Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gonxhja: Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

2 February 2026 at 10:50

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Revista prestigjioze e arkitekturës ArchDaily ka nominuar Mozaikun e Tiranës për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri me dije lajmin, ndërsa tha se ky monument është një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore.

Sipas Gonxhes, ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës si një shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes.

Mozaiku i Tiranës daton që prej shek. III dhe është zbuluar në vitet ’70 të shekullit të kaluar gjatë punimeve për ndërtimin e një blloku pallatesh.

Mozaiku i Tiranës është një hapësirë e re moderne që shërben si platformë për prezantimin e mozaikëve më të rëndësishëm, ndërsa po kthehet në një destinacion të rëndësishëm kulturor për Tiranën.

Në kushte optimale konservimi dhe përmes programeve edukative me fëmijët e të rinjtë, kjo hapësirë vjen si një dritare e re e interpretimit bashkëkohor të trashëgimisë sonë arkeologjike.

Kjo godinë, përpos historikut të saj, shërben edhe si pikë informacioni vizuale për të gjithë mozaikët që mbart nëntoka e pasur arkeologjike shqiptare.

/e.i/a.f/r.e/

The post Gonxhja: Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

31 January 2026 at 09:29

UASHINGTON, 31 janar /ATSH-AA/ – Çmimet e arit, pasi u rritën vazhdimisht për rreth dhjetë javë, shënuan një rënie të fortë të premten.

Rreth orës 18:30 GMT, çmimi i arit për ons ra në nivelin 4.775 dollarë, me rreth 11 për qind rënie në bazë ditore.

Megjithatë, ari është rritur me rreth 88 për qind gjatë 12 muajve të fundit dhe rreth 19 për qind që nga fillimi i vitit, i mbështetur nga tensionet e shtuara tregtare dhe gjeopolitike, si dhe nga uljet e normave të interesit nga bankat kryesore qendrore.

Edhe çmimet e argjendit pësuan një rënie të fortë, duke u ulur me mbi 33 për qind në 76,1 dollarë për ons. Rritja e tij gjatë 12 muajve ishte 255,6 për qind.

Vendimi i Rezervës Federale (Fed) të mërkurën për të mbajtur normat e interesit të pandryshuara ndihmoi dollarin të rikuperohej nga nivelet më të ulëta të shumë viteve, megjithëse ai mbeti pranë një rënieje të dytë radhazi javore.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se ka zgjedhur ish-guvernatorin e Rezervës Federale, Kevin Warsh, si kandidat për postin e kryetarit të ardhshëm të Fed-it, duke thënë se ai do të jetë “një nga kryetarët më të mëdhenj të Fed-it, ndoshta më i miri”.

Megjithatë, procesi i konfirmimit mund të rezultojë i vështirë, pasi disa senatorë republikanë janë zotuar të bllokojnë çdo nominim për Fed-in derisa Departamenti amerikan i Drejtësisë të përfundojë hetimin mbi rinovimin e selisë së bankës qendrore në Washington.   /os/

The post UASHINGTON – Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

"Një nga atashetë doganorë më të dalluar të OBD-së", Dogana e Kosovës nderohet me medalje

29 January 2026 at 15:18


Dogana e Kosovës ka shënuar një arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Atasheu i Doganës së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave (WCO), Bekim Mehmetaj, është nderuar me një medalje prestigjioze ndërkombëtare, duke u vlerësuar si një nga atashetë doganorë më të dalluar të OBD-së.

Sipas një njoftimi thuhet se ceremonia solemne e ndarjes së këtij çmimi u mbajt në Bruksel, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Doganave, në prani të përfaqësuesve të lartë institucionalë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të OBD-së, z. Ian Saunders, dhe autoritete të tjera evropiane dhe belge.

"Gjatë ceremonisë u theksua se Mehmetaj mishëron profesionalizëm të lartë, qasje proaktive dhe përkushtim të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar doganor, duke u vlerësuar si një model frymëzues për komunitetin doganor global. Bekim Mehmetaj ka mbi 20 vjet përvojë në Doganën e Kosovës dhe ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin institucional, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përfaqësimin e Republikës së Kosovës në struktura dhe forume të rëndësishme doganore", thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në promovimin e ekselencës profesionale dhe përfaqësimin e vendit me standardet më të larta të integritetit dhe profesionalizmit në nivel ndërkombëtar. Republika e Kosovës është anëtare e WCO-së që nga viti 2017, organizatë e cila përfshin 187 administrata doganore dhe mbulon rreth 98% të tregtisë globale. /Telegrafi/


Shtrenjtimi i kafesë nuk ndalet, rritja më e lartë e çmimeve në tre vjet, por konsumi arrin rekord

By: Ela
28 January 2026 at 09:50

Vitin e kaluar, çmimi mesatar i kafesë u rrit me 5.4%, ritmi më i lartë që nga viti 2022. Një filxhan kafe në zonat e preferuara të Tiranës tani kushton në një minimum 110 lekë, nga 80-90 lekë që ishte në fillim të 2025, ndërsa në periferi kushton 80-90 lekë minimumi nga 60-70 lekë që ishte […]

The post Shtrenjtimi i kafesë nuk ndalet, rritja më e lartë e çmimeve në tre vjet, por konsumi arrin rekord appeared first on BoldNews.al.

Protestë në Kamëz kundër rritjes së biletës së urbanit

26 January 2026 at 19:44

Qytetarë të Kamzës u mblodhën pasditen e së hënës në një protestë të thirrur para bashkisë nga Lëvizja Bashkë kundër rritjes së çmimit të biletës së transportit urban.

Prej disa muajsh, Këshilli Bashkiak i Kamzës ka vendosur rritjen e biletës për linjat Kamëz-Tiranë dhe Kamëz-Paskuqan. Çmimi u rrit me 10 lekë (25%) duke shkuar në 50 lekë për çdo udhëtim.

“Anëtarët e këshillit nuk janë zgjedhur për t’iu shërbyer privatëve, por qytetarëve,” u shpreh Emiljando Kita nga Lëvizja Bashkë teksa theksoi përmes megafonit para bashkisë se pensionistët dhe studentët do të duhet ta kishin transportin falas dhe jo më të shtrenjtë.

Në protestë morën pjesë edhe pensionistë, të cilët ndanë për Citizens.al shqetësimet për të ardhurat e ulëta, të cilat nuk u mjaftojnë për shpenzimet minimale. Sipas tyre, rritja e biletës është një barrë shtesë për përditshmërinë.

“Unë e kam shtëpinë te karburanti Nokia, për të hipur deri në Institut duhet të paguaj 50 lekë, ose 14 mijë lekë (abonoja). Unë sa u bë 14 mijë nuk e kam marrë më”, u shpreh një pensioniste e pranishme në protestë.

Protestues të tjerë vunë theksin te rritja e kostos së jetesës duke kujtuar se çmimet janë rritur ndjeshëm edhe te produktet e shportës dhe tanimë, me këtë prirje, edhe transporti publik po bëhet më i papërballueshëm, sidomos për ata të cilëve u duhet të lëvizin me dy-tre autobusë çdo ditë.

Sipas qytetarëve, vendimi është marrë pa konsultim publik dhe pa një analizë të mirëfilltë. Ata e cilësuan rritjen si kosto të drejtpërdrejtë për familjet.

“Si kryefamiljare me dy fëmijë, […] kjo na kushton deri në 50 mijë lekë të reja në vit,” theksoi një qytetare e Kamzës e pranishme në protestë.

Vendimi i rritjes së çmimit të biletës u miratua me shumicë të cilësuar të Këshillit Bashkiak: 39 votuan “pro” nga 41 gjithsej. Votat erdhën nga të dyja krahët politikë.

“39 këshilltarët që ju keni votuar ju kanë tradhtuar!” theksoi gjatë protestës Klodi Leka nga Lëvizja Bashkë.

Sipas drejtuesit të Lëvizjes, Arlind Qori, nuk ka asnjë studim ekonomik që justifikon rritjen e dy prej linjave kryesore të Kamzës. Ai tha se mungojnë të dhënat mbi kostot dhe përfitimet e kompanisë duke nënkuptuar se vendimi favorizon kompaninë private që operon linjat.

“Nuk pati as pesë minuta diskutim publik,” tha Qori. “Vendimi u mor me mospërfillje ndaj qytetarëve.”

“Me neglizhencën më të madhe […] kanë vendosur sikur përpara tyre të mos kishin njerëz, të mos kishin qytetarë, por të kishin dele që ulin kokën përpara të zotit”, theksoi Qori.

Kjo ishte protesta e dytë para Bashkisë Kamëz. Ajo pason një peticion me mbi 2 mijë firma të çuar përpara nga Lëvizja Bashkë kundër rritjes së biletës.

Pas një kërkese të Lëvizjes, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka konstatuar konflikt interesi mes këshilltarëve bashkiak që morën pjesë në votim.

Sipas ILDKPKI-së, pjesëmarrja e Bardhok Osmanit në votim ishte në kundërshtim me ligjin pasi ai është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe njëkohësisht administrator i kompanisë “Shpresa-al” që operon të dyja linjat.

Lexoni gjithashtu:

The post Protestë në Kamëz kundër rritjes së biletës së urbanit appeared first on Citizens.al.

FOKUS – Çmimi i arit kalon për herë të parë 5 000 dollarë/ons

26 January 2026 at 11:59

ANKARA, 26 janar  /ATSH-AA/ – Çmimi i arit vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin prej 5.000 dollarësh për herë të parë, i nxitur nga pasiguria e vazhdueshme gjeopolitike dhe ekonomike që ka vazhduar të nxisë kërkesën për asete të sigurta.

Çmimi i arit sot u rrit me rreth 2.2 për qind në 5.090 dollarë për ons që nga ora 07:00, pasi arriti nivel rekord prej 5.111 dollarësh më herët gjatë seancës. Çmimet u rritën me rreth 9.1 për qind gjatë javës.

Ari është rritur me rreth 84 për qind gjatë 12 muajve të fundit dhe rreth 17 për qind që nga fillimi i vitit, i mbështetur nga tensionet e rritura tregtare dhe gjeopolitike si dhe uljet e normave të interesit nga bankat kryesore qendrore.

Argjendi gjithashtu përparoi, duke u rritur me 4.6 për qind në 107.6 dollarë për ons, pasi arriti nivel rekord prej 109 dollarësh. Çmimet e argjendit janë rritur më shumë se 252 për qind gjatë vitit të kaluar.

Pjesëmarrësit e tregut theksuan shqetësimet e përtërira gjeopolitike si faktor kryesor, përfshirë kërkesat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump mbi Grenlandën. Duke shtuar shqetësimin e tregut, komentet e Trumpit rreth situatës në Iran rritën gjithashtu pasigurinë.

Trumpi kërcënoi të shtunën se do të vendoste tarifa 100 për qind për të gjitha mallrat kanadeze që hyjnë në Amerikë nëse Otava arrin marrëveshje tregtare me Pekinin.

“Nëse Kanadaja bën marrëveshje me Kinën, ajo do të përballet menjëherë me tarifa 100 për qind kundër të gjitha mallrave dhe produkteve kanadeze që hyjnë në SHBA”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social.   /os/

The post FOKUS – Çmimi i arit kalon për herë të parë 5 000 dollarë/ons appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike

24 January 2026 at 18:57

STAMBOLL, 24 janar /ATSH-AA/ – Çmimet e arit u ngjitën sot në nivele rekord, të nxitura nga pasiguria e vazhdueshme gjeopolitike dhe ekonomike që ka vazhduar të nxisë kërkesën për asete të sigurta.

Çmimi i arit në vend u rrit me rreth 0.4 për qind në 4.954 dollarë për ons që nga ora 07:00, pasi arriti nivelin më të lartë historik prej 4.967 dollarësh më herët gjatë seancës. Çmimet u rritën me rreth 7.8 për qind gjatë javës.

Ari është rritur me afërsisht 80 për qind gjatë 12 muajve të fundit dhe rreth 15 për qind që nga fillimi i vitit, i mbështetur nga tensionet e rritura tregtare dhe gjeopolitike si dhe uljet e normave të interesit nga bankat kryesore qendrore.

Argjendi gjithashtu përparoi, duke u rritur me 3 për qind në 99.38 dollarë për ons. Çmimet e argjendit janë rritur më shumë se 225 për qind gjatë vitit të kaluar.

Pjesëmarrësit e tregut theksuan shqetësimet e përsëritura gjeopolitike si faktor kyç, përfshirë debatet mbi Grenlandën pas deklaratave të fundjavës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump që kërcënonte me tarifa shtesë për vendet që kundërshtonin kontrollin e territorit nga SHBA-ja dhe vendosjen e personelit ushtarak atje.

Duke shtuar shqetësimin e tregut, Trumpi u tha gazetarëve në bordin e “Air Force One” të enjten vonë se SHBA-ja kishte një flotë detare që po i afrohej Iranit dhe e paralajmëroi Teheranin kundër trajtimit të dhunshëm të protestave në të gjithë vendin ose rifillimit të programit të tij bërthamor.

“Do të preferoja të mos shihja të ndodhte asgjë. Ne kemi një armatë. Ne kemi një flotë masive që shkon në atë drejtim dhe ndoshta nuk do të na duhet ta përdorim atë. Do ta shohim”, theksoi ai.   /os/

The post FOKUS – Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike

23 January 2026 at 11:15

Çmimet e arit u ngjitën në nivele rekord, të nxitura nga pasiguria e vazhdueshme gjeopolitike dhe ekonomike që ka vazhduar të nxisë kërkesën për asete të sigurta.

Çmimi i arit në vend u rrit me rreth 0.4 për qind në 4.954 dollarë për ons që nga ora 07:00, pasi arriti nivelin më të lartë historik prej 4.967 dollarësh më herët gjatë seancës. Çmimet u rritën me rreth 7.8 për qind gjatë javës.

Ari është rritur me afërsisht 80 për qind gjatë 12 muajve të fundit dhe rreth 15 për qind që nga fillimi i vitit, i mbështetur nga tensionet e rritura tregtare dhe gjeopolitike si dhe uljet e normave të interesit nga bankat kryesore qendrore.

Argjendi gjithashtu përparoi, duke u rritur me 3 për qind në 99.38 dollarë për ons. Çmimet e argjendit janë rritur më shumë se 225 për qind gjatë vitit të kaluar.

Pjesëmarrësit e tregut theksuan shqetësimet e përsëritura gjeopolitike si faktor kyç, përfshirë debatet mbi Groenlandën pas deklaratave të fundjavës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump që kërcënonte me tarifa shtesë për vendet që kundërshtonin kontrollin e territorit nga SHBA dhe vendosjen e personelit ushtarak atje.

Duke shtuar shqetësimin e tregut, Trump u tha gazetarëve në bordin e “Air Force One” të enjten vonë se SHBA-ja kishte një flotë detare që po i afrohej Iranit dhe e paralajmëroi Teheranin kundër trajtimit të dhunshëm të protestave në të gjithë vendin ose rifillimit të programit të tij bërthamor.

“Do të preferoja të mos shihja të ndodhte asgjë. Ne kemi një armatë. Ne kemi një flotë masive që shkon në atë drejtim dhe ndoshta nuk do të na duhet ta përdorim atë. Do ta shohim”, theksoi ai.

Owen Cooper bëhet aktori mashkull më i ri në histori që fiton Critics’ Choice

By: D Marku
5 January 2026 at 13:45

Owen Cooper vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të momentit në botën e kinematografisë, duke shënuar një tjetër arritje historike në karrierën e tij në rritje. Të dielën, më 4 janar, aktori 16-vjeçar fitoi çmimin Best Supporting Actor in a Miniseries në Critics’ Choice Awards 2026, falë interpretimit të tij të spikatur në miniserialin e Netflix, Adolescence.

Me këtë fitore, Cooper u bë aktori mashkull më i ri në histori që merr një çmim Critics’ Choice, një rekord që konfirmon talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe ndikimin e madh që ka pasur roli i tij tek publiku dhe kritika.

Miniseriali me katër episode Adolescence rrëfen historinë e një djali 13-vjeçar që arrestohet në lidhje me një rast vrasjeje, duke trajtuar tema të forta sociale dhe emocionale. Performanca e Cooper u vlerësua gjerësisht për ndjeshmërinë dhe thellësinë që i dha personazhit.

Gjatë fjalimit të pranimit të çmimit, Cooper shprehu mirënjohje të thellë për krijuesit e serialit dhe familjen e tij, duke theksuar se viti i fundit ka ndryshuar rrënjësisht jetën e tij. Ai e përshkroi këtë periudhë si një “udhëtim emocional” që nuk do ta harronte kurrë.

Kjo nuk është hera e parë që aktori anglez bën histori, pasi ai kishte fituar më parë të njëjtin çmim edhe në Emmy Awards 2025. Ndërkohë, Cooper pritet të shfaqet së shpejti në filmin Wuthering Heights, ku interpreton versionin e ri të Heathcliff, me premierë më 13 shkurt 2026.

E ardhmja e tij duket më e ndritur se kurrë.

The post Owen Cooper bëhet aktori mashkull më i ri në histori që fiton Critics’ Choice appeared first on Albeu.com.

Ndryshojnë vlerat në treg, Asllani merr kryesimin! Paraqitjet pasqyrohen në çmim

By: M C
25 December 2025 at 19:36

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte një nga vitet më të suksesshme. Kualifikimi për herë të parë në “Play Off” të Botërorit, është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë me në krye trajnerin Silvinjo, i cili është padyshim një nga trajnerët më të suksesshëm.

Braziliani ka formuar një skuadër që pëson pak gola, cinike para portës, por që vetë braziliani nuk ka shumë dëshirë që të bëjë eksperimente me lojtarët, skuadrën apo edhe me listat e gurmbullimit. Në vitët e fundit, ai i ka qëndruar besnik thuajse të gjithë lojtarëve dhe që nga kualifikueset e Europianit, deri në Ligën e Kombeve e Botëror, kanë qenë thuajse të njëjtët lojtarë.

Paraqitjet e tyre, kanë qenë bindëse jo vetëm me Kombëtaren, por njëkohësisht edhe me klubet ku luajnë, si në Europë, ashtu edhe në Azi apo në Amerikë. Kështu, vlerat e disa prej futbollsitëve në dritaren e “Transfermarkt” janë rritur ndjeshëm, por ka edhe prej atyre që kanë pësuar rënie në treg apo edhe ato që nuk kanë pasur ndryshim. Rritjen më të madhe në treg, e ka pasur mesfushori i Leçes, Medon Berisha i cili nga 1.5 milionë euro vlerë të kartonit që kishte, tashmë vlerësohet me 6 milionë euro.

LOJTARËT ME RRITJE- Veç Berishës që ka pasur rritjen më të madhe me plot 4.5 milionë euro, rritje vlere kanë edhe disa futbollistë të tjerë. Kështu, Adrion Pajaziti ka kapur vlerën e 1.5 milionë eurove, nga 800 mijë që ishte vlera e tij para rivlerësimit. Rritje me 1 milionë euro në treg, ka edhe kartoni i Julian Shehut. Ish-mesfushori i Laçit vlerësohet aktualisht me 3.5 milionë euro, ndërkohë që deri më tani ishte 2.5 milionë. Me 1 milionë euro është rritur edhe kartoni i Arbër Hoxhës që e sheh veten tashmë në vlerën e 2.5 milionë eurove, ndërkohë që një rritje të lehtë ka pasur kartoni i Jasir Asanit. Sulmuesi u transferua te Esteghlali në verë dhe nga 1.2 milionë euro që ishte vlera e tij më parë, tashmë ka shkuar në 1.8 milionë. Lojtarët e tjerë nuk kanë pësuar rritje, por pritet që së shpejti edhe kartoni i Muçit të ndryshojë, gjithmonë nëse sulmuesi vazhdon me këto ritme te Trabzonspori, pasi së fundmi ka shënuar 7 gola në 5 ndeshje.

VLERAT E ULURA- Krahas lojtarëve që këtë periudhë kanë parë që kartoni i tyre ka pësuar rritje, ka edhe nga ato futbollistë vlera e të cilëve ka rënë. Kështu, rënien më të madhe e ka pësuar Armando Broja i cili me skuadrën e tij të Bërnleit po kalonte një moment të vështirë. Pavarësisht golit në ndeshjen e fundit, vlera e Brojës ka rënë në 10 milionë euro, ndërkohë që ishte 14 milionë euro para rivlerësimit të bërë së fundmi. Rënie të vlerës ka pësuar edhe Berat Gjimshiti. Kapiteni i Kombëtares ka pasur kartonin me vlerë 6 milionë euro, ndërkohë që aktualisht vlera e kartonit të tij ka zbritur në 5 milionë. Në të njëjtën vlerë ka zbritur edhe kartoni i Uzunit, por ky i fundit ka ulje më të madhe. Vlera e sulmuesit të Austin ishte 7 milionë euro, ndërkohë që tani vlerësohet me 5 milionë. Ulje të lehtë ka pësuar edhe Ivan Balliu, kartoni i të cilit tashmë kushton 1.2 milionë euro, nga 1.4 që ishte më parë.

MË TË SHTRENJTËT- Ndryshimet e vlerave të kartonit, kanë ndryshuar edhe renditjen e lojtarëve më të shtrenjtë të Kombëtares. Kështu, Kristjan Asllani është aktualisht futbollisti më i shtrenjtë i Shqipërisë, me vlerën e tij që ka shkuar në 13 milionë euro. Pas Asllanit, renditen Broja dhe Daku, të cilët e kanë vlerën e kartonit nga 10 milionë euro. “Top 5” e mbyllin Ardian Ismajli me Medon Berishën, ku të dy lojtarët kushtojnë nga 6 milionë euro, me Berishën që e sheh veten për herë të parë në këtë klasifikim sa i përket vlerës së lojtarëve, pasi më parë vlera e tij ishte vetëm 1.5 milionë.

LOJTARËT MË TË LIRË- Lojtari me vlerën e kartonit më të lirë në Kombëtare, është Naser Aliji. Mbrojtësi i Dinamos e ka vlerën në treg 300 mijë euro dhe pak më të lartë e ka portieri i Egnatias, me vlerën në treg 400 mijë euro. Gjithashtu një tjetër portier është në listën e lojtarëve më të lirë dhe bëhet fjalë për Simon Simonin, i cili vlerësohet me kartonin që shkon në 600 mijë euro. Nga 700 mijë euro kushton kartoni i dy lojtarëve të tjerë, Arlind Ajetit dhe Klisman Cakes që mbyllin kështu pesëshen e lojtarëve me vlerën më të ulët në “Transfermarkt”. Ky i fundit, u afrua rishtazi te Shqipëria, pas dëmtimit që pësoi Marash Kumbulla në kampionatin spanjoll.

The post Ndryshojnë vlerat në treg, Asllani merr kryesimin! Paraqitjet pasqyrohen në çmim appeared first on Albeu.com.

Çmimi i arit shënon një rekord të ri, ja cilët janë faktorët që çuan në rritje të kësaj vlere

By: armand
23 December 2025 at 22:48

Është shënuar rekordi i parë që nga çmimi më i lartë i metalit të arit që nga ai i shënuar në tetor, kur kursi kapi shifrën pak mbi 4.380 dollarë për onse ose për 31,1 gram. Ari dje mbërriti çmimin 4.420 dollarë. Kësisoj metali i çmuar pak para fundit të vitit shënon një plus vjetor […]

The post Çmimi i arit shënon një rekord të ri, ja cilët janë faktorët që çuan në rritje të kësaj vlere appeared first on BoldNews.al.

Gjergj Luca kthehet nga Libia me çmimin: “Njeriut më të veçantë dhe më kreativ”

By: berti
19 December 2025 at 20:36

Nga Albert Vataj Kush tha se nuk emocionohen nga vlerësimet dhe çmimet edhe ata që luftojnë çdo ditë, që përpiqen pa bujë dhe pa zhurmë, për ta përmirësuar jetën e të tjerëve përmes mundësive, punës dhe vizionit? Edhe ata që janë mësuar të japin më shumë sesa të marrin, e ndiejnë peshën morale të një vlerësimi, sidomos kur ai vjen si njohje e sinqertë për një rrugëtim të gjatë përkushtimi.

Source

“Thahet” vaji i ullirit, ulje prodhimi, rritje çmimesh, frenim eksporti

By: armand
14 December 2025 at 08:43

Hamit Boja, fermer nga fshati Galigat i Gramshit, një zonë e njohur për prodhimin e perimeve, zotëron një parcelë me rreth 360 rrënjë ullinj. Ai thotë se para dy vitesh ka mbledhur rreth 26 kv ullinj, ndërsa vitet e fundit prodhimi ka rënë ndjeshëm. Sivjet, Hamiti ka marrë vetëm 3,5 kv ullinj nga të cilët […]

The post “Thahet” vaji i ullirit, ulje prodhimi, rritje çmimesh, frenim eksporti appeared first on BoldNews.al.

Lista e fituesve të Çmimit Nobel 2025: Kush do të njihet dhe cilat ishin kontributet e tyre?

By: D Marku
10 December 2025 at 12:10

Çmimet Nobel 2025 kanë vënë në qendër të vëmendjes individë dhe grupe studiuesish që kanë ndikuar thellë në përmirësimin e jetës së njerëzimit dhe në ruajtjen e planetit. Nga zbulimet shkencore që hapin horizonte të reja teknologjike, te aktivizmi politik dhe krijimtaria letrare, lista e këtij viti sjell histori frymëzuese dhe kontribute epokale.

Më poshtë paraqitet një përmbledhje e plotë e fituesve dhe arritjeve që i çuan ata drejt nderimit më të lartë ndërkombëtar.
Çmimi Nobel në Fizikë 2025

Fituesit e këtij viti u shpërblyen për eksperimentet që përdorin një qark elektrik për të manipuluar dhe kontrolluar fenomenet kuantike. Puna e tyre ka hapur mundësi të reja për:

kriptografi kuantike,
kompjuterë kuantikë,
sensorë ultra-precizë kuantikë.
Këto zhvillime shihen si hapa vendimtarë drejt teknologjisë së së ardhmes, duke ndikuar sektorë të tërë si siguria kibernetike, inteligjenca artificiale dhe komunikimet.

Çmimi Nobel në Kimi 2025

Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar M. Yaghi u nderuan për zhvillimin e strukturave metalo-organike (MOF) – materiale inovative që formojnë rrjete molekulare me hapësira të vogla nëpër të cilat kalojnë gazra dhe substanca të ndryshme kimike.

Potenciali i tyre praktik është shumë i gjerë:

nxjerrja e ujit nga ajri në zona të shkretëtirës,
kapja dhe filtrimi i dioksidit të karbonit,
ruajtja e gazrave toksikë,
katalizimi i reaksioneve kimike në proceset industriale.
MOF-et konsiderohen një nga teknologjitë më premtuese në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi 2025

Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi u vlerësuan për zbulimet që shpjegojnë mekanizmat e tolerancës imunitare periferike, proces që parandalon trupin të sulmojë vetveten.

Studimet e tyre kanë krijuar bazën për:

zhvillimin e barnave të reja kundër sëmundjeve autoimune,

terapi inovative për trajtimin e kancerit,

kuptimin më të thellë të funksionimit të sistemit imunitar.

Ky zbulim konsiderohet një hap thelbësor drejt mjekësisë së personalizuar.

Çmimi Nobel në Letërsi 2025

Shkrimtari hungarez László Krasznahorkai u shpall fitues për veprën e tij të jashtëzakonshme, e cila shquhet për atmosferën apokaliptike, tensionin emocional dhe fuqinë e madhe artistike.

Letërsia e tij shpesh përshkruhet si ndërthurje e groteskut me filozofinë njerëzore, duke sfiduar kufijtë tradicionalë të tregimit dhe duke i dhënë lexuesit një përvojë unike estetike.

Çmimi Nobel për Paqen 2025

Këtë vit çmimi iu nda dy kontributeve të mëdha në fusha të ndryshme:

Maria Corina Machado

U nderua për aktivizmin e saj të pandalshëm në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve venezuelianë, të cilët përballen prej vitesh me represion politik dhe varfëri ekstreme. Zëri i saj ka qenë ndër më të fuqishmit në skenën ndërkombëtare për rikthimin e demokracisë në Venezuelë.

Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt

Fitues për kontributin e tyre në ekonominë zhvillimore, duke identifikuar kushtet që i mundësojnë shoqërive të kenë rritje të qëndrueshme përmes inovacionit teknologjik. Modelet e tyre ekonomike shpjegojnë se si kombet mund të dalin nga varfëria duke investuar në dije, kreativitet dhe zhvillim afatgjatë.

The post Lista e fituesve të Çmimit Nobel 2025: Kush do të njihet dhe cilat ishin kontributet e tyre? appeared first on Albeu.com.

Pse çmimet e gazit natyror në Evropë po bien pavarësisht dimrit të ftohtë?

By: Re Nato
5 December 2025 at 08:06

Çmimet e gazit natyror në Evropë kanë rënë ndjeshëm ditët e fundit, me standardin e Dutch Title Transfer Facility (TTF) që ra nën 28 euro për megavat orë të martën – një nivel që nuk është parë që nga prilli i vitit 2024.

Dutch Title Transfer Facility (TTF) është “qendra” kryesore e tregtimit të gazit natyror në Europë, e vendosur në Holandë. Është një treg virtual ku kompanitë blejnë dhe shesin gaz natyror, jo një vend fizik.

Dhe kjo, sipas një shkrimi të Euronews, përcjell Telegrafi, vjen pavarësisht një fillimi relativisht të hershëm dhe të ftohtë të dimrit në pjesën më të madhe të Evropës kontinentale.

Siç thuhet më tej, që nga janari, çmimet e gazit natyror në Evropë kanë rënë më shumë se 45% dhe mbi 90% nga nivelet e tyre rekord gjatë krizës energjitike të vitit 2022.

Në shikim të parë, kjo rënie duket kundërintuitive ndërsa temperaturat bien dhe nivelet e magazinimit të gazit mbeten relativisht të ulëta.

Siç vë në pah shkrimi, që nga 30 nëntori, rezervat evropiane ishin 75% të plota, afërsisht 10% nën mesataren pesëvjeçare.

Në Gjermani, tregu më i madh i gazit në Evropë, nivelet e magazinimit janë edhe më të dobëta, vetëm 67%, më shumë se 20% nën normat sezonale.

Gazi amerikan riformëson tregun evropian

Shkaku kryesor pas rënies së çmimeve ndodhet përtej Atlantikut.

Shtetet e Bashkuara kanë rritur eksportet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Evropë, duke kompensuar furnizimet e reduktuara ruse dhe duke riformësuar ekuilibrin global të energjisë.

Sipas të dhënave të Kpler, ngarkesat amerikane kanë përbërë rreth 56% të importeve të LNG-së të Evropës këtë vit.

Dhe me kërkesën aziatike relativisht të dobët dhe kapacitetin e eksportit të SHBA-së të fortë, Evropa është bërë destinacioni kryesor për LNG-në amerikane.

Ky fluks i vazhdueshëm po ushtron presion në rënie mbi TTF-në, duke ngushtuar diferencën – ose diferencën e çmimeve – midis çmimeve të gazit natyror evropian dhe amerikan.

Diferenca TTF-Henry Hub ngushtohet ndjeshëm

Historikisht, gazi amerikan – i çmimit në “qendrën Henry Hub” – tregtohet me një zbritje ndaj TTF-së evropiane për shkak të prodhimit të bollshëm vendas në Amerikën e Veriut.

Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit, vështirësohet eksporti

By: Ela
3 December 2025 at 08:31

Për shumë zona të vendit sivjet sasia e prodhuar e ullinjve është deri 50% më pak sesa vjet. Fermerë dhe përpunues pohojnë se rënia e prodhimit është ndikuar nga kushtet klimaterike, veçanërisht thatësira e muajve të verës dhe mungesa e mekanizmit për punët në ullishte. Rënia e prodhimit të ullinjve ka ndikuar në rritjen e […]

The post Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit, vështirësohet eksporti appeared first on BoldNews.al.

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama sqaron si do të jetë çmimi

By: V K
16 November 2025 at 11:15

Kryeministri Edi Rama, në podcastin e fundjavës, iu rikthye edhe njëherë çështjes së karikimit të mjeteve elektrike, tashmë që së fundmi u prezantua dhe projekti më i ri “OSHEE Charge”.

Kreu i qeverisë sqaroi se shërbimi i karikimit të makinave elektrike, do të ofrohet me të njëjtin çmim kur do të bëhet në parkingun pranë banesës, teksa në pikat që do të ndërtohen nga OSHEE do të ketë një çmim të rregulluar.

“Këtë javë u prezantua edhe projekti më i ri kombëtar për karikimin e mjeteve elektrike, një hap i madh drejt të ardhmes, një shërbim i ri publik i kompanisë sonë të shpërndarjes OSHEE dhe një hap tjetër drejt bashkëpunimit me qytetarët shqiptarë për të rritur cilësinë dhe për të rritur shpejtësinë përmes së cilës Shqipëria shkon drejt objektivit madhor të sovranitetit energjetik, pa rënduar mbi qytetarët, po përkundrazi, duke iu gjendur pranë si partner në këtë rrugë të përbashkët.

Kjo do të thotë konkretisht që shërbimi i karikimit të makinave elektrike nga OSHEE-ja, “OSHEE Charge” do të ofrohet me të njëjtin çmim që ofrohet energjia elektrike për konsumatorët familjarë në të gjitha rastet kur do të bëhet në parkingun pranë banesës, ndërkohë që ai do të ofrohet me një çmim të rregulluar dhe të arsyeshëm në pikat që OSHEE-ja do të ndërtojë dhe do të bëjë të aksesueshme për publikun”, tha Rama.

The post Karikimi i mjeteve elektrike, Rama sqaron si do të jetë çmimi appeared first on Albeu.com.

Protestë për çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, polici kërcënon qytetarët: Do merrem privatisht me ju!

By: armand
13 November 2025 at 14:18

Gjatë ditës së sotme dhjetëra qytetarë të Kamzës,  dolën në protestë kundër rritjes së çmimit të biletës së autobusit urban. Prej datës 1 nëntor, bileta është rritur me 10 lekë, duke rënduar ndjeshëm buxhetin e familjeve me të ardhura të ulëta. Protestuesit kërkojnë që çmimi të rikthehet në nivelin e mëparshëm dhe që pensionistët të […]

The post Protestë për çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, polici kërcënon qytetarët: Do merrem privatisht me ju! appeared first on BoldNews.al.

Rama: Rritje pagash për 6800 punonjës të OSHEE

10 November 2025 at 15:10

TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria është i vetmi vend që ka përjetuar në vitet e fundit ulje të çmimit të energjisë dhe një ulje me 10%.

Rama u shpreh se, “ajo që ndodhi me çmimin e energjisë ishte një lajm jashtëzakonisht pozitiv edhe pse si të gjitha lajmet pozitive në këtë vend, madje në çdo vend besoj, pati nga ata që e përqeshën fort, por në fund të ditës kjo përqeshje nuk i hoqi asgjë, dhe nuk i heq asgjë faktit që ky i yni është i vetmi vend që ka përjetuar në vitet e fundit ulje të çmimit të energjisë dhe një ulje me 10%”.

Gjithashtu, Kryeministri njoftoi sot se do të ketë rritje të pagave për punonjësit e OSHEE-së.

Rama u shpreh se për 6800 punonjësit e kompanisë do të ketë një indeksim të pagave me 6,1%. Për të gjithë elektriçistët e kompanisë do të ketë një rritje page me 7500 mijë lekë në muaj dhe për inxhinierët elektrikë të kompanisë do të ketë një rritje page me 12 500 lekë në muaj.

“Në kompanitë e këtyre shërbimeve po bëhet një punë e posaçme për rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore dhe faktikisht jemi dëshmitarë që OSHEE-ja ka realizuar me sukses disa thirrje publike për të marrë teknikë të rinj, vajza dhe djem që vijnë nga arsimi profesional. Ashtu sikundër ka bërë një punë të lavdërueshme edhe për rritjen e kapaciteteve inxhinierike të saj”, tha Rama.

Natyrisht, shtoi kreu i qeverisë, “që duke qenë pjesë e një strukture që është jashtë financimit të buxhetit të shtetit, burimet njerëzore të OSHEE-së nuk përfshihen drejtpërdrejt nga buxheti në rritjen e pagave”, por theksoi Rama “në radhë të parë për 6800 punonjësit e kompanisë do të ketë një indeksim të pagave me 6,1%. Në radhë të dytë për të gjithë elektriçistët e kompanisë do të ketë një rritje page me 7500 mijë lekë të reja në muaj dhe së treti për inxhinierët elektrikë të kompanisë do të ketë një rritje page me 12 500 lekë të reja në muaj”.

“Besoj që të gjitha këto janë rritje domethënëse dhe pa diskutim plotësisht të merituara për një skuadër të madhe që rrit në mënyrë të qëndrueshme performancën dhe rrit në mënyrë të qëndrueshme edhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve”, u shpreh Kryeministri.

Këto deklarata kryeministri Rama i bëri në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike, për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Rama: Rritje pagash për 6800 punonjës të OSHEE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritet çmimi i transportit publik, ja sa do të kushtoje bileta dhe aboneja

By: V K
31 October 2025 at 12:24

Nga dita e nesërme 1 nëntor 2025, qytetarët që përdorin linjën e transportit urban Kamëz–Tiranë, do të përballen me rritje të çmimit të biletës dhe abonesë mujore.

Bileta e transportit publik do të kushtojë 50 lekë, nga 40 lekë që kushtonte deri më sot, ndërsa abonimi mujor është rritur në 14000 lekë, nga 12000 lekë që ka qenë.

Operatori i linjës, ka dorëzuar pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë Kamëz një kërkesë për rritjen e tarifës, të mbështetur me analizë të detajuar të kostove dhe argumente ekonomike.

Në dokument thuhet se shtimi i çmimeve të karburanteve dhe i shpenzimeve operative e bën të nevojshme përshtatjen e tarifës aktuale.

Më pas, Bashkia Kamëz, e drejtuar nga kryebashkiaku Rakip Suli, ka hartuar një relacion teknik dhe financiar për arsyetimin e ndryshimit të çmimit.

Ky propozim, është shqyrtuar nga komisionet përkatëse të Këshillit Bashkiak që mbulojnë ekonominë, financat dhe transportin, dhe në fund është miratuar me votim nga Këshilli Bashkiak.

Vendimi për rritjen e çmimit të biletës dhe abonesë mujore, ka sjellë revoltë te qytetarët të cilët për mediat janë shprehur të pakënaqur në një kohë kur rritja e çmimeve po ndjehet kudo.

The post Rritet çmimi i transportit publik, ja sa do të kushtoje bileta dhe aboneja appeared first on Albeu.com.

❌
❌