Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 January 2026Main stream

Forcohen lehtë euroja dhe dollari në raport me lekun

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan dhe euroja fituan lehtë terren në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 82,58 lekë, ose 0,16 lekë më shumë.

Një euro u ble me 96,57 lekë, ose 0,02 lekë më tepër se ditën e martë, ndërsa paundi britanik u këmbye me 111,48 lekë, ose 0,08 lekë më pak.

Franga zvicerane këmbehet sot me 103,80 lekë, ose 0,23 lekë më pak se ditën e martë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.58 +0.16
Euro EUR 96.57 +0.02
Poundi Britanik GBP 111.48 -0.08
Franga Zvicerane CHF 103.80 -0.23
Jeni Japonez (100) JPY 52.78 +0.07
Dollari Australian AUD 55.63 +0.25
Dollari Kanadez CAD 59.80 -0.10
Korona Suedeze SEK 8.99 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.22 -0.01
Korona Daneze DKK 12.92 0.00
SDR SDR 113.02 +0.35
Ari(OZ 1) XAU 368615.20 +1,413.49
Argjend(OZ 1) XAG 6545.46 +117.52
Juani Kinez (onshore) CNY 11.81 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 11.81 0.00
Lira Turke TRY 1.92 +0.01

The post Forcohen lehtë euroja dhe dollari në raport me lekun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Golemi: Situata më e vështirë në Gjirokastër ka kaluar, vijon pastrimi i inerteve

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Gjirokastra është një nga qytetet që u përball me problematika të shumta si pasojë e motit të keq dhe reshjeve intensive të shiut. Gjatë mbrëmjes të së martës përroi doli nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje dhe sjellje të sasive të mëdha të inerteve në rrugë dhe zona të ndryshme të qytetit.

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, deklaroi se po vijon puna për largimin e inerteve nga rrugët. Golemi bëri të ditur se, të gjitha forcat vendore me mjete janë në terren deri në normalizimin e plotë të situatës.

“Kemi kaluar orë të vështira gjatë gjithë ditës së djeshme. Fillimisht patëm problematika në njësinë administrative Odrije, por gjatë mbrëmjes situata u përkeqësua shumë për shkak të reshjeve intensive, të papara prej vitesh, siç na kanë konfirmuar edhe specialistët. Nuk ishin thjesht reshje shiu, por rënie materialesh të shumta të ardhura nga Mali i Gjerë në lagjet kryesore të qytetit”, u shpreh Golemi.

Sipas kryebashkiakut, situata më e keqe tashmë ka kaluar dhe nuk ka pasur rrezik për jetën e qytetarëve. “Nuk kemi pasur jetë njerëzish të rrezikuara. Kemi kryer edhe disa evakuime për arsye sigurie dhe sot mund të themi se situata më e vështirë ka kaluar”, tha ai.

Golemi theksoi se puna për pastrimin e rrugëve ka nisur që mbrëmjen e djeshme. “Sa i përket rrugëve të qytetit, kemi filluar menjëherë me pastrimin e inerteve. Janë tonelata materialesh që po largohen nga rrugët kryesore, fillimisht në aksin ‘18 Shtatori’, dhe puna do të vijojë edhe në lagjet e tjera të qytetit. Kemi mbështetjen e Forcave të Armatosura, Drejtorisë së Rrugëve dhe strukturave të tjera ndihmëse”, tha kryebashkiaku.

Ai shtoi se vëmendja nuk është përqendruar vetëm në qendrën e qytetit.

“Jemi fokusuar në akset kryesore, por nuk kemi lënë pas edhe njësitë administrative. Kemi pasur bllokim në fshatin Lazarat, në njësinë administrative Lunxhëri, ndërsa aktualisht rrugët rurale janë zhbllokuar, me përjashtim të fshatit Dhoksat, ku lumi ka përmbytur rreth 50 metra rrugë dhe po punohet për normalizimin e situatës”, u shpreh Golemi.

Sipas kryetarit të bashkisë, për momentin në Gjirokastër mbeten vetëm dy vatra problematike.

“Njëra është pranë Kishës së Vjetër dhe tjetra në zonën e Cfakës. Specialistët kanë vlerësuar se familjet nuk rrezikohen, por situata po monitorohet për të shmangur probleme të mundshme nga rrëshqitjet e dherave”, tha ai.

Golemi bëri të ditur se nuk janë konstatuar dëme të mëdha në banesa, ndërsa për çdo rast janë vënë në dispozicion konviktet për strehim të përkohshëm. “Me zjarrfikëset dhe grupet e punës po punojmë për largimin e ujit nga banesat dhe bizneset në periferi të qytetit”, shtoi ai.

Sa i përket dëmeve në biznese, kryebashkiaku theksoi se vlerësimi do të kryhet në një fazë të dytë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Golemi: Situata më e vështirë në Gjirokastër ka kaluar, vijon pastrimi i inerteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Çmimet e naftës bien sërish, pas deklaratave të Trump për Venezuelën

7 January 2026 at 12:40

LONDËR, 7 janar /ATSH-AFP/ – Çmimet e naftës vijuan sot rënien, mes frikës për rritje të ofertës, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Venezuela do t’i dërgojë Shteteve të Bashkuara deri në 50 milionë fuçi naftë.

Në një postim dje në platformën e tij Truth Social, Trump tha se qeveria e përkohshme e Venezuelës do t’i dorëzojë SHBA-së nga 30 deri në 50 milionë fuçi naftë të sanksionuar duke e paraqitur këtë veprim si përfitim për të dyja vendet.

Një fuçi përmban 159 litra.

Kjo sasi është e barabartë me prodhimin një deri në dy mujor të naftës të Venezuelës.

Nafta do të shitej me çmime tregu dhe të ardhurat do të kontrolloheshin prej tij si president, për të garantuar se do të përdoreshin në dobi të popullit të Venezuelës dhe të Shteteve të Bashkuara, sipas Trump.

Një fuçi e naftës Brent të Detit të Veriut për dorëzim në mars u ul sot në mëngjes me 56 cent ose gati 1%, në 60,14 dollarë, pasi çmimi kishte rënë me afro 2% të martën.

Ndërkohë, çmimi i një fuçie të naftës amerikane WTI për dorëzim në shkurt u ul me 73 cent ose 1,3%, në 56,40 dollarë.

Fillimisht ishte e paqartë se për çfarë periudhe kohore do të vihej në dispozicion vëllimi i naftës së papërpunuar i përmendur nga Trump.

Nafta është burimi më i rëndësishëm i të ardhurave dhe valutës së huaj për Venezuelën.

Udhëheqja e re në Karakas nuk reagoi menjëherë ndaj njoftimit të Trump. /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Çmimet e naftës bien sërish, pas deklaratave të Trump për Venezuelën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtatë meshkuj me kancer gjiri në Kosovë, mbi 2 mijë raste të reja në Onkologji gjatë 2025

7 January 2026 at 12:36

PRISHTINË, 7 janar /ATSH/ Për herë të parë gjatë vitit 2025, në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë identifikuar shtatë meshkuj të prekur nga kanceri i gjirit, duke shënuar një rritje krahasuar me vitin 2024, kur ishin regjistruar vetëm dy raste të tilla. Ndërsa në total gjatë vitit që lamë pas, janë regjistruar rreth 2 mijë e 100 raste të reja të kancerit tek të rriturit, numër pothuajse i njëjtë me vitin 2024, çka sipas drejtuesve të Klinikës së Onkologjisë konsiderohet si trend i qëndrueshëm.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, në intervistën për KosovaPress tregon se kanceri i gjirit vazhdon të mbetet lokalizimi më i shpeshtë, me mbi 460 raste te femrat, përveç rasteve të evidentuara te meshkujt.

Sipas tij, edhe gjatë vitit 2025 vazhdojnë të dominojnë tumoret e mushkërive, veçanërisht te meshkujt, të cilat kanë prekur mbi 270 pacientë. Po ashtu, numër i konsiderueshëm i rasteve vazhdon të regjistrohet edhe te tumoret e traktit digjestiv, ku përfshihen kanceri i ezofagut, lukthit, pankreasit, mëlçisë dhe zorrëve, me theks të veçantë në kancerin e zorrës së trashë, që në total kapin mbi 450 pacientë.

Ndërkaq, bën të ditur se fluksi i pacientëve mbetet i lartë çdo ditë.

“Vitin 2025 ne kemi evidentuar dhe regjistruar si raste të reja, në klinikën tonë, në kancer regjistri spitalor, përafërsisht numër të njëjtë të rasteve me vitin 2024, që është një shenjë e mirë. Deri tani kemi deri në 2100 raste të reja të të rriturve dhe me lokalizimet më të shpeshta sikurse 2024 me dominim të kancerit të gjirit, i cili ka atakuar më shumë se 460 femra dhe për herë të parë këtë vit e identifikojmë shtatë burra me kancer të gjirit, në 2024 dallim së paku dy persona.

Lokalizimet tjera mbesin në përqindje të njëjtë, me dominim të tumoreve të mushkërisë me nëngrupet e veta te meshkujt, e cila atakon më shumë se 270 pacientë, tumoret e tubit digjestiv ku përfshihen tumoret e ezofagut, lukthit, pankreasit, mëlçisë, zorrëve të holla të trasha dhe me dominim të zorrës së trashë me numrin më të madh të këtyre rasteve dhe në total kapin më shumë se 450 pacientë… Çdo ditë në Klinikën e Onkologjisë bëhen trajtime ekzaminime dhe takime grupore. Një ditë e zakonshme, Onkologjinë e gjen me së paku 250 shërbime. Në shërbimin në radioterapi 130 pacientë dhe tre deri katër rrezatohen.”

Klinika e Onkologjisë aktualisht nuk ka listë pritjeje për shërbimet që ofron, thekson ndër të tjera Ilir Kurtishi.

Në klinikë janë angazhuar tre specialistë të rinj të onkologjisë, të cilët pritet të lehtësojnë ngarkesën e punës, ndërsa mungesa e infermierëve vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore.

Pohon se gjatë vitit 2025 ka pasur mungesa të vogla dhe të përkohshme, të cilat sipas tij kanë qenë kryesisht pasojë e problemeve me operatorët ekonomikë dhe procedurat e tenderimit.

Sfidë, sipas tij, mbetet furnizimi me disa barna të imunoterapisë që duhet të sigurohen nga shteti.

“Gjatë vitit 2025 në krahasim me 2024 kur furnizimi ka qenë gati maksimal, këtë vit ka pasur periudha ku kemi pasur mungesa të vogla…”, thotë Kurtishi.

Në Klinikën e Onkologjisë ofrohet edhe shërbimi psikologjik për pacientët, ndonëse kapacitetet janë të kufizuara për shkak të fluksit të madh të rasteve.

Sipas Kurtishit, diagnostikimi i hershëm, skriningu i rregullt dhe rritja e vetëdijes së qytetarëve mbeten faktorë kyç në përmirësimin e mbijetesës dhe cilësisë së jetës së pacientëve me kancer, derisa nevojitet mbështetje e vazhdueshme institucionale për sigurimin e barnave inovative dhe shërbimeve mbështetëse, përfshirë edhe ato psikologjike.

/KosovaPress//r.e/

The post Shtatë meshkuj me kancer gjiri në Kosovë, mbi 2 mijë raste të reja në Onkologji gjatë 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spahia: SPAK të hetojë shkeljet e konstatuara nga KLSH në shëndetësi

7 January 2026 at 12:30

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Kryetari i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia u shpreh sot se raporti i fundit i KLSH-së ka konstatuar shkelje të rënda në sistemin shëndetësor në vend.

Në një deklaratë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, Spahia tha se “raportet e KLSH-së, auditimet e brendshme dhe raportet ndërkombëtare prej vitesh faktojnë se sistemi shëndetësor është ndër sektorët ku vidhet më shumë nga kjo mazhorancë e korruptuar”.

“Raporti i fundit mbi Fondin e Sigurimeve Shëndetësore nxjerr në pah shkelje flagrante financiare, manipulime kontrolli dhe mungesë të listës së barnave, rimbursime të pajustifikuara, mungesë barnash jetike për pacientët dhe moszbatim kontratash që kanë prodhuar miliona lekë dëm ekonomik”, tha Spahia.

Sipas Spahisë, bëhet fjalë për diferenca të pajustifikuara financiare, për barna të skaduara që kanë qarkulluar, për farmaci pa barna alternative apo cilësore për tejkalim buxheti, për miliona lekë penalitet që duhet të ishin aplikuar po nuk janë aplikuar kurrë.

“Të gjitha këto janë të dokumentuara nuk janë thashetheme, akuza politike, por janë fakte zyrtare. Raporti ngre alarmin se në depot farmaceutike të spitaleve si QSUT, Elbasan, Durrës, Shkodër e Korçë nga auditimi për një numër barnash mungon dokumentimi i datës së skadencës. Vetëm në QSUT për 26 barna vetëm për 14 prej tyre janë alternativë e vetme dhe 12 prej tyre alternativë e parë. Situatë e ngjashme edhe në spitalet rajonale, ku mbi 31 barna të marra së bashku si alternativë e vetme nuk ka pasur disponibilitet”, vijoi Spahia.

Spahia nënvizoi se “ky është korrupsion, klientelizëm dhe kapje e shtetit. Kjo është arsyeja pse shqiptarët sot përballen me spitale të rrënuara, mungesë mjekësh dhe barna të skaduara dhe me shpenzime të papërballueshme për kurimin e tyre”.

“Shqiptarët paguajnë mbi 60% para nga xhepi për kurimin e tyre. Realiteti nuk mund të sfumohet me propagandë. Kjo qeveri prej 13 vitesh nuk ka pasur qëllim reformimin e sistemit shëndetësor, por vetëm vjedhje. Ne kërkojmë, nisjen e menjëhershme nga SPAK të hetimeve si dhe nga prokuroria për të gjitha shkeljet, falsifikimet dhe dëmet e konstatuara në këtë raport. Këto janë vepra penale! Ne kërkojmë shkarkimin dhe ndjekjen penale të FSDKSH dhe atyre që kanë mbyllur sytë përpara skadencave dhe inventarëve”, tha Spahia.

/e.i/r.e/a.f/

The post Spahia: SPAK të hetojë shkeljet e konstatuara nga KLSH në shëndetësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IGJEO: Rrezik i lartë për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa qarqe të Shqipërisë

7 January 2026 at 12:21

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) bëri me dije se sot pasdite dhe gjatë ditës së nesërme priten reshje intensive në të gjithë vendin, duke rritur rrezikun për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona.

Sipas parashikimeve, sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive në të gjithë vendin.

Në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshkitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin.

Rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë lumi Vjosë, lumi Drin-Buna dhe liqeni i Shkodrës.

Sa i përket reshjeve sot pasdite dhe nesër në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive, ndërsa në qarkun Kukës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata. Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Sa i përket temperaturave nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 5 / 10 °C, në vendet e ulëta: 0 / 9 °C, në vendet malore: -5 / 4 °C

Era sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Autoritetet bëjnë apel për qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e përmbytura dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave lokale.

1 nga 3

/gj.m/a.f/r.e/

The post IGJEO: Rrezik i lartë për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa qarqe të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj pret ambasadorin e Laosit: Thellim i bashkëpunimit mes dy vendeve

7 January 2026 at 12:12

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Presidenti i Republikës Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Demokratike Popullore të Laosit, Khamphon Vongsanty.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të bazuara në respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Presidenti Begaj u shpreh se ka mundësi për thellim të këtij bashkëpunimi për të patur rezultate konkrete, veçanërisht në fushat e ekonomisë, turizmit dhe kulturës.

“Shqipëria, – theksoi Presidenti i Republikës, – i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndërkombëtar në mbështetje të paqes dhe stabilitetit.”

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit vlerëson se njohja e Kosovës, mbështetja e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare nga ana e Republikës Demokratike Popullore të Laosit është një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

1 nga 2

/gj.m/r.e/

The post Begaj pret ambasadorin e Laosit: Thellim i bashkëpunimit mes dy vendeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shiten 1,73 miliardë lekë obligacione 20-vjeçare me normë interesi 6,72%

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se u shitën 1,73 miliardë lekë obligacione 20-vjeçare në ankandin e së martës, me yield (normë interesi) 6,72%, nga 6,88% që kishte qenë në ankandin e fundit në shtator të vitit të kaluar.

Ulja e yield-it u përcaktua kryesisht nga kërkesa e lartë e investitorëve, ndërsa vlera totale e ofruar në ankandin për obligacionet 20-vjeçare arriti në 2,92 miliardë lekë.

Obligacionet 20-vjeçare janë instrumentet më afatgjata të borxhit që ofron aktualisht tregu i brendshëm financiar. Ato janë një alternativë e mirë sidomos për investitorët institucionalë.

Banka e Shqipërisë çerli ankandin e parë për obligacionet 20-vjeçare në fillim të 2025. Ky instrument u prit me interes nga investitorët, duke nxitur organizimin edhe të tre ankande të tjera gjatë vitit 2025.

Gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, parashikohet që huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar të rritet lehtë. Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, huamarrja e planifikuar do të ketë vlerën e 134 miliardë lekëve, në rritje me 1,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Shiten 1,73 miliardë lekë obligacione 20-vjeçare me normë interesi 6,72% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – 2025-a viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Norvegji

7 January 2026 at 12:01

OSLO, 7 janar /ATSH-AFP/ – Viti 2025 ka qenë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Norvegji, me një verë të shënuar nga një valë e fortë të nxehti dhe një fillimdimri të vonuar e jashtëzakonisht të butë, njoftoi sot Instituti Meteorologjik Norvegjez.

Si një tjetër tregues i çrregullimeve klimatike të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore, termometri arriti në 4,0 gradë Celcius më 22 dhjetor në Longyearbyen, kryeqendra e arkipelagut të Svalbardit në zemër të Arktikut, më shumë se në Sevilje (3,0 gradë Celcius)  apo Ankara (1,0 gradë Celsius) në të njëjtën ditë.

“Është një vit rekord”, deklaroi klimatologu Hans Olav Hygen nga Instituti Meteorologjik Norvegjez.

“Shumë zona të Norvegjisë përjetuan një verë jashtëzakonisht të nxehtë, me një valë të fortë të nxehti në korrik. Kjo, sigurisht, ndikon në bilancin e gjithë vitit. Për më tepër, para Krishtlindjeve pamë një fund vjeshte dhe një fillim dimri relativisht të butë”, shtoi ai.

Në shkallë kombëtare, temperaturat mesatare vitin e kaluar rezultuan 1,6 gradë Celcius mbi normalen (mesatarja e periudhës 1991–2020) dhe 2,8 gradë Celcius mbi nivelet e periudhës paraIndustriale (1871–1900), sipas Institutit./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post METEO – 2025-a viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Norvegji appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndreu: Situata e shkaktuar nga reshjet në Lezhë është në përmirësim të ndjeshëm

7 January 2026 at 12:01

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu bëri të ditur sot se situata e shkaktuar nga reshjet në Lezhë është në përmirësim të ndjeshëm.

Sipas Ndreut, autoritetet vendore mbeten në mbikëqyrje të problematikave të ndryshme.

“Lezha ka përjetuar një situatë të rënduar në disa zona dhe jo në gjithë territorin, por jo jashtë kontrollit”, theksoi Ndreu.

Sipas tij, problematika që krijohet në vazhdimësi në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, është drejt zgjidhjes pasi një projekt i KfW-së është në zbatim e sipër.

“Kjo do të thotë që së shpejti nuk do përballemi më me të tilla situata! S’ka vend për panik, as për shprehje mediatike ‘Lezha nën ujë’, sepse 20% e qytetit e ka këtë problem, as për fërkim duarsh nga ‘madhështorë’ e kushdo tjetër, pasi i kemi dalë për zot kësaj pune ashtu siç duhet”, u shpreh Ndreu.

Në zonat rurale, sipas tij, “ka pasur problematikë në 10% të territorit në toka bujqësore në Pllanë, Spiten, Grash, Zojs, Torovicë, Blinisht, Gocaj”.

“Fluksi i pashembullt i reshjeve është përballuar me kompetencë nga punonjësit e bashkisë Lezhë, që kanë qenë kudo ku iu është kërkuar, në ndihmë të banorëve dhe në përmirësim të situatës”, tha Ndreu.

Sistemi i kanaleve kulluese prej 730 km të hapura në këto 6 vite, sipas kryebashkiakut Ndreu ka bërë që të amortizohen në maksimum pasojat.

“Sot as që bëhet fjalë për javë të tëra me prezencë uji. Puna jonë ka dhënë efektet e duhura. Gjithsesi nuk ka vend për t’u vetëkënaqur, por përgjegjësi për të vazhduar me vendosmëri në përmirësimin më tej të problematikave të evidentuara”, tha Ndreu.

Çdo banor i Lezhës, sipas tij, “duhet të jetë i sigurt se përtej helmit që e kanë gati disa detashmentë që s’kanë punë tjetër, ne gjithmonë e në çdo rast do jemi në shërbim të komunitetit. Asnjëherë më parë s’ka ndodhur një komunikim dhe bashkërendim i tillë, ku qytetari ka një derë ku qan hallet dhe gjen një përgjigje të shpejtë”.

/m.m/a.f/r.e/

The post Ndreu: Situata e shkaktuar nga reshjet në Lezhë është në përmirësim të ndjeshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vrau me çekiç fqinjin dhe i mori paratë, dënohet me 25 vite burg Isuf Hasa

By: Brisi
7 January 2026 at 12:45

Gjykata e shkallës së parë Tiranë ka dënuar me 25 vite burg të pandehurin Isuf Hasa, i cili vrau mikun e tij Xhemal Meta që ti vidhte një shumë parash. Ai u cilësua fajtor për akuzën “vjedhja me pasojë vdekjen”. Ngjarja ndodhi në fshatin Shëngjergj të Tiranës në datë 13 Janar 2025. Fillimisht ngjarja u […]

The post Vrau me çekiç fqinjin dhe i mori paratë, dënohet me 25 vite burg Isuf Hasa appeared first on BoldNews.al.

Raporti i KLSH: Një në katër shkolla pa shërbim psiko-social, mijëra nxënës jashtë mbështetjes

By: Ela
7 January 2026 at 12:40

Një auditim i fundit i Kontrolli i Lartë i Shtetit hedh dritë mbi gjendjen reale të shërbimit psiko-social në arsimin parauniversitar, duke evidentuar një kontrast të fortë mes rritjes së stafit dhe pabarazive të thella territoriale e strukturore në aksesin e nxënësve ndaj këtij shërbimi thelbësor. Sipas gjetjeve të auditimit, në vitin shkollor 2023–2024 numri […]

The post Raporti i KLSH: Një në katër shkolla pa shërbim psiko-social, mijëra nxënës jashtë mbështetjes appeared first on BoldNews.al.

Bllokohet rruga Laç-Mamurras, banorët protestojnë për përmbytjet e përsëritura

By: Ela
7 January 2026 at 12:29

Banorët e fshatit Gjorm, në Bashkinë Kurbin, dolën në protestë për shkak të përmbytjeve të vazhdueshme dhe dëmtimeve të shkaktuara në rrugë nga vërshimi i ujërave. Në shenjë indinjate ndaj mosveprimit të autoriteteve lokale dhe qendrore, ata bllokuan për disa minuta rrugën nacionale Laç-Mamurras, ku nuk munguan as përplasjet. Sipas banorëve, përmbytjet e përsëritura shkaktohen […]

The post Bllokohet rruga Laç-Mamurras, banorët protestojnë për përmbytjet e përsëritura appeared first on BoldNews.al.

Diskutime me forcat opozitare dhe protestë në Bulevard/ Ç’pritet të ndodhë në ‘tryezën’ e Berishës

By: Brisi
7 January 2026 at 12:17

Janë zbuluar detaje nga mbledhja e ditës së premte ( 9 janar) që pritet të mbajë kryedemokrati, Sali Berisha, me forcat e tjera opozitare. Burime për mediat bëjnë me dije se Partia Demokratike do të propozojë datën 24 Janar, si ditën për të mbajtur protestë në Bulevard kundër qeverisë dhe më pas do të jenë […]

The post Diskutime me forcat opozitare dhe protestë në Bulevard/ Ç’pritet të ndodhë në ‘tryezën’ e Berishës appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e grupit kriminal në AKSHI, GJKKO nuk i kthen 8 celularët e sekuestruar drejtoreshës së Prodës

By: Ela
7 January 2026 at 12:06

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, për kthimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara gjatë kontrollit të banesës së saj dhe të bashkëjetuesit Renato Hristic. Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar tetë telefona celularë dhe dy laptopë, në kuadër të hetimeve mbi […]

The post Pjesë e grupit kriminal në AKSHI, GJKKO nuk i kthen 8 celularët e sekuestruar drejtoreshës së Prodës appeared first on BoldNews.al.

Skema “5D” edhe në Durrës/ Kush është banda që dënoi qytetin me përmbytje

By: Brisi
7 January 2026 at 12:01

Në mars të vitit 2022, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako postoi në profilin e saj në facebook një videoinspektim të punimeve për hidrovorin e ri të Durrësit, në zonën e Porto Romanos. “Investimet dhe puna që kemi bërë për rehabilitimin e kanaleve të ujërave të larta dhe ndërtimi i hidrovorit të ri do […]

The post Skema “5D” edhe në Durrës/ Kush është banda që dënoi qytetin me përmbytje appeared first on BoldNews.al.

2 janari amerikan dhe pesë mësime për Evropën!

By: Brisi
7 January 2026 at 11:51

Nga Jorgji Kote Operacioni i madh ushtarak amerikan i filluar natën e 2 Janarit dhe që u mbyll me sukses të plotë brenda tri orësh me kapjen e presidentit venezuelian Maduro dhe nxjerrjen e tij përpara gjykatës në Nju-Jork, ishte ngjarja e parë madhore e vitit që sapo hyri dhe që tronditi botën; me shumë […]

The post 2 janari amerikan dhe pesë mësime për Evropën! appeared first on BoldNews.al.

Shembje në rrugën 260 mln euro të Ballukut, masivi i dherave bie mbi një automjet në Qukës-Qafë Plloçë

By: Ela
7 January 2026 at 11:48

Një tjetër situatë skandaloze ka ndodhur në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, e cila ka kushtuar 260 mln euro dhe që u inaugurua disa muaj më parë nga ministrja Belinda Balluku, tashmë nën hetim nga SPAK për disa vepra penale. Pas rreth një muaji nga shembja e një masivi dherash në këtë aks, situata është përsëritur, duke […]

The post Shembje në rrugën 260 mln euro të Ballukut, masivi i dherave bie mbi një automjet në Qukës-Qafë Plloçë appeared first on BoldNews.al.

Aksidentohet për vdekje i moshuari në Lushnje – EMRI

By: Brisi
7 January 2026 at 11:43

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të mërkurë  në Lushnje. Një 70-vjeçar i identifikuar si Bujar Dingozi, ishte duke udhëtuar me motor kur ka humbur kontrollin e më pas është përplasur në tokë. Si pasojë i moshuari ka ndërruar jetë. Sipas të afërmeve të viktimës 70 vjeçari vuante nga zemra, çka dyshohet për […]

The post Aksidentohet për vdekje i moshuari në Lushnje – EMRI appeared first on BoldNews.al.

Banka Botërore: Tre drejtimet për ndërhyrje afatshkurtra në skemën e pensioneve

By: Ela
7 January 2026 at 11:39

Banka Botërore sugjeron se përmirësimi i skemës publike të pensioneve në afat të shkurtër mund të arrihet edhe pa një ristrukturim të plotë të sistemit, por përmes një sërë masash që adresojnë dobësitë aktuale të skemës kontributive. Të rritet presioni mbi pagesën e kontributeve Theksi kryesor i Bankës në dokumentin e fundit “Rritja e Qëndrueshmërisë […]

The post Banka Botërore: Tre drejtimet për ndërhyrje afatshkurtra në skemën e pensioneve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌