, ai do të përmbajë pohime të vërteta të cilat nuk mund t’i vërtetojë. Ai duhet të jetë mjaftueshëm kompleks për të shprehur aritmetikën, të përfshijë parimin e induksionit (i cili lejon që të provohen pohime të përgjithshme duke treguar se vlejnë për një rast bazik dhe në çdo hap pasues), të jetë i qëndrueshëm dhe të ketë një grup aksiomash të përcaktuara (që do të thotë se është e mundur të përcaktohet për çdo pohim nëse është aksiomë apo jo). Çdo sistem që përmbush këto kushte, si grupi i aksiomave logjike të zhvilluara nga Russell dhe Whitehead në Principia Mathematica, do të jetë domosdo i paplotë: gjithmonë do të ketë pohime që janë të shprehshme brenda sistemit, por të paverifikueshme prej aksiomave të tij. Akoma më interesant, Gödeli tregoi se një sistem i tillë mund të shprehë, por nuk mund të vërtetojë pohimin se vetë ai është i qëndrueshëm.

Prova e Gödelit, të cilën e thjeshtoj këtu, mbështetet në dy ide kryesore që burojnë nga aritmetizimi i sintaksës – një ide tepër e fuqishme që lidhet me shoqërimin e çdo fjalie të një sistemi formal me një numër të caktuar natyror të njohur si numri i Gödelit. Së pari, çdo sistem mjaftueshëm i ndërlikuar për të shprehur aritmetikën dhe induksionin, duhet të lejojë formula me variabla të lira, pra formula si S(x): “x = 10”, vlera e së cilës varet nga vlera që merr x. S(x) është e vërtetë kur x është realisht 10, dhe e pavërtetë në çdo rast tjetër. Meqë çdo pohim në sistem ka një numër unik të Gödelit, G(S), një formulë mund t’i referohet numrit të vet të Gödelit. Më saktësisht, sistemi mund të formulojë pohime të tilla si S(G(S)): “G(S) = 10”, vërtetësia e të cilit varet nga fakti nëse numri i Gödelit i S(x)-it është ose nuk është i barabartë me 10. Së dyti, në çdo sistem logjik, një provë e një formule S ka një strukturë të caktuar: ajo fillon me aksioma, aplikon rregulla për të nxjerrë formula të reja nga ato aksioma, dhe në fund nxjerr vetë formulën S. Ashtu siç çdo formulë S ka një numër të Gödelit, G(S), edhe çdo prove S i caktohet një numër i Gödelit duke trajtuar gjithë sekuencën e formulave në provë si një formulë të vetme të gjatë. Kështu mund të përkufizohet një marrëdhënie prove, P(x, y), ku P(x, y) vlen vetëm nëse x është numri i Gödelit i një prove të S-së, dhe y është numri i Gödelit i vetë S-së. Pohimi se – s-ja kodon një provë të S-së bëhet kështu një deklaratë brenda sistemit, pra P(x, y).

Së treti, duke u mbështetur mbi këto ide, Gödeli tregoi se çdo sistem formal që mund të shprehë aritmetikën dhe parimin e induksionit, është në gjendje të formulojë pohime për vetë provat e veta. Për shembull, sistemi mund të shprehë pohime të tilla si: “nuk ka asnjë n që të jetë numri i Gödelit i një prove të formulës S”. Me fjalë të tjera, sistemi mund të deklarojë se një formulë e caktuar S është e paprovuar brenda sistemit. Së katërti, Gödeli ndërtoi në mënyrë brilante një formulë vetëreferuese, P, e cila pohon: “Nuk ekziston ndonjë numër n që të jetë numër i Gödelit i një prove të formulës P”. Pra, P pohon për vetveten: “P nuk është i provueshëm”. Në këtë mënyrë, P është një deklaratë formale që shpreh vetë paprovueshmërinë e vet brenda sistemit.

Pasojat janë të menjëhershme: nëse formula P do të ishte e provueshme brenda sistemit, atëherë ajo do të ishte e pavërtetë sepse ajo pohon se nuk ka provë për të. Kjo do të nënkuptonte që sistemi vërteton një të pavërtetë, gjë që e bën atë të paqëndrueshëm. Prandaj, nëse sistemi është i qëndrueshëm, atëherë P nuk mund të provohet, që do të thotë se P është me të vërtetë i paprovueshëm.

Nga kjo rrjedh menjëherë se nëse formula P do të ishte e provueshme brenda sistemit, atëherë ajo do të ishte e pavërtetë, sepse ajo pohon se nuk ka provë. Kjo do të nënkuptonte që sistemi vërteton një të pavërtetë dhe, si rrjedhojë, është i paqëndrueshëm. Prandaj, nëse sistemi është i qëndrueshëm, atëherë P nuk mund të provohet dhe, për pasojë, P është vërtet i paprovueshëm. Kjo na çon në përfundimin se në çdo sistem të qëndrueshëm formal, që është mjaftueshëm i pasur për të shprehur aritmetikën dhe induksionin, do të ekzistojnë gjithmonë pohime të vërteta, por të paprovueshme – më e rëndësishmja nga të cilat është vetë pohimi i sistemit për qëndrueshmërinë.

Pasojat e teoremave të Gödelit ishin njëherësh të thella dhe shqetësuese. Ato shkatërruan shpresën e Hilbertit se matematika mund të reduktohej në një sistem të plotë, mekanik, të nxjerrjes së përfundimeve, dhe të ekspozojë kufijtë e brendshëm të arsyetimit formal. Fillimisht, gjetjet e Gödelit u përballën me rezistencë, me disa matematikanë që argumentuan se rezultatet e tij ishin më pak të përgjithshme nga sa dukeshin. Megjithatë, përderisa matematikanët dhe logjicienët e tjerë – më së shumti John von Neumann – konfirmuan saktësinë dhe zbatueshmërinë e gjerë të tyre, teoremat e Gödelit u pranuan gjerësisht si një nga zbulimet më të rëndësishme në themelet e matematikës moderne.

Rezultatet e Gödelit gjithashtu kanë nxitur debate filozofike. Për shembull, matematikani dhe fizikani Roger Penrose ka argumentuar se ato bëjnë me dije për një dallim themelor midis njohjes njerëzore dhe arsyetimit formal algoritmik. Ai pretendon se ndërgjegjja njerëzore na lejon të perceptojmë disa të vërteta – të tilla si ato që Gödeli tregoi se janë të paprovueshme brenda sistemeve formale – në një mënyrë që asnjë proces algoritmik nuk mund ta replikojë. Kjo sugjeron, sipas Penroseit, se disa aspekte të ndërgjegjes ndoshta qëndrojnë përtej fushës së përllogaritjes. Përfundimi i tij paralelizohet me argumentin e John Searleit të Dhomës kineze që pohon se kjo ndodh sepse algoritmet vetëm manipulojnë simbolet në mënyrë sintaksore, pa e kuptuar aspak përmbajtjen e tyre semantike. Megjithatë, duhet theksuar se përfundimet e Penroseit dhe Searleit nuk rrjedhin drejtpërdrejt nga teoremat e Gödelit. Rezultatet e Gödelit vlejnë ekskluzivisht për sistemet formale matematikore dhe nuk kanë asnjë pretendim për ndërgjegjen apo njohjen njerëzore. Nëse mendja njerëzore mund të njohë të vërteta të paprovueshme si të vërteta, apo nëse makinat ndonjëherë do të mund të kenë mendje që janë në gjendje të bëjnë një gjë të tillë, kjo mbetet një pyetje e hapur filozofike.

Megjithatë, teoremat e paplotësisë të Gödelit zbulojnë një kufizim të thellë të arsyetimit algoritmik, në veçanti të IA-së – një kufizim që ka të bëjë jo vetëm me llogaritjen, por me vetë arsyetimin moral. Pa teoremat e tij, ishte të paktën e mundshme të imagjinohej që një IA mund të formalizonte të gjitha të vërtetat morale dhe, përveç kësaj, t’i provonte ato nga një grup aksiomash të qëndrueshme. Por, puna e Gödelit tregon se kjo është e pamundur. Asnjë IA, sado e sofistikuar, nuk mund të provojë të gjitha të vërtetat morale që mund të shprehë. Hendeku midis pretendimeve për të vërtetën dhe provueshmërisë vendos një kufi themelor mbi atë se sa larg mund të shkojë arsyetimi formal moral, madje edhe për makinat më të fuqishme.

Kjo ngre dy probleme të dallueshme për etikën. I pari është një problem i lashtë. Siç sugjeron Platoni në Eutifro, moraliteti nuk ka të bëjë vetëm me të bërit e asaj që është e drejtë, por me të kuptuarit pse është e drejtë. Veprimi etik kërkon justifikim, një llogaridhënie të mbështetur në arsyetim. Ky ideal i justifikimit moral racional ka gjallëruar pjesën më të madhe të mendimit tonë etik, por teoremat e Gödelit sugjerojnë se, nëse arsyetimi moral formalizohet, atëherë do të ketë të vërteta morale që nuk mund të provohen brenda atyre sistemeve. Në këtë mënyrë, Gödeli nuk minoi vetëm vizionin e Hilbertit për të provuar qëndrueshmërinë e matematikës; ai mund të ketë lëkundur gjithashtu shpresën e Platonit për ta mbështetur etikën krejtësisht në arsyetim.

Problemi i dytë është më praktik. Edhe një IA me performancë të lartë mund të hasë situatat ku nuk mund të justifikojë ose të shpjegojë rekomandimet e saj duke përdorur vetëm kornizën etike që i është dhënë. Shqetësimi nuk është vetëm se IA-ja mund të veprojë në mënyrë joetike, por edhe se nuk mund të tregojë se veprimet e saj janë etike. Kjo bëhet veçanërisht urgjente kur IA-ja përdoret për të udhëzuar ose justifikuar vendimet që merren nga njerëzit. Edhe një IA me performancë të lartë do të përballet me një kufi përtej të cilit nuk mund të justifikojë ose shpjegojë vendimet e saj duke përdorur vetëm burimet e kornizës së saj. Pavarësisht se sa e avancuar bëhet, do të ketë të vërteta etike që ajo mund t’i shprehë, por kurrë nuk mund t’i provojë.

Zhvillimi i AI-së moderne përgjithësisht është ndarë në dy qasje: IA-ja e bazuar në logjikë, e cila nxjerr njohuri përmes deduksionit të rreptë, dhe modelet e mëdha të gjuhës (LLM) të cilat parashikojnë kuptimin nga modelet statistikore. Të dyja qasjet mbështeten në struktura matematikore. Logjika formale bazohet në manipulimin simbolik dhe teorinë e bashkësive. LLM-të nuk bazohen rreptësisht në logjikën deduktive, por përdorin një kombinim të inferencës statistikore, të njohjes së modeleve dhe teknikave kompjuterike për të gjeneruar përgjigje.

Ashtu siç aksiomat ofrojnë një themel për arsyetimin matematikor, LLM-të mbështeten në marrëdhënie statistikore në të dhëna për të afruar një arsyetim logjik. Ato angazhohen me etikën jo duke deduktuar të vërtetat morale, por duke riprodhuar mënyrën se si zhvillohen këto debate në gjuhë. Kjo arrihet përmes rënies së pjerrët [gradient descent], një algoritëm që minimizon një funksion humbjeje duke përditësuar peshat në drejtimin që redukton gabimin, duke afruar funksione komplekse që lidhin hyrjet [input] me daljet [output], duke u mundësuar atyre të përgjithësojnë modelet nga sasi të mëdha të dhënash. Ato nuk deduktojnë përgjigje, por gjenerojnë përgjigje të besueshme me “arsyetimin” që lind nga miliarda parametra të rrjetit nervor [të makinerisë] dhe jo nga rregullat e shprehura qartë. Ndërsa ato funksionojnë kryesisht si modele probabilistike që parashikojnë tekstin bazuar në modelet statistikore, logjika kompjuterike luan një rol në optimizim, në një arsyetim të bazuar në rregulla dhe në disa procese vendimmarrjeje brenda rrjeteve nervore.

Por, vetë probabiliteti dhe statistika janë sisteme formale, të bazuara jo vetëm në aritmetikë, por edhe në aksioma probabilistike – si ato të prezantuara nga matematikani sovjetik Andrey Kolmogorov, të cilat rregullojnë se si nxirret, përditësohet me të dhëna të reja dhe përmblidhet nëpër skenarë mundësia e ngjarjeve komplekse. Çdo gjuhë formale, mjaftueshëm komplekse për të shprehur pohime probabilistike ose statistike, mund të shprehë gjithashtu aritmetikë dhe për rrjedhojë i nënshtrohet teoremave të paplotësisë së Gödelit. Kjo do të thotë se LLM-të i trashëgojnë kufizimet godeliane. Edhe sistemet hibride, si IBM Watson, OpenAI Codex ose AlphaGo i DeepMind, të cilat kombinojnë arsyetimin logjik me modelimin probabilistik, mbeten të lidhura nga kufizimet godeliane. Të gjithë përbërësit e bazuar në rregulla janë të kufizuar nga teoremat e Gödelit, të cilat tregojnë se disa propozime të vërteta të shprehshme, në një sistem, nuk mund të provohen brenda tij. Përbërësit probabilistikë, nga ana e vet, udhëhiqen nga aksiomat formale që përcaktojnë se si përditësohen shpërndarjet e probabilitetit, si përmblidhen pasiguritë dhe se si nxirren përfundimet. Ata mund të japin përgjigje të besueshme, por nuk mund t’i justifikojnë ato përtej modeleve statistikore mbi të cilat janë trajnuar.

Në pamje të parë, kufizimet godeliane, mbi inteligjencën artificiale në përgjithësi dhe LLM-të në veçanti, mund të duken të parëndësishme. Fundja, shumica e sistemeve etike nuk janë krijuar për të zgjidhur çdo problem të imagjinueshëm moral. Ato janë krijuar për të udhëhequr fusha të caktuara, si lufta, ligji ose biznesi, dhe shpesh mbështeten në parime që janë vetëm pjesërisht të formalizuara. Nëse mund të zhvillohen modelet formale për raste specifike, dikush mund të argumentojë se paaftësia për të formalizuar plotësisht etikën nuk është veçanërisht shqetësuese. Për më tepër, teoremat e paplotësisë së Gödelit nuk ndaluan punën e përditshme të matematikanëve. Matematikanët vazhdojnë të kërkojnë prova, edhe duke ditur se disa pohime të vërteta mund të jenë të paprovueshme. Në të njëjtin frymëzim, fakti që disa të vërteta etike mund të jenë përtej provës formale, kjo nuk duhet të dekurajojë njerëzit, apo IA-të, nga kërkimi i tyre, artikulimi i tyre dhe përpjekja për t’i justifikuar ose për t’i provuar ato.

Por, zbulimet e Gödelit nuk ishin thjesht teorike. Ato kanë pasur pasoja praktike në vetë matematikën. Një rast i spikatur është hipoteza e vazhdueshmërisë, e cila pyet nëse ekziston një bashkësi, kardinaliteti i së cilës ndodhet krejtësisht midis numrave natyrorë dhe numrave realë. Kjo pyetje doli nga teoria e bashkësive, fusha matematikore që merret me koleksione entitetesh matematikore, si numra, funksione apo edhe bashkësi të tjera. Aksiomatizimi i pranuar më gjerësisht i saj, aksiomat e Zermelo-Fraenkelit të teorisë së bashkësive me Aksiomën e Zgjedhjes, qëndron në themel të pothuajse gjithë matematikës moderne. Në vitin 1938, vetë Gödeli tregoi se hipoteza e vazhdueshmërisë nuk mund të hidhet poshtë nga këto aksioma, me kusht që ato të jenë konsistente. Në vitin 1963, Paul Cohen vërtetoi të kundërtën: hipoteza e vazhdueshmërisë gjithashtu nuk mund të provohet nga të njëjtat aksioma. Ky rezultat historik konfirmoi se disa pyetje themelore matematikore ndodhen përtej zgjidhjes formale.

E njëjta gjë, them unë, vlen për etikën. Kufijtë që Gödeli zbuloi në matematikë nuk janë vetëm teorikisht të rëndësishëm për etikën e AI-së; ata kanë rëndësi praktike. Së pari, ashtu siç matematika përmban pohime të vërteta që nuk mund të provohen brenda aksiomave të saj, mund të ketë gjithashtu të vërteta etike që janë formalisht të paprovueshme, por etikisht të rëndësishme – ekuivalentet morale të hipotezës së vazhdueshmërisë. Këto mund të shfaqen në sisteme të krijuara për të trajtuar kompromise të vështira, si pesha ndërmjet drejtësisë dhe dëmit. Ne nuk mund të parashikojmë kur, apo madje nëse, një IA që funksionon brenda një kuadri etik formal do të përballet me kufizime të tilla. Ashtu siç u deshën më shumë se 30 vjet pas teoremave të paplotësisë së Gödelit që Cohen të provonte pavarësinë e hipotezës së vazhdueshmërisë, nuk mund të parashikojmë se kur, nëse ndonjëherë, do të ndeshim parimet etike që janë të shprehshme brenda sistemit etik të një IA-je, por që ende mbeten të paprovueshme.

Së dyti, Gödeli gjithashtu tregoi se asnjë sistem formal, mjaftueshëm kompleks, nuk mund të provojë konsistencën e vetvetes. Kjo është veçanërisht shqetësuese në etikë, ku është larg të qenit qartë që kuadrot tona etike janë të qëndrueshme. Ky nuk është një kufizim i veçantë për IA-në; edhe njerëzit nuk mund të provojnë konsistencën e sistemeve formale që ndërtojnë. Por, kjo ka rëndësi të veçantë për IA-në, sepse një nga premtimet e saj më ambicioze ka qenë të shkojë përtej gjykimit njerëzor: të arsyetojë më qartë, në mënyrë më të paanshme dhe në shkallë më të madhe.

Rezultatet e Gödelit vendosin një kufi të fortë mbi këtë aspiratë. Kufizimi është strukturor, jo thjesht teknik. Ashtu siç teoria e relativitetit e Albert Einsteinit vendos një kufi të sipërm shpejtësie në univers – pa marrë parasysh sa të avancuara janë anijet tona kozmike, ne nuk mund të tejkalojmë shpejtësinë e dritës – teoremat e Gödelit vendosin një kufi mbi arsyetimin formal: pa marrë parasysh sa e avancuar bëhet IA-ja, ajo nuk mund të shpëtojë nga paplotësia e sistemit formal brenda të cilit funksionon. Për më tepër, teoremat e Gödelit mund të kufizojnë arsyetimin etik praktik në mënyra të paparashikuara, ashtu siç disa hipoteza të rëndësishme matematikore janë treguar të paprovueshme nga aksiomat standarde të teorisë së bashkësive, ose, ashtu si shpejtësia e dritës, megjithëse e paarritshme, përsëri vendos kufizime reale mbi inxhinierinë dhe astrofizikën. Për shembull, ndërsa po e shkruaj këtë, Parker Solar Probe e NASA-s është objekti më i shpejtë i krijuar ndonjëherë nga njeriu, duke udhëtuar me rreth 430 000 milje (rreth 700 000 kilometra) në orë – vetëm 0.064 për qind e shpejtësisë së dritës. Megjithatë, ky kufi i sipërm mbetet thelbësor: shpejtësia e kufizuar e dritës ka ndikuar, për shembull, në projektimin e sondave hapësinore, zbarkuesve dhe robotëve lëvizës – të gjithë këta që kërkojnë të paktën funksionim gjysmë-autonom, sepse sinjalet radio nga Toka marrin minuta ose madje orë të tëra për të mbërritur. Teoremat e Gödelit mund të kufizojnë përllogaritjen etike në mënyra të ngjashme dhe të papritura.

Ekziston edhe një arsye tjetër pse rezultatet e Gödelit janë veçanërisht të rëndësishme për etikën e IA-së. Ndryshe nga sistemet statike të bazuara në rregulla, IA-ja e avancuar, veçanërisht modelet e mëdha gjuhësore dhe sistemet mësimore adaptive, munden jo vetëm të zbatojnë një kornizë etike të përcaktuar më parë, por edhe rishikojnë elementet e saj me kalimin e kohës. Një nga premtimet qendrore të arsyetimit moral të udhëhequr nga IA-ja është aftësia e saj për të rafinuar modelet etike përmes mësimit, duke adresuar paqartësitë dhe gabimet në gjykimin moral njerëzor. Ndërsa sistemet e AI-së evoluojnë, ato mund të përpiqen të modifikojnë vetë aksiomat ose parametrat e tyre si përgjigje ndaj të dhënave të reja ose reagimeve. Kjo është veçanërisht e vërtetë për sistemet e mësimit të makinave të trajnuara me grupe të mëdha dhe të ndryshueshme të dhënash, si dhe për modelet hibride që integrojnë arsyetimin logjik me konkluzione statistikore. Megjithatë, rezultatet e Gödelit zbulojnë një kufi strukturor: nëse një kornizë etike formalizohet brenda një sistemi të mjaftueshëm formal shprehës, atëherë asnjë grup i qëndrueshëm aksiomash nuk mund të provojë të gjitha pohimet e vërteta të shprehshme brenda tij.

Për ta ilustruar këtë, imagjino një IA të ngarkuar me ruajtjen e drejtësisë. Ajo mund të programohet me parime etike, gjerësisht të pranuara – për shembull, drejtësia dhe minimizimi i dëmit. Ndërsa modelet e krijuara nga njerëzit për drejtësinë, të bazuara në këto parime, janë në mënyrë të pashmangshme tepër të thjeshtëzuara, të kufizuara nga kapaciteti përllogaritës dhe paragjykimet njohëse, një IA, në teori, nuk ka kufizime të tilla. Ajo mund të mësojë vazhdimisht nga sjellja reale njerëzore, duke rafinuar kuptimin e saj dhe duke ndërtuar një koncept gjithnjë e më të nuancuar të drejtësisë, një të tillë që ndërthur gjithnjë e më shumë dimensione të përvojës njerëzore. Ajo madje mundet, siç u përmend, të ndryshojë vetë aksiomat e veta. Por, pa marrë parasysh sa shumë mëson një IA, apo si e modifikon veten, gjithmonë do të ketë pohime për drejtësinë të cilat, ndonëse mund t’i modelojë, nuk do të jetë kurrë në gjendje t’i provojë brenda sistemit të saj. Më shqetësuese akoma, IA-ja nuk do të jetë në gjendje të provojë që sistemi etik që ajo ndërton është në mënyrë të brendshme të qëndrueshme – që nuk e kundërshton veten diku në rrjetin e gjerë të arsyetimit të saj etik – përveç nëse është jokonsistent, në të cilin rast mund të provojë çdo gjë, përfshirë të pavërteta, siç është konsistenca e vet.

Në fund të fundit, teoremat e paplotësisë të Gödelit shërbejnë si një paralajmërim kundër idesë se IA-ja mund të arrijë një arsyetim të përsosur etik. Ashtu siç matematika do të përmbajë gjithmonë të vërteta që janë përtej provës formale, morali do të përmbajë gjithmonë kompleksitete që sfidojnë zgjidhjen algoritmike. Pyetja nuk është thjesht nëse IA-ja mund të marrë vendime morale, por nëse ajo mund të kapërcejë kufizimet e çdo sistemi të bazuar në logjikë të paracaktuar – kufizime që, siç tregoi Gödeli, mund të pengojnë që disa të vërteta të jenë ndonjëherë të provueshme brenda sistemit, edhe nëse ato janë të njohshme si të vërteta. Ndërsa etika e IA-së është përballur me çështje si paragjykimi, drejtësia dhe interpretimi, sfida më e thellë mbetet: a mundet IA-ja të njohë kufijtë e arsyetimit të saj etik? Kjo sfidë mund të vendosë një kufi të pakapërcyeshëm midis etikës artificiale dhe asaj njerëzore.

Marrëdhënia midis teoremave të paplotësisë të Gödelit dhe etikës së makinerive nxjerr në pah një paralelizëm strukturor: ashtu siç asnjë sistem formal nuk mund të jetë njëkohësisht i plotë dhe i vetëmjaftueshëm, asnjë IA nuk mund të arrijë arsyetimin moral që është njëkohësisht përfshirës dhe plotësisht i provueshëm. Në një aspekt, zbulimet e Gödelit e zgjerojnë dhe e ndërlikojnë traditën kantiane. Kanti argumentoi se njohuria varet nga të vërteta a priori, nga supozimet themelore që strukturojnë përvojën tonë të realitetit. Teoremat e Gödelit sugjerojnë se, edhe brenda sistemeve formale të ndërtuara mbi aksioma të përcaktuara mirë, ekzistojnë ende të vërtetat që tejkalojnë aftësitë e sistemit për t’i vërtetuar ato. Nëse Kanti synonte të përkufizonte kufijtë e arsyes përmes kushteve të domosdoshme për njohuri, Gödeli zbuloi një paplotësi të brendshme në vetë arsyetimin formal, një të tillë që asnjë grup aksiomash nuk mund ta zgjidhë nga brenda. Gjithmonë do të ekzistojnë të vërtetat morale, përtej mbërthimit përllogaritës – probleme etike që i rezistojnë zgjidhjes algoritmike.

Pra, problemi më i thellë qëndron në paaftësinë e AI-së për të njohur kufijtë e vetë kornizës së saj të arsyetimit – paaftësinë e saj për të ditur kur përfundimet e saj morale mbështeten mbi premisa të paplota, ose kur një problem ndodhet përtej asaj që sistemi i saj etik mund të zgjidhë në mënyrë formale. Ndërsa edhe njerëzit përballen me kufizime njohëse dhe epistemike, ne nuk jemi të kufizuar nga një strukturë e dhënë formale. Ne mund të shpikim aksioma të reja, të vëmë në pikëpyetje ato të vjetrat, ose të rishikojmë të gjithë kornizën tonë në dritën e njohurive filozofike ose shqyrtimit etik. Sistemet e IA-së, për dallim, mund të gjenerojnë ose të adoptojnë aksioma të reja vetëm nëse arkitektura e tyre e lejon këtë dhe, edhe atëherë, ndryshimet e tilla ndodhin brenda meta-rregullave të paracaktuara ose objektivave të optimizimit. Ato nuk kanë kapacitetin për reflektim konceptual që udhëheq zhvendosjet njerëzore në supozimet themelore. Edhe nëse një gjuhë formale, më e pasur, ose një grup më i pasur aksiomash mund të provojë disa të vërteta më parë të paprovueshme, asnjë grup i fundëm aksiomash, që përmbush kërkesat e Gödelit për vendosmërinë dhe konsistencën, nuk mund të provojë të gjitha të vërtetat që mund të shprehen në ndonjë sistem formal mjaftueshëm të fuqishëm. Në këtë kuptim, Gödeli vendos një kufi – jo vetëm mbi atë që makineritë mund të provojnë, por mbi atë që ato mund të justifikojnë ndonjëherë brenda një arkitekture të dhënë etike ose logjike.

Një nga shpresat, ose një frikë e madhe për IA-në është se ajo mund të evoluojë një ditë përtej parimeve etike që i janë programuar fillimisht dhe të simulojë një vetëvlerësim të tillë. Përmes mësimit të makinerisë, IA-ja mund të modifikojë vetë kornizën etike, duke gjeneruar njohuri të reja morale dhe duke zbuluar modele dhe zgjidhje të cilat mendimtarët njerëzorë, të kufizuar nga paragjykimet njohëse dhe kufizimet përllogaritëse, mund t’i anashkalojnë. Megjithatë, kjo përshtatshmëri sjell një rrezik të thellë: morali në zhvillim i një IA-je mund të devijojë aq rrënjësisht nga etika njerëzore saqë vendimet e saj të bëhen të pakuptueshme ose madje moralisht të neveritshme për ne. Kjo pasqyron disa koncepte fetare të etikës. Në disa tradita teologjike, morali hyjnor konsiderohet përtej kuptimit njerëzor, saqë mund të duket arbitrar apo edhe mizor – një temë qendrore në debatet mbi problemin e së keqes dhe teorinë e urdhrit hyjnor. Një sfidë e ngjashme lind me etikën e IA-së: ndërsa sistemet e IA-së bëhen gjithnjë e më autonome dhe vetëmodifikuese, vendimet e tyre morale mund të bëhen aq të errëta dhe të shkëputura nga arsyetimi njerëzor, saqë rrezikojnë të perceptohen si të paparashikueshme, të pashpjegueshme ose edhe të padrejta.

Megjithatë, ndonëse IA-ja mund të mos e zotërojë kurrë plotësisht arsyetimin moral, ajo mund të bëhet një mjet i fuqishëm për rafinimin e mendimit etik njerëzor. Ndryshe nga vendimmarrja njerëzore, e cila shpesh formësohet nga paragjykimi, intuita ose supozimet e paekzaminuara, IA-ja ka potencialin të zbulojë mospërputhje në arsyetimin tonë etik duke trajtuar rastet e ngjashme me paanshmëri formale. Ky potencial, megjithatë, varet nga aftësia e IA-së për të ditur se kur rastet janë moralisht të njëjta – një detyrë e ndërlikuar nga fakti se sistemet e IA-së, veçanërisht LLM-të, mund të internalizojnë dhe riprodhojnë vetë paragjykimet njerëzore që synojnë t’i zbusin. Kur IA-ja jep një vendim që duket moralisht i gabuar, kjo mund të na nxisë të rishqyrtojmë parimet që qëndrojnë pas gjykimeve tona. A po bëjmë dallime ndërmjet rasteve për arsye të mira morale, apo po zbatojmë standarde të dyfishta pa e kuptuar? IA-ja mund të ndihmojë në sfidimin dhe rafinimin e arsyetimit tonë etik – jo duke ofruar përgjigje përfundimtare, por duke zbuluar boshllëqe, kontradikta dhe supozime të anashkaluara në kornizën tonë morale.

IA-ja mund të largohet nga intuitat morale njerëzore në të paktën dy mënyra: duke trajtuar raste që ne i shohim si të ngjashme në mënyra të ndryshme, ose duke trajtuar raste që ne i shohim si të ndryshme në të njëjtën mënyrë. Në të dyja rastet, pyetja themelore është nëse IA-ja po identifikon saktë një dallim ose ngjashmëri moralisht të rëndësishëm, apo nëse thjesht po pasqyron modele të parëndësishme nga të dhënat e saj trajnuese. Në disa raste, kjo mospërputhje mund të rrjedhë nga paragjykimet njerëzore, si modelet diskriminuese të bazuara në racë, gjini apo status socio-ekonomik. Por, në raste të tjera, IA-ja mund të zbulojë veçori etikisht të rëndësishme të cilat gjykimi njerëzor i ka anashkaluar historikisht. Ajo mundet, për shembull, të zbulojë variante të reja të problemit të trolejbusit [trolley problem], duke sugjeruar që dy dëme në dukje të barabarta ndryshojnë në mënyra të rëndësishme morale. Në raste të tilla, IA-ja mund të zbulojë modele të reja etike përpara se ta bëjnë këtë filozofët njerëzorë. Sfida qëndron në faktin se ne nuk mund ta dimë paraprakisht se çfarë lloj devijimi kemi përballë. Çdo gjykim moral befasues nga IA duhet të vlerësohet në kushtet e veta – as të pranohet pa kritikë, as të hidhet poshtë pa menduar. Megjithatë, edhe kjo hapje ndaj njohurive të reja nuk e çliron IA-në nga kufijtë strukturorë të arsyetimit formal.

Ky është mësimi më i thellë. Teoremat e Gödelit nuk tregojnë thjesht që ekzistojnë të vërteta të cilat makineritë nuk mund t’i provojnë. Ato tregojnë që arsyetimi moral, ashtu si matematika, është gjithmonë i hapur, gjithmonë duke u shtrirë përtej asaj që mund të nxirret në mënyrë formale. Sfida, pra, nuk është vetëm si të kodifikohet arsyetimi etik në IA, por edhe si të sigurohet që korniza e saj morale, që është në zhvillim, të mbetet në përputhje me vlerat njerëzore dhe normat shoqërore. Përkundër gjithë shpejtësisë, saktësisë dhe fuqisë përllogaritëse të saj, IA-ja mbetet e paaftë për një gjë që e bën arsyetimin moral vërtet të mundur: aftësinë për të vënë në pikëpyetje jo vetëm atë që është e drejtë, por pse. Etika, për rrjedhojë, duhet të mbetet një përpjekje njerëzore – një përpjekje e vazhdueshme dhe e papërsosur të cilën asnjë makinë nuk do ta zotërojë ndonjëherë plotësisht. /Telegrafi/

The post Etika e paplotësisë appeared first on Telegrafi.

BE-ja jep 7.5 milionë euro shtesë për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës

25 August 2025 at 18:27

Bashkimi Evropian ka ndarë 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023), duke e rikonfirmuar mbështetjen e tij për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër në vend.

Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, fondet u disbursuan më 19 gusht 2025 dhe janë pjesë e ndihmës së përgjithshme prej 75 milionë eurosh që ka ofruar BE-ja deri tani për sektorin energjetik.

Falë kësaj mbështetjeje: Mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për pagesën e faturave të energjisë, janë rinovuar mbi 3,600 shtëpi për efiçiencë energjetike, 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në proces rinovimi, mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë pajisur me panele solare dhe teknologji të kursimit të energjisë.

“BE-ja qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike”, thuhet në njoftim.

The post BE-ja jep 7.5 milionë euro shtesë për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Mbi 1,400 biznese të shkyçura nga energjia, institucionet qendrore në heshtje

22 August 2025 at 21:54

Po bëhet gati një javë që kur KEDS-i nisi shkyçje masive të energjisë elektrike ndaj bizneset që mbetën pa kontratë për furnizim një furnizues i licencuar në tregun e lirë. Por, asnjë deklaratë nuk u dha institucionet qendrore, ani pse përfaqësuesit e bizneseve ka kohë që kanë parashtruar kërkesat e tyre. Ato thonë se qeveria në detyrë ka dalë në anën e furnizuesve, gjersa theksojnë se e njëjta injoroi kërkesat e tyre për subvencionim.

Kanë kaluar disa ditë qëkur në fuqi hyri vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shkyçjen e bizneseve që nuk arritën të lidhin kontratë me një furnizues të licencuar për tregun e lirë.

Zhurmë nga bizneset u bë, e edhe paralajmërime u dhanë nga përfaqësuesit e odave të bizneseve për pasojat e formës në të cilën hyri në fuqi vendimi.

Por as edhe një deklarim e veprim nuk u ndërmor nga institucionet qendrore, as nga Presidenca e as nga qeveria në detyrë.

Kjo për përfaqësuesit e bizneseve mbetet zhgënjyese.

“Fatkeqësisht institucionet nuk kanë mbështetur fare bizneset ani se rreth 60% e buxhetit të shtetit mbushet po nga këto biznese që dolën dhunshëm në tregun e lirë. Përkundër kërkesave publike, letrave dhe disa takimeve, institucionet në heshtje kanë mbështetur veprimin e ZRRE-së. Për më tepër përkundër që BE shprehu gatishmërinë që të mbështeste Kosovën të kalonte këtë proces hap pas hapi dhe për të cilin ofroi mbi 22 milionë euro, institucionet sërish heshtën. Kjo është një porosi shumë negative si për bizneset vendëse ashtu edhe për ato të jashtme që kanë investuar dhe që në një nga kushtet e favorshme u është thënë se është energjia”, ka thënë  Kushtrim Ahmeti, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Njëzëri shprehen edhe nga Oda Ekonomike gjersa thonë se qeveria ka marrë një anë tjetër.

“Tek ne është kriju precepsioni se ma shumë Qeveria ka qenë në anën e furnizuesve sesa bizneseve edhe si nuk e kanë marrë mundim asnjë reagim të ketë. Ju kujtohet në fillim të qershorit se si ministrja ka qenë kategorike që bizneset të lidhin kontratë me furnizuesit dhe aty e kemi kuptuar se s’është në rregull.  Kemi kërku nga kryeministri me subvencionu ashtu siç ka kërkuar ZRrE për një subvencionim 50 milionësh po s’kemi pas përgjigje”, ka thënë Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike.

Rafuna thotë se qeveria ka injoruar thirrjet e tyre ndonëse.

Mes të tjerash, kritika i drejtohen edhe Presidentes, Vjosa Osmani.

“Ju kemi drejtu edhe Presidencës, s’kemi pas asgjë zyrtare por do ishte shumë e mirëseardhur dhe jo të qëndrojë në heshtje gjersa shkatërrohet ekonomia. Rrugës do ishte që qeveria të subvenciononte shumën. Tash është edhe më e vogël se po flasim për 7-8 muaj, të ketë një paketë mbështetëse dhe një kërkesë tek ZRRE ta përgatisë terrenin më mirë”, ka thënë Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike.

Televizioni ka pyetur Presidencën që nga java e kaluar për një koment por e njëjta, sikurse edhe qeveria në detyrë, nuk janë deklaruar për Dukagjinin.

Nga vendimi i ZRrE-së preken 1400 biznese, ndërsa shkyçja e tyre ka nisur që nga dita e shtunë dhe po vazhdon ende./Tv Dukagjini

The post Mbi 1,400 biznese të shkyçura nga energjia, institucionet qendrore në heshtje appeared first on Telegrafi.

ZRRE u bën thirrje konsumatorëve industrialë: Lidhni kontrata me furnizues të licencuar për të siguruar energjinë

20 August 2025 at 09:55

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) përmes një komunikate drejtuar mediave sqaron opinionin publik se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është një detyrim ligjor, i përcaktuar me ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin 2016.

Në sqarim thuhet se në atë kohë, Kuvendi i Republikës së Kosovës në ligjet e sektorit të energjisë ka transpozuar direktivat Evropiane për energjinë, duke përcaktuar se duhet të bëhet liberalizimi i tregut të energjisë elektrike. Pra, procesi i derregullimit dhe liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në ligjet e sektorit të energjisë derivon nga obligimet kontraktuale që ka Republika e Kosovës si palë nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

“Duhet theksuar se nga viti 2017, ZRRE ka ndërmarrë të gjitha veprime ligjore dhe rregullative për krijimin e kushteve për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, dhe në funksion të saj në vitin 2017 ka filluar procesin e derregullimit dhe liberalizimit të tregut të energjisë, me daljen në treg të konsumatorëve industrial”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, thuhet se  zbatimi i mëtutjeshëm i procesit të liberalizimit të tregut të energjisë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme ka pasur vonesa, si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe krizës energjetike ndërkombëtare.

“Pas kësaj, ZRRE ka vendosur që nga data 1 Qershor 2025 të vazhdoj zbatimin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, si detyrim ligjor dhe në të mirë të konsumatorëve fundor. Duhet theksuar se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është i rëndësishëm jo vetëm për përafrimin me Direktivat Evropiane, por edhe sepse krijon konkurrencë në një treg që deri më tani ka funksionuar si monopol”, theksohet më tej në komunikatë.

Po ashtu, bëhet e ditur se ZRRE ka të licencuar 23 kompani për aktivitetin e furnizimit me energji elektrike.

“Aktualisht, në tregun e hapur të energjisë elektrike janë 23 kompani të licencuara për furnizim me energji elektrik, prej të cilave 7 furnizues janë aktivë, të cilët kanë nënshkruar kontrata me konsumatorët”, vijon njoftimi.

Më tej, ZRRE ka sqaruar opinionin publik se 9,963 pika matëse të ndërmarrjeve ekonomike i plotësojnë kriteret ligjore për të dalur në tregun e hapur të energjisë elektrike, ku prej tyre:

· 9,212 pika matëse (92%) janë duke u furnizuar me kontrata komerciale;

· 751 pika matëse (8%) ende janë pa furnizues.

“Duhet theksuar se edhe këto pika matëse të cilët kanë mbetur pa furnizues, kanë qenë duke u furnizuar me energji elektrike që nga data 1 Qershor 2025, dhe se nga ajo periudhë kanë pasur mundësi të zgjedhin furnizuesin me energji elektrike dhe të nënshkruajnë kontratë”, sqaron ZRRE.

Në komunikatë thuhet se “Për të lehtësuar kalimin e konsumatorëve që i plotësojnë kriteret për të dal në treg të hapur, ZRRE sipas dispozitave ligjore të Ligjit për Energji Elektrike, ka përcaktuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) si Furnizues i Mundësisë Fundit (FMF), dhe këta konsumator që deri më 1 Qershor 2025 nuk kishin lidhur ende kontrata komerciale, janë furnizuar përmes FMF për një periudhë gjashtëdhjetë (60) ditore”.

Gjithashtu, duhet njoftuar se sipas dispozitave ligjore të Ligjit për Energjinë Elektrike, konsumatorët të cilët dështojnë të hyjnë në marrëveshje me një nga furnizuesit e licencuar, operatori i sistemit është i obliguar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për ta.

“ZRRE do të vazhdojë mbikëqyrjen e procesit dhe inkurajon të gjithë konsumatorët që i plotësojnë kriteret për të dal në treg të hapur, e të cilët ende nuk kanë nënshkruar kontrata komerciale, sa më shpejt të lidhin kontratë me njërin nga furnizuesit e licencuar, për të garantuar furnizim të qëndrueshëm”, thekson ZRRE.

Në sqarim thuhet se ZRRE mbetet e përkushtuar të zbatojë këtë reformë në mënyrë transparente, të drejtë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet evropiane. /Telegrafi/

The post ZRRE u bën thirrje konsumatorëve industrialë: Lidhni kontrata me furnizues të licencuar për të siguruar energjinë appeared first on Telegrafi.

“Miliona euro humbje për buxhetin e shtetit”, sipërmarrësi Malushaj flet për daljen e biznesve në tregun e lirë energjetik

19 August 2025 at 16:35

Në episodin më të ri të “Përballje Podcast”, mysafir ishte Hamdi Malushaj, themelues dhe drejtor i “evroTarget” dhe “KiKxxl”, dy kompani që operojnë në sektorin energjetik dhe teknologjik në Kosovë.

Malushaj foli për sfidat me të cilat përballen bizneset vendore, përfshirë vështirësitë në hyrjen në tregun e lirë të energjisë elektrike, si dhe ndau përvojën e tij si sipërmarrës në vend.

Ai theksoi se shkyçja nga rrjeti i energjisë ka sjellë pasoja të rënda për funksionimin e kompanive dhe mirëqenien e punonjësve.

Malushaj deklaroi se nga liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, buxheti i Kosovës do të humb miliona euro.

“Trembëdhjetë milionë euro do t’i humb buxheti i Kosovës nga tatim në fitim. Unë tash fitimet i kam ma të vogla, dhjetë për qind është tatimfitimi. Nëse njëqind e tridhjetë milionë euro i kemi fitimet më të vogla si biznese, duhet me i heq faturat, me thanë lirona, prejt tatimit. Pasi, tash fitim, nuk mundemi me të dhënë, sikur të kem dhënë përpara”, potencoi ai.

Drejtori i evroTarget dhe KiKxxl, Hamdi Malushaj gjatë “Përballje Podcast” Foto: Ridvan Slivova

Gjatë bisedës, ai u shpreh se brenda dy-tre muajsh, askush nuk do të mundet t’i bëjë konkurrencë KESCO, duke shtuar se “Përveçse ajo mundet t’i bëjë edhe disa kompani me emra të ndryshme edhe ajo me lut me oferta, përndryshe këta që s’e kanë lidhje le ta harrojnë që munden me shit”.

Malushaj deklaroi se në secilin shtet bizneset e kanë energjinë elektrike, duke përmendur kështu edhe disa vende të rajonit.

Ai nënvizoi se në Kosovë nuk është bërë liberalizimi i tregut të lirë energjetik, por monopolizim me ligj.

“Nuk është liberalizim, por është monopolizim me ligj. Domethënë, ligji e mbështet monopolin edhe i dhunon bizneset në drejtim të s’ka konkurrencë treg”, pohoi mes tjerash ai.
Në podcast, ai tha se liberalizimi i energjisë elektrike përfshinë 60 përqind të ekonomisë kosovare.

“Është bërë jo profesionalisht, është bërë qysh nuk ka ndodhë kurrkund në botë, me njëfarë vendimi arbitrar, domethënë vendim pa e përgatitë, me zero përgatitje. Janë katër, pesë vetë që e kanë bërë këtë punë edhe nuk e kanë bërë duke mbrojtur konsumatorin”, deklaroi ai. /Telegrafi/

The post “Miliona euro humbje për buxhetin e shtetit”, sipërmarrësi Malushaj flet për daljen e biznesve në tregun e lirë energjetik appeared first on Telegrafi.

“Ky patrioti i rremë” – Haradinaj kritikon Kurtin, thotë se miliona euro për energjinë po përfundojnë në Beograd

18 August 2025 at 12:39

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj Kurtiit, duke e akuzuar për shkatërrim të planifikuar të sektorit të energjisë në Kosovë.

Haradinaj tha se që në javën e parë të qeverisjes, Kurti anuloi projektin më vital për energji, termocentralin e ri që pritej të përfundonte në vitet 2023-2024.

“Sot operatorëve u kushton nga 198 deri në 220 euro për megavat, ndërsa plani i mëhershëm parashihte një kosto prej vetëm 82 euro. Kjo rritje astronomike i kushton qytetarëve rreth 360 milionë euro në vit. Nuk ka qytetar që nuk do ta ndiejë këtë barrë”, shkroi Haradinaj.

Ai theksoi se energjia është sektor i sigurisë globale dhe se blerja e saj po bëhet përmes lidhjeve të shkurtra të kryeministrit Kurti.

“Kush e cenon sigurinë kombëtare ndëshkohet herët a vonë. Mos i mbyllni sytë, po reagoni, sepse e nesërmja mund të jetë vonë. Ky ‘patrioti’ nuk e ka në vendim shkyçjen e elektro serverit serb”, u shpreh Haradinaj.

Sipas tij, populli po paguan një “krim të organizuar shqiptaro-serb”, pasi miliona euro për energjinë po përfundojnë në Beograd nga xhepi i varfër i Kosovës. /Telegrafi/

The post “Ky patrioti i rremë” – Haradinaj kritikon Kurtin, thotë se miliona euro për energjinë po përfundojnë në Beograd appeared first on Telegrafi.

AKB paralajmëron krizë të rëndë energjetike, mbi 200 kompanive iu ndërpre rryma

18 August 2025 at 12:24

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka ngritur alarmin për krizën e thellë të energjisë që po godet bizneset në Kosovë, duke njoftuar se ndërprerja e papritur dhe e dhunshme e furnizimit me energji elektrike ka lënë jashtë funksionit mbi 200 kompani me më shumë se 10 mijë punëtorë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini në një konferencë për media kritikoi ashpër veprimet e KEDS-it dhe Policisë së Kosovës, duke i cilësuar si “shkelje të rëndë ligjore” dhe “abuzim me autoritetin”.

“Sot po përballemi me një krizë të paprecedentë. KEDS, me asistimin e Policisë, ka ndërprerë energjinë për mbi 1,200 njehsorë elektrikë që përfshijnë më shumë se 200 kompani dhe mbi 10 mijë punëtorë, duke shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi dhe imazhin e vendit,” tha Shahini.

Ai kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të kësaj fushate kundër bizneseve dhe hapjen e një dialogu të hapur mes bizneseve, KEDS-it, ZRRE-së dhe Qeverisë.

“Nëse nuk merren parasysh kërkesat tona, AKB do të përdorë të gjitha mjetet ligjore në mbrojtje të bizneseve”, u shpreh Shahini.

Nga ana tjetër, përfaqësues të kompanive të prekura kanë shprehur shqetësimet e tyre. Ahmeti Kuçi nga kompania “Solid” në Suharekë, që merret me prodhimin e këpucëve dhe ka mbi 300 punëtorë, tha se veprimet e KEDS-it i kanë lënë pa zgjidhje.

“Kemi paditur KEDS-in dhe jemi të shqetësuar për faturat dhe kërkesën për garanci prej 15 mijë eurosh, pa arsye të qartë”, tha Kuçi.

Lumnije Hajdini, anëtare e AKB-së, shtoi se investitorët e huaj janë të shqetësuar dhe disa kompani pritet të humbasin punëtorë për shkak të krizës së energjisë./Telegrafi/

The post AKB paralajmëron krizë të rëndë energjetike, mbi 200 kompanive iu ndërpre rryma appeared first on Telegrafi.

Ethem Çeku kritikon mënyrën si u liberalizua tregu i energjisë: Vendimet janë tërësisht të politizuara

18 August 2025 at 08:52

Ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku ka ngritur shqetësime serioze rreth mënyrës se si është realizuar procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë, duke e cilësuar atë si një vendim të nxituar dhe të politizuar, që ka dëmtuar sigurinë energjetike dhe sektorin privat.

Në një reagim në Facebook, Çeku vlerëson se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë është një zhvillim që shumica e vendeve evropiane e kanë ndërmarrë gjatë tri dekadave të fundit, por që në rastin e Kosovës është zbatuar në mënyrë të gabuar dhe pa një strategji të qartë.

“Kosova, në vend që të mësonte nga këto përvoja, ndërmori hapin e liberalizimit për kompanitë e mëdha pa siguruar më parë kapacitete të reja prodhuese”, shkruan Çeku, duke shtuar se kjo ka detyruar sektorin privat të lidhet me furnizues të jashtëm, duke rritur varësinë nga importi dhe ekspozuar bizneset ndaj luhatjeve të tregjeve ndërkombëtare.

Për më tepër, Çeku kritikon mungesën e një politike afatgjate në këtë sektor.

“Ajo që e veçon Kosovën nga shumica e vendeve të tjera është politizimi ekstrem i sektorit energjetik. Në Gjermani, Britani apo Poloni, energjia është trajtuar si politikë kombëtare afatgjatë, e lidhur ngushtë me sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik. Në Kosovë, përkundrazi, energjia është shndërruar në një instrument politik të qeverive të radhës. Vendimmarrjet nuk janë mbështetur gjithmonë mbi analiza ekonomike dhe strategjike, por shpesh mbi llogaritje të ngushta partiake”, ka shkruar ish-ministri.

Sipas tij, kjo qasje ka pasur pasoja të rënda.

“Shumica e qeverive të Kosovës, në vend që ta shohin energjinë si themelin e zhvillimit ekonomik dhe të pavarësisë kombëtare, ia kanë ‘vrarë shpirtin zhvillues’ vendit duke e kthyer atë në një fushë përplasjesh politike”, u shpreh Çeku.

Ai përmend bllokimin e projekteve madhore si “Kosova C” dhe e sheh liberalizimin si një hap që nuk ka qenë drejt zhvillimit, por hap drejt dobësimit të mëtejshëm ekonomik dhe rritjes së pasigurisë energjetike.

“Vetëm përmes një strategjie që kombinon ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese, zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme dhe, mbi të gjitha, depolitizimin e sektorit, Kosova mund ta shndërrojë energjinë nga fushë krize në motor të zhvillimit të qëndrueshëm”, ka shkruar Çeku. /Telegrafi/

The post Ethem Çeku kritikon mënyrën si u liberalizua tregu i energjisë: Vendimet janë tërësisht të politizuara appeared first on Telegrafi.

❌
❌