Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kushtetuesja rrëzon shkarkimin, por jo zgjedhjet/ Quan të pavlefshëm vendimin e qeverisë, por zgjedhjet nuk anulohen

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar shkarkimin e Veliajt si kryebashkiak, por jo zgjedhjet në Tiranë.
Me një vendim 5-3, gjyqtarët rrëzuan vetëm vendimin e këshillit të ministrave, propozuar nga këshilli bashkiak për shkarkim, por nuk rrëzoi dekretin e Presidentit Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë.
Një gjysmë fitore kjo e Veliajt, pasi zgjedhjet në kryeqytet nuk do të mbahen më datën 9 nëntor siç kishte parashikuar dekreti. Sipas Gjykatës Kushtetuese ato mund të mbahen në një datë tjetër, edhe më të afërt se mandate zyrtar i Veliajt në pranverë të vitit 2027.

Bazuar tek argumentet që dha Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet nuk quhen të anuluara, pasi procesi për Veliajn mund të ribëhet, me një proces të rregullt në këshillin bashkiak, dhe më pas me vendim të këshillit të ministrave, duke i përshtatur ato bazuar nenit 115 të Kushtetutës.
Pra, shkarkimi i Veliajt nuk është antikushtetues, por Gjykata ka gjetur shkelje në procesin e ndjekur në shkarkimin e tij.

Në betejën para partisë së tij, Veliaj ka regjistruar një fitore paraprake: gjykata thotë se shkarkimi ka qenee i parregullt, por ai nuk duket i pashmangshëm. Ai mund të vijojë të qëndrojë kryebashkiak në burg, ndërkohë që Bashkia vijon të jetë e drejtuar nga një kryetar i komanduar.

Ky vendim nuk kënaq asnjë prej palëve, por vetëm një, të përhershmin, Sali Berishën, i cili si mjeshtër i vjetër, sheh kudo kulisa.
Ai e quan këtë vendim një dhuratë, por jo për veten. Edhe pse mbrojtja që i ofroi këto javë Veliajt, nuk dukej e përhershme, thjesht sa për të arritur qëllimin, që t’i shtynte edhe pak kohë zgjedhjet në Tiranë.

“Këtë e komentoj, si një vendim të gjykatësve, që në këtë rast, zbatuan ligjin. Por, këtë e komentoj gjithashtu, si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë ligj e moral, i bëri padashje kundërshtarit të tij kryesor në parti, Erion Veliajt. I dha Veliajt avantazhin de fakto. Rama dhe Begaj janë të palosur me këtë vendim.”

/abcnews.al

 

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

✇Albeu
By: V K

Kuvendi ka rrëzuar vetëm me votat e mazhorancës kërkesën e deputetëve të opozitës për shkarkimin e kreut të parlamentit Niko Peleshi.

79 deputetë votuan kundër kërkesës, 10 vota pro dhe nuk kishte asnjë abstenim.

36 deputetë të opozitës kishin kërkuar shkarkimin e Peleshit, për shkelje të rënda të rregullores dhe Kushtetutës.

Niko Peleshi, tha në fjalën e tij para votimit se shkaku që sot ndodhen në këtë pikë nuk është shkelja e rregullores dhe as ai vetë, por fryma e përçarjes që mbjell opozita.

Peleshi hodhi poshtë akuzat e opozitës se favorizon mazhorancën, duke thënë se opozita ka pasur 60% të kohës së fjalës në Kuvend.

“Para pak javësh ndodhi një ngjarje e rëndë, një gjyqtar u qëllua për vdekje në sallë. Nga ai moment dhe në vazhdim u shpërfaq një ngjarje akoma më e rëndë, në rrjetet sociale pati një numër jo të vogël reagimesh që u solidarizuan me autorin e krimit. Mbase tani dikush pyet çlidhje ka kjo me procedurën e shkarkimit të kryetarit të Kuvendit. Do ti përgjigjem shkakut të vërtetë të kësaj procedure, shkaku i vërtetë nuk jam unë, nuk është favorizimi i një krahu politik, kundër një krahu tjetër. Mazhoranca ka folur 291 minuta kundrejt 439 minutave të opozitës, pra 60% të kohës e ka patur opozita. Shkaku që na sjell në këtë procedurë është frymë antagoniste dhe përçarëse nga e cila nuk heqim dot dorë”, tha Peleshi.

The post Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit appeared first on Albeu.com.

Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj presidentit Begaj, ja pse ka shkelur Kushtetutën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka nisur zyrtarisht procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. I ftuar në emisionin “Opinion”, Bardhi akuzoi Presidentin për sjellje të njëanshme dhe shkelje të rënda të Kushtetutës. “Kam njoftuar kërkesën për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. Rama po keqpërdor presidentin”, tha Bardhi […]

The post Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj presidentit Begaj, ja pse ka shkelur Kushtetutën appeared first on BoldNews.al.

U shkarkua për korrupsion/ Berisha tregon përplasjen me Ilir Rusmalin: Vëllai i tij donte tenderin te “Burgjet”, i thashë me këtë që bëre…

✇Albeu
By: V K

Në konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka treguar përplasjen që ka pasur me Ilir Rusmalin, i cili në kohën e PD ka qenë ministër i Drejtësisë.

Berisha tha se; “Ilir Rusmali është shkarkuar nga Sali Berisha për korrupsion”.

SIpas kreut të PD-së, vëllai i Ilir Rusmalit, ka kërkuar të marrë një tender tek Drejtoria e Burgjeve.

“Ilir Rusmali, në vend që të kritikonte vëllain dhe të mbante qëndrim ndaj vëllait, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, shkarkon drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, në një kohë kur nuk ishte nomenklaturë e tij, ishte e kryeministrit ose e këshillit të ministrave. Ministria kishte vetëm propozimin”, tha Berisha.

Pjesë nga deklarata:

Ngjarja ka qenë, drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Dashamir Maçi, kishte hapur një tender.

I vëllai i ministrit i shkon drejtorit dhe i kërkon tenderin.

Nuk ishin standardet e Edi Ramës, as të Lubisë, ishin standardet e Sali Berishës.

Ai thotë, ik tani dhe mos u duk këtu se nuk ke punë ti, je vëllai i ministrit, nuk mund të vish këtu për tenderin.

I vëllai i ministrit e kërcënon drejtorin e përgjithshëm se do pësosh këtë dhe atë.

Mençurisht ai e regjistron. Mençurisht Dashamir Maçi e regjistroi kërcënimin dhe e solli në zyrë tek unë.

Ilir Rusmali, në vend që të kritikonte vëllain dhe të mbante qëndrim ndaj vëllait, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, shkarkon drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, në një kohë kur nuk ishte nomenklaturë e tij, ishte e kryeministrit ose e këshillit të ministrave. Ministria kishte vetëm propozimin.

I them, se më duhej të nisesha jashtë, sapo të kthehem do e trajtoj.

Vij unë këtu, ky kishte bërë shkarkimin.

Në qoftë se ishte për të qëndruar ndaj korrupsionit, ministri duhej të lavdëronte drejtorin për qëndrimin që mbajti ndaj vëllait të tij, që i tha jo nuk ke punë ti këtu me tenderin.

Por ministri mbajti anën e vëllait, çka do të thotë se mund të kishte interesa, dhe shkarkoi drejtorin. Dhe unë shkarkova ministrin.

Absolutisht. I thashë, me këtë që ke bërë, duhet të largohesh.

Do bëhej largimi, shkoi në zyrë dhe solli një shkresë dorëheqje dhe kjo është gjithë puna.

Por historia është kjo.

The post U shkarkua për korrupsion/ Berisha tregon përplasjen me Ilir Rusmalin: Vëllai i tij donte tenderin te “Burgjet”, i thashë me këtë që bëre… appeared first on Albeu.com.

Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, zbulohen arsyet që përdori Veliaj në Gjykatën e Lartë

Për të dytën herë brenda katër muajsh, Gjykata e Lartë vendosi t’i thotë “jo” një kërkese për liri të Erion Veliajt. Një Kolegj Penal refuzoi rekursin e bërë prej tij, duke lënë kështu në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryebashkiakun e Tiranës, masë që e vuan prej shkurtit të këtij viti. Në […]

The post Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, zbulohen arsyet që përdori Veliaj në Gjykatën e Lartë appeared first on BoldNews.al.

Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Ylli Manjani tregon skenarët: Çfarë mund të bëjë Veliaj

I ftuar në Euronews Albania, juristi Ylli Manjani foli në lidhje me skenaret që mund të ndodhin pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, duke anashkaluar ankimin e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, ku kundërshton shkarkimin. Sipas Manjanit, tani gjërat fillimisht varen nga ish-kryebashkiaku Veliaj, i cili ka në dorë […]

The post Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Ylli Manjani tregon skenarët: Çfarë mund të bëjë Veliaj appeared first on BoldNews.al.

Një president lolo

Kreut të shtetit nuk iu kërkua të ndihmonte Ramën, as të shpëtonte mazhorancën. Ai u përdor për të shkelur kushtetutën thjeshtë për një tekë kalendari, gjë që s’të lejon ta marrësh seriozisht. Nga Andi Bushati Në kryet e nënpunësve të çdo regjimi endet gjithmonë një dilemë e thjeshtë: ose të bien viktima, ose të shndërrohen […]

The post Një president lolo appeared first on BoldNews.al.

Rama e shkarkoi nga posti i kryebashkiakut, reagon Veliaj: Jam më i fortë se kurrë në betejën me të ligën

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, përmes një postimi të gjatë në “Facebook”, ish-kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë pas disa ditësh heshtje, që nga vendimi i kryeministrit Edi Rama, për shkarkimin e tij.

Veliaj paralajmëroi se; ky është rrëfimi i parë i një serie rrëfimesh që do të publikohen në ditët në vijim.

Në postimin e tij, Veliaj shkruan se u drejtohet të gjithë personave që, sipas tij, kanë kontribuar në kurthin e ngritur ndaj tij, qoftë me vetëdije, qoftë pa dashje.

Gjithashtu, Veliaj shkruan se është “më i fortë se kurrë në betejë me të ligën”.

Postimi i Veliajt:

Uroj të jeni mirë! Mirënjohje për qindra letrat tuaja, që më japin kurajë çdo ditë. Jam mirë, më i fortë e më i vendosur se kurrë në betejë me të ligën!

Po postoj për të gjithë, rrëfimin e parë të një serie rrëfimesh, nga ata që, me ose pa dashje, kontribuan në kurthin e ngritur ndaj meje, që prodhoi një hetim të paligjshëm nga anonimati, një vetting 20-vjeçar të të gjithë jetës sime nga rinia, një Kryeqytet të sabotuar teksa ishte në kulmin e suksesit, një persekutim çnjerëzor të familjes sime, e një izolim grotesk, si të isha kriminel lufte apo drejtues kartelesh.

Lexojeni, se prej kësaj gënjeshtre të parë nisën protestat e rreme, u amplifikuan me kallëzime anonime, u ngjizën akuza me kërcënim dëshmitarësh e u bitis me shkallmimin e Kryeqytetit tonë Tiranës. Ndaj, secili duhet ta lexojë apologjinë noteriale të Gabriele Tarroni Longinotti-t, si leksion për të ardhmen.

E bëj këtë për disa grupe:

– [ ] Për italianin, që as më njeh e as e njoh, por që nisi një zinxhir jetëshkatërrues ngjarjesh, që të kuptojë se nuk jam hakmarrës, por ai dhe kushdo tjetër këtu në Shqipëri, duhet të kuptojë që fjalët kanë peshë, e kur janë të rreme thyejnë karriera, qytete e familje, që do duan dekada të rikuperohen.

– [ ] Për të tjerët, që u bënë me vetëdije apo me zell politik pjesë e këtij fabrikimi. Dua t’u them se unë jam i burgosur, por nuk jam në burg. Jam i qetë dhe i çliruar në ndërgjegjen time. Shpresoj që të keni fuqi të çliroheni nga burgu i ligësisë suaj ku keni mbyllur veten, pasi e vërteta e rrëfimi do t’ju bëjë të lirë!

– [ ] Por, më e rëndësishmja e bëj për çdo shqiptar që jeton me frikë mos përgjohet, kërkon linjë të sigurt të flasë me të shtëpisë, kthen kokën pas mos po e ndjekin, vë gishtin mbi buzë se mos dëgjohet, apo fsheh telefonin poshtë vitheve në karrike! Shqipëria nuk është një koloni penale dhe s’duhet lejuar kurrë kjo re e zezë frike që ka kapluar vendin në emër të drejtësisë së re.

Ju përqafoj me mall të gjithëve! Do të luftoj për vete dhe për secilin prej jush!

Pjesë nga rrëfimi noterial më poshtë:

(1) Nuk kam parë kurrë z. Erion Veliaj të udhëtojë, vetëm apo në prani të personave të tjerë, në Itali apo të takojë dikë, aq më pak që qëllimi i një vizite të tillë të kishte lidhje me inceneratorin;

(2) Nuk e kam takuar kurrë z. Erion Veliaj, as personalisht as në prani të personave të tjerë, as në Itali as në Shqipëri, në “Cioccolati Italiani” apo “Tribe”, dhe as nuk kam komunikuar me të, as personalisht as përmes personave të tjerë, me telefonata, mesazhe apo në ndonjë formë tjetër komunikimi;

(3) Nuk kam as njohuri e as prova që z. Erion Veliaj të ketë marrë pjesë apo të ketë qenë i përfshirë në blerjen e inceneratorit që kishim në Rumani;

(4) Të gjitha deklaratat që kam dhënë në lidhje me z. Erion Veliaj, në intervistat.

The post Rama e shkarkoi nga posti i kryebashkiakut, reagon Veliaj: Jam më i fortë se kurrë në betejën me të ligën appeared first on Albeu.com.

Lefter Maliqi zbulon takimin Veliaj-Dako në burg: Ju mat tensioni dhe iu kërkua të pranonte shkarkimin

Ish-deputeti Lefter Maliqi, ka deklaruar në A2 CNN se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako është dërguar sërish në burgun e Durrësit për të bindur Erjon Veliajn që të pranojë shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës. I ftuar në A2 CNN, Maliqi tha se kreu i qeverisë i ka çuar në burg Veliajt edhe të fortë të tjerë. “E […]

The post Lefter Maliqi zbulon takimin Veliaj-Dako në burg: Ju mat tensioni dhe iu kërkua të pranonte shkarkimin appeared first on BoldNews.al.

Vakanca për Bashkinë e Tiranës/ Rama ia ngec Presidentit, a do të shkelë Begaj Kushtetutën?

Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet Sekretarit të tij të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi, njoftoi Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për shpalljen e vakancën në Bashkinë e Tiranës, pasi Këshilli i Ministrave miratoi më herët shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliajt, me argumentin e “mungesës 3-mujore në detyrë”. Në shkresën e firmosur në 30 Shtator […]

The post Vakanca për Bashkinë e Tiranës/ Rama ia ngec Presidentit, a do të shkelë Begaj Kushtetutën? appeared first on BoldNews.al.

A është pezulluar shkarkimi i Veliajt pas ankimimit? Ja si përgjigjet Gjykata Kushtetuese

✇Albeu
By: V K

Gjykata Kushtetuese, ka reaguar pasi Erion Veliaj depozitoi ankimimin për shkarkimin e tij nga detyra si kreu i Bashkisë Tiranë.

Pyetur nëse do e njoftojë Këshillin e Ministave dhe Presidentin për pezullimin e vendimit të shkarkimit të tij, Kushtetuesja u shpreh se Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës së Veliaj.

“Gjykata ka bere publikimin e regjistrimit te kerkeses. Shpallja eshte e barazvlefshme me njoftimin publik”, u përgjigj Kushtetuesja.

Sipas njoftimit, kjo shpallje ka efektin e një njoftimi publik për të gjitha palët e përfshira, duke përfshirë Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës.

The post A është pezulluar shkarkimi i Veliajt pas ankimimit? Ja si përgjigjet Gjykata Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i përfaqësuar nga zëvendësi i tij Klodian Braho, kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës Ylli Pjetërnika për probleme në kriterin e pasurisë e profesionalizmit, shkaqe që u cilësuan prej subjektit të pabazuara dhe si një interpretim i njëanshëm e i përciptë i fakteve. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u […]

The post SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin appeared first on BoldNews.al.

Kur do të mbahen zgjedhjet? Presidenca: Nuk kemi njoftim për vakancën në Bashkinë e Tiranës

Përmes një ankese në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj e konsideron shkarkimin e tij si kryebashkiak si të papajtueshëm me Kushtetutën, një akt që sipas juristëve i fut në ngërç planet e qeverisë për të bërë zgjedhje të reja për zëvendësimin e tij në Bashkinë e Tiranës. Siç e kishte paralajmëruar nga qelia ku po pret gjykimin […]

The post Kur do të mbahen zgjedhjet? Presidenca: Nuk kemi njoftim për vakancën në Bashkinë e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari

Nga Boldnews.al Kryetari ende në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë lëvizjen e tij të parë publike kundër kryesocialistit dhe kryeministrit, Edi Rama. Ai ka ngarkuar avokatët që të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese ankimin kundër vendimit të shkarkimit nga detyra, të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Jeta politikë në ngjitje e Erion […]

The post Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari appeared first on BoldNews.al.

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

Duke u ankuar në Kushtetuese Veliaj ka dalë hapur kundër firmës së Ramës dhe vendimit të PS. Por më e rëndësishme se kjo është se për herë të parë ai po dëshmon se SPAK dhe Partia kanë qenë pjesë e të njëjtit plan. Nga Andi Bushati Ndoshta Erion Veliaj ka qenë i fundit që e […]

The post Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt? appeared first on BoldNews.al.

Erion Veliaj ankimoi në Kushtetuese shkarkimin, zgjidhet gjyqtarja që do shqyrtojë çështjen (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Gjykata Kushtetuese, ka caktuar gjyqtaren Sonila Bejtja si relatore për shqyrtimin e ankesës së ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me shkarkimin e tij nga detyra.

Veliaj ka depozituar pranë Kushtetueses një kërkesë për shfuqizimin e vendimit që e largoi nga posti, duke e konsideruar atë të paligjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

The post Erion Veliaj ankimoi në Kushtetuese shkarkimin, zgjidhet gjyqtarja që do shqyrtojë çështjen (EMRI) appeared first on Albeu.com.

U hoq nga detyra, Veliaj kundërshton vendimin në Gjykatën Kushtetuese: Shkarkimi pa shkelje të rëndë dhe i paligjshëm…

✇Albeu
By: V K

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga detyra.

Në ankimin e tij theksohet se Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore, nuk mund të zëvendësojë Nenin 115 të Kushtetutës, por duhet interpretuar gjithmonë në përputhje me të.

Sipas kërkesës së Veliajt, çdo shkarkim pa një shkelje të rëndë të provuar, është i paligjshëm dhe bie ndesh me parimet kushtetuese.

Në këtë rast, çështja kryesore që Gjykata duhet të vlerësojë është nëse procesi i shkarkimit ka respektuar kompetencat dhe garancitë që Kushtetuta imponon në nenin 115, apo nëse është bërë një interpretim i gabuar i nenit 62 për të tejkaluar ato garanci.

The post U hoq nga detyra, Veliaj kundërshton vendimin në Gjykatën Kushtetuese: Shkarkimi pa shkelje të rëndë dhe i paligjshëm… appeared first on Albeu.com.

“Ka shkelje të rënda në procedurë”/ Avokati Muçi: Këshilli i Ministrave po i vështirëson Veliajt ankimimin

Avokati Besnik Muçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” analizoi vendimet e këshillit bashkiak të Tiranës dhe të Këshillit të Ministrave për të shkarkuar Erion Veliajn nga posti i kryetarit të bashkisë, për të cilat u shpreh se ka patur shkelje shumë të rënda të procedurës. Ai u shpreh se Veliaj duhej lejuar që të […]

The post “Ka shkelje të rënda në procedurë”/ Avokati Muçi: Këshilli i Ministrave po i vështirëson Veliajt ankimimin appeared first on BoldNews.al.

A do ta ankimojnë shkarkimin në Kushtetuese? Reagon një prej avokatëve të Veliajt

Edi Rama sot finalizoi me vendim të Këshillit të Ministrave shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj ka të drejtë ta ankimojë shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, dhe në këtë rast vendimi i qeverisë do të pezullohej, deri në një vendimmarrje të gjykatës më të lartë […]

The post A do ta ankimojnë shkarkimin në Kushtetuese? Reagon një prej avokatëve të Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet vendimi i Qeverisë, shkarkimin e Erion Veliajt e firmos vetë Edi Rama

Është zbardhur vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, me propozim të Këshillit Bashkiak. Zakonisht, Edi Rama ja u lë zëvendësve të tij firmosjen e vendimeve të Qeverisë, por ditën e sotme i ka firmosur të gjitha vetë. Pra, edhe shkarkimin e Veliajt e […]

The post Zbardhet vendimi i Qeverisë, shkarkimin e Erion Veliajt e firmos vetë Edi Rama appeared first on BoldNews.al.

❌