Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një lidhje live në rrjetet e tij sociale ndërsa ka folur lidhur me një kërkesë të gjyqtarëve që duan, sipas tij, të rrisin pagat vetë. Rama ka sulmuar sërish sot gjyqtarët duke u shprehur se seanca e regjistruar në Gjykatën Kushtetuese tregon se logjika e tyre lë për […]
Sondazhi i fundit i Pew Research, i publikuar të enjten, zbuloi se 37% – pak më shumë se një e treta e amerikanëve – miratojnë performancën e Trump-it. Përditësimi i fundit i Gallup në dhjetor e vendosi atë në 36%, me një vlerësim mosmiratimi prej 59%. Këto shifra nuk janë të mira për asnjë udhëheqës, në […]
Çmimet e produkteve bazë në bare, kafeja dhe uji po rriten me shpejtësi kohët e fundit me nga 20-30% se secila. Një shishe ujë 0.5 litër tani është barazuar me kafenë ose në disa raste është edhe më shtrenjtë. Të dhënat nga tregu tregojnë se, një shishe ujë në rrjetet e mëdha të kafeve në […]
Një grua ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën në rrugën “Avdulla Tahiri”, në Gjilan.
Tutje bëhet e ditur në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.
“Rr. Avdulla Tahiri, Gjilan /01.02.2026 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare prej datës 29.01.2026 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Një person është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Ngacmim” nga një gruaje.
Sipas raportit bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 26.01.2026 rreth orës 12:30 në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se pas intervstimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Bajram Kelmendi, Prishtinë / 26.01.2026 – 12:30. Më 01.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit për kryerje të veprës së lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Një person është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 31.01.2026 në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.
Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Bresje, Fushë Kosovë / 31.01.2026 – 09:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Katër persona janë arrestuar pas rastit që ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:15 ku një person u ther më thikë në rrugën “Pajazit Islami”, në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima është dërguar në QKUK ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë / 01.02.2026 – 20:15. Raportohet se katër persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht dy meshkuj kosovarë, ku njëri nga viktimat ishte i therur me thikë. Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Një rast i dhunës në familje është raportuar më 01.02.2026 në fshatin Balloc të Komunës së Podujevës.
Sipas informatave, rreth orës 13:15 Stacioni Policor në Podujevë ka pranuar njoftim për incidentin. Viktima, I.P., është dërguar fillimisht për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit, ndërsa më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë mjekësor.
I dyshuari, N.P., është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Gjatë deklarimit, ai ka pranuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke pretenduar se veprimi ka ndodhur pasi, sipas tij, ishte sulmuar fillimisht nga viktima.
Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar edhe dy djemtë e çiftit. Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe trajtimit mjekësor që po vazhdon, viktima nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë në këtë fazë.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për “Dhunë në familje” dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Një rast i rëndë i tentim vrasjes është regjistruar në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka përdorur armë zjarri duke plagosur një tjetër.
Siç mëson Gazeta Sinjali, i dyshuari është Çerkin Kurti (56- vjeçar), i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës Florent Haliti (56- vjeçar), duke e plagosur në këmbën e majtë.
Ngjarja ka ndodhur më 1 shkurt 2026, rreth orës 13:30, në rrugën “Ilaz Kodra”, në lagjen Vaganicë të Mitrovicës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe më pas në QKUK, ku sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.
Policia ka arrestuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe krim-teknika, duke sekuestruar prova materiale dhe intervistuar dëshmitarë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti fillimisht është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, por pas hetimeve është rikualifikuar në veprat penale “Lëndim trupor” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Rreth 146 vite dritë larg Tokës, një planet mund të jetë duke orbituar rreth një ylli që është më i ngjashëm me [shtëpinë tonë[ sesa pothuajse çdo trup tjetër qiellor i njohur deri më sot.
Ai rrotullohet rreth një ylli të ngjashëm me Diellin dhe vlerësohet të jetë vetëm rreth 6% më i madh se Toka.
Ajo që është veçanërisht e jashtëzakonshme është se i duhen 355 ditë për të orbituar yllin e saj, vetëm 10 ditë më pak se një vit tokësor.
Ylli i saj qendror është gjithashtu shumë i ngjashëm me Diellin tonë, por është rreth 1,000 gradë më i ftohtë dhe dukshëm më pak i ndritshëm.
Ky prodhim më i ulët rrezatimi ka pasoja.
Planeti merr më pak se një të tretën e energjisë që Toka merr nga Dielli, shkruan euronews.
Temperatura e llogaritur e sipërfaqes është përkatësisht e ftohtë: minus 68 deri në minus 70 gradë Celsius, vlera që të kujtojnë më shumë Marsin sesa një planet të banueshëm.
Kjo e vendos HD 137010 b në skajin e jashtëm të të ashtuquajturës zonë të banueshme, zona rreth një ylli në të cilën uji i lëngshëm, në parim, do të ishte i mundur.
Megjithatë, në orbitën e tij aktuale, sipërfaqja ndoshta është plotësisht e mbuluar me akull.
Por, kushtet e favorshme për jetën nuk përjashtohen plotësisht.
Modelet klimatike tregojnë se nëse planeti do të kishte një atmosferë të dendur me nivele të larta të dioksidit të karbonit, një efekt i fortë serrë mund ta ngrohte ndjeshëm sipërfaqen.
Në kushte të tilla, edhe uji i lëngshëm do të ishte i imagjinueshëm, të paktën përkohësisht.
Siç theksojnë studiuesit, HD 137010 b nuk është domosdoshmërisht një botë akulli e vdekur.
Një atmosferë e tillë mund të zbulohet edhe me teleskopë të ardhshëm.
Megjithatë, parakushti është që planeti të konfirmohet së pari qartë.
Zbuluar nga studiues amatorë
Treguesit e parë të HD 137010 b nuk vijnë nga një observator i madh, por nga projekti “Planet Hunters” i disa vullnetarëve.
Vullnetarët kërkojnë të dhënat nga teleskopët hapësinorë për sinjale planetare të anashkaluara.
Kjo u bazua në të dhënat e arkivuara nga teleskopi hapësinor Kepler (Misioni K2), i cili monitoroi shkëlqimin e më shumë se 500,000 yjeve midis viteve 2009 dhe 2018.
Në rastin e HD 137010, Kepler regjistroi vetëm një tranzit të vetëm në vitin 2017: ylli u zbeh pak për rreth 10 orë.
Normalisht, disa tranzite të tilla janë të nevojshme për të zbuluar një planet pa dyshim.
Megjithatë, studiuesit ishin në gjendje të nxirrnin përfundime rreth madhësisë dhe periudhës orbitale nga kohëzgjatja dhe thellësia e këtij sinjali të vetëm.
Ekipi ndërkombëtar i udhëhequr nga Alexander Venner, atëherë në Universitetin e Queenslandit Jugor dhe tani në Institutin Max Planck për Astronomi në Heidelberg, arriti në përfundimin se praktikisht ekzistonte vetëm një planet i pajtueshëm me sinjalin e vëzhguar.
Megjithatë, HD 137010 b deri më tani është njohur zyrtarisht vetëm si 'një kandidat për planet'.
Shpresa e madhe midis mijëra ekzoplanetëve
Tani njihen më shumë se 6,000 ekzoplanetë.
Megjithatë, shumica e tyre janë gjigantë gazi ose botë jashtëzakonisht të nxehta që rrotullohen afër yjeve të tyre.
Planetët e ngjashëm me Tokën janë të rrallë dhe zakonisht aq larg sa vështirë se mund të studiohen në detaje.
Pra, çfarë e bën HD 137010 b kaq të veçantë?
Planeti kandidat është jashtëzakonisht afër dhe për këtë arsye është shumë më i lehtë për t’u studiuar sesa shumë botë të tjera të ngjashme me Tokën.
Duke pasur parasysh distancën e tij relativisht të shkurtër, do të ishte një kandidat ideal për analizat e ardhshme atmosferike.
Kërkimi do të përqendrohej në gazra të tillë si oksigjeni ose metani, të cilët konsiderohen tregues të mundshëm të proceseve biologjike.
Megjithatë, përpara se kjo të jetë e mundur, duhet të vërehen tranzite të mëtejshme, gjë që është një sfidë, sepse me një periudhë orbitale prej gati një viti, ngjarje të tilla janë të rralla.
Edhe nëse rezulton se planeti është i favorshëm për jetën, ai mbetet i paarritshëm për t’u vizituar.
Sipas shkencëtarëve, do të duheshin dhjetëra mijëra, nëse jo qindra mijëra vjet, për të arritur atje. /Telegrafi/
Elon Musk ka deklaruar se hapat që SpaceX kishte ndërmarrë për të ndaluar përdorimin 'e paautorizuar' të Starlink nga Rusia duket se kanë funksionuar.
"Duket se hapat që ndërmorëm për të ndaluar përdorimin e paautorizuar të Starlink nga Rusia kanë funksionuar. Na tregoni nëse duhet bërë më shumë", tha drejtori ekzekutiv i SpaceX, Musk, në X.
Looks like the steps we took to stop the unauthorized use of Starlink by Russia have worked. Let us know if more needs to be done. — Elon Musk (@elonmusk) February 1, 2026
Ministri ukrainas i mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, njoftoi se Ukraina po punon me SpaceX për të ndaluar Rusinë të drejtojë dronë duke përdorur sistemin e internetit të Starlink.
“Teknologjia perëndimore duhet të vazhdojë të ndihmojë botën demokratike dhe të mbrojë civilët, në vend që të përdoret për terrorizëm dhe shkatërrimin e qyteteve paqësore”, tha Fedorov.
Ndryshe, ushtria e Ukrainës ende mbështetet në dhjetëra mijëra Starlink për komunikim në fushën e betejës dhe për pilotimin e disa misioneve me dronë. /Telegrafi/
Gjermania po shpenzon shuma rekord për armatimin. Bundeswehri po porosit armë dhe pajisje të reja në një masë të madhe. Ja disa shembuj konkretë.
Ushtria gjermane (Bundeswehr) ka në dispozicion më shumë se 108 miliardë euro sivjet - një shumë e madhe dhe e paprecedentë.
Ushtria financohet nga buxheti aktual federal dhe nga fondet speciale për të cilat shteti merr hua.
Me këto para, Bundeswehri, tek i cili është kursyer për dekada, duhet të bëhet përsëri i aftë për luftë.
Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi qeveria federale druhet se Rusia mund të jetë e aftë të nisë ndonjë sulm në territorin anëtar të NATO-s që në vitin 2029.
Çfarë blen Bundeswehr me miliardat? Dhe si funksionon armatimi i shpejtë?
Drone luftarake për herë të parë për Bundeswehrin
Për një kohë të gjatë, nuk kishte shumicë politike për blerjen e dronëve luftarakë.
Por lufta në Ukrainë, në të cilën dronët janë një faktor vendimtar, ka çuar në një ndryshim të të menduarit në Gjermani.
Për herë të parë në historinë e saj, ushtria gjermane do të porositë disa mijëra dronë luftarakë këtë vit.
Porosia iu është dhënë me përparësi kompanive të reja të teknologjisë: startup-et Stark Defence nga Berlini dhe Helsing nga Mynihu do të marrin secila një porosi me vlerë deri në 300 milionë euro.
Prototipet e konkurrentit Rheinmetall nuk i kanë bindur autoritetet e Bundeswehrit.
Do të blihen dronët kamikaze, të njohur në zhargonin teknik si "municione që ecin kot".
Dronët e pajisur me një kokë rakete përplasen në objektivin e tyre dhe vetëshkatërrohen gjatë këtij procesi.
Ndër të tjera, me këto drona do të pajiset një brigadë e Bundeswehrit në Lituani, e cila po krijohet për të mbrojtur më mirë krahun lindor të NATO-s.
Mbrojtja kundër dronëve dhe armët lazer
Bundeswehri gjithashtu ka mangësi në mbrojtjen e tij kundër dronëve. Kjo duhet të zgjidhet duke kombinuar mbrojtje të ndryshme.
Spektri varion nga pajisjet elektronike të bllokimit deri te automjeti i blinduar anti-ajror Skyranger 30, i cili gjithashtu mund të neutralizojë tufa dronësh.
Skyranger, i prodhuar nga koncerni Rheinmetall, është veçanërisht i rëndësishëm sepse ka gjithnjë e më shumë fluturime të dyshimta me dronë mbi Gjermani, përfshirë edhe mbi objektet e Bundeswehrit.
Por ai mund të jetë i gatshëm për përdorim vetëm në vitin 2028.
Skyranger do të bëhet sistemi kryesor i armëve të njësisë së sapoformuar kundërajrore të Bundeswehrit.
Kjo njësi u shpërbë në vitin 2012 sepse u konsiderua se nuk ishte më e nevojshme.
Një armë e re lazer është planifikuar për mbrojtje kundër dronëve, kryesisht e rëndësishme për Marinën.
Konkretisht, anijet kanë kapacitet të kufizuar për të ruajtur municione, dhe armët lazer kanë nevojë vetëm për energji elektrike.
Një armë e tillë lazer për mbrojtje kundër dronëve, e zhvilluar nga kompanitë Rheinmetall dhe MBDA, tashmë ka kaluar fazën e testimit në Marinë. Tani është gjithashtu në listën e prokurimit të Bundeswehr.
Porosi edhe tek prodhuesit amerikanë
Edhe pse Bundeswehri blen kryesisht pajisjet e saj të reja nga prodhuesit gjermanë dhe evropianë të armëve, disa kontrata të mëdha janë lidhur edhe me koncernet amerikane.
Për shembull, ajo për aeroplanin luftarak F-35A, i cili konsiderohet aeroplani luftarak më modern në botë.
Qeveria gjermane porositi 35 copë nga gjiganti amerikan i mbrojtjes Lockheed Martin. Kostoja e të gjithë paketës, duke përfshirë armët dhe pjesët rezervë: gati dhjetë miliardë euro.
Një nga arsyet e zgjedhjes: F-35 mund të armatoset me bomba bërthamore amerikane në rast emergjence.
Ky rol më parë luhej nga aeroplanët Tornado të Bundeswehrit, të cilët së shpejti do të tërhiqen nga shërbimi për shkak të vjetërsisë së tyre.
Flota gjermane F-35 bëhet kështu pjesë e ombrellës bërthamore të NATO-s mbi Evropën.
Përveç kësaj, Bundeswehri po blen edhe 60 helikopterë të rëndë transporti CH-47 Chinook nga koncerni amerikan Boeing.
Në Evropë, thonë ekspertët, nuk ka produkt konkurrues me aftësi të tilla. Çmimi: 7.3 miliardë euro.
Nga Boeing vjen aeroplani i zbulimit detar P-8A Poseidon, i cili falë teknologjisë më moderne të sensorëve mund të monitorojë zona të mëdha detare dhe të zbulojë nëndetëse.
Kopja e parë iu dorëzua Marinës Gjermane në vjeshtë.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD), ky aeroplan mund të jetë kontributi i Gjermanisë për mbikëqyrje më të mirë të ujërave përreth Grenlandës, si pjesë e misionit të NATO-s.
Lajm për Bundeswehrin: projekti Uranos KI
Sistemet moderne të armëve nuk mund të imagjinohen më pa inteligjencën artificiale (IA). Se sa shumë po rritet rëndësia e saj, tregohet nga projekti Uranos KI, i cili do të pajisë brigadën Bundeswehr në Lituani.
Në krahun lindor të NATO-s, zona të mëdha duhet të monitorohen me saktësi ku futet në përdorim sistemi UI.
Ai duhet të ndihmojë në analizimin e sasive të mëdha të të dhënave të mbledhura nga sensorë të ndryshëm.
Kjo, për shembull, mund të lehtësojë zbulimin e dronëve armik.
Detajet e projektit mbahen sekret nga Ministria e Mbrojtjes për arsye të mira.
Fregata F126: probleme me një projekt prestigjioz
Rasti i fregatës F126 tregon se jo të gjitha projektet e mëdha të kushtueshme ecin gjithmonë mirë.
Pasi projektimi i anijes më të madhe luftarake të Marinës u prit me entuziazëm, zhgënjimi u shfaq shpejt gjatë ndërtimit.
Kontraktori kryesor, kantieri holandez i anijeve Damen Naval, dështoi të zbatonte planet.
Sipas raporteve të medias, rreth 1.8 miliardë euro janë investuar tashmë në F126. Projekti mund të kthehet në "gropë të miliardave", kanë frikë politikanët e opozitës.
Tani kompania gjermane Naval Vessels Lürssen (NVL) duhet të marrë përsipër projektin dhe të shpëtojë atë që është ende e mundur.
Por, meqenëse marina ka nevojë urgjente për fregata të reja për shkak të angazhimeve të NATO-s, po planifikohet një zgjidhje kalimtare.
Bundeswehri dëshiron të blejë fregata shtesë të tipit MEKO A-200 nga TKMS, prodhuesi më i madh i anijeve luftarake në Gjermani.
Meqenëse ky model është ndërtuar tashmë për eksport, planet janë të plota.
Por edhe kjo "zgjidhje kalimtare" sigurisht kushton shtesë, Bundestagu tashmë miratoi 7.8 miliardë euro shtesë për të vitin e kaluar.
Uniforma të reja për ushtarët e ardhshëm
Edhe për uniformat e reja dhe pajisjet personale, Bundestagu miratoi një shumë të madhe në fund të vitit të kaluar - për një total prej 460.000 ushtarësh.
Kritikët kanë pyetur nëse kjo është e tepërt, pasi Bundeswehri aktualisht ka vetëm rreth 184.000 anëtarë.
Por numri i ushtarëve duhet të rritet ndjeshëm, përfshirë rezervat, në 460.000 burra dhe gra.
Kjo mund të zgjasë me vite, por uniformat do të jenë të disponueshme në numër të mjaftueshëm gjithsesi. Kur ushtarë të rinj bashkohen me shërbimin, "nuk mund t'i veshim me pantallona sportive", shpjegoi ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius. /DW/
Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey Epsteinin, edhe pse emri i tij përmendet në dosjet e publikuara nga autoritetet amerikane. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kontakt të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me të.
“Në përgjigje të interesimit të shpeshtë të përfaqësuesve të medias lidhur me publikimin e komunikimeve të të ndjerit Jeffrey Epstein, dua të sqaroj se nuk e kam njohur kurrë Epsteinin dhe nuk kam komunikuar asnjëherë me të, drejtpërdrejt apo tërthorazi. Për rrjedhojë, nuk mund të dëshmoj për vërtetësinë e bisedave të publikuara apo për vizitat e tij të mundshme në Mal të Zi,” u shpreh Djukanovic .
Sipas dokumenteve, emri i Djukanovic shfaqet në një sërë mesazhesh që Epstein dyshohet se ka shkëmbyer me politikanin sllovak Miroslav Lajçak. Në një prej këtyre komunikimeve, Lajçak shkruan se presidenti i Malit të Zi “mezi pret vizitën tonë”.
Në vijim të bisedës, Epstein i përgjigjet: “Ndoshta duhet t’i japë Donaldit një strehë të sigurt”, ndërsa Lajçak thekson se “pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”.
Gjatë këtyre shkëmbimeve, Epstein i ka dërguar Lajçakut edhe një link nga Neë York Times, shoqëruar me një fotografi të Kotorrit, të cilës Lajçak i është përgjigjur: “Të thashë që Mali i Zi ishte i shkëlqyer”. Po ashtu, Epstein e ka pyetur Lajçakun nëse Djukanovic mbante postin e presidentit apo të kryeministrit në atë kohë, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se ai ishte president.
Gjatë ditës së sotme, Lajçak pikërisht për shkak të publikimit të këtyre dosjeve, ka deklaruar dorëheqjen.
Sipas burimeve, një pjesë e këtyre mesazheve janë shkëmbyer në gusht 2018, ndërsa të tjera më 21 shtator të po atij viti.
Dosja e publikuar nga autoritetet amerikane përfshin rreth 3 deri në 3.5 milionë faqe materiale, mbi 2 mijë video dhe rreth 180 mijë imazhe që lidhen me aktivitetet e Epstein. Departamenti i Drejtësisë bën me dije se një pjesë e përmbajtjes është redaktuar ose nuk është bërë publike, për shkak të mbrojtjes së privatësisë së viktimave, duke fshirë pjesërisht ose plotësisht emra dhe të dhëna personale.
Një grua e dytë ka bërë akuza për marrëdhënie seksuale me ish-princin Andrew Mountbatten-Windsor, pasi u dërgua në Mbretërinë e Bashkuar nga Jeffrey Epstein.
Takimi dyshohet se ka ndodhur në Royal Lodge në Windsor në vitin 2010, kur gruaja ishte në të 20-at.
BBC raportoi se gruas iu bë një turne në Pallatin e Buckinghamit dhe piu çaj pasi kaloi natën me Andrew.
Pallati i Buckinghamit regjistron rregullisht emrat e mysafirëve të turit, shkruan skynews.
Kuptohet që pallati nuk mund t'i vërtetojë pretendimet pa shkelur anonimatin e saj.
Ndryshe, Andrew më parë është përballur me akuza të rënda për sjellje të keqe seksuale nga Virginia Giuffre.
Ai i bëri asaj një pagesë financiare në vitin 2022, pasi Giuffre kishte nisur një padi civile kundër tij.
Andrew ka mohuar çdo shkelje që lidhet me Epstein dhe ka hedhur poshtë akuzat që përfshijnë Giuffre, e cila i mori jetën vetes në prill të vitit të kaluar. /Telegrafi/
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka uruar dy shtetet me rastin e pesëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Në një postim në rrjetin social X, Ziv ka theksuar rëndësinë e këtij përvjetori dhe ka shprehur dëshirën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit.
Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u vendosën më 1 shkurt 2021, dhe janë zhvilluar gjatë këtyre pesë viteve në fusha të ndryshme.
Vijon prej orësh bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë, ndërsa dheu dhe gurët vazhdojnë të bien në rrugë. Sikurse shihet në pamjet e përcjella, në trafik kanë mbetur të bllokuara edhe ambulancat. Një i sëmurë, që po transportohej me ambulancë nga Librazhdi drejt Tiranës, është kaluar me barrela mbi rrugën e mbuluar nga dheu dhe gurët. Si pasojë e bllokimit të këtij aksi shumë të rëndësishëm…
Angelo Haruni, i cili la mbrëmë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ishte sot i ftuar në studion e emisionit “Fan Club”. Ish-banori komentoi rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por jo vetëm kaq, pasi ai foli për herë të parë për historinë e tij të dashurisë me ish-partneren, Neada Muçajn. “Një histori që do të qëndrojë me ty gjithë jetën…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se Irani është në “diskutime serioze” me SHBA-në, pas shtimit të vazhdueshëm të forcave ushtarake amerikane në Gjirin Persik. Ai deklaroi se shpreson që negociatat me Iranin të çojnë në një marrëveshje “të pranueshme”, ndërsa tensionet midis dy vendeve mbeten të larta. Zyrtari më i lartë i sigurisë i Iranit, Ali Larijani, tha se “një kornizë për…