Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zbulohen mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroport

19 December 2025 at 16:00


Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në arritje, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me policinë, kanë kryer kontrollin e një udhëtari dhe bagazhit të tij.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë skanimit fillestar dhe kontrollit fizik të udhëtarit, në trupin e tij, të fshehura në çorape, është gjetur një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara prej 8,000 funta britanike, përveç një shume tjetër që udhëtari mbante me vete. Në total, shuma e gjetur ishte 9,300 funta britanike, e cila sipas kursit zyrtar të këmbimit përkthehet në 10,611.59 euro.

"Në përputhje me legjislacionin në fuqi, udhëtarit i është shqiptuar masa administrative prej 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore. Rasti është referuar gjithashtu sektorit të Hetimeve për procedim të mëtejshëm", thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim forcimi i kontrolleve në pikat kufitare mbetet prioritet, me qëllim parandalimin e shkeljeve ligjore, kontrabandës dhe veprimtarive të tjera të paligjshme, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe interesave financiare të shtetit. /Telegrafi/



Pjesë të përdorura për automjete, Dogana ndalon mallra në vlerë rreth 4 mijë euro

18 December 2025 at 11:55


Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve të rregullta në Zyrën e Brendshme Doganore Dheu i Bardhë, është paraqitur një ngarkesë mallrash, ku gjatë ekzaminimit zyrtarët doganorë kanë hasur në mallra të padeklaruara.

Më njoftim bëhet e ditur se malli i konstatuar përfshin pjesë të përdorura për automjete, të futura pa u deklaruar sipas procedurave ligjore doganore.

“Pas verifikimit të mallit, vlera e tij arrin shumën rreth 4,000 euro. Mallrat janë ndaluar, ndërsa ndaj palës përgjegjëse është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/





Tentoi të fuste mbi 4 mijë mallra të dyshuara si të falsifikuar - ndalohet një person në Han të Elezit

17 December 2025 at 09:52


Në pikën kufitare Han i Elezit, gjatë kryerjes së kontrolleve të rregullta kufitare, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një udhëtar për kontroll të detajuar.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se pas verifikimit të bagazhit të tij, është zbuluar një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme, përfshirë veshje, etiketa dhe aksesorë metalikë, në sasi prej rreth 4.500 copë, të cilat mbajnë shenja dalluese të markave të njohura tregtare, nën dyshimin se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

“Etiketat dhe aksesorët me shenja të mbrojtura tregtare ndalohen pasi ato mund të përdoren për t’u vendosur në produkte jo origjinale, duke i paraqitur ato në treg si mallra të markave të njohura. Ky veprim dëmton drejtpërdrejt të drejtat e mbajtësve të markave, mashtron konsumatorët dhe cenon konkurrencën e ndershme në treg. Edhe në rastet kur etiketat importohen veçmas nga produktet, ato konsiderohen rrezik për keqpërdorim dhe përfshirje në zinxhirin e falsifikimit”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit është iniciuar procedurë kundërvajtëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe në parandalimin e importit dhe qarkullimit të mallrave të paligjshme. /Telegrafi/


Konfiskohen mbi 250 kg duhan dhe 1200 kg mjaltë në Prishtinë

12 December 2025 at 10:21


Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës - Sektori i Hetimeve të Policisë Kufitare në nivel të Drejtorisë së Përgjithshme - ka kryer një kontroll operativ në një objekt pa mbishkrim pranë tregut të gjelbër në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit është gjetur mall pa dokumentacion të origjinës dhe, mbi dyshimin e bazuar për kontrabandë është konfiskuar duhan i grirë, mjaltë e filtera cigaresh.

“Gjatë kontrollit është gjetur mall pa dokumentacion të origjinës dhe, mbi dyshimin e bazuar për kontrabandë, është konfiskuar si më poshtë: duhan i grirë (refuz) - 511 pako x 500 gr = 255.5 kg pa banderola; mjaltë - 100 pako x 12 copë = 1,200 kg pa asnjë mbishkrim; filtera cigaresh - 21 pako x 10,000 copë = 210,000 copë”, thuhet në njoftim.

Malli është ndalur përkohësisht dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë është njoftuar për gjetjet, për të udhëzuar hapat e mëtejshëm proceduralë. /Telegrafi/







Dogana e Kosovës sekuestron rreth 300 mijë euro të padeklaruara

11 December 2025 at 16:11


Zyrtarët doganorë kanë ndaluar sot një shumë të madhe parash gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit.

Një automjet është dërguar në vijë të dytë për kontroll të detajuar, pasi drejtuesi kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të deklaruar.

Gjatë kontrollit, doganierët kanë zbuluar dhe sekuestruar 295,270 euro, të fshehura brenda veturës dhe të padeklaruara sipas rregullave kufitare.

Sipas Doganës së Kosovës, shuma është konfiskuar në bazë të procedurave ligjore, ndërsa rasti është dërguar për hetime të mëtejshme për të zbardhur origjinën dhe qëllimin e parave.

Institucioni theksoi se mbetet i përkushtuar në fuqizimin e kontrolleve kufitare dhe në parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme, me synim garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e interesave të vendit./Telegrafi/


Zyrtarët doganorë gjejnë dy ora luksoze në valixhen e një udhëtari në aeroport, iniciohet procedurë për kundërvajtje doganore

9 December 2025 at 13:57


Gjatë kontrollit rutinë të udhëtarëve në arritje, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë kanë identifikuar mallra të padeklaruara me vlerë të lartë.

Në njoftimin e Doganës së Kosovës bëhet e ditur se gjatë skanimit të bagazheve, në njërën nga valixhet e një udhëtari janë gjetur dy orë të reja luksoze, për të cilat personi nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, siç kërkohet sipas procedurave doganore.

“Mallrat në fjalë janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët për detyrimin e deklarimit të mallrave me vlerë të lartë, duke theksuar se çdo mosdeklarim paraqet shkelje ligjore dhe mund të rezultojë në masa ndëshkuese. /Telegrafi/





Konfiskohen mbi 100 artikuj të barnave pa banderola në Ferizaj

8 December 2025 at 15:50


Njësitë Atikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë kryer një kontroll operacional në një barnatore në qytetin e Ferizajt.

Sipas një njoftimit nga Dogana e Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit, doganierët kanë konstatuar një sasi të konsiderueshme barnash pa banderola, të cilat nuk janë futur përmes rrugëve zyrtare dhe procedurave të rregullta doganore.

“Në total janë konfiskuar 153 copë artikuj medicionalë të llojeve të ndryshme, duke përfshirë preparate që qarkullojnë vetëm me recetë, produkte terapeutike për sëmundje kronike, medikamente dermatologjike, antiepileptikë, antihipertensivë dhe produkte të tjera farmaceutike të ndjeshme”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se i gjithë malli është konfiskuar sipas procedurave ligjore dhe është dërguar në depot doganore për trajtim të mëtejshëm, ndërsa rasti është iniciuar si kundërvajtje doganore sipas Kodit Doganor dhe Akcizave të Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrollit në tregun farmaceutik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e qarkullimit të barnave të pasigurta. /Telegrafi/


Doganierët zbulojnë barna të kontrabanduara në një barnatore në Prishtinë

4 December 2025 at 18:47


Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zbuluar sot një sasi të konsiderueshme barnash të huaja në një barnatore në Prishtinë, të cilat dyshohet se janë futur në vend në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, produktet mbanin banderola të shteteve të huaja dhe nuk figuronin të ishin importuar përmes zinxhirit ligjor të furnizimit.

Doganat e Kosovës theksojnë se barnat nuk kanë kaluar përmes procedurave të rregullta doganore dhe as nuk janë regjistruar si të importuara në mënyrë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Autoritetet paralajmërojnë se një veprim i tillë paraqet rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi origjina, cilësia dhe kushtet e ruajtjes së këtyre produkteve nuk janë të garantuara dhe mund të jenë jashtë standardeve të kërkuara për konsum.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, ndërkohë që institucionet përgjegjëse pritet të marrin masat e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve.


Sekuestrohet tekstil i padeklaruar në Vërmicë, dyshohet për shkelje të të drejtave të pronësisë

3 December 2025 at 09:49


Gjatë kontrollit rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar në vijë të dytë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë kontrollit, në bagazh janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

“Pas konfirmimit, mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse ligjore, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të parandaluar hyrjen e produkteve që cenojnë pronësinë intelektuale, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe tregut të ligjshëm”, thuhet në postim. /Telegrafi/


Kapen mallra të padeklaruara me vlerë mbi 10 mijë euro

25 November 2025 at 08:56


Dogana e Kosovës njofton se në orët e mbrëmjes, rreth orës 22:00, gjatë kontrollit të rregullt të një automjeti me targa të huaja, si dhe pas deklarimit fillestar të shoferit se nuk kishte mallra për të deklaruar, oficeret doganor së bashku me Policinë e Kosovës kanë ushtruar kontroll të detajuar në vijën e dytë.

Në njoftim thuhet se, gjatë kontrollit fizik dhe verifikimit përmes skanerit, në automjet janë gjetur tre valixhe të kamufluara me veshje të përdorura, brenda të cilave dyshohej të ketë mallra të padeklaruara.

"Pas hapjes së bagazhit, është konstatuar se brenda tyre ndodheshin pajisje për ujësjellës dhe sistem të ngrohjes qendrore, të cilat nuk ishin deklaruar.Mallrat janë ndalur përkohësisht, vlera e mallit të gjetur dyshohet se tejkalon shumën prej 10 000 eurove", thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se Dogana e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore sipas procedurave në fuqi dhe mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të rregullt. /Telegrafi/

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Kosovës, kapen 300 kg eksploziv në furgon në Vermicë

By: armand
24 November 2025 at 08:24

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën ka konfiskuar rreth 300 kilogramë lëndë plasëse në pikën kufitare të Vërmicës, në një operacion të koordinuar me policinë kufitare, e cila po vazhdon procedurat ligjore lidhur me rastin. Sipas autoriteteve doganore, drejtuesi i furgonit kishte deklaruar fillimisht se nuk transportonte mallra për t’u paraqitur, […]

The post Ishte nisur nga Shqipëria drejt Kosovës, kapen 300 kg eksploziv në furgon në Vermicë appeared first on BoldNews.al.

Ndalohen rreth 300 kilogramë eksplosiv në Vërmicë

23 November 2025 at 20:49


Sot, rreth orës 16:30, në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, zyrtarët doganorë kanë selektuar për kontroll një automjet të tipit furgon, i cili është dërguar në vijën e dytë për kontroll të detajuar, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me Policinë Kufitare.

"Gjatë intervistimit, pala ka deklaruar se nuk posedon mallra për deklarim. Megjithatë, gjatë kontrollit është hasur në mallra të padeklaruara, përkatësisht mallra të ndaluara dhe të rrezikshme (eksploziv), të vendosura në disa thasë dhe pako, me peshë të përafërt rreth 300 kilogramë, të cilat ishin të fshehura në bagazhin e automjetit dhe të kamufluara me pajisje peshkimi", njofton Dogana e Kosovës.

Malli është ndaluar, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare, e cila po vazhdon me veprimet e mëtejshme ligjore.

Dogana e Kosovës thotë se mbetet plotësisht e angazhuar në parandalimin e çdo forme të kontrabandës dhe në mbrojtjen e qytetarëve nga mallrat e rrezikshme./Telegrafi/


Drejtori i Përgjithshëm i Doganës: Rezultatet e muajve të fundit dëshmojnë përkushtimin e zyrtarëve tanë në mbrojtje të shoqërisë

21 November 2025 at 20:13


Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka publikuar sot një reagim në LinkedIn lidhur me operacionin e fundit të njësive doganore, ku u ndalua tentativa për të futur 120 kilogramë kanabis në territorin e Republikës së Kosovës.

Postimi i tij thekson rolin gjithnjë e më të gjerë dhe më të rëndësishëm të Doganës në mbrojtjen e sigurisë dhe ekonomisë së vendit.

Sipas Llugaliut, Dogana e Kosovës ka një mision shumëdimensional që përfshin mbrojtjen e shoqërisë, luftimin e ekonomisë joformale, sigurimin e të hyrave për buxhetin e vendit dhe lehtësimin e tregtisë.

Ai thekson se rezultatet e arritura gjatë viteve janë të prekshme dhe së fundi janë konfirmuar edhe në Raportin e progresit nga Komisioni Evropian, i cili vlerësoi rrugëtimin e Kosovës në proceset integruese.

Një fokus i veçantë, sipas tij, mbetet adresimi i rreziqeve të drejtpërdrejta për qytetarët – përfshirë narkotikët, armët dhe produktet e rrezikshme që mund të dëmtojnë sigurinë fizike dhe shëndetin publik.

Drejtori thekson se muajt e fundit kanë qenë veçanërisht të suksesshëm falë operacioneve të intensifikuara dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë Kosovës.

“Rasti i sotëm, ku u ndalua futja e 120 kg kanabis, është një dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit të zyrtarëve tanë, të cilët punojnë 24 orë pa u lodhur për të mbrojtur kufirin dhe sigurinë e fëmijëve tanë,” shkruan Llugaliu.

Ai gjithashtu garantoi se menaxhmenti i Doganës së Kosovës do të vazhdojë ta mbështesë pa rezervë punën e të gjithë zyrtarëve në terren, duke vlerësuar rolin e tyre thelbësor në mbrojtjen e vendit dhe shoqërisë.


Sekuestrimi i 120 kg drogë që vinte nga Shqipëria, dalin pamje - Dogana e Kosovës jep detaje

21 November 2025 at 13:28


Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit, kanë ndalur një autobus në Autostradën “Ibrahim Rugova”, i cili udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës pa pasagjerë. Mjeti është shoqëruar për kontroll të detajuar në objektet e Doganës në Prishtinë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë kontrollit, ku janë përdorur pajisjet profesionale të ofruara nga programet e Qeverisë së SHBA-së, përfshirë skanerin e dhuruar së fundmi, si dhe qentë nuhatës të dhuruar nga organizata gjermane GIZ - është zbuluar një sasi prej rreth 120 kilogramësh narkotikë të llojit kanabis.

"Ky zbulim përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme në përpjekjet e Doganës së Kosovës për të mbrojtur shoqërinë dhe për të parandaluar trafikun e substancave të ndaluara. Ai vjen vetëm pak javë pas një rasti tjetër të përmasave të ngjashme, i realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë", thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se rasti i sotëm i është dorëzuar njësive Antidrogë të Policisë së Kosovës për procedura dhe veprime të mëtejshme penale.

"Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, duke rritur bashkëpunimin me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për të garantuar sigurinë dhe sundimin e ligjit. Po ashtu, shpreh mirënjohjen e saj të thellë për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme ndër vite, përmes donacioneve, trajnimeve dhe asistencës teknike". /Telegrafi/


Kapet automjeti me mallra të padeklaruara në Vërmicë

20 November 2025 at 10:52


Gjatë kontrolleve rutinë në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar.

Edhe pse drejtuesi i mjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollës së automjetit janë zbuluar mallra të padeklaruara, përfshirë këpucë për meshkuj dhe femra, çanta dhe aksesorë të ndryshëm.

"Mallrat e zbuluara janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të parapara ligjore, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi", thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës rikujton qytetarët se çdo mall që hyn ose del nga territori i Republikës së Kosovës duhet të deklarohet, dhe mosdeklarimi i tij paraqet shkelje ligjore që sanksionohet sipas rregullave doganore. /Telegrafi/




Dogana e Kosovës kap 150 gram metamfetaminë në Hani i Elezit

19 November 2025 at 12:43


Në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zhvilluar kontrolle të detajuara ndaj personave dhe automjeteve të dyshimta.

Gjatë kontrollit të një çifti, në çantën personale dhe në veturën e tyre janë zbuluar dy qese që përmbanin rreth 150 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit metamfetaminë.

"Pas dokumentimit të rastit, substanca dhe personat e përfshirë i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme hetimore. Metamfetamina është një substancë tepër e rrezikshme psikotrope, e cila shkakton varësi të shpejtë, rritje të agresivitetit, dëmtime serioze të sistemit nervor, probleme kardiovaskulare, rrezik të lartë për mbidozë dhe pasoja të përhershme në shëndetin mendor dhe fizik", thuhet në njoftimin e Doganës.

Tutje, thuhet se përdorimi dhe trafiku i saj paraqesin rrezik të madh për sigurinë publike dhe shëndetin e komunitetit.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe çdo forme tjetër të krimit, duke garantuar siguri dhe ligjshmëri në të gjitha pikat kufitare të vendit. /Telegrafi/



Ndalohet sasi e municionit në pikën kufitare Jarinjë

18 November 2025 at 14:27


Sot në pikëkalimin kufitar Jarinjë, gjatë kontrollit rutinë të një automjeti që po hynte në Republikën e Kosovës, zyrtarët doganorë kanë zbuluar dy pako me municion gjuetie në çantën e pasagjerit, ndonëse paraprakisht kishte mohuar se posedonte ndonjë gjë për deklarim.

Në njoftimin e bërë nga Dogana thuhet se municioni i gjetur përfshinte fishekë gjuetie të kalibrave të ndryshëm dhe, duke qenë se bëhet fjalë për mallra të ndaluara, rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore.

"Dogana e Kosovës thekson se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta për të garantuar sigurinë dhe respektimin e ligjeve në pikat kufitare", thuhet në njoftim./Telegrafi/

Leposaviq, ndalohet automjeti me 600 kg djathë e mallra të tjerë të kontrabanduar

18 November 2025 at 08:47


Të martën, rreth orës 16:30, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë zbatimit të një plani operativ në rajonin e Leposaviqit, në fshatin Junake, kanë ndaluar një automjet që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes vijës së gjelbër / rrugëve të paautorizuara.

Në njoftimin e Doganës së Kosovës thuhet se, gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se transportoheshin rreth 600 kg djathë, veshmbatje tekstili dhe medikamente, me vlerë të përafërt rreth 7,000 euro.

"Malli është sekuestruar dhe procedurat ligjore janë iniciuar sipas kompetencave të Doganës së Kosovës", bëhet e ditur në njoftim.

Më tej, thuhet se rasti po trajtohet në koordinim me organet hetimore për të përcaktuar të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm përmes veprimeve të koordinuara me institucionet e sigurisë. /Telegrafi/

“Shampona të falsifikuar të markës 'HOBBY’”, Dogana asgjëson 324 pako

14 November 2025 at 10:25


Dogana e Kosovës ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të shamponëve të falsifikuar të markës “HOBBY”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Dogana ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të produkteve për mirëmbajtjen e flokut (shampona) të falsifikuara të markës tregtare HOBBY, në përmbajtje prej 1200 ml, me gjithsej 324 pako.

“Produktet janë sekuestruar pas procedurave të kontrollit doganor, nën dyshimin se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të mbajtësit të markës. Pas verifikimit është konstatuar se mallrat janë produkte të falsifikuara dhe mund të janë të rrezikshme për shëndeti, andaj si të tilla ndalohen të dalin në qarkullim të lirë”, thuhet në njoftim.

Doganat e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin falsifikimit dhe piraterisë, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset legjitime dhe sigurinë ekonomike të vendit.

“Ftojmë qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë blerjes së produkteve kozmetike dhe të raportojnë çdo dyshim për produkte të falsifikuara”, thuhet tutje. /Telegrafi/






Konfiskohen pajisje telefonike me vlerë 60 mijë euro në Prishtinë

12 November 2025 at 18:32


Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, kanë zhvilluar një kontroll të papritur në një biznes që merrej me shitjen e pajisjeve telefonike në Prishtinë.

Gjatë aksionit janë gjetur dhe konfiskuar 120 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung, 5 ora të mençura Apple, si dhe disa kufje origjinale Apple.

Sipas Doganës, vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar arrin rreth 60 mijë euro.

Ky operacion, sipas njoftimit, është pjesë e angazhimeve të përbashkëta të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftimin e kontrabandës dhe krimit ekonomik, me synim mbrojtjen e tregut të brendshëm, interesit fiskal të shtetit dhe konkurrencës së ndershme.

❌
❌